Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Nexhmije Hasani: "Emocioni ka bukurinė e tij, kur shpėrthen"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Nexhmije Hasani: "Emocioni ka bukurinė e tij, kur shpėrthen"   Thu Feb 11, 2016 7:46 pm

Emocioni ka bukurinė e tij, kur shpėrthen pėr gjėra tė rralla


Fjala e autores Nexhmije Hasani
Emocioni ka bukurinė e tij, kur shpėrthen pėr gjėra tė rralla
nga Nexhmije Hasani, autore e romanit jetėsor “Kalvari i Diagramės”
Pėrshėndetje tė gjithėve. Unė, sikundėrse u prezantua kėtu dhe u prezantua nė kėtė analitikė libri im, jam Nexhmije Hasani. Ju falėnderoj tė gjithėve pėr mikpritjen dhe pėr fjalėt Tuaja tė spikatura, nė adresė tė librit tim. Tė mė ndjeni pėr emocionet. Jam ndier sot, si para njė provimi shtetėror. Kam pak “nervozizėm” tė bukur e, nė kėtė kontekst, dhe mė falni pėr ndonjė gabim qė ndoshta mund tė bėj. Ėshtė nder pėr mua dhe privilegj i papėrshkruar tė jem midis jush sot kėtu, nė kėtė qytet historik sikundėrse ėshtė Peja, e cila ka dhėnė njė kontribut tė madh nė historinė shqiptare. Unė vij, nga njė jetė e thjeshtė dhe e mundueshme por...dhe nga njė rrugė e pėrshkruar me sakrifica dhe guxim. Jeta nuk mė dhuroi shumė shanse pėr t’u bėrė njė studente e arsimuar, po prapė, jam e kėnaqur me aq sa kam fituar nė niveli kulturor, arsimor dhe nė njohjen e gjuhėve. Nė kėtė jetė normale, ku diploma ėshtė ēelsi i suksesit, por mos tė harrojmė se , edhe duke qenė njė person, i cili e dashuron punėn dhe kujdeset pėr arsimin dhe kulturimin e tij gradual pėrsėri je i prirur dhe i arritur drejt suksesit. Kam vite qė jam larguar nga Shqipėria, por zemra ime ka qėndruar kėtu gjithmonė. Nė shtetin, ku jetoj dhe punoj fitova pėrvoja tė reja reja. Fitova besimin ndaj vetes. Gjithmonė kam pasur pasion pėr tė krijuar dhe shkruar. E kisha kuptuar kohė mė parė qė nė fėmijėrinė time kėtė talent, i cili ziente hovshėm pėrmbrenda meje. Por, pamundėsia pėr tė pasur kohėn e duhur, pėrkushtimin, mė ka stepur. Gjatė kohės sė studimeve nė kolegj, nė Angli, m’u dha mundėsia tė prezantoj disa skica e tregime nga tė miat. U befasova dhe u lumturova, kur ato u vlerėsuan nė maksimum dhe u botuan. Ky ishte njė ogur i mirė dhe njė hap i madh, i cili mė ngjalli dėshirėn pėr tė vazhduar. “Kalvari i Diagramė”, ky libėr jetėsor, ishte synimi, pasioni im i shumėpritur. Njė ėndėrr e mbyllur nė sirtar pėr njė kohė tė gjatė. Ishte fat i madh pėr mua tė hyja nė mesin e anėtarėve tė LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, nė grupet e tyre tė dallueshme dhe tė shumta, ku rritet informacioni dhe kontakti. Pasioni me tė cilin ata vepronin dhe punonin mė ngazėlleu dhe mė frymėzoi mua tė ulesha dhe tė shkruaja, tė organizoja, nė njė libėr tė veēantė, gjithė skicat e tregimet e mia , duke i dhėnė njė formatim tė ri dhe tė mirėfilltė. Ishte fat pėr mua qė njoha Presidentin e Lidhjes , shkrimtarin, poetin , sudiuesin dhe estetin e mirėnjohur, Prof. Kristaq F. Shabanin , i cili ėshtė dhe redaktor letrar dhe konsulenti im, nė kėtė sipėrmarrje krijuese. Atė qė kam arritur , asqė mund ta guxoja dhe ta mendoja, pa ndihmėn e tij tė pakursyer tejet profesionale. Pata njė pėrkrahje morale dhe profesionale shumė tė fortė nga ana e tij. Ai pati besim tek unė dhe kjo mė dha forcėn pėr tė punuar e triumfuar. Gjatė periudhės, kur unė shkruaja librin, emocionet ishin tė forta. Ēdo germė e rresht, apo varg dilte nga thellėsia e shpirtit. Brenda librit ėshtė njė realitet, sa i hidhur, po edhe aq i bukur. Rugėtimi kreativ i pėrshkruar, ngjarjet, ndodhitė, shpresoj e besoj se dhe shumė njerėz e kanė pėrshkuar. Dhe jam e sigurt se tė gjithė ata ,ato, tė cilėt/tė cilat do tė lexojnė kėtė libėr, do tė jenė tė shumtė se do tė gjejnė vetveten nė kėtė libėr.
Si autore uroj qė libri tė pėrcjellė mesazh, sidomos pėr brezat e rinj. Jeta nuk fal lumturi, po ėshtė lumturi. Dhe pėr ta fituar atė lumturi duhet shumė guxim. Asgjė dhe askush s’mund ta mposhtė dot njė shpirt tė fortė. Sprovat, nė tė cilat ne pėrplasemi janė njė “diplomė”, njė diplomė e artikuluar me emrin “Njeri”. Shumė dua tė falėnderoj nga zemra personat qė mė ndihmuan, mė dhanė frymėzim dhe mė besuan. I pėrulem me respekt shkrimtarit dhe poetit ndėrkombėtar z . Kristaq F. Shabani. Pa ndihmėn e tij, nxitjen e tij , kėshillimin e tij, s’do kisha guxuar tė hidhja hapat, saqė tani jam nė gjendje tė vijoj rrugėtimin tim letrar e sigurt. Pas botimit tė librit nė shqip, ne po vijojmė punėn pėr botimin e librit nė gjuhėn angleze si dhe nė botimin e dy librave tė tjerė: njė me skica dhe tregime me temė dhe ndodhi nga jeta nė Angli, jo vetėm tė komunitetit shqiptar, por edhe tė komuniteteve tė tjera si dhe tė njė vėllimi poetik, pėrmbledhje e poezive tė shkruara gjatė gjithė kėsaj periudhe. Synimet do t’i pėrmbush. Falėnderoj vajzėn time, e cila ka pėrfunduar studimet nė Angli qė, mė mbėshteti me dashurinė e saj dhe pse jo dhe me idetė e saj. Falėnderoj gjithė ata dhe ato qė kumtuan pėr veprėn time. Falėnderoj miqte e mi dhe Ju tė gjithėve qė jeni sot kėtu pranė meje, nė kėtė veprimtari tejet tė bukur dhe profesionale. Dhe, sė fundi, dua tė falenderoj Lidhjen Ndėrkombėtare tė Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve “PEGASI” ALBANIA, shtėpinė tonė tė madhe kreative, e cila mė ka pranuar nė gjirin e saj, njė lidhje kjo moderatore dhe e pėrhapur nė tė gjithė Botėn, duke zhvilluar njė veprimtari tė mirėfilltė letrare dhe artistike. Unė jam krenare qė jam nė radhėt e saj bashkė me anėtarė nga 120 vende tė Botės dhe do tė pėrpiqem, atje ku banoj, tė pėrhap, me shumė kujdes, librin shqip, librin universal qė tė njihet sa mė mirė letėrsia bashkėkohore shqipe, nė njė vend tė madh si Anglia, ku vlerėsohet shumė libri. Madje, do tė kėmbėngul qė nė Bibliotekėn e qytetit Sheffild tė ketė sa mė shumė vepra tė autorėve pegasianė.
Ju faleminderit tė gjithėve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Nexhmije Hasani: "Emocioni ka bukurinė e tij, kur shpėrthen"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: