Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:48 am

YLLI I MËNGJESIT
libri i dytë


1.
Trashëgimtari

Tregim
Ishte beqar dhe ishte kaos. Donte, me çdo kusht, të martohej. Ishin tri motra që dashuronin një mashkull të vetëm, ndaj dhe e urrenin njëra - tjetrën.
U mblodhën një ditë të katërt dhe pinë një kafe.
- I shikon brirët e cjapit, - i thanë, - i ka për të mbrojtur nderin bashkë me mjekrat; është një krijesë seksuale.
- Më pëlqen pinguini perandor, i cili kujdeset për familjen dhe është monogam… Jo, rastësisht, është krijuar në Antrakdidë, ku bën dhe ftohtë. Zoti, kur e ka krijuar me siguri që nuk ka qenë në lulen e rinisë,- u përgjigj, duke mbyllur bisedën.
E urrente sistemin dhe ëndërronte përmbysjen.
“Misioni im është shkatërrimi i së keqes, por ajo po shumohet, po del brezi i dytë i saj”.
Nuk e kuptoi as vetë përmbysjen, kur e gjeti veten protagonist.
Jeta u tregua bujare, i fali tre pasione shumë të fuqishme, njëkohësisht dhe trashëgimtarë.
Arriti të ndërtonte një perandori madhështore, të cilën koha po e gërryente.
E kuptoi një ditë se, gjithçka e bëri për tri femrat e jetës. Po përballej përsëri me kaosin dhe ishte në prag të vdekjes. Mendoi të bënte një fëmijë dhe ta përshtaste.
E urrente instiktin seksual, por, ndërkohë, e dinte se të jesh i drejtë do të shkatërrosh vetveten.
U ndërgjegjësua se, nëse kjo përmbysje nuk do të ndodhte, paraardhësit do të dilnin si diktatorë.
Nuk donte të ishte një përsëritje, ndaj donte ta nxiste drejt së resë.
Por, gjithashtu, e dinte që e reja e ka një fund. Do ta nxiste të merrte përgjegjësi përsipër, për të gjetur një rrugëzgjidhje. Dihet që, në qendër të Galaktikës, ndodhet një vrimë e zezë, logjikë kjo që të nxit të mendosh se edhe djali duhet të jetë një përbindësh i tillë, ndaj do të ndez një qiri për të, që të mos jetë një dështim…
Sigurisht, që ai ka për të pasur mendjen në gjetjen e shpirtit binjak, por unë, si trashëgimi, kam kurajën për të ecur përpara dhe për të luftuar me sakrificë.
“Mes lotësh, - mendoi,- se gjeja më e rëndësishme në jetë është gjetja e shpirtit binjak dhe jo kjo trashëgimi”.
Mërzitej shumë, tek shihte që punët me shpirtin binjak s’i ecnin mirë. U bë pishman që i kishte hyrë kësaj pune, por ishte vonë për t’u tërhequr
E mësoi që t’i thoshte:
“Ndoshta, s’më do, ndoshta më urren, por ti ishe fati im, fakt ky që nuk mund të neglizhohet lehtë. Duke ditur që këto gjëra ndodhin, unë jam i programuar për ta çuar këtë lidhje deri në fund”.
“Nga ana tjetër, - mendoi, - kjo është një mundësi e papërsëritshme, që të jepet vetëm një herë dhe, po mendove posaçërisht për shpirtin binjak dhe jo për trashëgiminë, je përjetësisht i humbur.
Por, a mund të gjendet rrugëdalje aty , ku s’ka ?
Diktatura përballet me rreziqe të panumërta, të cilat vinë në rritje. Kështu edhe kalitet, deri sa shndërrohet në inspirim. Nëse je i fortë nga brenda, s’kanë se çfarë të të bëjnë nga jashtë, por dihet që jeta është një vdekje e ngadaltë”.
Ishte e shkruar që, për hir të shpirtit binjak ta mposhte vdekjen. Nëse je i brumosur me të mirën, do të luftosh, duke vdekur, deri në fund, si diktator, me iluzionin, ndoshta të gënjeshërt se ke bërë mirë, pa e shitur kauzën.
Ndërkohë, ndodh përmbysja prej një individi të papërvojë me instikte kafshërore!
Të jesh optimist je një çikë budalla, ndërkohë që , pa njohur ulje temperamenti seksual, s’ka evolucion të arsyes.









Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:48 am

2.

Revolucioni Seksual
skicë

“Nuk ka sens të jesh i mirë, po atëherë, pse
u krijua universi?”- pyeti veten.
“Që të jesh i mirë, duhet që të jesh dhe shumë i fuqishëm,” - u përgjigj po vetë.
Universi erdhi deri këtu mbi bazën e seksit.
Duke ditur se gjatë aktit seksual mashkulli harxhon mbi 250 milionë spermatozoidë, fakt ky, që nuk të habit, mbi madhësinë e Universit. Duke marrë parasysh se ky numër, sa vjen dhe rritet, është e natyrshme të mendosh që universi është instikt, si e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë.
Njeriu nuk ngopet kurrë me pushtet, seks, femra, para, jetë, të ushqyer, duke vdekur pa parë dritë, në fund të tunelit.
I vetmi shpëtim është revolucioni seksual, prej të cilit lind mendimi.
Fjalës “revolucion”, nëse i heq gërmën “r” bëhet “evolucion”.
Po jo të gjithë mund të mendohen dhe jo të gjithë duhet të mendohen, sepse dikush duhet të punojë, pa dyshim, pa nënvlerësuar dhe duke e respektuar brenda normave.
Këtë operacion, pa frikë, mund ta quash edhe revolucion seksual i Zotit, që do të sjellë fuqinë e mendimit, pra arsyen, intuitën, dashurinë e vërtetë, ngjitjen në fron të së vërtetës, ndërgjegjes.
Sigurisht, kjo është një mënyrë për t’ia dalë mbanë. Me sa duket që të mos rrëzohen këto ideale, dikush duhet të flijohet. Që ta jetosh jetën në mënyrë të tillë, është tragjike. Është e natyrshme që kur martohesh, lind fëmijë dhe s’ke para, të bësh keq, por kur gjendjen ekonomike e ke të mirë, je i martuar, ke familje, kërko të bësh mirë, duke e mbyllur me nder.
Njeriu, megjithëse ka tru, udhëhiqet nga instikti.
Kur koeficenti intelektual harmonizohet me bukurinë fizike dhe shpirtërore, përbën superiritet.
Ky revolucion seksual është inspirim, nga i cili mund të varen fatet e Universit.
Mund të duket qesharake, të shqyesh gazit, por kjo e qeshur e ka shpjegimin. E qeshura funksionon si metodë poshtëruese, për ta parë tjetrin keq dhe kënaqur egon.
Identiteti i ri presupozon që e qeshura të jetë energji pozitive.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:48 am

3.

Zgjerimi

Skicë
Sekreti i një jete, pa nerva, është një rini e suksesshme, e cila rrezaton përgjatë gjithë gjalljes energji.
Ky është dhe një kusht që, kur martesa të ezaurohet, të mos kthehet në një vrimë të zezë.
Duke orientuar energjitë e njeriut drejt sportit që, në një farë mënyre, zëvendëson luftën, drejt ndërtimit, nëpërmjet dijes, mendimit, vjen epoka e paqes dhe suksesit, e cila shkatërrohet prej energjisë luftarake të një brezi të ri.
Fjalës “burrë” në shqip, nëse i heq germën “b” bëhet “urë”.
Shtetet e fuqishme, liderët e fuqishëm prodhojnë supernovë…
Impresioni i rinisë të ofron mbështetje që të orienton gjatë gjithë jetës.
Energjinë, të cilën e shpenzon për të ndërtuar një armë të fuqishme shkatërruese, përdore për art, apo për të shkruar një libër.
Kush i shërben më shumë të ardhmes arma apo libri?
Miliona vite evolucion e kanë farkëtuar trurin e njeriut në varësi të ligjeve të universit, duke shkruar aty të gjitha sekretet.
Njeriu kërkon të jetojë sa më shumë të mundet, të bëjë fëmijë dhe të zgjerohet.
Zgjerim me piksynimin për të jetuar një ditë më shumë.
Ndërkaq, nga rrethana që nuk dihen, qeliza e trupit të njeriut prodhon kancerin, që rritet njëlloj, si universi, në mënyrë të pakontrolluar.
Që të gjitha yjet, planetet në univers kanë bërthamë, ashtu sikurse qeliza, e cila riprodhohet sipas një modeli femëror.
Ka kancer mashkull dhe femër.
Ashtu , sikundërse në trupin e njeriut qelizat nuk ndalen më, edhe universi do ta ndalë zgjerimin.
Alienët nuk kanë pankreas dhe, mbi të gjitha, gjëndër tiroide dhe hipofizë, që nëse, në këtë rast, përdorim greqishten me fjalën “prosfora”, e cila përkthehet “ sipërmarrje në zhvillim”, merr përgjegjësinë e zhvillimit trupor te njeriu.
Kjo do të thotë se “posfora” te planeti i “Adromedës” do të jetë një produkt bujqësor.
Racën e përsos burri.
-Erdhi koha që të bëjmë djalin e pleqërisë, - foli Materia e Errët.
-Moti i dashurisë na ka ikur me kohë dhe fëmija e fundit duhet më shumë, -ia ktheu Energjia e Errët.
-Ka shumë kultura që të parëlindurin e duan më shumë, - tha Materia e Errët, - duke iu referuar pellazgëve. Rrënja e fjalës “pellazg” vjen prej fjalës “pellg”, duke i referuar detit “Adriatik” dhe “ Jon”
I mërzitur nga përjetimi i aktit të fundit të komedisë në univers, fëmija e fundit luste rrethanat e fatit dhe kushtet që të vdiste.
Nuk i duroi dot vuajtjet e vdekjes, ndaj i porositi familjarët t’i vinin pistoletën kokës.
-Një veprim i tillë është fatkeqësi e brezave, sepse, në këtë moment, e humbet logjikën, - iu përgjigjën.
“Më hëngri zilia dhe cmira, “ – mendoi në grahmat e fundit.
I tonditur Zoti, vetëm atëherë, e kuptoi se duhej të ndërhynte, por, realisht, ishte vonë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:49 am

4.
Perspektiva
Tregim
Ky planet është çorovolo. Mendoi të shpikte perspektivën aty, megjithëse e dinte që ajo ishte e gënjeshtërt. Arkitektura, arti, shkencëtarët me pretekstin e dijes, por edhe duke u martuar, do ta çonin përpara stafetën. Sipas modelit të galaktikës, u ndërtua qyteti. Ishin aty varrezat, kinemaja, teatri, komisariati, dyqanet, supermarketet, lulishtet, statujat, rrugët për makinat me viza të bardha, tortuaret për njerëzit, karburantet, materniteti, spitali, universiteti, stadiumi, gjykata, prokuroria, por edhe ata që, nëpërmjet puçit, përgatisnin përmbysjen.
Nëse, në galaktikë gjithçka ishte anonime, këtu gjithçka i korrespodonte një emri.
Në momentin që graviteti ka fituar mbi masën, ka shterruar formimi i galaktikave.
Është fuqi universale ajo galaktikë, që ka njeriun. Universi është një ëndërr e magjepsur, e përgjumuar që vozit në oqeanin e dashurisë.
Me siguri që Zoti në rini, por dhe burrëri, ka qenë diçka e ngjashme me një “quesar” “apo “blazer”. Këtë e vërtetojnë dhe shumë liderë historikë, të cilët kanë pasur kult individi si Napoloni dhe shumë të tjerë.
Nëse një grumbull yjesh shpreh një kafshë apo figurë gjeometrike, po një çift yjesh ose një yll dhe planet, në të cilin nuk ka jetë, çfarë shpreh?
Po ylli ynë me planetin tokë çfarë shpreh?
Qeliza që zgjodhi ta bëjë partnere shoqen dhe jo ta hajë, e shpjegon ekuacionin e mësipërm.
Pavarësisht kësaj, synimi i yllit është të vrasi Planetin dhe, ky i fundit, satelitin dhe egoizmi i të treve, i çon në një fund të përbashkët.
Ka shumë urrejtje, sepse s’ka të ardhme. Dihet që injoranti përdor dhunën, e cila e ka burimin tek urrejtja.
Ndërtohet dhe e gjithë kjo bëhet për të gjetur rrugën e drejtë.
Ndërkohë, që e drejta nuk ekziston, brezi i ri duhet të eci në këtë rrugë.
Vallë ç’duhet bërë për ta gjetur atë?
- Jam drejtuar drejt asgjëkundit, -mendoi, - ai, që ka perspektivë është im bir.
Zgjidhja me sukses dhe imagjinatë e një kompleksi situatash të ndërlikuara të udhëheq drejt perspektivës.
Shpresa është njëfarë perspektive, e cila të nxit në krijimin e shtetit.
Në një moment, sinqeriteti i pohoi vetes se nuk ishte aq naiv, sa të lindte një trashëgimtar, fëmijën në fjalë e kishte bërë thjesht për të “ndrequr”.
Evolucioni po i dilte kundër.
Kjo urrejtje me synimin për t’u hakmarrë ndaj së mirës për të përvetësuar dijen, në emër të egos së sëmurë, të çon drejt asgjëkundit.
Start i fuqishëm dhe energjik i njorancës dhe i dhunës për të forcuar pozitat.
Perspektiva e ëndrrës e shprehur në një skulpturë, ku nga drita e syve vezullon shpresa…
Jeta është ëndërr, ashtu sikundërse shqiptimi i alfabetit, që pret të materializohet.
Seksi , dhuna, lindja+dije, mendim= dashuri e vërtetë.
Kjo është edhe perspektiva e materializuar.
Impresioni përjetësisht i pashlyer i dashurisë së vërtetë.

Atëherë, kur dashuria kthehet në biznes, epsh, emergjencë, tallesh me Arsyen.
Kur bëhesh plak dhe merr fund gjithçka, i zhgënjyer nga idealete rinisë, në prag të kapitullimit të plotë, nuk dorëzohesh, por bën një fëmijë që ta rinisë nga e para, më me forcë aty, ku është ndërprerë e ardhmja.
Ai, që shkatërron qytetërimin nuk është i vetëdijshëm. Ai thjesht do të martohet.
Ndërkohë , që në fillim, të gjithë e kishin marrë për të çmendur, avash- avash, po i jepnin të drejtë.
Ditën që i ra dambllaja donte dikë pranë t’i hapte zemrën, të rrëfehej. Në mungesë të priftit, pranë iu ndodh gruaja.
Vendosi kohën në prehrin e saj dhe i tha:
“Unë ditën, që kam zenë vezën, kam bërë një masakër të vërtetë, një luftë botërore. Kam vrarë me miliona vëllezër dhe motra. Erdhi momenti që të takohem me ta.
- Gjithçka vazhdon, -iu përgjigj gruaja. - Ke bërë fëmijë. E ke shlyer këtë mëkat.
Kombi i rrudhave mbi ballë tregonte vuajtjet e jetës.
“Koha mban emrin tim, “-mendoi.








Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:49 am


5.
PËRRALLË

SKICË
Zoti i dhuroi një orë antilopës. Antilopën e sulmoi një tigër, i cili, pasi e hëngri, i mori dhe orën që u dëmtua gjatë procesit, dhe ngeli. Tigri, kur vendosi orën, u gëzua dhe i frymëzuar sulmoi shtatë antilopa të tjera, duke siguruar ushqim për gjithë muajin.
Tigri nuk e kuptonte që ora i kishte ngelur dhe ishte kthyer në një mallkim për të. As që e mendonte se fati i antilopës e priste edhe atë.
Bibla thotë: “Më i madhi, më i fuqishmi dhe më i bukuri, do të vdesë nga shpata”.
“Ora më ka ngelur qysh atëherë, kur isha gjahtar,” – mendoi tigri.
Nuk diti ta ndreqte orën dhe ta vinte përsëri në funksionim ose ta trashëgonte.
Të vrasësh gjatë gjithë jetës, gjithashtu edhe të ushqehesh me mish, qoftë edhe duke shpikur një ideal të madh, nuk do të thotë se je i shpëtuar,” - mendoi dhe vazhdoi: “Nëse, do kisha lindur vegjetarian, do të kisha vdekur nga ndonjë qenie e species time.
Të shohësh, sa do të gëzohen për rikthimin tim dhe se çfarë kam për tu punuar, - i thotë tigri trashëgimtarit të vet.
Ndërkaq, Zoti kishte shpikur parajsën, dhe që të gjithë e kishin harruar tigrin, i cili kishte mbetur si “kofini pas të vjelit”. Askush nuk donte t’ia dinte më për të. Kam një amanet i thotë tigri punonjësit të parajsës:
- Me sa duket kjo orë përmban një mallkim dhe momenti për ta ndrequr erdhi. Koha ime ka kaluar. Siç e sheh po bëj dorëzimet.
Ndoshta, vetë Zoti i ndërtoi këto fjali të dala nga goja e tigrit.
Ndërkohë, që ora biologjike është këtu në univers, vazhdimisht lindin, vdesin yje. Por edhe këtu në planetin tokë lindin, vdesin, njerëz. Kush mund ta personifikojë kohën? Askush.
Me sa duket, planeti tokë është më i rëndësishëm se shumë ngjarje në univers.
Vetëm parajsa e mban në ekuilibër orën e universit.
Ligjet e universit pasqyrohen këtu të ndërthurura.
-Edhe një porosi të fundit, – foli tigri. - E mira nuk duhet të mbufatet, të shtojë gjendrat e dhjamit duke u dhënë të drejtë mediokrëve, të cilët presin rastin e volitshëm për ta zhdukur.
Nëse, prej fatkeqsisë nuk e mbledh veten, por e lëshon drejt asgjëkundit, humbja është e sigurt.
Kjo utopi duhet materializuar në arsye.
Ndërsa, pleqtë kërkojnë të ndreqin, duke ecur në rrugën e vazhdimësisë, të rinjtë kërkojnë ta shkatërrojnë veprën e tyre.
Drita që rrezatojnë sytë e mi e quan të natyrshme dritën e diellit dhe hënës, duke qenë moskokëçarëse ndaj saj, ajo edhe e mposht atë.
Drita e diellit dhe hënës është përgjegjëse, që sytë e mi janë në gjendje të vështrojnë, por ata janë të pavetëdijshëm për këtë.
Origjina e këtij burimi të verbër është e njëjtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:49 am

6.


Orëndreqësi
tregim
Gjithë ditën vështronte lojën e rrezeve të diellit, në murin përkarshi, nga ku dielli qeshte, nëpërmjet hapësirave të dritës. Kur ai perëndoi, mori makinën. Në kryqëzimin e tretë: karambol. Pikërisht në orën 20.45 minuta.
Kur u përmend, e kuptoi nga ngjyrat, sendet, se ndodhej në një mjedis të huaj, madje, planet tjetër.
Instiktivisht vështroi orën, megjithëse, ky gjest, iu duk i panevojshëm. Ora i kishte ngelur, duhej modifikuar… Ç’kuptim kishte këtu?!
E kuptoi që, nëse donte të përshtatej, duhej të vinte kujtimet në funksion.
Natën mendohej, vështronte dritën e satelitit, si gjithë të vetmuarit dhe të burgosurit, duke e përdorur atë, si pikë referimi, nga dashuria për jetën, ndërsa ditën ushqehej dhe flinte.
E kuptoi që aty edhe do të vdiste, ndaj donte të dokumentonte kohën, të linte një dëshmi. Që të ruante mendjen, filloi të mendohej për të shkuarën. Halli e bëri orëndreqës, pa nënvlerësuar kushtet e reja të dritës dhe të errësirës.
Atëherë, kur e kishte humbur shpresën, deti apo oqeani, nxori një femër pa ndjenja.
Pas frymëmarrjes artificiale, ajo u përmend dhe, pasi mori veten disi, ai i dhuroi orën.
“Ç‘rol ka kjo orë këtu?- pyeti vajzën. – Çfarë funksioni kryen?”
“Tregon jetën. Si mund të përfaqësohet ora biologjike e universit, në këtë planet,” - iu përgjigj vajza.
“Për këtë duhet komunikimi nëpërmjet një patente virtuale popullore,” - foli ai.
“Por populli është diçka e trashëgueshme në ndryshim e sipër që zëvendësohet. Kur e përdor si mish për top, ai është idealist, ndërsa, kur e bekon, ai bëhet pragmatist, duke përqafuar revolucionin seksual.
Megjithatë, populli nuk e harron kurrë të mirën dhe ta shpërblen investimin me sakrificë. Fjala greke “Tileorasi” që do të thotë “televizor” ka brenda fajlën “orë”, “- vazhdoi mendimin ajo.
“Pa këtë orë do të humbasim njëherë e përgjithmonë, - i tha. – Ka mbetur si suvenir nga toka, po nuk do të lejoj të kthehet në mbetje arkeologjike”.
Nuk e dinin të dy se çfarë e ardhme i priste. Dhuna ka të bëjë me seksin dhe dëshmon për mungesën e arsyes. Kriza sjell dhunën, e cila shkatërron sinqeritetin. Nëse, mendimi shkatërron dhunën dhe arsyeja trashëgohet, stafeta, e ardhmja janë siguruar. Vetëm arsyeja mund të operojë dhunën. Por si mund të kurohet dhuna, kur dihet botërisht që Universi është një ferr.
Atëherë, kryqëzoi veten, si Jesu Krishti, në një kryq dhe qëndroi pa ngrënë, ashtu nën dritën e diellit dhe të hënës , derisa u çlirua nga urrejtja, e cila të verbon sytë.
Dyll i verdhë, gjysmë i gjallë, gjysmë i vdekur, arriti të çlirohej nga kryqi me shpresë, besim, por edhe i përgatitur për të ardhmen.
“Pas dhunës së dyanshme të dashurisë së parë, kur bën seks, do që ta shikosh partneren të vuajë, fakt ky që shkakton kënaqësi, e cila, sigurisht, që vonon, një arsye kjo, pse u shkatërrua ai planet. - Mesa duket duhet të kurohet edhe seksi, gjë që mund ta bëjë vetëm dashuria”.
Pavarësisht, se kjo përpjekje mund të konsiderohet si miti i Sizifit, ajo përsëri mbetet e tillë, një përpjekje. Himn dashurisë së parë, plus pjekurinë.
Shoqëri e emancipuar.
Kush është më produktive tragjedia apo komedia?
Tragjedia të shkund themelet, ndërkohë që, për të shmangur të keqen, ndërhyhet gjithmonë, kur është mirë.
Komedia prodhohet në një hare shpirtërore, që e mohon thellësinë, e cila pasohet nga “komedia e zezë”.

*
Njeriu është kafsha më e sofistikuar.
Rënia e idealit shoqërohet me daljen e qeskave të syve, rritjen e barkut, rënien e faqeve dhe të gjoksit, e shoqëruar kjo me rritjen e kërkesave në maksimum, deri në shkatërrim.
Shokët e tyre kishin rënë në luftë të rinj, dhe tashmë kishin monumentet vetjake. Ndërsa ata jetuan për të çuar stafetën përpara, për të ndërtuar monumentet e gjalla dhe për t’u prehur të qetë në varreza, shumë kohë më pas. Jetuan për ideale të mëdha, të cilat me pavetdije, po vetë i shkatërruan me lëbyrjen e kujtimeve, por arritën dhe ringritjen.
Ishin të gjithë me ilaçe, luanin domino dhe letra, psonosnin. Në një botë, ku s’ka ndershmëri, s’ia vlen të jetosh. Nëse jeta të falet duhet eliminuar ndërhyrja e rëndë.
Njeriu, jeta është pasion dhe, kur populli zien, duhet udhëhequr drejt një lufte të madhe, në mënyrë që meskinitetet, në mos të zhduken, të munden.
Mund të jesh diçka e rrallë në tokë, univers, por s’ke vlerë dhe është e pamjaftueshme, nëse s’ke ndikim rrezatues në të.
Kësaj pakënaqësie popullore i përgjigjesh, duke përkrahur të ardhmen, kur energjitë seksuale, të cilat janë të verbëra, të shkojnë drejt vetëdijes, duke bërë paqe midis brezave.
Si përfundim, kush do të jetë timonieri: koka apo testosteroni?
Një zgjidhje midis arsyes dhe greminës. Mesa duket, arsyeja është lart dhe poshtë ndodhet gremina, hiçi i përjetshëm.
Fakti që poshtë ndodhet gremina, tregon se, as lart, nuk ka arsye.
Sigurisht, kjo është një prozë e shkruar keq, që të mërzit, pa interes, jashtë kohe dhe e dalë mode, por ai që është përjetësisht mirënjohës është populli, pushka dhe pena e të cilit do të ushtojë, duke dhënë kushtrimin për brezat.
Shpëtim në këtë jetë nuk ka, mesa duket shpëtimi është kur vete te vendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:50 am

7.
Pasqyra

skicë
Ai lindi mbret, por, fatkeqësisht, i verbër. Kishte energji dhe filloi të ndërtonte një pallat, i cili , më vonë, u bë kryeministri.
Në korridoret e pallatit kryeministror lëviste turbull. Sebepi i kryeministrisë i hapi rrugën ministrive dhe kështu u ndërtua edhe bulevardi kryesor, ku shëtisnin të gjithë qytetarët, të cilit ishin të verbër, ashtu sikurse lideri i tyre.
Atëherë, ai dha urdhër të themelohej Radiotelevizioni, Kinostudioja, Teatri, Akademia e fotografisë. Të gjitha këto në bulevard… E gjithë kjo për të korrigjuar vetveten, për ta njohur atë në thellësi, një farë pasqyre që luan rolin e ndërgjegjes.
U ndërtua pallati i drejtësisë, ku u fut Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese, të gjitha organet e drejtësisë. U instalua aty edhe një instalacion pasqyrash, si simbol.
“Luftova me drejtësi gjatë gjithë jetës, - mendoi, - duke u përpjekur me mendim të orientohem. Po ç’kuptim ka, vallë, dashuria dhe drejtësia? Nëse do të kisha gjallë babanë, ende nuk do të isha martuar, por me dashuri dhe drejtësi do t’i shërbeja atij. Vdekja del këtu si ligj i jetës edhe dashuria, drejtësia, rrëzohet. Megjithatë, ndërtesa e dashurisë, drejtësisë, ndërtohet duke i shërbyer, kujdesur, bërë hysmet mamasë. Mëson kështu shumë dije, përvojë, e cila, ashtu sikundërse më ndryshon jetën mua, ia ndryshon jetën dhe brezit të ri,” - përfundoi meditimin.
Pra plaku, brezi i vjetër, është dhe “mësues”. Ana tjetër e medaljes është kjo:
“ Atëherë, kur synon për më lart, për më mirë, vjen edhe rrënimi”.
Që dashuria të fitojë mbi urrejtjen, ndoshta duhet diktaturë, arsye e cila i shkon për shtat brezit të vjetër dhe jo atij të ri.
Nëse vret në fillim të karrierës, duke qeverisur me dorë të hekurt s’e shmang dot masakrën në fund, e cila mund të të kushtojë kokën.
Kur i erdhi fundi, nuk kuptoi që, në mënyë të pavetëdijshme, po shkonte drejt vdekjes. Ishte i bindur se, gjatë gjithë jetës, kishte bërë mirë. Ishin të shumtë ata që e konsideronin si maskara, të cilëve, natyrisht, u kishte zënë rrugën.
Nëse merr pushtetin, edhe do të vrasësh. Kur bota shndërrohet në një thes me vese, pa virtyte, e zhdrejtë, ke dorë të lirë.
Ky ekuilibër prishet, kur populli ndërgjegjësohet dhe bëhet i drejtë.
Kjo do të thotë se ka ardhur ora të qeveriset me drejtësi dhe ndërgjegje. Sigurisht, të qeverisësh me ndërgjegje dhe drejtësi, duhet të jesh i fuqishëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:50 am

8.
Shamia e vdekjes

skicë
- Vdiqa unë dhe nuk do të shuhet dynjaja,- i tha mamaja dhe heshti.
“Sa ka jetuar, nuk do të jetojë,- mendoi,- vdekjen e ka afër”.
E konsideronte veten me aftësi udhëheqëse dhe i pëlqente që, kur të vdiste, t’i caktonte ditën e vdekjes edhe njerëzimit, si njëfarë shpagimi për mosmirënjohjen e treguar.
“Ndoshta, -mendoi, - kështu shpjegohen dhe vuajtjet që të zënë përpara vdekjes”.
Duke vëzhguar mamanë, mënyrën, se si ajo e përballonte vdekjen shërohej, megjithëse e kishte humbur pusullën.
- Ç‘do më bësh, - i thoshte, kur ziheshin,- apo do të më hedhësh baltë në sorrua.
- Dua një shami, - i thoshte mamaja, - që, kur të vdes, të më mbulojë fytyrën. Rrobat e vdekjes t’i kam treguar, se ku janë.
- Dua të ndreq, - i kishte thënë Zoti dikur, - por, ai pas krahëve, ishte tallur.
Kishte vdekur një kushërirë e afërt, në një qytet të largët, e cila, pavarësisht, se ishte gjallë, ai, prej kohësh, e llogariste të vdekur. Vajti në varrim për lamtumirën e fundit dhe e kuptoi se dëmi iu bë familjes; ata do ta vuanim më shumë. Se ishte gjallë, apo kishte vdekur, ai do të ikte, pak rëndësi kishte.
Një jetë u shua, e cila ekzistonte në mënyrë të pavaruar nga ana e tij. Në varreza frynte një fllad i huaj.
“Vdekja , - mendoi,- nuk duhet parë, si formë ndëshkimi, por si mjet vazhdimësie. Lajmi i vdekjes nuk do të thotë se përmbledh urrejtjen e Zotit, megjithëse shkakton lot, vuajtje, dhimbje”.
I gatuante mamasë, i shkruante në bllok gjellët që i mësonte, i jepte ilaçet , i bindur se një ditë do të katandisej si ajo.
- Vdekja është një farë vazhdimësie, - mendoi. -Moment që duhet përqafuar me vetmohim, pa ego, me paqe dhe pa grindje.
I mbyllur nga shoqëria dhe krejt i shkëputur duke vazhduar të shkruajë me ngulm mendonte se kjo krijimtari do t’u hynte në punë brezave.
Zoti, kur e krijoi botën, nuk e bëri për vete. Pavarësisht, se nuk e bëri këtë punë edhe për ne, ky ishte një veprim i drejtë që të jep kënaqësi, një e mirë për universin.
Veç kësaj duhet të marri fund rregulli: “Vdekja jote, gazi im”.
“Por përsosmëria nuk ekziston, atëhere, pse gjithë kjo urrejtje?- iu hakërrua ai Zotit.
- Unë jam producenti, -iu përgjigj Zoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:50 am

9.
Pasuria

skicë

Ishte i pasur. Gjithë ditën lahej në det, lyhej me ilaç që të mbrohej nga rrezet e diellit, ushqehej në tavernat buzë detit, bënte dush, lexonte libra bestellerë, deri sa një ditë , teksa luante bilardo, e kuptoi se po bënte jetë prej paraziti.
Filloi të punonte dhe të ruante një raport me praninë e detit dhe kohës. Në mbasdite lexonte në bibliotekë, mësonte.
Një ditë pyeti veten:
-Ç‘më duhen gjithë këto, mos do të marr gjë me vete?
Përgjigja i erdhi nnga bashkëshortja:
- Tani, po ta njoh mirë shpirtin, por edhe karakterin që i jemi distancuar seksit.
Këto fjalë ishin profeci apo jo, nuk dihej, por ato u vërtetuan, ai vdiq dhe jeta e tij u transferua në një shpirt.
Bibla thotë se ata që do të marrin jetën e përjetshme janë 144.000, ose siç njihen me emër tjetër” të mirosurit”.
Si shpirt po i shërbente më mirë komunitetit, mësonte më shumë, perfeksiononte dijen, mundohej pë të ardhmen dhe ishte i palodhur për të bërë të mirën dhe shkatërruar të keqen.
E kujtonte shpeshherë me nostalgji këtë kohë, duke ndierë një kënaqësi drithëruese, sublime.
E kishte përcaktuar këtë kohë, si më të bukurën e jetës.
“Periudha e artë e Universit, një fazë e jetës që më bën krenar.
Ajo që tregon vlerën e vërtetë timen, janë fëmijët e mi. Pa ata do të isha një dështak, një i humbur”.
Këtu kemi një paradoks. Në natyrë ka me shumicë parazitë.
Ç‘kuptim ka atëherë përsosja e racës, e cila personifikon të drejtën, sinqeritetin, të vërtetën, moralin, kur perspektiva është zhdukja?
Si mund të përqafojë kjo materie arsyen?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:50 am

10.
Maska e sinqeritetit

Tregim
Jashtë ishte pranverë. Ajër i kthjellët, sytha që çelin; kudo ringjallje.
Mori në telefon vëllanë e madh:
- Vdiq babai, eja!
Vëllai me nuse erdhi pas gjysmë ore. E veshën dhe e vendosën në mes të dhomës, por ngeleshin pa vendosur protezat e dhëmbëve.
I mori të dyja vëllai im madh, dhe, pasi vendosi të poshtmen, vuri dhe të lartmen…
Mirëpo buza e sipërme i ngeli mbi dhëmbë dhe dukej sikur qeshte. Tashmë, ai ishte i paaftë për të ndryshuar qoftë dhe diçka fare të vogël.
Mundi i jetës së shkuar dëm, ishte shkrirë përjetësisht në atë të qeshur.
I vdekuri po tallet me ne. Jo për arsye komerciale, por donte ta fotografonte këtë të qeshur. Pavarësisht kësaj, mendoi:
“Dhjetë mijë dollarë fiton me këtë fotografi”.
E qeshura të linte pa fjalë. Tani s’kërkonte asgjë, thjesht po shqyhej gazit dhe ishte një ëngjëll.
Kjo maskë ishte e sinqertë. Nuk kishte më ironi, alegori, sarkazëm dhe vërtetësi, se sa kjo buzëqeshje. Kishte punuar një jetë të tërë: ishte martuar, ishte bërë me fëmijë, ishte drobitur për t’i rritur; kishte varrosur edhe prindërit dhe ja, ku po mbyllte ciklin, me një buzëqeshje vrasëse.
Ndërkohë, plasi një e qeshur nga të gjallët. Ishte e e çuditshme, por e vërtetë.
Ndoshta kjo vdekje kishte kënaqur një ego të sëmurë. Nënteksti i kësaj të qeshure ishte:
“Sa mirë që ra tek i vdekuri dhe jo tek unë vdekja”.
Në të vërtetë, kishte të drejtë plotësisht ta gëzonte jetën.
“S’ka mort pa gaz dhe gaz pa lot, ”- iu kujtua kjo shprehje, që nuk e mbante mend, ku e kishte dëgjuar.
Bëri një kafe të fortë e të rëndë pa sheqer, për të mbledhur veten.
E vuri kafenë në tavolinën, ku ishte telefoni, ora, fotografia e martesës, tavlla e duhanit, paqeta, çakmaku, një qiri i ndezur, një vazo lulesh dhe ca ilaçe. U impresionua nga drita e qiriut, që i ndriçonte të gjitha dhe mori aparatin fotografik.
Tik - taku i orës ikte pareshtur, duke u ndier më i gjallë se kurrë në dhomë. Momentet më të rëndësishme të jetës së njeriut ishin aty.
Maskë sinqeriteti e përjetshme = qiri = asgjë.
U kthye nga ana tjetër e dhomës dhe çfarë kishte fotografuar plus aparat e dalloi si një fotografi të madhe, në pasqyrën përkarshi.
Sytë i shfaqnin një ngarkesë drite emocionante të përzier me forcë të brendshme të butë shpirtërore, që korrigjohej nga një perde kthjelltësie, realizimi të papërmbajtur.
Emocion i mpiksur që shkëlqen në formën e një force paqësore.
Ata sy dëshmonin siguri, krijonin një vetëmbrojtje që ta fal vetëm dashuria… Mishërimi i harmonisë së përjetshme.
“Me sa duket, - mendoi, - Zoti ka për të më thirrë në takim.
Arma e së ardhmes për të fiksuar këtë madhështi, është aparati fotografik.
Rrugët janë dy: “Projektet madhështore për të ardhmen”, të cilët janë inspirim dhe “Doktrina e shkatërrimit”, sepse, nëse s’ndodh, do të vdes dhe vetë.
Po u zbatua rruga e parë do të ndërtohet një shoqëri e drejtë, por si pasojë e kësaj është e pashmangshme rruga e dytë. Ashtu, sikurse një autostradë ka dy rrugë vajtje dhe ardhje edhe këto dy rrugë mund të ecin bashkë.
Dielli është shumë herë më i fuqishëm se toka, gjë që vërtetohet me mashkullin, gruaja e të cilit bie shumë më shpejt se ai.
Gjetja e partnerit të jetës është një nga objektivat kryesore të jetës.
Kur jeton për të realizuar ëndrra të mëdha dhe, në fund, pllakos vdekja, pa frikë, mund të quhet si “Gjama e burrave”, ritual ky, që njihet në veriun e Shqipërisë dhe në shumë popuj të vjetër të Botës. Diçka thelbësore mbetet përjetësisht në kujtesë dhe që, kurrsesi, s’e harron dot. Është e magjishme.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:51 am


11.
Hormoni i moralit

Skicë
-Përse qan? – e pyeti të dashurën e vet, pas gjashtë vjet martese dhe në mungesë të një fëmije.
- Jemi të varfër, si në testosteron dhe në estrogjen, ndërkohë që një hormon i arsyes mungon, - iu përgjegj ajo.
- Mendon se çështjen e këtij hormoni, po e shqyrton dhe vetë Zoti, si përkrahje e së resë, në dëm të së vjetrës?- e pyeti ai.
- Dalja e këtij hormoni të ri është bukuria e përjetshme, e cila i kryen kohës një operacion që kryqëzon vdekjen, - i tha ajo një përgjigje të zgjuar dhe, pa kuptuar, u skuq e turpëruar, ndonëse, pa asnjë shkak.
E vetëdijshme që fytyra iu mbush me gjak, ajo tha:
- Nuk e di se çfarë reaksion kimik ndodhi, se çfarë hormoni u çlirua, këtë moment.
- Ti do të thuash se, nëse bëjmë një fëmijë, kemi thikën pas shpine? Urata e Zotit do të bjerë mbi të , - ia ktheu ai.
- Ndoshta , - përsëriti ajo.- Lotët, që personifikojnë të drejtën, do të na thahen. Do të jemi aleatë në rrugën e mëkatit, ndërkohë që e drejta është shterpë.
- Emocion përbën dhe përsosmëria, - foli ai.
- Do të ndahemi, - ia ktheu ajo, ose mund të gjesh shemër, një alternativë, kjo e urrejtshme.
- Mendon se ky fëmijë do të vendosi për të ardhmen, për të drejtën dhe të gabuarën?- e pyeti ai.
- Sigurisht, por jo pa ndihmën tonë, - ia ktheu ajo.- Ky fëmijë do të jetë pasuri e universit.
- Dihet, që Perëndia e ka mallkuar tokën, si rezultat i mos bindjes së njeriut.
- Është e drejtë biologjike e kësaj fëmije të kërkojë trashëgimtarët e vet, të cilët do të rendin pas lirisë, pavarësisë dhe rrugëve të lehta, që të çojnë drejt asgjëkundit, qorrsokakut.
Testosteroni është hormoni i burrërisë dhe jo i moralit.
Testosteroni edhe estrogjeni nuk kanë të bëjnë me zgjuarsinë.
*
Morën një qen të fuqishëm, të cilit i ndriste qimja. E ushqenin me mish, duke i stimuluar kështu hormone të rrezikshme.
- Ç‘e ushqen me mish?- i tha bashkëshortes. - E merr një qen, e rreh, ai kupton se nuk shpëton dot dhe të hidhet. Zgjidhja është sporti, i cili të jep mprehtësi seksuale.
- Ti mendon se ai e ka kuptuar që ne po i mohojmë ndërzimin, ndërkohë që ushqehet me pikësynimin për të shtuar racën dhe kjo shkakton krizë? Si egërsirë, që është, shikoja jashtëqitjen, i del me majë, duket se çfarë karakteri ka.
- Gjatë “Bing- Bengut” është ndarë qeliza, duke nxjerrë, si fuqi botërore, Universin. “Andromeda” do të ushqehet me “Udhën e Qumështit”, me pikësynimin për të çliruar një hormon të ri, - tha ajo, paparunë flakë.
- Mendon se jemi pika nevralgjike mes dritës dhe errësirës?- pyeti ai.
- Jo. Vë bast që Energjia e Errët mendon se “S’ka kuptim të bësh mirë, gjë që nuk do ta thosha për Zotin. Gjithësesi nuk ka asnjë mundësi që një zemër njerëzore të jetë e përjetshme.
Që të mos prekesh dhe të shpërthesh në lot, duhet të mësohesh me përvojën eshtrave, gjakut të derdhur dhe mishit të grirë.
Qenia biologjike ka një raport me kohën e kupton të ardhmen fakt ky, që përbën evolucion.
Të kesh një raport me kohën, do të thotë të dashurosh, të bësh fëmijë, gjë që e vjetra nuk e kupton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:51 am

12. Ikja e orës

Gjithçka po shkon drejt një fundi të pashmangshëm.
Histori kjo që filloi shumë kohë përpara.
Atëherë, kisha ëndrra dhe tipare prej idealisti. Por shndërrimi qenka i pamëshirshëm. Tani jam kthyer në një varrezë të idealeve të dikurshme.
Mesa duket, ky dështim ishte i pashmangshëm, çfarëdo rruge që të ndiqja.
Dikur, kam qenë fëmijë dhe naiv dhe, me sa duket, dikush kishte nevojë për naivitetin tim. Shpeshherë, kujtoj datat më të rëndësishme të jetës, gjë që s’do të thotë asgjë, sepse të gjithë kanë data, madje të mpiksura edhe në fotografi dhe celuloid.
Teksa udhëtonte me autobus, drejt kryeqytetit, vështroi orën.
“Ikën autobuzi, - mendoi, - ikën ora, e cila është në vartësi të lëvizjes së planetit. Gjithashtu, ky i fundit, është në vartësi të gravitetit të diellit, që lëviz në Galaktikë, e cila lëviz në Univers, i cili gjithashtu lëviz drejt asgjëkundit.
Në ç’stinë, vallë, është Universi: pranverë, verë, vjeshtë apo dimër?
Pavarësisht kësaj, universi është i dënuar në një fund të pashmangshëm.
Planeti “Tokë” gëlon nga jeta, ka evolucion, gjë që i jep një status të veçantë.
Pra kisha ëndrra, të cilat i materializova në një shtëpi, ku dhe do të vdes.
Por gjithë këto vite, m’u kultivuan edhe ëndrra”.
“Pa ekuivok,… - u përgjigj. -Ëndrra vazhdon”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:51 am

13.
I paangazhuari

skicë
- Hajde, të pimë ndonjë kafe, se u bë keq, - i foli dikush, të cilin nuk e mbante mend , ku e kishte parë.
- Lere, se do ta pi vetëm , - ia ktheu.
U fut në një klub dhe u ul përpara televizorit.
Gazetari po fliste për zonën 60: “Dushk”, në Lushnjë. Fitore e thellë e socialistëve.
Kaq u desh dhe porositi një dopjo raki… Pas dhjetë minutash, porositi edhe një tjetër. Edhe një tjetër dhe u bë tapë.
Në emër të moralit, pushteti në fuqi po e shkatërronte.
Dikush, që po hante picë, aty pranë, shfryu bulçinjtë, duke spërkatur me thërrime bashkëbiseduesit dhe thirri me sa zë që kishte, duke u ngritur me hov nga karrikja: “Fitore!”.
Ky zë, me britmën “Fitore!”, iu ngul si thikë e dyfishtë në zemër.
Ishte i paangazhuar. Shërbimet sekrete i kishin hapur dosjen dhe, sa herë që kalonte përpara godinës së tyre, kruante gurmazin, me gjithë shpirt, dhe pështynte.
Heroi, në kohë paqe, rri në kafene. Nuk ka kushte që ai të gjejë të vërtetën, ndaj edhe lëshohet te pija…
Gjithmonë i vetmuar, i palodhur për të bërë të mirën, priste një fat më të mirë.
I pëlqente të debatonte shpesh me kamarierin dhe banakierin e lokalit për të mirën.
Si për inat, sa më entuziast tregohej, aq më shumë e plagoste fati.
U bë me syza dhe paterica.
Duke pirë kafenë, kujtonte dhe kohën e shkuar: Fejesën, martesën, lindjen e fëmijëve, gjithë rreziqet që kishte kaluar. Pavarësisht se lufta për drejtësi të turbullon mendjen, ajo ngre peshë zemrat e njerëzve, ngjall shpresën, e cila ka vdekur…
Atëherë, ishte i angazhuar. Gjithë ditën e kalonte në aktivitet.
Te klubi, afër spitalit, aty, ku shpesh ishte dehur dhe tani pinte kafenë, i ra dhe infrakti.
Në një ditë pranvere me shi, e përcollën në varreza.
Ishte një ditë e zakonshme.
Sa ishte gjallë, donte që çështja të mbyllej. Nuk donte që të bëhej figurë publike.
E mira, që kishte predikuar gjithë jetën, u materializua me një monument, ndërsa trupin ia varrosën në varrezat e dëshmorëve. Por nuk zgjati shumë.
Trupin e çvarrosën dhe e varrosën në varrezat publike, ndërsa monumentin ia rrëzuan.
Shumë sy u përlotën atë ditë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:52 am

14.

Heronjtë

Tregim
Pas një meditimi të gjatë, gjashtë vjet pas martese, deklaroi se, do të ngrinte një maternitet privat. Që të gjithë menduan se ishte çmendur. Ngriti institucionin e virgjëreshave, vejushave dhe murgeshave, ndërkohë që hapi dhe shtëpitë publike për shtresën populiste.
Teksa vizitoi, një ditë, maternitetin me foshnja , mendoi:
” Ata, tani, kanë nevojë për dashuri që të rriten , por, nëse nuk i udhëheq, do të shqyejnë njëri-tjetrin”.
Vendosi që të ndërhynte, duke injektuar vuajtjen, deri në atë pikë, saqë jeta të takohet dhe të puthë vdekjen.
Ky takim ndryshon rrjedhën e ardhshme të jetës.
Duke u nisur nga ky mendim Vejusha, Virgjëresha dhe Murgesha shkuan për ta takuar.
“Përse të vishemi me rroba të zeza, që në këtë moshë? Duam që ta gëzojmë jetën. Kemi mbetur kallogre,” - folën njëzëri ato.
“Keni dy rrugë, - u përgjegj ftohtë, - ose të arratiseni me dashnorin, ose të kapërceni vetveten, dëshirat egoiste, dhe të krijoni një sistem vlerash, i cili kërkon sakrificë. Seksi, dashuria përcaktojnë personalitetin. Ose do t’ia kushtosh jetën seksit , ose do të mbash përgjegjësi,” - e mbylli diskutimin.
Fëmijët, të cilët ishin energji pozitive, nuk u jepte asgjë, fakt ky që i shtynte ata të kërkonin , të vepronin.
Fjalës shqipe “natë”, nëse i heq gërmën “n”, bëhet “Atë”, pra “materie e errët”.
“Përpara vdekjes, bëhesh si fëmijë, - mendoi,- ndaj duhet të përballosh, me sukses, sa je gjallë, proces ky evolutiv”.
Donte ta zëvendësonte instiktin, me intuitën, pse jo dhe arsyen.
Fëmijët janë lindja e dritës, kalimi nga hiçi në inspirim dhe, nga kjo e fundit, në domosdoshmëri. Të gjithë luftëtarë të së drejtës që japin jetën për liri dhe një botë më të mirë. Udhëheqës largpamës që para interesit personal, vendosin atë të përgjithshëm, të cilët kanë për objektiv zhvillimin. Ajo që të gjithë ata e kanë si ëndërr është një jetë, në paqe dhe lumturi. Kur objektivi arrihet lehtë, është e natyrshme që, edhe ta shpërfillësh, ta humbasësh kollaj.
Në këtë moment, pllakos kriza, e cila është rezultante e qorrsokakut, ku edhe hidhen themelet e idealit. Kur interesi personal përputhet me të përgjithshmin, do të thotë se është arritur harmonia, vetëdija që janë pararendëse të ndërgjegjes, e cila është egocentrike.
Kur e mira kërcënohet prej superprodhimit, fuqinë e merr Ligji i Luftës së të Kundërtave, ku e keqja shkatërron dhe barazpeshon të mirën. Ekuilibër ky, që vendoset me dhunë, sepse yjet janë të tillë.
Iu kujtua zakoni i bletëve, ku punëtoret i mbytin meshkujt dhe mendoi se, nëse nuk e shkatërron këtë instikt, do ta pësonte dhe vetë.
Kjo armiqësi të çon në një shkatërrim të dyanshëm, të cilin e shmang vetëm ilaçi i dashurisë. Energjia që zotëroj ka për hobi pragmatizmin, ndërkohë, që një tis i mbështjell tiparet me hirin e të përjetshmes.
Kjo është prona e së Vërtetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:52 am

15.
Fundi i ëndrrës
Skicë
- Mbeti në varreza, - iu drejtua bashkëbisedueses për gjitonen.
- Kë do të marri? - ia ktheu ajo.
Vërtet s’kaloi viti dhe të lartpërmendurës i vdiq djali.
Nëse s’heq dorë nga zia, në kohën e duhur, i hap derën mortit.
Kodi zhvillimit, arsyeja , e vërteta, dhuna , e drejta është thjesht fjala “djali”.
Por, kjo perspektivë nuk është pafundësisht e trashëgueshme. Karakteri i shkretëtirës është të jesh përbindësh…
Iu kujtua zakoni i mbretëreshës te bletët, e cila, kur e kupton që lind mbretëreshë, e mbyt. Zakon ky i trashëguar edhe te supernova e një ylli, e cila, gjithashtu, shërben edhe si lindje yjesh të rinj…
“Me sa duket, - mendoi- S’ bëhem dot burrë që të vras veten”.
Megjithatë, nuk mund të thuash se s’luftova për perspektivë, mungesë e së cilës, të trondit.
Por perspektivën e marrin brezat e rinj, ata janë e ardhmja.
Veprat e këtij universi janë madhështore, por kjo përmbajtje ka për të humbur kuptimin; është dialektike.
Dashuria të bën kurjoz, të shtyn për të jetuar dhe pasioni i dytë që është Arsyeja, mund t’i japi kuptim jetës.
Çast i rotacionit të së mirës, moment ky i përjetshëm.
Ky eksperiment dëshmon për materializimin e pasionit të mendimit. Platforma e hiçit përballë tempullit të mendimit.
Kjo ëndërr nuk vdes kurrë, është e pavdekshme. E gjithë kjo për të fshehur dështimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:52 am

16.
Flauti

Eksperimentonte me energjinë njerëzore, të cilën donte ta kontrollonte me pikësynimin për ta drejtuar. Si armik i sistemit, krejt i shkëputur nga shoqëria, vuri në veprim trurin. Transferoi në muzeumin e qytetit gjithë skulpturat. I veshi me rroba të shtrenjta, me syze, kapele dhe luajti në flaut këngë dashurie për ta.
Skulpturave u dolën lot, u emocionuan, u ngjallën dhe kërcyen të mallëngjyera nga jeta e re. Me instrumenta në duar ato krjonin perspektivë.
Në bulevardin e ri, afër muzeumit u ngrit një bordello dhe një dyqan mishi, i cili punësoi gjithë kasapët.
Fjala “burrdello” zbërthehet “del burrë, pra “hyn djalë dhe del burrë”.
U përmbys regjimi dhe muzeu u kthye në kafene. Gjithmonë të palodhur: Mjeku, Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi, hapën kurse për të kualifikuar të rinjtë, për të mësuar zanat. Kështu muzeu u kthye në katedrale.
“Po nuk u dashuruan të rinjtë, këtë kauzë, - mendoi, -kjo katedrale do të shndërrohet në azil pleqsh”.
Duke e parandierë këtë rrezik krijoi manastiret, kolegjet fetare. Koha evoluoi dhe katedralja po shkonte drejt shkatërrimit.
Ministria e Kulturës akordoi një fond shtesë dhe e ktheu në Kinostudio.

Monumentet e mermerta, më në fund ishin ngjallur.

Plasi lufta dhe Kinostudioja u ktheu në kazermë.
Ëndrra e një sundimtari është: Të nënshtrojë egon e njerëzimit, për të përfituar pushtet të përjetshëm. I gjithë ky aksion bëhet në emër të së drejtës, e cila as që ekziston.
Problemi është se sundimtari ka vetinë e papërsëritshme të një udhëheqësi, strategu që ka të drejtë, pavarësisht se këtë të fundit s’e ndesh gjëkundi. Alternativat e kësaj ndërtese janë dy: Rikthimi në identitet ose qorrsokaku.
Në gjumë shohim ëndrra dhe, kur zgjohemi, dallojmë ëndrrën nga e vërteta, të cilat dublohen janë në rotacion dhe ndryshim.
Çfarë është ëndërr vallë dhe çfarë reale, kur gjithçka është relative.
Këto munumente, ende të pabalsamosura, sakrifikuan për hir të së ardhmes së brezit të ri, arsyes dhe lumturisë, që është ëndrra e çdo prindi. Gjatë një pritje vrasëse, ku dashuria ndrydhet, duke akumuluar urrejtje që çlirohet, energjia e verbër shndërrohet në arsye.
Kur skulptura e Lirisë të mos jetë e skllavëruar prej absurdit, do të ketë si përkrenare kurorën e Arsyes.
Lufta, paqja, tragjedia, komedia, dashuria, vuajtja, e vërteta, gënjeshtra, dhuna, idealizmi janë të mpiksura te lëvizja inspiruese e aktorit, e cila, nëpërmjet mprehtësisë seksuale, deklaron arsyen.
Kinostudioja është shkenca mbi të ardhmen e njeriut.
Universi është një shprehje gjeografike në trurin tonë. Për sa kohë do të ekzistojë truri i njeriut, universi do të ketë kuptim.
Mos vallë jam dhe unë një shprehje gjeografike?
Koha është virtuale, unë jam një shprehje gjeografike, atëherë e vërteta absolute është letra ose një flesh, që përmbledh gjithë universin.
Veten time e dalloj në pasqyrë, por ajo, që e vërteton qenien time, është djali im, i cili është dhe vazhdimësia .
Kur vazhdimësia të përputhet me arsyen, atëhere do të kemi rezultat.
Ka ardhur moment i së vërtetës: Materializimi i Kohës, nëpërmjet operacionit të ringjalljes, rilindjes.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:53 am


17.
Horizont pasionesh

Skicë
- Ke shfaqur pretendime se po lufton për një ideal të rremë, se do të ishte mirë të kishe bërë shkollën për snajper dhe të ishe bërë vrasës, - i thotë Zoti.
- Haloperidoli që po pi mëngjes, drekë, darkë po më shtyn drejt vetvrasjes. Të jesh i arsyeshëm, gjë që arrihet nëpërmjet sëmundjeve dhe ilaçeve, të çon drejt vetëvrasjes. Dihet që veten e vret një individ i arsyeshëm dhe jo budallai, - ia ktheu Jezu K. Zotit- Vazhdimësia e arsyes është vdekja.
- Njeriu është krijesa ime dhe bëj çfarë të dua me të. Dua që arsyeja të përhapet në çdo skaj që drita ta mundi errësirën dhe kjo është ëndrra ime më e madhe, - i tha Zoti.
-Arsyeja nuk përbën pasion, ajo është vetë vdekja. Vuajtja është jashtë jetës, - ia ktheu Jezu K.
- Pasioni i arsyes është vetë urrejtja e mbarsur me dijen, - ia ktheu Zoti. - Sytë i kam te bezi i ri, ai që, ndërkohë, po rritet.
- Bibla e cila është: “Fjala e Perëndisë së gjallë” thotë:
“ Se do të shërohen të gjithë të sëmurët. Ata, që do të jetojnë, do të hanë me lugë të florinjtë”.
Përhapja e këtij lajmi, ngritja e shkollave dhe kongrekacioneve, sipas kësaj ideje, është një luftë që duhet fituar, - foli Jezu K.
-Çështja është që Jeta të fitojë mbi vdekjen, - tha Zoti.- Të puthësh vdekjen për të gjetur të vërtetën, një mision ky, në kufijtë e të pamundurës. Me qenë se arsyeja s’ka të ardhme, e vetmja e vërtetë është puthja e vdekjes.
Nga ana tjetër që të zhvillohet arsyeja duhet të vdesi egoja. Kjo luftë të mëson të ecësh përpara, duke krijuar një bagazh përvoje. Edhe atëherë, kur të gjithë i ke kundër, alternativa e shpresës nuk ekziston, duhet luftuar. Cila nga këto dy rrugë mund të cilësohet, vallë, si çmenduri?
A mund të krijohet një ekuilibër mes vdekjes dhe jetës?
E ardhmja e sëmundjes është spitali, ndërsa snajperi ka perspektivën që të jep vrasja. Sidoqoftë, logjika mbetet ëndërr. A ka pasur një shkak në ndërtimin e Universit që mund ta quajmë “domosdoshmëri” dhe pse ekzistoj unë?
Ndoshta e gjithë kjo histori ishte plotësimi i një amaneti.
Varjanti i dytë se mbretëresha te bletët e mbyt mbretëreshën e sapolindur është ky: Kur të rritet ajo, prindërit do të jenë të vdekur, fakt ky, që e vërteton vdekja e Materies dhe e Energjisë së Errët.
Fëmija është dhuratë që materializohet, pa e kuptuar, vrasja e së cilit që në pelena është urrejtja ndaj së mirës dhe që më vonë do të shndërrohet në hakmarrje të pashmangshme, kundrejt prindërve.
- Luftova për të ardhme, me egoizëm të pashoq, - mendoi vrima e zezë, tashmë pa shpëtim. - Ta heq qafe dhe trashëgimtaren time, kështu sigurohem, qetësohem që të ardhme nuk ka. Kur të vdes unë, të vdesin të gjithë. Ky është dhe plotkuptimi i fjalës “vrima e zezë, botkuptimi i saj. Por jeta, mesa duket, është një *****ë, e cila ka nevojë të gënjejë veten, duke qenë se është skaji tjetër i Energjisë së Errët.
- Drita e verbër, Energjia e Errët e verbër, njeriu i verbër, dashuria e verbër. Kush ka sy, mos vallë vdekja?
- Kjo vrasje shlyen borxhin e jetës. Ndoshta ky është kodi i pazbuluar i një vrasje të egër, të verbër, të dhunshme dhe të pakuptimtë, të cilën e ke në gen dhe që shpjegon thelbin e universit, por edhe të njeriut.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:53 am

18.

Ndal urrejtjes…

skicë
Ishte shumë e bukur, aspak inteligjente, një shkak i mjaftueshëm ky, për të akumuluar urrejtje.
Ata, që e respektonin, i përbuzte sepse, thellë – thellë në vetvete, e ndjente se kush ishte. Dhe e kundërta e kësaj teoreme: Ata, që e përbuznin në mënyrë të pavetëdijshme, i respektonte, për hir të inferioritetit dhe mungesës së përvojës. Gjithsesi, jeta e saj ishte bekim, shkak i mjaftueshëm ky për të urryer.
Mendonte gjithmonë për më mirë, më lart, si e verbër që ishte.
Duke parë këtë urrejtje Zoti e la të çalë.
Po ky defekt e la pa martuar dhe, në vend që të shërohej nga urrejtja, u fut në një udhë pa krye.
Që të gjitha gjestet, veprimet i mbulonte me një buzëqeshje, por, përbrenda, ziente.
Urrejtja e saj u kthye në një problem.
Po ta pickoje, nuk i dilte gjak, por helm.
Gjithë urrejtja e botës, tashmë e justifikuar, ra mbi të , ndërkohë, që ajo donte që këtë urrejtje ta pranonte edhe bota.
Të merrte barazimin, ndoshta dhe fitoren.
Por kishte dhe keqardhje, sidomos, kur shihte dikë, që kishte pasur fatin e saj.
Këtu filloi kthesa.
“Bëje zemrën të gjërë,” - thoshte, megjithës atë e kishte të zezë, vrer.
Donte të gjente një rrugëdalje në jetën e saj, një shpëtim dhe filloi të lexonte pa pushim, duke reduktuar ndjeshëm daljet nga shtëpia.
Filloi të gatuante për njerëzit e dashur; pa e kuptuar u bë inteligjente.
Diktatura ka ideale të mëdha, por që kanë një fund fatal , tragjik.
Këto ideale i ka dhe demokracia.
Të luftosh natën e diktaturës dhe demokracisë me idealin e së vërtetës. Shpeshherë, recitonte nën zë vargjet e Henrik Hajnes:
“Dhe vitet shkojnë dhe vinë,
Hyn jeta në varr të saj,
Po, kurrë, s’humbet dashuria
Që në zemër unë mbaj”.
Mendonte se ligësia njerëzore, dashakeqësia, edhe, nëse ngriheshin në sistem, nuk do të arrinin, kurrsesi, ta cënonin sadopak, por, me kalimin e kohës, e ndjente veten të rrënuar, të dorëzuar.
Fakti që e urrejmë diktaturën dhe dashurojmë lirinë është varësi nga egoja seksuale.
Të luftosh në demokraci që ideali të mundi të keqen, ia shton jetën lirisë.Tha të vërtetën dhe u dënua me turp.
Në prag të vdekjes, e kuptoi se kishte gjetur një rrugëdalje për brezat dhe jeta nuk i kishte shkuar dëm.
Mposhti urrejtjen duke e çliruar deri në pikën e fundit dhe e përqafoi ëndrrën, dashurinë.
Mbesa e saj kishte një vajzë dhe qëllimi i saj i vetëm ishte ta rriste, ta martonte, trashëgonte.
Ajo nuk donte t’ia dinte për dijen, mendimin. E kishte si dritën e syve…
Besa është themeluar mbi fjalën e nderit. Por koha nxjer në sipërfaqe maskarenjtë, të cilët e trashëgojnë.
Kjo besë e përbërë prej egos, dhunës është në kundërshtim absolut me fjalën e nderit.
Vendosja e së drejtës të shtyn drejt hakmarrjes.
Në një farë mënyre, dalja e një fuqie të re është e barazvlerëshme me ndarjen e qelizës.
Kjo është dhe ripërtëritje e besës.
“Derisa e vërteta nuk ekziston, -mendonte, - fuqinë e kanë thashethemet. Kush do ta fitojë luftën e vërteta apo thashethemet?”
Përjetoi dramën e fuqishme të egos dhe rënies së saj; të verbërisë dhe të së vërtetës.
Liria e vërtetë ka ortakëri 50% diktaturën.
Për të shmangur të keqen, ndërhyet gjithmonë, kur është mirë. Kjo ego e verbër, e sëmurë të çon drejt një vdekje të sigurt, të tmerrshme, ndaj duhet operuar.
Që të gjithë luftojnë të jenë të parët. Por, i pari, njëshi, gjithmonë rrëzohet dhe egoja bëhet pengesë për t’i dalluar gjërat drejt. Ç‘bëhet me të fundit, i cili jeton për mbijetesë?
Identiteti, besa e sfidon vdekjen, egon, e cila mund të mposhtet duke mësuar.

Luftë për ëndrrat, shpresën, sepse, në fund të fundit, dhe i fundit përballet me fundin e tmerrshëm.
Ky libër është pasqyra, e cila ndihmon të njohësh vetveten.
Mesa duket, universi është një lëvizje qorre, ku diktatura, demokracia, koha janë përjetësisht të humbura dhe shansi i madh po troket në derë.
Për hir të kullës së fildishtë, doja t’i braktisja të gjithë. Që të gjitha germat e alfabetit, të cilat i shqipton goja, janë diçka ideale. Ato materializohen vetëm, kur hidhen në letër.
Si mund të ruhet kjo pasuri? A mund të shndërrohet dashuria në biznes?
Karakteri i parajsës me siguri është : Naivitet, romantizëm , besë.
Vetëm mendimi, dashuria e vërtetë e shndërron urrejtjen në ndërgjegje!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:53 am

19.

Fjala e Madhe

Tregim
Drita është e verbër e pavetëdijshme dhe përfaqësohet me egon,instiktin, dhunën.
Po, kur drita shprehet me tiparet e së bukurës, duke mbartur një vëllim idesh, ëndrrash, që projektojnë të ardhmen?
Kjo botë hijesh rrezaton melankoli, deri sa arrin fazën e ndërgjegjësimit.
Në mitologjinë shqiptare dihet që Muji piu qumësht nga zana e malit dhe u forcua. Deri atëherë atë e tallnin të gjithë.
Kur arriti plotësisht pjekurinë e nevojshme, iu shfaq Zoti.
-Deri ku e ke në plan të arrish, të ecësh kundër rrymës. Duke e ditur se e mira e ka një fund do të thuash: “Mbaroi, po tani me çfarë të merrem?”
Dihet qe tek ylli pas vdekjes graviteti, fiton mbi masën.
Pavarësisht, se nganjëherë mendoj se jetën ia kushtova një ideali të rremë, vetëm ndërgjegjia është rrugëdalja, shpëtimi, i cili mund të të udhëheqi.
Shkatërrimi i egos, ndërton dijen, mendimin.
Aksion ky, që vazhdon me idenë fikse : Luftën për një femër.
Kështu dija, mendimi do të jenë në varësi të suksesit, por edhe krizës, që pason një lidhje deri në shkatërrim të plotë të saj.
Ndryshimi i kohës, që ka si rezultante edhe ndryshimin e idealeve, sjell njohjen, eksplorimin e thellë të dijes.
Premtimi për metoda, ligje të reja vjen atëherë, kur për hir të një romance kalimtare nuk braktis dashurinë e jetës, duke nënshkruar ndërgjegjen.
Krijimi i një raporti të gjallë mes dashurisë së zjarrtë dhe dijes së vdekur, mendimit, është perspektivë.
Dashuria dhe vuajtja të alternuara me pushtetin sjellin kurbën e arsyes, nëpërmjet uljes, ringritjes dhe kalimit nga materializmi në idealizëm.
Mënyra më e mirë për të eksploruar të mirën është të nxitësh në rrugën e gabuar të gjithë. Një koncept ky që të mirës i jep statusin e domosdoshmërisë.
Rruga e pajisjes së dritës me mendim, dije.
Është, pikërisht, ëndrra e jetës që të shtyn ta jetosh atë, të martohesh të bësh fëmijë dhe që e shtyn rrotën e historisë përpara, duke ndërtuar me sakrificë. Liturgjia që mbahet në kishë ditën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, ku përcaktohet ringjallja e Jezu Krishtit me rastin e Pashkëve quhet “Fjala e Madhe”.
Koha të shkatërron në mënyrë të pavetëdijshme, por ai vendosi ta sfidojë duke vështruar përpara.
Nuk donte që ta vuante me ikjen e kohës. Tashmë ajo ishte materializuar.
Vetëm diktatura e shëron çrregullimin, lufton kaosin, shkrehjen, duke stimuluar disiplinën.
Që të durosh një diktaturë tepër të gjatë, nevojitet një jetë e pasur seksuale, e cila të jep aromën e kujtimeve të paharrueshme të lirisë.
Pa besim të verbër te Zoti, si i vetmi karakter ekuilibrues nuk ka shpresë.
Mesa duket, ata janë katër: Zoti, Dielli, Hëna dhe Toka.
Vrima e Zezë është strukturë e Energjisë së Errët.
Galaktikat i udhëheqin vrimat e zeza që do të thotë se Energjia e Errët e ka shqyer Materien e bardhë, fakt ky që vërtetohet nga vrimat e zeza, të cilat ushqehen me materie.
Yjet e prodhuara nga Galaktika janë të gjinisë asnjanëse, fakt ky që vërtetohet edhe me punëtoret e bletëve. Atëherë, cili është seksi i vrimës së zezë, apo edhe më thellë i Energjisë së Errët.
Mashkulli, para aktit seksual nuk arrin të mendohet fare. Udhëheq organi seksual. Gjithashtu, dhe kur është i uritur, moment ky që qëndron një freksion, përpara aktit seksual.
Pra ishte e pamundur që të kishte univers, pa vdekur ata të dy, ndërkohë që të bësh fëmijë është një procedurë e pavetëdijshme.
S’është ndonjë gjë e madhe të bësh fëmijë.
Përplasja e “Andromedës” me “Udhën e Qumështit” është arsye gravitacionale, specie e re, borxh i vjetër, i trashëguar, si spermatozoidi që sulmon vezën.
Saktësia e mbarimit të jetës në planetin tokë, përkon me një fillim të ri: përplasjen me “Andromedën”. Transferimi, nga një “quezar” “blazer” në një vrimë të zezë, dëshmon për rënien e fuqisë dhe kalimin nga Materia e bardhë te fuqizimi i përkohshëm i Energjisë së Errët.
Që vrasjen ta kthesh në sistem të ligjshëm nevojitet karakter shumë i egër.
Sa për hënën, ajo ka goditur planetin tokë, sipas urdhrit të pakthyeshëm të ngjizjes së jetës, por edhe me pikësynimin për të ndriçuar natën.
Dhe, sigurisht, evolucioni në tokë është një përsëritje e atij në univers, ndërsa thelbi i Zotit është karakteri shkatërrues i së vjetrës.
Nëse shkatërroni, i hapet rruga të ndërtuarit, moment ky, mëse i natyrshëm dhe i pavetëdijshëm.
Dalja e një produkti të ri bujqësor, të vëzhguarit e një specie më të përparuar, seksi, lindja, përvoja, përbëjnë evolucion.
Kur bie nata gjithë ngjyrat e materies bien në errësirë, ashtu sikundërse organet e trupit të njeriut, të cilat janë në terr.
Nata është dhe prelud i dashurisë, nga e cila lind jeta.
Prishja e ekuilibrit, mosgjetja e një rrugëdaleje, të udhëheqin drejt asgjëkundit.
Intelektuali dashuron lirinë, e cila afron rrugëzgjidhje, por që përballet me dhunën dhe gjithçka daravitet.
Kontibuti i intelektualit në diktaturën shërben si zanafilla e një ndërmarrjeje të madhe: Drejtimin e energjisë drejt dijes, mendimit…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:54 am

20.

BIJTË E LIRISË
Tregim
Pasi gatoi, ai hëngri bukë dhe duke pasur diabet, yndyrna, kolesterol, tension, u ndie keq. I ra apo iu ngrit diabeti, nuk e kuptoi, por gjuha iu bllokua nga një rrjetë e padukshme; u shkreh krejtësisht, u zbërthye dhe e kuptoi se kishte gatuar shumë dhe, si rezultat i faktit, që ishte i sëmurë, ushqimi i kishte bërë dëm.
E humbi toruan dhe, në një çast të ndërmjetëm ndërgjegjësimi, pa vetëdije, fitoi aftësinë e një mendimi të kthjellët, duke dale mbi vetveten.
Qoftë, si rezultat i sëmundjes apo të ngrënit, mendoi se i kushtonte shumë vëmendje të ushqyerit. Pavarësisht, gjellës së shijshme, e cila i jepte një rezistencë estetike ndaj së keqes, e kuptoi se kishte rënë në boshllëk; humbi kontaktin me realitetin dhe ra në varësi nga sëmundja. Peshorja e brendshme ishte prishur dhe anonte nga grykësia. Ndoshta, ndaj dhe u sëmur.
Kam 45 vjet që ushqehem, mëngjes, drekë e darkë pa ndërprerje. Ushqimi që është shndërruar në dashuri, urrejtje, energji, me të cilën kam punuar, kam blerë rroba të mira që i kam veshur, jam larë, jam qethur, jam ndier estetikisht mire dhe tani ndjehem i konsumuar në të gjitha rrafshet. Isha energji e verbër që rendte drejt lumturisë. Në moshën 28 vjeçare i hyra studimit të Biblës, që më mësoi të vërtetën, e cila si një filiz i njomë tani ka hedhur shtat.
Duhet një vizioni paimagjinueshëm, i thellë që, pikërisht, në kohën e vrasjeve në masë të jetë i frymëzuar nga demokracia dhe atëherë, kur kjo e fundit është në prag të dështimit të profetizosh, projektosh, të ndërtosh themelet e së vërtetës.
Ndërgjegjja është boshllëk, mungesë peshe.
Vrima e zezë trashëgon zakonin e mbretëreshës te bletët që pasohet nga supernova e yllit, i cili pasi vdes, kërkon t’i shkatërrojë të gjithë.
Asgjë nuk duhet pare në planin e fitores apo humbjes personale. Ky operacion i përket universit.
A mund ta zhduki dhuna, terrori, të keqen duke ekuilibruar kështu kohën?
Kështu, pushtetin e merr një brez i dhunshëm të persekutuarish me instikte të shtypura.
Dhunën, terrorin duhet ta provojë edhe idealja, në mënyrë që të jetë e aftë për të luftuar.
Me bashkëshorten marrëdhënia po përjetonte krizë, por ai e kishte vendosur, nuk ndahej.
Do të vendoste maskën false të idealit, të së mires, si kundërpeshë dhe do ta kapërdinte këtë moment të vështirë. Që kjo maskë të mundi këtë realitet, duhet mbështetje, por, me sa duket, e tillë qenka jeta, ku derisa ekzistojnë sëmundjet, s’ka as burrëri.
Sëmundja shmang falsitetin e komedisë, të cilën e shpëton heroi.
Gjithçka është ëndërr, derisa prek një femër, prekja e së cilës të bën burrë dhe materializohet në fëmijë. Burrat e planetit tokë janë krijuar nga ajka e universit. Ata janë bërë baballarë dhe karakteri i tyre janë mustaqet, mjekrat dhe hormonet. Ata mbajnë në këmbë klanin e diktaturës, në univers.
Dihet që, pas diktaturës, vjen liria dhe për këtë u kryqëzua në kryq edhe Jezu Krishti. Gojët e liga thonë se kryqi është ndërtuar, sipas pyllëzimit të leshit në trupin e njeriut.
Fëmijët, shpeshherë, s’janë dakort me baballarët dhe ata i dëbojnë nga familja duke i lënë jetim, në krahët e absurdes.
A do të shkatërrohet egoja e fuqishme prej flladit të lirisë, ndërkohë që kjo e fundit është eksperiment?
Sidoqoftë, është kjo diktaturë që ka krijuar pranverën, verën , vjeshtën dhe dimrin.
“Unë shkrova kushtetutën, – mendoi Jezu Krishti. –Kam kujt t’ia lë stafetën. U ngrita për drejtësi dhe kujtesë”.
Liria është pjellë e sforcuar e diktaturës, e cila është një çmenduri. Futja e baballarëve të kombit në burg prej të rinjve, nuk e ndryshon fatin e këtyre të fundit, kur të bëhen baballarë.
Është e rëndësishme që njeriu të jetë i bukur, se në fund të fundit, vrimë e zezë është.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:54 am


21
Botë ilaçesh
Tregim
Të jesh i pavetëdijshëm, atëherë do të jetosh ëndrrën, do të merresh me vogëlsirat dhe ky realitet është diktaturë. Këtu kemi të bëjmë me një pritje për të fituar lirinë.
Të jesh i vetëdijshëm do të dashurosh lirinë e vërtetë, e cila nuk ka kufij dhe me praninë e librave, muzikës, Tv-së, dijes së vërtetë, që nxitet nga ilaçet. Paqe shpirtërore.
Nga prangat e diktaturës dhe demokracisë, të shpëton një fëmijë, i cili, e cila, të jetë energji pozitive.
Ngritja e popullit në rol udhëheqës, duke prekur standartet e borgjezisë dhe krijuar shtresën e mesme, e ngrë atë shtet në pozitat e kapitalistit.
Kështu ngrihet mirëqenia e popullit dhe sigurohet sovraniteti. Populli, nga ana e tij, duhet të pranojë demokracinë, ndërsa kjo kastë, shtresë e krijuar e konsideron si të kaluar këtë fazë.
Populli, në ditën më të madhe, atë të lirisë, i duhet një udhëheqës, një ideologji, ose më saktë një shkatërrues i sistemit të vjetër dhe trashëgimisë së tij, një garanci se ky shkatërrim do të vazhdojë deri në vetëshkatërrimin e udhëheqësve të rinj me një vazhdimësi përsëritëse, dublim deri në mërzi.
Këta udhëheqës e mbajnë popullin e bashkuar, i cili njeh kështu edhe forcën e shumicës, ndonëse me detyrim.
Të jesh bosh, do të jesh dhe hiperaktiv, fakt ky që tregon edhe egon seksuale.
Ndryshe populli do të jetë i çorganizuar, do të bëjë luftë guerrile dhe do të shkojë drejt absurdit.
Megjithatë , populli është zemërgjerë.
Jezu Krishtin e vrau populli, ndoshta për t’u hakmarrë ndaj Zotit, i cili e kishte parathënë këtë me anë të profetëve, shumë kohë përpara.
Por Zoti është dhe kumbari i paqes. Ditën e Pashkës së Madhe në kishë prifti thotë: “ Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekjen vdekjen e shkeli dhe të varrosurve jetën ua fali”.
Kur shpikjet mbarojnë, rrëzohen monopolet dhe në piedestal ngjitet monumenti i popullit.
Atëherë, kur, si në diktaturë dhe në demokraci, rritet një brez pa ideale, ka rënë kambana e alarmit.
Që të çash në jetë, nevojitet karakteri i matrapazit dhe jo idealet.
Në filmin shqiptar “Ata ishin katër” këndohen këto vargje:
“Dhe e gjitha po të digjet
dhe të zhurritet fare,
ndoshta bimë kjo tokë,
s’do lindë,
por do të rrisi partizanë
dhe pa bukë dhe pa ujë,
do luftojmë edhe me gurë” .
Janë vargje të tmerrshme.
Kur futesh në rrugë të gabuar, armiqtë përdorin të drejtën për të goditur. Alternativë kjo, që nuk ekziston.
I përmbysur dhe i terrorizuar, i tronditur, i ngurtësuar, gjithë frikë, i trembur, i pafjalë dhe plot shqetësim për të ardhmen. Kërkon të hakmerresh, sytë të erren, logjika është e verbër dhe, nëpërmjet nervozizmit futesh, në rrugë pa krye, sepse arsyeja nuk ekziston. Ndërkaq, gjen vetveten, fiton sigurinë e humbur, do ta nisësh gjithçka nga e para, duke u përpjekur të vendosësh të drejtën.
Kur bëjnë seks, burri dhe gruaja shpërthejnë, rritet temperatura.
E tepërt të përsëris se diçka e ngjashme është një supernovë, përplasje galaktikash “Big- Beng”.
Një burrë dhe një grua bëjnë seks, gjatë gjithë jetës së tyre, ndërsa fëmijë bëjnë dy ose tre.
Një tjetër ndarje e fjalës “fëmijë” është edhe “i- e jetës”, e cila vjen nga fjala “ijët”.
Plus tradhtitë bashkëshortore apo masturbimet, sasia e spermës dhe e vezëve, që humbet, arrin përmasat e universit.
Pavarësisht faktit që prindërit duan t’i lënë fëmijët pas, në një farë mënyre, ata janë edhe vrasësit më të mëdhenj të tyre.
Ç‘janë prindërit vallë, burrë e grua, dashnorë apo maskarenj dhe vrasës?…
Duhet ndrequr dashuria, ndërkohë që, masakrën e kryen maskarai. Këtu lind e drejta për të vrarë.
Bukuria e njeriut mbulon “turpin” me “trupin”.
Doli nga shtëpia dhe vajti në Virua për të pirë një kafe te parku i qytetit, ku i kishin ngritur edhe monumentin. Për tri orë rresht nuk ia shqiti sytë.
- Unë një ditë do të vdes, po monumenti?- pyeti veten.
Humbi mendjen dhe filloi të fliste përçart:
“Ç’do isha bërë po të mos isha martuar? Ç‘do isha bërë pa trashëgiminë e babait? Ç‘do bëhem unë, kur të më vdesë mamaja?”
Ky monument shpreh pasionin, përsa kohë luftova, ndërsa tani jam shndërruar në karantinë.
Më kanë pështyrë të gjithë, po sikur t’i pështyja unë të gjithë? Atëherë, do të isha mbret, do të kërkoja të ushqehesha me trashëgimtarin tim, njëlloj si mbretëresha te bletët, për të qëndruar në pushtet pafundësisht, duke u përpjekur të shmang vdekjen. Që të mos vdesë “Andromeda”, do të ushqehet me “Udhën e Qumështit”, me synimin për ta shtypur me dhunë, diçka e ngjashme me zakonin e Mbretëreshës.
Midis harkut të kësaj urrejtje dhe segmentit të kësaj dashurie, u rrita.
Sekuenca e kësaj vuajtje më ktheu në energji pozitive.
- Kush do të sillte më dobi të isha bërë snajper dhe vrasës apo ky libër do t’i shërbejë më shumë të ardhmes?- pyeti veten.
- Vendimin le ta marrë Zoti, - u përgjigj po vetë.
Nëse ndonjë herë do të ndreqet diçka, me të vërtetë ky është rasti ideal. Ruajtja e kësaj shtrese ndërgjegje, si formë vazhdimësie e papërsëritshme. Ky është shansi i jetës, mundësia që vjen vetëm njëherë.
Përsa kohë orientimi është drejt asgjëkundit, ky absurd, është në luftë me trimërinë.
E rëndësishme është të fitojë e Mira.
Nëse do të vijë ndreqja, do të vijë nga ky brez, krejt i vetëm Jezu K. s’ka se çfarë të bëjë. Sfinksin e rrëzoi Edipi dhe sebepi ishte njeriu. Mesa duket, arsyeja e vërtetë është “njeriu i mirë”, “heroi”, “humanizmi”.
Ndoshta këtë luftë do të duhej ta bënte Zoti, por, fatkeqësisht, ajo i mbeti njeriut, i cili kërkon udhëheqje. Që të gjithë ata që kanë dashur të rregullojnë botën dhe të bëjnë mirë gjatë gjithë jetës së tyre, kanë vdekur të rinj.
Çfarë mund t’i bëjë Zoti Andromedës, veçse t’i bindet, përpos faktit që e paraqet si moment perspektive këtë realitet.
Koha është materie. Koha nuk ekziston , derisa stomaku e bluan atë.
Kush do të fitojë “burrëria” apo “inspirimi”?
Jo gjithmonë fiton e reja.
Ora që tregon kohën është një përllogaritje perfekte e trurit të njeriut. Ora është një materie e koordinuar që çuditërisht, me sakteësi jep faturën e kohës. Ora është një koordinatë mes materies shpirtërore dhe trurit.
Fjala “kurdis” zbërthehet “kurrë” dhe “vdis”, së cilës, nëse i heq gërmën “v” merr kuptimin “kurrë mos vdis”.
Orën mund ta krahasosh me tik- takun e zemrës.
Universi po shkon drejt asgjëkundit, ndërkohë që “Andromeda” dhe “Udha e Qumështit” do të përplasen dhe , mesa duket, sebepi është “ora”, e cila është materie me tiparet e shprehjes gjeografike, por, për fat e gjallë dhe fatkeqësisht, e pavetdijshme. Një koicidencë. Kur ëndrra materializohet, shndërrohet në shprehje gjeografike dhe vetëm , kur shartohet me arsyen prodhohet “inspirimi”.
Që të gjitha materialet, që shohim ne, janë të vdekura, sepse energjia e Errët dhe Materia kanë pasur një fat të tillë.
Ndoshta dhe ky është shkaku i pavetëdijes sonë.
Prapë se prapë nuk mund të thuash se ata kanë qenë të vetdijshëm. Fillimi dhe fundi janë Kaosi dhe Bibla thotë se e para dhe e fundit ka qenë dhe do të jetë “fjala”, ndërsa e mesmja e artë, e cila është e vërteta mbetet “veprimi”. Ndoshta shkaku i shpikjes së testoteronit është urrejtja ndaj alienëve.
Atë që në këndvështrimin afatshkurtër e arrin me dhunë, në këndvështrimin afatgjatë e arrin me diplomaci.
Si dhuna dhe diplomacia janë kurth.
Dhunën e përdor burri, ashtu sikundërse diplomacinë. Kur burri rrëzohet, stafetën e merr inspirimi. Që të dyja këto pole shkojnë drejt asgjëkundit.
Kujt i shërben kjo vdekje? Kush mëson prej saj?
Mesa duket, vdekja i shërben, është në funksion të dashurisë. E vjetra është më e fuqishme se e reja. Ditën, kur e reja do të kërkojë të mësojë, e vjetra të gjejë vrimë, ku të futet… Nëse e keqja, e vjetra zhduket , atëherë do të kemi dy pole të së mirës, të cilat do të rrëzojnë njëra - tjetrën deri në vetshkatërrim. Faktikisht, diçka e tillë po ndodh me të vjetrën, të keqen.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:54 am


22.
Shqiponja

Tregim
Ishte një rrugë, në të cilën, kur mësonte në gjimnaz bënte vrap në mëngjes.
Kur mbaroi gjimnazin, u fut në punë në një firmë ndërtimi dhe tashmë energjitë i harxhonte për të ndërtuar: spitalin, bankat, restorante, kafene, butikë, supermarkete, universite, shtëpi publike, komplekse pallatesh, tatimet, stadiumin, pallatin e sportit, burgun, komisariatin e policisë, gjykatën, prokurorinë, noterinë, avokatinë, bashkinë, hotele, internet – kafe, parqe dhe lulishte dhe aeroportin, në zgjatim përfundimtar të saj.
Pronari i firmës nuk kishte fëmijë dhe firmën e trashëgoi ai .
Bëri një plan të ri urbanistik, ku mendoi të kthehej aty, ku kishte nisur tek arsyeja, ndaj hodhi hipotezën e ndërtimit të një katedraleje dhe shkatërrimit të gjithçkaje, që kishte ndërtuar më parë, si punëtor. Amaneti i një brezi të tërë ishte:
Të mos prishet rruga, me nostalgji kujtonin pritje - përcjellje, lot dhe përfytyronin jetën e dytë të saj.
Aty ishin dashuruar, kishin përcjellë njerëz për në varreza, personalisht kishte refuzuar ofertën për të shkuar në kryeqytet, kishte blerë rroba me vlerën e kujtimeve dhe tani prishja e saj e hutonte, i dukej e krahasueshme me sakrifikimin e një kurbani.
U ndezën debate të forta dhe retorikë e ashpër.
Si do të jetë kjo postrrugë në të ardhmen?
-Do të lindin fëmijë , do të marrin nuse, do të varrosim të moshuarit.
Kur po ndërtohej ujësjellësi i ri, kishte ndodhur një aksident me vdekje në punë dhe kryetekniku kishte përfunduar në burg. Siç duket rruga kërkonte të flijojë diçka. Mbi punëtorin, kur u varros u hodh baltë dhe dhe’.
Të rinjtë, të nxitur nga lëvizja e popullsisë, dëshira për t’u martuar, çështjet ekonomike ishin në kundërshtim me nostalgjikët e brezit të vjetër, të cilët ishin simpatizantë të së shkuarës dhe jetonin me kujtime, donin t’ia përcillnin edhe brezit të ri mesazhin e tyre njerëzor.
Me sa duket që të dy brezat nuk e kuptonin të ardhmen.
Dramat, më të mëdha të qytetit, ishin zhvilluar te kjo rrugë.
Brenga, halle, vuajtje, përgjërime, sëmundje, dhunë, mall ndjenjë, ndarje nga më të ndryshmet, kishin dëgjuar gurët e saj. Të braktiste gjithçka, duke ikur jashtë shtetit, për t’u martuar.
- Nëse kthej kokën pas, s’kam për të ecur kurrë përpara, – mendoi.
Njëlloj, si dashurinë e vjetër, nuk e braktiste dot këtë rrugë.
Të paktën tani e kuptoi se, nëse nuk je i lumtur, kur je i ri, s’ke për të qenë kurrë.
Në fillim është mjaltë, pastaj bëhet reçel, po pastaj bëhet m.., pra një kthim në origjinë. Nëse mposhtet ky kthim pas, sepse kjo ego të shkatërron themelet , ka mundësi suksesi.
Nga kjo luftë e drejtë, dola i humbur dhe jetën ia kam borxjh idealit.
Në fakt femra dashurohet me burrat dhe jo me idealin.
Kush vallë e mendonte kështu?
Gjithsesi, i pëlqente akoma, ashtu i përhumbur, të udhëtonte në këtë rrugë që tashmë mund ta portretizohej, si e humbur në kujtesë.
Kur flet, ulëret dhe s’të dëgjon njeri, ai që s’ka veshë, përfundon në burg dhe rolet këmbehen.
Pasi e ndërtoi katedralen dhe falimentoi.
U hodh baltë, gurë, çimento e llaç mbi veprën e tij, por, ndërkaq, dhe ai evoloi. Mendoi se duhej ta fotografonte gjithë këtë, para se ta prishte dhe ta ruante këtë të fundit, si dokument, duke e ditur se, pa të, nuk mund të ecet përpara.
Ju kujtua historia e Perandorit që pyeti:
- Sa e madhe është Perandoria ime?
Përgjigja ishte vrasëse:
- Dy metra dhe’!
Gjithashtu u kujtua se në flamur Kombi i tij kishte një shpend, shqiponjën, e cila, jo rastësisht ka dy koka, një simbol, ky që kurrsesi nuk duhet monopolizuar.
- Po e lë pikërisht aty, ku e kam nisur, - mendoi. – Po kjo katedrale a do të prishet,- vazhdoi me ndershmëri dhe sinqeritet mendimet e mëposhtme.
Ra në depresion dhe ia kushtoi jetën fesë, ku gjeti një ritëm të ri.
Në këtë raport të ri me Zotin, nuk e ndjente veten vetëm. Për hir të kësaj miqësie, mbolli një shelg lotues, në kujtim të vuajtjeve që kishte kaluar.
Tek vëzhgonte kopshtin, rreth katedrales, mendoi ta shfrytëzonte përvojën e tij për të ndrequr, ndaj u fut si përgjegjës i punëtorëve në Ndërmarjen Komunale.
Dalloi një “mëllagë” të shkatërruar që kishte çelur një filiz. Ç‘ishte e shkatërruar e shkuli dhe filizin më të shëndoshë e la gjallë, duke bërë kështu diferencën.
-Ç’do kërkojë ky filiz i dobët që i pinin jetën gjithë ato shushunja?- mendoi.
-Të shumohet , -u përgjigj, po vetë,- do të kërkojë të mbushë gjithë parkun, deri sa të përsëritet e njëjta praktikë.
Kjo mëllagë, ka egon e një burri me mustaqe, që ndihet i turbulluar e me gjak të ndezur përpara femrës, i cili pasi shuhet edhe qetësohet .
Fatkeqësia është se që të dy nuk e njohin fundin që i pret .
Si të bësh mirë, si keq, fundi është i njëjtë.
-Kush ka, do shumë , - iu kujtuan fjalët e mençura të një plaku që kishte gjiton.
Një çift me dallëndyshe, në këndet e katedrales, në të njëjtën mënyrë se si Zoti kishte ndërtuar tokën, po ndërtonte një fole.
Fjala ” Fole” ka rrënjë të njëjtë me fjalën “foli”.
Ky çift i bukur dallëndyshesh e kuptonte, më së miri, domethënien e rrugës.
Dëgjonte shumë muzikë dhe gatuante a thua se revolucionin e ndryshimit e kishte harruar.
Njëherë në mëngjes dhe njëherë në mbasdite, kryente një vajtje- ardhje te bulevardi i ri, një rinovim i ngjashëm me taktikën e seksit , punës dhe ritualin e të ngrënit, mendim ky që i vinte, kur futej në të thella.
Ndoshta kjo ishte edhe zanafilla e së resë.
Evolucion është të vëzhguarit, dalja e një produkti të ri për t’u ushqyer, kërkesa e vazhdueshme për të renë, lindja, dhe të gjitha këto, zhvillohen në kohë krize, gjë kjo që të mëson shumë.
Patentën e vrasjes duhet ta ketë dikush që njeh thellësisht të mirën dhe të keqen.
Eksplorimi i dijes nga brezat, një rrugë ndoshta e panjohur, që kërkon udhëheqje, por këtu qëndron dhe e bukura, tek strategjia e shtigjeve të reja që përfshin përuljen ekstreme.
Përsosje race me durim që njeh të drejtën e trashëgimisë së kombeve, si pasuria më e madhe në univers.
Seksi, në këtë laborator, rijetëzon kompleksitetin e Arsyes.
Tek lapidari i dëshmorëve, rënë në luftën për liri, një adoleshente e veshur me xhinse të grisura, bluzë të bardhë dhe me një kapele nga hapësira e së cilës kishte nxjerrë flokët, vuri një tufë me lule.
Lapidari kishte qëndruar gjithmonë aty dhe në kohë të ndryshme kishte parë emrat e dëshmorëve të gdhendur në gurin e përjetshëm…
Drita që ndriçonte skulpturën e gdhendur me mermer të dëshmorit, zbërthente gjithë kuptimin e jetës.
Kur të vjen vdekja një nga keqardhjet më të mëdha të jetës , është fakti që nuk e sheh më këtë dritë.
Dritë do të thotë edhe zgjuarsi.
Fjalën “zgjuarsi” e përdorim edhe kur zgjohemi nga gjumi.
- Kjo rrugë është teatri i së ardhmes dhe një mundësi për universin.
Që të zhvillohesh dhe të jesh i drejtë, janë dy gjëra të kundërta, që nuk përputhen.
Pa qenë i drejtë, nuk e sheh dot fundin. Siguria e së ardhmes varet nga rregulli.
Vetëm nga këndvështrimi i zhvillimit dallohet e drejta, e cila, kur është në pushtet, dashurohet me zhvillimin.
Perspektiva lind nga përplasja e këtyre dy rrymave. Kur gjen punë, punon për familjen , fëmijët dhe kur dikush e tepron, në këtë fushë, thua:
“Mu sikur e ushqej unë”.
Nuk të lë testosteroni që të jesh largpamës.
“Na rëndohen fëmijët tanë, - thonë, – kur kërkojnë pjatën e dytë me gjellë”.
Në fakt që të gjithë jetojnë nën mëshirën e Zotit, motoja e të cilit është:
“Ku hanë tre , hanë edhe katër “.
Humbja e besimit në Zot, sjell kohë të humbur, zhgënjim, kosto për të ardhmen dhe shumë probleme të tjera. Besim ky që duhet rifituar.
Ky është themeli që krijon stabilitet. Mendja është natyrë e koncentruar dhe pasqyrimi mund të mos pajtohet me realitetin, të gjejë gjithashtu një rrugëzgjidhje, por është e pafuqishme dhe nuk krahasohet me Krijuesin, i cili vëzhgon.
Kjo është energjia seksuale e ndërthuruar me punën që rrjedh nga energjia e trurit.
Ekuilibri dhe fitorja e energjisë së trurit ndërmjet artit, teknologjisë, do të nënshkruajë perspektivën.
Ky është shkaku pse ndërtojmë, punojmë, shkruajmë. Nisur nga ky bulevard, kontrollin e universit le ta marrë fuqia e trurit.
Nëse, seksi nuk udhëhiqet nga testosteroni, fëmijët që lindin do të jenë inspirim dhe rezultati do të jetë fitorja e dashurisë, Arsyes.
Kur egoizmi të izolohet, rruga e brezit të ri, do të jetë e lirë dhe do të nderohen fëmijë e baballarë.
Vjen një moment që e vërteta shkatërrohet dhe bëhet luftë. Kjo luftë, që e pason, të ketë, si pikësynim largpamës, të vërtetën, ku heronjtë janë dëshmorë që kundërshtojnë të keqen. E vetmja mundësi kjo që justifikon rindërtimin.
Por ç’do të bëhet me të vërtetën, kur evolucion të arsyes nuk ka?
Duhet ndërhyrja e “Dorës së Zotit”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:55 am


23.
Ylli i mëngjesit
tregim

Kur lindi dita në mëngjes, mori aparatin fotografik dhe doli.
Fjalës “lindi”mendoi, nëse i heq germën “l”, bëhet “Indi”. Doli dielli dhe gjithë perspektiva e rrugës pa njerëz, u fiksua në film.
Ndërkaq, fëmijët e kopshteve, çerdheve shkollave, të shoqëruara nga prindërit, adoleshentët, studentët, po shkonin drejt kopshteve, shkollave dhe universiteteve.
- Ç‘bëhej një herë këtu, ç’bëhej, - po thoshte një pronar supermarketi.- S’priste puna punën, paraja lumë. Çdo vit po bëhet më keq.
Në krye të rrugës, ndodhej zyra e funeraleve, nga ku kalonte kortezhi për në varreza.
Befas, rruga u mbush plot qytetarë, që diskutonin me zjarr. Kishte ndeshje në stadium. Fjala “masakër” me “maskara” është e përafërt… Dhe vërtet, pas ndeshjes, tifozët e kthyen në një masakër të vërtetë. Viktimat shtriheshin kudo, nëpër rrugë.
Ja arriti policia dhe gjysmat i shoqëron në komisariat, gjysmat në spital.
Dikush shkonte në gjyq për pronën, dikush në aeroport. Një veturë goditi me fuqi, dhunë, bankomatin e një banke, me qëllimin për ta grabitur.
Një stuhi, që nisi, papritur, i lagu monumentet që dëgjonin muzikë. Manekinët hapën ombrellat… Telekronisti i TVSH po filmonte gjithçka, madje, dhe atë që po fotografonte.
Një grup të rinjsh, plot entuziazëm përbuzës, që buronte nga fuqia ekstreme e muskujve, po ecnin në formacion ushtarak.
Furgonët, që vinin nga fshatrat, i mbushën rrugët me njerëz.
- Që të gjitha ata që sorrollaten te kjo rrugë, kanë në shtëpi një njeri që gatuan, një tjetër që punon, ndërsa personi në fjalë, rri kafeneve.
Kjo rrugë kishte kaluar momente të mjerueshme, ishte rikonstruktuar dhe, tashmë, përbënte krenarinë e qytetit.
Hyri në një dyqan, i cili nuk binte shumë në sy, që s’ishte fare luksoz.
Kishte një jetë që qepte te ky rrobaqepës dhe, para një jave, kishte porositur dy palë pantallona.
- A ke menduar për një trashëgimtar - e pyeti, - që ta trashëgojë këtë art?
- Mua ma mësoi babai. Ishte i persekutuar dhe, me këtë zanat, me ndershmëri rrita fëmijët, u martova, - ia ktheu rrobaqepësi. – Kam tre vajza. Të tria të martuara dhe, asnjëra prej tyre, nuk e ka këtë zanat.
- Mba mend të më thuash, si u ndërtua kjo rrugë?- pyeti fotografi.- Cila është historia e saj?
- E mbaj mend mirë se, atëherë, më arrestuan babanë. Ishte diktaturë dhe vendi po ziente. Komiteti Ekzekutiv, bashkia e sotme, mori një fond, të cilin e përdori për ndërtimin e saj. Të rinjtë kishin energji, ishin të fuqishëm dhe, duke ndërtuar këtë rrugë, morën lekë, me të cilat u martuan.
Ky brez që shkatërroi diktaturën, tashmë është i rrëzuar, e ka harxhuar energjinë, duke qenë i paaftë të mendojë për një trashëgimtar, - ia ktheu rrobaqepësi. - Është i konsumuar, korruptuar; bëjnë një xhirro në mëngjes dhe darkë, nuk gjejnë dot një rrugëdalje dhe flenë gjumë në shtëpi. Kjo rrugë emërtohet tashmë “Demokracia”.
Kaosi, hiperaktiviteti, shteron energjinë, ndërkohë që intuita është më racionale.
- Si do të bëj unë, kur të vdesësh ti?- i tha fotografi. – Të rinjtë nuk dinë dhe, me sa duket, thelbi i jetës është “ndërtimi i së Mirës”.
Kadare thotë se fjala “ilion” është turqisht, por shpjegohet në shqip ”ylli jonë”.
Në lashtësi, ka pasur nevojë për orientim. Por, nëse ikën nga planeti ynë dhe shkon diku, do të jetë një yll tjetër për orientim.
Në këtë kohë, kur gjithçka po shkon drejt asgjëkundit, gjithë njerëzimi, universi, ka nevojë për një udhërrëfyes.
Naim Frashëri ka thënë: “ Kur mbi dhe’ nuk kishte asnjë komb tjetër, Shqipëria ishte!”
Jo pak herë, gjatë historisë sonë, duke u paraqitur si komb mysliman, jemi kërcënuar prej kristianizmit me zhbërje.
Por nuk e mohojmë dot faktin që, klani i myslimanëve ishte klasifikuar si më patrioti.
Emri “Albania”, ashtu siç na quajnë, e ka prejardhjen nga fjala “agim”.
Atëherë, kur nuk je i aftë ta justifikosh emrin që mban, ai humbet dhe atë ta vendosin të tjerët, sipas protagonizmit në histori apo performancës aktuale.
Si çdo gjë me tepricë,edhe gota e mbushur plot do të derdhet dhe rreziku është në prag.
Në shqip ekziston mallkimi: “T’u shoftë emri!” Sipas shqipes, shpjegohen shumë emra kombesh, ndërkohë që, emri ynë, po shkon drejt zhdukjes dhe Shqipëria ndodhet në udhëkryq.
Rilindasi Pashko Vasa ka thënë: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria!”
Të rinjtë duhet të mësohen të godasin në fund, t’i përgjigjen së keqes me të njëjtën monedhë, pikërisht, atëherë, kur ajo fuqizohet më shumë.
Sulmi frontal të shoqërohet nga një goditje sistematike dhe afatgjatë. Ndërhyrje kjo që bëhet, pikërisht, atëherë, kur shterrojnë energjitë. Historia shkruan me gërma të arta fillimin, sa për fundin, i cili përkufizohet si dështim, duhet menduar mirë, për të shmanguar katastrofën.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe me Universin. Vrimat e zeza janë vajza të Energjisë së Errët dhe ndërtimi i planetit “Tokë”, e cila është po edhe ajo vajzë e bukur, mesa duket ka qenë domodsosmëri.
Femra është më ndryshe nga mashkulli. Ajo lind. Një femër e bukur, pjellore, ka zemër të mirë. Kjo përmendore e së Mirës mund të përsosi Botën.
Fatkeqësisht, ky shpirt prishet, korruptohet, kërkon të hapet, të shumohet, zakone këto, që shoqërohen me një të qeshur të turpshme.
Por e tillë është shoqëria. Anëtari i shoqërisë kërkon të pasurohet, nuk ka ideale dhe ka si interes korrupsionin, një farë motori, që shtyn përpara rrotën e historisë, këtu duhet një ndërhyrje nëpërmjet një operacioni të kujdesshëm.
Lufta mes të qenit njeri dhe ingranazh, për hir të perspektivës.
Lotët janë thellësisht egoistë dhe prodhohen atëherë, kur preken interesat vetjake.
Kur jeta personale koicidon me tragjedinë e dikujt tjetër, mund të themi se kështu nis kuptimi i së vërtetës dhe lotët që rrjedhin janë testament. Një luftë kjo, që bëhet që njeriu të jetë vetvetja.
Mendimin e mbyt dhuna, dhe dhuna, që të ringrihet, i nevojitet arsyeja.
Mesa duket ligjin e bëjmë ne dhe jo Zoti.
Njerëzimi duhet të ecë, sipas 10 urdhëresave që Zoti i deklaroi Moisiut.












Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:55 am


24.

Jashtë teme
skicë
- Më do ?- pyeti të dashurën.
- Provokim është ky? Ti e di që të dua, - iu përgjegj ajo.
- Jemi të rinj, nën varësinë e seksit, dhe dihet që ky i fundit lind dashurinë, - i tha ai.
- Mos harro se ishte dashuri me shikim të parë, - foli ajo dhe shtoi: - Kishim të dy interes.
U ulën të dy të pinin një kafe jashtë qytetit.
- Shiko atë çiftin e qenve, - i foli të dashurës,- duket që kanë afeksion për njëri – tjetrin. Siç duket, bëjnë seks dhe instikti i dashurisë i bën që të ndihen mirë.
Mjaftoi një pakënaqësi e vogël, qejfmbetje nga partnerët dhe të dy qentë filluan të grijnë dhe të shqyejnë njëri – tjetrin.
- Njëlloj si ne të dy, zihemi, pështyhemi, pastaj duhemi, - ia ktheu ajo.
Pa e kuptuar filloi ta urrejë të dashurin dhe , si për çudi, ai u shëndosh, i doli barku, i ranë flokët, u bë me syze. Urrejtja kishte ushqim.
Kur i del fati të mirës, e shikon si gjarprin e shtëpisë, ndërkohë që gjarpri i vërtetë duhet kërkuar tjetërkund.
Xhelozia , zilia të sëmurin dhe sjellin katarsis në të dy polet.
Femra e virgjër e kërkon organin seksual të madh dhe kështu nis rruga e lirisë.
Pasi konsumohet dashuria , të cilën mund ta shënojmë me + (plus), nis urrejtja, që pa frikë, ka shenjën – (minus).
Kur të konsiderojnë të gjithë një copë lecke me urrejtje të çliruar prej përbuzjes kolektive, vihet vlera = (barazim).
Maria Magdalena, e cila njihet si prostitutë, por, njëkohësisht dhe dishepulle e Jezu Krishtit, i lau këmbët këtij të fundit me aromën më të shtrenjtë që kishte, pa pasur kurrfarë interesi dhe duke i dhënë kështu gjithë pasurinë e saj.
Maria Magdalenës i janë kushtuar shumë këngë , libra dhe filma.
- Që të ndërgjegjësohet kjo dashuri e veshur bukur, shtrenjtë dhe thjesht, duhet lejuar kalimi, - foli ai. – Fiton përvojë nga krahasimi.
Në mirëkuptim u ndanë.
- Pasardhësit e pellazgëve quheshin “ilirë”, fjalë , e cila zbërthehet “i lirë”, do të jetosh, do të jesh i lirë, por edhe do të vdesësh i shkatërruar.
Ditën që energjia do t’i përkushtohet lirisë, do të të udhëheqë Monumenti i Verbërisë drejt qorrsokakut.
Kjo teoremë nuk i përket më popullit tonë, por gjithë njerëzimit.
Fjala greke “mbrostar” zbërthehet “mbro starin” , ku “star”, sipas anglishtes, quhet “ylli”, pra mbro “përparimin” ashtu sikundërse përkthehet në shqip, - e mbylli bisedën ajo.
Në Shqipëri ekziston një fshat i tillë me emrin “Mbrostar”.
Në kohën e Skënderbeut quheshim “arbër”, e cila zbërthet “ar bëri”.
Emri “shqiptar”, ashtu siç e qujamë veten, në kohën e sotme, e ka prejardhjen nga fjala “shqiponjë”, e cila zbërthehet si “ si shqipe ri”.
Më së fundi, ata u ndanë, ajo pati një lidhje të dytë, ndërsa ai u mbyll në botën e tij.
Po këta sy që lëbyren prej epshit, kaluan momente të fuqishme emocionale, duke u mbushur me lot.
Zoti ka qenë një terminator dhe, nuk është e largët dita, që lotët e burrit të tronditin ndërgjegjen e tij.
Mashtrim+ Goditje= Drejtësi ose
Seks+ Vrasje= Drejtësi.
*
Filloi të pinte dhe mori një qen si shoqërues.
Qeni i përket familjes së ujqërve, të cilët e kanë trurin 30% më të madh se të qenit, fakt ky që shpjegon besnikërinë.
Një natë me suferinë dhe shi, piu aq shumë pije alkolike, sa filloi të rrihte qenin pa mëshirë.
I ulëriste te rrëza e veshit:
- Më do ti mua, më do?- dhe e qëllonte verbalisht, duke çliruar gjithë dufin.
Të dy ishin bërë qull.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  EmptyMon May 10, 2021 11:55 am

25.
Bomba

skicë
Bibla pretendon një botë të sinqertë, ku loti materializohet në kristal. Karakteri i Materies dhe Energjisë së Errët është i egër dhe krejt në kundërshtim me biblën. Kënaqësia e seksit është vdekjeprurëse dhe dëshmon se misioni mbaroi.
Ky akt seksual prodhon vrasës të lindur, përbindsha.
Cili është drejtimi i duhur, përbindshi apo sinqeriteti?
Bukuria nënkupton talent që, gjatë kalvarit të vuajtjeve, kthehet në shëmti, e cila përmban përvojë dhe kapacitet.
Dashuria e ngritur në sistem është martesa. Nëse do ta shkatërrosh ndjenjën, martohu dhe urrejtja është e pashmangshme.
Martesa ndeshet me urrejtjen, e cila pëson fatin e dashurisë: E ngrë në sistem që ta rrëzosh dhe kështu dashuria dhe urrejtja çlirohen, duke shterrur.
Xhelozia, urrejtja të shtyjnë drejt qorrsokakut dhe, si kundërpeshë, është sëmundja. Ana tjetër e medaljes është se pa u çliruar kjo energji nuk ecet përpara.
As Energjia e Errët nuk ka patur sy dhe as vrimat e zeza nuk kanë. Tek syri i njeriut deshifrohen të gjitha ngjyrat.
Kemi të bëjmë me një univers të verbër, të shurdhët, madhështor, por edhe dritëshkurtër.
Seksi të hap sytë.
Uragani, që ndodh në tokë, tregon më së miri se si është formuar Materia dhe Energjia e Errët nga Asgjëja.
Sipas librave fetare, del qartë se Satana- gjarpri është organi seksual, shkaktari i qorrsokakut i vekjes, të cilat burojnë nga mëkati.
Ligji në demokraci në themel është monopol që përbën një diktaturë, e cila kontrollon verbërinë, qorrsokakun.
Mjeku, Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi po shkruajnë historinë me gërma të arta dhe organi i policisë, i cili, pavarësisht se e vesh këtë rrobë për t’u martuar, ushqyer, lindur, po kryen një punë me rëndësi primare.
Energjia e verbër ka të ardhme entropinë, e cila lind arsyen.
“Andromeda” nuk e njeh domosdoshmërisë dhe lirinë.
Por edhe ne që kemi njohuri, jemi të dështuar.
Vrasja nën përkrenaren e Mjekut , Gjykatësit, Berberit dhe Rrobaqepësit, që janë edhe profesionet e një bote të qytetëruar sjell bashkim. Në këtë katërshe mungon kuzhinieri, i cili është dhe “ndreqësi” i vërtetë.
Vrasja në lashtësi tolerohej, ndërsa tani është monopol.
Bomba “Big – Bengut” e ka shtyrë Zotin të vetëkrijojë sytë dhe veshët, sepse si origjinë, si Materie nuk i ka patur këto dy tipare.
I nxitur prej një dashurie të sinqertë Ai, ndoshta do të krijojë një produkt të ri bujqësor.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» ARDIAN DEDI "Fëmija e dytë" skicë
» ARDIAN DEDI "Kriza"
» Ardian Dedi "MONOLOG"
» ARDIAN DEDI Krijesa inteligjente
» ARDIAN DEDI "Dritarja"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: