Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 20 ... 32  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:19 pm

LËNGIMI
Pa dashur lëngojmë
Peshë e rëndë e robërisë
Hallka që shtrëngojnë
Pa dashur
Prej pëlcitjes së mushkërisë
Edhe sot lëngojmë
Pa dashur
Në hall jemi
Zgjidhjen në dorë kemi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:20 pm

LËNGIMI
Pa dashur lëngojmë
Peshë e rëndë e robërisë
Hallka që shtrëngojnë
Pa dashur
Prej pëlcitjes së mushkërisë
Edhe sot lëngojmë
Pa dashur
Në hall jemi
Zgjidhjen në dorë kemi

Pa dashur
Kemi rënë në prehër të melankolisë
Ankesat nuk ndihmojnë
Ikim drejt pleqërisë
Pa dashur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:21 pm

MYKU
Kasolle me kashtë
Mbështjell me plafin e dimrit
Botë erë myku
Nuk ia hap derën askush
Pjellës së mjerimit
Bota pa sy
E me vesh në lesh
Nënë hundë
Zgërdhihesh apo qesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:22 pm

PERGJAKJA SHEKUJVE
DYLUFTIMI
Kohë e re
Dhe kohë e vjetër
Në shekullin e ri
U ndeshën rëndë me armë e hekur
E reja do të ngadhënjejë sigurisht
Me bardhësinë e plisit
Pluhuri i së kaluarës
Do mbes
Si relikt
I luftërave mes fisit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:23 pm

RRËNOJAT
Pengesë
Në rrugët e ardhmërisë
Rrënojat e kalasë
Që diktoj
Të lëna anash prej historisë
Rrënojat kush uzurpoi

NDJESHMËRI
Shqetësohem për atë që e ndjejë
Të tjerët këtë nuk e shohin
E sytë në ballë i kanë
Unë i shoh me sytë e shpirtit
Rëniet dhe ngritjet
E bimës në arë
I shoh
I ndjej
Më larg e më përtej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:24 pm

SI NË PASQYRË
NJË GRUA
E veshur në të zeza një grua
Me një plagë te lashtë
Si kujtimi i së kaluarës
Nga pushtetarët dhe UD-bashtë
Në të zeza ia veshën jetën
Lotët nuk iu thanë
E lanë duke pritur të dera
Ardhmërinë që ata ia vranë
Një grua
Një nënë
Dje lotoi
Sot po fshanë
PENDIMI
Ai vrojtimin e kishte të veçantë
Me shikim të ngrirë
Humbur diku larg në horizont
Dita që s’e priste erdhi
Para litarit gjunjëzuar keq
Pendim i vonuar
Ndërgjegje e pa ekzekutuar
Litari se heq
JETA
Zotin dëshmitar kemi
Po ta vrasim njërin prej tyre
Çka do humbasim
Veç atë
Po t’i vrisni të gjithë
Çka do fitojmë
Mbi vdekjen e tyre
Ne nuk ngopemi me jetën
Dhe nuk e duam vdekjen
Po jetë e tjetrit
Kaq e pa vlerë qenka
TURMA
Turma të tëra
Hileqarësh në koalicion
Me pabesinë nën sqetull
Gjurmë të dukshme lënë
Me ndjenja dyshimi
Rrëfimin im bonjak
Varrmihësit e atdheut
Me terrin mbi shpinë
Bëjnë lukuninë
Ta vrasim terrin pra
PLEQTË
Rinia ikën vjen pleqëria
Me shakat e tyre të buta
Kur lozin domino e gurë
Qeshen çiltërsisht për prapësitë
Prapësitë që i kanë bërë dikur
Respektoni pleqtë
O miq
Se edhe ne do plakemi
Një ditë
Sigurisht
KAM PARË
Në sytë e tyre kam parë
Zjarrin e lirisë
Kam parë rrugët e atdheut
Me gjak e sakrifica
Diçka që nuk përsëritet më
Qëndresë heroike
E luftëtarit të lirisë
Rënie në prehrin e këngës
Përjetësi të zunë
DIOGJENI
Ditëm drekë
Mbante ndezur qiriun
Dhe
Kërkonte njeriun
Me kot ne sot po kërkojmë
Si Diogjeni dikur
Na janë bërë “shumë” e s’po i dallojmë
Kush është hiq
E kush është burrë
Kot qiriu po digjet
KA BURRA
Burrat
As para plumbit
Nuk e luajnë fjalën
Burrat
As lumi nuk i lanë
Si qentë fjalën hanë
Burrat
Që gënjejnë shoqi- shojnë
Për dallim nga qentë
Ata nuk lehin
Kur të tjerët i shkelmojnë
Ka burra
E burra
ARADHA
U rritë aradhja
Nga ma të mirët
Munguan nga aradhja
Prapë më të mirët
Mbetën jashtë aradhes
Përjetë
Të medyshurit
RESPEKTI
Në meset ku respekt i bëhet njeriut
Dhe në meset ku njeriu respektohet
Modestinë dallojmë
Asgjë më tepër se
Mbi baza të respektit të ndërsjellë
Të urtin njeri zbulojmë
CEZARI
Zaret u hodhën tha Cezari
Kur kaloi lumin Rubikon
Zaret u hodhën
Mos prisni t’i hedhin të tjerët
Merrni vendime e mos ngurroni
Për fatin e atdheut
DY GJËRA
Sikur të putheshin dy gjëra
Njerëzit do bënin mrekullia
Eh
Po të putheshin
Dëshira dhe mundësia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:25 pm

PLAGËT E VJETRA
THYRJET
Më është thyer zemra keq
Plagë më ka shkaktuar
Zemërshkreta s’u ndreq
Në shtratin e thyerjeve shtruar
Thyerjet më lënduan në zemër
Më shumë në shpirt
Të rënda qenkan thyerjet të rënda
Thyerjet nga dashuritë
Si guri në zemër të malit
Rëndojnë thyerjet rëndojnë
Veçmas kur ato shkaktohen
Nga shokët e idealit
PËRJETIMET
Vuajtjet e popullit
Kush i përjeton
Më rëndë
Me të përjetuarit e veçantë
Peshën e fjalës së pa thënë
Kush e mbron
Me gjuhën e vet
Më bukur se poeti
Kush e thotë
Me pushkë në dorë
Kush e mbron atdheun
Më mirë se bijtë e tij
Që lirinë çmojnë
SHPIRTI
Jemi shpirtmëdhenj
Nuk hapim plagë
Kemi vuajtur shumë
Kemi heshtur gjatë
Pa dyshim
Modestia na kushtoi
Në vend të shpagimit
Si për inat
Po na hakmerret sot
VARGU I ASHPËR
( Agolliane )
Eh mor varg të ngrehsha gurmazin
Që më joshë e më sjell vërdallë
Më zbardhi agu duke të kërkuar
E ti nuk do me ardhë
Ç’më sjell kopshteve të mollës
Të mollës me gjithë pjeshkë
Dehur nga lajkat e belhollës
Do mbetesh pa u futur në vjershë
HËNA
Natë e mbuluar me errësirë
Me yje të kuq në qiell
Në agim hëna do shkojë nuse
Dita do zbardhi me diell
Me thellësinë e syve të saj
Kjo natë të futë trishtimin
Kjo errësirë kaq e gjatë
Do ikë bashkë me agimin
Mes qiellit ngjyrë të kuqe
Si në pasqyrën vezulluese
Sa gëzueshëm lozte hëna
Ajo nesër do shkojë nuse
ATË
E shtrëngonte rrethimi
Një rrethim krejt i errët
Që pretendonte ta ndante
Nga të jetuarit e vet
Ajo e kuptoi rrethimin
Qeshi dhe nuk bëri vajë
E vrau hilen prapanike
Me të qeshurën e saj
PA DASHJE
Pa dashje të fyeva të lëndova
I gjalli mund të gabojë
Që kur s’kam fyer askënd
Sonte do ngrysem me faj
Ndihem i lodhur i trazuar
Diçka m’i gërryen mushkëritë
Mbase fyerja që të kam bërë
Ah të mos ishim takuar atë ditë
VRET FJALA
Është e ëmbël
Kush është zot i saj
Me fjalë
Zihen armiqtë
Fjalën trimat mbajnë
Lidhen burrat në flamur t’Skënderbeut
Dhe
Luhet me fjalë fshehur
Prapa kurrizit të atdheut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:25 pm

MIQTË
ZHGËNJIMI
Zhgënjehemi kur
Miqtë në baltë na lënë
Dilemat paraqiten
Cilët janë miqtë e vërtetë
Cilët miq na hiqen
I SINQERT
I sinqertë
Keqkuptim
Në botën tonë të zvogëluar
Kohë e të pasinqertëve
Në skenë
Është vënë
Apo ka qenë
E s’e kemi parë
PUNTORI
Kishte harruar
Se duhet ndërtuar
Edhe diçka për vete
Ai harroi
Dhe të tjerët
Për të
Harruan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:26 pm

ME KEQARDHJE
Dikur
Mendimet i kishim të njëjta
Për njeri tjetrin
Kishim nevojë
Për ditë po largohesh
Më vjen keq
Jo edhe aq për ty
Sa
Për mangësinë që s’tu heq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:26 pm

KUSHTËZIMI
Me urdhër nga “lartë”
Na e kushtëzuan të jetuarit
Dhe fatin në maje të perit
Na e varën kokëposhtë
Rrethi i kushtëzimit
Na shtrëngoj gjerë në palcë
Ashti ynë nuk u dha
Kokëlartë
Fjalën tha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:27 pm

KOKA
E varën nga këmbët
E lidhen nga duart
Nga koka e varën
Litari s’ia mposhti krenarinë
Në pallat të mbreti
Tmerri u fut
Koka – litari – krenaria

SYNIMI
Sytë na skuqen nga gjaku
A mjafton vetëm synimi
Për të arritur atje
Ku është botë e re
Me linja fytyrës
Kohë ngjyrë vrarë
Ëndërr e rëndë
Nën të hijes arrë
Lia i kishte rënë ëndrrës
Ëndrrës së pa parë

DALLIMI
Vdekjen kërkojnë
E s’ka kush ua jap
Xhebrailin e kanë korruptuar
Vdesin e se kuptojnë
Vdekje që turpërojnë
Vdekje që përjetësojnë
Luhatje
Para vdekjes dhe jetës
Dallimi hendek
Për t’i vajtuar
Kush shkoi e kush mbet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:28 pm

TË LIGJTË
Të ligjtë
Urrejtje pjellin
Ata
Megjithëse shterpë janë
Urrejtje kudo mbjellin

SHEKULLI I RI
Shekulli i ri shekulli i ri
Skuqur me gjak gjerë në mjekër
Nga padrejtësitë
E shekullit të vjetër
Flamuj të gjakosur
Të shekullit të ri
Me dashje
Vrarë përsëri

JANARËT E KUQ
31 JANAR
(Dëshmorëve të kombit: Edmondit, Zahirit, Hakifit)
Tridhjetë e një janar nëntëdhjetë e shtatë
I more bijtë tanë me Edin në krye
Me Edin si lis të gjatë
Ranë mbrojtësit e lirisë
Mbrojtësit e tokës
Me ta Edi i nënëlokes
Ah ç’ju ça zemra motrës
Tridhjetë e një janar nëntëdhjetë e shtatë
Ah janar – ty të preftë mortja
Shumë herë na lave me gjak
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:29 pm

LOTI
Vdiq ai pa pritur
Loti valë
U rrokullis mbi faqe kot
As ishte për ta qarë
As për ta kënduar
As për ta mbuluar
Me flamur
Paska vdekur thanë
Gotë e lënë mbi tryezë
Kthyer përmbys
Katran e zezë
KAFSHIMI
Ikni kafshimit
Të atyre që preferojnë
Muzgun e vonë
Pas shpine e tinëzisht
Ata
Kafshojnë kafshojnë
GËNJESHTARI
Gënjeve shokun tënd
Edhe këtë herë
Ku mbeti fjala e dhënë
Ti atë e gënjeve
Por për të fundit herë
OLE
Toreadori ndeshte me demin
Platoja skuqet me gjak
Duartrokasin Spanjollët
Për “fitoren” mbi muzat
Ole ole
Spanje e lashtë
Duartrokasin njerëzit
Triumfuan mbi kafshë
MBARSJA
Në yshtje u mbarse
Prapa skenës me çakaj
Si produkt i filozofisë së mbarsjes
Solle këlyshët e hakmarrjes
Polle pasigurinë
Ata po lozin tani
Aktin e përlyer
S’do mend
Kjo mbarsje do përplaset
Me pjellën e vet
FEHMI LLADROVCIT
Kishte edhe diçka për të thënë
Fjalët i kishin mbetur
Në grykë të automatikut të nxehtë
Nishanin në sy
Me syrin hapur
Vdekjen në shenjë marrë
Me tjetrin
Përshëndetur ish me diellin
Kishte edhe shumëçka për të thënë
XHEVË LLADROVCIT
Nuse në këmbë po i rrinte
Diellit dhe lirisë
Shkëlqimin qiellit ia mori
Qielli u ngrys nga zilia
Vetëtimë solli
Xheva nuse
Dhëndër Fehmia
AGIM BAJRAMIT
( Komandant Zefit )
Në zemër portret të mbajë
Shpeshherë kuvendojmë
Diçka më ndrydh në gjoks
Vitet si gurë rëndojnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:31 pm

AGIM BAJRAMIT
( Komandant Zefit )
Në zemër portret të mbajë
Shpeshherë kuvendojmë
Diçka më ndrydh në gjoks
Vitet si gurë rëndojnë
Ti prapë buzëqeshësh
Në buzëqeshje më flet
Sikur del nga portreti
I buzëqeshur vdekjen pret
Pusi i kishe vënë kahmoti vdekjes
Mirëseardhje i kishe uruar lirisë
I urti i madhi i miri Agim
Yll i përjetësisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 5:32 pm

SHËNIME PËR AUTORIN
Mehmet Bislimi u lind me 24 mars 1958 në fshatin Prekaz i Epërm. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, ndërkaq gjimnazin në Skenderaj. Studioi në fakultetin filozofik të Prishtinës. Për
shkak të veprimtarisë së tij politike në vitin 1981 burgoset nga shërbëtorët e ish pushtuesit
Jugosllav, dhe dënohet me burg.
Pas daljes nga burgu ai vazhdon me veprimtarinë kombëtare si dhe krijimtarinë letrare.
Shkrimet e para i ka botuar në gazetën e studentëve: “Bota e Re”, më vonë në revistën
“Alternativa”- botimi në Lubjanë, pak kohë ka shkruar edhe në gazetën “Rilindja” - botimi në
Zvicër. Për disa vite ka shkruar në gazetën “Zëri i Kosovës”- botimi në Zvicër dhe për gazetën
“Rruga Jonë”- botimi në Francë. Në këto dy gazeta ka mbajtur edhe këndin e humorit me
nofkat: “Ngucakeqi” dhe “Gjembi”. Kohë pas kohe shkruan edhe në gazetën “Epoka e Re”.
Edhe tani merret me shkrime publicistike, humor, poezi etj. Përkohësisht jeton dhe vepron në
Zvicër. Ky është libri i tij i tretë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyThu Mar 27, 2008 10:40 pm

Biligona,ju keni zgjedhur poezi te bukura nga i madhi Mehmet Bislimi,ky poet dhe gazetar i shquar me pelqen shume,eshte shume poet dhe publicist i shquar,po nje kohe te gjate kemi shkruar bashkarisht në "Zëri i Kosovës",dhe revistën "RRUGA JONË",që botohej në Lion të Francës,është vërtetë poet i mirë dhe saherë lexoj për te frymëzohem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptySun Apr 20, 2008 7:41 pm

PS: kjo poezi eshte shkruar nga dëshmorja Nurie Zeka në spitalin e Beogradit disa ditë para se me vdekë.

PAS VDEKJES

Pas vdekjes amanet ua le
Mos me hidhni lule mbi varr,
Mos ma rendoni dheun me lot
Se mjaft lotova ne kete bote.

Mos ma rendoni dheun mbi koke
Se mjaft e pata te tera ne kete bote,
Amanet mos me vajtoni
Emrin mos ma perkujtoni.

Hija ime do t'ju ndjeke
Ashtu sic me dogji vuajtja ne jete,
Mos mu afroni me leni
O se paku ne dhe te qete.

S'dua te degjoj asnje kenge
N'qoft ajo e bilbilit te jete,
Se cdo ze qe degjoj
Me ngjane zerit te qyqes.

Mbi varr mos mbi bare
Se as gjelbrimin se dua me,
As ti mos me sjell karanfila
Te kuqe o per mua.

Haroni se kam jetuar
Ne kete bote te egersuar
Ofshamen tende mos ta ndegjoj
Por te lutem me haro.

Eren e dheut t'mikur ta ruaj
Se me takon vetem mua,
Gjithe armiqet pas vdekjes sime
Miq le te behen.

E te hedhin valle
Por jo reth meje,
Se I kam meni
Se dua t'jem n'qetesi.

Nena le te haron se ishe nene
E nje vajze t'vetme qe m'lindi,
Baba mos m'bahet babe
Mos ti zbardh floket per mua.

O ju o shoke dhe o ju miq
Amanet me haroni te gjithe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyMon Apr 21, 2008 4:04 pm

Mëngjes
Si shpirt i zi në kraharuar
u mbyll liqeri nën male.
Nga fundi i tij ,e pasqyruar
po shuhet nata me ngadale.

Tashi dhe agimi llamburitës
po svagullon në fund liqeri,
po tretet tinëz yll' i dritës
posi një sumbull prej sheqeri.

Pra ja !Pra ja!Se dita ndezi ,
se fundi i ujit vetëti,
se posi lajmëtar mëngjezi
del zogu i bardh' i një nositi.
Lasgush Poradeci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyMon Apr 21, 2008 4:10 pm

Lulja

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 IMG_0196


Një lulëz mes një libri gjeta,
Të tharë edhe pa kundërmim;
Dhe për një çast i shtangur mbeta
E humba thellë n'ëndërrim.

Kur lulëzoi? Ç'pranverë thua?
Kush e këputi edhe ku?
Një dorë e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri vallë këtu?

a për kujtim të një takimi?
Apo për ndarjen plot trishtim?
A për një ëndje pikëllimi
Në heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojnë vallë?
Ku thua janë, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta janë tharë,
Si dhe kjo lulëzë këtu?


A.Pushkini


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Mon Apr 21, 2008 5:44 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyMon Apr 21, 2008 4:21 pm

Katër këshilla vetes
Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh
me secilin varg,të lindësh me secilën fjalë.

Ngreu mbi veten në do t'rrokësh frerët e erërave ,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtërngatat
e gjakut tënd.

Nëse dashurohesh ,dashurohu n'flakë e n'valë,
jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.

Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh
për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.
Azem Shkreli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Embelsira**
Hero anëtar
Hero anëtar
**Embelsira**


Female
Numri i postimeve : 2909
Age : 35
Vendi : Kosove
Registration date : 08/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptySat Apr 26, 2008 3:18 pm

DASHURI

Sa large eshte nata ime
prej nates tende!

Netë te tjera ngrihen midis si male të
pakapercyshem

Dergova rrugen per ty.Dot nuk te gjeti.U lodh
dhe u kthye prap tek une.
Nisa kaprollin e kenges sime.Por,
e qelluan gjahtaret dhe i plagosur u kthye
prape tek une.
Era s'di nga shkohet.E ngaterruan pyjet
dhe shpellat e dhimbjes dhe u kthye prape
tek une.
E verber.
Bie shi i rrembyr shprese.
Neser kur te zbardhe,a ta hedhe ylberin
qe ty te kerkoje?Por ai ,naiv si gezimi
vetem nje mal mund ta kaperceje.
Vete po nisem neper nate dhe vetem.
Do te kerkoje.do te kerkoje,do te kerkoje
si dora qe endet neper dhome,ne erresire
per te gjetur qirin e shuar.

VISAR ZHITI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptySun Apr 27, 2008 1:54 am

Kënga

Jemi fëmijë të dashuruar me një tufë rrezesh
në sytë e kalorësve të uritur,
lëndinave të mërdhira,
në buzët e shkëmbinjëve ,
fytyrëbjeshka ime .

Jemi orë të zgjuara
në trollin e Bjeshkëve të Nemuna
të thurura me eshtrat e gjyshërve
në ortiqet uluritëse,
tokë e qiell të shkrira
në dallgët e këngës madhështore,
që copton samarët e ndryshkur
në vatrat e mplakura me lotë.

Ne jemi o njerëz
moshatarë të rreshkur në gjinjët e nënës tokë
në dashurinë e sofrës së shtruar
në cikol të vetmuar plot ëndrra e mall...

Gjeravica e ngriti kokën me plisin e akullit
dhe me duar prej rrasave të plasaritura
ja mbylli vetes plagët e shkrumuara
me krahërorin e njomë të pëllumbave...
Din Mehmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptySun Apr 27, 2008 10:24 am

Kodi:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyTue Apr 29, 2008 3:20 am

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Hyrja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 EmptyTue Apr 29, 2008 7:12 pm

Amaneti i gjyshit çam

Para se të jepte
shpirt ky gjyshi çam;
-Bir,--i tha të birit,
një dëshirë kam..

-Fol- iu lut i biri,-
çfarë dëshire ke?
Nga dy sytë e gjyshit
ca lot ranë rrëke.

-Këta lot ,-tha plaku,-
unë lë amanet
dua që të shkojnë
në vendin e vet.

Gjyshin e varrosën
në jug, nën një bredh;
por nga varri i tij
nis një ujë e rrjedh.

Rrjedh e rrjedh ky ujë
dhe shtohet gjithnjë,
i madh e i vogel
çudi bëjnë me të.

Uji rrjedh e rrjedh
edhe bën një vijë
që nga Shqipëria
gjer në çamëri.

Atje në Janinë
krijon dhe një gurrë,
ku çelin plot lule
petale purpur.

Petalet e kuqe
kanë aty në mes
një të zezë shpendësh
me shkëlqim si vesë.

Ky greku i lig
lulet me t'i parë ,
në çast i pandehu
për flamuj shqiptarë.

Me këmbë lulekuqet
i shkel tërë inat,
por pas disa ditësh
ato çelin prapë.

I tërbuar greku
me zjarr bën t'i djegë
por uji i gurrës
zjarrin e fik shpejt.

Hakmerret mbi gurrën
greku menjëherë,
e minos të tërën
dhe e hedh në erë.

Por ujin e gurrës
prapë se ndali dot,
uji aty mbushi
plot përplot një gropë.

Në gropë racisti
hedh hekur ,beton,
po përsëri uji
rrjedh e nuk pushon.

Rrjedh e rrjedh ky ujë
asaj-kësaj ane
në të gjitha viset
e provincës çame.

Kudo ky ujë rrjedh
nëper çamëri
përreth tij gjithkund
lule kuqezi.

Hamdi Meça
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 20 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: