Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PORTRETI I SKËNDERBEUT NË SHKËMB

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

PORTRETI I SKËNDERBEUT NË SHKËMB Empty
MesazhTitulli: PORTRETI I SKËNDERBEUT NË SHKËMB   PORTRETI I SKËNDERBEUT NË SHKËMB EmptyThu Jan 07, 2010 10:57 am

Gazmend Doli:
Portreti i Skënderbeut në shkëmb, vizatuar nga Mexhid Yvejsi


PORTRETI I SKËNDERBEUT NË SHKËMB U1_SkenderbeuNeShkemb
Portreti i Skënderbeut në shkëmb

Portreti i Skënderbeut në shkëmb, në Kanionin e Drinit të Bardhë, te Ura e Fshejtë, afër Gjakovës, vizatuar nga Mexhid Yvejsi, në vitin 1968.
Pasi kishte siguruar pak bojë, me të gdhirë mëngjesi i 8 qershorit të vitit 1968 me biçikletë Mexhid Yvejsi kishte marrë udhë për në lumin Drini i Bardhë. Portretin e Skënderbeut ai e kishte në mendje nga librat që kishte lexuar. Në fillim nuk i kishte treguar askujt. Mirëpo puna nuk i kishte shkuar ashtu siç e kishte menduar në ditët e para.
Nga GAZMEND DOLI
GJAKOVË, DHJETOR – E kanë vizatuar në letër e pëlhurë, e kanë gdhendur në gurë, por askush nuk kishte pasur një ide sikur Mexhid Yvejsi, në portretizimin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Në vitin e largët 1968, pasi kishte ushtruar mirë dorën për vizatim në dyert e oborrit, atij i kishtë lindur një ide – ta gdhendte portretin e Skënderbeut në shkëmbin e kanionit të lumit Drini i Bardhë. Ai vit po shënonte 500 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, po afrohej dita e 90-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, por po ashtu viti i përkonte me përvjetorin e 60-të të Kongresit të Manastirit.
Yvejsi i dinte këto data.
“Qëllimi i këtij pikturimi ishte për të ngritur vetëdijen kombëtare te rinia shqiptare”, kujton me krenari Yvejsi idenë e tij të para 41 viteve. Në atë kohë 18-vjeçari Yvejsi, nuk kishte menduar se ky portret do të qëndronte kaq gjatë, ndërsa shkëmbi i lartë që nga ajo kohë do të merrte emrin e heroit kombëtar. Askush nuk e dinte emrin e autorit deri vonë.
Mëngjesi i 8 qershorit të vitit 1968
Pasi kishte siguruar pak bojë, me të gdhirë mëngjesi i 8 qershorit me biçikletë ai kishte marrë udhë për në lumin Drini.
Portretin e Skënderbeut ai e kishte në mendje nga librat që kishte lexuar. Në fillim nuk i kishte treguar askujt. Mirëpo puna nuk i kishte shkuar aq mirë që në ditën e parë siç kishte menduar. Terreni tek shkëmbi ishte i papërshtatshëm... Atij i duhej ndihmë.
“Pas dy ore pune e pash se nuk mund të punoj vetëm, për shkak të terrenit të ngushtë”, tregon Yvejsi. Kishte vënë vijat e para në dy orët e punës. Në mbrëmje u kishte treguar miqve të tij për idenë.
“E pranuan me kënaqësi për t’u bashkuar. Bile u gëzuan shumë”, thotë Yvejsi.
Muslim Dobruna, Fatmir Rudi dhe Halit Kumnova, të gjithë nga mëhalla e “Haxhi Ymerit”, iu bashkuan Yvejsit, për të bërë të pavdekshëm heroin kombëtar. Në kanionin e lumit Drini ka shumë shkëmbinj, shumica e të cilëve kanë edhe emra.
“Maja e Talianit”, është njëra prej këtyre emrave me të cilin ishtë pagëzuar shkëmbi. Taliani është nofka me të cilën ishtë i njohur poeti Ali Podrimja. Qyteti njihte Podrimen me nofkën Ali Taljani. Ishte i pari që kishte pasur guximin të kërcente nga ky shkëmb që ishte më i lartë se vetë Ura e Shënjtë. Por “Skënderbeu” ishte bërë shkëmbi më i njohur në lumin Drini falë portretit të Yvejsit.
“Skënderbeu” mistik
Bedri Cahani një ish-sportist dhe udhëheqës sporti në nivel vendi, kujton ndjenjat që kishte përjetuar sa herë që ka kaluar pranë portretit të Skënderbeut. Ai as që ka pasur idenë se kush ka mundur ta portretizonte atë në këtë vend shkëmbor. Thotë se nga aty ishte frymëzuar dhe kishte fituar guxim.
“Portreti i Skënderbeut ishte inspirim për mua. Ky portret për mua karakterizonte forcën, guximin, trimërinë, por edhe mençurinë”, thotë Cahani.
Bashkëkohaniku i tij, Faton Haxhiavdyli, ende ruan kujtimin për ato vite.
“Notova deri te Skënderbeu, shkova deri te Skënderbeu’ ishte kjo një thirrje, apo një test i aftësisë sonë për t’u dëshmuar si notar”, thotë Haxhiavdyli, qytetar i Gjakovës.
“Skënderbeu” i gurit, kishte diçka mistike prapa.
“Portreti mbijetoi edhe përballë serbëve të cilët tentuan ta shlyejnë dhe si ndonje ikonë çudibërëse ajo përtërihej duke u treguar pushtuesve se ishte në vendin e vet” , thotë ai.
Pakti i heshtjes
Të katër burrat protagonistë të një nate qershori të vitit 1968, sot janë gjallë ashtu sikur kujtimi për atë natë. Mirëpo, ata asnjëherë nuk ishin bërë të gjallë për njerëzit që kanë qenë kurreshtar të dinë se kush mund të ketë berë këtë portret.
“Ne vetëm i kemi ndihmuar Mexhidit, ndërsa ai e ka pikturuar. Ai ka pasur prirje për pikturim”, thotë Muslim Dobruna, një nga protagonistët e ngjarjes.” Ne, këtë nuk e bëmë për t’u lavdëruar, apo krenuar.
Një ngjarje që nuk shënohet, jo vetëm që tjetërsohet, por ka mundësi edhe të harrohet”, shton ai.
Mirëpo, puna e katër shokëve nuk është kuptuar nga askush atë kohë. Për këtë kishin vendosur të gjithë.
“Jo pse kishim frikë nga dikush, por vetëm për kurreshtje. Donin të dinim se si do të reagonin njerëzit”, thotë Yvejsi. Mirëpo, lajmi për portretin e Gjergj Kastriotit kishte marrë dhenë. Ai ishte përhapur shpejt në komunat si Gjakovë, Rahovec e Prizren.
“Të gjithë kanë qenë kurreshtar të dinë se kush e ka pikturuar i pari këtë portret.
“Kanë folur për shumë emra”, thotë Yvejsi.
Asokohe ai nuk kishte qenë piktor. As sot nuk i është përkushtuar këtij profesioni. “Skënderbeu” mbetet kryevepra e tij. Yvejsi është një shkrimtar dhe një studiues i religjioneve, ndërsa ka të botuara disa vepra.
Në portretin e Skënderbeut gjatë viteve kanë ndërhyrë artistë të tjerë. “Por ne jemi të parët që e kemi pikturuar dhe kemi dhënë idenë”, thotë Yvejsi. “Ne jemi duke u plakur përditë, por e shikoni se veprat mbesin. Lum ata që bëjnë vepra të mira në dobi të atdheut, kombit, njerëzimit”, përfundon Yvejsi me krenari.
"Koha Ditore", Prishtinë, më 30.12.2009 - 2.01.2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PORTRETI I SKËNDERBEUT NË SHKËMB
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Skenderbeut
» Histori e Skenderbeut
» Origjina e Skenderbeut
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT
» LETRA E SKËNDERBEUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: