Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ka qenë Enver Hoxha?

Shko poshtë 
+60
cristal
Gjura
shpendo
el43
Himalaja
Luki
Ibrahim Rugova
istogalia
Kushtrimi86
ELIE
Xili
murturi
Delia
katunari
MUHAMETII
njonidrenica
Pirro i Epirit
Kosovarja
Ademi85
Martina
Eva0506
stabili
dibranja
Argent
Shqipja
malesorja e Kosoves
mall
fina
lilu
Mister
MARY
metiii
luan mreti
**Lumi_
paioni
nardlushnja
Kasper
gent
echo
idol
Orfe@
genta
USHTARILIRIS
Ago Muji
Mergimtari
xhavo_
besim78
rolling
aurora jasini
rroni
Leka i Madh
zeriatdheut
tom sojer
Guximi
LISI
Sofra
Riki30
E_Bukura
Beton
loredana
64 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 21 ... 38, 39, 40
AutoriMesazh
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptySun Oct 19, 2008 5:58 pm

burgjet e tmerrshme komuniste. Për çfarë fitoreje bahet fjalë kur me. ardhjen e diktaturës komuniste, të gjithë fatet e kombit tonë mbetën né vend...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptySun Oct 19, 2008 6:02 pm

Burgjet i ka hapur per kriminel e fitoret e nje pase njeshme te shokut ENVER HOXHA e ngriten shqiperine dhe frymezimin ne Kosove ky eshte realiteti i ENVER HOXHES ti thuaj cfare te duash vetem nje gje dije se ishin armet e ENVERIT qe krisen kunder Serbise tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptySun Oct 19, 2008 7:14 pm

"Fatet" e kombit nuk ngelen ne vend, Martina, por ja mbathen nga Belgjika te lanin duart e lyera me gjak dhe kusuri u fshehen vrimave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptySun Oct 19, 2008 10:34 pm

Pse u ndalua feja nga komunistët ?

"E dinë të gjithë që, krahas intelektualëve (si truri i kombit), diktatura përndoqi me tërbim edhe klerikët,këta përfaqësues të edukatës shpirtërore. Kështu, duke u prerë kokën këtyre njerëzve, trupi i popullit mbetej pa drejtim dhe atëhere ishte Partia ajo që do të drejtonte drejt rrugës së mallkuar, udhës së djallit. E duke shembur mbret e Zot me dhunë, vendin e të dyve do ta zinte "udhëheqësi me brirë". E dinë të gjithë se komunizmi, në rrënjët e tij ideologjike ishte materialist, pra ateist. Teorikisht, ai nuk e pranonte "Njëshin", qoftë ky Zot, qoftë dhe mbret, në botën e vogël materiale. A nuk fillonin vargjet e para të Internacionales së Parë të Marksit, me mohimin e çdo prijësi, duke filluar nga Zoti e duke mbaruar tek heronjtë, dhe se "çlirimin" do ta fitonin vetë proletarët e bashkuar? Të bashkuar, por pa bari? Kush do t'i printe? Do t'i printe Partia! Pra, asnjë kult për asnjë udhëheqës, i çdo lloji që të ishte ky, por një "Shtab Drejtues", me emrin Parti. Kështu, evitohej "njëshi" dhe na dilte në shesh nocioni i një udhëheqjeje kolektive. Në vështrimin e parë ky nocion duket vërtet demokratik, popullor, racional. Por në të vërtetë nën komunizëm apo më mirë të themi në "socializmin real", pra në teorinë e Gjithë jetën time, që kur "rashë në mendtë e mi",a siç thotë një shprehje popullore e shqipes, jam mësuar të adhuroj korifejtë e dijes dhe të artit. Jam mësuar të nderoj edhe figura të tilla madhore të udhëheqësve të shquar të botës, si: një Perikli athinjot, një Katon, Ciceron, e Cincinat, një Xheferson apo një Kened, një Uiston Çurçill apo një Audenahuer e Erhard, një Gand apo një De Gasper e Sandro Pertini e kështu edhe të tjerë në fushën e demokracisë e humanitetit. Ndërsa në planin kombëtar: një Skënderbe, një Ismail Qemal, Një Fan Nol e një Ahmet Zog dhe në planin fetar, ku shpesh ushtrimi i fesë harmonizohej aq bukur me veprimtarinë kombëtare e kulturore: një Papë Vojtila, një Gjergj Fishtë, një Shtjefën Gjeçov, një Ndre Mjedë, Vincenc Prenush, prapë Fan Nol, at Kisi e at Ireneu, një Hafiz Ali Korça e të tjerë të këtij kalibri. Dhe, sido që fetarisht, (që nga lindja), më takon të jem myslimane (edhe pse nuk më ka pyetur kurrkush për fenë që duhej të zgjidhja!), për klerikët shqiptarë, sidomos ata të urdhërit françeskan, kam pasur gjithmonë një konsideratë madhore. Si rregull, ata nuk e ndanin kurrë fenë nga Atdheu dhe kanë vënë bazat e kulturës sonë kombëtare që nga origjina. Mjafton të përmendim këtu Buzukun, Bardhin, Veribobën, Budin, Bogdanin etj. Pikërisht këtë themel tradite shembën të parët komunistët e Hoxhës. Dhe ky qe një krim shekullor!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptySun Oct 19, 2008 11:14 pm

Shumë e fortë je ore martina , po kush i ka shkruar/thënë këto apo ke qenë prezente ti në kohën e Shqipërisë Socialiste dhe n'a i shkruan/thua kujtimet e tua ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyMon Oct 20, 2008 1:30 am

kéto histori zotri duhet ti dij çod kush qe i thot vetes shqipetar , pavarsisht ! ka qené prezent apo jo se pse , né mos ne, babadhart tan i 'kan vujtur dhe po i' vuajn edhe sot vuajtjet e'asaj kohe té mallkuar enveriste
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyMon Oct 20, 2008 1:41 am

Keto historina jane humbesve tradhtor qe ENVERI shume mire ja u regulloje vendin ne SPACE andaj humbesat sote kane dale si kermilllat pase shiut dhe po mundohen te hedhin balt mbi figuren e udheheqesit te lavdishem ENVER HOXHA keto jane trillimet e titisteve jane trillimet e njerzeve te humes qe kure nuk ja deshten te miren SHqiperis gjithnje argaate te shovinizmit Greke e Jugosllave njerez te tipit te XHevdet Mustaves e shume krimineleve te tjere qe deshe te bejn edhe Repubik te shtate SHqiperine por nuk ja ariten dote se shoku ENVER nuk lejoje qe tradhetaret te shtine hunde ne rugen qe ja kishte shtruar ai vetes per Bashkimin e Atdheut andaj nuk na vine cudije qe qente e klyshte e Sinan Hasanve e Koci Xoxeve lete lehin sa te duan se per ate pune paguhen andaj ky ishte ENVERI YNE QE E BERI SHQIPERINE DHE CLIRIMIN E KOSOVES TUNG
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Lumi_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
**Lumi_


Numri i postimeve : 177
Registration date : 20/06/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyMon Oct 20, 2008 2:12 am

Martina shkruajti:
burgjet e tmerrshme komuniste. Për çfarë fitoreje bahet fjalë kur me. ardhjen e diktaturës komuniste, të gjithë fatet e kombit tonë mbetën né vend...

Duhesh te kesh dy kokrra mend e jo te mos kesh fare ne koke sa qe nuk mund ta kap mendja jote Martina e te ja hedhesh poshte te gjitha meritat e kohes qe i arriti me mund djerse e gjake PKSH-PPSH me ne krye Enver Hoxhen. Ti nuk je e denjte fare te flasesh me fakte, por flet me brockullat e atyne shqiptarve qe sot po na e shesin vendin te serbi e te greku. Kush jane ata qe sot po presin agjenturat serbe e greke ne Tirane, Martina ? Janullatosi eshte nje agjent i eger i Shqiperise, po ashtu edhe Fazllic eshte miku i Sales, kush pranon dhe organizon koncerte per Bregovicin. Tash dua te kthehem te figura e Enver Hoxhes qe ka Martina qe mundohen te ja humbin meritat e kohes 50 vjecare.

Ne kohen e Enver Hoxhes u arsimu dhe u ngrite populli ne arsim, kulture, shkence.
U thane mocalet dhe kenetat ne te njejten kohe pas tharjes se kenetave e, u zhduk edhe malarja.
U ngrite bujcesia,
U ndertuan fabrika,uzina, koperativa etj,
U ndertuan shume klm hekurudhe
Kishte shume kopshte, shume shkolla, dhe univerzitete por edhe Opera shume me heret qe nje fakt ta them te ne shqiptaret jashte shqiperise ende ne kohen e sotme mungojne ( dua ta cek kete fakte se shume nga ju thoni marrina duke dalluar shqiptaret ne Shqiperi dhe jashta Shqiperise)
Cka eshte edhe me e rendesishmja ne kohen e Enver Hoxhes u arrite te formohet nje Ushtri e forte moderne e gatshme qe te perballet me cdo armike, edhe u perballua me sukses si me Grekun, Jugosllavine madje edhe me Rusine. Po ne ate kohe Martina pilotet Shqiptar detyruan te zbriste ne piste nje aeroplan amerikan ( Kur te shkosh ne Gjirokaster e ke aeroplanin qe nga koha e Enver Hoxhes larte ne Kala eshte fakt )

Kete radhe po e le me kaq por te lus mos vazhdo ta prishesh temen duke fyer e duke shkruar me brockulla se je duke e tepruar Martina.

Per Stafin drejtues te ketije forumi.

Lus Stafin te mos e lejoj Martinen te na prishe kete teme por edhe tjere antar forumi qe sillen te pa edukuar e neve nuk na lejohet hapsire te bejm debat konstruktive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyMon Oct 20, 2008 8:14 pm

Martina, te pakten vetes a i jep llogari ndonjehere? Nuk e besoj, sepse gjithqka qe beni shihet qart se e beni me sy mbyllur dhe nese i kerkoni llogari vetes, atehere del nje shifer me shume zero...! Nuk dini sa te diskutoni, sepse u mungon kultura e komunikimit me te madhe.

Njonidrenica, eshte hera e "1000" qe i shkruani keto dy rreshta! Dhe ndryshimi i ketij shkrimi me "999" shkrimet tjera eshte vetem nje presje ( , ) qe ja keni shtuar kete here!

Se kush ishte Enver Hoxha ne te vertete, do e kuptojme atehere kur t'na therrasin nipat e mbesat babegjysh ose gjyshe.

Respekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyMon Oct 20, 2008 8:50 pm

Enver Hoxha në 100 vjet
Më 16 tetor të vitit 2008 Enver Hoxha mbush 100 vjet, që nga dita e lindjes. Në këtë përvjetor-jubile, ai do të kujtohet, jo vetëm nga shokët e miqtë e tij, por edhe nga të gjithë shqiptarët, sepse E. Hoxha të gjithë jetën e tij ia kushtoi Shqipërisë, lirisë, pavarësisë e përparimit të saj. Gjatë një gjysmë shekulli ai udhëhoqi popullin shqiptar në betejat e mëdha për Çlirimin kombëtar e progresin shoqëror.
E. Hoxha përfaqëson një personalitet madhor të historisë sonë kombëtare. Roli i tij historik shfaqet në radhë të parë në kontributin që ai ka dhënë për sigurimin e lirisë e të pavarësisë së atdheut tonë. Lufta NÇL që solli çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë, përbën faqen më të ndritur në historinë e popullit shqiptar. Askush, as ‘’specialistët’’ e ngarkuar për mohimin e çdo vlere të së kaluarës, në emër gjoja të “rishkrimit’’ të historisë, nuk mund ta mohojnë e as ta vënë në dyshim këtë të vërtetë të shkruar me gjakun e mijëra e mijëra dëshmorëve, me vuajtjet e një populli të tërë, që s’u përkul, por i bëri ballë me guxim terrorit të pushtuesve italo-gjermanë dhe veglave të tyre.
E.Hoxha ishte në krye të kësaj lufte, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇL. Ai nuk e udhëhoqi këtë luftë nga kabinetet e strehimet e sigurta, por në krye të partizanëve, duke frymëzuar guxim e vendosmëri, atëherë kur pushtuesit e bashkëpunëtorët e tyre mbillnin frikë e disfatizëm. Rezultati kryesor i Luftës Nacionalçlirimtare ishte i dyfishtë: ajo solli çlirimin e vendit dhe hapi rrugën për vendosjen e pushtetit të ri të dalë nga lufta popullore.
Një rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit tonë ka pasur vendimi për të bashkuar luftën antifashiste të vendit tonë me atë të Koalicionit Antifashist Botëror që udhëhiqej nga SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe Anglia. “Shqipëria, do të shkruante F.Noli më 1945, do të ishte coptuar padyshim. Desh Perëndia, duallnë në shesh, partizanët me Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm e nxuarrnë Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, po e vunë pranë të gjallëve, pranë aleatëve.”
Këtë fakt, vendosjen në anën e fitimtarëve e jo të humbësve (me të cilët u lidhën ballistët e bashkëpunëtorë të tjerë) e harrojnë “specialistët-kritikë” të Luftës NÇL dhe të E. Hoxhës. Bashkimi me Aleatët e Mëdhenj i siguroi shtetit të ri shqiptar që doli nga lufta një status të barabartë më atë të kombeve që bënin pjesë në Koalicionin e Madh Antifashist Botëror.
Me këtë status shkoi delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1946. Atje, i frymëzuar nga dashuria për atdheun e tij, E. Hoxha mbrojti me vendosmëri interesat kombëtare dhe hodhi poshtë pretendimet e përfaqësuesit grek Caldaris lidhur me të ashtuquajturin Vorio-Epir. “Delegacionin e vet, tha E. Hoxha, Shqipëria nuk e ka dërguar këtu për të dhënë, por për të kërkuar llogari.”
Kjo deklaratë shprehte thelbin e politikës së jashtme që Shqipëria do të ndiqte në të ardhmen, në qendër të së cilës do të ishte parimi i ruajtjes së sovranitetit të plotë kombëtar. Duke ndjekur me besnikëri këtë parim, u frymëzuan qëndrimet e njohura të qeverisë shqiptare kundër përpjekjeve që janë bërë nga lindja apo perëndimi, qysh nga çlirimi i vendit dhe më pas, kundër lirisë e pavarësisë kombëtare të popullit tonë. Kjo qëndresë ndaj diktateve e politikave social-imperialiste përbën një nga faqet e ndritura të pavarësisë dhe integritetit tonë kombëtar.
Asnjëherë Shqipëria nuk e gëzoi dhe përjetoi realisht pavarësinë e saj sa në epokën që mban emrin e Enver Hoxhës. Ishte e barabartë në mes të barabartëve, fitoi dinjitetin që i takonte duke sfiduar superfuqitë dhe lakmitë shoviniste të fqinjëve. Ngriti dhe forcoi si asnjëherë, në shkallën më të lartë ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare, besimin në forcat e veta, në vazhdën e mësimeve të Rilindësve.
Kosova ishte dhe mbeti përngaherë pjesë integrale e patriotizmit të thellë të E. Hoxhës. Ai pati për kauzën e saj një përkushtim të vazhdueshëm, duke ndjekur një politikë kombëtare, realiste e largpamëse, duke përdorur e shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe rrethanat e mundshme në kontekstin e ndërlikuar gjeopolitik të pasluftës. S’ka dyshim, se pavarësia e Kosovës që u arrit pas aq sakrificash, pas luftës së guximshme të popullit të Kosovës, mban brenda saj edhe kontributin madhor të mendimit politik dhe të veprimeve të drejta të E. Hoxhës.
Roli historik i E. Hoxhës lidhet, jo vetëm me luftën çlirimtare dhe mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së vendit gjatë pesë dekadave të fundit të shekullit të kaluar, por edhe me kontributin parësorë që ka dhënë për zhvillimin e përparimin e gjithanshëm të vendit tonë. Në fakt nuk ka asnjë vepër të madhe, asnjë reformë apo program qeveritar në fushën e zhvillimit ekonomik, në atë kulturor a social që të mos ketë qenë pjesë e mendimit dhe e vizionit të tij.
Gjatë pesë dekadave të pasluftës ndryshimet në vendin tonë kanë qenë shumë të mëdha, si rezultat i përpjekjeve kolosale që ka bërë gjithë populli ynë për të dalë në rrugën e përparimit. Padyshim nuk u ‘’arritën qiejt’’, por jeta e shqiptarëve ndryshoi rrënjësisht. E.Hoxha edhe në këtë drejtim ka dhënë një kontribut të veçantë. Idealin e tij komunist për një botë të re dhe për një shoqëri humane, e vuri në shërbim të interesave të popullit shqiptar, të emancipimit e të progresit të gjithanshëm të tij, duke e shpëtuar nga shtypja dhe shfrytëzimi i regjimeve të kaluara. Ai kreu një akt të madh patriotik e demokratik me politikën e filozofinë e tij revolucionare për t’i kthyer punëtorët e fshatarët e Shqipërisë në forcën lëvizëse të jetës shqiptare. Me ta dhe për ta, ai realizoi reformat e thella ekonomike e politike, sociale e kulturore, që duke kapërcyer prapambetjen dhe padijen shekullore, i dhanë Shqipërisë fizionominë e një vendi të përparuar.
E.Hoxha krijoi një shtet të vërtetë, në të gjitha parametrat me standardet bashkëkohore, një shtet të popullit që siguroi qetësi dhe stabilitet që s’i kish njohur kurrë Shqipëria. E bëri punën përmbajtjen kryesore të jetës së shqiptarëve dhe falë kësaj zgjoi energji të jashtëzakonshme, që i vuri në shërbim të progresit e ndërtimit të gjithanshëm të Shqipërisë.
E.Hoxha doli në krye të vendit si rezultat i një revolucioni të madh, që përfshinte Luftën Antifashiste NÇL dhe periudhën e ndërtimit socialist. Ai është produkt i kësaj epoke historike dhe, natyrshëm, ka vendin kryesor në zhvillimin e Shqipërisë, në vlerat e saj, por edhe në dobësitë e saj. Ai nuk mund të hidhet poshtë me disa slogane propagandistike, që synojnë ta paraqesin si të keqen e madhe të këtij kombi, ashtu siç nuk mund të hyjnizohet, duke e paraqitur si të pagabueshëm në gjithë veprimtarinë e tij.
Dihet se në histori nuk ka pasur dhe nuk ka revolucione të pastra. Çdo revolucion në rrugën për arritjen e qëllimeve të veta ka pasur gabime dhe ekstremizma të ndryshme. Nga ana tjetër, dihet se çdo njeri gjatë jetës së tij bën gabime, të vogla ose të mëdha, sipas vendit dhe rolit që luan në shoqëri. Pa i pasur parasysh këto të vërteta nuk mund të analizohet me objektivitet figura e E.Hoxhës.
Duke e vështruar Shqipërinë e kohës së E.Hoxhës nga kuota e lartë e historisë nuk mund të mos konstatohet, se pavarësisht nga baticat e zbaticat, gabimet dhe fajet njerëzore, teprimet dhe subjektivizmat, rezultantja e përgjithshme që mund të hiqet është pozitive. Historia në gjykimet e saj objektive s’ka si të mos e njohë dhe çmojë këtë arritje madhore. Mjafton të kujtojmë disa nga treguesit e progresit që arriti Shqipëria nën drejtimin e E. Hoxhës. Pushteti i tij e gjeti Shqipërinë me 800.000 banorë dhe e la me 3.500.000. E gjeti me 80 % të popullsisë analfabete dhe e la me një popull të arsimuar e të kulturuar. E gjeti nën dritën e kandilit dhe të bishtukut dhe e la të elektrifikuar në të katër anët e vendit. E gjeti të mbuluar nga kënetat dhe e la me toka të sistemuara dhe prodhimtare. E gjeti të pllakosur nga sëmundjet kronike si malaria, sifilizi, tuberkulozi dhe e la të pastruar e të shpëtuar nga lëngata e tyre. E gjeti gruan shqiptare të skllavëruar e të mbyllur nga fanatizmi e prapambetja dhe e la të lirë, të emancipuar e të shkolluar. E gjeti me një popullsi të plakur parakohe dhe e la me një popullsi nga më të rejat e më vitalet në kontinent dhe me një jetëgjatësi mesatare mbi 70 vjet. E gjeti me një aradhe intelektualësh me arsim të lartë dhe e la me një armatë mjekësh, inxhinierësh, agronomësh, mësuesish etj. E gjeti me një forcë ushtarake inekzistente, që të kujtonte një ushtri operetash, dhe e la me një ushtri kombëtare moderne, me forca tokësore, ajrore e detare të një gatishmërie të lartë.
Por mbi të gjitha Shqipëria e E.Hoxhës do të mbetet në histori si Shqipëria e progresit ekonomik, jo duke e krahasuar dhe gjykuar me standardet dhe parametrat e vendeve të zhvilluara evropiane, por me realitetin e saj social-ekonomik, që e gjeti pushteti popullor më 1944. Dhe Shqipëria më 1944 ishte një vend tmerrësisht i prapambetur, me një bujqësi primitive, me toka që kryesisht u takonin bejlerëve dhe agallarëve, me një fshatarësi të shtypur e patokë, një bujqësi që përdorte si mjet pune vetëm parmendën. Nën shtetin e E.Hoxhës bujqësia dhe fshati shqiptar pësuan ndryshime të jashtëzakonshme. Zbatimi i Reformës Agrare, që ia dha tokën atij që e punonte, i hapi rrugën mëkëmbjes dhe progresit të fshatarësisë shqiptare. Bujqësia u vu mbi baza shkencore, u mekanizua e u sistemua, u pasurua me toka të reja dhe rregullisht u rritën rendimentet e prodhimit. Shkolla, vatra e kulturës dhe institucionet shëndetësore u bënë pjesë e fshatit shqiptar dikur të mbytur në injorancë e prapambetje.
Tregues kuptimplotë i progresit të Shqipërisë nën pushtetin popullor është industrializimi i vendit. Nga një vend punishtesh dhe fabrikash të vogla, larg industrializimit të vërtetë, arriti të ngrejë një industri të tërë shumëplanëshe, nga industria ushqimore deri te industria metalurgjike, me uzina e kombinate, me miniera produktive. Pjesë e këtij realizimi të madh social-historik është elektrifikimi total i vendit brenda një kohe rekord, rast ky i rrallë i krahasuar edhe me vende të tjera. Eshtë drita e hidrocentraleve të Fierzës e të Komanit, të Vaut të Dejës e të Bistricës që vazhdojnë të ndriçojnë edhe sot e kësaj dite shtëpitë e shqiptarëve.
Por fati i industrisë shqiptare në kohën e tranzicionit do të ishte tragjikomik. Asaj iu vu kazma dhe u braktis nga forcat “revanshiste”, një akt ky hakmarrës i paprecedent ndaj një pasurie të madhe kombëtare të ngritur me djersën dhe gjakun e popullit. Dhe e gjithë kjo barbari vetëm për faktin se ato ishin vepra të ndërtuara në kohën e Enverit. Aktualisht “hakmarrja” po shtrihet edhe në fusha të tjera: Në emër të “rishkrimit të historisë” revanshizmi synon të “varrosë” Luftën NÇL dhe udhëheqësit e saj, të çmontojë bustet e monumentet e Heronjve të kësaj lufte, siç ndodhi me Heronjtë e Vigut në Shkodër, të ndalojë shfaqjen e filmave, si dhe të muzikës e të arteve figurative të krijuara gjatë viteve të socializmit!? Ndërkohë revanshistët po “ringjallin” M.Frashërin e H.Matjanin dhe diversantët e dërguar nga ajri e nga toka për të vrarë e djegur shqiptarët po i dekorojnë si “pishtarë të demokracisë”!?.
E. Hoxha në historinë shqiptare krijoi shëmbëlltyrën e një udhëheqësi me integritet të lartë patriotik, moral e intelektual që u shqua për urtësi e largpamësi, që nuk u pajtua asnjëherë me padrejtësinë dhe gënjeshtrën, me kompromisin dhe amoralitetin. Ai bëri një jetë të thjeshtë e të ndershme, mbajti lidhje të ngushta me popullin , u doli zot halleve të tij.
E.Hoxha ishte një intelektual i një stature të lartë, njeri erudit, me interesa të gjëra dhe kulturë solide. Ai ndiqte me vëmendje dhe dinte të përfitonte nga proceset dhe dukuritë progresiste të fushës së dijes dhe të arteve që zhvilloheshin në botë. Zhvillimi i kulturës, shkencës dhe arteve në Shqipëri nuk mund të kuptohet pa kujdesin dhe politikën e drejtë që ndoqi ndaj intelektualëve të këtyre fushave. Akuzat banale dhe bajate që i bëhen sot nga propaganda revanshiste janë falsifikime të së vërtetës.
Në 100-vjetorin e lindjes E. Hoxha do të kujtohet me respekt nga të gjithë njerëzit e ndershëm, nga luftëtarët antifashistë dhe gjithë patriotët e vendit tonë. Të gjithë do ta kujtojnë me nderim veprën dhe rolin e tij historik për lirinë e pavarësinë, si dhe për zhvillimin e përparimin e Shqipërisë.

Martina kjo vlersohet dhe lexohet jo cfare ka vrare tradhetaret lexo e meso
Mbrapsht në krye Shko poshtë
comeback
Anëtar i ri
Anëtar i ri
comeback


Male
Numri i postimeve : 86
Age : 44
Vendi : miami
Registration date : 10/10/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyMon Oct 20, 2008 10:18 pm

Per mendimin tim Enver Hoxha ishte nje njeri shum i madh qe shqiperine e la shum mbrapa me kohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyMon Oct 20, 2008 10:59 pm

comeback shkruajti:
Per mendimin tim Enver Hoxha ishte nje njeri shum i madh qe shqiperine e la shum mbrapa me kohen.

Mendimin tend dhe te qdo kujt mundohem ta respektoje aq sa di. Por nuk dmth qe edhe te pajtohem me mendimin tend.

Pse e paska len Enveri Shqiperin mbrapa me kohen? Qe te dha identitetin e plote ne mbare rruzullin tokesor! Apo...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
comeback
Anëtar i ri
Anëtar i ri
comeback


Male
Numri i postimeve : 86
Age : 44
Vendi : miami
Registration date : 10/10/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyMon Oct 20, 2008 11:43 pm

Premtimi nuk e detyroj askend qe te pajtohet me mendimin tim,une e thash sipas mendimit TIM.
Identitetin shqiptar na e dha Skenderbeu,sipas mendimit TIM.
Rusia ishte ajo qe e trathtoi Enverin me disa arme te para luftes se dyte botrore,gjithashtu edhe me ate politike komuniste qe nje krua ishte diku ne mes te kufirit Shqiperi Kosove dhe fshataret po i ruante polici qe t'mos shihen mes veti kosovaret me shqiptaret,gjithashtu nuk egzistonte nje autostrade shqiperi kosove.Pse nuk po e kerkonte Enveri qe te kete nje autostrade shqiperi kosove?Ndoshta nuk deshti qe ti prish punet me nenen e madhe rusine!
Premtimi nuk deshiroj te flas per te nuk ja vlen sepse deri ne mengjes do t'shkruaj per tmerrin qe e beri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyTue Oct 21, 2008 12:14 am

Comeback, kur mendon se diqka nuk ja vlen, as mos fillo....Perndryshe duhet te del ne fund. Nuk e mohoje ate qe thua se Skenderbeu na dha identietin, por ishte Enveri qe e ktheu per here te dyte, pas plote 5 shekujsh. Kjo eshte e verteta, dhe s'mundet njeri ta mohoj jo deri ne mengjes, por edhe nese 1000 vjet jete keni.
Per politiken komuniste qe e keni cek..., qka te theme me shume? S'ja vlen, sepse i sheh gjerat vetem nga nje prizem!

Respekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
comeback
Anëtar i ri
Anëtar i ri
comeback


Male
Numri i postimeve : 86
Age : 44
Vendi : miami
Registration date : 10/10/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyTue Oct 21, 2008 12:47 am

Ky eshte mendim i yti,sepse nuk ke perjetuar ate qe perjetuan shqiptaret e shqiperise.
Me shum i besoj historise se sa ty apo tjetrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 EmptyTue Oct 21, 2008 12:51 am

Kur une po shprehem keshtu, po bazohem diku..., dhe jo vetem me ja fut kot. Sot nuk mund ti beson historis, sepse qdo njeri qe i thote vetit historian sot, dijet mire se si ka harritur te behet i atill...Historis mund ti beson vetem pas nje ose dy brezi, atehere kur te pastrohet ky vend nga disa njerez qe e vetquajne veten shqiptare. Nese jemi gjall deri atehere, mund edhe te flasim me mire.

Une i besoj vetem te vertetes, sepse asnjehere nuk me le me kemb ne lloq.

Respekt.

-------
Suite à un grand nombre de réponses, ce sujet a été automatiquement divisé. Vous pouvez retrouver la suite de ce sujet ici :
http://www.bashkimikombetar.com/viewtopic.forum?t=2227
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 40 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ka qenë Enver Hoxha?
Mbrapsht në krye 
Faqja 40 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 21 ... 38, 39, 40
 Similar topics
-
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» sigurimi i enver hoxhes se si ruhej E .HOXHA
» Kush ka qenë Isa Boletini?
»  Kush ka qenë Skendërbeu!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: