Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Një shpirt i tretur në 1300 kodra të Shqipërisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Një shpirt i tretur në 1300 kodra të Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: Një shpirt i tretur në 1300 kodra të Shqipërisë   Një shpirt i tretur në 1300 kodra të Shqipërisë EmptyFri Mar 07, 2008 11:43 pm

Një shpirt i tretur në 1300 kodra të Shqipërisë



Një shpirt i tretur nëpër kodra. Mijëra jetë të investuara për të mbrojtur hapësirën ajrore të këtij vendi. Oficerë, nënoficerë dhe ushtarë nga më të privuarit por dhe njerëzit e sakrifcave të mëdha. 75 vjet të kaluara si një pikë uji. Një histori shumë e re për një armë të Forcave të Armatosura. Ata që e kanë krijuar nuk jetojnë më. Ata meritojnë mirënjohjen më të madhe. Por nuk jetojnë më dhe shumë e shumë breza të tjerë, të cilët janë pjesa më vitale e kësaj arme. Ata që jetojnë dhe që kanë kontribuar me dekada në këtë armë, në prag të këtij 75 vjetori, bëjnë inventarin shpirtëror. I kujtojnë të gjithë me respekt me nostalgji, dhe e çmojnë kontributin e tyre. Kolonel Arqile Kokëdhima thotë se, 1300 kodra nga jugu në veri të Shqipërisë kanë qënë “pronë ekskluzive” e baterive kundërajrore, duke filluar nga mitralozët 14,5 milimetërsh e duke përfunduar tek topat kundërajrorë 100 milimetërsh. Vështirë se mund të gjesh kodër dominuese në bregdetin shqiptar, apo në thellësi të vendit, që të mos kenë shërbyer me vite të tëra në bateritë kundërajrore me qindra e mijëra ushtarë, oficerë dhe nënoficerë. Historia e kundërajrorëve është plotësisht me patentë shqiptare. Më 1 korrik të vitit 1931, mbreti i shqiptarëve firmos një akt ligjor për përhapjen në pozicione zjarri të baterive kundërajrore të kalibrit të vogël, në kodrat më dominuese të Durrësit, të Shëngjinit dhe të Sarandës. Por fati i këtyre reparteve kundërajrore ishte i njëjtë me atë të gjithë armëve të tjera në vitin 1939. Megjithatë data e lindjes mbeti. Arma kundërajrore u rrit shumë ngadalë. Më 14 shkurt 1947 u krijua rregjimenti kundërajror në Tiranë dhe, më 25 maj 1955 Shqipëria arriti që të hapte Vendkomandën Qëndrore dhe Postat Radioteknike. Emri i komandant Siri Shazimirit do të mbetet dhe si simboli i armës kundërajrore. Koloneli ishte i pari që stërviti dhe zhvilloi qitje në poligonin e Divjakës. Si për koiçidencë, 1 korriku i vitit 2006 e gjen armën kundërajrore të grupuar në një brigadë të vendosur po në qytetin e Tiranës. Vizita në “selinë” e kolonel Arqile Kokëdhimës të mbush me nostalgji, me mall dhe detyrohesh të përmendësh me shumë respekt të gjithë ata oficerë të kësaj arme që dhanë jetën në krye të detyrës në këto 75 vjet. AKA ka dëshmorët e vet. Oficerët e AKA-së kanë qënë më të privuarit nga liritë sepse ata duhet të qëndronin me shërbim për shumë ditë dhe javë me radhë. Shpërndarja e baterive kundërajrore dhe një lloj paranoje e atij sistemi se, të gjithë vendet e NATO-s thurnin vetëm plane se si të sulmonin Shqipërinë me avionë, pothuajse i ktheu në të internuar oficerët e AKA-së. Shkoqitja e baterive në çdo kodër ishte një kosto shumë e madhe ekonomike, por dhe një traumë njerëzore. Në 1300 kodrat e vendit shërbenin oficerë të baterive kundërajrore të cilat ishin të kompletuara me ushtarë aktivë. Ky lloj kompletimi krijonte shumë vështirësi. Por, për të gjithë këta oficerë, të cilët u persekutuan dhe shpenzuan energji pa asnjë shkak madhor, duhet që të kesh respekt. Oficerët kundërajrorë ishin njerëz të duruar dhe të përkushtuar. Vetëm një njeri që kishte këto cilësi mund t’i pranonte vështirësitë dhe privacionet e mëdha që kishte kjo armë e ushtrisë. Koha bëri të sajën. Ashtu siç rrënoi dhe shumë paranoja të tjera të atij sistemi, ridimensionoi dhe rolin e amës kundërajrore, e cili në kohët moderne është krejt tjetër. Forcat e Armatosura janë përfshirë nga reforma të thella, që të marrin ftesën e shumëdëshiruar për t’u anëtarësuar në NATO. Këtë folozofi duket se e kanë kuptuar dhe oficerët e Brigadës së Mbrojtjes Ajrore. Emërtimi është bashkëkohor, sipas rolit të vërtetë operacional që ka kjo brigadë. Në këtë 75 vjetor bëhet një homazh për tërë ata oficerë të kësaj arme që në emër të detyrës, falën rininë dhe jetën e tyre.
Një ndër emrat më të nderuar të kësaj arme është ish-komandanti Bejto Isufi. Ky komandant është ndër të parët që la një traditë të shkëqyer në adresë të shumë e shumë pasardhësve të tij. Viti 1990 e gjen Shqipërinë me 22 rregjimente kundërajrore, me 126 grupe dhe me rreth 1300 nënreparte të AKA. Kur e dëgjon të shqetëson ku militarizim. Koha provoi katërcipërisht të kundërtën. Por përtej konjukturave politike, në këto 1300 kodra shërbyen njerëz. Major Mustafa Gjini, shefi i marrëdhënieve civilo-ushtarake në Brigadën e MKA, është dhe organizatori i këtij përvjetori jubilar. AKA, që nga viti 1995 është përshirë në Forcat e Mbrojtjes Kundërajrore. Në këtë 75 vjetor shumë oficerë kundërajrorë kanë vendosur që të vendosin një tufë me lule në varrin e ish-komandantit të grupit KA, të Shkodrës, Muhamet Hasimja. Një tufë me lule dhe një minutë heshtje meritojnë dhe Arben Hoxha, Todi Perri, Vladimir Rrushaj, Albert Lelaj dhe shumë emra të tjerë, të cilët pavarësisht se nuk janë përmendur, meritojnë respekt. Historia e AKA është një histori modeste e mbushur me jetë njerëzish - thotë kolonel Arqile Kokëdhima.


Artileria Kundërajrore, një histori e shkruar me përkushtim

Cilat janë objektivat e batalionit të ndërlidhjes?
Objektivi kryesor është ruajtja e një niveli të lartë gatishmërie e elementëve të ndërlidhjes në interes të transmetimit dhe marrjes së informacionit ndërmjet MM, SHPFA me komandat kryesore e ato mbështetëse si dhe me njësitë dhe repartet e vartësisë së drejtpërdrejta.
Ndër detyrat më kryesore mund të përmendim punën e bërë nga specialistët tanë operator, ing, dhe teknikë në mbajtjen në gatishmëri të elementëve të ndërlidhjes duke filluar nga ato të telefonisë nëpërmjet CTE të instaluara në FA dhe që janë pronë e saj të ndërthurura me sistemet komerciale të Albtelekomit, sistemet e R/releve analoge ku nëpërmjet PRT Dajt,Gllavë, Çervenakë,Qafë –Shtamë dhe Mide kemi bërë të mundur komunikime të vashdueshme në interes të FA,sistemet dixhitale të transmetimit të futura vitet e fundit në FA ku krahas vështirësive që kemi patur nga kushtet atmosferike kemi arritur dhe kemi në gatishmëri të plotë drejtimet MM-Dajt-BrRsh ku është realizuar komunikimi dhe transmetimi në Voice dhe DATA.(interneti)Janë mbajtur në gatishmëri të plotë qarqet dixhitale të rendit 2 Mbs për drejtimet MM-FT,FD dhe drejtimet MM-VlorëMe rëndësi është parë funksionimi i elementit të radiove në bandën HF dhe VHF dhe modernizimi i këtij elementi të rëndësishëm në komunikimin e strukturave të FA konkretisht sistemet e radiove RF-5200 që tashmë janë shtrirë në të gjitha nivelet dhe puna që po bëhet në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Ndërlidhjes për implementimin e Habit taktik dhe sistemit të radios RF-5800Ka përfunduar ngritja e laboratorit elektronik (nënqëndra e menaxhimit të frekuencave) ku janë ngritur dhe instaluar të gjitha tipet e aparaturave që janë sot në strukturat e FA duke përmendur tipet e reja të CTE-Nortel, aparatura e radios të tipeve RF-5200,RF-5800,habi taktik dhe multibanda, sistemet kompjuterike etj, ku qëllimi i këtij elementi është puna shkencore dhe aplikimet që kërkohen të bëhen sot në modernizimin e SNI-së në FA të konfigurohen paraprakisht nga specialistët tanë ing apo teknikë civil dhe ushtarakë në kushte laboratorike.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një shpirt i tretur në 1300 kodra të Shqipërisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur
» Kodiket e Shqiperise
» E kaluara e Shqiperise
» "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"
» SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: