Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:23 pm

“INTELEKT 2001…”

Organ i Intelektualëve zagoritë në Gjirokastër, Botohet nën kujdesin eLidhjes ë Krijuesve “PEGASI” ALBANIA Nr.9 Muaji Dhjetor 2008









Kryesia e re e Degës e zgjedhur më datën 20.12.2008 uron gjithë zagoritët, kudo që ndodhen: ” Gëzuar Krishtlindjet dhe VITIN E RI 2009”.

Viti 2009 le të jetë një vit i lumtur për çdo familje zagorite, një vit i sukseshëm në punë dhe në veprimtaritë private individuale; një vit i sukseshëm për të gjithë fëmijët, nxënës e studentë që vijojnë studimet brenda dhe jashtë Shqipërisë… Një vit i suksesshëm edhe për të gjithë anëtarët e Shoqatës sonë “ÇAJUPI”

Kryesia e Shoqatës Atdhetare_ Kulturore “Çajupi”, Dega Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:23 pm

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi, poeti i madh i Rilindjes Kombëtare

(Nderimi i mohuar)

Keqsjellje, keqdashje apo diçka e paramenduar?

Zgjidhja e enigmës



20 Dhjetor 2008Pas një jave plot mjegullnajë, shira të vijueshme dhe një shkëlqesë diellore, e cila e përndriti Gjirokastrën dhe e natyrëzoi gjallësishëm, Zagoritët e Gjirokastrës dhe miq e të ftuar nga Tepelenë, Përmeti, Saranda, Gjirokastra do të merrnin pjesë në një konferencë shkencore me objekt “ZAGORI, KJO TREVË INTELIGJENTE”. Organizatorët kishin bërë një punë të guximshme jo vetëm shkencore, por edhe seleksionuese, pasi tashmë kjo trevë ka një pasuri të pallogaritshme të historisë së shkruar edhe me efekte të drejtpërdrejta të ndryshesës. Ishte bërë një organizim po i tillë edhe në drejtim të organizmit prefekt të kësaj konference shkencore. Prezenca e vullnetit dhe e zellit për të respektuar një nga figurat e ndritshme, jo vetëm të Zagories, por edhe të Gjirokastrës, Shqipërisë dhe të gjithë KOMBIT nuk vërehej vetëm tek organizatorët e kësaj veprimtarie shkencore, por edhe tek nxënësit e shkollës 9 vjeçare që mban emrin e POETIT TË MADH KOMBËTAR në Gjirokastër, zotit OREST LULO. Kjo shkollë ka bërë një punë të jashtëzakonshme, jo vetëm në drejtim të procesit mësimor, apo të ngritjes së kualitetit profesional, por edhe në aspektin e veprimtarisë së Qeverisë së Nxënësve… Në krye të kësaj qeverie është një nxënëse e shkathët, e pjekur dhe e aftë të synojë për lartësi veprimtarish, Sindi Islamaj. Natyrisht kjo edhe falë përbërjes zgjedhëse të qeverisë me nxënës me “fizionomi” ndryshimi. Shkolla para tre vjetësh nuk kishte emrin të vendosur në ballinën e shkollës, nuk kishte portrete të Poetit të madh Kombëtar, Andon Zako Çajupit, apo stenda ku të paraqiteshin biografia dhe veprimtaria e tij në të gjitha aspektet letrare, përpjekjet e tij kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:24 pm

Asqë mund të bëhej fjalë për flamurin e saj, apo emblemën dhe veshjen shkollore, por as që do të mendohej për një gazetë shkollore me një titulll domethënës “LIRSHËM…”, ku në logon e saj është portreti i poetit dhe vjersha e tij “Ku kemi lerë…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:24 pm

Ora 10.00

Për të marrë pjesë në këtë veprimtari të organizuar nga Komuna Zagori, Shoqata Atdhetare - Kulturore “Çajupi” degët Gjirokastër, Tepelenë, Përmet dhe Sarandë dhe Drejtori e Shkollës 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi” ishin ftuar dhe Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës z. Spiro Ksera, kryetari i Bashkisë z. Flamur Bime. I njoftuar rrjeti televiziv i Gjirokastrës TV “Gjirokastra dhe TV “ALPO”…

Por fati është i keq Zagoria dhe Andon Zako Çajupi vijojnë të mos respektohen. Pavarësisht se respektojnë vetveten! Çfarë është kjo mendësi dhe ky meskinitet present? Prefekti dhe Kryetari s’duken asgjëkundi. I trëmb emri i Çajupit, apo…? Funksioni i tyre si përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor mund t’i maskojë mjaft mirë dhe të mos i shënjestrojnë!... Gjithë vëmendja e Bashkisë së Gjirokastrës ishte drejtuar tek një koncert për jetimët dhe kjo mëse e drejtë, por Bashkia apo Prefektura kanë një organikë të “fryrë” edhe për problemet e kulturës, veprimtarive kulturore dhe nuk duhet të nënvleftësonin veprimtarinë Konferencë shkencore të vendlindjes së Andon Zako Çajupit, kur këtë e zhvillonte dhe një simotër “Komuna e Zagories” e Bashkisë dhe vartëse e Prefekturës mu në qendër të Gjirokastrës…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:24 pm

Prakticiteti i ndjekur me Kodrën e Rilindsave, ku është dëmtuar edhe Shqiponja, e cila në shtetin ligjor edhe pse postkomunist është ruajtur me fanatizëm të madh, me objeksionin: “Të ruajmë identitetin e Kombit”, tashmë është katandisur në një gravurë donkishoteske që të vjen neveri për ata që përgjigjen dhe i mbajnë në këtë gjendje. Përdhunim total i njerëzve të mëdhenj që janë përpjekur për Shqipërisë. Varre pa emër, të shkatërruar, të leshelisur, pllaka të thyer guri të bardhë. Këtu mund të dyshosh se brenda në këto varre mund të mos ketë asnjë një copë eshtër në gjendjen që janë katandisur!…Kjo kërkon verifikim. Eshtrat e poetit të madh erdhën që nga Egjipti me nisiativën e shtetit të atëhershëm që e respektoi dhe që i solli patrioti Sofokli Çapi nga Sheperi i Zagorisë dhe që u vendosën ceremonialisht në vendin e prehjes duke u nderuar nga gjithë populli i Gjirokastrës dhe mbarë vendit, ku secili shprehu nderim të madh për Poetit Andon Zako Çajupin, për vjershëtorin e madh, për shqiptarin e vërtetë, që edhe pas kaq vjetësh nuk është nderuar në atë shkallë që janë nderuar disa që s’kanë pasur asnjë kontribut sa ai, që nderohen për të formuar emër dhe jo që kanë bërë emër… “Ç‘po ndodh?” pyesin studiuesit e vërtetë, mendjendriturit, njerëzit intelektualë me koncept dhe vlerësues, njerëzit e thjeshtë që veprat e Çajupit i dinë përmendësh… Autori i “Baba Tomorrit” përçdunohet , babai I dramave dhe komedive që kanë tonalitet edhe sot, sikur janë shkruar sot! Madje ai është një poet dhe patriot i madh me varr dhe pa varr…. Zagoritët e rinj e kanë vështirë që në atë kodër të Rilindave e kthyer në kodër të Çrilindjes ku të vendosin një tufë apo buqetë me lule! Mirë që jetojnë disa të vjetër që fillojnë renditjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:25 pm

11 vjet kanë kaluar nga viti i acartë 1997 dhe 18 vjet nga pluralizmi Ç‘nderim kanë bërë pushtetarët në këtë kodër apo e shohin me dylbi. Sa titullarë bashkie apo deputetë, ministra e kanë vizituar deri tani KODRËN E RILINDSAVE?! E shohin nga larg. Ajo duhet të ishte sot e gjelbëruar e pemëzuar….

Rrugë të mbushura me posaqi. Gazetarët , ndoshta shkon për shtat “gazetarucët” e sot që kanë mbirë pa u specializuar, që gdhihen të tillë nuk shkruajnë dhe merren me të tjera gjëra, nuk qëllojnë dot në shenjë, janë apatikë . Madje dhe ajo “kronikania e vogë” me emrin Dor,i që komunikon përditshëm me Klanin nuk jep një lidhje të tillë apo nuk ngrë një problem të tillë në Televizionin prestigjioz dhe tek i famshmi Aldo… Duhet reagim mediatik, kërkohet reagim televizional për të dhënë dritë mbi gjendjen. Sa mirë interesohen të huajt për të nderuar të vrarët në vendin tonë. Sa bukur i zbukurojnë duke i nderuar! Po ne pse humbasin traditën e nderimit dhe të respektimit? Ç‘bëni kështu , o të tulatur me dashje e bëni apo nga injoranca?!U godit dikur Noli nga një gazetar me “size” (gjirokastritçe), donte ta ngatërronte me Konicën, pastaj u godit Ismail Qemali në emrin e një universiteti se ai nuk kishte “përvojë” akademike, si ky i sotmi që ndoshta e ka marrë titullin me “zor” të madh e studim të djersitur…, apo goditja e Skënderbeut, ku Ardian Klosi në replikat edhe në në emisionin e Arian Çanit, tregonte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:26 pm

mendjemadhësi ndaj një njeriu që edhe” dinte”, ndërsa ai kërkonte ta përbuzte në vend që ta falënderonte…1500 veprat madhore për Skënderbeun bin tëposhtë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:27 pm

Si është gjendja e varreve në “Kodrën e Rilindsave “ në Gjirokastër?

Si e Çajupit është dhe:

gjendja e varrit ÇERÇIZ TOPULLIT



Te Rrapi në Mashkullorë

Foli Çeçoja me gojë :

“Leni djemtë e mi të shkojnë

se ju kuq ju bëj me borë…



Çeçoja vijon kushtrimin?!



BAJO TOPULLIT



Po Bajo fjalë ergjendi?

S’dihet ku e ka varrin,

ku e ka emrin?



KOTO HOXHIT

Po Koto Hoxhi , Koto Dija? O djem të më kujtoni… Po kush të të kujtojë o Koto Hoxhi? Po të shikojnë vëngër dhe varrin e ke pa emër…



PANDELI SOTIRIT



Emrin e Pandeli Sotirit e ka një shkollë e mesme pedagogjike në Gjirokastër… Sa herë kanë bërë homazh? Sa herë e kanë nderuar Pandelisotirasit emrin e tyre që mbajnë dhe që kanë edhe një himn të tyre?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:27 pm

U zhvilluan në javën e parë të dhjetorit në Gjirokastër veprimtari për 100 vjetorin e shkollës së parë shqipe dhe disa përvjetore shkollash, midis tyre dhe ajo e pedagogjikes. Programi dhe nderimet e tjera ishin përgatitur mirë. A ju vajti mendja Drejtuesve të Drejtorisë Arsimore dhe drejtorive të shkollave se në kodrën e Rilindjes prehet Pandeli Sotiri? Apo ata nuk e kanë mendjen këtu, por të organizojnë veprimtari festive pa nderuar kryenderuesin dhe emrin e shkollës së tyre… Dhe këto festime ranë në sy për fjalë kota të Drejtorit të Drejtorisë Arsimore në Gjirokastër, Vasil Muka, i cili nuk ka asnjë titull shkencor të drejtojë një Drejtori Rajonale Arsimore, por të jetë njeri i konfliktit dhe i ngatëresave të mëdha, për të cilin ka pasur kushedi sa ankesa deri te Kryeministri dhe atë nuk e lot njeri nga vendi. Donin ta shkulnin rrepën, tërhiq dhe tërhiq dhe rrepa nuk po shkulej, rrepa nuk po shkulet! A e meriton një Gjirokastër e kulturuar një Drejtor Arsimi të tillë të përfolur, që ndez motorët kot kur flet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:27 pm

Disa herë gjatë ekzistencës së saj Drejtuesit e Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi” në Gjirkastër u janë drejtuar organeve kompentente Bashkisë së Qytetit që të heqin bustin e Andon Zako Çajupit të masakruar në Qendrën Rinore “Fato Berberi’ në Gjirokastër, ku busti është përdhunuar, madje dhe është shkruar me bojë blu memetodën shakatore: “Në ç’vend kemi lerë…”Bashkia e ka shumë afër këtë bust dhe memecëri e rrallë. “Figurën e Andon Zako Çajupit, siç u shprehën edhe në Konferencën shkencore intelektualë të ditur,- nuk mundtë përdhoset kurrë nga njerëz të vegjël, qofshin këta dhe funksionarë në organizma përfaqësuese. Me çfarë merren shoqatat e famshme që një nga objeksionet e krijimit të tyre e kanë “patriotike”. Po ato të Veteranëve dhe të Dëshmorëve, apo organizatat e Nacionalistëve? Po partitë pse i harrojnë kolosët e mëdhenj tek një kodër e quajtur me të drejtë “KODRA E RILINDSAVE”, por tashmë e venitur, apatike, me azmë? A s’do të ishte më mirë që eshtrat e tyre të preheshin në varrezat publike, ku shërbesa do të bëhej më
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:28 pm

mirë, apo Andon Zako Çajupi atje në Sheperin e tij, ku do të nderohej nga të gjithë?! Dhe do të përuleshin me veneracion se në gjendjen që janë s’i mbajnë dot dhe nuk investojnë dot. Bashkia e Gjirokastrës duhet të heqi në mënyrë urgjente bustin e sakatuar, ta rregullojë atë, në rast se rregullohet dhe ta vendosi në një vend të përshtatshëm, aty te shkolla që mban emrin e tij… Nuk mjafton vetëm kërkesa ka dhe mjete të tjera demokratike…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:28 pm

Në Shqipëri, u përmend në Konferencën shkencore për Zagorinë, festohen Ditët e të mëdhenjve pse ne të mos festojmë “DITËT E ÇAJUPIT”… Dhe u hodh dritë që kjo të propozohet dhe të miratohet në planin strategjik të Komunës së Zagorisë “DITËT E ÇAJUPI” më datën 26-27 Mars të çdo viti, pasi 27 marsi është ditëlindja e tij, ku të ftohen edhe studiues, intelektualë me zë, punonjës shkencorë nga KOSOVA, MAQEDONIA, MAL I ZI dhe Diaspora… Një ditë festimesh në Gjirokastër dhe një ditë më 27 mars në Sheper vendlindjen e Çajupit. Kështu do të mbahet gjallë emri dhe vepra e Çajupit të madh e patjetërsueshme dhe e pa sulmuar për asnjë presje.…

Ambient me të vërtet festiv… Mbajnë tufa me lule të freskëta Dhiogjen Koçiu, vëllai i avokatit të njohur Kleanth Koçi dhe Koço Mandi, autor i librit ‘Balta më embël se mjalta” si dhe ai që pati fatin e madh që “nun”të ketë Andon Zakon. Ai ka lindur në Egjipt, djali i Petro Mandit, i cili ka përkthyer nga frëngjishtja veprën “Mysafirët e Çajupit” të poetit, mban dorën në gjoksin tash rreth tetëdekadash, ku poeti i vari medalionin e artë… dhe e pagëzoi me emrin e tij Kostandin…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:29 pm

Nxënëset: Sindi, Donatela, Liljana, Femina e të tjerë recitojnë vjershat e poetit të madh Anton Zako Çajupi. Drejtori i shkollës, Orest Lulo, bën një ekspoze të shkurtër të veprimtarisë në shkollën që mban emrin e poetit Kombëtar. Mësuesja e Letërsisë dhe njëkohësisht Nçdrejtoreshë e kësaj shkolle, Matilda Çerepi, mban një kumtim për jetën dhe veprën e ]ajupit. Dhurohen librat “Jetari”, “Perla Profil i biskuar- Zagoria”, të poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabani dhe “Mysafirët e rinj të Çajupit” i shkrimtarit Jorgo S. Telo si dhe “Balta më ëmbël se mjalta” libër i autorit Koço Mandi nxënësve të shkollës dhe drejtorisë së saj për bibliotekën. Shkrepje blicesh. Fiksime momentesh të bukura, përqafime. Lexohet letra – kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës z. BAMIR TOPI për t’i dhënë titullin e lartë ”NDERI i KOMBIT”, Poetit për të mos hezituar si presidentët që shkuan dhe që ia lanë”topin” njëri - tjetrit. Duatrokitet dhe miratohet projekti i kërkesës nga të gjithë zagoritë të ftuar, përfaqësues të Komunës me në krye Kryetaren e Komunës, zonjën Anastasi Dushi, Kryetarin e Këshillit të Komunës z. Dhimitër Vaiti…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:29 pm

Raq Paskal, figurë e njohur poliedrike e Gjirokastrës shprehet: ”Ka kufi dhe turpi. Nga të parët që duhej të nderohej është Çajupi! ”

Të njëjtën gjë, por një variant tjetër thotë Dhimo Ndreko, Jorgo Telo,Thoma Gjergo Mihal Vlashi, ia ardhur si përfaqësues i Degës së Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Çajupi” nga qyteti i Durrësit…, Leonidha Jani, Jorgo Petridhi dhe i quajturi protestues e demonstrues Filip Boga “Ankimi i rilindsave” si përfaqsues nga Shoqata “Lunxhëria”, apo krijuesit tepelenas Sulo Gërbi dhe Isuf Çela; Vasil Naçollari, mësues nga Rrëza e Përmetit, apo Ramo Xheka, mësues i historisë në shkollën ”Koto Hoxhi” Gjirokastër… Në këto momente recitohet vjersha e krijuar për Çajupin nga poeti Murat Memallaj dhe pjesë nga poema “Kambanat e Nderimit “ të poetit dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:30 pm

Miratohet gjithashtu një letër drejtuar Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë së Qytetit Gjirokastër për të hequr nga territori i Qendrës rinore i bustit të Andon Zako Çajupit si dhe një propozim për ta shpalluar “NDERI I GJIROKASTRËS” i drejtuar edhe nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Poetëve “PEGASI” ALBANIA dhe pas rregullimit të saj të vendoset në Shkollën që mban emrin e tij.

Një ekspoze e shkurtër u bë për rrjetin mediatik të krahinës, ku përveç dy gazetave kryesore “Zagoria” dhe “Intelekt 2001…” kanë dalë një sërë gazetash të tjera të çdo fshati të krahinës, gazeta këto periodike, të cilat shpalosin vlerat, traditat, zakonet, figurat dhe plan- programet e zhvillimit, folkloristikën, rubrika këto të gjera, sidomos në takimet e përvitshme në vendlindje që kondicionojnë me festa të ndryshme dhe që i japin gjallëri jetës së Zagories në periudhën e verës dhe në muajt e parë të vjeshtës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:30 pm

Mes entuziazmit krijuar në mjediset e shkollës dhe shpalosjes së vlerave filloi Konferenca Shkencore ”Zagoria kjo trevë inteligjnte” sipas proramit të haruar dhe të përgatitur.

Fjalën hyrëse e mbajti Kryetarja e Komunës Zagori, zn.j Anastasi Dushi, mandej u kalua në Referencën kryesore” Zagori, kjo trevë inteligjente” në të cilën u evidentua krahina në fushë dyplanëshe: Traditë inteligjente, përvijim rrugëtimi dhe nisma e fuqishme intelektuale në inkursionin për përpilimin e studiuar të të parës Antologji të Letërsisë Zagorite, duke përmbledhur të gjithë krijuesit, madje dhe të krahinës së Malëshovës.

Referencën e mbajti poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani.

Mandej u vijua me kumtimin interesant dhe gjithëpërshkues për traditën zagorite në fushën e letrave përgatitur nga studiuesi Evjen Peri, ku ishte bërë një studim analitik për këtë traditë dhe për vijimin e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:30 pm

Poeti dhe shkrimtari Agron Shele, Drejtori i Qendrës Kulturore Përmet, mbajti kumtimin: “Perla, profil i biskuar- Zagoria, një kontributi i gjithanshëm dhe shumëplanësh”. Në këtë kumtim bëhej një zbërthim për këtë libër , i cili , siç u theksua edhe në kumtim ka tërhequr vëmëndjen e studiuesve, jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë e vendit si në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Francë, Gjermani e tjerë, pas ikjo vepër është një vepër që buron nga të dhëna shkencore, historike dhe e shkruajtur me një aftësi të veçatë, gjë që ka luajtur rol edhe ka shërbyer si bazë për përgatitjen e konferencës shkencore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:31 pm

Një rëndësi e veçantë iu kushtua në këtë konferencë figurave të ndritshme të Zagorisë. Kumtimin : “Dhimitër Dhima piktor i hapësirave të mëdha” e mbajti zoti Kiço Muçi. Ky kumtim i përgatitur nga Viktor Dervishi, studiues dhe Dhimitër Joanidhi, kryetar i degës së Shoqatës për qytetin e Durrësit. Një kumtim me të dhëna historike, me ilustrime dhe rrëfenja të transmetuara gojarisht, të cilat dhanë para auditorit ploteësinë e një figure të madhe në fushën e pikturës e sidomos në fushën ikonografike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:31 pm

Vëmendje në konferencë tërhoqi kumtimi i përgatitur nga shkrimtari Jorgo Telo në kumtimin: “Zagoria, folkloristika e një shpirti të pasur”. Në këtë kumtim ishte përqëndruar vëmendja tek pasuria folklorike e trevës dhe analitika e këngëve dhe valleve përfaqësuese.

Plotësi krijoi kumtimi i Kryetares së Komunës: ”Strategjia e zhvillimit të Zagorisë”, një kumtim i plotë , i argumentuar, bindës, në të cilin hidhen piketat e së ardhmes të Zagories.

Interesimi i pjesëmarrësve në Konferencë u përligj me kumtimin ”Gjithëpushteti femëror zagorit” i kumtuar nga Josif Lekgjiku, sekretar i Shoqatës, i cili, jo vetëm solli para auditorit pazazhe mjaft të bukura , por edhe intepretoi me mjaft aftësi autori.

I një niveli të lartë përshkrues dhe i ilustruar u paraqit Ing. Jorgo Ndreu në kumtimin: “Impianti gjiganti i natyrës dhe pasuria e saj e ngjyrshme”, i cili në trajtesën e tij të veçantë sillte pasurinë pyjore të Zagories.

Në këtë Konferencë u lexuan dhe përshëndetjet e mjaft personaliteteve nga brenda dhe jashtë vendit. U lexuan para auditorit përshëndetje nga KOSOVA, TROPOJA DHE Krijuesit emigrantë në Greqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:31 pm

Po kështu para bisedës konkluzive u dhanë mendime dhe u bënë përshëndetje në emër të shoqatave të ndryshme, të Këshillit Koordinativ të disa Shoqatave të Shoqërisë Civile tëTrevave të Jugut e tjerë.

Fjlaën përmbyullëse të kësaj veprimtarie e mbajti z. Dhimitër Vaiti, kryetari i Këshillit të Komunës së Zagories.

Pas përfundimit të Konferencës shkencore u zhvilluan zgjedhjet në forumet drejtuese të Degës, ku kryetar i degës u zgjodh Dr. Mitro Vllahu, N/Kryetarë: Kleanth Mandi, Eli Vito dhe Kristo Semi; Sekretarë: Josif Lekgjiku, Jorgo Ndreu, Kiço Muçi, ndërsa anëtarë të Këshillit të Degës: Jorgo Telo poet, Ing. Filip Konomi, Donika Peti,Ylli Çapi, Harrillo Koxhioni, Artan Kllapi, Qirjako Andoni, Argjir Luzi, Leonidha Jani, Frosina Bita, Frosina Stefani, Akile Llaka, Roland Çarka, Sokrat Pango, Fori Bici.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:32 pm

Pastaj u organizua një homazh tek varri i poetit Andon Zako Çajupi dhe rilindsat e tjerë, ku u vendosën tufa me lule në shenjë nderimi dhe u bë një fotografi e përbashkët e pjesëmarrësve në Konferencë dhe në homazhin e zhvilluar.

Kryesia e re e zgjedhur organizoi një drekë më pjesëmarrësit, ku fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i ri i sapozgjedhur, Dr. Mitro Vllahu si dhe përshëndeti në emër të veteranëve të Shoqatës z. Koço Mandi, ndërsa Kryetarja e Komunës falënderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit. U vijua pastaj me këngët dhe zakonet e krahinës.

Një ditë intensive pune që do të mbahet mend gjatë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:32 pm

I nderuari zoti BAMIR TOPI, President i Republikës së Shqipërisë

TIRANË



Çajupit ende nuk i është dhënë nderimi i duhur dhe i merituar?

Paksa e çuditshme dhe s’dimë si mund ta shpjegojmë faktin e hidhur të përgjigjes negative të kësaj pyetjeje domethënëse. Në arsenalin e dhënies së titujve “Nderi i Kombit” nuk figuron një titull i tillë për Poetin e madh kombëtar, një nga Kryerilindsat e ndritshëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Harresë apo sfumim?! Lënie në mënjanim me dëshirë apo spostim vëmendje duke titulluar të tjerë shumë të vegjël në format, pa le në ide dhe konkretizim. Ne në çdo mars (më 27 mars) përkujtojmë përvjetorët e ditëlindjes së Poetit të Madh Andon Zako Çajupit, që shpesh lihet në harresë të mjegulluar nga përfaqësitë vendore dhe qendrore. Me shumë sakrifica e mund ne ngritën bustin e tij në qytetin e Gjirokastrës, duke u favorizuar nga pushteti demokratik. Pak lule për lëndinën e luleve, pak nderim për bilbilin e ndjenjës dhe të vjershërimit shqip, pak ditiramb për njeriun që i këndoi dhe i thirrmojë poetikisht shqiptarit për të ruajtur nderin dhe dinjitetin kombëtar, pak ngritje piedestali për njeriun që e pakësoi pulsimin e dhimbjeve dhe tregoi rrugën e progresit dhe përhapi në mendjen e shqiptarëve dashurinë për shqiptarizmën. Është koha të hapim sytë dhe të kthellojmë mendjen që Çajupi ynë dhe i të gjithë shqiptarëve të nderohet me titullimin më të madh të stimulimit: “NDER I KOMBIT”. Kjo është një kërkesë ligjitime e gjithë komunitetit zagorit prej 1000 veta vetëm në Gjirokastër, në vendlindjen e tij Zagorie e në të gjithë vendin, dhe e gjithë njerëzve që e duan Andon Zako Çajupin, të 400 nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi që mban emrine tij dhe që e quajnë veten “Çajupianë” e gjithë krijuesve shkrimtarë, poetë, artistë të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”që vepron jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera, e cila duhet të merret në konsideratë. Duhet ditur mirë se çdo shqiptar e ka nder në zemrën e tij Çajupin e madh.

I nderuari President! Konkretizimi i këtij akti titullues është shpërblesa e nderimit meritues për Andon Zako Çajupin, poetin e madh dhe rilindasin e madh dhe dalja nga tulatja që na ka zënë. Jo vetëm kaq por ne të mbledhur në një Konferencë shkencore për Zagorien, vendlindjen e ;ajupit të madh kemi vendosur që të festojnë përvitshëm “DITËN E ÇAJUPIT” në mars, duke vënë në lëvizje me këtë rast edhe pushtetin vendor e qendror.

Shpresojmë se ju do të tregoheni i vëmendshëm për këtë problem, dëshirë madhore e një komuniteti të madh që nderon dhe respekton Andon Zako Çajupin.



SHOQATA ATDHETARE –KULTURORE “ÇAJUPI” DEGA GJIROKASTËR, ZAGORI, TEPELENE, SARANDË, PËRMET

KËSHILLI KOORDINATIV I DISA SHOQATAVE TË SHOQËRISË CIVILE TË TREVAVE TË JUGUT TË SHQIPËRISË

NXËNËSIT E SHKOLLËS 9 VJEARE “ANDON ZAKO ÇAJUPI” GJIROKASTËR

INTELEKTUALË PJESËMARRËS NË KONFERENCËN SHKENCORE”ZAGORI , KJO TREVË INTELIGJENTE”

Gjirokastër 20.12.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:33 pm

KONFERENCA SHKENCORE ”ZAGORIA, KJO TREVË INTELIGJENTE”





FJALA HYRËSE E KRYETARES SË KOMUNËS ZAGORI,

ZNJ. ANASTASI DUSHI



Të nderuar pjesëmarrës në këtë konferencë shkencore!

Duke vënë në objekt të kësaj Konference shkencore krahinën tonë, ne pa dyshim e ndiejmë veten të çliruar, pasi ka kaq shumë tema, ka kaq shumë objekte që duhet të diskutohen, se veprimtaria intelektuale e gjeneratave tona është e ndriçuar, por që është e nevojshme herë pas herë përcjellja te brezat.



Ndërmarrja e guximshme për të relatuar dhe dritëzuar hapësira të njohura dhe të panjohura të trevës së Zagorisë, pa dyshesë është një inkursion i bukur historiko - shoqëror, etnokulturor, klimatik, turistik, infrastrukturor, poetik, i cili nxjerr në pah vlera, të cilat janë hulumtuar, kanë dhënë prova, por edhe vlera, të cilat ende nuk janë fokusuar e dritësuar sa duhet për t’i shërbyer komunitetit dhe vendit. Krahas natyrës, që është treguar brilante duke bërë gdhendje me daltë natyrore, njeriu i mençuruar zagorit gjatë gjithë ekzistencës së vet ka përdorur autoritetin e tij të mendimit, të gjykimit dhe të guximit praktik për të rizbukuruar e për të përshtatur mjediset në favor të jetesës aktive. Banori i hershëm i Zagorisë e përzgjodhi këtë mjedis për t’u vendosur dhe zgjedhjen e bëri me inteligjencë. Edhe imigrimi i brendshëm i realizuar nga krahina të vendit, për të populluar Zagorinë, ishte një gjest fisnik, që buronte nga karakteristika të rralla të mospëruljes, të mosndryshesës së besimit, të vijimit të jetës së lirë. Dhe Zagoria ishte një krahinë (një vend), e cila i siguronte këto privilegje tërësore si dhe guxonte për të vënë në përdorim aktiv inteligjencën e vet.

Ne me kumtimet tona në ditën e sotme duhet të japim një kontribut sado modest në favor të zbulesës të karakteristikave tipike në disa sfonde kryesore, për të krijuar ide të qartë në këtë plan të virgjër dhe të atyre që kanë dijeni të vogël për Zagorien dhe banorët aktivë të saj .

Një përçapje kjo serioze, e respektueshme për të ndryshuar komponentë të rëndësishëm të jetës së zhvilluar shumëplanshe dhe të mbartjes së identitetit të krahinës e parë në shumë këndvështrime.

Konferencën shkencore “ZAGORI, KJO TREVË INTELIGJENTE” e deklaroj të hapur.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:33 pm

Referencë:

Zagori kjo trevë inteligjente



Kristaq F. Shabani, Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë me qendër në OHAJO (SHBA) I.W.A, Anëtar i Lidhjes së Poetëve bashkëkohorë të Globit W.P.S



1. Traditë inteligjence , përvijim rrugëtimi

Zagoria është një krahinë mjaft potente, që shtrihet gjeografikisht në Shqipërinë e Jugut dhe përfshihet në rrethin e Gjirokastrës. Jo vetëm shtrirja gjeografike, klima e mahnitshme, ajri i pastër, ujët e ftohtë e mjaft vital, vendet piktoreske që mahnitin, por, mbi të gjitha, kjo trevë prodhon dhe vijon të prodhojë: INTELIGJENCË! Kjo vjen si rrjedhojë se Zagoria dhe zagoritët nuk kanë qenë ndonjëherë të “mbyllur”, apo në lëvozhgën “mit”. Ajo nga mbyllja e imponuar ka dalë si “krimb mëndafshi” dhe ka prodhuar mëndafsh intelektual, që ka dhënë “SFILATË”... Zagoria ka qenë në lidhësi disashekullore me kontinentet e Botës, të cilat e kanë pranuar në gjirin e tyre. Kontaktimet e Zagorisë gjeografike edhe në këtë gjysmëshekull me Botën kanë qenë të rrokshme dhe prezente. Shtrirja e vërtetë e potencialit të saj intelektual, mendor është tepër e gjerë dhe befasuese. Fillimisht në librin “INTELEKT 2001” botuar në vitin 1999 është filluar si prolog të bëhet përpjekje me seriozitet e real të veprimtarisë në trevë, jashtë trevës në favor të saj, si dhe nga studiuesit dhe hulumtuesit që u ka interesuar dhe u intereson mendimi dhe veprimi progresiv. Kjo nismë mandej vijoi me “INTELEKT 2001…” 2 botuar në vitin 2000 dhe që të nesërmen hapi horizonte të reja, ku dashamirës të veprave enciklopedike të ngjiten deri në këtë lartësi shkencore.

Puna e filluar para rreth dy dekadash, e vijuar gjatë kësaj periudhe studimesh dhe kërkimesh për të paraqitur edhe veprimtari me zë të figurave të sfumuara, figura këto qendrore dhe krenare për trevën me të dhjetë diamantët e saj, si dhe trajtimi në shkrime i “bëmave” intelektuale, i përpilesës të të parës ENCIKLOPEDI të ZAGORISË si bazament fillestar dhe të librit monografik shumëplanësh “PERLA, PROFIL I BISKUAR- ZAGORIA”, që kanë tërhequr vëmendjen edhe të studiuesve jashtë vendit, si dhe të dhjetra librave të karaktereve të shumtë gjinorë, sigurojnë tërheqjen e vëmendjes realisht. Kjo gjetje është realizuar nëpërmjet hulumtimeve serioze e me nivel bashkëkohor, kontaktimeve me objekt me njerëz pasionantë që energjitë e tyre nuk flenë dhe në gjendje të “ngrirë”, pra nuk u pëlqen letargjia; me njerëz që shquhen për nivel kulturor dhe poliglotë (shumëgjuhësh folës e gjuhëshkrues), që në Zagori, jo vetëm sot, por dhe më parë nuk ka patur familje, e cila të mos kishte në përbërje të saj njerëz që të mos flisnin në disa gjuhë, deri në shëmbulla marramendëse: “zotërim të trembëdhjetë gjuhëve” – një kullë Eifel gjuhësh! Po kështu janë tërhequr studiues, historianë, shkrimtarë, publicistë, poetë, që e kanë origjinën nga treva, të cilët e mbajnë ndezur në kujtesë historinë. Duke e përjetuar këtë moment ne përkujtojmë me respekt brezin e të mëdhenjve të të gjitha fushave dhe veprimtarive të artit, kulturës e shkencës:

Andon Zako Çajupi, poet i madh i shkëlqimit të Rilindjes Kombëtare, Ilia Dilo Sheperi, i cili provoi si mund të mësohet gjuha e nënës, Filip Shabani, që u konsiderua “Ministër” i Arsimit të Emigracionit, filolog i madh që ka kontaktuar me “yllin” e filozofisë shqiptare Sami Frashërin si dhe kontribues në gjuhën e re greke; zagoritin e talentuar në jurisprudencë Jorgji Çakon, fitues i konkursit francez, frëngjishtfolësi i shkëlqyer, befasues për Akademinë Franceze të Dizhonit, që fitoi tenderin juridik për paketën kushtetuese në kolonitë franceze të Afrikës së Veriut. Piktori i madh, Dhimo Dhima, piktorin e famshëm Polikron Niçe, figurën poliedrike Sokrat Dervishin, Haritenjtë e shquar, Garulët e dramës dhe të kulinarizmit, Dilogjikajt e përkushtuar për çështjet kombëtare e për të rivijuar me përfaqësuesin tipik të inteligjencës rinore Alqi Kondin; demokratin me mendim të kristaltë Themo Vasin e me profesorë të kalibrit në fushën akademike Jorgo Bulo e Gjergj Zheji; shkencëtarin e informatikës Kristian Bukuroshi, juristin e talentuar Kleanth Koçi; Spartak Ngjelën, vizionarin e jurispudencës bashkëkohore, e tjerë . . . Perikli Shabanin, ish Drejtorin ePërgjithshëm të Republikës së Greqisë, përpilues i ligjit të sukseshëm të turizmit të shtetit mik grek në vitin 1975, i aplikuar sukseshëm në Greqi dhe në Qipro. Ky ligj model i turizmit ka filluar të aplikohet dhe në vendin tonë. Ne krenohemi sot se në sajë të talenteve tona në fushën përkthimore kemi dhënë në gjuhën shqipe vepra të letërsië botërore dhe shkrimtarë po të nivelit botëror si: Migues Servantesin, Leon Tolstoin, Maksin Gorkin, Stefan Cvajkun, Erih Maria Remahut, Ibsenit, Gite Mopasanit, Lui Aragonit, Elias Kaneti e shumë të tjerë. Kjo falë mjeshtërisë së Petro e Gjergj Zhejit, Aristidh Ristanit, Drita Lazëri (Harito), Ksenofon Dilos si dhe përkthimeve të suksesshme të periudhës të plurimendimit një plejadë e re krijuesish m ëtë rinj e shumë të rinj Spiro Saqellari (lokoped), Entela Ndreu, Aleksandra Shabani e tjerë, të cilët po risjellin letërsinë e sotme botërore.

Kjo pasuri mendore intelektuale nuk mund të ndalet këtu pasi janë të shumta veprat shkencore- kërkimore, historike, politike, filozofike, lokopedike, estetike, psikologjike, mjekësore etjerë. Na duhet të ëprmendim rreth 300 emra të mëdhenj, që kërkojnë një analitikë të veçantë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi EmptyMon Dec 22, 2008 9:34 pm

Në kolanën e “Intelekt 2001…” si dhe në “PERLA, PROFILI I BISKUAR-ZAGORIA janë prekur katërcipërisht dhe janë sjellë e përsiatur“sentenca filmike” të jetës në të gjitha skajet me elementë të një bote të qytetëruar e të një shoqërie civile, ku vetë përzgjedhja e mendimit të drejtë zagorit ka hipur në këtë periudhë kohore “gjykimin e drejtësisë me timbër zagorit”, deri në fron të ministrit të drejtësisë..., por natyrisht nuk mund të rroken të gjitha gjërat përnjëherësh.

Parësi i është dhënë kendvështrimit në një progresivitet intelektual, duke i dhënë “shpullë” mentalitetit të vjetër dhe të konceptuarit ndryshe, që e kanë pronë të ashtuquajturit intelektualë pa intelekt.

Zagoria mendojmë se duhet të shumfishohet e reklamohet propagandimi edhe për të mirën e saj, por më shumë për të mirën e gjithë njerëzve, që do të shtojnë jetën në trevën e bukur të Zagorisë në kontakt me të e sidomos me një nga perlat e saj, Çajupin, këtë magji natyrore, ku të huajt që kanë ardhur janë mrekulluar, por s’kanë pasur mundësi të përjetojnë jetëgjatësinë e mahnitjes gjatë... Kjo vjen nga minusi, që mund të ndreqet me një investim në infrastrukturën e Zagorisë dhe të Çajupit. Dikur disa apatikë lëshuan “SOS” për zbrazjen e krahinës, por përvoja e viteve të fundit tregon të kundërtën edhe mbushjen e saj sezonale edhe procesin rindërtues, kjo falë edhe gjallërimit si dhe kapjes së thelbit kryesor, veprimtarisë këmbëngulëse të qeverisjes vendore për të krijuar ndërlidhësi dhe infrastrukturë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Humor
» Bashkimi i trojeve shqiptare
»  “ÇAJUPI…ÇAJUPI…ÇAJUPI” me poetin DRITERO AGOLLI
» Koha e Urrejtjes
» GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: