Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Shko poshtë 
+45
rrimtaf
Lumo Kolleshi
arberia
Driniiiii
socratus
Shejh
Ummu-Hurejra
nanda
Blerti_Gashi
Xili
Arber01
Kasper
Ali Baba Tepelena
Mirushe
kacimix
Delia
tom sojer
Mergimtari
feratkoca
Eagle Eye
agim__barja
anila
Shqipo_
Leka i Madh
Eva0506
Ago Muji
Luki
Nezir Myrta
murturi
valdrini
blerim
Guximi
bukla
zeriatdheut
naqeta
Orfe@
Euridika
schumi
Anna
Riki30
Sofra
Beton
Kosovarja
drenusha
besa-bese
49 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 10 ... 15  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyWed Nov 21, 2007 1:25 am

Pushteti paralel serb në Kosovë formohet brenda tri javësh?

Qeveria e Serbisë më së voni për tri javë do ta marrë vendimin për formimin e këshillave komunale në mjediset serbe në Kosovë, shkruan sot gazeta proqeveritare "Politika" e Beogradit, duke iu referuar burimeve jozyrtare.
Kësisoji, thotë gazeta, praktikisht do të zbatohet ideja mbi pushtetin paralel të cilin para disa ditësh serish e ka parqitur minsitri për Kosovën, Sllobodan Samarxhqi. Sikurse ka sqaruar, në komunat ku serbët aktualisht e ushtrojnë pushtetin ai pushtet do të qendrojë kurse serbët me anë të pushtetit paralel do t'i realizojnë të gjitha të drejtat e veta.

"Politika" rikujton se në qeverinë serbe qysh në shtator kanë paralajmëruar se në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale njëkohësisht kur edhe në Serbi, ndaj çkahit ka reguar UNMIK duke pohuar se për oragnizimin e zgjedhjeve komptent jenë vetëm ata, respektivsiht institucionet e përkohshem të Kosovës në të cilat UNMIK i ka bartur kompetencat dhe kjo është e definuare dhe me Rezolutën 1244 të KS.

Por, Samarxhiq ka reguar ndaj këtyre pohimeve duke sqaruar se "gjykuar sipas sjelljes së UNMIKut ai nuk është kompetentë për këto zgjedhje, sepse në mënyrë volshebe atë kompetencë e ka bartur në institucionet kosovare e me atë rast nuk i ka njoftuar as përfaqësuesit e serbëve as Beogradin, prandaj UNMIK edhe nuk do të jetë adresa cilës do t'i drejtohemi gjithnjë derisa nuk i kthen ato kompetenca në duart e veta", ka nënvizuar Samarxhiq.

Bartësi i Listës serbe për Kosovën, Olievr Ivanoviq, ka thënë prë gazetën Politika çdo zgjedhje që mbahet apo shpallet nga cilido institucion tjetër përpos UNMIK do të jenë jolegale dhe nuk do ti njoh bashkësia ndërkombëtare, dhe kjo sipas tij "mund ti ashpërsojë marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare dhe ta dobësojë pozicion negociator serb në bisedimet mbi statusin". Kurse ne do të akuzohemi për shkeljen e Rezolutës (1244) nuk mundemi më tir eferohemi asaj e jo është gurthemel i mbrojtjes së Kosovës si pjesë e Serbisë".

Profesoresha e Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, dr Radmila Nakarada sqaron se pavarësisht që bashksëai dnrëkombëatre em siguri nuk do t'i pranojë rezultatete zgjedhjeve lokale në Kosovë të organizuara nga Serbia, Qeveria serbe po orvatët që edhe një herë të vë në dukje se pushteti në Kosovë nuk është legjitim nga pikëpamja e serbëve të atjeshem."Paralajmërimi i pushtetit paralel është mesazh politik, por njëkohësisht ka edhe pasoja praktike. Serbët nuk po ndihen se po i mbron dhe përfaqëson pushteti shqiptar dhe janë të shtrënguar të organizohen në mënyrë autonome dhe aty ku ata janë shumicë nuk është problem, por problem është mesazhi i cili nuk do të përqafohet nga bashkësia ndërkombëtare e cila ndoshta do t'i fus masat administrative dhe kjo mund të sjellë shumë pasoja të padëshiruara", thotë Nakarada.

Edhe dr.Slobodan Markoviq nga Instituti për Studime Evropiane thotë se organet paralele të pushtetit ose ndonjë element i tyre mund të funksonojë, por vetëm në komunat në veri të Ibrit ku tani edhe faktikisht ekzistojnë. "Nuk shoh si do të zabtohet kjo ide në jug të Ibrit. Nëse tani paralajmërohet formimi i organeve paralele të pushtetit, kjo do të thotë se qeveria veç ka informata të sigurta se Kosova do të bëhet e pavarur, respektivisht se do të njihet nga disa vende të BE. Nëqoftëse është ashtu, a nuk është më mirë që në fazën përfundimtare edhe formalisht të dakordohet ndarja e Kosovës se sa me ndarjen faktike, e cila tani më ekziston, të jetë në konflikt të përhershem", ka pyetur Markoviq. Nëqoftëse mbetet status quo, do të pasojë një lloji i konfliktit të ngrirë – Kosova do të jetë e pavarur por shqiptarët nuk do ti kontrollojnë ato 10 përqind të territorit në veri, por atëherë ky do të jetë burim i konfliktit të parreshtur, vlerëson Markoviq për gazetën "Politika". /f.m./

20 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyWed Nov 21, 2007 1:26 am

Asnjëherë nuk ka pasur zgjidhje tjetër për Kosovën, përpos pavarësisë, thotë Holbrooke

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Richard_holbrooke-170X130 Nisur nga një vështrim afatgjatë, shumica e theksuar shqiptare do të bëjë presion që ta arrijnë atë që ata në një formë e meritojnë ; vetëvendosjen e të ardhmes së tyre, ka thënë Richard Hollbrooke, ish ambasador i SHBA-ve në OKB dhe kreatori i Marrëveshjes së Dejtonit, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, me rastin e 60 vjetorit te themelimit të “Planit Marshall”, të organizuar sot në Akademinë Amerikane, në Berlin.
Holbrroke, i cili në cilësinë e kryetarit të Akademisë Amerikane ka mbajtur fjalën hyrëse, ka potencuar tre faktorë për gazetën gjermane Die Welt, të cilët kanë shkaktuar një situate tragjike përkitazi shtyrjen e pavarësisë së Kosovës.

Së pari, SHBA-të kanë anashkaluar periudhën nga viti 2001 deri 2006, ndërkaq Evropa ishte pasive. Së fundi, ka ekzistuar një ndryshim i madh nisur nga pozicioni rus. Rusia, ka thënë ai, ishte zotuar që të kooperojë me SHBA-të për ta çuar Kosovën drejt pavarësisë, kurse tani, jo vetëm që nuk e përkrahë këtë çështje, por përkundrazi ka krijuar një aleancë serbo-sllave e cila pengon procesin paqësor të Kosovës dhe e bën Këshillin e Sigurimit te paaftë për ta gjetur një konsensus.

Lidhur me 10 dhjetorin, Hollbrooke ka parashikuar mossuksesin e negociatave të treshes ndërkombëtare.
Procesi i negociatave do të përfundojë, dhe Kosova do ta shpallë pavarësinë e njëanshme, ka thënë Hollbrooke.

SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, sikundër edhe shumica e shteteve evropiane do ta njohin Kosovën si shtet, ndërkaq nuk di si do te vendosin
Greqia, Bullgaria dhe Rumania, ka thënë diplomati amerikan.

Tensionet, ka shtuar ai, do te rriten, ndërkaq BE-ja dhe SHBA-të do të qëndrojnë para dilemës se a do të dërgojnë më shume trupa, për të evituar konfliktin, ka thënë diplomati amerikan, Richard Hollbrooke, në një prononcim për gazetën gjermane Die Welt. /v. hajdari/





20 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:06 am

UNMIK-u bën thirrje për konstituimin e shpejtë të institucioneve

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Qevereia_kosoves Zyrtarë të UNMIK-ut kanë bërë thirrje edhe njëherë që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të së shtunës, të bëhet konstituimi i institucioneve të Kosovës. Ndërkohë që ende po vazhdon procesi i numërimit të votave nga KQZ.
Zyrtarë ndërkombëtarë në vendin tonë e kanë konsideruar të suksesshme procesin e zgjedhjeve të së shtunës. Zëdhënësi i OSBE-së Sven Lindholm ka bërë të ditur sot se procesi i votimit po vazhdon dhe tha se kanë arritur edhe 10 mijë fletëvotime përmes postës elektronike.“Dje ka qene dita e fundit e arritjes së fletëvotimeve jashtë Kosovës përmes postës elektronike, do të jenë mbi 10 mijë sosh, tani do të fillojë verifikimi I tyre, nëse votuesit janë të regjistruar me të drejtë vote”, tha Lindholm. Ai ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare nga KQZ do të dihet gjatë javës së ardhshme. Ndërsa sa i përket tri komunave serbe, banorët e të cilave bojkotuan zgjedhjet, zëdhënësi i UNMIK-ut Alexander Ivanko tha se pas formimit të institucioneve të Kosovës, procedimi për këto komuna do të bëhet ndërmjet zyrtarëve të Institucioneve të Kosovës, serbëve lokalë të këtyre komunave dhe përfaqësuesve të UNMIK-ut. “ Sa i përket këtyre komunave, nuk ka kohë për diskutime, shqetësimet e komunitetit rreth këtyre tri komunave do të procedohen ndërmjet IPQV, përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe serbëve lokalë”, tha Ivanko. Ndërkohë Shërbimi Policor i Kosovës ka bërë të ditur se sot në mëngjes janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në arratisjen e 7 personave nga Burgu i Dubravës. Arrestimi i sotëm e ngritë në 19 numrin e personave që po mbahen në paraburgim për këtë rast.

21 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:07 am

PDK e pret Thaçin për të filluar bisedimet lidhur me koalicionet

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Pdk_logo-170X130 Partia Demokratike e Kosovës, e cila fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 17 nëntorit, është duke i pritur rezultatet zyrtare për të filluar më pas bisedimet për krijimin e qeverisë së re, ndërsa partitë tjera, janë në pritje të thirrjes së PDK-së për koalicion eventual. Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i PDK-së ,tha se partia e tij, si fituese e zgjedhjeve, nuk ka hyrë akoma në kalkulime për krijimin e qeverisjes së re.
Sipas tij, bisedimet do të zhvillohen në mes të kryetarit të PDK-së , mandatarit të saj për kryeministër Hashim Thaçit, me përfaqësues të partive të tjera.

PDK ende nuk ka kontaktuar me partitë tjera dhe nuk ka bërë ndonjë kalkulim se me cilën parti do të bënte koalicion.


21 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:09 am

Merkel e Prodi në kërkim të një qëndrimi të harmonizuar të BE-së për statusin e Kosovës

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Merkel_prodi-170X130 Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta arritur një qëndrim të koordinuar dhe të akorduar brenda Evropës. Duhet te ekzistojë një zgjidhje, e cila duhet të kalojë, mundësisht në harmoni, në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë takimit të saj në Merseberg të Gjermanisë, me kryeministrin italian Romano Prodi.
Çështja e statusit përfundimtar të Kosovës ishte në qendër të takimit të Kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministrin italian Romano Prodi. Të dy zyrtarët e lartë theksuan nevojën e një qëndrimi të harmonizuar të Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Kemi folur bashkërisht me ministrat e jashtëm ; atë gjerman Frank Walter Steinmeier dhe ministrin e Jashtëm italian Massimo D'Alema rreth përballimit të situatës në Kosovë, gjate këtij fundviti, ka thënë kancelarja gjermane.

Merkel dhe Prodi kanë nënvizuar se Evropa duhet të marrë përgjegjësinë kur bëhet fjalë për Kosovën, ndërkaq kryeministri italian ka theksuar se ai
shpreh brengën rreth punës së përbashkët përkitazi me çështjen e Kosovës, duke theksuar se në muajt e ardhshëm BE-ja do të përqendrojë një vëmendje te madhe drejt Kosovës.

Jemi zotuar për harmonizimin e politikes sonë, në mënyrë që ta çojmë përpara një aksion te koordinuar, me qellim qe kjo faze delikate të tejkalohet në paqë e siguri për të gjithë qytetarët, ka thënë kryeministri italian, Romano Prodi, duke vene ne pah vendimet e Kombeve te Bashkuara.

Rreth çështjes se a do ta njohë BE-ja pavarësinë e Kosovës, përkundër rezistencës së Serbisë dhe Rusisë, kancelarja Merkel nuk ka dashur të prononcohet.

Në anën tjetër, kryeministri italian ka shprehur nevojën për një politikë më të afërt ndaj Serbisë. Nëse këtë situatë nuk e përballojmë duke treguar miqësi dhe solidaritet, atëherë na pret një e ardhme shume më e vështirë, është shprehur kryeministri italian, Romano Prodi, gjatë bisedimeve konsultative gjermano-italiane.

Takimi u zhvillua ndërkohë që po afrohet 10 dhjetori kur duhet të përfundojnë negociatat shtesë midis Prishtinës dhe Beogradit. /v. hajdari/


21 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:10 am

Solana i kërkon Topit angazhim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Javier Solana, pas takimit të sotëm në Bruksel, me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, ka deklaruar se, në javët në vijim, duhet të bëhet më shumë punë në mënyrë që për Kosovën të gjendet zgjidhja "e pranueshme për të gjithë".
Mesi i dhjetorit na pret me data të rëndësishme lidhur me Kosovën, ka thënë Solana, duke shtuar se në këtë çështje pret edhe një kontribut konstruktiv të Shqipërisë me qëllim që Ballkani të futet në një fazë të stabilitetit. Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u ka bërë thirrje liderëve kosovarë që sa më shpejtë të merren vesh për formimin e qeverisë së re dhe që të bashkëpunojnë ngushtë me BE-në dhe SHBA-në në “përputhjen e kujdesshme të programeve të tyre vepruese”.



21 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:11 am

Në Podgoricë fillon gjykimi ndaj 18 shqiptarëve të akuzuar për terrorizëm

Sot në Podgoricë fillon gjykimi ndaj 18 shqiptarëve, shtetas të Malit të Zi dhe të tjerët shtetas amerikanë, ose me banim në Shtetet e Bashkuara. Ata janë akuzuar për "krim të organizuar dhe terrorizëm", por këmbëngulin se janë të pafajshëm dhe janë viktima të diskriminimit etnik.
Familjarët e të burgosurve me shtetësi amerikane, ose banim në Shtetet e Bashkuara u mblodhën në Uashington me kërkesën që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje.



21 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:12 am

Gjatë kësaj jave policia në Gjilan ka ndaluar 43 persona

Policia në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave, ka ndalë 43 persona për vepra të ndryshme qe ata dyshohet t’i kenë kryer. Sipas toger Ismet Hashanit, zëdhënës i SHPK-së për Rajonin e Gjilanit, me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, vetëm gjatë kësaj jave, 43 persona janë nxjerrë përpara saj për vepra të ndryshme.
“24 persona janë dërguar menjëherë në vuajte të dënimit, tetë persona kanë paguar gjoba të ndryshme, si dhe 11 të tjerë kanë shkuar në seanca gjyqësore”, ka thënë Hashani.
Ai më tutje ka sqaruar se gjatë kësaj jave ne rajonin e Gjilanit janë regjistruar gjithsej 70 incidente ku ka pasur të lënduar dhe dëme të mëdha materiale, ndërkohë që policia ka gjobitur 431 qytetar me tiketa.

21 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:13 am

Eksplodimi i bombolës së gazit lëndon katër punëtorë në Gjilan

Policia ne Gjilan ka bërë të ditur për një shpërthim të fuqishëm që kishte ndodhur nё një punëtori të ndërmarrjes “Morava e Binqёs” ku ishin duke punuar sё paku katër punëtorë tё kësaj ndërmarrje.
“Nga hetimet e para mësohet se kishin shpërthyer disa bombola gasi ku dyshohet se shkak i shpërthimit kanë qenë pajisjet jo tё sigurta qё kanë shërbyer pёr punë. Si pasoj katër punëtorë janë lënduar, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.”, ka thënë toger Ismet Hashani zëdhënës i SHPK-së në Gjilan. Sipas tij, tё lënduarit me urgjencë janë dërguar nё spitalin rajonal tё Gjilanit, ku njëri me lëndime ma tё rënda ёshtё dërguar nё QKU nё Prishtinë, njëri ёshtё dërguar për nё spitalin e Vranjёs ndërsa dy të tjerë vazhdojnë tё kurohen nё spitalin e Gjilanit. “Njësitet e hetimeve rajonale kanë mbledhur faktet rreth incidentit. Dhe po zhvillohen hetimet”, ka thënë toger Hashani.

21 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:15 am

Kosova do ta shpallë pavarësinë në fillim të shkurtit , thotë ish kryeministri Rexhepi

"Kosova do ta shpallë pavarësinë në fillim të shkurtit dhe nuk mund të pres më në qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Evropian", deklaroi për numrin e sotëm të gazetës çeke ”Hospodarzhske Novini” ish-kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi.
“Nuk jam optimist që të mendoj se pavarësia do të bëhet që në dhjetor”, tha Rexhepi në intervistën për këtë të përditshme të Çekisë dhe theksoi se ”nuk mundet që të shpallet sa për të thënë pavarësia që nuk do ta pranonte askush”. Rexhepi, i cili në zgjedhje është kandiduar për kryetar të Mitrovicës, nga Serbia pret deklarata politike, ndoshta edhe tensione të shtuara ose orvatje që të inskenojë ndonjë incident në veri të Kosovës. “ Kurrfarë hakmarrje të vërtetë, ndërkaq, nuk presim. Për këtë është shumë e fortë prania e KFOR-it. Luftë të re në Ballkan askush nuk dëshiron, ka pasur tashmë mjaft”, ka thënë Rexhepi.
Ish kryeministri i Kosovës tërhoqi vërejtjen njëkohësisht se shqiptarët e Kosovës janë të gatshëm që për pavarësinë e Kosovës të paguajnë çfarëdo çmimi.

21 nëntor 2007 -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:17 am

Më 8 dhjetor mbahet balotazhi për kryetarë të komunave

Në 24 nga 30 komunat e Kosovës, më 8 dhjetor do të mbahet raundi i dytë i votimit për kryetar të komunave. Fushata elektorale për këtë raund të zgjedhjeve do të fillojë më 26 nëntor. Kandidatët për kryetar të asambleve komunale, do të kenë 10 ditë kohë që të prezantojnë edhe njëherë programet e tyre zgjedhore.

Zyrtarët e KQZ-së thonë se 8 dhjetori nuk është shumë larg, ndërsa për këtë periudhë ka ende punë për t’u bërë, në mënyrë që balotazhi të kryhet me sukses.

21 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:18 am

Në Kulinë të Podujevës sot përkujtohet ushtarit britanik Daniel Dejvid Holt, i cili vdiq aksidentalisht më 1999

Me rastin e ditëlindjes së ushtarit britanik Daniel Dejvid Holt, i cili vdiq aksidentalisht në Kosovë në vitin 1999 në magjistralen Prishtinë - Podujevë në vendin e quajtur Kulinë, Shoqata “Miqtë e Amerikës Miqtë e Bill Klintonit” do të vendosin sot kurora lulesh pranë pllakës përkujtimore në shenjë nderimi për ushtarin e rënë dhe në shenjë respekti ndaj trupave britanike që vepruan e po veprojnë në Kosovë.
Pas hyrjes së forcave të KFOR-it në vendin tonë, në vitin 1999, ushtarët britanik qenë vendosur në sektorin Qendra dhe patën krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me popullatën vendase, kudo që shërbyen.

21 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:19 am

Arrestohen edhe dy zyrtarë të burgut të Dubravës

Gjatë zhvillimit të hetimeve në lidhje me arratisjen e shtatë të burgosurve nga burgu i Dubravës sot rreth orës 10:45 janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë të cilët janë personel korrektues në burgun Dubravës.
Deri më tash në lidhje me rastin e arratisjes nga burgu i Dubravës të shtatë të burgosurve janë arrestuar :

- Shtatë zyrtar të burgut (korrektues)

- Tre persona të tjerë të cilët kanë marr pjesë në sulmin nga jashtë që ka rezultu në ikjen e të burgosurve

- Shtatë persona të tjerë që u kanë ndihmuar atyre pas arratisjes si dhe 2 të arratisurit Faton Hajrizi dhe Burim Basha

Deri me tani, në lidhje me rastin e arratisjes se 7 te burgosurve nga Burgu i Dubravës, janë arrestuar 19 persona (2 nga te cilët ishin Faton Hajrizi dhe Burim Basha), thuhet në një kumtesë për opinion të lëshuar nga Zyra për informim pranë Komandës kryesore të SHPK-së, në Prishtinë.



21 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:21 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 20071121174105 15:45/21.11.07 - Topi: Shqiperia do te luaje rol moderator ne rajon


Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zotin Solana, presidenti i Shqiperise Topi tha se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin moderator në rajonin ballkanik për një klimë sigurie në rajon dhe, sigurisht për çështjen mjaft të rëndësishme të Kosovës.
Institucionet shqiptare inkurajojnë autoritetet e Kosovës që të krijojnë sa më shpejt institucionet që dolën nga zgjedhjet e përgjithshme politike dhe lokale dhe të bashkëpunojnë ngushtë me vendet e Bashkimit Europian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që harmonizimi i axhendës së tyre të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe unë besoj që do të shkojë në këtë linjë, tha Presidenti Topi|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 2:21 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 20071121175418 15:00/
21.11.07 -
Basha takohet me zyrtarin e larte te NATO, Erdmann


Ministri Basha priti në një takim të veçantë Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Ambasador Martin Erdmann, i cili ndodhet në Shqipëri në krye të një Ekipi të Zgjeruar Faktmbledhës të Aleancës.
Ministri Basha e informoi Ambasadorin Erdmann për zhvillimet më të fundit në Shqipëri në planin politik, ekonomik, situatën e brendshme dhe përpjekjet e Shqipërisë në drejtim të zbatimit të reformave në kuadër të procesit të MAP-it.

Ministri u ndal veçanërisht në hapat e hedhur në drejtim të reformës elektorale dhe reformës në sistemin e drejtësisë dhe në rezultatet e fundit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve. Ministri Basha shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar kontributin e saj në misionet e drejtuara nga NATO dhe në luftën kundër terrorizmit.

Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe ndihmën e Stafit Ndërkombëtar të NATO-s dhe të Ekipit të Zgjeruar Faktmbledhës, ministri Basha e garantoi Ambasadorin Erdman për vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar në rrugën e reformave të pakthyeshme të domosdoshme për anëtarësimin në Aleancë, si dhe shprehu besimin se përpjekjet e Shqipërisë do të vlerësohen dhe Shqipëria do ta meritojë ftesën në Samitin ardhshëm të Bukureshtit.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm, Ambasadori Erdmann vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në të gjitha fushat, kontributin e saj në misionet e drejtuara nga NATO dhe luftën kundër terrorizmit si dhe inkurajoi vazhdimin e politikës konstruktive të qeverisë së Shqipërisë në rajon.

Ambasadori Erdmann shprehu besimin se thellimi dhe realizimi i objektivave të reformës, do të bëjë të mundur që Shqipëria të vlerësohet në Samitin e Bukureshtit me ftesën për anëtarësim.


|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 7:23 am

( 19.11.2007 ) Dilaver Goxhaj PSE DËSHTUAN ZGJEDHJET E 17 NËNTORIT NË KOSOVË?!

Faktori politik kryesor në Kosovë sot është Lëvizja Vetvendosje. Si e tillë ajo duhet të pranohet jo vetëm nga partitë politike në Kosovë dhe faktori tjetër shqiptar, por edhe nga të gjitha institucionet Euroatllantike dhe OKB-ja. Në të kundër të gjithë ata mashtrojnë veten dhe kanë për ta agravuar edhe më keq situatën në Kosovë dhe fajin mos e kërkojhnë këtej e tutje te shqiptarët në Kosovë, por tek vendimet dhe veprimet e tyre politike. Puna e parë që ata duhet të bëjnë të lirojnë nga aresti shtëpiak liderin e asaj lëvizjeje dhe të ulen me të në bisedime.

Më 17 nëntor, në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet për pushtetin lokal dhe atë qëndror. Interesimi për ato zgjedhje ka qënë tejet i madh, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore. Qysh në orët e para të zgjedhjeve ishte Sekretari i Përgjithëshëm i OKB, z. Banki Mun, që u bëri thirrje popullit në Kosovë të merrnin pjesë masivishtë në zgjedhje. Ndërsa Bashkimi Evropjan kish dërguar në Kosovë për t’i ndjekur zgjedhjet nga afër europarlamentaren, znj. Doris Pak, e cil doli disa herë në medjat kosovare dhe bëri thirrje për pjesmarrje sa më të madhe në zgjedhje.
E veçanta e këtyre zgjedhjeve ishte pjesmarrja në ato edhe e partive të majta më radikale, sikundër është LKÇK-ja, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e mëparshme. Mospjesmarrja e popullsisë sërbe e Kosovës në zgjedhje nuk ishte diçka që nuk pritej, pasi ajo popullsi dirigjohet vetëm nga Beogradi, kështu që përqindja zero e pjesmarrjes së tyre nuk është për të na habitur. Mirëpo, ajo që befasoi tërë analistët dhe politikanët vendas ( të cilët përgjithësishtë i bëjnë hosanna asaj që thonë ndërkombëtarët) ishte pjesmarrja shumë e ulët e popullit shqiptar në Kosovë. Pjesmarrja kaq e ulët e popullit në zgjedhje tregon se:

1. Klasa aktuale politike në Kosovë nuk e gëzon respektin dhe përkrahjen e popullit.

2. Zhvillimi i zgjedhjeve para përfundimit definitiv të statusit të Kosovës u kuptua nga populli se kemi të bëjmë me një farsë nga ndërkombëtarët, të mbështetur në mënyrë servile nga pushtetarët në Kosovë. Populli kuptoi se bisedimet për statusin e Kosovës do të shtyheshin dhe do të shtyhen, por që për t’ia prish mëndjen popullit thanë të zhvillonin zgjedhjet. Gjithashtu populli kuptoi se ndërkombëtarët i organizuan zgjedhjet para statusit me qëllim që t’ia japin pushtetin kryeservilave të Kosovës, të cilët bëhen plastelinë para ndërkombëtarëve dhe harrojnë të gjitha interesat kombëtare.

3. Mospjesmarrja e popullit në zgjedhje ishte një “hakmarrje” popullore kundër trajtimit që iu bë ish pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atyre që ishin gati të vdisnin për pavarësinë e Kosovës dhe, u përkrahën ata që e anatemuan atë luftë dhe ata që e tradhëtuan. Populli di të të shuplakoi dhe si të të godasë.

4. Ajo pjesmarrje u dha shuplakë edhe analizave butaforike të politikanëve të Tiranës, të cilët e vërtetuan se jo vetëm që nuk e njohin situatën në Kosovë, por tregoi se ata e njësojnë Kosovën me kryetarin e partisë shqiptare në Kosovë që është miku i tyre në bindje dhe biznese.

5. Dhe, e 5-ta dhe më kryesorja, kjo pjesmarrje kaq e ulët e popullit tregoi se populli iu përgjigj masivishtë Lëvizjes VETVENDOSJE, e cila i bëri thirrje popullit për bojkotim të zgjedhjeve dhe populli iu bind. Edhe sikur dikush të thotë se jo të 75% e popullsisë, që nuk morri pjesë në zgjedhje, është me Vetvendosjen, dhe sikur të pranojmë që është gjysma e tyre, atëhere përsëri ajo lëvizje gëzon të paktën 40% të përkrahjes popullore.

Ky fakt tregon se faktori politik kryesor në Kosovë sot është Lëvizja Vetëvendosje. Si e tillë ajo duhet të pranohet jo vetëm nga partitë politike në Kosovë dhe faktori tjetër shqiptar, por edhe nga të gjitha institucionet Euroatllantike dhe OKB-ja. Në të kundër të gjithë ata mashtrojnë veten dhe kanë për ta agravuar edhe më keq situatën në Kosovë dhe fajin mos e kërkojhnë këtej e tutje te shqiptarët në Kosovë, por tek vendimet dhe veprimet e tyre politike. Puna e parë që ata duhet të bëjnë të lirojnë nga aresti shtëpiak liderin e asaj lëvizjeje dhe të ulen me të në bisedime.
Çdo përfundim tjetër që mund të nxjerrin “analistët” tanë të paguar është nonsense, pasi nuk përputhet aspak me realitetin kosovar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 7:23 am

( 19.11.2007) Halil Katana: PROVA E DYTË E MADHE E DJEMVE QË I SOLLËN KOSOVËS LIRINË


Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të qeta në Kosovë, do të sjellin në qeverisje PDK, të kryesuar nga biri Luftës, Hashim Thaçi.
Kjo është fitorja e dytë historike e Kosovës, nëse pasohet me Pavarësinë e saj. Kjo është prova e dytë e atyre djemve që organizuan e drejtuan me sukses Luftën Çlirimtare të Kosovë.
Prova e parë e tyre, ishte fitorja e Luftës.
Prova e dytë, jo më pak e lehtë se e para, fillon tani me fitoren e Pavarësisë e të Sovranitetit dhe me ndërtimin e shtetit të Kosovës se Re demokratike, euroatlantike. Kështu e solli koha, që misioanrët e Lirisë, të marrin mbi vete edhe misionin e rëndë të pavarësimit e të ndërtimit të Kosovës.
Le të besojmë se ky shans nuk është një rastësi, por një strategji e përpunuar prej kohësh nga aleati më besnik e më i sigurtë i Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PDK nuk kish ç´e donte pushtetin deri tani, sepse Kosova, pas luftës është qeverisur nga OKB-ja. Deri tani ajo ka qënë protektorat i këtij organizmi të madh ndërkombëtar. LDK-ja, e cila deri tani ka pasur shumicën në Kuvend e në „qeverisjen e vendit“ është konsumuar maksimalisht, sepse e ka zhgënjyer popullin për 8 vjet me radhë, në të gjitha apektet. Populli nuk mund t´ia besonte më pushtetin.
PDK, që vjen nga Lufta, nuk e ka zhgënjyer popullin.
Ajo ka derdhur gjak për Lirinë e Kosovës.
Janë 2000 djem e vajza që kanë dhënë jetën në luftën për liri, dëshmorë të Kosovës.
Janë disa qindra invalidë të kësaj lufte, dëshmorë të gjallë të lirisë. Sado që të mundohen, qoftë pacifistët, qoftë ndërkombëtarët, PDK-ja nuk mund ta harrojë gjakun e tyre.
Sado që të përpiqen drejtuesit e PDK-së, që të „modernizohen“, ata nuk mund ta harrojnë amanetin e dëshmorëve dhe sakrificat e jashtëzakonshme të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Nën trysninë e madhe që bëhet mbi ta nga të gjitha anët, ata do të përpiqen të përshtaten, por kurrësesi, nuk mendoj se mund të tjetërsohen rrënjësisht. Në çdo rrethanë në genet e tyre do të mbetet një pikë idealizëm, i domosdoshëm për ta bërë Kosovën.
Ky idealizëm i duhet Kosovës.
Vetëm me njerëz, që kanë frymë idealiste mund të bëhet Kosova.
Me njerëz që e kanë mendjen te përfitimi personal, a klanor, Kosova nuk mund të bëhet.
Dhe radha u erdhi atyre, që kanë treguar idealizëm në shkallën sublime.
Detyra e parë janë masat e sigurisë, që të mos guxojë kush të prekë Kosovën, në të gjithë hapësirën e saj territoriale, në çastin që ajo të shpallë Pavarësinë.
Në deklaratën e shpalljes së Pavarësisë, duhet theksuar Sovraniteti dhe Integriteti Territorial, si dhe kërkesa e Sovranit për të qëndruar NATO-ja në Kosovë, derisa Kosova të forcohet dhe të integrohet.
Detyra e dytë, të fillojë puna anë e mbanë Kosovës, që fusha e Kosovës të bëhet një hambarë prodhimesh jo vetëm për vetveten, por edhe për rajonin. Që pellgu qymurgoror, të shndërrohet në një burim energjetik për Kosovën dhe rajonin, me ndertimin e termocentraleve të reja. Që Trepça të vihet në efiçencë të plotë për fuqizimin e buxhetit të Kosovës. E të tjera, e të tjera. Kështu do të hapen frontet e reja të punës, do të joshen investimet e huaja dhe, sidomos, investimet e sipërmarrësve shqiptarë, që kanë punuar në Perendim dhe që zotërojnë burime financiare.
Detyra e tretë do të jetë: vlerësimi i Luftës Çlirimtare të Kosovës, në rrjedhën e saj historike, vlerësimi maksimal i dëshmorëve dhe invalidëve të kësaj lufte dhe i familjeve të tyre, vlerësimi i veteranëve, duke i vendosur në piedestalin e nderit e të lavdisë dhe duke i shpërblyer e punësuar ata, në radhë të parë.
PDK-ja kërkohet të lexojë e studiojë me shumë vëmendje pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura në punën e saj qeverisëse.
Prova është e madhe. Dhe kjo punë fillon tani: në sytë e popullit të Kosovës, në sytë e ndërkombëtarëve, të miqëve dhe jo miqëve, të atyre që na duan të mirën dhe të atyre që s´na duan. Tani provohet nëse shqiptarët e Kosovës dinë të qeverisën vet, duke zbatuar parimet e demokracisë e të shtetit ligjor e duke e zhvilluar vendin me ritme shumë të larta në të gjitha fushat: në prodhim, në arsim e kulturë, në shëndetësi etj.
Nëse PDK-ja, dështon në realizimin e këtyre objektivave, atëhere dështimi do të jetë katastrofik: varrosen vlerat e Luftës, harrohen dëshmorët dhe, mbi të gjitha, vihet në pikëpyetja ardhmëria e Kosovës!
Përgegjësia është e shumë e madhe.
Por edhe shpresa dhe besimi janë të mëdha!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyThu Nov 22, 2007 7:24 am

( 19.11.2007) Mehmet Bislimi: KËTA HUMBËS TË MËDHENJ!


Në Kosovë, me 17 nëntor, u mbajtën zgjedhjet në të tri nivelet. Është për t’u përshëndetur fakti se për të satën herë populli shqiptar i Kosovës, por edhe pakicat e tjera, veç asaj serbe, janë duke treguar shembullin më të mirë të mundshëm të pjekurisë politike, jo vetëm në rajon, por pa dyshim edhe më gjerë! Në këto zgjedhje, si edhe më parë, elektorati shqiptar me respektin më shembullor të rregullave të lojës demokratike u përcaktua për atë që e dëshiroi. Sovrani i votës së lirë, shprehu vullnetin e tij për të zgjedhur më të mirët në mesin e të mirëve!- në mos të paktën kështu rezultoi me votë!. Ky shembull inkurajon, duke treguar anën më pozitive të medaljes se ne duam, dimë, mundemi dhe dëshirojmë të bëjmë shtet, kemi kulturë politike, njohim rregullat e lojës dhe sovrani popull, më në fund e meriton- Kosovën sovrane dhe të pavarur, përfundimisht as gjë më pak se kaq!
Urime dhe me fat lidershipi i ri Kosovë!

Që në fillim u vërejt se kjo fushatë do t’i rikthej në skenë fushatat e së kaluarës krejt anemike e tejet të mundimshme për qytetarin tonë, që kishte përjetuar terrin e plotë në shumë fusha të jetës për tetë vite me radhë! Kjo fushatë nuk solli ndonjë risi për t’u veçuar, përveç se ktheu në skenë edhe një herë një retorike boshe, të pa mbulesë, me premtime fare shtërpe, të pa bazuara e studiuara mirë, për të mos thënë fjalë kuturu.
Përgjithësisht, fushata në fillim ishte e qetë, nga se rivalët politikë, nuk dëshironin fortë që të shkapurisnin, duke qenë të vetëdijshëm për kundërmimin. Mirëpo në përmbylljen e fushatës, prapë së prapë i doli era, dhe filluan sharjet nga më të “lezetshmet”, si proverb e pro rus, hajna e keqpërdorues, komunistë e titistë, demagog e gënjeshtarë... Realisht, ky bagazh “meritash”, që subjektet e caktuara i bënin njëra- tjetrës nuk të jepte të kuptosh shumë se kë kursente e kë sulmonte, nga se gati të gjitha ato, subjektet politike që ishin vërsulur në gjah për votën e sovranit popull dhe që po shanin njëri-tjetrin, ishin të begata me epitetet e lartpërmendura, madje edhe si personalitete, që nga ish nomenklatura e ish bllokut pushtues Jugosllave e deri tek ditët e tranzicionit demokratik të sotëm. Ata kishin bartur me vete “virtyte” të bollshme, që pa dyshim se meritojnë për t’u sharë e stërsharë keq! Ata, paraprakisht, janë një shabllon i së kaluarës i cili nuk ndryshon dhe nuk transformohet kurrë, pashmangshëm do të ishte e mrekullueshme, sikur ata përfundimisht të iknin dhe t’i takonin të kaluarës së mallkuar!

PDK- për fatin e mirë, apo nëse nuk i bie veti “mësyesh”, siç thotë populli, në këtë fushatë ishte shumë larg subjekteve tjera që po garonin. Ishte larg, në kuptimin e përgatitjes për të hyrë në këtë fushatë, ishte lartë për një gamë të madhe në paraqitje me takt e kulturë para elektoratit, ishte lartë me përfaqësimin e saj në të gjitha nivelet zgjedhore, me kuadro të reja e profesionale, të cilat kanë dalë nga dyert e universiteteve më në zë të Evropës, me përmbajtje të mençur, me koncept të qartë, me premtime deri diku të balancuara dhe të bazuara, me sjellje tejet domethënëse e premtuese, dhe definitivisht ishte larg arrogancës dhe llumit të fjalorit, që subjektet e tjera të pa përgatitura për një maratonë të gjatë, më në fund i bënë konak edhe sharjeve dhe etiketimeve më të pahijshme për misionin, që pretendonin ta bartnin para elektoratit.
Këto subjekte ishin jo bindëse, prandaj sovrani popull me të drejt i dërgoi në pushim të detyrueshëm!... Është e pa diskutueshme, se pjesëmarrja e elektoratit në zgjedhje, kësaj radhe ishte shumë e ulët, si do që të jetë, për këtë populli nuk ndihet aspak fajtor, mendoi se tepër kanë dalë për të votuar, krahasuar me atë së ç’kanë përjetuar ata për këto tetë vite qeverisjeje terri e degradimi në të gjitha segmentet e jetës!
Shumë nga analistët, humbjen e ish partisë më të madhe e justifikuan me vdekjen e natyrshme të liderit të saj? Për fatin e mirë që ai pësoi një vdekje të natyrshme, vdekje të cilën ia kishin mbjellë disa herë “sejmenët” e tij me kurdisje bombash, herë në oborr e herë në makinë, herë në shtëpi e herë në çarshi, e që për fatin tonë të mirë, koha i vërtetoi të gjitha këto: së ishin lodra të kurdisura të disa “axhaminjve”, që kjo parti i kishte futur në gjirin e vet, të cilët në fund të fundit, më së shumti i kushtuan vet LDK-së! Krejt i saktë qëndron edhe konstatimi se në avancimin e këtij subjekti, jo pak gisht këtu kishte edhe vet bashkësia ndërkombëtare e gjitha kjo, në emër të mbështetjes së këtij subjekti të “moderuar”, dhe në avantazhin e saj, për të krijuar një disavantazhë për subjektet e tjera të dala nga lufta e UÇK-së, pa diskutueshëm të mbështetura në një “krah dokumentesh” e dosjesh të shpifura nga vet LDK, e cila në dëm të subjekteve konkurrente, ia kishte servuar ndërkombëtarëve gjithë ato “deftere hafijllëku!”, pra një spiunim i madh i bijve të popullit, para të huajve, si dikur para pushtuesit Serb.
Nuk është për t’u habitur, nga se kjo ishte zeja e tyre më e preferuar në të kaluarën! Për faktin se ndërkombëtarët, këto insinuata i kuptuan ca më vonesë, prandaj kjo edhe zgjati për tetë vite rresht pas lufte e po aq para lufte!
Nuk qëndron teza e disa analistëve që thonë se LDK-ja humbi në mungesë të karizmit të liderit të saj. Janë faktet kokëforta, që sqarojnë se veprimet adoleshente dhe Don Kishotiane të këtij subjekti me në krye me ish liderin e saj të ndjerë, bënë që kuota e tyre të pësojë rënie rapide nga mbi 80% të votave që korrte dikur, në rënie të vazhdueshme në 40%, kjo për të gjallë të tij, nisur nga shumë fakte, por më shumë nga fakti kur ai filloi të tallej me sovranin popull, duke u bazuar në “filozofinë” e tij me premtime se do të bëj dardha, përshesh me tëmbël dhe shoqata Buajsh( lexo bgetishë!)...
Prandaj qerrja e LDK-së, kishte mësyrë gërminën për të gjallë të tij, pa varësisht dajakut që pasoi për të larë ujemin e një lëmë të “begatë”, por që në fakt nuk e lanë dot!
Shifrat e dala nga këto zgjedhje të shprehura me numra, numra që tregojnë bindshëm se PDK- është më e votuara, janë të respektueshëm dhe deri diku të kënaqshëm për PDK- që në fakt do duhej të ishin edhe më të larta! PDK-së i mbetet edhe shumë për të bërë në mënyrë që mos të pësojë si humbësit e mëdhenj një ditë. Verdikiti popull është duke vëzhguar, ai sheh e përcjell çdo lëvizje! Këta humbës të mëdhenj, nuk e befasuan edhe aq elektoratin, përkundrazi, madje edhe në adresën time gati të panjohur, erdhën me dhjetëra përgëzime, por në fakt, rezultatet e këtyre zgjedhjeve u shoqëruan me dy befasi të pakëndshme: Nën një; ngritja e AKR-së me premtime krejt demagogjike në kuotën e 12%, dhe rënia e Partisë Reformiste ORA.

Cilat janë detyrat e fitimtarëve?

Menjëherë pas konsolidimit të radhëve të Qeverisë, duhet përveshur punës me shumë seriozitet si në furnizimin me energji elektrike, në infrastrukturën rrugore, sidomos në zonat rurale, në furnizim me uji të pijshëm të popullatës, në thellimin e reformave në arsim, në luftimin e pa kompromis të korrupsionit, në përmirësimin e gjendjes së familjeve të dëshmorëve, të shëndetësisë, të arsimit, dhe në veçanti të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, të gjithë të barabartë para ligjit! Nëse këto arrihen, pa dyshim se do të respektohet fjala e dhënë dhe populli nuk do të jetë i zhgënjyer dhe i penduar për votën e tij.

A do ta mbajnë burrat fjalën e dhënë?

Në prag të fushatës, pa pasur nevojë që t’i pyesësh, ata që ofrojnë pa ju kërkuar asgjë, në fakt, ata nuk e mbajnë kurrë premtimin! Eqrem “beu” tha me krekosje se: Nëse LDK- nuk i fiton mbi 40%, unë do të jap dorëheqje! Nuk e di Eqremi, tani mbase është nën ethet e fruthit?! Edhe Daci tha, gati njëjtë: Nëse unë nuk i fitoj zgjidhjet, do të kërkoj azil në pleqëri! Se a do t’i mbajnë “burrat” fjalët kjo është çështja, dhe mbetet për t’u parë në një të ardhme të afërt. Por, edhe nëse nuk i mbajnë premtimet e dhëna, nuk është për t’u befasuar. Ata hanë fjalët e veta- fundi i fundit, siç edhe i kanë hëngër me dhjetëra herë në të kaluarën, ata në fakt, kanë hëngër edhe më shumë, kanë hëngër edhe në magjen e buxhetit të Kosovës, duke blerë edhe syza të errëta, në mënyrë që të fshihen prapa tyre e mos ta shohin miletin, duke harruar që mileti i sheh ata të strukur edhe pas xhamave të errët! Pra, këta sipas kaçikut “hanë “ edhe njëri- tjetrin e lërë më se i hanë fjalët e veta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyFri Nov 23, 2007 12:40 pm

Mesiq: Gjermania të veprojë edhe për Kosovën siç veproi për Kroacinë

Presidenti kroat, Stjepan Mesiq ka deklaruar në Berlin se Gjermania mund të veprojë edhe për Kosovën siç veproi për Kroacinë. Mesiq theksoi se Kroacia do të pranojë për Kosovën çdo lloj zgjidhjeje, që do të kënaqte të dy palët.
"Ne e mbajmë planin e Ahtisaarit si bazë të mirë, mbi të cilin mund të zhvillohen bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës", tha ai. I pyetur çfarë këshille do t`u jepte ai gjermanëve, çfarë do të duhet të bëjnë ata nëse Kosova shpall pavarësinë, presidenti kroat tha: "Në lidhje me dilemën, para të cilës ka mundësi që të ndodhet Gjermania, nëse Kosova shpall pavarësinë, unë mund të kujtoj vetëm si u soll Gjermania kur ishte fjala për të njohur Kroacinë. Gjermania u kritikua ashpër në atë kohë, megjithëse ajo që bëri Gjermania ishte njohja e realiteteve. Gjermania tregoi se është një shtet i madh dhe i fuqishëm. Ajo ndërmorri hapin e parë, dhe të tjerët e ndoqën. Statusi i Kosovës duhet të arrihet me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar". Këto komente Mesiq i bëri gjatë një ligjërate në Berlin.

23 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyFri Nov 23, 2007 12:40 pm

AKM: Serbia nuk mund ta shesë Brezovicën, drejtor i Postë Telekomit do të jetë kosovar

Drejtori i ri menaxhues i Postë-Telekomit të Kosovës do të jetë vendor e jo i huaj, është thënë sot gjatë konferencës së rregullt për media e shtyllës së katërt të UNMIK-ut. Po ashtu, është njoftuar se Brezovica nuk do të mund të shitet nga Serbia, por nga Kosova, përkatësisht nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.
Drejtori menaxhues i AKM-së Jasper Dick tha se ka qenë i shokuar me disa të papërteta në media për zgjedhjen e drejtorit të ri menaxhues të PTK-së. Ai, sikur edhe zëvendësi i tij Ilir Salihu, u shprehën se nuk ka kthim prapa në procesin e kosovarizimit të ndërmarrjeve publike dhe në vend të drejtorit në dorëheqje Etrur Rrustemaj do të zgjedhet një kosovar.
“Pra, nuk do të bëjmë kurrsesi kthim prapa- ashtu siç kanë raportuar disa prej mediave, dhe as që ka qenë kjo temë bised në forume- qoftë në PTK ose në AKM. Krahas shpalljes së konkursit për drejtor të përgjithshëm, bordi ka vendosur të shpallë edhe pozitën e drejtorit të operimeve, pozitë kjo e krijuar në vitin e kaluar. Kjo pozitë ishte mbajt nga një ndërkombëtar deri tash dhe përpjekjet janë që edhe për këtë pozitë të zgjidhet një drejtor vendor”, tha Dick.
Bordi ka vendosur që, sikur edhe herën e kaluar, të angazhojë një “specialist të prokurimeve njerëzore”, i cili do të jetë pjesë e panelit përzgjedhës dhe do ta këshillojë bordin e drejtorëve për të zhvilluar një proces meritor dhe kompetent. Po ashtu, bordi i PTK-së ka kërkuar nga kryetari i bordit të AKM-së Poll Akda të caktojë një vëzhgues i cili do ta monitorojë procesin. Konkursi për këto dy pozita do të shpallet me një dhjetor dhe do të jetë i hapur për 30 ditë.

Ndërkohë, rreth informatave se Brezovica ka dal në shitje nga qeveria e Serbisë, drejtori menaxhues i AKM-së Jasper Dick tha se Qeveria e Serbisë nuk ka qasje në asetet e Brezovicës, andaj nuk ka se si mund ta shes.
”Sipas 1244, do të ishte ilegale për Serbinë të përpiqet ta shesë Brezovicën e cila gjendet në territorin e Kosovës. Kur do të shitet Brezovica nuk e di. Por, e di se kjo është punë e Kosovës dhe e AKM-së,” tha Dick në konferencën e sotme për media.

22 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptyFri Nov 23, 2007 12:41 pm

Në Shkup u përurua Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve

Me përurimin e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, sot në Shkup kanë filluar “Ditët e Kulturës Shqiptare”. Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë ,dita e sotme që shënon 99 vjetorin e Kongresit të Alfabetit Shqip është shpallur festë shtetërore.Me këtë rast, në Shkup është mbajtur edhe një Akademi Shkencore kushtuar kësaj date të rëndësishme të historisë sonë.
Me rastin e 99 vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip, sot në Shkup në prani të përfaqësuesve të jetës politike, kulturore dhe diplomatike, dhe personaliteteve akademike nga mbarë hapsira shqiptare, solemnisht u përurua Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve”Pjetër Bogdani”.

Selia e Institutit ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Instituti do të përbëhet nga sektori për Histori Shqiptare, Demografi, Etnologji, Histori e Artit dhe Histori për lidhje Kulturore dhe Gjuhësore .
Instituti do të financohet nga buxheti shtetëror, ndërsa mbështetje profesionale është paraparë të ketë edhe nga Instituti i Kosovës dhe ai Shqipërisë.
Me hapjen e institutit dhe organizimin e një tribune shkencore kushtuar Kongresit të Manastirit , në Maqedoni sot filluan “Ditët e Kulturës Shqiptare” të cilat deri më 28 nëntor në Ditën e Flamurit ,do të shoqërohen me një varg aktivitetesh kulturore dhe shkencore.
Me vendim të Qeverisë, dita e sotme që shënon 99 vjetorin e Kongresit të Alfabetit Shqip është shpallur festë shtetërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptySat Nov 24, 2007 5:30 pm

Kosova do të jetë e pavarur pak pas 10 dhjetorit, deklaron Thaçi për “Kurir” të Vjenës

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Hashim_thaci2 Pak kohë pas 10 dhjetorit Kosova do të jetë e pavarur, ka deklaruar kryeministri i ardhshëm, Hashim Thaçi për numrin e sotëm të së përditshmes austriake Kurier. Kreu i Partisë Demokratike ka hedhur poshtë çdo opsion për veprime të njëanshme.
Prishtina nuk do të bëjë asgjë pa miratimin e partnerëve të saj amerikanë dhe evropianë, ka spikatur Thaçi.

Duke folur për programin qeverisës së partisë së tij Thaçi nënvizoi se “programi i qeverisë, ekonomia dhe zhvillimi duhet të jenë në të mirë të gjithë kosovarëve, jo vetëm të shqiptarëve. Kosova duhet të jetë vend i gjithë qytetarëve të saj”.
| s.b & RTK staff |


24 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptySat Nov 24, 2007 5:31 pm

Pas Vjenës paralajmërohet një varg takimesh të Treshes me delegacionet e Prishtinës e Beogradit

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Trojka-170X130 Treshja ndërmjetësuese e Grupit të Kontaktit për statusin e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë në Beograd dhe Prishtinë më 3 dhjetor. Treshja, pas takimit treditor të javës së ardhshme në Baden të Vjenës, pritet të hartojë raportin, i cili deri më 10 dhjetor do të duhet t'i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.
Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen një varg takimesh të ndara mes Treshes dhe delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, përderisa do të ketë dy ballafaqime të drejtpërdrejta të palëve.



24 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptySat Nov 24, 2007 5:33 pm

Gjeneral Sali Veseli definitivisht lirohet nga përgjegjësia lidhur me vrasjen e Komandant Drinit

Avokatja Sadije Mjekiqi ka bërë të ditur se ka marrë aktgjykimin me shkrim nga Gjykata supreme e Kosovës, nga përmbajta e të cilit rezulton se ish Komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli është liruar nga përgjegjësia penale për veprat penale të bashkimit kriminal dhe të shtytjes dhe ndihmës në vrasje në rastin e komandant Drinit.
Ky aktgjykim definitivisht e liron nga çdo fajësi gjeneral Sali Veselin.
| s.b & RTK staff |



24 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 EmptySat Nov 24, 2007 5:34 pm

Në Ferizaj arrestohet avokati për falsifikim të çertifikatës së provimit të jurisprudencës

Sektori i krimeve ekonomike në kuadër të Hetimeve rajonale në Ferizaj përmes zyrës ndërlidhëse me institucione Vendore dhe Ndërkombëtare ka bërë kërkesë për verifikimin e një çertifikatë për dhënien e provimit të jurisprudencës nga organet e Republikës se Malit te Zi, ku pas verifikimit ka dal se kjo është e falsifikuar.
Fillimisht, dyshohej se kjo çertifikatë e vitit 2004, e cila ishte prezantuar nga avokati Avni Hysiqi ishte e falsifikuar.

Pas verifikimit, me urdhër të Kryeprokurorit publik komunal, avokati Avni Hysiqi është ndaluar për 72 orë.
I dyshuari të hënën do te dërgohet ne Prokurorinë Publike Komunale ne Ferizaj, thuhet në një komunikatë të Shërbimit Policor të Kosovës.




24 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 15Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 10 ... 15  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: