Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe. 5 5 3
Share | 
 

 Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
morena
Anėtar
Anėtar


Numri i postimeve: 298
Registration date: 21/03/2008

MesazhTitulli: Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe.   Thu Mar 05, 2009 8:15 am


Gjatė
zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė
nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stamboll. Megjithatė, mendimi i
pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme
pėr prodhimin e letėrsisė shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė
arsye, shoqėria aktive dhe idealiste "Bashkimi" nė Manastir, thirri
Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė
njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarė
shqiptare. Prandaj mė 14 Nėntor 1908 nė Manastir u mblodh Kongresi i
Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Nė kėtė kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė
gjitha anėt e Shqipnisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani,
Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikė etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh
Mithat Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mithat Frashėri ishte nė atė
kohė redaktor i dy revistave qė botoheshin nė Selanik: Liria dhe
Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e
shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga
Korēa si dhe 11 antarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė shqiptare
te fese moslemane, katolike, ortodoksė, protestant, njerės tė ditur dhe
te gjithė erdhėn sė bashku tė bashkuar si vėllezėr pėr njė qėllim tė
madh kombėtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku
tė gjithė pjesmarrėsit sa njė hoxhė rendi ta pėrqafonte para tė
gjithėve. Kėrkesa e kombėtaristėve shqiptarė ishte qė gjuha jonė Shqipe
tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me
alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj otomanėve
qoftė ndaj grekėrve. Kongresi vendosi me votė unanime tė lenė mėnjanė
alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me
alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona.
Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė
Janinė pėr tė shqyrtuar problemet drejtėshkrimore e letrare, si dhe pėr
tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė
gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit,
gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo
pėrshtatiet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t'i kthyer sytė nga
pėrėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsisė, gjė qė
nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse
greke dhe aleatėt e tyre sllavė.

Ndre Mjeda, njė studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta mė tė bukura gjuhės shqipe nė atė kohė:

Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, ** nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup
tregėtarėsh atdhetar moslemanė shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit
shpejtė u bė e njohur nė tė gjithė Shqipninė si shpėrndarėse e librave
dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17
vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė
lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavėshme Bashkimi i Kombit
si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.

Ndėrkohė ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e
dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe.
Babė Dudė Karbunara (1842-1917) i lindur nė Berat, bashkėpunonte
ngushtė me Kostandin Kristoforidhin. Babė Karbunara shumė herė filloi
gjatė kremtimit tė meshės tė lexonte ungjullin nė gjuhėn shqipe dhe
kėshtu i filluan kėrcėnimet e para nga eprorėt klerikė otodoksė dhe mė
1895, fanatikėt i dogjėn tė tėrrė shtėpinė. Prifti ortodoks kapedan
Stathi Melani vraponte me librat shqip nė gji dhe me pushkėn nė krah
fshat mė fshat nė Shqipninė e jugut pėr pėrhapjen e shkollės shqipe dhe
kishėn shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra nė sy tė
autoriteteve turke. Tri herė turku ja dogji shtėpinė dhe librat shqip,
por At Melani nuk pyeti. Mė 24 Dhjetor 1917 At Stathit i kishin zėnė
pritė banda e kusarėve tė Josif Suropullos, tė cilėt e vranė duke i
prerė kokėn At Stath Melanit.

Petro Nini Luarasi (1865-1911) ėshtė njė nga atdhetarėt e shquar qė
punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Qe drejtor i
shkollės sė djemėve nė Korēė. Petro Nini Luarasi shkonte fshati nė
fshat pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Mė 20 Shtator 1892, peshkopi i
Kosturit Fillaterri nxorri njė lajmėrim me titull "Mallkimi i
shkronjave shqipe". Mė 1909, qeveria turke mbylli tė gjitha shkollat
shqipe dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjitha librat,
dokumentat dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė
ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt
shqiptarė u bė mė se nuk do t'i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė
larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė
atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė
shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatė,
gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt
shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet
turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė
shkolluar.

Shuma tė vogla por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu
brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe
klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė
shkolluar tė gjuhės shqipe. Pėr tė bėrė ballė kėsaj sfide arsimore,
Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė
Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht tė 1909. Nė kėtė Kongres
tetėditore, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė
vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u
vendos qė tė themelohet "Shkolla Normale nė Elbasan" njė shkollė
gjashtėvjeēare pėr pregatitjen e mėsuesve tė rinjė. Njerės tė mėsuar nė
Universitetet e huaja Evropjane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar
trupin pedagogjik.

Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė
Klubeve Shqiptare nė Shqipni dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte
pėhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politik. Klubi
korēar "Pėrparimi" u caktua si qėndra financiare, qė do tė adimistronte
ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia
kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė
Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin
gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anemban Shqipnis. Mė 18
Nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, "Pėrmbajtjen e Shkollės Normale tė
Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para". Nuk ėshtė e vėshtirė tė
pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė
propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatėshme, Shkolla
Normale Elbasanit vazhdoi tė pregatiste pionierėt e arsimit pėr
Shqipnin qė po rilindėte. Drejtori i parė i Normales ishte, Luigj
Gurakuqi qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr. Shkolla
Normale u hap mė dhjetor tė 1909, me 143 nxėnės.

Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqėve tė
gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista
shqipe, qė botoheshin nė Shqipni dhe nė kolonitė shqiptare jashtė
vendit. Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė friksuar nga ky
shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar
shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlonė atdhetarėt e
ndershėm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll,
kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipnia, nga frika e
vrasjes. Nė Gjinokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi,
u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė
parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Zhonturqit i
kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepurr tė gjallė tė gjithė shqiptarėt
e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin
keq mė keq.

Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi mosleimanėt
injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si
turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e
atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perendimore ishte njė pėrēmim
pėr fenė moslemane. Njerės tė paditur dhe injorantė formuan me
mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Zhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė
Mahfeli me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit
nė shqip. Nė fundė tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e
gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anemban
vendit. Gjithashtu, nxorri njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do
tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare "Mahfeti" me
mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me
gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė
miting proteste, ku 7000 njerės protestuan kundra pėrdorimit tė
shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat
vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 mijė vetė dogjėn nė qendėr tė
qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.

Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e
Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė
grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje
tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60000 katolikė dhe
mysliman tė ndershėm shqiptar, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė
parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine.
Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė,
Frashėrė, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars
tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė
vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronjua latine dhe
protestat kundėr vendimit tė padrejt tė Qeverisė Turke.

Gazeta atdhetare "Shkreptina" e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar
nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipnis. Nė tė theksohej se
qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė
luftuar pėr ‘'lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin
kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga
qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e
gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte
me mesazhin: “E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e
perandorisė Otomane le ta dijė mirė se t ė gjithė shqiptarėt, gegė e
toskė, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri
kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri”.

Edhe nė kėtė luftė, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe
mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis
pengimeve, nga armiqtė e afėrmt dhe tė largėt, shkolla shqipe fitoi nga
veriu e deri nė jug tė Shqipnis dhe pregatiti breza tė rinjė
atdhedashės. Megjithėse ky zhvillim kulturor ishte pėrfytyruar si jo i
dhunshėm, shpejt ai ishte kthyer nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė
shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal
Vlona, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsinė e Shqipnisė mė 28
nėntor tė 1912 nė Vlorė. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe
Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht tė banuara nga shumica
popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavėt. Tė gjitha dyqanet dhe
librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga
serbėt, disa u burgosėn. Popullata moslemane shqiptare u detyrua tė
braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ata familje ortodokse
shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė u nėnshtruan
duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
morena
Anėtar
Anėtar


Numri i postimeve: 298
Registration date: 21/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe.   Thu Mar 05, 2009 8:15 am

Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombėtar
Veprimtaria kombėtare, ose mė konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe
gjithė proēeset qė shkojnė nė favor tė ēėshtjes kombėtare kanė patur
momente kur janė lartėsuar, kanė qenė tė ēmuara dhe tė domosdoshme pėr
kohėn dhe rrethanat ku edhe ishin tė krijuara ose tė inicuara, dhe, ka
patur momente kur kanė patur rrėnie, rrėnie jo nga vet koha, por
zhdukje me qėllim pėr tė humbur ose ndaluar realizimin e idealeve. Nė
periudhėn para 1908, dimė se nė ēfarė kushte kanė punur atdhetarėt
tanė, sidomos ata qė merej me aktivitete letrare ose kulturore. Duke
marrė parasysh se territori shqiptar ka qenė i ndarė nė 4 vilajete, ai
i Kosovės, i Shkodrės, Janinės dhe i Manastirit, secili vilajet ka
patur nga ndonjė ose nga pak mė shum figura me tė cilėt ne sot mburremi
dhe do tė mburremi edhe mė tepėr sikur ta dimė saktėsisht mėnyrėn tė
veprimitarisė sė tyre. Dua tė them, qė tė gjithė nė mėnyr tė vet kanė
punuar duke iu pėrshtatur kushteve dhe rrethanave. Atdhetarėt e
Shkodrės e pėrdornin alfabetin e “Agimit”, gjithashtu edhe ata tė
Kosovės ose gegėt me njė fjal shėrbeheshin me alfabetin e
lartpėrmendur. Toskėt ose banorėt tė vilajeteve dy qė na mbetėn
shėrbeheshin me atė latin dhe ai i Samiut ose i “Stambollit”. Ishte
vėshtirėsi pėr botuesit tė librave, sepse ishte rėndė pėr t’u gjetur
shtypshkronjė e cila i pėrmban kėto germa, pėrveē ajo e alfabetit
latin, pėr tė cilin alfabet ka patur shtypshkronja nė tėrė Evropėn.
Dallimi qė ka ekzistuar ndėrmjet alfabeteve tė ndryshme e bėri qė tė
sillet vendim pėr krijimin e njė alfabeti, njė pėr tė gjithė dhe i
pranishėm nga tė gjithė. Fjala vjen, kur erdhi momenti qė tė tre
alfabetet tė bashkohen nė njė, sepse, sipas planit tė Kongresit, duhej
qė tė formohej njė alfabet, njė kombinim nga ata qė ekzistonin dhe
alfabetet ekzistues tė liren mėnjanė, kjo solli pra edhe mosmarėveshjet
ndėrmjet pėrfaqėsuesve ose themeluesve tė alfabeteve nė fjalė, sepse
secili e mbronte tė vetin. Ka qen tepėr vėshtirė qė tė sillej vendim i
cili do t’ia plotėsonte dėshirat tė gjithėve. Edhe vet themeluesit tė
alfabeteve tė ndryshėm nuk ishin mė faj qė pa bashkėpunim krijonjin
vepra individuale, sepse tė rihej dhe tė pritej kaq kohė d.m.th. deri
mė 1908-ėn ishte mėkat dhe dobėsi e madhe pėr letėrsinė shqipe, sepse,
rrethanat ishin tė tilla qė ishte patjetėr pėr tė botuar libra dhe
punime tė ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk pėrparonte,
shkolla nuk ecte pėrpara, punimet nuk do tė kishin vlerėn e tyre pa njė
alfabet tė vetėm. Ky pra ishte hapi i parė drejt bashkimit etnik duke
parė nga njė aspekt. Nėse vazhdohej nė kėtė mėnyrė dhe tė mos ish
krijuar njė alfabet i ri si qė ishte ose si qė ėshtė ky i Manastirit
ose alfabeti i “Bashkimit”, a vall sot ne shqiptarėt do tė ishim nė
kėtė gjendje? Ėshtė realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na
bashkoi si komb e jo teritorialisht) Nė atė periudhė ishte rėndė dhe e
palogjikshme qė njė njeri tė mund tė paramendojė se ēfar mund tė
ndodhte me botėn shqiptare sot, ose mbas 100 vjetėve. Ose kemi patur
fat qė u soll vendim pėr pėrdorim tė alfabetit latin, ose ata tė cilėt
e pėrmbanin kishin patur vizione tė zhvilluara dhe burrėrisht qendruan
prapa interesave mbarkombėtare. Me vetė themelimin tė Alfabetit tė
Manastirit, shqiptarėt treguan se janė popull i civilizuar, po i
afrohen botės sė qytetėrimit, njė alfabet i njėsuar ishte fillimi i
letėrsisė mbarė shqiptare. Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur
me kėtė temė, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj.,
konstatova se meritat mė tė mėdha pėr bashkimin tė tre alfabeteve pa
tjetėr qė i ka patur dhe i ka klubi “Bashkimi”, por ai qė e nxiti edhe
mė tepėr punėn del se ėshtė Gjergj Fishta. Kjo vėrehet kur ai paraqitet
nė foltore dhe drejtohet para tė gjithėve me fjalėt: “S’kam ardhur qė
tė mbroj asnjė alfabet, por, tė mbroj njė alfabet tė pėrbashkėt”. Me
fjalėt e tij, nė punimet e kėtij Kongresi, tregoi qė nuk kish ardhur
pėr tė pėrēarė por pėr tė bashkuar. Dhe ai qė e kuptoi dhe qė e ndjeu
vlerėn tė kėtyre fjalė sma mer mendja qė se ka pėrmbajtur njė alfabet
tė pėrbashkėt. Nuk ishte gjė e rastit kur njė nga tė pranishimit, fjala
vjen, kleriku musliman Ibrahim Efendiu del nė foltore dhe me lot nė sy
e pėrqafon Gjergj Fishtėn duke e kuptuar rėndėsinė tė fjalėve tė tij.
Por, kishte tė tillė qė e mbronin tė veten, dhe ishte e logjikshme qė
ta mbrojnė, sepse, ende nuk kuptonin se ēfar do tė fitohet me alfabetin
latin, ndėrsa kėta qė ishin organizator, ose ideologėve qė iu kujtua
nuk mundnin tė shprehen haptas pėr shkak tė prezentės tė mjaft
“jabanxhinjėve”, si qė ishte valiu i Manastirit, etj. Rymat sundonin
rreptė duke i mbrojtur alfabetet vendase. Pėrpjekjet e atdhetarėve
shqiptarė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e njė alfabeti tė vetėm u dendėsuan
shumė. Por, nė mėnyrė direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse tė
gjithė dhe fund i fundit, shqiptari kur ėshtė nė pyetje interesi
kombėtar nuk e kursen as veten. Shkurt, vendosmėria e delagatėve,
synimi kah pėrėndimi i intelektualėve shqiptar ishte aq i fuqishėm sa
qė si dilte pėr ball as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke. Dhe
nė fund delegatėt nuk u dėshpėruan, pėrkundrazi atė zgjidhje qė i dha
Kongresi i Manastirit, mėsimin e alfabetit tė shqipes, e konsideronin
si njė fitore tė madhe qė arriti qė t’i bashkoj shqiptarėt dhe kėshtu
t’u japė njė shtyllė tė fuqishme gjuhės dhe shkollės. Bashkim i
Gegėrisė dhe Toskėrisė. Theksova pra mė sipėr ce ka patur edhe momente
tė rėnies, kėto ishin pra ato momente tė rėnies, diēka qė e ke kriuar
vet, me sakrifica tė mėdha, duke menduar se ajo ėshtė e vėrteta, duhet
nė njė moment ta hedhėsh ose ta lėsh prapa nė histori. Politika e
armikut e cila i perngjante tepėr asaj “pėrēa dhe sundo” u zhduk nga
atdhetarėt tė cilėt pa rezervė dhan kontribut pėr bashkimin e popullit.
Pra, ka patur metėvėrtet momente tė rėnda tė papėrshkruara, dhe mos
themi edhe njėher se ēfar bėn shqiptari kur ėshtė nė pyetje interesei
kombėtar. Tani do tė kėthehem prapa. Ēfar do tė ndodhte me shqiptarėt
nėse Kongresi mbaronte pa efekt? Ēfar mendimi do tė kishte pėr ne bota
sot nėse e pėrdornin alfabetin arab, ose Amerika dhe Evropa, tė jem mė
i qartė? A vall nuk e pėrforcojmė tezėn pėr lashtėsinė e gjuhės shqipe
me pėrdorimin e alfabetit latin, e cila tezė ėshtė vėrtetuar nė
institutin e gjuhėve nė Zvicėr, ku nė mėnyrė figurative nė formė tė njė
druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban vendin e rrėnjės? Dhe mė nė
fund thjesht tė them, a vall do tė egzistonim si komb? Kongresi i
Manastirit nuk e pėrqėndroi vėmendjen vetėm nė problemin e zgjidhjes sė
alfabetit tė tė gjuhės, por edhe nė ēėshtje tė rėndėsishme politike. U
vendos qė tė shpallej si klub qendror klubi “Bashkimi“ i Manastirit,
ngase luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr shkrimin dhe shkollėn shqipe, i
shėrbeu ngritjes sė ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar dhe
unitetit tė tij. Kongresi i Manastirit, me atė qė e bėri, qė krioi njė
alfabet tė ri, jo vetėm qė u mundėsoi shqiptarėve tė ken njė alfabet tė
pėrbashkėt, por njer pėr ēdo her u krye problemi rreth shqiptarizmit
anemban botės. Njė komb, njė gjuhė, njė abece. Abece manastirase e cila
ndriti historinė dhe ne gjeneratave tė rea nai hoqi atė problem nga
koka, rreth asaj ēėshtje ėshtė kryer puna, na mbetet vetėm qė ta
kryejmė edhe njė akt, pėr tė cilėn rilindasit tanė tė bekuar ose nuk
patėn kohė ose nuk mundėn, sidoqoftė ne na mbeti, dhe nuk duhet
theksuar, duke menduar se e dinė tė gjithė se pėr ēfar bėhet fjalė, gjė
qė e mundon ēdo shqiptar tė Ballkanit dhe tė diasporės. Tani un prap do
ta ndėroj temėn, ajo nuk ėshtė e ndėruar por do tė shkoj disa vjet mė
pas, nė Luftėrat Botėrore. Paramendoni sikur gjith shqiptarėt t’i
bashkoheshin ēetave tė Xhem Hasės, ose Ballistėve trima, a vall sot nuk
do tė kryhej problemi rreth asaj qė duhet ne ta bėjmė? “Njė komb, njė
gjuhė, njė flamur, njė abece, njė.....” Tė fundit, tė pambaruarėn, i lė
lexuesit ta gjejnė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
morena
Anėtar
Anėtar


Numri i postimeve: 298
Registration date: 21/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe.   Thu Mar 05, 2009 8:16 am


== Kontributi i Skėnderbeut dhe Ali Pashe Tepelenės pėr shėndrimin e
Manastirit nė qendėr vilajeti dhe nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar
==


Pėr Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herė, madje edhe njė fejton
relativisht tė gjatė, para disa vjet, prandaj, pėr tė mos u bėrė i
mėrzitshėm dhe i bezdisshėm, vendosa kėsaj rradhe tė pėrqėndrohem vetėm
nė rrugėn e cila solli kėtė Kongres. Gjeneza ose fillimi i kėsaj rruge
ėshtė mjaft e gjatė, por unė do tė filloj nga koha e Skėnderbeut e
kėtej. Jam i vetėdishėm qė titulli i kėti shkrimi, shumė lexuesėve, nė
shikim tė parė, do t’iu duket si apsurd, por nėse kanė durim dhe e
lexojnė me kujdes deri nė fund kėtė shkrim, do binden nė tė kundėrtėn.
Ja pse. Po filloj me Skėnderbenė. Kongresi i parė i Manastirit nuk do
tė ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendėr vilajeti, e, pėr kėtė, nė
mėnyrė indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarėve, duke
filluar nga koha e Skėnderbeut. Pushtuesėt osmanė, me tė shkelur nė
Manastir, shqetsime tė mėdha patėn pikėrisht nga rezistenca nė fjalė,
nė krye me heroin ynė kombėtar. Ky, pėrveē asaj qė ka dashur Manastiri,
themeluar nga stėrgjyshėt e tij – Linkestėt, mos mbetet nė duart e
osmanėve, deshte tė hakmeret edhe pėr helmimin e vėllezėrve tė vet nga
ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetėdishėm qė me forcė nuk do mund tė
pėrballojė dot Skėnderbenė, trimėrinė e tė cilit e kishte njohur derisa
e kishte peng, vendosi ta qetsojė pėrmes islamizimit tė shqiptarėve.
Pėr ta kryer kėtė, patjetėr duhej tė ngrihen objekte fetare islame nė
Manastir. Prandaj, nuk ishte gjė e rastit qė xhamia e parė nė Ballkan u
ngrit pikėrisht nė kėtė qytet dhe atė, me iniciativėn e njė komandanti
tė shquar turk i cili posa ishte kthyer nga njė betejė e pasuksesshme
me shqiptarėt e Skėnderbeut, vetėm disa vjet pas vdekjes tė kėtij tė
fundit. Pas xhamisė tė parė, filluan tė ngrihen edhe tė tjera, numri i
tė cilave, nė fund, mbriu nė 72, gjė qė e shėndroi Manastirin nė qendėr
mė tė rėndėsishme dhe mė atraktive fetare nė Ballkan. Pėr kėtė pra, nė
mėnyrė indirekte, ka kontribuar edhe Skėnderbeu dhe rezistenca
shqiptare nėpėrgjithėsi. Nga kjo qė theksova mė sipėr del pėrfundimi se
shqiptarėt pushtetin osman e rrezistonin mė tepėr se ēdo popull tjetėr
qė jetonte nė Manastir. Me tė drejtė, ndonjė nga lexuesit do tė dojė tė
dijė shkaqet pėr kėtė. Pėrgjigja ime do tė ishte kjo. Historia ka
dėshmuar se ai qė rruan pragun e shtėpisė sė tij, reziston mė tepėr nga
mysafiri. Nėse kėtė shtėpi rastėsisht e pėrfshin zjarri, mysafiri do
dalė prej saj, pėr tė shpėtuar jetėn, kurse i zoti qendron deri nė fund
dhe bėn ēmos pėr ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetėn. Ose, pėr ta
elaboruar mė mirė kėtė, do shėrbehem me njė shembull mjaft tė thjeshtė,
por me plot kuptim. Nėse njė fėmijė mban nė dorė para tė veta, vėshtirė
ėshtė qė t’ia marrish, e nėse ato para i ka tė vjedhura, menjėherė ti
jep dhe ia mbath kėmbėve, sepse si ka fituar me djersė. Besoj se u
kuptuam. Por, ti kthehemi Skėnderbeut. Manastiri, pėrveē qendėr fetare,
mė vonė, u bė edhe qendėr ushtarake. Rezistenca e Skėnderbeut dhe e
shqiptarėve pas vdekjes sė tij, kontrobuoi tepėr nė kėtė drejtim sepse,
edhe pse njė pjesė e madhe e shqiptarėve, pėr ti shpėtuar asimilimit tė
egėr sllav, pėrqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman,
kėshtu qė, rezistenca shqiptare nuk u ndėrpre. Kjo e detyroi sulltanin
tė sjellė forca tė mėdha ushtarake, pėr nevojat e tė cilėve u ngritėn
objekte tė ndryshme ekonomike etj, nė Manastir, tė cilat kėtij qyteti
ia ndryshuan krejtėsisht tiparet ose fizionominė, duke e shėndruar nė
qendėr vilajeti dhe nė qytet konsujsh, gjė qė, mundėsoi qė Manastiri tė
shėndrohet edhe nė Qendėr tė Lėvizjes Mbarėkombėtare Shqiptare, me
vepra tė shumta atdhetare, siē ėshtė edhe Kongresi i Alfabetit. Nė kėtė
drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashė Tepelena. Ky, si kundėr
Skėnderbeu, pėrveē qė ka dashur Manastiri, si vatėr e vjetėr ilire, mos
mbetet nėn turqit, hakmerrej edhe pėr vrrasjen e vjehėrit tė tij,
Kapllan Pashės, tė cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenė kokėn dhe
e lanė nė atė gjendje tė mjerueshme disa ditė me rradhė nė njė shesh tė
Manastirit. Kontributi i Ali Pashė Tepelenės pėr afirmimin e
Manastirit, ka tė bėjė edhe me vllehėt. Ai, siē dihet, dogji Voskopojėn
dhe disa vende tė tjera, jo pėr ti plaēkitur, siē thonė kundėrshtarėt e
tij, por pėr t’ia shkulur rrėnjėt e propagandės greke. Kjo djegie bėri
qė shumė familje vllehe nga ato vende, tė shpėrngulen nė Maqedoni, pra
edhe nė Manastir. Kėta vllehė, njihnin nga disa gjuhė dhe zanate dhe si
tė tillė i dhanė impuls tė veēantė zhvillimit ekonomik, gjegjėsisht
tregėtisė dhe zejtarisė, gjė qė edhe mė tepėr i hapi rrugėn Manastirit
pėr t’u shėndruar nė qendėr vilajeti, pa tė cilin nuk do tė mbahej dot
Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendėr e rėndėsishme
ekonomike, u mundėsoi disa familjeve shqiptare, tė pasurohen dhe njė
pjesė tė pasurisė ta shfrytėzojnė nė dobi tė veprave kombėtare, siē
ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them kėtė, sepse ky kongres zgjati
rreth 10 ditė dhe kėrkonte shpenzime tė mėdha, tė cilat rranė kryesisht
nė kurriz tė familjeve tė pasura, siē ishin ajo e Gėrmenjėve, nė
hotelin e tė cilėve – “Liria”, u mbajt kongresi nė fjalė, si dhe ajo e
Qiriazėve, familja mė patriotike
nė mbarė kombin shqiptar dhe nė tė gjitha epokat pas asaj tė
Frashėllinjėve, prej tė cilės fitoi frymėzimin e saj kombėtar dhe
atdhetar. Kėsaj familje, gjegjėsisht, rolit tė saj nė Kongresin e
Alfabetit, unė i kam kushtuar edhe njė fejton tė veēantė. Prandaj, nė
kėtė rast, do theksoj vetėm disa momente mė kryesore. Kjo familje
pėrbėhej prej 5 antarėve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili mė patriot
se tjetri. Pėr kėtė ka kontribuar, siē thamė, familja e Frashėllinjėve,
posaēėrisht bilbili i gjuhės shqipe – Naim Frashėri. Ky, veē tjerash, i
ka mundėsuar Sevasti Qiriazit, tė kryejė me sukses dhe nė kohė
fakultetin e mėsusisė nė Stamboll dhe gjatė ceremonisė sė diplomimit, i
dha porosi tė tilla kombėtare, tė cilat ajo i respektoi dhe i realizoi
nė maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhė
dhe si tė tilla ishin femrat mė tė emancipuara nė Ballkan, kurse e dyta
ishte e vetmja femėr nė botė, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė
1919-1920. Librat e Naim Frashėrit ishin pasuria mė e madhe e familjes
Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymėzuar sidomos Gjerasim Qiriazi,
gjė qė shihet edhe nė vjershat e tij, siē ishte edhe strofa nė vijim:
Do punoj pėr mėmėdhenė, gjithė jetėn sa tė roj, do t’i zgjoj edhe ata
qė flenė, kėshtu jetėn ta mbaroj. Patriotizmi i Naim Frashėrit kishte
frymėzuar edhe nėnėn e Qiriazėve, e cila, edhe pse e pashkolluar,
kontribuoi tepėr nė shkollimin e fėmijėve tė saj dhe e cila nuk lejonte
qė nė shtėpinė e saj tė flitet gjuhė tjetėr pėrveē shqipes, kėshtu qė
aty hynin e dilnin vetėm patriotė tė shquar, posaēėrisht para, gjatė
dhe pas Kongresit tė Manastirit. Nė shtėpinė e saj mbaheshin mbledhjet
e fshehta qė kishin tė bėjnė, jo vetėm me Alfabetin, por edhe me
ēėshtjen e ēlirimit tė vendit nga sundimi pesė shekullor osman. Pėr
Qiriazėt, e zgjata njėēikė mė tepėr pėr tė konstatuar se pa kėtė
familje Manastiri nuk do tė bėhej dot qendra e Lėvizjes Kombėtare, pra,
as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Nė oborrin e kėsaj familje, u
ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Pėr ngritjen e saj u
vendos nė Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjė dollėn 300
tituj tė shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve tė ndryshme
shkencore e tj., nė 13 gjuhė tė botės tė cilat disperzoheshin nė tė
katėr anėt e rruzullit tokėsor, gjė qė ēėshtjen shqiptare e afirmoi
tepėr nė tėrė anėt e Globit dhe hapi rrugėn drejt Pavarėsisė sė
Shqipėrisė. Pikėrisht kėtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i
Kongresit tė Alfabetit, nė tė cilin, siē thashė, ra vendimi pėr
ngritjen e Institucionit nė fjalė. Pėrndryshe, Kongresi i Manastirit
ishte urrė midis Lidhjes sė Prizrenit dhe Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Sepse, nė Lidhjen e Prizrenit tė v. 1878 u aktualizua nevoja e
aprovimit tė Alfabetit tė pėrbashkėt. Prandaj, jo rastėsisht, vetėm
disa muaj pas kėsaj, gjegjėsisht gjatė vitit 1879, u krijua Alfabeti i
Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashėrit, sepse ky me
duart e veta i krijoi gėrmat e atij Alfabeti, i cili u vlerėsua lart nė
Kongresin e Manastirit. Ndėrsa, lidhja e Kongresit me Pavarėsinė e
Shqipėrisė qėndron nė faktin qė para kėtij kongresi, shqiptarėt
pėrdornin alfabete tė ndryshme, tė cilat, jo vetėm qė pengonin
komunikimin normal midis tyre, pėrmes letrave, por shkakėtonin edhe
grindje, sepse bihej nėn ndikim tė vendeve nga tė cilat fitohej
alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit tė Manastirit, pengesat nė fjalė si
dhe grindjet, morėn fund, gjė qė hapi rrugėn e trasuar nga Lidhja e
Prizrenit drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e cila u realizua nė tė
njėjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, mė 28 nėndor, 1912.
Me siguri, lexuesve do t’iu interesojė se si ishte atmosfera para
objektit tė Alfabetit ditėn e fillimit. Ishte 14 nėntori 1908. Dėbora
kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtėpive tė
Manastirit. Megjithatė, qysh nė orėt e para tė mėngjezit, para objektit
ishin grumbulluar qindra shqiptarė e tė tjerė, tė cilėt tė ftohtin e
pėrballonin pėrmes kėngėve dhe valleve kombėtare, gjė qė krijonte
pėrshtypjen sikur aty bėhet ndonjė dasmė e madhe shqiptare. Para
objektit, nė tė dy anėt e Dragorit, ishin mbledhur edhe mė tepėr se 100
nxėnės shqiptarė tė cilėt mėsonin nė shkollat e mesme, sidomos nė
Gjimnazin turk tė Manastirit qė ndodhej pranė objektit tė Kongresit. Nė
atė gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorė shqiptarė, midis tė cilėve edhe
Bajo Topulli, zavėndės drejtor i atij institucioni arsimor. Kėngėt dhe
vallet pushuan nė momentin kur filluan tė vijnė kongresmenėt tė cilėt
ishin ajka e kombit tė atėhershėm shqiptar, siē ishin: Mitat Frashėri –
kryetar i kongresit, kurse mė vonė edhe i Ballit Kombėtar, Gjergj
Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhėndėr i
Naim Frashėrit, etj. Pėrqafimet dhe lotėt nga gėzimi nuk kishin fund.
Interesant ishte fakti qė midis kongresmenėve kishte myslimanė, tė
krishterė, synitė, bektashinj, ortodoksė, katolikė, prtotestantė,
toskė, gegė, ēamėr, labėr, etj. Prandaj edhe para objektit ishin tė
pranishėm njerėz pothuajse tė tėra konfesioneve nė fjalė. Pas kėsaj
ceremonie madhėshtore, njerėzit u kthyen nėpėr shtėpitė e veta duke
pritur padurim epilogun, kurse pjesėmarrėsit e Kongresit hynė nė sallėn
e madhe, e cila sot nuk ekziston mė dhe pas disa mbledhjeve tė
njėpasnjėshme, aprovuan Alfabetin. Kėshtu qė, kongresmenėt, tė shprehem
nė mėnyrė figurative, lojtėn rolin e krushqėve tė cilėt nga ky objekt,
gjegjėsisht nga Manastiri, morėn “nusen” mė tė mirė e cila rreth njė
shekull po i shėrben dhe sa tė jetė bota do t’i shėrbejė tėrė
shqiptarėve kudo qė kanė jetuar dhe do jetojnė paskėtaj. Siē dihet,
Kongresi i Manastirit nuk do tė ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja:
Pse kėtė ngjarje e pėrfituan mė tepėr shqiptarėt, e jo edhe popujt e
tjerė. Pėrgjigja ėshtė kjo. Revolucionin xhonturk qė solli Hyrijetin, e
filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga nė Stamboll, kurse e realizoi
bashkatdhetari i tij – Nijazi Be Resnja mė 1908 nė Manastir. Pra, pa
shqiptarėt, nuk do tė ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit tė cilėt u
kapardisėn nė krye tė shtetit, ishin tė vetėdishėm pėr kėtė, prandaj
s’kishin guxim as edhe fytyrė qė tė pengonin Kongresin e Alfabetit,
edhepse ky ishte nė dėm tė Perandorisė osmane, sepse zavendėsoi
alfabetin e mėparshėm, turko-arab, dhe krijoi kushte pėr Pavarėsinė e
Shqipėrisė, gjegjėsisht pėr ndarjen e kėtij shteti nga Turqia. Nga kjo
qė thashė gjer tani, del pėrfundimi se historia e Manastirit ėshtė e
pasur me plot ngjarje tė lavdishme pėr popullin shqiptar. Por, ēka
mbetur sot nga kjo histori nė kėtė qytet? Asgjė. Nga Shtypshkronja
Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepėr emrin
e kėtij qyteti dhe sikur tė ishte vepėr e ndonjė maqedonasi, kushedi se
ēfarė pėrmendore do tė vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjėrit nga 5
antarėt e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjė nuk e ka marrė,
tė paktėn ndonjė rrugicė e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi ėshtė
nė ditė tė hallit, gabim ky qė duhet tė korigjohet, sidomos tani kur po
bėhen pėrgatitje pėr manifestimin e 100-vjetorit. Ajo qė ka mbetur si
gjurmė, tė cilėn autoritetet albanofobe s’kanė mundur ta zhdukin, ėshtė
emri i fushės sė Pellagonisė, qė kujton Pellazgėt e para 12.000 viteve
tė kaluara, Heraklea Linkesits, qė kujton fiset ilire – Linkestėt dhe
Bardhylin, emri i lumit Dragor, qė ka tė bėjė me fjalėn shqipe dragua,
si dhe emri sllav i Manastirit – Bitolla, qė ka tė bėjė me fjalėn
shqipe i butė. Sikur kėto sqarime t’i dinin autoritetet serbe dhe
komuniste maqedone, me siguri do tua ndėronin emrin.

Mare nga Enciklopedia (( Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe ))
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 610
Age: 61
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe.   Sun Sep 20, 2009 5:55 pm

Ja si u retushua historia e Shqiperise
» Dėrguar mė: 20/09/2009 - 15:02

Lajme te ngjashme
Si u retushuan tre kryeministra
• Datė: Sep 20, 2009
Nga Mentor QUKU

Retushohet Mid’hat Frashėri dhe Atė Gjergj Fishta Kongresi i Manastirit u quajt nga bashkėkohėsit, me tė drejtė, kongresi i pajtimit tė shqiptarėve. Tė gjitha mashtrimet, apo retushimet qė iu bėnė gjatė kohės, deri mė sot, kanė deformuar dhe rrethuar me mister kėtė ngjarje madhore. Politikat e mbrapshta, sidomos ato antishqiptare, u pėrpoqėn tė ēmontonin edhe mesazhin historik tė kėsaj ngjarjeje. Pyesim se cila ėshtė arsyeja e manipulimit tė historisė sė Kongresit tė Manastirit? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: Pėr shkak tė dy protagonistėve, Mit’hat Frashėrit, kryetar i Kongresit tė Manastirit dhe At Gjergj Fishtės, kryetar i Komisionit tė Alfabetit, si dy personazhe qė u shpallėn armiq tė betuar nga regjimi komunist.
Procesverbali i vendimit tė Kongresit tė Manastirit
Shfletojmė vėllimin, kushtuar pėrgatitjeve, punimeve dhe jehonės sė Kongresit tė Manastirit, “Alfabeti i gjuhės shqipe dhe Kongresi i Manastirit”, botuar nė Tiranė, 1972. Ky botim pėrbėn njė shembull ku tregohet se deri nė ēfarė shkalle politika e deformonte tė vėrtetėn historike dhe mesazhin e saj. Libri ndahet nė katėr pjesė. Nė pjesėn e parė, nėn okelion “Studime dhe kontribute”, janė pėrjashtuar kontributet e dy titullarėve tė kėtij evenimenti, Mid’hat Frashėrit dhe Atė Gjergj Fishtės. Nė kėtė libėr sulmohet Austria e cila nė tė vėrtetė qe promotori dhe mbrojtėsi mė i madh i ēėshtjes kombėtare, i kulturės dhe i arsimit shqip. Sulmohen gjithashtu jezuitėt tė cilėt qenė tė parėt qė zbatuan vendimet e Kongresit tė Manastirit, duke botuar, revistėn e tyre Elēija, me alfabetin e sapomiratuar nė Manastir, qė nė prill 1909. Nė pjesėn e dytė tė librit, paraqitur nėn okelion “Artikuj dhe lajme nga shtypi shqiptar”, pėrfshihen botime nga tė gjitha organet e shtypit shqiptar, ku ishin e ku nuk ishin, por nuk kishte vend pėr tė vetmet kronika tė kohės qė gjėndeshin nė dy organet e shtypit shqiptar, nė Selanik, qė drejtoheshin nga Mid’hat Frashėri, gazeta Lirija dhe revista Diturija. Nė pjesėn e tretė, tė paraqitur nė okelion “Materiale arkivore” ku botohen gjėra tė dorės sė dytė e tė tretė, nuk pėrfshihen dokumentet bazė qė flisnin drejtpėrdrejt pėr punimet e Kongresit tė Manastirit. Nė AQSH ruhet njė kopje e daktilografuar e vendimit tė Kongresit tė Manastirit, qė, mesa duket, ėshtė bėrė gati pėr botim. Njė nga zyrtarėt e shtetit ka vėnė, nė fund tė fletės, me laps, shėnimin: “Tė botohet pa firma, ose tė hiqen tre emrat, ose tė lihen vetėm firmat e fundit”. Nė antitezė me kėtė veprim kemi sjelljen e revistės Leka e cila ribotoi, nė mėnyrė autenike dhe tė plotė kronikėn e Kongresit tė Manastirit, tė Mid’hat Frashėrit, nga Lirija, shoqėruar me shėnimin: “Na tė “Lekės” zhvillimin e kėtyne ndolljeve po i botojmė, si mbas dokumentave qi po nxjerrim prej fletoreve t’ona e tė hueja e prej librave t’asajė kohė, 1908-1912, aq me randsi pėr tė mkamun tė kėsaj Shqypni, tė cillen e gzojmė sot.”
Dy fotografitė e
Kongresit tė Manastirit
E dhimbshme ėshtė mėnyra se si u veprua me dy fotot e famshme tė delegatėve tė Kongresit tė Manastirit. Marubėt e Shkodrės, andej nga vitet ’30, i morėn nga revista Diturija e Mit’hat Frashėrit, dhe i ribotuan nė mėnyrė dinjitoze, autentike, nė formė kartolinash. Gjesti i tyre pėrbėn njė akt patriotik sepse me kėtė mėnyrė ata popullarizuan ēastin historik, sė bashku me mesazhin pėr bashkimin e shqiptarėve. Deri vonė, shqiptarėt kanė patur pėr zemėr qė tė dėrgonin urimet e mesazhet e tyre pėr festa, pėrmes kėtyre kartolinave. Ata nė kėtė mėnyrė tregonin kėnaqėsinė dhe krenarinė e tyre pėr Kongresin e Manastirit, si dhe pėr mesazhin e bashkimit kombėtar qė dha ai. Ndryshe u veprua me kėto dy dokumente fotografike pas vitit 1944 nga regjimi komunist. Ata ose nuk u botuan, ose u botuan duke fshirė nė mėnyrė tė trashanike imazhet e Mid’hat Frashėrit e tė Atė Gjergj Fishtės. Nė ndonjė rast, u pėrpoqėn tė pikturonin me kujdes njollat, apo hapsirat boshe qė krijoheshin nga fshirja fatale. Ishin dy autoritete absolute tė kohės, tė cilėt me veprėn e tyre letrare, kulturore dhe atdhetare kishin zėnė vend nė ranglistėn e njerėzve mė tė shquar tė kombit shqiptar, emrin e tė cilėve nuk mund ta fshinte asnjė lloj ideologjie.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -