| | KRIMET SERBE NË KOSOVË | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:25 am | |
| 131 Brendshme, Vladimir Bozhoviq, ka ndalur procedurën për zbulimin e fakteve rreth Maçkaticës.126 Zyrtarëve policorë dhe të BIA-s, për të cilët llogaritet se mund të “flasin”, u është thënë se ata do të ndiqen penalisht “në rast se tradhëtojnë sekretet shtetërore”.127 Të humburit dhe të zhdukurit nga Kosova u lanë të trajtohen si “çështje teknike”. Beogradi edhe më tutje vazhdon t’i përdorë për presione politike. Sipas të dhënave të UNMIK-ut, të publikuara në dhjetor të vitit 2004, 3 192 persona evidentohen të zhdukur, nga të cilët 2 460 janë shqiptarë të Kosovës, 529 serbë dhe 203 persona të grupeve të tjera etnike.128 Lidhur me këtë çështje, duke iu referuar burimeve të KMDLNJ-së, del se të zhdukurit në Kosovë kanë dy kategori. Ata që u zhdukën gjatë luftës dhe ata që u zhdukën dhe po zhduken pas luftës. Derisa për kategorinë e parë po negociohet me Beogradin, për të zhdukurit e pasluftës, nuk ekziston një statistikë e saktë. Ka një fryrje të të zhdukurve pas luftës, krahasuar me listën që disponon Këshilli, për personat e minoritetit serb të paraqitur si të zhdukur. Është tepër e vështirë të verifikohet saktësia e informatave të rasteve të të zhdukurve pas lufte, sidomos kur është fjala për serbët.129 “Ka lëvizje të tilla të serbëve të cilët posa vendo-sen dikund 126 Po aty. 127 Po aty. 128 FDH kërkon hetime për krimet në Kosovë dhe për varrezat e tjera masive në Serbi, art. i cit. më lartë, “Zëri”, 25 dhjetor 2004, f. 5. 129 Art. “Të zhdukur” dhe të zhdukur, “Kosova Sot”, 23 mars 2005, f. 5. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:25 am | |
| 132 në Serbi, veten e shpallin këtu si të zhdukur”, spikatë KMDLNJ-ja, e bindur se këtë në rastet më të shpeshta e bëjnë ata njerëz të cilët mund të ndiqen një ditë penalisht si të dyshuar për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.130 Ekziston një lidhje e mirë koordinimi mes ndonjë instance e cila i informon serbët e krimeve me alarmin e rrezikut ndaj tyre dhe ata posa braktisin Kosovën, shpallen të zhdukur.131 130 Po aty. 131 Po aty. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:26 am | |
| 133 NË VEND TË PËRFUNDIMIT - DËSHMI TË VERIFIKUARA Përderisa në periudhën pushtuese të Sllobodan Millosheviqit, Perëndimi udhëhiqej nga politika si reagim ndaj veprimeve millosheviqiane, tani realisht ballafaqohet me problemin e formulimit të politikës së vet në Kosovë. Mirëpo, në bërjen e kësaj politike, UNMIK-u ka bërë dhe po bën gabime që reflektojnë porosi dhe pasoja negative. Një nga gabimet më aktuale dhe më me pasoja është përpjekja politike, e cila konsiston në afrimin e palëve të armiqësuara, duke ndarë fajin për luftën në një mënyrë tepër të barabartë. Në favor të këtij formulimi shkojnë edhe arrestimet e bëra nga ndërkombëtarët ndaj aleatëve të vet të dikurshëm, pjesëtarëve të UÇK-së, tani forcë e transformuar në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK), me akuza të cilësuara si “krime lufte”.132 Përpjekjet për një barazim të tillë mes krimeve shtetërore të okupatorëve serbë dhe forcave çlirimtare të UÇK-së, aleate besnike e NATO-s, duhet të kundërshtohen jo vetëm nga skena politike kosovare, por edhe nga UNMIK-u. Kjo duhet të bëhet, nëse jo për shkak të shqiptarëve, për faktin 132 Mr.sc. Muhamet Malaj, UNMIK-u ndërmjet të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës, pun. i cit., “Fokusi”, 2 prill 2004, f. 19. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:26 am | |
| 134 se serbët po e kultivojnë opinionin se lufta e tyre ishte e drejtë dhe se ata kanë të drejtë që përsëri të kthehen në Kosovë si forcë ushtarake e pushtetore.133 Përpjekjet për asgjësimin e provave, në njërën anë, dhe shpifjet e gënjeshtrat e ish-pushtuesve serbë, në anën tjetër, janë të përsëritura, jo vetëm në rastin e luftës së fundit, por edhe në kohët e mëhershme. Në njërën anë pushtuesit serbë gjithnjë kanë përdorur pabesinë, shpifjet, gënjeshtrat e trillimet, ndërsa në anën tjetër dhunën, vrasjet, terrorin e gjenocidin. Në shumicën e rasteve vetëm pse kanë qenë shqiptarë, pa marrë parasysh se a kanë qenë kundërshtarë apo përkrahës të tyre. Për ta “shqiptar i mirë” konsiderohej vetëm “shqiptari i vdekur”. Për përpjekjet e serbëve për asgjësimin e provave dëshmojnë edhe vlerësimet e disa organizatave ndërkombëtare, kur theksojnë se “shumica dërrmuese e krimeve të luftës të kryera në Kosovë gjatë luftës mes UÇK-së dhe forcave serbe dhe jugosllave në periudhën 1998-1999, nuk janë gjykuar ende. Vetëm në periudhën mars-qershor 1999, 90 për qind e shqiptarëve të Kosovës u larguan nga shtëpitë e tyre dhe 850 000 veta u larguan me dhunë nga Kosova. Rreth 40 për qind e shtëpive të civilëve u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan plotësisht. Numri total i vikti-mave të vrara në periudhën mars-qershor 1999 mbetet i paqartë - pjesërisht për shkak të përpjekjeve të qëllimshme të qeverisë jugosllave për t’i agjësuar provat”. 133 Mr.sc. Muhamet Malaj, po aty. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:27 am | |
| 135 Përpjekjet e tilla i dëshmon edhe më tutje numri i 3 500 shqiptarëve të zhdukur. Dëshmi e kësaj janë edhe mbetjet e eshtrave të shqiptarëve të masakruar nga forcat serbe që pjesërisht në grupe të vogla po i kthejnë nga varrezat masive në Serbi. Shtrohet pyetja: - Ku janë të tjerët?! Rastet e trajtuara në këtë publikim janë vetëm disa nga qindra raste të tilla. Prandaj është detyrë e institucioneve dhe organeve kompetente të Kosovës që të merren seriozisht me trajtimin e këtyre çështjeve. Me fakte e të dhëna konkrete t’i kundërvihen propagandës së zezë serbe, në grackën e të cilës jo rrallëherë kanë rënë (me dëshirë apo pa të, me vetëdije apo pa të) edhe disa mediume kosovare. Çuditërisht, në rastin e Serbisë nuk aplikohen trajtimet që u aplikuan ndaj agresorëve humbës në Luftën e Dytë Botërore. Për shembull, Gjermania hitleriane u nda në dy pjesë – zona e interesit perëndimor anglo-amerikan dhe zona lindore ruse, pra me dy sisteme shoqërore për më shumë se 45 vjet. Ndërkaq, Serbia nuk po trajtohet si palë fajtore për nxitjen, nisjen dhe luftën gjenocidiale në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, por po përkëdhelet si palë ndërluftuese, nga e cila dikush pret paqen (!).134 Politika aktuale serbe ndaj Kosovës është e njëjtë me politikën e periudhës së Millosheviqit me dallim që mungon represioni direkt fizik i forcave serbe në pjesën më të madhe të Kosovës. Në pjesën veriore të Kosovës prania e 134 Mr.sc. Muhamet Malaj, po aty. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:27 am | |
| 136 pushtetit paramilitar e policor serb ekziston fuqimisht, i ledhatuar nga UNMIK-u dhe nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi.135 Megjithatë, duhet theksu-ar se shumica e personelit të OKB-së, që veprojnë në Kosovë, në poste të larta, nuk kanë njohuri të duhura për të kaluarën e rajonit, për raportet midis shqiptarëve etnikë dhe elementit kolonial serb në Kosovë, e kjo bën që ata të mos kenë ide, vizion dhe njohuri për të ardhmen e Kosovës.136 Duhet të thuhet qartë se politika e UNMIK-ut për Kosovën duhet të formulohet në kombinim me interesat vitale të banorëve të saj, e jo në kërkesa e lutje drejtuar Beogradit që të ndikojë konstruktivisht në proce-set politike në Kosovë, sepse Beogradi këtë të drejtë po e shfrytëzon për destruktivitet edhe ndaj vetë UNMIK-ut dhe Kosovës në përgjithësi.137 Kosova sot nuk ka nevojë për pajtime fiktive, por ka nevojë për hapa të vendosur që do ta ndanin atë nga e kaluara e hidhur, pa emocione të nostalgjisë historike dhe pa diskutime të gjata shterpe.138 Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë për DREJTËSI. 135 Po aty. 136 Po aty. 137 Po aty. 138 Po aty. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 137 FAKSIMILE E FOTOGRAFI Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:28 am | |
| 138 Faksimil i dokumentit intern të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i datës 4 shkurt 1998, për dërgimin e pjesëtarëve të Njësisë së Veçantë të Policisë (Posebne Jedinice Policije) – PJP nga Beogradi për veprim në komunën e Deçanit Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 139 Faksimil i dokumentit intern të Brigadës Intervenuese 123 të PJP-së, e dislokuar nga Beogradi në Deçan, në fillimshkurtin e vitit 1998 Fetnete Ramosaj 140 Faksimil i dokumentit intern të MUP-it të Beogradit, i datës 4 shkurt 1998 ,për dërgimin e përforcimeve policore në Kosovë, përkatësisht në Deçan Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 141 Faksimil i regjistrit të pjesëtarëve të Brigadës së Njësive të Veçanta të Policisë (Posebne Jedinice Policije), të dislokuar nga Beogradi në Baballoç të Deçanit, në maj të vitit 1998 Fetnete Ramosaj 142 Faksimil i regjistrit të pjesëtarëve të Brigadës së PJP-së të dislokuar nga Beogradi në Junik, në maj të vitit 1998 Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 143 Faksimil i orarit ditor të njësisë së PJP-së nga Beogradi e dislokuar në Baballoç, në maj të vitit 1998 Fetnete Ramosaj 144 Faksimil i dokumentit intern të MUP-it të Deçanit, në të cilin pranohen humbjet në radhët e tyre Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 145 Faksimil i dokumentit intern të MUP-it të Deçanit, në të cilin pranohen humbjet në radhët e tyre Fetnete Ramosaj 146 Faksimil i “depeshës” interne të MUP-it të Deçanit, nr. 11-666/98, i datës 15 gusht 1998, në të cilin pranohet vrasja e katër oficerëve të lartë të MUP-it, në rajonin e Vokshit. Në të shihet se është anuluar (i është rënë vizë) informacioni për vrasjen e tre pjesëtarëve të ushtrisë jugosllave Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 147 Faksimil i “depeshës” së MUP-it serb, nr. 11-650/98, të datës 9 gusht 1998, ku pranohet vrasja e një pjesëtari të PJP-së në luftime, në fshatin Prejlep të Deçanit Fetnete Ramosaj 148 Faksimil i “depeshës” interne të MUP-it serb të Deçanit, mbase i vetmi i këtij lloji, ku pranohet se pjesëtari i MUP-it serb, Sllobodan Jovanoviq, më 7.8.1998, ka ekzekutuar në banesën e tyre në qendër të Deçanit, katër civilë shqiptarë: Ajne Zymeraj, Shaban Osaj, Çaush Bajraktari dhe Time Bajraktari. Për këtë vrasje të katërfishtë Jovanoviq ishte paraburgosur vetëm tri ditë Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 149 Faksimil i dokumentit të cilësuar “strogo poverlivo”, i KOMANDËS 125 të Brigadave të Motorrizuara të Serbisë, i datës 11 gusht 1998, lidhur me veprimet ushtarake të Brigadës së Tretë në Prejlep të Deçanit Fetnete Ramosaj 150 Faksimil i dokumentit të cilësuar “strogo poverlivo”, i KOMANDËS 125 të Brigadave të Motorrizuara të Serbisë, i datës 12 gusht 1998, lidhur me veprimet ushtarake të Brigadës së Tretë në drejtimin Prejlep – Irzniq të Deçanit dhe të Brigadës së Dytë në drejtim të Junikut Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 151 Faksimil i “depeshës” së MUP-it serb të Deçanit, me informacione të seleksionuara. Nuk lejohet të përcillet “më lart” informacioni i parë në të cilin thuhet se njësitë e PJP-së, të stacionuara në vendbanimin e kolonëve serbomalazezë në Baballoç, kanë hapur zjarr në “terroristët” Fetnete Ramosaj 152 Faksimil në dorëshkrim i njësisë terroriste të Vidomir Shalipurit Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 153 Faksimil i njësisë terroriste të PJP-së, nënshkruar nga komandanti Vidomir Shalipuri Fetnete Ramosaj 154 Faksimil i njësisë policore serbe në Pejë Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 155 Faksimil i dokumentit serb me të cilin emërohet Komisioni për formimin e të ashtuquajturës “Polici Lokale” (Lokalno Obezbedjenje) në Kosovë Fetnete Ramosaj 156 Librezë e Miodrag Jokiqit- Draganit, kryetar i Lidhjes së Luftëtarëve të Serbisë për Qarkun e Pejës Falënderim i Korpusit të Likës, dedikuar Miodrag Jokiqit dhe bashkëluftëtarëve të tij, për kontributin e dhënë gjatë luftës në Bosnjë, gjegjësisht në Republikën e Krainës Serbe Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 157 Fetnete Ramosaj 158 Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 159 Fetnete Ramosaj 160 Regjistër prej 4 faqesh i "luftëtarëve vullnetarë" serbë të të ashtuquajturës "Kosovë -Toplicë", pjesëmarrës në të gjitha luftimet në hapësirat e ish-Jugosllavisë, dhe atyre të plagosur në luftime në Benkovc të Krainës serbe, gjatë viteve 1990-1993 Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 161 Faksimil i listës së delegatëve të Lidhjes së Luftëtarëve të Serbisë prej vitit 1990 për Qarkun e Pejës Fetnete Ramosaj 162 Faksimil i planit të punës dhe financimit të luftëtarëve serbë të Qarkut të Pejës Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 163 Një regjistër i ndërmarrjeve të Pejës që kanë financuar luftëtarët serbë të Qarkut të Pejës Fetnete Ramosaj 164 Miodrag Jokiqi – Dragani, gjatë luftës në Kosovë, (nga e djathta) Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 165 Faksimil i urdhëresës së KOMANDËS 125 të Brigadave të Motorrizuara të Serbisë, i datës 31.12.1998, e shifruar “sekret ushtarak” për aktivizimin dhe përqendrimin e njësive të blinduara në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri. Vlen të përmendet se në këtë periudhë vetëm gjatë një muaji janë vrarë e masakruar mbi 100 shqiptarë Fetnete Ramosaj 166 Faksimil i dokumentit të UJ-së, për shpërblimin e 11 pjesëtarëve të saj, për meritat e veçanta, të treguara gjatë luftës në Kosovë Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 167 Pjesëtarë të formacioneve serbe, pjesëmarrës në krime kundër shqiptarëve. I dyti nga e majta në këmbë, Miodrag Jokiq – Dragani, kryetar i Lidhjes së Luftëtarëve të Serbisë për Qarkun e Pejës Fetnete Ramosaj 168 Shtabi i Mbrojtjes Civile në Pejë. (Dorëshkrim i Miodrag Jokiqit – Draganit) Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 169 Fetnete Ramosaj 170 Faksimil i dokumentit të Sekretariatit Federativ të Mbrojtjes (Beograd) - Njësia e Mbrojtjes në Pejë, i datës 24.2.1999, për emrimin e komandantëve dhe kryeshefave të Shtabit të Mbrojtjes Civile në komunat Pejë, Deçan, Istog, Gjakovë e Klinë, nën direktivat e të cilëve u bënë masakra e spastrime etnike në këtë rajon Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 171 Fetnete Ramosaj 172 Dislokimi i 150 000 trupave ushtarake serbe në Kosovë, u bë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, me qëllim të “spastrimit të terrenit” Faksimil i dokumentit të shifruar “Tepër Sekret” të Komandës 125 të Brigadave të Motorrizuara (Komanda 125 Motorizovanje Brigade), nr. 1183-2, i datës 3 mars 1999, nënshkruar nga kolonel Dragan Zhivanoviq, nëpërmjet të të cilit, 6 Brigadave iu jipen udhëzime për luftë energjike kundër shqiptarëve. Prej tyre, Brigada 2, Brigada 3, Brigada 5 dhe Brigada 6, caktohen për veprim në rajonin e Dukagjinit Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 173 Faksimil i planit intern serb, i shifruar “Patkoi”, lidhur me operacionin sekret të Serbisë, për shuarjen e kryengritjes dhe ndërrimin e strukturës etnike në Kosovë Fetnete Ramosaj 174 Faksimil i dokumentit sekret të Shtabit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë,me qendër në Prishtinë, nënshkruar nga gjeneral-nënkoloneli Sreten Lukiq, i njohur për urdhërat e dhëna njësive të caktuara të PJP-ve për fshehjen dhe zhdukjen e gjurmëve të krimeve Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 175 Martirët e fshatit Meqe të Gjakovës, MUP-i serb nuk i paraqet si shqiptarë, por si “qytetarë të bashkësive tjera nacionale, civilë, të vrarë nga terroristët shqiptarë”. (Faksimil i librit “Zloçini albanskih terorista (1995-1998)”, f.119) U MARTIRIZUAN PËR TË MOS VDEKUR KURRË Përmendorja e martirëve të Meqes, bri magjistrales Gjakovë-Klinë Fetnete Ramosaj 176 FOTOGRAFIA FLET VETË: Pjesëtarë të forcave serbe me popin e kishës (në mes) gjatë kohës së luftës në vendqëndrimin e tyre nëManastirin e Deçanit. (Fotografi e gjetur pas luftës në bazën e forcave serbe në Kooperativën e fshatit Irzniq) Pjesëtarë të policisë serbe të MUP-it të Pejës. Në mes kryekrimineli Vidomir Shalipuri (nga e djathta) Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 177 Terroristë të njësive speciale policore serbe të OPG-së dhe të “Munja”-s. (Fotografuar në Parkun “Karagaç” të Pejës, më 1998) Terroristë të njësive speciale policore serbe të OPG-së dhe të “Munja”-s në Parkun “Karagaç” të Pejës, më 1998 Fetnete Ramosaj 178 ESKADRONET E VDEKJES - terroristë të Njësisë “Munja”, pjesëmarrës në krime e masakra anembanë Kosovës Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 179 Kriminelët me damkë të njohur për urrejtje patologjike kundër shqiptarëve fotografohen pas krimeve të kryera mbi popullatën civile. Nga e djathta në këmbë: Nebojsha Miniqi - MRTVI (“I vdekuri”), në fotografi shihet me një mitraloz të rëndë në duar, i veshur me uniformë policie, i dyti Vidomir Shalipuri - MUNJA. Ulur në anën e majtë, i pari është Milan Kaljeviqi – i njohur si “Rambo” e “Puçrrani”, një mostër i vërtetë i krimit mbi shqiptarët. Përreth tyre janë kriminelët tjerë të spikatur, komandantë të ndryshëm të njësisë terroriste “MUNJA”. Fotografuar në Gllogjan të Deçanit, te Blini (flamuri ishte i punuar në trafon e fshatit), pas depërtimit të forcave serbe, më 12 gusht 1998 Fetnete Ramosaj 180 Të gjitha forcat serbe kanë patur komandë dhe veprim të përbashkët. Fletëkomunikimi për vrasjen e kriminelit Vidomir Shalipur, me foto në uniformë polici. E përkujtojnë kolegët e tri njësive që u ka takuar OPG, PJP dhe MUP-i i Pejës Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 181 Kriminelë serbë të njësisë së kombinuar terroriste “Munja” (“Vetëtima”) të fotografuar pas krimeve monstruoze, plaçkitjeve, djegieve e shkatërrimeve në rajonin e Pejës. I pari nga e djathta, krimineli me damkë Sreçko Popoviq Fetnete Ramosaj 182 Kriminelë serbë në aksione monstruoze kundër popullsisë civile shqiptare, të prirë nga Sreçko Popoviqi (i pari nga e djathta në këmbë) Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 183 Pjesëtarë të ushtrisë serbo-jugosllave, zbatojnë urdhërat për “tokën e djegur” e spastrim etnik Pjesëtarë të ushtrisë serbo-jugosllave, zbatojnë urdhërat për “tokën e djegur” e spastrim etnik Fetnete Ramosaj 184 Kriminelët serbë, gjatë kryerjes së krimeve në Kosovë, kanë keqpërdorur edhe simbolet e UÇK-së Kriminelët serbë, gjatë kryerjes së krimeve në Kosovë, kanë keqpërdorur edhe simbolet e UÇK-së Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 185 Kriminelët serbë, gjatë kryerjes së krimeve në Kosovë, kanë keqpërdorur edhe simbolet e UÇK-së Kriminelë serbë, pjesëtarë të MUP-it të Deçanit, të fotografuar në Sukë të Baballoçit Fetnete Ramosaj 186 Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Serbisë, pjesëmarrës në masakra të shumta anekënd Kosovës Pjesëtarë të njësive paramilitare serbe Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 187 Aeroplan ushtarak i tipit “Orao” me të cilin u bombardua Loxha dhe fshatrat tjera të Dukagjinit Fetnete Ramosaj 188 Masakra te Ura e Rakovinës Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 189 Rogovë e Hasit, 29 janar 1999: Në masakrën e tmerrshme në Rogovë të Hasit dhe në atë të Rakovinës, ka marrë pjesë i njëjti kriminel serb nga Gjakova, siç shihet edhe në fotografitë e “Reuters”-it Fetnete Ramosaj 190 Masakra makabre e kryer nga forcat serbe në Rogovë të Hasit, më 29 janar 1999 Masakra makabre e kryer nga forcat serbe në Rogovë të Hasit, më 29 janar 1999 Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 191 Masakra makabre e kryer nga forcat serbe në Rogovë të Hasit, më 29 janar 1999 Fetnete Ramosaj 192 Gani Shala nga Ruhoti i Pejës, i zënë rob, i plagosur e i torturuar mizorisht nga forcat serbe. (Fotografuar nga vëzhguesit e OSBE-së, më 28 janar 1999, në Bishtazhin të Gjakovës) Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 193 Kriminelë serbë në krye me Millutin Prashçeviqin shqyejnë flamurin shqiptar e bëjnë aheng pas krimeve gjenocidiale që bënë mbi popullatën civile shqiptare në Gjakovë. (2 prill 1999) Fetnete Ramosaj 194 Kriminelët serbë, sipas dëshmitarëve, janë fotografuar pasi kryen masakrën mbi familjen Vejsa në Gjakovë, më 2 prill 1999. Të identifikuar janë: 1. Marko Llonqar, 2. Naser Arifaj, 3. Millosh Shqepanoviq, 4. Dragan Raçiq, 5. Ljubisha Rakoçeviq, 6. Boban Baboviq, 7. Sergjan Kërstiq, 8. Rajko Aleksiq, 9. Nenad Bosanac, 10. Millutin Prashçeviq, 11. Lubisha Radunoviq Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 195 Pjesëtarë të njësive elite serbo-jugosllave që kanë operuar veçanërisht në brezin kufitar Kosovë – Shqipëri – Mal i Zi, pjesëmarrës në një varg masakrash mbi shqiptarët Fetnete Ramosaj 196 Kriminelë të luftës, dy prej tyre oficerë - mercenarë rusë, pjesëmarrës në krimet e kryera gjatë luftës në rajonin e Gjakovës Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 197 Krimineli me damkë Nebojsha Miniq – “Mrtvi” (“I vdekuri”), së bashku me djalin e axhës së tij, Mirosllav Miniqin, të njohur në Pejë e më gjerë edhe si pjesëtarë të formacionit terrorist “Dora e Zezë” Fetnete Ramosaj 198 Letërnjoftimi: Nebojsha Miniq – MRTVI, krimineli monstruoz që e gjakosi Pejën. Pos tjerash, vrasës i familjes Bala: Vjollcë Faredin Balës (28), Agron Isa Balës (6), Hajri Isa Balës (13), Dardane Isa Balës (12), Rina Musa Balës (7), Nita Musa Balës (5) dhe Musa Shaip Balës (31), të plaçkitur, të përdhunuar e të ekzekutuar në shtëpinë e tyre, më 12 qershor 1999 në Pejë Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 199 Kriminelët serbë Sreçko Popoviq (i dyti nga e majta) dhe Sllavisha Kastratoviq (i treti nga e majta), bashkë me dy kriminelë të tjerë, pjesëmarrës në masakra mbi popullatën civile shqiptare në rajonin e Pejës, Istogut e më gjerë Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:29 am | |
| 200-biligoa Krimineli Sreçko Popoviq, komandant i njësisë terroriste “Munja” (“Vetëtima”), pjesëmarrës në masakrat çnjerëzore, më 14 maj 1999, në Çyshk, Zahaq, Pavlan etj., pozon para shtëpive shqiptare pasi ua kanë vënë zjarrin Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 201 Mbetje të raketave tokë-tokë, të tipit “Luna” (prodhim rus – me 1187 kilogram mbushje eksplozive), me të cilat u goditën fshatrat Gllogjan e Irzniq, më 11 qershor 1998 Fetnete Ramosaj 202 Gëzhoja të artilerisë serbe, me të cilat u sulmua Shqiponja (ish-Jabllanica) më 2 gusht 1998 Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 203 Në Fushë-Kosovë kriminelët serbë fotografohen para trupave të tre shqiptarëve të masakruar. Në mesin e tyre me nr. 1, Baleviq dhe me nr. 2. Gojkoviq, pjesëmarrës në një varg krimesh në Pejë Fetnete Ramosaj 204 Krimineli serb Gorolub Paunoviq (1969), ish-punëtor i PTT-së në Vushtrri, duke prerë në fyt një të ri shqiptar. Sipas dëshmitarëve, ky kriminel ishte pjesëmarrës edhe në krimin në familjen e Hamdi Uglarit (Shallcëve), 1999 Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 205 Pjesëtarë të Njësisë Terroriste “Munja”, pos tjerash, pjesëmarrës edhe në Masakrën në Burgun e Dubravës Fetnete Ramosaj 206 Më 19, 21 dhe 22 maj 1999, në masakrën në burgun e Dubravës, kriminelët ordinerë serbë kanë vrarë e masakruar 184 të burgosur shqiptarë dhe plagosur 140 të tjerë Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 207 Të burgosurit Përparim Efendiu (krejt trupi – pa flokë) nga Gjakova, Ali Guta (pa flokë, i duket vetëm koka), i vëllai i viktimës Napoleon Guta, Kolë Berisha (me flokë të zeza) nga Peja, i cili thuhet se është vrarë një ditë më vonë nga kriminelët serbë. Me revole dhe automatik në dorë krimineli serb Boban Bashçeviqi nga Nikshiqi. (Burgu i Dubravës, 22 maj 1999). Fetnete Ramosaj 208 Krimineli Boban Bashçeviq ekzekuton të burgosurit shqiptarë në burgun e Dubravës. (22 maj 1999) Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 209 Krimineli serb Ilia Mishkoviq nga Çaçaku, ish-i burgosur, pjesëmarrës aktiv në masakër. (Dubravë, 22 maj 1999) Fetnete Ramosaj 210 Krimineli serb Mirolub Miki Vidiq nga “Kapeshnica” e Pejës, ish-komandant i burgut të Dubravës, vret të burgosurit shqiptarë. (Dubravë, maj 1999) Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 211 Civilë të masakruar nga forcat serbe, më 25 maj 1998, në Lybeniq të Pejës. Fetnete Ramosaj 212 Njëra nga vendet e krimit ku janë djegur një pjesë e trupave të civilëve të ekzekutuar nga forcat kriminale serbe, më 1 prill 1999, në Lybeniq të Pejës Mbetje eshtrash të shqiptarëve të masakruar në Lybeniq të Pejës, më 1 prill 1999 Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 213 Kufoma shqiptarësh, të vrarë nga forcat serbe në prill të vitit 1999, në Lybeniq të Pejës Kufomat e shtatë vëllezërve Bobi, të masakruar nga forcat okupuese serbe, më 18 prill 1999, në Devë të Gjakovës Fetnete Ramosaj 214 FOTOGRAFIA E TMERRIT Mbetje eshtrash të 14 luftëtarëve të UÇK-së, të vrarë më 29 mars 1999 në Shishman të Bokës. Pas vrasjes, forcat serbe i grumbulluan dhe i dogjën trupat e tyre, bashkë me armatimin dhe municionin që kishin me vete. Pas luftës, janë varrosur në një arkivol të përbashkët në varrezat e Gjakovës Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 215 Pjesë të mbetjes së eshtrave të civilëve të plagosur, të zënë të gjallë, të masakruar nga forcat serbe, e të djegur në shtëpinë e Rrustem Tahirit në Bardhaniq të Gjakovës, më 6 prill 1999. Në mesin e tyre ishin Nezir Ibish Vishaj (1934) nga Belegu i Deçanit, Fatime Isuf Gashi (1937) dhe Hatixhe Smajl Gashi (1949) nga Kosuriqi i Pejës, Miftar Demë Povataj (1945), nga Strellci i Epërm, mësues, dhe gruaja e tij Hatixhe Povataj (1947), Qazim Muçaj (1951), nga Lluka e Epërme, Hysen Hatashi nga Jabllanica e Pejës Fetnete Ramosaj 216 Gjurmë të masakrës së forcave serbe në Meje-Korenicë të Gjakovës, më 27 prill 1999 Mbetje eshtrash të civilëve të vrarë në masakrën e Meje-Korenicës, më 27 prill 1999 Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 217 Çyshk i Pejës: Vendi ku pas masakrës së 14 majit 1999, forcat serbe kanë djegur 42 kufoma të civilëve shqiptarë Fetnete Ramosaj 218 Kafka e Lan Dobrës (82), rapsod i njohur nga fshati Gramaçel i Deçanit, i masakruar nga kriminelët serbë, së bashku me Ukë Beçirajn (80) dhe Bekë Muslijajn (60) nga fshati Shaptej, më 10 maj 1999, në vendin e quajtur Shavare (mes fshatrave Gramaçel dhe Shaptej), derisa kishin shkuar për të tërhequr kufomat e vëllezërve Shemsi (41), Bajram (25) e Azem Muslijaj (24), dhe Rifat Beçiraj (21), të masakruar një ditë më parë nga forcat ushtarake e paramilitare serbe. (Fotografuar me rastin e gjetjes së tyre më 3 korrik 1999) Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 219 Vendi ku janë djegur trupat e 14 pjesëtarëve të UÇK-së, (në mesin e tyre edhe disa të plagosur), të vrarë në pritën e ushtrisë jugosllave, më 24 maj 1999, në trekëndëshin kufitar Kosovë –Shqipëri – Mal i Zi, në Bjeshkë të Bogiqes. Ata që mbetën gjallë – të plagosur, forcat serbe i ekzekutuan nga afërsia, pastaj i dogjën kufomat tyre. Mbetje eshtrash të këtyre të vrarëve, janë gjetur në varrezën masive në Petrovo Sello të Serbisë, në vitin 2003 Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 113 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:30 am | |
| 220 Pos djegies së kufomave të shqiptarëve në shkritoren e Borit, hekuranën e Smederevës e të Maçkaticës, djegien e kufomave, me qëllim të shkatërrimit të dëshmive të krimeve, forcat serbe e kanë bërë edhe në minierën e Trepçës dhe në termocentralet e Obiliqit Gjurmë të krimeve në njërin nga lokalet e objektit të kombinatit “Trepça” në Mitrovicë Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 221 KRIMINELËT UA VRANË FËMIJËRINË Fëmijë të komunës së Gjakovës, të vrarë, të masakruar e të zhdukur nga forcat pushtuese serbe Fetnete Ramosaj 222 Burimet dhe Literatura: a) Arkivi i UÇK-së së Zonës Operative të Dukagjinit b) Arkivi Shtetëror i Kosovës c) Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të …Njeriut (KMDLNJ) - Pejë, Deçan, Prishtinë. d) Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) – Beograd. e) Qendra për Informim e Kosovës (QIK) ABDYLI, Dr. Ramiz, Politika serbe e gjenocidi ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, “Kosova”, nr. 2, 1994. Arkivi Shtetëror i Kosovës - Sektori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999, përgatitur nga Nusret Pllana, Prishtinë, 2001. BERISHA, Engjëll I., Masakra e Mejes dhe e Korenicës, SHB “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2001. KMDLNJ - Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb mbi popullatën shqiptare të regjionin e Pejës gjatë vitit 1998, (dorëshkrim). KMDLNJ - Qendra Rajonale - Pejë, Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës (marsqershor 1999), Pejë, 2002. Kosova e Lirë, 1999. Kosovapress, 1999. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve 223 MEHMETAJ, Faton, | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË | |
| |
| | | | KRIMET SERBE NË KOSOVË | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |