Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011   Wed Oct 05, 2011 3:45 pm

Botuar nėn kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastėr Nr. 9 (21)
Viti II i botimit
SHTATOR 2011





Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011   Wed Oct 05, 2011 3:46 pm


“Shqiptarėt vijnė nga njė shtresė e lashtė. Shqiptarėve u ka mbetur pak kohė latente, e cila shpėrthen herė pas here nė njė jetė tė re. Prandaj prej gjithė shkrimtarėve shqiptarė na del pėrpara fytyra e shqiptarit tė pėrjetshėm”
Eqerem Ēabej
Marrė nga “Pėr gjenezėn e literaturės shqiptare”

Flet pėr “Udhėt e Kombit” Yoel Kaplan, Rabini i Parė shqiptar
Nuk ka patur vend tjetėr nė rajon, qė ka ndihmuar sa ju hebrenjtė

Rabini i parė hebre nė his-torinė e Shqipėrisė, Yoel Kaplan I zgjedhur nė kė-tė post prej 6 dhjetorit tė vitit tė kaluar tregon pėrpjekjet e tij pėr tė konsoliduar komunitetin he-bre nė vendin tonė, hapjen e sinagogės sė parė hebreje nė Tiranė dhe angazhimin e tij pėr tė forcuar marrėdhėniet mes Shqipėrisė e Iz raelit. Rabini Kaplan ka bėrė tė di-tur se tashmė shteti shqiptar i ka njohur hebrenjtė si komunitet fetar si dhe faktin se nė Tiranė ka ardh-ur pėr tė qėndruar pėrgjithmonė kė-tu. Pėr kėtė qėllim Krye-Rabini i Izraelit, Yona Metzeger, zhvilloi ta-kime me zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar, Presidentin Topi dhe kryeministrin Berisha.
Yoel Kaplan thotė pėr “Udhėt e Kombit” se ka dėgjuar tė flitet pėr shqiptarėt e pėr kombin tonė shu-mė vite mė pare, si asnjė komb tjetėr nė botė luftoi pėr tė mbrojtur heb-renjtė gjatė Luftės sė Dy-tė Botėrore. Ai veēoi se kjo qė kanė bėrė shqipta-rėt pėr hebre-njtė e nderon kombin, e nderon Shqi-pėrinė dhe nuk mund tė harrohet e aq mė pak tė mohohet. Shumė familje shqiptare sakrifikuan deri dhe jetėn e tyre pėr tė shpėtuar hebrenjtė. “Nuk ka patur vend tjetėr, madje as nė rajon, qė t’i kete ndihmuar mė shumė sesa ju hebrenjtė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore”. Nė Ser-bi, Maqedoni apo nė vende tė tjera tė rajonit janė vrarė hebrej, ndėrsa kėtu, nė Shqipėri jo, u shpreh ai. “BESA”, kodi i nderit pėr shqipta-rėt, iu shpėtoi jetėn mijėra hebrenj-ve qė gjetėn kėtu njė strehė tė si-gurtė, dashuri e pėrkushtim nga tė gjithė, pavarėsisht besimeve tė ty-re fetare. Myslimanėt, ortodokstėt, katolikėt e bektashinjtė, sipas tij, iu hapėn dyert hebrenjve. “Ksha dė-gjuar, por mandej do ta konstatoja edhe vetė personalisht se nė tradi-tėn e shqiptarit ėshtė “BESA”, mbrojtja e miqve”, u shpreh Kaplan..Ai tha se tė presėsh miq kėtu ėshtė diēka e shenjtė, njerėzit kėtu e hapin shtėpinė e tyre pėr miqtė njėsoj si Abrahami, jo vetėm me hebrenjtė por me kėdo.
Kaplan kujton herėn e parė, kur kishte ardhur kėtu vitin e kaluar, kur vendosi bashkė me Sokol Pi-rrėn, tė hapnin sinagogėn e parė hebreje nė Tiranė. Pėrshtypja e pa-rė e tij ka qenė nga tė ndjesia e mikėpritjes sė njerėzve, kudo nė Shqipėri. “Ky ėshtė njė vend me atmosferė tė kėndshme, njerėz tė kėndshėm e tė qeshur qė e duan jetėn, familjen, bujqėsinė, e pėlqej-nė natyrėn. Shqipėria ėshtė njė vend i “na-tyrės” dhe na-tyra ėshtė shumė a-fėr Zotit”, ka vlerė-suar Kaplan. Nė njė tjetėr kėndvėsh-trim, ai e vlerėson Shqipėri-nė si she-mbull pėr tolerancėn dhe bashkėjetesėn feta-re. Duke folur pėr takimin e para pak muajsh me kryeministrin Sali Berisha dhe kur Ministri i Jashtėm i Izraelit, Avigdor Lieberman erdhi kėtu pėr njė vizitė zyrtare, Kaplan tha se I ka mbetur nė vėmendne ky takim pėr pjesėmarrjen e tė gji hė pėrfaqėsuesve tė komunitete-ve fetare: myslimanė, ortodoksė, katolikė e bektashinj. “Ishim tė gji-thė bashkė. Baba Mondi ishte shu-mė i kėndshėm. Sė shpejti do tė shkojmė bashkė dhe tek vendi ku prehet Baba Reshat Bardhi. Me ko-munitetin e bektashinjve kemi ma-rrėdhėnie shumė tė mira”, ka vlerė-suar Yoel Kaplan, Rabini i parė shqiptar.
Fakti qė kėtu ka shumė heb-renj, shumė biznesmenė izraelitė qė po investojnė e tė tjerė qė duan tė investojnė nė Shqipėri, ėshtė nėnvizuar prej tij pėr tė kėrkuar mbėshtetjen e qeverisė shqiptare ndaj tyre. “Kemi shumė pėr tė bėrė kėtu, nuk ėshtė vetėm hapja e sina-gogės, ajo do tė nisė tė punojė. Ne duam qė tė ketė njė varrezė he-breje kėtu, duam qė nė shkolla tė mėsohet gjuha dhe kultura hebre-je, duam qė tė ketė shkėmbime mes nxėnėsve apo studentėve shqiptarė dhe atyre hebrej”, ka shpalosur vizionin e tij pėr perspe-ktivėn e marrėdhėnieve me shqiptarėt. Nė veēanti ka falenderuar So-kol Pirrėn, i cili ėshtė vlerėsuar prej Kaplan si njė nga pikat kryesore tė kontaktit dhe forcimit tė ma-rrėdhėnieve mes dy vendeve. Me kėnaqėsi ai ka konstatuar se sė fundmi komuniteti hebraik nė Shqi-pėri ėshtė njohur nga shteti shqiptar si komunitet fetar, sikundėr ka njohur katėr komunitetet e tjera, atė mysliman, ortodoks, katolik e bektashi. Komuniteti hebraik ėshtė njohur si nga Gjykata ashtu edhe nga Komiteti Shtetėror i Kulteve.
Shqipėria me shtetin e Izraelit po afrohen gjithnjė e mė shumė dhe po i forcojnė marrėdhėniet, ka nėnvizuar Yoel Kaplan. Pėr kėtė ka pėrmendur se pėr herė tė parė nė Shqipėri brenda 6 muajsh, sė bashku me Sokol Pirrėn sjellim nė Shqipėri dy personalitete shumė tė rėndėsishme nga Jeruzalemi. Nė vlerėsimin e tij, ėshtė hera e parė qė dy personalitete kaq tė rėndėsi-shme vizitojnė njė vend brenda njė periudhe kaq tė shkurtėr kohore dhe kjo nuk ndodh shpesh. Muaj mė parė Krye-Rabini, Sholomo A-ma, me gjithė delegacionin e lartė qė e shoqėronte, erdhi nė Shqipėri pėr tė inauguruar pikėrisht hapjen e sinagogės sė parė hebreje nė Ti-ranė, kėtė rradhė, pėrfaqėsuesi mė i lartė i shtetit hebre nė Jeruza-lem, KryeRabini, Yona Metzger vjen nė Shqipėri pėr tė sjellė pėr herė tė parė sefertorėn. Sefertora ėshtė libri i shenjtė hebraik qė vjen pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe do qėndrojė gjithmonė kėtu. Ky ė-shtė njė eveniment shumė i rė-\ndė-sishėm, pra Vitin e Ri qė e festojnė mė 26 shtator. Me Krye-Rabinin dhe delegacionin e lartė fe-tar qė e shoqėron nga Izraeli ka zhvilluar takim me Presidentin e Republikės, Bamir Topi, me krye-ministrin, Sali Berisha, si dhe me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha.
Sė shpejti, me ftesėn e Maren-glen Koēiut, botues dhe drejtor i gazetės “Udhėt e Kombit”, do tė vizitojė Gjirokastrėn Rabini I Ballka-nit, Yoel Kaplan, dhe kryetari I hebrenjve, zoti Sokol Pirra, I zgje dhur dhe I prezantuar nga Jerusalemi si pėrfaqėsus mė I lartė I shte-tit izraelit nė Shqipėri. Njėkohė-sisht, njeriu I Jerusalemit pėr qar-kun e Gjiorkastrės, Marenglen Ko-ēiu, do tė organi-zojė njė takim, njohės dhe pre-zantues tė marrė-dhėnieve historike mes he-brenjve dhe gji-rokastrit-ėve, si dhe me biznesmenėt e ju-gut, pėr fushat e bashkėpunimit dhe zgjerimit tė akti-vitetit tė tyre. Delegacioni I lartė hebraik nė takimet me krerėt e lar-tė tė shtetit e tė qevesiė shqiptare, ofruan Shqipėrisė e veēanėrisht qarkut tė Gjirokastrės njė hapėsirė tė gjerė bashkėpunimi.

Thoma NIKA

Kundėr helenizimit,
pėr njė Kishė
Ortodokse tė pavarur kombėtare

Shkruan At Nikolla Marku

Pėrshėndetje dhe urimet mė tė pėrzemėrta pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen nė tė gjithė bo-tėn.
Kisha e Shėn Marisė me qe-ndėr nė Elbasan, ka qenė dhe do tė jetė udhėrrėfyesja pėr ndėrgje-gjė-simin e shqiptarėve nė kėtė Ballkan politik shumė tė nxehtė, nė kėtė atdhe tė greqizuar pothuaj nė ēdo drejtim plotėsisht.
Tė gjithė shtrojmė pyetjen. A po shkon Ballkani nė rrugėn e pėrcaktimit tė kufijve politik ndėrshtetėro-rė dhe krijimin e shteteve monoet-nike? Sa jemi duke u pėrgatitur ne si shtet e komb shqiptar pėr kėtė moment vendimtar dhe historik?
Ne si komunitet ortodoks nė Elba-san e kemi thėnė nė media dhe nė shtyp gjithmonė qėndrimin tonė tė pastėr shqiptar. Ne do tė vazhdoj-mė ta ngremė zėrin se kemi qenė dhe jemi kundėr helenizimit tė Shqi-pėrisė.
Qėllimi ynė ėshtė tė sqarojmė dhe ndėrgjegjėsojmė bashkėkombėsit tanė shqiptarė duke demaskuar planet dhe politikat qė ka har-tuar kisha ortodokse greke me nė krye Janullatosin, i cili vazhdon pla-net e tij pėr shkombėtarizimin dhe helenizimin qė tė pushtojė dhe glla-bėrojė jugun e atdheut tonė tė shtrenjtė.
Shqipėria, atdheu ynė i halleve tė mėdha, me vuajtje tė pafundme pėr ironi tė fatit pozicionit tė sajė gjeografik dhe shpesh e izoluar, ka qenė pėrherė nė udhėkryqin e qytetėrimeve dhe perandorive tė mėdha.
Nė lashtėsi ajo ėshtė gjendur pėr shekuj me radhė nė kufirin po-litik, ushtarak dhe kulturor ndėr-mjet lindjes dhe perėndimit, nė fil-lim midis perandorisė Romake dhe qytetėrimit grek e mė pas nė mesjetė midis Italisė katolike dhe pera-ndorisė sė poshtme ortodokse. Me vonė nė pushtimin e plotė tė Perandorisė Otomane. Gjendeshim mi-dis Europės kristiane dhe Lindjes islamike. Duke u ndodhur nė kėto pozicione, ndėrhyrjet e politikave tė ndryshme tė huaja kanė patur dhe vazhdojnė tė kenė si qėllim shkombėtarizimin, asimilimin kultu-ror dhe fizik nga elementi autokton shqiptar.
Kėto politika po realizohen gra-dualisht para syve tanė nga banditėt e pushtuesit si Janullatos. Ni-kola Geixhit, Vangjel Dules, Omonias, qeverisė dhe asfalisė Greke duke organizuar koktejle pėr tė pėr-uruar memorial varrezash nė Kėl-cyrė dhe Pėrmet, kushtuar krimi-nelėve, terroristėve pushtues qė dogjėn fshatra tė tėrė dhe vranė popullsinė shqiptare. Ushtarit tė huaj nuk mund t’i ngrihet memorial nė tokėn tonė sepse kjo ėshtė tra-dhti ndaj popullit dhe njė pushtim tė dytė me ushtri tė vdekur. Gjith-ashtu, ne shqiptarėt nuk duhet tė harrojmė apo anashkalojmė katėr shtyllat dhe katėr plagėt e Shqipė-risė tė cilat janė: Malėsia, Kosova, Iliriada dhe Ēamėria. Kėto krahina kanė derdhur gjak pėr liri e bashkim kombėtar pėrball armikut tė pėrbashkėt me dy koka, Greqia dhe Serbia.
Fakti tjetėr ėshtė se duhet tė luftojmė me ēdo mjet tjetėrsimin e ortodoksisė shqiptare tė vėrtet nė atė greke. Ne duhet tė reagojmė kundėr hapjes sė shkollave asimi-luese greke tė ciklit tė ulėt dhe tė lartė pėr fėmijėt shqiptarė sidomos nė jug tė vendit. Tė zėvendėsohet me vendosmėri pastrami i klerit ortodoks nga grekėt me shqiptarė. Ne duhet ta shpallim Janullatosin person tė padėshiruar nė atdheun tonė pėr tė gjitha poshtėrsitė e bėra nė dėm tė interesave kombėtare.
Fakti tjetėr ėshtė se, ne si popull jemi treguar shumė humanė dhe tolerantė duke votuar parti antishqiptare, pėrfaqėsues tė minoriteteve jo ekzistente tė shpikura dhe hibride.
Nga humanizmi ynė nuk duhet tė anashkalojmė popullatėn shqiptare tė Ēamėrisė dhe liderėt e tyre, tė cilėt nuk janė minoritet nė atdheun e tyre. Popullsia shqiptare e Ēamėrisė ka dekada tė tėra qė lufton qė sakrifikon dhe kontribuon nė mbrojtje tė kombit shqiptar dhe begatisė tonė.
Ne si ortodoksė do tė vazhdojmė t’i mbrojmė tė drejtat e tyre pėr rikthim nė pronat e ligjshme dhe nė krahinėn e Ēamėrisė. Pėr ne duhet tė vlejė thėnia dhe shprehja e pashoqe dhe e pavdekshme e paraardhėsve tanė se “feja apo partia pėr shqiptarin duhet tė jetė shqiptaria”.
Babėzia shtazarake dhe interesi pėr t’u pasuruar me ēdo kusht deri dhe duke shkatėrruar kombin duhet tė ndalet dhe tė dėnohet nga organet kompetente tė drejtėsisė.
Ne ortodoksėt i bėjmė thirrje ēdo shqiptari me gjak e zemėr shqiptari, me dinjitet e nder njerėzor dhe kombėtar qė tė zgjohemi nga gjumi i turpshėm i nėnshtrimit, gjumė qė na ėshtė injektuar nga propaganda e huaj dhe politikat e paformuara tė politikanėve tė sotėm.
Tė bashkohemi, mobilizohemi pėr t’i dalė zot atdheut, kombit dhe nderit tonė si i ka hije shqiptarit, me ēdo mjet tė drejtė politik, diplomatik dhe ushtarak.
T’i japim fuqishėm pėrgjigje vendimtare dhe pėrfundimtare sllavo-shovinizmit dhe greko-shovinizmit.
Ne nuk mund tė bėjmė durim dhe sehir, kur konsulli grek Ikonomus guxoi tė thoshte “kurajo, shpresė dhe betejė”.
Ne ortodoksėt shqiptarė i themi konsullit grek se, nėse shteti nė Shqipėri ka vdekur apo ėshtė shitur tek ju ėshtė populli patriot qė nuk vdes dhe nuk shitet kurrė.
Perėndia ėshtė me ne sepse ne jemi nė tė drejtėn tonė.
Jam krenar qė jam biri i kėtij populli dhe do tė mbroj deri nė fund tė jetės origjinėn prej shqiptari, popullin tim si dhe besimin ortodoks tė vėrtet shqiptar.
Zoti bekoftė Shqiptarėt nė Ballkan si dhe ēdo njeri tė mirė tė kėsaj bote!


Frekuentoni Hotel “Castelo” nė Gjirokastėr

Rruga: Shezai Como, Gjirokaster, Shqiperi
Website: www.hotelcastelloal.com
E-mail: hotelcastelloal@live.com
Tel: +355685438888

Na vizitoni ne Facebook:
http://www.facebook.com/pages/Hotel-Castelo-Gjirokaster/147937481884218?sk=info

INTERVISTA JONE
INTERVISTA JONE

Kreu i LZHK-sė Dashamir Shehi, analizon situatėn politike pas pjesėmarrjes nė Parlament tė opozitės

“Politika tė fillojė punėn pėr tre reformat
kryesore”
Kryetari i Lėvizjes pėr Zhvi-llim Kombėtar, Dashamir Shehi apelet e ndėrkombėtarėve pėr zgjidhjen e krizės politike I shikon si shenjė dobėsie pėr politikės shqiptare, pa-si u bėnė shumė vite qė kėrkojmė arbitėr ndėrkombėtar. Zoti Shehi ne kete uinterviste e vė theksin se ėshtė koha pėr tė bėrė tre reformat tė mėdha si reforma elektorale, re-forma kushtetuese dhe reforma pėr administrimin e pushtetit lokal. Ndėrsa nė lidhje me informacionet e VVikileaks ai ka thėnė se: “Unė do ti qėndroj asaj qė tha ambasadori amerikan, qė ēdo njeri nxjerr rezultatin e vetė pėr kėtė punė, pra ēdo njeri krijon opinionin personal. VVikileaks-i ėshtė njė lloj sateliti qė objektet qė deri dje nuk i shihnin njerėzit”
- Zoti Shehi, po vijnė herė pas here apele nga ndėrkombė-tarėt pėr krizėn politike, pak kohė mė parė doli raporti i OS-BE-sė, i cili bėnte thirrje pėr zgji-dhjen e krizės, ndėrkohė qė, er-dhen dy ministrat e Jashtėm grek dhe italian pėr tė ndėrmjetė-suar dialogun mes palėve. Si i shikoni kėto qėndrime tė njėpas-njėshme pėr krizėn nga faktori ndėrkombėtar?
-Unė e gjykoj qė kjo ėshtė she-njė dobėsie e politikės shqiptare, pasi u bėnė shumė vite qė ne kėr-kojmė arbitėr ndėrkombėtar. Edhe prapė shohim njė situatė tė pandryshuar, pasi kontestimet nuk ka-nė tė mbaruar. Sė dyti do tė thoja qė ne si LZHK, gjykojmė qė ėshtė momenti qė brenda kėtyre dy vje-tėve qė kanė mbetur tė bėhen disa reforma pėr tė mirė tė vendit, dhe jo pėr hir tė ndėrkombėtarėve. Po ta shohim tėrė analizat qė bėhet sot pėrkthehet me idenė qė me 12 tetor do bėhet raporti i Shqipėrisė pėr Europėn, nuk e mohojmė qė kjo ka rėndėsinė e vetė, por unė gjykoj qė kanė rėndėsi disa gjėra tė tjera qė janė mė esenciale. Ēfa-rė do bėjmė ne qė Shqipėria me tė vėrtet tė bėhet njė vend i qeverisė sė mirė? Nuk ka rėndėsi qė ma pėl-qejnė apo jo europianėt, se s’ėsh-tė ēudi qė europianėt duke u mėrzi-tur me ne ndonjė ditė tė na pra-nojmė kėshtu siē jemi. Por kjo nuk ėshtė ndonjė vlerė e madh pėr ne. Kėshtu qė, ne duhet tė bindemi qė kėto reforma ne duhet tė bindemi qė ne i bėjmė pėr veten tonė dhe nuk i bėjmė pėr sytė e botės. Unė kam frikė qė edhe po nuk bėmė re-forma ne mund tė na pranojmė nė Europė, por europian s’kemi pėr t’u bėrė ndonjėherė. Prandaj ne si LZHK, e gjykojmė qė ėshtė koha pėr tė bėrė tre reforma tė mėdha.
-Mė konkretisht mund tė na i pėrmendni kėto reforma qė sipas jush janė tė domosdoshme qė tė bėhen?
-Po. Unė mendoj qė duhet fillu-ar nga reforma elektorale, reforma kushtetuese dhe reforma pėr administrimin e pushtetit lokal. Sepse ne si LZHK, kėtė tė fundit e quaj-mė mė tė rėndėsishme, pasi e pa-mė shumė mirė se ēfarė ndodhi me komunat dhe bashkitė, dhe nė ēfarė mėnyre korruptive janė admi-nistruar dhe pamė se si tė korruptuarit mund tė fitojnė. Kėshtu shkur-timisht ne propozojmė kėto tre reforma, tani ėshtė koha e mjaftue-shme pėr tė bėrė kėto qė thashė mė sipėr.
-Me fillimin e sezonit tė ri par-lamentar kemi parė kthimin e o-pozitės nė parlament, e cila ėsh-tė shprehur se do tė bashkėpu-nojė me maxhorancėn. Ju sa ba-shkėpunuese e shihni opozitėn dhe maxhorancėn nė kush-
tet aktuale?
-Unė do tė thoja qė deri tani nuk kemi pasur ndonjė lloj bashkė-punimi, pasi e dimė qė kemi kaluar njė dy vjeēar shumė tė vėshtirė me njė qeverisje relativisht tė dobėt, por dhe me njė opozitė tė dobėt. Pasi e kemi parė vėmendja ka qe-nė e orientuar drejt tematikės elektorale, dhe jo ndaj politikės dhe e-konomisė. Kėshtu qė shpresoj qė tė gjendet njė gjuhė dhe gjuha e pėrbashkėt, ėshtė qė tė bėjė secili pjesėn e vetė, nėse mendojnė se secili po ja kalon fajin palės tjetėr, kjo ėshtė njė periudhė shumė e shkurtėr dhe do i rikthehemi prapė avazit tė vjetėr. Unė shpresoj qė deri nė fund tė shtatorit tė jetė bėrė njė plan veprimi parlamentar. Qė do tė thotė ēfarė komisionesh do merren dhe sa kohė do merren me komisionet zgjedhore?. Kur do tė fillojė njė debat mė i gjerė se parlamentar pėr ēėshtjet kushte-tuese, dhe kur do tė paraqitet pėrpara parlamentit ligji i ri pėr riorga-nizimi e pushteteve lokale? Unė do ta quaj kėtė plan pune si bazėn pėr tė ndėrtuar pastaj njė bashkė-punim reciprok midis palėve. Duke ndėrtuar kėtė, pastaj unė besoj se, do tė kemi mė pak nevojė pėr ece-jaket e tė huajve nė Shqipėri, tė cilėt nuk ėshtė se po luajnė ndonjė rol tė madh pėr mendimin tim.
- Nuk mund tė kalojmė pa u ndalur dhe nė publikimin e informacioneve tė VVikileaks pėr Shqipėrinė, ku kanė dalė nė pah emrat e shumė zyrtarėve. Si i konsideroni kėto informacione?
-Unė do i qėndroj asaj qė tha a-mbasadori amerikan, qė ēdo njėri nxjerr rezultatin e vetė pėr kėtė punė, pra ēdo njeri krijon opinionin personal. VVikileaks-i ėshtė njė lloj sateliti qė objektet qė deri dje nuk i shihnin njerėzit, kėshtu qė ne merremi kot me VVikileaks-in. Ndėrsa nga tė huajt po mėsojmė qė shpeshherė ajo qė thuhet zyrta risht nuk ėshtė e njėjtė me atė qė raportohet nė selitė e veta. Po ash-tu me kėtė duhet tė kuptojmė qė tė huajt punojnė pėr interesat e shtetit tė vetė, jo pėr interesat e Shqipėrisė.
- Sa tė vėrteta janė kėto informacione sipas jush a mund tė merren si tė vėrteta, pasi kemi dėgjuar komente nga mė tė ndry-shmet?
-Dua tė them qė VVkileaks nuk ėshtė se ėshtė nė rolin e prokuro-risė qė dėnon njerėzit, qė i bėn fajtorė, apo nuk i bėn fajtorė, por ama krijon njė opinion, por e dimė qė opinioni ėshtė pėr njerėzit qė kanė arsyetim. Unė gjykoj qė ēdo informacion qė del nė shesh ndih-mon njerėzit qė tė orientohen drejt transparencės, dhe drejt tė vėrte-tės sė vetė. Pasi nė politikė nuk ka njė tė vėrtetė nė politikė, ka disa tė vėrteta dhe ēdo njeri orientohet si-pas bindjeve tė veta. Kėshtu qė u-nė nuk shikoj ndonjė dramė tė ma-dhe se si do tė interpretohet, por ama do ti ndihmojė shqiptarėt qė tė reflektojnė tė jenė mė tė qetė dhe njė pjesė do ti ndihmojė qė tė mos bėhen spiunė ambasadash. Pasi gjysma e politikės ėshtė mbė-shtetur nė spiunllikun qė bėjnė nė ambasada.

Komuniteti hebraik njihet nga shteti shqiptar
Kohet e fundit komuniteti hebraik nė Shqi-pėri ėshtė njohur nga shteti shqiptar si komu-nitet fetar. Kjo njohje eshte zyr-tarizuar me nje vendim te po-saēem te marre nga Gjykata, ashtu edhe nga Komiteti Shtetėror i Kulteve.
Me kete akt zyrtar komunitetit hebarik me banim ne Shqi-peri i behet e njejta njohje dhe merr te njejtin status me katėr komunitetet e tjera: atė mysliman, ortodoks, katolik e bektashi. Komuniteti hebraik ėshtė njohur nga Gjykata e rrethit gjyqsor Tirane, me 6 shtator 2011, si “Shoqata Hebraike Shqiptare Shalom”

Peticion i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar (LZHK) e Qarkut Gjirokastėr, drejtuar
Diplomacisė Botėrore






Ramush Haradinaj, djali dhe vėllai ynė, po futet nė kėngėt e popullit i gjallė pėr atė ē’ka ai i ka dhuruar dhe po i dhuron Kosovės dhe tėrė shqiptarizmės, si njė luftėtar besnik deri nė vdekje i idealeve tė lirisė dhe Bashkimit Kombėtar.
Ai sot po i shėrben Kosovės si burrė shteti. Ai sot meriton pėrkrahjen e miliona shqiptarėve kudo qė janė nė trojet etnike dhe nė botė.
Rrugėtimi i Ramush Haradinaj ėshtė i gjallė drejt kė-ngės sė popullit shqiptar, qė e lindi dhe e rriti me atdhe-dashurinė e tij kombėtare.
Hajradinaj eshte “Qytetar Nderi” i Gjirokastres, per kontribut te ēmuar ne ēeshtjen kombetare shqiptare dhe ne ngritjen e insitucioneve.

Nga Uresa F. Syla

Miq dhe vėllezėr ba-shkėkombas, propozim i peticionit ose referendumi pėr z. Hajredinaj ndaj Diplomacisė Botėrore GJND, duke qenė se eshte njė vepėr e gjallė e histo-risė kombėtare, mbart veprat dhe vlerat e Njeriut tė Demokracisė, duhet sa mė parė tė li-het i lirė nga GJND. Ne do tė bashkohemi dhe do tė protestojmė qė z. Haradinaj tė jetė njė orė e mė parė i lirė pėrfundimisht. Nuk ndėrhyjmė nė drejtėsi, po nėse do tė qe gjallė He-roi ynė Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, ju prapė do ta arrestonit dhe do ta ēonit nė Gjykatė?
Peticioni ynė ėshtė gjithė pėrfshirės pa dallim. U drejtohet gjithė pėrfaqėsive diploma-tike dhe mė gjerė: lironi zotin Haradinaj! Ai ėshtė pjesė e hi-storisė sonė kombėtare, ėshtė vlera, virtyti, demokracia dhe Gjeniu i Kombit tonė. Tė brendshėm dhe tė jashtėm, ora e Zotit Haradinaj nuk ndalon. Ajo troket dhe ju ēdo moment po e bėni Hero Botėror tė Demokracisė. Lirojeni demokracinė Botėrore tė eci e lirė mbi paqe, dashuri dhe vė-llazėri. Ju duhet tė kupto-ni mirė se, nė-se nuk lirohet Njeriu i Historisė sonė, problemet janė mė tė gjera nė tė gjithė Ballkanin. Ju po mbytni lirinė, dinjitetin e demokracisė shqiptare. Apeli ynė ju duket zė i vogėl sot, por do tė vazhdojė. Jemi kėtu pėr t’ju thėnė “STOP” avazeve tė vjetra keqdashėse drejt Kombit tonė shqiptar.
Zoti Haradinaj ėshtė nderi dhe krenaria nė shumė vende, por ėshtė dhe Nderi i Qytetit tė shtrenjtė tė gurtė, qytetit tė Kadaresė, Ēabejt e Gjirokastrės me histori. Gjirokastra: “Lėshoni zotin Haradinaj”. Ai ėshtė padiskutimisht demokracia, liria e Kombit tonė. Liria pėr kėdo ėshtė e shtrenjtė, por ne shqiptarėt e kemi larė me gjak dhe jetė. Ndaj pena shqiptare duhet tė flasė sot.
Thirrja jonė ju zgjoftė! T’ju zgjojė ndjenjėn e paqes, lirisė e dashamirėsisė. Jemi nė pritje. Thirrja jonė u bėhet tė gjithė bashkėkombasve, kudo ku ja-nė: “Bashkohuni me ne. Ju historianė, shkrimtarė, poetė, politikanė, doktorė dhe inxhinie-rė, artistė dhe sportistė, populli ynė i shtrenjtė.
Sot ēėshtja “HARADINAJ” ėshtė numri 1. Zgjidhja e saj kėrkon ndihmėn tonė.


Ribashkimi varet nga vetė shqiptarėt

FAIK KONICA: “Nėse jemi tė bashkuar, e pamundura bėhet e mundur, e nėse jemi tė ndarė, e mundura bėhet e pamundur”.


Qė nė fillim duhet tė sqaroj pse unė pėrdori termin “ribashkim”, e jo “bash-kim”. Nė kėtė rast me fja-ėn bashkim, kuptoj se nuk kemi qenė njė tėrėsi dhe tani dėshiroj-mė t’i bashkohemi dikujt. Ndėrkaq, fjala ribashkim nė vete nėnkupton proces, d.m.th. tregon se dikur ke-mi qenė njė trung dhe me dhunė na kanė shkėputur nga ai, dhe tani kėrkojmė qė pjesa t’i rikthehet tėrė-sisė, pra tė ribashkohen trojet dhe populli i shpėrndarė shqiptar Andaj, lidhur me kėtė ēėshtje tonė madhore gjithėkombėtare, pėr fat tė keq ende tė pa zgjidhur, po e fi-lloj me mendimin e tė madhit, rilindėsit dhe patriotit Faik Konica, i cili thoshte: “Nėse jemi tė bashku-ar, e pamundura bėhet e mundur, e nėse jemi tė ndarė, e mundura bėhet e pamundur”. Deri mė tani, pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sonė gjithėkombėtare, kishim dy nėntor, e unė do tė thoja qė pėr ri-bashkimin kombėtar nevojitet tė ke-mi Nėntorin e tretė, i cili njėherė e pėrgjithmonė do tė zgjidhė ēėshtjen tonė gjithėkombėtare. Pėr nėn-torin e Tretė, tė angazhohen institu-cionet tona shtetėrore si nė Shqi-pėri, ashtu dhe nė Kosovė dhe i gji-thė spektri politik nė tė gjitha trojet etnike shqiptare dhe nė diasporė. Kjo nuk paraqet tabu temė, por rea-litet, dhe, kjo do tė ndodhė njė ditė dhe nė njė kohė tė afėrt, qė varet kryesisht nga ne shqiptarė.
E kaluara historike pėr kombin shqiptar ishte e hidhur dhe tragji-ke. Shqiptarėve iu bėnė padrejtėsi tė mėdha, shtrembėrime historike, aneksime, uzurpimi, spastrime terri-toriale etnike, tė cilat filluan shu-mė herėt, por mė agresive ishin nė Mesjetė, kurse mė brutale e mė barbare ishin ato qė u bėnė nė pje-sėn e dytė tė shekullit XIX dhe gjatė tėrė shekullit XX. Programi nacional sllavo-ortodoks hegjemo-nist dhe antishqiptar filloi qė nga Garashanini mė 1844, vazhdoi me krizėn e Lindjes 1878, me Reformėn kolonizuese agrare tė Jugo-sllavisė sė Versajit 1919-39, me elaboratin famėkeq “Shpėrngulja e shqiptarėve-Iseljavanje arnauta”) tė akademik Vaso Ēubrilloviqit mė 1937 dhe “Zgjidhja e ēėshtjes sė pakicave kombėtare” mė 1944, Marrėveshjes serbo-turke mė 1939 pėr shpėrnguljen e shqiptarėve pėr nė Turqi, duke pėrfshirė Jugoslla-vinė e AVNOJ-it, e cila aneksoi mbi 60,0% tė trojeve dhe populla-tės shqiptare. Shekulli XIX njihet me formimin e kombeve dhe tė shteteve nė baza nacionale, njė komb njė shtet, sipas sė drejtės sė vetėvendosjes, i cili proces i pėrfshiu edhe popujt e Ballkanit, por jo edhe shqiptarėt. Shqiptarėve iu mohua formimi i shtetit tė tyre nė baza nacionale dhe parimit tė vetėvendosjes.
Traktati i Londrės mė 1913 nga trojet etnike shqiptare shkėputi 52 mijė km2. Andaj, nė vend qė tė formohet shteti shqiptar nė baza nacionale, Traktati i Londrės mė 1913 nga trojet etnike shqiptare shkėputi 52 mijė km2, duke bėrė tė mundur formimin e Serbisė sė Madhe, Greqisė sė Madhe dhe Ma-lit tė Zi tė Madh. Ndonėse, me qėllim tė realizimit tė drejtės sė ty-re historike e kombėtare, shqipta-rėt me shekuj pėrmes kryengritje-ve, lidhjeve, kongreseve etj., luftu-an dhe treguan se kurrė nuk e njo-hin Traktatin e Berlinit, tė Londrės, vendimet e Versajės e as tė AVNOJ-it.
Me tė drejtė mund tė konstatohet se ndarja politiko-administra-tive e Ballkanit ėshtė bėrė nė mė-nyrė shumė artificiale. Andaj, ėsh-tė imperativ kohe, qė tė shikohet historia e popujve tė Ballkanit tė bėhet revidimi i kufijve politiko-ad-ministrativ nė baza historike, dhe komponentės kombėtare e kompa-ktėsisė gjeografike.
Kjo nuk duhet tė nėnkuptojė qė ne kėrkojmė territore tė huaja, por nuk pajtohemi qė trojet etnike dhe popullata shqiptare tė mbetet e okupuar nė cilindo vend tjetėr tė Ballkanit.
Rikthimi i trojeve dhe popullatės shqiptare nė trungun e vet ėshtė e drejtė historike dhe kombėtare e jona, dhe ribashkimi kombėtar nuk paraqet tabu temė, por shumė ak-tuale e tė arsyeshme. Andaj, e pa-drejta historike dhe kombėtare, qė u ėshtė bėrė shqiptarėve, dhe pro-blemet aktualisht me tė cilat ballafaqohet populli shqiptar, ėshtė ar-gumenti mė i mirė, qė tregon se ēėshtja shqiptare ende nuk ėshtė zgjidhur.
Siē dihet, nė mesin e popujve tė Ballkanit, ēėshtja shqiptare para-qet problemin mė tė madh dhe plagėn mė tragjike kombėtare, a-ndaj, rishqyrtimi dhe revidimi i ku-fijve administrativ nė vendet ku gjenden shqiptarėt ėshtė imperativ kohe.
Nė kontekst tė kėsaj duhet ce-kur se, ribashkimi kombėtar i shqip-tarėve, nuk anekson toka tė huaja dhe nuk rrezikon asnjė popull tė Ballkanit, por rikthen pjesėn e tro-jeve dhe tė popullatės sė vet tė a-neksuar mė parė nga vendet fqi-nje, nė kufijtė natyror.
Andaj, pa u shėruar kėto plagė shekullore dhe pa iu njohur e drej-ta e vetėvendosjes edhe shqiptarėve, nė kėtė pjesė tė botės nuk mund tė ketė paqe, qetėsi dhe po-puj tė barabartė.
Deri sa nė kohėn e kaluar na i mohuan kėtė tė drejtė, tani nė fillim tė shekullit XXI, ku bota ėshtė vėrshuar me demokraci ėshtė im-perativ kohe qė ēėshtja shqiptare tė shtrohet e tė zgjidhet drejtė e mbėshtetur nė parimin e vetėvendosjes.

MITROVICA, qyteti i pavarėsisė sė munguar

Nga Uresa Syla


Nga Uresa Syla

Nga Uresa F. Syla

Nė trojet tona, qė nga pa-rahistoria, edhe sot, ja-nė vėrejtur dhe vėrehen kryqėzime tė shumė interesave dhe tė pasojave tė re-gjimeve tė perandorive dhe tė shteteve tė ndryshme, duke dashur tė na i gllabėrojnė tokat e be-gatshme (me tė gjitha pasuritė natyrore) dhe tė na i shkatėrrojnė e tjetėrsojnė traditat tona tė shenjta shumėshekullore. Nė kėtė kontekst do parė edhe qyteti i Mitrovice…
Pozita e mirė gjeografike e kėtij qyteti, i shtrirė ndėrmjet tre lumenjve Ibrit. Sitnicės e Lushtes, ka bėrė qė ky territor tė jetė i banuar qė nė parahistori...Mitrovica, bashkė me Vushtrri e rrethinė, dikur ishin vatra dhe shtylla tė forta tė Dardanisė Antike e tė Shqipėrisė Etnike, me rol shumė tė madh nė zhvillimet historike dhe kulturore tė ko- mbit tonė, tė qenies dardane-shqiptare. Ē’ėshtė e vėrteta, me zhvillimin e xehetarisė kėtij territori i shtohet edhe njė component i rėndėsishėm, nė ngritjen nė njė qendėr tė rėndėsishme tė vendba-nimit. Me pasuritė e saj, qė nga koha antike e deri mė sot, kjo pjesė e botės amė ka qenė joshėse gjithnjė e mė shumė pėr qėllime ekonomike.
Zbulimet arkeologjike tė bėra nė ketė territor, lė tė kuptohet se banoret mė tė vjetėr ishin darda-nėt. Me ardhjen e romakėve, pjesa e Mitrovicės do shndėrrohet nė njė vend me rėndėsi pėr pėrpunimin e metaleve. Po fati i Mitrovicės ėshtė njė dhe i pandashėm me fatin e etnisė sonė e tė territorit gjithėkombėtar. Jo vetėm romakėt do kenė parakaluar nė kėtė pjesė. Mitrovica do ketė pė-suar fatin e keq nėn sundimin bullgar, i cili do pasohet nga sundimi i nemanjėve e dhuna e Car Dushanit. Territoret tona do kolonizohen nga ar-dhacakėt sllavė...Tkurret kėshtu qenia jonė kombėtare edhe nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė, e njohur (sot) si Kosovė Veriore. Po Mitrovica nuk do dorė-zohet as mposhtet.
Ne shqiptarėt, qė nuk e kemi nė shpirt sherrin e pushtimeve, as tė grabitjeve, mbase nuk kemi ditur tė gjendemi nė diplomaci, kėshtu qė ajo pjesė e Kosovės, Mitrovica, ka mbetur si mollė sherri e kusuritjes me Serbinė. Ka mbetur si pikė vluese, ku kohė pas kohe kanė lindur probleme dhe tensione, qė kanė shkaktuar habi edhe nė diplomacinė ndėrkombėtare. Atje kanė lodruar, qė nga viti 1999 e lodrojnė edhe sot, banda kriminale tė organizuara dhe tė financuara. Sidomos nė veri tė Mitro-vicės nuk ka funksionuar nė kėtė periudhė (as pas formalizimit tė pavarėsisė) shteti i Kosovės. Nė tė kundėrtėn, janė tėrbuar hordhitė kriminale serbiane dhe ka lulėzuar krimi i organizuar, nė tė gjitha sferat e jetės. Qeveria e Kosovės, mė nė fund bėri hapin vendimtar historik, duke vendosur qė tė zbatojė masa reciprociteti me Serbinė, nė qarkullimin e mallrave e nė kuadėr tė kėsaj, edhe t’i marrė nė kontroll pikat kufitare.
Qyteti i ndarė i Mitovicės, i qete por me tensione...Qe nga 16 shtatori ku autoritetet nderko-mbetare dhe ato vendase kane derguar dogani-erė dhe policė kufitarė te Kosoves ne veri, rruget mbeten te bllokuara ne teresi. Kurse naten degjohen edhe te shtena armesh. Qytetaret shqiptarė qe jetojnė matanė urės dhe nė fshatrat e perziera gjenden ne nje situatė te veshtirė. Ata jetojnė me friken se do te ndodhė ndonje pėrkeqėsim i situa-tes. Keto shqetesime ndihen sidomos ne rajonin e komunes se Zubin Potokut, perkatesisht ne fsha-tin Zupq dhe kushtove te ketoj rajoni. Per shkak te rrugeve te bllokuara, transportimi i doganiereve te policėve kufitarė vendas dhe nderkombetare. per ne piken 1 dhe 31 po behet permes helikoptereve te KFOR-it.
Ne afėrsi te lumit Ibėr hasa nė njė qytetar, tė cilin e pyeta per gjendjen ne veri.
- Si ndiheni ne kete situate per momentin? (kako se oseqate u ovoj situaciju u ovoj momentu?)
Ai u pergjigj:
- Vatani im eshte ku me bjen mua mė mire, nuk me intereson ēka bėjnė, mua me intereson te pu-noj qe te dal nga kjo skamje…( moja domovina je gde je meni bolje briga meni shta oni rade, meni interesuje poslla i kako da zhivim od ove bede )
Me keto fjalė u pergjigjet ky kalimtar i rastit, i cili jeton ne pjesen veriore te Mitrovices, ku ka edhe shume te tjere qe nuk i deshirojnė trazirat ne Mitrovice, por dėshirojnė te jetojne te qete dhe te kene levizje te lire, pa frikė nga askush.
Por fatekeqesisht, keta qytetare mbahen peng i krimineleve serbė, te cilet provokojnė siutata te papra-nueshme edhe per vet serbet e asaj pjese te veriut.

Nė numrin e ardhshėm tė gazetės “Udhėt e Kombit” do tė mund tė lexoni intervistėn ekskluzive me
Liljana Hoxhėn.
Njė rrėfim qė ka nė qendėr
Ēėshtjen kombėtare shqiptare nė trojet shqiptare: Shqipėri, Kosovė, Maqedoni.



Lufta e lazaratasve pėr mbrojtjen e tokave tė jugut tė Shqipėrisė

Fillimi i shekulit XX rriti shpresat e shqiptareve per te krijuar shtetin e tyre. Ne te gjitha krahinat e shqiperise nga Veriu ne Jug u krijuan ceta patriotike, te cilat luf-tonin ushtrite turke dhe nga ana tjeter perpiqeshin te mbronin krahinat nga lakmite e shteteve fqinje. Perandoria turke vazhdonte te shperbehej e nen presionin e shte-teve europiane dhe popujve qe ki-shte pushtuar, filloi te leshonte gra-duaisht pjese te pushtuara te Shqiperise. Ne kete situate serbomalazezet ne veri e greket ne jug sulmuan tokat shqiptare per t’i ane-ksuar ato.
Plaku i mencur Ismail Qemali, duke njohur dobesine e ushtrise turke dhe lakmite e fqinjve ndaj Shqiperise qe ne tetor te vitit 1912 pa mberritur ende ne Vlore, dergoi udhezime ne cetat clirimtare te Ko-soves ne veri dhe ne Laberi ne jug, te shkonin ne mbrojtje te toka-ve shqiptare, qe rrezikoheshin pas largimit te ushtrive turke. Keshtu, cetat e Vlores, Ēamerise e Kurveleshit, me ne krye Selam Musane, Zhulatit, Gjirokastres dhe e Lazara-tit u drejtuan ne rrethinat e Jani-nes duke u perballur me ushtrite greke qe po sulmonin tokat shqiptare. Ne nentor te vitit 1912 ceta e Lazaratit prej 64 vetesh me koma-ndant Fejzo Bashen borizan: Ma-tush Gjinin identedent, Demo Buci artilier, Tafil Proko, Mehmet Trako e Ballem Boci u vendos ne zonen e Bezhanit, ne rrethinat e Jani-nes ne fshatrat Kosmir, Malanas, Moshar. Ka patur tendenca qe luf-ta e cetave shqiptare te viteve 1912-1914 per mbrojtjen e tokave shqiptare te paraqitej si mbrojtje e tokave turke. Por faktet flasin qe shqiptaret nuk shkuan aty per te mbrojtur tokat turke, por per te mbrojtur tokat e atdheut te tyre. Kjo vetedije kombetare e shqipta-reve dhe lazaratasve del qarte dhe ne kengen e asaj kohe, ku thuhet : “Kush luftoi ne Kosmir,/ Fejzua me Dule Idrize /lufte me Jorgo Jezine/ se na kerkon Shqiperine/ kerkon ta beje te tijne/ por shqiptaret s’e line…’’
Ne zonen e Bezhanit se bash-ku me ceten e Lazaratit luftonte dhe ceta e Zhulatit. Lufta e Bezhanit ishte shume e ashper. Zona ku ishin cetat shqiptare bombardohej egersisht nga ushtria greke. Ke-nga thote:
O Bezhan, permbi Janine/ vinin gjylete zinxhire/ treqind topa, nje te shtire/.
Forcat shqiptare, megjithese te veshura keq, me armatim te pa-ket, te paushqyera, luftuan me tri-meri dhe i rezistuan ne menyre he-roike sulmeve greke. Kenga thote: “Janina cerek Stambolli/,dalte e te mbytte gjoli/ tre sahat u mbajt si-nori,/ s’me merr dot junani/ se nuk e le Bezhani/ lufton labi e lufton ēami.
Ceta e Lazaratit, me gjithe vesh-tiresite e medha, sidomos nga mu-ngesa e ushqimit, vazhdoi te luf-tonte e te mos I leshoje pozicionet. Sipas thenieve te nje pjesetari te cetes, Mujo Gjini, shume here luf-tetaret hanin barishte e rrenje pe-mesh, por asnje nuk u largua nga fronti. Kjo lufte vazhdoi nga tetori I 1912 deri ne mars te 1913. Ne ja-nar te vitit 1913 nje pjese e cetes, duke udhetuar drejt fshatit Moshar, u gjend e rrethuar nga forcat gre-ke. Borizani I cetes, Matush Gjini, dha sinjalin e luftes. Lufta ishte shume e ashper, ceta e cau me ve-shtiresi rrethimin, por ne keto perpjekje u vrane edhe 6 luftetare te saj: Mehmet Gaba, Demo Buci, Du-le Idrizi, Selfo Gjyli, Mahmut Malo dhe komandanti trim Fejzo Basha. Shoket e tyre te nesermen sulmu-an forcat greke dhe ua moren ha-kun, kurse djemte e vrare prej te cileve kishin lene ne shtepi nje fosh-nje 5-6 muajshe si: Fejzua, Mehmeti e Demua i perjetesuan me ke-nget qe ka rreth 100 vjet qe ke- ndohen nga Lazarati: “Fshati me urate te madhe/ kete radhe shume qave/ te qaret dere me dere…”
Ushtrite greke, te organizuara e te armatosura, vazhduan te perpa-ronin dhe ne 6 mars 1913 ato pu-shtuan Janinen dhe ju drejtuan Gji-rokastres. Ceta e Lazaratit u terhoq maleve dhe mberriti ne fshat ne mars 1913, duke sjelle me vete edhe mandatin e 7 bijve te fshatit, perfshire edhe luftetarin tjeter Delo Dervishi, I cili u vra ne nje prite. Fshati i qau me ligje luftetaret e tij dhe vazhdon ti kujtoje. Lufta per mbrojtjen e tokave shqiptare vazh-doi edhe ne Cepo, Lopes e Vlore, duke lare me gjak cdo pellembe toke, por aeta 7 djem, si dhe shu-me djem te cetave te tjera te Kurveleshit e te Laberise, qe rane ne Bezhan per mbrojtjen e tokave shqiptare, ishin deshmoret e pare ne themelet e shtetit te ri shqiptar. Prandaj meritojne te kujtohen me respekt nga populli lazaratas ne kete pervjetor te 99-te te renies se tyre.

Stafi dhe Adresa e Gazetės “UDHĖT E KOMBIT”
Drejtor, Botues: Marenglen KOĒIU

Kryeredaktor: Thoma NIKA
Gazetarė:
Kristo STOJA, per qarkun e Gjirokastrės
Abdurrahman SHEHU, pėr arsimin, kulturėn, shkencėn, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, pėr problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, pėr problemet juridike dhe institucionet
Aleksandra PUCI, pėr problemet ekonomike
Jovan TAĒI, konsulent pėr marrėdhėniet kombėtare dhe ndėrkombėtare
Uresa F. SYLA, korrespondente nė Kosovė
E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com
www.bashkimikombetar
Udhet e Kombit Marenglen Kociu
Gjirokaster
Telefon: 068 543 8888


Qendra e Pazarit, Gjirokastėr,
Albania

Shtypur nė shtypshkronjėn “MILOSAO” Sarandė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: