Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:17 pm

Cool



Alketa T. Ponde

















Krahëve të tua





të humbas














Poezi







Marin Barleti, 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:18 pm

Alketa T. Ponde

“Krahëve të tua të humbas”

poezi



Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S

Recesentë: Agron Shele W.P. S

Desela Nuredini

Korrektore letrare: Yllka Ponde W.P.S

Ilustrimi fotografik: Artemisa Rrokaj

Art grafik: Elton Galanxhi



Disa nga vjershat e këtij vëllimi

u përkthyen në anglisht nga : Dritan Kardhashi

greqisht: Kosta Gaxhoni

italisht: Aleksandra Shabani

Copyright Alketa T. Ponde, 2007





Libri është përgatitur nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”
Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese


“Marin Barleti”, 2007


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:19 pm

Atje ku takohen dëshirat e ylberta



“Me mijëra herë Zotit i jam lutur, kur do t’i shoh ata sytë e tu të bukur!”…

1. Qiejt e ndjenjës janë ngatërrestarë… Ata gufojnë, emocionojnë e mbushin si të duan dhe kur të duan hapësirën e tyre me “re” të bardha kalimtare, shtëllungore, me konfiguracione “kontinentesh e harta shtetesh, trajta vendesh dhe objektesh të çuditshme dhe herë - herë me skulptura resh, njerëzish, perëndish, ndjenjash. Në këtë hapësirë qiellore ka rënie të buta, të cilat parashutojnë me “parashuta ndjenjash”, ka balonime me zbukurime ‘fasadash”, që ngjiten lart në hapësira të panjohura; ka gjysmëbuzë që puthin në distanca dhe lartësi, ka përshëndetje të dhëna nga duar që sapo janë shtrënguar, por për shkaqe të ndryshme distancohen dhe pastaj ulen në fronin kujtimor dhe meditojnë, bëjnë apel për rikthime… Personazhet e kësaj Galerie Ndjenjësore “KETA” janë të shumtë dhe lëshojnë bukurinë të shpërthejë si një hardhi pjellore, nxitin mesazhet të depertojnë në kaltërsinë qiellore, por edhe në tymnajat e sajuara nga “Anti Ketat”…

Alketa pret bashkimet dhe kërkon të copëzojë ndarjet, por edhe ndarjet i përjeton në stilin e saj thjeshtësisht, plot zjarrmim, dashurim, lumturim dhe në “teatrin antik të dashurimeve” sjell pazazhe dritë – hije; shpërthen gonxhet e mbetura në pritje, thur ëndrra që janë lënë në mekje, por fantazia nxit puthërimin e etur, të mbetur diku në një kthesim “rruge”, në një mosndriçim hëne, në një përvlim njerëzish që kampionizojnë në thashethemjajën e transmetuar nga kalërimi i një të kaluare plot fshehtësi dhe pa u marrë me “romancimin” e vërtetë e real të stuhisë ndjenjësore dhe të ëndrrës më të paplakur të Globit të Dashurimit… Shpesh ky dashurim shfaqet, pushtetësohet, ndihet në sytë e bukuruar dhe qielli i të “dyve” qiellohet në formën edhe trajtën më të pëlqyeshme për protagonistët “valentinianë”… Në këtë libërth ku krahët presin, ku buzët digjen dhe përvëlohen për të folur me fjalor buzësh, kur enigmat e transmetimit janë realizuar dhe nuk dihet se kush është protagonisti… Sytë edhe këtu nuk e njohin ligjësinë e ndalimit… Një galeri tipash në këtë melodramë melankonike, ku syri qesh e qan, ku largimi lufton me pritjen, ku zilja e një celulari sjell pezm,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:19 pm

mosardhje, ndjekje, habitëri, lot, dhimbje, ankth, por përsëri luleshpresa ka lëshuar bisk në atë natë madhështore formatimi, kundërbim arome ndjenjësore, në atë ndarje në perëndim të dashurimit diellor, ku dielli që bekon, nuk del të nesërmen, por në kuadraturë rishfaqet e konturuar pritja…

Sa sakrifikime dhe ëndrra, sa meditime dhe stilizime qendisjeje, sa orë fikse, ku bien kambanat e lajmërimit të dy zemrave, që kërkojnë të bashkohen, por s’munden!…Oh, o ndarje me pikë të madhe!!!... Këto ndjenjëzime nuk janë perjetime vetëm të autores, por “të të gjithave”, paçka se ato mbulohen me “rrobën” e unit, për të fituar status përjetimi të besueshëm…

Nisen fluturat e shkrimimit dhe fluturojnë në një kaltërsi që e impulson pritja, por përsëri ekzistent e kryefjalë qëndron dyshimi i mosardhjes, zëri i mekur dhe “konturimi” i një “të dua” të sjellshme.

Alketa në këtë vorbull të dallgëzimit shpirtëror lufton me forcën dhe hedhjen në veprim të dashurimit të fundit të kujtesës rinore dhe nxjerr në breg parabolën e fuqishme të mbushjemendjes: “Si mua s’të ka dashur ndonjë tjetër dhe që s’ka për të të dashur kështu kurrë!…” Del në pah shpirti i saj i bukur, i cili ka të drejtë të qëndrojë në një shtatore funksionale po të tillë!

Duke i thurur lavde dhe duke shkruar këtë histori të ngjeshur ajo apelon për të kundruar me shikim dashuritë bindëse; apelon dhe mesazhon për frute të kujdesshme të dashurisë njerëzore…Njëra që ta ndjejë veten mirë duhet të ketë njeriun që i është bërë rob i zemrës… Fashitet ndarja, afrohet diellëzimi, kur…: “Me mijëra herë Zotit i jam lutur, kur do t’i shoh ata sytë e tu të bukur!”… Alketa hedh vargje të ndiera edhe në tentativë moderne. Kështu realizon edhe shkëmbim universal vlerash, duke nisur pëllumbat e saj dashurorë dhe të paqes në drejtim të “kënduesve” të Kontinenteve…Vargjet janë në kërkim, kërkojnë si “minakërkues” në vatrën më të ndezur të ndjenjës. Zemrat e dashuruara ndalen dhe pushojnë pikërisht këtu. Fjalë të dala nga një çiltërsi e bardhësi femre, që, në këtë rast, e thotë, e shfaq hapur, ndjenjën e saj, pa u mërzitur nga prania e dhe reagimi i grerëzave opinionalë e duke kapërcyer kështu një “hark përbetues, tashmë jashtë modës…

Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:20 pm

Gjirokastër, prill 2007









Ua kushtoj këtë libër Yjeve të mi , shenjës sime zoodiakale:“VIRGJËRESHA”dhe gjithë botës së feminilitetit. Ne të “bukurat” kemi ardhur në jetë si krijesa që lidhim e jo shpleksim; si qenie të mençuruara që imponojmë dukshëm respekt, për të luajtur rolin e madh të avokatisë së natyrës së virgjër… Ai që i bie në qafë të bukurës, humbet arsyen… Po zbuloj botën që e mbaja përbrenda…

Autorja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:20 pm

I. Ndihem lart

e qielluar…




Trokitje e vetme





a. Hyrje e madhe dhe…





Si qenka jeta kaq e ngatërruar,

plot çudira që s’kanë të mbaruar,…

Takon në jetë befas një njeri

dhe krejt papritur ngec në dashuri…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:24 pm

b. Vetëm një trokitje…

Ah, kjo jetë kaq gënjeshtare

me dashuri të lehta, kalimtare,…

Një ligjërim

kam mësuar në jetë:

“Dashuria e vërtetë,

një herë troket…”

Po ti, i dashur ç’pret?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:26 pm

E pritura e madhe sërish



1.

Ti trokite lehtas tek unë,

si aromë lulesh që të dehu aq shumë;

ishin sytë e tu aq magjepsur,

më parë të tillë s’kisha gjetur…



2.

Si mund ta harroj atë natë të parë,

kur të dy ishim aq pranë

dhe porsi dy “të marrë”

me puthje të zjarrta

mbuluam kurmet tanë…



3.

Dhe unë pres e pres

atë natë sërish,

që ti të japësh

puthjet kaltërsisht,…

Po unë,

e ç’ tjetër të jap,

veç dashurisë?!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:26 pm

E ankthuar



1.

E kam pritur atë natë

sa veç unë e di,

kur fare papritur

më the se nuk vij,

dhe e mërzitur

e tërë trishtim,

një gjendje të tillë , …

Ky shpirt e di…

2.

Ç’po ndodh me mua,

as vetë s’e di,

mendja më mbeti

tek stacioni “TI”,…

Ndoshta kam rënë

në dashuri,

a ndoshta në një akt

“Melankoli”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:26 pm

* * *

Nguroj në telefonim,…

Më duket sikur

do të kesh lëndim…

Dhe pres,

pres një ditë

që ty prapë

të të qeshen sytë…





Kaluan javë,

kaluan muaj

dhe ne papritur

dy të huaj…

Përse, o Zot?

Ç’ish ky shndërrim?

Përse për ne

nuk “re” në mendim...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:27 pm




Thonë…, po si?!





Thonë se jeta është e gjatë

dhe kush s’e shijoka është mëkat;

thonë se jeta vazhdon përsëri

me vuajtje, gëzim edhe lumturi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:28 pm

A mjafton?





Ikin muajt venë e vijnë

dhe ne të dy larg po rrimë,…

Vetëm biseda në telefon,

vallë të dyve a na mjafton?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:28 pm

Duhet





Me halle ti, me halle unë,

Vallë, ç’të ardhme do ketë kjo punë,…

Vërtet “ato” s’kanë për të mbaruar,

po kjo jetëshkreta s’duhet jetuar?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:29 pm




Pse vetmi…?





Nga kjo jetë shumë mësova

dhe vargje vetëm për ty shkrova…

Të kam shpirt e të kam xhan,

për se në vetmi, o Zot i Madh?!!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:29 pm

Këngë mallimi



Cigare unë tani po pi

dhe sjell ndërmend

çastet me ty…

Si helmi qenka ky cigar,

e hidhur ndarja,

i shkreti mall!…
Zemra ime
tërë plagë, e di,
se brenda saj
je e s’je ti;
aty s’mund të hyjë
asnjë tjetër,
(fatkeqësisht)
brenda saj
je duke fjetur!…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:30 pm

Kënga jote e pakënduar



Cilido në jetë
është dashuruar,
patjetër
është ndjerë
i përvëluar;
por ti ike,
s’e di
si “ashtu” u largove
dhe për mua
më s’këndove!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:30 pm

Çfarë…





Celulari ting, tingëllon

dhe unë vrap atë e çoj,…



Ah, anonim ky telefon,

pse s’më thotë çfarë kërkon?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:30 pm




Plagë dhe imazh…





Duke sjellë ndërmend historinë dashurore

Tatjanë- Onjegin

Diçka më tepër

prisja nga ty,

të më falje

më shumë dashuri,

por edhe zemra jote

është plagë si imja,

këtë e di, ndaj për ty

do të gjej shërim…

Ndoshta s’jam asgjë për ty,

a ndoshta thjesht

një imazh, simpati…

Ah, tek unë ke hyrë xhelozi

se zemra ime

ka ndjerë për ty!…

Je i vetmi njeri që për ty krijoj,

(“Onjegini im!”)

pa e ditur se çfarë më ngacmon,…

Mos vallë një dashuri

pa jetëgjatësi,

a po mos ndonjë dashuri

mbetur në ditar a në poezi?!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:31 pm

Këngë që del nga shpirti





1. shumë

Sa vargje për ty

me frymëzim,

sa mesazhe të dërgova,

shpirti im!…



2. ngrirje

Telefonat, vallë,

pse heshtur rrinë,

mos ndoshta

dhe ata kanë ngrirë?!

( Si nuk dashkërkan

ta ndihmojnë rininë?!…)



3. larg

A mund të quhet “dashuri”,

kur ti më fal veç largësi?…

4. jo, as…

Kjo gjë, tashmë, e di, ka kuptim,

o xhan, o shpirt

më nga mua

s’do të kesh shqetësim.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:31 pm

Rri e pres me lot në sy



U dashuruam si dy të marrë,

por… erdhi një ditë dhe u ndamë,

kaluam bashkë vite të arta,

sa të ëmbla dhe të zjarrta!…

Shumë të tjerë zili na kishin,

por ne asqë donim t’ia dinim,…

Syri i keq për së gjalli na ndau

dhe ajo zemër veç qau e qau!…

Nga dashuria jonë erdhi një fëmijë,

ai akoma s’po e njeh babin e tij,

por shpresoj se kjo ditë do të vijë,

kur ai ta ketë në krahët e tij…

Ndoshta s’jam asgjë për ty tani,

por unë e kam ende atë dashuri

dhe vendin tënd s’e zë asnjë njeri,

se sytë e tu i kam çdo çast në shtëpi…

Pres çdo ditë me lot në sy,

për atë zgjidhje që s’e jep dot ti…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:32 pm

Puth vetveten



Tani që varka ime në det po del,

e pse mos ta puth veten vërtet,

E di që nga ana tjetër zili do të ketë…

Jam mbretëreshë,…

A të pëlqen , i dashur, të bëhesh Mbret?!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:32 pm



II. Fluturzat e mia poetike





Letra e parë poetike



Flutura e parë dashurore





Një fjalë jotja: Lumturim,

një prekje jotja: Jeta në ëmbëlsim,

se është ndjenja që më ploton

që e dua aq shumë,

ti nuk e beson…

Për ty bëj gjithçka pa hile,

pa shaka,

se je dashuria

e fundme e rinisë sime

dhe s’dua të më mbeten kujtime

me lot e dhimbje…

Nuk e di si duhet të shprehem,

nuk e di si duhet të flas,

e thënë troç, di se të dua

dhe s’dua të të humbas!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:32 pm

Letra e dytë poetike




Flutura e dytë dashurore



ngjason me të parën



Gjithmonë kam dashur

të kisha një njeri

që veç ta doja unë,

të më donte dhe ai;

të ishte imi për jetë e mot

dhe fjalën e hidhur “tradhti”

të mos ta duroja dot…

Mbështetem, rri, meditoj

as vetë s’e di,

gjithmonë mendjen

pse duhet ta kem tek ty?

Nëse besdisesh nga fjalët e mia,

Dije, e thënë troç,

e kam … nga dashuria,

Ty të të iki sadopak mërzia,

(të hiqet vetmia…).

Je ilaç për shpirtin,

( o i shtrenjti Onjegin)

se tek ty gjej veç shërim;

ndaj të dua si e marrë

dhe s’ka zot në tokë, në qiell,

furinë time dashurore

të ma ndalë!….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:33 pm

Letra e tretë


Flutura e tretë dashurore





Ndoshta të çmenda

me këto ndjenja,

me këtë “shkrim”;

ndoshta dhe telefoni

është në zemërim…

Por, për njeriun që dua,

sa të kem jetë

do të shkruaj!…

Dua që ti të jesh i lumturuar

dhe të thuash, vazhdimisht të thuash

se sa vërtetë të dua,

të dua, të dua…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde EmptySun Dec 28, 2008 10:33 pm

Vure re ç’thotë flutura



Në prag të madh dhimbjeje shpirti

Ndryshe dhe kënga e mosardhjes



Thonë se jeta është luftë

dhe kur maja arrin:

Humbet njeriun

që do më shumë…

Pse vallë tregohet

jeta kaq katile

dhe njerëzve u shkakton

lot , u shkakton dhimbje?!…

Ata që deshëm ti dhe unë

shpirtin na e bënë shkrumbë…

Kemi mall e derdhim lot,

por ç’e do,

Ata s’na vijnë më dot…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty
MesazhTitulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde   "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: