Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJ. Fishta: “Sod ka Shqypni, por shqyptarë të vërtetë kà pak

Shko poshtë 
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

GJ. Fishta: “Sod ka Shqypni, por shqyptarë të vërtetë kà pak Empty
MesazhTitulli: GJ. Fishta: “Sod ka Shqypni, por shqyptarë të vërtetë kà pak   GJ. Fishta: “Sod ka Shqypni, por shqyptarë të vërtetë kà pak EmptyFri May 06, 2011 1:36 am

K’ta shqyptartë janë shqyptarë vetëm kah fisi, si me thanë, se janë shqyptarë qi perbâjn popullin shqyptàr, e jo asì shqyptarësh qi përbâjn shtetin. Per me kênë Shqypnija shtet, nuk âsht qi Shqyptari të jét shqyptar vetem me fis - me trup; por duhet qi të jét shqyptár me shpírt: así shqyptari, qi të perbajë kombin e jo vetëm popullin) - Gjergj Fishta

Këto thënie të atdhetarit të madh Gjergj Fishta sikur ndër shqiptarët duhet të shërbejnë si maksimë e gjithhershme për të rikujtuar se ata sado që kanë dy shtete dhe kanë kapacitete të mjaftueshme njerëzore e intelektuale, për fat të keq një pjesë e vogël e tyre ishte, por dhe është në shërbim të dinjitetshëm të kauzës së vërtet shtetërore dhe kombëtare.

Pas gjithë katrahurave jo shumë kohë larg që kishin përjetuar shqiptarët si komb, për fatin e tyre po përjetojnë ende një krizë të përgjithshme dhe kurrsesi të marrin veten, të përjetojnë një katarsis shpirtëror dhe të çlirohen përgjithmonë nga krizat dhe situatat e depresionit kolektiv në mënyrë që të jetojnë në konditat normale sikur popujt tjerë të botës.

Nuk ka dyshim se për këtë gjendje krize ndërshqiptare kanë ndikuar edhe shumë faktorë të jashtëm, por nuk mund të mohohet dialektika, e cila përkufizon se kontradiktat e brendshme janë shtytësit kryesor të lëvizjeve të jashtme. Andaj, ky parim dialektik shoqëror në dy shtetet shqiptare, por edhe në tërësinë e saj po has në vështirësi të theksuara. Në radhë të parë, kjo po bëhet për meritë të elitave udhëheqëse politike dhe intelektuale, të cilat për shkak të sëkëlldisë, interesave të ngushta personale, familjare, krahinore, veseve dhe egoizmave të ndryshëm shpirtërore që kanë, duke mos u shqetësuar aspak për fatin e përgjithshëm shoqëror e kombëtar.

Tashmë, si të shpjegohet gjendja e tensionuar politike në Shqipëri në prag të fushatës zgjedhore të 8 Majit 2011, me ç’rast elitat politike si në pozitë dhe opozitë kanë ndezur motorët destabilizues të këtij vendi.

Nga fushata e deritanishme e grupeve të ndryshme të interesit nuk shkohet më larg se pikësynimi i realizimit të interesave të ngushta të tyre, gjithnjë në dëm të atij shoqëror dhe kombëtar. Grupimet politike të këtij vendi në vend të konkurrencës së mirëfilltë demokratike dhe luftës së tyre për sa më shumë projekte në dobi të qytetarit, shoqërisë dhe shtetit nuk po mund të dalin nga njëmendësia partiake dhe lëvozhga e interesave personale.

Përkundër disa përmirësime të vogla kjo fushatë do të ketë karakterin e njëjtë sikur të fushatave tjera, sepse po këto elita politike nuk po lejojnë më shumë se projektet e tyre të ngushta individuale dhe grupore. Andaj, edhe më 8 Maj do të kemi një riciklim të gjendjes së mëparshme politike, kur këto grupime politike sërish do të kontestojnë këto zgjedhje dhe nuk do të njohin rezultatin e tyre përfundimtar edhe kriza do të vazhdojë në pafundësi. Kjo lojë në këtë vend do të jetë e gjithmonshme, sepse përgjegjësit janë grupet e tyre politike dhe intelektuale, por edhe kriza e gjithëmbarshme apatike që e ka përfshirë shoqërinë shqiptare.

Jo vetëm në Shqipëri, për fat të keq kjo krizë është duke e përcjellë edhe shtetin e Kosovës, i cili kurrsesi të lëviz në drejtim më të shpejtuar të zhvillimit të tij demokratik, ekonomik dhe shoqëror. Problemet e tij janë të shumëllojta dhe të grumbulluara për një kohë të gjatë historike.

Hiç më mirë nuk mund të thuhet as për shqiptarët në trojet e tyre etnike si, në Maqedoninë shqiptare, Luginë të Preshevës, apo në Malësinë e Madhe, të cilët janë duke u sjellë në rrethin vicioz dhe nuk janë duke i prirë proceseve zhvilluese për të cilat ka nevojë popullsia e tyre.

Politika e strucit dhe mosbërjes asgjë të këtyre elitave udhëheqëse shqiptare është shndërruar në standard jetësor. Kjo politikë duhet të zhbëhet sa më shpejt, sepse çmimi i saj veç më është duke u paguar. Politika e re është shansi i ri për nxjerrjen e shqiptarëve nga kriza e përgjithshme dhe depresioni kolektiv, në të cilën kanë rënë, si nga faktori i jashtëm, por në masë të madhe edhe nga ai i brendshëm dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë në një të ardhme jo të largët.




Fehmi Ramadani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJ. Fishta: “Sod ka Shqypni, por shqyptarë të vërtetë kà pak
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» At GJergj Fishta veprimtaria e tij
» GJergj Fishta .Lahuta e Malcise.
» Le ta dine tere bota mbare se Fishta me nuk a shqiptar,pse?
» Heh me te vertete qesharake
» E PA BESUESHME POR E VËRTETË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: