Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi i trojeve shqiptare

Shko poshtë 
+51
Fjona
Loti
njonidrenica
Argent
I_heshtur
paioni
MUHAMETII
baba
voglushja
MARY
TRIBUNI
eri M
naqeta
USHTARILIRIS
xhavo_
Nezir Myrta
Ballistet
Zogisti_Legalist
petritkola
Ago Muji
Ani
STUPCAT
Urata
E_Bukura
Euridika
zeriatdheut
Tetovari
NetSerseri
Aquila
flaka
Kosovarja
Niki
Riki30
Ramiz
dibranja
drenusha
shpendi
azzurra
besa-bese
tom sojer
ss1
genta
renan
perparimi
Anna
Sy kaltri
Leka i Madh
Beton
fatlum
shaban cakolli
Sofra
55 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 14  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyThu Dec 13, 2007 7:52 pm

jam_buli:

Nuk jemi te detyruar t'i japim shtetit kete detyre mundim edhe vete te kryme,dhe me se i bindur jame se ç'do komun na ofron kshilla se ç'duhet te bere per te miren e nje komune,ku do qe te jet,nuk eshte e thenure te bejem me qeverin fare e thenure eshte te krijoim vende pune,prodhime,dhe jemi te pa varur nga qeveria,kure ne jemi ata qe themi qe jane fajtore udh'heqesit duhet te jemi na ata t'i luftoim apo jo.?????

Kure nje Fabrik apo Hotel te behet ne emer te mergates ç'do te b'nte qeveria nuk mendoi se te bllokon, perkundrazi edhe per qeverin do te ishte me lehet dhe do te paguhen taksa shtetrore per Shtetin.
Do te thote jemi te pavarure per te ngit nje Ekonomi qe me te verte shteti jone mere masa edhe me gjersishte ne te ardhemen.

Para ca viteve ka qen nje plane SHQIPRIA NJ EURO ,,do te thote te kemi kapital,kemi ç'fare te invesoim,tek shqipria nje euro apo Kosova nje euro etj etj.

......by Beton


Edituar për herë të fundit nga në Thu Dec 13, 2007 7:58 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyThu Dec 13, 2007 7:57 pm

Vetem Bashkimi Kombetar mund te zgjedh çeshtjen shqiptare,mund te iforcoj shqiptaret,mund te i beje ata te pavarur nga politikat e huaja.Po tani per tani kjo çeshtje e madhe eshte ngulfatur,dhe duhet kohe dhe kohe te vijmederi aty.Kemi filluar te negocijojme si te bejme nje jete teperbashket me serbet e Kosoves,pastaj vjen nje administrim ne Kosove nga E uropa..........Shqiperia ka burra te mençur,qe me menqurine e tyre jane bere te njohur neper bote.Keto mendje te ndritura duhet te bashkohen,te koordinojne mes veti,pa dallim bindjeje te bashkohen ne nje mendje te ndritur qe nxjerreçeshtjen e shqipeve ngasketerra,veq dijes duhet bindje,guxim dhe gatishmeri per sakrifica,dhe kjo ka per te ndodhur,sepse brezatpas nesh nuk do te durojne erresire dhe coptime mbi kombin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyThu Dec 13, 2007 8:35 pm

"Bashkimi Kombetare"

Perderisa diskutohe dhe flitet vetem neper forume e biseda te thjeshte ndermjet popullite,me zemre ne dore dua te dhe q'jemi shume large bashkimit te trojeve shqiptare.

Perderisa politikant e Kosoves Shqiprise dhe Maqedonis vazhdojn te flejn ende gjume e nuk ven kembgulje q'te bashkohen trojet shqiptare e presin q'nga evropa te na rregulloj problemet tone kjo enderr e bukur eshte shume veshtire te realizohet.

"Bashkimi" i trojeve shqiptare ka qen gjithmon nje enderr e bukur e mendoj se do te jete gjithmon nje enderr e pa realizuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyThu Dec 13, 2007 8:52 pm

jo jo, ata , polikajte(lugatjtë-dreqnit) nuk jane ka flejne azura, por ata kane derte jo rreth bashkimit kombetar por te bashkimit te mjeteve financiare, shkur e shqip pareveeeee, tutooo korruocioneeee azurra!
.....................................................ju lus fjalët e huaja nuk do të lejohen më në forum nëse nuk i veni në kllapa dhe nuk i përktheni në shqip le të jet i fundit ose përndryshe u jet postimi vetëm shqip Sofra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyThu Dec 13, 2007 9:10 pm

jam_buli shkruajti:
jo jo, ata , polikajte(lugatjtë-dreqnit) nuk jane ka flejne azura, por ata kane derte jo rreth bashkimit kombetar por te bashkimit te mjeteve financiare, shkur e shqip pareveeeee, tutooo korruocioneeee azurra!

(Puo esere come dici tu...)
Ndoshta eshte si po thua ti...

Ata q' vuajn per gabimet e tyre eshte populli i shkret,politikant popullit i bejn vetem iluzione....politikant shqiptare jane; (tutto fumo e niente arrosto )d.m.th vetem tyme e asgje te pjekur apo vetem fjal e fakte epune jo.
Jame shume dakorte me Betoni...nese nuk bejn asgje politikante te pakten populli te zgjohet e te mendoj diskka per ta gjet rrugen e "Bashkimit Kombetare"

Mos mendoni se evropa shtrige do mendoj apo do na propozoj Bashkimin Kombetare....nese politkant apo polulli shqiptare e mendon kete ateher te robruar e te ndare kemi qen dhe ashtu do te mbesime per gjithmon.

Rroft "Bashkimi Kombetare"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyFri Dec 14, 2007 7:35 pm

Sot ne Prishtine mbahet Akademi Perkujtimore ne kujtim te vepres plot lavdi te deshmorit te kombit Mujë Krasniqi (Kapuqi) dhe 165 deshmoreve te kombit tonë te radhitur ne Brigaden 113.

Akademine e Organizuan shoqatat e dalura nga lufta

Lavdi Komandant "KAPUQIT" dhe te gjithe deshmoreve te Kombit.

Lavdi perjetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aquila
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 68
Registration date : 30/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySat Dec 15, 2007 1:19 am

Lavdi te perjeteshme heronjeve trima te Kosoves ,qe jeten e tyre e konkretizuan te pavdekeshme ne emer te lirise.Le te kendoj dhe te shkruaj historia per kete rini trime dhe te pamposhtur te cilet e kthyhen jeten e tyre ne lapidare per ti treguar brezit te ardhshem ,si dhe politikaneve te sotem qe gjaku i deshmorit nuk behet kurre uje.

Lavdi deshmoreve, dhe nenave te tyre(familjeve )
per bijte e vertet te kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySat Dec 15, 2007 1:28 am

Aquila, sot u perkujtua nje Komandant i vertet i Luftes se Kosoves, nje komandant i cili njohu teper mire artin e luftes, sot u bene 9 vjite nga renia e tij dhe 40 deshmoreve dhe ne kete menyre Komandant "Kapuqi" hyri ne altarin e lirise per t'mos vdekur kurrë.

Mirepo ne akadeine perkujtimore, prezantuesja e ngjarjes ne fjale tha"ne kete pervjetor lavdie ishte i paraqitur edhe nje program kulturo -artistik por shkaku i kushteve atmosferike prania e tyre nuk mundi te paraqitet ketu"!!!!!

Nik ka komente sa qe nuk behet asgje per deshmoret, asgje!!!

Lavdi perjetesise se tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySun Dec 16, 2007 5:21 am

A më tregon dikush se qka bëhet për dëshmorët e zonës së Anadrinis në Rafshin e Dukagjinit. Apo për familjet e dëshmorve apo për Veteranët e luftës.
Ja një rast konkert që ka ndollur dhe që po ndoll ende nëpër komuntat tona. Shkon një Veteran i luftës në Komunë për të mar djali i tij letër njoftimin dhe a e dini se qa e pert një rrugaq që e ka nxnë vendin e punës në komun e kthen Veteranin në shtëpi dhe ja gjen gabime në certifikat të lindjes kinse djali nuk është i tij e duhet me pru gruan dhe dy dëshmitar të tjer që të vërtetohet se djali është i aitj e kështu me rradh. e pse e tër kjo vetëm pse është Krahu Ushtarak dhe pse ka qen ushtar. Po kësi njerz që janë në pushtet duhen të farohen krejt more me familje me kerjt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySun Dec 16, 2007 10:59 pm

Politikanet shqiptare bejnë shume gabime!!!,

e them keshtu sepse ata kerkojne vetem "Kosova shtet i pavarur",(dikur me heret kerkonin republike e tash shtet, pra as vete nuk i njohin kompromiset dhe gjuhen politike te shekullit) kur dihet se ne politike behen kompromise, dhe kjo do te thote;
- nese kerkohet pavaresi atehere defacto Kosova do fitoj me pak se Pavarsi, mirepo

- sikur te kerkohej Bashkimi Kombetar, atehere Kosova do fitonte se paku Pavarsi e cila na ofron me afer bashkimit Kombetar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySun Dec 23, 2007 3:50 pm

NDERIM DHE LAVDI DESHMORVE TE KOMBIT!!
Eshte detyre e cdo shqiptari qe vertet i thot vedit shqiptar,qe ne keto momente decizive per kombin tone,te jape maksimumin e tija duke punuar dhe sakrifikuar, qe sakrifica dhe gjaku i deshmorvet te lirise te nderohet me korurzimin e pamvarsise Kosoves!!pamvarsi per te cilen derdhen gjakun e tyre qindra dhe mija te rinje e te reja!!
LAVDI DESHMORVE!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guest
Vizitor
avatar



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySun Dec 23, 2007 6:09 pm

Net serser!

per Dugagjinin, e kini komandantin Ramushin dhe shume te tjere, ata vete u pasuruan e per deshmoret dhe familjet e tyne jo vetem ne dugagjin, por askund ne kosove nuk behet asgja, shumica e varrezave te deshmoreve jane shendrru ne germadha, LUHET MBI VARRET E TYRE ME TOP DHE ARGETOHEN TE RINJTË...nuk mirembahen dhe lufta SHUME pushtetareve te etur per karrika e pasuri po ju duket sikur t'ishte enderr!!! as ne forume mos mendo se ju kushtohet rendesi deshmoreve, me shume shkruhet ne tema te kota e tituj te kote se sa ne tituj kushktuar jetes dhe vepses se deshmoreve, ne mirremi me te vdekurit por qe ishin ne krye te shtetit si enveri, rugova etj por mjerisht keta sishin deshmore, gjithkush deshiron te jete deshmore sepse eshte emer i shenjte dhe i pavdekshem, dhashte zoti kurr t'mos vdesin as deshmoret e UCK ne Kosoven tone te turbullt me korrupcion!!!

edhe nje gje, tek ne kane deshire te thone se e kam pas shok deshmorin me emer e mbiemer, e kam pas mik, jaraj etj, te jene te fotografuar ne CH, Gjermani e SHBA kur ata u nisen ne rrugen e Lirise per ne Luften e shenjte e clirimtare te Kosoves, une kam shume foto te tilla me ithhtare te luftes nga CH-ja, me shume knaqesi kishin deshire te merrnin foto... por t'i prinin valles se Lirise ishin te pakte, fotot e tilla i shohin vetem ata qe me vizitojne ne shtepi e ne forume nuk prezantohen per shume arsye!!!

Ata jane te gjalle, ne jemi te vdekur para vepres shume heroike dhe te lavdijshme te deshmoreve tane , ata rane por nuk vdiqen, vdiqen te gjallet e ne veqanti komandantet e tyre qe komandonin me nga 500 km apo 1000 km jasht frontit, vdiqen komandantet te cilet i kujtojne nje here ne vit ushtaret dhe deshmoret e kombit...

Me nje lule nuk na erdhi dot pranvera,
prandaj ata merituan me shume se shume .


  • Lavdi deshmoreve te Kombit dhe te mos shkelet mbi gjakun e tyre,
  • Lavdi te gjitheve qe paten nje arme kundes hodhive cetnike
  • Lavdi te gjitheve pa dallim betejash qe luftuan me nje ideal, me nje petk e me nje embleme


UCK-per jete e lavdijshme
dhe rrespekt te reneve
DESHMOREVE TE LIRISË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyMon Dec 24, 2007 2:58 pm

Po me brengos shum se kur to te piqen keta udheheqsit tan dhe kur do te fillojn te interesohen me te vertet per ata qe i kan sjell ne keper kolltuqet e tyre te buta.


UCK-per jete e lavdijshme
dhe rrespekt te reneve

DESHMOREVE TE LIRISË


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySat Dec 29, 2007 4:47 pm

Bashkimi sjell fuqi,

Bashkimi kishte funksione kryesishtë,ne fushën e shërbimeve botrore,si për ndëritmin,zbukurimin,pastrimin,po ashtu edhe higjienen.
Po ashtu paty suksese edhe bashkimi i gjermanis.
Duhet te kemi edhe botime sa më shumë,matriale mbi gjendjen per Bashkim Kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyWed Jan 02, 2008 12:22 am

PERSHENDETJE VELLAZERORE nuk me lejoj emocjonet qe mos te shkruaj per ju nuk mundem qe mos te ju them ate qe ndjej per ju ne shpirt fjala e mir eshte frymzim fjala mire eshte gjithcka prandaj ju drejtohem te gjithve ngase nuk kam verejtje te asnjeri nga ju ngase i lexova te gjith shkrimet tuaja kjo qe shkruani per deshmoret per luften tone heroike per ushtrin tone te lavdishme eshte krenari per ne ushtaret e U-C-K se ngase shofem nje realitet nje realitet perpara kemi qe na ben edhe me te forte qe jemi ngase bashke luftaret tone po nderohem me nderimet me te larta nga rinija heroike e popullit liridashes ne rinim pa buk ne bore ne shij te pa lar por me krenari qe jemi ne radhet e nje ushtrije te lavdishme me nje popull te vendosur ne rugen e liris ne luftum ne sakrifikuam por krenar per ate qe beme ngase mundi dhe gjaku nuk ka shkuar kot dhe kure nuk dote shkoj kot ngase kemi nje gjenerat me fryme liridashese dhe te gateshme kur doqe ti kerkohet nevoja atdheut tone te sakrifikohet me kujtohet nje rast ne 1998 ne gllogjan kur vinin djem nga shala nga drenica nga e gjith kosova te sbathur te vdeshur por me guximin me te madh per te qen ne radhet e ushtris se lavdishme dhe i percillnim per ne shqiperi te marin armatim komandanti trimi legjenda e gjalle RAMUSH HARADINAJ qe dinte ti organizoj ti pres e ti percjell ushtaret e liris vllezer per njemuaj cdo dit nga 500 apo me shum vini e 500 shkonin per ne shqiperi por perher nje nat rinin ne gllogjanin heroik ku ishte baza kryesore e furniziit te kosoves te zonave tjera desha te them se kjo ishte ushtria jone me shum sakrifica dhe ja aritem te bashkuardhe vigjelet qe qizmja sllave te hiqe nga toka meme e pervuajtur kjo eshte krenari e aritem bashkerisht ta mbrojm bashkerit te jetoj basherisht te duam njeri tjetrin po kur te vij ceshtja madhore reziku i atedheut te lem partit fete te behemi grusht se dote jemi me te forte se kure dhe kure nuk dote na ndaaj askush ME RESPEKT USHTAR I LIRIS DHE KRENAR QE JU KEMI JUVE LAVDIJ DESHMOREVE TE KOMBIT
ROFT POPULLI YNE LIRIDASHES
ROFTE SHQIPEIJA E BASHKUAR
ZERI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyFri Jan 04, 2008 2:18 am

Fragment i një rasti ndër shumë të tjerë në LUFTË.

“Ishte borë, kohë e rëndë, ushtarët kishim ngelur edhe pa ushqim, rrugët e bllokuara nuk na mundësonin të furnizohemi me ushqim kaluan dy, tri, e katër ditë duke ndarë atë që kishim e duke kuptuar se të gjithë ishim të uritur, na duhej forcë, na duhej energji, përpara kishim bishën, prapa fshatarët e gjorë pleq e fëmij, ne ishim përgjegjës ne duhej ti ruanim. Forcën e merrnim nga IDEALI YNË.

Shumkënd e kemi marrë edhe ne gjendje të rëndë post traumatike, kishin lënë prapa më të dashurit e tyre të vdekur, masakruar …
Po shkoja të shihja ushtar të rinj që tani më kishin ardhur në radhët e Ushtris.
Më ra në sy një djalosh që ishte shume i ri mbase kishte 20 vjeq syt po i shkëlqenin nga emocioni se tani më ishte në luftë po luftonte për vendin e tij quhej Bekim, e të tjerë me radhë.
Erdhi mbrëmja ca të plagosur gjakonin ndihmë ju ofronim aq sa kishim mundësi, në mungesë të ndihmës profesionale.
Para mengjesit u dëgjuan të shtënat, po na sulmonin u mobilizuam larguam fshatarët fëmijët e pleqt i vuam në një shtëpi që tani më ishte bërë shembull i plumbave.

Pas afro 1 orë të shtënat u ndaluan okupatori po tërhiqej krismat pushuan tani më duhej shikuar ata që ranë ..po shikonim sa andej sa këndej të plagosur mjaft ca me plagë të lehta ca me plagë të rënda, më njoftuan se një i plagosur rëndë po vdes shkova me shpres se nuk do të vdiste me shpresën më të vogël se do të mbijetonte sapo arrita e pash se nuk ka asgjë nga ajo që mendoja ai tani më ishte nisur për atë rrugë po numëronte frymarrjet e fundit ishte po ai djalosh i ai 20 vjeqari që më kishte rënë në sy me krenarinë e tij, tre ushtarë ishim afër tij u afrova fjalë nuk mund të nxirrja në dorën e djathtë mbante shallin kuq e zi, ma ofroi para se të vdiste po shikonte ushtarët përreth ..fryma i rëndohej gjaku i tij ngjyrosi borën në të kuq një buzëqeshje i mbet në fytyrë. VDIQ. U dëgjua Lavdi Lavdi Lavdi.
Ishte stepur më vdiq në duart e mia ai 20 vjeqar që sapo kishte filluar jetën!
U tubuam duhej varrosur e duhej nisur pastaj matanë malit nuk na premtonte koha të qëndronim më shumë okupatori po mobilizohej me forca shtesë.
Derisa po e dërgonim te varri gjaku linte gjurmë pika pika në borë arritëm ushtarët tani më të ngrysur në fytyrë për djaloshin që një ditë lufte përjetoi dhe ra DËSHMORË. Nuk di se si nuk di përse duke parë të gjithë të ngrysur e të prekur me lëshimin e tij në varr para se të shihja lotë fillova të këndoja HYMNIN pas meje një tjetër e një tjetër e të gjithë pastaj u varros derisa jehonte Hymni i Flamurit, mbase e kam bërë për të dhënë moral e forcë te të tjerët mbase për ti dhënë forcë edhe vetës të mos nxierr lotë. Pas luftës shallin ua kam dorëzuar familjarëve të tij edhe sot i vizitoj dhe ndajm
dhëmbjen së bashku.
I Lehtë i qoft dheu i Shqipëtaris atij dhe Dëshmorëve të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySat Jan 05, 2008 12:26 pm

Ne qofte se shteti e qeveria nuk tregohen ne lartesin e duhur per mbrojtjen kombit,duhet sa me pare te bashkohemi dhe te organozohemi si kombe shqiptar per t'i bere ball gjendjes.
Bashkimi sjell fuqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySat Jan 05, 2008 7:10 pm

Nuk mundemi te fajesojme vetem poitikanet ne kete rast ,
sepse jo gjithqka varet nga ata..Politikanet perfaqesojne partite politike .Partite politike perfaqesojne interesat e nje mase te madhe njerzish..te pakten do duhej te perfaqesonin, populli eshte ai qe ne fund te fundit vendos per ate qe per te eshte me e nevojshme .duke zgjedhe per per udheheqje ate parti tek e cila ka me shume shpresa se do te realizoj ato qellime qe per te jan me te rendesishme.Se sa i rendesishem eshte bashkimi kombetar ,kjo eshte qeshtja qe duhet te ngritet ne menyre qe te gjithe nga pak te punojme ne ate drejtim .Per mendimin tim bashkimi duhet te perfshije te gjitha sferat ,qe do te thote ,ne te bashkepunojme me teper ne mes vete dhe te kontribojme me shume ne te mire te njeri tjetrit .Psh ,ne kulture te kete me shume aktivitete mbarekombetare ,ne sport te organizoheshim me shume takime dhe gara mbarekombetare ku do te perfshiheshin shqiptaret e te gjitha trojeve .Ne ekonomi gjithsesi mund te beheshin bashkepunime me te medha etj etj etj.
Ate qe dua te them eshte , jo vetem poitikanet duhet fajesuar apo te themi me ndryshe ,jo vetem politikanet jane ata qe mund te bejne dicka ne drejtim te bashkimit kombetar .
Diaspora eshte njera prej shtyllave kryesore qe ka kontribuar aq shume ne qeshje kombetare . Ata diten te japin kontribut edhe pa qene nen "qatine" e qeverise apo tepushtetarve si psh ne kohen e para luftes ka pas nje solidaritet shume te madh te mergimtarve me familjet qe nuk kishin te ardhura ,pra une e dij qe nje familje shqiptare ne mergim ,eshte perkujdese per dy apo tre familje ne Kosove qe ajo te kete te siguruar buken ,veshmbathjen e gjerat elementare per jetese ,qe ne ate periushen e viteve '90 ka qene shume e veshtire.. Pastaj menyre shume te organizuar ndihmoi luften per lirim .Ata perveq qe dhane te holla te medha per sigurim te armatimit per ushtrine ,kur ishte koha dhe momenti i duhur u bene pjes e luftes duke lare keshtu ne menyren me te mire te mundshme nje pjese te vogel te borxhit ndaj atdheut ..Sipas statistikave me miliona euro mergimtaret tane lene ne kosove gjate pushimeve ,me vje keq qe nuk me kujtohet saktesisht shifra poer e dij qe jan miliona Euro .Repekt .
Duke analizu gjendjen politike aktuale dhe duke pase parasyshe rrethanat ne te cilat gjindemi une mendoj qe ne duhet te punojme ne rrugen qe do te ishte me e lehte dhe me e mundshme per bashkim .Zhvillimi ekonomik do te ishte nje ndihmese e madhe ne kete drejtim .Se a mundemi ne te kontribojme ne kete drejtim ,mundemi gjithsesi .Te gjitha ato qe ceka me lart mund t'i perkufizoj keshtu

Bashkimi Kombetar ,pra bashkepunimi i ngushte kulturor, ekonomik,sportiv,shendetesor,arsimor , shkencor do te na qonte gjithsesi shume hapa perpara ne drejtim te bashkimit te trojeve ne nje Shtet te vetem .


Pra secili prej nesh , ne menyren e vete ,mundet te bej pak ,sado pak per bashkimin kombetar .
Me respket Euridika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyTue Jan 08, 2008 2:30 am

Me lejoni si Mergimtar ti kujtoi keta dite muja vite te 90 siç ka cek Euridika qe vullneti ishte ne Mergimtaret i pa pare flas per ne Zvicere.
Viti 92 ishte viti qe nga shpirti e zemra me deshire e me shpirt nuk mungonte energia qe kishin Mergimtaret per vullnetin qe kishin per ta ndimuar Kosoven.
Ishte e pa besushme por e verte qe ka patur momente qe organizimet mungonin per vullnetaret mungonte gjithçka se deshira ishte e madhe per ta ndimuar UCK.Viti 1992 ishte vite qe nuk harrohet kure do te jete nje vite ne shume shpirtra mergimtar shqiptar histori,se edhe i bashkoj Mergimataret ki vite.

Tek nga vij une thuhet nje fjal popullore se Gezimi dhe Hidhrimi jane Vella e Moter.!!

Kete thenje e kuptova ata dite qe ne Zemren time ka mbetur per jete kujtime se me te vert gezimi dhe hidhrimi ishin vella e moter.

Do te deshiroja qe te vejen ajo dite,ata kujtime perseri te perseriten edhe per bashkimin tone kombetar,ata dite madhore,ata dite te pa haruar te jetes.

Edhe diçka qe me kujtohet,nuk eshte qesharake e vertet eshte qe nje shok i imi punonte ne Banke mi ka then kto fjal,nga deshira e vullneti i popullit shqiptar, kan pature edhe Bankat e Zviceres te pa kuptuar e tyre qe ne mengjes futeshin ne kontot me milliona CH Fr.,pas dite nga organizatoret duheshin te trasferohen per ne Kosove etj etj.
me falni se e teprova.

Edhe sote ende Zviceraneve ju duhet ''vize'' te kaloin ne Serbi,shkaku i viteve 90/92 qe edhe nga qeveria e Sebis kishte telegrame ne qeverin e Zvicrer qe ti ndal shqiptaret.

Jan vite te pa haruar per popullin shqiptar keta vite.

Me kujtohet kenga e atyre viteve nga e nderuara kengetar e shume e repektuara;

LEONORA JAKUPI
Mos ma prek ti shka Drenicen.!po astu me kujtohet kenga e ARIF VLADIT
Jam Kosova e Shqiptaris.!

Vite te pa haruar te jetes.
Respekt per te gjithe.

Rrofte bashkimi kombetar.

....by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyTue Jan 15, 2008 11:11 am

Dinaki titist Azem Vllasi!


REFERENDUM PËR RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË NATYRALE,
JO REFERNDUM PËR PAKETËN E AHTISARIT…!




· Kundërshtim ndaj vështrimit ”Referendumi për pavarësi, finalja më adekuate” botuar në “Koha ditore”, më 30 nëntor 2007, f. 10-11, autor Azem Vllasi)
--------------


· Referendumi për ribashkimin e trojeve shqiptare duhet të organizohet sa më shpejt aq më mirë dhe kjo të bëhet në të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrore!

Shkruan: Fadil SHYTI

Suedi, 9.12.2007
-----------------------------------------------


- Pionieri i Titos - Azem Vllasi

- I llastuari i Titos - Azem Vllasi

- Azem Vllasi përkrahë Jovankës, Titos dhe Gligorovit, në Kongresin e

LRSJ-së më 1974 (Klikoni këtu )

- Treshja shqiptare pro-jugosllave titiste: Azem Vlasi, Ali Shukriu, dhe

Sinan Hasani ( Klikoni këtu ) *

Dinaki titist Azem Vllasi!



Kur e lexova këtë “shpikje të re” që pionieri titist e pastaj avokati pro-jugosllav që nga rinia e tij e llastuar, tani pretendon që populli i Kosovës të mbajë një Referendum ku do të shprehej në lidhje me statusin e Kosovës, sipas teorikut të thinjur titist pyetja duhej të ishte: A jeni për Kosovën shtet sovran e të pavarur sipas Propozimit të Martti Ahtisarit?… Menjëherë më shkoi mendja tek zgjuarsia e vullkanit popull, i cili në folklorin e tij shpirtëror e burimor i ka kënduar gëzimet dhe i ka vajtuar hidhërimet, i ka paraqitur tepër qartë heroizmat dhe tragjeditë tona gjatë shekujve, kur ky komb njëri ndër kombet më të lashta në Ballkan, tërë jetën e vet QËNDRESË e kaloi me rrebeshe të stuhishme historike; pra, me vërtetësi gjeniale i ka paraqitur heronjtë dhe heroinat dhe me po atë vërtetësi pavdekësie i ka paraqitur edhe kundër-heronjtë e tipit, Vllasi, kur këngëtari popullor ka kënduar:


“Sahanxhinjt e kombit tonë,
bukën helm ta bënë gjithmonë,
bash në pragun e lirisë,
ta kthyen ujin n´mulli t´Serbisë”.
(
Sali Mani)


Kur e shtron këtë pyetje dinake “politikani i hollë” nga shqiptarët që e kanë përjetuar mbi kurrizin e tyre terrorin titist, më së miri e kuptojnë qartë dinakërinë e tij të regjur që i kalon për më tepër se tri deceniet. A nuk ishte ky Azem Vllasi që dikur çirrej deri në qiell duke e mbrojtur regjimin gjakatar titist, duke i quajtur kërkesat për VETËVENDOSJE, e Republikë, kërkesa kundër revolucionare?!



Azem Vllasi, tani me “argumente” përpiqet të arsyetohet kinse atëbotë studentët dhe populli i Kosovës e kërkonin një Republikë Socialiste sipas sistemit të diktaturës së proletariatit, e cila zbatohej në Shqipëri sipas mësimeve të Enver Hoxhës!!! Atëbotë, Azem Vllasin e pengonte “diktatura” e Enver Hoxhës, por aspak nuk e pengonte diktatura kundërshqiptare e Titos!
Ai, atëbotë vërsulej si dem mbi demonstruesit me policinë jugosllave! Thuajse, policia jugosllave shpërndante bonbone e jo plumba!


…Dhe, shi për këto barbari të asaj policie jugosllave dhe “kosovare” ai, besnikët dhe pasuesit e tij kurrë as u penduan as kërkuan falje publike para popullit tonë të shumëvuajtur! Tani, ky bukëshkalë, në vend se të turpërohet dhe heshtë; po përpiqet si maçoku në strofullin e tij, që t´i mbulojë (me nder lexuesve) m… e tij politike, me teori të reja reaksionare!



Me këtë rast, “arsyetuesi” sulmuesi i regjimit enverist me shkopin e tij i bie vetvetes dhe ithtarëve të tij, sepse në kohën kur ky sharlatan babaxhan dhe “komunistët” e tij pro-jugosllavë e dënonin me të gjitha mjetet Republikën e Kosovës, ishte Enver Hoxha Ay, i cili në organin e PPSH-së, “Zëri i Popullit”, më 8 prill 1981 botërisht i përkrahi kërkesat gjithëpopullore të popullit të Kosovës. E përkrahi Republikën e Kosovës, duke e quajtur me guxim se kjo është kërkesë e drejtë! Kjo, as atëherë as tani nuk i pëlqen ta kujtojë këtij “analisti” shkretan, sepse në trurin e tij të matufosur dhe në shpirtin e tij të shitur tek të huajt; ka zënë rrënjë të thella servilizmi: dje tek titistët e sot tek ahtisaristët!



Cinizmi i tij shihet qartë kur deklarohet për këtë lloj paçavureje “referendumi”, sepse dihet mirëfilli se: shtet sovran e të pavarur, sipas propozimit të Martti Ahtisarit, nuk do të ketë kurrë Kosova!!!


Çka është sovraniteti ?



Kujt po donë t´ í hedhë hi syve ky politikanë i dështuar dhe i mjerë?! Nëse nuk e din ai dhe shumë të tjerë “politikanë kosovarë” të rinj, të cilët çirren si ai; kinse Kosova do të ketë pavarësi me sovranitet dhe nuk e kuptojnë (apo nuk duan ta kuptojnë), çka dmth. fjala sovranitet shtetëror, ja po ua shpjegoj:




- Sovraniteti, -m, E drejta që gëzon çdo popull e çdo shtet për të vendosur në mënyrë të lirë dhe të pavarur për çështjet e veta dhe për marrëdhëniet me shtetet tjera, pa iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje, urdhri ose kontrolli nga të tjerët, Sovraniteti i plotë, Sovraniteti i atdheut, Mbrojtja e lirisë, e pavarësisë dhe e sovranitetit. Ushtrimi i sovranitetit mbi ujërat territoriale. ( Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Rilindja, Prishtinë 1981, f. 1777).


Tani, lexues të nderuar shtroj pyetjet:




- A e ka Kosova e “pavarur” këtë sovranitet, nën kornizat e thikës, të ligjeve sipas Paketës apo sipas “propozimit“ (siç shprehet Vllasi) të Martti Ahtisarit? Faktikisht, as teorikisht as praktikisht nuk e ka!

- A po vendosë populli shqiptar në Kosovë (që luftoi dhe po dëshiron shtet) në mënyrë të lirë dhe të pavarur për çështjet e veta?

- Fatkeqësisht, JO! Për çështjen e tij madhore, ende po vendosin të huajt dhe servilët e tyre, pushtetarët “kosovarë” pa shtet!

- A po vendosë populli i Kosovës për marrëdhëniet me shtetet tjera, pa iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje, urdhri apo kontrolli nga të tjerët?! Fatkeqësisht, JO! Por, për këto marrëdhënie ende po vendosin të huajt dhe servilët e tyre, pushtetarët “kosovarë” pa shtet!

- A e ka ushtrimin e sovranitetit populli i Kosovës për çështjen e ujërave territoriale? Fatkeqësisht, JO! Për këtë çështje madhore dhe jetësore ende vendosin të huajt dhe servilët e tyre, pushtetarët “kosovarë” pa shtet!

- Dhe, së fundi a të do të ketë Kosova SOVRANITET edhe nesër nën mbikëqyrje të Evropës?! Kur mbi të po pritet të vërshojnë lukuni burokratësh hiq më pak se 1500 administratorë, “shenjtërorë” etj…

“Pakoja e Ahtisaarit” nuk lejon referendum dhe as ushtri për Kosovën



Edhe një fakt po ia përkujtojmë z. Vllasit, sepse po e shohim që përsëri iu kanë verbuar sytë nga ethet për rikthim në pushtetin e tij prej "mjaltit", por pa shtet, në Kosovën e përgjakur e të përflakur:



“Pakoja e Ahtisaarit” nuk lejon referendum dhe as ushtri për Kosovën.
Kosova, parashihet të ketë vetëm FSK-në, pra njëlloj xhandarmërie me 2.500 pjesëtarë (me armatim të lehtë dhe nën kontroll të NATO-s) e cila asisoj do të jetë së paku katërfish më e vogël se policia. Çfarë shteti i pavarur do të jetë ajo Kosovë në të cilën do të ketë shumë më tepër policë sesa ushtarë?! Kosova e atillë do të jetë e varur dhe pa sovranitet, me vullnet të shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policët e shumtë do të jenë këtu për ta shtypur popullin kurse ‘ushtarët’ e paktë të FSK-së do të jenë te kufijtë që s’do të mund t’i ruajnë”.
(Albin Kurti).


Duke i parë të gjitha këto në dritën e së vërtetës shkencore dhe historike konstatoj se: Vetëm VETËVENDOSJA dhe REFERENDUMI, janë bazat e krijimit të shtetit shqiptar të lirë dhe sovran! Të tjerat makinacione dhe trillime politike s´janë asgjë tjetër veçse mashtrime dhe vetëmashtrime, të cilat me dije ose pa të, trumbetuesit e tyre po çojnë ujë në mulli të Serbisë dhe tek shtetet tjera fqinje okupatore.



Prandaj konstatoj që: a do të ishte më marrëzi e madhe politike se sa eventualisht të përfillej kjo ide disfatiste vllasiane nga populli shqiptar i Kosovës?! Njëkohësisht, shprehi bindjen se këtë gjellë të gatuar në Beograd, Cetinë, Athinë e në Moskë, e të shitur në Bruksel dhe më tej, kurrë nuk do ta hajë populli ynë liridashës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySat Jan 19, 2008 1:27 pm

Sofra flam per kete shkrim qe ke sjell ne Forum.

Bashkimi nderton Atdheun.
Te jemi te bashkuar jemi me te Fort.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyFri Jan 25, 2008 5:08 pm

Ne asnjehere nuk duhet te i harrojme ata te cilet,e dhane dhe gjene me te shtrenjte pra Jetentyre ne menyre qe ne te gezojme kete liri gjysmake qe kemi tani..
Tani pasi qe Kosova eshte gjithnje e me afer dites se pavaresise dhe, sa me shume po i afrohemi kesaj dite aq me e lavdishme dhe me madheshtore behet sakrifica e tyre.
Kjo pavaresi do te jete sovrane, sepse sovrane e beri gjaku i atyre qe u flijuan per te,pra qe ne castin historik diten se cfare te benin per vendin e tyre.

Kur kapen armet, ata nuk bene llogari, kurrfare llogarie, as politike, as jopolitike. Ata nuk menduan siC menduan shume te tjere qe nuk u nisen ne rrugen e tyre. Ata nuk menduan: do te shpetoj a do te vritem! Do te me dale me mire keshtu a ndryshe! Do te kryej a s'do te kryej fakultet! Do te behem a s'do te behem profesor, magjister, doktor shkence! Do te krijoj a s'do te krijoj karriere para luftes a pas luftes! Do te behem a s'do te behem drejtor, deputet, minister, kryeminister a kryetar!

Jo.

Ata e paten te qarte nje gje: Kosova nuk mund te Clirohet me fjale, me kumtesa, me deklarata, me konferenca, me bisedime ne Beograd a ne Prishtine qe beheshin atehere; me vetura, me shkuarjeardhje, me pritje e percjellje.

Andaj shqipetare te nderuar te mos harrojme te kaluaren tone,te mos harrojme luften e atyre te cilet bene qe ne sot te jetojme te lire, keshtu te mos humbim vetedijen per te kaluaren tone sepse Kombi qe humb vetedijen per te kaluaren e tij gradualisht humb dhe "veten" e tij(Kudem)

Andaj Lavdi te gjthe atyre qe dhan jeten per Kosove,qe sakrifikuan cdo gje vetem e vetem me nje qellim qe te jemi te lire!!!!! LAVDI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySat Jan 26, 2008 8:26 pm

zeriatdheut,

paske shkruar nje rrefim sikur te ishte skenar e jo realitet; ishalla eshte realitet mirepo realitet do te ishte sikur ti shkruhej emri dhe mbiemri i deshmorit ndonese deshmoret e UCK nuk jane anonim por ata jane nder ne pergjithmone;

shoket e luftes nuk harrohen as me emer e as mbiemer, nese e viziton familjen e tij qe ua paske dorezuar shallin; atehere sot e din se kush jane ata, shkruaje se kush ishte deshmori?

Pra rrefimi yt eshte teper i pârealiwuar dhe vetem rrefim qe per mua ska asnje vlere dhe asnje realitet ne vete.

Ndryshe flasin dhe ndryshe shkruajne luftetaret e UCK!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 36
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptySun Jan 27, 2008 6:04 pm

Në përkujtim të dëshmorëve të rënë më 27 janar 1990 në
Brestovc të Rahovecit




Më 27 janar 1990 në fshatin Brestovc u vranë për të mos vdekur kurrë: Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina, Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël dhe Halim Hoti nga Krusha e Madhe, ndërsa ishin plagosur nëntëmbëdhjetë të tjerë. Në janar 1992, me rastin e dyvjetorit të vrasjeve në fshatin Brestovc nga forcat speciale të policisë serbe, Mr.Ukshin Hoti i përkujton të rënët me shkrimin: “Bëje ose vdis, për ta vrarë vdekjen!”. Sot, me rastin e 18 vjetorit të rënjes së dëshmorëve, këtë shkrim e botojmë në pashtriku.org.



BËJE OSE VDIS, PËR TA VRARË VDEKJEN!


· “Nata e gjatë makabër e lojës me vdekjen do të duhej të përfundonte. NESIMIU, HALIMI, AGRONI, HILMIU, etj. e kishin dëgjuar zërin e brendshëm të shpirtit që urdhëronte: BËJE OSE VDIS PËR TA VRARË VDEKJEN! Duke e gjakuar jetën me dinjitet, e kishin fituar atë. Ai që e kërkon shpëtimin e saj me indiferencë ndaj jetës së të tjerëve, nuk do ta jetojë me nder!”. ( Mr.Ukshin Hoti )





Shkruan: Mr.Ukshin HOTI

Krushë e Madhe, janar 1992





LAVDI TE GJITHE DESHMOREVE TE KOMBIT SHQIPETAR.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 EmptyMon Jan 28, 2008 1:34 am

Lavdi te gjithve deshmoreve te Kombit.
..lavdi atyre qe vdiqen pa asnje pik faji,atyre qe u dogjen,atyre qe u pren e u masakruan,atyre qe u dhunuan etj etj .

Lavdi te gjithve.

I miri nuk vdes kurre.!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi i trojeve shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 14  Next
 Similar topics
-
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Hartet Trojeve Shqiptare
» Lidhja e Prizrenit
» Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare
» Bashkimi ben fuqine!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: