Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RRETH HOMOSEKSUALIZMIT

Shko poshtë 
+2
Sahit Rexhepi
Mexhid Yvejsi
6 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

RRETH HOMOSEKSUALIZMIT Empty
MesazhTitulli: RRETH HOMOSEKSUALIZMIT   RRETH HOMOSEKSUALIZMIT EmptyThu Dec 20, 2012 8:15 pm



Mexhid YVEJSI, Gjakovë

RRETH HOMOSEKSUALIZMIT

“Homoseksualët janë degjenerimi i shoqërisë,
Evropa të mos na i shesë si vlera.”
-Dritëro Agollii


Çfarë është homoseksualizmi?

Homoseksualizmi është një sjellje, tërheqje ndaj gjinisë së njëjtë...
Është një nga tri kategoritë kryesore të tërheqjes seksuale krahas biseksualit dhe heteroseksualit....
Gjatë gjithë historisë së shkruar njerëzore, në këtë jetë tokësore, homoseksualizmi është gjykuar, dënuar, por edhe është admiruar....
Që nga fundi i shekullit 18-të, kanë filluar lëvizjet për pranimin e të drejtave të homoseksualëve, duke përfshi edhe martesën, sindikatat, punësimin, kujdesin shëndetësor, shërbimin në ushtri etj.
Studimet, hulumtimet që janë bërë në botën moderne Perendimore, në veçanti një hulumtim i vitit 2006, tregon se 20% e popullsisë ka ndjenja homoseksuale....
Që të shpjegohet qartë pse një pjesë e popullsisë janë homoseksualë, kjo ende nuk është e qartë plotësisht, thonë studiuesit, hulumtuesit...


Prejardhja e fjalës homoseksual


Fjala homoseksual është me prejardhje greke dhe latine. Rrjedh nga fjala greke Homos që do të thotë “e njëjtë”, pra që ka lidhshmëri me gjininë e njëjtë... Ndërsa fjala gej i referohet homoseksualëve të gjinisë mashkullore, kurse fjala lesbiane apo lezbiejka i referohet gjinisë femërore...
Fjala lesbiejk rrjedh prej greqishtes, që është emri i ujdhesës Lesbos, ku poetja Sappho ka shkruar gjërësisht për marëdhënjet e saja emocionale me vajzat e reja...



Shkrimet e para rreth homoseksualëve

Shkrimi i parë i shtypur rreth homoseksualëve është ai i vitit 1869, që është një pamflet gjerman nga novelistja austriake Karl-Maria Kertbeny, por që është një publikim anonim....
Në vitin 1879, Gustav Jager, në librin e tij Discovery of the Soul (1880) (“Zbulimi i Shpirtit)”) i përdorë termat e Maria Kertbeny-t, sikur që i përdorë pakëz më vonë, me 1886, termat homoseksual dhe heteroseksual shkrimtari Richard von Krafft-Ebing, në librin e tij me titull: “Psychopathia Sexualis”....

Debatet rreth homoseksualëve

Vite më parë, në shumë shtete të botës, në veçanti në SH.B.A, zhvilloheshin debate rreth të drejtave të njeriut, veçanërisht të njerëzve me ngjyrë. Sot kemi debate, kinse më të civilizuar, në të cilat kërkohet të mos diskriminohen edhe ata persona që kanë devijime seksuale, pra, për homoseksualët, debate që ka nisur edhe në Shqipëri, Kosovë...
Në Shqipëri, në kushtet e globalizmit, Evropa dhe ShBA, meqë e kanë marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kërkojnë ta imponojnë edhe të drejtën e të qenurit homoseksual, në emër të lirisë, që nuk hynë kurrsesi në mentalitetin e popullit tonë.
Me problemet e homoseksualitetit, sipas porosive të perendimorëve, po merren disa pseudo-intelektual të gazetave, radiove, në veçanti të mediave vizive, si edhe disa përfaqësues e përfaqësuese të OJQ-ve, që e paraqesin këtë problem sikur të jetë diçka në trend, sikur ndonjë modë e re për t’u mbajtur nga shqiptarët...
Me ç’ështjen e homoseksualëve po merren edhe ambasadorët e vendeve perendimore, siç është Henk G.C. van den Dool, Ambasador i Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, i cili, ndër të tjera, për revistën “Psikostil”, Tiranë, tha:
”Në Shqipëri, pyetjet si “çfarë është homoseksualiteti?”, “kush janë homoseksualët në Shqipëri?”, “si jetojnë ata? “, “a janë ata ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë? “ – janë pyetje të cilat nuk janë drejtuar ndonjëherë në mënyrë të hapur dhe direkte. Por pa bërë pyetje thelbësore ju nuk mund të merrni përgjigje thelbësore, të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Dhe pa këto përgjigje thelbësore, homoseksualët meshkuj në Shqipëri mund të portretizohen ende si një kërcënim për krenarinë dhe vlerat kombëtare, si një rezultat i dekadencës së Evropës Perëndimore, një patologji apo një sëmundje, ndërsa ekzistenca e femrave homoseksuale thjesht mohohet sepse presupozohet që nuk i përshtatet imazhit të gruas “së denjë” shqiptare. Deklarata të tilla, besoj, vijnë si rezultat i një “paditurie/injorance” mbi çështjet e homoseksualitetit, që lidhen me strukturat patriarkale tradicionale të shoqërisë dhe tendencën për t`i prezantuar këto struktura si vlera kombëtare.
“Unë do të inkurajoja të gjithë zyrtarët, politikanët, tregtarët, mësuesit, doktorët, të gjithë ata që janë të përfshirë në çështjet sociale dhe publike, si dhe gjithsecilin nga individët, që të familjarizohen me problemet me të cilat përballen gratë dhe burrat homoseksualë në Shqipëri, si dhe t’i kushtojnë vëmendje debateve bashkëkohore në lidhje me gjininë dhe seksualitetin.
Unë do të sfidoja dhe ftoja gjithsecilin për të hapur sytë dhe për të përqafuar homoseksualitetin pa frikë. Homoseksualiteti nuk është një apati. Nuk është një stil jetese. Nuk është një modë apo aksesor, dhe padyshim që nuk është një sëmundje. Homoseksualiteti nuk ka lidhje me mëkatin apo shpëtimin e shpirtit. Unë e kam njohur dhe e respektoj Shqipërinë si një vend i cili e trajton çdo mik të ftuar si një shok, pa i dhënë rëndësi se kush është apo nga vjen ai. Unë e kam njohur dhe e respektoj Shqipërinë si një vend ku gjithsecili është i lirë të ushtrojë praktikat e veta fetare. Sigurisht është po kjo Shqipëri ku gjithsecili duhet të jetë i lirë për të qenë krenar dhe të jetojë sipas orientimit të vet seksual.
Unë shpresoj që kur Shqiptarët e së ardhmes të shohin mbrapa këto vite, ata do të shohin një kohë kur i`u dha fund diskriminimit të geive dhe lesbikëve – nuk ka rëndësi nëse në zyrë apo në rrugë, në shtëpi apo në lagje. Ata do të kenë mundësinë të shohin një kohë kur Shqipëria si një komb, më në fund, pranoi marrëdhënien midis dy burrave apo dy grave si një marrëdhënie po aq reale dhe e admirueshme sa ajo midis një gruaje dhe një burri…”
Unë shpresoj që dita nuk do të jetë e largët kur askush nuk do të ketë frikë të jetë gay në Shqipëri. Kur askush nuk do të ketë frikë të ecë nëpër rrugë kapur pas dore me personin që dashuron….”



Kush janë homoseksualët?

Në një intervistë me Aristir Lumezin, poeti, shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli tha: “Homoseksualët janë degjenerimi i shoqërisë, Evropa të mos na i shesë si vlera.”
Shkrimtarin e madh e irriton ky debat dhe e cilëson të imponuar nga Evropa. Sipas tij, mentaliteti dhe tradita jonë nuk toleron debate të tilla, duke shtuar se në fshatra janë vrarë për një gjel të cilin e kanë cilësuar pederast. Dritëro Agolli është i prerë në qëndrimin e tij dhe e cilëson homoseksualitetin degjenerim të shoqërisë, si një shfaqje që bie ndesh me ligjet e natyrës. Homoseksualët janë degjenerim i shoqërisë,
Homoseksualët, të urryer në Bibël dhe Kur’an


Ka shumë të krishterë në hemisferën perendimore që dëshirojnë, por edhe thojnë, se Bibla nuk e dënon homoseksualizmin. Dëshirojnë që Fjalën e Zotit, të Cilit i besojnë, ta ndryshojnë, por ajo që ata thonë në Bibël nuk qëndron.
Në Bibël, si në Besëlidhjen e Re, po ashtu, edhe në Besëlidhjen e Re, homoseksualizmin jo vetëm që cilësohet si një “vepër e tmerrshme”, por edhe urdhërohet të ndëshkohet me vdekje...
Për homoseksualët në Besëlidhjen e Vjetër shkruan:

“Mos bjer me mashkull siç bihet me femër!
Është vepër e tmerrshme!”
(Bibla, Besëlidhja e Vjetër, Levitiku, 18:22)

“Nëse mashkulli bie me mashkull si bihet me femër, të dy bëjnë vepër të urryer, le të ndëshkohen me vdekje...”
(Bibla, Besëlidhja e Vjetër, Levitiku, 20:13)

Ndërsa, në Besëlidhjen e Re homoseksualizmi cilësohet si padrejtësi, tradhti, siç janë idhujtarët, kurorëthyesit, vjedhësit, pijanecat, cubat, të cilët nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit.

Kështu shkruan në Besëlidhjen e Re:

“Athua nuk e dini se ata që bëjnë padrejtësi nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit? Mos u tradhtoni! As fëlligështarët, as idhujtarët, as kurorëthyesit, as homoseksualët e çdo lloji, as vjedhësit, as pijanecat, as cubat nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit.”
Besëlidhja e Re, Kor.1, 6:9-10)



Në Kur’anin e madhnueshësh përmendet pejgamberi Luti (a.s.), i cili iu kumtoi shpalljen nga Zoti dhe ftoi popullin të jetojë sipas vlerave morale, por ata nuk iu bindën, vazhduan jetën e tyre homoseksuale dhe Krijuesi i shkatërroi pranë Detit të Vdekur, që njihet në histori si Sodoma dhe Gomora...
Kërkimet, hulumtimet bashkohore kanë treguar se pohimet e Librave të Shenjta, siç janë Besëlidhja e Vjetër, Besëlidhja e Re dhe Kur’ani nuk janë të pa arsye përsa i përket neveritjes dhe homofobisë ndaj homoseksualëve.
Ne, shqiptarët, që pranuam Krishterimin ndër të parët në Evropë, gjithashtu e pranuam Islamin me shumicë dërmuese, kjo dëshmon se shoqëria shqiptare, me dy besimet më të përhapura në rruzullin tokësor, është e lidhur ngusht me moralin-etikën kristiane-islame, në lidhje me homofobinë ndaj kësaj kategorie ndjenë neveri, sepse nuk është normale, sepse s’ka vlera morale...

Burimet kryesore:

1. LeVay, Simon (1996). Queer Science: The Use and Abuse of Research into Homosexuality. Cambridge: The MIT Press.
2. Billy JO, Tanfer K, Grady WR, Klepinger DH (1993). "The sexual behavior of men in the United States". Family Planning Perspectives 25 (2): 52–60.
3. Binson, Diane; Michaels, Stuart; Stall, Ron; Coates, Thomas J.; Gagnon, John H.; Catania, Joseph A. (1995). "Prevalence and Social Distribution of Men Who Have Sex with Men: United States and Its Urban Centers". The Journal of Sex Research 32 (3): 245–54.
4. Wellings, K., Field, J., Johnson, A., & Wadsworth, J. (1994). Sexual behavior in Britain: The national survey of sexual attitudes and lifestyles. London, UK: Penguin Books.
5. Minton, H. L. (1986). Femininity in men and masculinity in women: American psychiatry and psychology portray homosexuality in the 1930s, Journal of Homosexuality, 13(1), 1–21.
6. Terry, J. (1999). An American obsession: Science, medicine, and homosexuality in modern society. Chicago: University of Chicago Press
7. Mravack, Sally A. (July 2006)."Primary Care for Lesbians and Bisexual Women", American Family Physician 74 (2) p. 279–286..
8. www.revistapsikostil.com/index.php?...homofobia...
9. Shkrimi Shenjt, Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re,
Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Drita, Ferizaj, 1994.
10. KURANI i madhërishëm, Përktheu kuptimin e tij nga gjuha arabe: Prof.Hasan I. Nahi, Përgatiti për botim: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, 2006

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sahit Rexhepi
Fillestar/e
Fillestar/e
Sahit Rexhepi


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 50
Vendi : viti
Registration date : 26/11/2013

RRETH HOMOSEKSUALIZMIT Empty
MesazhTitulli: Re: RRETH HOMOSEKSUALIZMIT   RRETH HOMOSEKSUALIZMIT EmptyWed Nov 27, 2013 7:07 pm

qa ki me thanë për homoseksualizmin.kur politikant e ton e kan ba m***.kur e kan aprovu ligjin në kuvend për me mujt mu martu homoseksualcat ndërmjet veti.ata politikant nët martohen ndërmjet veti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

RRETH HOMOSEKSUALIZMIT Empty
MesazhTitulli: Re: RRETH HOMOSEKSUALIZMIT   RRETH HOMOSEKSUALIZMIT EmptyTue Dec 03, 2013 1:06 am

shum fillozofi nuk ka as kjo nuk esht edhe aq tem eklatante e vetmja qe duhet te ket ligje te definuera nese kta ngacmojn te tjeret pa deshir e personit. ne perendim si nguc kush as kujt si bajn gje kta zhduken vet sepse nuk shumohen dhe se jan gjithni po thuj pakic dhe tek e fundit i ka fal zoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

RRETH HOMOSEKSUALIZMIT Empty
MesazhTitulli: Re: RRETH HOMOSEKSUALIZMIT   RRETH HOMOSEKSUALIZMIT EmptyTue Dec 03, 2013 2:06 pm

kete ligj e miratojne ato vende ne evrope ku Politikanet jan vet Homoseksual e ne evrope ka Plot Politikana Homo..,edhe te ne e miratuan sepse me siguri kemi Politikan Homoseksual,po neve snaj ban as kultura jone as feja as Kombi!Ishmi Kombi me i mire dhe kishim nje kulture qe naj kishin lakmi te huajt para disa vitesh! Tash jemi ba ma zi se te pa fete,skem kulture skem karakter ,skem besim,skem patriotizem ,skem Atdhetarizem,skem asgja te mire! Kroacia psh.e hoqi ligjin per homos...me Referendum dhe se pyty Evropen Hiq.Putinit ja kam lakmi se nuk lejon ne vendin e tije qe Homo..te ken Status te veqant! Ne kosove kur te nderrohet Politika duhet qe kete ligj ta hjekin menjehere!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 85
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

RRETH HOMOSEKSUALIZMIT Empty
MesazhTitulli: Re: RRETH HOMOSEKSUALIZMIT   RRETH HOMOSEKSUALIZMIT EmptyFri Dec 27, 2013 12:53 pm

Interesant asht kur i njeri fetar fanatik si Yvjesi e bjen temën kudra homoseksualizmit e lesbizmit si mos ti kite fal Zoti,ose Allahu,si ne barabar.Si kan bâ sexin ata asht puna e tyne se nuk mujn kudra Zotit.Nuk ka Kom as fe çi nuk i ka dërshe vetit nijerzit homosexual.Gjithëçka vjen Zoti e bjen i neruoshimi Yvejsi e ni je kudra tynet ater je edhe kudra Zotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

RRETH HOMOSEKSUALIZMIT Empty
MesazhTitulli: Re: RRETH HOMOSEKSUALIZMIT   RRETH HOMOSEKSUALIZMIT EmptySat Dec 28, 2013 1:16 am

Përshëndetje dodgjeka, sipas emrit duket se jeni i krishter, katolik, kurse sa i përket temës Rreth Homoseksualizmit ja çfarë thotë Bibla:Çfarë thotë Bibla në lidhje me homoseksualitetin? A është homoseksualiteti mëkat?

Përgjigje: Bibla na thotë vazhdimisht se homoseksualiteti është mëkat (Zanafilla 19:1-13; Levitiku 18:22; Romakëve 1:26-27; 1 Korintasve 6:9). Romakëve 1:26-27 na mëson në mënyrë specifike se homoseksualiteti është rezultat i mohimit të Perëndisë dhe mosbindjes ndaj Perëndisë. Kur një person vazhdon në mëkat dhe në mosbindje, Bibla na thotë se Perëndia “e dorëzon atë” në vepra më të ulëta për t’i treguar atij se sa e kotë dhe sa e pashpresë është jeta larg Perëndisë. 1 Korintasve 6:9 shpall se homoseksualët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

Perëndia nuk e krijon një njeri me dëshira homoseksuale. Bibla thotë se një person bëhet homoseksual për shkak të mëkatit (Romakëve 1:24-27) dhe mbi të gjitha, për shkak të zgjedhjes së lirë. Një person mund të lindë me një predispozicion më të lartë ndaj homoseksualitetit, ashtu sikundër njerëzit në përgjithësi lindin të prirur për dhunë dhe mëkate të tjera. Kjo nuk e justifikon personin që zgjedh të mëkatojë duke u dhënë pas dëshirave mëkatare. Nëse një person lind me një predispozicion më të lartë ndaj inatit / mllefit, a do të thotë kjo se ai person mund të jepet pas këtyre dëshirave? Sigurisht që jo! E njëjta gjë mund të thuhet në lidhje me homoseksualitetin.

Megjithatë, Bibla nuk e përshkruan homoseksualitetin si një mëkat “më të madh” se mëkatet e tjera. Të gjitha mëkatet janë shkelje për Perëndinë. Homoseksualiteti është vetëm një prej gjërave të listuara tek 1 Korintasve 6:9-10 që e ndan një person nga mbretëria e Perënidsë. Sipas Biblës, falja nga Perëndia është po aq e vlefshme për një homoseksual sa ç‘është edhe për një shkelës të kurorës, adhurues idhujsh, vrasës, hajdut etj. Perëndia gjithashtu premton forcën për të fituar mbi mëkatin, duke përfshirë edhe homoseksualitetin, për të gjithë ata që besojnë në Jezus Krishtin për shpëtim e tyre (1 Korintasve 6:11; 2 Korintasve 5:17).

Atëherë, kush është fanatik? Njeriu qysh është vet, ashtu i sheh të tjerët!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

RRETH HOMOSEKSUALIZMIT Empty
MesazhTitulli: Re: RRETH HOMOSEKSUALIZMIT   RRETH HOMOSEKSUALIZMIT EmptyFri Jan 03, 2014 4:12 pm

Homoseksualët - lesbikat s'duhen gjykuar ! Ata në të vërtetë duhen përkrahur sepse janë për tu dhimbsur ! Duke i përkrahur do të cfarosen vetvetiu meqë nuk mund të shumohen dhe të lënë pasardhës !
Për tu gjykuar është propaganda e kuazidemokracisë e cila në emër të të drejtave të njeriut i manipulon këta të mjerë duke i ekspozuar sa më shumë që mundet !
Barazimi dhe drejtësia janë nocione të ndryshme, asesi jo identike. Ti barazosh këta me të tjerët është si të kërkosh nga njerëzit që zezakët ti shofin si të bardhë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

RRETH HOMOSEKSUALIZMIT Empty
MesazhTitulli: Re: RRETH HOMOSEKSUALIZMIT   RRETH HOMOSEKSUALIZMIT EmptyThu Feb 06, 2014 11:55 pm

Une ja kishna ba si Putini homoseksualeve,keta bien ne kundesrhtim me Zotin qe i ka krijue dhe natyren!Kafsha kafsh dhe nuk ban seks me te njeten gjini !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





RRETH HOMOSEKSUALIZMIT Empty
MesazhTitulli: Re: RRETH HOMOSEKSUALIZMIT   RRETH HOMOSEKSUALIZMIT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RRETH HOMOSEKSUALIZMIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT
» RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ
» GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!
» A eshte Shqiperia e pajtimit rreth Bashkimit Kombëtarë..?
» Xhiro mahnitëse rreth Tokës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: