Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:07 pm

Kumt : Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçaj-t “Transfigurimi i passio-s”



Romani “Passio” i Anton Gojçaj-t

Transfigurimi i passio-s


Prend BUZHALA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:07 pm

Të mos harrojmë: një letërsi e tërë rrëfehet në tipin e passio-s. Passio është edhe rrëfimi funksional, i shpërndërrimit të tensionit jetësor në një tension rrëfimor ekzistencial, një ngjarje e jetuar shpërndërrohet në ngjarje tërheqëse të përjetuar... Është rrëfimi për vuajten, të cilës i jepet kuptim nëpërmes rrëfimit. Passio quhen edhe rrëfimet biblike për vuajtjet e kalvarin e Jezusit, gjithandej janë rrëfimet për vuajtjet e personazhit deri te antiteza kryqëzim/ringjallje, ripërtëritje... Këtë paradigmë të bukur biblike Anton Gojçaj arrin ta funksionalizojë artistikisht nëpërmes ankthit ëndërrues e psikologjik të piktorit mërgimar Jozef Montanaro-s që arrin përsëri të bëhet Zef Gjoni i dikurshëm. J.M Adam (Les Textes: types et prototypes, Paris, 1997) do të theksonte se fenomeni i passio-s i referohet një situate të përgjithshme emocionale: një ndjenjeje të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:07 pm

fuqishme të dimensionit emocional, të zgjuar nga zëri i përvojës, që e nxjerr në pah pasiviteti! Madje, personazhi ka shfaqur dëshirën e tij, të selitur nëpër dekada, që ta harrojë krejtësisht të kaluarën, idenitetin, familjen... Të duket se Jozefi zgjohet nga ky pasivitet shumë dekadash dhe këtu zë fill romani. Emocioni i rikthehet rrëfimit: porse ky emocion është kaq e kaq i kontrollueshëm nga ana e narratorit objektiv të romanit. Nga ana tjetër, passio dhe narratio kundërveprojnë dhe bashkëpunojnë: do të thotë passio (reflektimi, ndërdija, ëndërrimi) dhe narracioni i japin e i marrin njëri-tjetrit. E papritura këtu vjen nga zgjimi i Jozefit për të ndërmarrë një aventurë të kthimit kah vetvetja e për t’u kthyer, së fundmi, në vendlindje: aty ku ai takohet me nënën e tij, martohet, i lind trashëgimtari (shenjë e trashëgimisë etnike të mendësisë shqiptare) dhe jeta vazhdon e ringjallur pas një tragjike të shumëfishtë, të zhvilluar në heshtje.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:08 pm

1.

Jozef Montanaro (Zef Gjoni), piktor vetmitar, i njohur që jeton në Nju Jork, i pamartuar, sheh në ëndërr, që, në prag të festave të ringjalljes së Jezu Krishtit, armiqtë e Malësisë ia vrasin babanë, në përpjekje për t’ia shpëtuar Qengjin Zefit të vogël. Këtu zë fill gjithçka te ky roman. Në "Librin mbi Jobin" thuhet: "Në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre, Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën, për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia, për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.” (JOBI, 33, 15-18). Po e thërrasim në ndihmë edhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:08 pm

Gustavus Hindman Miller-in, i cili në “Leksikonin e ëndrrave - interpretime” thotë: “Nëse e shihni në ëndërr babain tuaj, do të thotë se ju jeni gati të përfshiheni në vështirësi dhe ju duhet një mbrojtës i mençur për të dalë nga ajo situatë.” Sa e sa herë e kemi ndeshur në letërsi projeksionin ideal të ëndrrës, të vegimit a të idealitetit etnik, të identitetit personal e të atij nacional, tek paraqitet si korrektiv i vetëdijes së heroit. Duke qenë studiues i veprës së Anton Harapit (ka botuar studimin “Fakticiteti në letërsi, Proza letrare e Anton Harapit, BUZUKU, Prishtinë 2007), Anton Gojçaj ndjek paradigmën letrare të prozës sonë të traditës. Po te kjo traditë shkrimi do përmendur edhe “Andrrën e jetës” të Ndre Mjedjes. Nga ato anë është Martin Camaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:09 pm

Nga ato anë është edhe autori i romanit “Passio”, Anton Gojçaj, i formuar nga ato tradita letrare, të cilat e shqiptojnë fuqinë e shkrimit si tekst letrar. Ndryshe nuk ke si e kupton atë thukni stili të narracionit. Ëndrra e Zefit është nj’ajo ndërdija e skalitur kolektive te ky personazh; me hallakatjet e polemit të Malësisë nëpër të katër anët e rruzullmit. Ëndrra është trajtë e rrëfimit, por ëndrra është edhe trajtë e dytë e ekzistimit. Nga ëndrra shpërthejnë përvijimet e jetës reale. Pranë e pranë vihen lirikja e dramatikja, plaga e kurbetit me amullinë e ambientit jetësor kundruall romantikës së vazhdimësisë së jetës, lirizmi refleksiv kundruall një narracioni të një shpirti të trazuar. Ëndrra për babën e vrarë, për ta shpëtuar Qengjin, simbol biblik i pafajësisë për mëktatet e botës, simbol i ringjalljes pas martirizimit, zgjon asociaconin e veprës së Harapit për copëtimin e trojeve shqiptare, Malësisë, etnisë më të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:09 pm

pafajshme, që e sakrifikojnë dhe e kryqëzojnë me Anë të copëtimit e dhunës. Kurse qengji këtu thur Arketipin e Ringjalljes në disa nivele: të ringjalljes individuale (ringjallja e familjes), të ringjalles si Zë i Ndërgjegjes (ringjallja e Truallit Etnik) dhe të ringjalljes në shkallë të ndërgjegjes së Kulturës/besimit. Të gjithë këta zëra të brendshëm, përmes një rrëfimi në veten e tretë, i faniten personazhit si rrjedhë e ndërdijes, përmes ëndërrimit e ëndrrës, përmes kujtimeve e përmes teknikës së introspekcionit, tek ky personazh nuk mund të shqitet nga ngjarjet e rënda të së kaluarës, nga koha me peshën e ngjarjeve, me barrën e rëndë të kujtimeve e me barrën e bëmave historike. Transformimet moderne narrative, saktësimi dhe ngjizja e ideve, koherenca e tekstit artistik në rrethana të ndryshme të komunikimit artistik (Dressler), e ka çuar këtë prozë tek funksionet thellësore krijuese të gjuhës e të fiksionit letrar. Të gjitha këto perspektiva narrative, në këtë roman, konvergjojnë njëra me tjerën në mënyrë të habitshme, të magjishme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:09 pm

2.

Të gjitha këto theksime të fillimit na çojnë andej, kah një lexim i mundshëm i romanit “Passio”. Tek e fundit, është thënë që intepretimi i një vepre letrare nuk merr fund asnjëherë, nuk ka lexim përfundimtar a lexim të kryer. Kontekstet e dikurshme të leximit prodhojnë kontekste të reja. Zhak Derrida do të nënvizonte se asnjë kontekst nuk ka se si të mbyllet brenda vetvetes. Hapësirat e veprimit, kronotopi i ëndrrës e i veprimit jetësor, shfaqen e zhdrivillohen që nga Nju Jorku e deri në Malësi. Nga ana tjetër, duke e vënë pranë e pranë pikturën dhe jetën, pikturën dhe artin e fjalës, pikturën dhe etninë... shkrimtari thur ndërlidhje konkrete të ndërkomunikimit estetik, sepse aty ku pena i ligjëron intelektit, aty ngjyra do t’i drejtohej, gjithsesi, ndjesive. Kështu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:09 pm

do të ketë nënvizuar Ben Xhonson, kur fliste për strukturat krahasimtare të letërsisë dhe pikturës. Nararcioni me reminishencat për pikturën, së bashku, do ta krijojnë një shtresë tjetër, të ndërliqshme, të kësaj vepre letrare: atë sintezën në mes Pikturës e Fjalës, të Artit e të Jetës e të Etnisë, të Mitit, të Historisë dhe të Tragjikës. Mandej lëvizin figurat e dhembjes e të harrimit, figurat e vuajtjeve të zgjimit, të cilat shenjojnë akte e shkallë të njohjes e të rinjohjes, të kërkimit e të dhembjes. Shtegtimi, gati si një aventurë shpirti, gjithnjë merr fund me kthimin e personazhit te vetja, te bota e tij e brendshme. Nga kjo hapësirë e brendshme rrezaton një energji e pasionit dhe e gjakimit për t’i arritur kulmet e jetës së ardhur, të bëshme, pra të pjekur. Çlirimin përmes katarzës së Artit, do ta ndiejë si kthim kah vetja, si rilindje e jetës dhe artit... si rilindje e etnisë në trojet e bjerra. Kuvendimi ndërkomunikues në mes artit e jetës, shndërrohet në përgjërim për ta interpretuar artistikisht klithmën e zërit të dikurshëm që e thërret: “Zef ktheu”, ashtu sikundër aty ndërkomunikon edhe ëndrra me pasionin për jetën dhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:09 pm

artin.... si shenjë për të mos e humbur rrugën gjatë aventurave të shpirtit a gjatë odiseiadave të jetës. Nga elegjia jetësore e nga zëri i thellë i ndërdijes, zgjohet thirrja për t’iu kthyer vendlindjes, vetes, identitetit të bjerrur... Ndërthuren situata të heshtjes me ato të ethshme. Aty i lexojmë situatat e ankthit, të ëndrrës kundruall realitetit rrëgjues, të cilin duan ta ringjallin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ EmptySat Aug 21, 2010 11:10 pm

Te hapësira strukturore e tekstit romanor, te hapësira shumëdimensionale e figurës pikturore; te arketipat polisemantikë të ëndrrës dhe ëndërrimit... aty bëhet krejt e afërt njajo prekje e brendshme e qenies së fshehtë estetike të artit dhe njajo frymë ndërkomunikuese e së bukurës. Krijuesi tashmë ka hyrë, kështu, në hapësirat ontike e ekzistencialiste të estetikës. Sipas kësaj estetike vepra artistike është krijim ontik: ajo nuk paraqet e as nuk shenjon asgjë jashtë vetes; ajo (vepra) e paraqet dhe e shenjon vetëm vetveten, dhe, së fundi, ajo është shprehje e përsëritjes së vetë qenies, do të thotë qenka qenie e qeniesuar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





 Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty
MesazhTitulli: Re: Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “    Prend BUZHALA  Romani “Passio” i Anton Gojçajt “ Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prend BUZHALA Romani “Passio” i Anton Gojçajt “
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "TOPOSI ARTISTIK I SHKARPËS " nga Prend Buzhala
» ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."
» ROMANI I NJË SAGE VUAJTJESH FAMILJARE I NEXHMIJE HASANIT
» nje qind vjet vetmi.romani Gabriel. Garsia . Markes
» ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: