Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prozë popullore nga trevat shqiptare

Shko poshtë 
+5
Ago Muji
Ani
Arta
besa-bese
Sofra
9 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 EmptyMon May 12, 2008 11:07 pm

Njani e kish pas; gruen e keqe(e vet ish kane pak i lanun)dhe shoket e keshillojne me e leshue(divorcu).Mas nji kohe ktij; ju mbushe mendja me i ndegju shoket po paraprakisht dojke me u siguru dhe i pyet kta(shok;t):
-masi ta leshoj gruen cka marr; ne vend t; saj;?
shok;t ju pergjigjen:
-grue-cka ki me marre tjeter!?
A dini cka,ju thot ky:
-grue per grue po e mbaje qete qe e kam!
Me kane qe marr naj send tjeter hajde de...!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 EmptyMon May 12, 2008 11:32 pm

Njoni kahmoti i gjet nji palë brek dhe i veshi nën tirqë (se moti burrat kanë veshë veç tirqë, pa nënveshje) dhe kur i erdhi nevoja, zdeshi tirqit dhe harroi t'i zdeshë edhe brekët edhe pasi kreu nevojen, shikoi poshtë, nuk sheh kurgjo edhe shkoi në shpi i kallxoi të shoqes:
- Sot jam bo profet! - i tha ai, sepse kreva nevojen e nuk pashë asgjo n'tokë! E shoqja i tha:
- Zdeshi tirqit!? Kur i zdeshi tirqit ajo e pa mbrapa dhe i tha:
- O Njeri, ti nuk tek je bo profet, po tek je bo ibret!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 12:33 am

E ki flliqë vetë shpinë tane

{Meshinë ,Gollak]

N'këtë malsinë tonë shumkush e ka lshue shpinë ,e ka lanë shkret e ka shkue n'shehër.E shpija batall po bahet loja e thmive e p'e flliqin e shka s'po bajnë n'ta.
-Kush ma ka flliqë shpinë ?-veti njani qi e kish pa lanë shpinë e vet shkret.
-Tuk se ja ke kthye shpinën shpisë tane ,e ke flliqë vet - i tha ni plak i katunit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 12:42 am

Si fiket njeriu ?

[Leçinë,Drenicë}

Ish kanë ni katunar tu Ramadan Shabani edhe i thotë ;
-Ramadan aga ,gjithë njerzit vinë e t'vesin për t'mirë.Unë due me t'vetë për t'keq.
-Ani - iu përgjegj Ramadan Shabani ,-unë edhe ato i di ,çka do me vetë?
-Deshta me t'vetë qysh fiket njeri ma s'shpejti?
-Po - tha -tri sene e fikin njeriun ma s'shpejti; nguc e mos duro ,rri e mos puno edhe kërko e mos fito.Me qeto të trija fikën e ke n'derë 'i sahat e ma parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 EmptySat Feb 21, 2009 7:17 pm

Histori: «Maqedonia dhe Aleksandri i Madh»


Arritja e fiseve të Europës para se të lindnin detet dhe si erdhën grekët e parë në barka. Pse Leka i Madh ka lindur në Emadhia dhe udhëtimi i tij në Maqedoni.
Pasi ju dhashë trajtimin që historianët e lashtësisë i jepnin Maqedonisë po sjell në vëmendjen tuaj faktin se si e njohin shqiptarët historinë e tyre. Si është transmetuar kjo histori nga brezi në brez nëpërmjet këngëve, gojëdhënave dhe miteve. Më poshtë po sjell bisedën që shkrimtarja amerikane Rose Lain ka bërë me disa malësorë shqiptarë. Kjo bisedë është përfshirë në librin e saj "Majat e Shalës" (Nga Linda).
[Miqtë e ardhur nga Amerika po bisedonin në një dhomë malësie dhe i zoti i shtëpisë po ju tregonte për legjendën e burrit të Malit të Sharrit. Pasi dëgjoi legjendën mikja amerikane ndërhyn]
"Në zhgënjim e sipër, unë fola tepër herët, duke harruar se Rexha ishte përkthyes i shkëlqyer. "Por kjo nuk është shqiptare; kjo është greke", thashë unë. "Tash më kujtohet se e kam lexuar para shumë vjetësh".
"Po, edhe unë", shtoi Aleksa dhe fjalët e saj u puqën me ato të Rexhës, që po i thoshte fjalët e mia duke i kthyer në shqip.
"Po", tha plaku me ironi. "Është këngë greke – është greke aq sa është grek edhe Leka i Madh".
Unë e kisha falenderuar plakun me një fyerje, ngaqë edhe vetë gegët e mbajnë në zemrat e tyre kujtimin se grekët e mbajnë Janinën të pushtuar dhe kujtimi i fshatrave të djegura dhe i shqiptarëve të therur në Epir, nuk ka më shumë se gjashtë vjetë që ka ndodhur. Në një çast shkujdesjeje, unë kisha ngjallur ca nga ato kujtime që djegin në netët e pagjumë. E quaja veten të marrë, sa dëgjoja zërin tim se si përpiqej të varoste atë gabim të pandreqshëm me fjalë të ngutshme. "Ç'është Leka i Madh?"
Francesa dhe Aleksa ishin dhënë pas një çante me artikuj mitologjikë dhe Rexha u përgjigj: "Nuk e di si e quani ju në anglisht, mis Lejn. Leka i Madh ka qenë mbreti ynë para shumë e shumë vjetësh, i cili doli nga malet dhe pushtoi të gjitha qytetet e botës. Ai ishte i biri i mbretit tonë të njëzetë dhe ishte luftëtar i madh. Ma merr mendja se ju me siguri do ta keni njohur me ndonjë emër në anglisht. Ne e quajmë Leka i Madh. Sepse kemi pasur dhe mbretër të tjerë me emrin Lekë".
"Leka i Madh", klithi Francesa, me të dëgjuar këtë emër. "Alexander the Great! (Aleksandri i Madh). Ç'thonë për të?"
Djaloshi në këmishën ushtarake amerikane nuk ia kishte vënë veshin rrëfimit për orën, por dëgjoi menjëherë fjalët e Francesës dhe i keqkuptoi. "Aleksandri grek?", përsëriti a. "Aleksandri nuk ka qenë grek; ka qenë shqiptar":
"Do të thuash se nënën e kishte shqiptare", tha Francesa.
Djaloshi foli me qortim. "Do të thuash se babën jo? Kur ke dëgjuar ti të jetë martuar një mbret shqiptar me një grua të huaj? Shqiptarët martohen me shqiptarë. Kur Filipi i Dytë u martua, ai u martua me një grua prej popullit të vet, siç ka qenë gjithmonë zakoni. A guxojnë grekët të thonë se Filipi ka qenë grek? Po të ishte grek, asnjë i parë i shqiptarëve nuk do t'i jepte bijën për grua. Edhe atëherë ne malësorët i kemi urryer grekët".
"Mirëpo, Filipi i Maqedonisë - ka qenë maqedonas", - mezi fola unë. "A nuk ka qenë maqedonas? Dhe, maqedonasit nuk kanë qenë shqiptarë, apo jo":
"Pyete plakun se ç'di për Lekën e madh Rexhë", tha Francesa. Por, plaku duke thithur qelibarin me gojën e tij të padhëmbë, ende nuk ishte shkoqur nga kënga e burrit të Malit të Sharrit.
"Gjërat që jua tregova i kanë ndodhur një shqiptari të bajrakut të Malit të Sharrit", tha ai. "Këtë këngë e kanë kënduar malësorët që nga ditët kur ka ndodhur e deri te ditët e babait tim. Grekët kanë qenë njerëz të vegjël, kureshtarë, që loznin me letër dhe me shkrola që kur ia behën në brigjet tona me barka, shumë moti - qindra e qindra vjet para se të vinin romakët. Ne u dhamë strehë, i lamë të vinin në brigjet tona, i lamë të vinin nga dete të ftohta, të vendoseshin në tokat tona dhe ata janë mysafirë që vjedhin mikpritësin. Ata kanë vrarë popullin tonë; ata na e kanë marrë Janinën. Le të na i lenë këngët dhe mbretërit tanë të qetë. "Grek!", tha ai duke mërmëritur. "Së shpejti do të na e kërkojnë edhe malin e Shoshit!"
Aq m'u ngjall kureshtja, saqë gishtërinjtë më dridheshin dhe shkronjat më shtrembëroheshin në fletore. Fletorja e pikuar me ngjyrë dhe e përlyer nga shiu, më nxjerr sot përpara si një kristal para një gejzeri figurën e atij burri në muzgun e ngrohtë të shtëpisë së Sadri Llukës. Rrëketë e shiut mbi çati, aromën e kafesë dhe të tymit të duhanit, fëshfërimën e butë të opingave që çapitnin nëpër korridorin e gjatë të njerëzve që rrëfeheshin më gjunjë para atë Marjanit.
"Grekët kanë ardhur në brigjet tuaja?, thumbisa unë plakun. "Por, në libra shkruan se ata kanë ardhur prej tokave të ujitura nga Danubi, nga lumi që rrjedh nëpër Beligrad në Detin e Zi. Shkruan se ata kanë ardhur nëpër Ballkan për të ndërtuar qytetet e tyre të mëdha dhe të bukura në brigjet e Egjeut. Dhe, kund nuk shkruan për shqiptarët. Prej nga kanë ardhur shqiptarët?"
Këto fjalë shkaktuan një ndjenjë sensacioni. Sy të shkruar e të kaltër u ngulitën mbi mua në habi. Një meso burrë, që kishte ardhur nga dhoma e rrëfimit dhe kishte varur pushkën bashkë me të tjerat pranë oxhakut dhe po mbështillte një cigare u ndal me cigaren gjysmë të mbushur dhe ma nguliti shikimin. "Nuk shkruan se prej nga kanë ardhur shqiptarët?", pyeti ai me një zë mosbesues. "Po, me siguri e tërë bota e di se prej nga kanë ardhur shqiptarët".
E sigurova se shkruante vetëm se grekët, kur erdhën, gjetën këtu ca fise të egra, origjina e të cilave nuk dihej. Por, mendohej se këto fise ishin popuj të vjetër të Europës, që ishin zhdukur kur arritën popujt e sotshëm. Unë u ndala për të mos iu bërë të njohur migrimet e arianëve nga India, që ishin shuar, thashë unë, kur qytetërimet e sotshme lindën në botë. Dhe, i pari i këtyre qytetërimeve ishte ai grek.
I porsaardhuri mbaroi cigaren mendueshëm, e vuri në kamish, e ndezi me një gacë dhe përmbylli fjalët e tij me një proverb shqiptar. "Është shumë e vërtetë", tha ai, "se vetëm luga e di se ç'ka ka vegshi"!
"Dhe, kur e kam fjalën te greku", tha një kryepar tjetër, "të mos harrojmë ç'kanë thënë të parët: Lisi i tha sëpatës, "pse më pret, kur s'të kam bërë gjë". Dhe, sëpata ia priti, "ti vetë më ke dhënë bishtin".
Plakut i kishte kaluar hidhërimi. Ai tani na shihte me keqardhje, si dikë që e kishin fyer nga padija. "Nëse zonjat amerikane duan të dinë se ç'na kanë thënë të parët tanë, që e kanë mësuar nga etërit e tyre dhe ata nga gjyshërit, do të flas", tha ai. Këto të gjitha janë shumë të moçme dhe asnjë nuk shkruhet në libër, ndaj janë të vërteta. Unë jam plak dhe kam parë se kur burrat zbresin në qytet për të mësuar se ç'ka në libra, ata kthehen me përbuzje për urtësinë e etërve të tyre dhe, duke harruar çdo gjë, flasin marrëzira, fjalët që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por gjërat që një njeri i di, ngaqë i ka parë vetë, gjërat për të cilat ai mendon kur gjendet në udhë dhe kur rri ulur pranë zjarrit, ato gjëra janë të shëndosha. Pastaj, kur njeriu është i vetmuar, ai u gjen fjalë atyre gjërave e fjalët bëhen këngë dhe kënga mbetet ashtu siç është, në kujtesën e atyre që dëgjojnë. Si kënga e burrit të Malit të Sharrit. Ndaj, këto gjëra në këngët tona janë të sakta, se unë di shumë këngë për shumë gjëra, por nuk ka këngë që thotë se kënga tjetër është rrenë.
"Tashti gjithmonë thuhet në këngët tona se shqiptarët kanë ardhur shumë kohë më parë nga lindja, nga një vend i dendur përtej maleve të lindjes. Atëherë Deti i Zi nuk ka pasur ujë. Njerëzit kaluan male e fusha në shumë fise. Ishte vend me shumë kafshë, të shijshme për t'i ngrënë pas therjes. Këta popuj, atëbotë nuk janë quajtur shqiptarë, por secili fis kishte emrin e vet, emrin e të parit të vet. Këta popuj, që ishin stërgjyshërit tanë, zunë tërë vendin nga lumi në veri, që kalon sot nëpër Beligrad, e deri te fushat në jug që sot janë det.
"Nuk e di se sa kohë jetuan atje para se fushat të bëheshin det. Ra një shi që ishte si shiu që po bie sot, dhe erdhi një ujë që doli nga toka. Kështu u bënë dete, në lindje, perëndim dhe jug, dhe shumë fise, shumë fise të mëdha, u mbytën në to. Këtë ma ka treguar gjyshi dhe ai më ka thënë se gjyshi i tij i kishte treguar se kishte qenë një këngë me emrat e të gjitha fiseve të humbura, një këngë vajtim për ato fise, që i kishte ngrënë deti. Por gjyshi i gjyshit nuk e kishte dëgjuar atë këngë. Këngë të reja dalin çdo ditë, kurse të vjetrat harrohen dhe ne kemi vuajtur shumë që kur këto fise të harruara kanë pushuar së jetuari.
"Por, një gjë duhet ta kuptoni. Grekët erdhën pasi erdhën detet. Ata erdhën në barka nga përtej deti dhe ata ishin njerëz të çuditshëm, që kurrë nuk i kishim parë, që flisnin një gjuhë të huaj. Barkat e tyre arritën në jug dhe etërit tanë nuk kishin parë ndonjëherë barka. Kështu erdhën grekët. Ata vinin e vinin dhe u ndalën e bënë qytete. Etërit e shqiptarëve qëndronin në male dhe i vështronin, zbrisnin e u jepnin dhurata. Ne nuk i vramë, dhe mund ta bënim këtë, ngaqë ishin të paktë dhe të dobët, dhe atëherë nuk kishte Fuqi të Madhe.
"Grekët gjithmonë kanë qenë popull i butë. Pos një fisi të tyre emri i të cilit nuk më kujtohet. Nuk kishte fis me luftëtarë të zotë. Por shumica e grekëve ishin njerëz të rrafshit. Që nga e para, ata kishin dëshirë të uleshin e të mendonin, të flisnin dhe të shkruanin dhe t'ia lexonin njëri-tjetrit atë që kishin shkruar. Kjo ishte kënaqësia e tyre.
"Për këtë arsye, të gjithë malësorët që ua donte qejfi të kënaqeshin si ata, zbrisnin në qytetet e tyre dhe mësonin nga grekët si të shkruanin dhe pasi të kishin mësuar, qëndronin atje, shkruanin e lexonin atë që kishin shkruar dhe kështu u kalonin ditët dhe për ta nuk këndoheshin këngë. Por grekët nuk dilnin në male. Kur, më në fund, malësorët vajtën në Greqi te mbreti i tyre, atëherë nuk pati më Greqi. Dhe, sot e kësaj dite nuk do të kishte pasur Greqi, po të mos ishin të Pesë Krajlat që ua dhanë dorën në Ballkan".
Plaku nuk foli pa ndërprerje. Kishte pëshpëritje dhe ndihmë nga dëgjuesit e tjerë dhe aty - këtu ndonjë pyetje nga ne. Dhe ne na u desh ta kthenim te Leka i Madh, ngaqë politika e kohës së tij ishte më e freskët në kokën e tij dhe më ngacmuese për ndjenjat.
"Leka i Madh nuk ka qenë njeri i mençur si i ati, por ai ka qenë kryepar dhe luftëtar e prijës i luftëtarëve të mëdhenj", tha ai. "Para të atit, ka pasur njëzet e një mbretër, që ishin mbretër të të gjitha fiseve prej Detit të Zi e deri në Adriatik, në veri të fiseve të grekëve. Fisi ishte bërë nga Karana, që ishte kryepar i huaj nga brigjet lindore të Detit të Zi. Ai kapërceu detin, bëri një mbretëri të bashkuar dhe kryeqyteti i saj ishte qyteti i Emadhisë. Pas tij, erdhën këta mbretër: Cenua, Trimi, Perdika, Argua, Filipi, Ajeropi, dhe Ajeropi ishte mbreti i parë, familja e të cilit ishte nga gjaku i pastër i të parëve tanë, që erdhën të parët nga lindja. Pas tij erdhën këta mbretër: Alqeti, i biri i Ajeropit; Arminti, i biri i Alqetit, që ishte aleat i Dariut, mbretit të Persisë. Pastaj, Leka, i biri i Amintit; Perdika i Dytë, i biri i djalit të Perdikës, Arqelloja, i biri i Lekës; Oresti, i biri i Perdikës së Dytë; Arqeloja i Dytë, i biri i Arqellos; Arminti i Dytë, i biri i Arqellos së Dytë; Pafsania që ishte i huaj; Arminti i Tretë, i biri i Armintit të Dytë; Leka i dytë, i biri i Armintit të Tretë; Ptolemeun, që ishte i huaj; Perdika i Tretë i shtëpisë së Perdikës; Arminti i Katërt, i biri i Lekës së Dytë; Filipi i Dytë i biri i Lekës së Dytë dhe Leka i Madh, i biri i Filipit të Dytë. Pas Lekës së Madh erdhi Filipi i Tretë…"
Por këtu ndërpritet gjenealogjia, ngaqë ne donim të dëgjonim më shumë për Lekën e Madh dhe nuk iu kthyem më rrëfimit për trashëgimtarët e tij.
"Leka i Madh ka qenë i lindur në Emadhi në Mat", foli plaku, i ndërprerë nga tri klithma të vogla galdimi.
"Aleksandri i Madh i lindur në Shqipëri!", bërtitëm ne.
"Po, shkruan se ai ka lindur në Maqedoni!"
"Ka pasur atë kohë dy kryeqytete të mbretërisë së bashkuar", tha plaku. "Ka qenë Pela, mes Selanikut dhe Manastirit dhe Emadhia, kryeqyteti i vjetër, që shtrihej në luginën që tani quhej Mati. Në Pela dhe Emadhia, Filipi i Dytë kishte shtëpi të mëdha dhe rrinte herë në Pela, herë në Emadhia. Filipi i Dytë kishte hall me të shoqen, sepse asaj i pëlqente Emadhia dhe nuk vente me të në Pela. Ajo, ç'është e vërteta, shkonte, por nuk i pëlqente. Dhe, belaja kishte plasur për shkak të një gruaje greke të Pelas. Nuk më kujtohet kënga, por ma merr mendja se ky ishte një trillim dhe marrëzi, ngaqë Filipi i Dytë ka qenë burrë i mirë dhe mbret i urtë. Por, e vërteta është se, para se të lindte Leka i Madh, e ëma iku nga Pela dhe u kthye në qytetin e Emadhisë dhe Leka i Madh u lind në Emadhia, ku jetoi derisa la djepin. Ai i hipi kalit për herë të parë kur vajti në Pela, kurse Filipi i Dytë doli nga Pela për ta pritur dhe ndodhi që pikërisht nga kali Leka i Madh e pa për herë të parë të atin.
"Dhe, thuhet se, kur Leka i Madh vajti me kalë nga Emadhia, me të ëmën dhe me shumë krerë të malësorëve, ata kaluan nëpër fushën e Bulqizës, ku ka plot burime me ujëra të çuditshme dhe se kur po kalonin nëpër pyll, atë botë kishte një pyll të madh në Bulqizë, ku sot gjenden arat me grurë. Ata u ndalën të pushonin pranë njërit prej këtyre burimeve, në një vend ku shkëmbinjtë janë të vendosur rend e rend. Atje ata dëgjuan një zë këndimi në një gjuhë të huaj, por fundin e këngës e kuptonin dhe fundi i këngës thoshte, "Rroftë Leka, i biri i Filipit të Dytë, Leka i Madh, mbret i botërave!"1
"Filipi i Dytë ishte shumë krenar me të birin dhe krenaria e bëri të bënte gabimin më të madh që mund të bëjë një mbret i mirë dhe i urtë. Ai tha se do ta bënte Lekën e Madh mbret të botës dhe kjo ishte gjë e mirë, por ai mendonte se të ishte mbret i botës ai, duhej të ishte më i ditur se ai vetë. Ndërsa të gjithë pleqtë, që e dinë ç'është bota, e dinë se të jesh i fortë dhe i paepur, do të thotë të jesh i fuqishëm dhe të jesh i mësuar, do të thotë të jesh në ëndrra dhe i pavendosur. Në krenarinë dhe verbërinë e tij, Filipi i Dytë dërgoi në Greqi që të merrnin një shqiptar që kishte mësuar veset e grekëve dhe atij njeriu ai ia besoi të birin që t'i mësonte librat".
"Vërtet, ç'është shumë, është shumë!", tha Aleksa "Aristoteli shqiptar?"
"Po", vazhdoi plaku, duke hequr qelibarin nga buzët dhe duke u përgjigjur i qetë me të dëgjuar këtë emër, "ai quhej Aristotel dhe vinte nga një familje e fisit të Ajeropit, i ati i të cilit kishte vajtur në një fshat në Maqedoni dhe atje u bë tregtar. Pasi që ishte i pasur, ai dërgoi të birin, që i pëlqente më shumë mendimi se veprimi, që të mësonte mënyrat greke të të menduarit. Dhe, ishte ky njeri që u soll nga Filipi i Dytë për t'ia mësuar të birin, ndonëse kishte shumë krerë të malësorëve që do të mund ta mësonin atë se si të bëhet burrë dhe prijës i burrave.
"Ishte si ishte Leka i Madh u bë mbret i botës. A shkruan kështu në libra? Po? A shkruan gjithashtu se ai u bë mbret i botës nga krerët e malësorëve që e donin të atin e tij dhe se Leka i Madh nuk qe burrë as prijës i burrave? A shkruan se kur malësorët u kthyen në vendet e tyre pasi shoqëruan Lekën e Madh deri në fund të botës, kënduan një këngë që thoshte se ishte gjë e mirë që sytë e Filipit të Dytë ishin mbyllur përjetë, që të mos mund të derdhnin lot turpi për të birin? A shkruan se ky dënim iu bë shqiptarëve nga një njeri që kishte zbritur në qytete për të mësuar nga grekët si të urrente popullin e vet?"



vazhdon....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 EmptySat Feb 21, 2009 7:22 pm

...vazhdimi.



"Jo", thashë unë, "nuk shkruan pikërisht ashtu".
Por, pasuan kundërshtime nga disa që, si shqiptarë, ishin krenarë me Lekën e Madh dhe që ia shihnin për të madhe për këtë sulm ndaj mbretit të tyre më të njohur dhe kundërshtime të të tjerëve, që i jepnin të drejtë plakut, por që të gjithë heshtën posa hyri Atë Marjani, fytyra e zbehtë dhe e përcëlluar dhe zëri i butë i të cilit na kthyen në të tashmen.
Atij iu dha vendi i nderit … unë e pyeta se, a ishte Aristoteli shqiptar? Po, tha ai. Atëherë e pyeta atë për migrimin e shqiptarëve të parë dhe ardhjen e grekëve në barka dhe ai tha se mendonte se të gjitha këto ishin të vërteta. Është e çuditshme, thashë unë, se historianët e Perëndimit, studiuesit e Greqisë në universitete, kanë mundur të gabojnë kaq shumë. Atë Marjani buzëqeshi.
"Të gjitha ato gjëra të moçme janë të diskutueshme", tha ai, "dhe nuk duhet harruar se grekët dhe shqiptarët e helenizuar i kanë shkruar të gjitha shënimet. Ne shqiptarët nuk u kemi dhënë material studiuesve. Pos kësaj s'është e çuditshme pse ata mund të gabojnë për jetën e njerëzve që kanë vdekur tridhjetë shekuj më parë, kur ata gabojnë edhe për vetë kohën e tyre? Në të njëjtët libra, ku thuhet se grekët kanë qenë barinj nga Danubi, ju mund të lexoni se shqiptarët e sotshëm janë muhamedanë, banditë, apo që të dyjat".
Kjo ishte aq e vërtetë, saqë m' u mbyll goja … At Marjani foli për parëndësinë e lavdive dhe marrëzive të kaluara, për agimin e ri të lirisë për Shqipërinë, që sillte përgjegjësi dhe detyra, dhe për rëndësinë e gjërave të përjetshme, të së mirës, forcës dhe guximit, që Zoti u kishte dhënë njerëzve për t'i përdorur. Sepse, tha ai, thika në këllëfin e vet nuk pret gjethe për t'i ushqyer kopetë dhe mirësia e njeriut, kur nuk shfrytëzohet për ata që e rrethojnë, bëhet si një thikë e ndryshkur, që nuk i duhet kujt.
1. Këtë tregim e dëgjova në Thethin e Epërm, në pranverë të vitit 1921. Në verën e vitit 1922, vizitova Matin, e shoqëruar nga Annette Marquis dhe Rrok Perolli. Mati është një rrafshnaltë e plleshme e mbrojtur nga varg malesh pothuajse të pakalueshme. Kurrë nuk është pushtuar nga ushtri të huaja, ndonëse e kanë sulmuar romakët, turqit dhe serbët; në vitet 1920 dhe 1921 burrat e Matit i mbrojtën me sukses tokat e tyre me pushkë kundër artilerisë serbe. Kryeministri i tashëm i Republikës Shqiptare, Ahmet bej Mati (apo Ahmet Zogu, siç dëshiron ai ta quajnë, që nga heqja e titujve në Shqipëri) është i pari i një familjeje që ka sunduar Matin që nga koha e lirisë çerek-shekullore të Skënderbeut, në shekullin e pesëmbëdhjetë.
Ne qemë të huajt e parë që hymë në Mat. Gjetëm vendin, popullin dhe zakonet krejtësisht të ndryshme nga ato të fiseve të Dukagjinit, që kemi përshkruar në këtë libër, pos mikpritjes së pandryshueshme shqiptare. Vizituam Bulqizën, tmerrësisht të shkatërruar nga serbët pushtues më 1920 e 1921 dhe i bëmë një qark qytetit të Dibrës, që iu mor Shqipërisë me vijën kufitare të vitit 1913, siç nxirret me thikë sythi i një patateje. Komisioni i kufirit shqiptar i Lidhjes së Kombeve atë kohë rrinte në Shkodër dhe është për të ardhur keq pse nganjëherë komisionet nuk bëjnë udhëtime përgjatë kufijve që i kanë bërë vetë.
Për t'iu kthyer rrëfimit për Lekën e Madh, ne pimë ujin e shijshëm të burimeve të shumta erërendëse të Bulqizës dhe drekuam në "vendin ku ka shkëmbinj të vendosur rend e rend". Këta shkëmbinj u ngjajnë atyre të Karnakut dhe të Stounhenxhit, ndonëse shumë më të vegjël dhe mund të jenë relike të njerëzve që kanë jetuar aty para arritjes së shqiptarëve, apo mund të jenë rastësi të çuditshme të formimit gjeologjik.
Në vendin e qytetit Emadhia hasëm në gjurmë që na u dukën me siguri të mbetura nga puna e dorës së njeriut. Ato shtrihen në krye të një fushe në një hapësirë të rrafshët trekëndëshe, të formuar nga vargu i maleve puçëse, një ditë udhë nga Kruja, kështjella madhështore e shekullit të pesëmbëdhjetë, ndërtuar nga Skënderbeu. Një anë e kësaj hapësire trekëndëshe është shtrat i një lumi të vogël, që rrjedh kundruall rrëzës së maleve, në anën e kundërt, një kanal prej guri sjell ujin nga një burim disa milje larg burimit prej të cilit njerëzit ende furnizohen me ujë të pijshëm. Fshati i sotshëm gjendet në shpatin e malit mbi vendin ku ka qenë qyteti. Fshatarët thonë se kanali është ndërtuar nga Filipi i Dytë.
Nga vetë Emadhia nuk ka mbetur gjë pos një mostre qyteti e tërhequr mbi një bokërrinë me rende gurësh. Këto rende janë mjaft të rregullta, katër deri në gjashtë këmbë të gjera dhe dy deri në tri këmbë të larta; ato përbëjnë katrorë dhe zgjatime, të vendosura në radhë të shtrembër, si plane të shtëpive dhe të oborreve të bëra sipas rrugëve lakore. Gurët, ndonëse të prishur nga koha dhe të thyer, janë rëndom kube të mprehta dhe të zeza, derisa gurët e shtratit të lumit janë furë gëlqerorë të bardhë dhe të përhimë. Për fat të keq, asnjëri prej nesh nuk kishte njohuri arkeologjike, por observimet tona të paushtruara na bindën se aty, pa dyshim, kishte ekzistuar një qytet në një kohë shumë të hershme dhe ne besonim se shihnim majat e mureve që ishin varrosur aty nga shekuj erozioni dhe malesh të afërta. Fshatarët e anës së Matit bënin fjalë lirshëm për "qytetin e moçëm të Emadhisë" dhe "vendlindjen e Lekës së Madh".



(Rose Wilder Lane "Majat e Shalës", faqe138-146.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Feb 23, 2009 10:12 am

Liqeni i Ohrit kjo perlë e natyrës

Liqeni, pasuria më e madhe që natyra u ka falur njerëzve të kësaj ane



Në vitin 1980, nga UNESKO, është shpallur si vend i trashëgimisë kulturore botërore


Liqeni nga më të bukurit në botë është krenaria e tyre ,por edhe burim i të ardhurave materiale për një pjesë të mire të qytetarëve. Krahas bukurisë së rrallë, florës dhe faunës së pasur, këtë liqe e karakterizojnë edhe disa fshehtësi që janë komentuar dhe komentohen nga adhuruesit e tij.



Nga Femi ARIFI

Të shumta janë gojëdhënat dhe legjendat që lidhen me liqenin e vjetër dhe të bukur. Ato flasin për lidhjen e ngushtë dhe dashurinë që kanë njerëzit e kësaj ane për këtë perlë të natyrës. Por sipas tyre edhe liqeni mban qëndrimin e duhur ndaj këtyre njerëzve. Dhe ky pretendim mbështetet mbi legjendat që të cilat janë përcjellur dhe janë trashëguar deri në ditët e sotme.

Skenderbeu dhe liqeni

“Gjergj Kastrioti Skenderbeu i lodhur nga beteja e ashpër që kishte zhvilluar me ushtrinë otomane kishte urdhëruar ushtrinë e tij që të ]lodhet në bregun e liqenit. Nga lodhja atë e kishte zërë gjumi,por ]e do kur pengesë për gjumë të rehatshëm I ishte bërë zhurma e bretkosave të këtij liqeni. Legjenda thotë se Skënderbeu i mallkoi bretkosat dhe liqeni mbeti pa bretkosate tij, kurse Skënderbeu dhe ushtria e tij vunë gjumë në sy dhe u çlodhën”. E njohur, ndërkaq është edhe legjenda për dy vëllezërit që kanë jetuar në gjirin e Zaumit. Njëri prej tyre ka pasur shumë dele e tjetri një kec. Një natë ata janë grindur midis veti për kullosat. Vëllai i deleve është kacafytur me atë të kecit duke i thënë se për shkak të kecit të tij delet nuk kanë për të kullotur Dy vëllezërit janë zënë keq saqë janë përgjakur. Sipas gojëdhënës për shkak të kësaj ngjarje "një mjegull e madhe është ngritur nga mali Gjalicë në drejtim të liqenit dhe kanë fryrë erëra të forta,ndërsa dëshmitar I kësaj rrëmuje të krijuar është Shkëmbi i Kuq, në të cilin edhe sot shihen gjurmë të kuqe dhe të bardha nga qumështi i derdhur dhe gjaku i vëllezërve". Mbi këtë legjendë mbështetet edhe sot e kësaj dite besimi për ekzistimin e të ashtuquajturit “Trekëndëshi I dreqit”, I cili nga peshkatarët e këtushëm quhet edhe trekëndëshi I vdekjes. Dhe quhet I tillë sepse shpesh papritmas aty paraqiten dallgë të forta, të larta, të cilat përbijnë gjithçka që u del përpara. Ky trekëndësh ndodhet 50 metra larg bregut të liqenit në mes kishës Shën Zaum, dhe fshatit Tërpejcë,ku liqeni arrin thellësinë maksimale prej 288 metrash. Në “Trekëndëshin e dreqit” uji ka përbirë disa peshkatarë, ndërsa disa të tjerë mezi kanë shpëtuar.

Muze fosilesh të gjalla

Liqeni i Ohrit është i pasur me specie të ndryshme të botës bimore dhe shtazore. Edhe pse po bëhen përpjekje për ta ruajtur florën dhe faunën e këtij liqeni shumë specie të tij rrezikojnë të zhduken. Në radhë të parë kjo ndodh për shkak të ndotjes së Liqenit, si dhe për faktin tjetër që në të peshkohet në mënyrë të pakontrolluar. Sidomos është shqetësuese gjendja ma ngjalat që janë një nga speciet endemike më karakteristike të liqenit të Ohrit. Këto banore të vjetra të Liqenit të Ohrit dita ditës po mbesin më pak në numër për shkak të specifikës së shumimit të tyre. Kështu, shkencëtarët theksojnë se karakteristikë e ve]antë e tyre është shumimi. Ato shumohen në detin Sargas, në Amerikën Jugore. Në fakt ngjalat nga Liqeni, në kohën kur duhet të shumohen ndjekin rrugën e rrymave të ngrohta. Ato nëpërmjet të Drinit të Zi kalojnë në Detin Adriatik, pastaj në Detin Mesdhe. Nëpër ngushticën e Gjiblartarit ngjalat kalojnë në Oqeanin Atlantik dhe më pas në detin Sargas, ku shumohen. Dhe gjëja më interesante për këtë gjallesë është fakti që ngjalat e reja përsëri nisen nga deti Sargas dhe ndjekin të njëjtën rrugë për të ardhur në vendin e Origjinës së tyre, në Liqenin e Ohrit. Interesant, ndërkaq është edhe fakti që ngjala e Liqenit të Ohrit, është e vetmja që mund të përballojë jetesën edhe në ujërat e ëmbël dhe të njelmët. Rrugëtimi i gjatë, detrave dhe oqeaneve është përcaktues për ekzistencën e kësaj specie interesante të Liqenit të Ohrit. Dhe pikërisht pengesat që u dalin kohëve të fundit ngjalave në këtë rrugëtim ndikojnë në pakësimin e numrit të tyre, ndërsa ekspertët thonë se ato mund të sjellin edhe deri tek zhdukja e kësaj specie të rrallë. Pengesa më të mëdha në këtë drejtim, janë pendat e hidrocentraleve që janë ndërtuar në rrjedhën e lumit Dri, nëpër të cilin kalon ngjala. Krahas ngjalës, specie interesante dhe specifike që jeton në Liqenin e Ohrit është Trofta karakteristike e këtij Liqeni, që është e vetmja e këtij lloji në të gjithë rruzullin tokësor. Edhe kjo specie rrezikon ekzistencën e vet për shkak të peshkimit të kontrolluar në të dy anët e kufirit të Liqenit të Ohrit, edhe përkundër faktit që Liqeni si pasuri e veçantë natyrore është mbrojtur nga UNESKO. Unesko ka propozuar moratorium për peshkim në liqenin e Ohrit, thonë specialistët, me qëllim të ruajtjes së florës dhe faunës së tij. Shkencëtarët pohojnë se bota e gjallë e peshqëve në Liqenin e Ohrit është përfaqësuar me 17 lloje peshku autokton nga të katër familjet, ndërsa të rëndësishme për ekonominë e peshkimit janë 10 lloje peshku, dy prej të cilëve: trofta dhe belvica, por edhe ngjala e ashtuquajtur Europiane mbajnë primatin në këtë drejtim. Analizat e kryera që nga viti 1929 nxjerrin në pah përhapjen e madhe prej 45, 6 përqind të troftës në mesin e të gjithë botës shtazore të Liqenit të Ohrit, Këto analiza gjithashtu kanë konfirmuar se në pjesën e Maqedonisë të tij në një hektarë peshkohen 9 kg trofta”, thonë shkencëtarët. Trofta e liqenit të Ohrit arrin një peshë prej më shumë se 10 kg, ndërsa specialistët kanë konkluduar se në kushtet në të cilat tani ndodhet Liqeni , ky peshk arrin peshën prej 1kg në vitin e shtatë të jetës së vet. Për të ruajtur fondin e peshqëve në Liqenin e Ohrit, duke patur parasysh, midis të tjerash edhe peshkimin e pakontrolluar, që nga viti 1934 deri më tani me qëllim të ruajtjes së kësaj pasurie, për efekt të shumimit artificial në liqe janë hedhur mbi 500 milionë trofta në formë larve apo deri në moshën 18 muajshe. Sakaq, në ujërat e Liqenit të Ohrit për këtë qëllim hidhen edhe ngjalat. Laramaninë e botës shtazore të liqenit e plotëson edhe shpuzorja e rrumbullakët e cila jeton në 40 deri në 50 metra thellësi të Liqenit të Ohrit, thonë ata që njohin florën dhe faunën e këtij Liqeni , ndër më të vjetrit në Europë. Liqeni i Ohrit shquhet për një përmbajtje të lartë llojesh të botës shtazore dhe shtojnë se karakteristike për këtë faunë është endemizmi i theksuar, ndërsa fauna e peshkut përfaqësohet me 17 lloje autoktone. Ai është i veçantë jo vetëm nga origjina ( ka origjinën nga depresioni gjeotektonik i 2-3 milionë viteve më parë të Dinaritëve perëndimore), thellësia, tejdukshmëria, por edhe për florën dhe faunën që përmban. Ai është shpallur në vitin 1980, nga UNESKO, si vend i trashëgimisë të kulturës natyrore me rëndësi botërore.



Box

Liqeni që jep energji



Liqeni i Ohrit është kontribues i zhvillimit ekonomik të vendit. Krahas rëndësisë së madhe të tij për turizmina ai ka edhe një potencial të madh energjetik. Me ujin e tij ushqehen hidrocentralet ”Glloboçica” dhe “Shpile”, si dhe hidrocentralet në Shqipëri. Ekspertët pohojnë se një centimetër ujë i liqenit është i barabartë me 1 milion kilovat energji elektrike, ndaj gjithmonë i kushtohet rëndësi ruajtjes së kuotës së ujit në këtë liqe, jo vetëm për këtë shkak, por edhe për të ruajtur ekosistemin e tij. Kuota maksimale e sasisë së ujit është 693.75 metra lartësi mbidetare, ndërsa minimalja 693.10 metra. Pra, ndryshimi i sasisë së ujit që mund të shfrytëzohet është 65 centimetra. E vetmja pendë e cila kontrollon dhe ruan ekuilibrin e Liqenit të Ohrit është penda e cila ndodhet në derdhje të liqenit në Drinin e Zi. Ajo E vetmja pendë e cila kontrollon dhe ruan ekuilibrin e Liqenit të Ohrit është penda e cila ndodhet në derdhje të liqenit në Drinin e Zi. Ajo ka një gjerësi prej 25 metrash dhe varësisht nga nevoja hapet ose mbyllet.

Ekziston një marrëveshje midis Maqedonisë dhe Shqipërisë për shfrytëzimin e ujit të Liqenit që rrjedh nëpërmjet Drinit të Zi,por kjo marrëveshje nuk cenon asnjëherë kuotën e ujit të liqenit. Kjo ka qenë kështu edhe gjatë vitit 2005 kur Shqipëria vuante mungesën e energjisë elektrike, ndërsa portat e pendës së Drinit u hapën aq sa tolerojnë kuotat për ruajtjen e ekosistemit, por edhe ujit të nevojshëm për funksionimin e dy hidrocentraleve : “Gllobo]ica” dhe “Shpile” edhe pse atëherë u lejua rrjedhja maksimale e ujit për në Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 EmptyThu Mar 05, 2009 1:54 am

Diku ne anadrin kish pas jetuar, nje Tregtar i pasur.
Kishte nje djal qe e donte shum per qdo mengjes baba
te birit ia shtinte ne gjep nga 10 lira, i biri kishe po shkonte
ne dyqan qe te punonte, ai per kundrazi shkonte ter diten neper kafene e bente qef.
E nga ato 10 lira 5 i hargjonte, keshtu ishte jeta e te birit te tregtarit.
E ne qdo mbremje babai e pyste te birin, a je lodhur , e fitove diq.
I biri nxerrte nga gjepi 5 lira dhe i thoshte babait ja keto i fitova.
Babai posa i merrte ato lira, i hudhte ne zjem te ogjakit, e ato digjershin.
Nje dit babai nuk ja futi te birit 10 lirat ne gjep.
E ky kur vreti se nuk kishte lira ne gjep, e pasi ishte mesuar te sillej ter diten neper kafen, edhe ne mbremje te ja sillte babait 5 lira.
At dit vendosi qe te punoi e ti fitoi te pakten 5 lira per baben.
Kerkoi pun dhe gjeti, te disa ndertimtar , ku duhej ter diten te bante gur.
E at dit per ti fituar 5 lira, iu duht te punonte deri ne perendim te djellit.
E ate nat u kthy pak me vones, jo si me par heret ,po sa hyri ne shtepi si qdo her pershendet babai ,bir a u lodhe, a fitove diq, i biri nxorri edhe ky si qdo her 5 lira, dhe ja dha babait e ky i hudhi ne Ogjak si qdo her, por ksai radhe ende pa ra lirat ne flak, i biri i futi durt ne flak dhe i kapi 5 lirat ende pa u ndezur.
Baba i tha te birit lei te digjen, i biri ju dretu babes.
Ca je tui than bre bab, a e din ti se qka kum hjek une tan diten, duke bar gur per keto 5 lira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 EmptySun May 03, 2009 2:52 am

Nje her me pate treguar gjyshja rahmetipastshpirti.



Ujku ish leshuar nga malet dhe bente dam, si ujku ma bish.
E i hante qete ku i zinte vetume.
Nje dit kishin pas vendosur te bashkohen qet, dhe ta sulmoin ujkun e terbuar.
Ujku ndegjoi per ket tubim, dhe u merakos pake, shkoi ta pyes tigrin, se si te ja bente, pasi edhe frigohej.
Edhe tigri ishte pak ne hall, i tha ujkut qe te behej i kudeseshem, te del me nje koder dhe ti shikonte qete, se pari! Ne qoft se te sulmoin qet dhe jan te larem mos u frgo, e ne qofte se te sulmoin e jan nje ngjyre(Kime) ike nga ta.
Qet ishin tubu dhe ija msyn ujkut, ujku veproi ashtu si i kish than tigri.
Dul ne koder dhe i shikoi qet duke ardhur, i pa te larem iu dul perpara pa frik, kur qet pan ujkun ata bishtin ner kamb dhe iken nuk kishin pas qen edhe qen ata te gjith ne mesin e tyre kish pasur edhe zagar.
Ujku nuk kishte te ngopur, edhe ne pik te dites ja nisi te ben dam, e ti han qete .
E ksai radhe qet vendosen ta sulmoin ujkun se i beri cop, kreit.
Utubun disa qeni nuk ishin edhe shum, por ksai radhe ishin nje ngjyr(Kime) e ja msyn ujkut.
Ujku dul ne koder dhe kur i pa pak , i beri asgje iu dul perpara flloi kacafytjen e ksai radhe qet ishin te vendosur, e hengren ujkun por nuk munden ta mbysi ujku mezi qe shpetoi,dhe iku u ngjite ne bjeshk.
Nga nje her uluronte por as kush nuk frigohej, e ne fund me pat then gjyshja rahmetipastshpirti edhe zagart nuk frigoheshin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 EmptyTue Jul 07, 2009 11:31 am

Korab Gjonlekaj



Z A N A

Në një qoshe të rruzullit tokësor gjendet një vend i vogël i pakëzuar me emrin Maratona. Që nga ekzistenca e deri te mbarimi i shekullit njëzetë Maratona ishte vend i okupuar. Ishte vend i lakmuar nga të huajt dhe kjo lakmi e të huajve bëri që okupimi të jetë i gjatë, i mundimshëm, i vështirë dhe jeta e maratonasëve tejet e rëndë. Mirëpo, vrazhdësia e okupatorëve dallonte varësisht prej kohësh dhe prej okupatorëve.

Trysnia nga okupuesi i fundit ishte më e theksuar, më e rëndë sa që herë-herë maratonasit e humbnin shpresën se do të lirohen ndonjëherë nga kjo trysni.

Por, erdhi edhe kjo ditë. Erdhi edhe kjo kohë e shumëpritur dhe erdhi momenti kur maratonisti pas vrapit mijëvjeçar solli lajmin se liria po afron, se ajo është shumë afër.

Kjo stërgjatje e okupimeve të shumta solli edhe botëkuptime të nduardurta tek maratonasit. Disa kaherë i kishin humbur shpresat dhe as që mendonin se ndonjëherë do të afrohej dita e lirisë për ta. Për këto botëkuptime një pjesë e konsiderueshme iu kishin bashkangjitur dhunuesve, apo thënë ndryshe okupatorit dhe aparatit shtetëror të tyre. E bënin këtë më shumë për privilegje, për interesa. Iu ishin afruar aq tepër sa nuk mund të gjenin metoda se si të ndahen prej tyre. Një pjesë shkuan së bashku me ta. Ikën, sepse nuk kishin guximin ta pritnin lirimin e plotë të Maratonës.

Po Zana ? Çka mendoi Zana për gjithë këto vite të rënda, sidomos për vitet e fundit. Dukej se mbeti në dilemë: Si t’ia bëjë nëse vërtet vie liria ? Si ta thotë të vërtetën për të kaluarën ? Si të gjendet para gjithë atyre që ka përjetuar dhe kaluar me shtypësit ?

Këto mendime e mundonin Zanën tej mase. Nëpër kokë i sillen disa mendime të çoroditura...

- Ishte kohë e luftës, filloi të tregoj ngjarjen e saj Zana. Marku vetëm e dëgjonte. Kishte humbur edhe kurajën për të shkruar. Ishte mahnitur, por edhe ishte tmerruar e bashkë me të këtu shprehte edhe dyshimin se vallë a po e thotë Zana ngjarjen e vërtetë ?

Ishte kohë lufte, i tingëlluan fjalët e Zanës.

- Vazhdo të lutem, fol. Iu drejtua Marku asaj. Po të dëgjoj.

- Po. Ishte luftë. Njerëzit e huaj ishin prezentë kudo në Maratonë, ashtu edhe në qytetin tim, ashtu edhe afër shtëpisë sime. Në fillim filluam të frikësohemi. Ngadalë sikur u mësuam me ato pamje dhe me ata njerëz dhe dukej se frika po largohej nga ne. Bile kishte raste edhe kur shoqëroheshim...

- Me kend ? Ndërhyri Marku.

- Me policët e tyre. Nuk kishim kah t’ia mbanim. Ishim të detyruar...Fliste ngadalë dhe mundimshëm Zana...

- Jo zonjush. Nuk kemi qenë të detyruar të shoqërohemi me ta. Të detyruar dhe të shtrënguar kemi qenë vetëm të vdesim. Këtë nuk mund ta pranoj. Detyrimet vërtet janë të rënda, por nuk mund të detyrojnë të shoqërohesh e miqësohesh me të hujat, sidomos me shtypësit dhe okupatorët. Ndoshta këtë edhe e keni dëshiruar, apo ndoshta nga frika e madhe keni pranuar një shoqërim paksa më të përafërt.

Ndoshta por duhej të jetohet...U deshtë të sakrifikojmë më shumë se sa i kishim mundësitë.

- Mos vallë prindërit tu të sakrifikuan ty për diçka të tillë ?

Ra heshtje në dhomë. Askush nuk flet. As Zana. Buzët iu terën edhe më shumë dhe filluan ti vejnë shkrumb. Nëna e saj heshtë dhe heshtjen e bënë më të rëndë skuqja e fytyrës së saj.

Marku shikonte herë Zanën e herë nënën e saj. Sikur u pendua, apo mendoi se e ka rënduar shumë Zanën edhe kështu të sëmurë rëndë.

Më falni. Nuk pata qëllime konkrete t’iu rëndoj shpirtin, sepse edhe kështu jeni shumë të traumatizuara...

Përsëri heshtje. Sikur që askush nuk dinte të thotë asnjë fjalë në këto momente tejet të rënda.

Qyteti i Zanës është larg nga vendi ku zhvillohet biseda. Maratona është e madhe dhe është shumë e begatë me pasuri natyrore. Njëra nga këto pauri është edhe uji, edhe thëngjilli, edhe xehet. Mirëpo. Këso vende ka në Maratonë. Njëri nga këto është edhe Burimi, vendbanimi i Markut.

Takimi i Markut dhe Zanës është krejt i rastësishëm dhe ndoshta i pazakontë, por i pazakontë është edhe rasti i bisedës së tyre...

Pas përfundimit të luftës në Maratonë, dhe pas ngadhënjimit të ushtrisë së saj me ndihmën e aleatëve edhe jeta e maratonasëve filloi të ndryshohet. Filloi të frymohet më shlrishëm. Njerëzit filluan për ti shëruar plagët e jetës së rëndë. Kështu edhe Zana filloi rehabilitimin pas kësaj gjendjeje tejet të rëndë, sidomos për trupin e saj të njomë që tani ishte i palëvizshëm dhe kishte qenë e detyruar të shtrohet në Burim...

Kishin kaluar shumë kohë nga vendosja e saj e deri te takimi me Markun. Mirëpo, që në takimin e parë bisedat filluan andej nga dhemb edhe gjuha. Nuk ka njeri dhe nuk ka fillë të bisedimeve pa hallet e së kaluarës së afërt. Kuptohet këta njerëz vërtet kanë qenë të shtypur shumë...Sidomos kjo lufta e fundit edhe i ka shkatërruar në të gjitha aspektet.

Pas këtyre mendimeve Marku deshi të largohet nga dhom e tyre, por...

- Ndal Mark...foli nëna e Zanës. Ndal të lutem se duhet të bisedojmë më gjatë. Duhet ti qajmë hallet tona. Ne jemi të huaj këtu...Jemi larg nga vendlindja jonë. Na duhet ndihma e Juaj...

- Zonjë, foli Marku, këtu u ndihmojmë të gjithëve njësoj. Nuk bëjmë dallime, sidomos ndaj rasteve të rënda. Prandaj nuk e di përse kërkoni kujdes të veçantë. Nëse eventualisht nuk u konsiderojnë si të tjerët mund të kërkoni ndihmën time...

- Jo. Jo. Nuk mendova ashtu, foli nëna e Zanës. Nuk kërkova privilegje të veçanta, por...

- Çka por ?

- Asgjë. E përfundoi këtë bisedë nëna e Zanës. Marku doli nga dhoma me dilema të ndryshme. Me mendime ndoshta të parëndësishme por përsëri u kthye në atë se njerëzit janë tejet të rëndaur nga kohë e kaluar. Sidomos këto raste të rënda po e mundojnë shpirtërisht Markun. Kur mendon në Zanën kaq të re dhe ndoshta për tërë jetën e palëvizshme sikur i humbasin edhe mendimet, edhe fjalët, dhe për shumë kohë më nuk flet...

Kalonin ditët, javët dhe muajtë e Marku nuk shkoi në dhomën e Zanës. I vinte keq kur e shihte në atë gjendje të rëndë shpirtërore. Mirëpo, mendimet nuk e linin të qetë. Sidomos përshtypje tjetërfare i bënin fjalët e nënës së Zanës. Sikur ajo fshihte diçka në brendinë e shpirtit dhe nuk kishte guxim ta thoshte haptazi dhe ta shprehte lirisht.. ndoshta nuk i besonte vetes. Jemi mësuar të mbyllemi në vetvete dhe të mos kemi guxim për ta thënë të vërtetën. Këtë e kemi peshqesh nga shtypësit tanë, mendonte Marku...

Edhe pse i zënë me detyra të përditshmërisë, shtypin nuk e linte anash. Ishte mësuar të lexonte dhe të përcillte ngjerjet. Këtë e kishte trashëgim opsesion. Një ditë sikur mbeti i befasuar ku në një gazetë të përditshme lexoi kërkesën e Zanës ku kishte kërkuar nga qytetarët për ti ndihmuar. Kjo mbase e befasoi. Tentoi të bisedoj me të por nuk e ndërmori këtë hap. Nuk u pajtua me një gjest të tillë, mirëpo përsëri heshti.

Le të veprojnë si të dëshirojnë. Kanë lirinë e vetë, kanë edhe dëshirën e madhe për shërim dhe ndoshta mu kjo e ka shtyrë të ndërmerr një hap të tillë. Përsëri heshti. Një ditë papritmas nëna e Zanës e ndaloi.

- Mark, kam diçka të bisedoj me ty. Sikur je humbur dhe nuk dukesh. Moti kohë nuk kemi biseduar. Edhe Zana ka të njëjtin mendim. Ajo ka dëshirë të bisedoj me njerëz, të qajë hallet e kësaj bote. Eja nëse ke kohë...

- Të faleminderit zonjë,. Por vërtet jam shumë i zënë dhe nuk kam aq shumë kohë për biseda e ndeja, por këtu e di se është diçka tjetër. Megjithatë nuk më mjaftojnë pak minuta për një bisedë të rëndësishme siç po e quani ju...

- Ndoshta e ke lexuar shtypin ku ishte edhe kërkesa jon; ?

- Është kërkesë e Juaja, apo...

- Nuk di si ta shpjegojë...Vërtet nuk di. Krejt kjo ka lindur spontanisht dhe pa iniciativën tonë..

- Paskeni edhe dikë tjetër të kujdeset për Ju ?

- Jo... Të lutem eja e të bisedojmë më shtruar për këtë problem. Kemi nevojë për konsultime dhe këshilla.

- Mirë. Do të mundohem që sa më shpejtë të vij, ia ktheu Marku dhe vazhdoi rrugën .

Atë ditë Marku nuk shkoi në dhomën e tyre dhe nuk bisedoi më për këtë problem. E lexoi edhe një herë gazetën dhe kërkesën e tyre. Në fillim i dukej normale, se vërtetë ashtu e kuptonte dashurinë e nënës për ti ndihmuar vajzës së vetë. Por nuk mund ta kuptonte mënyrën dhe iniciativën e parashtrimit të kësaj kërkese. Edhe përkundër të gjitha këtyre vendosi të bisedoj shtruar me to. Të nesërmen, pasi që kreu disa detyrime të ditës gjeti pak kohë dhe vendosi të shkoj e ti vizitoj ato. Me të hyrë në dhomë u drejtua nga Zana. Si je sot Zana ? Iu drejtua edhe nënës së saj. Po Ju zonjë, si jeni ?

- Mirë u përgjigj kësaj radhe Zana. Mirë jemi edhe mirë nuk jemi.

- Si kështu përnjëherë të jeni dhe të mos jeni mirë ...?

_ Mark. Kam nevoj për një këshillë. Fol. Po të dëgjoj.

-Para disa dite në dhomën time kanë ardhur disa njerëz. Nuk i kam njohur e as që di se kush janë. Me ta ka qenë edhe një gazetar dhe një fotograf. Kanë bërë disa fotografi dhe kam dhënë disa deklarata. E kam treguar historinë e sëmurjes sime dhe kushteve të mia. Në dukje të parë ishte çdo gjë në rregull. Qetë dhe shtruar bisedonim. Të nesërmen pamë se deklarata jonë ishte dalur në gazetë. Paksa ishte shtrembëruar, sepse ne nuk kemi bërë kërkesa për ndihma materiale. Ata vet e kanë marrë iniciativën dhe kuptohet ne nuk kemi kundërshtuar. Fliste Zana me shkëputje të shpeshta sepse ishte e lodhur nga sëmurja.

- Mirë zonjush. Çka ka të keqe këtu ? Njerëzit kanë shprehur vullnet dhe dëshirë për t’iu ndihmuar. Le t’u ndihmojnë. Por duket se paksa keni vepruar prapa shpinës sonë. Kjo nuk më duket e mirë. Mirëpo, nëse e kërkon nevoja do të angazhohemi edhe ne, edhe të tjerët për ndihma më të mëdha. Me ata njerëz sigurisht do të njoftoheni edhe më për së afërmi dhe ndoshta do të bëheni shokë të ngushtë... Kjo nuk dihet, mirëpo, kujdesë duhet pasur për çdo gjë. Unë vetëm kaq mund t’iu këshilloj e ju veproni si t’ua merr mendja...Ditën e mirë.

Marku pa e pritur përgjigjen e tyre doli nga dhoma dhe më kurrë nuk u takua me to. Nuk bisedoi as që u ngatërrua me farë iniciative të re.

Kohët rrjedhin sikur lumi. Ndryshojnë ditët dhe dimri ngale po ia lëshon vendin pranverës dhe moti bëhet më i ngrohtë. Shumë të sëmurë e shfrytëzojnë këtë kohë dhe dalin për të shijuar pak ajër të pastër të kësaj pranvere. Të pranverës së parë në Maratonë që vie pa gjak, do të thotë pa luftëra e demonstrime të përgjakshme.

Një ditë Marku derisa i sogjonte këta të sëmurë i shkoi mednja te Zana dhe sikur iu dhimbs që ajo nuk ka fuqi as të qëndroj në karrocë dhe nuk ka mundësi për ta shijuar këtë pranverë dhe për ta parë fillimin e këtij gjelbërimi për herë të parë pa u stërpikur me gjakun e të rinjve tanë... Disa pika lotë i rrjedhën mollëzave dhe hyri në zyrë...

Se ç’ngjau dhe si erdhi deri te kjo Marku nuk ka njohuri, mirëpo, një ditë pranvere, atëherë kur Zana tregoi shenjat e para të përmirësimit kishte vendosur për tu larguar nga Burimi dhe të kthehet në qytetin e saj.

Markut nuk ia tërhejki vëmendjen vendimi i tyre për tu larguar. Dyshimi mbetet i pamposhtur: Çka e shtyri atë të largohet ashtu befasisht ?...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prozë popullore nga trevat shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» “Dashuria dhe përkushtimi për trevat e origjinës..."
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO
» Këngë popullore
» Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: