Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POEZI PËR DËSHMORËT

Shko poshtë 
+15
zeriatdheut
paioni
dardan01
Medalim
Driniiiii
L1ndush3
an-di
Orfe@
dona
Kosovarja
Euridika
Sofra
Beton
shaban cakolli
besa-bese
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyThu Mar 19, 2009 12:48 am

BesËprerËve

Revoltë ndaj atyre që veprojnë kundër Ribashkimit të Shqipërisë! 

Me një fytyrë dukeni, 
Njëmijë fytyra i keni! 
Si minjë labirintheve breni, 
Të dështuar jeni! 

Jeni të prapë o bukëshkalë! 
Me qindra shekuj prapa, 
Ecni mbi tokë, si të pa kokë, 
Kurrë s´ecni me hapa! 

Mashtrues të çoroditur, 
Ah! Populli s´po ju njeh, 
Juve, o të babëzitur! 
Veçse sherrin ua sheh! 

Mbaheni me krekosje, 
Ngriteni me llafe të kota! 
Prej veprave tuaja të poshtra, 
Neveritet dhe çuditet bota! 

Ju, e shkelni besën, nderin, 
E përdhosni dhe flamurin, 
Ju lirisë ia pini gjakun, 
Atdheut ia prishni nurin! 

Gjeni juaj monstër e keqe! 
Atdheut po i sjellë veç kobe, 
Nga prapakthimet kryeneqe, 
Mbytë ideja juaj robe! 

Deri kur o ju kokëderra, 
Do t´ju shkojë kungulli mbi ujë?! 
Të pakurriz, xhelatë përhera, 
Jeni vënë n´shërbim të huaj! 

Pa menduar e peshuar: 
Vala popullin ku e qet, 
Ju që shpikni dhe komb tjetër, 
Një komb jemi or të shkretë! 

Shqipëria e RIBASHKUAR, 
Ore horra ju pengon, 
Se pastaj nuk mund ta zhvatni, 
Pasurinë e atdheut tonë! 

Ju, mjeranë besëprerë! 
Nuk mendoni për Shqipërinë, 
U ka marrë koka erë, 
Të mbuluar me marrëzinë! 

Shumë të etur për nderimet, 
Nga të huajt e zi dinakë, 
Si s´po shihni o të uruar, 
Që po futeni në batak! 

Të verbuar nga premtimet, 
Për integrimet në Evropë! 
Fatkeqësi me ndarje t´ kombit, 
Po përhapni, nëpër botë! 

Po harroni o të krisur! 
Evropa për ne nuk bashkohet! 
Prap këndon këngën e vjetër: 
Shqipëria të ricopëtohet! 

Pansllavizmi nga Karpatet, 
Si kulçedra me gjarprij, 
Të uritur me shumë orekse, 
Po e kafshojnë, nënën Shqipëri! 

Mos harroni o kopukë, 
Anemikë, kozmopolitë, 
Koha do t´ju dënojë idhshëm, 
Po pajtoheni me armik! 

Mos provoni të mbani copa! 
Kot e ka ai që provon, 
Një ditë Kombi do ribashkohet, 
Gjithësesi, heret a vonë! 

Sot Shqiponja e trazuar, 
Kur ju sheh, sa po tronditet! 
Kur zgërdhiheni me armiq, 
Me flatra rrufeshëm valvitet! 

Trupi saj mjaft u copëtua! 
Gjatë qëndroi! E ndarë një shekull, 
Gjaku ynë kurrë nuk shterret, 
Për ta bërë Shqipërinë t´ paprekur! 

Ju, Shqipërisë krajata i sillni, 
Veç ato në koka i keni, 
Me turpe-krimet që po bëni, 
Asgjë tjetër veç Hiqër jeni! 

Kështu Shqiponja alarmoi, 
Ajo kurrë s'e humbë QËNDRESËN! 
Kundër saj kush ngriti kokën, 
Si tradhtar e vrau veten!autori ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyThu Mar 19, 2009 12:49 am

Fadil Shyti
Shqipëria kërkon ribashkim

(Kushtuar, Jasharëve legjendarë)

Breshëritë e plumbave barbarë, 
Mbi kullat tuaja flakadane lirie, 
Janë gjurmë të pashlyera 

Të një kohe të zezë barbarie! 

Janë gjurmë të thella Qëndrese, 
Si luftuan luanët e lirisë, 
Me besa-besë e shpresë, 
Për Ribashkimin e Shqipërisë! 

Axha Shaban; me Ademin e Hamzën, 
Me nipa e mbesa, me besa-besë: 
Ditën, guxuan, paralajmëruan 
Mauzerëve, t´ua ngrehin këmbëzën, 

Luftën Çlirimtare Shqiptare, e filluan! 
Nga nata e zezë shekullore -mizore 
Kosovën me Vise e zgjuan, 
...Drejt fitoreve të reja!... 

Ashtu, kurdoherë na thërrasin, 
Me kushtrimin: 
Përjetë Qëndroni! 
Shqipëria kërkon Ribashkim! 

Prekaz, viti 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyThu Mar 19, 2009 12:49 am

STRALLIT TË SHQIPËRISË ETNIKE

(Kushtuar, Dedë Gjon Lulit)

Pas shumë vitesh të errëta robërie, 
Rrezatoj një hije shprese... 
Vringëlloi një ditë gëzimi: 
Në Malësi u dha kushtrim bese! 

Dedë Gjon Lulit birit të Hotit, 
Pa iu tremb syri aspak! 
Ay, nip i Kastriotit, 
Në Deçiç ngriti bajrak! 

Ngriti Flamurin e vegjëlisë, 
Hapi krahë shqiponja krenare, 
Në ato male të Shqipërisë, 
Si kudo në trojet shqiptare! 

Ah! U frikësuan sulltanë e krajlitë, 
Qe tronditur Evropa plakë, 
Nga Stambolli në Mal të Zi! 
Planet e tyre morën flakë!... 

Shpejt, Evropa thikën gjeti, 
Trojet tona t´i copëtoi, 
Por, shqiponja kurrë nuk fjeti,
Folenë e vet, në Vlorë e dërgoi! 
v Ballkani u ndez në flakë, 
Shqipërinë, keq e copëtuan, 
Kryengritjet tona partizane, 
Kurrë deri sot s´u shuan!... 

Kryengritjet nuk do të shuhen, 
Deri sa të ekzistojë jeta!.. 
Shqiponja krenare, se pranon gjymtimin, 
Do t´i ribashkoj trojet e veta! 

Zvicër, 28 mars 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyThu Mar 19, 2009 12:50 am

GJAKOVËS SIME

Në fëmijërinë time, 
Nga shtypja dhe mjerimi
Më larguan nga ty, 
E dashura ime Gjakovë! 
I bëra kaq vite mërgimi: 
Vite të rënda sa toka e qielli, 
Vetëm me kthimin tim në atdhe, 
E di se për mua do të rrezitë dielli! 
Për ty malli më mbulon si tymi, 
Për ty malli më djeg si flaka, 
Kur e vetmuar mbetem pa shokë e shoqe: 
I them veti nga zemërimi, 
Ah! Sa shumë u plaka!... 
Pa atdhe, s ´ka rini! 
Pa atdhe, s´ ka lumturi! 
Ka vetëm vuajtje , rënkime, 
Atje, tretemi në vetmi! 
I lakmoj shqiponjat, kur fluturojnë, 
Ua kam lakmi kur ato në Shqipëri shkojnë! 
A do të vijë dita të kthehem krenare, 
Në Gjakovën time, në vatrën shqiptare?! 
Po të kthehesha prapë në folenë time, 
Që e pata dikur -për pasuritë e botës, 
Nuk do të ikja më kurrë!... 
Sa e pafuqishme ndihem larg teje, Gjakovë, Vetëm perëndia e di; 
Sa dhembje pata në shpirtin e trazuar, Kur u largova nga Ty, Kosovë!...
Shpresoj dhe veproj: 
Kohën do ta kemi dëshmitare, 
Ne, do të ribashkohemi, 
Moj Shqipëria ime krenare! 
Vetëm atëherë do të fitojmë mbi vdekjen: 
Vetëm atëherë besoj dhe fort mirë e di: 
Do të kemi nderë, do të kemi lumturi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyThu Mar 19, 2009 12:52 am

Kushtuar, heroit tonë të madh Adem Jasharit

  Ay,
  Është krenaria, 
Ay, është dhembja, 
Ay është dashuria jonë, 
Më e madhe në shekuj, 
Që e lindi Shqipëria! 
Ay, qe uragani shekullor, 
Që na të bënte të zgjohemi, 
E kurrë të mos dorëzohemi! 
  Në furtuna të qëndrojmë, 
  Derisa, Shqipërinë ta RIBASHKOJMË!
A ju ka ngjarë: 
Kur flitet o këndohet vepra e tij... 
T´u shkojnë lotët rrëke?! 
Ay, nuk bëri vetëm për veten, 
Ay, bëri e dha gjithçka, 
Për ne!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyThu Mar 19, 2009 3:05 pm

KOSOVËS I FALËT NJË DIELL...

(Jasharajve të Prekazit, Drenicë) 

Zotin e Madh 
Udhën e Tij 
Nuk e braktisët, 
As kur të ftohtët 
Pushtonte hapësirën, 
As kur zjarri 
Ishte fikur, 
As kur sëmundja 
Përhapej ngado, 
As kur natës 
Nuk i shihej fundi, 
As kur këmbët, duart, 
E ngrira s’lëviznin, 
As kur shpata 
Vringëllonte fuqishëm 
Mbi qafën e kërrusur, 
As kur Evropës së Bashkuar 
Që me gjumë na kish bekuar, 
Ia prishët gjumin, 
As kur Kombet e Bashkuara 
Mbetën pa gjumë, 
As kur u bëtë 
Hi e shkrumb, 
Zotin nuk e braktisët
Për t’i falur 
Kosovës një Diell… 

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyThu Mar 19, 2009 11:04 pm

Orfe@ shkruajti:
Kushtuar, heroit tonë të madh Adem Jasharit

Ay,
Është krenaria,
Ay, është dhembja,
Ay është dashuria jonë,
Më e madhe në shekuj,
Që e lindi Shqipëria!
Ay, qe uragani shekullor,
Që na të bënte të zgjohemi,
E kurrë të mos dorëzohemi!
Në furtuna të qëndrojmë,
Derisa, Shqipërinë ta RIBASHKOJMË!
A ju ka ngjarë:
Kur flitet o këndohet vepra e tij...
T´u shkojnë lotët rrëke?!
Ay, nuk bëri vetëm për veten,
Ay, bëri e dha gjithçka,
Për ne!


Ty te takojne falenderimet padyshim,kenirrespektin dhe i cmoj poezite e ne vecanti kushtuar deshmoreve,shkruaj dhe une me endje dhe plot ORIGJINALITETndaj keni postuar edhe poezi temia aty-ketu ne disaforume cka me behet qejfi padyshim ngase vlerat e autorit i ke mbrojtur perhere cka une te percjell falenderime.

Nje e mete e vockel ne kte poezi eshte germa "Y" ne vend te "A"-se e cila nuk reflekton mire dhe tjerat perfekt.

mbetesh e respektuar dhe suksese nga zemra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyThu Mar 19, 2009 11:13 pm

Ata ndrruan jetë
Ata kurr s`vdesin,
Ata janë dëshmorët
Ata legjendarë mbesin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptySat Apr 04, 2009 2:02 am

[color:ebee="SlateGray"] Fadil Shyti 


KUR VJEN MAJI

(Kushtuar, kushëririt tim dëshmor, Adnan Shyti me rastin e 9 vjetorit të rënies heroike)

Kur vjen Maji i kuq, Maji i lavdisë,
Oh! Sa bukur gjelbërojnë,
Fushat e malet e Shqipërisë!
Mirëpo, ato bukuri nuk i shohim ne,
Ty, u përjetësove me lirinë....
Unë në mërgime pa atdhe!
Ty, o djaloshari ynë i përjetshëm,
Jeta, kurrë nuk do të plakë...,
Kurse, mua për Ty o vëlla -dëshmor;
I trollit tim të sertë e të blertë...,
Zemrën me dritë- lirie,
Po ma përflakë!
Për Ty, o vëlla, -shokët po krenohen:
Ishe madhështor, -trim i rrallë,
Kur me armiqtë u ndeshe ballëpërballë!
Kurse, mua rinia jonë po më thonë:
-Je dëshmor i gjallë!...
Kështu na edukoi gjyshi ynë, Hajzer Tafa
Kështu, na rriti e na kaliti trolli ne;
Djersën dhe gjakun ta japim pa kursim:
Deri në Ribashkim, për atdhe!
Koha po ikën vitet po vinë...
Ty, dhe unë, pishtarë për Shqipërinë!
As mashtrimet as kërcënimet...
As gjaku as lotët, nuk do të na ndalojnë!...
Si kurdoherë jemi në ballë me stuhitë,
Në betejat e jetës po kalitemi,
Prej veprave tuaja madhështore,
Kurdoherë në marshime do të rritemi!...
Kështu, do të ngjajë deri në Fitore!
Të pathyeshëm,
të pandalshëm,
të pafalshëm!...
Stoik, kurdoherë -stoik!
Mbi çdo tradhtar e armik;
Jetën do ta kthejmë:
Në jetë-luftë!
Me penë dhe në llogore!...
Deri në Fitore!

Suedi, Më 26 Prill 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptySat Apr 04, 2009 2:09 am

“TULiPANEVE”
 POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Tulpan


…KOT I MBULONI, KOT I SULMONI! 
- ATO, DO TË MBIJNË PËRSËRI! 

(Kushtuar rrënjëve të luleve, që i fusnim në dhe) 
…Dhe, mendoja: 
- A nuk ngjasojnë këto, me idetë revolucionare, që i mbjellim ne?! 
Është, një fenomen natyror, 
Që ngjason me një fenomen njerëzor! 
- Kjo, që lidhet me punën tonë: 
Nga duart tona të arta, o punëtorë! 
Sot, mbollëm "qepë" lulishteje, 
Ato, qëndrojnë të heshtura... 
Ne, i fusim në dheun e zi, 
Ato, do të qëndrojnë: 
Tërë vjeshtën dhe dimrin! 
Ndërsa, në pranverë 
Do të shpërthejnë me furi… 
Me bukurinë e tyre! 
“Tupanë”, i quajmë, 
Këtu, në Suedi! 
Janë shumë të kërkuara! 
Janë, shumë të praruara! 
Janë brilante, interesante!... 
…Edhe kur duket, 
Edhe kur mendojnë se: 
I ”fikën” i mbuluan nën dhe; 
I përpiu toka!… 
I rrëmbeu dëbora dhe shiu! 
Ngrica nga veriu, 
Ato, -pastaj, prapë SHPËRTHEJNË!... 
Me bukurinë e tyre, 
Me aromën e tyre… 
DËFREJNË, RRËMBEJNË! 
Zemrat e njerëzimit, 
Fuqishëm i ngazëllejnë! 
 Fadil Shyti  Suedi, Më 29 tetor, 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
L1ndush3
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
L1ndush3


Female
Numri i postimeve : 553
Age : 42
Vendi : Gjk
Registration date : 04/12/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptySun Apr 05, 2009 11:12 am

Në Rogov u dha Kushtrimi ra Dëshmor Haxhi Trimi
sa do i veshtir te jet terreni e kalon Haxhi Godeni.
kete tradit qe ne e kemi na e la Zenun Hyseni
nip pas nipi amanet burri vdes per Atdhe te vet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptySun Apr 05, 2009 12:39 pm

Bajram Curri (1862-1925)

...Thone u shtri e thone u vra,
por ti s'vdiqe or baba,
as ne shpelle te Dragobise,
as ne zemrat e djalerise!
(Noli)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptySun Apr 12, 2009 7:28 am

POEZI KUSHTUAR VELLEZERVE BYTIQI.

PRANE E PRANE NE PAVDEKSI-

Lajme i zi , ky lajm kobtor
Trandit ka gjithkun Arberine .
Nga Kosova ne Poqsor ,
Ne bark te nenes tronditi femine.

Shqiptarija ne gjithe boten .
Gjysem shtize flamurin ka vene .
Adem Jasharit permbi mjekerr .
Lotet si shiu jane duke i rene

Azem Galica u shkon prane
Permbi plage ua puthka ballin
Keto shqiponja ne lule te rinise,
krah ju ben Adem Jasharit

Prane e prane ne pa vdeksi
Lidh me pranga ju kane avite
Tre dragoj porsi tri male
Gjaku e tyre do leshoj drite

Jane mbledh malet per ti pare
Kujtoj bisha se i ka vrare
Por nuk jane vrare as nuk do te vriten
Ne zemer te Kosoves nane,
Kto male do te rriten.

Ndue Hila
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptySun Apr 12, 2009 9:50 am

Shefqet Dibrani: Gabimi...
Saturday, 11-04-2009, 10:00pm (GMT+1)

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 U1_ShefqetDibraniTregim:
GABIMI . . .
LETËR:
Agim RAMADANI
Vendi i flijimit:
RRASA E ZOGUT
Banimi i përhershëm:
KOSHARE
Shteti: REPUBLIKA E KOSOVËS
Po të drejtohem Ty Agim, unë njëri nga miqtë tuaj të largët, të atyre që vazhdimisht jetojnë përtej varreve të harruara. Të kujtoj Agim. Dhe po dua të shfajësohem se kam gabuar kur të kam premtuar se “Nëse vritesh në Luftë unë për ty do të shkruaj këngë?!”. Nuk mund të shkruaj këngë, se kënga shpreh hare, sado që këtë gjë e kamuflojnë me heroizëm. Unë nuk iu kam gëzuar kurrë vrasjes tënde, prandaj nuk do të këndoj e as nuk do të shkruaj këngë. Dhe nuk e di pse tash pas dhjetëvjetësh nuk mund të rri i qetë?!... E di se bëra gabim... dhe sikur më bëhet se nuk do të arrij ta kryej amanetin që ta kam pas dhënë. Se fjala mbeti peng, e në mes nesh ishte vetëm Zoti, (se nuk na ka dëgjuar njeri, për këtë jam mbase i sigurt), por unë dua të rrëfehem edhe para Zotit edhe para teje që u bëre Zot i Flijimit, dhe më kujtohet se ne u betuam si dy miq, ndonëse flisnim me shaka pa ditur për të nesërmen që të priste. Unë të premtova poezinë Agim, e Ti më kërkove këngën?! Dhe sa për mos ta prishur qejfin të premtova. Më kujtohet edhe tashti shikimi yt zhbirues dhe fjala faleminderit! E, ti më premtove, (nëse nuk ke harruare?!), një shkrepje batare, ashtu sikurse në Karadakun tënd kur i përcjellin trimat. Po që nuk isha trim, ti këtë gjë e dije, prandaj iu turrëm njëri-tjetrit me ngritje dollie që na mbeti kristal në dorë.
Dhe më beso Agim, sa herë dëgjoj krisma e shohë përcjelljen time të fundit që ma bënë ti. Aty pran varrit vazhdimisht ti i shkrep për mua betarët e fundit e pastaj dëgjoj vetëm rrapëllimat e lopatave dhe peshën e dheut që më rëndon mbi fytyrë. A nuk është për t’u trishtuar?!. A nuk është ky një trishtim e mallkim për gabimin e bërë?!...
Madje, madje në një nga halucinacionet e mia, të atyre vdekjeve që i përjetoj çdo vit kur vjen pranvera jote, Ti varrin ma kishe pikturuar me atë furçën që e le mbi peizazhin e një beteje kur shkove në Luftë, në Luftën e Koshares, dhe më beso Agim, as kalimi i viteve nuk e ka tharë furçën e as bojën tënde, por as kujtimin tim për ty nuk e kanë zbehur kalimi i këtyre viteve. Por, unë kam amanet të të shkruaj vazhdimisht se dua të shfajësohem, edhe pse ka kohë që jam betuar se nuk shkruaj më. Asnjë germë, asnjë fjalë, asnjë rresht e asnjë këngë. E, çfarë të evokoj për ty miku i të gjithëve, natyrisht, nëse nuk më je hidhëruar edhe i imi?!
POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 U2_Agim-RamadaniTi e di që jetoja vazhdimisht larg qendrës, larg varreve. Vija për të të takuar ty dhe ti ma more premtimin që nuk po mund ta realizoj kurrë?! Koha më përcaktoi të jetoja përtej varreve të hapura me frikën e vazhdueshme se do të bie në ta. A nuk është trishtim, a nuk është frikë, dhe a nuk është kjo një luftë për të mos rënë në varre, kur dihet se varret janë për njerëzit. Por, nuk e di, unë iu frikohem varreve, iu kam frikësuar luftës, po më shumë flijimit. Prandaj, nuk shkruaj më. Të betohem, përjashtoj këtë rast që po të shkruaj ty. Vetëm ty sa për ta vrarë harrimin që më ka vrarë mua të gjallin e që ma kanë katranosur edhe lirinë që na solli Ti miku im!
Por unë po të flas në këtë përvjetor se kam për të shlyer amanetin që ta kam dhënë. E në pamundësi për të bërë më shumë po të shkruaj këtë letër. Nuk e di nëse do të vjen. Jam larg dhe nuk kam mundësi të vij në varr, sado që mbi varrin tënd kam derdhur lot, kam mbjell lule dhe ta kam lëmuar barin mbi Dhé se të kam mik dhe jetoj me mallin tënd.
Por, aty ku je ti nuk mundem të vij se me kalimin e viteve ti je futur edhe më thellë në Tokën e Kosovës, shpirti Yt ka shkuar te Zotat, këtë të gjithë e dinë, dhe nga atje soditë sjelljen tonë. Unë nuk po të gënjej. Kanë kaluar dhjetë vjet me malli tënd. E tani, nga lotët më është zbehur kujtimi për fytyrën tënde, për timbrin e zërit, për ecjen vertikale.
Mua më ka mbetur ndërmend vetëm premtimi që ta dhashë dhe nuk po mund të qetësohem. Unë bëra shaka vetëm sa për ta bërë qejfin. Po ti, tashmë po futesh thellë e më thellë në Tokën e Kosovës, duke u shkrirë trupi Yt e duke u njëjtësuar me atë tokë për të cilën ti u flijove bashkë me ushtarët tuaj të luftës e të paraluftës. Dhe tani nuk e di përse po të shkruaj, përse po prish qetësinë e kësaj dekade kaq të heshtur kaq marroqe, që ka pllakosur mbi ty e mbi mua. Dikur bëra gabim që të dhashë premtimin që nuk po e realizoj kurrë, dhe ti e di se vdekja më solli edhe mua në zgrip, por plumbi qëlloi mbi ty. Tani ti futesh thellë e më thellë në Tokën e Kosovës si një Hero, si një luftëtar. Kurse unë vij rrallë e më rrallë në Kosovë dhe te varri yt. Kjo më dhemb, kjo më shqetëson dhe tani nuk mund të rri më në heshtje.
Heshtja më ha..., heshtja më mbyt..., prandaj po të shkruaj për të mos harruar premtimin e dhënë dhe nëse nuk e kryej një ditë, mallkimi raft mbi varrin tim e “bataretë e premtuara nga ti, mos qëllofshin kurrë edhe në atë ditë gëzimi për mua”. Po a nuk është gëzim vdekja miku im, kur njeriu merr udhën për të të takuar ty, për ta kryer amanetin që për të gjallë nuk e kreva kurrë. Kurrë miku im, kurrë?!.. Se, ato që thuhen janë gënjeshtra. Janë shtriqe, hipokrizi. Ne u ndamë në paqe, e Ti shkova në Luftë, në luftën që ia solle Lirinë Kosovës, kurse në gojën time rrinte vazhdimisht Kosova dhe Liria e saj. Ç’të them tashti në këtë përvjetor, në këtë dhjetëvjetor?! Unë bëra gabim?...
* * *
Por më kujtohet kthimi yt në vendlindje kur të sollën me rroba veshur, ishin mbledhur miq dhe të dashur që nga Idriz Seferi e këtej. Nuk mbet burrë e grua që atë ditë të mos ishte zdirgjur nga Karadaku për të takuar Ty, se ai takim ishte i veçantë. Vinte Heroi Agim Ramadani që ishte flijuar në Luftë, në Betejën e Koshares, dhe kjo ishte domethënëse. Ishe veshur me rroba dhe qëndroje në këmbë. Po, po ti ishe në këmbët tuaja, i ringjallur ashtu siç ringjallën shenjtët. Prapa grumbullit të njerëzve pash Loken tuaj që qante. Qava edhe unë. Ti e di se unë qaj lehtë, sidomos kur shohë nënën e Luftëtarit duke qarë. A nuk është kjo një simbolikë kujtimi, a nuk duhej të thyeja heshtjen time dhjetëvjeçare dhe të plasja dënesjën, ngashërimin që kam për ty dhe të të shkruaja këtë letër?!...
Por nuk e di Agim, nëse atë ditë kam qarë për Loken tuaj se dënesja e saj mi verboi sytë, apo qava nga turpi, kur shikimi yt zhbirues ra mbi mua që isha përtej turmës së madhe, i strukur e i turpëruar për premtimin që nuk e kam kryer. Por, e di se kam këlthitur me sa zë që kisha “kam bërë gabim Agim”, më fal.
Të flas sinqerisht, se dua të çlirohem nga ky premtim: “E di se kam bërë gabim” që të kam premtuar këngën, se në jetën time kurrë s’kam kënduar, kjo është e vërtetë, por edhe tashti pas dhjetë vitesh ky premtim po më zhyt më shumë, aq shumë sa po ndjej ngufatjeje.
Por, ajo që dua dhe po e pres me padurim nuk do të vjen kurrë, kurrë miku im. Nuk pendohem pse do të vdes, (ndonëse e kam thënë sa herë nuk i dua varret), por pendohem pse të kam premtuar, se tashti po vjen pranvera dhe do të ndjejë dhembje torturuese, aq më tepër se tashti u bënë dhjetë vjet pa e kryer amanetin.
E, pranverat vazhdimisht mua po më shtypin me ëndrra torturuese për gabimin e bërë, për premtimin e parealizuar, për të shkëlqyer Kënga dhe Liria që na solle...
* * *
Të kanë varrosur ushtarët tuaj në Tokën që Ti e Çlirove!
Në Kosovë, atje në Koshare, lagjja Rrasa e Zogut
Tani zogjtë këndojnë këngën e tyre edhe pa tekstin tim,
ata do ta heqin mallin për këngën që unë ta premtova!!
Me kalimin e kohës ty po të shtohet lavdia!
Por, unë vazhdimisht kam frikë se do të harroj, miku im, prandaj po të shkruaj,
ashtu siç i kam shkruar Kosovës të cilën e desha me afshin e një poeti!
Ringjallën shenjtët, ringjallën! Këtë e besoj se të pash ty miku im!
Në këtë ritual Ti je ringjallur shtatë pash mbi tokë!
Tash po e shndritë Kosovën edhe kur i mungojnë “Dritat” për të cilat ti u flijove!
Më kupto drejt miku im, sidomos qëllimin pse të shkrova në këtë dhjetëvjetor:
...Të kërkova falje për gabimin që kam bërë.


* * *
Po, unë e di se ti më fal mua, ashtu siç më ke falur gjithmonë,
dhe në fund të fundit ti e di më mirë se sa unë:
Se dikush është dashur të flijohet për të jetuar të tjerët më mirë!”.


Shefqet DIBRANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dardan01
Fillestar/e
Fillestar/e
dardan01


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 65
Vendi : deutschland
Registration date : 11/04/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptySun Apr 12, 2009 5:56 pm

kjo me pelqen shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptySun Apr 19, 2009 3:52 am

Rina AhmetiNe diten e kujtimeve

  (Pervjetor,..Vellait,dhe Nipit te rene me 08.05.1999)


  Sot vargu rrjedhe dhimbeshem,
  e buza qe dridhet ne vaji,
  mban peshen e rende te mallit,
  kaq vite pu ju pare,
  me lot i ujita lulet e majit,
  dhimbja mbuloi shpirtin e vrare.

  Eh si ngriu buzeqeshja,
  atehere kur enderronit ditet e bardha,
  e endrra mbeti e shkrete,
  me nje ze te mbytur ne dhimbje,
  renkon lokemadhja,
  i rende eshte loti,sa nje det.

  Heshtur pran jush perkulem,
  ca lule ve pran lapidarit,
  ngre koken serisht ju shohe
  krenar pran njeri tjetrit qendroni,
  fal juve sot dielli neve na ngrohe,
  te lire cicerojne edhe zogjet e malit.

  Ju si engjujt kaltersive peshperisni,
  tingujt e nje kenge te dhimbshme
  se djajt ua vran endrrat,
  e zemerplagosures moter,
  loti per ju pikuar i kishte,
  e ne shpirt perhere i rrine brengat

  Ju ikni fluturim lartesive qiellore,
  me yje vellezer jeni, se shpirtrat tuaj hyjnor
  leshojne rrezet e lirise ne agim,
  mbi gjakun qe skuqi token,ne at pranvere,
  mbin lulekuqet prore,
  deri ne amshim,te fresketa do ti keni,
  mbi permendore.

  Rina
  Prishtine 8 Maji 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyWed Apr 29, 2009 8:55 pm

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 300px-Selveri_Emini

Dëshmorët Selver e Emin Kryeziu nga Rogana

Me rrespekt këto vargjei shkruaj
Dëshmorët tanë për t'i përkujtuar,
dy dëshmorë që ranë n'Kosharë
duke bashkuar Shqipërinë e ndarë.

JU nderuat kombin dhe Roganën
JU nderuat kombin dhe Dardanën,
JU nderuat qiellin mbarë kosovar
JU nderuat mbarë kombin shqiptar.

Nesër është 10 vjetori, 29 prilli
qëkur ranë Selveri dhe Emini,
Dëshmorë të Salihut dhe Agimit
N'Koshare lulzoni me lule t' Prillit.

JU jeni lule të para në Kosovë
Ju jeni Liria që ne sot shijojmë
Ju jeni Liria që gëzon Kosova nanë
Ju jeni heronjë përgjithmonë të gjallë.

Lavdi për jetë Juve dhe të gjithë dëshmorëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyThu Apr 30, 2009 3:55 am

Me e dite se kushe i perserit keta Djem Lirie si puna e jote ishin zgjuar ta kishin martuar Mamin menjiher
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyMon May 04, 2009 10:18 pm

Unë jam bashkeluftetar i tij o mamin ty edhe faren e flliqur ta lodrofsha ku e ke e ku s'e ke!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptySun Oct 25, 2009 11:56 pm

Poezi kushtue Fadil Nimanit

»“KOMANDANT TIGRI”

Kush po ia çon flakën Ballkanit?
Kush po ia zbraps ushtrinë tiranit?
Yll’ i rrallë Fadil Nimani,
Në ballë të luftës zemërluani!

Dhe ndër më të parët çlirimtarë,
Tigri ësht kur ngritet zjarrë.
Me tre pérkrenaret ngjeshur n ballë,
Të dorëzohet s’di sa është i gjallë.


Nga Fejzulla Duraku
Penë e pushkë i kthen sllavit,
Shpirt Shkëlzeni* me zemër luftëtari
Dhe armikut i kallet data,
Kur po u shkon tankeve flaka.

Nga Kosova përsëri në beteja,
Me forcat serbe, n’luftime të reja.
Nga Presheva n’kala të Tetovës,
Çlirimtarë në zemrën e Kumanovës.

Lamtumirë Gërgocit të Gjakovës,
I thotë trimi i lirisë së Kumanovës.
N’Vaksincë i falet legjendarit,
Ia fal amanetin Ismet Jasharit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptySun Oct 25, 2009 11:58 pm

Pajtim Roci e Ndriçim Koxha

Malet lëshojnë zërin, fushat presin gjëmim!
Nga Shqipëria Pajtim Roci e Ndriçim Koxha vijnë.
Erdhëm tek ti Tel në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona këtu do të bëhen kala.

Arbeni e Ndriçimi ndezin flakën, ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fortë në luftë e kanë Telin,
E kanë shkëmbin e malit, komandant Rebelin.

Treqind vetë, Batalioni i vdekjes si ushtri,
Në ballë ka armikun, që numëron dymbëdhjetë mijë!
Dhe çudi po bën bota, po bën vetë Evropa!
Batalioni i vdekjes gjoksin përmbi topa!

Pajtimi e Ndriçimi ndezin flakën, e ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fort në luftë e kanë Telin.
E kanë shkëmbin e malit e kanë vetë Ademin.

Erdhëm tek ti Tel, në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona, këtu do të bëhen kala.

Gryka e pushkéve tona vjell barot e hekur;
Në Haraçinë armiku sa shumë është përpjekur!
Një top dore dhe granatat brezit ngjeshur,
Në fronte të reja, shkojmë buzëqeshur.

Çdo pëllëmbë dheu po mirret me gjak,
Sa shumë dëshmorë gjer tek Shkupi plak.
Tek kalaja e Shkupit ju mbeti syri i lirisë,
Por këtu i rendë ishte grushti i tradhëtisë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyMon Oct 26, 2009 12:01 am

Poezi kushtuar Lefter Bicajt
»“KOMANDANT Telit”
Kur Maqedonia ra në qark,
Kur Haraçina mori hak!
Nga Berati i Shqipërisë,
Vjen pishtar i lirisë.

Grykës tanksit i rrin në ballë!
Lufton trimi dhe qëndron i gjallë!
Me tmerr e panik ikë ushtria e Maqedonisë,
S'ka pa ende rrufe të lirisë!

Veç se hudhet te gryka e topit!
Ky stërnip i Mic sokolit
Dhe s'përkulet me hapin e mizorisë,
Teli* vetë, drangua i shqiptarisë.

Harçinë moj, tek ti kala!
Lefter Bicaj, dëshmor ku ra?
Gazi Babë moj, a e pa;
Lefter Bicaj dëshmor si ra?

Rreze bukur rreze zjarr,
Të tillë burrë pse në varr!
Mori plumbin e tradhëtisë,
Nuk ka vdekur jo, trungu i ushtrisë.

O vëlla o krushk i gjallë,
O dëshmor i kombit Shqiptar.
I dhe zjarr zemrës sé Ilirisë,
Flakë e pashuar, dritë e lirisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyWed Oct 28, 2009 10:43 am

SOFRA SHQIPTARE


1.
Sofra ime është gjithënjë shtruar
Për çdo motër e çdo vëlla,
Ejani të ulemi rreth saj së bashkut
Çdo kush që gjak shqiptari në deje ka!

2.
Do ju vë para jush veç zemrën time
Në një kupë të mbushur plotë dashuri,
Dhe dy pika loti për ata që më nuk janë
Por që me gjakun e tyre na sollën Liri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyWed Oct 28, 2009 3:46 pm

E mrekullueshme kjo poezi, Parapsikologu! Eshte nje nderim dhe homazh ne altarin e heronjve te shenjte shqiptare. Ashtu sic e ke shkruar ti, ato pika loti jane lulet me te bukra per ta:

Dhe dy pika loti për ata që më nuk janë
Por që me gjakun e tyre na sollën Liri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 EmptyWed Oct 28, 2009 4:32 pm

Para bustit te Selam Musait

- Agim Shehu -


Koha hedh paprere
permbi festen tende
dimri- floke bore
vera -drite hene

Dhe te vijme te veshim
rreth duke t'u mbledhur
ndersa ti ne heshtje
ri ne bronx i derdhur

Eh gjithe kete bronx
valle ku ta gjeje
vete do ta shkrije
plumba do ta beje.

Ri... po nuk te rihet
ndaj te vijne mornica
...vrapi yt po endet
poshte nga Babica

...Lugjesh ne ato nete
zbrite si veri
projektoret ndiqnin
sharkun tend te zi.

Flaka neper duar
me rembim te futej
gjalmi mbi dyfek
dridhej mos keputej.

Plumbat neper xhepe
(gjetur breg pas bregu)
me therime misri
hynin tek dyfeku

Dhe kercisnin eger
plumbat tane te ralle
se kish shpirto mosri
se desh gjak ne balle.

Malet neper mjegull
sa i zgjoi pushka
kafshateb e gojes
varen poshte mbi mushka.

Buke per lirine
moj kasolle te erta
dhe dridhen kapisrat
nga muskat e serta

"Biruni o burrani
hop...ti zeme se gjalli
dhembet nga urrejtja
krisnin posi atralli

Deti sa te pa
kur ne qafe dole
te thiri si nena
ti si djale i fole.

Dhe vertiti valet
sa te pa tek shtegu
te te mir tek gjiri
te te sill te bregu.

Vlora krahelidhur
c'vrull te dha te gjuri
Malua nga ballkoni
te tundte flamurin.

Ndaj ti si i dehur
rrugen poshte e more
po c'kish aq shume tela
c'kish aq shume llogore.

Plage me plage si lule
sec te doli gjaku
me te kuq flamuri
t'u qendis shajaku.

"Keshtu rencim,-fole
e c'vlen sa liria
lule Labi yne
Selam Salaria.

Plumbat bresherime
t'u permlodhen brenda
Leberit koke me koke
u ulen te kenga.

Si prush kenga jote
u digjte ne balle
ndersa ti mes kenges
erdhe prap i gjalle.

Prape ti i pari
zgjuar nga liria
o ti lule stralli
Selam Salaria.

Zilet e kemboret
heshten permbi pllaja
lugjet prape gjemimet
gatuanin ne maja.

Dhe sot rete nga mali
qe gjemimet sjellin
posi iso labe
vijne e te peshtjellin.

Ti ngul syte mes tyre
si mes luftetaresh
sikur ri mendohesh
c'kenge do tja maresh.

Buzet ti te kenga
ballin te liria
lule,Selam Labi
Selam Salaria.

Cdo tufan zberthyer
gjoksin ty ta gjeti
sharku si legjende
telave te mbeti.

E te vijme te busti
si ne prag te deres
po ti as duhanin
s'ke kohe te na dredhesh.

Duart i ke zene
-Cke ashtu ne duar?
gryke e nxehte e topit
ti ka perveluar.

Krahet me shajak
dredhur neper tyte
ahen neper hekur
sa te shkrepin syte.

...Ja keshtu ne bronx
ty te ka liria
Lule Selam Labi
Selam Salaria.

Permbi festen tende
qekur ti ke rene
Mali po derdh bore
fusha po derdh hene.

Dhe rri,gjoksin hapur
balle c'do furtune
Sharku si legjende
telave lekundet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POEZI PËR DËSHMORËT
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë
» Dëshmoret e kombit
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: