Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Krijime nga Adem Berisha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Tue Jan 13, 2009 1:15 pm

Elisa, falemnderit pėr komentin tuaj dhe ngushllimet qė mė drejton. Sidoqoftė, jeta vazhdon.
Edhe unė ty tė uroj jetė tė gjatė e tė lumtur nė gjithė sferat e saj.

Ndonėse kisha njė shkėputje tė konsiderushme, unė pėrherė jam me kėtė forum dhe gjithė anėtarėt e tij tė rrespektuar ndaj pėr kėnaqėsinė tuaj kėtu po shtoj edhe njė poezi.

POEZIA IME

Do tė doja qė poezia ime
e nxjerrė nga thellėsitė,
tė bėj rrugen e vetė trime
pėr tė pushtuar lartėsitė.

Si zogu tė fluturojė e lirė
e me kėngėn e vetė nė gojė,
askush misionin e sajė tė dlirė
tė mos e ndryej, e as tė ndalojė.

Mos tė derdh helm e vrerė
por le tė mbjellė dashuri,
ndryshe nuk do tė kishte vlerė
dhe nuk do tė sillte kėnaqėsi.

Le t’i kėndojė tė bukurės
kur nuk duket as nė horizont,
me krahėt e lehtė si tė fluturės
le tė shetis nėpėr botė.

Tė gjej shumė e shumė tė mira
nė vete kjo botė qė ngėrthen,
tė iu kėndojė fytyrave tė dlira
por as tė pistat, tė qeta mos t’i len.

Me tėrė forcėn le tė protestojė
atėherė kur duhet protestuar,
padrejtėsitė pa mėshirė t’i luftojė
edhe vetė zoti, pot’i ketė shkaktuar.

Pėrndryshe ajo nuk do tė ishte
e bekuara qė duhet tė jetė,
madhėshtinė qė do tė duhej tė kishte
e ndryer, nuk do tė mund tė ketė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Female
Numri i postimeve : 149
Age : 32
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Wed Feb 18, 2009 3:40 am

Adem Berisha shkruajti:
Elisa, falemnderit pėr komentin tuaj dhe ngushllimet qė mė drejton. Sidoqoftė, jeta vazhdon.
Edhe unė ty tė uroj jetė tė gjatė e tė lumtur nė gjithė sferat e saj.

Ndonėse kisha njė shkėputje tė konsiderushme, unė pėrherė jam me kėtė forum dhe gjithė anėtarėt e tij tė rrespektuar ndaj pėr kėnaqėsinė tuaj kėtu po shtoj edhe njė poezi.

POEZIA IME

Do tė doja qė poezia ime
e nxjerrė nga thellėsitė,
tė bėj rrugen e vetė trime
pėr tė pushtuar lartėsitė.

Si zogu tė fluturojė e lirė
e me kėngėn e vetė nė gojė,
askush misionin e sajė tė dlirė
tė mos e ndryej, e as tė ndalojė.

Mos tė derdh helm e vrerė
por le tė mbjellė dashuri,
ndryshe nuk do tė kishte vlerė
dhe nuk do tė sillte kėnaqėsi.

Le t’i kėndojė tė bukurės
kur nuk duket as nė horizont,
me krahėt e lehtė si tė fluturės
le tė shetis nėpėr botė.

Tė gjej shumė e shumė tė mira
nė vete kjo botė qė ngėrthen,
tė iu kėndojė fytyrave tė dlira
por as tė pistat, tė qeta mos t’i len.

Me tėrė forcėn le tė protestojė
atėherė kur duhet protestuar,
padrejtėsitė pa mėshirė t’i luftojė
edhe vetė zoti, pot’i ketė shkaktuar.

Pėrndryshe ajo nuk do tė ishte
e bekuara qė duhet tė jetė,
madhėshtinė qė do tė duhej tė kishte
e ndryer, nuk do tė mund tė ketė.

Urime per te gjitha poezit tua Adem Berisha te cilat i ke krijuar dhe kushtuar mbeses tuaj Diellzes. Poezit e tua e kane bere ma te lexueshem kete forum.

Urime edhe nje here me deshir do i lexoj poezit ne vazhdim per Diellzen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Wed Feb 18, 2009 5:43 pm

Mirushe, me rresspekt dhe sinēeritet maksimal tė falenderoj pėr komentin tuaj tė dhėnė mė lartė lidhur me shkrimet e mia e veēanėrisht ato qė kanė tė bėjnė me engjellushen tonė tė pėrbashkėt, Diellzen.
Poashtu nga zemra falėnderoj dhe pėrshėndes gjithė forumistėt si dhe stafin e forumit duke ju uruar GĖZUAR PĖRVJETORIN E PARĖ TĖ KOSOVĖS SĖ PAVARUR.
Mė lejoni qė pėr knaqėsinė tuaj, kėtu tė postoj njė poezi modeste nė temen e cekur mė lartė, Pėrvjetorin e Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės.

KURORĖZIM SHEKUJSH

Sot qe kėngės ia thotė Prishtina
e ditėn mė tė gėzuar kremton,
tinguj tė pėrzgjedhur lėshon violina
festėn mė tė madhe, tė gjithėve ua uron.

Uron dhe ēiftelia e vjetėr,
dridh telat siē vetėm ajo di,
sot do tė luhet njė valle tjetėr
me gra e burra, pleq e tė rinj.

Feston fshati dhe qyteti
e kėnga jehon pa pushuar,
mali, fusha, lumi po edhe deti
sot bashkė ndihen tė gėzuar.

Kėtė Ditė tė Madhe tė Pavarėsisė
kremtojmė si asnjėherė mė parė,
me krenari e respekt pėr dėshmorėt e lirisė
gjak e jetė kėsaj toke qė i kanė falė.

Tė pa ndara krenaria dhe pikėllimi
bashkė kanė rėnė nė ujdi,
tok ndėr shekuj tė bėjnė rrugėtimin
tė kurorėzuar me tė shtrenjtėn liri.

Gėzuar, gėzuar pėr jetė e mot
e gėzimi mos tė ketė kufi,
gjaku i dėshmorėve nuk ėshtė derdhur kot
ai gjak i dėlirė vajzash dhe djemve tė ri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Thu Feb 19, 2009 1:49 am

Mirėse na erdhe me kėtė poezi shumė tė mirė Baca Adem Berisha.

Dėshira ėshtė shumė e madhe qė tė vazhdosh tė sjellėsh edhe nė tė ardhmen poezi nė forumin tonė Baca Adem.

Tė dėshiroj ēdo tė mirė nė jetė, gjithashtu shėndet pėr ju dhe familjen tuaj Baca Adem.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Wed Feb 25, 2009 1:31 pm

Shumė falemnderit mik i dashur Sofra pėr gjithēka tuajen dhe pėrkrahjen e vazhdueshme qė mė ke dhėnė. Kjo edhe ka qenė njė shtytje pėr mua qe sadopak, tė vazhdoj me shkrimet e mia modeste.

Pėr knaqėsinė tuaj dhe tė gjithė stafit e lexuesėve tjerė, po postoj edhe poezinė nė vazhdim, me shpresė qe tė mos jenė e pėrsėritur hahahahah.

E SHKUAR QOFTĖ

Nė kohėrat plot me mjegull,
ujqėr e dhelpra dominonin,
asgjė jashtė kontrollit
t’u dilte nuk lėshonin.

Pėrbindėshat e asja kohe -
tė “nėnė Titos” e “babė Partisė”,
bėnin edhe ēka nuk bėhet
qė ndal t’i thonė Lirisė.

Shtypnin gjithė ēka mundnin
vetė pėr tė mbetur gjallė,
gjithė nė shėrbim tė djallit
bre mos iu qoftė hallall.

Ndjenjat mė tė fuqishme
donin t’i ngulfatnin,
zemrat mė tė shėndosha
donin qe t’i plasnin

“Bishtin e armikut” e kishin
Bibėl e Kur an,
me te nė “birucė” tė futnin –
tek ata, nuk kishte pardon.

Por vullkanin shpirtėror
tė djemve e vashave tė reja,
askush nuk mund tė ndalonte –
ai vriste si rrėfeja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: DASHURO NĖ VEND TĖ URREJTJĖS !   Thu Feb 26, 2009 5:36 pm

DASHURIA, E BEKUARA E PĖRĖNDISĖ

Tė dashurosh s’i thonė dot vogėlsi
por ėshtė vepėr qeniesh hyjnore,
dashuria nuk njeh hipokrizi
ajo jetėn tė bėn tė lumtur prore.

Dashuria ėshtė shpirtmadhėsi
dhe arma qė pa mėshirė vret urrejtjen,
ajo sjell fat e lumturi
asaj, askush nuk i di tė keqen.

Tė dhurosh dashuri atij qe tė meriton
asgjė nuk ke humbur vetėm qė ke fituar,
edhe perėndia kėshtu mė shumė tė don
nga mėshira e tij nuk ka pėr tė lėshuar.

Pėr gocat shqiptare porsi sokolesha
e ēunat vigana qė i ka shqiptaria,
do tė shkrihesha por edhe tė tretesha
vetėm e vetėm qe tė gėzojė rinia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Andoni_uk
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 17
Age : 36
Vendi : Bote
Registration date : 10/02/2009

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Fri Mar 13, 2009 3:29 pm

Ju lumte Z.Adem vetem suksese , shendet .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Fri Mar 13, 2009 5:28 pm

Shumė falemnderit i nderuari Andoni_uk,
mė vie mirė qe po tė pelqejnė shkrimet e mia. Shkruaj unė nga pak sa pėr tė mos kaluar kohen sė koti por besoj qe me te njejtat kėnaq edhe shokėt e miqtė e mi.
Me respeekt, Ademi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
an-di
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 89
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Fri Mar 13, 2009 11:38 pm

Shume respekte,
Plot shendet
Pershendetje
nga miku i vertet!

+43-shi(shpresoj se ju bie ndermend se nga kush i pranoni pershendetjet vella Adem Berisha).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sat Mar 14, 2009 2:20 pm

Shume falemnderit vella i dashur an-di, po e marr me mend dhe lutem qe te me jepet mundesi qe gjithe te mirat ti kethej me te mira se pari ty por edhe gjithe miqeve e dashamireve tjere qe me duan dhe i dua shume.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sat Mar 28, 2009 2:57 pm

Anipse une jam me rrallė nė forum, edhe pėr arsye objektive, vėrej njė mosinteresim pėr shkrimet e mia qe me japin tė kuptoj se nuk janė nė nivelin e duhur artistiko-letrar.
Megjithatė, pėr kėnaqesinė e admirueseve tė mi eventual po vendos kėtu edhe disa vargje poetike kushtuar mėsuesit tim shumė tė dashur e babait te heroines Xhevė Krasniqi - Ladrofci, zotėriut e atdhetarit te deshmuar Abdyl Krasniqi.

PISHTAR DITURIE
- mėsuesit tim -

Yll drite netėve te pa hėnė,
netėve tė errėsirės, mizorisė e tmerrit,
bėre atė qė ēdo kush nuk mund tė bėn
hape derėn e parajsės, mbylle atė tė ferrit.

Shpėrndave rrezet e diturisė
nė qytete e fshatra tė largėta malore,
pėr tė shkullur rrėnjėt e prapambeturisė
si relikt i robėrisė shumėshekullore.

Ti u dogje e u shkrive si qiriri
duke qenė pishtar i diturisė,
Ti nuk ishe kokėtul si kungull misiri
as analfabet me diplomė i qeverisė.

Tė ndoqėn, burgosėn, persekutuan . . .
gojen donin ta mbyllnin me dry,
kontributin e dhėnė kėshtu ta shpaguan
kurr nuk gjeten kompromis me ty.

Sot je ballėhapur me kokėn lartė
askush mė nuk mund tė tallet me ty,
pėr vepren tuaj tė ndritur e tė artė
me shkronja ari do tė shkruhet nė histori.

O Abdyl Krasniqi, mėsuesi im i dashur !
breza e breza qė ke arsimuar,
pėr dėshmorėt qė atdheut i ke falur
perulem para teje, Ti kėshtu mė ke edukuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sat Mar 28, 2009 11:56 pm

Adem Berisha shkruajti:
Shumė falemnderit mik i dashur Sofra pėr gjithēka tuajen dhe pėrkrahjen e vazhdueshme qė mė ke dhėnė. Kjo edhe ka qenė njė shtytje pėr mua qe sadopak, tė vazhdoj me shkrimet e mia modeste.

Pėr knaqėsinė tuaj dhe tė gjithė stafit e lexuesėve tjerė, po postoj edhe poezinė nė vazhdim, me shpresė qe tė mos jenė e pėrsėritur hahahahah.

E SHKUAR QOFTĖ

Nė kohėrat plot me mjegull,
ujqėr e dhelpra dominonin,
asgjė jashtė kontrollit
t’u dilte nuk lėshonin.

Pėrbindėshat e asja kohe -
tė “nėnė Titos” e “babė Partisė”,
bėnin edhe ēka nuk bėhet
qė ndal t’i thonė Lirisė.

Shtypnin gjithė ēka mundnin
vetė pėr tė mbetur gjallė,
gjithė nė shėrbim tė djallit
bre mos iu qoftė hallall.

Ndjenjat mė tė fuqishme
donin t’i ngulfatnin,
zemrat mė tė shėndosha
donin qe t’i plasnin

“Bishtin e armikut” e kishin
Bibėl e Kur an,
me te nė “birucė” tė futnin –
tek ata, nuk kishte pardon.

Por vullkanin shpirtėror
tė djemve e vashave tė reja,
askush nuk mund tė ndalonte –
ai vriste si rrėfeja.


Shumė poezi e mirė Bacė Adem Berisha t lumtė dhe vazhdim tė mbarė nė tė ardhmen.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sun Mar 29, 2009 8:55 pm

Faleminderit mik i dashur Sofra, sidoqoftė edhe ky eshte nje lloj komenti ndonėse nuk ka tė bėj me poezinė e fundit kushtuar mėsuesit tim tė dashur e babait tė heroinės sė kombit Xhevė Krasniqi-Lladrofci.
Shpresoj nė vazhdimin e komunikimeve dhe mbėshtetjes reciproke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
an-di
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 89
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sun Mar 29, 2009 11:33 pm

Adem Berisha

Kurdo qė lexoj rreshtat tuaj
mė inspiron prore poezia,
ndonėse ndihem sikur vuaj
pranoni falėnderimet e mia.

Ju jeni energjik padyshim
Ju jeni mjeshtėr i poezisė,
Ju jeni vėlla i Kombit tim
Ju jeni baba i Letėrsisė.

Ndaj shkruaj vėlla Ademi
per Bashkimin Kombėtar,
vargun nė valle vėjeni
tė qoftė udhė e mbarė.

Me shumė rrespekt nga“0043-shi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
STEFNO
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 7
Age : 39
Vendi : HOLLAND
Registration date : 28/03/2009

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Mon Mar 30, 2009 12:56 am


Adem Berisha

FĖMIJĖT E VENDIT TIM

Fėmijtė e vendit tim
janė fytyrėqeshur e tė dlirė,
nė gjithė rruzullin tokėsor
nuk ka fėmijė mė tė mirė.

Janė plot shend e verė
me faqet kuq si molla,
janė tė shenjtė si engjuj
bukuri nga ta merr shkolla.

Bukuri ka edhe rruga
kur kėta e pershkojnė,
kėta s'dijnė tė urrejnė
por vetėm tė dashurojnė.

Ata dijnė tė lozin
por dijnė edhe tė mėsojnė,
janė shumė tė edukuar-
tė vjetrit i nderojnė.

Nė rrugė kur ju ndeshin
mirėmėngjes ju thonė,
nė autobus a tren
vendin ua lėshojnė.

Duani pra kėta engjuj
se janė tė padjallėzuar,
duani se janė si pllumba
tė shėndoshė e tė padroguar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Mon Mar 30, 2009 12:35 pm

Veēanėrisht i dashuri an-di,
shumė mė mungojnė komunikimet me ty dhe kėto vargje qe mė paske kushtuar mė bėn besa edhe tė rrėnqethem nga kėnaqėsia por edhe mė krijuan njė ndjenjė se jemi diku sė bashku duke pirė kafe e llafosur. Faleminderit, faleminderit ... dhe prano pėrshėndetjet e mia mė tė pėrzemėrta.
Shumė i nderuari STEFNO, mė vie mirė qė edhe ju nė mėrgim pėrcillni shkrimet dhe aktivitetet tona pėrmes forumit Bashkimi kombetar nė mėnyrė qe tė ndjeheni sa mė afėr atdheut, tokės sė shenjtė shqiptare. E kuptoj ndjenjen tuaj pėrse tė paskan pelqye vargjet e mia nė poezinė "Fėmijėt e vendit tim" tė cilat i ke rivendosur kėtu. Mendoj qė edhe ky ėshtė njė koment i mjaftueshėm. Faleminderit shumė e gjithė tė mirat nga xhaxhi Adem.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Krijime nga Adem Berisha
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: