Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.

Shko poshtë 
+36
haxhiu
Driniiiii
ILTA
Agrone
Teutaa
Visar
Eva0506
katunariplak
Xili
petritkola
zeriatdheut
MUHAMETII
rolling
Epik
Orfe@
rroni
Leka i Madh
Arta
Ago Muji
Zogisti_Legalist
besa-bese
azzurra
Kosovarja
Anna
tom sojer
Vuthjani
E_Bukura
robi
fatlum
dibranja
shaban cakolli
Hana
Beton
Riki30
Guximi
Sofra
40 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptySat Dec 01, 2007 6:19 pm

Kryengritja Drenicë-Jynik
Me 5 Maj 1912 ishe në Drenicë bashkë me Zeinullah begun, burrë në shej per besniki, nationalisëm e bujari.
Nga Drenica shkrova dy letra, nji per nenprefekturen e Vulçitirnit e nji për Nexhip beg Dragen në Mitrovicë.
Letra e parë permblidhte me pak fjalë këtë:
"Tue u bindë qi politika Jeunë-turke po vijon mizorisht në Shqipni, ashtu si pata deklarue në Parlament, po e ngrehi sot flamurin e ngritjes kundra sundimit të Turkis".
Letra e dytë shkurtohet si vijon:
"Krejt Kosovasit e unë ngrehem flamurin e kryengritjes kundra tyrqve të rij. Në kjoftë se nuk dishroni me u da prej popullit të Kosovës, ky njeri ka per detyrë me ju pri deri në vend ku gjindem unë e shokët e mij".
Këto fjalë u ndrruen në mes të Nexhip beg Drages e Ahmet Prekazit, derguesit të letres:
- Ku asht Hasan begu?
- Nuk dij. Nuk kam kohë për me folë shumë e me ndigjue shumë. Në patshit menden me ardhë, jam i gatshëm me ju pri.
- Jam i smuet. Nuk mundem me ardhë - i a ka këthye Nexhip Begu. -
Ket letër i a çova Nexhip begut, per mos me muejtë nji ditë me më kritikue e per mos me i mbetë shteg fjalës së tij të thonte ndo i herë se Hasan Begu nuk më ka lajmue e prandej s'kam marrë pjesë në kryengritje.
Naten e parë bujtem në Balincë e të nesermen, me dy-qind pushkë ram në Prekaz, te Ahmet Delija ku i mblodhen krenët e Drenicës dhe kerkuen qi t'a perësritshim besën e dhanme.
Besa u lidh me këto fjalë:
"Bajmë be e japim besen e burravet, se kemi me ba çfardo flije e në kjoftë nevoja kemi me i ba kurban me duer t'ona robët e fëmit t'onë."
Kur arrijtem në Gjyrxhevik (krahin'e Pjejes) tu Sadik Rama u persërit besa, dhe në ket krahinë e prej këndej ram në Pozhar, krahin'e Gjakovës.
Fuqija e jonë shkonte gjithnji tue u shtue e aty per aty ishim të zotet me çue në kambë nji ushtri të madhe fort kryengritësh.
Kështu erdhem në Jynik, vendi historik ku gjithmonë bashkoheshin e lidhshin besë Peja e Gjakova per me i ra Turkis.


Lidhja e Jynikut.
Populli i Jynikut na priti shumë mirë. Me t'arrijtun këtu i a perdrejtova Riza beg Gjakoves nji letër qi mund të shkurtohet në këto fjalë:
"Arrijta në Jynik bashkë me shokët per me realisue qellimin.
Ketu po Ju pres, Ju e parin e Gjakoves".
Të nesermen Riza begu u gjet në Jynik. Ahmed begu, i biri i Myrteza Pashes, pat mërrijtë në Jynik bashkë me ne. Pak mbrapa mërrijti edhe Hassan Feri me pari të Plavës e të Gucis.
- Nder këto dit Malcija e Gjakoves, tue nxjerrë per preteks çashtjen e zgjedhjevet e me të shtyme t'Ahmet begut pat fillue me u turbullue e me i u kercenue Gjakoves. Malcorët patën nisë e kerkue qi të mësohet gjuha komtare ndër shkollat e Shtetit.
Zeqir Halili, nji prej krenvet ma në shej të Krasniqes, i pat pri kësaj levizje. - Zeqir Halili, në kryengritje të 1912-ës i ka krye pikë per pikë instruktionet qi ka marrë dhe ka mbushë plotësisht detyren e vet komtare. -
Në Jynik u bashkuen per pak ditë shumica e atyne qi muejshin me perfaqësue popullin e Kosovës.
Në ket mes arrijti dhe Bajram beg Curri pak si idhnueshëm pse nuk e pata lajmue kur ishim në Shkup. Tue pa qendrimin e zemrueshem të Bajram Begut u solla e i thashë si tue u mahite:
- Shka kishe me ba, kur Ju pashë se kishi lidhë mjaft miqësi me xhemietxhit?
- Jam shqyptar, m'a priti, nuk kam mendue kurr veç se si shqyptar e këtë koha ka per t'a provue.
- Bajram beg, na kësaj pune i kemi hy. Jemi të shtrenguem me dalë me nderë e me i sigurue Shqypnis disa privilegje. Në kjoftë se kësi shtegu nuk mundemi me realisue qellimin kemi per të ra n'at gjendje qi gjinden tyrqit e fushes "Hajmana", e kështu kanë per t'u vërtetue fjalët e Talat begut, kryetarit të Jeunë-turqvet. 1)
_____
1) Tyrqit e Hajmanës perbajnë at pjesë të popullit tyrk qi janë shtypë ma së forti nga Turkija.
Bajram Begu nuk vanoi me kuptue randësin e gjendjes e biseda në mes t'onë vijoi:
- Për me luftue me nji Perandon e me fitue kundra saj duhet me pasë shumë sende e sidomos armë, munition e të holla - tha Bajram Begu.
- Unë i përgjegja:
- Ismail Kemal begu ka pasë marrë mbi vedi mena dergue 15.000 pushkë e 10.000 napoleona. Si duket këto nuk kemi për t'i pasë, mbassi deri me ditë të sodit as të hollat nuk na i ka çue. Por Bajram beg nuk kemi edhe fort nevojë per keto sende. Mos muejshim sot me ngrehë krye pse nuk kemi pushkë e të holla do të bahemi razi me jetue si tyrqit e Hajmanes e kurrgja kurrkujt...
- Poh, tha Bajram begu, keni të drejtë. Asht nji detyrë e shejtë per ne me luftue kundra çdo anmiku dhe mos me pasë as pak pushkë. Lufta na u ka ba detyrë. Pra duhet t'i dalim zot të drejtavet tona e të pështojmë prej robnis.
Në Jynik ishin të mbledhun shumica e paris së Kosovës Paris së Pejes nuk i besojshim mjaft e pra dhe ket pari e ftuem në Jynik.
Zejnel begu, Sejfeddin begu e Jashar Pasha erdhen e i u diftuem pse po u bante mbledhja.
Këta zotnij, jo vetëm nuk diftuen nji vullndesë të mirë, por filluen tinzisht me ba nji propogandë per me paralisue qëllimin. Deri diku ia paten këthye mendjen dhe Riza beg Gjakovës. Na muejshim me i hy punës dhe pa pasë fort nevojë per parin e Pejes; por dishrojshim m'u duke fare të bashkuem per me fitue ma lehtas e ma mirë.
Na duhej pra me ba nji hap guximtar e me i lanë të parët e Pejes e Riza beg Gjakovën perpara nji "fait accompli".
U mora vesh me Ahmet begun e Myrteza Pashës qi i u dha urdhën çetavet të Berishes me i a fillue pushken ushtris tyrke nder rrethe të Pejës.
Të nesermen heret, para se me u zbardhë dita, pushka krisi me tyrqit tue mos i lanë shteg kurrkujt me u marrë ma me diplomati.
Riza begut i a çuem nji njeri qi u shti sikur me pasë ardhë prej Gjakove at ditë per me i kallzue se tyrqit e kishin dënue për dekë e, në kjoftë se do të këthente në Gjakovë, kishin per t'a xanë e gri.
Kuvendi nuk kishte se si shtyhet ma. Të ndeshunat u shvilluen rreptësisht e krejt parija ram në Strellc, katund afër Peje ku u ngreh qandra e kryengritjes.
Populli nisi me u mbështjellë rreth kësaj qandre.


Rrethimi i Pejes.
Kryengritja u shvillue shpejt e me nji energi t'egersueshme rreth Pejes; katundet rreth qytetit u pushtuen e qarku i rrethimit u ngushtue e të mësymet kundra kodravet të forcueme me topa shkuen tue u ashprue pa pra.
Xhafer Tajari, kommandanti i këtij vendi, bani mrekulli qindrese per mos me na i lëshue kodrat e Jarines e të Karagaçit.
Furija e kryengritsvet kishte marrë nji fytyrë aq të mnerrshme sa u bind dhe Xhafer Tajari se qindresa per te duhej t'ishte nji qindresë dishprimi.
Tri dit e tri net nuk pushoi as nji minutë gjimimi i topavet e fishkullimi i plumbavet.
Numri i kryengritsavet ishte shumë ma i madh se ai i ushtris; por shqyptarët kishin nji pushkë per ma se dhetë vetë, me fort pak munition e ushtrija tyrke ish ngujue nder llogore e pika strategjike me krejt veglat rrenuese të teknikes së shekullit XX.
Lufta u ashprue gjithnji e kur fortesat ishin tue ba qindresen e mbramë, regimenti 21 tyrk i Gjakovës, bashkë me regimentin e parë të Stambollit shperthyen tue na ra kahë shpina e na shtrenguen me i u veshë malevet qi shtrihen kahë Rugova e Plava.
Kështu hovi i parë i kryengritjes u thye mjaft keqas perpara Pejes; por morali i shqyptarvet nuk u prish fare e mënija e shpagimit (intikamit) u shtue edhe ma teper nder zemra të tyne.


Trathtija e paris së Pejes.
Mbas këtij të thymuni dy vende na paten mbetë ku muejshim me u përmbledhë e me vijue kryengritjen: Rugova e Pejes ase Malcija e Gjakoves.
U preferue Rugova 1) "per ku nguli kambë Zejnel begu i Pejes bashkë me dy shokët e vet.
Rugova me gjith qi na priti mirë, me gjith këte i u perkrah-paris së Pejes e cila ishte e marrun vesh me Xhafer Tajarin para se me ardhë në Jynik bashkë me krenët e Rugovës, pose Qerim Begut.
Nuk na pat mbetë pra, tjetër mjet per me pështue prej nji kurthe trathtare, veç se me lëshue Rugovën.
Qandra e kryengritjes nguli në Krasniqe prej kahë na duhej me komandue nji levizje qi shkonte tue u shtri nder të gjitha krahinat e Kosovës e ma rreptas nder rrethe të Mitrovicës, nen prisi t'Isë Boletinit, e nder rrethe të Prishtines.


Nji çpallje.
Mu nder keto minuta kritike të levizjes, kur nuk muejshim me dijtë kush ka per t'a fitue davan, a Shqyptarët apo Turkija, u pa si e arësyeshme me i lëshue popullit othoman nji thirrje per t'i dhanë shkas kryengritjes e per me fitue sympathin e krejt elementavet të Perandoris në të mirë t'onë. Nuk kishim se si me fitue luften pa i a shti çarten dhe ushtris tyrke.
Këjo çpallje u shtyp ndeper të gjitha gazetat dhe mund të shkurtohet si vijon:
"Qëllimi i të ngrehunit të flamurit të kryengritjes asht per me i dhanë fund sundimit barbar të jeune turqve, qi nen fytyrë të liris janë tue perkrye të gjithë llojet e mizorinavet në vendin tonë të cilat të shtyjnë me pasë ndjesë per absolutizëm të Sulltan Hamidit.
Ata qi duen atdhen e nderin, i perkrahen landsisht e moralisht trupit t'onë kryengritës, qi ka dalë në fushë me ketë qëllim të shejtë. Ata qi dishrojnë qi osmanlijt mos të mërrijnë në nji gjendje të dhimbshme, mblidhen nen flamurin t'onë kryengritës. Atdheu pret prej nesh bashkimin. Dita asht sod e minutat janë afrue per me pështue prej të këqijave të jeune-turqve. A pështim a vdekje!"
_____
1) Rugova asht krahina ma e forta e Pejes qi shtrihet kah veri i qytetit me nji grykë të gjatë e teper strategjike e me nji popullsi në za per trimni e shëndet.


Lufta e Qafes së Prushit.
Nuk kishim kohë per të bjerrë; na duhej me fitue nji luftë per me çue moralin e popullit nder rreth të Pejes e të Gjakoves.
Këtu Bajram Curri permbledhi fisin e vet Krasniqen e mësyni qafen e Prushit (Has).
Në Has Turkija kishte lanë nji garnison prej katër bataljonash.
Nji luftë e pergjakëshme qi zgjati ashprisht nen komandë të Bajram Currit, tue marrë pjesë Hasi, Gashi e Bityçi nder rrethe të Qafes së Prushit me të mësyme e kundra të mësyme i shperdau këta katër bataliona. Tyrqit u thyen keqas tue na lanë në dorë shumë munitione, armë, mitraloza e topa, me qinda të dekun, të plaguem e robë lufte.
Gjallnimi i ynë ishte aq i plotë sa i dha shpirt e zemer krejt popullit.
Robët e luftes shka ishin ushtarë, u liruen mbassi u çarmatisen e mbassi i mashtruem tue i thanë se kryengritja nuk kishte tjetër qëllim veç se me pështue katundarin shqyptar e anadollak prej njij sundimi mizuer. Këta të mjerët me habi të madhe e perbijshin ket propogandë e kur u këthyen në Gjakovë demoralizuen gadi krejt ushtarët e garnisonit t'atij qyteti.
Nji lidhni me ushtrin othomane të Gjakoves.
Fitimi i njij lufte mjaft me randësi, demoralisoi deri diku ushtrin e Gjakoves dhe i dha dorë atyne oficiervet të partis kundershtare me tfaqë pa kënaqësin e tyne ndaj regimit Jeune turk tue sympatisue çiltas kryengntjen shqiptare.
Këjo ndodhi fort pak e pritme na dha dorë mos me bjerrë kohë perpara Gjakoves e fuqija e jonë komtare heci guximisht mbi fushen e Kosoves.


Pushtimi i Prishtines.
Per pak dit ma se 12.000 kryengritës u duken perpara Prishtines tue u betue të gjith me pushtue qytetin me luftë ase paqsisht.
Në ket mes kryengritësit e krahinavet të Gilanit, të Kaçanikut, të Prizrenit e të Tetoves i paten xanë grykat e Kaçanikut e të Cernoleves e shqyptarët e rrethit të Prishtines, me Isë Boletin e Xhemal Beg Prishtinen e Beqir agë Vulçitirnen në ball, i paten thye tyrqit në Llap e në Gollak e ata të Drenicës, nen komand të Zejnullah Begut, pushtuen Vulçitirnin.
Kommandanti i garnisonit të Prishtines deshti me ba si Xhafer Tajari perpara Pejes dhe morri të gjitha masat ushtarake per me mburue qytetin kundra çdo të mësymes.
Por disa prishtinas trima e ndaluen rrezikun e njij lufte mizore tue i a vu koburen në gojë komandantit të vendit mbrenda në zyrë të telegrafit e tue e ngushtue këte me nenshkrue nji urdhen qi ndalonte ushtrin nder llogore me ba çdo kundreshtim në kjoftë se kryengritësit dishirojnë me pushtue qytetin.
Populli i këtij qyteti na priti me nji enthusiasëm të pa shoq në kronologji të lëvizjevet komtare e i madh e i vogël u bashkuen me ne.
Tash qandra e kryengritjes ish Prishtina e numri i kryengritësvet pat arrijtë më 30.000.
Në ket mes korrespodentat e shtypit të huej si të "Times" "Neu Freu Presse", "Novoje Vremja" etc., u çuditshin sidomos mbi këto dy pika:
a) Si muejten me fitue shqyptarët kundra nji ushtrije tyrke prej ma se 60.000 vetësh.
b) Dishiplina e madhe qi mbretnonte në mes të kryengritësvet.
Këtu po shkurtoj nji intervistë qi bani me mue në Prishtinë redaktioni i fletores së Petresburgut "Novoje Vremje".
- Shka asht natura e fuqis qi po siguron dishiplinën në mes të këtij populli kryengritës. Pse edhe nji ushtri e rregullshme në kohë të luftës nuk kishte me muejtë me mbajtë nji dishiplinë kaq të madhe; sidomos kur dihet qi ky popull asht i pa dijshëm?
- Poh, i thashë unë, shqiptarët nuk mund të thomi se janë të dijshëm; por, kanë nji intelligencë qi i dan në shej nder sa e sa popuj, Shqyptarët në kohë të luftës mund të sillen si sot, porsi nji ushtri e dishiplinueme, në kjoftë se prisat dijnë me perfitue nga psykologia e tyne.
- Me të vertetë, m'a priti korrespodenti rus, jam i bindem sot qi shqiptarët përbajnë popullin ma të zgjuem të Ballkanit. Munden me meritue nji t'ardhme të shkelxyeshme.
Rrëximi i kabinetit Jeunë-tyrk.
Pushtimi i Prishtinës na lëshonte në dorë krejt vilajetin e Kosovës. Në Stamboll filloi me mbretnue nji frigë aq e madhe sa shkaktoi dorhjekjen e Said Pashes, ministri i parë i kabinetit Jeunë-turk. Në vend të tij formoi kabinetin e Turkis Qamil Pasha, i njoftëm si ma i madhi anmik i Xhemietit.
Qamil Pasha na lajmoi telegrafisht se kishte vendosë me çue në Prishtinë nji mission zyrtar nen kryesi t'Ibrahim Pashes, ish qeveritar e kommandant i Tarabullusit, me Ali Danish Prishtinen, ministri i Punevet të Mbrendëshme e me Sylejman Pashë Kolonjën, senator.
Ky mission kishte per detyrë me u marrë vesh me shqiptarët e me i dhanë fund kryengritjes. Qellimi i im u permblidhte në këto pika kryesore:
a) Të njifen zyrtarisht kufijt e Shqypnis.
b) Autoritetet civile e ushtarake të ken komsin Shqyptare.
c) Ushtrija shqyptare të sherbejë në Shqypni e të jet komanda prej oficiervet shqyptarë.
ç) Veprimet zyrtare në Shqypni të bahen në gjuhë shqype.
Ibrahim Pasha këto pika i gjykoi si shumë të randa e si hapi i parë qi qitet per me u da nga Perandoria othomane. Pra, kerkoi prej meje qi t'i lehtësojshe këto pika e më tha qi nuk kishte me i pasë hije Shqypnis me kerkue kësi pikash, pse populli asht muhamedan.
- Pashë i a prita; feja nuk ka shka të bajë me komsi, Zotnija e Juej jeni nga Manastiri, pra shqyptar si unë. Këto pika lypet t'i gjeni teper të lehta per me lanë kështu nji emën të mirë në histori të Shqypnis.
Pritëshe prej Zotnis së Juej qi të më këshilloni me kerkue dishka ma me randësi. Pse jeni ma shumë të vaditun se unë për kësi punësh. Sido qi të jet, vijova, nuk pranoj kurrfarë pergjegjsije në kjoftë se këto pika nuk pelqehen e na mund të hecim kështu deri më Stamboll e aty mund të mirremi vesh me Turkin. Besojmë se këjo punë nuk asht aq e vështirë per ne.
Ibrahim Pasha kerkoi prap me fjalë t'ambla me më kallxue se sjellja e ime ishte kundra myslimannismit e nuk u dam mirë me te.
Në tjetrën anë Ibrahim Pasha filloi me i lëmue kryetarët tjerë qi shkuen m'e vizitue edhe nisi me u perpjekun me të gjith fuqin e vet per me shti dasin në mes t'onë. Sidomos filloi me perfitue në ma të mirën mënyrë prej pa dijes së Riza Beg Gjakoves e të fanatizmit fetar të tij. Riza Beg Gjakova e mandej edhe Isa Boletini filluem me thanë: "Na nuk duem autonomi edhe nuk mund të dahemi prej osmanlive". N'anë tjeter filluen me u perpjekë me konsulin serb në Prishtinë. Konsuli do t'i u ket thanë se do tu epte armë, mbasi ma vonë, moren prej Serbis shumë pushkë. Gjendja ishte tue shkue per ditë e ma keq. Para se me lanë Prishtinën u mundojshe me sigurue shkaqet per të xjerrunit e privilegjeve; pse ishte e mundun me sigurue qellimin ma lehtësisht në Pnshtinë. Por në njenën anë Ibrahim Pasha e në tjetrën konsuli i Serbis kishin mërrijtë me futë farën e dasis në mes t'onë me propoganda qi bajshin nën dorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptySat Dec 01, 2007 6:28 pm

Kur shkuem prej Prishtine në Ferizoviq ishte nevoja me shkrue privilegjet qi do t'i kerkojshin prej qeveris edhe me i a kumtue asaj në nji mënyrë kategorike. Ma në fund, me vështirsina e mbas shumë fjalimeve i u ba kerkesa Ibrahim Pashës qi përmbante 14 pika; e cila kje pranue prej Qeveris së Qamil Pashës. Në ketë rasë, me të vertetë, asht per t'u permendë mundi e zelli i Bajram Beg Curit, (Kur ishim në Ferizoviq krejt parsija e Shqypnis jugore, per secillën punë, më kishte ba perfaqsues të vetin edhe më kishte dhanë nji autorizim të plotë. Në librin qi kam me shkrue ma gjansisht per kryengritjen e vjetit 1912, kam me pershkrue ndodhinat e rrjedhuna në Shqypnin e Jugut e të Mesmen).
Pikat janë këto :
1 ) Me perdorue në Shqypni nëpunës të praktikuem qi dijnë gjuhën e zakonet e vendit;
2) Me ba sherbimin ushtarak vetem në Shqypni e Makedoni, per jashta kohës së luftës;
3) Me ba e me vu në zbatim ligjë tue u bazue ne ligjen e maleve (xhibal) për disa krahina në të cilat asht forcue me fakte se nuk mund të xierret kurrnji fryt prej organizmit të drejtsis.
4) Me i dhanë shqyptarve armët e nevojshme e moderne, mënyra e të damit të cilavet do t'i perkitte Qeveris. (Do t'u bajshin nder vende të randësishem deposita armësh, të cilat, në rasë të nevojes, do të mund t'i merrshin shqyptarët).
5) Me themelue e me hapë shkolla reale në të gjitha Prefekturat e qandrave të Kosoves, të Monastirit, të Shkodrës e të Janinës qi numrojnë ka nji popullsi ma se 300.000 frymesh; me hapë edhe shkolla bujqsije si të Salonikut, mbassi vendi me krejt kuptimin asht nji vend bujqsije; si edhe me shti në program të mësimeve gjuhen e vendit.
6) Me hapë shkolla theologjike moderne ndër vende ku asht nevoja;
7) Me kenë i lirëshëm në Shqypni të hapunit e të themeluemit e shkollave private;
Cool Me u mësue gjuha e vendit në shkollat fillestare, qytetse e në gjymnaze;
9) Me i dhanë randsi të posaçme tregtis, bujqsis e punve botore si edhe me plotsue e me perhapë udhët e hekurit;
10) Me vu në veprim organizimin e krahinave: 1)
11) Me u kujdesue me ruejtë ma fort se perpara zakonet e tradicjonet komtare;
12) Me çpallë amnistin (faljen e pergjithshme), pa vështrue klasë e racë, per të gjith othomanët qi kanë marrë pjesë ne kryengritje, per komandantat, oficerat, nepunesit e ushtaret qi kanë lanë ushtrit e vendet e veta si edhe per të liruemit e t'ikunit prej burgut ne kohen e kryengritjes;
13) Me u dhanë çdamim, mbas çmimit të vertetë, prej Qeveris Turke për të gjitha ato shpija qi u prishen ma para e nuk u kje dhane të zotve çdamimi si edhe për ato qi u prishen e u rrenuen kësaj here;
14) Me i marrë në gjyq të naltë pjestarët e kabinetvet të Haki e të Sait Pashes;
_____
1) Këto janë propozime per me diftue kufijt e Shqypnis heshtimisht (tacitement). Me folë kjarisht per caktimin e kufijve të Shqypnis u donte të vrahemi me Riza Begun.
Këto kërkesa kjenë ba me qellim per me perhapë ma shpejt e ma themelisht organizimin e propagandës. Sidomos dobija e organizimit të krahinave, n 'administratë, nuk mund të mohohet.

Kush mundet me mohue pra, se këto privilegje nuk kanë kenë hape të mëdha kahë indipendenca e jonë.
Poh, vetem, lufta ballkanike u ba shkak qi këjo nder e famë t'i mbetet Vlones e jo Kosoves e ne vend të nji Shqypnis se madhe të bahet nji Shqypni e vogël.
U nisëm prej Ferizoviqit per Shkup. Nuk kishim ma shumë fuqi se 20% t'asaj fuqije qi kishim në Prishtinë. Shkaku i svoglimit të fuqis ishte ky: Riza Gjakova e Isa Boletini mendojshin me pështue Sulltan Hamidin, qi ishte i burgosun në Salonik e prandej me kenë qi u shikonte me nji fuqi të madhe, tue mos muejtë me dallue antarët e Riza Begut e t'Isa Boletinit, kishim frigë e drojshim se ndjeksat e tyne do t'u bashkojshin me këta dy për pështimin e Sulltan Hamidit e kështu e pam me nevojë për me shperda fuqin kunder ç'do rase qi mund të ndodhte. T'ardhmen në Shkup, çashtja e Sulltan Hamidit ndër qëllime të Riza Begut e Isa Boletinit u pa shumë kjartas; e per ket arsye u prishëm keqas me këta dy.
Ishe i bindun se ishte nevoja me shpërda nji orë e ma parë fuqin, qi kishim në Shkup, abolla qi mos t'i mbette vend ndodhinave të pakandshme. Per ket shkak fillova me ba të perpjekuna ma të shpeshta me Ibrahim Pashen. Edhe ky ishte frigue tepër keqas prej çashtjes së Sulltan Hamidit. Ibrahim Pasha, tue mendue se shqyptarët kishin nji fuqi të pakët, kishte qitë ceken me xanë Riza Begun e Isa Boletinin bashkë me ushtarët e Turqis edhe këte m'a pat thanë edhe mue Ibrahim Pasha kujtonte se unë do t'a pranojshe ket propozim, mbassi e dinte se unë nuk ishe i marrun vesht e nji mendimi me Riza Begun e Isa Boletinin.
Unë i pata kundershtue këtij propozimi rreptsisht edhe i pata thanë qi ma parë t'a vete në veprim ket punë kunder meje se kunder të permendunve e kështu ma ne fund, merrijta m'e shporrë prej këtij mendimi Ibrahim Pashen. Qellimi i em për të mprojtun të Riza Begut e t'Isa Boletinit ishte per mos me damtue prestigjin e shqyptarvet. Me të vertetë këta të dy, n'at kohë, nuk mendojshin ndonji send tjetër veç me pështue Sulltan Hamidin prej burgimit. Jo qi nuk mund t'u flitte me ta per punë t'independences; por nuk mund t'u permendte gja as per autonomi pse keto ishin fjalë qyftri (mkati) per Riza Begun e Isa Boletinin.
Unë qindrojshe në mendimin qi edhe me kenë nevoja me i ndeshkue dy të permendunit, t'u ndeshkojshin me anë te shqyptarve e jo të tjeter kujt. Me gjith këte këjo kryengritje na ka mësue shum të vërteta t'idhta e na ka dhanë eksperiencë të madhe.
Paten ardhë në Shkup si perfaqsuesa te Shqypnis se mesme ZZ.Abdi Beg Toptani, Mustafa Krueja e Kapidani i Mirdites, Marka Gjoni. Kur e pan shkallen e fanatizmit, të Riza Begut t'Isa Boletinit e të shokve të tij, të thuesh se u dishpruen. U vërtetuen edhe ata se atë herë nuk ishte e mundun t'u ngrehte flamuri i independences. Unë u pata thanë këtyne zotnive të ndershem, se mbas tre a kater mujve do të bajshim prap nji kryengritje edhe se atë herë do t'a çpallshim independencen t'onë. Veç kësaj u pata shtue se nder këta tre a kater muej do t'a perhapshim organizimin t'onë ma gjansisht edhe do t'i bajshim të pa kenun, n'emen t'intereses së Shqypnis, disa vetë të cilët muejshin me kenë nji pengim per t'arrijtun qëllimin e shejtë.
Per ket çashtje patem ra në godi me ZZ. e naltpermendun. Me të vërtetë, patem fillue me u organizue ma themelisht se perpara, por çka të bajshim mbassi mbas pak kohe krisi lufta ballkanike, e cila i qiti poshtë të gjitha planet t'ona.
Perfundim e Vertetime.
Në faqe 30 kam folë mbi përfaqsimin t'em të Shqypnis së Jugut në Kryengritjen me 1912 e autorizimin qi më kishin dhanë atdhetarët e asaj pjesë të Shqypnis në ket kryengritje. Për vërtetim të këtyne fjalve po botoj këtu nji letër të Z.Nenkolonel Ismail Haki Tatzatit:

Shkodër, me 15.6.1921

Fort të ndertit Zotni
Zot.Hasan Beg Prishtinës Deputet i Dibres në Shkodër

"Kam marrë vesht se Zot. e Juej jeni tue gatue nji broshurë mbi ndodhinat e kryengritjes shqyptare në vjetin 1912. Ju lutem të keni mirësin m'e pranue edhe ket pjesen teme e m'e shti në broshuren e siperthanun; mbassi ka të bajë me kryengritjen qi bahet fjalë:
"Në vjetin 1912, me qellim per m'u bashkue me kryengritjen e Kosovës, kjemë nisë prej Elbasanit: Ymer Bej Ohri, unë (atë herë ishe kapitan), Ahmed Dakli; e shumë atdhetar tjerë e të gjith sbashkut u bamë kund 40 vetë qi patëm formue nji komitë edhe kjemë mbledhë në katundin Martanesh; vend i permetueshem per të sjellun të komitës.
Këtu kje bashkue me ne edhe Zot. Ismail Haki Libohova, kapiten, i cilli kishte ikë prej Dibre. Çeta e jonë mbet në Martanesh nja dy javë e në ket kohë pat ardhë deri në kufï të Martaneshit nenprefekti i Matit, kapiten Esadi me nji bataljon ushtar e dy topa per gjurmimin e kësaj çete; por kje ndalue prej saj. Tue kenë qi prap në ket ditë paten ardhun prej Dibre; çeta kje detyrue me u largue në nji mal të fort të Martaneshit, ku filloi me ba gatimet e nevojshme, per mos me lanë në qetsim ushtrin e ardhun; por këto forca ushtarake u këthyen mbas 24 orëve per mbas nji urdhni të marrun.
"Edhe çeta e jonë kje ba 80 vetësh e shkoj në Domre e Shpat t'Elbasanit. Këtu u bashkuen me ne edhe kapiten Tajar Begu me shumë oficjera tjerë. Kur i u afruem Elbasanit, morem, lajmin se ishte vu kabineti i Qamil Pashës. Tue kenë në Domre e Shpat paten ardhë edhe shumë atdhetarë tjerë e kje ba forca e jonë afer 800 vetësh. Këjo çetë u marshtronte prej Aqif Pash Elbasanit e shumë atdhetarve tjerë. Në ket kohë, në Fieri kjenë mbledhë Komitetet e Vlonës, të Lushnjes, Beratit, Mallakastres, e të Korçes nën kryesi t'Ismail Kemal Begut per me bisedue disa çashtje të randësishme edhe per ket punë paten lajmue komiten e Elbasanit telegrafisht; mbas të cillit lajmim kjenë dergue prej Elbasanit, per me marrë pjesë nder këto bisedime, unë, Ali agjah Begu, Hasan Beg Elbasani, Timor Efendija e Zenel Hoxha".
"Nder këto dit Qeverija osmane kishte shenjue Ibrahim Pashen e Sylejman Pashen per me u marrë vesht me komiten e Kosovës. Gadi krejt Tosknija kishte zgjedhë e lajmue telegrafisht per mëkamës të vetin Hasan Beg Prishtinen per mu gjetë në ket bisedim. Qe pra edhe në Fieri paten fillue me u ba bisedimet mbi ket çashtje. Nder këto bisedime ishin edhe Ymer Pashë Virjoni e Aziz Pash Virjoni".
"Ismail Kemal Begu i pat ba nji propozim mbledhjes per me zgjedhë per secillen krahinë nga dy vetë edhe me i dergue në Kosovë per me bashkpunue me Hasan Beg Prishtinën në të mprojtun të qëllimit e të kerkesavet shqyptare".
"Mbledhja, tue kenë se ket mëkambsi i a kishte lanë qysh ma para Hasan Beg Prishtinës, nuk e pelqej ket propozim e kështu Ismail Kemal Begu pat mbetë vetëm në ket mendim".
"Mbledhja propozoi qi Ismail Kemali t'u niste me nji herë per Stambollë per me u marrë vesht me kabinetin e ri edhe ai e pat pëlqye ket propozim".
"Tue kenë per të nisun, nji ditë para, mbledhja muer nji pergjegje me telegrafë prej Drejtorit të Telegrafes se Prishtinës. Ky telegram i marrun kje kendue para mbledhjes e ishte në ket mënyrë: "Hasan Beg Prishtina asht nisë per nji vend qi së dihet stop Telegrami nuk mujt me i u dorzue stop". Kur mbledhja ishte tue e komentue në gjithfarë menyrësh ket telegram, Zot. Qazim Kokoshi i pat dergue tekstualisht mbledhjes nji lajm të marrun prej disa fletoreve italjane. Fletoret thojshin: "Hasan Beg Prishtina qysh në piken e parë të kerkesave asht prishë me delegacjonin othoman, edhe asht tue shkue gjithnji kahë Shkupi me të gjith fuqin e vet. Me te asht tue u bashkue me gëzim edhe ushtrija".
"Mbas këtij lajmi, Izet Beg Zavalani e shumë të rij tjerë ndin nji zemrim në vedi edhe filluen me gatue çetat e me dhanë urdhën per me marrë në dorë depositat e Vlonës e të Beratit. Ismail Kemal Begut i pat këcye nji nervositet prej ketyne lajmeve e prej kësaj sjellje edhe i pat thanë Z.Zavalanit: "Ti, shko në Korçë e bani ball fuqis qi do të vinë prej andej. Deposita e Vlonës më perket mue".
"Plaku ishte idhnue aq fort sa i shkojshin lotët prej syve. Por e pat mbledhë vedin e pyette mbledhjen: A thue ishin të themelshem këto lajme a po jo?"
"Tetëdhetë për qind prej pjestarve të mbledhjes i thojshin qi munden me kenë të vërteta këto lajme. Ismail Kemal Begu thonte se jo edhe se nuk mundet me kenë kurrsesi këjo punë e vertetë; pse ka edhe njerz qi do të mendojnë per ardhjen e fatin e Qeveris othomane, e në qoftë se këto lajme kanë me kenë të vërteta, atë herë, na shqyptarët e osmanllit të fillojmë me kja pse ka me fïllue mbas kësaj kohe nji katastrof per të dy elementat".
"Nuk ishte e mundun me ndalue zemrimin e çetave. Ma në fund, u ndalue nisja e Ismail Kemal Begut per Stambollë edhe kje vendue qi t'u niste me nji herë per Bari per me marrë vesht, sa ma shpejt a ishin të verteta keto lajme a po jo".
"Ismajl Kemali kje nisë per Bari e pa pasë mërrijtë atje i erdhi mbledhjes së Fierit nji telegram prej Hasan Beg Prishtinës. Telegrami asht ky: "U morem vesht mbi 14 pikat me delegacjon stop. Asht e udhshme qi secilli të shkojë në vend stop. "Tue u ba keto bisedime në Fieri, nji pjesë prej komitës, qi ishte afër Elbasanit, hyni në zyre të telegrafës edhe bani mëkambës të vedin Hasan Beg Prishtinën. Edhe këjo komitë kje shperda me nji telegram të marrun si ai i sypermi".
"Komitat e Permetit, të Klisurës e të Leskovikut ishin nen urdhen të togerit Melek Beg Frasherit. Asht per t'u permendë telegrami i Z.Toger Frasherit qi i a pat drejtue Nijazi Begut në pergjegje të nji telegrami q'i pat dhanë ky i mbrami Hasan Beg Prishtinës tue i thanë se: "po vi". Telegrami i Z.Frasherit qi i a pat drejtue Nijazi Begut mbassi e pat perzanë nenprefektin e Permetit ishte në ket veshtrim:"
"Po kje qi nuk ju dhimbet qoshku magnifik i Juaji ju pres të vini. Kah unë eni jo kah Hasan Begu".

Nenkolonel Ismail Haki Tatzani m.p.

* * *

Per me diftue, si argument, sa mendime të gabueshme janë per kryengritjen e vjetit 1912 e perfundimet e saja po e shoh të nevojshem me pershkrue tekstin si asht të nji artikulli të botuem në Nr.166, me 16 të vjeshtës së parë 912 në fletoren "Dielli" të shkruem prej kryetarit të tashem të Partis Popullore, Emzot Fan Nolit nen titullin "Per zgjedhjet të deputetve". Artikulli asht ky:

Per zgjedhjet të Deputetve.
"Pas nji muaji Shqiptarët do të ftohen prej guvernes të zgjedhin perfaqësonjësit e tyre per Parlamentin e Perandorisë turke. Ne u-lençin të lirë, memedhetarët t'anë do t'apin voten e tyre vërberisht per sa njerës, të "mëdhej" pas mendjes së tyre dhe çarllatane pa cipë pas mendjes s'onë, pa i lidhur me një program dhe pa venë re jetën e tyre të shkuar. Dy nga këta Shqypëtarë "të shkelqyer dhe me nam" që do të dalim pa dyshim janë Ismaili i Vlorës dhe Hasani i Prishtinës".
Ç'behet Gjetkë.
"Ne viset e qyteteruara, kur del nje njeri perpara popullit dhe i lyp voten per të dalë deputat, i kerkojnë pik'së pari t'u tregojë programin që do të mbajnë në Parlament po të zgjidhet. Ç'do kandidat ben hesap që do të harxhojë një sumë të madhe per të shtypur këto programe dhe një sumë tjetër me të madhe per të shetitur qytet me qytet e fshat me fshat që t'u ç'koqitet zgjedhsve pikë pas pike e t'u pergjigjet ç'politikë do të mbajë në çeshtje, të cilen harroj t'a verë në program. Kjo eshtë pjesa me e lehtë e fushatës elektorale. Se çdo vagabond munt të paguajë qatip, që t'i shkruajë sa programe, ne të cilat t'i zotohet turmes që, po të zgjidhet, do tu mbarojë deshirat të gjithë zgjedhsve të tij. Çobeneve do t'u thotë që, po të behet deputat, dhent e tyre do të pjellin nga dymbedhjet shqera; bujqerve arat do t'u siellin grurë dhe miser pa leruar; hajduteve do të zbresë hena t'u thotë ku munt të vjedhin kecer dhe misiroke pa gjakosur hunden per lavdi të memedheut; memdhetarëve do t'u mbijnë shkolla dhe mesonjës si kepudhra pa levizur vendit e pa futur dorën në xhept; medreserat do të lulëzojnë, ylefete do të shtohen, puna do të pakësohet, plaçkat do të lirohen, në vent të shiut do të bjerë raki nga qielli, dhe në vent të debores muhalebi. Po turma e qytetëruar, ndonëse i perkedhelet veshi nga gjithë këto bekime që do t'i vijnë, ka dyshime dhe nisë e pyet cili ështe ky nieri që do të bejë këto çudira : ç'gjera ka berë në jetë të tij më parë që të garantitin ato që zotohet? Në mos ka berë veç të keqia gjer aherë, si do të ndrrojë me një herë e do të perhapë miresira dhe lumerira më të gjitha anët? Kandidati duhet të pergjigjet në të gjitha këto pyetje. Duhet të thotë cili është, ç'ka berë per popullin dhe të hedhë dritë mi gjithë pikat e errëta të jetës së tij. Ne mos e beftë ay, do t'a bejnë armiqt e tij, të cilët do mos lenë asnjë cip të jetës së tij pa gervishtur, asnjë fjalë, asnjë shkrim, asnjë punë pa nxjerë në shesh e pa kritikuar. Dhe kjo është pjesa më e renda e fushës elektorale në viset e qytetëruara".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptySat Dec 01, 2007 6:33 pm

"Po le të thomi qi kandidati u shtroj zgjedhsve një program të pelqyer, që u pergjegj në gjith pyetjet e tyre që jet e tij e shkuar qe pa njollë dhe u zgjoth deputat. Mos pandehni se zgjedhësit e tij do t'a lenë të lirë. Jo! po venë re si sillet në Parlament, a mban programin e tij dhe ne u provoftë qe e shkel, mblidhen, kritikojnë politiken që mban dhe e thërresin të japë demicjen. S'ka njeri të nderçim në boten e qyteteruar i cili të qendrojë deputat, posa zgjedhsit të protestojnë kunder tij".
"Po në Shqipëri nuk çajnë koken per gjithë këto hollësira. Asnjeri, fjala vjen, do mos kuxojë t'u kërkojë një program të shkruar me ngjyrë të zezë në kartë të bardhë Ismailit të Vlorës dhe Hasanit të Prishtinës. Asnjë do mos u kërkojë të shpjegojnë pse kanë ndrruar aqë herë mendje dhe s'kanë mbajtur kurrë zotimet që dhanë. Do t'i zgjedhin verberisht se i kanë degjuar per njerës të "mëdhej". Po ne qe jemi rritur në qendra qytetërie Anglosaksone, ku ka lindur dhe ngaha u perhap gjetke forma koshtutale e guvernes kemi detyrë t'a ndriçojmë popullin, dukë i treguar ç'duhet të kërkojë nga njerëzit që i lypin voten. Dhe në është populli i verber e s'di ç'tu kërkojë, do t'i pyesim ne drejt per drejt".
"Hasani dhe Ismaili duhet të na tregojnë programin e tyre, të na zotohen që do t'a mprojnë me gjithë fuqi në Parlament të Turqisë, të japin demicjen nga deputatesia porsa qe të protestohen zgjedhësit e tyre e t'i denojnë si genjeshtarë që shkelë zotimet që bejtin. Kështu bejnë njerëzit e nderçim që vihen kandidatë per nje ofiq në viset e qyteteruara".


Ismail Qemali.
"Po Hasani dhe Iasmaili NUKË do t'i japin popullit shqipetar asnjë program, se bota e terë i njeh per njerës të nderçim, të mëdhej dhe patriote. Fort mirë po jeta e tyre e shkuar therrët per kunder që janë njerës pa cipe e pa nder, carllatanë pa ndergjegje, tregëtarë patriotikë me zemer Kucovllahu dhe Serbi, Turq dhe Anadollakë gjer në palcë e gjer në koskë".
"Per të nisur me Ismailin, - se, siç thotë fjala frenge "a tout seigneur tout honneur" - si, si mor Shqipetarë pike- vrarë e të humbur, i kini besë këtij njeriu dhe e dergoni në Parlament? Përse nukë hithni nje sy mi jeten e tij të shkuar, që është një Iliade carllatanirash, batakçillekesh dhe tradhetirash? Përse nukë pyesni ç'ka bërë per Shqiperinë gjer me tani? A eshtë nevojë të ndyj penden që t'ua thom unë? Ky kallpozan s'ka berë në jetë të tij tjater gjë veç të shesë yje të Shqiperisë në kumpanira italiane, kongresë dhe kryengritjera Liberaleve, dhe të genjejë Greket dukë u falur Epirin. Per Shqiperinë s'ka hapur kurrë gojen boterisht as në Parllament, as ner gazetat shqipe, as në të huajtë. Kur shaheshin në Gegeri pa mëshirë, Ismaili heshtte, dhe bente hesap sa para dhe fitime munt të nxiere nga këto turbullime. U sull në Mal të Zi dukë u këshilluar Toskëve të heshtin e të mos i turbullejnë hesapet. Tregetoj gjakun e Malesorëve dhe pastaj u tha Toskeve që është koha të ngrihen. Sivjet gjith'ashtu u-zotua që do t'a çlironte fare Shqiperinë me një kryengritje. I beri që të dyja, u'a shiti Liberaleve, mori paratë i futi në xhept, shkoj nga Korfuzi ku i shiguroj Grekët që Epiri është i tyre, dolli në Vlorë ku i këshilloj Tosket të mos kerkojnë nga guverna veç gjera që të munt t'u jipen. Pas këtyreve të gjitha Myzeqarët munt t'a besojnë per njeri të math Ismailin e t'a zgjedhin deputat, Shqipetarët e vertetë s'duhet t'a bejnë kabull as t'a peshtyjnë".


Hasan Prishtina.
"Vijme te Hasan i Prishtinës. Ky njeri gjer kater vjet më parë ish nje tregëtar i nderçim që shiste mobila dhe qe s'trazohej në politikë*). Po koshtuta e solli ne patalok te Parlamentit. Si deputat u suall mjaft mire, foli sa mundi si Liberal kunder Xhon-Turqve edhe dergoj cesa diema në Shkollen Normale me harxhet
_____
*) Nuk kam kenë kurr tregtar mobiljash. - Sh. i auk.

e tij*). Kjo e funtmja e ngjiti ne shtimë te Shqipetareve nacionalistë dhe e idealizoj. Hasani i Prishtinës vërtet na u duk ahere si një patriot i vërtetë dhe pa perquasie me i besiesë se Myfïti, i cili dha vetem 10 lira per shkollen e Shqiperisë, dhe Nyzllet be Vrioni dhe Ismaili që sdhanë fare. Po dardha e kish prapa bishtin. Kur Xhon-Turqet bejtin një mijë menyra që të mos dalë persën deputat, Hasani u-muar vesh me Liberalet nga njera anë, me general Isa Boletinin dhe me Riza ben'e e Jakoves ngajtjatra, i gënjeu keta të funtmit me një program autonomist dhe i futi ne zjarr të kryengritjes. Degjuam ne krye qe qellimi i tij që të krijojë një Shqiperi me vete, me një flamur të veçantë dhe me një princ nga gjaku i Skenderbeut. Pastaj mësuam se Hasani do t'a bentë Shqiperinë t'onë një Republikë malesore si të Svizeres. Gjaku u-derth rreke, Isa Boletini u plagos,**) Por në funt Shqipetarët muntne. Ahere Hasani i shtroj guvernes kondidat e tij të cilat qenë: Të zgjidhet Parlamenti dhe të hapen me teper medresera. Kur Riza Beu dhe shoket e tij kerkojin autonomi ky kerkonte reforma per mbeterinë Othomane. Isa Boletini me Riza Benë të genjyer me një paturpësi dhe dinakëri aqë të poshtë, u shtrënguan të kthehen në malet e tyre dhe t'a lenë Hasanin të mbledhë pemet e mundimeve të tyre. He per he Hasani mon një "Osmanie" nga Sulltani; per pak kohe do të shohim si do t'ja çperblejnë sherbimet Liberale që theu Xhon-Turqet me gogolin e kryengritjes gege. Serbet edhe Turqet duhet t'a ngrehin Hasanin në qiell që ndaloj njohjen e një Shqipërie autonome me kater vilaetet prej guvernes turke. Po Shqipetarët e vertetë, kur t'u kerkojë voten, duhet t'a dergojnë të verë kandidature në Konjë a në Belgrad që e ka me afer".
_____
*) Nxansit u derguen në Shkollë Normale me ndihmat qi mhlodh'a nga bashkatdhetarët. - Sh.i auk.
**) Nuk ka kenë plagosë. - Sh.i auk.


Konkluzia.
"Gjer kur do të beheni kleçka të verbera të ca intriganeve që tregëtojnë me gjakun t'uaj? Sa para bejnë kryengritjet t'uaja kur pemet-i mbledhin dy a tre çarllatanë dhe ju mbeteni si pul'e lagur? Ç'fitim kini që dergoni deputetë në Stamboll, që heshtin kur therren Shqipetarët e çnderohen pleqtë dhe gratë dhe, në vent që të mprojnë të drejtat t'uaja, i ndihin armikut që t'ju mbytë e t'ju shuajë?".
'"Bota qesh me marresitë t'uaja dhe ne qajmë. Se kurrë s'na shkonte nga mendja që do të derthnit aqë gjak per medresera. Kur s'jini të zoterit të perfitoni nga trimeria juaj, rrini urtë dhe mos e zgjeshni pallen si palecora që të behemi gaz'i armiqve. Kur nukë dini cilet të zgjithni deputetë, a mos dergoni fare a çoni ca Serber, ca Kucovlleh, ca Greker dhe ca Evgjiter, po jo carllatanë Shqipetarë tregëtarë të patriotismit me damke në ballë. Po, ne doni të beheni njeres në funt e të veni ment, kërkojuni t'ju shtrojnë një program të çkoqur, pyesni pastaj ç'fare njeres janë dhe ç'politikë mbajtin ne jetën e tyre të shkuar, kritikojini dhe stigmatizojini po t'ju dalin gënjeshtarë dhe kthejuni kurrizin per gjithënjë. Kështu dhe vetem kështu do të muntni të perparoni. Se s'arrin vetem palla që të fitoni të drejtat t'uaja, po duhet dhe pakë mendje dhe pakë gjykim, o luane nga trupi dhe foshnja nga truri".

F.S.NOLI. Boston, Mass., 6 Vieshto I, 1912.
Shkruesi thotë se jam mashtrue në dekoracjonet (nishanet) e Sulltanit. Ç'mendim i gabueshem! Shum, e sidomos, shqyptarë të randësishëm dijnë mirë filli, se Jeune-turqit më kanë pasë dhanë shumë randsi e se kanë kenë gadi me ba shumë sakrifice të medha vetem me kusht qi të bashkpunojshe me ta. Perveç tjerve Hysein Hilmi Pasha, inspektor i Pergjithshem i Rumelis e qi ka kenë sa herë edhe Vezir i madh: më pat thirrë nji ditë në Zyren e Senatit në Stambollë ku ndrruem këto fjalë:
"Hasan Bey, e din sa fort ju due! Kam me ju ba nji propozim. Kerkoj qi të më nepni fjalen se keni m'e pranue doemos!"
I pergjegja: "Ekselencë, e dini se kam nji nderim të posaçem ndaj jue, por si mundem me ju dhanë fjalën pa dijtë se ç'farë propozimit do të më bani?"
- Prap qindroj Pasha në fjalen e parë. Me të vërtetë unë kishe nji nderim të madh ndaj të! por, natyrisht, pa dijtë propozimin nuk mund t'i epshe pergjegje.
Mbi këtë tha Hysejn Hilmi Pasha: "Jam pa me Mahmud Shevqet pashen edhe me Tal at Begun e kena vendue me ju emnue tash nji here gouvernor ne Brusë e mbas dy a tre muejsh me ju dhanë nji prej ministrinave".
Unë i pergjegja: "Ekselencë, Jam gadi me krye ç'do urdhën t'Uej por ket propozim nuk mundem m'e pranue, pse me pelqimin e tij duhet me lanë kundershtimin kunder jeune turqve, e cila punë asht krejt kundra parimit t'em".
Prap pasha qindroj në fjalë, por unë, per me i dhanë fund propozimit të tij i thaçë: "Parimin t'em nuk mund t'a ndrroj jo per nji ministri; por as per nji kambë mbretnore".
Mbassi muer ket pergjegje definitive Hysejn Hilmi Pasha, më tha edhe këto fjalë të mbrame.
"Hasan Beg me të vërtetë je nji shqiptar shum inadçi!"

* * *

Me gjith qi historija e vërtetoi me shkelqim se shenimet e artikullit t'Emzot Nolit nuk pajtohen me të vërtetën; prap pershkrova ket bisedim me Vezirin e Turkis me qellim qi me diftue se disa bashkatdhetarë, të muejtun prej smirave personale, shpesh herë duen me harrue shum të vërteta e perveç kësaj i shtyejnë pendat e tyne ma të shumten si t'i vinë ndër çashtje të randsishme per pa ba shqyrtimet e nevojshme thellësisht. E ky kje qellimi kryekreje, si thaçë në fillim, qi po botoj, ket shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen e 1912-ës, tue kenë se asht nevoja qi me botime e shenime qi i perkasin historis komtare lypet kujdesim e pa - ansi e madhe e perveç kesaj asht e nevojshme qi per nderin e tjervet duhet me pasun kujdes të madh nder botime; pse sikur dihet, me marrë neper kambë nderin e nji njeriu, ndonji herë, asht ma rrezik se me luejtë me zjarm.


Shtojcë:
Deklaratë e Hasan Prishtinës botuar në gazetën "Ora e Shqipnisë". me të cilën hedh poshtë propogandën e Beogradit. shpifjet e Ahmet Zogut dhe shpreh vendosmërinë për të luftuar deri në fund për çështjen e Atdheut.

[i]Vjenë, më 22 maj 1928

"DERI NË VDEKJE"
Nuk kam menden të baj me ket shkresë nji ekspoze të gjatë mbi veprën teme politike në të tana këto vjet qi, bashkë me nacionalistat të tjerë shqiptar, jam mudue me krye deri në fund detyren teme ndaj atdheut. Atë ditë qi për të mirën e atdheut hyena në fushën e politikës, kam pranue edhe të gjitha ataket, kundërshtimet, akuzat e shpifjet e atyne të cilët në veprimet e mija o do të shifeshin të gënjyem, rrënimin e atdheut, o do të konsideroshin, të mërzitun, pengimin e realizimit të qëllimevet të tyne personale. Do të baj vetëm disa shënime mbi relacionet e mija me shtetin jugosllav, nga të cilat edhe i verbti do të kujtohet se sa qesharake janë veprimet e disave.
Pikë se parit duhet vu oroe se në politikën me shtetet e hueja fjalëve "miqësi e simpati" unë nuk u jap tjetër vështrim veçse atë të nji interese reciproke. Merret vesht prej vetvetiu të nji interese reciproke të një shteti me nji shtet tjetër e jo të nji shtetit me nji personë apo me nji klasë.
Unë jam kenë dhe jam prap sot anmik i rrebët i politikës jugosllave në Shqipni, pse kam kenë dhe jam prap sot plotësisht i bindun qi interesat e atij shtetit janë fare në kundërshtim me interesat e shtetit tonë shqiptar.
Po erdh nji ditë, shka unë nuk besoj, qi Jugosllavia të pranojë me ndreqë kufit... Vetëm me këtë ndreqje kufinit unë kuptoj e pranoj parullen "Ballkani i Ballkanasvet. Jo vetëm por në atë rasë unë për me mbrojtë indipendencën e këtyne tokave ballkanike kishe me kenë gati me luftue krah per krah me ushtarët e Jugosllavisë kundra çdo uzurpatorit t'huej. Në kjoftë se Jugosllavia paqësisht nuk do të pranojë at ndreqje kufinit e se shqiptarët do të kenë dikur rasen me rifitue tokat qi atyne natyrisht u perkasin, at here ata nuk do të kondendohen ma me ndreqjen e siperthanun, por do të kërkojnë nji Shqipni me kufit e vjetit 1912.
Kur në vjetin 1923 u gjendeshe bashkë me Bajram Currin në shpellat e Gashit dhe të Krasniqes, qeveria jugosllave na propozoj me hye në marrëveshje me të. Pajtimi me Jugosllavinë na binte personalisht dobina mjaft të mëdha. Konditat e pajtimit ishin këto:
1) Me na u dorëzue të tanë pasunia; 2) me na u shpërblye të tana damet; 3) me na plotësue të tana dëshirat; 4) me pasë ndihmën e duhun t'organizojmë nji forcë për me rrxue qeverinë e atëhershme. Prej nesh qeveria e Belgradit kërkonte vetëm të hiqshim dorë nga ideja jonë. E mësyemja e Tiranës ishte në këto kondita send fort i lehtë.
Ahmet Zogu ma vonë hyeni në Tiranë....dihet prej gjithkuj se populli i Gjakovës i Shkupit, edhe i qytetit të Dibres kje kundra Zogut e levizjes së tij. Pra rolin që luejti Zogu me levizjen e tij kishim muejtë me e luejtë ne shumë ma parë e ma mirë se aj mbasi, natyrisht emnat tonë, si vendas, kishin ma influencë në popullin e Kosovës se emni i nji begut të Matit. Na refuzueme dhe refuzueme në nji kohë kur shumë herë rrishim kah 24 orë pa ngranë e nuk kishim as aq të holla sa me ble letra cingaresh. Kishe atherë të çilun dhe kam prap sot nji rrugë tjetër, jo me bashkëpunue me Jugosllavi, por vetëm me hjekë dorë nga kundërshtimi. Fryti i këtij abstenimit tem do t'ishte, si m'asht propozue, kthimi imediat i të tanë pasunis s'eme në Kosovë, sot sekustrue nga Jugosllavia. Shteti jugosllav nuk e ka pasë as nuk ka nevojë me ble me t'hollat e koskes së tij bashkëpunimin e në mos tjetër dorëheqjen teme nga kundërshtimi: i mjafton me më kthye gjanë t'eme, at gja me çmimin e të cilës kishe me muejtë te peshoj ne ar sigurisht në mos nji t'atyne zotërivet t'mi kundërshtarë prej qimes së flokëvet deri në gishtat e kambëvet. E kush dhe për ket ka dyshim le të pyesë ndoj kolegë të vet kosovar qi sot asht kundërshtar i em. Qe shka kërkonte e kërkon interesa e eme personale. Une me pase dashtë me kqyrë e me punue mbas interesavet të mija personale e jo mbas interesavet t'atdheut nuk kam pasë as nevojë të pres ndihmën e shtetit jugosllav mbasi dera e madhërisë dhe ambicjes, të kishe dashë me shkelë interesat e vendit t'em me ka kenë e çilun qysh në kohën e Tyrkisë kur kishe rasen fare të kollajtë m'u ba ministri i nji perandoris 33 miljonësh e me marrë konçesjone prej të cilavet kishe mujtë të bahem mjaft i pasun.
Por ne vend të nji kolltukut me turp në Stamboll preferova kryengritjen me nder në malet e Kosovës. Akuza, shpifje, kërcnime, rreziqe nuk më kanë frikësue kurr deri me sot e kundërshtarët e mij le të jenë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit. Unë kam nji rrugë të caktueme para mejet: ate kam shkelë dhe ate do të shkeli deri në vdekje- rrugën e indipendences ma të plotë të tanë Shqipnis! Rrugen e tradhetis as nuk e kam shkelë as nuk do ta shkeli kurr edhe pse disave sot po u kande me më quejtë publikisht tradhtor! Në kjoftë se këta kanë ngulë sytë në personen t'eme tue kujtue se unë trembëm prej shpifjevet të tyne e do të ndërroj rrugë, u diftoj kjartas se kan gabue adresë. Nderin t'em si njeri e si shqiptar e çëmoj, e tham me kreni, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mue n'idenë t'eme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqvet!

Ka me më shtrue vetëm vdekja!

(Marrë nga Hasan Prishtina "Dokumente" Tiranë 1983)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptySat Dec 01, 2007 6:35 pm

SI TË FLASIM PËR HASAN PRISHTINËN
Me drejtësi, vetëm me drejtësi. Ç'është e tij, le të mbetet e tij dhe ç'është e të tjerëve, e të tjerëve qoftë! Dhe për këtë ai gjithmonë na kujton: "Para se gjithash ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni gjykimin tuej".
Po si foli pseudohistoria dhe si duhet të flasë historia për të? Dhe dihet se pseudohistoria ka për perëndi politizimin, konjukturalizmin, dhe zhurmërinë e gjysmëtevërtetave. Në peshoren e saj gjithmonë mat një djall çalaman, me një gjysmë syri picërrak e me kamzhik në dorë. Prandaj në këtë peshore figura shumëpërmasore e Hasan Prishtinës s'kish se si të matej ndryshe. Prandaj edhe shfytyrimi dhe njollosja e tij qenë domosdoje për rivrasjen e këtij kryeheroi. Dhe rivrasja "është edhe më e zezë se vetë vrasja. Me vrasjen e një poeti, bie fjala, shkurtohet e vritet jeta e tij, po jo vepra e tij, ai rron përmes librave. Po kur vriten edhe librat, atëhere rivrasja ç'emër ka? Dhe rivrasja e Hasan Prishtinës u bë për vite më radhë nga kjo pseudohistori. Deri më 1962 qe shpallur tradhtar. Ne të gjitha tekstet e historisë kështu qe emërtuar. Madje edhe në një dramë1), kështu u paraqit. Në vitet e mëvonshme diçka sikur ndërroi, diçka sikur u bë: i sollën edhe eshtrat e tij nga Selaniku dhe u gjet më në fund një copë tokë në Kukës për prehjen e tyre. U tha ndër fjalime se i lahet një borxh historisë. Me gjysmë zëri, po u tha. U tha si në një farsë të luajtur keq. Hijet e zeza të pseudohistorianëve prapë gërrithnin. Megjithatë në shpirtin e popullit shpalosej gëzimi edhe për kaq sa u bë. Në shpirtin e popullit kurrë s'ishte varrosur; kurrë s'ishtë vrarë. Le të ishtë dënuar gjashtë herë me vdekje, vdekje s'mund të kishte për këtë bir të tij. Le të ishte vrarë më në fund prej tri pushkëve të kralëve të Ballkanit, në shpirtin e popullit kishte po atë vend që duhet të kishte. "Pa konë Hasan Prishtina, tyben s'ta lëshova vendin", do të vazhdonin të thonin malësorët e Malësisë së Gjakovës pranë zjarrit bubulak të dimrit. Se ai deklaratën "Deri në vdekje" kështu e pat nënshkruar: "Mue në idenë teme patriotike nuk ka mujte as nuk do te muej me më shtrue ari i tanë botës, por as mënia e të tanë armiqvet!". Prandaj, në shpirtin e popullit dhe në dëshmitë e historisë qe ka perëndi të shenjtë vetëm faktografinë e vetëm të vërtetat e saj, ai shpaloset si një vigan i përmasave të rralla, si kryeprotagonist i akteve më dramatike të historisë sonë. Përndritja e rolit të tij është edhe përndritja e luftës sonë për të drejtën legjitime njerëzore të përbashkimit kombëtar, të luftës për mëvetësi, përparim, dinjitet e demokraci.
Le të mos harrojmë përse e shkriu të gjithë pasurinë e tij e të gjitha energjitë e tij. Le të mos harrojmë përse nuk pranoi pozita të larta as ne kabinetin ministror turk dhe as në atë jugosllav më pastaj, pse nuk u josh prej këtyre lakmive. Le të mos harrojmë rolin e tij kryeudhëheqës në Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të 1912-ës dhe në kryengritjet e kaçakëve në Kosovë. Le të mos harrojmë luftën trimërore në parlamentin turk dhe në atë të shtetit shqiptar. Le të mos harrojmë se ai qe kryeministri i republikës më demokratike të Evropës se asokohshme, që, doemos, s'do të mund të zgjaste më shumë se pesë ditë. Le të mos harrojmë trimërinë e tërheqjes se tij trishtuese: reaksioni i çifligarëve të mëdhenj e i bizantinëve të tjerë dhe ai i kralëve ballkanikë s'mund të lejonim ekzistencën e një republike që synonte përbashkimin e pajtimin kombëtar. Prandaj dhe anatemimi i këtyre shtriganëve se ai po vinte në lojë dhe po rrezikonte edhe ekzistencën e kësaj grimëze Shqipërie që mezi u krijua s'do të ishte pa gjurmë dhe s'do të ishte "argument" dosido për pseudohistorianët.
Prandaj në këtë tërheqje ai tregoi urtësinë që të mos shkaktonte ndonjë gjakderdhje vllavrasëse e me pasoja katastrofale për kombin. Reaksioni feudal e lakmitarët e pangopshëm për pushtet ishin të përndezur në tru e gjak ta çonin popullin në këtë kacafytje. Dhe Hasan Prishtina s'mund t'ia jepte këtë shkas egërsimit të tyre. Kuptoi e vlerësoi drejt raportin e forcave. Përmbi të gjitha për të qëndronte interesi i Atdheut. Por ai kurrsesi s'do të mund të tërhiqej nga lufta për zgjidhjen e nyjeve të fatit të kombit. Kurrsesi s'do të mund të rronte i tërhequr. Jashtë kësaj lufte, i zhgënjyer në përpjekjet e tij, i mbyllur dhe i vetëburgosur në një qoshk të qetë Evrope as që mund të parafytyrohej. Përndryshe s'do të quhej Hasan Prishtina. Përndryshe do të flitnim edhe për inkonsekuenca të këtij burri të shquar që historia e Atdheu shumë borxhe i kanë, ndërsa ai të gjitha një për një i lau, pa harruar asnjë peng.
Prandaj së pari s'do të ishte detyrë ngritja e një shtatoreje madhështore në sheshin kryesor të kryeqytetit, pikërisht në vendin ku është ajo e Leninit?
Nejse, Hasan Prishtina, historia ndryshe do ta hapë gojën e do të flasë për ty. Ti s'je nga ata që ashtu si hyjnë, ashtu dalin (si në enciklopedinë e hartuar nga Akademia e Shkencave). Kujtesa për ty është si kujtesë për një dramë të hidhur që përsëritet e luhet me aktorë të tjerë. Teatri po ai. S'guxojmë të mashtrohemi. S'guxojmë të mos dimë. Duhet të dimë të fitojmë pa asnjë alternative tjetër. Historisë s'duhet t'i mbetemi borxh.

Botuar në gazetën "Republika"
Tiranë, 14.2.1991 (Nr.2)
ADEM ISTREFI

______
1) Është fjala për dramën "Dragoi i Dragobisë të Xhemal Brojës", që kur u shfaq për herë të parë në Bajram Curr, salla gati mbeti pa dyer. Natën e dytë pati vetëm tre spektatorë, edhe ata nëpunës nga Tirana, të ardhur me shërbim. (Shënim im -A.J.)

P.S. Këtij botimi i shtohet deklarata "Deri në vdekje" (botuar
së pari në gazetën "Ora e Shqipnisë ", Vjenë, më 22.5.1928 nr. 7)
si vijim logjik i fjalës së papërmbyllur të autorit të këtyre
"Kujtimeve" dhe si kapak floriri i një profecie dhe i një jete të
jetuar kreshnikisht.
U ruajt drejtshkrimi i kohës së botimit dhe u bënë fare pak ndreqje që u patën parasysh si gabime shtypi.

Fund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyTue Dec 11, 2007 12:23 pm

Shikoni këto linqe të cilat tregojnë jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Default Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Pixel

Hasan Prishtina - Deri në vdekje, Pjesa 1
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Default Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Pixel

Hasan Prishtina - Deri në vdekje, Pjesa 2
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Default Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Pixel

Hasan Prishtina - Deri në vdekje, Pjesa 3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptySun Jan 06, 2008 2:07 am

Ja pa edhe një Histori e Figurave Shiptare më të njohura .Herojt e Kombit.
por kto jan vetën nga Shqiprija pa përfshir edhe pjest tjera të Kombit .
Nga Ismail Qemali tek Haxhi Lleshi, ja kush janë ata që dhanë kontribut të lartë shtetit shqiptar

Për herë të parë botohen 154 Heronjtë e Popullit. Gazeta "Tirana Observer" ka arritur të sigurojë listën e plotë të atyre që populli i shpalli heronj të tij. Kjo listë është marrë në "Kryesinë e Organizatës për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut". Titulli Heroi i Popullit është titulli më i lartë, pas atij të Heroit Kombëtar. Ky titull në sistemin e kaluar jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i propozuar nga kryesia e Byrosë Politike. Ai jepej me motivacionin "Për plotësimin e detyrave me heroizëm të lartë". Me ndryshimin e sistemeve në Shqipëri, ky titull "hiqet nga qarkullimi", duke u zëvendësuar nga tituj të tjerë që jepen nga Presidenti i Republikës.
Për kontributin e tyre gjatë Luftës, apo për pjesëmarrje në ngjarje të rëndësishme si Rilindja Kombëtare, Shpallja e Pavarësisë, Lufta e Dytë Botërore.

Ismail Qemali:
Burrë shteti, patriot, një nga kontribuesit më të mëdhenj në Shpalljen e Pavarësisë. Kryeministri i parë i vendit, por edhe ministri i parë i kësaj qeverie.

Qemal Stafa:
Aktivist, patriot i Lëvizjes Kombëtare Antifashiste, anëtar i Komitetit Qendror të përkohshëm dhe sekretar i Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste.

Enver Hoxha:
Një nga themeluesit e Partisë Komuniste. Sekretar I i Komitetit Qendror, komisar Politik i Frontit Antifashist, shef i Shtabit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Bule Naipi:
Një nga aktivistet e para femra të Lëvizjes Antifashiste, partizane e varur në litar në Gjirokastër nga gjermanët.

Vasil Laçi:
Anëtar i njësiteve guerile që vepronin vend, atentatori i mbretit Viktor Emanueli III, kur ky i fundit ishte për vizitë në Tiranë.

Myslym Peza:
Themelues i çetës së Pezës, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, zëvendëskryeministër i Qeverisë Demokratike të Beratit.

Avni Rustemi:
Patrioti i shquar i lëvizjes kombëtare. Ai në Paris të Francës do t’i bëjë atentat me pasojë vdekjen Esad Pashë Toptanit, një prej figurave antikombëtare.

Rahman Parllaku:
Pjesëtar i Luftës Antifashiste. Mori poste drejtuese në ushtri, nga komandant batalioni e deri tek komandant divizioni. Pas luftës ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes dhe deputet.

Petrit Dume:
Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste, kuadër i lartë i Partisë Komuniste. Dënuar nga Enver Hoxha në 1974 bashkë me disa prej bashkëpunëtorët e tij.

Hito Çako:
Pjesëmarrës i Luftës Antifashiste në brigadën që mori pjesë në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes.

Vasil Shanto:
Patriot, kundërshtar i pushtuesit fashist. Pushtimi fashist e gjeti duke vuajtur dënimin me burg për idetë e tij patriotike. Ai ishte nga të parët që mori armët kundër italianëve.

Hekuran Pobrati:
Pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste. Pas çlirimit ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ishte një nga kontribuesit për shkatërrimin e bandave antikomuniste.

Asim Aliko:
Kundërshtar me armë i pushtuesit. Pas çlirimit futet në shërbim të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ka një kontribut të veçantë në luftën kundër bandave antikomuniste.

Haxhi Lleshi:
Pjesëmarrës aktiv dhe një nga drejtuesit kryesor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mbajti postin e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Hysni Kapo:
Komisar i brigadës V Sulmuese. Një nga kuadrot më të lartë të Partisë Komuniste dhe krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vdekjen e tij.

Margarita Tutulani:
Një nga gratë e para që iu kundërvu pushtuesit fashist. Aktiviste e Partisë Komuniste bashkë me shoqet e saj ajo dha një kontribut të madh në luftë.

Mehmet Shehu:
Një nga komandantët e Luftës Antifashiste. Ishte themeluesit e parë të ushtrisë shqiptare. Komandant i Brigadës së I Sulmuese. Pas çlirimit ishte kryeministër i vendit.

Mujo Ulqinaku:
Një nga organizatorët e parë të lëvizjeve popullore në qytetin e Durrësit kundër pushtimit fashist. Humbi jetën në luftë me forcat italiane në momentin e zbarkimit në tokën shqiptare.

Myslym Këta:
Pjesëtar i Luftës Nacionalçlirmtare, një nga pjesëtarët e guerileve të qytetit të Tiranës. Pas çlirimi ishte një nga kontribuuesit në Ushtrinë Shqiptare.

Perlat Rexhepi:
Pjesëtar i Luftës Nacionalçlirmtare. Intelektual i zoti ai ishte nga të parët që organizoi të rinjtë komunistë kundër pushtuesit fashist.

Qemal Stafa Heroi i Popullit
Punoi për organizimin e shoqërisë “Besa Shqiptare”. Ai ishte një nga shkruesit më të shpeshtë të organit të shoqatës. Për idetë e veprimtarinë e tij u arrestua dy herë brenda vitit 1937.
Studioi në Itali për Drejtësi në qytetin e Firences. Kur u kthye në Shqipëri në vitin 1939 u arrestua dhe u burgos, gjyqi e dënoi me 6 vjet burg dhe punë e detyrueshme.
Kur vendi u pushtua nga italianët, Qemali përgatiti rebelimin në burg duke siguruar dhe arratisjen, por ku dhe u plagos. Pas kësaj ai shkoi në Itali për të vazhduar studimet, por u arrestua nga autoritetet italiane sepse zhvillonte një propagandë antifashiste. Ai u burgos në Firence ku qëndroi disa muaj, u lirua për mungesë faktesh dhe mundi të rikthehej në Shqipëri.
Për punën e tij ai u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i rinisë komuniste. Vritet në 5 maj 1942.

Dekreti i shpalljes Hero i Popullit
Titulli i nderit Hero i Popullit është një titull që është dhënë gjatë regjimit komunist, me propozim të Kryesisë së Byrosë Politike ndaj Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ai titull shpallej me dekrete të veçanta. Ky titull është dhënë deri në fillim të viteve 1990 dhe më pas u zëvendësua me titullin me të njëjtat vlera Urdhri i Shqiponjës.

Heronjte e Popullit
Ismail Qemali
Qemal Stafa
Perlat Rexhepi
Zaho Koka
Ali Demi
Qeriba Derri
Abaz Shehu
Avni Rustemi
Alim Xhelo (Tërbaçi)
Beqir Balluku
(hequr titulli)
Koci Bako
Manush Alimani
Llambro Andoni
Enver Hoxha
Ramiz Aranitasi
Bule Naipi
Muzafer Asqeri
Fuat Babani
Shyqyri Alimerko
Memo Bejko
Xheladin Beqiri
Fato Berberi
Bardhok Biba
Ylbere Bylybashi
Isa Boletini
Hyqmet Buzi
Hajredin Bylishi
Shkurte Cara (Skuraj)
Riza Cerova
Bajram Curri
Skënder Çaçi
Hysen Çino
Reshit Çollaku
Zonja Çurre
Ilia Kici (Dashi)
Ndoc Deda
Nik Ndreka
Rexh Delia
Gjok Doçi
Inajete Dumi
Mihal Duri
Hajdar Dushi
Laze Ferraj
Abdyl Frashëri
Musa Fratari
Shote Galica
Liri Gero
Meleq Gosnishti
Mihal Grameno
Luigj Gurakuqi
Jaho Gjoliku
Naim Gjylbegu
Met Hasa
Ahmet Haxhia
Dervish Hekali
Sado Kosheno
Vojo Kushi
Vasil Laçi
Zigur Lelo
Hydajet Lezha
Mbrik Lokja
Dede Gjoluli
Nuri Luçi
Haxhi Lleshi
Misto Mame
Dile Marku
Theodhori Mastora
Mustafa Matohiti
Ndoc Mazi
Kanan Maze
Ram Metaliaj
Memo Meto
Pal Mëlyshi
Fejzi Micoli
Kastriot Muço
Maliq Muço
Sali Murati (Vranishti)
Selam Musai

Kozma Naska
Kozma Nushi
Estref Osoja
Hibe Palikuqi
Shefqet Peçi
Mine Peza
Myslym Peza
Nimete Progonati
Llazo Palluqi
Fahri Ramadani
Avni Rustemi
Nazmi Rushiti
Mumin Selami
Çelo Sinani
Mic Sokoli
Çybra Sokoli
Sadik Stavaleci
Vasil Shanto
Myslym Shyri
Hajdar Tafa
Lefter Talo
Marte Tarazhi
Prenda Tarazhi
Bajo Topulli
Çerçiz Topulli
Bajram Tusha
Margarita Tutulani
Mujo Ulqinaku
Ramiz Varvarica
Themi Vaso
Zylyftar Veleshnja
Asim Vokshi
Sulejman Vokshi
Mitro Xhani
Mustafa Xhani (Baba Faja)
Ajet Xhindolli
Asim Zeneli
Shyqyri Ishmi
Fran Ivanaj
Shenjaze Juka
Mustafa Kaçaçi
Xhemal Kada
Dino Kalenja
Hysni Kapo
Kajo Karafili
Ali Kelmendi
Myslym Këta
Hasan Gërxhaliu
Persefoni Kokëdhima
Tom Kola
Teki Kolaneci
Emine Metaj
Rahman Parllaku
(hequr titulli)
Hekuran Pobrati
Vehbi Hoxha
Vangjel Argjiri
Branko Kadia
Hito Çako
(hequr titulli)
Petrit Dume
(hequr titulli)
Abdyl Elmazi
Jordan Misja
Jorgo Sulioti
Hajredin Bylyshi
Hiqmet Buzi
Muhamet Prodani
Ndreko Rino
Rexhep Kolli
Sadik Bekteshi
(hequr titulli)
Veli Dedi
Xhoxhi Martini
Zija Kambo
Tuk Jakova
Mehmet Shehu
Emin Duraku
Spiro Kote
Asim Aliko
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyMon Mar 10, 2008 1:43 am

Ja dhe një pjes e shkuter për heroin ton me gruan e vetë.

Marr nga libri "AZEM BEJTË GALICA" nga shkrimtari Bedri Tahiri. Botuar më 1995 nga shtëpia botuse SHKËNDIJA, në Prishtinë.


Azem Bejtë Galica me Nusen e Maleve - Shotë Galica
Azem Bejta u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve.
Si fëmijë përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dha edhe jetën. Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e hershme të këtij djaloshi. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathtë. I pëlqenin shumë këngët e trimërisë dhe rrëfimet e pleqëve për ngjarje të ndryshme nga historia kombëtare. Në odat tona - shkolla, mori mësime të mira. Ky shpirt i shëndoshë qëndronte në një trup të shëndosh, siç do thoshin latinët. Edhe për zhdërvjelltësi ua kalonte të gjithëve. Në mundje, me çobanë ishte i pari. Por mbi të gjitha atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, e pati plagosur një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë.
Shumëherë burrat e Selacit (dajët e tij) dhe të Galicës bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajëve apo babait? Kur nxeheshin shumë i qetësonte plaku i urtë i Galicës, mixha Rexhep duke u thënë: «O burra, pse po lodheni aq shumë. Kah t´gan mirë asht, dajtë tirma e babën trim.»
Gjatë viteve 1910 - 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithëshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, ku e dha kushtrimin për një luftë mbarkombëtare kundër Perandorisë osmane.
Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes të shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë.
- I kujt është ai djalë? -pyeti Isa Boletini.
- I biri i Bejtë Galicës, Azemi - iu përgjigj njëri nga trimat që e shoqronte.
Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.
Pasi u përshëndet me të ia vuri dorën në krah dhe e përgëzoi: - Të lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait tënd, ta vazhdosh, rrugën e tij luftareke. Kjo është rrugë e vështirë por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bë mal nga gëzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh në sytë e tu të etshëm për liri. Ai e paska lënë një trim që do ta nderojë Kosovën dhe mbarë kombin. Me fat rruga e lavdisë, se një vend që lind brezni trimash nuk do të humbet kurrë...

B e t e j a t e atyre viteve qenë të vështira dhe të përgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bënin plane djallëzore për copëtimin e trojeve shqiptare. E formuan aliancën ballkanike dhe atëherë kur bisha evro-aziatike po bënte përpëlitjet e fundit, në njërën anë, dhe shqiptarët ishin molisur nga betejat e pareshtura, në anën tjetër, ato u inkuadruan në luftë. Kështu, mbi tokat e posaçliruara shqiptare, u vërsulën si një lukuni ujqërish grabitqarë ushtritë serbo-malazeze. Secila mundohej të kafshojë një copë më të madhe nga trupi i gjakosur.
Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të reja. Fitorja e 28 Nëntorit ishte gjysmake.

K o s o v a u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatën shqiptare. U sulmuan çdo gjë kombëtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e të tjera, me qëllim që të bëhen shpërngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapën edhe shumë burgje e kampe turture. Në Drenicë kampi më famëkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumë dernicas.
Azem Bejta të gjihta këto ngjarje i përjetoi vetë, në vijën e frontit. Kurr nuk iu nda luftëtarëve të lirisë. Mori pjesë edhe në Betejën Legjendare të Merdarit, betejë kjo shumë e ashpër ku mbeten mijëra të vrarë.
Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditë ishte mbajtur në stacionin e Tërnavcit. Për çdo ditë e detyronin të punoj në rrugën Mitrovicë - Pejë. Një ditë derisa po punonin në Vojtesh ra në konflikt me xhandarin që i shoqëronte (ruante). E qëlloi çekan duke e plagosur për vdekje. Atëherë e dërguan në kampin e Runikut. Atje kalonte shumë keq. Jeta ishte e rëndë dhe e mundimshme. Të burgosurit i kishin futur në një baltë të madhe midis një livadhi të rrethuar me tela xhembaçë e me roje të dyfishuara. Shumë vdisnin nga mundimet dhe torturat. Një ditë drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetërore, të mllefosur, i qesin në pushkatim të burgosurit. Azemi arrin të shpëtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.
Xhandarmëria serbe, e ndihmuar edhe nga një spiun shqiptar, vëhet në ndjekje të tij. E hetojnë dhe e rrethojnë në malet e Mikushnicës. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset në dorën e majtë (nga ky moment gishtat e kësaj dore i mbeten të palëvizshëm). Pas disa orësh kapet dhe dërgohet në burgun e Mitrovicës.
Të nesërmen ia arrestojnë edhe të dy vëllezërit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkë me shumë të rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditësh të gjithë i nisin për në Serbi. Pak ditë i mbajnë në Zajeçar e pastaj i transferojnë për në Pozharevc, në burgun më të rëndë të kohës.
Në burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa për të mos vdekur. Mbi një vit e kaluan në vetmi të plotë, nëpër qelitë e nëndheshme përplotë lagështi, errësirë e myk. Krahas tyre mbi ta për çdo ditë ushtrohej edhe shumë torturë barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatë, ata ishin të paepur.
Azemi ishte optimist dhe mbante qëndrim burrëror. Kurrë nuk u gjunjëzua as nuk humbi krenarinë. Në zemrën e tij kishte zënë vend dashuria për Kosovën. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij që po vuante prapa grilave të hekurta. Tashmë ajo ishte shëndrruar në një ideal të pashuar jetësor. Gjithnjë shpresonte se një ditë do të kthehet në Kosovë dhe do ta vazhdonte luftën për çlirimin dhe pavarësimin e trojeve Shqipëtare. Shpesh e ëndrronte Kosovën e lirë. Këtë ua thoshte edhe shokëve. E shihte veten të lirë duke vepruar drejt saj. Si në vegim e dëgjonte zërin e mekur të nënë-lokës që e thirrte në rrugën e nderit, në rrugën e pavdekshmërisë...
Dhe, nuk vonoi shumë, ajo ditë e bardhë agoi. U këputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytën rojet dhe, u kapërcyen telat. Trimi vetë i shtati u gjend jashtë grilave në ajrë të pastër, i lirë, si shqipja e Alpeve shqiptare ...
Organet serbe, ai mëngjes pranveror i gjeti të hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zëra të shqetësuar e tërë ankth:
- Alo...alo Komanda e Mitrovicës, a më dëgjoni? Jam drejtori i burgut të Pozharevcit. Të lutem, dëgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh një skandal shqetësues. Një grup të burgosurish është arratisur. Të gjithë janë nga rrethi juaj. Atyre u prinë ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarë i kemi gjetur të mbytur përdhunisht. Të lutem shumë, merri të gjitha masat për t´i kapur, se po e mori vesh lartmadhëria e pat jeta ime...
- Çfarë, çfarë?! -u çarkëdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta të arratiset nga ai burg me gjithë ato labirinthe enigmatike e mu ne zemër të mbretëris sonë. A guxon te ndodhë kjo ore sylesh? Jo, jo ende nuk më besohet se përndryshe do të çmendem. Kjo ëshë e tmerrshme, kjo është fatale. Medet ç´na paska gjetur ne që do të kemi punë me te. Kurrë më organet tona nuk do të kenë qetësi në këto anë. Lirisht xhandarët e postkomandave tona le ta lëshojnë Drenicën. S´do të ketë qetësi asë krali ynë në Beograd. Phu, ju marrtë djalli, ju marrtë, more kukuvajkat e dreqit!...
Të arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa çarë kokën ç´po ndodhte në qarqet shtetrore. Pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm, natën e ditën, maleve e fushave, të lodhur e të uritur, arritën në Kosovën e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.
Azemi pa humbur kohë, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojë çetën e vetë luftarake. Bashkë me dy vllezërit dhe disa trima nga fshartrat përreth që u grumbulluan në Galicë. Nën hijën e Qarrit qindravjeçarë (Lisi i vorreve) e shtruan sofrën dhe u ulën rreth saj. Nëna Sherife ua solli flamurin shqiptar, që e kishte ruajtur në fund të arkës dhe pasi e shpalosi mirë e shtroi mbi sofër. Trimat me dorën e majtë në zemër e me të djathtën mbi flamur njëzërit u betuan:

«Betohemi në këtë flamur të shenjtë se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve.

Betohemi dhe bëjmë be se për Kosovë japim jetën sikurse me le».

Kjo çetë, e cila më vonë do të bëhet «Nëna e çetave kaçake te Kosovës», menjëher filloi aksionet e veta luftarake. Kështu nisën edhe ditët e tmerrit për xhandarët e posteve në Drenicë dhe për spiunët. Dhe gjatë trembëdhjetë vjetëve, sa ekzisoi kjo çetë, arriti t´i zhviloj mbi shtatëdhjetë beteja të suksesshme e fitimtare.


Edituar për herë të fundit nga Deli në Mon Mar 10, 2008 1:45 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyMon Mar 10, 2008 1:44 am

Bejtë Galica
Dikur, para më se 200 vjetësh, Galica ishte një fshat i vogël dhe i varfër siq ishin shumica e fshatrave shqiptare. Në mesin e atyre familjeve të pakta shquhej ajo e Abaz Bejtës. Ai i kishte tre djem: Azemin, Ferizin dhe Ibishin. Prej tyre dallohej Azemi. Ishte më trimi e më bujari. Azemi kishte vetëm një djalë, Bejtën.Bejtau lind në pranverën e vitit 1853 në Galicë. Që nga fëmijëria, duke qëndruar nëpër odat e fshatit, mori mësime të mira. Aty i lindi dashuria për atdheun e vet, për popullin shqiptar që po vuante nën zgjedhen turke dhe për qdo gjë kombtare. Krahas tyre, në anën tjetër, i shtohej urretja kundër pushtuesve që nuk po e linin rehat këtë tokë stërgjyshore.Azemi e martoi djalin (Bejten) në moshë më të re se moshatarët e tij, pse ishte mashkulli i vetëm në familje. E martoi me një vajzë nga Kutllovci, me të cilën i pati dy djem: Seferin dhe Zenelin. Pas pesë vjetësh i vdes gruaja e parë dhe Bejta rimartohet me Sherifen, bijën e Kurt Selacit që ishte i njohur në tërë Shalën e Mitrovicës për trimëri dhe menquri. Me të i pati edhe tre fëmijë: Azemin, Mihanën dhe Ademin. Edhe fëmijët Bejta i edukoi në frymën patriotike dhe luftarake. Këtë e bënte jo me fjalë, por me veprime konkrete duke marrë pjesë aktive në qdo kryengritje që organizohej kundër hordhive otomane.Qysh më 1890/91, kur Perandoria turke bëri përpjekje për ndryshime administrative në Vilajetin e Kosovës dhe për vendosjen e pushtetit në Drenicë, ai u gjend në radhët e para. Siq dihet Drenica i përkiste rrethit të Vushtrrisë. Sulltani ishte i interesuar që të krijojë një rreth të posaqëm në Drenicë, në mënyrë që ta kishte nën sundim të plotë këtë trevë të papërkulshme. Ai si vend të përshtatshëm caktoi lokalitetin midis tri fshatrave të mëdha të Drenicës, në mes Polacit, Llaushës dhe Prekazit. Pasi u bënë përgatitjet e duhura filloi puna me ndërtimin e Sarajit. U caktua edhe rendi kush kur duhet të dalë në punë "vullnetare". Për qdo ditë lartësoheshin muret e ndërtesës e bashkë me to rritej mllefi dhe urrejtja në zemrat e drenicasve. Dhe kur u caktua edhe kajmekami me nënpunësit e tjerë të Sarajit me emrin HAMIDI*vendësit u ngriten në këmbë. Kështu, më 14 janar 1891 afër vetë të udhëhequr nga Ahmed Delia i Prekazit e sulmuan Sarajin. Kjmekami i ri, Kahremen beu dhe nëpunësit e tjerë, mezi shpëtuan nga flaka dhe lufta. Saraji u dogj, materiali u shpërnda dhe kështu pashai turk (Xhelil Pasha) dështoi, nuk arriti ta nënshtroj Drenicën, për qka koka e tij do të përfundonte në kamarën e turpit.Në këtë bejtej të përgjakshme u shqua edhe Bejtë Galica. Ai u kishte rënë në sy edhe auktoriteteve turke dhe pas disa ditësh arrestohet. Bashkë me një grup kryengritësish dërgohet në Shkup. Pashai turk kishte dalur në ballkon dhe po i vështronte të arrestuarit që ecnin kalldrëmeve të pluhrosura. I bëri përshtypje një burr i hajthëm. me tirq të zi e plis të mprehtë në kokë, i cili ecte krenarisht dhe me një mospërfillje. I urdhëroi rojet që t´ia brenda ashtu duarlidhur. Posa u fut i arrestuari në zyrë pashai e pyeti si të quajnë more djalosh i padëgjushëm?-Bejtë Azemi, por të gjithë me thërrasin Bejtë Galica, -iu përgjigj ai gjakftohtë e duke e shikuar në sy.-Hë, more lanet (shejtan) a e sheh se Perandoria jonë i ka duart e gjata sa t´ju arrijë edhe në ato malet tuaja të egra, ku gjeten vdekjen mijëra e mijëra ushtarë tanë- vazhdoi pashai.-Ore pasha- iu drejtua Bejta- vërtet Perandoria juaj i ka duart e gjata, por jetën e ka të shkurtër. Ato trojet tona, ku rriten shqipet nuk durojnë t´i shkelë këmbë e huaj. Nuk janë mësuar në robëri. Burra e gra luftojnë. Edhe vetë toka, po s´pati kush ta mbrojë, hapet dhe do t´ju përbijë të gjallë, por ikni sa s´është vonë...-Mjaft more zog kaurri - briti me zë hakërrues pashai i cili e kishte humbur durimin dhe nga nervoza filloi të dridhej.Ti do te kalbesh ne burgjet tona të errëta se je nga ajo farë e mallkuar, e cila duhet zhdukur me rrënjë. Ti na qenkshe mu nga ajo toka e shpallur haram që quhet Drebice, e cila nga nxori telashe me shum se e gjith europa. Nga ai vend ogurzi ishte edhe Millosh Kopili, i cili më 1389 me thikë të helmuar e therri sulltan Muratin I, që kishte ardhur për ta cliruar Kosovën nga te pafetë. Ai ua ka lënë amanet që të luftoni kundër nesh. Ka pesë shekuj që sundojmë tërë Europën e ju na e dogjet Sarajin e posangritur. Në shpirtin tuaj ka hyrë i paudhi dhe s´ju lë të qetë. Por ai që ngirtet kundër perandoris sonë të Shenjët do të pësoj kështu si ti, në qelitë tona të ftohta. Nga to do të dilni vetëm të vdekur... unë jam katil për rebelët si ju... Merreni e ma shporrni syshë këtë qafir! -u briti rojeve që qëndronin gaditu para derës se tij.Vërtet, Bejta u dënua me burgë të përjetshëm, me 101 vjet.-Me 1902 Porta e Lartë vendosi të bëjë reforma në Vilajetin e Rumelis. Për zbatimin e tyre u caktua Hilmi Pasha, i cili arriti në Shkupë më 12 dhjetor 1902. Ai për t´i mashtruar dhe përvetësuar shqiptarët në përkrahjen e reformave menjëherë e bëri amnestimin e disa të burgosurve. Në mesin e tyre u gjend edhe Bejtë Galica, i cili pasë 11 vjetësh doli nga burgu i Shkupit.Edhe pas daljes nga burgu Bejta nuk e ndali aktivitetin e vet luftarak e organizativ. U zgjodh udhëheqës i luftëtarve nga fshatrat: Galicë, Dubovcë, Mikushnicë, Beqiq dhe Krasaliq. Në muajin shkurt te vitit 1902 i përfaqësoi keto fshatra në tubimin e kretërve të Drenicës që u mbajt në kullën e Ahmet Delisë në Prekaz. Aty u vendos që të mbahet sa më shpejtë një kuvend i ngjashëm me ato të Gjakovës dhe të Llugës.Më 26 mars 1903 mori pjesë në fushën e Morinës, në Kuvendin historik të Drenicës, të cilin e udhëhoqi Ahmet Delia. Në te u vendos të kundërshtohen reformat turke. Pas tri ditësh, më 29 mars, mijëra dernicas, nën dretimin e Ramë Lutanit e morën Vushtrrinë pa pengesa të mëdha. Të nesërmen u nisen për në Mitrovicë për t´u ndihmuar vëllëzërve shaljanë, të cilët e kishin sulmuar qytetin dhe kërkonin dëbimin e menjëhershëm të konsullit rus Shcerbinit. B e t e j a qe e përgjakshme. U vranë mbi 300 shqiptarë. Nga kodra e Bairit sulmonin me topa. Aty qëndronte edhe Shcerbini, i cili edhe komandonte. Një ushtar shqiptar në ushtrinë turke, me emrin Ibrahim Halit Popovci, nga Suka e Gjilanit, duke i parë këto skena tmerruese e dredh pushken dhe e qëllon konsullin, i cili vdiq pas disa ditësh. Edhe në këto luftime u dalluan trimat që i udhëhoqi Bejtë Galica.Lëvizja anti-turke sa vinte e shtohej. Kryengritsit shqiptar kishin përfshir mbar Kosovën. Në muajin korrik 1907 shpërtheu revolta e armatosur në Drenicë. Të gjithë kryengritësit e kësaj treve ishtin grumbulluar rreth Rezallës dhe Devicit.Shemsi Pasha me forca të shumta gjendej në Mitrovicë. Atij i erdhi urdhri nga Stambolli që sa ma shpejt të shuhet me gjakë kjo kryengritje. Ky menjëher i nisi dy taborre nën drejtimin e major Vehbi Efendiut për në Drenicë. Posa arritën në Llaushë krusën pushkët e para. Vehbi Efendiyt iu desh të zbres nga kali dhe ta ruaj kokën e vet. Beteja e përgjakëshme e cila zgjati tërë ditën, u zhvillua midis Rezallës dhe Devicit. Aty mbesin te vrar shumë shqiptarë, në mesin e tyre edhe njëri nga prijësit e betejës- Bejtë Galica. Ai kishte mbetur keq përmbys. Një ushtar i kësaj ane e njeh dhe don ta kthejë mbar Vehbi Efendiu iu kërcënua: - Largohu more edepsëz se po të këpus me kamxhik. Ai është harambash që ka kundërshtuar dovlentin. Ashtu le të vdesë, përmbys!Kështu, në muajin korrik 1907, në fushën e nderit ra heroikisht patrioti dhe luftëtari 54 vjecar, Bejtë Galica. Pas një jave turqit ia dogjën shtëpin në Galicë duke i lënë pa kulm mbi kokë Sherifen me dy thjeshtrit (Seferin dhe Zenelin) dhe tre fëmijët e vet: Azemin, Mihanen dhe Ademin.Me vrasjen e Bejtë Galicës nuk u shua rezistenca e armatosur në këtë familje trime. Rrugën e tij do ta vazhdojnë të bijtë, sidomos djali i tretë,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyMon Mar 10, 2008 2:05 am

guximi shkruajti:
Per mendimin tim hero i rendesishem i popullit shqipetar eshte edhe shoku Enver Hoxha

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 ALB-Hoxha-Titoites-s

Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 16 tetor 1908, në një familje me tradita të njohura patriotike. Fëmijërinë dhe rininë e hershme (1908-1927) i kaloi në një mjedis familjar e shoqëror të lidhur ngushtë me luftërat për çlirimin kombëtar nga zgjedha osmane, me ngjarjet që quan në Shpalljen e Pavarësisë dhe më përpjekjet për sigurimin e ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga synimet e shovinistëve fqinjë.

Pasi përfundoi shkollën qyetëse "Drita" (1917-1924) vazhdoi studimet në Liceun fracez, në fillim në Gjirokastër (1924-1927) dhe më pas në Korçë (1924-1930). Në këtë periudhë, nxënës i zellshëm, i etur për dije e kulturë, ai u formua edhe si një i ri demokrat revolucionar. Admirues i Avni Rustemit, i shoqërisë përparimtare "Bashkimi", i revolucionit demokratiko-borgjez të qershorit 1924. Pas kthesës kundërrevolucionare dhe ardhjes në fuqi të A. Zogut (dhjetor 1924), Enver Hoxha do të rreshtohej me forcat kundërshtare të regjimit obskurantist e mesjetar që sundonte në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë, vitet e qëndrimit në Korçë (për të përfunduar Liceun) luajtën një rol të madh për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha. Këtu ai u afrua me punëtorët korçarë, përmes të cilëve ra në kontakt me literaturë dhe u lidh me lëvizjen e atëhershme komuniste.

Pas përfundimit të Liceut me rezultate të larta, në tetor 1930 fiton të drejtën për të vazhduar studimet universitare, por në kundërshtim me dëshirat dhe pasionin e tij për shkencat politike e historike, bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Monpeljesë në Francë. Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga mbretëria zogiste dhe shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935.
Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta dhe një kohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientët e punëtorëve parisienë, frekuenton klubet e edukimit marksist të Partisë Komuniste të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF-së "Ymanite". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, por pas disa muajshë (në fillim të verës 1936) pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e vetme të konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.
Në korrik të viti 1936 kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve i përkushtohet luftës për çlirimin e popollit. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.

Pasi mbetet muajë të tërë pa punë, për njëfarë kohe jep mësim si pedagog i jashtëm në gjimnazin e Tiranës, kurse në prill të vitit 1937 mundi të siguroj një vend si profesor në Liceun e Korçës, ku shumë shpejt i rivendos lidhjet me Grupin Komunist "Puna" të Korçës, dhe me horizontin teorik e veprimtarinë e tij praktike, bëhet një ndër anëtarët më aktivë e më me perspektivë të lëvizjes komuniste të Shqipërisë.

Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë ( prill 1936 ), së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, Enver Hoxha veproi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnëtarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjëra që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë.

Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gjë që u ra në sy të fashistëve, të cilët në dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacion: "element kundër regjimit". Me kërkesën e tij dhe me vendim të qëndrës së Grupit Komunist të Korçës, në janar të v. 1940, Enver Hoxha u dërgua në Tiranë me detyrë të zgjeronte mbi baza të shëndosha veprimtarinë e grupit. Që në këto momente për Enver Hoxhën nis rruga e gjatë, vështirë dhe e lavdishme - rruga e revolucionarit profesionist.

Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Enver Hoxhën në krye, u kthye në një qëndër të rëndësishme të lëvizjës komuniste antifashiste në kryeqytet. Deri në tetor 1941 ai e mbulonte veprimtarinë e tij me "profesionin e shitësit-tregtar" në dyqanin "Flora", kurse pas demonstratës së 28 tetorit u hodh në ilegalitet.

Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai e kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirimin kombëtar e shoqëror. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., dhe së bashku me ta luftoi për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të ndërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën më të madhe: themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, udhëheqësen besnike që do t'i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror.

Mbledhja Themeluese ( 8 - 14 nëntor 1941 ) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar I KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Dorës së tij, në bashkëpunim me Qemal Stafën, i takojnë dy dokumentet e para programore të PKSh, ku përcaktohen bazat politike e organizative të Partisë: "Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese" dhe "Thirrja e KQ të PKSh drejtuar popullit shqiptar". Më 23 nëntor Ai merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSh, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare.

I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet: "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregëtar e intelektual, ai gjatë gjithë dimrit 1942, në kushtet e terrorit e të ilegalitetit më të rëndë zhvillon një veprimtari të dendur e të fryshme revolucionare në kryqytet. Nga mesi i dhjetorit e gjer në maj 1943 vepron kryesishtë në zonën e Elbasanit, kurse nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri në çlirimin e plotë të atdheut popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korçës, Skraparit, Përmetit, Beratit etj.

Të gjitha ngjarjet e shënuara e jetike të Partisë e të popullit gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kanë vulën e mendimit e të veprimit të shquar revolucionare të Enver Hoxhës. Me inisiativë e nën drejtimin e tij zhvilluan me sukses punimet mbledhje të rëndësishme si: Konsulta e Parë e Aktivit të PKSh ( prill 1942 ), Konferenca e Jashtëzakonshme e PKSh ( qershor 1942 ) dhe Konferenca e Parë e Vendit e PKSh ( mars 1943 ), e cila për problemet e mëdha që analizoi zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Byrosë Politike dhe Sekretar të Përgjithëshëm të PKSh.

Enver Hoxha, në krye të Partisë, zhvilloi një punë të pandërprerë për krijimin dhe zgjerimin e lidhjeve me masat popullore, për t'i bërë këto të ndërgjegjshme e për t'i bashkuar në një lëvizje të fuqishme antifashiste. Konferenca e Pezës ( shtator 1942 ) e organizuar me iniciativën e PKSh e personalisht të Enver Hoxhës, hodhi themelet e Frontit Nacionalçlrimitar, si një organizatë politike ku do të realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSh.

Në krye të KQ të PKSh, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të Partisë për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e atdheut dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ ( korrik 1943 ) e më pas Komandant i Përgjithshëm i UNÇ ( maj 1944 ), Enver Hoxha vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNÇ Shqiptare, si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike ë Luftës Anitfashiste Nacionalçlirimtare: çlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor.

Më 28 Nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Hoxha
Enver Hoxha ngriti kurdoherë lartë zërin e tij të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kombëtare e demokratike që u takojnë vllezërve shqiptarë të Kosovës me troje. Për këtë qëndrim parimor, të drejtë e korrekt, Enver Hoxha mbetet i dashur, i repeketuar dhe i nderuar nga revolucionarët kosovarë konsiderohet udhëheqës shpirtëror për çlirim e ribashkim kombëtar.

Enver Hoxha vdiq me 11. 4. 1985. Kjo ishte një humbje e rëndë për Partinë e Punës së Shqipërisë, populli shqiptar, lëvizjen revolucionare të Kosovës dhe lëvizjen punëtore e komuniste ndërkombëtare.

Duke filuar nga viti 1968 ka nisur botimi i Veprave të shokut Enver Hoxha. Janë botuar 46 vëllime. Krahas tyre janë botuar edhe seri me "Raparte e fjalime", dhe një varg veprash të veçanta si: "Imperializmi dhe revolucioni" (1978), "Vetadministrimi jugosllav..."(1978), "Eurokomunizmi është antikomunizëm" (1980). Gjithëashtu janë botuar edhe një seri librash me kujtimet e shënimet Historike të Heroit të Kombit - Enver Hoxha, si: "Më Stalinin", "Hrushovianët" (1980), "Kur lindi Partia" (1981), "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë" (1982), "Titistët" (1982), "Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re" 1984. Nga ditari politik i këtij burri të madh të kombit tonë janë botuar vëllime më vete: "Shënime për Kinën" (1979), "Shënime për Lindjen e Mesme" (1984) dhe "Dy popuj miq" (1985).

Shumë nga veprat e Enver Hoxhës janë botuar e ribotuar në gjuhë të huaja dhe kan ngjallur një interes vëmendje të veçantë në radhët e revolucionarëve, popujve dhe proletariatit botëror.

Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSh e shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse. Në krye të Partisë, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tërë jetën deri në çastin e fundit për të mirën e begatinë e Shqipërisë, si: udhëheqës, revolucionar, komandant ushtarak, burrë shteti, diplomat, publicist, intelektual erudit, edukator masash, orator fjalëzjarrtë, mik i njërzve të thjeshtë, udhëheqës e inspirator i rinisë kosovare, dhe ideolog e klasik i pestë Marksizëm-Leninizmit.

Figura e Enver Hoxhës ka qenë, është dhe gjithëmonë do të jetë një burim frymëzimi pë gjithë popujt e shtypur, proletariatin botëror dhe atdhetarët e revolucionarët shqiptarë që luftojnë për çlirim kombëtar e shoqëror.

Marr nga pksh.org














[img][/img]

Me fal po ky nuk e meriton te jete as ne fleten e fundit te historise kombetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyMon Mar 10, 2008 2:14 am

I nderuar Zogist_Legalist te pershendes se pari e te uroj mirseardhe ne kete forum shpresoi te ja kaloish mire ne mesin tone.

Me fal po ky nuk e meriton te jete as ne fleten e fundit te historise kombetare.

Nuk e meriton pse te masakroj anlafabetin ne shqipri.?
Nuk e meriton pse kishte nje Akademi te Shencave me vler.?
Nuk e meriton pse e rinderoi Shqiprin.?
Nuk e meriton pse shume e shume hidocentrale rindertoi?
Nuk e meriton se fliske shqip edukonte shqip prodhonte shqip etj etj e jo Greqishte apo serbisht.?

Nuk e meriton pse ndertoi shume Fakultete?
Nuk e meriton pse ne shkolla kishte diciplin eduakt ku nxensi dhe puntori me uniformat kishin dallim
Nuk e meriton pse historin e hulumtoi bile bile me laps te holle
Nuk e emeriton pse te ruajti libra te lexoim sote e mesoim etj etj etj etj....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyWed Mar 12, 2008 6:19 pm

Kerka sje bre shoku Beton,ai nuk e meritonte sepse beri forcimin e kombit dhe shtetit Shqiptare,saqe shtet fqinje te ndiheshin te rrezikuara prej tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 36
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyWed Mar 12, 2008 6:35 pm

Pse prisni me shume apo u vije kaq habitshem nje reagim sikur se ky Zogist_legalisti. Nuk guxojne ta pranojne Enver Hoxhen ashtu siq ishte ne te vertete, ngase do duhej te beheshin shqiptar. E si mund te behesh dicka, kur nuk ke deshire? Ketyre u mungon deshira qe te jene shqiptar, prandaj jane Zogista...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyWed Mar 12, 2008 7:46 pm

Se di kujt i mungon deshira?!?un mendoj se u mungon komunisteve deshira per te qene shqiptar se ata haruan se jetojne dhe egzistojne shqiptar dhe jasht kufijve tee saj,ata ekishin ne dore te na bashkojne por nuk deshen se u bene te mire me titon dhe brss,POSHT KOMUNISTET.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 36
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyWed Mar 12, 2008 7:54 pm

"Me mire pak se hic". Komunistat kan ber dicka, aq sa kan pasur mundesi per ata qe ishin brenda kufijve te Shqiperis, edhe pse ishte nje kohe e veshtire... dhe ben edhe dicka me teper per gjithe Shqiptaret, arrijti tu kthej identitetin qe sot u mungon shqiptarve. Kurse Zogistat, c'far ben??!! Me sa shihet nuk e kan rastesishte kete emer "zogi-st", sepse fluturuan sikur se zogu, nga nje vend ne tjeter, vetem e vetem ti pershtaten klimes ( interesit).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyWed Mar 19, 2008 5:10 pm

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Marko_Bocari
HEROI I SHQETËSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE
(MARKO BOÇARI 1790-1823)
Hartuesi i fjalorit të parë dy gjuhësh Greqisht-Shqip


Ngrehu Marko trimëria
ngrehu të thërret Greqia
të vijë Marko Shqipëria!


Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari.
Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”.
Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
Kiço Gj. Boçari u vra më 1813, në Artë nga Gjoko Bakola. Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut.
Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.
Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.
Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”.
Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.
Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj.
Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rrëndësishëm të revolucionit grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin.
Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë.
Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqëve të Sulltanit dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.
Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar që të dilnin nga gjëndja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një ardhëme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. Markoja ndërkohë shqetësohej se mos edukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mos shkollimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim.
’Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”.
Në atë perjudhë të ndryshimeve të shënuara në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës dhe shpata arvanite nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej një jetë më e mirë, një shoqëri më e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit të 1821, që parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim ‘’të mësojë fëmija i tyre”.
Dhe sigurisht, në atë perjudhë kur thoshim ‘’shkrim e këndim” kuptonim ‘’gjuhën e re greke” që flitej kryesisht në qytetet e Greqis së sotme.
Por është fakt, se arvanitët përbuznin mënyrën e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë, pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, paftyrsinë etj.
Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë, trimërinë dhe mosnënshtrimin.
Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vet Marko Boçari.
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Fjalori_greqisht_shqipKur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famëshmin ‘’Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht’’ 1809 që e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjerrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Ky fjalor ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptar greqishtë dhe të merren vesh me grekërit.
Si do që të jetë puna, faktë është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mundë të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip.
Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas lënjeve të armëve arvanitët duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.
Fjalori ka rrëndësi të veçantë se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekërit.
Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregëtia në zona të gjera të ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dy gjuhësh me qëllim që arvanitët, pra shqiptarët në një farë mënyre ju detyruar që të mësonin greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregëtisë në ballkan.
Pasi gjuha shqipe si pasojë e ndjekëjeve të shqiptarëve nga pushtuesit e ndryshëm, u duhej që të jetonin të fshehur me shekuj të tërë në male dhe ishuj të vetmuar largë lidhjeve me popujtë e tjerë.
Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano turk.
Dhe heroi Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën 19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhësh Romaiko-Arbërishtja e thjeshtë” që përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.
Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë Pukëvili duke studjuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.
Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë. Të gjithë suljotët me lotë në sy u ndanë me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse i tha gruas ‘’Në orën e lirisë dua të jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem vetëm” u ndanë me lotë në sy, ishte takimi i fundit.
Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore, kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalë pakët.


Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli


Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës.
Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një
letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas..
Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë varrin e Marko Boçarit, por arvanitët(shqiptarët) myslimanë u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.

Labëria kur dëgjoi
Se u vra Marko fajkoi
Ra në zi e ra në goj
Kënga i mbeti në goj


Në vitin 1832, me urdhër të qeverisë së atëherëshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjën shtëpinë e Noti Gj. Boçari dhe të gjitha dokumentat historike të prejardhëjes të fisit të Boçarëve.
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Marko_i_vrareMarko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.
Shumë historianë grekë na e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronjë të tjerë shqiptar të revolucionit të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke patur parasysh që Markoja dhe të tjerë heronjë të 1821, i përkisnin fesë ortothokse. Është fatkeqësi për atë komb, kur historianët e atij kombi ngatarojnë fenë me racën.
Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të Marko Boçari.
‘’Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar.’’
Vërej; Me fjalën Arvanitas kuptojmë Shqiptarë para krijimit të shteteve Ballkanike. Shkrimtarët Bizantik shqiptarët e sotëm i quanin Arvanitë, shkrimtarët Latinë shqiptarët e sotëm i quanin Albanë, kurse shkrimtarët osmanë dhe arabë shqiptarët i quanin Arnaut.
Pra arvanit, alban dhe arnaut është emërtimi i kombit të sotëm shqiptar.
Në Fjalorin e gjuhës greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian.
Janë shfrytëzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhës greqisht-shqip i Marko Boçarit’’

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyWed Mar 19, 2008 5:57 pm

SULEJMA DELVINA
Ka qenë patriot ,burrë shteti dhe diplomat.U lind në Delvinë më1884.U përfshi në Lëvizje Kombëtare qysh në bankat e gjimnazit'Zosimea' në Janinë dhe e vazhdoi veprimtarinë patriotike në Stamboll.Ishte ndër figurat qëndrore të klubit shqiptar të Stambollit .Bashkë me patriotë të tjerë iu kundërvu politikës xhonturke dhe synimeve shoviniste të monarkive fqinje të Shqipërisë.
Në prill të vitit 1919 kolonia shqiptare në Turqi e dërgoi Sulejman Delvinën në Konferencën e Paqes në Paris për të mbrojtur në emër të saj interesat e Shqipërisë.Kongresi Kombëtar i Lushnjes e zgjodhi kryetar të qeverisë shqiptare .Si kryeministër i Shqipërisë ai qëndroi në pozita patriotike dhe luftoi për të vënë në jetë vendimet e Kongresit të Lushnjes.
Ai e mbështeti luftën kundër bandave esadiste më 1920dhe ndihmoi për përfundimin me sukses të luftës së Vlorës kundër pushtuesve italian më 1920.Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit të vitit 1924dhe në qeverinë e kryesuar nga Fan Noliu caktua Ministër i Punëve të Jashtme .Pas dështimit të këtij revolucioni u largua nga Shqipëria dhe u end në Europë për disa vjet si emigrant politik .Më vonë ,pasi u sëmur u kthye në Shqipëri dhe vdiq në Vlorë më 1932.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyThu May 08, 2008 3:40 am

Në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani para shumë të pranishmëve, pjesëtarëve të familjeve Fazliu dhe Rrahmani, familjeve të tjera të dëshmorëve, bashkëveprimtarëve të dëshmorëve, miqve e shokëve, ish luftëtarëve e invalidëve të luftës, në fshatin Llaushë të Besianës u mbajt një tubim përkujtimor te varret dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu
Para të pjesëmarrëve u mbajt edhe një fjalë rasti kushtuar veprimtarisë atdhetare të heroit të kombit Bahri Fazliu, i cili u vra heroikisht më 7 maj 1998 në bjeshkën e Bogiçes(trekëndëshi kufitar,Plavë-Kosovë-Shqipëri).
Po e japim në tërësi fjalën e mbajtur në këtë tubim përkujtimor.
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Deshmor01a Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Deshmor01b

Sot, më 7 maj 2008 mbushen plot dhjetë vjet pa heroin e luftës për çlirimin kombëtar, pa Bahri Fazliun. Vijmë në këtë përvjetor jubilar për të përkujtuar njërin prej themeluesve dhe ideologëve të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, me emrin e të cilit është e lidhur historia më e re e luftës për çlirimin e popullit shqiptar nga robëria sllave. Me Bahriun është i lidhur emri Lëvizje, jeta e saj ka marrë trajtë nga përkushtimi deri në vetëmohim i tij, qëllimi i saj ka marrë përmbajtje të veçantë me emrin e tij.
Bahri Fazliu nuk rron më fizikisht, por ai gjithmonë do të jetë yll i pashuar që do t’ua ndriçojë rrugën e atyre që duan ta bëjnë realitet idealin e madh të tij.
Vepra e tij, nuk është e pavdekshme vetëm për atë, që ai e derdhi gjakun për lirinë e popullit shqiptar, kjo vetëm sa e ka madhëruar edhe më shumë emrin e tij, por, ajo është shumë e rëndësishme, për idetë dhe konceptet e tij, aspiratat dhe qëllimet e tij. Ajo, është thjeshtë, një thesar i çmuar për atdhetarët e vërtetë.
Në këtë 10-vjetor, heroi Bahri Fazliu na kujton vitet e veprimit në periudhën më të vështirë, atë të ilegalitetit, vitet kur kërkohej guxim dhe vetëmohim, shkathtësi dhe përgjegjësi për të vepruar kundër pushtuesit, por edhe besnikërinë dhe zgjuarsinë për t’iu ikur ndjekjeve që forcat e sigurimit serb i bënin Lëvizjes për Çlirim dhe të gjithë atyre që po bënin gjithçka që ishte e mundur për t’i organizuar forcat përparimtare të kombit që të hyjnë në rrugën e vërtetë të lirisë, atë të luftës së armatosur çlirimtare. Vërtetë, sot është e pajustifikueshme, të sillemi komod, ne që mbijetuam luftën, pikërisht tani 10-vjet pas rënies së tij, në një kohë kur përpjekjet për komb e atdhe i kemi shumë më të lehta.
Bahri Fazliu-Gëzimi kishte hyrë me një mendje për të shkrirë tërë energjitë e tij, dijen dhe guximin në rrugën që fillim e mbarim ishte betejë e vazhdueshme dhëmbë për dhëmbë me sfidat e luftës për çlirim. Edhe pse i ri për nga mosha, ai do të dëshmojë aftësitë e një udhëheqësi të sprovuar, që nuk tundet nga dallgët e jetës. Në të gjallë Ai u bë frymëzimi më madh i brezave liridashës, ndërkaq, pas rënies heroike ai mbetet mësues që edukon më së miri vazhduesit e rrugës për ta jetësuar idealin e bashkimit kombëtar.
Bahri Fazliu me shokë ia vuri themelet një force kombëtare çlirimtare,LKÇK-së, në një periudhë kur mendjen dhe shpirtin e shumicës së shqiptarëve e kishte mbërthyer politika që lirinë e kërkonte vetëm me fjalë, duke e ruajtur paqen-robëri me çdo kusht me pushtuesit serbë. Ai bëri një punë të dendur kudo në trojet e pushtuara shqiptare për t’i forcuar këto themele, për ta ndërtuar kalanë e luftës për çlirim.
Të gjithë ata që e njohën dhe të gjithë ata që patën rastin ta takonin, madje edhe kundërshtarët politik, ia admironin qëndrimin, por edhe mendjen e ndritur dhe njohuritë e gjëra të tij. Të gjithë ata që kishin vullnetin e mirë për të bërë diçka kundër pushtuesve të këtij trualli, ai kishte aftësi t’i lidhte me çështjen, t’i qartësonte deri në fund. Edhe me ata që mendonin ndryshe, ai kishte kurajën e madhe të zhvillonte biseda me durim, por me forcën e argumenteve dhe fakteve të cilat i përdorte me takt. Fjala dhe sqarimet e tij kishin fuqi të madhe bindëse, aq sa i çarmatoste edhe ata që mbanin me fanatizëm linjën e pacifizmit. Pra, Bahri Fazliu nuk fyente asnjeri që e donte lirinë, por secilin prej tyre përpiqej ta afronte, ta bashkonte, ta bënte të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm, se ajo fitohet vetëm me luftë dhe jo me lutje.
Bahri Fazliu është vazhdues i denjë i veprës dhe amanetit të vëllait të tij Fahri Fazliut, ndaj të cilit ai ushqente respekt të thellë dhe i falej përjetësisht atij për mësimet që ia kishte lënë pas jeta dhe vepra e Fahriut. Bahri Fazliun e karakterizonte mendjemprehtësia, ishte jashtëzakonisht i zgjuar, por asnjëherë egoist. Ishte i dashur me shokët dhe bashkëpunëtorët e tij. Përmasa e humbjes së Bahriut, u pa menjëherë pas rënies heroike të tij. Vetëm pas datës 7 maj 1998, të gjithë ne do të shohim se çka dhe kë humbëm, lufta dhe kauza jonë, cilin ka humbur. Vetëm pas 7 majit 1998, ne do ta kuptojmë, se çdo të thotë të përballesh me humbjen e njeriut që mbante orientimin dhe timonin e organizatës, e cila veç tani po hynte në luftën e drejtpërdrejtë me pushtuesit.
Të mos harrojmë se Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, heronjtë dhe dëshmorët e atdheut, kanë bërë aq shumë sa me veprat e tyre na kanë krijuar kushte optimale që të ecim më sigurt nëpër procesin e pandalshëm të bashkimit kombëtar, ku të gjithë shqiptarët dhe ata që do të jetojnë në këtë truall do të ndjeheshin me të vërtetë të lirë, në paqe, mirëqenie, të barabartë në familjen e kombeve të lira dhe sovrane.
Prandaj, mishërimi me porosinë e Bahriut: "Çdo gjë që iu intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre", është themeli ku duhet të mbështetet aktualisht e tërë puna jonë. Ardhja jonë në këtë përkujtim dhe ky shënim ka kuptim, nëse sado pak na shërben neve që mbijetuam luftën për të marrë zemër, forcë morale e shpirtërore, që ta ruajmë të pastër në ecjen tonë, këtë porosi të madhe. Vetëm kështu ne mund ta nderojmë më së miri gjakun e kuq të Bahriut, Agronit, Fahriut dhe të gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit shqiptar. Vetëm në këtë mënyrë ne do ta nderojmë Kosovën, Shqipërinë, atdheun tonë të dashur e të shtrenjtë.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e kombit dhe të atdheut!
Rroftë dhe bashkimi kombëtar!
Llaushë Në emër të Këshillit organizativ,

Më 7 maj 2008 materialin e lexoi: Avdi Gërvalla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyThu May 08, 2008 8:01 pm

S'MUND TË NDAHEM NGA LUFTA


Me gjithë mallin që kam për ty,nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua
me gjithë dëshirën që kam për jetë
megjithëqë një vajzë shumë e dua.

Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës
megjithëqë dua paqen në botë,
megjithëqë më pëlqen të nxehtët e verës,
megjithëqë me dëshirë do t'rrija mbi tokë.

S'mund të ndahem nga lufta kurrë
S'mund të pajtohem me paqen-robëri
"pashë më pashë do t'i bie ferrit"
për të shtrejtën tonë liri.

Edhe vdekjen do ta puth,nënë,
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem
luftën kurrë s'do ta pushoj.

1.9.1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyThu May 08, 2008 8:29 pm

Sofra, te flamnderoj thellesisht nga zemra per keto vargje epiko - lirike te guerilit urban, Deshmorit te Kombit, Bahri Fazliu - Gzimi. Sot isha ne nje akademi perkujtimore ne Institutin albanalogjik kushtuar Gzimit. Vepra e Gzimit eshte mesim per te gjithe ne. Kush deshiron te njohe deshmoret, le te ece rruges se tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyMon May 12, 2008 1:11 am

Faleminderit shoku luboten...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 7:39 pm

Dhe Sami Frasheri, gjigandi i madh i diturise, enciklopedisiti i shkelyqe, iluministi i permasave boterore meriton dhe i takon piedestali i heronjeve te kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 11:26 pm

sofra mor burr me ato vargje na ke ngjall vertet emocione.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 1:40 am

rroni janë vargje që i ka krijuar dëshori Bahri Fazliu të cilat edhe tek unë ngjallin emocione sa herë që i lexojë, ka edhe poezi të tjera si " Elegji për Hasan Ramadanin" etj etj.... mund t'i lexosh tek kategoria e letërsisë tema titullohet " Poezi të krijuara nga Bahri Fazliu".

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Ahmet%20Delia

Shkruan: Mehmet BISLIMI

AHMET DELIA

(Në 95-së vjetorin e rënies)
Qysh prej Lidhjes së Prizrenit e deri te viti 1912, ka qenë periudha e intensifikimit të kryengritjet shqiptare për liri. Asokohe qenë mobilizuar në një masë të madhe shqiptarët e malësisë së Drenicës, të Llapit, Gollakut, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit e të shumë krahinave të vendit.



Kryengritësit të udhëhequr nga bijtë më të mirë të popullit shqiptar, ishin hedhur fuqishme kundër forcave ushtarake turke në veçanti kundër trupave të Shemsi e më vonë edhe të Maxharr Pashës. Në ballë të këtij organizimit, prinin burrat me nam të kohës si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e të tjerë. Kulla e Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit popullor ishte e hapur gjithmonë për çlirimtarët e atdheut. Ahmeti me të birin Murselin e me shumë shokë e bashkëluftëtarë, prisnin e përcillnin krerët e Lëvizjes sonë kombëtare, të cilët në kullën e tij, mblidheshin e bisedonin për një kryengritjeje të përgjithshme kombëtare kundër pushtueseve.

Më 1912, për të satën herë Hasan Prishtina kishte shkuar në kullën e Ahmet Delisë, ku kishte njoftuar të pranishmit se Parlamenti Turk nuk kishte dashur as të dëgjonte zërin e deputetëve shqiptarë për t’i plotësuar kërkesat e tyre. Ai sqaroi më tej, se po atë ditë në Stamboll, nën kryesimin e Ismail Qemalit ishte mbajtur një mbledhje e fshehtë, ku ishte vendosur që pikërisht në Kosovë, sa më parë të fillojë një kryengritje e përgjithshme, e cila do të shtrihej në të gjitha viset shqiptare. Të gjithë krerët e Drenicës, që ishin ftuar enkas aty, e përkrahën qëndrimin dhe vendimin e Hasan Prishtinës dhe të Ismail Qemalit, aty dhanë edhe besën e burrave se do të dhënë çdo gjë për liri të atdheut. Krerët e Drenicës të mobilizuar në kullën e Ahmet Delisë të Prekazit, nisën përfaqësuesit e tyre për në Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur të gjithë krerët e Kosovës, Dibrës, Shkodrës si dhe krerë të viseve jugore të Shqipërisë. Në këtë Kuvend u aprovua programi me kërkesat tona kombëtare, kështu që kryengritja jonë shqiptare mori kuptimin e vërtetë të një kryengritje të përgjithshme.

Nën trysninë e vazhdueshme të kryengritësve shqiptarë, forcat turke u detyruan të tërhiqen nga tokat tona, s’do mend se kjo tërheqje u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë e cila u kurorëzua më 28 nëntor të vitit 1912. Nga ana tjetër, në mënyrën më të pa drejt e në kundërshtim me të gjitha parimet ndërkombëtare mbi të drejtën e popujve për të jetuar të lirë në shtetet e tyre sovrane, fuqitë e mëdha evropiane, njëanshëm, duke shkelur mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit shqiptare, njohën të “drejtën” e shteteve fqinje serbe e malazeze për copëtimin dhe aneksimin e tokave të Shqipërisë! Evropa ndau tokat tona. Populli shqiptarë u detyruan që të dalë në mbrojtje të tokave të veta me të gjitha mjetet që posedonte atë kohë, pra edhe me mjete luftarake. Nga ana tjetër, pushtuesit barbarë sllav, të yshtur nga pasionet e tyre të ulëta ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullatën shqiptare, me qëllim që të shuajnë rezistencën e tyre dhe t’i shpërngulin ata, për të bërë më vonë edhe spastrime etnike, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në Kosovë. Prapa kësaj fshihej qëllimi i pushtetit serb, që më vonë të sillnin kolon serbë e malazezë në Kosovë, gjë e cila ka vazhduar në forma të ndryshme, deri në fund të shekullit të kaluar!

Xhandarmëria e Pashiqit, veç kishte filluar reprezaljet nëpër disa fshatra të Drenicës. Në njëfarë mase, pas shpalljes së Pavarësisë, kryengritjet në Shqipëri sikur kishin pushuar ca. Ahmet Deliu, i vetëdijshëm për qëllimet e Serbisë, mblodhi prapë krerët e Drenicës në kullën e tij, dhe së bashku me trimat, aty bënë edhe një Kuvend duke kujtuar besën e dhënë!
Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e dhunshme të xhandarmërisë serbe, sa po shtrëngonin dhe po ashpërsonin rrathët e krimeve mbi popullin tonë. Siç e thotë edhe kënga : “ Ky Ahmeti çka thanë: a e kem besën siç kemi dhanë! ”... Aty ishte dhënë edhe një herë fjala e burrave se do të rezistojnë me të gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jetën në mbrojtje të tokave dhe popullatës sonë, duke i dalë në mbrojtje: vëllai vëllait, fqinji fqinjit, fshati fshatit...

Një grup prej 13 xhandarësh serb, pak ditë pasi që ishte dhënë “ besa e burrave”, në kullën e Ahmet Deliut, kishin mësyrë Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe plaçkitur dy- tri shtëpi në Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili lëshoi zërin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa të mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa humbur kohë, mori sëpatën dhe i lëshoi zë të birit Murselit, që të shkonin në mbrojtje të Halilit, fqinjit të tyre!... Kënga popullore rrëfen për këtë histori tragjike dhe heroike:

...“ Te Halili janë hi shkinia,
Bërtasin robt, piskasin fëmija,
Po na i ndien Ahemt Delia “...


Ahmeti dhe Murseli, marrin sëpatat shpejt e shpejt, duke vrapuar në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tyre. Në derën e oborrit, ata lënë në vend rojën serbe, në brendësi të oborrit. Murseli ia nxjerr pushkën një serbi dhe fillon të godasë me ç rast vret disa xhandar.
Ahmet Delia mësynë kullën, Në të hyrë të saj, në shkallë ndeshet me një tjetër xhandar dhe e godet me sëpatë...


...” Me sakicë na i ra në ballë
Tana trutë ia qiti n’shkallë”...

Përleshja ishte e ashpër. Ndërkohë Ahmeti plagoset rëndë, kurse trimat tjerë të Prekazit, si: Ramë Islami , Xheladini, Jetullahu, Hajredini e të tjerë kishin rrethuar vendin.
...“ Pa u provua nuk njihet trimi,
Dy na i mbyti Xheladini”...


Në këtë qëndresë heroike të burrave të dheut, të cilët kishin lidhur besën për ta mbrojtur atdheun, ra në altarin e atdheut, Ahmet Delia, e disa të tjerë u plagosen. Nga ekspedita e xhandarëve 12 mbetën të vrarë, ndërsa shpëtoi një prej tyre.

...” Prej 12-tëve pshtoi Jovani
Shkon tuej ikë për rreth një gardhi
Banë kuku na faroi Prekazi”...

Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy orëve xhandarmëria serbe e rrethit të Mitrovicës kishin marrë lajmin e hidhur. Ata ishin bërë gati që të sulmojnë fshatin me forca tjera shtesë, mirë po trimave të Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e besëlidhjes dhe ishin mobilizuar e kishin zënë pozitat për ta mbrojtur fshatin me çdo kusht. Kur xhandarët serb po i ofroheshin Prekazit, kishin vërejtur se do të dilnin të humbur. Për të mos u bërë gjakderdhja më e madhe, ata sikur i ishin bindur një grupi xhandarësh Austro- hungarez, të cilët më të dëgjuar këtë lajm, nga Mitrovica kishin shkuar në Prekaz me një pajton me dy palë kuaj! Ky grup, pastaj kishte ndërmjetësuar mes trimave të Drenicës dhe xhandarmërisë serbe. Ishin marrë vesh që të dorëzohet vetëm trupi i Ahmet Delisë i cili kishte qenë pa shenja jete, gjoja për ta dërguar në spital! Forcat e xhandarmërisë serbe, duke e parë se Ahmeti nuk po jepte shenja jete, atë e groposin atë në arat e fshatit Tërnavc, fshat ky rreth 4 km. në veri të fshatit Prekaz. Veprimtaria për çlirimin e atdheut në Drenicë vazhdoi nën udhëheqjen e trimit të shquar Shaqir Smakës, ndërkaq pas rënies së tij Lëvizjes i priu Azem e Shote Galica. Gjatë tërë kohës së rezistencës për çlirim kombëtar, Murseli i biri i Ahmet Delisë ishte ndër luftëtarët më të shquar, dhe mu për këtë Azem Bejta e kishte edhe njeriun më të afërt të tij. Murseli nuk e hoq për as një çast pushkën nga krahu. Ai vdiq në vitin 1930 në rrethana misterioze në një spital të Shkupit. I vetmi trashëgimtar i Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli i cili nuk jeton më. E tërë veprimtaria e Ahmet Delisë ishte në shërbim të organizimit të rezistencës për çlirimin e atdheut.
Sot kur e përkujtojmë Ahmet Delinë, në 95 vjetorin e rënies së tij heroike, kujtojmë edhe rezistencën e pandërprerë, gati një shekullore për t’u çliruar nga okupatori serb.


7 janar 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyTue May 20, 2008 1:15 am

Ukshin Hoti ( Ende gjall) ?

Sipas disa infornmacioneve të dëgjuara në një emision televiziv ,Vizion Plus emisisni Njerz të humbur të shtunen me datën 17 maj 2008 .
Që kishte përcjell kët lajm direkt në kët emision një Shqiptar që jeton në Gjermani i cili kumton lajmin e marr nga një Shtetas Boshjak nga Bosnja i cili tash po jetojka në Gjermani (sipas tijë se kishte një porosi për Shqiptarët ) dhe i thot se në vitin 2001 ishte i burgosur në serbi pikrisht në burgun famkeq të Nishit dhe kishte ndejt për tre muaj me një qeli me Ukshin Hotin dhe para largimit kishte marr porosin nga vet Ukshin Hoti që ta përcjell kët lajm në Popullin Shqiptar sepse sipas tij kishte thën Zoti Ukshin se ata e din që unë jam i vdekur por siq po më shef unë gjindem ktu ende gjall ,
Dhe të interesohen të më nxerrin nga ktu .

- Shtrohet pytja se sa shtë ky lajm i sigurt ?
dhe sa kan njohuri pushtetarët e Kosovës për kët gjë (ma merr menjda se hiq bille as që dojn të din për kët sepse po të ishte i gjall dhe të del nga ajo der e hekurt ktyre do ju prishet kjo rehati dhe jeta lluksose që po e jetoj )

Dhasht Zoti e të jet ky lajm i vërtet ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 EmptyTue May 20, 2008 9:53 pm

Deli shkruajti:

Dhe të interesohen të më nxerrin nga ktu .

- Shtrohet pytja se sa shtë ky lajm i sigurt ?
dhe sa kan njohuri pushtetarët e Kosovës për kët gjë (ma merr menjda se hiq bille as që dojn të din për kët sepse po të ishte i gjall dhe të del nga ajo der e hekurt ktyre do ju prishet kjo rehati dhe jeta lluksose që po e jetoj )

Dhasht Zoti e të jet ky lajm i vërtet ,

Deli, edhe une kam degjuar per kete lajme, edhe pse vete s'kam pasur raste te shoh pikrishte kete emision ne momentin kur eshte folur per Mr. Ukshin HOTIN. Por, siq e thate edhe ju, se keta "politikant" tane, edhe sikur ta dinin dhe te kishin mundesi te vepronin, do beni te kunderten. Sepse, perveq se do ju prishet rehatia, nuk do te kishin vend me as ne Kosove, per asnjerin, e lere me aty ku gjinden sot.

Uroj qe te vertetohet sa me shpejte ky lajme, dhe nese do na duhej si shkembim per Mr. Ukshin HOTIN, shumicen prej ketyre "politikanve" qe jane sot, une do i jepja, vetem e vetem te kthehet Ai. Edhe ne gjume, do i ndihmoj dhe do kontriboj me shume se keta tjeret kur jane zgjuar....

Per mua do ishte dita me e veqant dhe me e gezuheshme ne jeten time.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
 Similar topics
-
» Kush ka qenë Enver Hoxha?
» Figurat letrare
» Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj
» Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu
» 50 DATAT E HISTORISE SE BOTES.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: