Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e Skenderbeut

Shko poshtë 
+16
enveristi
Leka i Madh
eri M
fati
Lavdi
Zogisti_Legalist
Euridika
tom sojer
Tetovari
Hana
STUPCAT
dibranja
Sofra
Vuthjani
Beton
osm19
20 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
enveristi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 8
Registration date : 06/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue May 06, 2008 10:16 pm

Cili ishte qëndrimi i Skënderbeut ndaj besimeve fetare?

Nga Kasem Bicoku

Vendim tjetër shumë i rëndësishëm i këtij Kuvendit është krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit etj., Kuvendi vendosi që pranë kryetarit të Besëlidhjes Shqiptare të krijohej një arkë e përbashkët. Fondet monetare u krijuan kryesisht me paratë që jepte secili anëtar i Besëlidhjes. Në krye të Besëlidhjes dhe të organeve ushtarake e financiare të saj u caktua një udhëheqje e vetme, e kryesuar nga Skënderbeu. Edhe pse Besëlidhja kishte karakterin e një aleancë politike e ushtarake, me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar përpara drejt bashkimit politik të vendit dhe drejt krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare. Ky pushtet u përfaqësua nga Skënderbeu dhe nga Kuvendi si organ i përbashkët vendimmarrës i fisnikëve shqiptarë. Sipas vendimeve të Kuvendit të Lezhës, pushteti i Skënderbeut ndaj anëtarëve të Besëlidhjes Shqiptare ishte i ngjashëm me pushtetin e perandorëve bizantinë e të mbretërve të tjerë evropianë ndaj fisnikëve shqiptarë, të cilët i kanë trajtuar si aleatë të tyre dhe me pushtet politik të trashëguar. Angazhimi i shqiptarëve në një luftë të ashpër kundër Perandorisë Osmane çoi natyrshëm në forcimin e mëtejshëm të bashkimit politik të fisnikëve shqiptarë, në përfshirjen e viseve të lira në një shtet të përbashkët e të qëndrueshëm. Ngritja në një shkallë më të lartë e më të organizuar e luftës antiosmane të udhëhequr nga Skënderbeut ndikoi drejtpërdrejt për forcimin e vetëdijës kombëtare të shqiptarëve, kudo që ata banonin. Këtë e dëshmojnë edhe këngët e shqiptarëve të Moresë për Skënderbeun që emigruan në Itali në shek. XV. Për formimin e një shteti të vetëm shqiptar në të gjitha viset e lira ndikuan kryesisht faktorët e mirëkuptimit. Duke ruajtur përgjithësisht të drejtat ekonomike feudale, fisnikëria shqiptare në zotërimet e veta humbi gradualisht autonominë politike dhe u njësua me Kastriotët. Ata vareshin nga Skënderbeu, sepse të vetëm nuk ishin të fuqishëm për të përballuar furinë osmane. Fisnikët shqiptarë kaluan në varësinë e zakonshme feudale ndaj kryezotit të tyre, Skënderbeut, por u ruajt edhe institucioni i Kuvendit. Kur mblidhej ky Kuvend ata ishin të barabartë me Skënderbeun në vendimmarrjet për çështje të rëndësishme. Shteti shqiptar i drejtuar nga Skënderbeu, siç e dëshmojnë e Drejta dhe simbolet shtetërore, kishte frymë kombëtare. E Drejta, që vepronte në kohën e Skënderbeut, mbështetej shumë në të Drejtën Dokesore shqiptare dhe institucioni i saj i Besës, si një kult kombëtar, respektohej shumë prej tij. Në një letër të vitit 1460 kryezoti i shqiptarëve ka shkruar: "Të mbajmë besën, për mbrojtjen e së cilës kemi përballuar rreziqe të mëdha, edhe pse gjithnjë kam qenë përpara një vdekjeje të sigurt". Simbolet e shtetit të Skënderbeut janë mbështetur në traditën vendëse dhe shprehin unitetin dhe sovranitetin e tij. Ai e emërtoi shtetin shqiptar me emrin etnogjeografik kombëtar mesjetar Arbënia (Albania) edhe pse brenda tij u përfshinë një pjesë e trevave shqiptare. Titulli zyrtar i Skënderbeut ka qenë "Zot i Shqipërisë (Dominus Albaniae)", të cilin e gjejmë të shkruar në vulën e në shkresat zyrtare të tij, si edhe në letrat e kancelarive të huaja që i janë drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar. Skënderbeu është krenuar me historinë e lavdishme të popullit të vet. Në letrat e tij të viteve 1460 e 1461 është evokuar lavdia e Aleksandrit të Madh dhe e Pirros së Epirit. Emri i dytë vetjak i Gjergj Kastriotit është emri i Aleksandrit të Madh për të cilin osmanët kanë përgjegjësen Iskander dhe në gjuhën shqipe u bë Skënder. Skënderbeu ka përdorur si simbole të pushtetit të tij edhe simbolet shtetërore të Aleksandrit të Madh (ylli me tetë e me gjashtë cepa është simbol i diellit), të Pirros së Epirit, si edhe simbole të tjera mitologjike. Simbolet dhe evokimet e mësipërme dëshmojnë për kulturën humaniste të kohës dhe për traditën vendëse, që i jepnin frymë përbashkësie kombëtare shtetit të tij dhe luftës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Për forcimin e unitetit kombëtar Skënderbeu ka përdorur edhe mjete të tjera. Ai i dha qëndresës shqiptare kundër osmanëve tiparet e një lufte që u ngrit mbi dallimet fetare. Edhe ushtritë kundërshtare, me të cilat u ndesh Skënderbeu, ishin heterogjene nga përbërja fetare. Vetë ushtria osmane kishte një përbërje të tillë. Në krah të saj gjatë betejave ishin edhe ushtritë e sundimtarëve vasalë të krishterë, si të perandorëve bizantinë ashtu edhe të sundimtarëve sllavë. Madje aleatët me të ngushtë të sulltanëve osmanë në Ballkan kanë qenë drejtuesit më të lartë të kishave greke dhe sllave, që kishin siguruar një varg privilegjesh prej sulltanëve. Skënderbeu ka luftuar edhe kundër ushtrive të krishtera, si në vitet 1447-1448 kundër ushtrive veneciane dhe më 1460-1461 kundër trupave të princit të Tarantit në Italinë e Jugut. Në radhët e ushtrisë shqiptare përkrah njëri-tjetrit kanë qenë luftëtarët e besimit të krishterë, katolik e ortodoks, por edhe të besimit mysliman, siç ka qenë vetë Skënderbeu dhe nipi i tij, Hamzai. Shembull i harmonisë fetare dhe i mirëkuptimit ndërmjet shqiptarëve me besime fetare të ndryshme ka qenë vetë familja e Kastriotëve. Shumica e fëmijëve të Gjon Kastriotit kanë pasur emra të besimit ortodoks, një djalë dhe një nip i tij (Skënderbeu dhe Hamzai) kanë pasur deri në fund të jetës emra myslimanë, kurse veprimtaria politike e Kastriotëve, e sidomos e Skënderbeut, ka lidhje me vendet e botës katolike. Në shtetet e tjera katolike ai ka dërguar si ambasadorë të tij edhe klerikë ortodoksë. Vetë Skënderbeu, pasi u kthye në Shqipëri më 1443 dhe deri sa vdiq, ka përdorur emërtimin e dyfishtë, të kristianit dhe të myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si shprehje e harmonisë dhe e mirëkuptimit fetar dhe e përpjekjeve të tij për të ruajtur njësinë (unitetin) e bashkëkombasve të vet. Islamizimi i shqiptarëve në disa treva arriti përmasa të mëdha që në kohën e Skënderbeut. Atëherë mbi 60 % e banorëve të Shkupit e të Manastirit ishin myslimanizuar. Me politikën e tij Skënderbeu nxiti pjesëmarrjen masive të shqiptarëve të të gjitha besimeve fetare dhe të krahinave të ndryshme në luftën kundër pushtuesve osmanë. Udhëheqja e tij shtetërore dhe politike ndikoi në kompaktësimin dhe në forcimin e unitetit të shqiptarëve pa dallime fetare e krahinore, duke përfshirë edhe shqiptarët e viseve që kishin mbetur jashtë shtetit të Skënderbeut. Për forcimin e vetëdijës kombëtare të shqiptarëve në kohën e Skënderbeut dëshmojnë edhe gojëdhënat, tregimet dhe këngët popullore shqiptare. Figura e Skënderbeut është ruajtur me shekuj në këto krijime popullore e artistike të shqiptarëve pa dallime fetare, si te shqiptarët katolikë, ortodoksë e myslimanë, ashtu edhe në të gjitha trojet shqiptare, madje edhe jashtë tyre, si p.sh. tek arbëreshët e Italisë.
_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
enveristi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 8
Registration date : 06/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue May 06, 2008 10:17 pm

Një Skënderbe "turk"


Me sytë e një historiani turk, heroi kombëtar shqiptar krejtësisht i çmitizuar. Jo më prijësi i kryengritjeve dhe burri i shtetit. Por një luftatar idhnak, hakmarrës dhe dredharak që e luftonte Turqinë vetëm për shkak të interesave të veta



Që Skënderbeu nuk ka qenë ai kalorësi i çartur i rrëfenjave të moçme, që me një të ngritur të shpatës këpuste dhjetëra koka turqish, kjo është një gjë që e dinë të gjithë. Edhe që ai nuk u morr peng i vogël për të jetuar 29 vjet në oborrin e sulltanit, ashtu siç e duan legjendat, por që përkundrazi me përjashtim të disa periudhave të shkurtra ka jetuar në Shqipëri, edhe kjo tashmë është e shkruar në tekstet historike. Po sikur në vend të një heroi që përveç luftrave mbrojtëse ka edhe meritën e krijimit të të parit shtet të mirëfilltë shqiptar të lexonim se bëhej fjalë vetëm për një luftëtar idhnak, që luftonte për çështje fetare po aq sa për hakmarrje dhe plaçkitje? Atëherë do të duhej të shfletonin historinë e perandorisë turke. Ku një figurë si ajo e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të zinte një vend të vogël, një vend fare periferik. Të njëjtin vend që zinin edhe zotërimet e tij në krahasim me përpasat e perandorisë osmane. Por përveç vendit të vogël që do të zinte historia e Skënderbeut brenda historisë osmane, ajo që do të na habiste më tepër do të ishin vetë faktet historike, do të zbulonim një Skenderbej kaq të ndryshëm jo vetëm nga historia e Barletit por edhe nga historia pa mitizime e teksteve të shkollës. Do të zbulonim një Skenderbej si ai që përshkruan historiani turk Sulejman Kulçe, një pjesë e veprës së të cilit tashmë është e botuar edhe në shqip në librin "Shqipëria në historinë osmane". Në një frymë krejt tjetër nga ajo që ka shoqëruar çdo tekst shqiptar, aty mund të lexosh të gjitha bëmat luftarake të Skenderbeut tashmë jo si një hero kombëtar që luftonte për një shtet por për luftrat e një njeriu, vërtet trim, që e nisi luftën për një inat thjesht personal ndaj sulltanit, që lidhi aleanca të dyshimta me katolikët e Venedikut dhe që vdiq pasi forca e tij ishte dobësuar. Një portret pra i një të vdekshmi të thjeshtë që mbart gjithë veset e virtytet e rracës njerëzore dhe jo i një mbinjeriu. Dhe për ta bërë ndoshta më njerëzor, apo thjesht për t'i ulur vlerat, siç nuk e ka bërë asnjë historian, gjatë gjithë kohës Sulejman Kylçe e quan Gjergj Kastriot Skenderbeun thjesht Iskander. Si të ishte një ushtar i thjeshtë.

Përpara se Skënderbeu të bëhej luftëtari i madh që do ta njihnin të gjithë, ai do të kalonte njëfarë kohe si pjesë e ushtrisë turke, do të stërvitej aty dhe do të njihte taktikat e saj, gjë e cila në të ardhmen do ta ndihmonte të kishte më tepër sukses në ekspeditat e tij ushtarake. Për historianin turk Sulejman Kylçe, historia është pak a shumë e ngjashme me atë letrare të Barletit, sipas të cilës Skënderbeu së bashku me të vëllezërit iu dorëzuan sulltanit. Kurse historiani turk shkruan se dorëzimi i djemve të Gjon Kastriotit, princit të Mirditës (në të vërtetë të Matit, me qendër Krujën), ndodhi kur ai u nënshtrua pa kundërshtim përpara ngadhënjimeve të Muratit II në Shqipëri. Prandaj, sipas rregullit të asaj saj kohe atij iu morrën peng katër djemtë e tij dhe u dërguan në kryeqytetin e Turqisë osmane, Edrene, në vitin 1422.

Gjergj Kastrioti që ishte më i vogël dhe më i zjarrtë se vëllezërit e tij kishte lindur më 1414. Kylçe shkruan se sulltani e mbajti në një vend me djemtë e tij dhe u kujdes në mënyrë të veçantë për edukimin dhe arsimin e tij: dhe emrin ia ngjiti Iskander, sipas emrit turqisht të Lekës së Madh. Në saraje ai qëndroi deri në moshën madhore ku thuhet të ketë rënë në sy si njeri mjaft i zgjuar dhe i zoti, gjë që do ta bënte t'i besoheshin detyra të ndryshme shtetërore. Ende 18 vjeç, iu dha posti i sanxhakbeut. Në emër të ushtrisë së sulltani, ai mori pjesë në disa luftra, ku në mënyrë të veçantë si luftëtar spikati në betejat e zhvilluara në Turqi dhe në Siri.

Sulejman Kylçe e përshkruan Skënderbeun e tij si njeri mjaft ambicioz, idhnak e hakmarrës. Dhe ishin pikërisht këto arsyet që do ta shtynin të prishej me Turqinë, më pak fjalë sipas historianit turk të "tradhtonte" sulltanin. Si "mollë sherri" në këtë rast kishte shërbyer Kruja: pas vdekjes së Gjon Kastriotit, që ishte sanxhakbej i Krujës dhe që me anë të influencës së qeverisë osmane kishte fituar një famë të madhe, vendi i tij kishte mbetur vakant. Skënderi, pasi të tre vëllezërit që ishin pranë sulltanit i kishin vdekur kohë më parë (historianë të ndryshëm japin variantin e helmimit) tanimë e llogariste veten kandidat për vendin e të atit, e quante veten trashëgimtarin e ligjshëm të Krujës. Për shkak se deri në atë kohë ai i kishte shërbyer sulltanit në disa detyra civile dhe ushtarake, duke fituar kështu simpatinë e tij, as që i shkonte ndër mend se mund të mos e emëronin në vend të të atit. Në atë kohë ai ishte 25 - 26 vjeç.

Historiani turk shkruan se sulltani, duke e njohur karakterin e Iskanderit nuk e gjeti me vend këtë emërim: ndoshta edhe për arsye se kishte të tjera plane për të, në dobi të shtetit turk. Dërgoi në Krujë një tjetër sanxhakbej dhe kur Iskanderi e mori vesh këtë punë, u zemërua së tepërmi duke e quajtur si një poshtëëërim që po i bëhej. Dhe që nga ky moment nisi të përgjonte rastin për të kundërvepruar. Historiani turk Kylçe nuk flet fare për betejën e Nishit prej nga ku Skënderbeu u largua së bashku me treqind kalorësit shqiptarë. Në vend të kësaj ai shkruan se rasti erdhi kur armata turke ndodhej në More dhe Skënderi që ndodhej aty zhvilloi bisedime e u mor vesh me parësinë shqiptare, që kishte ardhur për t'u bashkuar me armatën e sulltanit dhe përgatiti planin e kryengritjes. Një natë hyri në çadrën e nishanxhiut (shkruesi i fermaneve të sulltanit) dhe i kërkoi të shkruante një ferman në emër të tij për sanxhakun e të atit. I kërcënuar ai shkroi ç'iu kërkua dhe ia dorëzoi Skënderit, i cili menjëherë sapo mori fermanin vrau nishanxhiun dhe iku bashkë me shqiptarët që ishin në armatën turke.

Historiani turk shkruan se, kur Skënderi arriti në Dibër, u bashkua me parësinë shqiptare që e priste dhe shkoi në Krujë. La njerëzit e tij jashtë kalasë dhe vetë vajti e i tregoi fermanin sanxhakbeut duke i marrë kështu çelësat e kalasë. Puna e parë e tij ishte të fuste në kala njerëzit e tij dhe në një moment të caktuar të vriste rojen turke të kalasë si dhe sanxhakbeun. "Ja!", - shkruan historiani turk Kylçe, -"Flamuri i kryengritjes që u shpalos në këtë mënyrë u valëvit për shumë vjet me radhë. Kjo ngjarje që ndodhi në kohën e përhapjes dhe të vendosjes së turqve në Ballkan, dalëngadalë doli në plan të parë: sepse princat e Toskërisë dhe Gegërisë, vojvoda i Malit të Zi, qeveria e Venedikut dhe Papa u morën vesh dhe u bashkuan me Skënderin".

Pastaj e gjithë ajo që nga historianët trajtohet si një kryengritje e madhe e përgjithshme kundër Turqisë, në librin e historianit turk Sulejman Kulçe është thjesht një varg luftrash dhe betejash të Skendërbeut me ushtritë e sulltanit. Në libër rrëfehet se herën e parë kundër Skënderbeut u dërgua Evrenoz Aglu Isa beu, i cili mori dhe sasi plaçke dhe skllevër dhe rrugës për kthim zbuloi se grykat ishin zënë: mezi shpëtoi pas një lufte të rreptë dhe u kthye në Edrene në vitin 1437. Dhjetë vjet më vonë, sulltani u shtrëngua vetë të nisej në luftë kundër Skënderit ndërsa me vete kishte marrë edhe trashëgimtarin Mehmetin. Kur arriti në Krujë dhe e rrethoi, prishi kanalet e ujit të kalasë. Historiani turk shkruan se pas kësaj shtrëngese Kruja u pushtua, por Skënnderi nuk u kap pasi qe tërhequr në male. Me afrimin e stinës së dimrit sulltanit iu desh të largohej dhe në kthim ai i propozoi Skënderbeut paqen, por propozimi i tij u rrëzua. "Gjatë rrugës armata e tij u bastis nga Skënderi", shkruan historiani turk teksa rrëfen se një marrëveshje mes dy palëve u arrit në vitin 1451, kur me vdekjen e sulltan Muratit në fron hipi i biri, Mehmeti II i cili morri emrin Fatih, (ngjadhënjimtar) i cili bashkë me gjithë delegacionet që erdhën ta uronin për postin, pranoi edhe të dërguarin e Skënderbeut me të cilin bëri një armëpushim trevjeçar, kohë gjatë të cilës do të merrej me pushtimin e Stambollit. Vitet e mëvonshme sulltani do të merrej me të tjera luftra: në Serbi, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Greqi. "Kaluan dhjetë vjet", shkruan Kylçe, "që kur Fatihu u kurorëzua mbret dhe Skënderi i përballonte gjithnjë me fitore ushtritë e tij ndërsa në botën e krishterë numërohej i vetmi hero". Por jo gjithçka do vazhdonte kaq mirë: pas një beteje në Berat ku Skënderi sipas historianit turk kishte humbur pesë mijë luftëtarë dhe komandantët e tij më të zotë, ai nisi dredhitë: bëri sikur nga ushtria e tij ishte larguar një Moze nga Dibra (bëhet fjalë për Moisi Golemin) dhe e dërgoi në Stamboll ku ai i kërkoi sulltanit t'i jepej një ushtri prej 15 mijë vetësh për të sjellë kokën e Skënderit. Sulltani u bind dhe i besoi armatën, por kur u gjend në Dibrën e poshtme Moisi Golemi kaloi në anën e Skënderbeut dhe ushtrinë osmane e shpartalluan.

Në të njëjtën mënyrë me Moisi Golemin, historiani Kylçe trajton edhe atë që njihet si tradhtia e Hamza Kastriotit, ku ky i fundit nuk paska tradhtuar të ungjin por besimin e sulltanit i cili e kishte dërguar në krye të një ekspedite me 11 mijë këmbësorë dhe 6 mijë kalorës për pushtimin e Shqipërisë. "Edhe kjo tradhti e Hamzait", shkruan ai, -"I kushtoi shumë shtetit turk...". Pas kësaj beteje, ku Skënderbeu kishte marrë peng një sanxhakbej, Sulltani u detyrua që për lirimin e robit t'i ofronte atij një tjetër paqe, së bashku me 15 mijë dukatë florinj. Historiani turk shkruan se kohën e kësaj paqeje Skënderbeu e shfrytëzoi për ekspeditat ushtarake në Itali ku luftoi kundër Karlit VII të Francës në përkrahje të mbretit Ferdinand të Napolit kurse Sulltani Mehmeti pushtoi Morenë dhe Durrësin duke i dhënë një gusht Venedikut që ishte i lidhur me Skënderin. Kjo paqe nuk zgjati më shumë se tre vjet dhe sipas Kylçes u prish për shkak të aleancave të Skënderbeut me Papa Piun II, i cili po bënte planet e një kryqëzate antiosmane. Pas kësaj rifilluan betejat. Pas dështimeve të para turke, sulltani dërgoi kundër Skënderbeut Ballaban beun, që kishte ndihmuar në pushtimin e Stambollit. Historiani turk shkruan se luftrat e Skënderbeut me Ballabanin nuk ishin të thjeshta për t'u fituar. Në përpjekje me të Skënderbeu humbi tetë nga komandantët e tij më të mirë kurse në një betejë të dytë u plagos edhe vetë, por ushtria e tij nuk u mund. Pas kësaj, sulltan Fatihu u nis vetë në luftë kundër Skënderbeut i cili sipas historianit Kylçe kur dëgjoi për këtë inkursion të ushtrisë otomane u largua nga qendra e tij, Kruja. Kishte filluar fushata që në historinë skënderbegiane njihet me emrin "Rrethimi i dytë i Krujës".

Faktin që ushtria e Skënderbeut po dobësohej nga ky "rrethim" nuk përmendet vetëm nga historiani turk Kylçe, por edhe nga dëshmitë e mbledhura të Itali. Por ndryshe nga historiani turk, dëshmitë italiane tregojnë se lajmet për disfatat shqiptare kishin mbizotëruar vetëm në fillim: shumë shpejt në Romë erdhën lajme të kundërta që tregonin se ushtria shqiptare nuk ishte dërrmuar, se Kruja nuk ishte pushtuar nga sulltani. Kylçe flet për shpartallime të ushtrisë turke nga ana e Skënderbeut me anë të sulmeve që ai i quan "bastisje", por vetëm sa i përmend. Pasi në stilin e gjithë kronikanëve apo dhe historianëve turq, nuk merret me dështimet. Përkundrazi, përshkruan se si sulltan Fatihu ndaj Krujës ndoqi taktikën e izolimit: ndërtoi një kala të re në Elbasan në anë të së cilës i preu rrugën Skënderbeut pastaj dogji një qytet që ky i fundit e kishte ndërtuar pranë Durrësit. Pa përmendur fare udhëtimin e dështuar të Skënderbeut në Itali në kërkim të aleatëve, pa folur më pas as për atë që quhet "rrethimi i tretë i Krujës", Kylçe shkruan se "Skënderi i cili pa përgatitjet turke, e kuptoi se nuk do të ketë sukses; la çdo gjë të tij dhe u tërhoq në drejtim të Lezhës. Qendrën e tij, Krujën që e mbrojti për 25 vjet, ia la venedikasve... Skënderi tanimë i kishte mbushur 63 vjetët". Sipas historianit turk, për shtatë vite me radhë, Skënderbeu duhet të ketë jetuar në Lezhë ndërsa ka vdekur rreth moshës 70 vjeçare. Krejt ndryshe nga ç'e ka dëshmuar Gjon Muzaka i cili në kujtimet e tij ka shkruar se "Zotin Skënderbe e kapën ethet në Lezhë dhe aty vdiq, më 1466, në moshën 63 vjeçare". Dhe ç'është më e rëndësishmja nuk ishte aspak i tërhequr nga pafuqia për t'u bërë ballë dyndjeve turke, përkundrazi, ishte duke bërë planet për sulmin ndaj kalasë së Elbasanit ku gjendej garnizoni turk.

Detajet që kanë të bëjnë me betejat nuk janë të vetmet ndryshime mes historisë "turke" të Skënderbeut dhe asaj "shqiptare. Ajo që është më thelbësorja është vetë fryma. "Skënderi në Shqipëri e varte çdo turk që i binte në dorë. Megjithatë gjaku i derdhur nuk qe për asnjë qëllim të shenjtë", shkruan historiani turk ndërsa pohon që në këtë rast bëhet fjalë për një komandant me vlerë: "Por jo aq sa thuhet... Tek ai mungoi zgjuarsia, dituria, pikëpamjet e Fatihut dhe zotësia për të mëkëmbur një shtet të ri". Në fakt në asnjë rresht historiani turk nuk flet për Besëlidhjen e Lezhës, nuk flet as për marrëdhëniet me shtetet evropiane... E megjithatë në fund detyrohet të pranojë së paku se "Iskanderi ka qenë një hero, një komandant me vlerë". Vetëm kaq. Sepse Skënderbeu i tij ishte thjesht një njeri, aspak i mbinatyrshëm.



Një histori brenda perandorisë

"Shqipëria në historinë osmane" është botuar në Izmrir në vitin 1944. Autori i tij Sulejman Kylçe me origjinë shqiptare nga Luma, ka qenë adjutant i Shemsi Pashës, boshnjak shqiptar, besnik i sulltan Hamitit II dhe i emërruar prej tij komandant divizioni me detyrë për të ruajtur qetësinë në Kosovë. Vetë autori, i cili ka mbaruar Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe ka qëndruar në Shqipëri me detyra të rëndësishme që nga viti 1905 deri në ikjen përfundimtare të turqve nga Shqipëria në vitin 1913. Dhe megjithëse librin e ka botuar në vitin '44, Kylçe nuk është aspak i zhveshur nga koncepti perandorak në të shikuarin e gjërave.

Përmbajtja e librit është kontrolluar edhe nga mareshall Fevzi çakmak Pasha, kryetar i Shtatmadhërisë së Republikës Turke, i cili gjithashtu ka qëndruar në Shqipëri deri në fund të luftës ballkanike. Në shqip libri është përgatitur për botim dhe është pajisur me shënime nga Zyber Hasan Bakiu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptySat May 24, 2008 9:02 pm

SKENDER BEU GJERGJ KASTRIOTI, ka qen heroj i gjitha kohnave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue Jan 27, 2009 1:51 pm

mesazh per Stupcat, Skënderbeu nuk eshte i lindur ne Kruje por ne Prizren i cili ishte edhe kryeqyteti i Gjon Kastriotit. Subash i Krujes emrohet nga sulltani pasi i vdes babai Gjoni. Pas nje kohe sultani e terhek nga Kruja nga friga qe ai filloi ti organizoje prncat shqipetarë. Ishte hera e dyte qe ai vinte ne Kruje kur iku nga Nishi, sepse e njihte kete kala po edhe shqiptaret qe sherbenin aty dhe rreth saje.
Per Osm-19, Voisava ose Vjosava-Vjosana nuk ka qene princeze malazeze por arberoro-shqiptare, sipas Gjon Muzakes e e lindur ne pollog, ku nuk percaktohet se eshte e lindur ne Gradec apo ndoshta edhe nw shipkovice ku ka nji kala ilire te cilen Skenderbeu e merr ne fillim kur kthehet nga Nishi, pastai merr kalane e Sobrit ne Orashe te Shkupi, kalane e Sollares dhe Kalane e Matkes ne Saraj te Skupi dhepastai fillon te shkoje ne drejtin te Tetoves , Gostivarit, Kerçoves, Dibres e Krujes. Ne derven te shkupit eshte vendi ku edhe sot i thone tek Dullenja e Skenderbeut ku ai atehere kishte lidhur kalin. Eshte edhe kenga e konakut qe e verteton kete ngjarje.
Per forumisten Hana, Voisava eshte nena, Donika gruaja dhe Mamica motra me e vogel e Skçënderbeut qe ti i ke emruar vetem si familja e tij.
te fala Ilmi Veliu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue Jan 27, 2009 1:54 pm

Eshte nje hipotez, e cila eshte shume e besueshme se Nena e Skenderbeut eshte e lindur ne Brodec.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ipamposhtur
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ipamposhtur


Male
Numri i postimeve : 109
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 27/01/2009

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue Jan 27, 2009 2:27 pm

Nuk e paske mbajt ne mende mir emrin e fshatit Ago Muji.....
Gradec e jo Brodec.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue Jan 27, 2009 2:31 pm

Jo jo i pamposhturi, ka burime qe thone se nena e skenderbeut ka lindur ne Brodec te Tetoves, por sdo te thot qe jane te sakta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ipamposhtur
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ipamposhtur


Male
Numri i postimeve : 109
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 27/01/2009

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue Jan 27, 2009 2:51 pm

Burimi me i sigurt Brodeci?????
gaboheni rendshem. po nejse ju nuk pranoni te verteten sido qe te jete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue Jan 27, 2009 2:53 pm

Nuk thash qe kjo eshte e vertetuar i nderuar, un thash qe nje prej hipotezav eshte kjo, ama nuk thash eshte prj brodeci dhe pike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ipamposhtur
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ipamposhtur


Male
Numri i postimeve : 109
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 27/01/2009

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue Jan 27, 2009 2:59 pm

Ne histori thuhet se Vojsava lindi ne fshatin Gradec te Tetoves.

Nese ke ndonje burim te sigurte qe e konteston kte qe kam shkruar, aherher me bene nje nder qe te mesoj te verteten sigurt urdhero e nxjera ta lexojme te gjithe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue Jan 27, 2009 3:03 pm

Te mos e bejme personale tashti shoq, thjesht un nuk e mbrojta ate ide, as nuk thash qe nuk eshte nga Gradeci, thjesht e tregova e nuk thash qe eshte Brodeci sigurt vendlindja e Vojsaves, dhe as nuk e kundershtoj Gradecin si vendlindjen e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ipamposhtur
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ipamposhtur


Male
Numri i postimeve : 109
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 27/01/2009

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue Jan 27, 2009 3:08 pm

Jo jo apsolutisht, thjesht per ndere te historise, bera korigjim se mendova qe jeni ngateruar , besoj qe nuk me keni keqkuptuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyTue Jan 27, 2009 3:10 pm

Aspak, dhe me vjen mire qe e debatuam kete gje.

Mbetesh i rrespektuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 EmptyMon Feb 23, 2009 3:31 pm

Zbulimi me i ri per Voisavën
Ne dokumentat me te reja del se nena e Skenderbeut quhej Voisava Tribalda dhe ishte e bija e Gergurit, njw feudal i madh nga Pollogu. Nese e analizojme emrin e babait te Voisaves, del se eshte emer shqiptarë ose emer dhe mbiemer. Pra Ger-guri ka mundesi te lexohet edhe Gjergj Guri ose Guraz Guri ose Gurit Guri. Mbiemri Guri perdoret edhe sot nder shqiptarët ne shume krahina. Pra Voisava ka qene e bija e nje feudali shume te madh te pollogut, Gergurit (Gerg Gurit) dhe tokat e tij jënë shtrire deri ne Prizren. Pasiqe Voisava nuk ka pasur vella, tokat e te jatit te saj i kane takuar asajë dhe burrit te saj Gjonit. Ne shenje mirnjohjeje ndaj Gergurit, Gjoni vendosi qe kryeqyteti i principates se tij te jete Prizreni. Aty eshte i lindur edhe Skënderbeu. Gjon Muzaka thote se eshte i lindur ne Has Te Prizrenit, ne Has te Kosoves dhe jo ne Has te Shqiperise se sotme, sepse kufiri i vendosur ne vitin 1913 e ka ndare Hasin ne dy pjese ashtu si i ka ndare Dibrat dhe shume krahina tjera shqiptare. Kalaja dhe qendra e Gergurit ka qene kalaja qe sot eshte afer fshatit Shipkovice. Kjo kala ka themele ilire dhe e ka pasur emrin "Oeneum". Tit Livi tregon se mbreti i fundit Perseu u nis qe ti pushtonte disa kala ilire ne vitin 169 p.e. para se ato ti pushtonte Roma, dhe ai pushtoi Uscanen (Kercova) Draudakum (Raveni i Gostivarit) Oeneum (Shipkovica) Skënderbeu kur iku nga lufta e Nishit shkoi ne Prishtine, prej aty ne Prizren- vendlindjen e tij, pastaj erdhi dhe mori kalane e Shipkovices (gjyshit te tij nga nena) shkoj ne Orashe te Dervenit dhe mori kalane e Sobrit, kalane e Sollares dhe kalane e Matkës ne Derven te Shkupit. Pra keta ishin kalate e para qe ai i pushtoi dhe pastaj u nis drejt Tetoves-Gostivarit-Kercoves Dibres e Matit per te arritur ne Kruje. Te gjithe kete e thash per te hudhur poshte tentimet e disa autorëve sllavë qe duan ta pervetësojnë Skënderbeun tone duke thene se nena e tij ishte me origjine sllave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Skenderbeut
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT
» LETRA E SKËNDERBEUT
» NENA E SKENDERBEUT- VJOSAVA TRIBALTA DHE JO VOISVA
» Origjina e Skenderbeut
» Fati i armeve te Skenderbeut.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: