Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "ME NJË TË RËNË TË LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAÇI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"ME NJË TË RËNË  TË LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAÇI Empty
MesazhTitulli: "ME NJË TË RËNË TË LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAÇI   "ME NJË TË RËNË  TË LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAÇI EmptyFri Apr 05, 2019 7:23 pm


KËTO DITË DEL NGA SHTYPI VËLLIMI I VEÇANTË POETIK
"ME NJË TË RËNË TË LAPSIT"
poezi dhe portrete
I PIKTORE- POETES FLUTURA R . MAÇI, TIRANË
“Botime Barleti”, 2019

Redaktor letrar:
Prof. Kristaq F. Shabani
Art grafik:
Dashamir Vraniçi
Në kopertinë:
Virxhinia Selmani Daci
(me veshje nusërie, punim dore nga mjeshtre Hajrije Maçi)
Përzgjedhje e skicave:
Tea Selmani
Drejt një harmonizimi e ndërlidhësi figurativo - stilistike të duetit talentor të shprehur

Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA, ABI, AOM,
shkrimtar, poet, studiues, estet

Prurjet e reja duhet të stimulohen me analitikë të tyre dhe jo thjesht me evidentim të karakterit numerik, por duke përdorur metodën e hyrjes në hapësirën dhe thelbin e tyre. Kjo, për vetë faktin, pasi prurjet dhe gjetjet e reja sjellin risinë në rrugën e kreativitetit të mirëfilltë.
* * *
Këndvështrimi i syrit pikturor i kombinuar me syrin poetik, meqë kanë shumë përbashkësi, dhe shfaqje ndjesie, në dy kahje burimi, të të krijuarit, krijojnë një duet të pavarur, por edhe të ndërlidhur, me “padukshmërinë” e tyre kreative të të ekspozuarit, diktuar vetëm nga symprehtët dhe mendjendriturit dhe lexuesi i zgjuar.
Një veprim ky i pëlqyeshëm, i cili tregon elitarizmin e vlerësimit të produktit shumë të pëlqyeshëm, “koncerton” në të dy korsitë gjini: pikturë, poezi, me forcën talentore të lapsit dhe penelit.
Në fillesën e viteve të këtij mijëvjeçari të ri, në hapin vjetor 11, Flutura, poete, u shfaq me librin e parë të saj premtues për të startuar, tashmë, me të pestin, duke u shndërruar në një pestet kreativ.
Duhet theksuar se, në këtë libër, frynte një erë e mirë poetike. Pra, vërehet një hop, që ndrit individualitetin dhe shpresimin për të arritur një pikë të ëndërruar, duke e sendërtuar me mënyrën dhe trajtën vetjake.
Për librin e saj të parë “Luvri im” të autores, kam shkru¬ar, duke “praruar” mendimin për dukuritë shfaqëse. Jam shprehur, pa mëdyshje: “Në këtë libër, dita gjithmonë është e aguar, e ndriçuar me dëlirësi të pafundme, me ushqim shpirtëror të pamatë, me sinqeritet ekstrem, me aftësi kundruese sipërore, në zbulesën e më të imtës, im¬cakes…, në dallesën e kryemadhështisë dhe në dhënien e gjakimit për të lëvizur në arterie shkrimi vrullshëm që aorta e mendimit të funksionojë me ritëm të plotuar …”.
Ky mendim saktik, apo konstatim frymues, i shprehur vite më parë, krijon bindësinë me krijime të gjinisë së vështirë, atë poetike, i reflektuar te poezitë e “ngjeshura” të këtij “dritimi” të ri të ecurisë poetike, si: “T’i falem Lapsit!”, “Vetmi”, “Lamtumirë, i dashur!”, “Kafe” e elegjisë pardje … e tjerë, autorja jep mesazhe të plotëformuara me qëndrimin e me sjelljen e saj humane, me afërsinë prezente në zgjedhjen e “platformave” të saj të guxuara dhe shembëlltyra… idilike… Ky është, katërcipërisht, një manifestim i një shpirti tejet njerëzor. Ndaj purjet: “E kompozuar”, “Identitet”, “Shpjegimi: “Larg…”, “Parajsë e dehur”, “Eufori” pa fre” flasin këndshëm dhe shpërndajnë aromë të pëlqimit dhe të lartimit të qenies, një ndjesim i graduar në një shkallim sipëror…, që duken, shpërfaqen në agmi mëngjezesh, duke parasjellë një shfaqe të re me mënyrën e saj, për të cilën është përçapur, guxuar, vullnetëzuar dhe është krijuar një “shkollim” kalitës.
Në këtë vëllim, dallohet një poetizëm rrëfimtar “aristokratik”, në një plan ndjesish, nëpërmjet një stilizmi origjinal, sidomos ato krijime që vënë në kryefjalë vetorin “Ti”, i cili bashkëjeton harmonishëm dhe guximshëm me përemrin vetor “Unë” në një ndërlidhësi veprimi të ndier dhe, natyrisht, dhënie mesazhesh realizohet me art nga pozicione e pozita domethënëse, duke treguar praninë aktive dhe reale në interpretim skenik poetik. Vijoj të theksoj patundësinë time të shprehur të arsyetimit se, vijon të shpalosurit me një bukurim estetik, dinamik, çiltërsi, finesë, humanizëm, dashuri dhe dashurizëm, etikë, moralitet, penelim, e pse jo dhe me finesë figurative bota e një poete-artisteje shumëplanshe dhe, sidomos, tashmë, me paksa ndryshim evidentues “çlirues ndjenjash dhe skicimesh portretizimesh e një poete – piktore”, pra e një binomi artistik marrarendës dhe marramendës konturor.
Pikësynimi autores është dhe ndërrimi i roleve të dy talenteve, i qëndrimit të raporteve të tyre, madje dhe herë ndriçimi i njërës dhe herë i tjetrës si dhe ndriçimi i të dyjave.
Vetë ky vëllim poetik është një prezencë tipike lirike, ku lirizmi shprehet me nerv, me spontaneitet dhe përmbajtësor.
Por, duhet të evidentojmë se, ndryshesa e roleve në prioritarizmin poetik ka sjellë një “sjellësi” të çudimtë, ku me koncizitet parashtrohet kreativiteti poetik dhe është më gjallësor, tashmë, më i pjekur precipitimi dhe “hedhja” me art e ide-risisë dhe mesazhit për atë që do të lexojë, apo do të “këndojë” vëllimin binom.
* * *
Ilustrimi figurativ dhe simbolik me pjekurinë artistike të precituar i cili është prezent në krijimet e Fluturës, sipas konceptit të saj:
Në artin tim, si Hyjneshë.(Kitara).
Kreativja/Mbetet e pikturuar. Ekziston një shqisë Misterioze. (Misterioze).
Hedh vargje të lira,/Frymohem lirë. (Boheme).
Një botë shpirtërore e bukur/E fuqizon femrën e bukur... (Përkufizim).
Më ka humbur puna e paguar. (Pa pagim...).
Prizmat thyejnë reflekset ... (E kuqe- jeshil).
Në këtë komedi çmendjeje! (Komedi).
Duke pikturuar /Fshehtësinë e Asgjësë... (Art). Dhe nisu /Tek energjikja ... (Lëvizjet).
Zakone jetësore,/ Ngjizin “kohët”. (Jetë).
Është e natyrshme, se çdo krijues kërkon të japë maksimumin, edhe kur sulmon me ngulm, në të dyja gjinitë.
* * *
Në rastin tonë, të piktore-poetes Flutura, evidentohet kjo përpjekje, por kryesorja është se tentimi është i mbarë dhe dalngadalë krijohet edhe një profil vetjak poetik.
Ajo, që bie në sy, nga një studim racional, dilet në ca rrjedhoja:
*Poetja Flutur po ecën drejt një modeli stili dhe këndvështrimi, tërësisht vetjak, ku vërehet Vetja dhe Vetvetja e saj, duke luftuar për rritjen e shkallës paraqitëse të kreaturës.
*Kërkimi për të gjetur elementë pikturorë, të cilët mund ta hijeshojnë substratin dhe ngjyrimin e krijimit poetik, janë më të shpeshgjetur.
*Në fjalësinë e përdorur vërehen elementë, të cilët, duke i përdorur me efikasitet në krijim, e emocionojnë lexuesin, por edhe prezenca e ngjyrimit e bën ëndërrues.
Fjalësi poetik duhet të rritë dimensionalitetin e tij në prezencë, po kështu dhe prezenca e figurës, duke realizuar më së miri prezantimin poetik. Duhet evidentuar se, mendimi i thellë, përpunimi i tij dhe me fizionomi filozofike, duke u kombinuar me tendencën e rritjes aktive të elementëve të lartëm, poezia e Flutura Maçit do të marrë dimensione të reja ecurie.
I urojmë suksese autores me librin e saj të ri: “ME NJË TË RËNË TË LAPSIT”!

Gjirokastër, mars 2019
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"ME NJË TË RËNË TË LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAÇI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SEKRETARE e PERGJITHSHME E LNPSHA "PEGASI" FLUTURA MAÇI
» PROFIL PEGASI INTERNACIONAL PIKTORIA POETE FLUTURA MAÇI
» " Lëkura e gjarprit" vëllim poetik nga poetja MIMOZA SALI
» "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu
» "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: