Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 VEPRIMTARI PĖR LETĖRSINĖ, ARTIN, KULTURĖN, PAQEN UNIVERSALE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: VEPRIMTARI PĖR LETĖRSINĖ, ARTIN, KULTURĖN, PAQEN UNIVERSALE   Tue Aug 29, 2017 4:54 am

17 -20 gusht 2017
VEPRIMTARI PĖR LETĖRSINĖ, ARTIN, KULTURĖN, PAQEN UNIVERSALE, KREATIVITETIN, LIBRIN, TĖ DREJTAT NJERĖZORE, GJUHĖN, KONCEPTIN MODERN PĖR FENĖ NĖ MAQEDONI


Nga Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM shkrimtar, poet, studiues, estet
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA Kandidat pėr Ēmimin “NOBEL” pėr Paqen pėr vitin 2017

Ishte nė plan - programimin tim qė tė organizonim disa veprimtari tė mėdha si LNPSHA”PEGASI” ALBANIA nė Maqedoni, nė disa qytete si: Shkup, kryeqyteti i vendit, nė Pejė, Strugė, njė qytetin piktoresk dhe intelektual, i banuar nga shumica shqiptare, pra me predominim shqiptare; nė Kėrēovė, nė Prespė, dhe nė qytetin e Manastirit, njė qytet me rėndėsi tė madhe dhe kontribut, pasi nė kėtė qytet, nė nėntor tė vitit 1908, u organizua Kongresi i Manastirit, apo Kongresi i Alfabetit Shqip .
Veprimtaritė u zhvilluan, nė kuadrin e kandidimit tim pėr Ēmimin “NOBEL” pėr Paqen, propozuar nga IWA pėr vitin 2017 .
Mbėrritėm nė Shkup, duke u nisur nga Gjirokastra sė toku me Aleksandrėn , ku , nė Fier, u takuam me poetin Ėngjėll Shametaj dhe Vladimir Lulaj dhe sė toku u nisėm pėr nė Shkup, nė rrugėn tashmė tė ndryshuar krejtėsisht nė Shqipėri: Fier- Lushnjė - Rrogozhinė- Elbasan- Librazhd- Prenjas dhe, pasi kaluam Qafėn e Thanės, Pika Kufitare me Maqedoninė, shkuam nė Strugė, ku me ne u bashkua nė automjetin tonė, tė guiduar nga Ėngjėlli, Dr. Bexhet Asani, i ardhur nga SHBA. Nė Shkup u pritėm nga shkrimtari teolog Zekerija Idrizi dhe , pasi u akomoduam nė hotelin nė qendėr tė Shkupit, darkuam tė gjithė sė toku nė njė darkė pune, duke biseduar pėr probleme tė Letėrsisė, Artit, Paqes Universale, kreativitetit dhe pėr veprimtarinė e datės 18.08.2017 , ku do tė prezantoheshin gjashtė veprat e Zekerijas.
Shkup
Prezantimi i veprės “ Arratisja nga vdekja” i autorit Zekerija Idrizi u mbajt nė mediatekėn e Universitetit “ Nėnė Tereza” nė Shkup, me prezencė tė stafit akademik tė kėtij Universiteti dhe poetė, shkrimtarė, intelektualė dhe artistė nga Maqedonia, Shqipėria, Kosova, nga Diaspora shqiptare si dhe tė ardhur enkas nga Zvicra , Gjermania, Austria, SHBA e tjerė, nė kėtė veprimtari letrare me objekt: “Letėrsia Arti, Kultura, Paqja Universale dhe Kreativiteti” .
Njė mjedis intelektual , ku pėrveē tė tjerėsh kishte prezencė dhe tė fetarėve , midis tyre Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Maqedonisė, z. Sulejman Rexhepin, rektori I Universitetit Prof. Dr. Azis Pollozhani e tjerė.
Nė njė nga seancat analitike u mbajtėn kumtesat;
1. “Emfazė” spirituale, shpresėdhėnėse dhe terapike pėr gjallimin e qenies”
Nga Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM shkrimtar, poet, studiues, estet
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA Kandidat pėr Ēmimin “NOBEL” pėr Paqen pėr vitin 2017
2. “NJĖ MEDITIM PSIKOLOGJIK E FILOZOFIK”
(Libri “Arratisja nga “vdekja” i teologut tė shquar Zekerija Idrizit )
Nga Dr. Bexhet Asani, studiues, poet, shkrimtar

3. “Vepra e tablove tė shenjtėruara nė qėndrim filozofik, moral dhe psikologjik”
Pėrsiatje rreth librit “Arratisja nga “vdekja” ” tė autorit Zekirija Idrizit
nga Nexhmije Hasani , shkrimtare , LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
LNPSHA”PEGASI” ALBANIA dhe AKADEMIA ALTERNATIVE PEGASIANE I DHA ĒMIMIN “ POLEART “PEGASI” INTERNACIONAL ALBANIA” shkrimtarit, teologut ,Zekerija Idrizit,i cili banon nė Gjermani , nė njė ceremonial interesant.
Nė kėtė veprimtari u pėrshendet dhe nė emėr tė Presidentes sė IWA poetes Teresinka Pereira.
Mandej u zhvillua njė takim me Rektorin e Universitetit “Nėnė Tereza” Shkup me objekt
“ Letėrsia, Arti, Kultura, Paqa universale dhe Libri universal”, ku u diskutua pėr dimensionin e librit dhe kontakti me tė, nga gjithė grupmoshat.
Ne zhvilluam edhe takime individuale me poetė , shkrimtarė , intelektualė, gazetarė pjesėmarrės nė kėtė event.
Sė toku zhvilluam edhe disa vizita nė Shkup dhe sidomos pozuam para shtatores sė Heroit Kombėtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti , Skenderbeu, njė figurė shumė dimensionale e legjendare , e njohur pėr aktet e tij nė shumė vende tė Botės . Po kėshtu u respektua Nėnė Tereza , Nobelistja e Paqes…
Pas pėrfundimit tė kėtij plani tė spikatur, ne u drejtuam pėr nė qytetin e bukur tė Strugės, ku gjatė rrugėtimit qėndruam nė Teqenė e Pejės, njė teqe me shumė emėr, ku u organizua njė veprimtari e bukur: “ Letėrsia , Arti, Kultura, Paqja Universale dhe objektet e kultit”, ku, midis tė tjerash, vizituam edhe varrin e Mehmet Pashė Dėrvallės, njė figurė historike e Kombit Shqiptar, Ministri i Luftės, nė qeverinė e Ismail Qemalit, njeriu qė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė, mė 28 nėntor 1912.

Strugė 18- 19 .08.2017
Pritja nė Strugė spektakolare. E nesėrmja nė Strugė pėrfshinte dy veprimtari tė mėdha pėr librat e sapobotuara nė Strugė nga Shtėpia botuese e Strugės dhe nga Pegasi: “ Optika letrare” kėndvėshtrim dhe “Hyjni e syve” vėllim poetik, libra nė dy gjuhė: shqip dhe anglisht, njė punė tejet botuese profesionale. Kėto dy libra punė voluminoze e serioze tė Dr. Bexhet Asanit.

Nė ora 10.00 u organizua nė njė mjedis tė bukur, Parku i Shumit, veprimtaria : “Letėrsia, Arti, Kultura. Paqja Universale dhe Vendlindja” .
Njė program i detajuar me njė referencė tė mbajtur nga ana ime dhe me recitime tė poezive tė poetit Bexhet Asani nė shqip dhe nė anglisht, me poezi, fragmente tė shkėputura nga poema “OAZ” e poetit Kristaq F. Shabani dhe me pėrshtypje, ngjasi, ndodhi tė kolegėve tė z. Bexhet dhe tė pegasianėve tė ardhur nga Shqipėria. Poetja dhe pėrkthyesja Aleksandra Shabani solli nė njė interpretim magjik poezitė nga vėllimi i Asanit.
Gjithashtu autori i vėllimit poetik “Hyjni e syve” recitoi disa poezi nga ky vėllim, tė cilat i kushtoheshin vendlindjes.
Ora 17.00, nė Teatrin emėrmadh “POSHKA”, tė qytetit tė Strugės, u organizua veprimtaria letrare: “Letėrsia, Arti, Kultura, Paqja Universale dhe Fusha Studimore”. Ky aktivitet u moderua nga regjisorja e talentuar, OLSA POSHKA, anėtare e LNPSHA”PEGASI” ALBANIA, sipas njė programi bashkėkohor, tė spikatur , ku vendin kryesor e zuri analitika dhe ilustrimi .
U mbajtėn kumtesat profesionale analitike:

1.“Studimi, realja dhe surprizantja e njė kėndvėshtrimi gjithėgjinish”
Nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
2. “Historikja, motivim dhe impuls pėr edukim historik” Kėtė kumtesė e mbajti poeti Ėngjėll Shametaj, Fier, Albania .
3.”Poezia e shfaqjes sė shpejtė refleksive nė njė trinitet kreativ …” nga Kristaq F. Shabani
“Hyjnia e syve “ poezi (The Deity of the Eyes) poems , vellim poetik i autorit Bexhet Asani
Ky kumt u mbajt nga Aleksandra Shabani IWA, poete, pėrkthyese.
Pėr librat sentenca analitike mbajti shkrimtari Zekerija Idrizi. U interpretuan pjesėza, e poezi nga tė dy librat. Autori u titullua me titullin pegasian: ” Poleart “PEGASI” INTERNACIONAL” si dhe me Mirėnjohje pėr kontribut nė lėmin e arsimit dhe tė edukimit nga Shoqata e Veteranėve tė Arsimit tė Strugės.
Auditori present, nė kėtė veprimtari, solli pėrshtypjet nga dy librat e Dr. Bexhet Asanit. Po kėshtu shumė pėrfaqėsues apo Kryetarė Shoqatash sollėn pėrshėndetjet e tyre. Gjithashtu u lexuan dhe pėrshėndetjet e simotrave tė Letėrsisė dhe Artit nga Bota. Kėto veprimtari u zhvilluan edhe nė siglėn e IWA.

20 .08.2017
“Pegasi” zhvilloi vizita letrare dhe njohje me natyrėn, bukuritė Prespės, Ohrit dhe Manastirit, ku spikati fjala artistike, interpretimi, debate i lirė pėr paqen, humanizmin, roli e femrės kreatore nė shoqėri, edukimi i fėmijve, dhėnia prirotitet e lirive dhe njohja e tė drejtave, rėndėsia e familje nė edukim, lufta kundėr drogės, prostitucionit, kremastimit tė mishit tė bardhė, lufta kundėr vatravetė luftės nė Glob dhe njė sėrė fenomenesh tė tjera. Rėndėsi, nė kėto debate tė lira si dhe nė veprimtari, iu dha dhe kulturimit, shprehėsisė sė talentit, inkurajimit tė talenteve tė rinj, lufta pėr libėr universal me ide -risi, konkurrimi i vlerave, shkėmbimi universal i tyre, botimi, e sidomos botimi i kolanės prej 32 vėllime: “DITARI I ĖNGJĖJVE KREATIVĖ”, i shkrimtarit Kristaq F. Shabani IĖA, President i “Pegasi” Internacional ALBANIA, ku pasqyrohet veprimtaria shumėdimensionale e Pegasit prej vitit 1996 deri nė vitin 2017 . Gjithashtu, nė tė gjitha qytetet, ku u zhvilluan veprimtaritė u fol pėr IĖA, Presidenten Teresinka Pereira, veprimtarinė e tyre dimensionale qė nga viti 1978. U dhuruan libra nė bilbiotekat e qyteteve tė Maqedonisė. Madje, nė qytetin e Prespės, u bė njė vizitė te njė shtėpi muze e Nazif beut, ku kishte eksponate artistike nga gjithė bota.
Nė qytetin e Manastirit
Ngjarje e jashtėzakonshme. Vizitat, nė kėtė qytet, nė kisha me histori, te ora karakteristike, shėtitje nė rrugėt e tij tė gurta tipike si dhe nė Shtėpinė e Kongresit tė Alfabetit Shqip tė Manastirit lanė mbresa tė pashlyeshme. Nė fillesė u mbajt kumtesa:

Manastir
THIRRJE PĖR GJUHĖN SHQIPE DIREKT NGA KONGRESI I ALFABETIT , KONGRESI I MANASTIRIT... "PEGASI" JEP LEKSION SI NDEROHEN MONUMENTET E KOMBIT ....
Njė veprimtari pėr gjuhėn qė ndodh rrallė si njė YLBER 8 ngjyrėsh ...Dhe keto i realizon vetem "PEGASI" ALBANIA ...
20.08.2017
LETĖRSIA, ARTI,KULTURA , PAQJA UNIVERSALE DHE GJUHA SHQIPE”
Nga Kristaq F. Shabani , IWA,WPS, AOM President i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA
Kandidat pėr Ēmimin “NOBEL” pėr Paqen pėr vitin 2017, i propozuar nga IWA (OHAJO) SHBA
Tė nderuar pjesėmarrės, nė kėtė event real, entuziast, dritėrues!
Pas tri veprimtarive me tharm nė Maqedoni ,ku ne dhamė dhe organizuam prezantime analitike me njė profesionalizėm tė spikatur pėr veprėn “Arratisja nga vdekja “ tė teologut dhe shkrimtarit Zekerija Idrizit, i ardhur posaēėrisht nga Gjermani dhe dy veprave tė Dr. Bexhet Asanit, i ardhur nga SHBA. Sot ndodhemi nė njė vend tė ndritur , qė, me veprimtarinė kongresiale tė zhvilluar kėtu, ėshtė ngritur Monumenti i Alfabetit shqip. Rrokja e qytetit tė Manastirit nė planin tonė tė veprimtative pegasiane ėshtė , pa dyshim, njė rrokje e bukur dhe e ndritshme. Njė kujdes i jashtėzakonshėm pėr Kujtesėn e Ndritur tė Akteve tė Mėdha dhe e vlerėsimit tė asaj Pėrpjekje madhore pėr Alfabetin shqip. Ndodhemi kėtu, nė kėtė “skenė” improvizuar, nė mėnyrė fantaste, ku pozojnė protagonistėt e Aktit dhe duket sikur jemi bashkė me ta dhe ta janė tė gjallė… Jemi te “Sfinksi i Gėrmave” tė gjuhės sė lashtė.
Para, pothuajse 109 vitesh, kėtu u firmos Akti madhor: “Drita” dhe “Rigjelbėrimi” i Gjuhės Shqipe posmoderne. Kontribut i madh i kontribuesve tė mėdhenj… Ėndėrr e blertė e njerėzve tė ditur pėr tė trasuar me veprimtari tė blertė emrin e tyre dhe pėr tė shkėlqyer pishtarėt. Lavdi Pishtarėve ! Nisje e blerimit tė kurorės sė gjurmave tė gjuhės sė lashtė , sė cilės i mohohej ekzistenca, duke e sulmuar me ashpėrsi pėr mosekzistencė. Pse i frikeshin shumė kėsaj gjuhe? Pse i tmerroheshin kaq shumė kėsaj gjuhe? Pyetje tė shumta, tė cilat nuk mbetėn, kurrsesi, ne retorikė tė heshtur. Asaj i trėmbeshin se ėshtė gjuhė perėndish, gjuhė zotash, gjuhė heronjsh, heroinash, shtojzovallesh, luanėsh, gjuhė e maleve tė krenuar, gjuhė- simbol shqiponjash tė papėrkulura, gjuhė paraprirėse, burimore, e cila e ka buresėn e lindjes nga lashtėsia, gjuhė me konture shpirt e frymė individuale, gjuhė me strukturė semantike tė veēantė shpirti.
Gėrmat e kėsaj gjuhe , fonema tė ndritshme qė tė nxitin pėr vepra tė tejmėdha…
Ndaj, gjatė shekujve, mbi tė u dėrguan harbueshėm pėr t’i prerė gėrmat, pėr t’ia gjakosur konturėt, pėr t’ia gijotinizuar fytin, por, Dijetarėt, Gjuhėtarėt e vėrtetė dhe tė trimtė, rezistuan deri nė sublimitet (sakrificė) deri nė therrori tė pashembullt duke u panteonizuar nė Panteonin e gjuhės… Ata , ato, Fuqitė e Mėdha kėrkonin tė eliminonin pishtarėt e saj, tė shuanin zjarrin e ndezur. Por, sa mė shumė e luftonin, aq mė shumė ajo flakėronte. Sakrifica gjuhėsore ngriti vetė piedestalin e vetė gjuhės. Kongresi i Manastirit ishte kongresi i Mėenēurisė, Kongres i tė Menēurve tė etur pėr ta parė gjuhėn shqipe tė pėrparonte.
Ne pegasianėt sot po vendosim njė kurorė me lule tė gėrmave shqipe kėtu… Ne Pegasianėt ngrėmė zėrin tonė te ky Altar, nė trojet tona etnike, te kjo kujtesė historike, e cila duhet tė ruhet, tė mirėmbahet tė ndrijė ky Monument, tė cilit gjithmonė i kanė kėrkuar mendėsitė e vjetra t’ia zhdukin madhėshtinė, qė, nė kėtė vend, ku kanė gjalluar gėrmat tė rindizet dhe tė mos shuhet kurrė Pishtari i Gėrmave tė Alfabetit Shqip. Asqė duhet t’i shkojė nė mendje asnjė force e fuqie, asnjė qeverie qė ky vend peligrinazhi i Gjuhės Shqipe tė mėnjanohet, tė ēkonturohet, tė ēmontohet, nė kėtė kohė tė ashquajtur moderne…, ku ende vėrtitet sa andej- kėtej e drejta, ku liria shpesh herė dhunohet pėr tė mos folur shqip.
Ky vend historik duhet tė gjallėrohet, tė flasė madhėrishėm, tė flatrojė me gjuhė shqiponje, pasi tregon ēiltėr identitetin e njė kombi tė lashtė dhe potent. Shqiponja, simboli ynė ėshtė symbol dhe I paqes. Kombi ynė asnjėherė , kurrė, nuk ka sulmuar asnjė shtet tjetėr, gjithmonė ka pasur ideali vetėm paqen, por tė tjerėt, gjithmonė, i kanė imponuar luftėn… Nė kėtė kontekst shqiptarėt janė njerėz tė paqtė dhe e meritojnė vėmėndjen, shqiptarėt janė njerėz qė e duan arsimin, gjuhėn dhe kėrkojnė qė , kudo , ku ndodhen tė flasin gjuhėn e tyre tė shtrenjtė, hyjnore, tė lashtė, ta flasin e ta shkruajnė… Gjuha shqipe ėshtė gjuhė gjeniale . “Gjuha shqipe, - shprehet studiuesi i shquar arvanitas Aristidh P. Kolja, ėshtė gjuha e Perėndive, pra gjuha e Zotave. Ai, nė vitin 1997, kur botova librin tim “ Pulsi i Dhimbjes” te Shtėpia e tij botuese “Thamiris” (E tha mirė) nė Athinė, mė porositi: “Vendos njė kurorė me lule gėrmash shqipe te Shtėpia e Kongresit tė Manastirit, te Shtėpia e Alfabetit, kur tė shkosh me Pegasin edhe nė emrin tim!” Dhe ja ne sot porosia e tij e madhe po zbatohet: Jemi kėtu, nė kėtė vend tė Shenjtė, ku po vendosim njė kurorė lulelje gėrmash me Sfinksin e Gėrmave, tė cilin tani ka mundėsi ta lexojnė nė gjuhėn universal dhe tė tjerėt . Ne jemi sot kėtu qė ky Altar gjithmonė tė flasė, tė cicėrojė, gjithmonė tė ndrijė, gjithmonė tė flakėrojė, gjithmonė tė rrezatojė… Prej kėtu ne bėjmė thirrje gėrmash tė shquara: Ky Altar tė lėshojė gjithmonė bisqe tė panumėrtė, tė gjallojė zemrat , shpirtin e shpirtfolėsve e shqipfolėsve. Edhe kėtu nė Manastir , Ohėr, Shkup, Kėrēovė, Kėrēovė, Tetovė, Strugė, Prespė, Dibėr e tjerė dhe gjuha e lashtė shqipe tė jetė gjuhė , e cila tė flitet pa antiligje ndaj saj . nė kėtė vend, ku ka etni tė fortė shqiptare tė jetė gjuhė zyrtare. Nė kėtė kontekst, Evropa duhet tė hapė sytė dhe tė lajė njė pjesė tė fajeve tė saj tė mėdha ndaj kėtij Kombi tė madh e tė papėrsėritshėm… S’duhet tė ketė frikė asnjė nga pėrdorimi i gjuhės shqipe; s’duhet tė frikohet asnjė nga gjuha shqipe. Gjuha shqipe ėshtė gjuhė shqiponje , zemre dhe shpirti. Ajo pėrēohet si gjuhė e paqtė me gėrmat e saj tė paqta , si gjuhė e paqtė nė tinguj dhe shumė e ėmbėl. Nėpėrmjet Letėrsisė , Artit , Kulturės dhe Paqs Universale gjuha shqipe njihet, pėrēohet , pėlqehet dhe shpėrndan kudo nė Glob paqe… Pegaistėt, gjithmonė i kanė kushtuar dhe kushtojnė rėndėsi gjuhės, pasi pėr tė u sakrifikuan Negovanėt, Qiriazėt, Fishtat, Migjenėt , Mjedat , Frashėllinjtė, Gramenot e shumė e shumė tė tjerė, ndaj kolana me vepra tė Gjuhės Shqipe janė shtuar nė fondin e kėsaj gjuhe tė lashtė. Jam i privilegjuar qė, sot, prezantohen, kėtu, dhe veprat e mia: “Puilsi i Dhimbjes”, ku nė kopertinėn e kėtij libri ėshtė gjallimi dhe gjarpėrimi i 36 gėrmave tė shqipes, “Oazi”, i cili u kushtohet kreatorėve, tė cilėt biskojnė dhe pėrcjellin shkėlqimin, bashkimin e gėrmave, qė produktojnė fjalė tė mėdha shqipeje, “ Vilarėt e Verdhė” , tė cilėt prenė me thikė alfabetin tonė, por nuk mundėn ta mposhtnin, “Kryefjalėn e Fatales”, ku ėshtė poezia e Gjuhės dhe “Sfinksi i gėrmave “ nė shqip dhe nė anglisht, e cila ėshtė pjesė e vėllimit tim, por edhe e “Optika letrare” e Dr. Bexhet Asanit… Ndėrkohė, nė kėtė Altar, vijon prezantimi i dy veprave tė studiuesit tė shquar Asani: “ Optika letrare” dhe “Hyjni e Syve” vėllim poetik, ku shndrijnė nė pėrmbajtjen e tyre krijime pėr gjuhėn dhe kėndvėshtrime pėr gjuhėn.
Jemi krenarė qė sot jemi kėtu dhe qė po pritemi me shumė dashuri nga albanologia Mendushe Ajdini, tė cilėn e pėrgėzojmė pėr punėn e saj pasionante, nė kėtė Altar…
Le ta ēelim kėtė veprimtari tė bukur e tė zjarrtė …



Nė shtėpinė e Alfabetit u mbajtėn dhe dy kumte pėr veprat e Kristaq F. Shabanit :
“KRIZANTEMA” NJĖ KRESTOMACI QĖ SJELLĖ FRESKI"
nga Dr. Bexhet Asani, studiues, shkrimtar SHBA dhe njė vėshtrim mbi “Sfinksin e Gėrmave” tėp o kėtij autori. Gjithashtu, pas kėtyre kumteve, u interpretuan poezi pėr gjuhėn nga “Kryefjala e Fatales”, ‘Pulsi i Dhimjes” , “Sfinksi i Gėrmave “ i Kristaq F. Shabanit IĖA dhe nga “Optika letrare “ e Hyjni e syve “ e Bexhet Asanit. Interpretuan autorėt dhe Aleksandra Shabani nė gjuhėn angleze. Po kėshtu poetja Aleksandra Shabani recitoi poezi nga libri I saj poetic “ Stilistika e lirisė”. Njė kumtesė mbajti Zekerija Idrizi, shkrimtar , me titull: “Gjuha shqipe, kjo gjuhė e lashtė dhe hyjnore”. Nė fund ky ceremonial i bukur, i drejtuar nga poeti Ėngjėll Shameti, u mbyll me recitimin e njė fragmenti nga poema “OAZ” e Kristaq F. Shabanit si dhe pėr bibliotekėn e Shtėpisė sė Kongresit u dhanė dhuratė disa libra, midis tė tjerash dhe libri “Ėngjėjt ndaj urrejtjes” i poetes Teresinka, pėrkthyer nė shqip nga Aleksandra Shabani.
Ciceronia e Shtėpisė, zonja historiane, Mendushe Ajdini, falėnderoi Pegasin , Presidentin e tij , Kandidatin pėr mimin “Nobel” pėr Paqen pėr vitin 2017 poetin, shkrimtarin studiuesin, estetin Kristaq F. Shabanin, studiuesin Bexhet Asani, Aleksandra Shabanin, Zekerija Idrizin , Ėngjėll Sametin, Kefsere Idrizin, Vladimir Lulaj pėr prezencėn nė kėtė shtėpi dhe pėr librat e dhuruara.
Improvizimi skenik i kėsaj veprimtarie ishte shumė mbresalėnės, qė shkaktoi emocione tė mėdha te pjesėmarrėsit.
***BUSULLA E GERMAVE
Nga Majlinda (Aleksandra Shabani)

Nė puthjet e gjelbėrta,
nė tokėn shqiptare,
nė mes urash dritė-hijet,
hapat i frymojnė nė guxim tė trimtė,
veshur me tė njėjtėt tinguj kėngėrimi,
nėn tė njėjtin diell tė shqiponjave,
me qiellin dėshmitar tė ēasteve,
Lindur e pa perėnduar kurrė moteve!
Nė damaret e historisė vullkanizma tė zgjuara,
gjaku i pėrjetėsuar i pikėnisjeve tė origjinuara Ilire!
Nė tempujt e tokės shqiptare,
aty, ku gėrmat, si llavė e gjallė,
skalitin pentagrame tė yjėsive,
me Amanetet e tė parėve.
Nė lutėsi rreshur gėrmat,
nė lutėsi rreshur shpirtrat,
nė lutėsi rreshur simbolet…
Simbolet e para dhe tė fundit bekuar qofshin!
Mos e harroni kurrė tė ecurėn dhe jetėn me Gjuhė,
frymėmarrje shqip!
©20.08.2017
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
VEPRIMTARI PĖR LETĖRSINĖ, ARTIN, KULTURĖN, PAQEN UNIVERSALE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: