Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 17 ... 26  Next
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyWed Dec 22, 2010 3:18 pm

ALBAN DEGA - Leter e Hapur Z. Xhavit Haliti
Publikuar më 20 dhjetor, 2010 në orën 17:22 ( Para 1 ditë e 19 orëve ) Opinion |


NJE GABIM FATAL I PAFALSHEM

Ne nje analize te botuar dje nga Xhavit Haliti ne gazeten e pavarur “Kosova sot” lexova i shokuar deklaraten me absurde te nje politikani veteran jo “ Newborn te Kosoves”.

Ish- themelues i UÇK-se, anetar i Kryesise se pDK-se, anetar i Kryesise , nenkryetar i pare i Komisionit per punet e Jashteme te Kuvendit te Kosoves, Xhavit Haliti eshte nje nder politikanet me ne ze e me aktiv te Republikes se Kosoves.



Xhavit HalitiPer me teper ka marre pjese si perfaqesues zyrtar i Kuvendit te Kosoves ne mbledhjen e Keshillit te Evropes ku u miratua raporti racist , diskrimunes dhe krejtesisht antishqiptar i Dick Martyt.

Une ishja krejtesisht kunder raportit te Dick Martit te Beogradit, thote Xhavit Haliti, i cili ka perfaqesuar zyrtarisht Kuvendin e Kosoves ne mbledhjen e Komisionit Ligjor te Keshillit te Evropes.

Ishja kunder raportit politik, racist , diskrimnues, antishqiptar , thekson Xhavit Haliti.

Ishte aq kunder tij sa ka votuar dhe miratuar me voten e tij kete raport. Qendrim me absurd nuk kam pare as lexuar ne tere jeten time ne tri sisteme shoqerore, ne pese kontinente .

Natyrshem lindin nje varg pyetjesh per Xhavit Halitin:

- Si mund te votosh pro nje raporti racist, diskriminues dhe thellesisht antishqiptar

- Si mund te votosh pro nje raporti politik plot shpifje kur Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage i ka mbyllur hetimet per ato akuza qysh ne vitin 2004

- Si mund te votosh pro nje raporti qe ti e ke kritikuar dhe hedhur poshte, sic thua ti!?

- Qendrimi per ose kunder nje raporti, propozimi, rezolute nga nje shtet ose perfaqesuesi i tij shprehet me vote. Asnje thes me fjale kunder nuk ka vleren e nje vote pro Z. Xhavit Haliti

Zoti Xhavit Haliti keni bere nje gabim fatal ne dem te Kosoves dhe kombit shqiptar ne teresi...

E pyes vellazerisht Z. Xhavit Halitin : ke qene i dehur, i droguar ( e kam fjalen per ilace) apo i cmendur kur ke votuar pro nje raporti qe ti thua se ke qene kunder !?

Si… Si… Njemije here si!!!??? A nuk e pate marre vesh qysh nje dite perpara se cfare permbante ai raport!? A nuk lexove gazetetat shqiptare para se te fillonte mbledhja e Komisionit te Keshillit te Evropes!?

A e kupton demin qe i ke bere UCK-se, liderit te saj politik dhe kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci, popullit tend, atdheut tend Republikes se Kosoves, Republikes se Shqiperise dhe kombit shqiptar me voten tende 24 karat antishqiptare, acik antikombetare!?

Ne politike gabohet vetem nje here. Ju nuk keni gabuar Zoti Haliti!? Ju keni bere nje faj teper te rende ndaj popullit e kombit tuaj.

Jam kunder lincimeve te cilitdo shqiptari por do tu sugjeroja vellazerisht doreheqjen perjete nga politika. E keni djegur vetveten me voten tuaj antishqiptare.

Perjete… Forever!

Nga Alban Dega, Nju Jork

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyWed Dec 22, 2010 6:16 pm

Thaçi: Jam i gatshëm të takohem me Tadiqin22-12-2010 13:46 CET Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi ka deklaruar se akuzat ndaj tij, të ngritura në raportin e Dick Martyt, nuk do të rrezikojnë bisedimet e planifikuara mes Prishtinës e Beogradit.

“Ne do t’i mbajmë këto bisedime mu ashtu siç janë planifikuar. Unë jam i gatshëm të takohem me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq”, ka thënë Thaçi në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” – duke shtuar se edhe presidenti serb ka shfaqur gatishmëri të takohet me të, edhe pas publikimit të raportit të Martyt.

Akuzat e Martyt se ai është drejtuesi i një rrjeti mafioz që merret me trafik droge, armësh dhe organesh njerëzore, Thaçi i ka cilësuar si trillime, ndërsa ka përsëritur se raportuesi evropian duhet të gjejë një ekip të fortë të avokatëve – “sepse me asnjë kusht nuk do të arrijë t’i shmanget drejtësisë”.


“Raporti i Martyt nuk ka asnjë mbështetje dhe paraqet një raport anti-kosovar. Me akuzat e tij, ai dëshiron të njollosë dy shtete të pavarura, Kosovën dhe Shqipërinë”, ka thënë Thaçi.

Madje, sipas Thaçit, raportuesi Marty sulmon edhe SHBA-të dhe shtetet e BE-së e të OKB-së, për shkak të rolit të tyre pas luftës në Kosovë.

“Ky është një raport politik, i cili nuk bazohet në fakte”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se po punohet që ky raport të vërtetohet në tërësi dhe e gjithë kjo punë të sqarohet. /Zëri/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyWed Dec 22, 2010 11:53 pm

Thaqi nje e paska harruar te thote per ket gazet?... Se ky raport ka burimin ne serbi, dhe mu per kete harres thaqi ne bisedime me serbin, athua per qka ne bisedime per 1.800 te zhdukrit nuk e besoj...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyWed Dec 22, 2010 11:58 pm

Ku di se për qfar biznisi bisedojn , nëse munden e ra në ujdi , se për të pa gjeturit se besoj që do të guxoj ti përmend fare t[ shofin se qka do të pjell,nga kto bisedime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyThu Dec 23, 2010 12:10 am

SHKRUAN Albin Kurti

Ose-ose


Shumëçka në Kosovë po vihet në funksion të negociatave të reja me Serbinë. Prej raportit të Dick Martyt e deri te koalicionet e mundshme qeveritare. Negociatat e paralajmëruara janë shndërruar në një ide rregullative që organizon hapat politikë në Kosovë e rreth Kosovës.

Raporti i Dick Martyt tashmë e kreu punën e vet. Në njërën anë e bëri edhe më servil ish-kryeministrin, i cili tash është më i gatshëm se kurrë më parë që të takohet me Boris Tadiqin. Ndërkaq, në anën tjetër, ky raport që mori dhenë në të gjitha mediet botërore krijoi përfytyrimin për shqiptarët si bashkëfajtorë në krimet e luftës së fundit në Kosovë. Duke dëmtuar epërsinë morale të shqiptarëve asfaltohet rruga e negociatave me Serbinë, të cilat pavarësisë sonë pa sovranitet ia kontestojnë edhe formalitetin.

Po ashtu, të gjitha ato parti që synojnë të hyjnë në koalicionin e ardhshëm qeveritar tashmë e kanë të qartë se do të jenë pjesë e një qeverie që do të bëjë pazar me Serbinë armike për vendin tonë, Kosovën. Pra, këto parti e marrin si një fakt të kryer që Kosova sërish po vihet në tryezën e negociatave me Serbinë dhe janë të preokupuara veçse me postet e tyre në qeverinë e ardhshme. Kështu, shansi për ndarjen e brendshme të ministrive fitoi prioritet mbi rrezikun e ndarjes së brendshme të Kosovës.

Vetëm paralajmërimi i negociatave me Serbinë, në këto kohët e fundit, e faktorizoi kaq shumë Serbinë në Kosovë. Mund të merret me mend se çfarë do të jetë ndikimi i Serbisë në Kosovë përgjatë atyre negociatave e pas tyre. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë për ndikimin e përditshëm të Serbisë në veri apo në enklavat serbe, por për ndikimin e saj në tërë politikën zyrtare të Kosovës. Është Prishtina e Kosovës së pavarur ajo që po ndikohet nga Beogradi dhe jo vetëm Mitrovica e Graçanica.

Mënyra më e mirë për ta hedhur poshtë raportin e Dick Martyt është të thuhet që Kosova nuk do të bëjë bisedime me Serbinë. Pra, të thuhet: JO NEGOCIATA! Mënyra më e mirë për ta pranuar raportin e Dick Martyt është që Kosova të shkojë në këto negociata me Serbinë. Pra, të thuhet: JO VETËVENDOSJE!. Duke i pranuar negociatat me Serbinë për veten e saj, Kosova e vë në pikëpyetje pavarësinë e saj. Dhuratë më të mirë e më të madhe për Dick Martyn dhe Serbinë nuk mund të ketë.

Janë së paku dhjetë arsye kapitale pse Kosova nuk duhet të shkojë në negociata me Serbinë, duke qenë se ato janë krejtësisht të padrejta. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës; Serbia nuk po e ndryshon Kushtetutën e saj, ku shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë; Serbia nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit XX; Serbia nuk na i ka dorëzuar kriminelët serbë të luftës; Serbia nuk na i ka kthyer trupat e rreth 1.800 të pagjeturve dhe nuk jep informacione për ta; Serbia nuk na i ka paguar dëmet e luftës dhe okupimit; Serbia ua shkel të drejtat shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe i shtyp ata; Serbia vazhdon t´i financojë strukturat e saj ilegale në Kosovë; Serbia nuk na e ka kthyer fondin pensional, depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës dhe librat kadastralë; dhe, në Serbi janë dhjetëra mijëra kriminelë serbë të luftërave të viteve të ´90-ta që shëtisin të lirë e të pacenuar nga prokuroria e shtetit.

Mirëpo, janë edhe dy arsye të tjera që bëjnë që këto negociata të jenë asimetrike, d.m.th. midis dy palëve edhe nominalisht të pabarabarta. Së pari, këto negociata janë negociata me Serbinë për Kosovën dhe jo negociata me Serbinë edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Dhe, së dyti, në negociatat me Serbinë faktorët ndërkombëtarë edhe ndërmjetësojnë edhe sundojnë me Kosovën josovrane, por jo edhe me Serbinë.

Ish-kryeministri i ka vetëm dy mundësi. T’u thotë jo negociatave me Serbinë, ta shpëtojë Kosovën dhe ta vërë veten e tij në rrezik, meqë mandej do të mund t’ia publikojë të gjitha të palarat përmes të cilave e kanë shantazhuar. Ose, t’u thotë po negociatave, të blejë ca kohë për veten e tij, dhe ta dëmtojë Kosovën edhe përtej Planit famëkeq 6 Pikësh të Ban Ki-Moon-it. Me shpejtësi po arrijmë në momentin kur nuk mund të shpëtohet edhe Kosova edhe ish-kryeministri i saj. Ose-ose është kjo situatë. A thua cilën prej këtyre dy mundësive do të zgjedhë ish-kryeministri? E di se të gjithëve na duket që me siguri e dimë përgjigjen e ish-kryeministrit. Nga përvoja me të e kemi.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës “Zëri”)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyThu Dec 23, 2010 12:13 am

Shpresoj qe mos te ket bisedime...?!!! E sa u perket biznesve mjafton te futesh ne nje dyqan te thjeshte dhe do ta verteton se sa ka biznese me serbin. Bisedime pasi qenken planifikuar nuk besoj qe jane per bisnese sidoqofte une prap shpresoj qe mos te bisedohet ne kete kohe delikate me serbin per shume arsye...!!!!!!!!!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyThu Dec 23, 2010 12:16 am

Bisedime atehere kur e pranon Kosoven si shtet , atehere kur i kerkon falje popullit Shqiptare , dhe pastaj duhet menduar a duhet biseduar a jo , duke mos e harruar edhe te kaluaren .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyThu Dec 23, 2010 12:21 am

Aaaaaaaaaaaaaaa Albini ty te msoi, hahaha o Arber
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyThu Dec 23, 2010 1:23 pm

HRW: Basha u mor personalisht me vendburgosjet ilegale në Veri të Shqipërisë
Nga Korresp. 24-ore.com 21/12/2010 03:13:00
Font size:
Hetuesi i Human Rights Watch, Fred Abrahams: "Ministri Basha e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme për këto transferime ndërkufitare. Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe hetoi personalisht informacionet për këto vendburgosje në veri të Shqipërisë".


Organizata e njohur e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, ka deklaruar se më 4 prill 2008 i ka dërguar letra kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në lidhje me dyshimet për rrëmbimet dhe transfertat ndërkufitare nga Kosova në Shqipëri pas luftës në Kosovë.
Në një dokument të vetë HRW-së, thuhet se organizata i ka kërkuar Berishës dhe Thaçit, hapjen e hetimeve, por deri më dy maj asnjë nga qeveritë nuk ka kthyer përgjigje.
Në këtë dokument të HRW, rihidhet dritë edhe mbi aktivitetin e z. Lulzim Basha, aktualisht ministër i Brendshëm, në hartimin e dosjeve në hetimet për këto krime ku spikat e ashtuquajtura "shtëpi e verdhë".
"Ministri Basha duhet t'i marrë akuzat më seriozisht, sepse ai e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme të transferimeve ndërkufitare", - thotë në këtë dokument Fred Abrahams, hetuesi i lartë i emergjencave pranë Human Rights Watch.
Më përpara ishte antropologu peruan, Jose Pablo Baraybar, që foli mbi rolin e z. Basha në këtë hetim si përkthyes në udhëtimin klandestin të z. Baraybar në Veri të Shqipërisë për hetimin e dosjes së krimeve të supozuara, në qendër të të cilave ishte "shtëpia e verdhë".


Më poshtë një pjesë e përkthyer nga dokumenti i HRW-së, i cili mund të lexohet i plotë në origjinal në adresën http://www.humanrightsdefence.org/official-dismissals-premature.html

Human Right Watch
05 May 2008 13:38

Human Rights Watch ka pohuar se kanë dalë në dritë informacione shtesë në lidhje me dyshimet për rrëmbimet dhe transfertat ndërkufitare nga Kosova në Shqipëri pas luftës në Kosovë 1998-1999.
Qeveritë kosovare dhe shqiptare duhet të hapin një hetim të pavarur dhe transparent për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. "Akuzat serioze kanë dalë në dritë në lidhje me abuzimet e tmerrshme në Kosovë dhe Shqipëri pas luftës", - tha Fred Abrahams, hetuesi i lartë i emergjencave pranë Human Rights Watch, i cili ka hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri nga viti 1993 deri në vitin 2000. "Qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës mund të tregojnë angazhimin e tyre ndaj drejtësisë dhe ligjit duke zhvilluar hetimet e duhura".
Më 4 prill 2008, Human Rights Watch i ka dërguar letra kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke i kërkuar hapjen e hetimeve, por deri më dy maj asnjë nga qeveritë nuk ka kthyer përgjigje.
Shtatë shqiptarë etnikë, të cilët shërbyen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të intervistuar veç e veç, dhanë detaje rreth pjesëmarrjes së tyre, apo si dëshmitarë okularë të transferimit të të rrëmbyerve dhe të burgosur nga Kosova drejt Shqipërisë.
Sipas informacionit, individët e rrëmbyer janë mbajtur në magazina dhe ndërtesa të tjera, duke përfshirë edhe objekte në Kukës dhe Tropojë. Në krahasim me të burgosurit e tjerë, disa nga burimet thanë se disa nga të burgosurit e rinj dhe të shëndetshëm janë ushqyer, ekzaminuar nga mjekët dhe nuk janë rrahur asnjë herë. Këta individë të rrëmbyer - një numër i panjohur - thuhet se u transferuan në një shtëpi të verdhë brenda apo rreth qytetit të Burrelit.


Shumica e viktimave ishin serbë, të cilët ishin zhdukur pas ardhjes së forcave të OKB-së dhe NATO-s në Kosovë. Por të burgosur të tjerë ishin gra nga Kosova, Shqipëria, Rusia dhe vende sllave.
"Të dhënat mbi trafikimin e organeve janë mbresëlënëse, por ende shumë larg nga të qenit të plota", - tha Abrahams, - por është fakt se qindra njerëz janë raportuar të jenë zhdukur pas luftës. Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të përpiqen të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur me këta njerëz, duke nisur hetime serioze me mbrojtjen e përshtatshme të dëshmitarëve".
Sipas informatave të marra nga ICTY, trupat e disa prej individëve të rrëmbyer janë varrosur pranë shtëpisë së verdhë dhe në një varrezë rreth 20 kilometra në jug të Burrelit. Hetuesit e gjykatës dhe të Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), të shoqëruar edhe nga një prokuror shqiptar, inspektuan shtëpinë në shkurt 2004. Shtëpia është lyer me ngjyrë të bardhë, por, në një fotografi dukej një rrip i verdhë në bazë të shtëpisë.
Në afërsi të shtëpisë hetuesit gjetën pajisje mjekësore të përdorura në kirurgji - shiringa, garza, çanta pikoj dhe shishe me ilaç që përdoret si qetësues i muskujve, i cili përdoret shpesh në kirurgji. Duke përdorur një sprai kimik, ekipi gjeti dëshmi dhe gjurmë gjaku në muret dhe dyshemenë e njërës prej dhomave. Në dhomë ndodhej një drejtkëndësh 180 centimetra i gjatë dhe 60 centimetra i gjerë, në të cilin nuk kishte asnjë gjurmë.
Human Rights Watch foli veç e veç me dy persona, të cilët ishin të pranishëm gjatë vizitës së hetuesve të ICTY dhe të UNMIK-ut në shtëpinë pranë Burrelit. Të dy këta njerëz vërtetuan historinë ashtu siç u tha në librin e Del Pontes.


Human Rights Watch ka marrë gjithashtu një kopje të raportit zyrtar të UNMIK-ut të përpiluar më 4 dhe 5 shkurt 2004, i cili titullohet "Shqyrtimi dhe vlerësimi mjeko-ligjor në Shqipëri". Sprai kimik i quajtur Luminol, thotë raporti, zbuloi gjurmët e gjakut në dy dhoma, duke përfshirë edhe një vend në një kënd të drejtë në dysheme, e cila "tregon se kjo sipërfaqe ka qenë e mbuluar nga një objekt drejtkëndësh." Në një shtrat lumë pranë shtëpisë, hetuesit gjetën një qese intravenoze, shiringa dhe shishe ilaçesh bosh, të cilat janë mbledhur si prova.
Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi më 16 prill se hetuesit e ICTY dhe të UNMIK-ut kishin parë akuzat dhe kishin vizituar shtëpinë pranë Burrelit, por se ata "nuk mund të vërtetonin akuzat dhe nuk kishte asnjë bazë tjetër ligjore, mbi të cilën mund të vazhdojnë hetimet e Gjykatës". E pyetur, zëdhënësja tha se hetuesit arritën në përfundimin se "nuk ka prova të besueshme", për të vërtetuar akuzat.
"Mbledhja e provave të besueshme për të nisur një ndjekje penale dhe mbledhja e dëshmive që shtojnë dyshimet janë dy gjëra të ndryshme, dhe provat e gjetura pranë Burrelit shtojnë dyshimet", - tha Abrahams. "Mandati i Gjykatës mbulon vetëm krimet e kryera gjatë konfliktit të armatosur, i cili përfundoi më 12 qershor 1999. Rrëmbimeve të dyshuara dhe krime të tjera u zhvilluan pas kësaj date. Kjo ishte një pengesë e mëtejshme për të ndjekur një hetim."
Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, hodhi poshtë akuzat e Del Pontes, duke i cilësuar ato si "imorale" dhe "shpifëse".
"Ministri Basha duhet t'i marrë akuzat më seriozisht, sepse ai e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme për këto transferime ndërkufitare", - tha Abrahams. "Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë."
(në origjinal: "Minister Basha should take the allegations more seriously because he knows from his own experience that there is credible evidence of cross-border transfers," - Abrahams said. - "He worked for the tribunal and the Justice Department at UNMIK after the war, and personally investigated reports of detention facilities in northern Albania." )
Human Rights Watch tha se nuk kishte kryer hetimet e veta në lidhje me informacionet, por vetëm ka parë raportet e paraqitur nga ICTY. Gjithashtu, HRW ka folur me dy njerëz, të cilët ishin të pranishëm gjatë hetimit në Burrel. Por u vu në dukje numri i madh i personave të zhdukur nga lufta në Kosovë - shqiptarë, serbë dhe grupe të tjera etnike.
Human Rights Watch i bëri thirrje qeverisë serbe për të ndihmuar në zgjidhjen e fatit të rreth 1500 shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës. Human Rights Watch ka dokumentuar largimin e trupave të shqiptarëve nga 10 vende në Kosovë në vitin 1999. Qindra janë rivarrosur më pas në varre masive brenda Serbisë, përfshirë edhe një bazë të përdorur nga ana e policisë speciale.
"Qeveria serbe ka të drejtë të ankohet për rrëmbimet dhe transferimet e serbëve në Shqipëri", - tha Abrahams. "Por, ajo ka dështuar të bashkëpunojë mjaftueshëm për të hedhur dritë mbi numrin shumë herë më të madh të shqiptarëve të Kosovës të zhdukur nga lufta."


Basha, loja me deklaratat e Baraybarit

Antropologu Jose Pablo Baraybar tha tri ditë më parë në një intervistë për gazetën zvicerane "Le Temps" se, pasi ka marrë informacionet e para mbi dosjen e "shtëpisë së verdhë", është përpjekur të futet pa mandat ligjor kontrolli në Veri të Shqipërisë. Në udhëtimin e tij, ai ishte shoqëruar nga një përkthyes që më vonë u bë ministër në Shqipëri, Lulzim Basha.
"Për të tentuar të verifikoja disa informacione të dosjes, unë kalova kufirin si turist, në një makinë banale (të zakonshme). Përkthyesi im quhej Lulzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY). Më pas, ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se gjithë kjo histori e organeve ishte broçkulla. Ndërkohë që unë e di që ai di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen...", - thoshte mes të tjerash në intervistë z. Baraybar.
Deklaratat e tij shkaktuan një furtunë kaotike deklaratash dhe kundërdeklaratash në Tiranë. Z. Basha tha se nuk e njihte antropologun peruan dhe nuk kishte punuar asnjëherë në jetën e tij si përkthyes i Baraybarit. Mediat pranë qeverisë, u përpoqën të anashkalonin rolin e z. Basha në këto hetime, duke u përqendruar në faktin, nëse ai kishte hyrë apo jo fizikisht brenda "shtëpisë së verdhë". Fakti, nëse Basha ishte futur apo jo në shtëpi, apo kishte shkuar deri te gardhet e fshatit ngjitur, rezulton i parëndësishëm në hetimet e denoncuara nga antropologu me përvojë.
I pyetur nga media shqiptare pas deklarimeve të z. Basha, z. Baraybar tha se qëllimi i tij ishte pikërisht hetimi për "shtëpinë e verdhë" dhe ai ishte shoqëruar në udhëtim nga përkthyesi Basha.
"Hymë në veriun shqiptar me një Land Rover me targa britanike. U prezantuam si punonjës firme rrugësh dhe folëm me banorët... Z. Basha ishte përkthyesi ynë... Ai e di për çfarë bëhet fjalë, këto gjëra nuk zgjidhen me parulla nacionaliste", - tha z. Baraybar pas deklaratave të Bashës.


Basha mohon të ketë punuar për Tribunalin, por HRW konfirmon Baraybar-in

"Unë nuk kam punuar për Tribunalin (Gjykatën), por kam qenë në UMNIK përgjegjës për krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë dhe transferimin e kompetencave të UMNIK-ut kësaj ministrie...", - tha z. Basha në reagimin e tij kundër deklaratave të antropologut peruan që e ka shoqëruar si përkthyes gjatë hetimeve në Veriun shqiptar për dosjen e "shtëpisë së verdhë". Duke u kapur me dashje pas detajit, nëse ka hyrë apo jo fizikisht në shtëpinë e verdhë, Basha ka bërë edhe një pohim të dytë që rezulton jo i vërtetë nga dy burime të pavarura njëri nga tjetri: puna për Tribunalin.
Si në intervistën e z. Baraybar, ashtu edhe në dokumentin e HRW që "Shekulli" boton sot, z. Basha cilësohet si person që ka punuar për Tribunalin. "...Përkthyesi im quhej Lulzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY). Më pas, ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri", - thotë Baraybar në intervistën për "Le Temps".
E njëjta gjë thuhet në dokumentin e HRW: "Ministri Basha duhet t'i marrë akuzat më seriozisht, sepse ai e di nga përvoja e tij se ka prova të besueshme e transfertave ndërkufitare", - tha Abrahams, - ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut..."
Ashtu si përqendrimi me dashje në detajin, nëse ka hyrë apo jo brenda "shtëpisë së verdhë", edhe fshehja e këtij informacioni për punën në Tribunal nga z. Basha është në vazhdën e së njëjtës përpjekje për të krijuar konfuzion lidhur me rolin e tij në hartimin e dosjeve për të cilat sot thotë se "janë shpifje".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyFri Dec 24, 2010 3:09 pm

Thaçi ka dosje të bashkëpunëtorëve të Martyt24-12-2010 11:07 CET Kryeministri në largim Hashim Thaçi tha se ka dëshmitarë dhe fakte që tregojnë për mënyrën se si është hartuar raporti i Dick Martyt, e të cilat janë të përmbledhura në një shtojcë të tij.

Ai paralajmëroi se dosja do të publikohet se shpejti dhe do të jenë më shokues se raporti i zviceranit. Edhe pse nuk tha se kur do ta bëjë publik këtë dokument, ai tha kur kjo të ndodhë, në të do të figurojnë emrat e njerëzve nga disa subjekte politike kosovare që kanë bashkëpunuar më të.

Pa lakuar asnjë emër, Thaçi tha se këta individ do të skuqen nga ky publikim, ndërsa theksoi se janë po ata që ndihmuan përpilimin e raportit të David Philips.

Në një intervistë për emisionin “Opinion“ në TV Klan, të enjten mbrëma, Thaçi tha se zvicerani Marty, vazhdimisht ka qenë një anti-shqiptar dhe pretendimet e tij janë hetuar tre herë nga Tribunali i Hagës, UNIMK-u dhe e EULEX-i, por që nuk është gjetur gjë, raporton Telegrafi.

Ai tha se për këto raporte, është takuar me hetues të të Tribunalit të Hagës në vitin 2004, nga të cilët është intervistuar, por se nuk është pyetur për trafikimin e organeve.

Nëse, Marty, mendon se duke pas imunitet mund t’i ikë dënimit nga padia, Thaçi ka thënë se do ta pres raportuesin zviceran, derisa ai nuk do të ketë mundësi të fshihet pas imunitetit që ia jep fakti i të qenurit anëtar i Këshillit të Evropës.

Kryeministri në largim tha se raporti kishte për qellim ta godiste gjatë fushatës zgjedhore, por gazeta The Gardian nuk e publikoi atë.
Currently 5.00/5
12345
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptySat Dec 25, 2010 3:02 pm

eje more rrena jan keto.
me evrop nuk ka loje.
si me ata te sherbimit sekret gjerman aaa i zunem e per dy dit i liroje vetem sa i prishi marredhennjet me gjermanet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptySun Dec 26, 2010 12:35 am

KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Prishtinë, 25 dhjetor - Trupat e shtetit më të madh aleat të Kosovës, Amerikës, pritet të marrin nën kontroll veriun e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova, Francisco Neuman, komandant i trupave amerikane në Bondsteel.
Ai ka thënë se KFOR-i amerikan është i gatshëm për të reaguar në çdo kohë dhe në secilën pjesë të territorit. Që në shkurt forcat amerikane do të jenë prezente në veri, dhe sipas burimeve të Klan Kosovës, forcat franceze do të tërhiqen krejtësisht nga aty.

KFOR-i amerikan ka premtuar se nuk do të zvogëlojë trupat e veta në Kosovë, dhe numri i madh i helikopterëve do t’ia bëjë më të lehtë operimin.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,44683
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptySun Dec 26, 2010 1:08 am

Duke ber shetitje, bredhur neper faqet e netit ne ket mbremje hasa ne keto vargje te Migjenit qe une po sjelli per ket Lajme.

Pak drite! Pake drite! Pak drite, o shok o vlla.
Te lutem, pak drite ne ket nate kur shpirti vuen,
kur te dhemb e s'di c'te dhemb, e syni gjum nuk ka,
Urren nuk din c'urren, don e s,din se c'don.
Pak drite! O burr! O hero' ngado qe te jesh. ...
Burre qe shkatrron dhe qe nderton serish!
Pak drite vetem, te lutem, mshire te kesh,
se do cmendem ne ket nate pa gjume dhe pa pishe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyMon Dec 27, 2010 7:19 pm

As Amerika as shqiptaret gja sjan tuj ba per me na lirue nga shkijet
Amerikanet me shume i perkrahin serbet se ne...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyMon Dec 27, 2010 11:17 pm

Ardhja e Dacicit “fik” kamerat në Jarinë

Policët e MUP-it të Serbisë, bashkë me policët serbë të Policisë së Kosovës kanë patrulluar në rrugën nacionale nga pika kufitare në Jarinë, deri në jug të Mitrovicës.

Ky urdhër ka ardhur nga MPB-ja e Serbisë, e cila është frikësuar se eskortat që do të udhëtonin të dielën për në Prizren, ku ishte edhe zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministër i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, në shugurimin e peshkopit Teodosije, mund të sulmoheshin, njoftojnë burime të Kohës Ditore.

Burimi më tej ka specifikuar se frika e MUP-it të Serbisë për ndonjë sulm në eskorta vjen pas vrasjes së udhëheqësit të boshnjakëve të Leposaviqit, Shefko Salkovic, më 8 dhjetor, në një pritë në fshatin Jarinë të Leposaviqit.

Nëpër kuluare dhe në fshatra boshnjake flitet haptazi se Salkovic është vrarë me urdhër të MUP-it të Serbisë.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme është bërë plani për ruajtjen e rendit dhe qetësisë për ardhjen dhe shkuarjen e pjesëmarrësve, plani operativ është zhvilluar për secilin regjion veç e veç, që nënkupton regjionin e veriut.

“Sipas planeve tona, policët shqiptarë e serbë kanë bërë sigurinë e pjesëve të parapara në plan, ne nuk kemi informacione që në territorin e Kosovës të ketë pasur policë të Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i policisë Baki Kelani. Ai ka shtuar se përpos planit operativ, ka pasur edhe patrullime të herëpashershme, mirëpo nuk kanë hasur në policë nga Serbia.

Po në këtë ditë, doganierët e Kosovës nuk kanë mundur të shohin asgjë nga kamerat e vendosura në pikën kufitare në Jarinë, të cilat nuk kanë funksionuar që nga mëngjesi.

http://www.albeu.com/kosove/ardhja-e-dacicit-%E2%80%9Cfik%E2%80%9D-kamerat-ne-jarine-/27256/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyTue Dec 28, 2010 8:05 pm

Kosova 2011: Vrima e zezë e Ballkanit

Bruksel, 28 dhjetor - Agjencia e lajmeve EU Observer, që raporton në detaje për marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, e sheh të zymtë vitin 2011 për Kosovën.
“Shteti më i ri i Evropës nuk po ecën drejt Bashkimit Evropian dhe ka shumë vështirësi brenda. Kosova është bërë pikërisht ajo që BE-ja nuk dëshiron: vrimë e zezë e Ballkanit Perëndimor.
Qytetarët e saj pothuajse nuk mund të shkojnë askund pa viza. Mashtrimet dhe parregullsi të tjera përshkuan zgjedhjet e para pas pavarësisë, krimi i organizuar dhe korrupsioni shumë i përhapur po e vënë në pikëpyetje ndihmën nga jashtë. Në të njëjtën kohë, EULEX-i dhe 2 000 njerëzit e tij janë nën presion të madh për të dhënë rezultate në vitin 2011, transmeton portali Indeksonline.
Kosova do të nisë dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Një marrëveshje tregtare me BE-në nuk pritet të ketë ndonjë efekt praktik. Asnjë nga 5 shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur deri tash, nuk pritet ta bëjë këtë as në vitin e ardhshëm dhe Kosova nuk do të jetë pjesë e FIFA-s, as UEFA-s.
Nëse nuk ndodhë ndonjë befasi pozitive, viti 2011 nuk duket aspak i ndritshëm për Kosovën”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyTue Dec 28, 2010 10:22 pm

shok e vllezer mbushi mend mos lakmoni tjeter vend ,mos lakmoni ne pun te kota me gjthqka nuk mirret bot,mos lakmoni komunizmin se buk e kem kapitalizmin!
Qfar fukarallaku merr me mend dhe kepucet duhet te i blejsh me kiste, po i bleve jet pa buk.
Bankat bejn marrveshje me dyqane per marrjen e kartelave, per blerjen e kepucve me kishte- qeky esht bisnis!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyWed Dec 29, 2010 2:57 pm

OSBE: Qelite e paraburgimit të mbipopulluara




PRISHTINE-Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka vlerësuar kushtet në qendrat e paraburgimit në Kosovë, duke theksuar se mungesa e hapësirës dhe mbipopullimi në këto qendra, duhet të zgjidhen në një numër të qendrave të paraburgimit.

“Duhet bërë përpjekje për të siguruar se madhësia e qelive të jetë e përshtatshme për numrin e të burgosurve dhe të përmbushen standardet ndërkombëtare”, ka thënë Susan Heintz, drejtore e departamentit për të drejtat e njeriut dhe komunitetet në OSBE.

Përgjithësisht OSBE bën me dije se qelitë e paraburgimit janë në nivel të kënaqshëm, ndonëse janë disa çështje që kërkojnë shqyrtim adekuat nga institucionet përkatëse.


PAJ NORMAL QE SKA VEN MA NEPER BURGJE SE VEQ TE UCK-S JAN ME MIJA, MA ZI SE NE KOHEN E MILLOSHEVIQIT,vetum patriota po i shtin ne burg si shkiet perpara edhe evropa njejten kart po e lun.
Njerz qe sja kan prish kerkujt kerkush nu i ngucte as shkau, cili- esht te shtresa patriotike e kta budallt tjer ne kullosin neper kontinjera te berllogjeve gjan dishka si qeni me hanger...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyThu Dec 30, 2010 3:19 pm

Pacolli: Do t’i kthej serbët në Kosovë

Beograd, 30 dhjetor – Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se në pushtetin e ri të Kosovës do të kërkojë funksionin e kryetarit të shtetit, dhe se në Kosovë do të kthejë të gjithë serbët, ndërkohë që Veriu i Kosovës do të ketë ekonomi ekonomike. Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Pacolli theksoi se “do t’i kthejë të githë serbët në Kosovë. Kosova duhet të jetë multietnike dhe ajo vetëm si e tillë do të jetë atraktive për investimet e huaja”. Ky biznesmen i pasur kosovar, sipas “Politikës”, ka shtuar se “do të dëshironte që Veriu i Kosovës të jetë zonë e lirë ekonomike, në të cilën investitorët e fuqishëm do të investonin”. Pacolli ka theksuar se pa funksionin e kryetarit të shtetit nuk do të hyjë në koalicion dhe nëse kjo bëhet, do të kërkojë edhe Ministrinë e Ekonomisë, atë të Shëndetësisë dhe së paku edhe një tjetër. Në pyetjen se a do të thotë kjo se si kryetar i Kosovës do të ndjekë penalisht Hashim Thaçin, nëse tregohen të vërteta akuzat e raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, u përgjigj se ligji do të jetë i barabartë për të gjithë dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,45088
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyThu Dec 30, 2010 4:30 pm

serbia po pregadit terenin per bashkpunetoret e vet.
jo i kthen valla krejt shikjet.
se me ta ka jetue tere jeten ,me ta eshte rrit..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Politikani
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 9
Age : 63
Vendi : Gjilan
Registration date : 26/11/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyThu Dec 30, 2010 8:58 pm

Situata Politike ,Ekonomike ,e sigurise ne Kosove eshte shume e brishte.
Zgjedhjet u manipuluan nga dikatoret u vjedhen votat qytetareve.
U shkel Demokracia,edhe pse skemi pas fare demokraci .....
Eshte duke pergaditur tereni per forca antishqiptare qe te hyne ne dialog me serbine ne deme te shqiptareve.
Do zgjedhen njerezit Individ me nje te kaluar te dyshimte .
Dialogu do te behet me njerez ,Individ qe jane ne gjendje dhe ishin qe te shesin interesat Kombetare per interesa personale.
Pra ka njerez qe do na presin ne qafe...
vetem e vetem qe te mbrohen nga krimet e ytre qe jane zhytur deri ne fyt..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyFri Dec 31, 2010 12:37 am

Për qka u bë gjith kjo tollovi , vetëm për të arritur në krye e pastaj të luaj lojen siq don vet ,(nuk e kuptoj si nuk ju dhumbet gjaku i atyre që dhan edhe ma të shterjtën për kët vend e tash ata që kinse ishin me ta po luajn mbi gjakun e tyre , athua do ju shkoj gjithmon kshtu besoj se jo .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptyFri Dec 31, 2010 11:21 pm

Djemtë e ballistit takohen pas 50 vjetësh, te shtëpi e vjetër...Xheladin Rexhepi | 31-12-2010 11:29 CET Ndonëse i ndajnë mbiemrat dhe gjuhët që flasin, Mehmet Muhareviq dhe Qazim Hamza janë vëllezër, djem të Asllan Hamzës, alias Hasan Muhareviq, një ballisti të mirënjohur në anën e Ferizajt, i cili si rrallëkush, për 55 vjet arriti me sukses t’u fshihej “syve” të UDB-së komuniste.

Rrëfimi u ngjason tragjedive të moçme shqiptare, të jetuara dhe të pashkruara, që do t’i lakmonte edhe Shekspiri, po të ishte gjallë.

Rinjohja pas 55 vjetëve të vëllezërve, ishte sa trishtuese, aq edhe emocionale.

Mehmeti kishte vënë për qejf në kokë qeleshe të bardhë si dëbora, ashtu si edhe vëllai Qazimi. Po flisnin në kroatisht, me ndonjë fjalë tek-tuk në shqipe, teksa po rrotullonin ca gurë themelesh të një shtëpie të vjetër dhe të braktisur prej kohësh, në fshatin Kashtanjevë të Malësisë së Sharrit, në kërkim të historisë së mynxyrshme, të shkruar me dhembje.

Njeriu me dy identitete

“Ishte janari plot furtunë i 45-tës, kur Asllan Hamza kishte dalë nga kjo derë e odës në Kashtanjevë, për t’u tretur pa gjurmë për dekada, pasi ishte vënë në ndjekje të çetave partizane-çetnike të Shterpcës”, shpalos kujtimet e frikshme Qazim Hamza, i mbetur herët jetim me dy vëllezër dhe një motër, të rritur për gazep, nën përkujdesjen e xhaxha Hasanit.

Regjimi komunist e kishte shpallur si kriminel lufte, duke ia veshur disa vrasje në fshatrat e Shtërpcës, përderisa atje shërbente si “xhandar i Shypnisë”...

Si njeri inteligjent që ishte, Asllani kishte shfrytëzuar mirësinë e dy dëshmitarëve, për t’u shkruar me identitet të ndryshuar në librin e gjendjes civile në Zaskok (pasi me herët këtu qe djegur libri i amzës), si Hasan Muhareviq.

Kur shumica e bashkëluftëtarëve kishin mësyrë Greqinë dhe vende te tjera, Asllan Hamza kishte arritur të fshihej në Beograd, ku për një kohë punoi si konduktor autobusi, dhe më vonë si gatues ëmbëlsirash në Prilevicë të Vojvodinës.

Atje do të martohet me një vajzë kroate, me të cilën lindi edhe djalin, Mehmetin. Pas vitit 1974, Asllani do të shpërngulet në vendlindjen e gruas, në Dugarezë afër Zagrebit.

Familja e tij, e mbetur në Kosovë, pas 20 vjetësh (viti ‘65), e zhvendosur në Sherret të Ferizajt, kishte mësuar të vërtetën se ai ishte gjallë. Ai herë pas here kthehej në Ferizaj, i bërë “tebdil”si një mik shtëpie nga Maqedonia, i pahetuar nga askush.

Me të plasur lufta në Kroaci, për Asllan Hamzën më nuk ka lajme. Ai tashmë kishte vdekur në Dugarezë të Kroacisë.

Krejt këtë histori të babait po e mësonte Mehmeti, për here të parë, i kthyer tek rrënjët e ngrohta, të gjakut të vet.

Rinjohja, sikur të ishte ëndërr...

Mehmeti thotë se asnjëherë babai nuk i ka folur për valët e jetës. “Unë jam rritur në një vetmi të madhe. Gjithherë isha i huaj dhe i përbuzur për rrethin. Për faktin se ndaj shqiptarëve përherë është zhvilluar në Jugosllavi një propagandë e keqe”, thotë ai.

“Më kujtohet babai im në Dugarezë, shoqërohej me furrtarë të Hasit. Ishte një Gjon Kajtazi. Kur bisedonin, edhe pse nuk dija shqip, ata më nxirrnin jashtë. Tash po e kuptoj pse”, tregon Mehmet Muhareviq, aktualisht i punësuar në një kompani transportuese në Karlovac të Kroacisë, vend për lirinë e të cilit kishte luftuar si ushtar vullnetar.

Me të përfunduar lufta në Kosovë, një natë vere, Mehmetit i kishte cingërruar telefoni në shtëpi. Një zë nga Zvicra e kishte thirrur. Ishte Nysreti, djali i Qazimit, i cili përmes Kryqit të Kuq, me shumë mundime ia kishte gjetur adresën.

Mehmeti kujtonte t’i kishte treguar babai se në Ferizaj të Kosovës kishte një motër dhe disa nipa. Andaj, e vërteta që mësoi se kishte edhe vëllezër, ishte diçka tepër e veçantë në jetë, që e la pa frymë.

Ndërkohë, ai në aeroportin e Zagrebit kishte njohur Qazimin, vëllanë, që ishte nisur për Dugarezë, përderisa lotët ishin të papërmbajtshëm edhe pranë varrit të babait.

“Isha sikur i humbur, pa njeri timin dhe befas u bëra me vëllezër dhe motra, me 70 të afërm që kishin dalë të më pritnin në Ferizaj. Të gjithë më shikonin dhe më flisnin... m’u bë sikur të isha në ëndërr. Kjo vetëm duhet përjetuar”, shprehet me emocion Mehmet Muhareviq.

Ai kujton se sa herë që Asllani kthehej nga vizitat që sipas tij bënte te motra në Kosovë, mbyllej në një dhomë i vetëm, lëshonte gramafonin dhe dëgjonte pllakat që kishte sjellë me vete. “Ka qenë një Qamil i Vogël që këndonte”, tregon Mehmeti, ndërsa kujton disa nga vargjet e këngës, pa ditur kuptimin e tyre në shqipe: “Krisi pushka te mullini, qyqja motra e Sylejman Brahimit...”


Në anën tjetër, Qazim Hamza i falet Zotit që i dha mundësinë të gjente dhe të njihte vëllanë, Mehmetin.

“Dy vëllezërit tjerë, Zymeri dhe Qamili më kishin vdekur, ashtu si edhe nëna, dhe përnjëherë, gjeta vëllanë. Nuk di si të shprehem...”, thotë Qazimi përderisa fshin lotët.

Edhe pse furtunat e jetës i kanë ndarë me qindra kilometra largësi, ata nuk kalon ditë pa folur në telefon. Çdo pushim vjetor e kalojnë bashkë, si në Ferizaj, ashtu edhe në Dugarezë e Zvicër, ku Qazimi jeton prej shumë vitesh me familje.

Jeta ka ndarje, rinjohje, dhe përjetime tepër të dhembshme.

Fatet ishin të tilla, fatkeqësisht, për shumë shqiptarë të shpërndarë nëpër botë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptySat Jan 01, 2011 7:07 pm

LAJMROHET -USHTRIA CLIRIMTARE E TROJEVE TE EKUPUERA SHQIPTARE.

LAJMIN E JEP GAZETA- NOA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 EmptySat Jan 01, 2011 7:13 pm

O xhemo vetem emrin ja kan nderrue
se pan qe eshte bere bajat me ate te aksh -uksh.
Tashe edhe ,,komandantit"ja kan nderrue emrin se qata jane ,qata qe vjedhen popullin qe 10 vjet dhe vjedhin deri ti fut Policia jone ne byruc keta hajna...

Ma nuk ju beson populli hajnave e dallavergjive ,e shpijunave te serbise.
Tre diten e naten bejne biznes me shkije e kendej na shiten patriota dezertoret e luftes e ishe bashkpunetoret e serbise te cilet edhe sote punojne me ta edhe me sigurimin maqedonas..
patriota me bateri..
Duhet Policia e shqiperise e kosoves eulex ti burgose se boll me rrena e hajni...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 17 ... 26  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: