Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 UDHET E KOMBIT Nr. 26 SHKURT (1) ViTI I TRETE I BOTIMIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT   Nr. 26 SHKURT  (1) ViTI I TRETE I BOTIMIT Empty
MesazhTitulli: UDHET E KOMBIT Nr. 26 SHKURT (1) ViTI I TRETE I BOTIMIT   UDHET E KOMBIT   Nr. 26 SHKURT  (1) ViTI I TRETE I BOTIMIT EmptyFri Feb 24, 2012 4:21 pm


Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër
Nr. 26 (2) Viti III i botimit

SHKURT 2012 ÇMIMI 20 LEKE

“If you want peace in Europe solve the Balkan case, If you want peace in Balkan solve the Albanian case.”
Zbigniew Brezinski


David Cohen, ambasadori i Izraelit, inicon trajnime pa pagesë në disa specialitete për shqiptarët
David Cohen, ambasadori i Izraelit për Ballkanin, me seli në Tiranë, përmes përfaqësuesit zyrtar të biznesit izraelit në jugun shqiptar, Marenglen Koçiu, jep një shans të ri për trajnime, kualifikime e specializime master falas në disa fusha, si: agrokulturë, rend, ekonomi, blegtori etj. Ne kete numer gjeni detaje rreth aplikimeve ne specializime per kontroll droge sipas modelit izraelit, workshop per grate sipermarrese etj. Fq. 2



Magjia e
Qafës së Pazarit

Përshkrim Nga K. STOJA F. 5, 6, 7

Në brendësi:
Kryeministri Berisha, mbështet qëndrimin e qeverisë së Kosovës ndaj referendumit të paligjshëm të serbëve
Personalitete botërore, mesazhe në 4-vjetorin e Kosovës së Pavarur.

Gjeneral Telini, italiani i flijuar për kufijtë shqiptarë në Kakavijë.
One hundred USA . Poezi nga Xh.Luca
Peticion i LZHK Qarku Gjirokastër, drejtuar diplomacisë botërore për Ramush Hajradinaj.
David Cohen, ambasadori i Izraelit, inicon trajnime pa pagesë në disa specialitete për shqiptarët

David Cohen, ambasadori i Izraelit për Ballka-nin, me seli në Tiranë, përmes përfaqësuesit zyrtar të biznesit izraelit në jugun shqiptar, Marenglen Koçiu, jep një shans të ri për trajnime, kualifikime e specializime master falas në disa fusha, si: agrokulturë, rend, ekonomi, blegtori etj.
Ne kete numer gjeni detaje rreth aplikimeve ne specializime per kontroll droge sipas modelit izraelit, workshop per grate sipermarrese etj. Ato organizohen nga Qendra Ndërkombëtare e Trajni-mit Ofri – MASHAV Autoriteti izraelit antidrogës.
Do te kete ture studimi profesional, bursa te plota, vizita te ndryshme profesionale, aktivitete sociale dhe ekskursione, do te stimulohen sipërmarrjet e vogla, sidomos ato qe drejtohen prej grave, ne kuader te bashkëpunimit me UNECE – Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën.
MCTC ka ndarë eksperiencën izraelite me pjesëmarrësit nga gjithë bota dhe ka bashkëpunuar me sukses në trajnimin sipërmarrës në krijimin e qendrave të mbështetjes së biznesit në vendet e pjesëtarëve të mëparshëm.
Te gjitha detajet e nevojshme I kini te opublikuara ne kete dyfaqesh te gazetss “Udhet e Kombit”.


Qendra Ndërkombëtare e
Trajnimit Ofri – MASHAV
Autoriteti izraelit antidrogës

Një strategji gjithëpërfshirëse e kontrollit të drogës- modeli izraelit
25 Qershor – 19 Korrik 2012

Informacion I rëndësishëm për
kandidatët e mundshëm:

Kohëzgjatja dhe vendodhja
25 Qershor – 19 Korrik, 2012

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit ‘Aharon Ofri’ pranë hotelit ‘Ramat Rachel’, me vendndodhje në rrethinat e Jeruzalemit.

Ture studime profesionale
Vizita të ndryshme profesionale do të organizohen gjatë wokrshopit, sikurse: vizita në qendrat e rehabilitimit; vizita në burgjet me programe trajtimi; pjesëmarrje në punë me komunitetin në vendbanime të ndryshme.

Çertifikatë
Një çertifikatë studimesh do t’u ofrohet të gjithë pjesëmarrrësve të cilët kanë ndjekur orët regullisht dhe kanë plotësuar të gjitha obligacionet e tyre.

Bursat
Bursa të plota do të jepen për të gjithë pjesëmarrësit duke përfshirë: akomodim I plotë, trajnim, ëorkshope, vizita profesionale, aktivitete shoqërore dhe ekskursion, transport dhe sigurim shë-ndetsor (nuk përfshihet kujdesi dental, syzat dhe sëmundjet kronike). Fluturimet nuk përfshihen.

Popullsia e planifikuar
Kursi do të ketë qëllim stafin profesional që punon në fushën e drogërave nga vendet në zhvillim nga e gjithë bota. Secili vend do të dërgojë një një staf prej 3 profesionistësh nga një prej fushave të mëposhtme: parandalim, trajtim, zbatimi I ligjit.

Aktivitetet sociale dhe ekskursionet
Ekskursionet në Vendet e shenjta si dhe në sitet me interest ë përgjithshëm dhe historic do të organizohen. Gjatë ëorkshopit aktivitete socio-kulturore do të organizohen.

Akomodimi
Pjesëmarrësit në seminar do të qëndrojnë në hotelin Ramat Rachel, dy pjesëmarrës në secilën dhomë

Pasaporta dhe Vizat
Sigurohuni që pasaporta tuaj të jetë e vlefshme për qëndrimin tuaj në Izrael. Për marrjen e një vize, jeni të lutur të kontaktoni autoritetet izraelite në vendin tuaj.
Përmbajtja e kursit
Struktura , qëllimet dhe strategjite e IADA (Autoriteti Izraelit i antidrogës) Programet, qasjet, teoritë dhe politikat e parandalimit.
Programet dhe politikat e rehabilitimit dhe trajtimit
Zhvillimi i komunitetit
Metodat e survejimit dhe vlerësimit
Trajnim i burimeve njerëzore

Workshop Ndërkombëtar mbi
Sistemet Mbështetëse për gratë Sipërmarrëse në
Europën Juglindore
23 prill – 10 Maj , 2012

Në bashkëpunim me UNECE – Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën

Qendra e Ndërkombëtare e Trajnimit Golda Meir Mount Carmel (MCTC), Haifa MASHAV – Agjensia izraelite për Bashkëpunimin për Zhvillim Ndërkombëtar, Jeruzalem , Israel
Prezantim I programit

Sipërmarrjet e vogla, shumë prej të cilave drejtohen prej grave, njihen si një mjet I rëndësishëm për të krijuar shanse të reja dhe për të gjeneruar burime shtesë të tëq ardhurave. Ekziston një nevojë e njohur për mjete mbështetëse dhe sisteme mbështetëse që mund të japin një paketë holistike të një gruaje që dëshiron ose shpesh është e dety-ruar të gjejë një të ardhur alternative duke inicuar biznesin e saj.
MCTC ka ndarë eksperiencën izraelite me pjesëmarrësit nga gjithë bota dhe ka bashkëpunuar me sukses në trajnimin sipërmarrës në krijimin e qendrave të mbështetjes së biznesit në vendet e pjesëtarëve të mëparshëm. Brenda këtij kuadri ofrohet aktual.

OBJEKTIVAT

Mbas përfundimit të ëorkshopit të propozuar, gjithë pjesëmarrësit do të kenë:
Shkëmbime të njohurive mbi mjete të ndryshme për të edukuarit e potencialit sipërmarrës të grave
Zgjeruar njohuritë e tyre mbi sistemet e mbështetjes për sipërmarësit e shkallës së vogël si një mjet për zhvillimin lokal dhe zonor
Diskutuar pozicionin e grave sipërmarrëse në kohërat e ndryshimeve të shpejta globale dhe konturuar praktikat e tyre më të mira.
prezantuar një propozim praktik për mbështetjen e grave të fillojnë ose përmirësojnë një biznes mjediset e tyre


KËRKESAT PËR PRANIM

Workshopi është dizenjuar për 26 – 30 pjesëmarrës që punojnë në institucionet shtetërore dhe agjensitë mbështetëse SME, OJQ që merren me mbështetjen dhe zhvillimin e biznesit të vogël dhe shoqatat biznesit të grave. Sipërmarrës individë të shquar mund të gjithashtuytë aplikojnë.
Kandidatët pritet të kenë një bekgraund studimesh në ekonomik, administrim public, planifikim zonor, menaxhim industrial, ose subjekte që lidhen me këto, me një minimum prej pesë vitesh eksperiencë. Kandidatët që punojnë në zonat rurale dhe zona të thella të një vendi inkurajohen të aplikojnë.
Kërkohet një njohje e mirë e anglishtes.

PROGRAMI I STUDIMEVE
Përmbajtja, strategjitë e marketingut për bizneset e vogla në një mjedis në ndryshim, trajnim sipërmarrjeje – Laboratorët e biznesit, gratë në rrjetin e bizneseve, skemat financiare për sipërmarrësit e vegjël, gratë në bizneset e vogla – pengesat psikologjike. Sistemet mbështetëse në Izrael, përgatitja e një propozim projekti

Vizitat studimore

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me sipërmarrëse femra izraelite në vende të ndryshme dhe do të vizitojnë Qendrat e Zhvillimit dhe institucione të tjera të përfshira në mbë-shtetjen e zhvillimit të sipërmarrjes së vogël.

Midis tyre:
Qendrat e Zhvillimit të Biznesit të Vogël Inkubatorët Teknologjikë
Sipërmarrje grash
Shkembimi I eksperiencave profesionale

Një aspekt I rëndësishëm I Worksho-pit është shkëmbimi I ieksperiencave midis pjesëmarrësve të tij dhe dhe séance të ndryshme do t’I dedikohen këtij qëllimi.njohuritë e pasura të sjellë nga student prej vendeve të ndryshme është një kontribut I vyer për procedimet dhe zhvillimin e tyre të mëvonshëm.

Detyra e fundit

Në fund të Workshopit, pjesëmarrësit do të paraqesin një propozim projekti praktik ose ide novatore lidhur me çë-shtjen që mund të implementohet në vendet e tyre.

CERTIFIKATA
Pas përfundimit të Workshopit të dip-lomuarit do të marrin një certifikatë që konfirmion pjesëmarrjen e tyre aktive.

Aplikimi
Aplikimet e përfunduara për pranim në Ëorkshop duhet të merren jo më vonë se data 1 Mars , 2012.

GJËRAT QË MBULOHEN NGA BURSA
Studimet: Leksionet, turret individuale dhe në grup, vizitat në teren, materi-al studimi I shkruar dhe përdorimi I bib-iotekës referencë.
Akomodimi:
- dy studentë një një dhomë
- çarçafe, ujë I ngrohtë, ngrohje
Full Board
aktivitete sociale dhe kulturore
Ekskursione në vendet historike dhe fe-tare

Pasaporta dhe viza

Pasaportat duhet të jenë të vlefshme për periudhën e ëorkshopit dhe të përfshijnë një vizë hyrëse në Izrael. Viza ju-aj do të lëshohet nga një përfaqësues I Izraelit që shërben në vendin tuaj. Dy foto shtesë në masën e pasaportës kër-kohen gjithashtu për dokumente të ndryshme.
Prenotimi

Data dhe numri I udhëtimit të prenotimit për në Izrael duhet të konfirmohet për të siguruar mbërritjen përpara hapjes së ëorkshopit në 23 prill, 2012 dhe kthimi jo më tepër se një ditë pas 10 Majit 2012. Udhëtimi është plotësisht me shpenzimet e pjesëmarrësve.
Bagazhi - Shumë kompani airore lejojnë vetëm 20Kg. (44 lb.) bagazh. Ka një pagesë ekstra për mbipeshën.

Sigurimi personal
Pjesëmarrësit këshillohen të sigurojnë gjërat personale me vlerë, për shkak se MCTC nuk mban përgjegjësi për to.
Shkëmbimi valutor Të gjitha monedhat e mëdha janë të shkëmbyeshme në Izrael.


.Kontakti: Marenglen Koçiu,
Gjirokaster. E-mail:
marenglenkociu@gmail.com
Cel. 068 543 8888




Kosova dhe Tirana festojnë së bashku 4 vjet Pavarësi.
Përshëndesin personalitete botërore

Në vitin e madh kur gjithë kombi shqiptar feston 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Koso-va shtet i njohur deri sot nga 88 vende anëtare të OKB-së, sot mbush katër vjet nga shpallja e pavarësisë së saj në 17 shkurtin historik 2008.
'Dita e pavarësisë i ka dhënë kuptim historisë së Kosovës', tha në fjalimin e tij kryeministri Hashim Thaçi. Megjithatë, ai rikujtoi edhe disa zhvillime e fakte historike që ndërlidhen me katër-vjetorin e shtetit të Kosovës dhe 100-vjetorin e shtetit të Shqipërisë. Liderët kosovarë rikujtuan se Kosova e lirë dhe e pavarur është rezultat i sakrificës së popullit të saj dhe i mbështetjes ndërkombëtare, me në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova festoi sot katër-vjetorin e saj si shtet i njohur nga 88 vende.
Në katërvjetorin Pavarësisë së Ko-sovës, Tirana i dha një rruge në kryeqy-tet, pranë zones së Shallvareve emrin "Ibrahim Rugova". Bashkia e Tiranës me këtë rast priti sot kreun e Komunës së Prishtinës Isa Mustafa. Në ceremoninë e emërimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha.

Çelet ambasada e
Kosovës në Tiranë

Në atmosferen e festes se 4 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, ne Tiranë është zhvilluar ceremonia e hapjes së ambasadës së Kosovës. Në ceremoninë e organizuar mori pjesë dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci si dhe përfaqë-sues të trupave të huaja diplomatikë të akredituar në Shqipëri.
Kryeministri Sali Berisha përshëndeti ce-emoninë duke theksuar se duke nisur nga sot misioni i zyrave diplomatike do të jetë i dyfishtë. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë sikundër e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë kanë një mision të dyfishtë. Kanë misionin e posit-ës ndërkombëtare të 2 vendeve tona, bashkëpunimi rajonal dhe kombëtar, por kanë dhe misionin tjetër kombëtar, të kapërcimit me vendosmëri dhe të gjitha të pasojave të krijuara gjatë një periudhe të gjatë ndarjesh kufizimesh, bllokimesh të pamerituara. Unë jam i bindur se në udhezimet e qeverisë së Kosovës kjo ambasadë së bashku me ambasadën e tonë në Prishtinë do luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e barabartë që meritojnë 2 kombet tona”, u shpreh Berisha. Më tej, kreu i qeverisë shqiptare përshëndeti homologun Thaci, ndërsa e ftoi që së bashku të realizojnë projektet për shqiptarët.
“Nga ana e tij kryeministri Hashim Thaci u shpreh i emocionuar për këtë zhvillim. Shkurt Thaci theksoi se e ardh-mja e 2 vendeve do të jetë në BE dhe në NATO . “Jemi një komb dy shtete, si dy shtete do të jemi në NATO dhe BE. Sot po shënojmë një datë historike të jashtë-akonshme dhe një progres të jashtëzakonshëm”.

Urime, Kosovë !

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një te-legram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e katër vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në urim thuhet: Në emër të popullit amerikan, unë ju përgëzoj për përvjetorin e katërt të Ditës suaj të Pavarësisë. Që nga shpallja e saj si shtet sovran, i pavarur, më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracie multietnike, pluraliste dhe tolerante në zemër të Ballkanit. Ndërkohë që punoni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fortë dhe ju mund të llogarisni në mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës”, përfundon uri-mi i Presidentit amerikan, Barack Obama

Presidenti i Republikës së Francës, Nikolas Sarko-zy, në letrën drejtuar zonjes Jahjaga citohet: “Jam në dijeni për veprimin tuaj të vendosur për të dërguar Kosovën në komunitetin ndërkombëtar dhe për ta bërë një shtet modern. Unë e vlerësoj vullnetin tuaj për të vepruar për bashkimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, çfarëdoqoftë origjina e tyre etnike ose përkatësia fetare. Jeni e sigurt se Franca do të qëndrojë pranë jush për t’ju ndihmuar në realizimin e këtyre ambicieve fisnike”.

Petition
of the Movement for National Development (MND)
Gjirokastra District, directed to the International Diplomacy
directed to the International Diplomacy

Ramush Haradinaj, our son and brother, is penetrating to the songs of our people alive for that what he has given and is giving for Kosovo and the whole Albanian cause, like a loyal fighter until death of the ideals of freedom and National Unification.
Today he is serving Kosovo as a sta-tesman.He deserves the support of millions of Albanians where-ver they a-re in their ethnic la-nds and in the world. The journey of Ramush Haradinaj is ali-ve towards the songs of the Albanian people, who gave birth to him and bro-ught him up with love for his nation.
Friends and brothers of our nation, the proposal of the petition or referendum for Mr. Haradinaj directed to the International Diplomacy, considering the fact that it is a living work of the national history, carries the works and the values of the Man of Democracy, and should be freed as soon as possible from GJND. We shall unite and protest together in order that Mr. Haradinaj be freed as soon as possible finally. We do not interfere in justice, but had our National Hero Gjergj Kastrioti been alive, would you still arrest him and send him to the Court?
Our petition is all inclusive without exception. It is directed to all the diplomatic missions and broader: Free Mr. Haradinaj! He is a part of our National History; he is the value, the virtue, the democracy and the Genius of our Nation. Albanians and non Albanians, the hour of Mr. Haradinaj does not stop. It ticks and at any moment you are making out of him an International Hero of Democracy. Let the World democracy free to walk freely on peace, love and fraternity. You should understand it well that if the Man of our National History is not set free, the problems will be broader in all the Balkans. You are suffocating freedom, the dignity of Albanian democracy. Our appeal might seem to you a tiny voice today, but it will continue. We are here to say to you: “STOP” the old ill-disposed hobbyhorses towards our Albanian nation.
Mr. Haradinaj is an honor and pride in many places, but he is also Honor of the stony town, the town of Kadare , Eqrem Çabej, the historical town of Gjirokastra . Gjirokastra: “Let Mr. Haradinaj free”. He is without question the democracy, freedom of our Nation. Freedom is sacred for everyone, but, we, Albanian have paid for it with our blood and our lives. Therefore it is the turn of the Albanian pen to speak out today.
May our call wake you up! To arouse in you the sense of peace, freedom and goodwill.
Our call is directed to all the people of our nation, wherever they are:
“Join us. You historians, writers, poets, men of politics, doctors and engineers, artists and sportists, our people are dear.
Today “Haradinaj” case is the number one case. Its solution seeks our help.

From the Movement for National Development (MND) Gjirokaster

Magjia e Qafës së Pazarit
Çdo qytet ka simbolet e veta. Edhe Gjirokastra, një nga simbolet me të cilët krenohet, ka Qafën e Pazarit. Kur je në Qafë, të duket sikur ke përpara të shtrirë një yll deti të stërmadh gri, me të pesë tentakulat, me gjatësi të ndryshme, ashtu të palëviz-shme.
Në ke në mend të njohësh Gjirokastrën, atë, më mirë, se nga çdo pozicion, e zbulon nëpërmjet Qafës së Pazarit. Në se I ke vënë detyrë vetes për të matur pulsin e jetës së Gjirokastrës, qëndro në Qafë dhe, aty jeta të shpaloset me të gjitha ngjyrimet, me të gjitha detajet, me gjithë realitetin e saj.
Në Qafë të Pazarit gjirokastritët janë njohur me njeri-tjetrin. Në këtë vend janë bërë “parjet” dhe bisedat vendimtare për krushqitë. Aty njerëzit, kur kanë dashur kërkënd, e kanë gjetur, takuar dhe kanë mbaruar hall. Në Qafë, punëtorët, kur s’kanë pasur punë, kanë dalë, në mënyrë që personi, I cili ka nevojë për ta, t’I gjejë më lehtë. Në Qafën e Pazarit, dëgjon thashetheme, lajme të reja dhe, pse jo, ndonjë mburrje a krekosje për t’u dukur.
Çdo “tentakulë” që zgjatet nga “tru-pi” (Qafa e Pazarit) ka veçoritë e saj, ash-tu siç ka dhe emrin e vet. Më e populluara është rruga “Gjin Zenebishti”, e cila fillon në Qafë të Pazarit dhe përfundon në rru-gën nacionale, me toponimin “Postobllok”. Ky kalldrëm nga Hotel “Sopoti” deri në Qafë, është një “qylym” me motive të trevave të jugut. Kjo “qëndisje” i jep hijeshi dhe vlerë të veçantë gjithë kësaj pjese të qytetit. Në këtë “qylym” njerëzit zbresin për te Sheshi i Çerçizit, një shesh ku, me shumë histori në shekuj, nga shpërndahen aty ku kanë problemet: në Bashki, në Prefekturë, te urbanët, në Konsullatën Gre-ke… Në të dy anët e kësaj rruge gjen shu-më hotele, restorante, bar/bufe. Aty, në ish-librarinë e të mirënjohurit Alizot Emini, sot shiten fruta, perime e ushqimore. Në një nga kafenetë e kësaj rruge është bërë një kuvend i rëndësishëm, me pjesëmarr-jen e patriotit Abdyl Frashëri. Në qendër të Sheshit me të njëjtin emër, ngrihet krenar monumenti i Çerçiz Topullit, një nga patriotët më në zë të këtij qyteti. Dhe atje ku përfundon kalldrëmi, dhe nis asfalti, ballë-përballë, janë dy memorialë, që i bëjnë nder qytetit të gurtë, tre personalitetet “Nderi i Qytetit”: Eqerem Çabej, Musine Kokalari dhe Ismail Kadare. Ndërsa përballë tyre, në përkujtim të hyrjes së qytetit tonë muze në UNESCO, ngrihet një mur I thjeshtë, në të cilin, është vendosur tabela përkatëse, një vlerë kjo, e merituar nga Gjirokastra prej vitesh.
“Tentakula” tjetër, gjithashtu e shumë-populluar, është Rruga “Ismail Kadare”. Ajo zbret nga Qafa, lë pas xhaminë në rru-gën pranë saj dhe “përplaset” me Këshillin e Qarkut, nga ku, pesë metra më poshtë, kjo arterie ndahet në rrugën e Palortosë, që vazhdon të mbajë emrin e shlrimtarit të madh dhe rrugën e Varoshit: “Dr. Vasil Laboviti”. Në këtë minikryqëzim ku ku “shkëpusin duart” njera rrugë nga tjetra, gjenden disa qendra administrative: Këshilli I Qarkut, Telecomi, Posta, Qendra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajt-shme, Aluizni etj. Në këtë gjatësi të vogël rruge gëlojnë kafene të panumërta, sa njeriu nuk vendos dot ku ta rrufisë një kafe.
“Tentakula” më e drejtë nis në Qafë të Pazarit, pastaj përshkon gjithë lagjen Hazmurat, për të përfundu-ar në rrugën nacionale. Kjo është rruga “Alqi Kondi”. Pjesa më e populluar e kësaj arterieje rezulton deri te kthesa për në Klubin e Gjuetarëve. Edhe në këtë arterie punojnë disa qendra administrative, si: Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Arsimore, Gjykata e Apelit, Raiffeissen Bank, Ndërmarrja e Pastrim-Gjelbërimit. Në këtë zonë gjen klube dhe lokale më bashkëkohore.
Në rast se nga Qafa e Pazarit kërkon të shikosh horizontin drejt jugut, këtë mundësi nuk e ke. Mbi një kodër shkëmbore, të parët tanë, për qëllim mbrojtjeje, kanë ngritur një kala madhështore. Kjo kala është një symbol tjetër I qytetit të gurtë. E pikërisht, duke u ngjtiur në drejtim të kalasë, “tentakula” tjetër ecën një farë rruge drejt dhe pastaj, mbasi merr pak majtas, takohet me unazën e kështjellës. Këtu arteriet të çojnë në lagje të ndryshme: në Dunavat, Pazar I Vjetër, Cfakë, Manalat. Sidoqoftë, gjallëria e kësaj rruge është më e zhurmshme, vetëm për sa vazhdon në vijë të drejtë. Them gjallëria, pasi veç tërheqjes së vëmendjes nga punimet artistike, të realizuara me dorë, veshi ndjen goditjet ritmike të gdhendësit të drurit, gurëgdhendësit apo të tezgjahut. Në trotuaret para dyqaneve të kësaj rruge, gjen të reklamuar qylyma shumëngjyrësh, veshje popullore, të qëndisura me ar, figurina prej druri, guri, tantella etj. Në këtë “tentakulë” gjen fotograf, furrë pjekjeje, artikuj të vjetër (antika) etj. Këtë rrugë, që ka emrin “Gjin Bue Shpata”, mund ta quanim pa ngurrim edhe rruga e artizanatit. Disa punime, si: duket nuk rrinin dot “shtrënguar” dhe një qëndistari e një studio pikture janë “strehuar” te rruga që zbret për te Sheshi I Çerçizit. Ndrësa dyqani përkarshi , me punime tezgjahu, është pesë metra më poshtë dyqanit më të madh me suvenire, që gjendet në Qafë të Pazarit.
“Tentakula” më e shkurtër është ajo që ngjitet në një kalldrëm jo më shumë se dhjetë metra në drejtim të unazës së Kodrës Kulturore. Emri I kësaj rruge është “Rruga e zejtarëve”, por që aktualisht është e asfiksuar, pa jetë. Në këtë pjesë të Pazarit “jetojnë” akoma qendra muzeale, por të shurdhëra. Në majë të kodrës, nga mund të soditësh gjysmën e qytetit, është ngritur obelisku, për nder të mësuesve patrio-të, që shpërndanë dritën e diturisë. Dhe po aty, e rikonstruktuar, ndodhet shkolla e parë shqipe, e hapur në Gjirokastër.
Projektuesi, urbanisti dhe arkitekti, që kanë punuar për Pazarin e Gjirokastrës, duket kanë qenë njerëz me vision, njerëz kompetentë dhe që e kanë njohur e studiuar mirë terrenin, mbi të cilin do të ndërtohej ky Pazar. Ndërtesat e dyqaneve me gur të gdhendur dhe me çati të ndërtuara mbi njera-tjetrën, të ngjajnë me një valle labçe, në dy radhë, që nisin poshtë kalasë, happen si ai ylli I detit, në të shtrirjet dhe, e mbyllin atë te Sheshi I Çerçizit.
Duke qëndruar në trotuar në Qafën e Pazarit, para këmbëve të tua, kalojnë njerëz të të gjitha moshave, të të gjitha ngjyrave, të të gjitha besimeve, të të gjitha profesioneve. Kalojnë femra. Kalojnë meshkuj. Kalojnë punëtorë. Kalojnë njerëz, që I nxjerr një hall. Kalojnë dhe nga ata që duan të shtyjnë ditën. Në Qafë pjesa më e madhe janë autoktonë, pra gjirokastritë. Vendin e dytë e zenë të ardhurit nga zonat rurale. Dhe pjesa më e pakët e njerëzve që mund të gjesh në Qafë të Pazarit, janë të ardhur nga rrethet, ose turistë të huaj. Këta të fundit, nuk e ke të vështirë t’I përcaktosh. Ata I dallon nga ngyjra e fytyrës (jo e vrarë), nga ecja e kujdesshme, kurreshtja për të soditur çdo gjë të veçantë dhe sidomos “armatosja” e tyre me aparat fotografik, videokamera, çanta allafranga etj.
Duke dalë në Qafë të Pazarit që në mëngjes, dëgjon si zhurmojnë qepenat që ngrihen për të nisur aktivitetin e ditës tregtarët. Shitësit fillojnë të bëjnë ndonjë pastrim para dyqanit apo nxjerrin për të ekspozuar mallin që kanë për të shitur. Banakierët e kafeneve ndezin ekspresët. Pak nga pak, kafenetë janë të parat që thithin klientët. Fillon lëvizja e makinave. Baballarët, që çojnë fëmijër në kopësht apo në shkollë. Burrat, që çojnë gratë e tyre me makinë deri tek dera e zyrës. Urbanët e Dunavatit, Cfakës dhe SMT-së, uturijnë që në mëngjes kalldrëmeve të ngushta, duke I bërë sytë katër, se njerëzit prej makinave I ndajnë vetëm disa centimetra. Më e bukura gjallëri e Pazarit është qarkullimi I këmbësorëve. Pazari popullohet dallgë-dallgë. Në mëngjes e kanë “pushtuar” Qafën e Pazarit ata, të cilët kanë një urjgencë, një problem, se u duhet të takojnë dikë. Rreth orës shtatë e gjysmë vërshojnë nxënësit, të cilët nxitojnë për të arritur në orar mësimin. Pas një pazue disaminutëshe, rreth 10-15 minuta, para orës 8.00 vijnë për të çelur zyrat punonjësit e administratës. E, pas kësaj ore, të ngeshëm, ngjitin kalldrëmet flokëbardhët e qytetit. Kush me borsalinë, kush me shkop, ata fillimisht I drejtohen klubeve të tyre të preferuar dhe më vonë, sipas problemeve, shpërndahen për të paguar detyrimet mujore, të kryejnë ndonjë shërbim me porosi të marrin ndonjë dokument nga zyrat etj.
Gjirokastra ka qenë dhe mbetet një laborator i politikës dhe ndihmesës për çështjen kombëtare. Nga Gjirokastra, në përpjestim me popullsinë, kanë dalë më shumë personalitete, që I kanë dhënë një kontribut të ndjeshëm vendit. Kalaja e Gjirokastrës, si një transopeanik, që ka ngecur në shkëmbin mbi lagjen Pazar I Vjetër, duket sikur u jep sinjal për kushtrim kalave të tjera, të ngritura mbi një plan strategjik kundër pushtuesve, pra Kalasë së Shën Triadhës, të Paleokastrës, të Kardhiqit, të Tepelenës…
Qyteti ynë I gurtë ka kaq shumë contribute , kaq shumë vlera, kaq shumë njerëz, që kanë dhënë shumë për Gjirokastrën. Lista është aq e gjatë, sa do të zinte disa faqe të këtij shkrimi. Në kalldrëmet e këtij qyteti kanë ecur drejt Bashkisë, duke shkëmbyer përshëndetje me bashkëqytetarët, kryetarët e Bashkisë në vite, si: Bajo Topulli, Hysen Hoxha etj., deri te Flamur Bime, që është aktualisht qytetari i parë I Gjirokastrës.
Gjirokastritët janë popull I zgjuar, punëtor, I qetë, I kulturuar dhe me vision. Ata, kur dalin në Qafë të pazarit, u duket sikur janë në verandë të shtëpisë, sikur janë te sofatet e portës së tyre me qemer, sikur janë në oborrin e tyre. Të larguarve nga qyteti I Gjirokastrës u mungon shumë Qafa e Pazarit. Atyre u duket sikur këtu kanë lënë një pjesë të zemrës, të shpirtit të tyre.
Provoni të largoheni për ca kohë nga Gjirokastra dhe do ta ndieni magjinë e Qafës së Pazarit, atë forcë lidhëse të saj me banorët e qytetit.

Kristo STOJA Gjirokastër, 14 shkurt 2012


Referendumi i serbëve, pjesë e skenarit të rrezikshëm për ndryshim të kufijve
Kryeministri Sali Beri-sha, mbë-shtet plo-tësisht qëndrimin e qe-verisë së Kosovës ndaj referendumit të paligj-shëm të serbëve në Komunat e Veriut të Mitrovicës.
Në një njoftim për shtyp të kryeministrisë thuhet se referendumi është një akt i pavlerë që nuk do të ketë ndikim në territorin dhe sovranitetin e Kosovës.
“Ky akt i pavlerë dhe pa konsekuencë, për sa i përket integri-tetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, është vepër e strukturave paralele dhe qarqeve të Beogradit që i mbë-shtetin ato. Ai ka si që-llim mbajtjen në rend dite të një skenari të rreziksh-ëm, që synon ndryshimin e kufijve ekzistues, sipas linjave të pastërta etnike në rajonin tonë” thuhet në njoftimin e kryeministri-së.
Kryeministri Berisha është shprehur gjithashtu se respektimi i kufijve ak-tuale të Ballkanit, është i një rëndësie themelore për paqen, stabilitetin, ba-shkëpunimin rajonal dhe integri-min Euroatlantik dhe Europian të kombeve dhe vendeve tona.



The anthem which was born from the feeling
One hundred years America

By Xhelal Luca

One hundred years
I have waited for you America
One hundred years
You were my dream
You were my hope
You were my light

My nation
Geographically in a crossëay
They never let me
In my fate
One after the other
The empires stepped on me
And they did not let me see the light
Hoë many times
Harlotries of Europe
Sent my people
At the edge of the charnel – house

We are a similar genesis
Eye to eye
Teeth to teeth
Flame to flame
But your being far from me
Caused me bleed.
I seek your oath America
Your chest with stars ëhich shed light
And mine full of wounds that drain
I loved your sons
Like the apple of my eyes
Therefore will all my soul
I am a the sixtieth part of
The four stars.
I raised a statue in honor of Clinton
In the edge of my balcony
In order that the jackals of Balkans
Might slow down.

I shall raise him a legend
I shall keep it in my bosom
Century after century
I shall plant his memory in my children
I shall say to them:
This person acknowledged Albanian nation.
They lied to me yesterday
They frightened me yesterday
They did not let me watch you straight
May they extinguish forever

Today I shall bestow my son
We shall bestow our sons
Only they should not let
Albania snippy.

Therefore, welcome America
My hope is on you
My light is on you
I shall keep the oath
You gave to me
A hundred years from today.
I shall keep it
Forever.

Tirana in December 2011

Gjeneral Telini, italiani që derdhi gjakun për kombin shqiptar

Gjeneral italiani, Enriko Telini, kryetar i Komisionit Ndërkombëtar për cak-timin në vend të kufirit ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij grek ka hyrë në histori si një ndër heronjtë për të cilin ky vend duhet të tregojë respekt.

Kush është Telini
Telini ka lindur në vitin 1871, në Kastelnuovo të Garfanjànos, krahinë në lindje të Gjirit të Gjenovës. Mësimet e para i mori në shkollën e vendlindjes, kurse studimet ushtarake i kreu gjatë viteve 1884-1900 në kolegjin e Firénces, në Akademinë Ushtarake, në Torino dhe në Shkollën e Lùftës. Gjithnjë me nota “shkëlqyeshëm”, në vitin 1890 fitoi gradën nëntoger artilerìe. Në vitet 1914-1915 e dërguan atashe ushtarak në ambasadën italiane në Vjenë. Në qershor të vitit 1918 iu dha grada gjeneral brigade; iu besuan detyra në shtabe divizioni, truparmate, në Komandën e Përgjithshme të ushtrisë dhe në Ministrinë e Luftës; komandoi artileri divizionale dhe njërën pas tjetrës, brigadat “Lombardia” e “Piacenca”. Shembullor në kryerjen e detyrave të ngarkuara, e nderuan me Urdhrin “Kryqi i Kalorësit të Urdhrit Ushtarak të Savojës”, me “Medalja e Argjend me Vlerë Ushtarake” dhe me “Kryqi i Oficerit të Urdhrit Ushtarak të Savójës”. Në përshtatje me aftësitë ushtarake e politike, si dhe me vlerat dhe cilësitë e veçanta njerëzore, më 9 nëntor 1922, Konferenca e Ambasadorëve e zgjodhi kryetar të Komisionit Ndërkombëtar Kufipërcaktues ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij grek.

Misioni për kufirin
Komisioni i emëruar nga Konferenca e Ambasadorëve për caktimin e kufirit ndërmjet shtetit shqiptar e shteteve fqinje Ballkanike e kishte lënë për gjysmë punën që nga viti 1914, kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore; rrjedhimisht në kufirin shtetëror shqiptaro-grek, të njohura kishin mbetur vetëm pika e fillimit, në Gjirin e Ftelês (Ftelésë) dhe ajo fundore, në Liqenin e Préspës. Kjo gjendje u kishte dhënë dorë shteteve fqinje që ta shndërronin shtetin shqiptar në përcëllìmë dhe në det gjaku shqiptarësh. Kësaj gjendjeje iu dha fund më 17 dhjetor 1920, kur Lidhja e Kombeve e pranoi shtetin shqiptar anëtar të saj. Duke përfituar nga ai rast, përfaqësia qeveritare shqiptare që ndodhej pranë Konferencës së Paqes në Paris , kërkoi nxitimthi “daljen e ushtrive të huaja jashtë viseve të brenda shtetit shqiptar”. Mbështetur në qenien tanimë anëtar të Lidhjes së Kombeve, Konferenca e Ambasadorëve ripohoi vendimet e saj të 12 dhjetorit 1912, të 22 marsit të vitit 1913 dhe të 17 dhjetorit të vitit.1913 mbi kurrizin e këtij shteti dhe menjëherë ngriti edhe komisionin përkatës, me gjeneral Enriko Telinin dhe anëtarë përfaqësitë e qeverive angleze, franceze e italiane. Pranë tij, me votë jo vendimmarrëse u njohën përfaqësitë e shtetit shqiptar dhe të atij grek.

Ndarja e kufirit
Në 10-ditshin e tretë të nëntorit të vitit 1922 anëtarët e Komisionit arritën në Korçë, po nuk filluan dot punën, ngase, – siç shkruhej në fletoren “Near East”, - “ka hasur në pengesa të drejtpërdrejta, jo vetëm nga Greqia, por edhe nga Serbia”. Për pasojë, Komisioni e ndërpreu punën dhe u rigrupua në Korçë në 10-ditëshin tretë të prillit të vitit 1923, por, përsëri, që në krye, ndeshi në vickat e kryepërfaqësuesit grek, Kli Bóçari. Më 26 korrik 1923, kur Gjeneral Telini vendosi që fshatrat Pobìckë e Radat, në lindje të Leskovikut, si edhe burimet e ujërave të nxehta poshtë Radatit të mbeteshin brenda shtetit shqiptar, tërbimi i nënkolonel Bóçarit arriti kulmin. Por, gjeneral Telini qëndroi i patundur në vendimin e vet. Gurgulénë vijuese Kli Boçari e shkaktoi kur sheh se Enriko Telini vendosi që fshatrat Peshkëpì e Radat në Rrëzë të Zezë të Libohovës dhe Kakavjeja të mbeteshin brenda kufirit të shtetit shqiptar.

Vrasja e Gjeneral Talinit
Të marrosur nga vendimet e gjen. E. Telin-it, pushtetarët grekë vendosën t’i shkurtonin jetën dhe veprimtarinë. Një çetë e organizu-ar nga komanda ushtarake, asfalia dhe ko-rofillaqia, më 27 gusht në vendin e quajtur Zhépë, – 8 kmpërtej Kakavjesë, ngritën prit-ën, ku vranë gjeneral E. Telinin dhe shoqëruesit që ndodheshin me të. Komisioni Hetimor Ndërkombëtar i ngritur posaçërisht me atë rast, vërtetoi se organizatore e vrasjes dhe vrasëse ishte vet qeveria greke. Rrjedhimisht ajo u ndëshkua, - veç të tjerave, - me pagimin e një shume tejet të madhe që iu ngarkua si dëmshpërblim.
Hotel “Castelo”



Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU
Kontakt: lzhkqarkgjr@yahoo.com
Cel: 068 5438888 & 069 22 888 49

Kryeredaktor: Thoma NIKA
Juristë: Sokol KOÇIU, Jovan TAÇI,
Klodiana ÇIÇO
Gazetarë:
Kristo STOJA, për qarkun e Gjirokastrës
Abdurrahman SHEHU, për arsimin, kulturën, shkencën, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, për problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, për problemet juridike & institucionet
Aleksandra PUCI, për problemet ekonomike
Jovan TAÇI, konsulent për marrëdhëniet, kombëtare e ndërk.
Iris Matathia, korrespondente në Izrael
Uresa F. SYLA, korrespondente në Kosovë
Xhem MUSTAFI, korrespondent në Maqedoni
Jasa ALFANDARI, korrespondent në Mal të Zi


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UDHET E KOMBIT Nr. 26 SHKURT (1) ViTI I TRETE I BOTIMIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT Nr. 17, MAJ 2011, VITI I DYTË I BOTIMIT
» UDHET E KOMBIT NR.11
» "UDHET E KOMBIT" NR.12
» QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT"
» UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: