Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.

Shko poshtë 
+36
haxhiu
Driniiiii
ILTA
Agrone
Teutaa
Visar
Eva0506
katunariplak
Xili
petritkola
zeriatdheut
MUHAMETII
rolling
Epik
Orfe@
rroni
Leka i Madh
Arta
Ago Muji
Zogisti_Legalist
besa-bese
azzurra
Kosovarja
Anna
tom sojer
Vuthjani
E_Bukura
robi
fatlum
dibranja
shaban cakolli
Hana
Beton
Riki30
Guximi
Sofra
40 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyThu Dec 25, 2008 12:12 am

Naum Panajot Bredhi
Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është pionieri i lëvizjes sonë kulturore patriotike të shekullit XIX. Ai është ideologu i parë i Rilindjes në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare.N.Veqilharxhi lindi më 1797 në Vithkuq të Korçës. Ai pati mërguar në Rumani. I ndikuar nga idetë e lëvizjes kombëtare të popujve të Ballkanit, mori pjesë në revolucionin rumun të vitit 1821 kundër Turqisë, revolucion që pati karakter jo vetëm çlirimtar antiosman, por dhe antifeudal. Me formimin iluminist, Veqilharxhi e drejtoi vëmendjen tek atdheu i tij. Ai e kuptonte se gjendja e Shqipërisë në ato çaste historike shtronte para popullit të tij kërkesa të reja. Në vitet `40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes.Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin "Evëtar„. Një vit më vonë, më 1845, e botoi të përpunuar e të zgjeruar, me titullin "Fare i ri evëtar shqip për djelm nismëtar„, të shoqëruar me një parathënie për djemtë e rinj shqiptarë. Këta libra të Veqilharxhit u pritën me entuziazëm nga patriotët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shumë njerëz mësuan të shkruanin me alfabetin e tij. Kërkesat e lëvizjes sonë kombëtare, Veqilharxhi i paraqiti në tri shkrime të tij: Në parathënien e botimit të dytë të Evëtarit, në një letër dërguar nipit të tij dhe sidomos në një "Enqiklikë„(letër qarkore).
"Enqiklikën„ ai ua drejtoi më 1846 bashkadhetarëve të tij. Ky dokument është konsideruar si manifesti i parë i lëvizjes sonë kombëtare, si një program pune për të. Ai flet me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me "lënien pas dorë të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare„. Ata shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin larg atdheut në vend që të ishin "mirëbërës„, etër e mësonjës të atheut e të kombit tonë.Por Veqilharxhi nuk e humbet shpresën dhe u bën thirrje bashkatdhetarëve të mbushen me hov e guxim. Me një stil të shkathët, të figurshëm, e plot optimizëm ai shkruan: "Le të hedhim farën e mirë dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojnë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t'i korrë padyshim brezi i ardhmë që do të bekojë ata bujq dhe ata mbjellës të mirë„. Cila është kjo "farë e mirë dhe pemët e ëmbla që do të japë ajo?„ Veqilharxhi mendon se, që të dalim nga gjendja e rëndë, duhet të shkruajmë gjuhën tonë e të përhapim arsimin shqip, të përhapim farën e diturisë, e cila do të sjellë gjithë të mirat më pas. Padituria është fatkeqësi, mendon autori, një e keqe e madhe, që barazohet me skllavërinë. "Ato kombe që kanë mbetur në padije, u shëmbëllejnë thjesht skllevërve„. Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet ta shkruajmë me "shkronja të veçanta kombëtare„, na mëson Veqilharxhi. Kështu, shpreson ai, edhe ne do të vihemi në rradhën e kombeve të qytetëruara. Në këtë mënyrë e formulonte ai njërën prej kërkesave të mëdha të lëvizjes sonë kombëtare, duke u nisur nga parimi i drejtë se një popull mund të kulturohet vetëm me anë të gjuhës së vet amtare. Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Me idetë e tij iluministe dhe me veprimtarinë e tij në dobi të kombit e të gjuhës shqipe. Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriotë, por edhe mërinë e armiqve të Shqipërisë, veçanërisht te grekomanëve. Më 1846, ai u helmua nga agjentët e Patriarkanës, duke qenë kështu jo vetëm i pari ideolog, por edhe i pari dëshmor i Rilindjes Kombëtare.

******

Naum Veqilharxhi lindi në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës, më datën 6 dhjetor 1797. Kjo zonë gjendet shumë pranë qendrës mesjetare të kulturës në Voskopojë.Në vitin 1800, familja Veqilharxhi braktisi Vithkuqin, për shkak të dyndjeve të turqve dhe ashpërsimit të procesit të myslimanizmit (1800-1823). Duke qenë ortodoks dhe me një origjinë arumune, babai i Naumit, Panajot Veqilharxhi, zgjodhi si destinacion njërën prej principatave rumune (Tara Romaneasca).Por që në rini, Naumi, duke qenë dhe tip jokonformist dhe i influencuar nga idetë atdhetare arriti të bëhej një nga liderët e shqiptarëve të Rumanisë, duke bashkëpunuar dhe me figurën e njohur Ipsilantin. Naumi atëherë luftonte për emancipimin e popullit të tij dhe për krijimin e një shteti kombëtar shqiptar.Pas vitit 1829, familja Veqilharxhi ishte një nga më të pasurat dhe më të respektuarat në qytetin e Brailes. Naumi zotëronte disa prona të patundura dhe ndërkohë ushtronte dhe profesionin e avokatit.Më 1838, vit në të cilin të gjithë Veqilharxhët e deklaruan veten si grekë, Naumi nuk ngurroi të pranonte origjinën e tij e të regjistrohej si shqiptar pranë autoriteteve rumune. Po në këtë periudhë, ai arrin të finalizojë dhe punën e mundin e tij 20-vjeçar për krijimin e një abetareje, e cila ishte e para në llojin e saj për ne shqiptarët, pasi deri atëherë gjuha jonë shkruhej me ndihmën e alfabetit grek dhe atij arab.Abetarja e parë e tij u shkrua dhe u botua në vitin 1844. Kjo abetare përmbante dhe një alfabet origjinal, por meqë ai ishte unik në llojin e tij, i vështirë për t'u shkruar dhe pa asnjë ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati mundësinë për ta bërë popullore. Gjithsesi orvatja, mundi e puna e tij u vlerësuan maksimalisht dhe këtë e tregon dhe fakti se autorit iu kërkuan disa abetare me qëllim ndritjen e mendjes së popullit të etur për kulturë dhe dije.Naum Veqilharxhi, përveç abetares së tij, kishte dhe shumë libra të tjerë të shkruar në alfabetin e tij, që për fat të keq nuk kanë arritur të mbijetojnë. Kontributi i Naum Veqilharxhit kurorëzohet pas me krijimin e shoqërisë "Drita" pas vdekjes, në vitin 1848. Në këtë kontekst Naumi gjeti të gjitha kushtet për të manifestuar idetë e tij iluministe rilindëse. Ai u bënte thirrje shqiptarëve për bashkim e ruajtje të identitetit të tyre qoftë fetar apo etnik, atëherë kur më shumë se kurrë perandoria osmane ushtronte presionet e fundit në trevat e banuara nga shqiptarët.Ndërkohë familja Veqilharxhi i ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, jo vetëm Shqipërisë, por dhe Rumanisë. I pari president i gjyqtarëve për qytetin e Brailes u emërua Konstandin Veqilharxhi. Sot mund të themi që këto dy shtete, Shqipëria dhe Rumania, nuk ia lanë harresës, njeriun që bëri urën e miqësisë mes tyre. Ata i dhanë mirënjohjen e kujdesin e merituar. Për shembull shtëpia e Naum Veqilharxhit në qytetin e Brailas, është kthyer në muze dhe ajo ruhet me shumë përkushtim nga shteti rumun. Ndërsa shteti shqiptar dhe akademikët e tij konsiderojnë se Naum Veqilharxhi është figura më e spikatur e diasporës shqiptare për sa i përket gjysmës së parë të shekullit të XIX.Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33 shkronja, të pranueshëm nga të gjithë për të kapërcyer dasitë që lidheshin me alfabetet e tjera. Synoi që sistemi shkrimor t'u përshtatej veçorive të fonetikës së shqipes. Me këtë alfabet botoi më 1844 të parën abetare të shqipes, Ëvetarin. Abetarja u prit me entuziazëm dhe u përhap në krahinat jugore të Shqipërisë. Për të plotësuar kërkesat e ribotoi më 1845 me titullin Fare i ri ëvetar shqip, të shoqëruar me një E parathënme për djemtë e rinj shqiptarë. Përgatiti gjithashtu një gramatikë dhe libra e dorëshkrime të tjera, që nuk janë ruajtur. Më 1846 hartoi një Qarkore (Enciklikë) greqisht drejtuar bashkatdhetarëve ortodoksë në Shqipëri dhe po atë vit i dërgoi një letër të gjatë polemizuese një nipi të vet, që u ishte kundërvënë përpjekjeve të tij për çështjen shqiptare.Parathënia e abetares, qarkorja dhe letra e vitit 1846 janë dokumentet e para ideologjike e programatike të njohura deri më sot të Lëvizjes kombëtare shqiptare. Në to formulohen kërkesat kulturore të lëvizjes. Si iluminist revolucionar, Naum Veqilharxhi mendonte se mësimi i shqipes dhe ngritja e kulturës mund ta vinin atdheun në radhët e vendeve të qytetëruara. Pa çlirimin kulturor nuk mund të arrihej as çlirimi politik. Duke u nisur nga pikëpamjet racionaliste, i shihte shqiptarët si komb me karakter të veçantë, me gjuhën e zakonet e veta, me një thesar kulturor të trashëguar. U bëri thirrje shqiptarëve të hapin sytë, duke kërkuar zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Kishte besim te aftësitë dhe virtytet e popullit të vet dhe fshikulloi ata që ishin vënë në shërbim të të huajve.Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh të shkollave të huaja dhe punoi për një shkollë shqipe, me përmbajtje laike dhe për të gjithë fëmijët e popullit. Dha ndihmesë e shfaqi mendime të reja edhe për lëvrimin e gjuhës. U mbështet te gjuha e popullit, përdori fjalë të vjetra e të rralla dhe u shpreh për pastrimin e shqipes nga fjalët e huaja. E pasuroi shqipen me një varg termash të kulturës e të dijes.Naum Veqilharxhi u përpoq edhe të krijonte një shoqëri kulturore dhe të organizonte atdhetarët e tjerë, prandaj e helmuan në Stamboll. Me veprën e tij u bë shprehës i një kthese me rëndësi në historinë e popullit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 11:24 am

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 2453215149

naturalish kostantino i mall

esht ner fugurat me te ransishme te historis e cila esht ber nga ai, i cili esht i consideruar i shejte elle nga kisha

djali i kostanzo kloros ish perandor i rromes dhe ilir, flavius valerius costantinus i thirrun trakala nga moshatart e tij per cafen e trash ka lind ne 274.
ne 293 i jati duke u ber cesare ju duhej te martonte vajzen e perandorit diokleziano dhe ai ilir posht te cilit nisi karrieren ushtarake, ulltoj ne palestin, morri pies ne luften rromake-danubiane, kunder sarmatve.
shkoi dhe ne egypt me dioklezianin ne 296 me luftu persianet e sarmatet. shkoi tek i jati kur ai u ba augusto ne 305 dhe e njeku ne luft ne britani.

ne vdekien e te jatit ne york costantino me 25 korrik 306 u sgjoll augusto (perandor i rrangut te mall) nga gjenerali kroko e nga ushtria.
kriza e sistemit tekrark i te jatit me ndarien e perandoris ne 4 pjes galia, itali, iliri, orientit, quan popullin ne luften civileFigurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Tetrarchia
ne fillim u paten 4 augusta(galerio e masimo daia ne orient, licio ne iliri, kostantino ne provincat e galis e te spanjes kurse masenzio rrite si uzurpator ne rrom, itali e afrik).
fillimish kostantino u bashkua me masimianin, shok i te jatit e babai i masenzios, kostantino martoj te bin e masimianit (fausta) i cili vdic ne 310

ne 311 galerio perandori i orientit vdiq, 3 augustat e mbetur u kthyen kunder masenzios qe rrite ne rrom te cilin e thyu kostantino ne 312 tek dyret e rromes
ne vitin 313 perandori i fundit i orientit u thyte nga i iliris i cili me costantinon liberalizuan te drejten e fes dhe ne orient e duke llan fund persekuzioneve kunder kristianve te nisura nga i jati i kostantinos.

ne 326 kostantino urlleron vdekien e djalit te par Crispo(i pasun me minerven gruaja e dyt) e djalit te motres qe ite e martuar me licion (augusti i iliris) ne baz te akuzave te faustes (gruaja e par)per insidie, kur ai konstatoi pafaisin e djalit vret fausten e cila mendohet te ket dasht eliminazionin e rrivalve te femive te saj.
po ate vit 326 kishin nis punimet e capitales se re nova roma(rroma e re) siper mbeturinave te bizancios duke i shtuar senatin dhe zyrat publike si ato ne rrom.
cyteti u sgiell ne baz te kualitetit brojtes i cili u mbarua ne vitin 330 duke u quajtur kostantinopoli (sot istambull). do jet deri ne 1453 capitale e perandoris bizantine (personalisht nuk besoj te ket qen ndonje her greke)
djemve u la mbrojtjen e romes kunder frankve e alamanve kurse ai personalish luftoj ne kufirin danubian kunder goteve (332) e sarmatve (335). ndau perandorin tek djemt duke i lan kostantinos ll galin, spanjen e britanin kurse kostanzos ll provinciat e azis e egyptin kurse kostantes italin, ilirin e provincat e afrikes. ai vdiq me 337 ate vit do u bate gati per te ikur me luftu persianet ne orient.
u batezua ne pik vdekie e trupi tij u varros ne kishen e apostojve kostantinopoje.

gjat perandoris se tij rregulloj sistemin ekleziast duke ndar perandorin ne kater prefetura, ne te cilat mbajti larg fucin e ushtrin nga e politikes.

ne 309-310 kostantino beri dhe riformen monetare

kostantino luftoi kunder barbarve duke i fituar, i beri luf dhe ushtris rromake duke e mujtur me skllever te kapur ne gjermani dhe britani, para se te behej beteja e funit tek dyret e rromes ne dark siq thot legjenda tek kampi tij i shfaqet ne qiell nje kryc dhe nje ze ce i thot shko dhe ne ket shej do fitosh, gjat betejes se fundit kunder masenzios e pershkruj ne rresht te par, kostantino arriti te mposhte pervec masenzios dhe licion, nen urdhave te tij perandoria rromake arriti te njoh sgjanimin maximal te saj ai qe politikan i mreft pervec se nje strateg, pruesi fes kristiane dhe martiri i par.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 11:35 am

kurse per ne shqiperi me i njohuri do mbetet i malli skenderbe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 4:23 pm


Arvanitasja legjendë - Laskarina Bubulina
Monday, 09-02-2009, 11:11pm (GMT)





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 U1_LaskarinaBubulina
Laskarina Bubulina
Nga Albert Zholi
Fill pas vdekjes së Skënderbeut, një emigracion i paparë i arbërorëve iu drejtuan Greqisë dhe Italisë. Ky ishte emigracioni më masiv i arbërorëve deri në atë kohë, duke mos menduar askush se një emigracion dhe më i paparë do të dilte në skenë në fundin e mijëvjeçarit të dytë. Ishin këto dy vende që u bënë streha, por edhe atdheu i tyre i dytë. Me përpjekje të guximshme, me shpirt kurajoz e krenar për përkatësinë etnike, ngulmimet e para shqiptare në fqinjin tonë jugor u vendosën në territoret e braktisura nga popullsia vendase. Kjo popullsi e ardhur synonte të rilindte jetën në këto vende, që shekuj më parë kishin rrezatuar kulturë, politikë, filozofi, art dhe shkencë ndër botën mesdhetare e më gjerë. Trojet ku u vendosën arbëreshët (apo arvanitët siç u quajtën më vonë nga popullsia vendase), i konsideruan si një atdhe të ri, duke mbajtur gjallë vetitë e virtytet, psikologjinë e moralin, kulturën dhe fenë, zakonet dhe ligjet e pashkruara, me një fjalë, gjithë strukturën shpirtërore të mbajtur në tokën arbërore. Pas shumë vitesh e dekadash lufte, qëndrese, gëzimesh e hidhërimesh nga kjo popullsi e ashpër dhe krenare, kishin lindur tashmë gjenerata të tëra që lidheshin drejtpërdrejt me të dhe faqet e saj. Kjo popullsi dallohej në vargun e popujve të tjerë të Ballkanit nga natyra e saj edhe nga tiparet e mosnënshtrimit para synimeve skllavëruese dhe shpirtin e saj të lirë e luftarak.
Për këto arsye, qysh në fundin e shekullit XIV-të dhe fillimin e shekullit XV-të, atëherë kur osmanët zbritën me inkursionet e para ushtarake në territoret greke, njësitë e para që u ndeshën me ta ishin ato të shqiptarëve. Osmanët zbritën fillimisht në këto territore të vendeve ballkanike të ftuar nga vetë princat ballkanas, të cilët për të zgjidhur grindjet e vazhdueshme me njëri-tjetrin, thirrën për ndihmë repartet osmane. Aq prezente bëhen trupat osmane në territoret greke, sa, kur princat që i patën ftuar vetë, kujtohen një ditë t?i largojnë, pasi misioni i tyre kishte mbaruar. Repartet osmane jo vetëm që s?pranojnë, por kërcënojnë dhe godasin vetë despotët grekë. Osmanët i gjetën territoret e Greqisë klasike të shpopulluar nga elementi vendas. Më 1348, kur serbët e Stefan Dushanit pushtuan Shqipërinë, Epirin dhe Thesalinë, popullsia greke u prek rëndë nga kjo. Serbët shpërngulën një numër të madh grekësh. Grekët e vjetër u zhdukën krejt për shkak të dyndjeve sllave në shekullin e VI-të erës sonë.
Që në inkursionet e para të reparteve osmane, popullsia shqiptare në Greqi kishte reaguar energjikisht dhe dihej se kjo popullsi në këto vendbanime të reja në Gadishullin Ballkanik dhe në Peloponez, nuk do t?i nënshtrohej lehtë operacioneve pushtuese greke. Me virtyte të tilla, të rralla e të përcjella nga një vend krenar "?ata do të luftonin dhe qëndronin heroikisht duke bërë një histori të veçantë në biografinë e lavdishme të tyre.
Pasi kjo racë, me tipare të veçanta nacionale, lindi një popull heronjsh që përmbi 400 vjet të shfaqur si ushtarë, komandantë dhe kaçakë, qëndroi dhe luftoi burrërisht kundër dinastive osmane në tokë dhe në det, duke tronditur, mrekulluar dhe prekur tërë botën e qytetëruar ?
Në periudhën e gjysmës së dytë të shekullit XIV-të, kur formacionet ushtarake turke bënë kërdinë në gjithë Evropën juglindore me fillimin e operacioneve të drejtpërdrejta për pushtimin e territoreve greke, popullsia shqiptare formonte një komunitet të rëndësishëm nacional dhe një rezervë të madhe e të fuqishme ushtarake. Në këtë kohë në Peloponez numëroheshin mbi 30 000 burra nën armë, të cilët nën komandën e princave shqiptarë si Petro Bua, Manuil Kantakuzino, Korkodil Kladha u bënë pengesa e parë ndaj agresorit aziatik. Gjatë gjithë luftës kundër osmanëve dalluan dhe spikatën figura të ndritura shqiptarësh në gadishullin helenik. Më 1458-1460 dallohen udhëheqësit kryengritës arvanitas si Thoksa e Dusha, Andre Grice e Prinokoken. Këtë të fundit, nga pabesia e marrëveshjes, turqit e ndalojnë dhe e rrjepin të gjallë, ndërsa 300 luftëtarë arvanitas i ngulën në hunj dhe i therin publikisht. Dallohen në këto vite luftëtarë të njohur arvanitë si Teodor Bohali, Nikolla Grece, Teodor Bua, Meksi, Buziqi, Leon Bua, Bano Mejdani, Niko Cara e të tjerë.
Historia greke e mesjetës është e mbushur plot me figura luftëtarësh arvanitë, në atë masë sa ata e dominojnë këtë histori. Kështu, përveç sa përmendëm më sipër, në vitet 1600 e mbrapa janë shquar shumë figura të ndritura shqiptarësh e arvanitësish: Beqir Xhokadori, Kacandoni, Spiro Pinoci, Kico Bocari, Dhimi Bllohava, Sula Proshova Ali Bendo, Mustafa Molla, Veli Beu (babai i Ali Pashë Tepelenës) Jani Prifti, Dhimitër Toska, Velo Gjeka, Tafil Buzi, Shaban Gjika e deri tek heronjtë e Revolucionit grek të 1821 që bënë emër e shkruan histori të rrallë si Pllaputen, Karaiskaqi, Marko Boçari, Foto Xhavella, Odise Andruco, Ali Farmaqi, Kosta Kanari, Kollokontroni si edhe gruaja kapedane Laskarina Bubulina.
Bubullima (bubullon-gjëmon) do të thoshte për të arvanitasi i shquar Aristidh Kolja. Ajo doli në skenën e luftës kur ofensiva osmane në territoret e Greqisë futet në fazën e finalizimit të operacioneve të saj pushtuese. Në hapësirat e Peloponezit, edhe pse rezistenca e arvanitasve ishte e fortë dhe aktive, turqit bëjnë reprezalje dhe kryejnë masakra masive e rrëqethëse. Gjenocidi barbar që trupat e ushtrisë osmane bënë mbi këtë popullsi, është një argument që nënkupton se shqiptarët e këtyre anëve iu përgjigjen si edhe më parë me majën e shpatës sulmeve të pushtuesve osmanë. Në vazhdim të operacioneve të tyre, osmanët rrethojnë një nga vatrat e kryengritësve arvanitë të Naplios. Pas përpjekjesh e luftimesh të ashpra, turqit arrijnë të nënshtrojnë kryengritësit rebelë dhe, në përfundim të betejës, marrin rreth 10.000 vetë robër, të cilët i çojnë në Azinë e Vogël. Mes këtyre robërve ishte edhe kryengritësi rebel, arvanitasi i njohur nga ishulli i Hidrës, Stavro Pinoci. Komiti i pabindur, pas disa vitesh lufte e përpjekje kundër turqve, u kap e u burgos në Stamboll. Kur Shqevua, gruaja e Stavros, shkoi për të takuar të shoqin të pranguar larg, në burgjet e perandorisë së madhe lindore, e zunë krizat e lindjes. Pikërisht aty, ku dergjeshin e martirizoheshin luftëtarë kryengritës nga i gjithë Ballkani, si për të sfiduar prangat dhe vdekjen, më 11 maj 1771 lindi ajo krijesë, e cila do të kthehej në një simbol të lirisë: BUBULINA.
Laskarina këtë datë e kishte të shkruar në regjistrin qiellor të mendjes së saj si një ditë nga më të shënuara, që nesër ta kthente në hakmarrje ndaj turqve, armikut të babait e të vendit të saj. Ajo ishte e lidhur shumë me të ëmën, e cila i tregonte për babanë e saj, Stavron. Përfytyronte gjendjen tepër të rënduar nga torturat në burgun turk të të atit, mendonte të ëmën tek bënte lindjen e parakohshme në mjediset e burgut para syve të burrit të saj, Pinocit. Nga bisedat e më të moshuarve të fshatit ishte njohur me historinë e të parëve të saj, ilirëve dhe helenëve të lashtë. Më shumë e kishte të tërhequr figura e Gjergj Kastriotit, kryetrimit të shqiptarëve, që për 25 vjet rresht nuk u mposht nga forca më e madhe e kohës dhe bëri që për vite me radhë të valëvitej flamuri i shqiptarëve. Ky hero ishte i dashur për të edhe për faktin që ai u bë barrierë e pakapërcyeshme e myslimanizmit në kontinentin e Evropës. Figurë tjetër që e kishte tërhequr ishte ajo e Perikliut, themeluesit të shtetit demokratik helen. Kujtonte atë dhe mendonte veten e saj të hipur mbi kalë, me shpatë në dorë, tek luftonte të keqen e zezë që kishte pllakosur gjithë Ballkanin.
Laskarina ishte aq e dashuruar me detin, saqë për të harronte gjithçka. Me shikimin hedhur tutje në horizont, atje ku qielli dhe deti bashkonte kaltërsinë e tyre, vajza flokëlëshuar, trupdrejtë e syzezë përkëdhelte brigjet e ulur në një gur të bardhë pranë Limanit. Deti përcillte një ajër të ngrohtë që spërkaste pemët dhe freskonte disi nxehtësinë e drekës. Prej disa orësh shpresonte se shikimi i saj hedhur tutje do të merrte një përgjigje nga deti, i cili kërkonte, nxiste e joshte shtatëmbëdhjetë vjetët e saj. Më pas nxori një pasthirrmë nga thellësia e shpirtit. Ah të mundej në atë çast që të luftonte në krah të luftëtarit Kaconi, atij që tronditi Egjeun me anijet e tij dhe u solli fundin anijeve të pushtuesve turq. Shumë trima ishullorë kishin shkuar luftëtar në anijet e tij dhe flisnin për këtë trim me dashuri e adhurim. Nuk kishte as dy javë që në ujërat e Karpadhit simboli Llambro Kaconi pëshpëriti pa dashur ajo. Ky emër i erdhi vetvetiu i ëmbël e i ngrohtë si një puhizë deti në veshët e saj. Nuk donte ta largonte nga mendja këtë hero që i dha përsëri kurajën një populli të trembur prej tre shekujsh nga thundra otomane. Në fantazinë e saj virgjëronte ai, ishte bërë si një perëndi e antikitetit grek.
"Sikur të isha edhe unë burrë e të mundja të merrja armët për të mbrojtur vatanin, duke tundur detet". Sa herë i dilnin këto fjalë nga buzët e saj të njoma! Sa herë drithërohej nga bëmat e luftëtarëve shtati i saj njomëzak! Sa e sa herë mendonte për trimëri dhe heroizma ulur këtu, tek ky gur i bardhë, pranë limanit!
E vonuar kthehet në shtëpi, ku e ëma e priste në prag të portës bashkë me vëllanë e vogël, Thanasin. Brenda në shtëpi ishte njerku dhe Januzai. Biseda e tyre vërtitej rreth saj. A e meritonte Laskarina të ishte gruaja e ardhme e Dhimitër Januzait? Laskarina dëgjonte në heshtje të plotë fjalët e ëmbla që thoshte për të njerku i saj, Dhimitër Lazaru. Po zemra pse i gufonte, kur dëgjonte zërin kumbues të Januzait?
Të dielën tjetër ajo do të martohej me Dhimitër Januzanë, një njeri i pasur i ishullit dhe zotërues anijesh të shumta. Njohja e tyre u bë dy verëra të shkuara, kur ajo tregonte kureshtjen e dukshme për anijet dhe lundrimet mbi detin e paanë. E bija e Shqevos, e shëndetshme dhe e fuqishme, që kryente punën e burrave, tërhoqi vëmendjen dhe interesin e kapedan Dhimitrit. Vajza ishte një admiruese e flaktë e luftërave dhe gjithnjë sytë e mendjen i kishte nga deti. I përshëndeste çdo ditë me dorë e sidomos anijen e Januzas që hidhte spirancën në Limanin e Specias. Ajo ishte vajzë krenare e optimiste, këmbëngulëse e trime. Nuk hezitonte ta thoshte mendimin e saj edhe në kuvende burrash. Madje edhe para njerkut të saj, Dhimitër Lazaru, të cilin fshati e respektonte si njeri të leshtë e të urtë, ajo nuk nguronte të shprehej hapur.
Ajo në krye të flotë së Specias u tregoi osmanllinjve dhe botës mbarë, se ç?është e aftë të bëjë një grua kur lufton në emër të lirisë, të drejtës dhe në deje i zien gjak trimash. Ajo do të mbetet përjetësisht në piedestalin e pavdekësisë si simbol i luftëtares së deteve, e krahasuar me gjeneralët dhe strategët më të shquar ushtarakë të flotave luftarake detare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 4:30 pm

Dora d'Istria (Elena Gjika)

Elena Gjika rridhte nga familja shqiptare Gjika, që drejtoi Rumaninë në shekujt 17-19.

Elena Gjika studioi prejardhjen e shqiptarëve duke gërmuar në arkiva dhe për historinë e shqiptarëve thoshte Erdhi koha që edhe historia jonë të dalë nga varri, ku e kanë futur farisenjtë e shumtë.

Ajo konstatonte: Trualli i të parëve tanë ruan kujtime të çmueshme nga qytetërimi i lashtë! … meqë bashkatdhetarët e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur pellazge i është dashur ta mbrojë vendin e të parëve të saj jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllavë…. Kryesorja për shqiptarët është që të përcaktohet mirë prejardhja e tyre e lashtë dhe të mos ngatërrohen me ndonjë fis sllav pak a shumë të errët, sikurse bëjnë akoma mjaft dijetarë, fjalorë enciklopedikë dhe gazetarë.... Unë besoj si ju, zotëri, se duhet përfituar nga çdo rast për të përhapur ide më të sakta mbi prejardhjen historinë dhe gjuhën e stërgjyshërve tanë.

Elena Gjika analizoi dhe plagët e shqiptarëve, një ndër ta ishte edhe përçarja. Ajo thotë: duhet zgjuar ndjenja e bashkimit në shkallë kombëtare. Pa e zhvilluar plotësisht këtë ndjenjë, nuk duhet ndërmarrë asnjë hap përfundimtar, sepse shqiptarët mund të shfrytëzohen për interesa që nuk janë të tyre. …Por fryma fisnore, ende më e fortë se fryma kombëtare, mund të ushqejë tek ata iluzione të rrezikshme. Prandaj, para se të fillojnë luftën e fundit, ata duhet të harrojnë mosmarrëveshjet shekullore që kanë ndarë toskët dhe gegët, bij të po atij atdheu, sepse kjo është rruga që u siguron pavarësinë e vendit.

Ajo flet edhe për kontributin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane: “Trimëria e tyre u jep të drejtën të luajnë rolin kryesor në gadishullin lindor.”… Turqia do të katandisej për t’i qarë hallin derisa edhe vetë Azia e Vogël është mësuar të dridhet përpara shqiptarëve, trimëria e të cilëve ka mbetur po ajo që ka qenë në kohën e Skënderbeut” “Në shekullin XVII dora e hekurt e të tmerrshmit Muhamet Qypryliu Rishëliëja e Lindjes myslimane, e shpëtoi vendin nga përkuljet e para të ëmbla të këtij gjumi fatal.” Çështja e rënies së Perandorisë Osmane ka për shqiptarët një rëndësi që nuk e ka për të tjerët.

Shqetësim për të, që ishte shqetësim edhe për mbarë shqiptarët, ishte tendenca e pansllavizmit që po dukej në horizont. Ajo në lidhje me këtë thoshte: Është e domosdoshme t’i pritet këtu rruga dyndjes së pansllavizmit…. Turqia e verbuar humbi marrëzisht përkrahjen e atyre që mund t’u prisnin rrugën përparimeve gjithnjë e më të mëdha të pansllavizmit. …Duket sikur ministrat turq nuk kanë asnjë ide mbi shpalljet dhe përgatitjet e pansllavizmit, të cilit sukseset e habitshme të pangjermanizmit ia kanë shtuar së tepërmi shpresat. … Në fakt, planet e pansllavizmit nuk parashikojnë asgjë të mirë si për shqiptarët ashtu dhe për rumunët e grekët. … Pushtimi i Shqipërisë është prej kohe një nga ëndrrat më të preferuara të politikanëve më të vendosur të pansllavizmit. … Është shumë e vërtetë, zotëri, siç e thoni fort bukur, që shqiptarët, të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël edhe para kërcënimeve të pansllavizmit, vendosën të mbajnë anën e Perandorisë Osmane. … ….ditën që osmani do të dorëzohet, serbët do të sulmojnë shqiptarët, bullgarët do të hidhen mbi grekët etj dhe kështu beteja e popujve do të pasohet nga lufta e dy feve, që prej aq shekujsh përpiqen të shtien në dorë gadishullin tonë…... Perëndimi është i interesuar të pengojë synimet për zhdukjen e shqiptarëve si komb. Simbas tyre, në asnjë mënyrë nuk duhet shkatërruar pengesa e fundit, që nuk i lejon pansllavizmit të dalë në Adriatik dhe në Detin Jon

Elena Gjika flet edhe për rrugët që do t’i nxjerrin shqiptarët nga prapambetja. Ajo thotë ... përpjekjet që do të bëjnë shqiptarët për të krijuar bashkimin e tyre intelektual, shkencor e moral, që është baza e bashkimit politik. Ajo flet për përhapjen e arsimit e të diturisë, për krijimin e institucioneve kulturore e arsimore shqiptare, për ngritjen e një Akademie Shqiptare, hartimin e fjalorit shqiptar. Për organizimin e lëvizjes politike në Shqipëri, si një hap më tej, që do të çonte më vonë në lëvizje të armatosur kombëtare. Ideja për bashkimin kombëtar shprehet para së gjithash në idenë e saj se “Pa rilindje letrare nuk ka aspak ringjallje politike”... … puna e parë në Lindje nuk janë deklaratat apo manifestimet “patriotike”, por të zgjuarit e jetës intelektuale, që është burim i çdo veprimtarie shoqërore dhe i çdo përparimi të vërtetë.

Kurorëzimi i bashkimit politik dhe kryengritjes së armatosur do të çonte në një vend të bashkuar ku dëshira e Gjikës ishte që të bëhet “toka e trimave dhe atdheu i bujqve punëtorë dhe të zgjuar, që do të mundin ta bëjnë pjellor këtë vend të vaditur me gjak prej kaq shekujsh”

Nga libri Ahmet Kondo “Dora D’Istria për çështjen Kombëtare”. Në këtë libër gjendet edhe korrespondenca e Dora D’Istrias me Jeronim De Radën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 5:42 pm

Jeronim De Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX në Itali eci përpara proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të marrdhënieve të reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe
Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.
Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet `30 doli në skenë oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870. Frytet e fitores i korrën borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë.
Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.
Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi„ dhe "kultin e ndjenjës„, që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.
Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët e Milosaos„, që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:
"Erdhi dita e Arbërit„!
Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si komit.
Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si mësues privat në një familje fisnike të Napolit.
Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare.
Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe„(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar me forcë kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe nëpërmjet publiçistikës. Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat„, poemën "Gjon Huniadi„ variantin e fundit të "Serafina Topisë„, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 5:58 pm

Faleminderit për këto postime të vlefshme Ilta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Mar 10, 2009 12:52 am

Ymer Berisha

Ymer Berisha u lind ne Gjyrgjevik te Madh. Si intelektual me kultur te gjere e patriot do te beje perpjekje deri ne vetmohim, per clirimin e Kosoves nga okupimi serb.
Ne shpirtin e tij vlonte deshira per kosoven e lire, per bashkimin e shqiptareve brenda kufijve etnik, per Ribashkimin e SHqiperis.
E pikrisht me 28 nentor 1944.Ne Drenice Obri do te mbaje nje tubim me burrat e ksaj ane, dhe aty do te thote.
Nuk ka bes me serbe.
Prandaj duhet te organizohemi dhe te luftojme deri ne bashkimin kombetar.
Pas shpartallimit te kryngritjes se Drenices dhe vrasjes se trimit SHaban Polluzha. Dhe pasi shuhet rezistenca e Adem Voces ne Shale.
Profesori do te kalon ne ilegalitet ne anen e Prizrenit ne Anadrin ku formon Organizaten politike
<>.
Kjo organizat vazhdoi luften guerile, me sukses ne keto ane.
Profesori ne luft te pa barabart vritet me nend bashk luftetar, qe te gjith i perksnin organizates Besa Kombetare.
Per vrasjet,dhunen ndjekjet dhe terrorin e asaj kohe te OZN-se po i shkeputi disa te dhena nga libri i anti shqiptarit.
Sinan Hasani Kosova te verteta e mashtrimet.
Ku shkruan
Pas shpartallimit te krynengritjes se Drenices, organizatat tona shoqerore-politike organet DLP,te milicise, dhe te Korpusit te Mbrojtjes popullore vazhduan punen ne spastrimin e terenit nga mbeturinat e elementeve Kontrarevolucionare dhe te gjithe te arratisurve.
Mirepo edhe atehere nuk kishim mjaft forca e nuk ishin krijuar kushtet kretesisht te favorshme qe armiku te likudohet plotesisht.
Sipas nje rikapitullimi gjat vitit 1945 u eliminuan 1416 te arratisur, prej te cileve 292 u vrane, 148 u zun rob, ndersa 195 u dorezuan, U vran 9 dezertore nga njesiti UNCJ-se u zun 57 kurse u dorezuan 847.
Ne Greqi iken 196 kurse ne SHqiperi 25 veta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyWed Apr 08, 2009 1:19 am

sofra pa i pa ti vete me sy te tu patriotat mos o vella me te ndegjume apo me te shkrume çka shkruain hajde ta perkrahim edhe ne se qai paska ken patriot!
Baba im sa ka kontribue kerkund emri tij,!Babgjyshi edhe ma shume dhe kerkund !Migjallaret e mi do jan vrare ne frontin kundra bugareve dhe ka vrare gjenerala Bugar dhe emri tij si shurra e pules.Une tani po te tregoi per vete i masim me kan ke deshire por sy me sy me dale dhe neper troje shqiptare,jo vetem ne komune tende dhe emri im ne hamam te hyres dhe i tere mundi im qe dhash per ty e per tan shqiptaret ma rrasen,dhe meritat e mija tjeret mi vodhen..dhe me thone se po genjeje o shpirt.A genjejn deshmitaret po edhe ata genjejn sepse frigohen.Dhe historin e shkruain siq u rekomandohet me genjeshtra.Ne mashtrohemi shpejte dhe shpejte gufojna pasi treni na tretet diku larg ne pafundesi.Per kerkan mos diskoto pa ta pa syt e tu...Mundesh vetem per veteveten me shkrue çka ke ba cilit shpiun ja ke kajte,apo armikut çka i ke shkaktue,por me fakte.O Sofra une kam fakte te gjalla inqizime dhe shqiptaret me thone se une çenkam tradhetar spiun i shkaut.Historia e shqiptareve eshte mbrapeshte dhe fund mos e qojm ma larg se na del gjiriz.Por mendo per te ardhmen se çka do na gjene,a do mbesim si qenje dhe si gjak shqiptari apo çka..Une me 1997 ne nje mbledhje te akademikeve ne Bec te Gjakoves me dr. e shkoles se larte ia pata then po tan shqiptaret patriotabre po me dalin me gjak shkau qe i keni shkrue ne histori dhe na mesoni keq!!!O Haxhi futja pordhe me tha,po marrim rroge dhe keshtu duhet me ua mesue te rinjeve historin.Qe de .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 12:20 am

Driniii
A e njeh qete njeri qe e permende ,nga eshte dhe si e vrane ????

Dhe pasi shuhet rezistenca e Adem Voces ne Shale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 12:46 am

E bre HAXHI , sa njeri ka kontribue per atdhe e s'ju ka permen emri... s'po shkojme ma larg se ne keto 60 vitet e fundit.

Sa e sa njeri ka kontribu me shpirt e me zemer per atdhe e sot as emrat nuk ju permenden. Me i than dikuj a e njeh filanin te thote JO kush eshte ai ? Edhe keta qe po permenden sot , nuk po permenden me deshire e me nder , po thjesht per interesa te politikuajve servile. Sepse ne shpinen e tyre shesin trimni , si Thaçi e Ramushi qe ne shpine te luftes sot le qe e shtremberojne idealin e 3 luftrave te fundit por edhe perfitojne mbi figurat kombetare. Po e marrim rastin e politikes se sotme servile e cila perfiton nga figura e Adem Jasharit me slloganin "Bac,u kry." , mire reagoi Bekim Jashari qe dul taman si burrat e tha JO BAC S'U KRY ! Keshtu duhet te ngrihen te gjithe familjaret e te reneve dhe pastaj i gjithe populli duhet t'i mbeshtes , se u ka ardh fundi genjeshtrave e perfitimeve mbi figurat kombetare.

Njoh njerez qe kane shit shtepite e tyre e i kane dhane parat per UÇK-ne e kane hanger burg ne serbi ka min. 10 vjet e kur kane dal , kane dal me probleme psikike nga dhuna e torturat barbare sllavo-serbe. E sot keta njerez nuk kane asnje mbeshtetje , biles as emri nuk ju permendet. E keta Thaçat e Ramushat ne shpine te popullit u ben milionera...

S'po e zgjas me shume , se çdo fjale eshte e tepert per keta politikuaj servile qe meritojne burgim te perjetshem , se me i vra ua lehtesojme punen dhe na falenderohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 9:56 am

Mergimtari
Anëtar aktiv
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Biere4
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 962-3

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Icon_minigender_male
Numri i postimeve: 598
Age: 17
Vendi: Larg atëdheut
Profesioni/Hobi: Demaskoj spiunët
Points: 79
Reputation: 1
Registration date: 31/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty



Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Icon_post_targetTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Oct 06, 2008 8:50 amFigurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Quote10

+
----
-



katunariplak shkruajti:
Te nderum forumista , keto histori duhet te jen kudo neper faqet shqypetare,
Lexim te kendeshem dhe ju kerkoj falje nese ju kam sqetesu
Hahahahhaah a jeni i sigurt katunariplak ?
Unë mendoj që këto histori e kanë vendin në kosh edhe atë në fund të koshit që të mos kutërbojn , për të ruajtuar trutë dhe për t'i mos infektuar me këtë virusin tuaj.
_________________
"Çlirim , bashkim dhe zhvillim."
Ti Mergimetari, kjo ashete e 3ta here qe ngaterrohesh me mua, 2 here me nofken,Katunari plak, njihere me nofken Medalim! kjo ashete e 4-terta, dua tju pergjigjem ne ate qe me thuani a ia mbaj qirin Berishes! Aty ku ste shkon per shtati ty dhe shokeve tu, si njerz me idologji te meprpesheta qe jeni informua, nuk pirtoni pa ofendua anetaret dhe figurat e medha kombetare qe vertete kan kontribua per ceshtjen kombetare. Ne baze moshes tuaj jam mundua ty dhe disave femive si ty qe ju ndersejn te tjer per me perezi muhabetet ketu, skam dashete te pergjigjem ofendimeve dhe provokimeve tuaja.
Mundohesh te thuash dicka ketu ta mesosh Haxhin!
Edhe pse pajtohem ne kete raset ke shkrua do fjale me vend!po sa ju permebahesh ti atyne thenjeve tua qe ti je nji nder ato qe i kundershton veprimetaret dhe atedhetaret e vertete? Kush ta imponon mendimin tan?, politiken, qe vjelle verer ndaj disa figurave kombetare qe jan deshmua nga historija per veprimetarin e tyne si prijes dhe atedhetar te denj te kombit, une nuk muned ta di ase ta konetrolloj mendjen tane, por ti ne ate moshe te njom qe ke , me mire te bjen te ndegjosh se sa te folish ven e pa ven.
Shiqo cfar i thua Haxhiut e lexo cfar me ke shkrua mua te kjo teme !? Dielli nuk zihet me shami o Mergimtar, ty dhe disa te rive me duket se dikush ua imponon akoma mendimin dhe bindjet tua ua foremojen ashtu si u konvinon dikuj, si dikur qe naj impononte socializemo-komunizmi titisto enverist per te meshef marrezit e tyne, Atedhetaret nai shpallenjen trathetar, proletaret komunistat,bashkepuntoret e shakut nai imponoonjen per trima ,heroj. Populli i di bijet e vete se kush si ka veprua, e din me mire se cdo individ, grup, parti, i din trathetaret,i din Atedhetaret, kjo qe thua ti ka disa te verteta,por mos u genje kote na koti ,se populli i ka dite me kohe, se ka pas te drejten tua jepi hakun ashtu si e kan meritua. Une nuk dehsiroj qe te rit te mbyllin gojen,asepak nuk pajtohem me ate,ne realitet une kam deshir qe te ritt tan te angazhohen me shume ne qeshtjen kombetare,sidos ne historin ton te sakatosun deri me sot, kete munden vetem te rit, gjenerata e aresimueme muned ta pastroj kombon nga demagogjit e ndrysheme, tua jap hakun se kujna qe e meriton, por vetem me aresim dhe gjykim te drejet jo me gjelozi e perqamje grupesh e interesa individuale.
Pershendetje per te gjithe,
KATUNARI PLAK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 11:16 am

O katunari plak , ai qe po ja fut kot je ti.

Se une per Berishen nuk flas pa argumente , po me argumente.
Tek tema e Berishes i ke gati te gjitha te zezat e tija.

E tash ty qe te konvenon politika e Berishes eshte çeshtje tjeter! Eshte po ky Berisha qe po mundohet te ndryshoje politiken , heronjte ti kthej ne tradhtare e antishqiptare ndersa tradhtaret , perçaresit e servilet ne heronj!!!

Eshte po politika e Berishes qe ka hartu nje liber per klasen e 6te te lendes se gjeografis ku Greqia shtrihej deri ne VLORE.


E ke UÇK-ne , miqesine me Millosheviçin , 97-ten , GERDECIN , JANULLATEN , FAZLLIÇIN , ...

Me faqezi se Berisha nuk besoj qe ka pas kombi jone ! Flasin faktet e argumentet e jo emocionet sikurse ti qe lidhesh me te emocionalisht dhe perputhjet e ideve te tua me ato te Berishes.

Hajt shendet se se shpejti do te del jashte lojes Berisha bashke me Fazlliçat e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 11:18 am

Gabim :
Eshte po ky Berisha qe po mundohet te ndryshoje politiken

Permiresim :
Eshte po ky Berisha qe po mundohet te ndryshoje historine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 4:32 pm

haxhiu shkruajti:
Driniii
A e njeh qete njeri qe e permende ,nga eshte dhe si e vrane ????

Dhe pasi shuhet rezistenca e Adem Voces ne Shale.
I nderuar z.Haxhiu
Per ket njeri qe ju me pyetni, une e njoh vetum mbas revistes ORA te vitve te 90 , dhe simbas librit qe kam lexuar, dhe me lart kam sjell disa te dhena,
nga ai liber antishqipetar.
Per Ymer Berishen kam shkruar edhe nje her ne gazeten BESA SHQIPTARE
Ajo qe me ka shtyar te shkruaj per ket figur te ndritur eshte ideologjia e tina shqipetare kombetare, jo ideologji e huaje!
Dhe qe ajo qe trgon se ai luftoi fashizmin dhe sllavokomunistet serb.
E po ja qe ne jemi gjithmon te vonuar, e harroim shpeit, dje harruam profesor Ymer Berishen, sot harroim profesor Ukshin Hotin, e nuk e
perkrahim Albin Kurtin, dhe ne vend qe te bashkohemi, rreth idealve te ketyre, ne vazhdoim te beim pytje te pakuptimta!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySat Sep 12, 2009 6:26 pm

Përkujtohet ikona e demokracisë, Azem Hajdari

Bota sot, Tiranë
Është përkujtuar në Tiranë, 11 vjetori i vdekjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari. Azem Hajdari, është vlerësuar si një nga figurat më të rëndësishme të politikës pluraliste.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot paradite një vizitë në familjen e Azem Hajdarit, me rastin e 11-vjetorit të ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të njërës prej figurave më të ndritura të historisë së pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 AZ
Presidenti Topi viziton familjen Hajdari
Gjatë vizitës dhe bashkëbisedimit me familjarët, Kreu i shtetit shqiptar, përmendi dhe ndau me ta disa prej kujtimeve më të veçanta dhe më të paharrueshme të njohjes, miqësisë dhe punës me të ndjerin Azem Hajdarin, duke nënvizuar forcën e tij të karakterit, guximin, vetëmohimin dhe besimin tek populli shqiptar dhe triumfi e konsolidimi i demokracisë në Shqipërisë. Azem Hajdari u shqua për këto veti qysh në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990-të, për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes edhe Urdhri i lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës.
Bashkëshortja, fëmijët dhe të afërmit e të ndjerit Azem Hajdari, falenderuan Presidentin Topi për nderimin që i bën gjithmonë kujtimit të “Pishtarit të Demokracisë” duke shprehur njëkohësisht edhe një herë mirënjohjen për vizitën.
Kryetari i Shtetit e theksoi vlerësimin për këtë figurë të shquar të historisë së demokracisë shqiptare edhe gjatë një prononcimi për mediat, në të cilin u shpreh: “Natyrisht që vitet kalojnë shumë shpejt, por Azemi mbetet në memorien e gjithësecilit, sidomos të miqve dhe të shokëve të tij. Një njeri shumë i veçantë, me një karakter të fortë, gati-gati të papërsëritshëm. Kjo është arsyeja që ne e kujtojmë Azemin jo vetëm në përvjetorin e rënies së tij, por në çdo moment tjetër kur flitet për heronj. Ne heronjtë i përfytyrojmë si personazhet e librave, por ky është një hero, që ne e kemi parë në çdo hap, e kemi parë shumë afër në aksionin politik dhe në aksionin shoqëror. E thashë edhe në takim me familjarët e Azemit që është një nga ato personazhe, i cili përkujtohet pa asnjë lloj note hipokrizie. Përkujtohet me shumë vlerësim, me shumë dëshirë dhe besoj që kështu do ta kujtojnë Azemin të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët si dhe ata që e kanë njohur nga larg, besoj që edhe ju”.
Përkujtimi nga Kryeparlamentarja Topalli
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 TOOP
Kryetarja e Kuvendit homazhe në nderim të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari.Jozefina Topalli:Azemi ishte dhe mbetet modeli i politikanit të ri për të guxuar.Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli bëri sot homazhe në memorialin e Heroit të Demokracisë, liderit të lëvizjes studentore, deputetit Azem Hajdari, në përkujtim të përvjetorit të ndarjes së tij nga jeta.Zonja Jozefina Topalli shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode, Nënkryetari Astrit Patozi, bashkëshortja dhe fëmijët e Azem Hajdarit, të afërm e përfaqësues të partisë demokratike vendosën kurora me lule në nderim të liderit të dhjetorit 90’ vrarë në 12 shtator 1998.Për Kryetaren e Kuvendit “Azemi ishte kalorës i lirisë. Ishte dhe mbetet modeli i politikanit të ri për të guxuar dhe për të qenë në çdo moment i zoti dhe i aftë për të mbrojtur atë që beson. Kjo është gjëja më e rëndësishme për çdo politikan të ri.“Më pas Kryetarja e Kuvendit së bashku me përfaqësues të Partisë Demokratike bënë një vizitë në shtëpinë e Azem Hajdarit, ku u takuan e biseduan me bashkëshorten e tij Fatmira, fëmijët dhe të afërmit e Heroit të Demokracisë.
Figurë emblematike
Ashtu si çdo vit kur mbërrin data 12 shtator, krerë të lartë të Partisë Demokratike përkujtojnë me ceremoni të posaçme përvjetorët që ikin një nga një të vrasjes së kolegut të tyre, Azem Hajdari. E cilësuar si “vrasja e shekullit”, sivjet ajo mbush 11 vjet që nga data e ndodhisë në 12 shtator 1998. Në ceremoninë e sotme merrnin pjesë përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike. “Azem Hajdari do të mbetet një model për politikanët e rinj dhe modeli i guximit për demokracinë”, mësohet të jetë shprehur në fjalën e saj përkujtimore nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, e cila e ka ngritur lart figurën e Hajdarit. “E kujtojmë me dhimbje atë kohë. Falë asaj kohe kemi sot demokracinë dhe vlerat e saj”, ka thënë më pas përfaqësuesi i lartë i selisë rozë, Ridvan Bode.
Që të gjithë kanë përmendur vlerat e pamohueshme që i dha demokracisë shqiptare Azem Hajdari, i cili 11 vite më parë u nda nga jeta në mënyrë të padrejtë nga një vrasje, për të cilën drejtësia shqiptare tashmë e ka dhënë gjykimin e saj.
12 shtator 1998 do mbahet mend si data kur u vra ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari dhe shoqëruesi i tij, Besim Çerja. Në fund të gjykimit të çështjes, në 29 prill 2002, gjykata e Tiranës dha vendimin, duke shpallur fajtor Jaho Salihin me burgim të përjetshëm; si edhe duke akorduar 25 vjet për Izet Haxhinë dhe 20 vjet burg për Ismet Haxhinë.
Azem Hajdari, është v;erësuar si një nga figurat më të rëndësishme të politikës pluraliste. Ai u qëllua për vdekje pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 shtator të 1998 së bashku me truprojën e tij Besim Cerja.Azem Hajdari luajti një rol kyç në vitet e para të demokracisë. Ai ishte një nga studentët e dhejtorit dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Me rastin e përvjetorit të 10 të vrasjes së tij do të organizohen disa aktivitete që do të nisin me një ceremoni pranë memorialit të tij. Dy ditë më parë Azem Hajdari u dekorua nga presidenti Bamir Topi me Medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeu për kontributin e tij në forcimin e demokracisë.

| 12.09.2009
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 12azemi-
Presidenti Topi në familjen e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë shqiptare, në përvjetorin e 11-të vdekjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySat Sep 12, 2009 9:08 pm

RRALLE i vijnë Historisë së një Populli ,heronj të dimensioneve kaq të mëdha ,si ato të Azem Hajdarit.Azem Hajdari u rritsi polikannder betejat për tëvendosur pluripartizmindhe demokracine vërtet në Shqiprie lodhur dhe të raskapitur nga diktaura më e egër e Hoxhiste..
Përulem me respekt para vepres atdhetare të pa harruarit,HEROIT TE DEMOKRACISE,AZEM HAJDARIT!!!


(Ndalohen shkrimet kapitale ,shkrimet me germa të mdha )Stafi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySat Sep 12, 2009 11:10 pm

Figurat ma te njohura te qeshtjes ton qe marrin pjes ne coptimin e kombit ton, me dashje apo pa dashje: Jan SALI BERISHA FATOS NANO IBRAHIM RUGOVA BUJAR BUKOSHI ARBER GJAFERI RAMUSH HARADINI HASHIM THAQI FATMIR SEJDIU ALI AHMETI.

(Ndalohen shkrimet kapitale , me germa të mdha )stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySun Sep 13, 2009 9:32 am

11 vjet pa "Pishtarin e Demokracisë", Azem Hajdari

12-09-2009 / Gazeta 55Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 51398azem

Azem Hajdari, simbol i pluralizmit në Shqipëri, udhëheqës i Lëvizjes Studentore të vitit ’90 që solli rrëzimin e diktaturës komuniste, u kujtua sot në 11 vjetorin e ndarjes nga jeta (12 shtator 1998) me një ceremoni kujtimore që u zhvillua pranë memorialit të tij, pranë selisë së PD-së. Azem Hajdari u lind në 11 mars 1963 në qytetin e Tropojës, në skajin verilindor të Shqipërisë. Pas përfundimit të shkollës së mesme në qytetin e tij të lindjes ai vijoi studimet në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike në Univeristetin e Tiranës, ku dhe u diplomua për filozofi në vitin 1993, ndërsa në vitin 1995 u diplomua si jurist. Në vitet 1993-1994 ndoqi kualifikimin pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjuhë angleze e filozofi, ndërsa në 1996 për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen në Gjermani. Në dhjetor të 1990, ai ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore për shembjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ndërsa në vitet 1991 - 1993 nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas gati 50 vjet diktaturë komuniste. Deputet i PD-së në katër legjilslatura, Azem Hajdari, ka qenë anëtar i Kryesisë së kësaj partie dhe në vitet 1992-1996 Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un. ‘Qytetar Nderi” i pothuajse të gjitha bashkive e komunave të Shqipërisë, si në Tiranë, Vlorë etj, në vitin 2002 Azem Hajdari u nderua me Urdhërin “Nderi i Kombit”, ndërsa në vitin 2003 me Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySun Sep 13, 2009 10:50 am

azem hajdarin e vrav vet salihi per arsye tina se shum ishkolluar ju rrezikohej vendi ne parti. salihit keshtu edhe vret taktik komuniste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySun Sep 13, 2009 4:38 pm

PD, vrer e shpifje ndaj Azem Hajdarit

"Fiks Fare": Deklaratat para dhe pas vrasjes


Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, simbol i saj, vlerësohet nga Partia Demokratike pas vdekjes, ndërkohë që për vite të tëra, pikërisht kjo parti, kur Azem Hajdari ishte në të gjallë të tij, ka hedhur vrer kundër tij me shpifje nga më të ndryshmet. Kjo PD e ka zhvlerësuar figurën e tij për gati pesë vjet.

Lideri i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ka qenë më i sulmuari nga partia e tij, Partia Demokratike, për ta larguar nga posti i kryetarit. E njëjta PD që sot e nderon, e cila kur ishte në opozitë akuzonte ish-kryeministrin Fatos Nano, si vrasës të liderit të saj, premtonte rihapjen e dosjes për vrasjen e Hajdarit, 11 vjet më parë dërgonte në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i PD-së.

"Fiks Fare" tregoi dje të vërtetën e qëndrimit të PD-së ndaj Azem Hajdarit kur ai ishte gjallë, tregoi se si e ka zhvlerësuar PD-ja figurën e Hajdarit, të cilin e quante ushtar të turpit, në shërbim të Sigurimit të Shtetit.

Që në fillim të vitit 1993, PD filloi sulmin ndaj Azem Hajdarit. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1997, kur u përjashtua edhe nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Për katër vjet, PD ka sulmuar Azem Hajdarin dhe kjo vërtetohet nga gazetat RD të asaj kohe. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Nuk është sulm brenda një dite apo një nate, por sulm që ka zgjatur vite të tëra, që nga viti 1993 e deri pak muaj para se të vritej. Për periudhën që ishte gjallë, PD e vrau moralisht dhe politikisht Azem Hajdarin me shpifje. Në atë periudhë, Hajdari ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nëse shfleton gazetën "Rilindja Demokratike", organ i PD-së, gjen fakte nga lufta që i është bërë nga PD liderit të saj. Kreu i PD-së, zoti Sali Berisha, përmes gazetës së tij, Azem Hajdarin, e quante ushtar të turpit, njeri të keqpërdorur politikisht. Në faqet e gazetës RD, organ i PD-së, të ndjerit Azem Hajdari i bëheshin një sërë pyetjesh publike. PD, përmes RD-së e ka pyetur Azem Hajdarin se kush e kishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sa padronë kishte ndërruar deri në momentin që PD i drejtonte këto pyetje.

Në numrin 728 të gazetës RD, datë 13 gusht 1994, Azem Hajdari, i cili ishte në grevë urie, cilësohet si ushtar i Kurt Kolës dhe ushtar i turpit. "Në procesin e depersonalizimit progresiv, të ndërrimit të ustallarëve, i gjori deputet Hajdari përfundoi në shegert të Kurt Kolës apo në ushtar të fundit të tij…. Zoti Hajdari, thonë zërat e këqij, po vazhdon grevën e urisë me raki e meze në shtëpi… Studentët e ‘90-ës nuk po i përgjigjen, ata që e shtrydhën e flakën tej", shkruante atëkohë gazeta e PD-së.

"Hajdari dështon. Vetëm 20 vetë në mitingun e organizuar prej tij në Tiranë", është një tjetër titull i gazetës RD të asaj periudhe.

Disa vite më pas, kur Azem Hajdari iu bashkua BSPSH-së (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë), gazeta RD i komenton kështu veprimet e tij: "Hajdari duket se ka vendosur të sakrifikojë shumë. Deri tani është larguar nga posti i kryetarit të komisionit parlamentar për rendin dhe SHIK-un e, më pas është dëbuar dhe nga Këshilli Kombëtar i PD-së". Lufta kundër tij ndihet qartë që te termat e përdorur në faqen e RD-së. Nuk thonë se është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së, por është dëbuar. Sulmi ndaj Hajdarit nuk mbetet vetëm në nivelin e komenteve të veprimeve të tij, por shkohet më tej, deri në akuza për vrasje. Në një rubrikë "Thuhet kafeneve", të organit të PD-së, në mes të rreshtave lexon: "Në kafenenë e Xhelës thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve, para dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë i armatosur, i braktisur nga të gjithë, i rrethuar nga 80-lekëshat…".

Sipas PD-së, në kohën kur ishte gjallë Azem Hajdari, askush në vitin 1990 nuk ka shkuar pas tij. Ky koment bëhet në periudhën kur Hajdari organizonte protesta kundër qeverisë dhe RTVSH-së. "Kanë dështuar bashkë me Azem Hajdarin dhe ëndrrat e përkrahësve të tij, që vendosin një paralelizëm mes dhjetorit të viteve ‘90 dhe këtyre ditëve. Askush në dhjetorin e ‘90-ës nuk ka shkuar pas Azem Hajdarit, studentët dhe gjithë rinia iu bashkuan PD-së me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit". Duke e cilësuar si "një kloun mjeran të politikës shqiptare, njëkohësisht PD deklaroi, në periudhën kur filloi sulmin ndaj tij, se ai (Hajdari) kishte qenë i dështuar që në fillim të karrierës së tij. Madje, PD e cilëson si njeriun më shterpë të politikës shqiptare, si një njeri të verifikuar negativisht në politikën shqiptare. Një ditë pas grevës së tij të urisë, gazeta RD shpalli publikisht ndarjen e PD-së nga Azem Hajdari, duke shkruar: "Ndarja përfundimtare e Hajdarit me njerëzit ndodhi dje. Ishte e domosdoshme një ndarje e tillë. Ishte në të mirë të njerëzve e po ashtu, edhe të Hajdarit". Faqet e para të organit të PD-së në muajin janar 1997 ishin të mbushura me tituj që shpallnin përjashtimin e Hajdarit nga grupi parlamentar i PD-së. Vendimin e kryesisë për përjashtimin e tij RD e cilëson si divorcin përfundimtar mes tij e PD-së.

Pas vrasjes së Azem Hajdarit, më 12 shtator 1998, qëndrimi i PD-së dhe kryetarit të saj, z. Sali Berisha ndaj Hajdarit, ndryshoi kryekëput. Hipokrizia shkoi deri atje sa nga një njeri i cilësuar prej PD-së si i dështuar, spiun, i keqpërdorur politikisht, Azem Hajdari shndërrohet në hero të demokracisë. Vetë Berisha nuk e pranoi asnjëherë vendimin e gjykatës, dhënë në prill 2002, që e cilësonte vrasjen e Azem Hajdarit për motivin e dobët të hakmarrjes. Me hipokrizi, kur Hajdari u vra, e cilësuan krimin ndaj tij si një vrasje politike dhe e ngritën në piedestal. Ndërkohë që për vite me radhë e kishin sulmuar, akuzuar dhe përjashtuar nga radhët e tyre dhe ia kishin mohuar rolin në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit. Të njëjtët njerëz që hodhën vrer kundër Azem Hajdarit, dhe shpifën sa mundën, me hipokrizi, shkojnë sot e vendosin lule në vendin ku u ekzekutua dhe ku prehet.

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Modify_inline
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySun Sep 13, 2009 4:38 pm

Dëshmia e Nafiz Bezhanit, avokat i familjeve për procesin e 2 prillit dhe letra që i dërgonte kryetarit të PD-së. Akuzat e tij për ndërhyrjen e qëllimshme të politikës për të mos zbardhur vrasjen e Arben Brocit në Shkodër dhe të Azem Hajdarit në Tiranë

Lidershipi i Partisë Demokratike ka qenë i interesuar të fshehë të vërtetën për ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në Shqipëri pas vitit 1990. Akuzën e ka bërë avokati i ndjerë Nafiz Bezhani, i cili ishte caktuar nga PD-ja të bënte avokatin e familjeve të dëshmorëve të masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër dhe në gusht 1997 votohej nga e majta si Kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurave.

Avokati i referohej një letre të gjatë që i kishte dërguar kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në vitin 1999, ku e pyeste se pse nuk kishte kërkuar hetim të pavarur për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit, Azem Hajdari dhe pse nuk kishte ndikuar, siç bëri me vrasjen e Arben Brocit në 1991, që familja Hajdari të përfaqësohej me një avokat në gjyq.

Avokati Bezhani, kujton këtu edhe pengesat dhe manipulimet që PD-ja i bëri procesit të zbardhjes së të vërtetës për masakrën e 2 prillit 1991 dhe këmbënguljes vetëm për përfitime politike nga gjaku i martirëve.Z. Bezhani, ashtu siç e thekson edhe vetë në pjesën e fundit të trilogjisë “Mëkatarët”, nga është shkëputur dëshmia e mëposhtme, prej disa vitesh gërmoi sekretet e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit dhe të persekutorëve që përndoqën atë, familjen e tij dhe mijëra shqiptarë të tjerë.

Por, siç nënvizon vetë avokati, ndërsa largonte 104 funksionarë të lartë nga detyra, sepse kishin rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ai shikonte me hidhërim se si qeveritarët e rinj të lidhur me trafiqet bënin biznese në vend, pra jo duke përjashtuar “mëkatarët” nga pushteti, por duke i shtuar ata.

Dëshmia e Bezhanit vjen sot, kur PD-ja ka vendosur të miratojë në Kuvend një ligj për “Spiunët”, i cili, sipas ekspertëve, nuk e pastron administratën, por i shërben partisë në pushtet që të kënaqë ambiciet e saj, për të pasur sa më shumë pushtet në institucionet e pavarura kushtetuese dhe për të vënë nën trysni segmente të drejtësisë që kanë në duar dosjet korruptive të zyrtarëve më të lartë të qeverisjes 3-vjeçare të PD-së

Dëshmia e avokatit Nafiz Bezhani

“Kur u ngarkova me detyrën e avokatit mbrojtës të katër familjeve të dëshmorëve të demokracisë, të vrarë në 2 prill 1991, shumë shokë dhe miq e quajtën të nxituar vendimin tim dhe më qortuan. Në fakt, unë e kisha të qartë se në këtë proces nuk ndeshej drejtësia me krimin, por opozita me pushtetin, pra unë do të isha para një lufte të egër politike.

Por unë e pranova këtë detyrë, duke deklaruar publikisht se nuk do të bëhesha lodër e politikës, por do të ushtroja rolin e avokatit mbrojtës në rrugët që më njihte ligji me korrektësi dhe profesionalizëm. Edhe pse në grupet hetimore ishin përfshirë shumë hetues me eksperiencë, ata nuk ishin lejuar të vepronin lirshëm, në zbatim të ligjit, për të arritur në zbulimin e së vërtetës mbi këtë ngjarje, por u ishin dhënë drejtime të caktuara që, në fakt, u bënë pengesë për zbulimin e së vërtetës.

Duke kujtuar disa nga procesverbalet hetimore kryesore, apo aktet e ekspertizës, të quajtura “shkencore”, nuk mund të gjeje të provuar asgjë tjetër, veç kërkesat e politikës, që këmbëngulte me çdo kusht që të provohej se vrasja e Arben Brocit dhe Nazmi Kryeziut, ishte bërë me automatik “Kallashnikov” të qëlluar nga dezhurni i Komitetit të Partisë. Me konkluzione të tilla, kërkohej penalizimi i Partisë së Punës, për të gjithë këtë masakër. Personalisht e quaj një mendim naiv kërkimin e rrugëve të tilla për të fajësuar një parti.

Fajësia e kësaj partie mund të rezultonte edhe në qoftë se dy të vrarët nuk janë qëlluar nga dera e Komitetit të Partisë, njëlloj siç mundet të mos rezultonte fajtore ajo, në qoftë se provohet që ajo është qëlluar nga dera e saj. Për të provuar fajësinë, duhet të kërkohet hetim profesional, i drejtë, i ligjshëm, pa ndërhyrjen e politikës, pa dhënë orientime të tilla ordinere, që bëjnë shumë të ndërlikuar hetimin e çështjes. Pasi lexova dosjet hetimore, vendosa të futem thellë, aty ku për fat të keq nuk ishte futur hetuesia.

Nëpërmjet librit të shërbimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dt. 2 prill 1991, u njoha me bisedat telefonike që ishin kryer, midis kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër dhe me udhëheqjen e Ministrisë, si dhe me njoftimet që kishte bërë nëpërmjet telefonit kjo ministri, për Kryetarin e Këshillit të Ministrave. Gjithashtu munda të marr protokollin e mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së, për analizën që i kishte bërë ngjarjes, të cilat krijuan tek unë një vizion pak a shumë të saktë për çështjen.

Në të gjithë këtë dokumentacion, për mendimin tim, mungonte një nga veprimet ligjore të rëndësishme dhe të domosdoshme që, pa dyshim, do të ndihmonte shumë, në orientimin e saktë të hetimit: mungonte eksperimenti hetimor, që duhej të bëhej, të paktënpër vrasjen e Arben Brocit dhe Nazmi Kryeziut.

U habita për këtë mungesë. Si mundet vallë, të mos bëjnë asnjë eksperiment hetimor, për një tragjedi kaq të madhe?! Praktika jonë hetimore ka treguar se edhe kur përplasen dy makina, ekspertët do të shkojnë për të kontrolluar vendin e ngjarjes dhe në të shumtën e rasteve bëjnë edhe eksperimentinhetimor për të përcaktuar fajësinë.

Po në Shkodër që u bë “kasaphanë” tronditëse, përse të mos bëhej asnjë eksperiment hetimor? Duke e konsideruar të rëndësishme dhe të qëllimshme këtë mungesë, i kërkova hetuesisë që të bënte menjëherë, të paktën një eksperiment hetimor, atë të vrasjes së Arben Brocit. Për këtë qëllim bisedova me të ëmën e Arbenit, për t’i marrë përkohësisht pantallonat që mbajnë shenjat e plumbit vdekjeprurës, sigurova edhe një listë me disa nga ish-demonstruesit e vijës së parë, që kishin parë qartësisht vrasjen e Arbenit, dhe mund të përshkruanin vendin dhe pozicionin e vrasjes së tij, me qëllim që të vendosej manekini në pozicionin ekzakt të vendit të vrasjes së Arbenit.

Një organizim i tillë i eksperimentit hetimor do të tregonte saktësisht rrugën nga kishte ardhur plumbi vdekjeprurës, duke përcaktuar kështu edhe pistën e saktë të vazhdimit të hetimit. Por, hetuesia nuk e përfilli kërkesën time. Mora vesh se ishte ndërhyrja e një politikani, i cili kishte mbetur shumë i pakënaqur nga propozimi që kisha bërë unë. Në këto kushte iu drejtova personalisht Prokurorit të Përgjithshëm me një letër të hapur, të botuar në organet e masmedias.

Por as ai nuk m’u përgjigj. Por, procesi më qesharak që kam parë në atë dosje, është ekspertiza balistike, e kryer nga një i ashtuquajtur “shkencëtar”, ku tregohet flurudha e plumbave që kanë vrarë dy dëshmorët, në një rrugë të jashtëzakonshme. Sipas tij, plumbi i dalë nga automatiku “Kallashnikov”, pikërisht nga dritarja e dezhurnit të Komitetit të Partisë së Rrethit, është përplasur në rrugë dhe ka bërë rikoshetë, duke u ngritur përpjetë, duke e goditur Arbenin në bel, pastaj është ulur disa centimetra poshtë barkut.

E njëjta gjë paska ndodhur edhe me vrasjen e Nazmi Kryeziut. E gjithë kjo bëhet për të plotësuar dëshirën e politikës, se plumbat vdekjeprurës janë nisur nga dera e Komitetit të Partisë. Këto konkluzione, janë jo vetëm absurde, por edhe shumë të dëmshme për suksesin e hetimeve. Procesi i 2 prillit në Shkodër u trazua nga politika me qëllimet e saj të mbrapshta. Për mendimin tim, ai proces ka pasur shumë shanse të mira për t’u zgjidhur shpejt dhe drejt. Çelësi ka qenë pikërisht eksperimenti hetimor i kërkuar nga unë.

Me siguri që ai eksperiment hetimor nuk do t’i çonte hetuesit në ndonjë derë, siç i çoi “eksperti”, apo politika, por në një dritare nga është qëlluar, jo me “Kallashnikov”, por me snajper të prerë në majë, për të shtuar efektin goditës. E, pasi të ishte gjetur kjo dritare, ishte lehtë, shumë lehtë, për të ecur lirshëm më në thellësi të ngjarjes. Por nuk deshi politika. Edhe kur unë këmbëngula, nuk munguan kërcënimet dhe fyerjet, duke më thënë publikisht: “avokat i persekutorëve”.

Ngjarja tjetër tragjike, mbi të cilën ende nuk është hedhur dritë e plotë, është vrasja e pabesë e deputetit Azem Hajdari, një nga liderët kryesorë të Partisë Demokratike. Nuk mund të mos mbetesh i habitur, kur pas pak minutash nga vrasja e tij u deklaruan publikisht vrasësit, ndërsa organet e drejtësisë nuk vepruan.

Për pasojë, në vazhdim, kjo ngjarje tragjike u përdor për destabilizim të vendit dhe për luftë të egër politike. I shqetësuar shumë për mundësinë e krijimit të ngjarjeve të parashikuara, si jurist me eksperiencë dhe si ish-i përndjekur politik, më 24 tetor 1999 iu drejtova me një letër të gjatë zotit Berisha. Mes të tjerave thosha: “Për zbardhjen e çështjes “Hajdari”, nuk kam të qarta disa probleme, për të cilat mendoj se janë në kompetencat tuaja. Do të isha i lumtur, në rast se ju do t’i vlerësonit kërkesat e mia dhe do të më jepni përgjigjen e nevojshme.

1. Pas vrasjes së zotit Azem Hajdari, në postin: zv/prokuror i Përgjithshëm ka qenë zoti Gani Dizdari, jurist i vjetër dhe penalist me eksperiencë, me origjinë nga Tropoja, mesa jam informuar, gjithashtu miku juaj dhe i zotit Hajdari. Po kështu, prokurori i Gjykatës së Apelit të Tiranës ka qenë zoti Neshat Fana, miku juaj, pa përmendur pastaj shumë prokurorë të tjerë, simpatizantë të deklaruar të Partisë Demokratike.

Atëherë, zoti Berisha, duke pasur gjithë këto kushte të favorshme, përse nuk i kërkuat Prokurorisë së Përgjithshme që çështjen “Hajdari” t’ia besonte një ekipi të propozuar nga ju? (Kuptohet lehtë zoti Berisha, se ju nuk ishit i interesuar për ta zgjidhur shpejt këtë çështje, për shkak se e kishit si bazë të fortë të politikës kundër pushtetarëve. Por jo, zoti Berisha, drejtësia duhet të bënte punën e saj dhe ju personalisht duhet ta kishit ndihmuar atë).

2-Për ngjarjet e 2 prillit 1991, në Shkodër, ju, zoti Berisha, këmbëngulët që familjeve të dëshmorëve të demokracisë t’u jepej e drejta për t’u përfaqësuar me avokatë në gjykimin e çështjes, ndonëse në atë kohë nuk kishte ligj të tillë. Por sot, një të drejtë të tillë e kemi të sanksionuar në Kodin e Procedurës Penale. Atëherë pse nuk ndikuat edhe në familjen Hajdari, që të kishin edhe ata përfaqësuesin e tyre gjatë hetimeve, si dhe në gjykimin e çështjes? (Edhe kjo është e qartë, zoti Berisha, ju ishit për bojkotim të plotë të hetimeve.

Por edhe në këtë rast se ju e keni pasur gabim, Drejtësia duhet të bënte punën e saj, pavarësisht nga interesat e politikës tuaj). Por, ajo që kishte rëndësi të veçantë në zbardhjen e çështjes “Hajdari”, ka qenë mundësia e dëshmisë së zotit Neza, i mbijetuar nga kjo ngjarje tragjike, i vetmi dëshmitar okular që mund t’i shërbente zbulimit të atyre që kryen ekzekutimin e dy të vrarëve dhe plagosjen e tij. Por kjo provë e vetme u zhduk misteriozisht. U tha se ishte dërguar në Turqi, me gjithë familjen e tij për t’u kuruar. Po pastaj? Mijëra e mijëra dollarë u shpenzuan për ta mbajtur të fshehur atë…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySun Sep 13, 2009 4:39 pm

Interviste/Perikli Teta: Me 13 shtator kam urdheruar arrestimin e Jaho Salihit


Roland QAFOKU

"Kam urdheruar arrestimin e Jaho Salihit". Ne menyre krejt te papritur dhe papandehur, Perikli Teta, ish-Ministri i Brendshem, tregon nje nga anet e panjohura deri tani vetem nje dite pas atentatit te deputetit Azem Hajdari. Sipas politikanit aleancist, vetem pak ore pasi Partia Demokratike kishte nxjerre deklaraten ku emri i Jaho Salihit ishte i akuzuari kryesor, kishte dhene urdher per ta prangosur. Por, nje gje e tille nuk u arrit pse ne 13 dhe 14 shtator godinat e shtetit u sulmuan me arme e tanke. Por, te papriturat e Tetes nuk perfundojne ketu. Per here te pare jo vetem nga goja e Tetes por edhe tere politikaneve dhe zyrtareve shqiptare jane sulmuar prokuroret e huaj. "Shprehje me prokurore norvegjeze dhe suedeze me bejne per te qeshur" deklaron pa iu dridhur qerpiku politikanit 59 vjecar. "Une do ta quaja fyerje jo vetem per drejtesine shqiptare, por dhe per nje qytetar thjesht shqiptar, neqoftese grupet hetimore do te vareshin nga te huajt". Kete mendim e con me tej kur pergjigjet pyetjes se si e komentonte dergimin e versionit te PD-se ne Ambasaden Amerikane. Sipas tij, kjo do te thote se shteti nuk ekziston. Por, tashme i kthyer ne nje njeri qe jep deklarata te forta, Teta nuk ka lene pa siluruar drejtesine. Sipas tij, duhet te hapen kurse analfabetizmi per te mesuar te shkruajne shqip. Dhe si celes te zgjidhjes se dosjes ai deklaron se Rakipi dhe Tirana duhet te kishin dhene doreheqjen. "Derisa PD-ja deklaroi se nese behej keshtu ceshtja zgjidhej atehere perse nuk e dhane doreheqjen keta prokurore?" Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Teta shpjegon te gjitha momentet se si i kontrolluan shtepine, cfare e kane pyetur ne 20 ore prokuroret e dosjes "Hajdari" dhe si mund te zgjidhet ceshtja.



Zoti Teta, jeni i pari politikan i rangut te Ministrit te Rendit qe merreni ne pyetje ne rrethana te cuditshme nga prokuroria per ngjarjen e deputetit te vrare Azem Hajdari. Pse ndodhi kontrolli i baneses suaj pikerisht ne nje ore te hershme mengjesi?

-Une e kam te qarte, nuk jam cuditur pse ndodhi heret ne mengjes. Arsyet dihen, per cdo veprim, cdo qytetar i nje shteti duhet te dije me cfare ceshtje ka te beje. Une e kam shume te qarte dhe e kam pasur kete prej kohesh dhe di qe Shqiperia eshte nje shtet i nje komunizmi te ringjallur dhe si i tille te gjithe shtetasit jane te pasigurte, jeta e tyre eshte e pasigurte te gjithe shtetasit duhet ta mbrojne vete jeten e tyre dhe duke qene shtet i ringjalljes komuniste, shtet i idealeve te revolucionit te tetorit, mund te ndodhe gjithcka sepse ky shtet nuk di cben me shtetasit e tij. Megjithate, une ua kam thene ketyre shpesh, une kam folur publikisht, kam qene i hapur dhe lidhur me ceshtjen "Hajdari" kam dhene gjithcka per ta ndihmuar ate qofte si qytetar, qofte dhe si ish-minister i Rendit Publik.

Nga sa eshte publikuar ne shtyp insistimi i Prokurorise ka qene rreth nje blloku shenimesh qe ju keni pasur ne momentin kur keni qene Minister i Rendit ku kishit shenime qe lidheshin drejtpersedrejti me ngjarjen. A eshte e vertete kjo gje?

-Sic thashe per natyren e ketij shteti, nje nga tiparet gjithashtu themelore te tij eshte se ky nuk qeveris, ky mbreteron dhe ka delirin e gjithe pushtetit dhe kur ka delirin e gjithe pushtetit, ai kujton se mund te beje gjithcka. Ai kujton se mund te vije tek ish-ministri ne cdo ore, t'i hyje ne shtepi dhe t'i kerkoje cfare te doje. Sistemi komunist nuk qeveris. Thashe, mbreteron. Prandaj une i pres ftohte, i prita pas ores 7.00 te mengjesit, isha i shkumosur, i hapa deren, i futa ne shtepi dhe i thashe te me presin derisa u lava. Mbarova tualetin dhe pasi biseduam, pashe nje vendim gjykate, i cili per disa sekonda me tronditi. Objekti: Kontroll banese dhe baza ligjore, neni 202 i Kodit te Procedures Penale, i cili ben fjale per materialet dhe sendet e gjetura tek te pandehurit. Por, une, sic po te them, ishte nje tronditje shume e perkohshme per mua, pasi nuk i kam borxh dikujt, ia kam thene te gjitha, hapur dhe aq me teper per ceshtjen "Hajdari" kam bere dhe do te beje gjithcka qe kjo ceshtje te shkoje sa me shpejt ne gjyq. Jo per te zbardhur sic e perdorni ju ose politikanet e tjere ceshtjen "Hajdari", por per fillimin e ceshtjes. Nuk i kam marre seriozisht veprimet e tyre mbasi jane veprime te nje kategorie njerezore qe u mungon burreria, u mungon ndershmeria, u mungon korrektesia dhe kjo eshte arsyeja qe vijne pas oresh 7.00 te mengjesit. Sado qytetar te jesh me ta, cdo dite do te ndeshesh me aktet prej asaj natyre qe permenda. Gjithsesi, e kam harruar. Veprimi i tyre do t'i sherbeje zgjidhjes se ceshtjes prape do te jem i lumtur. Por dyshoj. Dyshoj, sepse nuk i besoj analfabetizmit. Drejtesia shqiptare ka nevoje te zhvillohen sa me shpejt kurse kunder analfabetizmit.

-Ju mendoni se komunikimi juaj me prokuroret ka pasur mungese joprofesionalizmi dhe etike?

-Lexoni vendimin gjyqesor me te cilin ata erdhen tek une dhe do te cuditeni, plotesuar nga njerez qe nuk dine te shkruajne as emrin e tyre, as daten, nuk e kam e kam tani ketu, vendime te mbushura me gabime ortografike. Keshtu qe eshte e lidhur me ate qe thashe secili duhet te mbroje jeten e tij ne te gjitha menyrat.

-A kane insistuar per bllokun e shenimeve prokuroret?

-Vendimi kishte nje formulim te cuditshem. Kontrolli i baneses behet me qellim per te sekuestruar nje bllok personal me shenime sekrete. Ju shpjegova atyre qe eshte nje marrezi profesionale, llogjike, arsimore te quash nje bllok edhe personal edhe me shenime sekrete. Sekreti eshte institucion, sekreti ka nje kuptim juridik dhe aq me teper kur bisedon me nje ish-minister, qe shkallen e sekretit eshte ai qe e percakton ne ate institucion qe drejton. Pra, ata erdhen per te kontrolluar shtepine per te marre pikerisht kete marrezi, bllok me shenime personale dhe sekrete, qe nuk mund te ekzistoje kurren e kurres. Megjithate, une jam njeri qe mbaj shenime ne jeten time. Une nuk shkruaj ne copa letre dhe nuk flas me hamendje dhe kjo eshte arsyeja qe para se te largohesha pas vrasjes se te ndjerit Azem une kam dashur te jape doreheqjen qe te nesermen ne mengjes. Kam njoftuar Ceken, por rrethanat u renduan dhe e shtyva per disa dite dhe pas qetesimit te gjendjes une dhashe doreheqjen sic e dini, por perseri fjalet une nuk i them pas nje viti dhe te modifikuara. Une kam takuar drejtorin e hetimeve Agim Tiranen pas doreheqjes time, i kam dhene me shkrim c'kam pasur per kete problem. I kam dhene nje bisede te incizuar shume te gjate dhe pas kesaj jam larguar. Kam shkuar perseri ne grupin hetimor, kam deponuar mbi 20 ore. Ndoshta keto jane arsyet per te cilat une jam goditur me prapa, ndoshta keto jane arsyet qe me cuan edhe ne burg. Por, sic e thashe nuk jam i cuditur aspak sepse une i njoh dhe i pres te gjitha nga keta. Une nuk mund te shqetesohem nga njerez qe nuk dine mire shqip, nga njerez qe nuk dine te shkruajne emrin e tyre. Une jam shume i qete. Qellimi im eshte te ndihmoj ne dergimin ne gjyq te ceshtjes "Hajdari". Do te me vinte shume keq nese kjo ceshtje do te behej element i fushates elektorale per zgjedhjet lokale.

-Z.Teta shpreheni se ju do te ndihmoni qe ta coni ceshtjen ne gjyq ne c'menyre do te jete ndihma juaj dhe ku konsiston ajo?

-Ndihma ime konsiston ne ate qe ka nje vertetesi pyetja juaj sepse une i kam konsumuar te gjitha ato qe kam, por do te vazhdoj te inkurajoj te gjithe organet e drejtesise, politiken shqiptare, te vihet ne dispozicion sepse kjo ceshtje mund te ishte zgjidhur shume thjesht, pa u bere objekt elektoral, pa u bere e tille qe jo te perdoren fjale bombastike pa kuptim, jo vrasja e shekullit. Lideri Berisha ka bere nje propozim: Te jape doreheqjen Rakipi dhe Tirana dhe ceshtja zgjidhet per nje jave. Le te provohej. Drejtesia eshte ideal moral. Le te provohej, le te jepnin doreheqjen. Doreheqja eshte per burra, kjo mund te jepet cdo dite.

-Me fal, por prokuroret aktuale qe jane tani te grupit hetimor jane te pavarur dhe nuk i raportojne fare Prokurorit te Pergjithshem dhe drejtorit Tirana dhe ne krye te tyre eshte nje prokurore norvegjeze. Puna e tyre eshte me vete, ne nje fare menyre kane shkelur dhe ligjin dhe nuk raportojne fare tek asnjeri. Ku do te ndihmonte doreheqja e Rakipit dhe Tiranes?

-Ne Shqiperi nuk ka asgje te pavarur. Jo vetem ne Shqiperi por gjithkund, te gjithe jane te varur. Nga pikepamja kushtetuese dhe ligjore, as ky grup nuk eshte i pavarur, nuk mund te jete i pavarur. Aq me teper keto shprehje me prokurore norvegjeze, suedeze, finlandeze me bejne per te qeshur. Prokuroria duhet te jete shqiptare dhe do ta zgjidhin shqiptaret. Une do ta quaja fyerje jo vetem per drejtesine shqiptare, por dhe per nje qytetar thjesht shqiptar, neqoftese grupet hetimore do te vareshin nga te huajt. Une e pranoj qe kam takuar nga keta, nuk kam pranuar t'u shpjegohem atyre, por per mua ata jane thjesht konsulente dhe asgje tjeter. Nuk mund te jene drejtues kurren e kurres. Ne jemi shtet sovran dhe sovraniteti, pavaresia e nje shteti eshte e gjithanshme. As drejtesia, as policia, as ushtria shqiptare nuk mund te varet nga te huajt, per mua.

Mos doreheqja e deri tanishme e prokuroreve qe permendet, mos valle bllokon procesin?

-Kete e permenda jo se kjo eshte pengesa, nuk eshte aspak pengese por ishte nje nga elementet qe mund te ndihmonte zgjidhjen e shpejte te ketij problemi dhe te nderpriste politizimin e ceshtjes e te bente te qarte forcat politike qe sa nderhyjne keto ne kete ceshtje per qytetaret e thjeshte. Ky ishte nje element dhe i vetem, por jo i gjithepushtetshem dhe jo qe do ta zgjidhte perfundimisht ceshtjen.

Z.Teta, procesi hetimor i ndjekur deri tani mendon se ka kapercyer pika apo fakte te cilat jane teper te rendesishme per zbardhjen e procesit?

-Mendoj qe po.

-Ky kapercim apo mospermendje e personave dhe mosmarrje ne pyetje e personave qe kane qene ne funksione apo ne lidhje drejtperdrejte me ngjarjen si mund te kapercehet?

-Kjo eshte nje handikap, eshte nje dobesi e institucioneve shteterore ne Shqiperi perfshi dhe organet e drejtesise. Jo pa qellim e thashe ate qe duhet filluar me kurse kunder analfabetizmit. Shume vite me pare kam pare nje studim qe thoshte per ushtaret amerikane. Ushtari qe nuk di mire anglisht nuk mund ta mbroje Ameriken. Kjo qendron dhe per Shqiperine dhe per cdo vend ne bote. Ai qe nuk di shqip, ai qe emrin e tij e fillon me germe te vogel nuk mund ta mbroje Shqiperine, nuk mund ta mbroje drejtesine, prandaj ai nuk therret dot personalitete te larta politike, ai u trembet atyre. Ai nuk ka force t'i detyroje ata sepse e thashe drejtesia eshte ideal moral, por ne Shqiperi per mua nuk ka vlere termi te bejme reforma dhe te vendosim drejtesine dhe Shqiperia eshte ne nje gjendje sot qe drejtesia duhet imponuar. Por keta nuk e imponojne dot me keta nuk imponohet pa bere kurse kunder analfabetizmit.

-Si do ta mendonit ju vete vijimin e metejshem te procedures per zbardhjen sa me shpejt te vrasjes se deputetit Hajdari?

-Une nuk jam prokuror, nuk jam gjyqtar, por me sa e kuptoj une per mua eshte ceshtje e perfunduar dhe duhet te shkoj ne gjyq. Te gjitha te tjerat s'kane vlere.

-Por autoresia ka mbetur ende anonime.

-Nuk e di. Kur them qe ceshtja duhet te shkoje ne gjyq patjeter nenkuptohet qe problemi eshte i mbyllur.

-Ju jeni i vetmi ish-zyrtar i larte qe jeni marre ne pyetje nga prokuroria per kete ceshtje nderkohe qe ka shume politikane dhe emra te tjere qe kane qene ne krye te ekzekutivit shqiptar qe jane thirrur, por nuk jane paraqitur. C'perben per ju kjo?

-Kjo per mua eshte e lidhur me ate qe thashe qe ne Shqiperi drejtesia duhet imponuar, nuk vendoset por nuk ka njerez qe ta imponojne dhe ata qe nese jam thirrur une ata jane te sigurt qe une vete ne cdo moment qe ata me therrasin. Ndersa te tjeret nuk shkojne dhe ata nuk kane force t'i therrasin. Kjo eshte arsyeja. Une mendoj qe kjo ceshtje duhet te zgjidhet sa me shpejt dhe ekzistojne te gjitha mundesite dhe do te krijonte nje qetesi, do te krijonte nje klime te pershtatshme politike, do te krijonte nje besim ne organet dhe administraten shteterore per te punuar dhe do t'i bente njerezit qe secili te bente detyren e tij dhe une iu thashe kam ikur nga posti i Ministrit te Rendit Publik me bindjen e plote qe lidershipit politik dhe atij qeverises i mungojne tre cilesite kryesore. I mungon ndershmeria per kryerjen e detyres dhe i mungon kurajo e guximi. Zgjidhja e kesaj ceshtje do te bente qe pikerisht tani ne vjeshte ky popull te shkonte dhe te votonte per ata njerez qe i kane keto tre cilesi qe permenda. Ky eshte mendimi im.



Ne daten 13 shtator ju keni deklaruar ne TVSH se nje nga pistat e hetimit eshte edhe versioni i PD-se ku sipas saj autor ishte Jaho Salihi, ish-shef rendi ne Tropoje. A jeni edhe tani ne nje mendim?

Natyrisht deri sa nje gje e tille u dha zyrtare nga kjo parti ishte e nevojshme qe te merreshin masa. Une qe diten tjeter kane dhene urdher per arrestimin e Jaho Salihit, por filloi sulmi kunder Ministrise se Rendit dhe ne 10.45 filloi sulmi kunder Keshillit te Ministrave keshtuqe nje gje e tille nuk u mundesua.

-Per momentin tjeter konfirmimi nese ai ishte ne pune ose jo?

-Per konfirmimin une kam deklaruar edhe ai ka dhene nje interviste te "KJ". Pas ores 7 ne daten 13 me kane njoftuar qe ai ndodhet ne pune. Une i kam kerkuar qe ai te lidhet me mua ne telefon dhe te flase me mua direkt. Rreth ores 7.30 ai ka biseduar me mua dhe me ka thene qe une kam qene ne shtepi dhe grupin e gatshem qe une kisha derguar atje e kishte takuar grupi i gatshem dhe kishte biseduar me te.

-Po per momentin tjeter qe Prokuroria ka thene se u ka kerkuar bllokun e shenimeve, por ju nuk ua keni dhene. Ku e dinte prokuroria qe ju kishit nje bllok shenimesh?

-Une e theksova ate budallallekun qe prokuroria thote bllok personal me shenime sekrete. Te kesh nje bllok sekret do te thote qe te jete nje bllok, te cilen gje duhet ta dine dhe njerezit e thjeshte e prokuroret e gjyqtaret, duhet te kesh nje bllok me faqe te numeruara apo jo, te jete nje bllok i sekretuar, te jete me vule dhe te jete i regjistruar ne nje nga sekretarite. Perderisa keto nuk ekzistojne, une prokuroreve gjate bisedes i kam thene qe une mbaj ditar. Une mbaj ditar politik dhe nje ditar personal. Madje une njehere prokuroreve, po keta prokurore me kane pyetur qe sa e ke pasur numrin e celularit dhe i kam thene une kam nderruar disa numra celulari dhe per ate kohe nuk e mbaj mend cili ka qene numri i celularit. Por, e kam ne nje bllok dhe kete bllok, me kane thene, na e jep ne ta fotokopjojme dhe u kam thene qe nuk duhet te arrini deri ketu. Eshte qesharake te arrini deri ketu qe doni dhe bllokun tim te telefonave shko ne PTT dhe pyet.

-Ju thate qe dhashe urdher per te arrestuar Jaho Saline. Me pare pse nuk eshte arrestuar Jaho Salihi. Deri ne c'date keni qene ju minister?

-E thashe edhe nje here qe ngjarjet rrodhen te tilla qe nuk u mundesua. Une ne detyre kam ndenjur deri ne 2 tetor.

-Pse s'u arrestua atehere?

-Ngjarjet rrodhen ne nje menyre te tille qe do te realizohej patjeter.

-Eshte thene qe dosja do te zbardhet shume shpejt nga Prokurori i Pergjithshem. Nderkohe zyrtare te tjere kane deklaruar se kjo perkthehet brenda 12 shtatorit, qe i bie ne dy vjetorin e vrasjes se Azem Hajdarit. Ju vete ne cilesine e nje njeriu qe dini jo pak per kete ceshtje, besoni se kjo ceshtje do te cohet ne gjykate brenda 12 shtatorit. Kam parasysh ketu qe dergim ne gjykate do te thote qe dosja te kete autore?

-Kjo varet nga ata. Nje premtim i tille eshte bere dhe para nje viti apo jo. Kjo varet nga ata. Por une mund te them kete qe ekzistojne te gjitha mundesite per ta mbyllur kete problem.

-Si eshte e mundur qe nga tere mazhoranca, ju keni qene i gatshem dhe vetem ju keni rrefyer. Si eshte e mundur qe nuk kane shkuar dhe ministra apo persona te tjere?

-Kjo varet nga dy gjera nga kuptimi qe kane shtetasit qytetare dhe politikane per detyrimet ligjore nga kuptimet qe kane kjo kategori njerezish dhe e dyta nga kuptimi dhe kembengulja, deshira dhe burreria qe kane organet detyruese qe duhet ta bejne kete pune.

-Tek ky grup hetimor, keni ndjere dicka te tille se keta e zgjidhin kete ceshtje?

-Une mendoj qe grupi hetimor i ka mundesite dhe aftesite per zgjidhjen e ketij problemi, per perfundimin e hetimit, nuk kam dyshim ne aftesite e tyre. Ata jane ne gjendje ta mbyllin kete problem dhe ta dergojne ne gjyq.

-Po lidhur me ceshtjen tjeter tuajen qe keni deshmuar ne Gjykaten e Tiranes per 14 shtatorin. Cfare behet me te. A ju kane thirrur. Flas per kohen qe deshmuat ne gjykate dhe u prangoset.

-Nuk di asgje, nuk me kane thirrur asnjehere. Nuk di gje per kete ceshtje. Perseri jam i gatshem te vihem ne dispozicion te organeve te drejtesise. Nga sa shoh ne media duket qe ceshtja 14 shtatori eshte plotesisht e degraduar.

-Nga ka ardhur kjo?

-Nga mungesa e profesionalizmit ose nga mungesa e deshires per zbatimin e ligjit.

-Keni deklaruar se ne 14 shtator teksa ktheheshit ne zyre, u kane qelluar me arme nga drejtoria e ShIK-ut e Tiranes?

-Kete e kam thene edhe ne gjyq. Kur jam kthyer nga Televizioni jam qelluar nga dy drejtime. Nga Bar-Kalaja te cilet i kam pare dhe ishin dy persona dhe u vra njeri ndermjet nesh ne trotuar dhe nga drejtimi i Galerise se Arteve. Ne mengjes kam derguar njerez dhe me kane thene qe ka 80 gezhoja ne oborr dhe kam kerkuar qe kjo te zgjidhet.

-Cfare ndryshimi kishte deshmia juaj qe bete ne kasete ne daten 4 tetor me deshmine qe keni dhene para prokuroreve te Azem Hajdarit?

-Absolutisht nuk ka asnje ndryshim.

Si e komentoni faktin qe kreret e PD-se nuk kane deponuar ne prokurori per vrasjen e liderit te dhjetorit?

-Nuk me duket normale pavaresisht nga cdo funksion qe ke, nga mosbesimi ne organet e dretesise. Une nuk kam besim tek organet e drejtesise, por per te deshmuar duhet. Neqoftese ti do qe ta zgjidhesh problemin duhet te deshmosh. Neqoftese dyshon qe ajo qe do te thuash e demton zgjidhjen e problemit, atehere perseri nuk e justifikon kete mosprononcim. Sepse gjithsesi ti je nje force politike e madhe, ti je opozita dhe ke nje grup parlamentar, ke perberse te komisioneve, ke sekretaren e komisionit te rendit dhe SHIK-ut domethene ke shume mundesi institucionale per zgjidhjen e tyre. Nuk e shoh aspak te drejte mosprononcimin e plote. Kuptohet do te jene veshtiresi.

-Si ju eshte dukur deklarata e atehershme e PD derguar ne Ambasaden Amerikane?

-Per mua, dikujt mund t'i duket jo normale, por e kam me ate qe thashe qe nuk njoh as norvegjeze, as UFO, as marsiane. Une jam qytetar i ketij shteti dhe te gjitha i bej ne ket shtet. Fakti qe t'ia dergosh nje ambasade te huaj, kjo do te thote te mos ekzistojne shteti yt, ta neglizhosh ne nje menyre te atille si te jete inekzistent. Por, prape duhet luftuar brenda ketij shteti sepse ne fund te fundit jane vetem institucionet shteterore qe mund te marrin vendime dhe jo ato te huajat.

Përshëndetje ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySun Sep 13, 2009 4:39 pm

Ish-Ministri i Brendshëm, Ali Kazazi tregon për terrorin që iu bë Azem Hajdarit nga maskat e policisë më 14 shkurt ‘98

Ja si iu bë prita Azemit në Milot

Ish-Ministri i Brendshëm, Ali Kazazi flet për gazetën "RD" rreth pritës që iu bë heroit të demokracisë Azem Hajdari më 14 shkurt në urën e Milotit. Ndërsa rrëfen me imtësi çdo detaj të pritës që iu bë Azemit më 14 shkurt të vitit ’98 nga maskat e policisë, Kazazi ende ndjehet i terrorizuar nga ajo skenë makabre. Ai flet i përqendruar dhe herë-herë psherëtin për kujtimin e hidhur të asaj dite kur maskat dhe kryepolicët qëllonin me breshëri kallashnikovi drejt makinës ku ndodhej deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari dhe djali i tij, Kiri. Nga ajo ngjarje tragjike kanë kaluar mëse dy vjet dhe asnjëri nga organizatorët e pritës ende nuk është përballur me drejtësinë. Jo vetëm kaq, por prokurorët politikë me Bujar Himçin, montuan një dosje fallco duke e akuzuar Azem Hajdarin se gjoja kishte dy pushkë të gjata në makinë. Bujar Himçi i zhduku të gjitha provat që vërtetonin se policët kishin qëlluar me armë në makinën e Azemit dhe më pas kishin hedhur disa armë në një kanal për të akuzuar deputetin demokrat se gjoja kishte armë pa leje në makinë. Dhe për të gjitha këto "merita" e mjaft bëma të tjera ndaj opozitës, Himçi u emërua zv/ministër i Rendit.



Ju keni qënë bashkë me Azemin më 14 shkurt të vitit ’98 kur policia u bëri pritë në hyrje të Milotit. A mund të na tregoni me hollësi si ndodhi atë ditë?



Është folur shumë për këtë ngjarje. Natyrisht edhe opinioni publik ka qënë shumë i sensibilizuar për momentin dhe për një kohë mjaft të gjatë deri sa rrodhën ngjarje të njëpasnjëshme dhe përfunduan në 12 shtatorin e po atij viti me vrasjen e heroit të demokracisë, Azem Hajdari. Detyrohem ta ripërsëris se më 14 shkurt në Milot filloi sulmi i ashpër ndaj opozitës, ndaj Partisë Demokratike, ndaj drejtuesve të saj dhe që vazhdoi me burgosje, bastisje, vrasjen e demokratëve. Unë ngulmoj që kjo është skema, me të cilën pushtetarët e sotëm erdhën në pushtet, vazhdojnë të mbajnë pushtetin për tre vjet e gjysëm, kërkojnë ta zbatojnë edhe në zgjedhjet vendore dhe vetëm me burgosje, vrasje e mbajnë pushtetin për një kohë shumë më të gjatë. Shpreh bindjen se shqiptarët tashmë e kanë mësuar të vërtetën dhe shumë shpejt do t’u japin përgjigjen që meritojnë duke i shporrur nga pushteti si njerëzit më të padëshirueshëm që ka parë historia shqiptare në qeverisje.



Atë ditë ju ndodheshit në Shkodër, kur në kthim forcat e policisë u zunë pritë në Milot, pse ndodhi një gjë e tillë?



Si dashamirës të futbollit, por mbi të gjitha si dashamirës të Shkodrës, në mëngjesin e kësaj dite tre nga drejtuesit kryesorë të klubit të futbollit "Vllaznia", si dhe mjaft dashamirës të tjerë jemi nisur për të parë ndeshjen e ekipit të zemrës me "Partizanin", rastësia e solli që të mos ndodhej aty edhe Prof. Dr. Selaudin Bekteshi, i cili do të kishte rastin të shihte edhe ai pritat e piratëve të pushetarëve nëpërmjet policëve, shikasve numri i të cilëve kalonte një mijë. Gjatë udhës në Mamurras një grup të rinjsh po festonin "Shën Valentinin", na dolën përpara na detyruan të marrim pjesë në gëzimin e tyre, ndërkohë Azem Hajdarin e morën të gjithë përqafe dhe e vendosën në krye të tavolinës. Nuk ndenjtëm shumë gjatë mbasi menduam se kishte më shumë vlera ndeshja e futbollit. Jemi ndaluar diku në një lokal në hyrje të Shkodrës për të ngrënë drekë, e cila zgjati vetëm dhjetë pesmbëdhjetë minuta direkt e përfunduam në tribunën e stadiumit "Loro Boriçi". Dëshiroj të theksoj një fakt, i cili nuk është trajtuar. Sapo Azem Hajdari kish hyrë në tribunë, mbasi unë hyra dhjetë minuta më vonë sepse u takova me disa futbollistë të shquar të vjetër, tribuna dhe pothuaj gjithë stadiumi shpërtheu në thirrjet: Azem Hajdari, Azem Hajdari. Ky ishte një moment që shprehu simpatinë, mirënjohjen, por dhe shpresën tek ky hero dhe tek Partia Demokratike për të ndryshuar atë situatë aq të rëndë që mbizotëronte në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë.

Gjatë gjithë rrugës, nuk pati asnjë ndalesë nga organet zyrtare apo pengesë me përfundimin e ndeshjes. Për të shijuar fitoren, gjithë drejtuesit e klubit, trainerë e futbollistë të shquar na shoqëruan dhe në dalje të qytetit u ndaluam për t’iu uruar fitoren dhe kemi qëndruar njëzet deri tridhjetë minuta. Duke ngulmuar nga dashamirët që ne të qëndronim më gjatë, ta festonim më gjatë, të niseshim ditën tjetër nga Shkodra, pa asnjë dyshim se Azemit, mua dhe të gjithë të tjerëve siç kishim ardhur, ishte përgatitur ky akt kriminal, i cili pati pasoja, por fatmirësisht nuk u realizua skema e pushtetarëve, e Neritan Cekës, e Fatos Klosit, e atyre që kishin dhënë urdhër dhe qindra e qindra forcave policore, të cilët vetëm policë nuk ishin, për të realizuar aktin e tyre kriminal.



Në ç’vend iu bë prita Azemit nga maskat e policisë?



Ndalesa e parë dhe provokimi i parë ka qënë në hyrje të Lezhës, ku makina e Azem Hajdarit në të cilën ndodhej dhe djali, Kiri ishte ndaluar, po kështu dhe disa makina të tjera që shoqëronin Azemin. Unë isha katërqind a pesëqind metra më larg makinës së Azemit, ngaqë u ndava më vonë me miqtë e Shkodrës dhe në këtë moment dëgjoja disa krisma armësh. Shoferin, me të cilin udhëtoja e porosis të shpejtojë, afrohem tek makina e Azem Hajdarit, i cili debatonte me kryepolicin e Lezhës. Makina e tij ishte qëlluar në pjesën e mbrapme. Dhjetëra e dhjetëra policë me maska, natën mbas orës shtatë drejtonin kallashnikovët. Përkëdo është krejt e qartë pse policët vendosën maskat natën, por kësaj pyetje mund t’i japin përgjigje më mirë ekspertët e policisë. Azemi u nis, ndërsa unë ndalova me drejtuesin e policisë së Lezhës pa patur nevojë të prezantohem sepse ai më njohu, kërkova spjegime dhe m’u shpreh se qe një keqkuptim dhe gjithçka është në rregull. Si mund të jetë në rregull, i them, kur makina e Azem Hajdarit dhe Kirit është qëlluar. Ai nuk më dha asnjë përgjigje. E them, me paturpësi u largua si një burracak dhe si një njeri që përpunonte plane ogurzeza në kokë, më la të vetëm në mes të katër rrugëve duke e parë mirë se makina që unë udhëtoja ndoqi karvanin e makinave të tjera. Them që ky shef kish plane ogurzeza se e vazhdoi rrugën me shumë shpejtësi dhe pabesi, komunikoi në radio me shefat e tij, gjë e cila u realizua në hyrje të Milotit.



Kush e drejtonte operacionin gjatë pritës?



Rruga e Milotit ishte bllokuar me makina të mëdha, me qindra policë me maska përballë, mbi gjithë malin majtas, si dhe anësore ku ishte kanali. Natyrisht të gjithë zbritëm nga makinat, Azemi dhe unë shkuam të merremi vesh jo më me një shef, por me disa, i Lezhës, i Laçit, i Mirditës dhe gjithë drejtuesit e forcave speciale që ka në dispozicion Ministria e Brendshme. Natyrisht, Azemi kërkoi arsyet pse na ndalonin dhe mbasi i thanë që do bëjmë kontrollin për armë, Azemi u tha plotësisht dakord, por do të kontrolloni dhe makinën time dhe si deputet dhe kryetar i Komisionit të Mbrojtjes i Parlamentit, do të më jepni dokumentat për sa verifikuat gjatë kontrollit.

Dua të shtoj se fakti që më tërhoqi shumë vëmendjen, aty nuk komandonte më një njeri, aty jepte urdhër çdo njeri që kishte maskë, i cili gjithçka mund të ishte, por vetëm polic nuk ishte. Me gjuhën e hajdutit, e banditit, e komitit ata insistonin të qëllohej dhe të na eleminonin. Natyrisht kur në makinë ndodhej Kiri, Azemi apo dhe ne të tjerët, të gjindesh në një pozicion të tillë, nuk kishe se si të mos revoltoheshe. I jam drejtuar shefit të Laçit dhe të Lezhës se është detyra juaj të sqaroheni me Azemin dhe t’i largoni menjëherë këta kriminelë, të cilët bëjnë thirrje për të qëlluar. Siç u thashë më sipër aty nuk merej vesh kush drejtonte, pra kush kishte komandën, por një gjë dihej dhe shihej në fytyrat e policëve, në fytyrat e njerëzve të etur për gjak se diku pesëqind apo një mijë metër më tutje për nga Laçi, Neritan Ceka e plot të tjerë si ai e drejtonin këtë skemë që mund të përfundonte dhe me tragjedi. Mbas shumë e shumë debateve, jo vetëm e paharruar, por si një akt që rrallë mund ta bëjë kush, është akti i nënës së Bardhok Ricës, e cila drejtoi duart nga policët dhe u bëri thirrje, do t’më vritni mua pastaj do të qëlloni mbi Kirin, Azem Hajdarin, Ali Kazazin e djemtë e tjerë. Akti i kësaj nëne dhe i djemve të Milotit dhe Laçit e parandaloi realizimin e planit kriminal. Gjysëm apo një orë më vonë erdhën drejtues të Partisë Demokratike, deputetë të Shkodrës e Tiranës. Debati për të realizuar kontrollin e makinave, ashtu siç u shpreh policia gjë të cilën e kërkuam edhe ne, u realizua vetëm mbas orës 04.00 të mëngjesit, pra mbas nëntë orësh bllokim dhe torture. Në këtë orë erdhi një farë Ilir Çano, zv/ministër i Brendshëm, i cili urdhëroi kontrollin e makinave dhe që në fytyrën e tij reflektoi shprehjen e një sadisti, të një operativi që s’ngopet me gjak njeriu, si dhe manifestoi shprehje të dukshme për dështimin e turpshëm të skenarit që kishin përgatitur. Më vonë mora vesh në qelitë e birucave se ishin gjetur dy pushkë të gjata në një kanal, se ne akuzoheshim për thyerje bankash në Tropojë, se ne ishim grupi më terrorist që kish njohur historia. Deklaratat e bëra në TV shtetëror dhe në Parlament nga zemërziu dhe flokëbardhi Neritan Ceka dhe se me eleminimin e këtij grupi me rrezikshmëri shumë të lartë shqiptarët tashmë gjetën qetësinë e shumëkërkuar.



Ç‘ndodhi më pas?



Siç dihet unë përfundova në burg bashkë me mjaft të tjerë, e kam deklaruar se trajtimi ka qënë i pranueshëm. Kam kaluar tre shkallë gjyqësore, shikoja gjyqtarët të cilët prisnin urdhërin për masën, shikoja prokurorët që dridheshin kur formulonin akuzat, ndonjëri shprehej se kështu e kam urdhërin, por urdhërdhënësi mbetej anonim, e sapo përfundonin pretencën, apo vendimin e masës së arrestit, çliroheshin nga një detyrim që u kishin varur në qafë shefat e tyre. Nuk mund të le pa përmendur një përfaqësues të Prokurorisë së shkallës së dytë, i cili me kurajo, por dhe me përbuzje tërhoqi akuzën dhe me revoltë u largua nga salla e gjyqit. Ai mori ndëshkimin me pushim nga puna ndërsa gjykatësit dhanë vendimin që plotësonte urdhërat e shefave të tyre.

Natyrisht mbas kësaj ngjarjeje, unë qëndrova për pesë muaj i izoluar, asaj dite dhe deri sot proçesi vazhdon të jetë i hapur në një të vërtetë që askush nuk më ka thirrur as mua as të tjerët, por të gjithë jemi koshientë se pasuan ngjarje shumë më të rënda deri në aktin më kriminal dhe tragjik të 12 shtatorit. Një pyetje është legjitime të shtrohet nga unë dhe besoj dhe nga gjithë të tjerët. Ky ministër zemërzi dhe flokëbardhë, çakenj si Mit’hat Havari, banditë si shefat e policisë, Lezhë, Laç, Mirditë, jua rikujtoj se forcat demokratike në Shqipëri do të fitojnë shumë shpejt, se shteti ligjor do të vendoset shumë shpejt në Shqipëri dhe përgjigja e kësaj pyetje është se këta banditë në krye të pushtetit do të dalin përpara drejtësisë, jo vetëm për 14 shkurtin, por për të gjitha aktet dhe krimet që kanë kryer.



Si mendoni ju, pse u organizua prita në Milot ndaj Azem Hajdarit dhe grupit që e shoqëronte atë?



Njerëzit cinikë që erdhën në pushtet si Neritan Ceka, Fatos Klosi e ata që kanë mbi vete, me çakenjtë si Mit’hat Havari, Ilir Çano etj. etj, menduan se opozita do të lëvizë kur të hapet semafori i tyre, se kundërshtarët e tyre politikë do të lëvizin me lejen e këtyre antishqiptarëve e jo vetëm Azem Hajdarit, por këtë mësim deshën t’ia imponojnë të gjithë kundërshtarëve politikë. Por si cinikë që janë si njerëz që mendojnë të rrinë e të jetojnë shumë pak në Shqipëri, që më 14 shkurt ata gabuan shumë rëndë. Mbas Milotit rrugët e sheshet e gjithë qyteteve të Shqipërisë i hodhën në koshin e fundrrinave qëllimet e tyre. Përveç saj ata me këtë rast kërkonin të cënonin figurën e Azem Hajdarit deri në banalitet, por e vërteta flet, ndryshe. Azem Hjadari, është heroi i shqiptarëve dhe këta banditë fundërrina të shqiptarëve.



Pse u bllokuan hetimet nga Prokuroria?



Unë nuk e di se kush i mori hetimet, por për një gjë jam i sigurtë se këta s’kanë çfarë të hetojnë, siç jam përsëri i sigurtë se janë këta njerëz, të cilët në një kohë shumë të shkurtër do të hetohen për këtë akt kriminal dhe dhjetra e dhjetra të tjerë që pasuan dhe shteti ligjor do t’u japë atë që meritojnë.



Intervistoi:

Rexhep POLISI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySun Sep 13, 2009 4:39 pm

TIRANE - "Sali Berisha na akuzoi i pari dhe ai duhet të ishte i pari që të vinte në gjyq. Unë di shumë gjëra për marrëdhëniet e tij me Azem Hajdarin, por do të flas vetëm kur ai të vijë këtu". Siç shkruhet edhe në Gazeta Shqiptare, nga banga e të akuzuarve Jaho Salihi i ka hedhur dorashkën liderit të PD duke e akuzuar atë njëkohësisht për një shumë prej 200 mijë dollarësh që ai ka paguar pas vrasjes së njeriut të tij më të afërt në PD. Nga stoli i të pandehurve Jaho Salihi ka akuzuar gjithashtu deputetin e sapoliruar të Tropojës si njeriun që mori pjesë në vrasjen e Fatmir Haklajt dhe plagosjen e tij. "Shteti këtu nuk hyn", tha Jaho Salihi, ndonëse njerëzit e politikës ndihen përreth. "Në mëngjes kam shkuar tek hoteli dhe aty kam kërkuar të plotfuqishmin Taulant Dedja. Ai më ka ndihmuar të lidhem me ministrin e atëhershëm, Teta. Teta më pyeti ku isha mbrëmë. Unë e gënjeva dhe i thashë që kam qenë sëmur në shtëpinë time. Kjo për arsye që kuptohen. Ai më tha të vij në Tiranë për sqarime, kurse unë i thashë: "Po a je prokuror apo je ministër". Nëse do të më pyesësh atëherë le të vijë këtu një prokuror. Më pas më tha që të qëndroja në Komisariat dhe të vazhdoja të punoja aty dhe të mos lëvizja. Kur jam takuar më pas me Fatmirin, ai më tha: "le të vijnë prokurorët se do ta merr vetë fajin përsipër". Më pas shkuam që të dy tek posta e qytetit pasi Fatmiri tha se do të tregonte dhe do të kërkonte prokurorin. Aty ka folur me jashtë me një njeri që e njihnim dhe ne po e njihnin mirë dhe ata. U fol për një muhabet parash dhe Fatmiri nuk duhet të tregonte. Menjëherë ai ndërroi mendje dhe tha: "nuk do të tregoj". Më pas mësova se Sali Berisha kishte ofruar 200 mijë dollarë për këtë. Fatmirin e kishin frikë të gjithë. E kishte frikë edhe baba i vet dhe kështu që unë s'mund t'i kundërshtoja për asgjë". "Kam dëgjuar se ata që vranë Azem Hajdarin u shpërblyen nga shteti me paratë e Bankës së Tropojës. Kjo nuk është e vërtetë. Sali Berisha ka dhanë 200 mijë dollarë për këtë punë. Më pas Sali Berisha i ka kërkuar Pandeli Majkos me gojën e vet "nuk dua që t'i dëgjohet më emri Jaho Salihit, Fatmir Haklajt dhe Izet Haxhisë. Une jam akuzuar për këtë vrasje, por shteti nuk ka dorë në të. Nuk është e vërtetë që unë dhe Fatmiri jemi takuar më Fatos Nanon në Rinas në datë 12 shtator siç thotë Dem Dollapi. Fatmiri madje ka kërkuar dy herë takim me Nanon më përpara dhe ky nuk i ka dalë fare. Sa i përket Skënder Gjinushit, është e vërtetë që ai ka qenë në Tropojë disa ditë para vrasjes dhe unë e kam shoqëruar atë por unë isha me detyre shef i rendit". "Edhe Azgan Haklaj që është kushëri me Fatmirin dhe që është liruar këto ditë, ka marrë pjesë në pritat me telekomandë. Ka marrë pjesë edhe në atentatin ku u vra Fatmir Haklaj dhe ku mbeta i palgosur edhe unë. Vrasja e Azem Hajdarit nuk është vrasje politike. Po të kishte dorë shteti atëherë ne do t'i kishin pasur aq miq sa të mos ishim këtu sot. Por duhet që këta prokurorët të ngjallin edhe një herë Azemin që nga '92-shi e të shohim mandej me rradhë përse u vra Azem Hajdari. Nëse Sali Berisha vjen këtu në sallë të gjyqit, se ai na ka akuzuar i pari prandaj edhe duhet të vijë i pari, atëherë do të flas përsëri. Se unë di shumë gjëra të tjera zoti gjyqtar dhe do të tregoj për marrdhëniet që ka pas Azemi me Sali Berishën". in/an (BalkanWeb)


Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Modify_inline
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
 Similar topics
-
» Kush ka qenë Enver Hoxha?
» Figurat letrare
» Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj
» Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu
» 50 DATAT E HISTORISE SE BOTES.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: