Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:00 am

Vërtet, nga të dhënat e raportit të majorit Gjuro Çetnik del se "u nxorën nga radhët” 580 veta, 430 të vrarë dhe 150 të plagosur, siç u tha më herët. Këta ishin nga pjesa e kolonës që ende gjendej në rrugë, jashë oborrit të ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Pse raportuesi nuk dinte, ose pse nuk informonte edhe për të masakruarit gjatë marshutës dhe brenda murit të lartë në oborr dhe brenda në ndërtesë, nuk dimë!?!
Mirëpo, nga dosja e Azem Hajdinit për KQ të LKJ së, Nr. 2029 1/1966 mësojmë se "Diku pas mesnatës (fillimi i datës 31 mars) u nisëm (nga Shkodra) në drejtim të Ulqinit, duke i lënë të sëmurët në mëshirën e ushtarëve serbë e malazez. Në rrugë e sipër, jo shumë larg Shkodrës, kolona jonë aty kah ora tre pas mesnatës ka hasur në një eksploziv që shtrihej mjedisit të rrugës, në një gjatësi 10 deri 20 metra. Me të plasur të eksplozivit, në mesin tonë u krijua një panik shumë i madh" dhe "nga frika shumë prej nesh u rrokullisën në të dy anët e rrugës e më pastaj filluan të shtënat e ushtarakëve, me ç'rast u vranë dhe u plagosën shumë shokë tanë (...). Pos tre të plagosurve që na lanë t'i bartnim, të sëmurët dhe të plagosurit e tjerë nuk lejuan t'i marrim me vete (...). Instinkti i vetekzistencës dhe rreziku që në çdo moment mund të të likuidonin, nuk lejonte tjetër të mendohej, por vetëm si të shpëtohet jeta. Këtë gjendje psikike e bënte edhe më të tmerrshme hasja gjatë rrugës në kufomat që binin në krye apo nga mesi i kolonës. Në këtë pjesë të rrugës, sharjet dhe ofendimet si: "Viste zarobljeni, vodićemo vas u logor na prinudni rad!", "šiptarsku vam majku...!", "osvetiće s crnogorska omladina!", ishin "përshëndetjet" më të shpeshta (...).”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:01 am

Më tutje, Aem Hajdini, që nuk linte pamundësi për ta mohuar me burime, do të konstatojë: “Me të arritur në Tivar, dikund në mes të orës 12 1300, në çdo skutë të qytetit diktohej një mobilizim i madh i ushtrisë dhe i popullsisë, të cilët me armë në dorë, të drejtuar kah ne, na shikonin me përbuzje të madhe. Diktuam qartas komplotin dhe grackën që na ishte përgatitur. Shpirtërat tonë virgjër u gjetën në shenjestër të pushkëve dhe të mitralozëve që ishin vendosur në çdo kënd të rrugëve, në dritare dhe në terraca të shtëpive e në shkëmbinjtë në kodrat përreth. Fitohej përshtypja se nga ky bllokim as zogu s'do të mund të fluturonte gjallë..."
Dhe, përderisa Shtabi i Divizionit të 46 të i AJ-së Plojën e Tivarit e quan vetëm "incident të padëshiruar", ku u vranë "rreth 450 dhe u plagosën rreth 120 shqiptarë" , Azem Hajdini në dëshminë e tij, shkroi: "Në qendër të Tivarit të Ri, na kanë urdhëruar të ndalemi dhe të ulemi midis rrugës, gjoja për pushim. Në afërsi të rrugës kishte qenë një krua nga i cili ujë rridhte pa ndërprerë" dhe, sipas marrëveshjes së një grupi, do të ngriten tre shokë: Sylë Ali Morina - Gllabari, Jahir Murtezi - Beçuku dhe Ramadan Mihaliqi - "për të apeluar tek oficeri që t'u lejonte rekrutëve që të pinin ujë. Oficeri i priti me të shara: "Šiptarsku vam majku...!" dhe u urdhëroi ushtarëve të shtinin në ta dhe i vranë. Plagosën edhe disa shqiptarë dhe "një ushtar malazias".
Ka disa tregime për vrasjen e drenicasit Sylë Ali Morina - Gllabari, si fill i realizimit të projektit të masakrës, të cilat mund të sublimohen në këtë konstatim: Sylë Morina me dy shokët, sap o iu afrua çezmës, një ushtar e qëlloi me kondak. Syla shquhej me shkathtësi dhe trimëri, ndaj ia rrëmbeu pushkën dhe dhunuesin e la të vdekur. Ushtarët e tjerë shtinë me armë dhe vranë Jahir Murtezin e Ramadan Mihaliqin dhe plagosën edhe disa rekrutë shqiptarë. Një oficer tentoi ta vriste Sylën me revole, por u pengua nga rekruti drenicar Halil Nikë Gllanasella, ndaj Sylë Morinën e plandosi një oficer tjetër me rafal automatiku. Në atë rrëmujë Halil Nika do të futet në masën e rekrutëve dhe askush nuk e dënoncoi. Oficerët, në ndjekje të tij, e kapën rekrutin 18-vjeçar, Ali Lush Kodrën nga Çadraku i Therandës, plotësisht i paimplikuar me ngjarjen te Çezma dhe e masakruan para të të gjithëve. Një rekrut tjetër, tashtimë i pazoti ta sundonte vetën, u thërriti shokëve: “Një herë kemi le e njëherë kemi me vdekë…!” dhe ua hodhi dy bomba masakruesve të Ali Lushit, duke vrarë dhe plagosur disa prej tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:01 am

Sipas kujtesës së dhjetëra përjetuesve të Masakrës së Tivarit të 1 prillit 1945, planin e masakrës më tutje e drejtuan dy oficerët - Sveta Timotijeviq dhe Vladimir Roloviq. Ushtria malazezo-serbe kishte zënë pozita të mira për sulm dhe sapo arritën edhe tre oficerë të tjerë nga komanda ushtarake e vendit, shpërthyen të sharat: "Šiptarsku vam majku...!", "Sve čemo vas ubiti!", "Nećete odavde izvući živu glavu...samo minuti su u pitanju" etj.
Mbledhësi i kujtesës së përjetuesve të Masakrës së Tivarit, Xani, më tutje, sublimon mendimin edhe të të mbijetuarve të tjerë: "Nuk vonoi shumë dhe përmes altoparlantit na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t'ia grabisë ushtarit të plagosur malazez revolen, andaj kjo dhe kërkesa e organizuar për ujë u shërbeu si pretekst për ta kualifikuar si tentim kryengritjeje, për çka u kërncënuan me masa hakmarrëse drastike (...). Pas disa çastesh të heshtjes së varrit, u ngrit në këmbë njëri nga shokët tanë (...), i cili, pas konsultimit me shokë, ishte drejtuar kah oficerët me kërkesë dhe me apel qe t'u japin fund këtyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mirë, në të u vërsulën ushtarët malazias dhe me armët dhe me bajonetat që i kishin vu në pushkë e copëtuan si lakër".
Tashti oficerët jugosllavë "filluan të kërcënohen se një nga një do të na likuidonin të gjithëve. Heshtjes sonë të mëtejme filluan t'u përgjigjen me tërbim. Urdhëruan që nga mesi i kolonës të ndahen 80 veta, të cilët i lidhën duarsh dhe i dërguan pas një ndërtese, e më pastaj vetëm dëgjuam rafalet dhe britmat e klithjet (..)".
Sipas interpretimit që ua bëri Aleksander Rankoviqi zhvillimeve që sollën në Plojën e Tivarit të 1 prillit 1945, "udhëheqësit e eshallonit e nxitën revoltën midis shqiptarëve", duke planifikuar të vrisnin "40 shqiptarë për një luftëtarë të vrarë". Vërtet, Shtabi i Brigadës X Malazeze, duke pasur si ekzekutorë ushtarakët Cveta Timotijeviq dhe Vladimir Roloviq, urdhëroi të nxirreshin nga kolona 100 rekrutë shqiptarë të zgjedhur, i veçuan pas një ndërtese dhe i pushkatuan me plojë të armëve automatike e bomba.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:02 am

Fare pak veta shpëtuan nga kjo plojë, me plagë të rënda e të lehta dhe disa arritën të kthehen në kolonë, e cila nisi të trazohet. Oficerët tashti do të komandojnë për grupimin e rekrutëve, në mënyrë që të realizohej "një shfarosje masive" sa më efikase. U urdhëruan të ecnin me duar të lidhura mbi kokë dhe për të hyrë në oborrin dhe në ndërtesën e Monopolit të Duhanit.
"Ndërtesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mur të lartë me rrethojë të hekurt, me majë të mprehta (...). Në të dy anët e hyrjes së oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10 15 ushtarë të përgatitur me shufra hekuri në dorë. Secili prej nesh që hynte nëpër atë hyrje merrte goditje në kokë, në gjoks apo në shpinë (...). Këtu, në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 a 150 veta. Shumica prej tyre edhe të vdekur (...)" Pasi disa qindra veta hynë në ndërtesë, shumica hynë në oborr dhe një pjesë në grumbull "në rrugën e gjerë 7 8 metra e të gjatë 80 100 metra" , ushtarët malazias e "kapën Milazim Haxhiun nga Fshati Tërnovc" i Drenicës , kinse ai paskësh tentuar t'i mirrte revolen "oficerit" malazias, që u plagos, dhe "mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revoles. Edhe pse e dinim se gjelatët e pashpirt po përgatitnin masakër të paskrupullt ndaj nesh", shtatë shokë, me Ibrahim Kocen, djalosh 17 vjeç , u drejtuan kah komandanti për ta lutur që të ndërpriteshin pushkatimet. Komandanti urdhëroi: "Udrite, majku im šiptarsku, neka znaju da je ovde Crna Gora, i da ćemo sve do jednog zaklati..!"
Dhe, sipas konstatimit të Xanit, "para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave (...), në të janë vërsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lart e pastaj e kanë hedhur në një shkamb për ta parë më lehtë. Pastaj, me një fjalë, në mënyrë mizore ia kanë prerë hundën, veshët, krahët, e kanë bërë copë copë."
Përjetuesi dhe pasqyruesi besnik i tragjedisë, Azem Hajdini- Xani, më tutje, do të konstatojë: "Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash nja 100 deri 150 metra. Pas dhënies së sinjalit, me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armëve të ndryshme vinin drejt nesh nga çdo skutë, oborr, shtëpi, shkëmb, dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, me pushkë, me automatikë, me mortaja dore, me revole e me çka jo tjetër (…). Kështu, rrethi i ndërtesës, oborri dhe sheshi u shndërruan në lumë gjaku, që i përgjante një kataklizme të vërtetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:02 am

Krahas sulmit në oborr dhe në shesh, me armët e njëjta dhe intensitet të njëjtë sulmuan edhe brenda ndërtesës. Nga të shtënat e armëve dhe bombat, plafonat e ndërtesës filluan të bijnë mbi koka të njerëzve, kurse dyshemeja u shndërrua në liqe gjaku. Në njërin prej kateve, nga të shtënat, u rrënua krejt plafoni dhe së bashku me të një pjesë e madhe e njerëzve të gjallë dhe të vdekur ranë mbi kokat e tyre që ishin një kat më poshtë (...)"
Autori i parashtresës, drejtuar KQ të LKJ së, të Serbisë e të Kosovës, Azem Hajdini, i cili gjatë ekzekutimit të plojës ishte brenda në një dhomë të Monopolit të Duhanit, shkroi: "Nuk di si ta përshkruaj, por më kujtohet se një pjesë e atyre që u sëmurën psikikisht, por edhe të tjerë, nga frika e madhe, përnjëherë ranë në njëfarë kome (...). Të shtënat kanë zgjatur gjersa nuk është ngritur askush në këmbë dhe derisa s'kanë dhënë ndonjë shenjë gjallërie (...).Më pastaj, me intensitet më të dobësuar, të shtënat kanë vazhduar ndaj atyre që janë përpjekur të iknin këmba dorës si dhe ndaj të plagosurve që janë strehuar nëpër shtëpi, plevica, kotarë të derrave, ahura kafshësh, në zgavrat e trungjeve të ullirit, në gypat e kanalizimit e gjetiu (...). Pas këtij akti mizor (…) të shtënat u ndërprenë, me përjashtim të ndonjë pushke e cila aty këtu shtihej mbi ata të cilët kishin tentuar të largoheshin nga kjo kasaphane. Pas nja 10 15 minutash pasoi proklamata e re e shtabit, në të cilën thuhej: "Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose që janë të plagosur se Komandanti Suprem i UNÇ të, shoku Tito, ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur pavarësisht prej gabimeve që kanë bërë (...)"!?!
Më tutje, Xani, reflektoi qartë mbi dinakërinë dhe sadizmin antishqiptar që ushtria malazeze zbatoi ndaj të plagosurve që gjendeshin midis kufomave në sheshin kasaphanë: I ftuanë të plagosurit se do t'u “jepet ndihma mjekësore” duke kërkuar që të thërrisnin: “Rroftë Shoku Tito!’, ‘Rroftë bashkim vëllazërimi!’ dhe ‘Rroftë Ushtria Nacional Çlirimtare!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:03 am

Vuri në spikamë se "duke menduar se thirrjet e pro¬klamatës ishin të sinqerta, shumica e të plagosurve filloi të ngritet e të kërkojnë ndihmë mjekësore. Mirëpo, posa u zbuluan shu¬mica e të gjallëve, mbi ta prapë u vërsulën ushtarët dhe banorët dhe i masakruan sërish. Pastaj vazhdoi aksioni i hulumtimit dhe i asgjësimit të atyre që ende jepnin shenjë gjallërie. Ky lloj gjurmimi dhe asgjësimi zgjati përafërsisht deri pak para mbrë¬mjes(...)."
Autori i parashtresës për KQ të LKJ-së, Azem Hajdini - Xani, në vazhdim pasqyroi momentet e rënda të të plagosurve dhe të të shpëtuarve pa plagë, për fatin e tyre të mëtutjeshëm. Sipas tij, ndërkohë, pasi më nuk lëvizte njeri, arriti "proklamata" tjetër. U ftuan të plagosurit për "t'u dhënë ndihmë”, por të mashtruar disa herë, "askush nga turma nuk lëvizi vendit. Pas pak aty arritën një grup oficerësh që deri atëherë nuk i kishim parë. Pasoi një bisedë mes tyre dhe shtabit (të njësisë që kreu ekzekutimin), herë herë e përcjellë me zhurmë dhe me tone polemizuese. Përmbajtjen ne s'ishim në gjendje ta dinim, por, nga gjestikulacionet, kuptohej se (oficerët e ardhur) habiteshin me këtë që kishte ndodhur.”
Oficerët e ardhur pasi do të mësojnë se ishte ushtruar plojë “edhe ndaj njerëzve që kishin hyrë në ndërtesë”, këtyre iu drejtua thirrja të dilnin jashtë, me premtime se nuk do t’u ndodhte asgjë e keqe! “Përsëri na u tha se ndërprerjen e zjarrit e ka urdhëruar vet Titoja, i cili, siç thoshin, na e ka falur jetën (...).” Më nuk kishte arsye për heshtje në pafundësi. Sipas Xanit, pas konsultimit të nja 20 30 vetave më të guximshëm, drenicari“Isuf Halili nga Radisheva u deklarua se ai do të dalë i pari për të kontaktuar me njerëzit që apelonin për të dalë. Ashtu edhe u bë. Pas kontaktit që vuri ky me dy shokët e tjerë me shtabin dhe me oficerët, të prezentuar si dalmatinë (...), vendosëm ta lëshojmë ndërtesën. Para se të dilnim, në ndërkohë serbët dhe malazeztë vunë roje në çdo kat të ndërtesës dhe askush s'mund ta lëshonte atë pa u kontrolluar hollësisht.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:03 am

Me këtë rast përjetuesit e plojës përjetuan plaçkitjen e çdo gjëje të kushtueshme. Xani do të konstatojë: “Prej nesh kanë konfiskuar çdo gjë të vlefshme, si unaza ari, orë dore ose xhepi, para etj. Kur dolëm jashtë, vërejtëm se oficerët që na kishin përcjellë dhe ata të paraqitur si dalmatinë, edhe më tutje diskutonin me tone të larta dhe plot nervozizëm. Mësuam se të parët përpiqeshin ta arsyetonin masakrën, andaj kërkonin që ushtarët dhe oficerët e ar¬dhur të largoheshin prej vendit të ngjarjes.”
Vërtet ashtu dhe ndodhi. Përjetuesi kronist do të saktësojë: “Nuk vonoi dhe ata u tërhoqën (...)", kurse mbijetuesit e Plojës së Tivarit mbetën nën rrethimin e ushtarëve malazias, të tërbuar për gjak shqiptari. Në oborr të Monopolit të Duhanit, e në rrugën që çonte në Monopol, "shtriheshin me mijëra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronin sidomos gjësendet e mprehta, si bajonetat, sëpatat, cfurqit, shkopinjtë, që kishin mbetur të ngulitur në gjoks, në stomak apo në gjymtyrë të tjera të trupit. Në atë grumbull njerëzish të kryqëzuar si stivë drush një mbi një, nuk mund të dallohej se kush është kush, ku e ka kokën e ku këmbët apo trupin (...). Ishte shumë vështirë për ne, që mbetëm gjallë, detyroheshim të qëndronim në këmbë mbi kufoma. Edhe ne qanim bashkë me të plagosurit, të cilët shpesh klithnin:"...Ndihmom vëlla, e mos shkel mbi varrën time...!" - rrëfim trishtues, por i vërtetë, i një përjetuesi drenicar.
Në raportet ushtarake, që janë të njohura, fare nuk flitet për fatin e mëtutjeshëm të të plagosurve dhe të atyre që mbetën gjallë!?! Në raportin e Shtabit të Kolonës së Armatës IV të 8 prillit 1945 vetëm sa është thënë: "Për tërë këtë po bëhet hetim i mëtutjeshëm". Këtu iu vu pika ndriçimit të Plojës së Tivarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:04 am

Ndërkaq, nga parashtresa e Azem Hajdinit, që është njëri ndër burimet me autentike për Plojën e Tivarit, është pas¬qyruar edhe sjellja barbare e ushtrisë malaziase kundër për¬jetuesve të Plojës. Së pari, ua ndaluan të ndihmonin shokët e plagosur dhe bashkimin e të plagosurve në oborr dhe në shesh me ata që kishin qenë në ndërtesë. Duke i mbajtur të "shën¬doshët" midis kufomave, e në pellgun e gjakut, ua mbajtën një fjalim 60 minutash "për bashkimin dhe vëllezërimin", duke i detyruar të thërrisnin parulla: "Rroftë Shoku Tito!", "Rroftë Vëllazërim bashkimi....!", "Rroftë UNÇJ ja...!"?! Vetëm tani u ftuan qytetarët e Tivarit të bartin të vrarët dhe të plagosurit, t'i hedhin në det ose t'i dërgojnë në një vend, mbi një shkëmb, ku do t'i kallnin.
Sa po i ngarkonin në qerre, në karroca e në kamiona, ku¬fomat dhe të plagosurit, drenicari Elez Murati prej Llaushës me dy shokë shkuan te komandanti për ta lutur që të ndaheshin të pla¬gosurit. "Kërkesën e tyre gjelatët e dënuan me vdekje. Por nuk u kënaqën me kaq. Nga turma jonë morën edhe nja 5 6 veta me motivacion se edhe ata ishin në grup me protestuesit dhe që të gjithë i likuiduan, kurse neve na u kërcënuan se po qe se na dëgjohet vetëm edhe një zë do të na gjej fati i njëjtë (...)!"
Kështu, vazhdoi bartja e kufomave dhe e të plagosurve për t'i hedhur në det ose në zjarr. “Dhe, derisa neve na urdhëruan ta lëshonim oborrin, pas nesh mbetën klithmat e të plagosurve, duke dë-shiruar të vinin me ne...!", kurse nga qytetarët që i banin kufomat dhe të plagosurit për t'i shpën në të njëjtin varr, dëgjohej kënga: "Druže Tito mi smo ti obečali da čemo sve šiptare zaklati, osim devojaka i mladih nevesta s'kojima čemo kolo zaigrati (Shoku Tito ne të jemi betuar se të gjithë shqiptarët do t'i therim, përveç vajzave dhe nuseve të reja me të cilat valle do të hedhim....!")
Të "shpëtuarit" nga Ploja i dërguan afër plazhit, nja 200 300 metra nga Ndërtesa e Monopolit. Aty do ta kalojnë natën të rre¬thuar nga deti dhe ushtarët e armatosur deri në dhëmbë. "Në mëngjes vërejtëm se si mbi ujë notonin plisat e bardhë, shokat, japangjet dhe kufomat e shokëve tanë. Ne plazh kemi qëndruar plot 18 orë pa ngrenë, kurse etjen përpiqeshim ta shuanim me ujë deti"- shkroi Xani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:04 am

Tani, prapë i kthyen në oborr, në vendin e masakrës, ku kundërmonte erë gjaku të zënë. Aty u ofruan ushqim "gjellë të ngrohtë", por asnjëri nuk e mori gjellën, për faktin se atë ua kishin servuar në enët e shokëve të vrarë “të cilat ishin të lara me gjak”. Pasoi dënimi në shenjë hakmarrjeje. Dhënie tjetër e ushqimit u shtye për 12 orë. U urdhëruan të hynin në ndërtesë, por të mbijetuarit tashti kundërshtuan. Nuk pranuan të hynin brenda pa i numëruar dhe "pa e përpiluar regjistrin me emër e mbiemër dhe adresat e sakta për secilin prej nesh që kishim ngelë ende të gjallë dhe të na jepej kopja, pastaj të tregohet regjistri i atyre që janë nisur nga Kosova dhe të dihet numri i të vrarëve (...). Me këtë rast u betuam se nuk do të lejojmë më vrasjen e shokëve tanë që i caktuam për ta ngritur zërin në emër të të gjithëve pa u vra të gjithë ne"- do të konstatojë Xani.
Në fund, pas shumë peripecive, u caktua një grup prej dy oficerëve dhe katër shqip¬tarëve që të bënin njehjen e shqiptarëve të mbetur gjallë. "Pas numërimit një nga një gjatë hyrjes në ndërtesë është kon¬statuar se gjallë kishin mbetur vetëm 810 persona” - do të saktësojë Xani në parashtresën për KQ të LKJ, më 9 nëntor 1966.
Këtu duhet të konstatojmë këtë fakt: Hulumtimet e mia para vitit 1990, për numrin e të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit, përputhen ani mirë me konstatimet e Azem Hajdinit - Xanit. “Dihet e dhëna se nga Tivari për Raguzë do të shkojnë vetëm shtatë barka me shqiptarë nga Eshalloni i Dytë, teprica nga ploja e 1 prillit 1845. Këto barka mund të merrnin 100-120 veta, çka do të thotë se nëse mesatarisht në një barkë kanë hipur 110 veta, del se në Raguzë kanë shkuar rreth 770 veta.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:05 am

Mirëpo, në rrethana të luftës, dhe veçanërisht në rrethanat jonjerëzore që i përjetonin rekrutët shqiptarë, nëse jo më shumë, në një barkë ka mundur të ngarkoheshin edhe deri 120 veta. Kjo e dhënë mbështet saktësinë e numërimit të komisionit shqiptaro-malazias, më 2 prill 1945. Së këndejmi, duhet të pranojmë faktet se, derisa nuk kemi argumente të tjera për t’i kontestuar të dhënat e përmendura, nga Masakra e Tivarit shpëtuan 810 veta, mund të nxirret përfundimi i logjikshëm se nga Shkodra, më 30 mars, ku u dorëzuan 2370 shqiptarë, përfundimisht me Masakrën e Tivarit, më 1 prill 1945, nga ushtria malazeze u masakruan 1560 shqiptarë.
Siç do të hohim më vonë, numri 1560 është bindshëm më i pakontestueshëm, sepse është për 140 veta më pak sesa numri në Proklamatën e Shtabit të Luftës së LLTSH të fillimtetorit 1945, përkatësisht 130 veta më pak se numri në Informatën e Profesor Ymer Berishës, të 22 tetorit 1945, dhe 240 veta më pak se numri në Parashtresën e kapitenit Bajram Gola të 31 majit 1990.
Tashti të ndjekim, edhe pak, të dhënat e përjetuesit të gjakderdhjes së paprecedencë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Azem Hajdini do të konstatojë: Sërish “në ndërtesë na pritën te¬la¬she të reja. Në një anë ishim të rrethuar, kurse njëkohësisht na u komunikua urdhri se askush nuk mund të dalë jashtë ndërtesës, madje as për nevoja fiziologjike. Mosrespektimi i kësaj urdhërese dënohej me vdekje. Në këto kushte u detyruam që nevojat fiziologjike t'i kryenim po aty ku qëndronim në dhomë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:05 am

Ndaj të ngujuarve do të bëhen edhe provokime, duke u lënë, në disa vende, revole pa fishekë dhe dy mjete shpërthyese, "të cilat, në një çast u aktvizuan" dhe lënduan disa veta. Në këtë gjendje kaotike, frike dhe pasigurie, e kaluan natën e 2/3 prillit 1945. Pas 22 orë qëndrimi të ngujuar, derisa nëpër Tivar kaloi Eshalloni i Tretë, i nisur nga Prizreni më 27 mars 1945, i nxorën, i rreshtuan dhe i dërguan në një ndërtesë të vjetër, me një oborr përafërsisht 1000 m2, i rrethuar me tela të xhembuar të lartë mbi dy metra.
Në kërkesën e të mbijetuarëve të plojës për t’ua mundësuar një kontakt me ndonjërin nga udhëheqësit politikë e ushtarakë ko-sovarë: me Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Rifat Berishën, Mehmet Hoxhën e Ismet Shaqirin, "apo me udhëheqësit e Shqipërisë", oficerët malazez iu kërcënuan të heshtnin: "Shihni atë tym të zi në atë shkëmb! Aty po digjen shokët tuaj, mos dëshironi edhe ju të pësoni si ata...!?”
Vetëm pas dy tri ditësh para tyre, në atë kamp, arritën disa oficerë malazias dhe "dy dalmatinë" dhe ua komunikuan një dokument kinse të udhëheqsisë së Kosovës, ku thuhej: "Me keqardhje kemi marrë lajmin për incidentin dhe tragjedinë që ndodhi në Tivar, për çka ju vetë ishit fajtorë. Kemi marrë të gjitha masat për sigurimin e jetës suaj dhe të kushteve më të mira jetësore. Tash e tutje për në front përveç udhëheqësve serbë e malazez do t'u shoqërojnë edhe oficerët kroatë e sllovenë, si dhe disa oficerë shqiptarë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:06 am

Rekrutët shqiptarë përjetues të Plojës së Tivarit, për t'ia shkurtuar vetes vuajtjet e mëtutjeshme, pranuan sugjerimet, por jo edhe barrën se ata ishin fajtorë për incidentet dhe Plojën e Tivarit. Dhe, pas 12 ditësh nga masakra, pasi ua përvëluan teshat me morra, i nisën, me rrugën detare, për Budvë - Raguzë - Split Trogir Shibenik - Biograd na More, ku do të sistematizohen në njësitë ushtareke të AJ-së.
Easha¬llo¬¬nit të Dytë të marsit, edhe më tutje, e përcollën fatkeqësi dhe tragjedi. Sipas disa dëshmive të përjetuesve të ngjarjes, në afërsi të Raguzës një barkë hasi në një minë dhe me atë rast u vranë 40 rekr¬utë shqiptarë. Shumica e të rënëve ishin të plagosur në Plojën e Tivarit, të kuruar në spitalet në Miloçer dhe Tivar dhe të nisur për rrugë pas Pashkëve të vitit 1945, pra, pas 15 prillit. Askush nuk u mor me nxjerrjen e kufomave të tyre nga deti.
Pushimin e parë, përkatësisht natën e parë të marshimit përgjatë bregdetit, e kaluan në Split - "të mbështetur për disa shkëmbinj", ku nga "uria, lodhja dhe sëmundjet e ndryshme, një numër shokësh kanë ngelur në vend, kurse për fatin e tyre më s'kemi mësuar asgjë" - do të konstatojë Xani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:06 am

Pjesëtarët e tjerë të këtij eshalloni vazhduan marshutën, përmes rrugës detare, deri në Trogir. Aty i ndalën për t’u shlodhur dhe për t’i pajisur me pajisjet ushtarake. Një pjesë të rekrutëve shqiptarë e vendosën në disa shtëpi, kurse një pjesë e dërguan në kazermën ushtarake në ujëdhesën Çiovo. Meqë ura që lidhte këtë copë toke me Trogirin ishte e shkatërruar nga bombardimet gjermane, kalimi i kanalit bëhej me trajekt. Më 18 prill 1945 u dha urdhri për nisjen e rekrutëve për në front, ndaj pjesa e rekrutëve nga Çiovo duhej të kthehej në Trogir, te pjesa kryesore.
Gjatë kthimit, trajekti i parë lundroi pa telashe, kurse i dyti, me 150-180 veta, pasi lundroi rreth 20-30 m, u thye në mjedis. U shkaktua kërsimë e madhe dhe panik. Të gjithë rekrutët ranë në ujë. Ushtarët dhe populli u erdhën në ndihmë, por, siç pohojnë përjetuesit e fatkeqësisë, “u mbytën 65 veta”, kurse nga deti u nxorën vetëm 29 kufoma (28 nga komuna e Kaçanikut dhe 1 nga komuna e Ferizajt). Qytetarët e Trogirit morën pjesë edhe në varrosjen e martirëve me nderime të larta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:07 am

Pjesën e mbetur të Eshallonit të Dytë të marsit 1945 e dërguan në Biograd na More, për ta bashkuar me njësitë e Divizionit XV "Matija Gubec”. Në ditën kur rekrutët kosovarë shqiptarë i sitematizuan në njësitë ushtarake me nënoficerë shqiptarë nga tetari deri në toger, sipas të dhënave të para që i kishte Azem Hajdini - Xani, kishin arritur 786 veta , kurse sipas të dhënave që Xani i siguroi nga hulumtimet e tjera të kujtesës për Masakrën e Tivarit, në Biograd na More arritën “726 veta, më pak për 84 veta sesa kur jemi nisur nga Tivari, të cilët në një mënyrë ishin zhdukur.”
Tashti të përmbledhim faktet: Nëse numrin “2400 shqiptarë” për Eshallonin e Dytë të marsit, i raportit të 27 marsit 1945, është i saktë, saktësinë e të cilit nuk mund ta kontestojmë me asnjë fakt burimor, pra, me burime arkivale, del se nga Eshalloni i Dytë i Marsit 1945 prej nisjes nga Prizreni deri në Shkodër u likuiduan 30 veta, nga Shkodra përfundimisht me Plojën e Tivarit më 1 dh 2 prill 1945 u likuiduan 1560 veta, kurse në Biograd na More, në radhët e Armatës IV të AJ-së, arritën vetëm 726 shqiptarë (afër Raguzës u vranë rreth 40 veta, në Split vdiqën dhe mbetën disa veta dhe në Trogir u nxorën nga deti 29 veta). Rezulton se nga 2400 veta të Eshallonit të Dytë deri në Shtabin e Divizionit XV të Armatës IV të AJ-së, jetën e humbën 1674 veta. Ky numër i dëshmuar me fakte burimore dhe analiza të fakteve korrespondon fuqimisht me të dhënat aproksimative të profesori Ymer Berishës (1690), më 22 tetor 1945, dhe të kapitenit Bajram Gola (1700), më 31 maj 1990.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI EmptyTue Apr 08, 2008 1:07 am

Duke përfunduar këtë pjesë të shqyrtimit kritik të fakteve, është me rëndësi të konstatojmë: Me të gjitha këto që u thanë, në këtë pjesë të studimit, u informua edhe Shtabi i Divizionit XV "Matija Gubec", diku në një fshat afër Rijekës, më 25 prill 1945, por si përgjigje morën urdhëresën topsekret: "Në njësi e jashtë saj nuk guxon askush të llafosë për rastin e Tivarit. Në të kundërtën, u kërcënuan se, po qe se zihet në gojë kjo ngjarje, do të thotë, nëse merr dhenë, akëcili do të nxirret para gjyqit ushtarak nën akuzë për përhapjen e propagandës armiqësore!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty
MesazhTitulli: Re: Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI   Dr.MUHAMED PIRRAKU  :  NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj
» Muhamed (Mehmet) Ali Pasha
» RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT
» "Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit"
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: