Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, ... 9, 10, 11  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:22 pm

që u vunë në opozitë me Portën e Lartë, ishin, përveç Çelo Picarit, Zylyftar Podës, Mehmet Bej Vlorës dhe dy bij të Kurveleshit, Asllan Kuca, i biri i Ago Kucës nga Progonati dhe Veliko Jaçes, i biri i Jaçes Mahmutit nga Picari. Këta dy trima të Labërisë u morën qysh në fëmini nga Ali Pashë Tepelena dhe u rritën në oborrin e tij, ashtu siç u veprua dhe me Çelo Picarin në Janinë. Mehmet Reshit Pashës i kishte rënë në dorë dhe thirrja e udhëheqësit të përgjithshëm të kryengritjes greke, Dhimitër Ipsilantit, që u kishte dërguar më parë këtyre komandantëve shqiptarë si: Ago Vasjarit, Çelo Picarit, Myrto Çalit etj, për t’u rreshtuar në luftë të përbashkët kundër Turqisë. Porta e Lartë me gjithë titujt, që u kishte dhënë këtyre kordhëtarëve si Kapuçibashë të Dërgjahut (Roje Nderi të Portës së Lartë). Nuk mundi t’i bënte për vete. Çdo ditë vinin lajme të këqija nga Shqipëria. Administrimi i vendit kishte kaluar në duar të pushtuesve. Taksat ishin rënduar e shumëfishuar në kurriz të popullsisë të varfër fshatare shqiptare. Kordhëtarët shqiptarë si: Çelo Picari, Veliko Jaçe, Asllan e Kapllan Kuca, Belul Toto, Halil Frashëri etj. , ishin nga të parët, që i kthyen forcat e tyre në Shqipëri, në fillim me pretekst se Mehmet Reshit Pasha ishte i huaj dhe nuk respektonte privilegjet tradicionale të luftëtarëve shqiptarë në kohë lufte. Ja si e pasqyron gazeta ruse “ Sevjernaja Pçel “ e datës 11 gusht 1828.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:23 pm

“Nga fundi i muajit korrik 1828 me mijëra shqiptarë, që luftonin kundër grekëve braktisën frontin dhe iu drejtuan Shqipërisë e Jugut, duke rënë në konflikte të hapta me komandantët turq. Nga përleshjet midis forcave shqiptare dhe atyre turke, këta të fundit,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:23 pm

osmallinjtë, pësuan disfatë dhe nuk mundën të përmbanin shqiptarët të braktisnin fushën e luftës greke”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:24 pm


Përpjekjet në Kongresin e Beratit

Në rrethanat që ishin krerët shqiptarë opozitarë me Portën e Lartë më 7 nëntor 1828 do të organizonin Kongresin e madh të shqiptarëve ku do të dilte “ Lidhja e fuqishme shqiptare“. Kongresin e kryesoi një kryesi me Zylyftar Podën, Ismail Vlorën, Çelo Picarin, Shahin Delvinën, Tafil Buzin, Asllan Kucën, Veliko Jaçen. Sipas historianëve të huaj në këtë kongres u përfaqësuan shtatëmijë vetë. Midis të tjerave atje u vendos të mos i jepnin më ushtarë Turqisë, por të mendojnë për pavarësinë e tyre. Në atë kohë Porta e Lartë vendosi dënimin me vdekje të këtyre krerëve opozitare shqiptare, duke vrarë në fillim anëtarin e kryesisë së Kongresit Ismail Vlorën etj. Krerët e tjerë opozitarë të indinjuar për këto vrasje pas shpine u hodhën në kryengritje të hapët kundër perandorisë së madhe osmane. Trimi i pare, Asllan Kuca, në kye të gjashtëmijë luftëtarëve mori Thesalinë dhe u shpall sundimtari i saj. Sulltani i tronditur nga kjo ngjarje tejet e rendë efillim kërcënues për pushtetin e tij, që sillte “separatizmin” dhe impulsonte dhe të “pabindurit” e tjerë ndaj pushtetit të tij shpalli Asllanin “ Fermanlli “ ( jashtëligjit), ndërsa luftëtari tjetër i Labërisë Veliko Jaçe me dymbëdhjetëmijë trima kishin marrë Janinën dhe mbante të rrethuar në kala Valiun e ri të saj, Emin Pashën, të birin e Mehmet Reshit Pashës. Populli u ka kënduar këtyre trimave:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:24 pm

“ Asllan e Veliu dy ,
bobo ç’janë të këqinj,
veten e bëjnë beli,
luftojnë me një Vali
me një goxha Rumeli…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:24 pm

Historianët francezë e anglezë shpjegojnë për Veliko Jaçen ( djali i xhaxhait të Çelo Picarit ) se ai urdhëronte forca të shumta, ka qenë shumë trim, nuk e përfillte jetën dhe dinte t’u dilte punëve mbanë. Velikua gjithnjë përpiqej të shuante hasmëritë e vjetra. Për këtë qëllim dërgoi si peng në derën e Zylyftar Podës dy djemtë e tij të mitur. Asllani me Velikon, megjithëse të rinj, nuk janë vetëm luftëtarë të sprovuar në fushën e luftës, por edhe në atë politike dinë të qëndrojnë në këmbë, kur është puna për të mbrojtur interesat jetike të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:24 pm

Bashkimi si “ilaçi” për plagën

Rezultat mjaft produktiv dha bashkimi i forcave të Asllan Kucës me ato të Veliko Jaçes. Historianët e asaj kohe e përshkruajnë me hollësi arritjen e marrëveshjes midis këtyre dy trimave në një han në afërsi të Mecovës. Konkretisht historiani anglez David Urhuhart tregon se ka qenë atje gjatë bisedimeve dhe i ka parë me sytë e tij të dy krerëve shqiptarë që bisedonim me plot zjarr në gjuhën e tyre shqipe të veshur me kostume kombëtare dhe me shamitë e zeza të mbështjella në festet e tyre të bardha, që simbolizonin flamurin e kryengritjes kundër pushtuesit osmanlli. “Atje – vijon historiani, - Asllani me Velikon, mbas një diskutimi të zjarrtë, i shtrënguan dorën njëri – tjetrit dhe dolën të përqafuar nga hani para forcave të tyre të shumta, të cilat prisnin me padurim bashkimin e tyre. Gjatë kësaj kohe Shqipëria e Jugut ishte e çliruar nga luftëtarët kryengritës shqiptarë. Pushtuesve s’u gjendej as nami e as nishani. Trimat ditën të vlerësojnë gjendjen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:24 pm

ndërkombëtare. Para kësaj situate Mehmet Reshit Pasha, nën diktatin e Stambollit, organizoi masakrën më të madhe të manastirit dhe më vonë atë të Janinës për të likujduar udhëheqësit opozitarë shqiptarë. Kështu më 9 gusht 1830 ftoi në manastir krerët e autonomisë dhe kapedanët e fshatarësisë, të gjithë në opozitën me Portën e Lartë, gjoja për të plotësuar të gjitha kërkesat e tyre lidhur me privilegjet e vjetra. Serasqeri ( në atë kohë titulluar Vezir i madh) prekte në ftesën e bërë edhe çështjen e rekrutimit ushatarak për të bashkëbiseduar me këta krerë opozitarë. Një pjesë e feudalëve autonomistë dhe një pjesë e kapedanëve të fshatarësisë, në kundërshtim me vullnetin e krerëve të tjerë opozitarë, duke patur besim të tepruar në forcat e shumta të tyre që do t’i shoqëronin e pranuan ftesën e dhelprës Mehmet Reshid Pashës dhe shkuan në manastir. Midis atyre që shkuan ishin Asllan Kuca nga Progonati, Veliko Jaçe, Karafil Sinani, Abas Thana nga Picari. Ata që kundërshtuan dhe nuk shkuan ishin: Zylyftar Poda, Çelo Picari, Tafil Buzi, Hodo Nivica, Abdyl Koka etj., të bindur se do të ishte një kurth nga Veziri i madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:25 pm


Tradhtia ( Pabesia )

Për t’u garantuar Asllani me Velikon zgjodhën luftëtarët më të mirë me trima nga ushtria shumëmijëshe. Mehmet Pasha për t’u siguruar, dy lega rreth manastirit, kishte vendosur trupa të rregullat ushtarake, gjoja se do t’u priste hovin ushtarëve ( sipas tij ) që i dezertonin çdo ditë. Më 9 gusht 1830 për nder të krerëve shqiptarë Pashai kishte shtruar një drekë dhe kishte organizuar një paradë ushtarake që do të zhvillohej pasdreke në hipodromin “ Anllar Yni “. Forcat shqiptare nën kryesinë e Asllan Kucës dhe Veliko Jaçes po ecnin nën ushtrimet ushtarake të Vezirit. Sipas historianit francez Evzhen Ruzhad Asllan Kucën e pushtoi dyshimi dhe menjëherë kapi frerin e kalit të Velikos dhe i drejtohet me gjuhën energjike të orientit ( në gjuhën shqipe):
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:25 pm

- Na e hodhën!
Veliko Jaçja me buzëqeshje i përgjigjet:
- Kjo pritje është një rregull i zakonshëm për të nderuar njerëzit. Do të turpërohemi po të zbrapsemi …
Kur u gjendën përballë ushtarëve turq jepet urdhër zjarri. Shumë nga luftëtarët shqiptarë ranë me breshëritë e para. Trimi i madh Veliko Jaçe u vra në vend. Kjo kasaphanë e përgjakshme do të pasqyrohej nga folklori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:25 pm

Veliko Veli ku je,
të ra tabori në dhe,
dot komandë nuk u dhe,
të mbet ati me lele,
koka jote në hegbe.
- Afërim, o trim, të thanë,
që s’turpërove babanë,
Jaçen me Çelo Picarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:25 pm

Sikur i shpëtuan atij atentati Asllan Kuca me kalin e plagosur dhe trimat picariotë Abas Thana e Karafil Sinani, por komandanti i paradës Ibrahim Pasha me suitën e tij i arriti. Pas një luftimi tepër të ashpër trup më trup me sejmenët e Pashës u vranë më në fund edhe luftëtarët e paepur: Asllan Kuca, Abas Thana, e Karafil Sinani. I shkruar nga historianët manastiri ngeli si një legjendë nga pabesia e osmanllinjve. Historiani anglez M. Valentin Kirolit thoshte: - Mehmet Reshit Pasha i ftoi krerët shqiptarë për të festuar amnistinë e shpallur nga Sulltani. Kur këta krerë u larguan nga tenda e Vezirit dy batalione ushtarësh ishin rreshtuar aty për nderimet ushtarake, në vend të jepej urdhri “Për nder armë”, Veziri me gojën e tij dha urdhër: “ Zjarr “ . Në pak çaste lëndina u mbush me kufoma të mbytura në gjak, me gjakun më të mirë dhe më fisnik të Shqipërisë. Shqiptarët, me të drejtë e quajtën ( the field of trechery ), fusha e tradhëtisë. Kudo, gjatë gjithë historisë, e kanë ndjekur shqiptarin pritat e çndershme ( gackat e tradhëtisë). Indipendenca shqiptare u shtri përdhe, por ajo u ngrit përsëri nga nxitjet fermentonjëse të ngjarjeve të fundit. Rapsodi popullor e pasqyron pabesinë në këtë mënyrë poetikisht dhe me vlera të mëdha historike:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:25 pm

“ Asllan Beu me Veli Benë,
në Manastir van’ e mbenë,
Veziri bëri gostinë,
ftoi Asllan e Velinë …
Kush t’i mori të shkretat armë,
pisqollat e jataganë,
dhe atë dyfek të larmë,…
kush ta zhveshi fermelenë,
edhe kokën ta prenë,
kurmi të mbet në bitolje,
kokën ta mori Stambolli,
Abaz Thanë Luleja.
Trim si Asllan Kucija,
Vëlla, o derëzeza,
Sadrazemi ç’i gënjeu,
në manastir seç i preu. “
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:26 pm

Në një raport që Veziri i madh i drejtonte Portës së Lartë më 23 shtator 1830, pasi fliste gjerësisht për vrasjen e Asllan Kucës dhe Veliko Jaçes, ndërmjet të tjerave shkruante: “Sikurse e kam thënë edhe herë të tjera, ky popull i mallkuar nuk mund të krahasohet në burrëri dhe trimëri me asnjë popull tjetër. Kur shohin se mbi ta bie një peshë e madhe, janë aq vetmohues sa asnjë komb tjetër. Pra janë një komb luftëtar… Futja e tyre në zap dhe nën nizam është konsideruar nga të gjithë si çështje jo vetëm e vështirë, por edhe e pamundur… “.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:26 pm

Tradhtia e tyre

Në të njëjtën kohë që ndodhi masakra e manastirit, Emin Pashai, djali i Serasqerit Mehmet Reshid Pashait, masakroi me të njëjtat dredhi në Janinë krerë të tjerë opozitarë shqiptarë nga të cilët mundi të shpëtonte vetëm Kapllan Kuca, vëllai i Asllan Kucës. Zjarri që ishte ndezur nuk donte ujë por benzenë. Donte benzinë, pasi gjithë ata trima, që humbën jetën u duhej marrë hak, një zakon- traditë i shqiptarit. Në përgjigje të atyre masakrave Çelo Picari e Kapllan Kuca me shokë, që i shpëtuan atij kurthi, dogjën pjesën qëndrore të Janinës, ku banonin funksionarët e lartë turq dhe ku u vranë shumë besnikë të Emin Pashës. Çelua, gjatë rrugës së atij aksioni, kapi Tartarin, korrierin e Vezirit të madh, që shpinte në kryeqytetin e Turqisë kokat e prera të Veliko Jaçes e Asllan Kucës me një shumë të hollash (piastra). Çelua ia rrëmbeu kokat e prera të dy luftëtarëve sëbashku me të hollat dhe në vend të tyre vuri kokën e prerë të korrierit turk, ndërsa kokat e prera të Abas Thanës dhe Karafil Sinanit ai nuk i hodhi dot në dorë. Ato arritën në Stamboll dhe u ekspozuan në Ibret Tashë të At Mejdanit. Trimëria e këtij rasti të Çelos shprehet:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:26 pm

“ Çelo, të pimë dollinë,
Tartarit ç’ia bëre mirë,
kokën nga kurmi ia çitnë,
në Hejbe i vijnë të tij…,
Çelua ynë me mustaqe
mori hak e zbardhi faqe… “
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:26 pm

Sipas traditave nënat e Kurveleshit u kënduan trimave, që u shpunë kokat e prera.
O Asllan, o Veli,
ç’ju qan nëna në shtëpi,
o të zestë djemtë e mi,
ç’ju erdhën kokët në sini,
o Asllan i ndritur,
njërin sy të qitur,
me narbi goditur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:26 pm

Ky akt i Çelo Picarit është një akt jo vetëm hakmarrës, por edhe trimëror, pasi duke patur cilësi të tilla burrërore si dhe duke studiuar taktikën e armikut e goditi atë në pikën më të dobët, duke përdorur kurthin dhe duke shfrytëzuar kënaqësinë që kishte shkaktuar “dredhia” e ndërmarrë ndaj prijsave shqiptarë, të sakrifikuar n ëkëtë dredhi osmane. Me plot të drejtë përjetësimi në këngë i këtij akti dhe “ditirambi folklorik i cilësive të Çelo Picarit është bërë më një natyralitet fisnikëror dhe evidentues për kohët.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:26 pm

Revoltat dhe protestat e Kurveleshit

Në Kurvelesh filluan trazirat. Jo vetëm në Kurvelesh, por në gjithë Shqipërinë e Jugut. Kundër kryengritësve Valiu i Janinës kishte vënë në lëvizje një pjesë të bejlerëve turkomanë të Delvinës, të cilët duke mbrojtur dhe duke u vendosur në shërbesë të pushtetit osman, mbronin fanatikisht pronat e tyre. Këta renegatë të vendit orvateshin t’i kthenin përsëri në fshatrat e tyre kurveleshasit e varfër, që kishin zbritur për arsye ekonomike në tokat pjellore të Delvinës. Por këto vegla qorre të Emin Pashës morën një mësim të mirë nga kapedani i Kurveleshit Çelo Picari:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:27 pm

“ Ra Çelua në Delvinë,
bejlerët nuk e prinë,
ikën morën arratinë,…
dolën gratë e ulërijnë:
“Çelo të bëjmë rixhanë,
mos të vriten burrat tanë…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:27 pm

Pra përsëri në këtë akt historik shihet përsëri në krye të kësaj mbrojtjeje apo mburoje kapedani Çelo Picari. Ky është një rast apo akt tjetër evident dhe i marrë e dhënë në kohë kundërvepruese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:28 pm

Trazirat e vitit 1833 filluan në Tepelenë duke u përhapur në tërë Kurveleshin. Për të shtypur revoltën dhe për të kapur shkaktarët e saj Emin Pasha, Valiu i Janinës, dërgoi një ekspeditë me dy emisarë të lartë osmanllinj, Hasan Beun dhe Tasim Gendinë. Krerët e kryengritjes Tafil Buzi, Çelo Picari, Zenel Gjoleka etj., dërguan dy nga luftëtarët e tyre në Gjirokastër, të cilët i vranë të dy emisarët e lartë turq së bashku me shoqëruesit e tyre në një hotel të qytetit. Kjo vrasje alarmoi jo vetëm Janinën, po edhe Portën e Lartë, duke ngritur në një lartësi të madhe kundërveprimin e duke dërguar kështu forca të shumta në drejtim të Gjirokastrës. Në këtë kontekst alarmues e tërë Labëria ngrihet në këmbë nën udhëheqjen e Çelo Picarit e Zenel Gjolekës nga Kuçi, Çobo Mustafait nga Golemi, Hodo Aliut e Balil Neshos nga Nivica. Qendra e mbledhjeve(kryesuesve) që drejtonin kryengritjen u bë Picari, I cili pa dyshim këtë vëmendje e fitoi si rrjedhojë e të qenurit të Kapedanit nga ky fshat tashme me efekte në lëvizjet kryengritëse të Shqipërisë së Jugut. Rreth fshatrave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:28 pm

Vllaho Goranxi, Peshkëpi, Kserovata dhe Guver u zhvillua një betejë e madhe. Forcat që drejtonte Çelua ishin vendosur në Kakavi dhe Vllaho Goranxi. Në atë betejë dallohen për trimëri të rrallë Levend Picari, Demçe Imua etj. Rapsodi lab e përshkon këtë betejë me vargjet e mëposhtme:
“ U derdh gjaku, porsi lumë,
u sos stëralli dhe baruti,
edhe pallat u këputën, …
Kush lufton sipër në majë,
Çelo Mehmeti me pallë,
bashkë me Levend Picarë ….etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:28 pm

Kurthi i realizuar me mjeshtëri nga Çelo Picari ndaj bëri armikut osman i “tërboi” më shumë Elmas Latifin, Mane Beqirin etj. Zunë pikat më kyçe dhe më dominante. Për t’i futur turqit në kurth Çelua dërgoi në fillim kundër forcave të Valiut të Janinës kordhëtarin Demçe Imo ( Picari ) në krye të një pakice trimash nga fshati Kolonjë e Kurveleshit. Hordhitë e Emin Pashës të gënjyera nga numri i vogël luftëtarëve të Demçe Imos i ndoqën këmba – këmbës këto forca, të cilat filluan të tërhiqeshin drejt vendit, ku ndodheshin të fshehura forcat kryesore labe dhe mallakastriote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 3:29 pm

“ T’i qëlloni halldupët, djema, “ – u tha Çelo Picari, – sipas zakonit të shqiptarit, vetëm kur t’u shikoni të bardhën e syrit! ( Kur t’u afroheni mirë ). Çelua e Tafili dhanë komandën “Zjarr!”, kryengritësit u vranë në befasi, osmanllinjtë nuk orientoheshin dot. Ata kishin me vete dhe një bej, renegat shqiptar, i cili, për të shpëtuar turqit, u përpoq me forcat e tij t’u binte pas shpine kryengritësve, por luftëtarët e Çelos ekuptuan shumë shpejt këtë dredshi, e kapën këtë tradhëtar dhe ia sollën të gjallë udhëheqësit të tyre. Vetë Çelua me dorën e tij ia këputi kokën. Osmanllinjtë, duke shtuar forcat në vijën e luftimeve nga krahu i Palopogonit dhe zunë fshatin Guver. Atje vrapuan luftëtarët e Golemit dhe të Kurveleshit me në krye kapedan Çobo Mustafanë. Ja si përshkruhet trimëria e Çobo Golemit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 11Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, ... 9, 10, 11  Next
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA - LETËRSI - "PEGASI" - "PEGASIADA"
» GJIROKASTRA- LETËRSI- "PEGASI" INTERVISTË
» GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" PARADOKSIZMI LETRAR
» GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ"
» LETERSI GJIROKASTRA "PEGASI" PETRO DUDI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: