Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dr. Hekuran A. RAPAJ"ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI..."

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Dr. Hekuran A. RAPAJ"ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI..."  Empty
MesazhTitulli: Dr. Hekuran A. RAPAJ"ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI..."    Dr. Hekuran A. RAPAJ"ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI..."  EmptyFri Jan 13, 2017 9:41 pm

ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI PROMOVOJNË SIGURI NJERËZORE KOMBËTARE

Dr. Hekuran A. RAPAJ
E-mail: hekuranalirapaj@live.com.
Tel. 0692384152 dhe në Kosovë, 045413758

Abstrakt
Emancipim do të thotë çlirim i njerëzve, qofshin këta individë apo të grupuar, nga kufizimet fizike dhe njerëzore që i ndalojnë të realizojnë atë që do të zgjidhnin të bënin në kushte lirie... Siguria dhe emancipimi janë dy anë të së njëjtës monedhë. Prandaj arsimimi dhe, nëpërmjet tij emancipimi dhe jo fuqia apo rendi, janë katalizatorët e sigurt që prodhojnë sigurinë e vërtetë. Kësisoj, arsimimi i një shoqërie lind emancipimin e saj, ndërsa të dyja së bashku promovojnë vlera të larta e të qëndrueshme në sigurinë njerëzore të kombit.
Parë në qasje të ndryshme mbi kërcënimet e sigurisë së një shteti, arsyetojmë se ndonëse shteti dhe territori janë objekte referimi të rëndësishëm, dhe mbrojtja e tij nga kanosjet ushtarake sjell në mënyrë të pashmangshme mbrojtjen njerëzve brenda tij. Ndonëse ky fakt është tejet i nevojshëm, nuk plotësohet si një argument i mjaftueshëm. Reformimi i sigurisë nuk nënkupton vetëm krijimin e mekanizmave të sigurisë, por reformimin arsimor dhe emancipimin e konceptit të sigurisë, i cili fokusin e vendos tek i individi, tek ajo që njihet “siguri njerëzore”, si një mekanizëm jo vetëm i sigurisë publike por edhe i demokratizimit të vendit, krijimin e një shtrati më të sigurt emancipues në përhapjen e vlerave kombëtare. Rritja e një niveli akademik, përmirësimi i metodave shkencore në drejtimin e arsimimit, reformimi i përgjithshëm i sistemit arsimor, kryesisht atë universitar, do t’i shërbejë dhe garanton me pak energji sigurinë njerëzore dhe qytetare.
Hyrje
Në këtë studim, mendojmë që të përqendrohemi në rëndësinë që paraqet arsimimi në emancipimin e sigurisë njerëzore, duke u fokusuar jo vetëm në rëndësinë teorike të këtij fakti, por në përvojën arsimore universitare shqiptare, gjendjen aktuale dhe përfundime për një zhvillim shkencor sa më produktiv në këtë qasje, sfidat dhe mundësitë që përmes arsimimit, emancipimit të kontribuojmë sa të jetë e mundur në sigurinë njerëzore dhe atë kombëtare.
Parë në qasje të ndryshme mbi kërcënimet e sigurisë së një shteti, arsyetojmë se ndonëse shteti dhe territori janë objekte referimi të rëndësishëm, dhe mbrojtja e tij nga kanosjet ushtarake sjell në mënyrë të pashmangshme mbrojtjen njerëzve brenda tij. Ndonëse ky fakt është tejet i nevojshëm, nuk plotësohet si një argument i mjaftueshëm sigurie. Në këtë rast pranohet rreziku nga dhuna e jashtme ushtarake, por nuk merret parasysh dhuna e brendshme, si dhe mjaft kërcënime të tjera më të gjera që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, social, mjedisor, kulturor, arsimor dhe emancipues të shoqërisë. Fokusimi i teorisë realiste vetëm në rreziqet e jashtme ndaj shtetit, pothuajse ka dështuar në garantimin e sigurisë për shumicën e qytetarëve brenda shtetit. Kjo situatë normalisht e kundërshtueshme për shumicën e njerëzve, e bën shtetin, pra objektin referues të qasjes realiste – të ndjeshëm dhe të përgjegjshëm, si ndaj kërcënimeve të jashtme ashtu dhe ndaj atyre të brendshme.
Për më tepër, në botën e sotme, nacionale, rajonale dhe globale, kërcënimet e brendshme janë më të zakonshme dhe, pothuajse të përditësuara sesa kanosjet ushtarake nga jashtë. Ato kontribuojnë duke na faktuar problemin e dështimit të shtetit, i cili fillimisht cenon garantimin e sigurisë njerëzore, e më pas, në mënyrë ciklike, trondit themelet e sigurisë kombëtare.
Kështu që, nisur nga ky këndvështrim, na lind detyra analitike që të mos përqendrohemi vetëm në sigurinë shtetocentrike, por të shtrijmë këndvështrimin shkencor dhe real, për të studiuar e marrë në shqyrtim një gamë të gjerë rreziqesh ndaj mbijetesës së shtetit, paqes dhe stabilitetit kombëtar në qasjen referuese të sigurisë njerëzore dhe rolin emancipues të reformave arsimore në shoqërinë shqiptare.
Teza kryesore që do të parashtronim, ka të bëjë me ecurinë e përpjekjeve të intelektit njerëzor, qëllimi arsimor dhe emancipues i shoqërisë, debatet rreth vërtetësisë dhe vlerave të ideve, qëndrimeve dhe veprimeve që na kanë imponuar gjatë kohrave të fundit tranzicioni formal mbi reformën arsimore universitare, por dhe parauniversitare.
Liria dhe emancipimi, epiqendra të reformave arsimore
Shpesh dhe në vazhdimësi, në mënyrë të artikuluar e të përditësuar, kryesisht nga media e shkruar dhe vizive, pasuar nga analistë të njëanshëm, kryesisht nën vëzhgimin e qëndrimit politik, rrëfejnë traditën e gjatë shtetocentrike, madje të veshur dhe me petalet nacionaliste, duke vendosur sigurinë e individëve në qendër të anashkalimeve ose të kritikës së tyre ndaj sigurisë shtetocentrike dhe asaj ushtarake.
Ideja se njerëzit duhet të jenë të sigurtë në jetën dhe aktivitetin e tyre të përditshëm dhe jetësor, nuk është e re dhe as e papritur. Por, nga një fokus antropocentrik nevojitet që të vëzhgojmë e ta vendosim në udhëheqje të filozofisë politike të shoqërisë drejt liberalizmit, duke vendosur në epiqendër të saj individin, për të garantuar sigurinë e njerëzve, lirinë dhe barazinë, arsimimin dhe emancipimin e tyre. Kjo nënkupton mbrojtjen e individëve dhe shoqërisë prej përçarjeve të papritura dhe të dëmshme të jetës së përditshme, duke filluar që nga shtëpia, puna, komunitete të ndryshme, për të shkuar drejt dhe në auditorët e dijes, kulturës, shkencës dhe emancipimit social e shoqëror.
Çfarë vlere kanë metodat që ofrojnë reformat e ndërmarra në formimin intelektual kulturor, profesional dhe shkencor të brezit të ri, në funksion të kërkesave dhe nevojave në rritje të dijes emancipuese të shoqërisë shqiptare? Cila mund të jetë rruga e drejtë që shkencërisht dhe praktikisht mund të ndiqet nga institucionet akademike arsimore apo personeli akademik e mësimdhënës në auditorë dhe në jetë? Si mund të njihet ajo përvojë? Cilat janë rezultatet e reformave dhe kërkimit shkencor, jeta akademike dhe ajo studentore në funksion të sigurisë? Sigurisht që po. Në qoftë se po, cili është qëllimi? A janë ato të së njëjtës natyrë si pyetjet që shkencat, veprimtaria kërkimore e shkencore dhe mençuria e punës intelektuale universitare t’iu përgjigjen në mënyrë të kënaqshme dhe të pranueshme nga të gjithë? Nëse jo, atëherë, a ka kuptim t’iu përgjigjemi?
Garantimi i sigurisë njerëzore, në këtë këndvështrim dhe i sigurisë kombëtare e më tej, kërkon një qasje të përshkallëzuar për t’iu adresuar një hulumtimi shkencor dhe qëndrim intelektual të strukturave përkatëse shtetërore dhe përgjegjësisë ndaj nivelit arsimor, kulturor dhe emancipues të individëve, tërë strukturës shtetformuese. Ky perceptim ndryshe, ta karakterizojmë si një prej shqetësimeve të gjera, që përbën bazën e reagimit të kuptimit shqetësues dhe të përkufizimit reagim-hulumtues për shoqërinë shqiptare.
Ndërkohë, do të ishte e natyrshme të shtronim pyetjen: Përse kërkimi dhe hulumtimi shkencor, si objekt referues, emancipimin e shoqërisë në funksion të sigurisë individuale, ka ardhur në qendër të vëmendjes për reagim pa humbur kohë? Cilave qëllimeve u shërben ky koncepto-qëndrim empirikisht saktë brenda agjendës së sigurisë njerëzore kombëtare? Pra, a është domosdoshmëri aktuale që problemet e ambientit të sigurisë njerëzore t’i studiojmë e të reagojmë nën këndvështrimin e emancipimit kulturor të shoqërisë, ngritjes së nivelit shkencor të arsimit kombëtar? A është i dobishëm ky qëndrim?
Referuar qëndrimeve ndaj këtij konceptimi, nën këndvështrimin tonë, nevojitet që të përqendrojmë vëmendjen në aspektin zhvillimor që sjell në perspektivën e emancipimit të shoqërisë shkenca dhe arsimimi. Më konkretisht, jo vetëm si një përpjekje për të investuar sa më shumë burime financiare në luftën kundër varfërisë në rritje, larg indikatorëve ekonomikë të thjeshtësuara te GDP-ja.
Shumica dërmuese e konflikteve në ditët e sotme, zhvillohen brenda kufijve të shteteve në zhvillim dhe shumë më pak ndërmjet shteteve. Qeveria në këto shtete dështon konkretisht për shkak të ekzistencës së konflikteve, deri dhe të armatosura, midis grupeve, disa herë midis qeverisë dhe kryengritësve të pakënaqur kundrejt reformave të marra. Por edhe ndaj rivalëve ideologjik, etnike e kryesisht sociale. Përqendruar në këtë këndvështrim, mbi 70% e vdekjeve janë shkaktuar nga konfliktet të brendshme dhe mungesa e sigurisë njerëzore brenda shtetit. Ndërsa në Shqipëri, një rast vdekjeje ka ardhur si rezultat i luftës ndërmjet shteteve, një përfaqësues i forcave paqeruajtëse të ushtrisë shqiptare, ra dëshmor në Afganistan.
Në se pranojmë se garantimi i faktorëve kryesorë i sigurisë njerëzore është qëllimi shkencor i arsimimit të shoqërisë, atëherë është ironike sesi sot i kushtohet më tepër vëmendje ligjëratave deri në dhunë politike, çka ka sjellë si rezultat orientimin e burimeve gjithnjë e më të shumta drejt proceseve të menaxhimit të pasojave të ndryshme me mjaft precedentë dhe në humbje mjaft të mëdha të kostos njerëzore e financiare, dhe më pak parandalimet e shkaqeve të tyre, siç janë varfëria, rritja e analfabetizmit, rritja e konflikteve të brendshme brenda shoqërisë si krimi në familje, aksidentet e ndryshme nga mungesa e sigurisë tekniko-profesionale, rrugore apo teknologjike, krimi transnacional që nga pastrimi dhe qarkullimi i parave të pista, droga, trafikimi i qenieve njerëzore, ambientet për veprim terrorizmi e deri tek politikanë sharlatanë (në mjaft raste e deri në kriminelë) me një formim arsimor e qytetar më poshtë se niveli mesatar i shoqërisë përfaqësuese.
Në fakt, nëse shteti nuk është i aftë të bëjë të mundur sigurinë e shtetasve të vet, t’i mungojë prodhimi i politikave për krijimin e një klime të ngrohtë në rritjen e nivelit arsimor dhe kulturor të qytetarëve në funksion të sigurisë kombëtare, atëherë duhet respektuar apo legjitimuar ky shtet?
Të gjitha këto dhe të tjera, i lidhë një emërues i përbashkët: paaftësia e strukturës përkatëse politike, shtetërore, institucioneve përkatëse qeveritare dhe joqeveritare, arsimore, shkencore, studimore që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit shkencor për një përshtatje emancipues të shoqërisë nëpërmjet cilësisë arsimore.
Ky fakt na vendos përballë një realiteti të ri: Aktiviteti jonë kërkimor e shkencor nevojitet që intelektualisht të përballet me konfliktin e krijuar midis keqpërdorimit të arsimit përkundër kërkesave në rritje dhe shpenzimeve ekonomike të qytetarisë shqiptare. Ky konflikt real, kërkesës për zhvillimin emancipues kulturor të shoqërisë shqiptare përballë realitetit, është i rëndësishëm dhe duhet vlerësuar. Ky zhvillim, në sencin pozitiv, promovon vlerë, është garantues i së ardhmes së sigurisë njerëzore kombëtare drejt integrimit evropian euroatlantik, si dhe në strukturat ndërkombëtare rajonale e globale.
Në mënyrë ironike, fokusuar në dhunën e brendshme të shteteve tona, krahas mjaft vektorëve të tjerë, ka më shumë gjasa që të na ketë çuar drejt një politike jo të përshtatshme, ndoshta dhe të dështuar, në reformat e ndërmarra, për rritjen e nivelit kulturor, arsimor e emancipues në shoqërinë shqiptare. Pra, objektivi parësor i sigurisë njerëzore është rritja cilësore emancipuese, arsimore e intelektuale e shoqërisë shqiptare.
Ashtu si në fushat e tjera mjaft të gjera të problematikës në Mijëvjeçarin e ri, roli emancipues i shoqërisë në forcimin e “Sigurisë njerëzore”, dhe më tej, në atë kombëtare, konsiderohet i një rëndësie të dorës së parë. Të gjitha doktrinat e mëdha që trajtojnë temat tradicionale të lirisë dhe autoritetit, të sovraniteti dhe të sigurisë, qëllimeve të shtetit (pozitive apo negative qofshin), në epiqendër duhet të kenë individin. Reformat dhe modernizimi arsimor pa këtë pikë reference ngelet shterpë dhe i dështuar.
Gjetja e metodave kërkimore e praktika shkencore të përshtatshme për këtë qëllim, ka ngjallur shpeshherë polemika të ashpra, madje dhe konflikte me pasoja në vendimmarrjen politike midis qeverisë dhe pjesëve të shoqërisë shqiptare të interesuara. Disa kërkojnë përgjigjen në punën që duhet bërë, në rishikim të kurikulave, rritjen e cilësisë në dhënien dhe kërkesën e mësimdhënies, në sistemet spekulative të funksionimit të universiteteve, kryesisht kjo në lidhje me funksionimin e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë studentore në ligjërata, seminare, punës praktike dhe studimore të pavarur, në dhënien e notave dhe diplomave fiktive, mungesa koherente e punës praktike profesionale në grupe dhe individualisht, etj. Këto çështje janë të një ndasie themelore për të përcaktuar rrugën që duhet ndjekur për të ardhmen.
Natyrisht, çdo gjeneratë, pjesë e shoqërisë shqiptare ka patur lëvizjet, përkushtimin, reformat, këndpërqendrimet, rezultatet dhe dishezat e veta. Të gjitha këto janë padyshim ura lidhëse midis asaj që çfarë është bërë dhe si duhej bërë, kush e bën dhe kush duhet ta bëjë reformën dhe revolucionarizimin e emancipues të shoqërisë për një siguri garantuese njerëzore kombëtare. Në çdo moment ne jemi kontaktuar me skeptikët e ndryshëm të cilët nuk kanë dhënë një rrugëzgjidhje shkencore përfundimtare se sa zgjidhjet parashtruara në funksion të klimës kulturore të epokës ku kanë jetuar.
Në këtë evolucion arsimor jemi frymëzuar nga një aksh mendimtar intelektual, të përkushtuar, të vendosur për reformë arsimore gjithëpërfshirëse kulturore, integruese e emancipuese, në përputhje të kushteve sociale, ekonomike, politike, në funksion të temperamentit të reformatorëve apo dhe të interesave të tyre intelektuale e politike. Kuptohet që skeptikët ose i konsiderojnë si të parëndësishme dhe duhet lënë mënjanë, ose si të bezdisshëm por, dhe të rrezikshëm, çka ndonjëherë kohët e turbullta i kanë bërë objekt persekutimesh dhe injorimesh. Aktualisht, nga ky grupim intelektualësh ka nga ata që nuk e vinin në dyshim rëndësinë e këtyre çështjeve, por ata dyshonin vetëm në mundësinë e arritjes së zgjidhjeve përfundimtare, ose dhe abstrakte.
Do të ishin debatet e fund shekullit XX dhe në Mileniumin e ri që shoqëria shqiptare të hidhte hapat vendimtarë në drejtimin integrues, emancipues, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve intelektuale, drejt progresit të sigurisë. Në vitet e “demokracisë” shqiptare, ndoshta për herë të parë në histori, lindi ideja se për t’u dhënë rrugë të tilla çështjeve që kanë ngatërruar, herë herë dhe torturuar breza të tërë intelektualësh e struktura akademike universitare, të përkushtuar e të ndershëm, tregoi disa herë se mënyra më e mirë për vendimmarrësit nuk është ajo e përdorimit të arsyes, të aftësive të mistershme që mund ta quajmë “intuitë”, por se kalimi nga një ekstremitet në tjetrin, mohues i krejt përvojave të kaluara, ose kalimi në formalitet e në ligjërata boshe politike. Kjo mënyrë nuk konsiston në mënjanimin e mangësive të reformës emancipuese arsimore me mjetet racionale, duke vërtetuar burishmërinë e arsyetimeve të gabuara nga keqpërdorimi i gjuhës vlerësuese “bardhë e zi”, aftësia e dobët intelekte për mosnjohjen e efekteve.
Sigurisht që këto burime, argumentime mosvepruese, kanë penguar, me ose pa dashje, zbatimin metodave racionale të argumentimit psiko-akademik të kërkimit shkencor në funksion të rritjes së nivelit reformave dhe cilësisë universitare në Shqipëri.
Nuk është fjala aspak për t’u shtjelluar rrjedhimet logjike të problemit në fjalë, as për të hedhur dritë mbi kuptimin kontekstit, rëndësinë apo zanafillën e tij, por për të parë se “çfarë mbetet përfundimisht” për të bërë, por në ndryshimin e perspektivës në të cilën shfaqet përpara nesh ky problem. Kështu që, çështjet nuk mund të zgjidhen me ndonjë “formulë” të gatshme, ekziston mundësia t’i katalogojmë në opsione nga të cilat “pacienti” duhet shëruar.
Në qoftë se dikë e mundon dyshimi se lidhja koherente arsim-emancipim, në kuptimin e plotë të fjalës, është e papajtueshme me anashkalimin e sigurisë njerëzore dhe emancipimin e shoqërisë dhe, megjithatë, vazhdon të jetë i përkushtuar si ndaj përmirësimit të sistematik akademik arsimor dhe ndaj sigurisë kombëtare, është krejt mundshme që të hiqen qafe një herë e mirë idetë e gabuara. I çliruar nga kjo barrë dileme, çdo kush do të merret me punë shoqërisht shkencore të dobishme në promovim vlerash emancipuese pa e humbur kohën me vramendje.
Për këtë, sigurisht përgjegjësia nuk i takon vetëm regjimeve të vjetra, apo reformave arsimore të sistemit socialist, të cilat kanë qenë përfaqësi tipike të mendimeve, veprimeve dhe vendimmarrjeve arsimore të periudhave përkatëse emancipuese dhe të sigurisë kombëtare.
Sigurisht, që vetë sistemi i kësaj periudhe, ka hedhur mjaft dritë (por dhe hije) mbi problematikën e diskutueshme: shoqëri-emancipim-shtetocentrik-siguri. Arriti në rivlerësime dhe interpretime të reja e të frytshme (porse nga një herë edhe shterpë, si rezultat i tejngopjes ideologjike) në revolucionin arsimor mbarë kombëtar, të kulturës dhe emancipimit shoqëror, ndoshta, dhe pse jo, në këtë drejtim me një koherencë logjike produktive e të suksesshme më të hekurt.
Sistemi socialist besonte se pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare ishte analfabete, pa fare përvojë akademike e shkencore dhe se arriti t’i jepte zgjidhje. Këto zgjidhje u mbështetën sigurisht në argumente që mendonte se përputheshin më së mirë me kodet e zhvillimit kulturor dhe arsimor të kohës së tij. Nëse reformat dhe zhvillimi arsimor socialist kanë qenë mbështetur mbi argumente, punë shkencore dhe zgjidhje të vlefshme sa ç’pretendohej, kjo përbën një tjetër çështje. Çfarë na intereson këtu, është fakti se ky sistem shoqëror pranonte njëmendësinë shqetësuese të nivelit të dobët analfabet të popullsisë të cilave kërkonte t’u jepte dhe, u dha zgjidhje.
Përvojë nga evolucioni arsimor shqiptar, 1945-1975
Që në momentin e parë të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, në muajin nëntor 1944, u zhvillua Kongresi Shqiptar i Arsimtarëve, me një pjesëmarrje të gjerë të gjithë arsimtarëve dhe intelektualëve të kohës. Në këtë Kongres u analizua gjendja e arsimit dhe masat që ekzistonin në këtë fushë, si dhe prirjet dhe tendencat e ndryshme që u shfaqën.
Reforma arsimore filloi nga shkolla fillore dhe bëri të mundur që vitin shkollor 1944-1945, të hapen mbi 450 shkolla fillore të reja, në të cilat mësonin mbi 26 mijë nxënës më shumë se në vitin shkollor 1938-1939; ndërkohë që numri i mësuesve u rrit nga rreth 1 300 në mbi 2 000, domethënë, mbi 700 mësues më shumë.
Në shkurt të vitit 1946, filloi reforma e shkollës së bashku me ndryshimin e programeve. Reforma synonte: së pari, që shkolla dhe arsimi të bëheshin masive. Së dyti, reforma kërkonte ndryshime rrënjësore në brendinë e mësimit e të edukimit, me qëllim që të realizohej formimi shkencor i nxënësve, por dhe edukimi i tyre. E gjithë kjo u shoqërua më miratimin dhe implementimin më 17 gusht 1946 nga Kuvendi Popullor i asaj kohe, ligjin mbi Reformën Arsimore. Në ligj përcaktohej sistemi arsimor me të gjithë strukturën dhe hallkat e tij, që përbëhej nga arsimi parashkollor, arsimi i përgjithshëm, ai profesional dhe arsimi për të rritur. Njëherësh me ligjin mbi Reformës Arsimore, u miratua dhe ligji “Mbi arsimin e detyrueshëm fillor”, i cili u shtri në të gjitha vendin dhe në të u përfshi shumica e fëmijëve të moshave që parashikonte ligji. Reforma kishte nevojë për arsimtarë.
Në vitin 1946 u hap Instituti Pedagogjik dyvjeçar, i cili hodhi bazat e arsimit të lartë pedagogjik dhe të përgatitjes së kuadrit arsimor. Si rezultat, në vitin 1948-1949 kishte rreth 2 000 shkolla fillore, me mbi 160 000 nxënës dhe 6 000 mësues. Këto shifra tregonin se problemi i arsimit të detyruar fillor kishte hyrë në rrugën e zgjidhjes konkrete jo me fjalë boshe.
Në të njëjtën kohë u morën masa për krijimin dhe zgjerimin e hallkave të tjera të arsimit, si arsimit unik shtatëvjeçar, arsimit të mesëm të përgjithshëm si dhe të arsimit të ulët dhe atij të mesëm profesional, që synonte të plotësonte nevojat e ngutshme për sektorët e prodhimit. Përhapje të gjerë mori dhe arsimi i mbrëmjes pa shkëputje nga puna. Pra, në vitin shkollor 1947-1948 numëroheshin 470 shkolla fillore nate, me rreth 22 mijë nxënës, 26 shkolla të tilla shtatëvjeçare me mbi 2 mijë nxënës dhe 3 shkolla të mesme me afro 350 nxënës.
Lufta kundër analfabetizmit, pa të cilën nuk mund të bëhej fjalë për zhvillim dhe emancipimin e vendit u realizua në mënyrë graduale, nëpërmjet hapjes së kurseve pranë çdo shkolle e qendre prodhimi, madje dhe në vendbanime ku s’kishte shkolla. Për rrjedhojë, u arrit që në vitin shkollor 1950-1951 të funksiononin mbi 2 mijë shkolla fillore e ato të ndiqeshin nga mbi 150 mijë nxënës, ose 99,9 përqind të nxënësve të regjistruar. Në vitin shkollor 1955-1956 arsimi fillor i detyruar u shtri në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kështu në vitin 1960 numri i shkollave fillore arriti në rreth 2 400, kurse i nxënësve mbi 190 mijë.
Pas pesë vjet reformë në arsimin fillor, u bënë ndryshime në rrjetin e shkollave shtatëvjeçare dhe arsimin e mesëm të përgjithshëm, ku duhej siguruar edhe kontingjenti i studentëve për shkollat e larta. Numri i shkollave të arsimit të përgjithshëm në këto vite arriti në 43, duke i kushtuar vëmendje e veçantë arsimit të mesëm e të ulët tekniko- profesional. Në vitin shkollor 1959-1960 në vend funksiononin 54 shkolla të mesme profesionale, ndërsa nxënësit e këtyre shkollave, në masën më të madhe trajtoheshin me bursë shteti.
Funksionimi i reformës arsimore nga poshtë-lart shumë shpejt dha rezultatet e veta progresive. Për herë të parë në historinë e arsimit shqiptar u krijua sistemi i arsimit të lartë. Institutit Pedagogjik 2-vjeçar ishte bërthama e parë e këtij arsimi, ndërsa në vitet 1950 iu shtuan dhe një numër institutesh të tjerë të lartë, si Instituti Bujqësor, Politeknik, Pedagogjik 4-vjeçar, Mjekësor dhe Juridik. Në vitin 1957 u themelua Universiteti Shtetëror i Tiranës, një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën arsimore e kulturore në vend. Kështu që, deri në fund të vitit 1955, lufta kundër analfabetizmit, kjo plagë e rëndë shoqërore, u konsiderua e përfunduar.
E gjithë kjo punë kolosale e mirëorganizuar, nuk u shkëput nga veprimtaria shkencore, institucionet dhe kërkimi shkencor. Fillimisht ajo u përqendrua në Institutin e Shkencave si dhe në dikastere. Instituti i Shkencave kishte tre seksione: Seksionin e Shkencave të Natyrës, Seksionin e Historisë dhe Seksionin e Gjuhës dhe Letërsisë.
Pas gjithë kësaj përvoje, më 7 mars 1968, u orientua kryerja e reformës të re në arsim. Për këtë qëllim në të gjithë vendin u organizua diskutimi i gjerë në bazë për problemet e arsimit e të shkollës. Për të ndjekur diskutimin dhe, në tërësi, reformën në arsim u ngrit dhe një komision i posaçëm qeveritar, në të cilin bënin pjesë arsimtarë e pedagogë, specialistë të arsimit e të prodhimit si dhe kuadro të sektorëve të ndryshëm të shtetit. Pas një vit e gjysmë diskutime e analiza të ndryshme me profesionistë dhe intelektualë, mbështetur në konkluzionet që dolën, Këshilli i Ministrave hartoi projektligjin mbi sistemin e ri arsimor, që u miratua nga Kuvendi Popullor më 24 dhjetor 1969 dhe në janar të vitit 1970, nisi zbatimi i Reformës së re në arsim.
Në kuadër të reformës u përpunua dhe një strukturë e re e shkollës. Mbi bazën e saj, sistemi arsimor do të mbështetej në tri komponentë: mësim-punë prodhuese-edukim fizik e ushtarak, duke mos e shkëputur arsimimin nga veprimtaria kërkimore-shkencore. Për këtë qëllim qeveria hartoi një plan 15-vjeçar (1961-1975). Me këtë akt shkenca shqiptare hyri në rrugën e zhvillimit të planifikuar. Në planin afatgjatë të qeverisë shtrohej si detyrë që, pa ngadalësuar ritmet e zhvillimit të shkencave shoqërore, të zhvilloheshin me përparësi shkencat natyrore e teknike, të cilat duhej të shërbenin për zbulimin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore të vendit. Sigurisht që me ngritjen e Universitetit Shtetëror të Tiranës, shkenca dhe kërkimi shkencor morën dimensione të reja.
Rezultatet qenë premtuese të cilat ndikuan ndjeshëm në zhvillimin gjithëpërfshirës të shoqërisë shqiptare.
Disa nga treguesit kryesorë të arritur në këtë periudhë:
• Për t’iu përgjigjur etapave të reja në të cilën ishte futur vendi dhe vështirësitë e krijuara nga ndryshimi i marrëdhënieve ndërkombëtare me shtetin shqiptar, kërkonin angazhim më të madh dhe rol më aktiv të shkencës shqiptare në zgjidhjen e problemeve të prodhimit, në radhë të parë, por dhe në fusha të tjera të jetës shoqërore.
• U ngritën grupe studimi e kërkimi shkencor me bazën përkatëse laboratorike, derisa u kalua në ngritjen e institucioneve kërkimore e shkencore, siç ishin Instituti i Gjeologjisë, Instituti i Kërkimeve Industriale, Instituti i Hidrometeorologjisë (mbi bazën e Shërbimit Meteorologjik që ekzistonte më parë), Instituti i Mbrojtjes dhe i Restaurimit të Monumenteve etj.
• Në sektorët e gjeologjisë e të minierave, sektorë me rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit, u shënuan disa arritje të rëndësishme, u përpilua harta gjeologjike e Shqipërisë, u zbuluan dhe u vunë në shfrytëzim shtresa të reja të mineraleve të dobishme.
• Në fushën e shkencave teknike u hartuan projekte për hidrocentralet mbi lumin e Matit e të Bistricës, si dhe skema e ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Drin.
• Në fushën e bujqësisë filloi prodhimi i farërave dhe i kafshëve me veti të larta biologjike etj.
• Arritje pati dhe në fushën e shkencave shoqërore. Kështu u hartuan dhe u botuan “Historia e Shqipërisë”, “Historia e letërsisë shqipe” dhe mjaft studime serioze për problemet e historisë, të letërsisë e të gjuhës shqipe. Në nëntor 1962, u bë i mundur organizimi i Konferencës së Parë të Studimeve Albanologjike, me pjesëmarrje të gjerë edhe të studiuesve të huaj. Organizimi në Tiranë i Konferencës Kombëtare kushtuar 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në vitin 1968, si dhe i Konferencës së Dytë të Studimeve Albanologjike në vitin 1972. Edhe në këto dy konferenca pati një pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.
• Ngjarje e rëndësishme në jetën shkencore të vendit ishte themelimi i Akademisë së Shkencave të RPSH, e cila u orientua drejt studimit të problemeve më të mprehta që ndihmonin zhvillimin e ekonomisë e të kulturës kombëtare.
• Një ngjarje e rëndësishme ishte organizimi i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në shtator të vitit 1972, si dhe një sërë veprash të rëndësishme, si Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe, botuar në vitin 1973, Fjalori i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, botuar në vitin 1974, si dhe më vonë Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botuar në vitin 1980.
Sigurisht që ka vend për debat intelektual, nisur nga faktet krahasuese të reformave në arsimin shqiptar ndërmjet periudhave 1945-1975 dhe 1990-2016.
Reformave u nevojitet riciklim
Aspak nuk kemi mendimin që të implementohet shabllon metoda arsimore e sistemit të kaluar, por njëkohësisht, nuk pajtohemi me “kopjimin” e keq sipas përvojës së Bolonjës. Rezultatet tregojnë të kundërtën. Për fatin tonë jo të mirëpritur, praktikat e ndjekura pas ndryshimeve të sistemeve, në një tranzicion të çuditshëm hibrid, që u pasua, as zhvillim e përshtatje arsimore, kulturore dhe as emancipim e siguri njerëzore të qëndrueshme.
Praktikat e qeverive të ardhura gjatë kësaj periudhe 25-vjeçare (nuk jemi aq të gabuar në vlerësim), konsistoi në diçka që do të tmerronte mendimtarët, akademikët, intelektualët dhe profesorët e atëhershëm, që aq shumë e adhuronin (sipas konceptimeve të atëhershme) shkencën, arsimin, emancipimin qytetar dhe dashurinë për shoqërinë dhe kombin: por konsistoi në promovimin e praktikave shterpë dhe individin e paaftë për t’u marrë (me idenë për t’u mos marr) me punët shkencore në funksion të reformave arsimore e universitare. Qëndrime dhe veprime këmbëngulëse dhe një stërzgjatshmërira të tilla, rrezikuan vetë qëndrueshmërinë e sistemit arsimor në përgjithësi dhe atë universitar në veçanti, për rrjedhojë dhe vetë sigurinë njerëzore, në krijimin dhe funksionimin e institucioneve inatçore kundër çdo vlere dhe zakoni të qëndrueshëm e vlerash pozitive të së kaluarës, të mënyrave të të menduarit.
I tillë ishte konteksti, drejt degradimit cilësor reforma politike nga lart-poshtë, pa u gjykuar në tryezën e mendimi gjithëpërfshirës i arsimtarëve dhe profesorëve, por merren bazë vendimmarrëse, kopjime nga “përkthyesit reformatorë”, të punësuarit “militantë”, duke i shtrirë reformat jashtë realitetit dhe mundësive për qytetarët, si dhe veshur me ambient të përshtatshëm korruptiv.
Ajo klimë shpirtërore pasiononte, korrektese e profesionale e profesorëve dhe akademikëve në lidhjet tradicionale të qëndrueshme, deri të shtangtë, midis studentëve, profesorëve, midis profesorëve dekanateve dhe rektorateve, arsimimit, teorisë dhe praktikës, korrektesës dhe sjelljes korrekte qytetare të studentëve, puna e tyre dinjitoze për dije, kulturë dhe shkencë u shtrembëruan shpejtësish çuditërisht, u bënë objekt i satirës, u konsideruan si çrregullim psikik, i dënueshëm jo vetëm për ata që reflektonin kritikisht kundër pseudoreformave, por edhe për gjendjen e shëndetshme të studentëve dhe shoqërisë, ku mund të bëhej objekt diskutimesh të gjera, dhe asnjëherë nuk u bënë.
Pothuajse çdo segment i shoqërisë shqiptare, madje dhe ambientet e institucioneve arsimore e shkencore, në forma e qëllime të ndryshme janë lidhur me dukuritë negative dhe krimin. Në përgjithësi, reformat dhe procesi arsimor nuk i është përshtatur sa duhet shndërrimeve shoqërore, ekonomike e sociale në gjendjen e shoqërisë shqiptare përherë në tranzicion. Ndikimi i profesionistëve intelektualë dhe studiuesit e sigurisë njerëzore, pak ose aspak, nuk kanë mundur të japin kontributin e tyre.
Vitet fundit tregojnë se kriminaliteti i ngjyrave dhe formave të ndryshme jep kurba rritjeje, si dhe korrupsioni dhe trafikimet ndryshme. Një kulturë komunikuese qytetare në rënie, një mos respekt i përgjithshëm fillon në mosha shumë të vogla, madje shqetësuese që në shkollë fillore, familje e në nivelet e ndryshme të arsimimit. Përveç kësaj, nxënës e studentë për ditë që vriten dhe plagosen, në shkollë, familje dhe rrugëve, për gjëra ordinere, përdorues të lëndëve narkotike e pije alkolike, deri dhe armë në auditorët e dijes, ofendues e të paedukatë.
Arsimi dhe kërkimi shkencor nuk kanë mundur të sfidojnë ambientin tejet negativ dhe të mbingarkuar keqas. Atëherë ky janë vlerat rezultateve të reformave arsimore të ndërmarra për garantimin emancipues të shoqërisë dhe të sigurisë njerëzore kombëtare?
Çdo problem tradicional shpirtëror, kulturëdashëse arsimore u pa si një e keqe, ose të paktën, si një formë rëndomtë që vinte nga e kaluara komuniste. Po kështu, tensionet dhe konfliktet morale, emocionale, intelektuale të ambientit të brendshëm të sigurisë, dhe atë lloj të veçantë shqetësimi emancipues shpirtëror në kërkim të veprave të mëdha të diturisë e shkencës u çuan në agoni, u konsideruan si sëmundje që kërkonte ndërhyrjen e “psikiatrit shtet”, deri në shmangie të rrezikshme nga vija së cilës intelektualët politik dhe shoqëria civile duhet t’i përmbaheshin për të arritur shëndoshë mirë dhe pa dhimbje në një gjendje drejtpeshimi akademik bashkëkohor, evropian, por dhe me orgjinë dhe traditë kombëtare shqiptare.
Ky qëndrim, tepër larg pikëpamjeve të një arsimformimi edukativ, të një ambienti me rritje të përgjegjshme të cilësisë kulturore, emancipuese e intelektuale, për të cilën kemi shumë nevojë, reflektoi një trajtim ndryshe të sigurisë njerëzore.
Reformimi i sigurisë nuk nënkupton vetëm krijimin e mekanizmave të sigurisë, por reformimin arsimor dhe emancipimin e konceptit të sigurisë, i cili fokusin e vendos tek i individi, tek ajo që njihet “siguri njerëzore”, si një mekanizëm jo vetëm i sigurisë publike, por edhe i demokratizimit të vendit, krijimin e një shtrati më të sigurt në përhapjen e vlerave kombëtare. Rritja e një niveli akademik, përmirësimi i metodave shkencore në drejtimin e arsimimit, reformimin e sistemit gjithëpërfshirës arsimor dhe atë universitar, do t’i shërbejë dhe garanton me më pak energji sigurinë njerëzore dhe qytetare.
Përfundime:
• Vendosja objekt referues reformën arsimore dhe emancipimin e shoqërisë në funksion të sigurisë njerëzore, kërkon një transformim ndryshe të vendimmarrjes intelektuale. Duke qenë objekti referues i sigurisë njerëzore mjaft i gjerë, por konkret, nxjerr në pasqyrë situatën aktuale të reformave arsimore.
• Reformat arsimore dhe puna shkencore nuk kanë dhënë rezultatin e dëshiruar. Kualifikimi arsimor i brezit të ri nuk ka ndikuar në rritjen e indikatorëve emancipues e të sigurisë.
• Gjithçka e mos arritur, si në çdo sektor e nivel tjetër dhe në siguri, janë të kushtëzuara nga niveli i dobët arsimor, mangësi në sjellje e në kulturën emancipuese të të punuarit, për pasojë, një funksionim i dobët për administratën shtetërore.
• Ngritja e nivelit shkencor dhe akademik e arsimit shqiptar, sjell emancipimin e shoqërisë ndërkohë që emancipimi promovon siguri, qytetari. Qytetaria dhe siguria kombëtare rrezaton integrim, bashkëpunim, koordinimin paqësor drejt Evropës dhe sistemit ndërkombëtar të marrëdhënieve.
• Guximi në prioritetin e këtij treguesi, të cilën duam ta ritheksojmë, lidhjen ciklike të pandërprerë ndërmjet arsimit, emancipimit dhe sigurisë kombëtare, është një tipar që i jep frymëmarrje reformave arsimore dhe shkencore, i jep garanci sistemit arsimor, jep perspektivë emancipuese shoqërisë, koncepton alternativa.
• Kontributi në sigurinë njerëzore nëpërmjet arsimit duhet rritur. Ajo përcaktohet nëpërmjet një bashkëpunimi masiv midis shoqërisë, institucioneve të ndryshe arsimore akademike nën drejtimin dhe kujdesin e shtetit. Kapacitetet dhe përkushtimi intelektual ekziston, por përditë ato vriten nga ndërhyrjet e politizuara.
• Jeta shkencore në mënyrë gjithë përfshirëse duhet t’i bashkëngjitet këtij shqetësimi. Potenciali akademik nevojitet të japë përvojën dhe përkushtimin e duhur për zgjidhje të problemit dhe, së bashku me frymën e shëndoshë qytetare studentore të kontribuojmë në realizimin e misionit, për garantimin e sigurisë njerëzore kombëtare.

Literatura:
• Alan Collins, Studime bashkëkohore të sigurisë, Shtëpia Botuese “UET Press”, Tiranë, f. 129.
• Historia e Popullit Shqiptar, IV, Shtëpia Botuese “TOENA”, Tiranë, 2008, f. 218.
• Ken Booth, Security and emancipation, Revieë of Internationan Studies, vol.14, nr.04, 1991, f. 319.
• http://masht-gov.net/advCms/documents/Korniza_e_kurrikules11.pdf)
• http://www.mapo.al/wp/content/uploast/2012.
• www.shekulli.com.al/p.php?id=47319.
• https://sq.wikipedia.org/wiki/Arsimi_në_Shqipëri.
• shtetiweb.org/politikat-arsimore.
• www.arsimi.al/arsimi-ne-kendveshtrimin-e-reformave.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Dr. Hekuran A. RAPAJ"ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dr. Hekuran A. RAPAJ "Papërgjegjshmëria e ministrit..."
» Dr. Hekuran Rapaj Harresa te shpie në mërgim, ndërsa kujtesa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: