Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shëndeti dhe të ushqyerit

Shko poshtë 
+21
Eva0506
Çamshqiptar
arben
bessa
**Embelsira**
shpendi
Hana
drenusha
rrebelja
shaban cakolli
Lea_uk
Beton
tom sojer
Sy kaltri
azzurra
silvi
Vista
meli
Anna
Kosovarja
Sofra
25 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyWed Oct 22, 2008 3:20 pm

Si të jetosh më gjatë dhe i shëndetshëm deri në fund

Nuk janë të pakët njerëzit që ndahen nga jeta në moshë të re për shkak të sëmundjeve të ndryshme. Por nuk mungojnë as mundësitë për të përmirësuar akoma e më tepër mënyrën e jetesës, për të shmangur sëmundjet e ndryshme dhe për të jetuar 80, 90 e pse jo edhe 100 vjet. Për këtë shkruan edhe një artikull në të përditshmen “The New York Times”. 

Nëse gjithsecili do të kujdesej për shëndetin dhe mirëqenien e tij, njerëzit do të jetojnë mesatarisht deri në 85 vjeç dhe në vitin 2050 rreth 800 000 amerikanë do të festojnë 100-vjetorin. Sipas mjekëve edhe pse njerëzit pësojnë plakjen fizike, zemra e disa prej tyre mund të qëndrojë e re deri në vdekje, nëse do të ndiqet dietat e duhura, ushtrimet fizike e të shmanget stresi. Fuqia e trupit sigurisht që ulet me kalimin e moshës, sidomos nëse je në dekadën e nëntë të jetës, e me shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme gjendja fizike dobësohet edhe më tej.
Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Si_te_10
Kush jeton më gjatë?

Shumë studime kanë treguar faktorët të cilët janë pozitivë për jetën e njeriut, duke ndikuar në jetëgjatësinë e tij. Por 35 për qind për jetëgjatësinë përgjigjen gjenet e njeriut, për të cilët shkenca dhe mjekësia e deritanishme ka shumë pak në kontroll. Por studimet e ndryshme mjekësore kanë treguar se shmangja e probleme kardiake dhe të gjakut do të ishte një faktor i rëndësishëm për të jetuar më gjatë.

Veprimet pozitive në mirëqenie

Doktor Richard S. Rivlin drejtor i qendrës së trajtimeve të kancerit në Weill Cornell Medical College, thotë se asnjëherë nuk është vonë që të ndryshoni zakone, mënyra të sjelluri, si për shembull orarin e gjumit, vaktet e të ushqyerit, të lini duhanin, etj. Këto veprime mund të duken shumë të thjeshta, por sipas studimeve ato kanë një efekt të madh në shfaqjen e formave të ndryshme të kancerit. 

Sipas Doktor Richard S. Rivlin, asnjëherë nuk është vonë për të adoptuar mënyra të reja të sjelluri të cilat do të ndikonin pozitivisht në shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj. Por këto kompozime qelizash kancerogjene në trupin e njeriut nuk janë të ndikuara nga mosha. Për të shmangur këto probleme qenësore nuk kanë munguar edhe studimet e dietologëve, të cilët shprehen se është e rëndësishme të shmangen kaloritë e tepërta, yndyrnat dhe të merren sheqerna në masën e duhur. 

Rëndësia e ushtrimit fizik

Koha për të rinjtë duket sikur fluturon, por kur i ke kaluar të 60-at gjykon se nëse do t’i kishe kushtuar vetëm një orë nga dita jote aktivitetit fizik, do të ndiheshe më mirë. E në të vërtetë sipas mjekëve dhe shkencës duke ushtruar aktivitete fizike vetëm disa orë nga dita juaj, përfshirë edhe aktivitete aerobike do të uleshin rastet e shfaqjeve të problemeve kardiake, ngrirjes së muskujve apo thyerjes së kockave; po ashtu ushtrimet e tendosjes reduktojnë artritet dhe ndikojnë në fleksibilitetin e muskujve dhe balancën e trupit. 

Komentet e Dr.Hall janë të bazuara në 25 vjet studime, në bashkëpunim me kolegun e tij Dr. Laurel B. Yates në Brigham, të cilët testuan 2 357 meshkuj të cilët ishin të shëndetshëm dhe u vëzhguan deri në moshën 72-vjeçare. 

970 meshkuj të cilët jetuan deri në moshën 90 vjeç si faktorë kryesorë të identifikua ishte se nuk pinin duhan, nuk konsumonin alkoolin në masë të tepruar, kishin marrë masa parandaluese ndaj diabetit, obezitetit dhe presionit të lartë të gjakut, si dhe ushtroheshin vazhdimisht. Studime të tjera në vija të trasha kanë theksuar se aktiviteti fizik është një faktor pozitiv në jetëgjatësinë e njeriut si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Shumë njerëz kanë një fizik të mirë dhe zemër të shëndetshme pikërisht sepse ushtrohen dhe nuk rrezikojnë dhjamosjen e organeve të trupit, apo dobësimin e muskujve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyWed Oct 22, 2008 3:22 pm

Dhjetë mënyrat e të sjellurit që dëmtojnë trurin

Humbja e gjumit mund të kthehet në një faktor të vërtetë rreziku për shëndetin tuaj. Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. 
Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Dhjete10
Pagjumësia e madhe apo çrregullimet e theksuara të gjumit përshpejtojnë vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqërohet me eliminimin e qelizave trunore.

1.Mosngrënia e mëngjesit

Njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakta të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do të ketë rezerva të mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. Kështu edhe në rastet e dietave ushqimore ngrënia e mëngjesit është e rekomanduar nga dietologët.

2.Ngrënia pa masë

Jo vetëm mungesa e oreksit por edhe ngrënia e tepërt është një ves që shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale. Në një dietë të shëndetshme ditore parashikohet edhe një sasi e caktuar ushqimi, për të mos rrezikuar mbipeshën dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

3.Pirja e duhanit

Përdorimi i duhanit, tashmë dihet se është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje të shumëfishtë të trurit dhe mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit.

4.Përdormi i tepërt i sheqerit

Eksperimentet e ndryshme të realizuara në vite kanë treguar se përdorimi i tepërt i sheqerit, qoftë ai në ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.

5.Ndotja e ajrit

Edhe faktorët ambientalë veprojnë drejt për së drejti në shëndetin tuaj. Një faktor i tillë është edhe ndotja e ambientit. Kjo ndodh sidomos në zonat urbane. Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.

6.Humbja e gjumit

Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe përshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj.

7.Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes

Për disa prej jush të mbulosh kokën kur fle mund të jetë një veprim i njohur. Por të mbulosh kokën përderisa jeni duke fjetur, çon në shtimin e dioksid karbonit dhe zvogëlimin i oksigjenit, gjë që shkakton dëmtimin e trurit.

8.Aktivizimi i trurit kur je i sëmurë

Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes, çon në zvogëlimin i efektshmërisë së trurit, si dhe prishjen e tij. Kur jeni i sëmurë duhet të tregoheni të kujdesur dhe të relaksoheni.

9.Mungesa e mendimeve stimuluese

Të menduarit është metoda më efikase ne stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.

10.Të flasësh rrallë

Disa thonë "Kur nuk je në brendësi të një bisede më mirë të heshtësh, sesa të flasësh pa lidhje". Por jo gjithmonë është e vlefshme kjo. Truri juaj ka nevojë të jetë në funksion. Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyWed Oct 22, 2008 3:23 pm

Të kujdesemi për dhëmbët

Kujdesi për dhëmbët dhe infeksionet Dhëmbët e pastër dhe një furçë e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. 

Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes. Koenzima Q10 bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore.
Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Te_kuj10
Bakteret dhe infeksioni i mishit të dhëmbëve

Një higjienë e keqe, jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është një pllakëz bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakëz shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteret e para që mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, kokët, sidomos streptokokët dhe kokobacilet, siç është antinomyces. Shtresa fillestare është e karakterizuar nga një veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve.

Koenzima Q10 mban te freskët gojën

Pastat e dhëmbëve duhet të përmbajnë koenzimën Q10 e cila forcon dhëmbët dhe e mban të freskët mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon florën bakteriale natyrore dhe mbrojtëse të gojës. Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë. Pasta heq njollat nga dhëmbët por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm.

Kariesi një proces shkatërruespër dhëmbin

Kariesi përbën një proces shkatërrues për dhëmbin, shkaktarë të të cilit janë bakteret e pranishme përreth sipërfaqes së dhëmbëve (pllakëzat bakteriale). Numri i mikrobeve të izoluara në gojë është më shumë se sa 350, por janë të pakta ato të cilat janë të implikuara në krijimin e kariesit. Pjesa më e madhe e baktereve të implikuara në pllakëzat bakteriale të krijuara në sipërfaqen e dhëmbëve përfaqësohen nga: streptokoko mutans lactobacilli dhe actinomiceti. 

Këto baktere në qoftë se nuk do të lëvizen dhe të pastrohen nga furça e dhëmbëve, bien në kontakt me sheqernat që janë prezente tek ushqimet e përditshme. Janë pikërisht sheqernat ato që i japin këtyre baktereve forcën për të filluar shpërbërjen e mineraleve të dhëmbit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyWed Oct 22, 2008 7:27 pm

Biligoa nëse ke mundësi të postosh postime ku janë temat e hapura e të mos hapen të reja pa nevojë;

http://www.bashkimikombetar.com/shendeti-f17/shendeti-dhe-te-ushqyerit-t714.htm

http://www.bashkimikombetar.com/shendeti-f17/shendeti-dhe-te-ushqyerit-t714-120.htm#130272

Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 35
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Nov 13, 2008 12:39 pm

un mendoj se ushqimi esht faktor kryesor ne shendetin e njeriut....

jo tash me hanger sa me mujt per mu kan ma mir amo ushqimm me permbajtje te mir edhe me rregull...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyMon Dec 08, 2008 8:33 pm

Ne ndihme te shendetit : 10 rregulla per t'u ushqyer me mire!

Duhet te fillojme te heqim dore nga ushqimi me teperice dhe duhet te nisim te vleresojme pjata te tilla te shendetshme si peshku, zarzavatet, frutat etj.

Ja disa rregulla te domosdoshme per t'i njohur ne ndihme te jetes dhe te shendetit tone:

- Nese eshte e mundur, beni pazar cdo dite, nje ushqim i ruajtur ne frigorifer per disa dite, humbet shume vitamina dhe elemente ushqyes.


- Ziejini sa me pak qe te jete e mundur ushqimet (zarzavatet, mishin, peshkun).

- Zgjidhni ushqime integrale dhe biologjike nga vende ku nuk jane perdorur plehra kimike dhe pesticide.

- Konsumoni pak mish dhe kujdesuni qe ai te jete i fresket dhe i sigurte.

- Konsumoni shume peshk, mundesisht peshk deti dhe jo rezervati.

- Mbas zierjes shtoni vajin e ullirit dhe perdorni pak kripe.

- Sa me shume fruta dhe zarzavate te stines dhe jo te serres.

- Mos e teperoni me pijet alkolike, idealja eshte nje gjysem gote vere e kuqe gjate vakteve.

- Evitoni alkolet e forta.

- Mos pini duhan.

- Pak embelsira.

- Te pakten gjysem ore levizje ne dite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyMon Dec 08, 2008 8:58 pm

Kolesteroli i larte, ushqimet qe duhen evituar dhe ushqimet qe duhen marre

Eshte nje lipid i pranishem normalisht ne gjakun tone. Po te mos ekzostonte shume hormone nuk do te mund "te ndertoheshin" nga melcia jone. pra vetem teprica e kolesterolit eshte e demshme, pasi ajo ngjitet si mastic mbi arteriet koronare, duke shkaktuar deme vaskulare.

Ne nje perqindje te larte te rasteve, kolesteroli i larte eshte me baze ushqimore; nje ushqim i larmishem, i pasur me zarzavate dhe fruta te fresketa mund te luftoje kolesterolin e tepert. I rendesishem eshte edhe aktiviteti fizik; kolesteroli si te gjitha yndyrnat e tjera, mund te digjet permes nje aktiviteti te rregullt fizik.

Ushqime qe duhen evituar:
Gjithshka qe permban margarine vegjetale te hidrogjenuar, vaji vegjetal.

Ushqime qe duhen konsumuar rralle:
Gjalpe, sallo derri, sallamra.

Nje ceshtje me vete perben veza: e verdha e vezes eshte e pasur me kolesterolin "e mire", pra me HDL, sic quhet. Kush e ka kolesterolin e larte mund te haje pa problem veze dy here ne jave, mjafton qe e verdha e vezes te mos skuqet.

Dhe sa me shume:
Soje e verdhe, qiqra, bizele, bathe, vaj ulliri, pashk deti, patellxhana, rrepa, karota, koper, angjinare, laker, spec djeges, domate, molle, ananas, rrush, kivi, bajame, avokado, limon.

Keto ushqime e ulin kolesterolin dhe jane kardiombrojtes, fale perqindjes se larte te vitaminave antioksiduese: beta karoten, C dhe E.

Fitoterapia:

- Leng selinoije : Nje gote leng te shtryshur selino, ne mengjes (esell).

- Leng lakre: Nje gote leng lakre te zeze mbasdite.

- Vere argjinaresh : Zbusni ne uje 30 gr gjethe angjinari ne 1 liter vere te kuqe. Nje gote te vogel ne mbremje, gjate darkes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyMon Dec 08, 2008 9:12 pm

Perdorimi i bimeve per te pasur sy te bukur:

Ekziston nje bime e rendesishme per bukurine e syve: fiordaliza ose lulja e grurit. Nje lule e mrekullueshme, e dashur per impresionistet, me te cilen jane mbushur pikturat e Renoir e Monet. Francezet e pelqejne pa mase kete bime te perdorur ne patologjine okulare:

Fitoterapia ne rast te konjuktiviteve por edhe per te pasur sy sa me te bukur:

- Kompresa me caj gjethe fiiordalize e mellage: ne dy litra uje te valuar zieni per 15 minuta 10 gram gjethe prej seciles bime, pas filtrimit pergatisni kompresa me garza sterile, te njomura me cajin e pergatitur.

- Kompresa me infuzion te pergatitura me lule alte, mellage e kamomil: ne dy litra uje te valuar mbani nje infuzion per 30 minuta: 20 gram lule kamomili, 50 gram lule alte, 50 gram lule mellage. Pasi i keni filtruar, shtoni nje luge kripe dhe kryeni lavazh te syve me garza sterile.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyMon Dec 08, 2008 9:30 pm

Ushqimet dhe reumatizma:

Per te gjitha llojet e ndryshme te reumatizmave:

Ushqimet qe duhen preferuar:
Te gjitha llojet e peshqve, te pasur me acid omega 3: salmoni, sardelet, acugat. Gjithashtu qershi, ananas, shalqi, nespulla, mandarina.

Ushqimet qe duhen kufizuar:
Mishi i kuq, frutat e thata, bishtajat e thata, pijet alkolike, kafja.

Fitoterapia:
- Leng qershie te ziera: Pihet ne mengjes.

- Hithra, grame dhe sherebele: Vendosni prej seciles nga bimet 10 gram gjethe ne nje liter uje, ziejini per 5 minuta. Pihet gjate dites.

- Kataplazme me gjethe te fresketa rrodheje dhe lakre:
thermoni 100 gram gjethe te fresketa te bimeve te mesiperme dhe perdorini per 20 minuta ne pjesen e dhimbshme.

- Banje me qitro, mellage dhe lule shtogu: Ne tre litra uje zieni per 20 minuta 100 gram gjethe qitroje, 150 gram gjethe mellage, 300 gram gjethe lule shtogu. Pas kullimit derdheni preparatin ne vasken e banjes te mbushur me uje te vaket dhe beni banje ne ate uje.

- Vaj dafine: Zbusni 30 gram gjethe te thata dafine ne 60 gram alkol te mirefillte. Nje dite me vone solucionin e perftuar bashkojeni me gjysem litri vaj ulliri. Pasi e keni zier ne banjemari per tri ore, filtrojeni dhe mbajeni ne nje vazo qeramike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 1:53 am

Kumbullat e thata kundër aterosklerozës


Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 F.1107112112859_m

Një studim në kafshë eksperimentale ka treguar se konsumimi i kumbullave të thatë ngadalëson zhvillimin e aterosklerozës, sëmundje inflamatore e enëve të gjakut e cila sjell deri te paraqitja e sëmundjeve të rënda kardiovaskulare dhe konsiderohet si shakatari udhëheqës i vdekshmërisë në kohën kur jetojmë.

Kumbullat e thata janë konsideruar pozitive për aparatin tretës, mirëpo studimi i ri tregon për ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Më parë, po ashtu është treguar se kumbullat e thata ulin nivelin e LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq), dhe në këtë mënyrë parandalojnë edhe zhvillimin e aterosklerozë.

Kumbullat e thata përmbajnë përbërës të ndryshëm, siç janë kaliumi, magnezi dhe bori, të cilët kanë aktivitet të lartë antioksidues dhe mendohet se është pikërisht kjo arsyeja për veprimin pozitiv në shëndet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:54 pm

300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet

Shkruar nga Armend Qushku
Wednesday, 23 April 2008
Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Jetosh

“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes.
Çelësi është gjithnjë tek informacioni.Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm plot 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë.
Kështu ju mund të lexoni brenda nëntë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë as këshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si t’i ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumësht gjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera si këto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:56 pm

ZEMRA
Si të luftoni sëmundjet kardiake
1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
5-Evitoni, alkoolin, duhanin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:57 pm

Kolesteroli
Këshilla për të ulur kolesterolin

6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:57 pm

OBEZITETI
Si të mposhtini mbipeshën

11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë.
14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme.
15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet, por me kufi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:58 pm

ANEMIA
Çfarë duhet të konsumojnë anemikët
18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.
21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:59 pm

REUMATIZMA
Si ta kurojmë reumatizmëm

26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.
28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.
30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
31-Përdorni ujë mineral.
32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:59 pm

SPONDILIATROZA
Si të evitojmë dhimbjet

34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.
36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:00 pm

SINOZITI
Këshilla për sëmundjen

42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë
44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
47-Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:00 pm

MIGRENA
Këshilla për të evituar dhimbjen:
48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.
49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.
50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset.
51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:01 pm

DIABETI
Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:
53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
57- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra.
58- Efikase edhe bajamet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:01 pm

PANKREASI
Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:
59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.
60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.
61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:02 pm

VESHKAT
Si të evitoni sëmundjet e veshkave:
62-Evitoni kripën e tepërt.
62-Pini sa më shumë lëngje.
64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
65-Konsumoni lëng kumbulle.
66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:03 pm

MUSHKËRITË
Si të ndihmoni mushkëritë:
67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
69-Mos përdorni duhan.
70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.
72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:03 pm

GURËT NË TËMTH
Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:
74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.
75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.
76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:04 pm

KRIZAT E BARKUT
Evitoni dhimbjet e barkut me:
79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
80-Mish, peshk, shpretkë.
81-Vezë, perime, fruta.
82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit.
84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shëndeti dhe të ushqyerit
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 7Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
 Similar topics
-
» Te reja nga bota e mjekesise!
» ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS
» Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: