Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 21 ... 32  Next
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyTue Apr 29, 2008 7:48 pm

Pothuaj se bëhet një antologji e vargjeve të forumistëve ! Sukses!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyWed Apr 30, 2008 12:31 pm

Pse pështyn babi në ekran

Nisem në shkollë -i uritur
edhe më i uritur kthehem,
qëndroj -por pak i venitur
përpiqem të mos vërehem.

A t'këndoj?Po s'më këndohet.
A t'shaj? A t'bëj shamatë?
Barku im as që kuptohet .
sepse në kokë kam- edukatë...

Dhe kur vjen pushim i gjatë
vrapojnë fëmijët n'qebaptore,
dikush blen byrek me mish
tjerët -qofte, akullore...

Mirëpo- oborri është i madh,
e s'jam vetëm,jemi shumë,
që t'uritur na zgjon agu
e t'uritur biem në gjumë.

Kur merr fund pushim i gjatë
për mësim prap zilja bie,
orë e tretë duhet filluar
për shumë ne -orë varfërie ...

Kurrë në jetë para askujt
babi im nuk u përkul,
një ditë i shpëtoi nga goja ;
-Do të bjer kjo kohë pingul!

Shpesh zë mami ta qetësoj
babin -kur sheh sofrën thatë
prandaj babit s'i tregoj
si kalojmë në pushim të gjatë

Qdo ditë më shumë egërsohet,
sado helmin -fsheh prej nesh,
i përcjell në mbrëmje lajmet
dhe në ekran ai pështyn shpesh..

E unë gati nuk marr vesh
pse babloku murmuron;
-A do t'ndalen këta hajna?!
Prapë i vodhën -tre milion...

Babi ka qenë -luftëtarë
e nderojnë si faqebardhë
sot shan xhepat e kolltuqet
dhe zyrtarët gjithë me radhë...

Unë e di se -s'ka të drejtë
t'i fus të gjithë në një thes,
i them babit midis tyre
ka të ndershëm -ki kujdes...

Por prapë nesër i uritur
në shkollë nisem porsi dje,
më pengon pushimi i gjatë,
më kafshon por s'di -se pse?....

Agim Deva
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lanetja
Fillestar/e
Fillestar/e
Lanetja


Female
Numri i postimeve : 65
Vendi : Ne Hapesire ku nuk me gjen njeri!!!!
Profesioni/Hobi : Studentin
Registration date : 23/04/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyWed Apr 30, 2008 4:15 pm

Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptySat May 03, 2008 1:09 am

Dritës së një ylli

vllaut tim hero,Sahitit

Nga një shkëndi që ishe
tani u rrite
u bëre një yll
një yll ndër shumë yje të tjerë,
që ndriçon edhe ditën .
Drita jote nga lartë
mua poshtë më përvëlon
nganjëherë dua të të kap
por, s'kapet ylli, jo!
Mbase larg,dua të të flas.
Ti vetëm ndriçon ndërkaq
se s'flet TI ,jo!
Se s'flet me një shkëndijë gati të shuar...!

1 qershor1999,Ratkoc

Halil Krasniqi



























1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptySat May 03, 2008 12:04 pm

IKJA DHE KTHIMI

Në Kosovë ndodhi vdekja fizike
Në Iliridë ndodhi vdekja shpirtërore
Por ne nuk u zhdukëm
Se çdo rrugë e varrit
Nuk është edhe rrugë e vdekjes.

Ata që në Kosovë qëndruan
Dhe u flijuan
I plotësuan dëshirën vetes
Atdheun nderuan.

çetnikët na e bënin me gisht
Nga kufiri
Por zemrat tona mbetën
Aty ku mbeti dhe hiri.

Gjakun që u derdh në Kosovë
Drini nuk e lanë
Lotët që u derdhën
As vapa dot si thanë.

Ti që ike në fund të botës
Si s'ja vure gishtin kokës?

Mund të të arsyetoj që ike
Se nga gjakpirësit u dëbove
Por jo edhe pse në fund të botës shkove
Dhe në çka atje lakmove?
Do të të mallkoj toka, shtëpia
Do të të mallkoj mosha ,rinia pleqëria.

Ti për vete do të mbetesh i huaj
Por jo edhe për Kosovën
Adresa e fundit për ty Kosova është
Këtu pushojnë eshtrat
Në rrugën e amshimit
Kjo ishte rrugë e ikjes
Por edhe e kthimit
Ai që kthehet
Me atdhedashuri do të shpërblehet.

23 qershor 1999
Shefqete Gosalci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptySat May 03, 2008 12:11 pm

Më the

Më the
Se yjet në qiell
Losin për ne të dy
Të besova!
Më the
Kjo lule që lëshon
Aromën e saj pranverore
Freskon për ne të dy
Të besova!
Më the
Hëna ndriçon
Natën e qetë romantike
Për ne të dy
Të besova!
Kur më the se s'të dua
Kurrë nuk të besova!
Fatkeqësisht
Kjo ishte e vërteta.

Ardianë Pacolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptySun May 04, 2008 9:38 pm

PARA NJE FOTOGRAFIE

Ti qëndron para meje me buzëqeshje të ngrirë
Mbi letrën bromike të fotos plot shkëlqim
Ashtu si statujat me shikim të ftohtë
Qe vijnë nga thellësitë e epokave të humbura.
Ti qëndron para meje statike përgjithmonë !
Të dua vallë sytë e tu po thonë ?
Kujtim i ynë i vetmi kjo fotografi
Si oaz i freskët qe etjen muhaxhirit i heq
E unë ulem para syve të tu oaz
Si liqej të thellë
Me ujera të pastra
Pranë qenies tende imagjinare
Që zjarrin dhe dridhjen epshore më kujton.
Si muhaxhir shlodhem pranë teje dhe unë
Pas lodhjes dhe lëngatës
Pas kujtimit - vizitor i lodhur
Në rrugët e memories sime të konsumuar.
Kështu qofsh pranë meje o krijese e dashur
Fiksuar ne brom mbi një fotografi ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyTue May 13, 2008 12:08 am

Kush troket në mua

Borë në drita të neonit
shoh nëpër dritare ,
bardhësisë i rriten flokët
n'pemë e trotuare...

S'e di kush më troket sonte
në këtë shpirt murlanësh,
a resh borë si këtu sonte,
larg tej oqeanesh...

Atje kam unë disa zemra
bij e nipa e mbesa,
një mijë ditë në ditë t'i kisha
s'do t'm'i zinte shpresa...

Bora s'ndalet,e stolisen
bredhat si në përrallë ,
lart neonët ende ndezur
mallin ma mbajnë gjallë...

Dhe prapë dikush troket sonte
n'zemrën time t'thyer ,
sikur ujqit e tërë botës
n'mua t'jenë ndërsyer ...

Dhe e ndrydhur thellë në mua
një zogëz më dridhet ,
largësia m'bëhet gjarpër ,
e në fyt më lidhet ...

Ah ta kisha nipin n'prehër,
mbesën time t'mirë,
ende pa rënë bora n'tokë
do të ishte shkrirë...

Kush troket në mua sonte?
Një festë me tërmete ...
Kush i ndau ditëlindjet tona ,
në dy kontinente ?...

Nuk e shoh atë tortë të largët ,
por cakrroj një gotë,
për ditëlindjet që m'kanë ikur
larg ,shumë larg në botë ...

I afrohem telefonit
me shpirt të trazuar ,
a thua do t'kem fuqi
t'uroj vetëm ;Gëzuar?!...

Agim Deva
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyTue May 13, 2008 12:44 am

Si luftohet me fëmijët

Fëmija yt ka vendosur
të luftoj me ty ...
Ta kërkon - një akullore
por ti - bleja dy!

Ta kërkon një përqafim ,
para fëmijëve tjerë ,
ti përveq një përqafimi
puthe pesë -gjashtë herë .

Nëse bija jote lyp
t'i blesh violinë ,
bleja e plus -regjistroje
në kurs për balerinë.

Vocolaku ka ngul këmbë,
t'i blesh trotinetë
zija pritën ,dil e bleja
krejt një biçikletë.

Vetëm kështu n'luftë me fëmijët
mund të jesh fitues
kuptohet nëse se ke
rrogën sa një mësues.

Nëse xhepat t'janë si t'gjyshit
bosh pa pension
atëherë puthe birin n'ballë
mjafton -ai t'kupton ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyThu May 15, 2008 4:45 pm

Ishte një grusht i ngritur

Ishte rrethatore në brez të yllit
pushkë me grykë mbi re .

Emrin ia rriste trimëria
rrudhave të vuajtjes mbi dhe .

Ishte sy i mburrjeve solemne
me do varre në bebëza.

Toka ia lëmonte fytyrën
ashkat ia thurnin legjendën .

Ishte rrugë e jetës mbi vdekje
këngë që shkrinte gurë në zemër
kulla i jepte bukë e krypë
me duart e veta t♪7 zverdhura .

Ishte dashuri njërrokëshe,
flamur që nxori babai nga klithjet e fundit.

Shqiponjë e yllzuar mes krenave
që ta kish qëndisur nëna
dritëzave të syve të paepur
natën nëpër hënë.

Ishte popull i tërë
që erdhi rrëkajave të gjakut të vet
nga flaka në flakë
për t'u rreshk në jehun e internacionales.

Ishte grusht i ngritur
si një shkëmb mbi fushë .

Për t'i qëlluar ulkonjat e gjakut
në të tokës gushë .

Ishte damar drite
në krahët e nëntorit tim të shtrenjtë
farë e ruajtur kthesave të shpirtit
netëve të gjata nëpër furtunë .

Ishte e ç'ka s'ishte ...

Shpend i pesëqind shpresave
t'i mbajmë në thumb dinrat e tmerrshëm
që vjedhin pranverat të hutuara
se nga vdekjet mësuar ke
të jesh për një ag më i zgjuar se drita
e jetës .

Shpend i pesëqind thirrjeve të flakta
bë ç'të duash
se unë jam ëndërr e fishekzareve

Të pëlcitura hapësirës
rreth gjinjëve të nënëlokes
plot bukë të ngrohtë
plot gaz të kthjellët ....

Din Mehmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyThu May 15, 2008 6:17 pm

Kalorësi i erërave

Memece rrëshqitnin kohërat
njeriu me fshamë ushqente qëndresën
e në zemër ndrydhte mllefin e jetës -
njeriu në kasollen e harruar .

-Babë ,falma dashurinë ,që e fsheh
n'krahëror!
dhe rrudhat e ballit
.Falma zemrën tënde të plasur !

2
Ushtri e vdekjes mbolli shafitje....
njeriu nëpër vatrat e fyera
mblodhi kërcunjët e hakmarrjes.

Dhe trolli vizlloi sytë hatashëm -
toka vetëm e misrit,
toka vetëm e varrit...
Njeriu mori frerët kah lindjet...

3
Nën urat e ylberave-
shokë me etje të pashuara !
Nën urat e ylberave
-prilli i blertë.

-Babë, mbaju!
Agimet ,plot ngjyra po qeshin !
Besim Bolshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyThu May 15, 2008 6:24 pm

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Katharina_Botsaris_in_Souliot_dress

Çamja e bukur

zura mike një belhollë
çame e bukur nga Filati
zgjuar ëndrrash, ik mes klithmash
përmes flakësh edhe zjarrit

larg vëndlindjes rritur shtatin
me pikëllim në syt e zi
për shtëpi e për një vatër
për një pjergull në Çamëri

për një gjysh e për një gjyshe
për një vëlla që vranë në portë
ish i brishtë si një ëngjell
e mes ëngjejsh shkoi n’ atë botë

më tek lumi i Kalamait
nuk u kthye të lodrojë
as të pij dy doçka ujë
ujë prej bore në burojë

se dhe lumi është përgjakur
në pikëllim është bërë i zi
Zervas kur u erdh tek praku
dhe me plumb vriste fëmijë

burra e djem kur i vrau
vetëm se ishin shqiptarë
por as nënat s'i kurseu
greku i egër e barbar.

thonë dhe zogjtë e malit ikën
të tromaksur matanë detit
më s'dëgjohen cicërima
veç e qara e një shelgu

"kur do vinë çamvogëlithët
bashkë me zogjtë kur do vinë
mos janë rritur të tromaksur
që kur moren arratinë?…”

eh, si mbet Paramithia
e shkretuar e pa jetë
veç ca pleq rrinë në porta
e sikush me vete flet

se ata që mbetën, pakëz,
nuk guxojnë të thonë një fjalë
se u thonë janë grekër
kurrsesi nuk janë shqiptarë...

këto flas me çamen time
me veshtrimin përtej detit
shpirti bashkë me dallget ikën
dashurisë ti gjej bregun...

* * *
Zura mike një belhollë
që me ngjet me vajzë suljote
më të mirat, më të bukurat
e me trimet e kësaj bote.




30 prill 2008


Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Lumikalamai

Lumi Kalamait në Çamëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyThu May 15, 2008 6:25 pm

Poezi shume e mirë por në të njejtën kohë shumë e dhimbëshme, sot ndëgjova se do të mbahen demostrata në Bruksel për të drejtat e Çamëve.

këto dy strofajanë shumë dmth-se.

se dhe lumi është përgjakur
në pikëllim është bërë i zi
Zervas kur u erdh tek praku
dhe me plumb vriste fëmijë


......

se ata që mbetën, pakëz,
nuk guxojnë të thonë një fjalë
se u thonë janë grekër
kurrsesi nuk janë shqiptarë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyThu May 15, 2008 11:57 pm

Po Deli ato dy strofa janë shumë me dmth, por unë në atë poezi s'mund të ndaj asnjë rresht, e gjithë poezija që është e vendosur më lartë është shumë e mirë.

ja kta rreshta psh ;

për një gjysh e për një gjyshe
për një vëlla që vranë në portë
ish i brishtë si një ëngjell
e mes ëngjejsh shkoi n’ atë botë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyFri May 16, 2008 12:04 am

Aman komplet poezia shume e mire , e kam lexu sot disa here dhe gati si ajo kenga per Çamerine ..qe sa here t'a degjosh te bene te ndihesh i mallengjyer

shume poezi e mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyFri May 16, 2008 6:29 pm

Nje nate...
Grue a hyjneshë, e mbështjellun n'errsi të natës,
zbriti nga sfera të panjoftuna ndër odat e mia
dhe u shtrue një fllad, një e kandshme ndjesi,
një heshtje parathanse zemrën don të ma përpijë,
vetëm që ora këndon kangën e thjeshtë të natës
-jo -jo! dhe diku larg dëgjohen tingujt e kangës
Grue a hyjneshë m'erdhi nga gjin' i errsinës...
Që! frymën ia ndjej dhe zemrën që rreh prej fellsinës.
Buzët e njoma të saj,
Syt e zez e të mdhaj
me hamnoni vijash të bindshme
premtojnë një dashni të hijshme
(ashtu dhe akordi i heshtjes
frytin e ambël të marrveshtjes).
Dhe njëmend! At natë vallzuen ndjesit e jona
më një valle dëfryese, pa marrun frymë...

Migjeni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyFri May 16, 2008 6:31 pm

Dy buze..
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyFri May 16, 2008 6:33 pm

Ekstaza pranverore..
dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti nji gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole,
e një jetë e bukur, e një jetë e re,
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazë, në hovin e shejt shtri;
me qiellën rroket, me diellin puthet,
dridhen krahët në hare mandej poshtë vërsulet
t'u dhurue në cicrim përshndetje një mijë.
...triumfon bylbyli...
kangëtar plot magji në gemb të trandafiles,
në një tempo të marrë përkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës.
...dhe vesa shkëlqen...
në një pikë t'argjant pasqyrohet jeta
tërheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimi
e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole
e një jetë e bukur, e një jetë e re
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptySat May 17, 2008 3:51 pm

Bisedë me poetin

Poetin kur e takon në rrugë
mos ja mësyj ta ndalësh përngut
të bisedosh për jetën për botën për shoqërinë
është fjalëkoprrac ai ,të thuash mendjelartë
me të s'flitet dot ,pra mos e ndal

mund ta shohësh duke folur me barin
më lehtë se sa me mua e me ty
duke folur me shtazën me lumin me pyllin
me retë e zeza me vetëtimën bubullimën
që i rrinë ditës si kasketë mbi sy
me natën e zezë tek ndonjë skutë e saj
për të gjitha këto neve na kandet
fjala e tij

n'e pafshim të habitur o të humbur
pas ndonjë sendi krejt pa rëndësi
në diçka që neve na duket marrëzi
ti mos e nga t'ia prishësh atë qetësi
por dije se së shpejti
diçka ka për të krisur
me këngën e ardhshme të tij .

Rexhep Elmazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptySat May 17, 2008 4:22 pm

Kanga e maleve

Kangët e juaja të ngrohta dalin
o male t'vendlindjes t'vërshueme me lot e gjak,
ndër jehona t'vrullshme ta skuqi zallin
përleshja e moteve nëpër furtuna me t'zjarrtin lak .

Ndër tingujt e hojeve të dashnisë,
çerdhen e heshtjes e gjeta në krahët tu,
kanga juej o male ,në tela t'sharkisë
përherë ka m'u hazdisë e n'jone m'u shu'.

Kanga e trimnisë u ndez ndër epshe malsore,
të gjithë me lotët e mallkimit tu'ndëgjue ...
ndër shkrepat e bjeshkëveshprushet prore
nji tingull i mburrjes zemra tu'përvlue.

Për kangën e ngrohtë e t'mallshme m'kaplon
dashnija,
o male të dashtuna ,t'mundueme në krajata ,
besomni ,n'gjiun tuej ushqehem si fëmija
me prrallat krenare,plot vuejtje e shtërgata.

Krejt dallgët e shekujve heshtin nëpër rrudha ,
për hir t'legjendave n'sharki t'jehoj kanga ,
me gjak e eshtna na u pat zanë udha...
dhe lindën kërthijtë me diell n'zemër pa vuejtje
e pranga .

Fazli Greiçevci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptySat May 17, 2008 4:34 pm

Kam dalë....

Kam dalë me'i tubë shpresa n'grusht
kangë me i thurë mirësisë
[Me melodinë e ngrohtë jam mik i ngusht]
rreze dashnije me i falë njerzisë.

Kam dalë...dhe prore kam me dalë
bregoret me sy çiltërije me i soditë-
kurrë kangën time s'kam me ndalë,
rrugët e mbara tue i shëndritë!

Fazli Greiçevci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptySat May 17, 2008 4:45 pm

Mos...

Mos këndo pa pasë nevojë për kangë,
se qielli i zemrës mrrolet n'agim,
çdo imtësi jetësore len mbrapa dangë,
kur ti ,o rreze,vegon n'përcllim.

Kur grushti ngrihet n'shejë gjaku,
valvitu n'krah shprese ,o dashni-
brigjet le të dridhen nëpër sqota ,që se paku
të kemi flakë t'ngjyrës me motra e vllazni.

Kur n'tallase të dëshirës larg-larg tretemi
mos rënko tokë e mundueme ku lindi besa
e dashnija ,
por ,prore mbaj kujtim synimet që po rrekemi
nëpër hullitë e kohës që të zhduket pabesija.

Fazli Greiçevci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
atlantida
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Female
Numri i postimeve : 10
Vendi : Kosova
Registration date : 14/04/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: e thjesht dhe filozofike njekohsisht , mpelqeu shum! suksese   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyMon May 19, 2008 1:12 pm

Beton shkruajti:
KOSOVA

Gdhihem sirene
e ngrysem sfinks!

Keshtu perdite,pernat,
nga e hena tek e djela,
nga janari ne dhjetor,
nga shekulli i shtate
te ky pragshekulli i ri,
midis legjendash te lashta
te njeriut bishe
dhe te bishes njeri!

Serishte gdhihem siren
e ngrysem sfinks,
perdit,pernat,gjer ne çmenduri
ne lufte: te mos behem bishe,
me ankth:te mbetem njeri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyMon May 19, 2008 3:46 pm

mua me se shumti me perlqejne poezite e te madhit Fan Noli.

shkurt, nuk ka poezi te tij qe nuk me pelqen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Embelsira**
Hero anëtar
Hero anëtar
**Embelsira**


Female
Numri i postimeve : 2909
Age : 35
Vendi : Kosove
Registration date : 08/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 EmptyTue Jul 29, 2008 4:54 pm

Pse behet veteflijimi?

Kur fjales,
Mes nesh,
I mungon miersia
E mendjes,
Kur fjales i mungon dilersia e shpirtit,
Kur fjales i mungon ngrohtesia
Dhe drita
Dhe behet e ftohte,me shkelqim
Mashtrues,
Si thika,
C'te presesh me?

Kur femijes tend i vrasin buzeqeshjen,
Kur nenes tende i ndotin pleqerine,
Kur ligjin e peshtyn cdo horr e bandite,
Qe ben kontrabande,pastaj politike,
C'te presesh me?

Kur horri puth paturpesine
Dhe sfidon vdekjen per nje prostitute,
Per droge e para dhe pushtet
Te piste,
C'te presesh me?

Heret a vone ,kupto,
Nje bandite me kravate
A nje horr me granate
Do thyeje deren e xhamte
Te jetes tende te brishte!

Kupto!
Nje bastard
Po vjen te te bleje,pastaj
Te te shes ,si lope,
Perseri,
Gruan dhe vajzen dhe djalin dhe ty!

Frika eshte bunker,
Frika eshte batanije,
Frika-lavdi
E cdo zvarraniku qe s'vdes
Me deshire,
Per nder,
Dinjitet,
Drejtesi!

Njeriu per peshoren e JETES,
Me vlere
Ka vetem koken fhe zemren
E VET!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 21 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: