Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush i ka shkruar këto vargje ?

Shko poshtë 
+10
E_Bukura
tom sojer
Ani
Urata
Beton
meli
besa-bese
Euridika
dibranja
Sofra
14 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyMon Dec 17, 2007 9:01 pm

O Meli pershendetje ,keto vargjet qe na solle jane te Çajupit

ndersa keto me poshte kush i shkroi ??



Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s'kam të qesh me veten c tepruar...
Miq,


Kosova është gjaku im që nuk falet!

....................

Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, oj! A po e ndjen vajin tim?
A po sheh si t'i kam ngulur sytë
mu në zemër, mu në shpirt,
si t'i kam hedhur duart rreth belit
për të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu, Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
kete catër kush po e le?
Ç'janë këto gjurmë gjaku që po shtohen
nëpër fytyrën tënde,
këto varre e murana që po sillen vërdallë
rreth shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, Kosovë!...

Sonte vetëm mbeta e
në derë t'oborrit askush më s'po më troket,
askush me, thua vdekur jam e harruar
në këto troje e suka gjaku.

Thua më është e shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut...
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t'pëlcitur.
Bota në ty le të kallet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyTue Dec 18, 2007 12:59 am

Ali Podrimja i ka shkruajtur kto vargje me titull EPIKA Euridika .

Ndersa kto kush i ka shkruar ?


Eja, trishtim
eja me hapa fletesh qe bien nga deget
eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
Eja trishtim,
eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mramje
eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
Eja ,trishtim,
o perher i embel qe nuk me braktise kurr,
o strehe e qetesis sime,
o enderrime te mia,
o gji i shpreses sime,
trishtim
eja


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyTue Dec 18, 2007 10:37 am

Vargjet Eja trishtim i ka shenuar Bilal Xhaferri....

Kush i ka shkruar këto vargje.

Dëshirë


Me vjen turp te qaj i heshtur,
si nje shelg perbri mocalit!
Dua te gjemoj pareshtur
Porsi lisi maje malit.


Rreth kurores , shpeseria
Le te mos me cicerojne
Qe prej zgavrave te mia
shkabat te te vigjelojne.


Deget e fuqishme dua
te me tunden neper ere
Papushuar permbi mua
bore e virgjer le te bjere.


Siper akujve te ftohte
do te ngjitem der te rete
S'do me vije keq ne ndodhte
te zhuritem nga rrufete!


Se n'u dashte te zhuritem
do zhuritem maje malit
Po s'do qaj e s'do nemitem
i perulur , bri mocalit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyTue Dec 18, 2007 5:42 pm

Kto vargje me siper me titull Deshire i ka shkruajtur Cajupi .


Kush i shkroi kto vargje ?


Me ty

Jam me ty
Kudo
Mall i fhsehur ne mua
Je me mua
Dhembja imja
Kuee nuk kam patur
dhembje te embel
se TY
...
Mall
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyTue Dec 18, 2007 6:03 pm

Meli poezinë "Dëshirë" e ka shkruar Jorgo Bllaci.

Vazhdojm me poezinë që e ka sjellur Meli ;

Kush i shkroi kto vargje ?


Me ty

Jam me ty

Kudo
Mall i fhsehur ne mua
Je me mua
Dhembja imja
Kuee nuk kam patur
dhembje te embel
se TY
...
Mall
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptySat Jan 19, 2008 8:53 am

Kjo temë paska ngecur më duket po e vazhdojë unë, por mos të harron Meli të na tregojë se kush i ka shkruar vargjet të cilat ajo i ka sjelur për këtë temë më lartë.

Kush i ka shkruar këto vargje ?



Mejtimi


Rri mejtohem shumë herë
Tek perëndon yll'i zjarrtë,
Edhe hapetë një derë,
Soje rrjeth një drit' e artë.
Retë, nga pak' e nga pakë,
Marrën një tjatër fytyrë,
Bënenë të kuqe flakë,
E deti ndrin si pasqyrë.
Oh! sa të bukura janë
Fushatë që gjelbërojnë,
Qiejtë që s'kanë anë,
Luletë që lulëzojnë,
Zoqthitë që flasin belbër
E fluturojnë ndë erë,
Pyll'i veshur më të gjelbër,
Deti i qet' e i gjerë,
Lumi që nxjerr oshëtimë,
Që bubullin nëpër male
Dhe ikën me fishëllimë
Nëpër fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurë me bar,
Me lule, me gjeth, me fletë,
Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar,
Ahu me krye përpjetë!
Më çdo kënt edhe më çdo vis
E më çdo çuk' e çdo brinjë
Shoh një plep, një vith a lis,
Një qarr, një bush, një dëllinjë.
Hap sytë dhe përqark shikonj
Fushë, limë, brigje, male,
Edhe të shkuarat kujtonj
Një nga një, dalengadale.
Për ata që janë ndarë
Prej nesh, që rrinim gjithë tok
Edhe më s'i kemi parë,
Që i patmë shpirt edhe shok,
Zëmëra më përvëlohet
Edhe them vallë ç'u bënë,
Kur shoh që koha po ndrrohet
Dhe të mugëtit ka rënë,
Po rrjeth nëpër hapësirë
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errësirë,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kështu rrotullohet moti,
Yjt' e hëna sytë hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinë, po gjithënjë çapin.
Lumi me një psherëtimë
Ikën edhe vete në det,
Dëgjohet një bubullimë,
Që përhapetë përmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det,
Nga Zoti, prapë te Zoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyThu Jan 24, 2008 1:49 pm

Vargjet e mesiperme jane te Naim Frasherit

Kush i shkroi keto ?


ETERIT
Etërit na ikën...
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta,
si jeta e tyre.
Na ikën...
Cdo ditë e më shumë
ua numërojmë të mirat...
Ku ishim më parë
ne bijtë, ne bijat?!
Tani, që s'i kemi,
ah, dhe një çast t'i kthenim!
Të bëjmë ca rrugë
andej nga Liqeni,
t'iu japim një kafe,
që s'ua dhamë te "Rinia"
dhe tutje më shumë
t'iu bëjë pleqeria...
Rradhëve mos t'i lodhim
në asnjë lloj dyqani,
Mbrëmja mos heshtojë
me sy tek ekrani.
Të nisim udhë bisedash
për botën anembanë,
një gotë, çdo mbrëmje
ta pimë me etërit tanë...
Cfarë s'japim,
t'iu jepnim,
ato, që dot s'ua dhamë!
Të urtëve,
të pafjalëve,
të mirëve,
etërve tanë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyMon Jan 28, 2008 5:55 pm

Meli të na tregojë se kush i ka shkruar vargjet të cilat ajo i ka sjelur për këtë temë më lartë.

Keto vargje te poezis Me ty i ka shkruar Zejnepe Topalli.


Ndersa vargjet qe i na ka sjell Euridika i ka shkruajtur Fatos Arapi ,apo mos jam gabim ?


Ndersa keto argje me posht kush i ka shkruar ?


Dashuria

Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them :Trime,
te kem besim ne ty kur me thua.Trim.
Por koken time kryenese shum kurth ngrite,
shum e pushket mbushi babai yt,fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga fregjia me drite me peshove,
me dite lexija Shekspirin ne hije te Klles,
se mso e do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj surin,dhasuria ime,
ma ruaj shpinen nga djelli,nga acar!
Kma frik se ma therin syrin cuabt e territ,
kam frik se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime ,ma zgjat doren ta kapercejm kete
uje te madh,
i huaj s`jam as vij nga toka e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po e sheh:
ai kali ibardh eshte yni e tash pergjithmon.
Me shikon drejt ne sy,leri zenkat,fjalet ,sharjet.
Unw so te te sjell Lulen mga zemra e Bjeshkes,
do te ndez llamben ne Kull,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha,coja dashuri me nje grua te marr,
e mahalla jehonte nga shpifjet.
Na iku jeta,trime,s`menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyMon Jan 28, 2008 8:06 pm

E nderuar Meli , poezine qe solla une me lart e ka shkruar Zhuliana Jorganxhi (dhe vertete stili i saj te kujton poezite e Fatos Arapit ...si ELEGJI PER ETERIT! )

Poezine Dashuria e ka shkruar Ali Podrimja
ndersa vargjet e meposhtme te kujt janë??

MIMOZAT
Simjet per te paren here
mimozat ne doren e nji vashe i pashe
qetsisht tue marrun fryme si ne dege.
Mimozat erdhen tue pru me vehte
ngjyren e ditve te blera,
afshin e zemrave qe rriten nga nji fije
per dite, pershperitjet e egra e te lehta
te atyne qe shkelen ne prakun e jetes
me kambe te dyshimta, me frige.
Me duer tona te vrashta,
te zanuna me sende tjera,
s'kemi si me u perkite
dhe aroma juej humb ne eren e luleve
te mbytuna ne parzmet e grave vjeshtore.
Lule mimozash, bartse kujtimesh,
mes stinve e te pa stine
na s'kthejme kurr ma te ju.
Simjet per te paren here
mimozat ne doren e nji vashe i pashe
qetsisht tue marrun fryme si ne dege.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyMon Jan 28, 2008 11:34 pm

Poezin MIMOZA e ka shkruar MARTIN CAMAJ


E kto vargje me posht kush i ka shkruar ?


Si neser...

Do te peshperite era ndaj mbremje si nj'here,
prej valesh do ngrohet hena si sot,
me iskra prej bryme do mbuloj' mermere
dhe bota do jete si ish dhe qemot
Si neser do shtrihet lendina per mbi varr
Vale-dheu do zene t'palosen ngadale,
do ende parevera e lule e bar,
dhe zile do rreshqasin qe prej male.
Do qeshe dielli ne qoshen e nje reje,
do thaje lotet mbi lulet e qershise, larg,
mbytur do ndjehet gjemimi i nje rrufeje,
permbi mal do hapet brez'i Perendeise.
Do shtroje dhe dimri qilim te argjendte
mbi pllocen e tretur, mbi kryqn'e anuar,
do rritet harrimi me dherin e rende
dhe une do fle, ty duke t'enderruar.... (dhe te t'harruar)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyThu Jan 31, 2008 12:10 pm

Vargjet e mesiperme i ka shkruar Mitrush Kuteli

te kujt jane keto me poshte?

Guximi
Ti ke pas' pa do koh' edhe ma t'vshtira,
Ti ke pas' hjek, ma shum' mjerim,
Prandej qindro burrnisht sikur përpara
E mos u tremb, por ki guxim!

Shum' dallgë t'rrepta ti i pate hjekun,
Që ty t'u turrshin me rrëmbim,
E pra mbasi der sot trimnisht qindrove,
Ti mos u tremb, por ki guxim!

Sado e rrept' që mundet t'jet' duhia,
Mos u frigso, por banu trim!
Do t'bahesh prap i fort sikur përpara,
Por mos u tremb, e ki guxim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyThu Jan 31, 2008 12:38 pm

Vargjet e me siperme mos i ka shkruar Hil Mosi.!?

te kujt jane kto me posht?

Larg teje …po qaj!

Qe sot edhe neser s’do jem me ketu,
nje vend I huaj me pret, I ngateruar kuturu.
Ti sot plot lumturi veshtroi syte e mi,
e neser tendit do jene plot nostalgji.
Perse do te duhet mos njihnim me lumturine,
qerpiket te na lageshin nga loti per lavdine,
me shih me sa dhimbje flasin keta syte e mi,
e do njohesh boten brenda qe tretet si qiri!
Kam njohur yjet plot drite qe flisnin syte e tu,
dhe lumturine ne to ngateruar kuturu.
Ti si dje edhe sot veshtrove syte e mi
i lumtur ne heshtje fole per dashuri!
Ah! Shpirti im i gjore qe eshte plot deshperim!
Ti qeshe kur me pe, e une shpertheva ne vajtim.
Sa dhemb ky lot i gjore kur del nga syri im,
se e di se dashuria do jete pambarim!
Se neser une do kem ikur e do qajme qe te dy,
ky eshte mankth I vetem qe kane tonit sy.
Se dashuria jone do jete kot me kot
kur larg nga njeri tjetri ne do te rrjedhim lot.
Te pashe, sot… te pashe… plot me dhembshuri,
Ndersa ti me pe padashur, si dje… plot lumturi.
Do ecim larg duke folur si apel i jetes sone
dhe fjalet do ti degjojne yjet naten vone,
sepse ky malli jone sdo kete perfundim,
se do degjojme nje kenge e do zhytemi ne enderrim!
Per syte qe perplaseshin ne do kujtojme kurkund,
se ish nje dashuri dhe do jete e pafund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyThu Jan 31, 2008 1:09 pm

Po i nderuar Beton , jane te Hil Mosit.
Keto qe n'a keni sjell Ju qenkan te Gentiana Berberit...

keto kush i shkroi?
cep i eperm i Arbrit...

Trungu i Arbrit në pesë-cep
një bri përmbi dhè
i rri varur Fisit tim
në cep të epërm mbi Topallë
deri te Molla e kuqe
gjithandej një nga një shkulur
kur patëm shpatat
me shtizë e hark, vetëtimë
për ta mbrojtur plëngun
mbi istikame reshëm një pas një
nëpër beteja lidhëm fjalë-besë
gozhduar mbi cep…
ngjizur në ato troje të Dardanisë
te Cep i epërm i Arbrit.
Andej nuk ka më hise ta ndajmë
me ata që u vramë përtokë
një fjalë-besë patëm dhënë
mbi ne mos të shkel më
këmbë-shkelës shporrur matanë
Cepit të epërm të Arbrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyThu Jan 31, 2008 1:28 pm

Nese nuk gabohem Nijazi Ramadani i ke shkrujt keto vergje Euridika.

Te kujt jane keto me posht.?

Flamuri Shpirteror


Mbi endrrat e merzitshme cdo nate
qendiset nje yll te me ndrite
dhe vrapon ky shpirt qe ta kape
por nje lot ate e shuan, e shndrit!
Sa lote te tjere pikojne
e une mundohem qe ti ngri,
por dhimbja ime tret edhe duart
qe mundohen lotet ti fshijne.
Ku je, o mplakje e verber,
qe qendisi flamurin shpirteror,
si endrrat e papara nga verbimi
kete boten nje dore shkaterron!
Miliona shpresa e plage te pashuara
ne shkallet qe ngjit i kapercej
as vetja s’e kupton perse
endrra te tjera urrej!
Sa shpejt po zbrazet ky duf
a je aty ku shohin lotet?
Apo shpirti nga shiu i shuar mundohet
qe perseri flake te ndeze ne kete bote?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyFri Feb 01, 2008 1:27 am

Flamur shpirteror ,jane te Gentiana Berberit

kush i shlroi keto?

PLUHUR E NGJYRË
Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
- po asgjë s'është zverdhur.
Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.
Tash po vij
fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin - tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s'mund ta them
as ta rrëmbej.
Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyFri Feb 08, 2008 2:21 am

Poezia, Pluhur e ngjyre.... eshte e shkruar nga kolosi i letersise shqipe Jusuf Gervalla.

Po keto vargje kush i ka shkruar ?

FJALA

Ç' është ajo që lidh kuptimet
për t'uruar e për dolli
për t'i shfaqur mirëkuptimet
ku n'vend të ndjenjës ka shurdhësi !

Ç'është ajo që në ngushëllime
vjen të shthurrë atë det pikëllimi
në horizont të shfaqen rrezet
sikur lind ai diell agimi !

Po ndër çaste kur lëshohet
si mallkim për të ndezur zjarr
bosht i saj nuk rrotullohet
për t'radhitur në vend të parë !

Atëherë humb qëllim i mirë
dhe fundoset po si njala
nuk ka thonë - as zinxhirë
që të ketë kuptim fjala !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyWed Feb 20, 2008 12:48 am

Edhe Tirana le ta dije
Edhe Prishtina duhet t'ket pak
Se rreth kesaj rrokullije
Si SHKUPI vend nuk ka! Wink :p
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyWed Feb 20, 2008 3:02 am

Ani shkruajti:
Edhe Tirana le ta dije
Edhe Prishtina duhet t'ket pak
Se rreth kesaj rrokullije
Si SHKUPI vend nuk ka! Wink :p


Duke kopjuar disa vargje nga nje shkrimtar i madh shqiptar, kam shkruar kete me larte!

Shkrimi origjinal eshte keshtu:

"Edhe Dielli le te dije
edhe hena duhet t'ket pak
se rreth kesaj rrokullije
si Shqiperia vend nuk ka"

Kush e ka thene?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyWed Feb 20, 2008 3:11 am

Inderuar Ani... keto vargje te mrekullueshme i ka shkruar Gjergj Fishta .... po ato me lart Juve nuk u pergjigjet shume i nderuar Ani.... Shendet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyWed Feb 20, 2008 4:24 am

Urata shkruajti:
Inderuar Ani... keto vargje te mrekullueshme i ka shkruar Gjergj Fishta .... po ato me lart Juve nuk u pergjigjet shume i nderuar Ani.... Shendet.


Ata vargjet me larte i ka shkruar Avni Elmazi.
Faleminderit qe me mesove dicka te re, se nuk e njihja me pare kete poezi! Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyWed Feb 20, 2008 5:09 am

Eshte nje rubrik qe mua me pelqen shume pikerisht per kete , sepse na jep mundesi te lexojm dhe te njihemi me shkrimtar dhe autor te ndryshem ,shpesh edhe te panjohur per mua

po keto vargje kush i shkroi ?

Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
perjete perballe, perjete te ndare,
naten ndertojme ne endrra nje ure,
diten mbetemi te huaj si me pare.

Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
(Fat te rende paskan, e dashur, brigjet!)
Ne endrra qajme e qeshin bashke,
diten te flas, ti s'me pergjigjesh.

Dhe ne mos me pafsh nje dite ne vendin tim,
perballe teje ne mos me pafsh nje nate,
mos u beso fjaleve qe thone te kam harruar,
besome mua: jam shnderruar ne Rozafe.

Nje ure te ngre te lidhen brigjet,
me dite e mia, me endrrat do ta mbaj,
te vij te mbeshtes koken mbi supin tend
dhe te hesht, te qesh, te qaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyThu Feb 21, 2008 12:32 am

Keto vargje me titull Ura dhe briggjet i ka shkruar Brdhyl Londo.


po keto vargje kush i shkroj?

Une jam ne perendim
miku im
udhet per hise na ran
s`me ngroh djell
s`me ngushellon fjale e mire
me djeg malli
te gjitha i kam
asgje s`kam
nje trast dhe grushitnme dhe

pa vendin ku rritur jam
pa aromen e lulepjeshkes

me mungon
edhe La Bajrami i Xheles
Verrini

Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptySat Mar 01, 2008 11:25 am

Poezi në dhe të huaj

M'pikuan lotët n’tok me ran mos harro atë ditë moj Nanë…
N`ditë me diell në Ditë Gzimit mora Rrugën e Mërgimit…
Sot s’kam gëzim as nuk kam gas, as prej mallit s’mund të flas…
Prandaj jam ul e po t’shkruaj Djali yt prej dheut t’huaj…
Të tregoj Nënë përnjimend asgjë s'ësht si në vendin tem…

Qysh kam ardh këtu mallkoj vehten mërzia po na shkatrron jeten…
Këtu Hana rrin e fsheht, këtu Qielli ësht i errtë …
As Dielli nuk jep ndriçim s’ësht si aj Dielli i Vendit tim…
Këtu Luleve s’iu vjen er, këtu s'ka vjesht as s’ka pranver…
Ka veç Dimër e Vap e shkret mos me mujt një nat me fjet...

Këtu s’ka qef veç gjum e punë pa mirsi e shum zollum…
Këtu jan njerzit si bagëtia nga një jave nuk shkojn të shpia...
Tash Nan shum nuk po të shkruaj djali yt prej dheut huaj…
Sa her të duash mem kujtue puth dheun që m’ka rrit Mue...
Dhe mos harro se nji ditë kam me u kthye…

----- ------ ----- -----





...Pra, njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, flet
e t’vetën e len mbas dore...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyWed Mar 05, 2008 6:12 am

Tom Sojer na trego se kush i ka shkruar vargjet që i solle më lart.

Kto vargje kush i ka shkruar ?



TË GJALLËVE

Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,
mos kërkoni nëpër libra,
aty s'është jeta e tyre,është jehona e saj.

Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët,
mos shkoni në shtëpitë e tyre,
shikoni robrinë tuaj.

Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,
mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,
ato janë flutura që s'kapen dot.

Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,
secili prej nesh ka qenë prezent.

Nëse dëshironi t'i nderoni dëshmorët,
mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,
lulet do t'u vyshken në dorë.

Nëse...
Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,
ecni në rrugën e tyre,
aty do të gjeni gjeninë e tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 EmptyWed Mar 05, 2008 12:18 pm

Gjergj Fishta, Sofra, i ka shkruar vargjet qe postova une.

Kurse poezin qe e ke vendosur ti e ka shkruar atdhetari Bahri Fazliu.

Kush i ka shkruar keto vargje ne vazhdim.

FJALËT E QIRIRIT

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin' e urtësinë,
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.
O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t'i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.
Gjithë tuajt' i kam parë,
Mëm' e at' e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.
Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer' e ndryshuar,
Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj' e balt' e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë
Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul' e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t'u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush i ka shkruar këto vargje ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR
» VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
» Rreze Drite (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: