Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu Empty
MesazhTitulli: Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu   Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu EmptyThu Sep 23, 2010 1:31 pm

Gjirokastra dhe figurat e saj

Libri monografik–shkencor i doktor Shyqyri Hysit flet për një nga figurat më të
shquara të patriotizmit dhe politikës shqiptare: Rauf Fico, i cili mbush 129
vjet nga lindja e vet.
Më e rëndësishme se kaq na duket jo pse flitet për një shqiptar të madh, për një gjirokastrit të
madh, siç qe Rauf Ficua, por për mënyrën se si është trajtuar. Autori nuk ka
asnjë ngarkesë ideologjike që të anashkalojë apo të harrojë pjesë nga
aktiviteti i këtij patrioti. Autori muk merr si të mirëqenë çdo deklaratë pa pasur vërtetimin
disabu-rimor. Ky ë-shtë seriozitet shkencor.
Historia bëhet vetëm një herë. Këtë e thonë të gji-thë, ashtu siç edhe thonë: por shkruhet qindra dhe mijëra herë. Dhe kjo e dyta është aq e rrezikshme, se u jep
të drejtën pseudoshken-cëtarëve historianë dhe shu-më më tepër
politikanëve, që të deformojnë të vërte-tat historike e të harrojnë apo të
baltosin figura vërtet të mëdha, që kanë qenë protagonistët kryesorë për kombin
dhe për ngjarje që kanë vendosur për të ardh-men e kombit, janë gjendur në
udhëkryq dhe s’kanë hezituar aspak për të sakri-fikuar pasuri e deri në
sakri-ficën sublime…

Historianë të vjetër e të rinj, por dhe shumë stu-dentë që studiojnë në fakul-tetin
histori–gjeografi, do të mbrojnë tema për tituj shkencorë, të shkruajnë
monografi, duke mbrojtur diploma e do të hartojnë tema kursi për patriotë të
shquar gjirokastritë e për ngjarje që ose janë “harru-ar” ose janë shtrembëruar
me qëllim nga individë apo struktura. Dhe Gjirokastra ka shumë intelektualë
studi-ues.
Duke qenë metropol
i Shqipërisë së poshtme, ajo lidhte dy krahinat më vitale të Shqipërisë, atë të
Labë-risë dhe atë të Çamërisë. Këto nuk janë lidhje zako-nore, por janë lidhje
gjuhë-sore, lidhje historike…
Patriotët
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu Empty
MesazhTitulli: Re: Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu   Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu EmptyThu Sep 23, 2010 1:31 pm

gjirokastritë kanë qenë në krye të çdo lëvizjeje, për të mbrojtur e për të
fituar lirinë. Një këngë e vjetër që është kënduar dhe që këndohet:
“Kurvelesh e gegëri,
Ç’u mblodhën në Ergjëri”….
i takon Lidhjes së Prizrenit, ku ishte dhe
vetë Avdyl Frashëri. Kush ishin përfaqësuesit e këtij takimi nga Gjirokastra
dhe zonat përreth? Asgjë nuk është shkruar. Shumë patriotë janë harruar fare e
shumë prej tyre patën edhe një fund tragjik. Është i njohur guvernatori i
Azerbaxhanit, Abaz Bej Gjirokastra, që i takon fillimit të shekullit XIX. Ai
ishte një pronar i madh dhe i fali shumë dyqane Vakëfit, si dhe vendin dhe
ndërtesën e Prefekturës. Kafen e gjuetarëve ia fali Teqesë së Zallit, që e ka
edhe sot pronë të saj. Kënga popullore e Dalton :




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu Empty
MesazhTitulli: Re: Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu   Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu EmptyThu Sep 23, 2010 1:32 pm

“Ta ngjiti
Moska, ta ngjiti,


Abaz BEJ
GJIROKASTRITI.”


Ndërsa i biri, Mehmet bej gjirokastriti, vdekur më 1864, ka qenë diplomat i njohur dhe i
rëndësishëm i Perandorisë OS-MANE.


Në aktvitetet patriotike që në fillim të viteve ’30 të sheku-llit XIX del Kristofor Dilo.
Edhe më herët kemi patriotë gjirokastritë edhe nga Përmeti, Tepelena. Libohova,
Delvina, Konispoli etj. që kanë një aktivitet të ngjeshur patriotik.
Rilindja si lëvizje e madhe kombëtare u përqafua dhe u bënë gjirokastritët protagonist.Bie
në sy që shumë përfaqësues të Gjirokastrës, të cilët përfaqësonin metropolin e
Shqipërisë së poshtme, u lanë në harresë, si Azis Efendi Xheko, Elmaz Efendi
Boci, Veli Efendi Harxhi (Veli Hashorva)Mufit bej Libohova, Jani Papadhopulli,
Syrja Vlora, Mit’hat Frashëri, Veli Këlcyra, Femi Efendiu, Kristo Meksi,
Aristidh Ruçi nga Sheperi i Zagorisë, Veli Ruzhdia, Jakup Margellëçi. Azis
Antonati, Rexhep Demi dhe Avni Delvina.
Çfarë patrioti ishte Azis Efendi Xheko? Që
kur u arrestua në Janinë, populli i Gjirokastrës mblodhi 300 napolona florin
dhe pagoi lirimin e tij, pa cenuar aspak aktivitetin e heronjve Bajo e Çerçiz
Topulli; është e domosdoshme të themi se mnë Gjirokastër vepronin aktivistë dhe
çeta të tjera si çeta e Hasan Xhikut dhe e Dino Çiços.
Shumë burra gjirokastritë kishin rrëmbyer
armët për Pavarësinë, si Aqif Karagjozi, Safet Selfo e Muzo Selfo, Rezmi
Karalli e Safet Karalli, Rezmi Kadare, Ferik Çami, Turabi Mezini e Avni Mezini,
Selfo Çoçoli etj, etj.
Familjet e mëdha kanë qenë në vetvete
vatrat patriotike, ku edukoheshin patriotë e luftëtarë për atdheun, pa lënë
mënjanë aktivizimin e tyre. Lidhjet e tyre (gjaku e krushqie) janë vërtetë
proverbiale. Familje si: omaratët, Selfatët, Çiçajt, hashorvatët,
kokalarajt,mezinatët, xhangajt, shtinatët, haskajt etj etj, pa ulur madhështinë
e familjeve të tjera, nxorën patriot të shquar dhe heronj. Jo më pak të
shquar qenë patriot të tjerë si Bame Mezini, ai që ngriti flamurin në
Prefekturë më 1912; ndërsa Hasan Xhiku e ngriti më 4 dhjetor në kala, kur u
largua batalioni turk, si Abedin Tushe, Agush Shtino, Hasan Babaço, Bido
Sherifi etj.
Duhet të jesh atdhetar i vërtetë, që për
lirinë e vendit të humbasësh pasuri kolosale si Myfit Bej Libohova që i la t’ia
konfiskonte Perandoria turke, nëse nuk hiqte dorë nga idetë e tij për
pavarësinë e Shqipërisë.
Në atë kohë ai ishte edhe deputet në
Parlamentin turk së bashku me Ismail bej Vlorën dhe Hasan bej Prishtinën. Myfit
bej Libohova fali truallin dhe ndërtesën ku është gjimnazi sot dhe dha dhe 5000
napolonë flori. Figurë tjetër e rritur në Gjirokastër ishte dhe Javer bej
Hrushiti, biri i gruas nga Çerkezia të Maliq Pashë Libohovës, xhaxhai i Mufit
Beut. Kur motra e tij në fillim rtë vitit 1913 (lufta ballkanike) që ishte
gruaja e Sulltan Hamitit, e thirri të shkonte në Stamboll, ai u përgjigj: “Edhe
sulltan të më bëjnë, nuk e ndërroj me Gjirokastrën time.” Ky patriot i
madh në vitin 1944 liroi nga burgu i Shkodrës 300 nxënësit e
gjimnazit që do të shkonin në kampet e përqendrimit në Gjermani, duke vënë në
rrezik veten familjen, u pushkatua në vitin 1945 në grupin e parë prej 17
vetësh, ku ishte edhe Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhës. Coptimi i trojeve
shqiptare nuk mund të kalonte pa kundërshtinë e patriotëve gjirokastritë.
Mirëpo asgjë nuk është shkruar për Komitetin Kryengritës të Vasjarit. Labëria
nuk mund të heshtëte.
Dihet lufta e 5 puseve, lufta kundër
andartëve grekë në Cepo.
Hasan Xhiku shkruante: “Mora urdhër nga
Ismail Qemali të shkoja në Gjirokastër dhe të takoja çetën e Çerçiz Topullit,
të Dino Çiços e të Selam Salarisë dhe nga Tepelena shkuam dhe luftuam në
Cepo.
Kryetar i Komitetit Kryengritës në Cepo
ishte Dino Çiço. Ky vetëm për luftën e Vlorës, si anëtar i Komisionit të
Beunit, u dekorua me një medalje.
Për çështjet kombëtare një ndihmesë të
madhe ka dhënë ortodoksia, si Papapano Çuçi klerik, i ati i
patriotit tjetër, ” mësuesit të popullit”, Thoma Papapano Çuçi. Gjirokastra ka
nxjerrë pashallarë ortodoksë ose siç e thërrisnin Pasha kauri i Pazarit të
vjetër dhe Pasha Kauri i lagjes Gjobeg.
Nuk duhen harruar kurrsesi figurat
atdhetare të Gjirokastrës dhe as ngjarjet historike që kanë ndodhur nëpër vite
e shekuj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu Empty
MesazhTitulli: Re: Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu   Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU
» Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU
» Figurat letrare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: