Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ Empty
MesazhTitulli: RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ   RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ EmptyFri Jun 15, 2012 9:25 am


Botime të reja: RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ

Këto ditë doli në dritë në Tiranë libri “RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ, i autorit Xhavādī Āmuli, me shqipërim, parathënie e shënime nga Edin Q. Lohja.
Në parathënie, përkthyesi i shquar z.Edin Q. Lohja, ndër të tjera, shkruan:
Përkujtimi (dhikr) është rregulla më e fortë e fesë …
ligji nuk na është obliguar e adhurimet s’na janë urdhëruar,
përveçse për hir të ngulitjes së përkujtimit të Zotit.
(1. Cituar në: Martin Lings, A Sufi Saint of the Twentieth Century: Shaikh Aḥmad al-‛Alawī (London: Allen & Unwin, 1971), ff. 96-97.)
Shejh Aḥmed el-‛Alawī (1286-1353/1869-1934)

Kryerja e dhikrit me prani të zemrës (ḥuḍūr el-kalb) …
merr përparësi ndaj të gjitha veprave të adhurimit;
jo madje, pikërisht përmes saj marrin dinjitet ato;
ky është fryti i përfundëm i adhurimeve praktike.
2. Ebū Ḥāmid el-Ghazzālī (450-505/1058-1111)
Iḥjā’ ‛ulūm ed-dīn (Beirut: Dāru’l-Hādī, 1992), vëll. I, ff. 399-400.

Sipas përkthyesit, z.Edin Q. Lohja, ky material është shkëputur nga Kreu X i veprës Ḥikmet-i ‛ibādāt (Urtia e adhurimeve) të autoritetit të shquar fetar dhe intelektual Ājetullāh ‛Abdullāh Xhawādī Āmulī (1933), autor prodhimtar veprash të thellësishme, si zbërthimi madhor i Kur’anit Fisnik, Tefsīr tesnīm. Siç vërejnë botuesit e origjinalit, ndryshe nga krerët pararendës në libër, që janë transkripte ligjëratash ose leksionesh, ky kapitull është ndër punimet e shkruara të Xhawādī Āmulīut dhe ka një shije të veçantë. Vështirësia e disa fragmenteve, bashkë me thellësinë dhe pasurinë e tyre në raport me krerë të tjerë, kërkojnë vëmendje të posaçme nga ana e lexuesit.
Në këtë botim, fjala ḥikmeh – e shfaqur gjithashtu në titullin e origjinalit – është përkthyer në kuptimin e saj të përgjithshëm si “urti” (të shihet për shembull, ajeti 2:269 i Kur’anit Fisnik), ndryshe nga kuptimi i saj i kufizuar “filosofí”, i lidhur me një diskurs të posaçëm dituror në traditën intelektuale islame.
Libri : RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ është botuar në Tiranë, maj, 2012, nga Fondacioni ”Rumi”.
Në vitët e fundit, në fushën e botimeve Fondacioni "Rumi" në Tiranë, solli në gjuhën shqipe disa libra me vlerë, solli autorin dhe studiuesin amerikan. Dr. William C. Chitick i Universitetit të Stoony Brook, në New York, SHBA, që është një nga autorët më të njohur në fushën e studimeve krahasuese religjioze, me librin "Në kërkim të zemrës së humbur". Libri përshkruan thelbin e traditës Sufi në formën e një hyrjeje të shkruar kuptueshëm e me kompetencë të lartë shkencore.
Gjithashtu Fondacioni ka botuar në shqip edhe librin tjetër të Prof. Dr. William C. Chittick dhe të studiueses japoneze Dr. Sachiko Murata, "Vizioni i Islamit"(Vision of Islam).Vizioni i Islamit është nga paraqitjet më të sukseshme të Islamit tek lexuesit perëndimorë. Autorët ndërmarrin një studim të plotë, i cili, duke u nisur nga të vërtetat e shpallura të besimit, përhapet në rrathë gjithmonë e më të gjerë për të përfshirë në fokusin e tij të gjitha aspektet e vizionit Islam.
Një botim i rëndësishëm në fushën e edukimit dhe të arsimit është libri "Të Mësosh Përmes Debatit", i Prof. Dr. Oscar Brenifier (Doktor në Filozofi). Të mësosh nëpërmjet debatit do të thotë të praktikosh me studentët dhe nxënësit ushtrimin e vështirë të elaborimit e të shprehjes së ideve në një atelie, ku të gjithë ata guxojnë të pyesin, kritikojnë e gjykojnë në mënyrë të argumentuar e inteligjente.
Ndërsa libri i Prof. Dr. Sejjid Hussein Nasr (Universiteti George Washington, SHBA) dhe Prof. Dr. Muzaffer Ikbal (Qendra: Islami e Shkenca, Kanada), "Islami, Shkenca, Muslimanët dhe Teknologjia", i botuar më së fundi nga Fondacioni "Rumi", trajton dilema dhe probleme, me të cilat përballet sot bota shkencore e ajo muslimane, në veçanti, sidomos në raportet e tyre me teknologjinë dhe shkencën moderne.
Më 2007 Fondacioni "Rumi" boton librin "Bashkëbisedime persisht-shqip", ndërsa më 2010 pas një pune të gjatë dhe këmbëngulëse, fondacioni Rumi arriti të hartojë me ndihmën e një grupi studiuesish fjalorin e parë Persisht-Shqip. Besojmë se ky fjalor nuk është arritje vetëm për Fondacionin, ai do të hyjë në historinë e leksikografisë shqiptare dhe iraniane si i pari fjalor persisht-shqip. Fjalori përfshin rreth 20.000 fjalë dhe shprehje. Ai është hartuar sipas të gjitha standardeve leksikografike bashkëkohore për zgjedhjen e fjalës, paraqitjen shkrimore, tejshkrimin (transkriptimin), ndarjen kuptimore, sistemin e thënieve ilustruese, shënimet ligjërimore e stilistikore etj.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» RRETH HOMOSEKSUALIZMIT
» NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT
» RRETH 5.3 MILION MUSLIMANË NË UMRE PËR RAMAZAN
» Levizja e diejve rreth vetes.
» Gjykata e Nju Jorkut i jep fund tensioneve rreth ndërtimit t

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: