Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shko poshtë 
+38
Delia
**Lumi_
Muja e Halili
elisa
Eva0506
Veneta
ELIE
valdrini
rolling
kroki
Ademi85
anila
spirito
voglushja
feneri
**Embelsira**
Orfe@
Arta
beri
Çamshqiptar
Urata
shqiptare
GocPejone
STUPCAT
Guximi
Vuthjani
Beton
Ramiz
Sofra
meli
shaban cakolli
azzurra
rrebelja
anjesa
vlora
alissa
besa-bese
Kosovarja
42 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 23 ... 28  Next
AutoriMesazh
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyMon Mar 17, 2008 12:46 pm

ERDH PRANVERA ME JESHILE

Erdh pranvera me jeshile
i radh bashqes për mjedis
këputa një trëndafile
nji dhuratë për dashunin,

Jasemin të vinte era
kur t'i putha të dy syt
asaj nate mu ke dera
në krahror e vuna kryet.

RReth e qarklule të kuqe
karanfilat në sakai
S'të ka kush moj buzburbuqe
sikur unë s'te don njeri.

Më buzqesh njëher me shend
më jep zemër të qëndroj !
Të lutem moj mos më len
se pa ty muk mund të rroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyWed Mar 19, 2008 5:55 am

Cikli i kreshnikeve
Fuqia e Mujit

Lum e lum per t’lumin Zot,
Nu’jem kane e Zoti na ka dhane!
Kurr ish’kane Muja djale i ri,
M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni;

Coban lopesh zotnija e ka ba,
Per gjith dite bjeshket Muja tu’i kerkue;
Per gjith dite nder gurra t’u u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane

M’i con lopet gjithhere ku s’i’n kane
‘I nate lopet cobanit i paskan hupe
E tu shpija nu’ka mujte me dredhe
Buze nji shkambit m’u ndale asht ngushtue

Asht ule djali aty per me fjete
Paj dy djepa aty ki’n qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
M’asht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E t’dy djepat ika vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Ty, qysh te thone – Mujon e kan pvete-
Zo’! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete!-

Muja atehere shka u ka thane
Rrogtar lopesh un kam qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
M’kan hupe lopet, e askund s’kam mujte me i gjete
Ktu m’xu nata e u ngja per me fjete
S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia nu’m’kan lane

M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue
Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti c’fare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?

A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere c’ka qite e ka thane:
-Shpesh po m’ngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kane

Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tamel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin m’a kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma t’madhin
-Kape gurin! - Zanat i kan thane
Njimi okesh e ma guri ish’kane

E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka;
Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma
Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
-Edhe do tamel Mujos me i a dhane
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri ne gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap n’toke e ka pushue

Kqyre Zana sa mire ka thane:
- Edhe pak gji Mujo me i a dhane
I ka dhane prap gji per me pi
Sa don Zoti t’i ka dhane fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetres prap te i kan thane:
- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane

E ka marre Muji gji me pi
O! se c’po i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kane drangue
Ka marre gurin me e peshue
N’cep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njena shoqes Zana c’ka i ka thane:
-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
Pse tjeter gji Mujit per me i dhane

E batis dyrnjan ana-m’ane,
Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa t’vogel qi po flasin:
Permbi krye hana tuj i shikjue
Permbas shkambit hija tu’u zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
-Probatin na, Mujo, duem me te xane:
Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-

-Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue!-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
N’fushe t’Jutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty i’n kene msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba:

I a ka nise me cobaj me ladrue
Send ma t’fortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhane
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun n’toke gjinden po i qete
Prej zotnis – tha – Mujit asht largue
Prej zotnis – burri kur asht da
Ka dredhe n’shpi - tha – nanen per me e pa

*Tha – I a ka nise Muji tuj punue
*Tha – I a ka nise Muji tuj luftue!
E n’sa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyWed Mar 19, 2008 5:56 am

Vajtimi i Ajkunes

Drita a dale e drite s’po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ça ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin n’dhe Muji e ka shti…
A dredhe Muji e ne shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ç’ma ka gjete?
N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete?…
Qyqe vetem rrugen paska marre,
kane zane vend yjt’ vajin me e ndie!
Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,

atehere nana hanen ka mallkue:
-T’u shkimte (shofte) drita ty, o mori hane,
qe s’ma çove ate nate nji fjale,
n’Lugje t’Verdha, shpejt me dale
bashke me hy n’nji varr me djale!…
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjec,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin

Mire po pshtetet per dege t’ahit
pikon loti mbi varr te djalit
Kane lane kangen zogjte e malit,
kane lane kangen me veshtrue!
-Po a s’e din se kush ka ardhe,
qe nuk cohesh per m’u fale,
more i miri i nanes-o?
Amanet, o more bir,
dil nji here ksi burgut t’erret,

fol me nanen qe t’ka rrite
s’m’ke lane kurre kaq shume me prite!…
More Omer i nanes-o;
A thue gjokun me ta prue?
Dil nji here per me lodrue
bjer nder gurra me u freskue
kerko majat bashke me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyWed Mar 19, 2008 5:58 am

Martesa e Halilit

Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh!
C’po e merr fryma rrapin e Jutbines!
Bore e madhe paska ra:
Randojne ahet per me u thye
Kane cetinat vetem kreshtat
Ushtojne lugjet prej orteqesh
Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
Kane ra vashat me gja ne lume

Kane gjete lumin ngri akull
Kane nise vashat me lype krojet
Kane gjete krojet tane ngri hej!
Ka dale Muji me kreshnike
A thue ndeshet me ndoj gja malit
Sa shpejt diellin ma zu reja!
Shpejt ma endi njei pelhure t’gjane e t’gjate
E ia ka veshun majat rreth e rrotull
Qe kur jane kap trimat-o te lumi

Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin
Ngrine trimat, u sharruen
Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit
T’tane per darke Muji i ka ndale
Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
E ka vu nje barre dru t’vogel ne zjarr
Treqind vete prihere m’u nxeh…
Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe

Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!
Kane marre llafin e po llafiten
Kane marre gazin e po gazmojne
Kane nise trimat Mujin, po pyesin
-N’vater tande, Muje, kemi qellue
mos na ki rande per nji fjale…
Qysh Halilin s’e martove?…
Jane martue krejt mosha e tij…
Djemt’e tyne n’loje te tane kane dale

A t’u dhimbsen paret per me i dhane?
A t’u dhimben dasmat per me i ba?
Tutna djalin dikush po na e rre
Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja
Rob te gjalle djalin po e zane
Le konakun, Muje, po ta fikin
Ma zi fisin, Muje, po na koritin…
-Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
Se mire hallin po ma ditki, burra!…

Ju t’pavllazen shoke s’keni qellue
Kujt po i dhembe dasmat per vlla t’vet?
Ky edhe s’asht or burra cub flligshish
Mire e njihni se asht daji trimnish-
Atehere djali ka nise me fole
-Kah kam vlla e kah kam moter
vdeksha para n’u martofsha
se gjithe grate e Krahines ku jane
se gjithe vashat e Jutbines ku jane

bash si motra qe po m’duken
dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit
po s’e mora Tanushen e kralit
E une Tanushen vete e kam pa
Gja ma t’mire s’sheh njeri nen kete diell
Vetulla e saj e drejte si fiskaja
Shtegu i ballit si shtegu i malit
Kur merr hana me prendue
Syni i saj si kokrra e qershis

E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes
Fytyra e saj si kuqet molla n’dege
Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
Goja evogel si lulja qe shperthen
Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
Qafa e saj si qafa e pellumbit
Shtati i saj porsi shtat cetine
Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)

Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta
Kurrrkund nji shteg qe nuk me late
Per me dale deri ne Krajli!-

Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue!
Sa shpejt deti ka ndigjue!

E e ka cue nji fryme te forte
E e ka cue nje fryme te nxehte
Bijne orteqet neper gropa
Ushtojne malet si prej motit!
Por tri dite e ma s’ka zgjate
A shkri bora e ka ra n’lume
Por tri jave e ma s’ka zgjate
Cka e ka ba lumi ate te bardhe?
T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det

Cpo kendojne bilbilat n’mal
c’po lodrojne femija n’fushe
-Shpejt me dale te t’bani (stan ne bjeshke)
se ka shperthye ahi! –
Atehere djali Mujit i ka thene:
-Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane…
Atehere djali i ka kcye gjokut n’shpine:
-T’mire u pafshim! – Mujit i ka thane
Ka marre rrugen per krali

Dy here djalin kurkush s’e ka pa
Kalojne male e kalojne lugje
Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
Kalojne dite e kalojne net…
-C’ka ka hana qe s’po del?
Kane pyet bilbilat e malit
Pritni pak more zogjt e malit
Ju me kndue tjeter pune s’keni
Hana sonte ka ndodhe zane

Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle…-
Qatehere djali sa kish ra n’breg t’lumit
Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj)
Imshta ishte tane ahishte
Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp
Kur ta mbrrite te cadra e kuqe…
Ka zane vend permbas nji lisi
Rranjet e lisit shpernda ne lume…
Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)

Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
Kamba-doras asht avite…
-Po ket fytyre ku e ka pa
qe po me gjet me te Halilit?-
Ma gjate djali s’ka durue:
-Po je a njeri qe ke bese?
-Te thafshin krahet more djale i ri
se fort thelle qe paske hy!…
Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote

Se ja vdesim te dy pernjihere
Ja te dy kemi shpetue!-
Atehere djali brenda ka hy
E ka marre vasha per dore
Shpejt e shpejt te nj’ode i prin…
I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat…
Krejt si cike djali po ngjan…
N’breg te detit, permbi shkamb
Dymbedhjete katesh kulla e nalte

Kurrkund shoqen nuk e kishte
Treqind hapash kulla e gjane
Te tana ballet guri te lemue
Anash krejt guri te latue
Latue shkambi prej mermeri
Aty gurrat me flladite
Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen)
Aty velat me valzue (per te lundruar)
Me valzue per shpine te detit…

Me Halilin brenda kane hy…
Sa fort shpejt kralica gati asht ba!…
Kur ka pa sokol Halilin
A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni…
Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
Fill te krali paska shkue…
-Te kane ardhe cubat e Jutbines
e ty kullat t’i kane zaptue
erzin marre, cikat cnjerezue! -

Krali shpejt qenka shtrengue
t’dy prej krahu krajli i ka kape…
n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye
rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane
Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet:
-C’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i thote-
Se kso britme kure nuk kemi ndi!
-Rob kane zane Halilin e Mujit
e mue rruget tata m’i ka dhane

ma per t’gjalle te shpia mos me kthye!…
Nji fjale Mujit te dera me ia cue
Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe! –
E ka gjete nji njeri te beses
Menjihere Mujit naten ia ka nisun
N’nestret nadje djali asht kape te kulla
Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
T’madhe burri paska nise me qeshe:

-A t’kam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit
se Kotorret kane me ta hanger kryet?…
Ka dale trimi ne beden te kulles
Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
-S’kam cka u them more aget e mi
vec me koriti sokol Halili
Me u shtrengue burra si te mundni
Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen! –
Kane ba ashtat trimat me ushtue

Kane ba lumin trimat mu turbullue
Kane ba gjoket trimat me fluturue
E t’jane kape te Kotorret e Reja…
Neper rane t’detit Muji i ka shpernda:
-Ver me goje mos guzoje kush me ba…
Se shume njerez qenkan mbledhe n’Kotorre!
Me kushtrim krali i ka thirre –
Midis logut asht nji djale i ri
Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh

Ai asht Halil aga i ri
Mbare Kotorret me ate po qeshin:
-A po e sheh Halil, vdekjen me sy?
Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen?
Kuvend burrash djali paka shtrue…
-S’asht ngushte njeriu deri n’dite te vdekjes
-Fjalen e mbrame ne pac me e fole
se ty jeta m’at hu t’u ka sose!…
-Pese dekika (minuta) liri me me dhane:

Tjeter t’mire ne t’paret nuk na kane lane
Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat
Por me shpate m’u pre tuj kendue…-
Edhe duert mire ia shpengojne
Ia kane dhane lahuten ne dore
Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre
Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve
Qaty Muji neper fushe ka dale
E e ka ba nji piskame te madhe

Jane shembe kullat gjer ne themele
U trand deti me hy brenda
Kane gjemue malet si per mot t’lig!
Kurrnji trimat nuk po e lane me ike
Lufte e rrepte aty qe po bahet
Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
Notojne kurmat thelle ne det
Notojne trupat neper gjak

Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei
Sa thelle trimi me paska hy!…
Muji djalin e ka shpengue
A turre djali si i terbue
Gjalle me dore kralin e ka zane
Me shpin ne hu ditet i mbaroi
Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit)
Shpejt qyteti ka marr zjarr
Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje

Sa fort Muji m’asht terbue!
Aspak dhimbe trimi s’po ka
As per kulla qe rrenohen
As per t’vdekun qe shkrumbohen!…
Tri here dielli ka prandue
Tri here hana ka ague
Kurrkund zjarri me pushue!

sa her ti ngo a po ti lexoj ksi lloj muzike a po ksi lloj tekse hmm ma shtojn ka ni vit ma shum ne jet ju pershendes klm tung:D
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyWed Mar 19, 2008 7:10 am

Boll e mirë e bardhë si pllumbi

Boll e mirë e bardhë si pllumi,
Me të qit'n'bjeshkë, po t'mytë guri,
Me të djerg' n'shpi, po t'han katuni,
Me t'qit'fushë, po t'qorro pluhni,
Me të qit n'mal, tutna t'han uki,
Me të shti n'arkë, po me des uni,
Me të shti n'xhep, tutna po t'hupi,
Me të shti n'gji, tutna t'merr gjumi;
Ishalla t'ruen zo'i lumi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyWed Mar 19, 2008 4:29 pm

Porsi fllanza në pranverë

Porsi fllanza në pranverë
je per syt e mi
T'andrroj vashë kurdoherë
për me të pas përbri .

Ftyra jote lule prillit
që ndriqon dynjanë
syni yt si rreze dielli
ambëlsinë shpërndan.

Dil njëherë në xham të shoh
diçka du me të thanë
ta jap fjalën se n'pranverë
vet moj s'kam me t'lanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyThu Mar 20, 2008 7:33 pm

Labi----faji yt
Per ty ndoshta eshte kollaj, kur me thua se ske faje
Sepse ket e ke adet, te kalosh nje kohe te gjate
E te ndahesh per nje nate, kjo aspak ste vret

Me vjen keq por smuj me shty, kur e di si me ke thy
Hallall nuk ta boj ket jete, e perbuze zemren tem
Tjeter kush po te pelqen, tjetrin e ke gjet

Deri sa te jemi gjalle , emrin mos ma thirr
Qfar te zeza me ke ba, ti e di shum mir
Deri se te jemi gjalle, mos ti pafsha syt
Qe nuk jemi si me pare, eshte veq faji yt !

Deri sa te jemi gjalle , emrin mos ma thirr
Qfar te zeza me ke ba, ti e di shum mir
Deri se te jemi gjalle, mos ti pafsha syt
Qe nuk jemi si me pare, eshte veq faji yt !

Per ty ndoshta eshte kollaj, kur me thua se ske faje
Sepse ket e ke adet, te kalosh nje kohe te gjate
E te ndahesh per nje nate, kjo aspak ste vret

Me vjen keq por smuj me shty, kur e di si me ke thy
Hallall nuk ta boj ket jete, e perbuze zemren tem
Tjeter kush po te pelqen, tjetrin e ke gjet

Deri sa te jemi gjalle , emrin mos ma thirr
Qfar te zeza me ke ba, ti e di shum mir
Deri se te jemi gjalle, mos ti pafsha syt
Qe nuk jemi si me pare, eshte veq faji yt !

Deri sa te jemi gjalle , emrin mos ma thirr
Qfar te zeza me ke ba, ti e di shum mir
Deri se te jemi gjalle, mos ti pafsha syt
Qe nuk jemi si me pare, eshte veq faji yt !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
GocPejone
Anëtar
Anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 372
Age : 104
Vendi : Matiqan
Registration date : 16/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyFri Mar 21, 2008 1:23 pm


Skillz ft. Flori - Do Te Marri Malli

Ref FLORI:
Do te marri malli, ty do te marri malli
tet perqafoj edhe nje her dot marri malli
dote marri malli, ty dote marri malli
Te Dua sdo ma thuash dikush do ta ndali /yeea

Vers1 Ledri:
so problem, cecilli send bjen ne vend
kush ka me kond rrahat, e kush mo sun flen
ka me kalu koh, kur ka met rra en mend
kur ndis me bo gabime, e kurr mo si kthen
me kqyr drejt, te une jekond nvendin e par
nvend meje, ka met ardh malli met morr
jom lerg teje, ama gjith ki mem pas afer
sjom tu rrejt kur bjen me flejt edhe mshe nonderr
teater nuk o kjo, ska kurkush kurgjo ndor
nese po, ather nuk eka rolin kryesor
mos luj me zjarr se se pin mendjen e kalli
besom zember ty - do te marri malli
-
mu kthy edhe ni here aty ku je kon athere
ditaren e jetes, zhdo shenim merre
keq- sumlen, ama shum keq mvjen
i du krejt macat ama sun ngaj si qen

Ref FLORI:
Do te marri malli, ty do te marri malli
tet perqafoj edhe nje her dot marri malli
dote marri malli, ty dote marri malli
Te Dua sdo ma thuash dikush do ta ndali / oo yeea yea yea

Vers2 Visari :
sod per sod neser neser, e dje ukond dje
spom ngje kur pot sho, pra spot njo kur pom mshe
e di mbrenda qa mshef, te lexoj qa mendon
ki me pas qef, mfal, po shum ka me kon von
tkom thon ne fillim mos u ngut me bo gabim
se real jom vet e realiteti ka met dal tregim
serial a film ska mo episoda une me ty
ska mo as repriza se edhe ato jon kry
ku jom e ka shkoj, me kond jom e qka boj
tintereson me dit po mfal sun tkallxoj
sum gjen kerka mbasi muabeti rra
si kur del dika pret mem pa, met vet pret ska
-
deri sa tmerr vesh se afer teje sjom
tmerr malli se afer teje sjom
e qka nese afer teje sjom?
tmerr malli se afer teje sjom

Ref FLORI:
Do te marri malli, ty do te marri malli
tet perqafoj edhe nje her dot marri malli
dote marri malli, ty dote marri malli
Te Dua sdo ma thuash dikush do ta ndali /yeea
-
Do te marri malli, ty do te marri malli
tet perqafoj edhe nje her dot marri malli
-
Do te marri malli, ty do te marri malli
tet perqafoj edhe nje her dot marri malli
dote marri malli, ty dote marri malli
Te Dua sdo ma thuash dikush do ta ndali /yeea
.................................................


refreni i fundit perseritet disa her e pritova me shkrujt 100 her haha. Shum kong e mir osht Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyMon Apr 07, 2008 11:55 am

Sabri Fejzullahu---Me dashje te harova

Te kam dashur sikur buza fjalet
Me zili si lulja lulen te veshtrova
Te kam puthur sic mund te puthen zjarret
Por nje dite me dashje te harrova

Cila zemer nuk e njohu ndarjen
Ne rini a ndoshta diteve te stervona
Dhe pendimin era ja con valeve
Ne nje det ku mbyten puthjet tona

Shesh pendimi si litar
Me shtrengon e nuk me mbyt
RRojme larg si magjistare
Ne harrimin tone magjik

Jo nuk ishte faji jot
Jo nuk ishte faji im
Prandaj njerzit tek kjo bote
Thone se faji esht jetim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyMon Apr 07, 2008 4:01 pm

Sabri Fejzullahu

NUK JETOHET NE KUJTIME

Ne kto qaste me ikin fjalet
Dhe ky terr po me mbyt
S'kam askend t'ja qaj hallet
Dhe qdo fjale me mbet ne fyt

O kurre nuk dita q'eshte lumturi
Kurre ne jete se kam shiju
Tere kto vite dashurova
Mirepo kush s'me deshti mu

Se kupton askush kete dhimbje
Se nuk eshte ne lekuren e time
Se si shpirti po me shembet
Nuk jetohet ne kujtime

Se kupton, jo se kupton
Mijra nete te jesh i zgjuar
Kete veq une mund ta di
Dhe zemra ime e roberuar

Se gjithqka eshte kunder meje
Faj askujt si kam ne bote
Qdoher deshta miresine
Por fitova vetem lote

O kurre nuk dita c'eshte lumturi
Kurre ne jete se kam shiju
Tere kto vite dashurova
Mirepo kush s'me deshti mu

Se kupton askush kete dhimbje
Se nuk eshte ne lekuren e time
Se si shpirti po me shembet
Nuk jetohet ne kujtime

Se kupton, jo se kupton
Mijra nete te jesh i zgjuar
Kete veq une mund ta di
Dhe zemra ime e roberuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyMon Apr 07, 2008 4:16 pm

403 - Perralla

Bab tregoma edhe njeher perrallen..

Tek nje kasoll e vogel dikur dhe diku larg
Buz detit jetonte nje fis per mrekulli
Ai burr per mburrje dhe nje baba trim
Ajo grua shembull dhe nen si me e mire
Quni nje diell qe u bente drit
Shpat qe qante rrug nje trim qe s'njifte frik
Por nje dite pa paritur ashtu legjenda thote
Egersira ra mbi mbreg mori jete dhe la nje lote

Nje djal ngeli pa nene, baban se kishte gjet
Mori rrug vetmie aspak se kishte leht
Flitej qe rritej per te qen sa me i fort
Per nje dit qe e priste vetem ai ne kte bot
Nje burr ngeli pa grua per qunin humbi shpres
E mbante gjall deshira
Qe ne dit te kthehet ne breg
Ateher kur egersira nga deti do te vij
Dhe njeher te nxirrte shpaten dhe te priste me qetesi

Hena e re e shiu te tridhjet
Ne breg takoj nje te ri dhe nje plak
Te veshur ne mburrje dhe trimeri
Ne diten e dhuruar per te nga perendit
Nga ana tjeter deti qe fshihte nje erresir
Udhetonte drejt bregut por jo pa pasur frig
E dinte se kete rradh nuk do t'jet sikur gjithmon
Do jete nje dite e madhe per te do flitet von e von

Legjenda thote se edhe engjujt ishin deshmitar
Te nje lufte t'madhe te nje lufte te papar
Ku hena dhe dielli se bashku ishin ne qiell
Zjarri uji dhe era ishin ne toke
Ne fund te luftes ata e kuptuan se ishin bab dhe bir
Prandaj dhe e fituan
Qe nga ajo dite edhe perendit e thane
Se nje baba dhe nje bir gjithmon do te fitojn.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyTue Apr 08, 2008 8:38 pm

---Maturanteve--

Le te qaj sonte kitara
le ti ndez kenga kta tela
let jetojm per dit ma te reja
4 vjet iken si eraaaa

Ndoshta mo nuk do ti shoh
lulet e fustani tend ndoshta ma
kurr une eti sdo vallzojm ne ket nat
ndoshta ma kur rune e ti sdo vallzojm n
ne ket natttttttttt

Maturant oooo Maturant edhe kjo
nat po na shkon maturanttt ooooo
maturant mo shtatori sna bashkonn

Edhe sonte shokin nsy kotat tona
ti cakrrojm nuk e di ne cilat brigje
vlt e jetes do na qojn nuk e dim
ne cilat brigje valt e jetes
do na qojnnnnn

Maturant oooo maturant
edhe kjo nat po na shkon
maturant oooo maturnat mo
shtatori sna bashkonnn

Do te na merr malli per oret
qe ilam dikur dhe ikem do na merr
malli per pyetjet qe pergjigjejet nuk jau ditem
do na merr malli per pyetjet
qe pergjigjejet nuk jau ditem

Maturant oooooooo maturant
edhe kjo nat po na shkon
maturant oo maturant ma shtatori
sna bashkonnnnnnnnnnnnnnnnn
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyTue Apr 15, 2008 1:05 am

RITMI I RRUGES

Ngritu tash Ritmi i rrugës

I heshtur ndalem dhe shikoj se si dritën ma perpin një hije
Me duket vetja si spektator ne një shfaqje tragji komedie
Ku aktor jemi neve te gjith edhe unë e ti
Por fatkeqësisht ky nuk është teater dhe as kjo keng nuk është parodi
Është jeta jon koha kur japin kahje fatit ton
Dhe te ardhmes son
Por më trego nga po e drejtojm cilën rrugë po e vazhdojm
Pas 100 vjet errësirë, nga duar i hoqa prangat e ndryshkura
Kjo nuk mjafton
Se mes nesh ende ka shum zemra te vyshkura
E cpo bejm ne për ata
Ku mbeti nderimi i vellaut për vëlla
Me thuaj pra,
Krejt kjo esht një hata qe skam besuar qe ndonjeher kemi me e nda

Ngritu tash
Ska forc qe na rrezon kur jemi bashke

Gjendje kritikë
E renduar nga pretendime armike
Rrethuar me papergjegjesi politike
Ngarkuar me tendenca paranoike
Pseudo patriotike
Tingellojn disa faza arkaike
Qe mendja e shendosh i refuzon
Pse duhet te egzistoj mes nesh kjo dreq frikë
Qe ndasit na i forcon
Dhe na con drejt një rrugë misterioze
Ende pa u zhdukur ky kundermim tymi e bloze
Mund te gjendemi ne një gjendje komatoze
Me komplimime tepër serioze
Po kush është fajtor
A thua, sa ka pergjigjia rëndësi
Kur ndoshta një pjes te këtij faji e patem edhe un e ti
Perndryshe pse para hundeve tona
Ndodhin gjëra qe asnjeher si miratojm
Ato sdo te zhduken vetëm duke i shikuar
Duhet bashk qe ti luftojm

Ngritu tash
Ska forc qe na rrezon kur jemi bashk

Ndal, po i them vetes
Dhe shikoj botën time përreth meje
Nëse je lodhur edhe ti
Ateher hapi syt dhe shiko përreth teje
Gjeje, pozicionin tënd
Dhe nëse do ndryshime vepro,
Kryeje pjesen tënde te punës
Për vete dhe për ata qe I do
Deri dje kisha një ankth te vjetër
Por nuk me zbrapsi asnjeher
Ndërsa sot me mundon 1 tjetër
Dhe sdo ta le as këtë te me dergoj ne humner
Se jeta na mesoi
Qe te mirat kurrë nuk vijnë vet
Gjithmon me mir kalon ai qe mundohet
Se sa ai qe pa u mërzitur pret
Ndërsa sot te gjith jemi pjesmarres ne këtë kapitull të ri historie
Prej nesh varet se a do të shkruhet një faqe turpi a një faqe lavdie

Ngritu tash s'ka forc qe na rrezon
Kur jemi bashk gjërat duhet te ndryshojn
Për te gjith njësoj një er e re fillon
Bëhu edhe ti ushtar i te se nesermes !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyWed Apr 16, 2008 2:38 pm

Ç’Eshte Dashuria Anita Take
Dua ta di o miqte e mi
C’eshte dashuria!
Eshte gezim, eshte hidherim
Qe te shqeteson

Zjarr apo mall
Ç’te jete vall!
Kush di te me thote
Pa dashuri, as une as ti
Nuk jetojme dot

Ref.
Nuk me thate jo jo
Gjer tani
S’e gjen dot jo jo
Asnjeri
Ndaj ju pyes perseri
Ç’eshte e embla dashuri

Zjarr apo mall
Ç’te jete valle?
Kush di te me thote
Pa dashuri as une as ti
Nuk jetojme dot
Po per cudi, qe asnjeri
Pyetjeve te mia
Nuk iu pergjigj, as mire as keq
C’eshte dashuria

Nuk e di…..kush e di….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyWed Apr 16, 2008 3:47 pm

SONI

Ndarja

Shpirti me thyhet kur shoh ate shikim
syte flasin vete per ndjenjen qe ke ne shpirt
lotet ne sy s'te jane thare
i fsheh per te mos i pare
erdhi koha per tu ndare
per tu ndare...
per tu ndare...

Shpirti me thyhet kur shoh ate shikim
syte flasin vete per ndjenjen qe ke ne shpirt
lotet ne sy s'te jane thare
i fsheh per te mos i pare
erdhi koha per tu ndare
per tu ndare...
per tu ndare...

Ref:
Duro zemer ti mos qaj
me jep force qe lotet dot ti mbaj
me puth me flit ngadale
sic di zemer vetem ti
ndarja eshte shume e rende
vret zemren dhe ha ndonje shpirt
me puth me flit ngadale
sic di zemer vetem ti
me puth me flit ngadale
siq di zemer vetem ti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyWed Apr 16, 2008 4:04 pm

Fisniket

Pleqeria

Erdhi rradha te kendoj kengen per ty
erdhi ai moment kur vargjet shkruhen
lote pikojn nga syte
une s'kam qene poete i mire
te shkruaj nuk kam dit
vetem kete refren per ty e ruajta
me zemer e kendoj

Ref:
Kur te vjen pleqeria
do t'jesh vetem ne shtepi
do te kujtohen fjalet te mia
s'dot jem prane lotet ti fshi...lotet ti fshi

Me kujtohet kur me thoshe
nuk ndahem nga ti
ku do qe te shkosh do t'jem prane teje
deri ne pleqeri
tani vetem kengen mbeti si kujtim per ne
edhe ky refren qe po e degjon
ku do qe te jesh

Ref:
Kur te vjen pleqeria
do t'jesh vetem ne shtepi
do te kujtohen fjalet te mia
s'dot jem prane lotet ti fshi...lotet ti fshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptySun Apr 27, 2008 5:51 pm

TRENI
O more tren o tren i fundit
o qe i kalove ata binar
o sa shqiptar i solle të vdekur
esa shqiptar i solle të gjallë

Ah more tren o tren i fundit
o ty tu këputshin ata binar
o nëper rrugët o të Prishtinës
o a e le o ndonje shqiptar

Ah more tren o tren i fundit
o në këtë rrugë për jetë a vdekje
o a ka mbetur dikush në Kosovë
a të gjithë ike me vete

Në atë stacion të larë me lot
o kur u nise o prej Prishtine
ah more tren o tren i vjetër
a mos ishte dhe nana ime

Kur po i afrohesh o ti kufinit
o a po të thonë ata binar
o ta kalosh të ziun kufi
se dhe përtej o ka shqiptar

O apo te thonë binar të ndryshkur
o ta kalosh të ziun kufi
se nga Prishtina e deri në Shkup
o perendia i thotë Shqipëri
SHyhrete Behluli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Embelsira**
Hero anëtar
Hero anëtar
**Embelsira**


Female
Numri i postimeve : 2909
Age : 35
Vendi : Kosove
Registration date : 08/12/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyMon Apr 28, 2008 1:27 pm

Veq edhe nje here

Gjethet po bijne sikur pikat ne sy
po e nemi edhe veten se nuk mundem pa ty
veq edhe nje here falma po te premtoje
nuk jam i pa bese kesaj rradhe nuk gaboje.
Mos te lagen syte, se ti faj nuk ke
se ne lidhje me ty faj kom une deri ne dhe
veq edhe nje her ti nalu e ngom
po du me tu afru po ftyre mo nuk kom
une vetes nuk ja fali po te lutem falma ti
krejt ka me kon ma ndryshe,ngo mos pi
ta jepi fjalen edhe pse te kom lodhe
gjdo gabim qe e bana ma nuk ka me ndodhe
veq edhe nje shance per nje fillim te ri
lem te kapi per dore e te shtrengoj ne gji
veq edhe nje here perbije kete gabime,se
faji eshte tek une kesaj rradhe nuk mbet jetime.

Mos mendo qe po te rrej,se po te foli drejte
veq edhe nje shance qajo me duhet krejte
ma mire i hupi krejt se me te hup ty
pse nuk fola but me vjen veten me peshty
kurr vetes nuk ja fali nese merr fund
m'qet neper rruge qe nuk qojne kerkund
mu ka mbledhe ne fyt gati skam shperthy
nese loti me tradheton ai bjen per ty.
Njeri ma i fort se guri ftohet e nxehet
por sikurse guri edhe njeri thehet
mos me thuj eshte vone ,te lutem mos mu prej
mos ma kthe shpinen ,mos me urrej.
Se kam per fillim me te qit hi ne sy,
veq me kon bashk si dikur na dy
je ende e nxeht e urrejtje ke plot
po kurr ske me me pa ,nese nuk ma fal sot.


DJ Wild ft.Mad Lion
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptySat May 03, 2008 3:07 pm

TAHIR SINANI
Hej nga Tropoja ne Berishë
vjen një kangë malsie
dhe nga zemra e Shqipnise nane
vjen rreze lirie.
Një marsh lufte me shumë trima
që shemka Pashtrikun
vjen Tahiri nga Tropoja
në dorë automatikun.

Kam ardh vllazën në mesim tuaj
ndigjoni njëherë
s'mund të dal para ushtarve
pa ma dhan një nderë
du me pa si më punon pushka
e drejtume në shka
Hej du me pa a mund te rreshtohem
me ju krah per krah.

Hej gjoksin shkëmb
e synin pishë
pushkën mbush barot
ndalu shka
se t'kam shti ne thumb
m'ka ardh dita sot
jam më mire qe para pushkës
shka gjamën ta ngova
më kan pas than Tahir Sinani
tash Tahir Kosova.

S'mun të rri pa shku në Presheve
atje e kam gjakun
ende shokve amanet nuk ja u kam marr hakun
ndalu shka se veq per të zi
ty zanin ta ndjeva
hej më kan pas thanë Tahir Sinani
tash Tahir Presheva.

Hej kam gjak boll për ty liri
më prit në Borojë
në Iliridë në at tokë shqiptare
në Kerçove do te shkoj
në Diber te madhe
ne Bjeshke te Radikes
me pret Kumanova
m'kan pas than Tahir Sinani
tash Tahir Tetova .

Rruga jonë ka nis me shekuj
shokë ju mos u ndalni
nëse doni t'më kujtoni
amanetin mbani
unë jam veq një çlirimtar
kështu më deshti liria
hej m'kan pas thanë Tahir Sinani
Jam Tahir Shqipëria .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptySat May 03, 2008 10:33 pm

Do të sjell ca vargje kënge që i këndonte plaku 80 vjeçar i cili ndërroj jetë më 4 janar 1974 , Nezir Abduli, shok i ngushtë i Asdrenit :

Me të gjashtin prill,
ditën e diel
nisëm luftën me ollomanin
Cukat po ushtojshin
bombat po flirojshin

Hikni ju bullgarë
se na vjen shqiptarë

Hej hej hej Shqipënia po vjen

Shkupi Kaçaniku
Tetova Kërçova
ajo është e jona
Skenderbegova.....

Ai e theksonte se ditën e gjashtë prillit ne duhej ta festojmë si festë çlirimi sepse atë ditë bëhet Shqipëria Etnike.

Fatkeqësisht, është rrënjosur diçka dhe ne nuk arrijmë ta dallojmë dhe atë ditë feste nuk e bëjmë.

Edhe ajo datë është e barabartë si qershori i Kosovës...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyTue May 06, 2008 11:59 am

SINAN VLLASALIU - MATURANTE


Të dy jemi ne një gjenerate
Të dy presim me shumë nga kjo nate
kemi pritur deri tash
për dy fjale qe kurr sti thash
4 vjet ne pritje te lashe

Ishe shoqja ime deri dje
por për mua sonte ndryshe je
ndryshe je e ndryshe jam
dhe te tjerët faj s'na kanë
se çka patem ne zemër
nuk e tham

Ref :1 x
Sonte s'po di nga t'ia filloj
o maturante moj
nëse te puth një 2-3 here
për te madhe mos ma merr

Sonte s'po di nga t'ia filloj
o maturante moj
po sa i qel e i mbyll sytë
do t'jem te gjoksi yt


A e sheh qe smund te rri i qete
vetëm disa qaste na kan mbet
zemra dridhet pa pushim
ne këtë nate qe s'ka mbarim
ne këtë nate kur shkruhet fati im


Ref: 3x
Sonte s'po di nga t'ia filloj
o maturante moj
nëse te puth një 2-3 here
për te madhe mos ma merr

Sonte s'po di nga t'ia filloj
o maturante moj
po sa i qel e i mbyll sytë
do t'jem te gjoksi yt. !!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyWed May 07, 2008 12:01 am

Shkurte Fejza---Mora fjale

Mora fjal’
Mora fjal’ e mora vargun
Mora qarkun me i thurr kang’
Me i thurr kang bashk-legjendarit
T’i kendoj,
T’i kendoj Adem Jasharit
T’i kendoj
Tash sa vjet
Tash sa vjet s’e sheh Prefazin dhe Reshakun
Tash sa vjet
Tash sa vjet s’e sheh Drenicen,
Tash sa vjet dhe Mitrovicen, tash sa vjet

Cohu Adem
Cohu po te thone zogjte e malit dhe bilbilat
Cohu Adem
Po t’thone lulet trendafilat
Cohu Adem
Po t’thone kanget t’thone edhe trimat
Cohu Adem

Cohu shpejt
Cohu shpejt mos rri tek vari
Thote nanlokja cohu se mjaft
Ta flladiti ballin toka
Cohu se ty
Te kerkon e tan’ Kosova
Ty Adem

Mora fjal’
Mora fjale e mora vargun
Mora qarkun me i thurr kange
Me i thur kange bashk-legjendarit
T’i kendoj
T’i kendoj Adem Jasharit
T’i kendoj
E t’i them se gjaku i tij eshte vete liria
Qe ka ardh
Nder Kosove e n’brigjeve te Drinit kjo liri
Ia flladiti ballin trimit ia flladit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyMon May 12, 2008 2:10 pm

Sabri Fejzullahu-Syte qiellor

Syte qiellore
Aq te bukur
Asnjehere
S’me kane genjyer

Sy vale deti
Kaltersie
Shpirtin tim
E kane thyer

Jo s’di ku zhduken
Ndoshta largesite
Ne mendime te mia
Sjellin dashuri

Thelle ne shpirtin tim
Me depertojne
Kur kujtimet me
nuk me ndihmojne

Per dy sy qiellore
Qe ndrijne si zjarr
Dimri s’me vret
Vjeshta s’me than

Pres nje pranvere
E pres me mall
Zemren
Ma kane marre.

Syte qiellore
Aq te bukur
Asnjehere
S’me kane genjyer

Sy vale deti
Kaltersie
Shpirtin tim
E kane thyer

Jo s’di ku zhduken
Ndoshta largesite
Ne mendime te mia
Sjellin dashuri

Jo s’di ku zhduken
Ndoshta largesi
Ne mendime te mia
Sjellin dashuri.

Thelle ne shpirtin tim
Me depertojne
Kur kujtimet me
nuk me ndihmojne

Per dy sy qiellore
Qe ndrijne si zjarr
Dimri s’me vret
Vjeshta s’me than

Pres nje pranvere
E pres me mall
Zemren
Ma kane marre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyTue May 13, 2008 9:24 pm

Sabri Fejzullahu-Romantika

U takuam s´pari
ne kafenen Romantika,
kishe sy te kaltert
e fytyren pika pika
U duk e gezuar
dhe ecje si flutur,
dashuri e ndaluar
mu duke aq e bukur
Ohhhh sa e bukur

Binte shi lehte
vale vale frynte era,
une nuk doja te vinte pravera,
kjo stine e darsmave,
ne trojet Arbnor
u befsh nuse e bukur,
me nje qind dasmore

Kur kalojne krushqit,
kah shtepia ime,
e ndegjoj se marin,
dashurin time

jo jo jo shpirt imm,
nuk e pres une kthimin,
ne kafenen Romantika,
e gjeta une mallkimin

Binte shi lehte,
vale vale frynte era,
une nuk doja qe te vije pranvera,
kjo stine e darsmave,
ne trojet arbnor
U befsh nuse e bukur,
Me nje qind dasmore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 EmptyThu May 15, 2008 1:04 am

Jam mërzit o vlla

Jam mërzit o vlla
jam mërzit me të pa
ky gurbet i shkret
o vlla na ka nda .

I mjeri vllau o
kur t'ka nisë
me lot në faqe
i ktheve shpinën shpisë .

Jam mërzit oj motër
jam mërzit me të pa
du me u kthy oj motër
se këtu nuk muj ma .

E mjera motra
o qysh të kam nis
s'thahen lotët
o vlla prej mërzisë.

Jam mërzit për nanë
o kur e kam lanë
nja dy fjalë o ajo
mi ka thanë.

E mjera nana
ku po don me u nis
po më largohesh
në ditët e pleqrisë.

Jam mërzit për babë
o qysh e kam lanë
dy fjalë mu o shokë
ai mi ka pas thanë.

O mjeri baba
ku po don me u nis
po më largohesh
në ditët e pleqërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 18 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 18 e 28Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 23 ... 28  Next
 Similar topics
-
» Shkembim kengesh ne forum
» ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
» JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E
» Me fat na qoftë o shqiptarë!
» Kuzhina shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: