Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SKENDERBEU NE BURIMET OSMANE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

SKENDERBEU NE BURIMET OSMANE Empty
MesazhTitulli: SKENDERBEU NE BURIMET OSMANE   SKENDERBEU NE BURIMET OSMANE EmptyThu Apr 29, 2010 2:25 am

Dr.sc.Ilmi VELIU.
KRONISTËT DHE HISTORIANËT OSMANË JAPIN TË DHËNA TË PAMOHUESHME SE SKËNDERBEU ISHTE SHQIPTAR
Pjese te shkurtuara nga Magjistratura e mbrojtur ne Shkup, ku u gjunjezuan ata qe shkruan se Skënderbeu ishte sllavomaqedonas.
Kumtesa është lexuar në Konferencën shkencore kushtuar Kuvendit të Lezhës, organizuar me rastin e pavarsisë së Kosovës nga Universiteti Mbretërorë “Iliria”, Prihtinë më 2 mars 2008. Kumtesa është një polemikë dhe përgjigje shkencore kundër Petar Popovski nga Shkupi i cili në librin e tij për Skënderbeun, me anë të falsifikimeve mundohet të vërtetojë se heroi i shqiptarëve ka qenë me origjinë slavomaqedone.
Veprat e kronistëve dhe historianëve të hershëm osmanë, ndonse jënë shkruar nga autorë që në shumicën e tyre ishin historiografë zyrtarë, të cilët mbanin një pozitë armiqësore ndaj shqiptarëve, gjë që ka ndikuar në qëndrimin e tyre lidhur me ngjarjet që përshkruajnë, megjithatë në disa drejtime shënojnë një pasurim të njohtimeve që sjellin burimet e tjera joosmane. Autorët e këtyre veprave, megjithëse nga një anë vënë në dukje sulltanët dhe komandantët turq si figura që kanë luajtur rolin vendimtarë në zhvillimin e ngjarjeve, nga ana tjetër duke shkruar në bazë të kujtimeve të veta ose të tregimeve të atyre që i kanë jetuar ngjarjet, zgjërojnë rrethin shoqërorë të pjesëmarrësve në këto ngjarje dhe japin njoftime me vlere shume te madhe per heroin dhe komandantin shqiptar po edhe për masat popullore shqiptare.
1.Oruç Bin Adil*
Është autor i njerës nga historitë më të vjetra të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të dy dorshkrimet e Orçut të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh janë botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. E para është një histori në formë të përmbëledhur ( Icmai tarihi) kurse e dyta është e hollsishme (Mufassal tarihi).
Uruç bin Adil kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër Iskendert në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Maqedoni ose në Serbi.
Në faqe 115, tokat shqiptare Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “Ali Beu, i biri i Evrenoz Beut, thotë ai, mbëlodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve…..”
Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari shqiptar Iskenderi u arratis…”. Në original është “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin në kohën e Skënderbeut.
Në faqe 123 Oruç potencon se “Sulltan Murati II zbriti në vilajetine e Juvanit (Gjon Kastriotit), dhe plaçkiti edhe Vilajetin e Shqiptarëve, dhe sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta pushtonte atë….”.
Nga kjo kuptojmë se përveç “Juvan Ili” (tokes së Gjonit ose vilajetit të Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e që përmenden si Vilajeti i Shqiptarëve (arnavud vilajeti).
2.Kronikat Anonime Osmane.*
Është fjala për veprën me titull “Tevarih El Osmaan” e cila përmbëledh një numër të shumtë kronikash anonime të shkruara në fund të sh.15 dhe fillimi i sh.16. Këto kronika janë analizuar dhe botuar nga Franc Giese,me titull: “Die altosmanischen anonymen Chroniken”, 1922, Bruksell.
Në faqe 65 të kësaj vepre përmendet principta e Gjon Kastriotit si tokë shqiptare ku thuhet se: “ Sulltan Murati II ….bëri një luftë të shenjtë dhe të madhe ku sulmoi tokat dhe kështjellat e Gjonit. (Endene Juvaan Ilerin ve kahlerin fethun Etedin).
Në vazhdim ne faqe 66 thuhet se Ali Beu, djali i Evrenoz Beut sulmoi dhe grabiti Vilajetin e shqiptarëve. Edhe kronikat anonime osmane, Skënderbeun e quajnë si “Sundimtar shqiptar”. Ja se çka thonë kronikat në faqe 70: “Sulltan Murat Hani kreu një fushatë kundër tokave të Juvanit dhe vilajeteve tjera të shqiptarëve. Ai pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Pushtoi pastai edhe dy kështjella tjera. Sundimtari shqiptar- Iskenderi nuk u pa se ku ishte”.
Kronikat kur flasin për sulmet e viteve1450, 1466, 1467 dhe rrethimet e Krujës , jënë shumë decide dhe të kjarta se lufta është bërë kundër shqiptarëve të udhëhequr nga sundimtari i tyre shqiptar- Iskenderi.
Faqe 125 thuhet se “shqiptarët në tokat e tyre kishin ngritur kulla në vendet e thepisura dhe në majat e maleve. Rrugët ishin aq të pakalushme sa edhe sorrat nuk fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do të mund të hynte në tokat e tyre”. Qëllimi im është që të hedh poshtë pohimet e disa historianëve sllavomaqedonë se Skënderbeu ishte me origjinë slave. Autorët që unë i kam analizuar e potencojne kjartë origjinën e tij dhe se ai ishte komandant shqiptar dhe mbret i Shqipërisë
3.Ashik Pasha Zade.*
Është një nga kronistët e hershëm osman i cili jetoi gjatë shekullit 15. Veprën e tij e ka botuar Ali Beg , me titull “Ashik Pashazade tarihil Osman”, Istambull 1332 hixhri.
Për këtë kronist ka shkruar edhe Sami Frasheri në Kamusul al-lam, vl, IV.
Në faqen 63 të veprës së tij Pasha Zade thotë se njeriu që e vrau Sulltan Muratin – I - quhej Milush Kuble ose Bilush Kuble, e jo Milosh Obiliq si që e kanë emruar serbet dhe nuk e cek perkatësinë kombëtare, por thotë se ishte një i pa fe nga toborri kundshrshtar i osmanëve.
Faqe 124-125, thotë se : “Isa Beu hyri në vendet e padepërtueshme të shqiptarëve dhe prej andej bënte sulme. Ndërkaq ata i ja bllokuan rrugët. Një arnaut i pa fe me emrin Iskender që ishte “i biri i sundimtarit shqiptar”, që kishte qenë içogllan i sulltanit dhe tash kishte ngritur krye kundër tij, dhe ua kishte bllokuar rrugën akinxhijëve”.
Pra Ashik Pasha Zade jo që e dokumenton në kronikën e tij se Iskenderi ishte shqiptar por ai informon se ai ishte i biri i një sundimtari të shqiptarëve. A ka argumente më të forta historike se sa këto të dhëna që na jep Pasha Zade e që Petar Poposki dhe disa autorë tjerë serbë që shkruajnë për përkatësinë kombëtare të Skënderbeut, nuk i kanë lexuar ose nuk dëshirojnë ti lexojnë dhe të binden se ai ishte shqiptarë dhe bir shqiptari. Argumentet jënë edhe më të forta kur kihet parasyshë se këto fjalë i thotë një autor osman dhe nuk i thotë nga dashuria që ka pasur ndaj Skënderbeut por nga urrejtja.
4.Mehmet Neshri.*
Ka qenë një poet shumë i njohur i kohës së Sulltan Selimit I. Vepra e tij e shkruar në vargje titullohet “Cihan Numaa”, (Treguesi i Botës), analizuar dhe botuar nga Franc Taechner, me titull “ Die altosmanischen Hroniken des Mevlana Mehmet Neschri”, Lajpsig 1951.
Në faqe 71 të veprës së tij Mehmet Neshri tregon për pjesmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës. Ai thotë se: “Llazarit i shkuan në ndihmë hungarezët, vllehët, çekët shqiptarët dhe bullgarët.
Faqe 79...ndër ta ishte një i pa fe me emrin Jorgji (Gjergji i II Ballsha) i cili kishte 90 mijë ushtarë. Kur Lazari tha që turqit të sulmoheshin natën ai tha: “ O zotëri, më mirë ti sulmojmë në mëngjez dhe të gjithë ti kapim të gjallë”. Ushtria e Llazarit kishte pirë aq shumë raki sa që të gjithë ishin të dehur kur hynë në luftë.
Shumica e dietarëve mendojnë se këtu është fjala për Gjergjin e II Balsha, kurse Johan Von Hammer mendon se është fjala për gjyshin e Skëndrbeut ose babain e Gjonit sipas të cilit, emrin e ka pasur “Gjergj Kastriori” dhe jo “Pal Kastrioti” si që e permendin disa autorë, dhe se emri “Gjergj” që e ka pasur Skënderbeu ka qenë emri i gjyshit të tij.
Në kapitullin e veprës së Neshriut “Lufta me shqiptarët” (gazaul arnevud) faqe 201 thuhet se Iskenderi, sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) e tradhëtoi padishahun.
Pastai truri i tij i brumosur me djallëzi e bëri atë që të jepej pas ngatërresave. Ai si hakëmarrje, shkoi dhe grabiti shumë bagëti të osmanëve në malet e Tetovës (Kallkandelen) .
Kur sulltani iu drjtua vendit të shqiptarëve, Iskenderi u arratis nga Durrësi në drejtim të frengut (Italisë). Është fjala kur Skënderbeu shkoi në Itali për të kërkuar ndihmë dhe disa burime osmane atë e paraqisin si ikje të tij që të shpëtonte kokën. Më duhet të potencoi edhe njiherë thënioen e Neshriut “Iskender arnavud begi” Skënderi, begu shqiptar.
5.Dursun Beg,*
Ka jetuar gjatë sundimit të Mehmetit II. Vepra e tij titullohet “Tarihi ebul Feth” (Historia e Babait të pushtimeve) e botuar nga Mehmet Arif, Istambull, 1914.
Në faqe 123, ai thotë: “...Nga një anë tjetër popullsia mosmirënjohëse shqiptare u hodh vende-vende në kryengritje dhe guxoi të hynte në luftë, e udhëhequr nga kryeneqi Iskender. Pastaj vazhdon duke thënë se shqiptarët gjithmonë janë shkelmuar prej potkonjëve të kuajve të kalorsisë perandorake.
Faqe 132, “Mbasi sulltani u hakmuar kundër frengjëve dhe hungarezëve, u preokupua të zhdukte nga rrënjët shqiptarët mosmirënjohës të udhëhequr nga arrnauti Iskender...” Por ata zunë shtigjet e maleve dhe të luginave të rrezikshme. Nga që ishin tepër të këqinjë, ata rezistuan me kokëfortësi dhe me tërbim të madh...”
Faqe 135. Ata që e kanë parë vendin e shqiptarëve e kanë ndjerë fortë ashpërsinë e ati vendi... Ndërsa për ata që nuk e kanë parë, mjafton që të dinë se në atë vend plotë rrebelë, me shtigje të fshehta dhe gryka hyrjeje e daljeje të vështira për tu kaluar, nuk ka mundur të depërtojë si që thonë as Aleksandri i Madh.
Faqe 136, Arrnauti, Iskender tradhtari i cili qysh si fëmi ishte rritur në pallatin mbretëror, iku dhe pëlqeu rrugën e kryengritësit. Ai shkoi dhe u tha shqiptarëve, “unë jam djali i sundimtarit tuaj....
Pra ky është edhe një kundër-argument për ata që thonë se Skënderbeu ishte me origjinë sllave. Kjo që përmendëm është e shkruar nga penda e kundërshtarit të Skënderbeut, dhe ai nuk thotë serbi, bullgari, sllavomaqedoni, por thotë “Arnauti, Iskender tradhçtari”. Dhe emri Arnaut përdorej nga turqit vetëm për shqiptarët, e që rrjedh nga emri arbër. Pra grekët nga Arbër- Arvanitis, serbët nga Arbër-Arbanas dhe osmanët nga Arbër-Arnavut.
6.Idris Bitlisi.*
Në vitin 1501 emigroi nga Persia dhe u punsua në oborrin osman ku ndejti gjatë gjithë jetës. Vepra e tij titullohet “Hesht Bihisht” (Tetë parajsat) dhe është e shkruar në Persisht. Për këtë autor kanë shkruar Hoxha Sadedini, në veprën e tij “Tacut tevarih”, Sami Frashëri, në veprën e tij “ Kamusul Al-lam dhe Katip Qelebi në “Keshfys-zunun”..
Idris Bitlisi në filim përmed tokat e Karlit (Karli Ili) pra tokat e Karl Topisë. Pastai kur permend sundimtarin e serbëve, Llazarin ai në faqe 188 të veprës së tij përmend edhe sundimtarin e Shkodrës shqiptare, Jorgji (Gjergji i II Ballsha) i cili në një rast thotë se “Jorgji i kishte vrarë komandantit osman, Lala Shahinit 10-15 mijë ushtar.
Në vazhdim autori në mënyrë të drejtë përdrjetë thotë se : “Shqiptari Iskender, i cili qe ngarkuar me detyra nga sultani, ishte një nga më të besuarit e më të shquarit, ndër personat e zgjedhur, që mbaheshin në shërbim të sulltanit. Do të thotë se ka qenë e njohur se Iskenderi ka qenë shqiptarë edhe në kohën kur ai ishte në oborrin e sulltanit, para se të kthehej në Krujë dhe qëndronte në krye të shqiptarëve. “...Kurse ata shqiptarët si shpendët grabitës, domosdo jënë nga natyra trima e guximtarë sa s’ka se ku të vejë më.
Faqe 127. Një nga shërbetorët e sulltanit arnauti Iskender, që kish qenë rritur që fëmi me të mirat e Padishahut që kish gëzuar gjithmonë kujdesin, shpirtmadhësinë dhe ledhatimin e pakufizuar, i shtyer nga lakmia që të bëhet mbret i Shqipërisë, bashkë më një grup intrigantësh u larguan nga selia e lumturisë. Si që shihet këtu autori na jep të dhëna direkte se vetë Iskenderi ka pretenduar se ka origjinën nga ajo tokë shqiptare dhe se ati i ka takuar që të kthehej atje dhe të bëhej mbret dhe udhëheqës i tyre.
7.Kemal Pasha Zade.*
Ka qenë i bitri një komandanti të njohur të sulltanit, Sulejman Celebi, i cili komandant ka marrë pjesë në pushtimin e Konstantinopolit. Edhe vepra e tij titullohet “Tevarih el Osman” (Historitë Osmane)
Për këtë autor shkruan edhe Sami Frasheri në Kamusul Al-lam, vl.V.
Në faqe 279, autori thotë se: “Në vendin e shqiptarëve doli në skenë një njeri prej një fisi të vjetër mbretërorë, një ngatrrestarë dhe turbullues i njohur me emrin, i biri i Juvanit, emri i të cilit ishte Iskender.
Faqe 280, tradhëtia e tij kriminale u ba e famshme kudo dhe të gjith në (Perëndorinë Osmae) e thirrnin me emrin tradhëtari arnaut Iskenderi.Ai shkoi dhe me lehtësi hyri në vilajetin e të atit të tij, i cili në vëndin e shqiptarëve njihet me emrin nahija e ashpër e tokave të Juvanit. Populli i atij vendi e pranoi dhe iu nënshtrua, duke thënë së ky është djali i sundimtarit tonë. Në këtë mënyrë pushtoi vendin e sipërpërmendur dhe u bë mbret i shqiptarçve.
8.Hoxha Sadedini*
Është një nga historianët më të dëgjuar osmanë i cili ka marrë pjesë edhe në punët shtetrore. Vepra e tij titullohet “Tacut-tevarih” (Kurora e historive) dhe më së shumti përmendet si Hoca tevarihi.
Ajo që neve na lë përshtypje është shkrimi i tij për Skenderbeun në faqe 351, ku thotë se: “Sundimtai shqiptar kishte një djalë të pashëm që quhej Iskender, figura trupore e të cilit të frymëzonte dashurinë, ndërsa fytyra e tij tërheqëse ishte shprehëse e bukurisë dhe e hirësisë së tij. Ai e dërgoi Iskenderin në kryeqytet për të konfirmuar nënshtrimin e tij ndaj sulltanit.
Është shumë interesant dhe rast shumë i rrallë që dikush nga autorët osmanë ta përshkruaj në këtë mënyrë pamjen fizike dhe bukurinë e Skënderbeut. Jo se ky autorë ka pasur ndonjë simpati por ai e ka thënë të vërtetën, pra ashtu si që është dukur Skënderbeu.
9.Ali Mustafa bin Ahmed.*
Ka shërbyer si sekretar i këshillit (Divan Katibi). Vepra e tij hsitorike titullohet “Kunhul Ahbar” (Bërthama e lajmeve)
Se Skënderbeu ishte me origjinë shqiptare, Ali e dokumenton në faqe 76 kur flet për Hamza Kastriotin dhe thotë se: Hamza beu ishte i nipi i Iskenderit të shqiptarëve.” Pra ai vërteton se Iskenderi ishte i shqiptarëve dhe jo i ndonjë kombi tjetër si që pretëndojnë disa nga të ashtuquajtur historianë serbë osë sllavomaqedonë. Në vazhdim Ali tregon se: “Nga prijësat e vjetër kokëfortë e inatci, me trupa divash, që ishin grumbulluar në disa kodra e vende të cuditshme, të pa depërtueshme....”
Në faqe 124 , Ali e përsërit edhe njiherë se Iskenderi ishte shqiptarë dhe thotë: “Një njeri i pa vlerë nga fisi shqiptar (arnaut) i quajtur me emrin tradhëtari Iskender, i cili pasi u rrit dhe edukua në oborrin e sulltanit, doli jasht dh mori rrugë të shtrembët..Ky djalë që ushqeu tradhëtinë dhe intrigën ishte i biri i njërit prej banditëve të famshëm të asaj popullsie të keqe. Këtu e ka fjalën se ai ishte i biri i sundimtarit të më hershëm të shqiptarëvem Gjon Kastriotit ku autorët osmanë e shënojnë si Juvan Kastrioti, ose principoatën e kastriotevr si “Juvan Ili” që do të thotë toka e Gjonit.
10.Solkzade*
Është njëri nga historianët osmanë të sh.XVII. Vepra e tij titullohet si “Fihrist Shahan” , por sot më së shumti njihet si “Tarihi Sollakzade” (Historia e Sollkazades)
Ai në faqe 43 përmend pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës, në faqe 168 e përshkruan pamjen fizike të Skenderbeut ku thotë se “....Pamja fizike e këtij njeriu të bukur të çlodhëte sytë, kurse fytyra e tij tërheqëse të jepte nje kënaqësi. Pastai më poshtë vazhdon ndryshe. Ai sojëkeq dhe fatëzi i harroi mirësitë e padishahut dhe i kthei shpinën atij. Kur ky lajm u muar vesht nga mbreti, ai dërgoi ushtri kundër tij dhe vendit të shqiptarëve, nën komandën e Isa Beut. Kryengritësi i lartëpërmendur nuk u kap dotë dhe një kohë të gjatë u fsheh nëpër male të egra të Shqipërisë.
11.Mynexhimbash*
Poashtu është historian i sh.XVII. Vepra e tij titullohet “Sahaful ahbar”, e botuar nga Nedim Ahmet, me titull “Mynexhimbashi Sahaful ahbar”, Istambull 1285 h.
Faqe 352 autori përsërit të dhënat që i përmendëm më lartë. Me siguri se ai gjatë shkrimit të hitorisë së ti është mbështët tek këto autorë. Ai përsërit se Iskenderi ishte i biri i Juvait, sundimtarit shqiptar dhe se ishte rritur në oborrin e sulltanit. Kishte qenë i emruar nga sulltani si zavendës i të atit në tokat shqiptare. Pastai e tradhëtoi sulltanin dhe iku në Shqipëri dhe ngriti krye.
Pra autorët sllavë që kanë shkruar, e disa të tjerë që edhe sot shkruajnë se Skenderbeu ishte me origjine sllave duhet ta kuptojnë se ai i hoqi nga krahu të gjitha gradat osmane dhe iku e shkoi në Shqipëri, ose shkoi dhe u ba mbret i Shqipërisë dhe i shqiptarëve e nuk thonë se iku dhe shkoi në Sërbi ose Bullgari që të bëhet mbret i tyre. Pra është e natyrshme që secili kthehet në tokën që e ka lindur dhe as-sesi në tokë të huaj. Vetë autorët osmanë e vërtetojnë se ai ishte nga gjaku i shqiptarëve dhe ishte i gatshëm ta derdhte atë gjakë për tokën shqiptare. (Fusnotat jene hiekur)
Ps
Dr.sc Ilmi Veliu, hulumtues dhe studjues i vetëm në Maqedoni për Periudhën e Skënderbeut. Zbulimet me te reja qe ka bere per Kalane e Svetigradit, Skënderbeun, Mojsi Golemin, i ka botuar dhe jënë pranuar nga Instituti i Historisë së Wienës dhe Instituti i Historise pran Universitetit te Shkupit.

*Burimet dhe Literatura

Idris Bitlisi, Hesht Bihisht, H. O. 16a-b.c.
Ibni Kemal, Tevarih el Osmaan, defter 7, S. Turaan, Ankara,1957, 275-278.

Ashik Pashazade, Tevarihi El Osmaan,
објавен од Ali Beg,, Istanbul, 1332, h. f. 133.
Kodza Husein “Bedail Veka” , 1328-1491, Istanbul, 4/2 1979,
Hodza Sadudin Efendi "Tadzut-Tevarihi” , 23 / 2-3, 1979,
Atta Beg, “Tarihi Atta” , 1980, 215-233.
Kivamii, Fetihnamei Sultan Mehmet, објавен од , Franz Babinger,
Neshrii, Cihaan Numaa, објавен од Feanz Taeschner, Leipsig 1951 – 167-174. Библиотека на Виена, H.O. 16, a-b-c, f. 261,
Oruc bin Adil, Tedrih el Osmaan, објавен од Franz Babinger, Die Fruhosmanischen Jahrbucher des Urudsch, Hanover 1925, f. 123.
Peter Schreiner, Die Byzantinischen Kleinchroniken,3,Teil,Teilubersetzungen,Addenda, Corigenda, Indices. Ëien 1979,pp.254.
Solak Zade, Fihrist sahaan, Istanbul, 1297-h. 229-231.
Sadediin, Tacut-tevdrih, Istanbull, 1279-h. 391-392.
Selami Pulaha, Skenderbeu ne burimet osmane, Konferenca e II e studimeve albanologjike, I Tirane 1969-45.
Selami Pulaha, Lufta shqiptaro-turke ne veprat e kronisteve dhe historianeve osmane te sh. XV-XVII, "Studime per Epoken e Skenderbeut" 3 Tirana 1989, 391-435.
Tursun Beg, Tarihi ebul Fethi,објавено во. Tarihi Osmaan eneumeni mermuasi, 1914-1916, nr. 26-38. f. 135.

Johan Won Hammer, Geschichte des osmanischen Reiches, gros sentheils aus bisher unabn utzten Handchriften und Archiven, Budapest , 1827.
Altosmanischen anonymen Chroniken, I. Teil. Breslau 1922. f. 73.
А. Маткоски & Ќ Аручи, Македонија и соседните области во Солак Заде, 1373-1633, Гини, 19-3,Скопје, 1975, 233-261.
Chalcocondylas, L. De origine et rebus gestis Turcarum, Libri Decem, Basiliae per loanem Oporium, 1556
Enveri, M. Halili, Istanbul, 1928, f. 85.
Franz Babinger, Die Fruhosmanischen Jahrbucher des Urudsch, Hanover 1925, f. 123.
Franz. Babinger, Die Geschichtschreiber der Osmanen und ihre Ëerke, Laipzig, 1927.
Franz. Babinger, Mehmed der Eroberer Und Seine Zeit, 1953 Munchen, pg.52-53.
Flamur Hadri, Skenderbeu, Gjurmime Albanologjike, nr. 15, 1986, 63-79.
Hasan Kaleshi, Cfar te dhenash japin kronikat osmane mbi lufterat shqiptaro turke te sh. XV,Simpozium per Skenderbeun, 1968, Prishtine 1969, f. 179.
Hopf, Chroniques Greco-Romanes, Berlin, 1873,f.273.
Kristo Frasheri, Gjergj Kastrioti ne pragun e kryengritjrs clirimtare te vitit 1443, “Studime historike” 1967- 4.
K. Frasheri, Trojet shqiptare ne sh. XV, Konferenca e Dyte Kombetare e Studimeve Albanologjike” I, Tirana, 1968.
Koco Bozhuri, Lufta shqiptaro turke ne veprat e historianeve bizantinas, ne sh. XV, “Studime per Epoken e Skenderbeut” 3 Tirana 1989, f.379-390.
K.Bozhuri & F. Liço, Burime tregimtare bizantine per Historine e Shqiperise, sh, X_XV, Tirana, 1975.
Lufta shqiptaro-turke në sh. XV, Burime Osmane, permbeledhur dhe perkethyar nga Selami Pulaha, Tiranë, 1968
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SKENDERBEU NE BURIMET OSMANE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TOLERANCA OSMANE DHE SHQIPTARËT
» Prizreni në burimet historike mesjetare
» Deri ku shtrihej Perandoria Osmane në Ballkan
» BURIMET E KENAQESISE (Poezi nga Arjol Lluka)
» Historia e Skenderbeut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: