Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 EmptyFri Sep 10, 2010 4:22 pm

...
Në shkurt të vitit 1878, kur bandat greke zbarkuan në Lëkurës të Sarandës, të tre djemtë e Çelo Picarit luftuan me trimëri kundra pushtuesve, derisa ata u larguan nga trojet shqiptare.
Në fillim të qershorit të vitit 1880, Çelo Picari ndahet nga jeta. Të tre djemtë e morën nga Athina trupin e tij dhe e varrosën në Janinë në xhaminë e NAMASGJAHUT. Pas shumë vitesh kjo xhami prishet se në vendin e saj u ngritën godinat e Ministrisë së Drejtëisë dhe eshtrat e Çelos u rivarrosën në xhaminë e Asllan Pashës në Kala.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 EmptyFri Sep 10, 2010 4:22 pm

Të afërmit e Çelo Picarit kanë banuar në Janinë, në lagjen “Dederuç”. Nga trungu i Salihesë, motrës së Çelo Picarit, që u martua në Fushëbardhë, të moshuarit tregojnë se rrjedh edhe Adil Çarçani, ish Kryeministër i Shqipërisë për shumë vite. Djali i Çelos, Shahini, ishte martuar me një vajzë arvanitase nga qyteti i Menidhit. Në 23 korrik të vitit 1880 Lidhja e Prizrenit mbledh anëtarët e degës në Gjirokastër dhe Avdyl Frashëri, në fillim të mbledhjes, kujtoi me respekt Çelo Picarin, që ishte ndarë nga jeta para dy muajsh. Në këtë mbledhje Iliazi, djali i Çelo Picarit, deklaroi se kishte me vete 1000 luftëtarë (Libri i Mexhit Kokalarit “Trimat e Kryengritjes shqiptare” faqe 276).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 EmptyFri Sep 10, 2010 4:22 pm

Në pllakën e varrit të Çelo Picarit shkruhej: “O vizitor, mos u trëmb nga vdekja, bota është e guximtarëve, e atyre që luftojnë për vatan”.
Tre djemtë e Çelos ishin mbështetës të denjë të atij: Rustemi ishte zgjedhur në kryesinë e Lidhjes së Prizrenit, Dega e Janinës, ndërsa Iljazi ishte në kryesinë e Degës së Gjirokastrës (Trimat e Kryengritjes shqiptare faqe 274).
Të tre djemtë e Çelo Picarit ndoqën rrugën luftarake të tij dhe mbetën miq besnikë të patriotit të shquar, Avdyl Frashërit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 EmptyFri Sep 10, 2010 4:23 pm

Çelua ndërtoi në Koronë, lagjen e Picarit, dy mullinj: njërin në burimet e kreut të Gurrës dhe tjetrin afër fshatit Humelicë, duke shfrytëzuar ujin e Gurrës së Picarit. Në juglindje të fshatit Shtëpëz ndërtoi një Han të madh dhe një urë, e cila lidhte këtë fshat me Hundkuqin, Tërbuqin dhe Labovën e Zhapës. Ai, në fshatin Hundkuq, ndërtoi një shtëpi të madhe dykatshe që populli e quante Saraj. Sot në truallin e këtij Saraji ka ndërtuar shtëpinë Vasil Qirjazi, i cili krenohet që banon në truallin e një luftëtari të madh, të nderuar dhe të respektuar.
Kënga popullore thotë, midis të të tjerash:
Tre çifliqe dhe hani në udhë
dhe mulliri i madh në Gurrë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 EmptyFri Sep 10, 2010 4:23 pm

Çelo Picarin, kur luftonte në këtë territor kundra forcave turke, e mbështetnin, jo vetëm banorët e Kurveleshit dhe Labërisë, por edhe banorët e krahinës së Lunxhërisë. Sot, megjithëse kanë kaluar shumë vjet, nga data e vdekjes së Çelo Picarit, akoma banorët e Picarit si pika orientimi përdorin toponimet:
Çelo Stepa, Çelo Kone, Bishti i Kalldrëmit, Hani i Subashit, Sarajet e Çelos, Buza e Sefer Agait, Buçi i topave të Çelos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 EmptyFri Sep 10, 2010 4:23 pm

Çelo Picari, për sakrificat e mëdha që kishte bërë gjatë betejave të zhvilluara me turqit, kishte fituar dashurinë dhe respektin e banorëve të Kurveleshit, Labërisë e më gjerë dhe kjo vërtetohet historikisht me disa fakte kokëfortë:
Në shenjë respekti për mëmën që lindi dhe rriti Çelo Picarin thoshnin se duhet Xhiko të bëjë Çelo.
Nuset e reja vëllezërit e burrit i thërrisnin [elo Agai dhe motrat e burrit Xhiko kunata.
Shumë familje djemve, që lindnin, u vendosnin emrin Çelo dhe dëshironin që të bëhej luftëtar trim si Çelo Picari.
Nga trungu i Çelos gjatë dekadave kanë dalë njerëz të kontributit atdhetar:
Nga trungu i motrës së tij, Salihesë doli Adil Çarçani.
Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare luftoi me heroizëm pioneri Çelo Nazif Sinani, i cili dha jetën për liri dhe demokraci dhe iu dha titulli më i lartë “HERO I POPULLIT”.
Gjatë trazirave, që ndodhën në Shqipëri në vititn 1997, në Qeverinë e Stabilitetit u emërua dhe Belul Çelua, si Ministër i Punëve të Brendshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 EmptyFri Sep 10, 2010 4:24 pm

Figurën e ndritur të Çelo Picarit janë mundur ta errësojnë sadopak Gavril Meksi, por nuk ia arriti qëllimit ogurzi, ky kapiten i ushtrisë greke, i cili, në vitin 1914, u vendos në krye të bandave greke dhe dogji e shkatërroi shumë fshatra të Kurveleshit dhe të Labërisë.
Në Fier nga trungu i Çelo Picarit banonte dhe Xhevdet Çelo Picari, i cili i ka dhuruar muzeut të Rilindsave në Gjirokastër orën e tavolinës së Çelo Picarit.
Në letrën që i dërgoi Muzeut, Xhevdet Çelo Picari, midis të tjerash shkruante: “.. Kjo orë e tij le t’u shërbejë brezave për të kujtuar me mirënjohje dhe respekt emrin e trimit Çelo Picari, mbi të cilin armiqtë dhe sidomos propaganda shoveniste greke u mundua t’i hidhte baltë e ta injoronte. Po në kohën e Partisë, në vitet e pushtetit popullor, balli i tij del në dritë i larë dhe i
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 EmptyFri Sep 10, 2010 4:24 pm

nderuar...”.

Në vitin 1906 në Picar lindi Shefqet Peçi, i cili, duke dëgjuar dhe kënduar këngët që i ishin thurur Çelo Picarit, u frymëzua dhe u bë një luftëtar i talentuar, poet popullor. Pushteti popullor i atëhershëm i dha Shefqet Peçit, birit të Picarit titullin më të lartë “HERO I POPULLIT”. Kanë të drejtë picariotët të kujtojnë me respekt Çelo Picarin dhe të thonë entuziaztë: “Jemi nga Picari i Çelo Picarit”. Një krenari e ligjshme dhe e natyrshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 EmptyFri Sep 10, 2010 4:24 pm

Mete Peçi ka lindur në Picar të Gjirokastrës në vitin 1951. Arsimin shtatëvjeçar e përfundoi në fshatin e tij të lindjes. Mandej vijoi studimet e mesme në shkollën bujqësore Picar, Gjirokastër. Ushtroi profesionin e tij në Picar dhe në vitin 1979 u inkuadrua në repartet e ushtrisë.
Qysh në moshë të vogël iu shfaq pasioni i të shkruarit. Hërë pas herë botoi organe të shtypit qendror e lokal si dhe në shtypin ushtarak.
Pas ndryshimeve demokratike Mete Peçi shpërthen në botimin e disa librave si: “ Letër poetike Njerëzve” vëllim poetik, Toena 1999, “Puthje në mermer”vëllim poetik 2000, Toena, dhe “Çiltër” vëllim me skica, tregime, 2004 “Marin Barleti” Tiranë.
Libri monografik për Çelo Picarin “Bota është e guximtarëve” është libri i tij i katërt.
Metja eksploron historinë e vendlindjes me mjaft seriozitet. Ai që nga viti 2001 ka qenë i emigruar në Kretë (Greqi) ku thelloi procesin e njohjes dhe u njoh me botën e qytetëruar . Në Greqi ka marrë pjesë aktive me shkrimet e tij objekt për emigracionin dhe jetën në Kretë në gazetat shqip që dalin në Athinë, por pa reshtur edhe kontaktet me shtypin qendror në Shqipëri.
Tashmë është kthyer në Shqipëri, në Tiranë. Po përgatit një libër të ri nga jeta dhe e peripecitë në emigracion.
Është anëtar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania që nga viti 1999.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"   GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve"
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 11Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA - LETËRSI - "PEGASI" - "PEGASIADA"
» GJIROKASTRA- LETËRSI- "PEGASI" INTERVISTË
» GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" PARADOKSIZMI LETRAR
» GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ"
» LETERSI GJIROKASTRA "PEGASI" PETRO DUDI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: