Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme nga Shqiperia

Shko poshtë 
+11
rrimtaf
detektivi
Xhevati
petritkola
Mixha Selim
......
Medalim
xhiti
xhema
arberia
Atdhetari
15 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 7, 8, 9 ... 11, 12, 13  Next
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyTue Mar 22, 2011 3:29 pm

Ishalla po punon mire ky ,per Kosoven dhe per bashkimin tone te madh Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyTue Mar 22, 2011 3:41 pm

POLITIKË
“Shqipëria, asnjë tregti armësh me vende apo kompani që janë në listat e zeza”
22-03-2011 / Elda Tomani“Shqipëria, asnjë tregti armësh me vende apo kompani që janë në listat e zeza”

Ministri Imami në komisionin e Sigurisë Kombëtare

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë dëgjimore me Ministrin e Mbrojtjes Arben Imamin. Në qendër të kësaj mbledhjeje ka qenë tregtia e armeve dhe municioneve gjatë viteve 2008, 2009, 2010. Gjatë kësaj seance dëgjimore ministri i Mbrojtjes Imami sqaroi anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por edhe mbarë opinionin publik në lidhje me tregtinë e armëve dhe municioneve të eksportuara për çdo muaj në vitet 2008,2009,2010 .
Deputeti socialist njëkohësisht edhe anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare Ilir Gjoni i ka kërkuar Ministrit Imami të japë shpjegime në lidhje me rinovimin licencës me Jemenin në dhjetor të 2010.
“Shqipëria nuk ka lidhur asnjë marrëveshje të jashtëligjshme për sa i përket tregtisë së armëve. Vendi ynë nuk ka asnjë marrëveshje për tregtinë e armëve dhe municioneve me Jemenin dhe Libinë, sikurse pretendohet nga deputetët e Partisë Socialiste, apo sikurse shkruhet në disa nga mediat e përditshme ‘të pavarura’”, deklaroi Imami.
Gjatë fjalës së tij, Imami ka theksuar gjithashtu se Shqipëria nuk ka bërë tregti armësh me vende dhe kompani që kanë qenë në listat e zeza ndërkombëtare.
“Nuk është bërë asnjë marrëveshje me kompani që janë në listat e zeza ndërkombëtare. Kemi bërë tregti armësh të ligjshme me vendet ku nuk ka pasur embargo. Me vendet që kanë embargo si Irani dhe Serbia nuk kemi bërë tregti armësh”, është shprehur Imami.
Pyetjeve të bëra nga deputeti i Partisë socialiste Ilir Gjoni në lidhje me akuzat e ngritura për anije të nisura nga Porti i Durrësit me municione drejt Jemenit, ministri i Mbrojtjes Imami deklaroi se, “Ministria e Mbrojtjes ecën mbi bazë të legjislacioneve Shqiptare duke mos shkelur asnjë detyrim që rrjedh prej tij. Për fat të mirë kemi një legjislacion të plotë që ka tre nyje kryesore, një prej të cilave është licencimi i AKSH-së që ka si detyrë të bëj të gjithë investigimet e nevojshme që ia kërkon ligji dhe më pas bën të gjithë raportimet e nevojshme në mënyrë transparente duke ia raportuar OKB-së. Po kështu AKSH-ja raporton edhe në organizma të tjera europiane për sa i përket të gjitha blerjeve dhe shitjeve. Nyja e dytë është që Ministria e Mbrojtjes nuk ka nxjerrë mall përveçse në drejtime të cilat janë të përcaktuara. Sa i përket transfertave që dalin nga Porti i Durrësit, Ministria e Mbrojtjes nuk e ka objekt pune të saj. Ndërsa për sa i përket çështjes së tregtisë me Jemenin unë mund t’ju them vetëm se detyra jonë është të nënshkruajmë kontrata të cilat licencohen nga AKSHE-ja dhe një kontratë e caktuar mund të realizohet por mund edhe të mos realizohet për arsye të ndryshme. Kontrata që është bërë me Jemenin si ‘end user’, nga Ministria përkatëse në atë vend është një kontratë e cila nuk është arritur të zbatohet”, ka sqaruar ministri i Mbrojtjes Arben Imami.
“Kontrata që është bërë me Jemenin, pasi është kërkuar nga vetë Jemeni, nuk ka pasur asnjë arsye pse të mos rinovohej. Kontrata për tregti me Jemenin u pezullua me kërkesën e tyre, por u riaktivizua në 2010-n”, tha Imami.
Jemeni është një vend i cili nuk është në embargo, Jemeni është një vend aleat jo i yni drejtë për drejtë, por aleat në luftën kundër terrorizmit. Gjithashtu, në vijim të debateve në komisionin e Sigurisë Kombëtare, Imami i është referuar edhe trafikut të armëve me Libinë, duke arsyetuar se ky vend nuk ka qenë asnjëherë në embargo. Pretendimeve të opozitës se sipas tyre “baruti i importuar nga Serbia dhe Irani është përdorur për të rimbushur predhat të cilat janë importuar në Mal të Zi, por që në fakt nuk kanë shkuar atje por kanë përfunduar në portet e Libisë”, ministri i Mbrojtjes Imami i është përgjigjur duke i hedhur poshtë këto akuza false.
“Sqaroj dhe një herë për çështjen e Libisë. Libia nuk ka qenë nën embargo dhe nuk ka pasur as një arsye për të bërë tregti të paligjshme dhe këtu nuk flas vetëm për periudhën time. Kontratat që ne kemi janë të gjitha këtu të cilat raportohen dhe për çdo ‘end-user’ dhe për çdo kompani ndërmjetëse SHIU, SHISH dhe AKSHE-ja dhe shërbimet tona të tjera konsultohen edhe me shërbimet partnere, në mënyrë që të mos bëhen gabime të cilat mund të kushtojnë qoftë nga pikëpamja e ligjit, qoftë nga çdo pikëpamje tjetër. Unë mund t’ju siguroj edhe njëherë se Ministria e Mbrojtjes nuk i ka shitur armë dhe municione një vendi nën embargo, nuk i ka shitur armë dhe municione një vendi terrorist apo që e mbështet terrorizmin. Ndërsa lidhur me çështjen e ndërmjetësve të cilat blejnë dhe shesin për ‘end-user’ të caktuar, paraprakisht i nënshtrohen një procesi kontrolli nga kjo Agjenci e cila është e autorizuar me ligj për të bërë këtë gjë”, theksoi ministri i Mbrojtjes Imami. Për sa i përket tregtisë së vendit tonë me Malin e Zi, ministri Imami ka sqaruar edhe një herë se “Mali i Zi është një vend që ka hyrë në partneritetin për paqe, është një nga vendet që lufton terrorizmin dhe ka prezencë edhe në Afganistan. Gjithashtu më tej Imami ka shtuar se Shqipëria në këto 5-6 vitet e fundit i ka parë me vëmendje maksimale të gjitha procedurat e kërkuara në drejtim të import-eksportit të mallrave dhe municioneve luftarake. Të jeni të bindur se nuk kemi dërguar kurrë armë në Libi”, ka deklaruar Imami.
Në fund të kësaj mbledhjeje opozita e vlerësoi si korrekte informacionin e dhënë nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami duke theksuar se ky informacion shërben për shmangur të gjitha disinformimet që vijnë si pasojë e mungesës së informacioneve të detajuara për sa i përket tregtisë së armëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyTue Mar 22, 2011 8:34 pm

Sali berisha basha Ilir meta dhe shume antetare te PDK jane qe moti ne listat e zeza per kriminalitet .
PO EVropa dhe Amerika ju vyn sala sepse ky eshte bashkpunetore i serbise greqise dhe duhet bere damin kosoves.
E dijne qe sala eshte bandit dhe hajne dhe i perfshire ne krime te shtetit.
Po ja ky bene qka ti thojne te huajt po jo ne burg...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyTue Mar 22, 2011 8:35 pm

Arberi a je mir .......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyWed Mar 23, 2011 1:55 am

Zeqir GËRVALLA - TË GJITHË UNIKË: ME PLATFORMËN E SHQIPËRISË (ETNIKE) NATYRALE…
Publikuar më 20 mars, 2011 në orën 03:28 ( Para 2 ditë e 21 orëve ) Kulturë |


…Që nga Lidhja Shqiptare e Prirenit dhe e çdo LëViZje Patriotike
Deri tek LRBSH-ja: nga e cila lindi UÇK-ja - KRENARIA jonë
KOMBËTARE
Si dhe prej Tyre - dalja në Skenë: Lëvizja VETËVENDOSJE!
Vëllezër dhe Motra! Ja, Sot kulmoi: NISMA MË E MADHE…
PLATFORMA E (NËNË) SHQIPËRISË (ETNIKE) NATYRALE.
___________________________________________________















I

… Sot, më 25 Tetor DY MIJË E DHJETË
(Duke lexuar në të Çmuarin AlbaniaPress.):
“BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET
ËSHTË I PANDALSHËM” – p r o c e s . . . “

Mendja m’u ndriçua edhe më SH U M Ë -
Zemra m’u gëzua… m’u bër MAL mbi M A L . . .
( Oh, edhe në këto halle: mëgrimi…varfërie…pa punë…);
Të falemi, o ZOT! LËVIZJA jonë - DOT S’U NDAL’…

Jo, jo… as nuk u ndalë Dje… as nuk do të ndalët Sot…
Hej…Jo.As që do të ndalët KURRË në RRUGË DRITE…
Gjersa të këtë Shqiptarë e SHQIPËRI, o ZOT:
Që n’Mendje-Zemra e kanë SHQIPËRINË ETNIKE;

… Dhe, jo vetëm që e kanë në Mendje-(Z)emra-Shpirt
Por, që e kanë: mbi çdo interes tjetër – personal;
Andaj, për BESË, jo, s’është larg… Ajo D(R)ITË…
Që të (ri)bëhemi: ShqipëriPlotë – ShtetNormal.

II

Pra, Vëllezër dhe Motra Shqiptar, kudo që jemi:
Si në Trojet tona Etnike: ende copë-copë…!!!
Si kudo nëpër botë… Synim parësor ta KEMI:
RIBASHKIMIN… Pastaj, hyrjen në Evropë…(!!!)…

Sepse, Evropë JEMI – ndër të PARËT e Saj;
Por, të ribashkuar: Komb e Territor siç na fail ZOTI…
Do buzëqesh: Evropa… bota… skaj’ më skaj’…
Do buzëqesh: Qielli-Dielli-Hëna…Yjet…KOHA…loti…

Andaj, që nga Kjo D(R)itë e Lume – ky moment:
Me FAT na QOFTË SHQIPËRIJONA në rr-i-t-j-e…
( SHQIPËRIA e Ribashkuar: me të gjitha territoret - Krejt’) -
SHQIPËRIJonaNATYRALE – SHQIPËRIJonaETNIKE!

III

Ja! Kush është e ndjehet Shqiptar e Shqiptare
E që i thonë Vetes modest(ë) e krenar(e): SHQIPTAR(Ë)
( Me plotëkuptimin e Fjalës – me BESË d i j n i t a r e ):
Drejt me VETËVENDOSJEN - në RRUGË të MBARË…

Në RRUGË: të Mbarë GjithKOMBËTARE - n o r m a l e
Në RRUGË: GjithëNJERËZORE-DRITE-Demokratike…
Të hyj(m)ë: NË LISTËN E SHQIPËRISË NATYRALE -
Që të Veprojmë: UNIKË - për SHQIPËRINË ETNIKE.

Hej, kujdes! Vetëm një Vërejtje t’vogël e kam:
…Që mund të rritet… të bëhet e madhe…(!)…
Heqja e termit: ETNIKE, mund të na bëjë DËM…
( Para ZOTIT- Popullit e botës… Jo.S’duket normale!!!...)

Sepse, ai term (ETNIK) i ngjizur n’Dije e n’Gjak RILINDËS(H)
Si dhe në Shpirtra DËSHMORËSH - të Vjetër e të Ri’…
Pra, pa këtë Term Shekullor - IDEALI ynë S’del BINDËS;
Jo. Për hir të askujt: S’DURON lëshime NËNA SHQIPËRI.

IV

Ja, çfarë na ndodhi ne: në KOSOVËN tonë LEGJENDARE
Me ndërrimin e Vetëm të një Shkronje në: f i ll i m . . .
E quajtën: KosovO(!) – e Jo KosovA: me A-në Shqiptare!!!
U hoq: Himni-Flamuri KOMBËTAR…Emri Shqiptar u shkim…!!!

Andaj, Vëllezër e Motra Shqiptarë: S’ka lëshime! S’duhet luajt’…
Unë, kështu mendoj: o i Nderuar i Ndritur, Vëlla Koço DANAJ;
( Vallë, mos në shenjë miqësie nga jashtë… nga të huajt…
Na është lansuar kjo ide… ashtu, si të: O-së - në vend të A-së…

…Që ta heqim termin: ETNIK(E)! Pastaj, tjerat lëshime…
Kur çilet gryka… mund të vijnë: radhë-radhë… zingjirë… )
Andaj,Kujdes të kemi! Se…Hiletë e mëdha fshihen në “cikrrime”!!!
Vëllezër e Motra! Mund të na bëhet tepër vonë…më vështirë…

Andaj, Vëllezër dhe Motra Shqiptarë! Kurrë s’e kemi pasur si Sot:
Një Shans të Mirë në JETË – Ndihmëtare AMERIKËN e Fortë Mike;
Prandaj, të bëhemi:UNIKË! Duke FALËNDERUAR të Madhin ZOT
Të marshojmë PËRPARA: në RRUGË KombëtareNjerëzoreDRITE…

Rochester, NY Amerikë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyWed Mar 23, 2011 11:15 am

Arberi a je mir .......
PO PSE ç'KAM UNE QE TE MOS JEM MIRE Shocked
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyWed Mar 23, 2011 10:14 pm

Shyqir qe je mir ,ashtu duhet mir te jesh! pershendetje pra!
A ka naj sen te re per salen te na thuash se se njofim ne ,ti paske qen dhe je zedhensja e tije! E dhenderrit te serbise...PO po na shkon sala sdo ta pashe ma...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 12:32 am

Jo mjaft sot per SAliun,por po te postoj sa per te ta kujtuar kete:
Ringjallet Enver Hoxha, Rama 99 përqind



Saturday, 12 May 2007
Zgjedhjet e djeshme në partinë Socialiste shënuan dje rikthimin në identitetin e saj komunist, nga e ka prejardhjen kjo parti. Kryetari i PS, Edi Rama ka fituar me një rezultat të thellë kundrejt rivalit të tij, Shkëlqim Meta, me 99% në rang vendi. Gjithçka është realizuar si proceset e dikurshme të Partisë së Punës ku kishte vetëm një kandidat, (pasi Meta nuk është vlerësuar kurrë si rival nga Rama) dhe ku të gjithë votonin të bindur pro udhëheqjes. Por edhe pse mund të thuhet se Rama fitoi bindshëm dhe kjo e bën të plotfuqishëm Ramën në partinë vet, nga ana tjetër është pikërisht një rezultat i tillë ai që shkeli më të dyja këmbët demokracinë e brishtë të PS për të cilën ajo ka luftuar për 17 vjet. Rama u vuri vulën e shkeljes dhe përdhosjes demokracisë së brendshme duke mos lejuar që të kishte rivalë potencialë, ku realisht do të tregohej forca e secilit prej tyre. Edhe kryetari i Partisë së Punës Enver Hoxha i impononte me të njëjtën mënyrë diktatin e tij ndaj popullit të vet, duke kandiduar përherë përballë vetes dhe duke mos lejuar kurrë rivalë. Ashtu si Rama kjo me siguri nga frika e humbjes së pushtetit.
Votimi
Edhe pse kishte konsideruar si hapin e vërtetë të demokracisë së partisë, duke i dhënë fund politikës së vjetër të saj, kreu i PS iu rikthye bindshëm asaj, duke mos lejuar zërin e lirë dhe kundërshtar që të shprehej ashtu siç dëshironte. Dhe nuk bëhet fjalë për kthim në vitet ’90, por për vite të diktaturës komuniste. Rama është votuar dje unanimisht, ashtu si Enver Hoxha dikur thuajse me më shumë se 95% të votave në të gjithë vendin. Ndërsa rivali i tij, Shkëlqim Meta, maksimumin e votave të tij e ka arritur vetëm në qytetin e Beratit, ku ka marrë 89 vota. Konkretisht, Rama ka fituar në Tiranë me 99% të votave, ndërsa Meta vetëm 1%, në Kuçovë, Rama ka fituar 100%, në Shkodër, Rama me 680 vota, Meta me 20 vota. Në Berat, Rama ka fituar me 517 vota, ndërsa Meta me 98 vota. Në Sarandë, Rama ka fituar me 99% të votave, ndërsa Meta 1%. Në Gjirokastër, Rama ka fituar me 697 vota, ndërsa Meta ka marrë vetëm 18 vota. Në Rrëshen, Rama 273 vota, Meta 5 vota. Vlorë, Rama me 2358 vota, Meta, 69 vota. Ndërsa sa për Durrësin deri dje në orët e vona të mbrëmjes numërimi është bllokuar disa herë dhe kjo ka bërë që të shtyhej shpallja e rezultatit. Ndërsa në qytetin e Korçës, Rama ka marrë 720 vota, ndërsa Meta, 15 vota. Në Maliq, Rama ka marrë 113 vota, ndërsa Meta 0 vota.
Kontestimet
Por pavarësisht rezultatit të thellë që ka arritur Rama në këto zgjedhje të cilat i ideoi dhe i organizoi me mbështetësit e vet, sërish procesi i djeshëm rezultoi që të ishte me mjaft probleme. Problemet nisnin që nga ato teknike dhe ku anëtarësia nuk ishte në dijeni se si duhet të vepronte, e shkonin deri të sherret, përjashtimet. Rasti tipik është ai i minibashkisë numër dhjetë, ku u vu re që nga lista ishin larguar anëtarët më të vjetër të PS dhe çuditërisht lista ishte shtuar me shkrim dore dhe kishte anëtarë që nuk ishin të kësaj njësie. Megjithëse kulmin e vet ky proces e arriti me dorëheqjen e Zamira Çakës, kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për PS e cila deklaroi se gjithçka kishte ardhur pas tentativave të shumta që ajo kishte hasur për manipulime.

Tiranë:
Edi Rama: 99%
Shkëlqim Meta: 1%

Shkodër
Edi Rama: 680 vota
Shkëlqim Meta: 20 vota

Kuçovë:
Edi Rama: 100%

Berat:
Edi Rama: 517 vota
Shkëlqim Meta: 98 vota

Sarandë:
Edi Rama: 99%
Shkëlqim Meta:1%

Gjirokastër:
Edi Rama: 697 vota
Shkëlqim Meta: 18 vota

Rrëshen:
Edi Rama: 273 vota
Shkëlqim Meta: 5 vota

Vlorë:
Edi Rama: 2358 vota
Shkëlqim Meta: 69 vota

Durrësi:
Edi Rama: ?
Shkëlqim Meta: ?

Maliq:
Edi Rama: 113 vota
Shkëlqim Meta: 0 vota

Korçë:
Edi Rama: 720 vota
Shkëlqim Meta: 15 vota
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 12:41 am

Pas dy vjetësh autostrada Milot-Kukes-Morinë do të jetë me pagesë. Edhe për dy vjet në bazë të kontratës rruga do të mirëmbahet nga kompania ndërtuese "Bechtel&Enka".

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur zyrtarisht që autostrada Milot-Kukës-Morinë të jetë me pagesë.

Për këtë qëllim, qeveria shqiptare ka rënë dakord me IFC-në (Korporata Financiare Ndërkombëtare) që kjo e fundit të shqyrtojë variantet për dhënien me koncesion të rrugës.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e IFC-së, të cilët kanë marrë pjesë para dy ditësh në seminarin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë dhe IFC me temë �Përmirësimi i kuadrit ligjor të energjive të rinovueshme në Shqipëri�.

Përfaqësuesit e kompanisë turke �Savronik� që menaxhojnë tunelin e Kalimashit nuk kanë dhënë ndonjë shifër që ka të bëjë me tarifat e pagesës në tunel, por kanë deklaruar se këto tarifa do të perllogariten në bazë të peshës së automjeteve.

Mësohet se do të ketë dy lloj taksash që do të paguhen në autostradë, njëra prej të cilave është ajo e qarkullimit në tunel, që mendohet të vendoset në verën e këtij viti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 12:43 am

Po asnjhere ai tunell nuk funksionoi si dúhet !! tani edhe taksa boo Mad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 12:46 am

Ne realitet taxa paguhen ne gjdo shtet per autostrade .. Pervetem ne Europe. P. diku-diku e paguan kur e regjitsron veturen , perndryshe paguhet gjithandej .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyThu Mar 24, 2011 12:49 am

po e di kete ama ajo rruge cdo here po ka probleme!jo tunelli jo ashtu jo keshtu nuk mbaroj ende edhe ashtu te kishin prite deri te nkambem ni cik se nuk ka lezet fill e shkel rrugen paguj lekun Shocked Sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyFri Mar 25, 2011 4:22 pm

POLITIKË
Edi Rama më në fund shpall sloganin “Kandidova, s’kisha ç’bëj, isha në hall”
25-03-2011 Redaksionale

Zgjatja e bërja tërkuzë e lojës së Edi Ramës, me talljen e kandidatëve të emëruar, për kandidatë të bashkisë së Tiranës, mori fund dje. Nga dje, Pandeli Majko, Blendi Klosi, Erion Veliaj, Eduart Shalësi, Besnik Baraj, Mimi Kodheli., etj., etj., do të jenë ish-kandidatë për kandidatë për kryetar të bashkisë së Tiranës. Do me thënë, do të ndajnë fatin e tyre të keq, me Maqo Lakrorin, një tjetër ish-kandidat për kandidatë...
Sepse..., sepse..., Edi Rama, më në fund “ia bëri bam” dhe e shpalli mbrëmë kandidaturën e tij, për kryetar të bashkisë së Tiranës.
Me shpalljen e djeshme, për Edi Ramën, fillojnë ditët e kiametit.
Paradhënien e bëri të ditur dje vetë Edi Rama, kur, duke mos prezantuar asnjë alternativë për qytetin, por thjesht duke komunikuar vendimin se gjithçka që do thuhet gjatë fushatës, do të jetë politike, e s’do të ketë të bëjë as me qytetin e as me alternativat për ta nxjerrë komunitetin nga kolapsi.
Oferta e vetme e kryetarit të PS-së ende në detyrë mund të përkthehet si “Kandidova, s’kisha ç’bëj, isha në hall”, duke deklaruar se zgjedhjet e 8 majit janë një referendum për fatin e tij personal, por ky proces po shndërrohet edhe në një shans të artë për pensionimin e tij politik

Shko thuaja patave keto e jo neve

Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyFri Mar 25, 2011 4:28 pm

OPINION
Rexhep Qosja, kjo piramidë e destruktivitetit njerëzor
25-03-2011 / Nga Rexhep Kastrati


Ndjesitë intelektuale, edhe mund ta shtyjnë njeriun që të ketë një qëndrim kundër rrënimit të “Piramidës”, dhe askush nuk do të duhej t’i thoshte asnjë fjalë të keqe. Është në natyrën e intelektualëve që të jenë kundër rrënimit, dhe të mos përkrahë politika të tilla. Por kur intelektuali këtë e bën jo pse është kundër shkatërrimit si të tillë, por pse është kundër qeverisë që qeverisë vendin me votë të lirë, atëherë çështja e pozicionimit kundër shkatërrimit bëhet e pasinqertë, tendencioze dhe me qëllime aspak fisnike. Dhe rasti i kundërshtimit të shkatërrimit të “Piramidës”, që Rexhep Qosja ia bëri ditën e mërkurë në një kronikë televizive, është pikërisht rasti i këtillë. Kur është fjala për Rexhep Qosjen nuk do shumë për ta kuptuar këtë, sepse është njeriu më tipik që ka dëshmuar vetë për destruktivitetin e tij, për karakterin shkatërrimtar dhe përkrahës i shkatërrimit. Viti 1997, është viti, në të cilin Rexhep Qosja kishte përjetuar deliriumin e tij të destruksionit, bile për disa elemente ia kishte kaluar edhe përkufizimeve teorike që destruktivitetit njerëzor ia kishte bërë Erih Fromi, por edhe përkufizimit teorik të agresivitetit që ia kishte bërë Zigmund Frojdi, apo edhe Melani Klajni. Si askush më parë, Rexhep Qosja, gjithë mjeshtërinë e shkrimësisë, gjithë mjeshtërinë e oratorisë dhe të retorikës, gjithë autoritetin e tij intelektual e kishte vënë në funksion të nxitjes, të përkrahjes dhe të shkatërrimit jo të një objekti të veçantë, por të shumë objekteve të administrimit shtetëror, të mbrojtjes shtetërore, si dhe të imazhit shtetëror. Me fjalë të tjera, me tërë angazhimin e tij ishte vënë në anën e zjarrvënësve dhe shkatërruesve të shtetit aktual shqiptar, duke u bërë njëherësh frymëzuesi më i madh i këtij destruksioni dhe agresiviteti me elemente të një skizofrenie kolektive. Dhe atëherë nuk u shkatërrua një objekt, atëherë u shuan rreth 3000 jetë njerëzish, u shkatërruan shumë objekte të ndryshme. Mbi të gjitha, u vu në diskutim vetë ekzistenca e shtetit aktual shqiptar, dhe për një çast u shkatërruan shpresat e njerëzve për lirinë dhe demokracinë.
Por kurrë nuk u ngrit një gjyq kundër Rexhep Qosjes që moralisht t’i bëhet e qartë se koha e piramidave ka përfunduar. Sepse Rexhep Qosja nuk është kundër shkatërrimit të “Piramindës” si objekt, por është kundër rrënimit të mendësisë së piramidës që është mendësi që arsyeton ekzistencën e Njëshit, të Idhullit, të Kultit të Individit. Dhe Rexhep Qosja ka nevojë shumë për këtë, sepse nëpërmjet kësaj mendësie, ai mund të shpresojë te kulti i tij, te idhulltaria që e sheh atë në majë, që e sheh atë Njëshin. Prandaj, Rexhep Qosja sot qan për “Piramidën”. Por, ai ose nuk do ta kuptojë se koha e Njëshit ka mbaruar, ashtu siç ka mbaruar edhe koha e piramidave, ose nën efektet e ankthit, mobilizon ato që Julia Kristeva i quan forca të terrorit ndaj gjithçkaje që cenon kultin e tij.
Personaliteti destruktiv i Rexhep Qosjës, ndërkaq, nuk është se u ngjiz me anarkinë e viti 1997 në shtetin aktual shqiptar. Jo. Personaliteti destruktiv, por edhe agresiv i Rexhep Qosjes bazën psiko-sociale e ka që në kohën kur konteksti socio-politik në Kosovë i dha meritat jo edhe të merituara të një nacionalisti me orientime socialiste, dhe të një shkencëtari të letërsisë shqiptare, por shpërfaqjet e para konkrete në rrafshin psiko-social i ka në kohën kur filloi të shfaqet një brez intelektualësh shqiptarë të mbledhur në Prishtinë, e që ishin formuar në shkollat perëndimore të shkencës, të dijes, si dhe kishin bërë për vete rryma letrare dhe teori letrare e kritike moderniste. Rexhep Qosja me të gjitha forcat, edhe të pushtetit politik, institucional dhe moral të kohës ishte vënë kundër intelektualëve të kohës: Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, poetë si Ali Podrimja dhe Eqrem Basha e të tjerë, të mbledhur rreth një lëvizje kulturore-intelektuale “VOX”, në fillim të viteve ’70 të shekullit të kaluar. Këta i akuzonte për ndikime josocrealiste, por edhe i fyente në baza personale. Në librin “Morfologji e një fushate”, Rexhep Qosja, Rexhep Ismajlin e quante profesor me korrespondencë, kurse Ibrahim Rugovës ia kishte pamundësuar punën si profesor në Universitetin e Prishtinës, si ligjërues i “Estetikës”, edhe pse për kohën ka qenë njohësi më i mirë i kësaj lënde.
Këtë inat personal, që kurrë nuk u shua te ai, Rexhep Qosja e ngriti edhe në nivel të inatit politik, duke u bërë kundërshtari kryesor dhe më joparimor i Ibrahim Rugovës kur ky u bë kryetar i LDK-së dhe kryetar i Kosovës. Kurrë, Rexhep Qosja nuk i ka ndalur akuzat e pabaza kundër Ibrahim Rugovës, e kurrë nuk e ka njohur atë si president të Kosovës. Pat hartuar edhe një “Fjalor demokratik” kundër Ibrahim Rugovës dhe zhvillimeve në Kosovë, e që u bë bazë e kundërvënies së mjerë kundër gjithçkaje që kishin arritur shqiptarët e Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë për më pak se 5-6 vite veprimtari të organizuar politiko-institucionale. Inati personal kundër presidentit Rugova, Rexhep Qosjes ia kishte topitur arsyen dhe ia kishte mprehur urrejtjen patologjike. Dhe kjo urrejtje, destruksionin, intrigën dhe akrobacitë politike, te Rexhep Qosja i kishte ngritur në nivel më të lartë të mundshëm. Dhe Beogradi e shfrytëzoi këtë në angazhimet kundër-rugovë që kishte provuar të nxiste pa sukses në Kosovë. Nga Marrëveshja e Arsimit e viti 1996, Beogradi kishte pranuar të lëshonte vetëm Institutin Albanologjik, për t’ia mundësuar Rexhep Qosjes dhe në përgjithësi kundër-rugovistëve në Kosovë që të krijonin një qendër të luftës kundër-rugovë. Dhe destruksioni i Rexhep Qosjes shkoi deri aty sa të shkilte mbi gjithë veprimtarinë e tij publicistike të mëparshme, e që ishte veprimtari për bashkimin kombëtar, në ç’drejtim kishte bërë edhe një libër, Strategjia e bashkimit kombëtar, dhe ishte deklaruar fillimisht për një Kosovë të pavarur me lidhje të veçanta me Shqipërinë, siç thoshte ai, për të përfunduar në vullnetin e tij, e që ishte edhe vullnet i linjës që përfaqësonte për njohjen e së drejtës për vetëvendosje për serbët e Kosovës. Duhet të kujtojmë me këtë rast, se njeriu që më 1990 i kish deklaruar një medie në Prishtinë se dinte të mendonte politikisht, por nuk dinte të sillej politikisht, për çudi na qenkësh mësuar të sillej politikisht në kohët kur ishte më së vështiri të bëhej politikë: gjatë masakrave serbe në Kosovë. Dhe këtë nuk e kishte bërë se vërtet na ishte mësuar të sillet politikisht, por për arsye se e konsideronte kohë të përshtatshme, mundësi të artë për ta rrënuar politikisht presidentin Rugova, të cilit arriti t’ia zhvaste grupin e marksist-leninistëve në krye me Hydajet Hysenin, të njohur edhe më vonë për festimet e ditëlindjes së Enver Hoxhës etj. Dhe bëri gjithçka, u bë me gjithësecilin që ishte kundër Ibrahim Rugovës në Prishtinë, e kundër Sali Berishës në Tiranë, vetëm që të mos kishte të tjerë që mund të ishin më të dashur për popullin, sepse populli, sipas mendësisë bukolike neoromantike dhe soc-realiste ishte grixha e tij, dhe nuk guxonte kush t’ia prekte. Dhe ky kompleks, që ka elemente edhe të Kompleksit të Edipit, edhe elemente të Kompleksit të Ahasverit, por edhe elemente skizoide, Rexhep Qosjen e ka bërë të ketë vështirësi përshtatjeje në një shoqëri të re, në të cilën jo gjithçka është e përsosur, por është një shoqëri që nuk e duron më kultin e individit. Prandaj, ai është shumë destruktiv, është shumë agresiv dhe shumë anarkik në pikëpamjet e tij, në qëndrimet e tij. Rasti i “Piramidës”, është rasti i shprehjes së radhës së këtij destruktiviteti, por është edhe rasti që e shpërfaq qartësisht atë si piramidë të destruktivitetit njerëzor.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 12:43 am

REXHEP QOSJA ,esht dhe mbetet skulptor dhe ideolog dhe kolos SKENDERBEG , qeshjes ton kombetare, per jet e mot...))))
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 1:05 am

Kurre,Rexhep Qosja nuk i ka ndalur akuzat e pabaza kundër Ibrahim Rugovës, e kurrë nuk e ka njohur atë si president të Kosovës. Pat hartuar edhe një “Fjalor demokratik” kundër Ibrahim Rugovës dhe zhvillimeve në Kosovë, e që u bë bazë e kundërvënies së mjerë kundër gjithçkaje që kishin arritur shqiptarët e Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë për më pak se 5-6 vite veprimtari të organizuar politiko-institucionale. Inati personal kundër presidentit Rugova, Rexhep Qosjes ia kishte topitur arsyen dhe ia kishte mprehur urrejtjen patologjike. Dhe kjo urrejtje, destruksionin, intrigën dhe akrobacitë politike, te Rexhep Qosja i kishte ngritur në nivel më të lartë të mundshëm. Dhe Beogradi e shfrytëzoi këtë në angazhimet kundër-rugovë që kishte provuar të nxiste pa sukses në Kosovë. Nga Marrëveshja e Arsimit e viti 1996, Beogradi kishte pranuar të lëshonte vetëm Institutin Albanologjik, për t’ia mundësuar Rexhep Qosjes dhe në përgjithësi kundër-rugovistëve në Kosovë që të krijonin një qendër të luftës kundër-rugovë. ....

Po as me tha more zoteri c'kupton ti me kete pozicionim te ketij poltikani deshtak ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 1:11 am

Ja edhe nje poezi per te paharruarin shqiptarin me te madh ,qe e shkriu jeten e tij ,per Kosoven martire:
Poezi: IBRAHIM RUGOVA

Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës,
Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj,
Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.

Brengën e dhimbjes e mora me vete,
Këtu në Manhattan me studentët ta ndaja,
Nuk mund të filloja mësimin e zakonshëm,
Pa një minutë heshtje, si shqipe të qaja.

U ngritëm në heshtje me lot në sy,
Peshën e lotit mbanim mbi supe,
Biles dhe të huajt që ishin aty,
U bashkuan me ne, në zi e në lutje.

Luftove mençurisht, pa shpatë gjakosur,
Salloneve mondane në çmendinë e kohës,
Ta merrje Kosovën në gjoksin e nënë Lokeve,
Shqyer nga kuçedrat në kthetrat e lojës.

Me vizionin tënd, trondite botën,
Kosovën martire, drejt Pavarësisë e çove,
U çane lajmet, flasin Presidentët,
Për vdekjen tënde të parakohshme.

Simboli I bashkimit mbete përgjithmonë,
IBRAHIM RUGOVA, burr I rrallë,
Globi I botës, si zgavër duket,
Pret Kosovën, me shekuj ndarë.

Kozeta Zylo, Manhattan, NY


besoj se e mer vesh tani se sa vlen ai rrexhepi jot Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 1:32 am

Sikur te kishte nje peshore qe te peshon te miren dhe te keqen do ishin skijaruar shume gjera.
Koha eshte gjyqtari i pa anshem, dhe do ti vlerson te gjithe per punen e tyre, historia jone e hidhur na meson qe ne shqiptaret gjithmon, patem frakcione mes veti, te ndar e te perqar, ne korrem fitore edhe ndaj superfuqive, por nuk arritem te i largoim inatet dhe teket tona qe na kane futur ne 5 pasharllaqe. Ate dite kur do ti lemi inatet dhe teket shume gjera do te ndryshoin.
Dhe shum gjera do te skijarohen mendoi une.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 1:42 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 1:45 am

Nuk do t'ja arrije greku,jo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 1:48 am

Vetem nje BASHKIM e shpeton Shqiperin zonja/ushe Arberia , perndryshe te them te drejten kam frige ..Deri sa nuk i largoni vllehet e "greket" nga politika shqiptare nuk e besoj qe do shkoje gjithcka ne rregull , siq po bejne me provokime te njepasnjishme .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 2:07 am

Ate Bashkim mezi po e presim ,por me sa shoh eshte rruge e veshtire dhe e gjate dhe mendoj se nuk eshte gjithcka ne doren tone,mbase jam gabim Arber?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 5:25 pm

Në një deklaratë për mediat, deputetja Ermonela Felaj ka akuzuar Berishën për vjedhjen e zgjedhjeve si dhe për gjendjen e rënduar të ekonimisë shqiptare. �Nuk ka shqiptar që të mos i dijë të vërtetat e të zezave që ka bërë Saliu. Ai vodhi zgjedhjet dhe më 21 janar vrau për të vazhduar të vjedhë. Është faji i Saliut që sot ka 1 milion të papunë, është faji i Saliut që varfëria është ulur këmbëkryq�, ka deklaruar Felaj.

Ajo gjithashtu ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha për vrasjen e 21 janarit

�Saliu flet për karrike, por shqiptarët e dinë që për të ruajtur karriken e vet, Saliu vrau katër shqiptarë dhe kandidoi për Tiranën vrasësin kryesor të tyre. Por më 8 maj shqiptarët do t�i japin një mesazh të qartë Berishës. Kurrë më vrasjes, kurrë më papunësisë, kurrë më varfërisë�, ka shtuar Felaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptySat Mar 26, 2011 5:27 pm

Interesant po pse kur ishte Fatos Nano ne pushtet nuk kishte akuza tilla !!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 EmptyMon Mar 28, 2011 2:22 pm

Sa ka qen nano copa jane ba
sala e akuzojke jo grek jo keshtu jo ashtu ai sales serbe e jo keshtu ashtu
se fundi u bashkuan hajnat bashke...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiperia
Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 13Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 7, 8, 9 ... 11, 12, 13  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
» Shqipëria sot !
» PËRSE DY SHQIPËRIA
» SHqiperia NE NATO
» Shqipëria Etnike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: