| | POEZI PËR DËSHMORËT | |
|
+15zeriatdheut paioni dardan01 Medalim Driniiiii L1ndush3 an-di Orfe@ dona Kosovarja Euridika Sofra Beton shaban cakolli besa-bese 19 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Mon Feb 25, 2008 1:53 am | |
| Dëshmorëve .. ( At Gjerg Fishta) O ata t'lumtë, qi dhanë jetën, o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten, qi për Mbret e vend të Parëve, qi për erz e nderë t'Shqiptarëve derdhën gjakun tue luftue, porsi t'Parët u pa'n punue! Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina, but u kjofshin moti e stina, ak'lli, bora e serotina: e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë, e der' t' ketë n' detë ujë e ranë, der' sa t'shndërisin diellë e hanë, ata kurr mos u harrojshin, n'kangë e n'valle por u këndojshin. E njaj gjak, qi kanë dikue, ban, o Zot, qi t'jesë tue velue për m'ia xe zemrën Shqiptarit, për kah vendi e gjuha e t'Parit! | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Mon Feb 25, 2008 1:59 am | |
| Dëshmorëve (Ilam Berisha) Përballuat rrebeshet e armikut Pa masë çmuat atdhedashurinë Retë shpërndatë e qiellin ndriçuat Derdhët gjakun dhe sollët lirinë. Përulemi para jush Këngë për ju këndojmë Fitoret që dhuruat do t`i ruajmë si sytë Në shenjë respekti lule u dhurojmë. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Mon Feb 25, 2008 2:04 am | |
| ADEM JASHARI( nga Rrustem Geci)
- Betohem se nuk kam vdekur !- Në çdo rreze të diellit unë kam pikat e gjakut flamurin tim të betejave të guximshmit e luftës Në çdo pëllëmbë Kosove Kosova kremton Kosovën Shtet në radhë të shteteve Popull në mes të popujve Në këtë tokë denbabaden Kosova ka një adresë që nga pellazgët e moçëm deri te shqiptarët e sotëm Kosovë, shqiptar, Shqipëri betohem se s´kam vdekur flamuri do pyet për mua po thuani… jam në valle!..
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 4:15 am | |
| Luftëtarit Hil Mosi (kushtuar Zef Harapit-deshmor me 1912) Atje n’at vend të lamun Me gjak t’Arbnorit t’dlirë; Atje nji djalë âsht vramun Atje mbet nji Ilirë. Atje n’at vend barbari E njofti mirë djelmnín; Atje rrëfei Shqiptari Sá shtrêjt e blén lirín. Atje Shqypja luftovi Trimnisht me zogjt e vet; Atje nji zâ ushtovi: “Në zjarm, se nji na mbet!” Ai vend nuk do t’harrohet I gjall’ do t’jét për né; Mbas tashit do t’emnohet: “Nji çerdhe e Shqipes s’ré”. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 4:49 am | |
| Shqipëri, o jetëgjatë
Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë. Naim Frashëri
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 2:46 pm | |
| Luftëtarit Dallget e luftes tutje me shtynëe unë e heshtur rri e mendojTë pashë ty ne betejë kur mësynMarr shprese dhe forcë,tek Ty te kujtoj Ëndërr e Jotja është LIRIA Në Liri thua çdo gjë lulëzon Ideali Yt është dituria Pa dije lirine askush s'e gëzon. (Euridika) 1998 | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 4:30 pm | |
| KOMANDANTI ËSHTË I GJALLË
Re të zeza mbuluan Prekazin
Shumë çetnikë e nxinë lëndinën
Adem Jashari dredh mustakun
Dhe në çark e puth martinën.
Në nishan të pushkës së gjatë
Pak më tutje Shaban plaku
I betuar n`shqiponjë t`flamurit
Për të gjallë s`lëvizë nga pragu.
Nga frenxhia bërtet Hamza
Si kreshnikët në ditë të veta
Heu çetnikë ju farë e fëlliqur
Jo s`ka vdekur Azem Bejta.
Krisën pushkët përnjëherë
Si rrufetë që bijnë nga qielli
Gjoksin Hamza i vë gjyles
N`ato çaste u ndal dielli.
Si dragoi zjarr qet nga goja
Luftë e këngë Ademi i nisë
Sikur kosa që rrëzon barin
Rrëzon çetnikët ballëqëndisë.
Komandanti është i gjallë
Legjendë u bë ky emër
Gjithë shqiptarët kudo janë
Komandantin e kanë në zemër. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 6:15 pm | |
| DY DËSHMORËVE TË RINJ!
(Kushtuar Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të vrarë në demonstratën e 10shkurtit, 2007)
Para syve të botës, Nën maskën e "demokracisë“ Na i vranë Arbenin dhe Monin, Gjakatarët e huaj,miqtë e vjetër të Serbisë!
I vranë djelmoshat atdhetarë, Trimat e pamposhtur shqiptarë! Atyre, jo s´ ju trembej syri, Para xhelatëve ndërkombëtarë!
Ata, ranë për paqe, Sepse, kërkuan liri, Kërkuan Vetëvendosje, Kërkuan drejtësi!
Bota po shtiret, kur na jep ligjërata, Çfarë qenka rendi dhe demokracia! Ndërsa, rrugëve tona gjaku po derdhet, Si dikur që na përgjaku Serbia...
Ah! Ju mjeranët "tanë" politikanë, Kot, po rrahni ujë në havanë: E dënoni fjalën e lirë, Jetën po na e bëni katran!
Ju me demogagji e krekosje, Po e mashtroni popullin besnik, Po e dënoni Lëvizjen Vetëvendosje! Po pajtoheni mjerueshëm, ashtu me armik!
Turp të keni ore politikanë “shqiptarë”! Mos po mendoni keni zbritur nga qielli, Mos harroni! Jeni bërë trutharë?! Thua vetëm për ju po rrezitka dielli!
Si ju mashtroi kështu Evropa, Apo, mos ju frikësoi Serbia? Nga veprat tuaja, po vuan shumë Nënëlokja, Nuk po ribashkohet ende Shqipëria!
Vallë deri kur me vrasje, Deri kur me dënime, Sa e fortë paske qenë, Moj Kosova ime!
Deri kur me premtime boshe, Deri kur me lot në sy, Deri kur duhet të besojmë; Se,ndërkombëtarët paskan drejtësi"?!
I lehtë u qoftë dheu i Kosovës! O bijtë e Shqipërisë, Përjetë, s´do t´ju harrojë kombi, Gjaku juaj, i rritë rrezet e lirisë!
KRISTINA RASI | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 7:30 pm | |
| LUFTËTARIT
Pse jeta për pushkë pse vdekja për nder
pse lumëgjaku për LIRI
RRITË Vendkalime ura mungon
mendtakime veprimet heshtin
kopsht me lule s'ka dashuri
ç'u bë bota - e qelbur po rritet
nga Arian Krasniqi
| |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 7:30 pm | |
| Atyre
Atyre, Që gjithë që paten ia falen kësaj toke. Atyre Që maleve për liri u dhanë kushtrim. Atyre që shkruajnë faqet e lavdishme të një EPOKE. Atyre, Që bishen e plagosur e godasin në vesh e në sy. Atyre, Që me gjak e shkruajnë fjalën LIRI. Atyre, Që mesin e mesjetës e thyejnë mes për mes Me ata është ballëhapur Nëna, Që Kosovës i dha këtë Brez.
Ajete Zogaj | |
| | | dona Fillestar/e
Numri i postimeve : 5 Age : 32 Vendi : istog Registration date : 16/02/2009
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Mon Feb 16, 2009 1:36 am | |
| shum jom gezu qe ket dit muj me festu ne njeren an kom lot gezimi ne tjetren an lot hidherim qe babai nuk e kam se ai dha gjakun per ket lir qe uen me festu e lir flej babi im i qet si ki qen nje engjull i vertet | |
| | | dona Fillestar/e
Numri i postimeve : 5 Age : 32 Vendi : istog Registration date : 16/02/2009
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Mon Feb 16, 2009 1:50 am | |
| nje ze me thrret qdo nat nen ku je per se je larg ne sy ke lot ne ball ke rrudha shamija e bardh se mubolon trishtimi dhembjen pshetimat beheshin me te zeshm o zot ne endrrat e nates perqafohen nene e bi sa i bukur ai shikim plot dashuri e mall sa vjet shkuan e syt nuk jan thar te gjitha lulet kan qelur lule gjaku gjak i cili nuk do humbet kurr po do mebet ylli i kristal qe do na mbroj gjithmon. o ju nene behun te forta ne emer te liris. por kujdes kur shkon tek varret kur tjau veni kurorat te moj jau prishn qetesi kujdes kur tjau puthni fotgrafit te mos jau lagni faqet me lot lavdi qdo deshmori qe dha jeten per lir | |
| | | dona Fillestar/e
Numri i postimeve : 5 Age : 32 Vendi : istog Registration date : 16/02/2009
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Mon Feb 16, 2009 11:35 pm | |
| linda nje ze me thrret qdo nat nen ku je per se je larg ne sy ke lot ne ball ke rrudha shamija e bardh se mubolon trishtimi dhembjen pshetimat beheshin me te zeshm o zot ne endrrat e nates perqafohen nene e bi sa i bukur ai shikim plot dashuri e mall sa vjet shkuan e syt nuk jan thar te gjitha lulet kan qelur lule gjaku gjak i cili nuk do humbet kurr po do mebet ylli i kristal qe do na mbroj gjithmon. o ju nene behun te forta ne emer te liris. por kujdes kur shkon tek varret kur tjau veni kurorat te moj jau prishn qetesi kujdes kur tjau puthni fotgrafit te mos jau lagni faqet me lot lavdi qdo deshmori qe dha jeten per lir[/quote] | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Mar 19, 2009 12:44 am | |
| Fadil SHYTI, Suedi
TY TA KUSHTOJ ( VËLLAUT TË IDEALEVE, KUSHTRIMIT )
Vite plot stuhi, Ngarendin si kuaj, dhe si ujq të tërbuar më bëjnë mua të vuaj. Më kujtohet: Jeta mbi këto peripeci, Mjerisht na kishte takuar. Na kishte takuar mjerisht, Me flakë të përcëlluar. E, mua më bëhej sikur lexoja Klithmat e burokracisë, Thirrmat ogurzeza të tradhëtisë. Kushtrimin - zjarr të vegjëlisë. Të shikoja vëlla, vetullrënë, Të qetë, por veç pa qetësi, Të shikoja vëlla të pangrënë Tek çapiteshe si në pafundësi. Ishe kush ishe, një shqiptar Një atdhetar i vëretë, Ty, ishe në revolucionar, Kapedan i furtunave në Det-Jetë! Qëndruam së bashku Dhe kurrë nuk u lodhëm, Aty, ku e desh Liria Si meteorë malësorë, Aty u ndodhëm. I kuq je, Flamur! Se me gjak je ngjyer. Do të doja që sot, Sot e nga mot, Dhe me gjakun tim Të ishe Ty, i lyer. Sa kapriçjoze, qenka jeta: Na ndau vëlla më vëlla, Me dallgët e veta, Të hidhurën me vete e ka! Por, unë vëlla s´të harroj, Njëherë e kemi bërë betimin, Për atdheun, truallin tonë, E kemi hedhur fuqishëm kushtrimin. Oh, këndej në kurbet! Ndjenjat më vërshojnë lum, Mendimet më godasin si çekan, Shqetësimet më lënë pa gjumë. Vëlla, kemi nënë e baba, Kemi fis e çfarë nuk kemi, Por, para Kosovës hallemadhe, Bij´të së njëjtës Nënë jemi! Tek meditoj, këtu në burgun e mërgimit, S´e harroj çastin e largimit, Dhe bashkë me kafashatat, gëlltis, Lotët e dhuruara prej mërgimit. Heu, sa mallë ndiej për Ju, Mallë që shpirtin ma përvlon, Por, dije vëlla, se zemra Çdo çast tek Ty më dërgon! Më dërgon me një mesazh, me gjakun e zemrës, shkruar, Mijëvjeqarin që po afron, Trimërisht, së bashku, Dhe me shokët e një ideali, kemi për ta kaluar. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Mar 19, 2009 12:46 am | |
| ADEM JASHARI Betohem se nuk kam vdekur ! Në çdo r r e z e të diellit unë kam pikat e gjakut flamurin tim të betejave të guximshmit e luftës Në çdo pëllëmbë Kosove Kosova kremton Kosovën Shtet në radhë të shteteve Popull në mes të popujve Në këtë tokë denbabaden Kosova ka një a d r e s ë që nga pellazgët e moçëm deri te shqiptarët e sotëm Kosovë, shqiptar, Shqipëri betohem se s´kam vdekur flamuri do pyet për mua po thuani… jam në valle!..
Rrustem Geci | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Mar 19, 2009 12:48 am | |
| BesËprerËve
Revoltë ndaj atyre që veprojnë kundër Ribashkimit të Shqipërisë!
Me një fytyrë dukeni, Njëmijë fytyra i keni! Si minjë labirintheve breni, Të dështuar jeni!
Jeni të prapë o bukëshkalë! Me qindra shekuj prapa, Ecni mbi tokë, si të pa kokë, Kurrë s´ecni me hapa!
Mashtrues të çoroditur, Ah! Populli s´po ju njeh, Juve, o të babëzitur! Veçse sherrin ua sheh!
Mbaheni me krekosje, Ngriteni me llafe të kota! Prej veprave tuaja të poshtra, Neveritet dhe çuditet bota!
Ju, e shkelni besën, nderin, E përdhosni dhe flamurin, Ju lirisë ia pini gjakun, Atdheut ia prishni nurin!
Gjeni juaj monstër e keqe! Atdheut po i sjellë veç kobe, Nga prapakthimet kryeneqe, Mbytë ideja juaj robe!
Deri kur o ju kokëderra, Do t´ju shkojë kungulli mbi ujë?! Të pakurriz, xhelatë përhera, Jeni vënë n´shërbim të huaj!
Pa menduar e peshuar: Vala popullin ku e qet, Ju që shpikni dhe komb tjetër, Një komb jemi or të shkretë!
Shqipëria e RIBASHKUAR, Ore horra ju pengon, Se pastaj nuk mund ta zhvatni, Pasurinë e atdheut tonë!
Ju, mjeranë besëprerë! Nuk mendoni për Shqipërinë, U ka marrë koka erë, Të mbuluar me marrëzinë!
Shumë të etur për nderimet, Nga të huajt e zi dinakë, Si s´po shihni o të uruar, Që po futeni në batak!
Të verbuar nga premtimet, Për integrimet në Evropë! Fatkeqësi me ndarje t´ kombit, Po përhapni, nëpër botë!
Po harroni o të krisur! Evropa për ne nuk bashkohet! Prap këndon këngën e vjetër: Shqipëria të ricopëtohet!
Pansllavizmi nga Karpatet, Si kulçedra me gjarprij, Të uritur me shumë orekse, Po e kafshojnë, nënën Shqipëri!
Mos harroni o kopukë, Anemikë, kozmopolitë, Koha do t´ju dënojë idhshëm, Po pajtoheni me armik!
Mos provoni të mbani copa! Kot e ka ai që provon, Një ditë Kombi do ribashkohet, Gjithësesi, heret a vonë!
Sot Shqiponja e trazuar, Kur ju sheh, sa po tronditet! Kur zgërdhiheni me armiq, Me flatra rrufeshëm valvitet!
Trupi saj mjaft u copëtua! Gjatë qëndroi! E ndarë një shekull, Gjaku ynë kurrë nuk shterret, Për ta bërë Shqipërinë t´ paprekur!
Ju, Shqipërisë krajata i sillni, Veç ato në koka i keni, Me turpe-krimet që po bëni, Asgjë tjetër veç Hiqër jeni!
Kështu Shqiponja alarmoi, Ajo kurrë s'e humbë QËNDRESËN! Kundër saj kush ngriti kokën, Si tradhtar e vrau veten!autori ? | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Mar 19, 2009 12:49 am | |
| Fadil Shyti Shqipëria kërkon ribashkim
(Kushtuar, Jasharëve legjendarë)
Breshëritë e plumbave barbarë, Mbi kullat tuaja flakadane lirie, Janë gjurmë të pashlyera
Të një kohe të zezë barbarie!
Janë gjurmë të thella Qëndrese, Si luftuan luanët e lirisë, Me besa-besë e shpresë, Për Ribashkimin e Shqipërisë!
Axha Shaban; me Ademin e Hamzën, Me nipa e mbesa, me besa-besë: Ditën, guxuan, paralajmëruan Mauzerëve, t´ua ngrehin këmbëzën,
Luftën Çlirimtare Shqiptare, e filluan! Nga nata e zezë shekullore -mizore Kosovën me Vise e zgjuan, ...Drejt fitoreve të reja!...
Ashtu, kurdoherë na thërrasin, Me kushtrimin: Përjetë Qëndroni! Shqipëria kërkon Ribashkim!
Prekaz, viti 2000 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Mar 19, 2009 12:49 am | |
| STRALLIT TË SHQIPËRISË ETNIKE
(Kushtuar, Dedë Gjon Lulit)
Pas shumë vitesh të errëta robërie, Rrezatoj një hije shprese... Vringëlloi një ditë gëzimi: Në Malësi u dha kushtrim bese!
Dedë Gjon Lulit birit të Hotit, Pa iu tremb syri aspak! Ay, nip i Kastriotit, Në Deçiç ngriti bajrak!
Ngriti Flamurin e vegjëlisë, Hapi krahë shqiponja krenare, Në ato male të Shqipërisë, Si kudo në trojet shqiptare!
Ah! U frikësuan sulltanë e krajlitë, Qe tronditur Evropa plakë, Nga Stambolli në Mal të Zi! Planet e tyre morën flakë!...
Shpejt, Evropa thikën gjeti, Trojet tona t´i copëtoi, Por, shqiponja kurrë nuk fjeti, Folenë e vet, në Vlorë e dërgoi! v Ballkani u ndez në flakë, Shqipërinë, keq e copëtuan, Kryengritjet tona partizane, Kurrë deri sot s´u shuan!...
Kryengritjet nuk do të shuhen, Deri sa të ekzistojë jeta!.. Shqiponja krenare, se pranon gjymtimin, Do t´i ribashkoj trojet e veta!
Zvicër, 28 mars 2007 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Mar 19, 2009 12:50 am | |
| GJAKOVËS SIME
Në fëmijërinë time, Nga shtypja dhe mjerimi Më larguan nga ty, E dashura ime Gjakovë! I bëra kaq vite mërgimi: Vite të rënda sa toka e qielli, Vetëm me kthimin tim në atdhe, E di se për mua do të rrezitë dielli! Për ty malli më mbulon si tymi, Për ty malli më djeg si flaka, Kur e vetmuar mbetem pa shokë e shoqe: I them veti nga zemërimi, Ah! Sa shumë u plaka!... Pa atdhe, s ´ka rini! Pa atdhe, s´ ka lumturi! Ka vetëm vuajtje , rënkime, Atje, tretemi në vetmi! I lakmoj shqiponjat, kur fluturojnë, Ua kam lakmi kur ato në Shqipëri shkojnë! A do të vijë dita të kthehem krenare, Në Gjakovën time, në vatrën shqiptare?! Po të kthehesha prapë në folenë time, Që e pata dikur -për pasuritë e botës, Nuk do të ikja më kurrë!... Sa e pafuqishme ndihem larg teje, Gjakovë, Vetëm perëndia e di; Sa dhembje pata në shpirtin e trazuar, Kur u largova nga Ty, Kosovë!... Shpresoj dhe veproj: Kohën do ta kemi dëshmitare, Ne, do të ribashkohemi, Moj Shqipëria ime krenare! Vetëm atëherë do të fitojmë mbi vdekjen: Vetëm atëherë besoj dhe fort mirë e di: Do të kemi nderë, do të kemi lumturi! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Mar 19, 2009 12:52 am | |
| Kushtuar, heroit tonë të madh Adem Jasharit
Ay, Është krenaria, Ay, është dhembja, Ay është dashuria jonë, Më e madhe në shekuj, Që e lindi Shqipëria! Ay, qe uragani shekullor, Që na të bënte të zgjohemi, E kurrë të mos dorëzohemi! Në furtuna të qëndrojmë, Derisa, Shqipërinë ta RIBASHKOJMË! A ju ka ngjarë: Kur flitet o këndohet vepra e tij... T´u shkojnë lotët rrëke?! Ay, nuk bëri vetëm për veten, Ay, bëri e dha gjithçka, Për ne! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Mar 19, 2009 3:05 pm | |
| KOSOVËS I FALËT NJË DIELL...
(Jasharajve të Prekazit, Drenicë)
Zotin e Madh Udhën e Tij Nuk e braktisët, As kur të ftohtët Pushtonte hapësirën, As kur zjarri Ishte fikur, As kur sëmundja Përhapej ngado, As kur natës Nuk i shihej fundi, As kur këmbët, duart, E ngrira s’lëviznin, As kur shpata Vringëllonte fuqishëm Mbi qafën e kërrusur, As kur Evropës së Bashkuar Që me gjumë na kish bekuar, Ia prishët gjumin, As kur Kombet e Bashkuara Mbetën pa gjumë, As kur u bëtë Hi e shkrumb, Zotin nuk e braktisët Për t’i falur Kosovës një Diell…
Mexhid YVEJSI, Gjakovë | |
| | | an-di Anëtar i ri
Numri i postimeve : 168 Age : 96 Vendi : Kushtrimi KOMBIT Profesioni/Hobi : nuk rri kot! Registration date : 11/03/2009
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Mar 19, 2009 11:04 pm | |
| - Orfe@ shkruajti:
- Kushtuar, heroit tonë të madh Adem Jasharit
Ay, Është krenaria, Ay, është dhembja, Ay është dashuria jonë, Më e madhe në shekuj, Që e lindi Shqipëria! Ay, qe uragani shekullor, Që na të bënte të zgjohemi, E kurrë të mos dorëzohemi! Në furtuna të qëndrojmë, Derisa, Shqipërinë ta RIBASHKOJMË! A ju ka ngjarë: Kur flitet o këndohet vepra e tij... T´u shkojnë lotët rrëke?! Ay, nuk bëri vetëm për veten, Ay, bëri e dha gjithçka, Për ne! Ty te takojne falenderimet padyshim,kenirrespektin dhe i cmoj poezite e ne vecanti kushtuar deshmoreve,shkruaj dhe une me endje dhe plot ORIGJINALITETndaj keni postuar edhe poezi temia aty-ketu ne disaforume cka me behet qejfi padyshim ngase vlerat e autorit i ke mbrojtur perhere cka une te percjell falenderime. Nje e mete e vockel ne kte poezi eshte germa "Y" ne vend te " A"-se e cila nuk reflekton mire dhe tjerat perfekt. mbetesh e respektuar dhe suksese nga zemra | |
| | | an-di Anëtar i ri
Numri i postimeve : 168 Age : 96 Vendi : Kushtrimi KOMBIT Profesioni/Hobi : nuk rri kot! Registration date : 11/03/2009
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Mar 19, 2009 11:13 pm | |
| Ata ndrruan jetë Ata kurr s`vdesin, Ata janë dëshmorët Ata legjendarë mbesin. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Apr 04, 2009 2:02 am | |
| [color:ebee="SlateGray"] Fadil Shyti
KUR VJEN MAJI
(Kushtuar, kushëririt tim dëshmor, Adnan Shyti me rastin e 9 vjetorit të rënies heroike)
Kur vjen Maji i kuq, Maji i lavdisë, Oh! Sa bukur gjelbërojnë, Fushat e malet e Shqipërisë! Mirëpo, ato bukuri nuk i shohim ne, Ty, u përjetësove me lirinë.... Unë në mërgime pa atdhe! Ty, o djaloshari ynë i përjetshëm, Jeta, kurrë nuk do të plakë..., Kurse, mua për Ty o vëlla -dëshmor; I trollit tim të sertë e të blertë..., Zemrën me dritë- lirie, Po ma përflakë! Për Ty, o vëlla, -shokët po krenohen: Ishe madhështor, -trim i rrallë, Kur me armiqtë u ndeshe ballëpërballë! Kurse, mua rinia jonë po më thonë: -Je dëshmor i gjallë!... Kështu na edukoi gjyshi ynë, Hajzer Tafa Kështu, na rriti e na kaliti trolli ne; Djersën dhe gjakun ta japim pa kursim: Deri në Ribashkim, për atdhe! Koha po ikën vitet po vinë... Ty, dhe unë, pishtarë për Shqipërinë! As mashtrimet as kërcënimet... As gjaku as lotët, nuk do të na ndalojnë!... Si kurdoherë jemi në ballë me stuhitë, Në betejat e jetës po kalitemi, Prej veprave tuaja madhështore, Kurdoherë në marshime do të rritemi!... Kështu, do të ngjajë deri në Fitore! Të pathyeshëm, të pandalshëm, të pafalshëm!... Stoik, kurdoherë -stoik! Mbi çdo tradhtar e armik; Jetën do ta kthejmë: Në jetë-luftë! Me penë dhe në llogore!... Deri në Fitore!
Suedi, Më 26 Prill 2008 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Apr 04, 2009 2:09 am | |
| “TULiPANEVE” …KOT I MBULONI, KOT I SULMONI! - ATO, DO TË MBIJNË PËRSËRI! (Kushtuar rrënjëve të luleve, që i fusnim në dhe) …Dhe, mendoja: - A nuk ngjasojnë këto, me idetë revolucionare, që i mbjellim ne?! Është, një fenomen natyror, Që ngjason me një fenomen njerëzor! - Kjo, që lidhet me punën tonë: Nga duart tona të arta, o punëtorë! Sot, mbollëm "qepë" lulishteje, Ato, qëndrojnë të heshtura... Ne, i fusim në dheun e zi, Ato, do të qëndrojnë: Tërë vjeshtën dhe dimrin! Ndërsa, në pranverë Do të shpërthejnë me furi… Me bukurinë e tyre! “Tupanë”, i quajmë, Këtu, në Suedi! Janë shumë të kërkuara! Janë, shumë të praruara! Janë brilante, interesante!... …Edhe kur duket, Edhe kur mendojnë se: I ”fikën” i mbuluan nën dhe; I përpiu toka!… I rrëmbeu dëbora dhe shiu! Ngrica nga veriu, Ato, -pastaj, prapë SHPËRTHEJNË!... Me bukurinë e tyre, Me aromën e tyre… DËFREJNË, RRËMBEJNË! Zemrat e njerëzimit, Fuqishëm i ngazëllejnë! Fadil Shyti Suedi, Më 29 tetor, 2008 | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT | |
| |
| | | | POEZI PËR DËSHMORËT | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |