Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:37 pm

KULTURIM MJEKËSOR
prezenca e bimëve mjekësore
Bimët medicinale eterovajore e tanifere
dhe leverdia e tyre ekonomike

Si rrjedhojë e pozicionit shtrirës gjeografik, e konfiguracionit kombinues të ultësirës dhe prezencës së shkëmbenjve malorë, nga ku e kanë lindësinë burimet e shumta ujore si dhe kombinacioni me kullotat e pasura malore gjatë stinës së pranverës, flora e trevës së Zagories është e shumëllojshme. Vlen të evidentohet në këtë prezencë të florës bimësia medicinale, eterovajore dhe tanifere. Ajo që është më thelbësore, është prania e kësaj të fundit në të gjithë trevën me një përhapësi të gjerë.
Nga burimet e informacionit, studimet e studiuesve të kësaj fushe, duhet të evidentohet një lidhësi midis prezencës totale të bimëve të njohura të kësaj fushe që në rang vendi është rreth 300 të tilla, një pasuri e madhe kualitative llojesh, dhe Zagoria në sipërfaqen e saj shtrirëse ka rreth 180 - 200 lloje.
Duhet theksuar se, si rrjedhojë e kësaj pasurie, popullsia inteligjente e kësaj zone ka njohuri teoriko - praktike për rritjen, kultivimin e tyre natyror, vjeljen e këtyre bimëve, grumbullimin sipas kualiteteve, shërbesën për të arritur një kuotizim të cilësisë si dhe njohuri për efektin dobiprurës në shërimin e sëmundjeve të ndryshmee prezente (mjekësia popullore). Të pranishme në këtë trevë janë: kamomili, lulëkuqja, tërfilet, çaji i mali, qumështorja, thundërmushka, mullagat, bishtkali, hithrat, shtogu, manaferrat, rigoni i bardhë, gjethe delli, pelini, zhumbrica, dëllinjat, murrizi, trëndafili i egër (byllurinja), sherebeli, salepi, murrizi e tjerë.
Këto lloje bimësh prezente në trevë njihen për vlerat e tyre kurative ndaj sëmundjeve të ndryshme, që është provuar nga praktika. Duhet theksuar edhe vlerat e mëdha që kanë këto lloj bimësh edhe në fushën prodhimeve (bukurative) kozmetike, të farmaceutikës, industrisë së lehtë e ushqimore dhe përdorim të gjerë në praktikën e jetës së përditshme. Pra, Zagoria ka një natyrë me një shumëllojshmëri biologjike kualitative, e cila është faktor determinues, përcaktues, për zhvillimin e turizmit si dhe për përtëritjen fizike dhe bukurinë shpirtërore.
Specialistët e kësaj fushe, studiues, kanë ngritur herë pas herë shqetësimin e tyre për të organizuar dhe për të shfrytëzuar këtë pasuri të madhe të krahinës, duke organizuar grumbullimin në natyrë, përpunimin paraprak dhe dorëzimin në organizma bisnezi të ligjësuara dhe të linçensuara për të realizuar eksportin e këtyre llojeve bimësh. Kjo përvojë e grumbullimit ka ekzistuar në krahinë shumë kohë përpara dhe ka dhënë pozitivitet. Kështu, siç theksuam edhe më lart, në këtë grumbullim duhet si kujtesë të respektohen me rigorozitet ligjet dhe udhëzimet e veçanta si ligji Nr. 7722, datë 15. 06 1993 i Kuvendit Popullor “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore” dhe udhëzime të tjera. Nga specialistët shtrohet zbatimi fanatik i kritereve teknike të vjeljes, pasi ka pasur dhe ka keqpërdorime në disa specie si: dafina, çaji i malit, sherebeli, trumza, rigoni dhe salepi rrezikojnë të zhduken. Në këtë kuadër është i nevojshëm edhe interesimi e ndikimi i Komunës që grumbullimi i këtyre bimëve të bëhet jo me spontaneitet, por i organizuar edhe i disiplinuar dhe bashkëpunimi me partnerët të jetë sa më afatgjatë dhe serioz. Mendimi se këtë “operacion” mbledhës, grumbullues, duhet ta organizojë një shoqëri, firmë zagorite, e drejtuar nga ndonjë specialist zagorit, i cili duhet të investojë në këtë fushë, të ligjësohet, të krijojë organogramën e firmës, me qëllim që të centralizohet edhe të fitojë edhe krahina në zhvilimin e saj. Kështu do të kishte një përqëndrim të prodhimit të trevës dhe të pasurisë prezente të këtyre lloje bimësh me rëndësi edhe ekonomike.
Mendimi se për evitimin e volumit të madh të transportit, për disa bimë si sherebeli, trumza, rozmarina, borziloku e tjerë, mund të bëhet përpunimi i tyre me një desklortor të thjeshtë, duke i kthyer në esencë që janë shumë të kërkuara nga eksporti dhe lehtësisht të trasportueshme, është një mendim specialisti që duhet të praktizohet.
Efiçente është se toka e Zagorisë, është një tokë, e cila siguron me përbërjen e saj kimike kultivimin e këtyre bimëve. Kjo vjen edhe se ato nuk kanë shumë kërkesa të veçanta për agroteknikë dhe në kushtet e klimës sonë zhvillohen normalisht e japin rendimente të larta me shpenzime të pakta. Nga bimët, që mund të kultivohen më mirë janë: çaji i malit, rigoni, borziloku, rozmarina e shumë të tjera. Leverdia ekonomike është e madhe, sidomos disa përllogaritje të bëra del se nga 1 dylym mund të sigurohen 300 - 500 mijë lekë të reja dhe nga disa bimë shumëvjeçare arrin deri 700.000 lekë për dylym.
Nga ana e specialistëve dhe studiuesve ngrihet problemi i shfrytëzimit të burimeve të tjera të natyrës, prodhimet e dyta të pyjeve dhe kullotave, që kanë leverdi ekonomike si esencat bimore, lëndët tonike( regjëse) që gjenden te dushqet, shqerro, volanidhi e tjera……….. prodhime nga përpunimi termik i drurit që janë qymyri i drurit, eshka e kovaçit dhe kotronet. Në Zagori nuk ka përvojë për këto prodhime, por rezervat janë të mëdha dhe kërkesat e tregut të brendshëm e eksportet janë të shumta. Ka vend edhe kultivimin e thuprave të shelgut, traditë kjo për prodhimin e koshereve dhe kanistrave. Leverdi ka dhe dhe grumbullimi i frutave dhe farave pyjore natyrale ose të kultivuara siç janë: arrat, lajthitë, thanat, manaferrat, gorricat, boronicat, kulumbritë, dëllinjat e shumë të tjera. Për këto realizohet mbledhja tradicionale dhe konsumohen freskët apo përpunohen. Një rezervë tjetër nga prodhimet e dyta të pyllit e kullotave janë kërpudhat. Prezenca e tyre: pylli i Zhejit, Rapavicë, Dermaz, Çajup e kudo ku ka bimësi drunore.
Këto që përmendëm më lart në këtë trajtesë tregojnë resurset e mëdha që ka krahina, që duhet të shfrytëzohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:38 pm

Bimët mjekësore
Njësia Mundësia Çmimi Sasia për Të ardhurat
Nr. Emri shqip e matjes e grumbull. Mes. 10 vjet për 10 vjet
kv/vit lek/vit ton 000 lek

1. Dëllinjë kv 230 6000 2300 13800
2.Rigoni kv 14 12000 140 1680
3.Çaji i malit kv 5 25000 50 6250
4.Kokrra trëndafili kv 43 8000 430 3440
2.Murrizi (kokrra) kv 7.55 1200 75.5 906
3.Sherebela kv 490 9000 4900 44100
4.Pelin kv 0.8 36000 8 288
5.Sanze kv 0.5 700000 5 3500
6.Tërfil (lule) kv 0.02 40000 0.2 8
7.Cermedel kv 2 12000 20 240
8.Xanë (lule) kv 2 90000 20 1800
9.Totali 76022

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:38 pm

Çaji i malit (Sideritis Roseri Boiss)
Emërtimi në gjuhën popullore: Njihet me të njëjtin emër.
Përshkrimi: është bimë barishtore shumëvjeçare. Ka një sistem rrënjor të dobët e jo të futur thellë në tokë. Lartësia e bimës arrin 10 - 5cm. E gjithë bima është e veshur me push të bardhëllimët në të hirtë. Gjethet kanë përmasa 10 - 60 mm të gjata dhe 6 -20 mm të gjera. Ato kanë formë gjatore deri në të ngushta vezake, të përmbysura, të plota ose me dhembëza. Lulesa është e përbërë nga 5 - 20 qerthuj të rënë dhe secili ka 6 - 10 lule të verdha deri në të verdhurën e çelur. Lulëzon zakonisht në muajt qershor - korrik, në vartësi me kushtet klimatike dhe nga lartësia nga niveli i detit. Lidhja e farës fillon nga korriku,vazhdon gjatë gushtit dhe rrallë shkon deri në 15 shtator.
Përhapja: Çaji i malit konsiderohet si specie endemike e Ballkanit. Në vendin tonë është më i përhapur në pjesën juglindore, por gjendet edhe në krahinat në jug të Shkumbinit. Në Zagori është i përhapur në Dhëmbel, Çajup e Mali i Rapovicës.
Klima dhe toka: i përket zonave me klimë mesatare që shtrihen në lartësitë 1200 - 1800 m mbi nivelin e detit dhe tokave me formacione të thata gëlqerore, vende shkëmbore, vend eme gurë të rrallë dhe substrat të butë.
Kultivimi: Bima shtohet me farë të marra nga flora spontane dhe fidanë të përgatitur në fidanishte. Për mbjelljen direkt me farë, materiali mbjellës (fara) merret gjatë muajit korrik nga bimë të shëndosha. Pasi lihet që të thahet, për pak ditë, ajo pastrohet dhe përgatitet për t’u hedhur në arë. Parapraktisht ara duhet të jetë e përgatitur për mbjellje. Me anën e punimeve ajo duhet të jetë e shkriftëruar mirë. Afati i mbjelljes është muaji prill. Mbjellja bëhet me rreshta 60 deri në 70 cm larg dhe kur bëhet rrallimi bimët lihen 20 - 30 cm larg njëra - tjetrës. Sasia e farës për një ha duhet 10 kg. Rezultate të mira jep mbjellja me fidanë të përgatitur në fidanishte dhe mbjellja me filiza të marrë nga bimët mëmë. Praktikisht edhe nga ana ekonomike më mirë është mbjellja me filiza të marrë nga bimët mëmë. Si afat mbjellje, më të mira janë mbjelljet e nëntorit për në vjeshtë dhe ato të prillit në pranverë.
Pasi ka zënë fidani, vitet e para të jetës jep rozetë me gjethe, ndërsa vitin e dytë dalin kërcejtë lulembajtës. Kërcejtë e vegjël janë të shumtë, deri në dyzet vitin e parë, ndërsa në vitin e dytë ato rriten dhe dyfishohen në numër.
Vjelja e prodhimit
Çaji ka një periudhë të gjatë lulëzimi. Kjo fillon nga fundi i muajit qershor, intesifikohet në muajin korrik dhe gusht dhe fillon të bjerë në ditët e para të shtatorit. Në fillim lulëzojnë lulëritë e degëve kryesore, pastaj në periudhat e mëvonshme, nga degëzimet e dyta dalin lulëri të tjera. Kështu dhe vjelja e lulërive duhet të kryhet periodikisht me lulëzimin e plotë duke i prerë me gërshërë deri në nivelin e kaçubes. Lulet e prera lidhen në tufa të vogla dhe dërgohen për t’u tharë në vendin e caktuar. Ekonomikisht nuk mund të përcaktojmë leverdinë e kultivimit të çajit, pasi kërkesat e tregut të jashtëm janë të pakta, por mjafton të themi se nga një ha tokë të mbjellë me çaj merren rreth 10000 tufëza lulërie (nga 1 tufëz për çdo m2). Çdo tufë lulërie çaji në tregun e brendshëm shitet rreth 30 lek, kështu që i bie që për çdo ha të merren mbi 300 mijë lekë të ardhura.

Marrë nga libri “Zagoria Perla Profil i biskuar” i Kristaq F. Shabanit

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:38 pm

BARI I PEZMIT

Akchillea millefolium L.

BARI I PEZMIT
Radhitet si një ndër ilaçet më të njohur dhe më të përdorshmit si nga brenda dhe nga jashtë. Ai është i shijes së hidhur.. Dikur në shkollat mjekësore përjetonte zë tonik të lartë, stimulant, kundërspazmodik. Ka një ndikim të fuqishëm kundër hemioroideve. Përdoret për shumë lloj sëmundjesh. Barin e pezmit e përdorim edhe të shtypur nëpër plagët të llojeve të ndryshme (përshkak të ndikimit shërues të taninit që përmban, azulentit si dhe cinertës), por e gjithë kërkon kërkim. Është i këshillueshëm të jepet për luftën kundër ndezjes së lukthit dhe të zorrëve, kundër ngatërresave në veshka, mëlçi e tjerë. Populli ka besim në aftësitë kurative të të kësaj bime. Ng prakticiteti është vërteuar se kjo bimë mjekuese është një nga bimët mjekuese më efekprurëse.
Bari i pezmit ka një karakteristikë tipike se nuk mbart veti helmuese, nuk le £shprehi” dhe mund të përdoret çdo ditë për forcimin e organizimit. Ai hyn në numrin e madh të bimëve për çajra të kombinuara, me shije të hidhur e të athët si dhe ka erna të ndryshme. Përdoret për forcimin e organizmit, për shtimin e oreksit. Pihet nga një lugë tinture....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:38 pm

Pasioni im i kahershëm : bimët mjekësore dhe kurimi prej tyre
I nderuari lexues!
Pas daljes së parë dy vëllimeve poetikë vendosa të ridal dhe të hedh hapa të tjera në lëmin e fushës së Mjekësisë Alternative. Kjo ka qenë një nga pasionet e mia të kahershme. I kisha qejf dhe i kam lulet, si çdo njeri, që e dëshiron të bukurën, por unë nuk shihja te lulja, apo te fruti vetëm bukurinë apo shijshmërinë e saj. Unë isha e shtytur nga një shtysë e brendshme: Si duhet të përdoren këto lule dhe këto fruta në favor të mirëshëndetit njerëzor. Ndaj m’u shtua pasioni. Kundroja te lulet dhe te frutat anën e tyre terapike për të kuruar sëmundje të shumta, që përhapen te njerëzit, për të disiplinuar indisiplinimet trupore. Për këtë një nga pasionet e mia ishte ky këndvështrim dhe trajtesë, ndaj për shumë dekada u mora me bimët mjekësore, të cilat janë aq të shumta, të llojeve të ndryshme në territorin e vendit tonë. Fillova që të lexoj libra të karakterit të tillë, që realizonin njohjen dhe përdorimin e tyre (të bimëve mjekësore). Qysh në sistemin e mëpërparshëm i kisha vënë vetes për detyrë të njihesha dhe me aftësinë teorike dhe praktike kurative që realizonin mjekët alternative të suksesshëm. Dr. Arqile Boti ka qenë pika ime e referimit, modeli i suksesit në kurimin me bimë mjekësore. Kisha dëgjuar gjithmonë, pra shpesh, për çuditë e tij. Njerëzit e sëmurë viheshin në radhë për t’u konsultuar dhe për të marrë këshillat mjekësore të Dr. Arqile Botit. Unë e ndiqja në çdo emision televiziv me shumë kujdes, duke mbajtur shënime të shumta. Dhe kështu kjo shtysë e madhe më tha me një zë të brendshëm se Unë mund të bëja diçka dhe të merresha me këtë veprimtari. Fillova të përpija të gjitha librat, që dilnin për Mjeksëinë Alternative. Pasi mora një teori të tillë, u njoha konkretisht me të gjitha bimët dhe me përgatitjen e tyre për të kuruar sëmundjet e ndryshme. Por një nga prirjet e mia ishte përgatitja e barnave me receta të diktuara. Por me shpejtësi unë arrita të bëj eksperimente të ndryshme dhe të ndjek hap pas hapi aftësitë kurative të barnavave, që përgatitja dhe jepja te njerëzit, që kishin nevojë për to. Duke qenë shumë e ngulur në këtë lloj pune, unë arrita që të kisha suksese. Më ka ndihmuar në këtë proces dhe studimi i librave të mjekësisë alternative greke si dhe librae e botuara në vendin tonë për këtë mjekësi nga mjeku aternativ Hysni Dankshi.

Gjirokastër, janar 2012
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:39 pm

POETIKA E BUKURIMIT


Venka Capa, Tiranë

Jam grua

Hedh vështrimin,
Zbehtësisë së dritës…
Jam cung, drutharë,
Përplasur nga fati,
Rrahur nga mëshira,
Në stinë hipokrizie.
Malli që baris për jetën,
Më dhuron këmbët e lisit,
Lutem para Shën Mërisë:

Jam grua, kam shpresa,
Më vlon dëshirë e shenjtë,
Më hidh një degë të pafaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:39 pm

Pema e dashurise

nga Lindita Prenga

Gdhenda në vetmi pemën e dashurisë,
stolisun me diamantin e zemrës.
Rrethuar me zogjtë e ndjenjave të mia
e qendisur me merakun e ndjenjës .

Bukuria e saj me mahniti shpirtin,
yjet shkëlqimvezullues shpërndanë.
Natyra lëshoi të madhin kushtrim,
jeta më dha ëndrrën, dikur të vrarë.

Lulëzoi pema mrekulli, gjallërim,
lëshoi aromën e ndjenjës fisnike.
Trokiti ëndrra një botë piedestal,
gdhendje ndenjash labirinte romantike .

Romanticizmi ndjek rrugën e vazhdimësisë,
Dashuria rend të gjejë strehën e dashurinë.
Ëndrrat morën të vetmen rrugë të jetës,
Koha besoi ligjërimin, lirshmëri e vetëvetes.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:39 pm

SA PAK KËRKON NJE GRUA…

nga Nexhi Baushi , Tiranë

Një grua s’kërkon shumë…
Pakëz vëmendje,
një përkëdheli.
Lotin t’ia fshijë
Një dorëz e butë,…
Nje shushërimë ëmbëlsirë në vesh.
Tingullin e Bethovenit
ta kthejë në sinfoni…
S’kërkon kostelacion pa fund:
Vetëm një yllësi të zbresë
në gjinjtë e saj.
Sa pakëz kërkon një grua,
sa pakëz…

Ti, mos u kur...se:
Një petal nga trëndafili
dëshirimi saj…
Me aromatizim tërë jetën ta përplotojë.
Një telefonatë të vetme, pritësi me ankth.
Nje dritëz të kuqe sipar përndritur në chat….
Një grua s’ kërkon shumë.
Ta marrësh përdorë ta synosh drejt vetes së saj .
Herët në pranverim tek ajo të shkosh,
Si gonxhe ta vjelësh
Mbështetur në gjoks - rritësi jete.
Një grua s’ kërkon shumë, pak , fare pak:
Nga gryka llavëskuqur e Vezuvit plak,
Pendën ta ngjyesh me zjarr të pashuar.
dhe në mantelin e bardhë të Agimit
Fjalën magjike ta dritëshkruash…
Sa pakëz,
sa pakëz,
kërkon
një
grua!…

Tiranë, 03. Gusht 2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:39 pm

DORINA VEDRA MUSHI

Në flakët e dashurisë


Flakës së dashurisë
me mijëra zemra bëhen hi,
ndaj bëji lutësi Perëndisë,
prushimin të ta ndezi në gji.
Flakës së dashurisë
gjaku vëlon në damar,
një pikëzim dashurie të të fal…
Flakës së dashurisë
krijohen tërmetet e zemrës,
ndaj lutju Perëndisë
se i dha jetësi femrës!
Në flakët e dashurisë
të gjithë do të digjemi
e do të shndërrohemi në hi...
Por sërish bëj ritualin,
lutju Perëndisë,
që të dha emrin e madh Njeri.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:40 pm

Lefteri Sema

Folkloristika e bukuruar

Më trete, syzezë…

O, seç e more rrugën,
Drejt, o moj, në Janinë.
Them të vij dhe unë me ty,
Oh, për shoqërinë.

Ç’të bëj unë i mjeri,
Të hodha sevdanë,
Kudo që të jem, moj,
Dua të të kem pranë.

M’i nxitoje, moj, ato hapa,
Ti përpara, unë nga prapa.


Refreni
Të ngela pas te fustani,
M’u dogj shpirti, m’u dogj xhani.
Mendo për mua të mjerin,
Që më trete si sheqerin.
Më trete, syzezë, më trete,
vrapoj ku shkon e ku vete.


Thëllëzë e malit

Mbi gishtat e këmbës
M’i zbrisje sokatët,
Moj thëllëzë e malit,
Të mos zgjosh zambakët.

Refreni
Zambakët e prillit
Mbushur plot aromë.
U shkon pranë e pranë,
Sikur fluturon.

Bilbilat mbi lisa
Këngës seç ia thonë.
U shkon pranë e pranë,
Sikur fluturon.

Bilbilat mbi lisa
Këngës seç ia thonë.
Moj thëllëzë e bukur,
Ku vete ku shkon.

Vetullat si hark,
Më ecën si flutur,
Nuk të lë pa marrë,
Ty, moj belkëputur.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:40 pm

Nehas Sopaj

Tu fazes nascer dentro de mim uma chama

Tu és murmúrio ruidoso e fragrância de oliva
que vem do mar espumar-se em mim.

Tu és calor estivo com zumbido de abelhas
que vem de outras eras na longa noite.

Tu és perfume de amor na longa noite,
claridade velada que vem despertar em mim o canto.

Tu és o meu renascimento sóbrio sobre a relva,
que bate, como a chuva, na janela do meu quarto,
fazendo nascer, dentro de mim, uma chama."


ESCRITOR ALBANÊS*


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:40 pm

AFERDITA KRASNIQI THYEN HESHTJEN...
Para disa kohësh shfaqa një bukuri fizionomie, sot po shfaq të njëjtën , Aferdita Krasniqin, por nga një plan tjetër: shkathtësi mendjeje dhe thurje poetike... Vendosje në një plan dezilucioni,... Është një gjetje e përmbushur me poetizëm dhe figurim... Protagonistimi në këtë poezi përgjysmon diellin e këndvështruar nga një pozicion real, i cili çuditërisht ndrit, hënën e ndason. Kjo poezi reale jep leksionim për gjetje rrugëdalje nga dezilucioni dhe dalje në hapësirë të gjërë ... Është një poezi e thurur ne thurje shpresimi...

KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.P.S


POEZI NGA
AFERDITA KRASINIQI

PËR MUA S'KA MËNGJES

Unë,
S'kam më besim,
Në besnikërinë,
e bregut të kuq.

Si duket,
Bukuria më dënoi,
Si qyqe endem,
Me dashurinë e zjarret.

Amshimi.........
Në sytë e mi - jetë shpirti,
Duke u përplasur,
Nëpër valët e detit!..
*
Më vjen në ndihmë papritur
"një "SOS" fluturimthi
i lëshuar nga hemisferat e Shpresës
dhe të Kepit te Mirë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:40 pm

Shtatë ngjyra
nga Gjergj Nikolla
Shtatë ngjyra kthehen,
në një për ty,...
shtatë ditë e netë
në një të vetme për ty,...
diell e hënë e yje në sy,
je ti,...vetëm ti!

Penën marr me fletën në qiell
të shkruaj për ty,
poezinë e radhës,...
penelin lë në tryezën qelq,
fytyrën tënde puth...
Kur dielli ndrit a yjet ndizen,
kur hëna shkëlqimin merr nga ti,
ti dije zemër dije,
në buze më je,
në sy më rri...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:41 pm

Jozefina Traboini


Fin + Sinfoni Bet'hoven

Me notat e tua Bet’hoven
Do melodioja me gjithë botën
Me tingujt e tu, qaj gjithë kohët…
Bet’hoven, krijesë e pëlqesë
Përjetimet e jetës
falë teje i kam gazmim
Lumturoj çdo çast,
kur të dëgjoj e shoqëroj
Sinfonitë nga e para tek e nënta…

I ke pikturuar me jetë
I ke partituar mendjenjë…,
I bëlbezoj në heshtje,
në vetmi t’i dëgjoj fantazisht ,
I dua vetëm për vete…

Bekohem,
trishtohem,
Natyrën thërras…
Momente,
melankoli,
mall
të gjitha më përgjigjen…
Hesht,
dhe fantazoj me dashurinë time
ta përshkruaj të jetuarit…
Mbrëmjeve - nota
Muzikën tënde kërkoj në kërkim ...

Kujtesë,
mendim,
shpresë,
dashurinë dhurim
Atij
që dua më shumë
se jetën time.

Kur të vdes
me muzikën tënde
dua të më shoqërojnë,
deri në varr…

Atje do gjej Qetësinë
sepse i jetoja,
por nuk munda kurrë,
t’i zotëroja çastet…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:41 pm

TAKIMI I BARDHË

Nga Linditë Ramushi


Dora jote prek

Pëllëmbën e dorës time

Gjersa rrëshket nga djersa me ëndje.



Kur dora shtatit përshkohet si rrathë

Rrathë valësh liqeni

Të liqenit që sjell vorbullën e rrumbullaktë

Takohen trupat tanë në pikën e mesit.



Dora e shtruar në shtrat të valëve

Liqenit i sillen si fustan

E unë sillem si shtojzovalle e nusëruar

Të kryqëzoj takimin e bardhë.



Buzët të kuqe jo nga ngjyra

Por nga malli i shijes

Që pret të çel një puthje tënden

Si qershi e parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:41 pm

Mirlinda Musaj

FURI NDJENJASH

Do i ndalë ndritimin hënës,
do i ndalë këngën gjinkallës,
do i ndalë retë e qiellit,
do i ndalë rrezet e diellit!

Aromën lulës do t'i helmoj,
të mbushë vrerë të tërbuar,
trup e gjeth t'i ndëshkoj,
fara të mbetët e mallkuar!

Zogun e malit rob ta bëj,
këngën e tij ta ndiejë mall,
edhe stina acar mbetur,
s'do vijë më pranverë-behar!

Yjësinë e magjishme,
do e bëj ushtri antike,
mbrëmjen e pafund,
do bëj muze historike!

Flakadanin e vetëtimës
do të ndal e ta urdhëroj,
Mbretit fatkeq, korb-djallit,
t'i rikthehet të tërboj!

Edhe dëborën majëthepisur,
do ta zgjojë pa dhembshuri,
Kurorën e saj të kahershme,
do ia flak shkrumb e hi...

Tani kohën e ndal,
shkëmb e dru do ndryshoj,
Mbret i errësirës do të bëhem,
ëndrrën pa realitet të amshoj!!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:41 pm

Të ndjekësh rrugëtimin e dashurisë...
Skicim
Nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Ora kishte vendosur të ikte shumë larg! Une kisha varur në qafë një metamorfoze kapluese, të stisur prej vetes sime...Tik - taket e orës kishin kapërcyer hapat mbremësore dhe ishin nisur për diku, në kërkim të një adrese dashurore... Shpeshherë këto “tik – take” më ngjanin të gjata në pakuptimësi, duke më dhuruar emocione të pandalshme, më kryqëzonin fuqishëm, më bënin pjesë të tyre pa fund.. Mendova bindshëm me vetdialoguesen time, se, ndoshta këtë herë, ajo hija e mbetur e një ore të larguar do të këpuste sërish yje mëngjesore sëbashku me mua... Me pas ato do t'i vendosnim me grimca delikatese në tokën e paduruar, në trajtë germash për dashurinë e çdo ditë, do të nënshkruanim një emër dashurie shumë thellësisht me ndjenja të hekurta shpirti... Ndoshta, kur të zgjohesha do të isha ende i rrethuar nga fjalet e saj, nga pëshpëritjet e ndjera të nje dashurie me titull të papërfunduar, të stiluar krejt ndryshe nga e zakonshmja... Thjesht do të ishte një zgjim i mirëseardhur nga një gjumë vrastare ëndrrash të lotueshme, i veshur me shumë petka hijesh të ngjeshura pas trupit me shkëlqim trishtimi mbi veten, mbështjellur aq shumë, të cilat do të më ngjasonin me rrokullisjet e ngadalta të një breshke nëpër rrugëtimin e saj, sikur do të ndanim një bashkejetesë të çuditshme... I pari mendim më mbërtheu, vendosi të më gjunjëzojë para ekzistencës së tij... Me pas e vendosa zemrën time për një çast te dora ime dhe fillova të mendoj për zemren tënde; s'arrija t'i dëgjoja frymëmarrjet e saj, t'i ndjeja ethshëm... Dhe një herë tjeter orvatesha me shpresën e këputur, nëse ende arrinte të njihte dhe të pranonte frymë brenda atyre arterieve të saj, mos ndoshta ato ishin ngushtuar nga ky rrugëtim, ku pushtuar prej dhimbjes mëkatare, ishte e pamundur t'i zhbllokoje nga kjo rrymë negative në vetvete... E joshur, e tunduar, afrohesha të dëgjoja më tepër, por stopohesha në një udhëkryq pa krye, pa fund në dukje dhe me kohën të ikur prej duarve të mia, me nocion të numëruar... Një moment i mbylla sytë e mi, solla ndërmend një tërësi perceptimesh, shumë burime ndjesish... Doja të takohesha me çaste të bukura. Doja të ndalesha i tëri aty, si emër, si qenie, si frymë, si kuptim, si një ligj i natyrës... Doja të isha protagoniste e një akti të përjetshëm për ëndrrat, doja të përulesha brenda në atë lumturi të dubluar, afatshkurtër. Endesha me këmbët e mia të kërkoja më tepër... Endesha t'ia nisja sërish nga diku, nga diçka, s’e dija se ç’mund të kërkoja më shumë se aq, ndoshta mund të më dukej diçka ajo çka më falte ai përjetim... Doja t'ia nisja dhe aty, ku kishte ndalur hera e fundit... Një dashuri fliste me zë të mekur brenda meje, më rrëfente një dhimbje të madhe, këndonte aq trishtë, në notat e saj luhesha si një melodi e veçantë, pafund... E strukur në ankthin e ditënetëve rrokullisëse dhe, sonte, si për çdo ditë, mundohesha ta pasuroja me një dritë shumë të madhe zemre, por ajo e kishte radhitur vendimin e saj në këtë rrugëtim, të fikej vetvetiu. Nis t'i ulëras ndjenjës sime, por ajo s'është fajtore, e njeh rritjen më tepër çiltërsisht si një femijë, ndjen dhe provon shumë lumturi e dhimbje, kontraste jete njëkohësisht. Ky është fundi i rrugës ndoshta... Kam mbërritur në destinacion... Dashuri, mundohu ta shikosh dhimbjen time në sy, lexoji rreshtat e saj, thuaji dhimbjes të largohet.... Lutësisht të drejtohem: “Sillma lumturinë këtu... Lejoje të hapi krahët sa të doje në mua; bëje për të fundit herë, lejoje të paktën, vetëm sonte, te lutem...!!! "


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:41 pm

Flutura Maçi , Poete, piktore, kitariste… Flutura Maçi, piktore , poete, skenografe, kitariste…,nje rast epokal
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:42 pm

Jorgo Telo

Sumbulla poetike
PAJA

-Do marr ca re të bardha,
mbi to do mbjell mjaft yje.
A nuk të erdhi
për vello
radha?
“Pres të më sjellësh
si pajë
blunë e njelmët të syve.

MARTESË
Në dasmën tonë, e dashur,
për orkestër do kemi
tinguj qielli.
Si dasmorë –
buqeta rrezesh dielli.
Do doja të kishim përqark
valle yjesh dhe dritë hëne.
Ndoshta të tëra
do na bujisin
në shtrat
në pragmbrëmje.

TRAZIM…
Ti më trazon
me rrezet e syve të tu.
Në kopshtin e Edenit
e gjej veten.
Ti kristalon te një qiell blu.
Unë
qaj,
qesh,
dehem.


ZILIA

Merakshëm ujis lulet
në ballkon.
Mbi çdo lule – fytyra jote
e qeshur.
Një bletë te çdo lule
cazë qëndron.
E kundroj dhe
mbetem i zilepsur…

MOS U DRUAJ

Mbështetu te zemra ime!
Mos u druaj
nëse hijen time ma shkel!
Mbushma shpirtin me këngërime,
Zogëz e derdhur,
gonxhe që çel…!

MESMAJ

Na u mblodhën
gjithë muajt e vitit
këtë mesmaj:
Ti si Borëbardha,
unë si princi.
Të tillë veten e mbajmë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:42 pm

Jeni të mirëpritur ne Qytetin muze….

Qyteti Muze i Gjirokastrës, qytet i UNESCOS, një pasuri fantastike botërore. Manitje nga prezenca dhe famiitja e tij në sytë njerëzorë, i arkitekturuar nga mendësia njerëzore...Kjo tregon inteligjencën njerëzore prezente ...












Kalaja madhështore e Gjirokastrës





Poetët në kalanë e Gjirokastrës


































Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:42 pm

Nga Lefteri Sema

Jeta jonë është më e gjallëruar, kur përdorim bimë, të cilat kanë vitaminat e nevojshme për trupin tonë. Bimët me veti kuruese na i ka falur vetë natyra. Mjekësia e sotme e ka kthyer shikimin në bimët medicinale, të cilat janë njohur që në vitet e lashta. Natyra dhuron, mjekësia shëron. Përdorimi i frutave, perimeve dhe bimëve medicinal janë jetëgjatësia jonë. Kjo te ne është trashëgimtare dhe brez pas brezi duhet të bëhen më të njohura për vlerën e tyre mjekuese dhe ushqyese. Sa më i gjerë dhe më i njohur të jetë kulturimi ynë në thellësi, aq më të shëndetshëm dhe të gjallëruar do të jemi. Kurimet dhe dietat na sjellin jetëgjatësinë. Në ushqimet e përditshme është mirë të vendosim sa më shumë vitana aromatike.
Kam vite që merrem me studimin e bimëve medicinale dhe vlerën e tyre mjekuese. Dëshira për të shtuar njohuritë e mia, në këtë drejtim, më ka lejuar që të bëj edhe eksperimente të ndryshme për disa problem shëndetësore. Nga rezultatet e marra mora më shumë kurajë për të vazhduar më tej. Cilat ishin disa prej syresh:Në uljen e sheqerit në gjak, të kolesterolit… Në kurimin e ftomës dhe sëmundjeve të lëkurës.
Duhet të dimë se bimët e thara në hije ruajnë vlerën e tyre rreth 18 muaj.
Në problemet e hipertensionit gjithashtu ka shumë rezultate të mira.
Ndodhem në lagjen Manalat Gjirokastër. I mirëpres pyetjet për probleme të ndryshme.
Mobil: ++355695840719



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:43 pm

Kryeredaktore e revistës : Majlinda Shabani (Aleksandra)
ZëvendësKryeredaktorë: Lindita Ramushi, Kristo Stoja
Redaktore: Lefteri Sema,
SPONSOR I REVISTËS :Lefteri Sema,
Kryetare e Shoqatës Mjekësore Alternative
Adresa e LNPSHA “PEGASI”: Rruga “Alqi Kondi”
LNPSHA “Pegasi” ALBANIA *Internet Kafe”, kati i dytë
Mobil ++355693846682
Shtypur ne shtypshkonjën e Shtëpisë Botuese “MARIN BARLETI ” TIRANË







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:43 pm

POETJA ZYLI GAXHOLLI, PERFAQESUESE DINJITOZE E BUKURISE SHQIPTARE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Pika ime Lumturi shpirtëzuar në sytë e mi Aleksandra Shabani
» Poezi nga poetja Majlinda Shabani (Aleksandra)
» "Stilistika e Lirisë" e poetes Majlinda Shabani ( Aleksandra
» Aftesia perzgjedhje e ushqimit,Majlinda Shabani (Aleksandra)
» MAJLINDA SHABANI AN ALBANIAN POETESS by Teresinka Pereira

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: