Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 17 ... 26  Next
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyThu Dec 02, 2010 8:01 pm

NASA ka zbuluar shenja të jetës jashtëtokësore?

Nga Express më 02 dhjetor 2010 në ora 13:31
Pasi ka lajmëruar organizimin e një konference shtypi në lidhje me një zbulim shkencor rreth jetës në planetët tjera, Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA ngjalli interesin e të gjithëve, sidomos në rrjetet e internetit.

Në deklaratën e dhënë në faqen e saj në internet, NASA bëri të ditur se do të organizojë një konference shtypi, për të diskutuar rreth një gjetjeje astro-biologjike, nga e cila do të merren rezultate të rëndësishme për sa i përket provave të jetës në planetët tjera.

Zbulimi i një bakteri që shfrytëzon arsenikun për të mbijetuar, bindi NASA-ën për ekzistencën e jetës në planetët të tjerë me atmosferë ndryshe nga planeti ynë.

“Zbulimi astro-biologjik” u krye në thellësitë e pasura me arsenik të liqenit Mono në Parkun Kombëtar të Josemites, në Kaliforni.

“Shfrytëzimi i arsenikut në metabolizmin e këtyre gjallesave tregon se ekziston jeta në format e tjera, ndryshe nga ato që njohim ne. Janë jashtëtokëasor, që ndoshta ndajnë të njëjtin ambient me ne”, deklaron astrobiologu Levis Dartnell nga Qendra për Kërkimet Planetare në Londër.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyThu Dec 02, 2010 9:00 pm

Danaj per Dan: Kush nuk e dëshiron Shqiperinë Natyrale deshiron rebelime

Koço Danaj ka paralajmëruar që Kuvendi i Kosovës pas dates 12 dhjetor do të kërkojë bashkimin me Tiranën

Interviste dhene gazetes malazeze Dan

Platforma e Shqipërisë natyrale është oferta e paqës për të gjithë fqinjët tanë, e ata që nuk e pranojnë dëshirojnë rebelime ose luftë. Këtë e tha dje për “Dan” Koço Danaj, drejtor i Institutit për prognoza regjionale nga Tirana, autori I Platformës së Shqipërisë Natyrale. Njoftoi që me 28 nëntor të vitit 2012 do të formalizohet unioni Kosovës dhe Shqipërisë, duke spjeguar se kjo është faza e pare e realizimit të projketit të një shteti unik shqiptar në Ballkan.

Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq shpalli pavarësinë e Malit të Zi nën mbështetjen e Shqiptarve. Me këtë ai nuk ndihmoi Shqiptarët, jo ashtu si e parasheh Platforma e Shqipërisë natyrale,por I ndihmoj vendit të tij. Pavarësia e Malit të Zi është përmirësim i Konferencës së Versajës e vitit 1919, me të cilën u formuan mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Mali i zi ishte e pavarur deri ne vitin 1919.Por, qeveria e Gjukanoviqit nuk I ka bërë të gjitha në mënyrë që Shqiptarët në Mal të Zi të gëzojnë të drejtat si pakicë kombëtare. Ata, në mal të Zi, nuk kanë të drejtë të përdorin simbolet kombëtare, të drejtë në gjuhën e tyre, perderisa Tuzëve nuk ju lejohet të ndahen nga komuna(bashkia) e Podgoricës – tha Danaj.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a ishte e rrugës që vendimi I qeverisë së gjukanoviqit të njoh shtetin e kosovës, ai tha se “pavarsia e Kosovës është realitet, që nuk mvaret as nga Podgorica e as nga Beogradi”.

Gjukanoviqit thjeshtë i është thënë të pranoj realitetin. Kosova është tani shteti i dytë shqiptar në Ballkan. Pas 12 dhjetorit, kuvendi i Kosovës do të kërkojë që të bashkohet me Shqipërine. Tashmë egziston shumica prej 30 deputetëve që do të jetë e mjaftueshme për kërkesën e bashkimit me Shqipërinë. E bashkimi i Kosovës me Shqipëri është realiteti i ri. Kush do ta vëjë në dyshim këtë realitet. Do ta bëjë Sërbia. Nuk besoj, por do të këmbëngulë në pajtimin historik në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Këtë e tha kryetari i serbisë Boris Tadiq. Kësaj do t’i kontribuojnë bisedimet e ardhshme që do të zhvillohen në vijën Beograd-Tiranë - është I bindur ideologu i formimit të shtetit të madh shqiptar në Ballkan.
Sikurse edhe shtoi se, të gjithë atyre të cilëve, platforma e lartëpërmendur, u është e njohur e dijnë që faza e parë e projektit është bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë.
-Ky bashkim do të filloj të realizohet pas 12dhjetorit, e do të përfundoj me 28 Nëntor të vitit 2012, kur do të shpallet zyrtarisht bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë. Aneksimi i shqipëtarve të maqedonisë me Shqipërinë do të mbaroi gjatë vitit 2013- deklaroi ai, duke mos precizuar nëse dhe kur duhet të pritet një zhvillim i ngjashëm kur është në pyetje Mali i Zi.
Në pyetjen se a ekziston mundësia e organizimit të shprehjes së popullatës me kombësi shqiptare në Mal të zi për krijimin e një shteti gjithshqiptar Danaj u prgjigj se “ referendumi është e drejtë demokratike”.

-Askush nuk e ndalon,as Brukseli as Uashingtoni. Për këtë edhe shqiparët e kanë këtë të drejtë. Në qoftë se qeveria e Malit të Zi iu siguron shqiptarëve të drejtat dhe liritë që duhet ti kenë, atëherë ata do të shërbejnë si urë në mes të Shqipërisë Natyrale dhe Malit të Zi – porositi Danaj.

Demokracia, thotë ai, është process i cili zgjat, është i rëndë, por edhe i domosdoshëm. Perfundoi me porosinë, gjegjësisht me parullën që përmban Platforma e tij për Shqipërinë Natyrale,”dialog me të gjithë, dialog për çdo gjë”.

Dinoshi dhe Cungu kanë privilegje më të rendësishme

Drejtori i Institutit për prognoza regjionale nga Tirana, Koço Danaj kritikoj sërish marrëshëniet e punës së udhëheqësve shqiptarë të Malit të Zip përkundrejt idejës së tij pë formimin e një shteti të vetëm shqiptar.
- Ferhat Dinosha dhe Nazif Cungu janë kundër Shqipërisë Natyrale sepse mendojnë më shumë për pozitat e tyre se sa për të drejtat e shqiptarëve në Ulqin, Tuz, Plavë e Guci – tha ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyFri Dec 03, 2010 12:29 am

Kam pikëpamje shumëplanëshe për kapitalizmin, por e dua tregun
Intervistë me Julian Assange
Mund t’ju pëlqejë ose jo, por Julian Assange i “Wikileaks” është profeti i një epoke të re të transparencës së pavullnetshme, lideri i një organizate që ka për qëllim përhapjen e sekreteve të botës, përmes një teknologjie që një dhjetëvjeçar më parë as që mund të imagjinohej. Gjatë vitit të fundit, informacionet e tij kanë publikuar 76 000 dosje nga sekretet e luftës në Afganistan dhe 392 000 dosje sekrete të luftës në Irak. Këto janë bërë domen publik dhe bëhet fjalë për “rrjedhjen” më të madhe të materialit ushtarak të klasifikuar në historinë ushtarake. Të dielën, “Wikileaks” publikoi edhe 250 000 materialet e klasifikuara të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke ofruar kësisoj një pamje të paprecedentë të mënyrës se si diplomatët e lartë amerikanë shohin armiqtë dhe miqtë e tyre. Por Assange më shpjegoi në fillim të muajit se dosjet e Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit janë vetëm fillimi. Në Londër, në një intervistë të rrallë dhënë për revistën “Forbes”, Assange thotë se publikimi i ardhshëm i “Wikileaks” është një bankë e madhe amerikane. “Materialet do të japin një këndvështrim të brendshëm dhe të vërtetë të mënyrës se si bankat sillen në nivelet ekzekutive dhe kjo shpresoj që të stimulojë reforma dhe hetime”, ka deklaruar Julian.




A është e vërtetë se ju keni shumë dokumente të papublikuara?

Sigurisht. Duke u bërë gjithnjë e më të suksesshëm ka një diferencë mes shpejtësisë së rrjetit tonë të publikimeve dhe rrjetit që i merr këto publikime.

Për të suksesshëm i referoheni profilit tuaj personal?

Po, rritjes së profilit të organizatës dhe profilit tim, gjithashtu. Nëse diçka që lind nis të konsiderohet si e besueshme në një sferë specifike dhe ti takon dikë që të thotë “po e kam dëgjuar, është e besueshme”, atëherë menjëherë konfirmohet dyshimi yt që bëhet fjalë për diçka të besueshme. Kjo është arsyeja që marka është shumë e rëndësishme, sikundër ndodh me gjithçka që i beson.

Diferenca mes burimeve tuaja të publikimit dhe publikimit real është shkaku që funksioni i dërgimit të materialeve nuk ka funksionuar që nga muaji tetor?

Kemi pasur shumë ngarkesë.

Para se të ndalonit hyrjet, sa dokumente ju dërgonin në ditë?

Sikurse e thashë është një rritje në mënyrë ekspotenciale. Jo gjithmonë cilësia është shumë e lartë.

Sa për qind e materialeve që keni ka të bëjë me sektorin privat?

Rreth 50%.

Jeni përqendruar në ushtrinë amerikane më së shumti gjatë këtij viti. Kjo do të thotë se jeni duke u marrë aktualisht me sektorin privat?

Po. Ne na duhet që t’u krijojmë prioritet burimeve tona në mënyrë që materialet që kanë edhe impaktin më të madh të dalin të parat.

Kjo do të thotë se materialet për korporatat i konsideroni me impakt të madh?

Po, por ndoshta jo me atë impakt që kanë materialet për luftërat. Por varet se si i shohim gjërat.

Mendoni se do të riktheheni në modelin e numrit më të madh të targeteve dhe të burimeve?

Po.

Mund t’i quajmë atëherë megaleaks?

Tingëllon mirë. Këto megaleaks... janë një fenomen i rëndësishëm dhe do të vijnë duke u shtuar. Në rastin aktual kemi një tërësi jashtëzakonisht të madhe të dhënash, që mbulojnë një periudhë të madhe historike ose prekin shumë persona, atëherë duhet që të specializohemi në një “produkt” e më pas në një tjetër dhe këtë kemi bërë deri më tani. Jemi tërësisht të pavarur dhe publikojmë atë që marrim. Ndërsa profili ynë rritet në disa zona, ne fokusohemi më shumë në zona të tjera të veçanta. Njerëzit pyesin për shembull se përse nuk publikojmë më shumë materiale për talebanët. Dhe unë u them: ejani e na ndihmoni për talebanët dhe ne do t’i publikojmë.

Këto megaleaks të sektorit privat nuk i kemi parë ende?

Po. Të paktën jo në atë masë sa materialet ushtarake.

Do të kemi mundësi që t’i shohim?

Po. Kemi disa materiale që lidhen me një bankë dhe që do t’i publikojmë së afërmi dhe bëhet fjalë për megaleaks. Nuk është i një përmase si ai në rastin e Irakut, por janë gjithsesi shumë materiale.

Është një bankë amerikane?

Po. Është një bankë amerikane.

Një që ekziston aktualisht?

Po, një bankë e madhe.

Banka më e madhe amerikane?

Jo koment.

Kur do të ndodhë kjo?




Në fillim të vitit të ardhshëm. Nuk do të them më gjë për këtë.

Çfarë ndikimi doni që të kenë këto dokumente?

Nuk jam i sigurt. Mund të them se këto materiale do të japin një brendi të vërtetë për mënyrën e funksionimit dhe sjelljes së bankave në nivelet e ekzekutivit dhe kjo do të stimulojë hetime e reforma. Të paktën ma ha mendja mua. Zakonisht kur merr informacion të këtij niveli bëhet fjalë për raste të veçanta, apo dhunime të veçanta. Për këtë ka vetëm një shembull të ngjashëm. Është si në rastin e e-mail-eve të Enron. Përse ishin ato aq të vlefshme? Kur Enron u përmbys, edhe pse përmes procesesh gjyqësore, mijëra e-mail-e dolën në dritë, e-mail-e të brendshme dhe këto ishin një “dritare” që shfaqnin mënyrën e menaxhimit të kompanisë. I tillë do të jetë edhe rasti ynë. Ka dhunime ose shkelje flagrante, praktika aspak etike, por do të ketë edhe vendime të strukturës vendimmarrëse dhe ekzekutive të brendshme që del në dritë dhe kjo ka një vlerë jashtëzakonisht të madhe. Si në rastin e materialeve të Irakut, kur dokumente të caktuara të bëjnë që të shohësh spektrin e madh të luftës. Mund ta quash këtë situatë një ekosistem të korrupsionit. Bëhet fjalë për një vendimmarrje të tërë që mbyll sytë dhe mbështet praktikat jo etike.

Një herë kemi thënë se “Wikileaks” ka material për BP. Është e vërtetë?

Kemi shumë materiale, por duhet të vendosim se cilët janë origjinalët. Ka pasur shumë materiale në shtyp për BP dhe të them të drejtën mendoj se jo i gjithë materiali është origjinal.

Shtypi rus ka shkruar se ju planifikoni që të bëni objektiv të ardhshëm të publikimeve politikanë dhe kompani ruse. Kam dëgjuar edhe nga burime të tjera se keni shumë materiale në lidhje me këtë.

Kjo gjë mori përmasa të mëdha, kur FSB deklaroi se nuk ishte një situatë për t’u shqetësuar dhe se ata do të na e mbyllnin sajtin. Por në të vërtetë ne kemi materiale në lidhje me shumë biznese dhe qeveri, përfshi Rusinë. Nuk është e drejtë të themi se Rusia është veçanërisht në fokus.

Le të flasim për industri të tjera. Po për kompanitë farmaceutike?

Kemi materiale. Për të qenë të qartë kemi shumë materiale të papublikuara sa edhe unë nuk jam vetë i sigurt për këtë. Janë materiale të cilave u kam hedhur një sy shkurtimisht ose për të cilët kam dëgjuar nga bashkëpunëtorët.

Sa materiale keni? Sa giga apo terabajt?

Nuk jam i sigurt. Nuk i kam llogaritur.

Po për industrinë teknologjike?

Kemi disa materiale në lidhje me spiunimin e një qeverie të madhe në një industri teknologjike. Spiunazh industrial.

SHBA, apo Kina?

SHBA është një nga viktimat.

Po për industrinë energjetike?

Po.

Përveç BP?

Po.

Në lidhje me çështjet e mjedisit?

Për shumë çështje.

Mund të na jepni shembuj?




Një shembull: Nis me diçka për të cilën kemi publikuar një vit më parë, një rast interesant që nuk është kapur nga askush. Është një kompani nafte teksano-kanadeze, emri i së cilës nuk më kujtohet. Ata kanë puse në Shqipëri që kanë plasur. Situatë shumë serioze. Ne e kemi marrë këtë lajm nga një konsulent inxhinier. Ai tha se kamionë shkonin në mes të natës për të bërë diçka aty. Ata u sabotuan. Qeveria shqiptare ishte e përfshirë me një tjetër kompani. Kishte dy kompani rivale prodhuesish dhe njëra ishte në pronësinë e qeverisë dhe tjetra në pronësi private. Kur e morëm një lajm të tillë, ai nuk kishte një kokë, në të nuk thuhej emri i firmës, apo se kujt i përkisnin puset.

Pra materiali nuk u mor, sepse kishte mangësi në të dhëna?

Po. Ndonjëherë. Kështu unë thashë ç’dreqin mund të bëja me këtë gjë? Është e pamundur që të bëjmë verifikime nëse nuk e dimë nga vjen një material. Mund të jetë për shembull një kompani që kërkon t’ia hedhë një tjetre. Ndaj ne bëmë diçka shumë të pazakontë dhe e publikuam e thamë: “Kemi marrë këtë material, që duket se mund të jetë shkruar nga një kompani që kërkon të rrëzojë një tjetër kundërshtare. Nuk jemi në gjendje që të vërtetojmë burimin dhe na duhet më shumë informacion. Gjithsesi i rremë, apo i vërtetë diçka po ndodhte. Ose kompanitë mundohen që t’ia hedhin njëra-tjetrës, ose fakti që na është dhënë është i vërtetë, çka përbën një interes të veçantë.

Si mendoni, çfarë domethënie ka “Wikileaks” për biznesin? Si duhet që të ndreqet biznesi në një botë në të cilën ekziston edhe “Wikileaks”?

“Wikileaks” do të thotë që në këtë botë është më e lehtë që të drejtosh një biznes të mirë dhe shumë më e vështirë që të fshehësh një biznes të keq dhe shefat e ekzekutivit duhet që të inkurajohen nga kjo gjë. Unë mendoj për rastin e Kinës, ku kompanitë e qumështit bënë atë krim me qumështin pluhur. Dhe kjo ndodhi në disa kompani. Le të themi se ke ndërmend që të drejtosh një kompani të mirë. Është shumë mirë që të kesh një vend pune ku respektohet etika. Nëpunësit ka më shumë shanse të mos të ta hedhin, nëse nuk e shohin që ti me kompaninë tënde ua hedh të tjerëve.

A jeni pro tregut të lirë?

Absolutisht. Kam një qëndrim të përzier ndaj kapitalizmit, por e dua tregun.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyFri Dec 03, 2010 12:52 am

Feith i habitur nga deklarata e Boris Tadiq

Nga Express më 02 dhjetor 2010 në ora 19:09
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, ka thënë të enjten në Bruksel se është mjaft i habitur me deklaratën e presidentit serb Boris Tadiq në samitin e OSBE-së, se çfarëdo ndryshimi i gjendjes ekzistuese reale në Kosovë do ta ndërpresë dialogun me Prishtinën.

Në diskutimin në komitetin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, Feith tha se “kjo është mjaft habitshme sepse për gjendjen reale në teren vendosin qytetarët, dhe jo qeveritë”.

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian është se nëse qytetarët deklarohen për ndryshime demokratike, në këtë rast në veriun e Kosovës, atëherë mendoj se këtë nuk duhet ta pengojë asnjë qeveri”, ka thënë ai.

Tadiq pat thënë se “Serbia pret që të mos ketë përpjekje për ndryshimin e realitetit në teren gjatë kohës që zhvillohen bisedimet”, dhe se “çdo përpjekje e ndryshimit të realitetit në teren përmes forcës do të shkaktojë ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve”.

Feith tha se pret dalje më të madhe në zgjedhjet të serbëve të Kosovës në jug të Ibrit, por shprehu keqardhje që në pjesën veriore strukturat paralele u kanë bërë thirrje serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyFri Dec 03, 2010 2:18 pm

WikiLeaks: OKB e ndau Kosovën nga Serbia më 200703-12-2010 00:02 CET “Kabllot” sekrete të diplomacisë amerikane, të publikuara nga WikiLeaks, kanë hedhur pak dritë në përgatitjet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. “Kabllot” e lëshuara shfaqin përpjekjet për përgatitjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë, dhe më pas lobimin tek shtetet për ta njohur atë, shkruajnë mediet serbe, duke iu referuar dokumenteve të lëshuara nga WikiLeaks.

Amerikanët në veçanti ishin të brengosur se Rusia mund të vënte veto ndaj tyre në OKB, ndërsa pati edhe ide që t’i ofrohej Marrëveshja e Stabilizim Asociimit Serbisë me BE-në.

Deri në fund të vitit 2006, siç tregojnë kabllot e lëshuara, SHBA-të menduan t’i ndihmojnë forcave demokratike në Serbi në zgjedhjet e caktuara për janarin e vitit të ardhshëm, dhe vendosën të ndalojnë së lobuari, dhe i ofruan Serbisë anëtarësim në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.

Ndërkohë, francezët kërkuan nga gjermanët që ta përkrahin MSA-në pa insistuar në bashkëpunimin e plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës. I gjithë ky material u gjet në kabllot që dokumentojnë bisedat në mes të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Daniel Fried, dhe këshilltarit diplomatik të presidentit francez, Jacque Chirac.

Francezëve u ishte thënë disa herë se duhet ta njoftojnë Rusinë se vetoja “nuk do të kalonte”. Francës gjithashtu i ishte dhënë detyra që të lobonte tek Rusia në mënyrë që Moska të mos e përdorte veton e saj në OKB.

Sa i përket OKB-së, ata qysh në mesin e vitit 2007 e konsideronin çështjen e Kosovës të mbyllur. Kjo u zbulua në një dokument që në detale jepte një bisedë në mes të Nënsekretarit Amerikan për Çështje Politike, William Burns, dhe presidentin gjeorgjian, Mikheil Saakashvili.

Burns i kishte thënë Saakashvilit se "OKB tashmë e ka marr Kosovën nga Serbia”, se rusët nuk janë prezent në vend “as ushtarakisht e as financiarisht”, dhe se Amerika dhe BE-ja janë atje.

Currently 4.50/5



NAJ RROFSH TI ME GJETH OKB NE E DIM SE SI SHKON NE OKB,GJITHQKA ME KONCENZUS.!!! PO MOS TE ISHTE UCK-JA NE NA VJERRSHIN TANVE NEPER SHTYLLA ELEKTRIKE DHE KUJT NUK I KISHTE INTERESUAR PER NE, DHE PO SHIFET DHE TASH.
PER POS USA...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyFri Dec 03, 2010 2:33 pm

Drashkoviq: Për Jerusalemin serb, apo tokat joserbe në Kosovë
Publikuar: Sot, më 03 dhjetor 2010

Beogradi ka gati platformën për dialog me Prishtinën Beograd, 3 dhjetor - Lideri i Lëvizjes së Ripërtritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, ka vlerësuar se bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të jenë “të shpejta dhe të siqnerta” dhe se nuk do të guxonte të përsëritej “strategjia e gabuar shtetërore për Kosovën në dhjetë vitet e fundit” .

“Si shtet jemi në rrezik të madh nëse i lejojmë serbët profesionalë, që përsëri të eksperimentojnë dhe që në këto bisedime të kthehen në fillim dhe të provojnë që strategjia e gabueshme shtetërore dhjetëvjeçare për Kosovën, përsëri të kthehet në binarët e vjetër”, citon REL deklaratën e Vuk Drashkoviq, dhënë agjencisë Beta.

Ai mëtutje është shprehur se “me pakënaqësi” i dëgjon paralajmërimet për këto bisedime pasi fitohet përshtypja se dikush në Serbi planifikon që dialogun me Prishtinën ta paraqesë si “dialogun e parë dhe negociatat e para, të cilat në fund, duhet të përfundojnë me njëfarë bisede për status”.

“Ky është rrezik i madh” tha Drashkoviq dhe shtoi se “mendoj se bisedimet duhet të jenë të shpejta dhe të sinqerta”.

Vuk Drashkoviq ka theksuar se “në Kosovë duhet ta mbrojmë atë që është Jerusalemi i Serbisë, e këto janë kishat, manastiret, përmendoret shpirtërore dhe historike dhe popullin tonë në Kosovë”.
Në këtë kuadër ai e ka shtruar çështjen se “a jemi për mbrojtjen e Jeruslamit serb ose jemi për sovranitet ndaj hektarëve joserbë, kjo është pyetje në të cilën duhet të përgjigjemi”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyFri Dec 03, 2010 2:49 pm

Komploti i Mafise Ruso-Serbe kunder Kosoves (II)
Publikuar më 03 dhjetor, 2010 në orën 11:04 ( Para 1 orë e 36 minutave ) Isa Mulaj | Opinion |


Alarmante: Zbulohet dhe zyrtarizohet koalicioni KGB (SVR) dhe UDB në Kosovë

Punim hulumtues për diskutimin e politikave, rreth komplotit special të SVR-së, UDB-së dhe Specnaz GRU kundër Kosovës.

"Kombi i deleve do të sjell qeverinë e ujqve” -- Edward R. Morrow (1908 – 1965)

PJESA E DYTË


1.2 AKR dhe “mungesa e ambicieve politike” të mafisë ruso-serbe

Vetëm pak kohë pas deklarimit të Pacollit se AKR-ja nuk është themeluar si garniturë politike dhe se ai personalisht nuk ka ambicie politike, AKR-ja del të jetë parti politike. Shumë njerëz të painformuar fillimisht dëshironin t’i bashkëngjiteshin kësaj partie, disa prej tyre me shpresën se Pacolli është i pasur dhe aty qenka mundësia për të përparuar në biznes, pa e ditur se është biznes i mafisë ruse, thuajse mafia më e sofistikuar në Evropë. Përpos largimit me dëshpërim të madh të anëtarëve meshkuj (i dini emrat e tyre, si Driton Tali, Riza Smaka...) nuk janë hetuar edhe largimet e shumë femrave tjera të bukura që gabimisht kanë menduar në fillim se brenda AKR-së zihet politikë ashtu siç deklarohet në opinion, por brenda e kanë vërejtur se ato trajtohen ndryshe. Kjo është arsyeja pse shumë femra të bukura kanë shkaku i keqtrajtimit. Dy deputete të njohura të AKR-së që kanë ikur ishin:


Rita Hajzeraj kur ishte deputete e AKR-së
Njomza Emini kur ishte deputete e AKR-së



Këto dy deputete kanë shkuar në LDK, duke menduar se kështu kanë ikur nga mafia ruse, por nuk janë të njoftuar se kanë kaluar në mafinë e UDB-ashëve që është pjesë e mafisë ruse të AKR-së dhe kanë një koalicion krejt të hapur ndërmjet tyre por të padeklaruar publikisht.


Rita Hajzeraj kandidate e LDK-së
Njomza Emini kandidate e LDK-së


Natyrisht, nga AKR nuk ka nevojë të ikë kjo:


Myzejene Selmani


Pyetja është pse kjo në foto më poshtë iu bashkëngjit AKR-së?



Mimoza Kusari – Lila (nënkryetare) dhe Behgjet Pacolli (kryetar). Një foto disi e pahijshme dhe me domethënie jo aq shumë politike, ndoshta nga shkaku se z. Pacolli vazhdimisht e ka përsëritur tek politikanët dhe gazetarët serbë se nuk ka ambicie politike.

1.3. Specnaz + Mimoza Kusari vs. Ramush Haradinaj 1:1

Gjersa kontingjenti i ushtarëve rusë ishte i vendosur në Kosovë, më 23 maj 2000 tek ura e fshatit Llazicë keqtrajtojnë Ramush Haradinajn, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Arsyeja ishte mbajtja e dy armëve nga Ramushi edhe pse për to kishte lejet por që u kishte skaduar afati. Ndonëse në media nuk janë përshkruar detajet e keqtrajtimit dhe përleshjes, dëshmitarët tregojnë se si Ramushi në fillim i kishte “sfoit” dy ushtarë rusë, por më vonë angazhohet një Specnaz.

Mimoza Kusari ka shërbyer në qeverinë e PDK-së të udhëhequr nga Bajram Rexhepi. Më pas u bë drejtoreshë e Odës Ekonomike Amerikane (Amcham), dhe sikur Pacolli që pas shërbimit në qarqet qeveritare të Serbisë, u bë apolitike ose nuk kishte ambicie politike. Amcham-i nën drejtimin e Mimozës më tepër u mor me një lloj propagande ekonomike se me zbatimin e projekteve për çka kishte financim nga SHBA. Spekulohet shumë në opinion se Mimoza e ka përdorur Amcham-in për përftime personale dhe karrieriste se për qëllimin për të cilin ishte themeluar Amcham-i. Kjo mund të vërehet edhe nga zyra moderne e Amcham-it të cilën Mimoza e kishte mbushur me fotografi të mëdha të saj në shoqëri me personalitete të ndryshme politike amerikane siç është Medlin Ollbrajt, Uesli Klark, e të tjerë, ani pse kur dikush shkonte fillimisht e kishte bindjen se ky është një institucion me mision të përqendruar në çështjet ekonomike. Pikërisht sikur Pacolli dikur – s’kishte ambicie politike përkundër se e kishte dekoruar mirë zyrën e Amcham-it me personalitete dhe takime politike. Mimoza ishte një Specnaz i fondeve të SHBA-ve me të cilat Amcham-i nuk u bë Odë Ekonomike e mirëfilltë ose si duhet. Megjithatë, me ato fonde u bë e “mirëfilltë” Mimoza për ambiciet e saj politike personale, dhe ishte DeSpecnaz (Devojka Specialnogo Naznaçenja). Disa mbiemra në shqip kanë rrjedhur nga lloji i profesionit që kanë ushtruar njerëzit, si për shembull: Topxhiu (prodhues i gjyleve të topit), Shahatçiu (orëndreqës), Pushka (prodhues i pushkëve), Nallbani (mbathtarë), Bylykbashi (kapiten gjatë Perandorisë Osmane), e të tjerë. Mbiemri Kusari është tipik në gjuhën shqipe dhe do të thotë hajn.

Prej amerikanëve Mimoza kalon tek rusët ose në AKR, dhe mban aleancë me disa Specnaz amerikanë (në rusisht quhen “Amerikanski Specnaz) për të na treguar se punon për interesat e Kosovës, çka nuk është e vërtetë. Edhe në mesin e amerikanëve ka shumë të këqinj, në mesin e tyre ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë. Në zgjedhjet komunale të vitit 2009, mafia ruse dhe Specnaz GRU hartojnë planin për sjelljen e DeSpecazit Mimoza Kusari në krye të Gjakovës, një prej bastioneve kryesore të Ramush Haradinajt i cili kishte pasur përvojë të hidhur me rusët. Specnaz GRU dhe Mimoza u ankua shumë dhe bëri propagandë për vjedhjen e votave, ku edhe kishte vjedhje. Sidoqoftë, Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë ankesat e Specnaz GRU; nëse ka pasur vjedhje votash, nuk do të thotë se ato kanë qenë të AKR-së. Kështu Ramushi arriti një fitore kundër rusëve dhe e barazoj rezultatin me ta.

2. Ana tjetër e komplotit: LDK dhe koalicioni i saj me AKR-në

Shumë besonin se prishja e njëanshme të koalicionit PDK+LDK në kohën e papërshtatshme nga LDK do ta forcoj dhe unifikoj këtë të dytën. Prishjen e koalicionit e kërkonte Isa Mustafa për llogari të bizneseve të tij (më shumë për këtë në nëntitullin 3 të këtij hulumtimi). Harronin se Isa Mustafa do ta përdorë linçime brenda LDK-së dhe t’ia përshtat atë interesave të biznesit të tij. Kjo u vërtetua menjëherë pasi ai injoroj djalin e ish-kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, Ukën të cilit i ofroj një mundësi për ta futur në listë për deputet vetëm atë por jo edhe grupin e tij. Ofrimin e vendit për Ukë Rugovën në kabiljen e tij, Isa Mustafa e arsyetonte se “obligim moral”, që do të thotë: “Ndaq qeshtu mirë, jo jo, munesh me var”. Këtë arrogancë Isa Mustafa e përdorte nën supozimin se afati i certifikimit në Komisionin Qendror të Zgjidhjeve ishte gati të skadoj, prandaj llogariste se Uka do të pranoj ofertën, se për të konkurruar me listën “Ibrahim Rugova” si parti e veçantë nuk kishte më kohë. Mirëpo, Uka me Bujar Bukoshin (ish-kryministrin e Isa Mustafës në azil) iu bashkëngjiten AAK-së. Me këtë LDK-ja humbi njërin prej bastioneve kryesore të saj, atë të Therandës të cilën në zgjedhjet komunale 2009 e mori AAK pas ardhjes së Blerim Kuçit nga LDK-ja. Shanset e kthimit të Therandës përsëri në LDK ishin shumë reale nëpërmjet Bujar Bukoshit por me kalimin e tij po ashtu në AAK, gjasat e LDK-së për të marrë shumicën e votave në Therandë janë më të vogla se kurrë. LDK rrezikon ta humb edhe një bastion tjetër kryesor, atë të Istogut pas kalimit të Ukë Rugovës në AAK. Dikush do të mendonte a i ka ditur këto pasoja për LDK-në Isa Mustafa? Ky jo vetëm që i ka ditur, por i ka nxitur këto dyndje të LDK-së për ta forcuar kontrollin ndaj bizneseve të tij nëpërmjet LDK-së.

Isa Mustafa thotë se 60% e kandidatëve për deputetë janë emra të ri. Pas shporrjes së atyre të LDK-së që nuk ishin pjesë e bizneseve dhe kabiljes së tij, Isa Mustafa lavdëroj përzgjedhjen e kandidateve për deputete, por harroj të tregoj se nga vijnë ato deputete dhe deputetë. Mirëpo, këtë e tregojnë më së miri listat zgjedhore, ku vetëm nga një biznes i tij, 5 kandidatë janë në listën e LDK-së, dhe 5 të tjerë në AKR. Paramendojeni këtë: Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë më së shumti 100 deputetë shqiptarë, ndërsa një biznes i Isa Mustafës konkurron me 10 deputetë! Ja se cilët janë këta deputet në biznesin e Isa Mustafës dhe farefisit të tij të quajtur AAB-Riinvest, një kolegj i themeluar me paratë e trafikimit të drogës në bashkëpunim me disa matrapazë të Sarajevës (më shumë për këtë krim të organizuar më vonë):

Lista e Riinvestit në LDK sipas regjistrit zyrtar dhe numrave (shiko listën e plotë të kandidatëve të LDK-së):
1. Isa Mustafa
60. Afërdita Berisha
62. Arben Gashi
63. Hykmete Bajrami
69. Besa Zogaj - Gashi

A po e kuptoni pse Isa Mustafa lavdëron listën kandidateve për deputete? Sepse janë punëtore të tij.

Lista e Riinvestit në AKR sipas regjistrit zyrtar dhe numrave (shiko listën e plotë të kandidatëve të AKR-së):
4. Muhamet Mustafa
31. Muhamet Sadiku
35. Hazir Gashi
37. Alban Zogaj
43. Bujar Pira

Të gjithë këta janë punëtorë të Riinvestit ose biznesit të Isa Mustafës. Nuk qëndrojnë aq shumë thëniet se Isa Mustafa e ka bërë LDK-në vetëm të llapjanëve, por pikë së të biznesit të tij. Pse a i ka interesuar ndonjëherë qeverisja e mirë e Prishtinës Isa Mustafës, a? Kurrë. Kaosi në Prishtinë është në gjendje më të keqe se gjatë kohës së luftës, sepse Isa Mustafa si kryetar komune qeveris për bizneset e tij private.

Isa Mustafa është pjesë e Mustafizmit, forma më ekstreme e nepotizmit, por edhe UDB-ashizmit. Muhamet Mustafa është i biri i Mulla Sylës, një shpijuni zyrtar të UDB-së edhe me toki-voki në pazar. Isak Mustafa është kushëri i afërt ose djali i axhës i Muhametit, edhe për këtë dihet botërisht. Isaku ka punuar në fakultetin ekonomik të uzurpuar nga Millosheviqi, u jepte mësim çetnikëve në gjuhën serbe në kohën kur studentët shqiptarë dergjeshin nëpër bodrumet e shtëpive private të shndërruara në fakultete. Disa dëshmitarë që kanë pësuar nga demonstratat e vitit 1981, si për shembull njëri i identifikuar si Naim Shaci, dëshmon se kur e kanë arrestuar organet e sigurimit (atëherë të UDB-së), UBD-ashi famëkeq Selim Brosha (në ferr shkoftë) ia përmendte “emrin e Muhamet Mustafës më shumë qejf dhe e ngritke në qiell punën e tij, dhe më thoshte se në këtë moment vetëm Muhamet Mustafa e din se ne të dy jemi në kontakt.”

Edhe në Dukagjin ka pasur UDB-ash shqipfolës si Selim Brosha dhe Muhamet Mustafa që kanë bërë kërdi kundër shumë shqiptarëve. Në Dukagjin shumica kanë ikur dikah gjatë luftës. Ky Selim Brosha ka qëndruar edhe pas luftës se e ka pas rrjetin e fortë, sidomos këtë të Muhamet Mustafës. Tash Muhamet Mustafa dhe disa UDB-ash tjerë kanë aderuar në partinë e mafisë ruse. Partia e mafisë ruse dhe UDB-ashët përpos koalicionit të tyre jozyrtar, planifikojnë të bëhen bashkë me PDK-në. PDK, më konkretisht Hashim Thaçi, i ka ofruar tendere dhe punë me çmime të fryera firmës së Pacollit Mabetex. Një prej tyre ishte projekti për renovimin e Pallatit të Shtypit në vlerë prej 14. 694.453,67, ndonëse në tender ka pasur edhe oferta më të lira për më se 1,5 milion euro. Për më gjerësisht shiko editorialin e botuar në shtator të vitit 2008 në Kohën Ditore, dhe të shpërblyer nga UNDP për anti-korrupsion, me titullin: Qeveria e favorizon Mabetex-in e Pacollit, me autorë Burbuqe Thaçi dhe Sami Kastrati: http://www.ks.undp.org/?cid=2,26,614




Kandidatja e Specnazit për deputete të LDK-së: Besa Zogzaj – Gashi


Besa Zogaj – Gashi, reja e Nazmi Gashit, menaxherit të licencimit dhe raportimit në KEK. Meqenëse e ka shtëpinë në lagjen Arbëria (ish-Dragodan) përballë shtëpisë së Ramush Haradinajt, e ka rekrutuar Spencnazi për të vendosur pajisje përgjuese dhe për ta monitoruar shtëpinë e Ramushit. Specnazi dhe UDB-ja nuk pushojnë dhe përdorin femrat për deputete për t’ua mbushur mendjen një pjese të popullsisë të votojnë për femra të bukura, se për mençuri sipas botëkuptimit të Specnazit dhe Pacollit është mafia ruse dhe serbe. A nuk u vërtetua kjo me Ritën dhe Njomzën? Për çka ikën prej AKR-së? Se nuk u pëlqente ndonjë koncept apo ide? Unë u garantoj 100% jo. Atyre nuk u ka interesuar kurrë koncepti dhe mençuria, por ikën për arsye krejtësisht tjera. Po këtë kandidate, mos po mendoni se Specnaz GRU dhe UDB-ja e do për shkak të mençurisë? Kombi i deleve do të sjell qeverinë e ujqve Specnaz GRU dhe UDB-ash!


Afërdita Berisha (Shaqiri): Kandidatja e OMON-it (Otriad Milicii Osobogo Naznaçenja) për deputete.

Është përgjegjëse për keqpërdorimin dhe falsifikimin e emrin të Institutit Alb-Shkenca dhe përfitim ilegal në bashkëpunim me hajnin Begzad Baliu dhe UDB-ashin Flori Bruqi (dëshmitë e bashkangjitura). Kur do të vjen sundimi më i vogël i ligjit në Kosovë, kjo me bosin e saj Muhamet Mustafa, hajnin Begzad Baliu, dhe UDB-ashin Flori Bruqi do të paraqiten në bankë të zezë për të dhënë llogari për biznes ilegal dhe falsifikim.

Hykmete Bajrami: Kandidatja e SOBR-it (Specialnje Otriadi Bistrogo Reagirovanja) kandidate për deputete.

“[Ibrahim] Rugovës duhet me ia hek kryt!”, janë këto fjalët e Hykmetes me të cilat më drejtohej mua sa ishte Ibrahim Rugova gjallë. Unë përpiqesha disi ta qetësoj pak duke ia sqaruar se Rugova mund të ketë merita për atë periudhën e hershme të pacifizmit se ka mundur të filloj lufta në shkallë të gjerë këtu në Kosovë, por më vonë...”jo jo, kryt duhet me ia hek”, thoshte Hykmetja. Dikur ndërhyri kolegu im dhe bashkëshorti i saj, Nazmi Zeqiri, dhe po më tregon ku ajo u largua pak, se vëllau i Metit (Hykmetes) ka qenë ushtar i UÇK-së, prandaj kjo mendon kështu. Me siguri se kur ka vdekur I. Rugova, Hykmetja duhej ta kishte ditën më të lumtur në jetën e saj. Mirëpo, unë tash nuk e kuptoj pse ajo nuk iu bashkua ndonjë partie, qoftë ajo edhe dreqit, por pikërisht kësaj të themeluar dhe ngritur nga ai të cilit kjo dojke me ja hek kryt! Nëse e ka pas përnjëmend me ia hek kryt kryetarit të LDK-së, atëherë le t’ia hek task Isa Mustafës. Borgj e ka dhe i bëjë thirrje publike mos të zbrapset nga premtimet. Ruajuni se kur të bëhet deputete ka me ia u hek kryt! Mua gati sa nuk ma heku shkaku i I. Rugovës po të mos intervenonte Nazi!

Si do të mendoj tash vëllau i Hykmetes që paska qenë në UÇK (për ta vjedh ndonjë pulë me siguri!) që motra e tij është bërë pjesë e atyre ndaj të cilëve ky paska luftuar, d.m.th. kundër Serbisë dhe ideologjisë së LDK-së të cilës Hykmetja dojke me ja hek kryet? Apo mos don Hykmetja, Besa, Afërdita dhe shumë të tjerë të na thonë nesër: “A pe sheh se fituam në zgjedhje”? Besoni që këtë mentalitet e kanë (e më shumë meshkujt). Aq janë cinik të tmerrshëm mercenarë, sa që po t’u jepet mundësia të bëhen bashkë edhe me Millosheviqin atje ku është i dekompozuar në varrin e Pozharevcit, janë shumë krenarë sa për t’u fryrë dhe për t’iu treguar se fituam, pavarësisht se vegla të kujt bëhen, qëllimi është vetëm t’iu tregojnë se fituam për inati tënd dhe a sheh se tash jemi më të zot (me ndihmën e mafisë ruse dhe serbe për t’iu shërbyer atyre kundër shqiptarëve). Ky është një lloj kodi i dreqit që e kanë në tru jo vetëm këta kandidatët për deputetë, por gati gjysma e shqiptarëve të Kosovës. Është disi veti e lindur ky lloj mercenarizmi cinik dhe llaskuc.

Hajt Hykmete (e bija boshnjakes!) hiqja kryet Isa Mustafës! Borxh e ke dikujt nga LDK t’ia heqësh, por bëhu fer e heqja kryetarit, sepse për parti tjera nuk ke premtuar. Mirë që s’ke thënë Millosheviqit duhet me ia hjek kryet, se paska pasur gjasa të inkuadrohesh në SPS, vetëm a të kishin pranuar. Por mjafton edhe në LDK dhe AKR ku ka ndikim mafia ruse dhe serbe.

Desha të them se këto janë kandidate për deputete me urdhër të tërthortë të Specnaz GRU. Ju ende nuk e dini se çfarë inteligjence e hatashme është mafia ruse dhe serbe. U bëjnë juve të mendoni se po votoni femra të bukura dhe të mençura, ndërsa bukurinë ata e duan për vete dhe me budallallëkun e tyre të mbysin popullsinë (përvoja e femrave tjera deputete në Kuvend, sidomos ato që ikën nga AKR e dëshmojnë këtë).

AKR është në koalicion me Partinë Social Demokrate të Kosovës (PSDK) të cilën e udhëheq Kaçusha Jashari, një funksionare komuniste dhe me origjinë ruse, sepse nënën e ka ruse. Fëmija identifikohet me nënën. Për shkak të kësaj, edhe emrin e ka 100% rus. Katjusha (rusisht: Катюша) është lloj i raketave shumë tytëshe ruse. Rrjedh nga emri i femrës ruse Ekaterina – Katja – Katjusha. A është befasi pse mafia ruse rekruton vendaset e veta? Jo.

Në PSDK është edhe Agim Çeku. Specnaz GRU e ka bashkuar me AKR-në nga shkaku se ka menduar që ky ka gjasa të kthehet në shërbim të mafisë ruse dhe serbe, meqenëse gruan e ka serbe nga Knini dhe miku i tij është Zdravko Ponosh, ish-shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë. Mos të harrojmë se Agimi është djalë atdhetar dhe ka luftuar kundër serbëve në Kroaci, përkundër se është dhëndër i serbëve, ose edhe i çetnikëve. Pra, duhet ta ndajmë shapin prej sheqerit. Kjo nuk vlen për rastin e UDB-ashëve dhe kandidateve të mafisë ruse dhe serbe, sepse aty s’ka çka të ndahet.

AKR ka lidhur koalicion me Partinë e Drejtësisë (PD) të cilën e udhëheq Ferid Agani. E çfarë drejtësie mund të prisni nga mafiozët rusë dhe UDB-ash? Specnazi i PD-së quhet Niru-je Kuds nga Lindja e Mesme. Në listën e PD-së, që hyn në kuadër të AKR-së, në numrin e 109 figuron një kandidat me emër dhe mbiemër të çuditshëm Xhihad Vuçitërna, një përzierje interesante arabe dhe serbe, dhe me jo aq domethënie të mirë. Emri nga arabishtja e ka kuptimin “përpjekje” dhe në disa raste identifikohet me “luftën e shenjtë”, ndërsa mbiemri nga serbishtja do të thotë “therrat e ujkut”. Pyetja këtu është se për çfarë “lufte të shenjtë” po angazhohet Xhihadi me numrin 109? Nga koalicioni kuptohet si luftë e shenjtë për mafinë ruse dhe serbe.

AKR është parti e udhëhequr nga pasardhësja e KGB-së – SVR, e cila po i lyp me tym UDB-ashët shqiptarë për t’iu bashkangjitur, ashtu që kjo parti e SVR-së në Kosovë pos shfrytëzimit të shumë shqiptarëve nëpër Rusi e Kazakistan pa pagesë, ta ketë më lehtë t’i detyroj të punojnë pa pagesë edhe këta në Kosovë, kuptohet punëtorët, ndërsa femrat e bukura dihet se si i “paguajnë” për dhe për çfarë pune.

3. Bizneset e Isa Mustafës: Atëherë dhe tani

Isa Mustafa ka qenë ministër i financave në qeverinë Bukoshi në ekzil. Gjatë kohës së komunizmit, për shkak të lidhjeve të forta të UDB-së me Mustafizmin, ka qenë kryetar i komitetit komunist ekzekutiv të Prishtinës. Nuk ka dhënë llogari deri në ditët e sotme për fondin e 3%, prandaj kjo është njëra prej arsyeve pse ky sot ka shumë biznese në Kosovë, në emër të tij, anëtarëve të familjes, dhe nëpërmjet personave të tretë. Ky duhet të sillet para ligjit dhe të gjykohet për fondin e 3%. Mjaft janë indoktrinuar njerëzit me deklarata se “ka ndodhur kështu apo ashtu me 3%”. Gjykimi nuk nënkupton marrjen për bazë të deklarimeve, por mbledhjen e provave, dëshmitarëve, dhënësit e 3%, dhe mënyrën e shpenzimit të atyre mjeteve. Kjo mund të hetohet shumë lehtë. Është mësuar ky me deklarata t’i arsyetoj vjedhjet e 3% dhe shfrytëzimin e tyre për biznese private të veta. Kërkohet mbledhja e provave dhe gjykimi.


Isa Mustafa – Ish-ministri i financave në qeverinë e aziluar të Bujar Bukoshit, mblidhte para në emër të “pavarësisë së Kosovës“ duke shpërndarë edhe këso lloje “letrash me vlerë“, madje duke e keqpërdorur edhe vulën e UÇK-së! Kjo s’do shumë koment! Burimi: Pashtriku.org


Isa Mustafa: Pas përçarjes dhe linçimeve që ia bëri LDK-së, simpatizantët që mendonin se ky do ta bashkojë partinë, sidomos disa kolumnist të rregullt në portalin zemrashqitare.net siç është Selim Hasanaj, e identifikuan Isa Mustafën si “dhelpën komuniste.”

Isa Mustafa ka një numër të madh biznesesh me matrapazë dhe mafiozë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtar. Biznesi kryesor është ai i Mustafizmit AAB-Riinvest, i themeluar me shpëlarje parash, ku Isa Mustafa figuron si bashkëpronarë me Muhamet Mustafën, Muhamet Sadikun dhe UDB-ash e neo-UDB-ash tjerë. Numri i regjistrimit është 70437731, ndërsa data e themelimit 12-05-2009.

Biznesi tjetër i radhës i Isa Mustafa “Makcar” L.L.C. përgjatë magjistrales për në Shkup në kilometrin e tretë, Prishtinë, me numër të regjistrimit 70619911. Pronarë të këtij biznesi janë: Arben Mustafa (djali i Isa Mustafës) dhe greku Alexandros Maniatoupulos (tash na doli edhe mafia greke, por kjo i përshtatet mafisë ruse dhe serbe). Persona të autorizuar figurojnë mustafistët Arben e Besnik Mustafa (që të dy djem të Isa Mustafës), dhe Miroslav Vraneshevik. Duhet theksuar është themeluar me 04-14-2010, pak para se Isa Mustafa të kërkoj prishjen e koalicionit me PDK-në. Kapitali i biznesit është 40.000 euro, të cilat Isa Mustafa nuk e ka pasur vështirë t’i siguroj, qoftë nga fondi i 3%, qoftë nga buxheti i Komunës së Prishtinës (se po të kujdesej për Prishtinën si për bizneset e veta dhe grekëve, qyteti do të dukej ndryshe, por paratë shkojnë dikah dhe ato gjenden lehtë).

Një tjetër biznes i madh i Isa Mustafës është Intereuropa L.L.C. me pronarë të regjistruar Hazbi Hasani, numër të regjistrimit 70351467 dhe kapital 152.000 euro. Personat e autorizuar janë, kush tjetër pos Arben Mustafës i pari, dhe sllovenit Andrej Karish si i dyti. Hazbiu, Arbeni dhe mustafistët jan të familjes fanali dhe kur janë nda kanë marrë shumë mbiemra.

Bizneset tjera të Isa Mustafës janë edhe City Taxi, Marigona Residence me Erolld belegun, dhe shumë tjera të regjistruara në emër të akrabave pak më të largët, se me Arbenin dhe Mustafistët mjaft ka bërë!

4. Krimi i organizuar pa kufi i mustafizmit

Mustafizmi nëpërmjet Riinvestit dhe AAB-së është përfshirë një numër aq të madh të skandaleve dhe krimit të organizuar publik, sa që po të ekzistonte një sundim normal i ligjit, të gjithë do të përfundonin prapa grilave, sidomos këta kandidatët për deputetë. Meqenëse krimi i organizuar i UDB-së Mustafiste është panumërt dhe për të duhet të mbahen dhjetëra seanca gjyqësore, do t’i përmendim vetëm disa prej tyre shpejt e shpejt me dëshmi zyrtare ndaj të cilave organet e drejtësisë po tregohen totalisht të paafta për të marrë masa, ose sipas të gjitha gjasave janë korruptuar nga mafia ruse dhe e UDB-së së Mustafistëve.

Një prej skandaleve ishte shpëlarja e 2,5 milionë eurove në emër të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik të Kosovës gjatë mandatit të qeverisë së Agim Çekut. Kryeministri e kishte cilësuar hartimin e kësaj strategjia nga UDB-asho-çetnikët e Riinvestit si Marshall për Kosovën, duke menduar gabimisht se Xhorxh Marshalli ishte UDB-ash që shpërlante para. Këtu lindi pak dyshimi rreth patriotizmit të Agim Çekut. Çka në të vërtetë ndodhte në atë strategji, ishte për tmerr dhe organet e drejtësisë ishte dashur të reagojnë, por nuk reaguan përkundër se ngjarja u bë publike nga gazeta Express me datën 18 shkurt 2007.

“4 Gb muzikë mp3 (90 % sllave) që ke kërku me i rujtë në laptop, e masanej sa e
sa kopje i kam ba (çka bojshe me ato CD s'e kam kuptu kurrë)", akuzon Dauti.

Paramendojeni, në Strategji Kombëtare për Zhvillimin e Kosovës, UDB-ashistët e çmendur të Riinvestit kopjojnë ilegalisht muzikë sllave në CD për të bërë biznes me to! Lexoni edhe çmenduritë tjera të UDB-asho – çetnikëve shqipfolës të Mustafistëve: http://temat.blogspot.com/2007/02/daut.html

Është qind për qind e vërtetë se këtyre UDB-asho – çetnikëve shqipfolës nuk u vjen turp ama hiq dhe nuk u hanë palla deri sa e kanë mbështetjen e mafisë ruso-serbe, prandaj kanë vazhduar deri në ditët e sotme si thi hajvana me cinizëm të paparë të bëjnë krime, sepse këta përfaqësojnë interesat e rusëve dhe UDB-së. Prandaj edhe veprojnë si kriminelë të çartur, pesë pare s’i japin dhe mburren shumë me këtë.

Nuk di njeri se cilin prej tyre ta marrë për bazë me radhë, sepse ka shumë. Po i marrim rastet më të fundit, por me kusht që lexuesit dhe publiku ta kenë parasysh se këto nuk duhet t’i nënvlerësojnë shumë e shumë krime të këtij rrjeti kriminal kryeneç.

Në fillim të muajit tetor të këtij viti, UDB-ashistët e Mustafistët manipulojnë opinionin duke e njoftuar se Instituti Alb-Shkenca (IASH) po organizon konferencë në Prishtinë. Fillimisht hapin e-maila fals në Gmail e Yahoo. Në to thuhet se konferenca do të mbahet në lokalet e Universitetit AAB-Riinvest (do të thotë e organizojnë UDB-ashistët e Riinvestit, të rryer në krime të paskrupullta), dhe pjesëmarrja kushton 30 euro. Njoftimi me e-mail dërgohet me 28 shator, në të cilin thuhet se konferenca mbahet me 1-2 tetor 2010. Njoftimi nuk mban emër, mbiemër dhe kurrfarë detaje tjera të kontaktit. Këtë komplot e organizon Begzad Baliu me UDB-ashistët e Riinvestit, të rryerit në krim të organizuar, falsifikime dhe shpifje. Menjëherë reagon udhëheqësia qendrore e IASH-së për keqpërdorimin e emrit të subjektit juridik nga Begzad Baliu, një hajn i përjashtuar nga IASH për shkak të vjedhjes së kuotave të anëtarësisë të IASH-së. Njoftimi demantues për opinion kundër këtij biznesi ilegal dërgohet nga profesori Jahja Kokaj, përfaqësues i IASH-së për degët e Shqipërisë, Kosovës, dhe Maqedonisë. I bënë thirrje edhe Mandelës së Evropës Adem Demaçit që të mos bie pre e manipuluesve dhe matrapazëve UDB-ash të Riinvestit të marrë pjesë në atë ngjarje ilegale, sepse kështu do të diskreditohej shumë. Përndryshe, IASH kishte organizuar takimin e rregullt vjetor në Tiranë prej datës 02-05 shtator 2010 ku morën pjesë mbi 1 000 pjesëmarrës. Shiko këtu lajmin e Zërit të Amerikës për atë ngjarje:
https://www.youtube.com/watch?v=JiHi-oPfBhA

Meqenëse prapa manipulimit dhe keqpërdorimit të emrit të IASH-së ishte Muhamet Mustafa&Co, përfaqësuesja ligjore e IASH-së për Kosovë, profesoresha Shpresa Hoxha tenton t’a kontaktoj M. Mustafën për ta paralajmëruar rreth këtij biznesi manipulues, por nuk mund ta kontaktoj me telefon dhe i shkruan letër por ai hesht dhe vazhdon biznesin ilegal me Begzad Baliun. Kjo është njësoj sikur ju organizoni diçka dhe bëni biznes në emër të ndonjë subjekti juridik i cili së pari u ka përjashtuar për krime kundër atij subjekti dhe ua ka denoncuar publikisht në opinion që njerëzit të mos bien pre e manipulimeve të tyre. Për Begzadin dhe UBD-ashët e Riinvesit kjo duket si biznes normal i tyre. Është sikur ju të manipuloni njerëz në emër të, ta zëmë Microsoftit, duke dërguar njoftime me e-maila se Microsofti, dega në Prishtinë organizon konferencë në Kosovë, pjesëmarrja kushton kaq, në të do të mbaj referat Adem Demaçi, ndërkohë që vetë udhëheqësia e Mcrosoftit u ka përjashtuar dhe denoncuar për vjedhje të po kësaj kompanie.

Begzad Baliu në cilësinë e menaxhuesit të llogarisë bankare të IASH-së për degën e Kosovës, grabit mjetet financiare të IASH-së për vete. Bordi i IASH-së reagon duke e përjashtuar Begzadin, i cili nga gjithsej diku afër 8.000 euro sa kishte në llogari të IASH-së merre për vete pa kurrfarë llogarie diku afër 5.600 euro (shiko pasqyrën e transaksioneve të IASH-së në ProCredit Bank – Prishtinë). Pas reagimit të Bordit të IASH-së duke e përjashtuar Begzadin për këtë keqpërdorim të besimit, Begzadi turret (më datën 23 qershor 2008, pra disa ditë pas shkarkimit të tij nga detyra e mbajtësit të llogarisë bankare në Kosovë) në bankën ProCredit dhe ka kërcënuar punonjësen e bankës e cila me të drejtë dhe bazuar në vendimet e Institutit Alb-Shkenca, dhe miratimin e këtyre nga vendimeve nga DRN-OJQ në Ministrinë e Administrimit Publik të Republikës së Kosovës, nuk e lejoi
Begzadin të bënte tërheqje nga kjo llogari.

Begezadi nuk ndalet dhe dërgon në adresën e IASH-së 249 e-maila me këtë porosi gjysmë-serbisht dhe gjysmë-shqip (shiko njoftimin e administratës qendrore të IASH-së të datës 26 qershor 2008):

„Qelbesira djakovice
nuk e njohim vendimin e qenve
komshije nenada pitulica
jebite mater svi“

Me “Qelbësira gjakovice” ai i drejtohet profesoreshës së respektuar Shpresa Hoxha të cilën Bordi i IASH-së e emëron përfaqësuese ligjore të degës së IASH-së për Kosovë. Begzadi bëhet i pandalshëm dhe në bashkëpunim me Muhamet UDB-ashin vazhdojnë të thirren në emër të IASH-së përkundër si e i kanë quajtur mijëra studiues të spikatur shqiptarë anembanë botës në IASH si “qelbësira, qenë” dhe i kanë sharë në serbisht. Marketingun e krimit të organizuar të Begzadit dhe UDB-ashëve mustafist për konferencën manipuluese dhe ilegale, e bënë UDB-ashi Flori Bruqi. Flori Bruqi sa ishte në detyrë zyrtare të UDB-së gjatë kohës së Jugosllavisë, më 15 shkurt 1985 kërcënon zyrtarisht nga Beogradi (ku Bruqi ishte i vendosur) pushtetin komunal të Deçanit të udhëhequr në atë kohë nga Osman Tolaj. Kërcënimet Bruqi i drejton në emër të UDB-së, jugosllavizmit dhe titizmit, në formë të shkruar dhe të nënshkruar në Beograd, nga objekti “Slobodan Penezic” nr. 308/III, 11000 Beograd.

Begzadi jo vetëm që është i pandalshëm me harbutërinë e tij, por vazhdon të kërcënoj ashpër edhe përfaqësuesen aktuale ligjore të IASH-së në Kosovë, profesoreshën Shpresa Hoxha. Më ka rënë rasti t’i shoh në telefonin mobil të saj, nga numri i Begzadit 044 173 596. Në mes tjerash, Begzadi kërcënon profesoreshën se ka edhe shumë për t’u sqaruar me të dhe se ende nuk ka marrë fund. Në mungesë të sundimit të ligjit në Kosovë, bashkëshorti i profesoreshës detyrohet ta paralajmëroj hajnin e qelbur Begzad Baliu dhe kërcënimet e tij kundër profesoreshës, se “po që së gruas sime (d.m.th. Shpresa Hoxhës) i mungon vetëm një qime floku, do t’iu zhduku. Begzadi dhe krimet e tij ndryshe nuk ndalet pos me terror.

Derisa policia dhe drejtësia nuk merret me krimin e organizuar të UDB-ashistëve të Riinvestit, çështja ka arritur aq larg sa të përfshihet edhe në Raportin më të ri të Progresit për Kosovën i botuar nga Komisioni Evropian më 09 nëntor 2010, i cili tërthorazi i referohet shpëlarjes së parave nga Riinvesti në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht personat kyç Muhamet Mustafa dhe Lutfi Zharku (ministër i MTI-së). Lutfi Zharku para fillimit të luftës në Kosovë më 1998-99 shkon për të marrë magjistraturë në Beograd. Shumë njerëzve u duket pak ironike si Luta shkon për të studiuar në Beograd gjatë regjimit të Millosheviqit. Por ajo që ka rëndësi për Kosovën, është si në Beograd, ashtu edhe në Zagreb, madje edhe në disa universitete përendimore, profesorët u kanë thënë studiuesve shqiptarë: “A do të jetosh këtu në Kroaci, apo do të kthehesh në Kosovë?” Kur studiuesi (njëri nga Klina) u ka thënë: “Do të kthehem në Kosovë”, atëherë profesorët kroat i kanë thënë: “Qashtu bre trego; qe doktoratura edhe ec. Se menduam që do të jetosh këtu e do të sjellësh telashe edhe neve dhe popullit kroat”. Ka shumë raste të tilla në Kosovë, sidomos në mesin e UDB-ashëve.

Luta nuk e ka lënë pa ia kthyer nderin Serbisë së tashme për të “mirën” që ia ka bërë gjatë kohës së Millosheviqit. Ju lutem, shikoni se çfarë katrahure ekonomike i solli marrëveshja e CEFTA-s Kosovës në raport me Serbinë. Për CEFTA-n në anën e Kosovës ishte përgjegjës MTI, ose thënë më saktë për të mos i futur të gjithë njerëzit në një thes, Lutfi Zharku – Luta personalisht.

Aty ku ka mundur ta dëmtoj Kosovën për llogari të Serbisë, Luta nuk e ka lënë keq, dhe aty ku nuk ka mundur, përsëri i ka bërë nder të madh Serbisë duke shpërlarë para me UDB-ashët e Riinvestit. Luta ia dha fillimisht Riinvestit 50,000 euro Muhamet Mustafës për “Strategjinë e Industrisë”, që ishin vetëm biznes i zakonshëm i shpëlarjes së parave të tatimpaguesve kosovarë për llogari të Mustafizimit dhe UDB-ashizmit, njësoj sikur edhe strategjia e mëhershme “kombëtare” për zhvillimin e Kosovës në vlerë 2,5 milionë euro, e cila detyroj themelimin e Lëvizjes Daut. Në emër të kësaj “Strategjie të Industrisë”, Luta shpërlau me Muhametin edhe nja 40,000 euro si shpenzime përcjellëse, që do të thotë se strategjia ka kushtuar deri në 90,000 euro.
Raporti më i fundit Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, në faqe 39 kritikon broçkullat e kësaj strategjie të industrisë e cila edhe ashtu është refuzuar nga qeveria:

Në dhjetor, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përgatiti strategjinë e industrisë për Kosovën për periudhën 2010 – 2013. Qëllimi kryesor ishte të ofrohen bazat për rritjen e cilësisë së politikës industriale [se me CEFTA-n e kanë kënaq krejt!]. Dokumenti [i Riinvestit] ofron një analizë të sektorëve industrial të Kosovës së bashku me ide për t’i përmirësuar mundësitë e konkurrencës dhe punësimit. Strategjia parasheh rol më të madh të industrisë në GDP [në kohën kur në shtetet tjera që zhvillohen kjo pjesëmarrje bie në favor të shërbimeve], eksportin dhe investimet. Mirëpo, kjo strategji nuk ishte miratuar nga qeveria dhe prandaj nuk përmban asnjë plan të zbatimit ose masa të politikave”, thuhet në faqe 39 të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

O Komision Evropian i nderuar! Po a je n’veti ti? Kjo nuk ka qenë fare strategji e industrisë por strategji për shpëlarjen e parave ndërmjet të mafisë ruse dhe serbe, njësoj sikur shpërlarja e 2,5 milionë eurove më herët nga po e njëjta mafi kur në vend të strategjisë kombëtare për zhvillim kopjohej muzikë sllave [kopjimet e muzikave tjera nuk lejoheshin se nuk i shërbenin drejtpërdrejtë krenarisë së mafisë ruse dhe serbe], sepse e tëra me këta njerëz ka të bëjë me mafinë ruse dhe serbe, Specnaz GRU, OMON, SOBR, UDB. Ti Komision Evropian vazhdimisht po u thua qytetarëve të Kosovës ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qytetarët tash e dinë se kush qenka thelbi i mafisë, korrupsionit, dhe krimit të organizuar. Nëse duan, le të veprojnë. Emrat, mbiemrat, përemrat, të bëmat, faktet, kur, si, çka dihen. Atëherë le të veprojnë qytetarët, ndryshe mos e prano kurrë Kosovën në BE. Edhe ashtu Kosovën e ke izoluar dhe e ke bërë si geto, por unë jam më së i bindur se vetë qytetarët nuk po duan ta ndryshojnë këtë gjendje, madje na bëjnë thirrje për të votuar mafinë ruse dhe serbe.

Falënderim:
Nuk mundem pa i falënderuar disa persona që më kanë ofruar të dhëna faktike. Ata që më kanë kërkuar të mos ua përmend emrat, e kanë konfidencialitetin e garantuar përgjithmonë. Dy persona që meritojnë të falënderohen, janë: 1) Viktor Suvorov; dhe 2) Arbër Gashi, i njohur ndryshe si “Director of Anti-Social Behavior Undercover Investigation”. Të parit i jam mirënjohës për të dhënat rreth mafisë ruse dhe Specnaz GRU, ndërsa të dytit për të dhënat komplotit dhe shumë dokumente zyrtare. I jam mirënjohës edhe një grupi nga Lëvizja Daut të cilët kanë kërkuar që të mos ua përmend emrat.

FUND

PJESA E PARË - Klikoni më poshtë:
http://www.albaniapress.com/lajme/13007/Komploti-i-Mafise-Ruso-Serbe-kunder-Kosoves-I.html


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptySun Dec 05, 2010 7:36 pm

Gjermania del nga Eurozona?05-12-2010 16:38 CET Për herë të parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi se vendi i saj mund të braktisë euron, monedhën e përbashkët, nëse ajo do të dështojë në fushatën e saj për të vendosur një regjim të ri për monedhën e përbashkët.

Në një takim në Bruksel, në fund të tetorit, që u dominua nga kriza e euros dhe mundësia e shpëtimit financiar të Irlandës, Merkel u fut në një debat me kryeministrin grek, Jorge Papandreu. Qëllimi kryesor i Merkel, të cilin ajo e arriti, ishte që të fitonte një marrëveshje për rihapjen e Traktatit të Lisbonës në mënyrë që të krijohet një sistem i përhershëm “shpëtimi financiar”, si në rastrin e Greqisë dhe Irlandës.

Gjermanët gjithashtu bënë thirrje edhe për humbje të së drejtës së votës për vendet që kërkonin ndihmë financiare. Bëhet fjalë për votën në Këshillin e BE-së.

Debatet mes Papandreut dhe Merkelit janë zhvilluar gjatë një darke, në të cilën kryeministri grek deklaroi se masat që kërkonte të merrte Merkel nuk ishin demokratike. Merkel iu përgjigj grekut se nëse klubi i euros po bëhej ky lloj klubi që është, atëherë Gjermania ndoshta duhet të largohet.

Ishte hera e parë në dhjetë muajt e krizës së euros që Gjermania, një nga vendet më të shëndetshme ekonomie të kontinentit, ka bërë një deklaratë të tillë. Ndërsa zëdhënësi i kancelares nuk ka pranuar që ta komentojë deklaratën e Merkel.

Currently 4.00/5





E KAM CEK MA HERET SE KJO EVROP E BASHKUAR, ESHT VETUM NJI MAC E NGORDHUR, DHE DOT SHKATRROHETPRA SPO NA VYN FARE EVROPA POR NA DUHET (BASHKIMI KOMMBETAR)....... SHQIPRI ETNIKE
12345
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyFri Dec 10, 2010 4:15 pm

Korrupsioni : Kosova shteti më i korruptuar në Ballkan .!

PRISHTINË :... Shteti më i ri në botë , Kosova regjistron korrupsionin më të lartë në Ballkan, madje edhe në mesin e vendeve më të korruptuara në botë.

Ky është vlerësimi i organizatës së njohur ndërkombëtare ‘Transparency International’ e cila e rendit Kosovën në vendin e 110-të nga 178 shtetet ku ka bërë matjen e perceptimit të publikut për nivelin e korrupsionit.

Në raportin për 2010 Kosova për të parën herë eshtë listuar si vend.Në pozicionin e 110-të shteti i ri vlerësohet me 2.8 pikë në një sistem ku 10 pikë i jepen vendit shumë të pastër nga korrupsioni, dhe 0 deri në 3 vendeve shumë të korruptuara.

Në listën që përfundon me Somalinë si vendin më të korruptuar në botë, Kosova qëndron shumë pas në listë nga shtetet ballkanike si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi e Bosnjë Hercegovina.

Por, cili është komenti i kryeministrit kosovar Hashim Thaci për këtë raport?

“Ne do të vijojmë të mos kemi asnjë kompromis me korrupsionin dhe unë do të vazhdoj me moton: zero luftë ndaj korrupsionit”, tha Thaci.

Futja e Kosovës si shtet në raportet e vlerësimi i organizatës së njohur ndërkombëtare ‘Transparency International’ bëhet për herë të parë. Por, nuk është vetmja kjo organizatë që Kosovën e nxjerr si vendin me shkallë të lartë korrupsioni.TCH

http://cene-alb.com/?p=13597
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyMon Dec 13, 2010 8:45 pm

Mellvin-Xhons: Maqedonasit, një popull që "vjedhin historinë e huaj"

Pert, 2 dhjetor – Maqedonasit janë njerëz që vjedhin historinë e huaj. Kështu ka deklaruar profesori i Historisë klasike dhe antike, në Universitetin e Australisë Perëndimore, Xhon Mellvin-Xhons, gjatë një ligjërate para studentëve në temën “Rëndësia e së vërtetës historike dhe çështja maqedonase”

“Kam takuar një numër të madh të njerëzve nga IRJM-ja në Pert. Ata janë qytetarë të mirë, punojnë shumë për t’u etabluar. Sidoqoftë, për shkak se ata nuk ishin mirë të arsimuar, përgjithësisht nuk ishin në pozicion të vënë në pikëpyetje vështrimin e shtrembëruar të historisë, që është në bazën e kombit të tyre, dhe që është pa bazën historike që u është imponuar. Thuhet se shteti IRJM nuk mund të mbijetojë pa bazën historike për identitetin e saj nacional. Nëse ju jeni të zhveshur, nuk ua jep kjo të drejtën të vidhni veshjen e dikujt tjetër”, ka thënë profesori Mellvin Xhons.

Ndaj deklaratave të tilla, kanë reaguar nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase në Australi, e cila ka kërkuar falje nga profesori në fjalë.

Në një letër të shkruar, përfaqësuesi i kësaj shoqate, Dame Kërckoski, ka përkujtuar profesorin e Universitetit australian se Maqedonia me emrin e saj kushtetues është njohur nga 129 vende të botës, duke përfshirë këtu edhe SHBA-të, Rusinë, Britaninë e Madhe dhe Kinën dhe se, sipas tij, është jokorrekte të emërtohet me referencën “IRJM”.

Kërckoski ka kërkuar falje nga profesori për ofendimet si “vjedhës” dhe “njerës të paarsimuar”.

Profesori Mellvin Xhons, thuhet se në të kaluarën ka marrë dy çmime nga disa organizata greke për kontributin e tij në studimin e botës antike. / Zhurnal /
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyFri Dec 17, 2010 10:37 pm

ISA MUSTAFA GJATË REGJIMIT KOMUNIST!
Publikuar më 17 dhjetor, 2010 në orën 17:23 ( Para 3 orë e 6 minutave ) Sheradin Berisha | Histori |


Funksionet politike të Isa Mustafës gjatë komunizmit

Pas demonstratave të 11 e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo - politike të cilat kulmuan me „Platformën politike të KQ të LKJ’së për Kosovën“, të miratuar më 17 nëntor 1981 në Mbledhjen e XXII’të të KQ të LKJ’së në Beograd. Në zbatim të kësaj PLATFORME, strukturat pushtetore’partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim edhe me UDB’ën nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë intensifikuan diferencimin ideo - politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë”. Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ’së, regjimi gjatë viteve 1981 - 1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadra politike, që ishin dëshmuar në çdo situatë të zellshëm dhe besnik në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptarë”! Dhe, njëri nga ata besnikët e këtij regjimi ishte padyshim komunisti i devotshëm Isa Mustafa, (tani kryetar i komunës së Prishtinës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës.)


Në biografinë e shkurtër të Isa Mustafës, të botuar në portalin e Komunës së Prishtinës, thuhet se: Isa Mustafa ”Ekspertizën profesionale e filloi nga viti 1974 si pedagog në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë ka qenë edhe kryetar i Qeverisë Komunale të Prishtinës (1984-1988),” dhe “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës”…
Por, si duket shoku Isa Mustafa e paska harruar se ka qenë edhe “sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor-teknik me botën.”, në Këshillin Ekzekutiv të KSA të Kosovës me kryetar Jusuf Zejnullahun, që u formua më 4 dhjetor 1989, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.



Shkëputur nga gazeta Rilindja, datë 5 dhjetor 1989










































Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) si Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinës (ku përfshiheshin edhe komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë) dhe njëkohësisht të qenit “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës”, ka qenë njeriu më i pushtetshëm i regjimi komunist, ashtu sikurse ishin:
Ali Shukria - Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1981-1982),
Nebih Gashi - Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1982-1983),
Shefqet Jashari - Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1983-1984),
Ymer Pula - kryetar i KE të KSA të Kosovës (1982-1986),
Kolë Shiroka - Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1984-1985), dhe Kryetar i KK të KSA të Kosovës në periudhën (1985-1986),
Nazmi Mustafa - Kryetar i KE të KSA të Kosovës (1986-1989),
Jusuf Zejnullahu - Kryetar i KE të KSA të Kosovës ( 1989-1990),
Bajram Selani - Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1986-1987),
Remzi Kolgeci - Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1987-1988),
Azem Vllasi - Kryetar i KK të KSA të Kosovës (1986-1988) dhe
Rrahman Morina - Kryetar i KK të KSA të Kosovës (1988-1990).

Kontributi i Isa Mustafës gjatë ndryshimeve kushtetuese për “Serbinë unike”!

Procesin për ndryshimet kushtetuese e kanë përcjellur një sërë mbledhjesh e vendimesh të niveleve të ndryshme të regjimit. Fillimisht po sjellë një koronologji të këtyre ngjarjeve, ku në këtë kuadër do të përvijohet edhe aktiviteti i Isa Mustafës.
Gjatë viteve 1984 - 1990 kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv në çdo sferë të jetës në Prishtinë, Kosova përballej me shumë sfida dhe ndër sfidat më të rënda padyshim ishin: ndryshimi i Kushtetutës në interes të Serbisë dhe heqja e Autonomisë së Kosovës.
Intensifikimi për “Serbinë e bashkur” përmes ndryshimeve kushtetuese, nisi me ngritjen e Sllobodan Millosheviçit, nga pozita e kryetarit të Komitetit të LK’së për Beogradin në postin drejtues të KQ të LK të Serbisë, në maj të vitit 1986. Platforma ideologjike e Millosheviçit bazohej në Memorandumin e Akademisë së Shkencave të Serbisë, i hartuar në shtator të vitit 1986. Sipas hartuesve të memorandumit “e keqja më e madhe për kombin serb u sendërtua në tekstin e Kushtetutës së vitit 1974, e cila jo vetëm e ndau Serbinë në 3 pjesë, por krijoi edhe mjedisin e përshtatshëm për fillimin e gjenocidit ndaj serbëve të Kosovës.” ( V.Meier: Fundi i Jugosllavisë - goditja në Kosovë, Lubjanë - Liria 2007, fq.82)

Nga ana formale memorandumi shprehte vetëm kërkesën për rishikimin e kushtetutës dhe krijimin e një shteti të përbashkët “federativ”, por kërkesa për “të drejta të barabarta” për serbët dhe “bashkim kulturor dhe shpirtëror të popullit serb” nuk ishte gjë tjetër veçse një rikthim tek ideja e vjetër e hegjemonisë serbe. Ky memorandum ndërkohë u shndërrua në një armë të fortë për Millosheviçin, për të mobilizuar popullin serb në realizimin e synimeve hegjemoniste, dhe forca kryesore e Millosheviçit në këtë rrugëtim, ishte Levizja serbe me seli në Fushë Kosovë, të cilën e legjitimoj më 24 prill 1987 kur mori pjesë në mbledhjen protestuese të organizuar në Fushë Kosovë, nga drejtuesit e kësaj levizjeje Miqo Shparavallo, Mirosllav Sholeviqi etj.

Më 21 janar 1987 Kryesia Federale, kishte propozuar fillimin e ndryshimeve në Kushtetutën Federale, duke përfshirë 29 amandamente (nga 9 - 37). Në këtë kuadër më 28 korrik 1987 edhe Kuvendi i Serbisë vendosi t’i hyjë ndryshimeve në Kushtetutën e Serbisë. Më 14 shtator 1987 Kuvendi i Serbisë ua dërgoi Propozimin për ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë, Kuvendit të Kosovës dhe atij të Vojvodinës “për të dhënë pëlqimin” për ato ndryshime që do t’u përkisnin çështjeve “me interes për Serbinë (unike) si tërësi”.

Në mbledhjet e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 6 nëntor 1987 dhe 2 shkurt 1988 u miratua propozimi i Kryesisë së Kosovës për t’u hyrë ndryshimeve të Kushtetutës së Kosovës, sipas direktivave të Serbisë. Gjatë verës së vitit 1988 (pikërisht në kohën kur Millosheviçi intensifikoi veprimet politike përmes “metingjeve antiburokratike” të organizuar nga shovinistët serbe të Kosovës me seli në Fushë Kosovë) u bënë përgatitjet organizative - politike, për formimin e këshillave koordinues në organet e Lidhjes Socialiste, të aktivave politike etj., që do të jenë bartëse të procesit për ndryshimet substanciale në Kushtetutën e Kosovës. Kuvendi i Kosovës më 22 shtator 1988 miratoi Projektin e ndryshimeve kushtetuese në Kushtetutën e Kosovës, dhe ky projekt përfshinte ndryshimin e 142 dispozitave të Kushtetutës së Kosovës në amandamentet 18 - 51. Diskutimi publik u zhvillua deri më 31 tetor 1988, në 1597 shoqata e 350 konferenca lokale dhe në 2.427 organizata themelore punuse qeverisëse. (N.Gjeloshi -Kosova në udhëkryq ’89, Velar 1997, f.43)

Këto zhvillime, të cilat po e shkatërronin edhe atë copë autonomie që kishte Kosova, shkaktuan një valë protestash në Kosovë. Nga 17 - 21 nëntor 1988 në Prishtinë e në qytete tjera të Kosovës u organizuan protesta gjithëpopullore, dhe kjo valë protestash nisi në mëngjesin e 17 nëntorit me marshimin e minatorëve të Trepçës nga miniera e Stan - Tërgut për në Prishtinë. Me minatorët u solidarizuan studentët e UP’së dhe i gjithë populli, por jo edhe strukturat politike shqiptare të këtij regjimi, të cilat këto protesta i cilësuan si armiqësore e kundë - revolucionare. Më 22 shkurt 1989 ndryshimet në kushtetutën serbe u miratuan njëzëri nga komisioni kushtetues i Serbisë, ndërkaq dy ditë më vonë pasoi miratimi unanim i kushtetutës në seancën plenare të parlamentit serb dhe për çudi delegatët e Kosovës nuk dhanë asnjë vërejtje në këtë drejtim. Kryetari i komisionit kushtetues në parlamentin serb Borisav Joviç, me paturpësi deklaron se “reforma kushtetuese serbe nuk e kërcënon aspak autonominë e krahinave” dhe se vetëm tani Serbia “gjendet në rrugën drejt barazisë me republikat e tjera”! (V.Meier: Fundi i Jugosllavisë - goditja në Kosovë, Lubjanë - Liria 2007, fq.133)


Minatorët në grevë urie - Shkurt 1989




















Nga 20 - 28 shkurti 1989 sërish ishin minatorët ata që kundërshtuan ndryshimet kushtetuese në dëmë të Kosovës, me grevë të përgjithshme, duke u ngujuar në galeritë e tyre të punës. Këtë herë artikuluan 10 kërkesa dhe njëra prej tyre ishte: “Të jepnin dorëheqje të parevokueshme: Rrahman Morina, kryetar i Kryesisë së Komitetit Krahinor të LK të Kosovës; Husamedin Azemi, kryetar i Kryesisë së Komitetit Komunal të LK të Prishtinës dhe Ali Shukria, anëtar i Komitetit Qëndror të LK të Jugosllavisë.” Një ditë pas fillimit të grevës së minatorëve, (më 21 shkurt) 215 intelektualë shqiptarë i drejtuan një Apel opinionit të gjerë publik dhe strukturave pushtetore të Jugosllavisë, Serbisë dhe të Kosovës, ku u apelua “në Kuvendin e Serbisë që të aprovojë vetëm pjesën e amandamenteve që nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e raporteve ndërmjet RS të Serbisë dhe krahinave socialiste autonome…” sepse “Ngushtimi eventual i pozitës kushtetuese të Kosovës do të shkaktonte te shqiptarët ndjenjën objektive se po u merret jo diçka që u është dhuruar, por ajo që u takon burimisht…” (N.Gjeloshi - fq.86 - 88 -89)

Më 22 shkurt, Kryesia e KQ të LKJ’së mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme për të shqyrtuar zhvillimin e ngjarjeve më të reja në Kosovë, ndërsa një ditë më vonë (23 shkurt) për të njejtën çështje u mblodhë edhe Kryesia e Federatës jugosllave, dhe këto organe nxorën përfundimin, se: “Ndërrimet e propozuara të Kushtetutës së Serbisë duhet të miratohen në mënyrë të pashtyshme”. (!!!)
Më 24 shkurt me kërkesën ultimative të minatorëve, Stipe Shuvar kryetar i KQ të LKJ’së dhe Sllobodan Millosheviç vizituan Kosovën, dhe derisa i pari u takua me minatorët gervistë i dyti, i shoqëruar nga Rrahman Morina, Husamedin Azemi e të tjerë, mbajti një mbledhje me udhëheqës të Elektroekonomisë së Kosovës!

Duke qenë se minatorët nuk kishin ndërmend të dilnin nga greva, në datat 25 e 26 shkurt Millosheviçi përdori të gjitha mjetet që kishte në dispozicion, duke arritur të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe të dërgonte trupa speciale në Kosovë edhe me miratimin e Kryesisë së Federatës Jugosllave në krye me boshnjakun Raif Dizdareviç. Kjo ndodhi në mbledhjen e kryesisë së RSFJ’së (më 26 - 27 shkurt). Në mbrëmjen e 27 shkurtit, kryesia e shtetit miratoi “marrjen e masave të veçanta për Kosovën”. Dhe këto “masa të veçanta” nuk ishin gjë tjetër veçse gjendje e jashtëzakonshme. (V.Meier, fq.137)

Më 28 shkurt, (pasi Rr.Morina, H.Azemi dhe A.Shukria kishin ofruar dorëheqjet e kërkuara nga minatorët), minatorët dolën nga greva, por ky trinom millosheviqjan realisht nuk u largua nga fuksionet e tyre!

Më 9 mars 1989 Kuvendi i Kosovës nxori dy konkluzione:

“1. Të përkrahen masat e posaçme (lexo: Gjendja e jashtëzakonshme) të Kryesisë së RSFJ’së për Kosovën; 2. Miratimi i amandamenteve në Kushtetutën e Serbisë është me rëndësi të posaçme, jo vetëm për Krahinën dhe RS të Serbisë, por edhe për mbarë stabilizimin e Jugosllavisë dhe se këto amandamente duhet të miratore me kohë”. Në këtë mbledhje Nazmi Mustafa - kryetar i Këshillit Ekzekutiv të KSA të Kosovës, duke folur për protestat e nëntorit 1988 dhe ato të shkurtit 1989 tha se ato kanë krijuar “një bazë të përshtatshme për shfaqjen e nacionalizmit e të separatizmit shqiptar…” dhe se sipas tij “zbatimi i masave të posaçme u dëshmua i arsyeshëm…”.
Bazuar në fjalimin e kryetarit N.Mustafës, KE i KSA të Kosovës nxori vendimin për kufizimin ose ndalimin e grumbullimit të njerëzve në vende publike.

Më 14 mars 1989, dy kryesitë e Kosovës (ajo e Komitetit Krahinor dhe e Kryesisë së Kosovës) përmes një kumtese të përbashkët, theksojnë, se: “Dy kryesitë përkrahin plotësisht amandamentet për Kushtetutën e RS të Serbisë, me të cilat mundësohet që RS e Serbisë të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e veta të domosdoshme në tërë teritorin e Republikës…” dhe se me “këto ndërrime nuk ndryshohen parimet themlore të Kushtetutës së RSFJ’së të vitit 1974 dhe pikënisje është realizimi i konsekuent i barazisë së plotë kombëtare të të gjitha kombeve e kombësive në RS të serbisë dhe në KSA të Kosovës”. (Rilindja, 15 mars 1989)
Edhe Kryesia e Konferencës Krahinore të Lidhjes Socialiste më 16 mars 1989 u dha përkrahje të plotë amandamenteve të Kushtetutës së Serbisë dhe insistonte që Kuvendi i Kosovës të përkrahte këto amandamente! Më 17 mars u mblodhën delegatët e Këshillit të Dhomës Shoqërore - Politike të Kuvendit të Kosovës, ku përkrahën njëzëri amandamentet e Kushtetutës së Serbisë, - kështu shkruante Rilindja e datës 18 mars 1989.

Isa Mustafa zëdhënës i ndryshimeve kushtetuese!

Në vazhdën e fushatës intensive për ndryshimet kushtetuese që zhvillohej në rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme, u përzgjodhën edhe figurat politike të regjimit që do t’i bënin jehonë në mënyrë afirmative këtij procesi, me qëllim që t’ua mbushnin mendjen shqiptarëve se me këto ndryshime nuk do të cënohet aspak Autonomia e Kosovës! Në mesin e shumë komunistëve shqiptarë të kohës që u treguan të gatshëm për t’ua mbushur mendjen shqiptarëve se nuk humbim asgjë nga këto ndryshime kushtetuese ishte edhe Isa Mustafa. Po të lexosh shtypin e kohës: Rilindjen, Jedinstvon, Borbën, Politikën etj., do të shohësh qartë aktivitetin e Isa Mustafës me shokë në këtë proces të ndryshimeve kushtetuese. Isa madje ka marrë pjesë aktive edhe në debatet që i ka organizuar Radio Televizioni i Prishtinës - RTP, në mbeshtetje të ndryshimeve kushtetuese.

Ta zëmë, ato ditë marsi në një nga debatet e organizuara në RTP, panelin e debatuesve për ndryshimet kushtetuese e përbënin:
1. Luba Popoviqin (anëtar i Kryesisë së KK të LK të Kosovës)
2. Rade Zvicerin (kryetar i Komisionit Legjislativ Juridik të Kuvendit të Kosovës)
3. Hazër Susuri (nënkryetar i KE të Kosovës);
4. Nikë Lumezi (anëtar i KE),
5. Shefqet Musatafa (anëtar i Kryesisë së Kosovës dhe anëtar i komisionit Kushtetues të Kosovës);
6. Vesel Latifi (sekretar Krahinor i Judikaturës)
7. Pjetër Kola ( kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës),
9. Isa Mustafa (drejtor i Entit Krahinor të Planifikimit Shoqëror) dhe
10. Ahmet Omeragiqi, zëvendës sekretar Krahinor i Mbrojtjes Popullore. (Z.Cana - Apeli 215 i intelektualëve shqiptarë, Prishtinë 2001, fq.174 -175)

Ndryshimi i Kushtetutës për “Serbinë unike”!

Më 21 mars, Këshilli Ekzekutiv i Kosovës i propozoi Kuvendit të Kosovës që në Mbledhjen e caktuar për datën 23 mars të jepte pëlqimin për amandamentet në Kushtetutën e Serbisë. Më 23 mars 1989 (ditë e enjte) në Prishtinë në orën 10 paradite u mblodhën delegatët e të tri dhomave të Kuvendit të Kosovës:
1. Dhoma e Punës së Bashkuar me kryetar Raif Vërbnica;
2. Dhoma e komunave me kryetar Radoica Zhizhiq dhe
3. Dhoma Shoqërore - Politike me kryetar Shefqet Mustafa.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës kishte mbi 500 njerëz, funksionar, punëtorë të sigurimit, mysafirë nga të gjitha komunat e Kosovës dhe nga Serbia, ndërsa ishin 190 delegatë të zgjedhur, qysh në nëntor të vitit 1988 nga komisionet kandiduese të të gjitha organizatave shoqërore - politike. Në këtë mbledhje të përgatitur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Vukashin Jokanoviq, diskutuan 27 delegatë, 20 shqiptarë dhe 7 serbë, (N.Gjeloshi - fq.98) dhe në fund u aprovuan me aklamacion (ngritje të dorës) amandamentet e Kushtetutës së Serbisë. Ishin 11 vota kundër dhe dy abstenime, (po aty) por nuk dihej numri i votave “për” sepse nuk u numruan nga kryetari i Kuvendit. Nga pamjet në ekranin e RTP dhe fotografitë që u publikuan në shtypin e përditshëm, duket qartazi, se pjesa dërmuese e atyre që kishin ngritur dorën nuk ishin delegatë! Pasditen e 23 marsit, (pasi u aprovuan ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e Serbisë nga Kuvendi i Kosovës) shpërthyen protesta të fuqyshme e të pandalshme në gjithë Kosovën deri më 28 mars kur në Beograd u finalizua miratimi i Kushtetutës së RS të Serbisë. Ndërsa në Beograd festohej “Serbia unike” dhe “Dita e ribashkimit” të saj, rrugët e Kosovës ishin përgjakur nga njësitë speciale të Serbisë. Nga 23 – 28 mars u vranë 22 shqiptarë dhe u plagosën rëndë rreth 300 të tjerë. (N.Gjeloshi, fq.107)

Diferencimi ideo-politik dhe avansimi i Isa Mustafës

Pas Kuvendit të Kosovës, më 1 prill Lidhja Komuniste e Kosovës mbajti një plenum, ku vlerësoi situatën e krijuar pas miratimit të Kushtetutës së Serbisë. Ky plenum, si qëndrim esencial nxori “diferencimin ideo-politik në tërë Kosovën” dhe si kriter themelor për diferencim u përcaktua qëndrimi i organeve, i funksionarëve, i delegatëve dhe i punëtorëve të shërbimeve tjera të regjimit “ndaj tubimeve dhe demonstratave të shqiptarëve në nëntor 1988, ndaj grevave dhe ndërprerjeve të punës ën shkurt 1989, si dhe ndaj demonstratave të nacionalistëve e separatistëve shqiptarë në mars 1989” (N.Gjeloshi, fq.108)
Në këtë kuadër, Kryesia e Kuvendit të KSA të Kosovës në mbledhjet e 3 e 8 majit 1989 shqyrtoi obligimet dhe detyrat e veta mbi realizimin e diferencimit ideo - politik dhe të punës në nivel të Kuvendit të KSA të Kosovës, të Këshillit Ekzekutiv dhe në organet dhe organizatat krahinore të administratës dhe i obligoi ato institucione e organe që në afatin sa më të shkurtër të bëjnë diferencimin ideo - politik dhe të punës. Ndërkaq nga baza deleguese kërkoi “ndërmarrjen e masave ndaj delegatëve në Kuvendin e Kosovës, të cilët nuk i kishin respektuar qëndrimet e bazës lidhur me grevën e minatorëve në Stari - Tërg, Kishnicë e Novobërdë, duke u përpjekur për miratimin e kërkesave të grevistëve në kundërshtim me qëndrimet e organeve më të larta partiake e të organeve e organizatave të Kosovës për dhënien e pëlqimit të amandamenteve në Kushtetutën e Serbisë”. (N.Gjeloshi, fq.109)

Dhe në këto zhvillime, diferencimet politike u zbatuan në të gjitha organet dhe institucionet në Kosovë. Nga ky diferencim e pësuan të gjithë ata komunistë (shqiptarë) që në një mënyrë a tjetër u solidarizuan me kërkesat e minatorëve dhe nuk pranuan ndryshimet kushtetuese në favor të “Serbisë unike”, ndërkohë që komunistët tjerë që i mbetën edhe mëtutje besnik politikës antishqiptare të Millosheviçit, u avansuan në pozita më të larta të pushtetit! Në mesin e atyre që u avansua në këtë drejtim ishte edhe kryetari aktual i LDK’së, ISA MUSTAFA! Në Lidhjen Socialiste të Kosovës që prej organizatave lokale, konferencave komunale e deri te konferenca e LS të Kosovës diferencimi politik ose i punës përfshiu afro 700 kuadro, ndërkaq kryetari krahinor i Lidhjes Socialiste Daut Jashanica, u avansua në postin e delegatit të Kuvendit Federativ të Jugosllavisë.

Mr.Isa Mustafa, “sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor’teknik me botën” në Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës (dhjetor 1989)

Gjatë nëntorit të vitit 1989 strukturat politike serbe të drejtuar nga Sllobodan Millosheviçi punuan intenzivisht në përzgjedhjen e kuadrove për funksionet politike në Kosovë të cilët tashmë (tetë vjet e gjysmë pas demonstratave të pranverës 1981) ishin dëshmuar si „luftëtarë të denjë për realizimin e politikës së LK të Kosovës, të LK të Serbisë dhe të LKJ“ që do të thotë „për luftimin e nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptarë“ si dhe „për ndaljen e shpërnguljes së serbëve e të malazezve nga Kosova“ …

“Në mbledhjen e përbashkët të tri dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës, të mbajtur me datë 4 dhjetor 1989 (E hëne) u bë konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhja e kandidatëve për funksionet më me përgjegjësi - të kryetarit të Kryesisë dhe të anëtarëve të Kryesisë së KSA të Kosovës, të Kryetarit të Kuvendit, të nënkryetarëve të Kuvendit dhe të kryetarëve të dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës si dhe të delegacionit të KSA të Kosovës në Dhomën e Republikave dhe të Krahinave të Kuvendit të RSFJ’së” - kështu shkruante gazeta „Rilindja“ e ditës së martë - datë 5 dhjetor 1989
Daut Jashanica, Kryetar i Konfrencës Krahinore të LSPP (dhe i avansuar në postin e delegatit të Kuvendit Federativ të Jugosllavisë), në mbledhjen e 4 dhjetorit, tha: „duke u përcaktuar struktura nacionale, në bazë të propozimit inicial të Kryesisë së KSA të Kosovës dhe Kuvendit të KSA të Kosovës si dhe në bazë të qëndrimeve të Këshillit Koordinues për politikën e kuadrove të Konferencës Krahinore të LSPP të Kosovës, Kryesia e Konferencës Krahinore të LSPP të Kosovës si bartëse e konsultimeve, ka inicuar procedurën e propozimit dhe të evidencimit të kuadrove të mundshme për zgjedhjen e kryetarit dhe të anëtarëve të Kryesisë së KSA të Kosovës, të kryetarit të dy nënkryetarëve dhe të kryetarëve të dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës.“ (Rilindja, 5 dhjetor 1989)

Me rastin e propozimit të kandidatëve të mundshëm për funksionet e përmendura dhe me rastin e zgjedhjes së tyre, LSPP e Kosovës si dhe subjektet e tjera shoqërore në Krahinë, kanë bërë përpjekje që në të gjitha fazat të propozohen më shumë kandidatë për funksionet më me përgjegjësi që për to të propozohen kuadrot, të cilat në periudhën e deritashme janë dëshmuar luftëtarë të denjë për realizimin e politikës së LK të Kosovës, të LK të Serbisë dhe të LKJ, kuadrot që gëzojnë besimin e pjesëtarëve të të gjitha kombeve dhe kombësive, individët që në aktivitetet e deritashme kanë luftuar me vendosmëri kundër të gjitha dukurive të nacionalizmit, e në radhë të parë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar, për ndaljen e shpërnguljes së serbëve e të malazezve nga Kosova dhe ardhjen e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në Kosovë, kuadrot të cilat me cilësitë e veta personale garantojnë se do të jenë të suksesshme në kryerjen e funksioneve që u besohen.“ Shkruan Rilindja. E martë 05 dhjetor 1989)

Në mbledhjen e Kuvendit të KSA të Kosovës, Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës u zgjodh Isen Kajdomçaj, Kryetar i Kuvendit të KSA të Kosovës, Gjorgje Bozhoviq, ndërsa Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës u zgjodh Jusuf Zejnullahu. Sekretar krahinor i Punëve të Brendshme u emrua përsëri Jusuf Karakushi, mr.Rifat Zulfiu u emrua sekretar krahinor i Judikaturës, Shefqet Cana sekretar krahinor i Financave, Radman Milosavleviqi sekretar krahinor për Ekonomi, Lekë Berisha sekretar krahinor për Bujqësi dhe Pylltari, Selajdin Skeja, sekretar krahinor për Komunikacion dhe lidhje, dr.Muhamet Bicaj u emrua sekretar krahinor për Arsim dhe Kulurë, Lekë Vuksani sekretar krahinor për Punë, Shëndetësi dhe Politikë Sociale, dhe për çështjet e luftëtarëve e të invalidëve, Radovan Vujoviqi, sekretar krahinor për Urbanizëm dhe Çështje Komunale-Banesore dhe mr.Isa Mustafa, sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor - teknik me botën.


Mr.Isa Mustafa, sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor - teknik me botën, në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës! (Dhjetor 1989)






























Ky ishte shkurtazi Isa Mustafa i viteve të 80’ta, ndërsa për Isa Mustafën e viteve 1991-1999, si Ministër i Ekonomisë dhe Financave në qeverinë e Bujar Bukoshit, i cili njëkohësisht ishte edhe njëri nga ideatorët dhe themeluesit e “Sistemit të Financimit të Republikës së Kosovës”, dhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës “Dardania” në Tiranë, por, edhe për Isa Mustafën e pasluftës 2000-2010, do të bëjmë fjalë një herë tjetër.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptySat Dec 18, 2010 4:55 pm

Ish-shefi i SHISH Fatos Klosi: Akuzat të rreme, gati të përballem me Dick Marty
Trafiku i organeve mes Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, është gënjeshtra më e madhe që kam dëgjuar.

Kështu është shprehur sot ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror shqiptar, Fatos Klosi, në reagim ndaj akuzave të deputetit zviceran Dick Marty për trafik organesh nga Kosova në Shqipëri, në luftën e Kosovës.

Pikërisht në kohën kur Dick Marty pretendon të kenë ndodhur këto krime, Fatos Klosi drejtonte Shërbimin Sekret Shqiptar.

Klosi në një prononcim për Klan, ka hedhur dyshime se akuzat e Dick Marty, janë në fakt një skenar me prapavijë politike e etnike.

“Shërbimi Informativ Shqiptar, në atë kohë, kishte marrëdhenie mjaft të mira me të gjitha agjencitë e tjera të shërbimeve sekrete në rajon dhe Europë, dhe se asnjëra prej tyre nuk kishte sinjalizuar ndonjëherë dyshime për trafik organesh” shprehet Klosi.

Ai sqaron se në kushtet në të cilat ndodheshin Kosova e Shqipëria, trafiku i organeve ishte i pamundur.

“Jam gati të përballem me një debat me deputetin Marty për ti dhënë fund këtyre akuzave”, ka thënë Klosi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptySun Dec 19, 2010 2:57 pm

SHKRUAN-TEKI DERVISHI

Spiunët shqiptarë të Lobit Serb në Kosove.





Këtë shkrim ua dedikoj denoncuesve dhe kërcënuesve të shërbimit të rikonsoliduar spiunist pranë një partie politike në Kosovë, e cila po më kërcënon me vrasje (disponoj incizimet telefonike) për një shkrim këtu ku kisha ofruar argumentet e mia subjektive se në Kosovë gjendja është destabilizuar deri në buzë të një konflikti civil.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptySun Dec 19, 2010 5:03 pm

Teki Dervishi eshte spijuni vete.
Ky lehe qe sa vjet kunder UCK-se dhe bene propagand kunder tyre si serbia.
sepse ky vete me shoke punojne per serbine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptySun Dec 19, 2010 5:12 pm

Thaçi dhe Pacolli bisedojnë për formimin e koalicionit

Ja njehere votoje per shkarkim te qeverise ,thojne jane hajna e krimin e tani lidhin kolacion me hajnat e kriminelet siq i quajten keta.
Po vet pacolli eshte me kriminel se keta .
keta punojne me drog e pune te flliqura ,ne bashkpunim me serbet dhe Ruset afrikanet e disa shtete kriminele.
Interesi i lidhe hajnat e kriminelet bashke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptySun Dec 19, 2010 7:48 pm

xhiti- shum interesant dhe mos reagimi i LDK-S gjer me tani kunder kti DIRK leshit shum interesant po i shkon per shtati me duket.
Dhe qeta qe ngajshin mbas karrigave ndoket jan rras karriga, dhe kan mu rrras hala pom me duket, i hangshin me te shosh veq shtir poju del,se kan mendu te buta karrigat e poju dalin guxh krejt qelik......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptySun Dec 19, 2010 8:04 pm

POM INTERESON- shum pse ne shqiptart dhe institucionet tona ne aspektin e pergjithshum pse nuk ju bejm padi serrbve ne GJND per gjenacid dhe masakra ndaj nesh ,sikur KROATET e te tjeret qe moti i kan dergu akt padit ne hag, e ne jo kjo me habi.
P lejom ata ne te na padisin per te bemat e tyre sa te prapambetur qe jem e kum than shpesh ket thenje apo ka diq tjeterne prapa vij.


P.S-KUSH MUND TEMA SKJAROJ PAK MA GERSISHT-FLM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyMon Dec 20, 2010 12:50 am

Gazetari i “The Guardian” Paul Lewis në Prishtinë

Prishtinë, 19 dhjetor - Gazeta britanike “The Guardian” ngre dyshime të reja rreth tregtisë së organeve njerëzore në Kosovë. Gazetari i saj, Paul Lewis, është në Prishtinë, për të ndjekur nga afër rastin “Medicus” dhe akuzat për kryeministrin Thaçi, . Në raportin e tij, gazetari Paul Lewis përshkruan momente nga transplantimi i një dhuruesi veshke me kombësi turke dhe një blerësi izraelit, 74- vjeçar. Ai shkruan se “dhuruesi turk dhe pranuesi izraelit ishin të shtrirë në shtrat pranë njëri-tjetrit para se veshka të shkëmbehej. Të dy burrat më vonë kanë konfirmuar se sytë e tyre janë takuar pak sekonda para operacionit. Yilman Altun, 23 vjeç, ishte një turk i dëshpëruar që ka thënë se iu premtua një shpërblim i madh për veshkën e tij, nga një ndërmjetës në Stamboll. Pranë tij shtrihej, Bezalel Shafran, një izraelit 74-vjeç i cili i ka dhënë 90.000 euro në tregun e zi për veshkën që besonte se do t’ia zgjaste jetën.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyMon Dec 20, 2010 12:01 pm

Ja cka thote miku me i mire i shqiptareve.
Bile ishte keshilltare i nje partie..
Humbem miqet humbem me cka ka sebep ketyre krimineleve qe po thirren ne emer te uck e naj nderruan kombin flamurin.
E coptuan kosoven na beren multietnik ,kosovare e cka jo.
ja dhane shkijeve enklavat duke menduar se do tju falen krimet hajnia ,droga pislleku.

Tim Judah: Raporti i Martyt, goditje fatale për Kosovën
Publikuar: , më 19 dhjetor 2010

Artikuj të ngjashëm

“Times” akuzon Perëndimin për luftën në Kosovë
Edhe Çeku e mohon marrëveshjen me PDK-në
Zvicra ndihmon Kaçanikun për planin rregullues

PDSH-ja e Luginës kërkon përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi Londër, 19 dhjetor - Nëse ndonjëherë dëshmohet se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e ka përkrahur ish-kryeministri britanik, Tony Blair, se është bos mafioz, vrasës dhe tregtar me organe njerëzore, historia e luftës për pavarësinë e Kosovës duhet të shkruhet sërish, ndërsa shkëlqimi, të cilin në atë luftë e ka vendosur Blair duhet të shlyhet, shkruan gazetari dhe publicisti i njohur britanik, Tim Judah, shkruajnë mediet serbe.

Judah në një shkrim autorial për botimin e së dielës të “Daily Telegraph”, vlerëson se raporti i raportuesit special të KE-së, Dick Marty, në të cilin kundër Thaçit bëhen këto akuza, paraqet “dokumentin, i cili i ka dhënë goditje fatale shtetit më të ri të Evropës”.

Akuzat nga ky raport “minojnë kredibilitetin” e Kosovës, “dhe rrëzojnë akuzat se partia e Thaçit është e përfshirë në manipulimet flagrante të zgjedhjeve”, thotë autori, duke përkujtuar se Kosova ishte një nga intervenimet e para të planifikuara ushtarake të Blairit, dhe pas intervenimit të NATO-s “situata ka ndryshuar”.

Judah thekson se refugjatët e përndjekur shqiptarë, të cilët janë kthyer në shtëpi u janë hakmarrë serbëve që kanë mbetur në Kosovë, ndërsa rolin kryesor në këtë e ka pasur UÇK-ja, derisa “forcat e NATO-s kanë mbyllur sytë në atë që ka ndodhur”.

Akuzat nga raporti i Martyt “flasin se në Ballkanin e dhunshëm, qeveritë perëndimore kanë vendosur se paqja dhe stabiliteti në Kosovë është me rëndësi parësore dhe për këtë shkak ka mbyllur sytë në krimet e liderëve të ri të Kosovës, dhe kanë toleruar pjesëmarrjen e tyre në krimin e organizuar”, shkruan Judah.

Ai thekson se në Kosovë edhe më tutje janë prezente varfëria, papunësia dhe veçmas korrupsioni në përmasa të mëdha, i cili është pengesë për prosperitetin e saj dhe ajo është “i vetmi vend në Ballkan, i cili në asnjë mënyrë nuk po prosperon, por stagnon krahasuar me të tjerët në rajon”.

“Rreziku për Kosovën fshihet në atë se ajo ende nuk ka realizuar të gjitha elementet e shtetësisë e plotë, që nga koha kur është ndarë nga Serbia... Problemi është në atë se këtu, sipas të gjitha gjasave, asnjëherë asgjë nuk mund të dëshmohet, dhe për këtë shkak populli i Kosovës do të jetë i dënuar me varfëri dhe izolim”, vlerëson Judah në “Daily Telegraph
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyTue Dec 21, 2010 5:34 am

Ja qka thote Dick Marty ne TV te Zvicres , ju qe e dini gjermanishten mund te bindeni qe puna tij nuk eshte gje tjeter pervetem se shpifje ..
"Nuk kam argumente por vetem indicje"

http://www.videoportal.sf.tv/video?id=5302d6b9-9089-401e-86a4-3cbf84311f87
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyTue Dec 21, 2010 10:44 am

Arber ky thot se nuk kam deshmi po kam fakte te sigurta.
dhe ka deshmitare te mshefur shqiptare qe kan qen prezent aty dhe kan bart kufoma .
Ky ka akuzuar edhe Amerikanet per burgun e mshefte ne poloni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyWed Dec 22, 2010 1:21 am

Nukë e kuptoj dot fare pasi e dëgjova at intervist siq thot xhiti nuk kam deshmi po kam fakte kët nuk po arrij dot ta kuptoj din kush të më sqaroj qka asht dallimi mes fakteve dhe deshmis ,ju falemderit .

Saj për ker ket marti nuk po e shkruaj as emrin me te madhe se nuk e meriton ky njeri kur asht i shitur apo i paguar mir nga qarqet tjera më të ditura se kush nuk më mbetet fort hatri kur kemi shqiptar që për ca modhe letra për mua të pa vler në krahasim me Kombin japin deklarata të rrejshme dhe ja mundsoj armikut të arrijn qëllimet e veta me ndihëmën e tyre ( edhe po të ishin kto të gjitha të vërteta nuk kishte qen dashur që një Shqiptar të jap një delkarat të till duke e par pararasysh se qka dhe si ka vujatur ky Kombg nga kto hordhi ,kjo më brengos më shum .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyWed Dec 22, 2010 1:25 am

Me ato akuza qe i beka aj nuk e besoj qe e mer ndonje Gjyq seriozishte Xhiti ..
Faktet i ka nga te degjuar e disa Diplomateve ( me siguri Serb ) , dhe nga disa ushtar te UCK , edhe aq !
Nuk me duket fare serioz .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyWed Dec 22, 2010 11:06 am

Arber
Faktet ka nga sherbimet sekrete te huaja qe veprojne ne kosove.
Per kontraband drog e krminalitet ,per shtepin e bardhe kane fakte nga disa shqiptare qe kane punue per uck ne shqiperi.
Nuk eshte puna per me i injoru sherbimet sekrte si cia BND Gjermane Britanike etj e tj.
Sa per krime jkan te mbytur me to politikan e biznismen Kryetar komunash etj.
PO deri tashe nuk i ka burgos askushe nga unnmik eulex sepse keta punojne siq ju thojne keta .
Pasi qe qeshtja e statusit eshte ne purfundim dhe nen serbi ,keta nuk ju vyjn ma evropes as Amerikes.
Dhe do ti qelin kutit e hajnis krimit e korrupsionit.
Keshtu ma merr mendja..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 EmptyWed Dec 22, 2010 2:05 pm

Dosjet kundër UÇK, Komisioni i Sigurisë thërret Bashën22-12-2010 10:50 CET Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha do të raportojë në Komisionin e Sigurisë në Kuvend në lidhje me raportin e Dick Martyt dhe ato që ai di lidhur me këtë çështje.

Lulzim Basha, në pranverë të vitit 2003, ka punuar së bashku me personelin e Tribunalin për Krimet e Luftës duke grumbulluar të dhëna dhe fakte në Shqipëri për dosjet me akuza kundër UÇK-së. Këto dosje kanë të bëjnë kryesisht me rrëmbimin e shtetasve serbë dhe jo serbë pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë si dhe për çështjen e shumëpërfolur të trafikut të organeve nga Shqipëria.

Përveç Bashës, në Komisionin e Sigurisë do të raportojnë edhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri si dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto. "Unë mendoj e është detyrë e këtij komisioni që të thërrasim në një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura drejtorin e SHISH, Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe Ministrin e Punëve të Jashtme për të na informuar mbi atë që shteti ynë ka dijeni dhe hapat konkretë që janë marrë", tha nënkryetari i këtij komisioni Ilir Gjoni.

Deputeti i PS e cilësoi njëherazi raportin e Dick Martyt si një fushatë antishqiptare.

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto do të pyetet edhe për sigurinë e ambasadave. Në një përgjigje drejtuar Kuvendit, botuar në Shekulli kohë më parë pas denoncimit të zhdukjes së një laptopi kriptues shqiptar në Nju Jork, Ministria e Jashtme bëri të ditur se përfaqësitë tona diplomatike nuk kanë as personel sigurie për garantimin e ambienteve dhe as personel teknik për garantimin e informacioneve sekrete, aq më tepër ato që Shqipëria përfiton si vend anëtar i NATO-s.

"Po ashtu ne kemi biseduar edhe më parë, rreth një muaj më parë kam kërkuar një seancë dëgjimore për sigurinë. Për këtë arsye unë kam shpërndarë edhe një material me informacione që më kish dërguar në bazë të kërkesën sime Ministria e Jashtme. Gjykoj se do të ishte mirë që të merrej në shqyrtim dhe ai informacion", tha Gjoni, raporton Shekulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 17 ... 26  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: