Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE Empty
MesazhTitulli: ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE   ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE EmptySat Aug 11, 2012 10:44 am


Botime të reja: Naim Kelmendi

ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE


(101 PËRKUSHTIME Ali Podrimes)

Ende pa u bë një muaj nga vdekja e poetit Ali Podrimja, i cili ndrroi jetë më 21 Korrik 2012 në Lodve, Francë, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”, këtu ditë të nxehta, në fillim të muajit 2012, doli libri me poezi me titull “Antologjia e dhembjes poetike”, (101 përkushtime Ali Podrimjes.
Autori i këtij libri, i kësaj antologjie është Naim Kelmendi, botim i Shtëpisë Botuese “Rugova Art”.

Në këtë libër, të titulluar:
”Antologjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), zënë vend 101 poetë me poezitë e tyre për poetin, i cili në muajin e kaluar, më 21 korrik, 2012, ndrroi jetë...
Në këtë antologji, 101 krijues, që e kanë njohur, që e kanë kanë dashur poetin, Ali Podrimja, secili nga poetët, me përkushtimin e tyre poetik, shpreh jo vetëm dhembjen për humbjen e poetit Ali Podrimja.
Antologji prej 101 poezish dhe po prej kaq emra poetësh, lexohet si një ndërkomunikim i bukur poetik. Nis me poezinë "Vdekja dhe Poeti" të Alma Papamihalit dhe përfundon me vargjet e poezisë "Modestisht për poetin e madh ALI PODRIMJA" të poetes Zhorzh Sand (Viktoria Xhako-s), ku ndër të tjera, shkruan:

”Në glob janë shpërndarë nxënësit e mi,
Mbase takim s’do të ketë ndonjëherë
Por emrin shqiptar me vete kanë marrë...”

Njëri nga redaktorët e kësaj vepre, P. Buzhala, thotë se poeti nuk vdes! Rekuiemi lirik, toni elegjiak, kujtesa lirike, shndërrohen në Ideal Poetik. Shndërrohet në idealizim të kujtimit, në thellësi të konotacionit figurativ, në fusha referencash të pasura semantike, në hapësira të pëlleshme asociative, në ndërtime tekstesh mbi kodet e përzgjedhura, në transformime ndërtekstore e mbitekste poetike dhe, sidomos, në dinamikë të brendshme të strukturës kuptimore...
Librin e autorit Naim Kelmendi “Antalogjia e dhembjes poetike”- (101 përkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”, Prishtinë, 2012.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë








Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE   ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE EmptyThu Aug 16, 2012 11:34 pm

shkruan: Fahri Xharra

Heshtja e të së kaluarës sonë, heshtja e të bëmave mbi ne, ishin të qëllimta. Ishin “kujdestarët” që kujdeseshin që ne mos të dimë se çka po ndodh me ne. Ishin “ kujdestarët” që na e fshihnin të kaluarën, që për hir të asaj ose kësaj të mos dimë se çka është bërë mbi ne. Garantuesit e heshtjes historike gjithmonë në një mënyrë apo tjetër na e pasqyronin vetëm atë, që neve na mbetnin shumë gjëra të paditura. S`donin që ne të kemi një krenari nga e kaluara, edhe pse ajo ishte një përulje, një shembje e mllefeve shekullore mbi ne. Thjesht, kujdeseshin që mos të kemi se çka të mbajmë në mend. Apo që mos të kemi se çka të bartim te brezat e rinj.

“Njohja e së kaluarës, rrezik”

Nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njohin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik".

” E kisha rastin që fatbardhësisht apo fatkeqësisht, gjatë kohës sa zgjatte lufta (1912), të vizitoja Uskubin (Shkupin), disa ditë pas luftës së Kumanovës. Më bëheshin pengesat artificiale që unë mos t`i vizitoj ato anë, nga një ndërgjegje jo e pastër e atyre që i bënin ata gjëra. Një gjeneral (serb) që unë e njihja që më parë kur e mor vesh cakun e udhëtimit tim me një armiqësi të pa fshehur më tha se nuk kisha arsye që unë të vizitoja Shkupin. Por kur e pa vendosmërinë time atëherë më tha se do të të shohësh gjëra të pakëndshme, por që nuk mund të t‘u ikësh ( Lev Trotsky:’ Luftërat Ballkanike 1912-1913). Pra, ishin ”gjëra të mëdha” shtetërore të cilave nuk mund t’u ikësh. Dikush duhej të kishte shënime mbi ato tmerre. Kush? Forcat ushtarake? Qeveria serbe? Po që po. Por, ne jo, as në kohën kur ato kanë ndodhur e as deri më tani. E ne nuk guxonim të dinim dhe neve na mashtronim me gjëra të tjera më të “këndshme”.

“ Tmerret ,vazhdon Trotsky, filluan të shihen posa i`u afruam Kumanovës. Çdo gjë rreth nesh ishte në flakë. Fshatra të tëra shqiptare ishin shndërruar në gërmadha zjarri e shkrumbi. Kjo më ishte përshtypja e parë e vërtetë e një shkatërrimi të pamëshirshëm të parë në një zonë lufte. Vatrat, pasuria e krijuar nga etërit, gjyshërit e stërgjyshërit zhdukeshin nga flakët. Kjo pamje e zjarreve na përcjelli deri në Shkup. Posa zbrita nga vagoni, natë, askund asnjë njeri i gjallë: përveç zëra të dehur të ushtarëve dhe kësaj skene që e pashë.

Katër ushtarë i mbanin bajonetat në të gatshëm, kurse në mes dy shqiptarë shumë të rinj me plisat e tyre në kokë. Komitët (çetnikët) në dorën tjetër e mbanin shishen e rakisë dhe jepnin urdhër: “Për tokë shtrihuni!” dhe shqiptarët binin në gjunjë dhe ngriheshin në urdhrin tjetër. Disa herë. Pastaj çetniku i dehur duke kërcënuar dhe sharë i shponte me majën e thikës herë në fyt e herë gjoks: duke i urdhëruar që të pinin raki nga shishja e tij . Të dehur nga fuqia e armës dhe nga rakia e gjaku, argëtoheshin duke luajtur me ta. ”Ata janë arnautë” më thoshte shoqëruesi,” dhe së shpejti do t`i presim” . (Lev Trotsky)

E vërteta historike

Por edhe kur na jepet mundësia që ta dimë, ta njohim dhe ta bartim tek brezat e rinj të vërtetën tonë historike, ne i kemi edhe sot ato grupe “intelektualësh” ato grupime joqeveritare, të cilat kujdesen që vëmendjen e botës ta bartin tjetërkah mu andej nga botës i vjen për të vjellë. Kemi vetëdije ne?

Gjatë okupimeve serbe të territoreve shqiptare, gjithmonë është përcjellë një qëllim spastrimi etnik dhe asimilimi i shqiptarëve me forcë. Edhe sipas planeve të Garashaninit, i ngjashëm me Megali Idean greke ishte grumbullimi i të gjithë serbëve dhe krijimi i një ekspansioni tokësorë për që gjëja të gjejnë përsëri, " Madhështinë Serbe Mesjetare” , e cila nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Përderisa serbët ia japin dhe ia kanë dhënë vetes ” të drejtën historike” mbi tokën shqiptare, ne nuk kemi pasur mundësi të flasim, sepse kemi qenë në mbrojtje të ndereve të huaja .Dhe krenohemi me këtë besnikëri. Krenohemi me këtë besnikëri dhe thurim lavde. Edhe tani, për inat të së vërtetës historike ne mundohemi të bëjmë diçka. Të bëjmë mu atë për të cilën serbët kanë luftuar në luftën e tyre diplomatike dhe e kanë arritur që ta bindin botën se na nuk jemi ata që jemi, por që jemi të atillë si që po tregohem.

Në shpalljen e pavarësisë – 1912, Serbia punonte kundër nesh. E ne i kishim haxhiqamilët që dilnin në mbrojtje të ”babës”:. Edhe sot kur po krenohemi me pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar, prapë neohaxhiqamilët thirren, çirren, trumbetojnë për një të kaluar të errtë. E duan ringjalljen e asaj që ka vdekur që moti. E duan ringjalljen e së njëjtës, së cilës në këtë vit ia festojmë 100- vjetorin e vdekjes.

Duke e heshtur të kaluarën tanë e mbjellim dyshimin te të tjerët se i turpërohemi asaj. Duke i heshtur tmerret e përjetuara i themi botës se nuk na dhimbset asgjë nga e kaluara e jonë. Duke dalë me qëndrim të njëjtë haxhiqamilian ,qëndrim njëqindvjeçar, nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se e trashim teorinë e armiqve, se na jemi po ashtu dhe po ata si që u kanë thënë të tjerët për ne.

Mohimi i së vërtetës, në modë

Mohimi i vetvetes ka hyrë në modë. Kush e kush më shumë mundohet të mohojë, të përbaltë dhe të futë në vorbullën e pikës së zezë çdo gjë që është shqiptare. Mohimi i vetvetes, në psikologji njihet si një hap para çmendurisë. A jemi apo më mirë të them a janë disa shumë afër kësaj kataklizme personale ? Si mendohet që në kohën e sotme, kur më së shumti i duhem vendit tonë, më shumë se kurrë i duhemi tokave mbarëshqiptare, ne të mohojmë të gjallë e të vdekur? Kush po na e porosit këtë mënyrë të mendimit?

Nëse me qindra vjet është punuar në mohimin e çdo gjëje shqiptare, pse tani, mu ne vetë duhet ta vazhdojmë atë, aty ka ata më së shumti patën sukses? E dimë ne që në vitet e 12- të shekullit të kaluar, atëherë kur çdo gjë vlonte në dëmin tonë, çka bënte Serbia? E dimë ne, që në atë kohë Parisi e Londra, në organizim të intelektualëve serbë dhe Kishës Serbe, gumëzhinin vetëm antishqiptarizëm? Si dhe sa, si dhe pse, përgjigjen e gjeni në çdo faqe të internetit. Po ne?

Hajde, ta marrim që ishim të dalë nga një burg 500-vjeçar, e sytë tanë të verbuar nga errësira shekullore nuk shihnin gjë, Po sot? Drita e syrit, rrezet e së vërtetës sonë, gati që nuk thërrasin më zë, ne i vejmë syze të zeza vetvetes (syza të salduesve), qe të mos shohim se çka po ndodh me ne. Histori pa heronj! Kush janë përkrahësit e kësaj ideje të mrekullueshme që na sjellë në grupin e kombeve pa komb, pa etni, pa histori ?

Kur sot e kemi të qartë, ashtu si një edhe një që bëjnë dy, e kemi të qartë të kaluarën tonë, ne e bishtnojmë atë duke e mohuar tërësisht. Histori pa heronj!

Filozofia e robërisë

Në shkrimin "Bëhu i ditur të jesh i lirë" (Korrieri, 30 nëntor 2008) gjen ''mrekulli shkencore''. Sipas kësaj gazete: '' Duke cituar librin e ri dhe tronditës të Nathalie Clayer, Lubonja tregon që ky mit u promovua nga austro-hungarezët të cilët morën një mit shqiptaro-sllav që ekzistonte në zonat e Shpuzës dhe të Podgoricës, ku Skënderbeu paraqitej si luftëtar sllav, dhe e shndërruan në një hero të popullit të ri që po formësohej në brigjet e Adriatikut. Lubonja thotë: me mite nacionaliste ashtu siç janë farkuar ata një shekull e gjysmë më parë dhe përforcuar me frymë totalitare nga diktatura komuniste… Nëse fëmijëve tanë do t'u tregojmë gënjeshtra, edhe ata do të vazhdojnë të tregojnë gënjeshtra e ne do të vazhdojmë të kultivojmë kulturën e rrenës dhe manipulimit." ("Bëhu i ditur të jesh i lirë", Korrieri, 30. 11. 2008).

Kur një populli i mohohen heronjtë, qëllimi është i qartë. Por kur ne ia mohojmë historinë dhe heronjtë tanë trashëgimisë sonë, atëherë i japim të drejtë dreqit e fatkeqit, që të na hedh në shportën e mbeturinave historike, si një pjellë e ardhur rastësisht në këto anë, si një sajesë artificiale e sjellë nga dikush për qëllime të dikushit. Ne po jetojmë ndoshta vetëm e vetëm t`i shërbejmë dikujt si makinë e lindjes, për mbushjen e racës së po atij dikushit?

Në Shqipëri, për turpin e kombit, po tentohet për të krijuar një filozofi të robërisë, një doktrinë të robërisë, ndërkohë ne jemi shqiptarë, por edhe gjysmërobër. Ne jemi i vetmi popull në Evropë që rrezikojmë të damkosemi me një turp të tillë, të themi që kemi qenë të pushtuar, pra jemi identifikuar si ato prodhimet biologjike të modifikuara. Përse nuk u modifikuan grekët, rumunët, sllavët, pse ne duhet të modifikohemi?......( Ismail Kadare)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008
» PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» Magneti i një treve poetike- Tropoja
» "Tipikja në një filllesë poetike premtuese",persiatje per v

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: