Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush i ka shkruar këto vargje ?

Shko poshtë 
+10
E_Bukura
tom sojer
Ani
Urata
Beton
meli
besa-bese
Euridika
dibranja
Sofra
14 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptySun Dec 02, 2007 4:50 pm

Vargjet qe ju i postuat e nderuara Euridika i ka shkruar i madhi PORADECI,
Per ata qe kuptojne gjermanishten, jane keto vargje te nje autori shqiptar te perkthyera ne gjermanisht nga Joachim Röhm.


Die Gefühle des Jahrhunderts
(Ndjenjat e shekullit)


Schwankend sind die Gefühle des Herzens
wie die Frequenzen in den Netzen schwanken.
Sie Spannung dieser Zeit ist nicht in Ordnung,
ein Schaden am großen Generator, der den Strom erzeugt
(Oder muss man den ganzen Generator tauschen?)

Guten morgen! Du, der den Namen mein Gefährte trägt.
Du, der sagt, dass er mich liebt,
aber nicht weiß, warum.
du, der sich jäh hinreißen lässt von Gefühlen
und mich dann verwundert anschaut,
nichts begreift.

O große Zeiten,
weshalb sind der Menschen Gefühle so oszillierend,
so oberflächlich
wie das Kräuseln auf einer Pfütze - verschüchterte Opfer des Herbsts?
Doch du, wessen opfer bist du?
Warum willst du eindringen in meine Liebe,
eine physikalische
eine Nervenbahn
beschädigen,
zerstören?
Dich dann davonmachen, fliehen
eine Hand voll halbschrott von Menschen
zurücklassen
die nichts anzufangen wissen
mit ihrem Material?

Du schaust mir in die Augen.
Was sagen diese Augen?
Der Himmel sieht das Meer an,
doch er weiß warum.
Bekommt von ihm wasser
schenkt den Regen.
Milliarden atmosphärische Teilchen verbinden
die gewaltigen weiten von Himmel und Meer.
Aber wir,
wir beide,
was verbindet uns?


Und warum muss diese Verbindung
so bucklig,
so provisorisch sein?

Ich fliehe.
So ist mein Leben,
plötzlich irgendwo eintreten,
Spuren hinterlassen, Enttäuschungen,
Eindrücke ähnlich
Gleichungen mit vielen Unbekannten.
Fährten leg ich in Säuglingsphantasien...

Ich fliehe.
Flieh ich oder werd ich vertrieben?
Nein, ich gehe selbst.
Über meine Schultern kriechene
zerborstenen Leidenschaften, deine,
seine,
des Andern.

Ich kann so nicht!
Ich fliehe.
Fliehe.
Fliehe.
Nur die Flucht rettet mich vor dem skandal,
damit es doch wieder in Skandalen endet.
Qualvolle Welt.
Brutales Kapital.
Unfruchtbare moderne Zeiten.
Planetare Prostitution,
Korruption der paläste,
gewalt.

Warum lasst ihr nicht zu, dass ich meiner Liebe erfreue
wenigstens den einen Tag in der Woche
nur samstags, ein Leben lang?

Unsicherheit!
Du, der die Seele zucken lässt,
du, der nich in den Schlaf der Toten ein Beben bringt,
du, der Traum um Traum verblassen macht
und die Sehsüchte fesselt:
den Verrat bezahlst du mir teuer.

Die Gefühle des Jahrhunderts schlagen aus
wie schwankende Frequenzen in den Netzen


Edituar për herë të fundit nga në Sun Dec 02, 2007 6:58 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptySun Dec 02, 2007 6:49 pm

Besa besë Poezinë më lart e ka shkruar Mimoza Ahmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptySun Dec 02, 2007 6:57 pm

po e sakte, po presim ndonje poezi nga ti tani?
¨përshendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptySun Dec 02, 2007 7:01 pm

... harrova

kush i ka shkruar këto vargje ...

PARADOKS

Kur fola, më thanë: hesht!
Kur heshta, më thanë: fol!
Folehesht, heshtefol jeta ime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptySun Dec 02, 2007 7:26 pm

PARADOX

I spoke, they said: quiet!
I kept quiet, they said: speak!
speak/quiet, quiet/speak my life.

PARADOKS

Kur fola, më thanë: hesht!
Kur heshta, më thanë: fol!
Folehesht, heshtefol jeta ime.


vargjet qe ti i postove i ka shkru Agim Vinca

kush i shkroi keto vargje:


‘’Ke dhanë, i dashutun... Dhe sot, në liri-
Kur themra e gjakësorit s’na shkel dhe dora pa pranga mbeti,
Me ty këndoj mbi fuqinë e ngjallun nën yllin që na pri’
-unë biri yt besnik dhe – poeti’’
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptySun Dec 02, 2007 10:32 pm

Pershendetje
vargjet e bukura qe na solle besa-bese jan te Esad Mekulit .
Ato te meposhtme qe do sjell jan te nje miku te madh te shqiptarve .Aq shume admimironte ai Shqiptaret sa qe nje nje mik i tij e therriste "Albi"
ja se si i sheh ai shqiptaret dhe Shqiperine..

Të rrept bijt e Shqipes! Po vetitë
Nuk u mungojnë;veq të ishin më të arritura;
Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë??
Kush e duron si ata mundimin e luftes??
Shkëmbinjt’ e tyre s’janë më të patundur
Nga ata në cast rreziku dhe nevoje;
Ç'ARMIQ PËR VDEKJE, POR SA MIQ BESNIK!
Kur vendi a nderi I thërret të derdhin gjakun,
Si trima turren ku t’I çopë I pari I tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyMon Dec 03, 2007 3:27 am

Euridika vargjet më lart i ka shkruar Bajroni

Kush i ka shkruar këto vargje...

Liria

(Lumit, sugarit tim)

Eu çfarë djali kam,
eu çfarë Lumi kam.
Sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s' e ka mjekrën
s' ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet
të tetë s' don të lidhet në djepin e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyTue Dec 04, 2007 1:31 am

Sofra e paska shkruar Mirko Gashi
perndryshe shuume poezi e mire

po kete elegji,kush e shkroi??

Syrgjyn-vdekur

(Elegji per Luigj Gurakuqin)

Neno moj,mbaj zi per vllane,
Me tre plumba na i rane,
Na e vran` e na e shane,
Na i thane trathetor.
Se te deshte dhe s`te deshnin,
Se te qante kur te qeshnin,
Se te veshte kur te cveshnin,
Neno moj,te ra deshmor.
Neno moj,vajto,merr malin,
Larot ta permbysne djalin,
Qe me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimeror
Neno moj,ma qaj ne Vlore
Ku te dha liri,kurore,
Shpirt i bardhe si debore,
Ti s`i dhe as varr per hor.
Neno moj,ceshte perpjekur
Gojemjalt` e zemerhekur,
Syrgjyngjall` e syrgjynvdekur,
Ky Vigan Liberator.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyTue Dec 04, 2007 1:47 am

Fan Noli e ka shkruar kete Elegji



DËSHIRA

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prëhet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyTue Dec 04, 2007 2:12 am

vargjet tua i shkroi

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Naimi
Naimi

kush i shkroi keto vergje?

D ë s h m o r ë v e

Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe,
që vdekjes i jep kuptim, përjetësisë rrënjë.
Mbi imazhin e sakatosur të atdheut, Kosovës sime,

Aty ku gjëmon toka, aty ku derdhet gjaku,
Aty do vije liria, kështu thoshte bacë Metush Krasniqi – Plaku.

Në oda burrash është pjekur burrëria,
n’oda burrash tingllonte dhe digjej teli i lahutës
Tingllonte me ma të lartin zë sharkia e çiftelia.
Janë përcjellur këngët e burrave që kishin trimëri
Aty n’oda burrash u lidhë besa për vdekje a liri.

Kosovë trime, je kala ndër shekuj,
mbi të gjitha simbol i qëndresës,
Ndër stuhi e shtërngata qendrove e hekurt
Kosova ime, ishe, je e mbetesh e pushkes dhe e besës.

Kosova.... din ta çmoj gjakun e deshmoreve,
gjakun që din ta urren robërinë,
Kur derdhet për tokë të Kosovës dhe e sjell lirinë.

Varg-varg rrjedh gjaku te pragu i përgjakur
Populli im shqiptarë për liri i përflakur.
E hekurt UÇK-ja, radhitet në male,
xhamadan për dekë dhe bënë ftesë
Lëshohet kushtrimi e lidhet besa-besë.


Ka shumë burra të ktij dheu e shumë burra të fisit
Ka stërnipa t’Skenderbeut, e nipa të Metush Krasniqit.
Ka Adem, Hamëz e Shaban Jashara
Që lirinë tënde Kosovë,
shohin vetëm me pushkë përpara.
Isë Kastrati, Avdi Xhaqku e Rexhep Mala,
Nuhi Berisha e Kadri Zeka lum per ju bëjnë nanat,
Selver e Emin Kryeziu mee Besnik Marocën si luan
Rrahim Beqiri, Musli Imeri u flijuan per vatan.

Kush na e zbukuroj me t’madhe Dardanën,
Kush qëndron në k’të lapidarë
Sabri e Driton Krivaqa dy djemë të nje nane,
Agush Isufi me rrespekt aty u qendron pran.

Dardanë , qerdhe e madhe trimash përherë,
Musli Ymeri e Besnik Maroca me plot nderë
Luftuan e ranë dëshmorë për tmos vdekur kurrrrrr
Kurr nuk ju harrojmë , ju kem në flamur.

.....Ku krisi pushka e të parëve, në Prekaz,
pikrisht në kullë të Jasharëve,
Aty dridhej toka deri sa i madh e i vogël luftonte
Aty Legjendari Adem Jashari luftë po bënte.
Nga kulla e Jasharëve në Drenicë,
Liria rrugë të mbarë ka nisë.
Nga kjo betejë në front lufte,
u mbush Kosova plot lulëkuqe.

...e kam pa me sytë e mij o vllezër, o shokë ,
fluturimin e pavdekshëm sy shqiponjë
ndonëse kishte plagë në kokë,
Muharrem Fejza i thonë.

Por....e shihja edhe në ëndërr kur flija,
me plagë në gjoks kah ecte Haki Efendija.

Por që kurr s’pranoj ligjet serbo-sllave,
e lart iu ndëgju zëri, besa e FJALA
Më paraftyrohet para syve i madhi Rexhep Mala.
Kushtrim leshon sikur rrufeja që prêt
Kadri Zeka me shokë t’idealit te vet.

Nga mërgimi po vie me vrap ,ishte Avdi Xhaqku
Krenari që për Kosovë dëshmorë ra,
s’ju dhimt fare gjaku.

Një amanet, që Heronjët lan, nuk mundem dot pa ua thane:
Kur vritet një ushtar lirie nga Hogoshti, fjala bie,
Ju mos qani, mos vajtoni,
por me zërin më të lartë deri në qiell këndoni.
Dhe mos thuani se u vra, Komandanti ISA.

Po të vritet edhe një ushtar lirie, ju prap mos qani por me të madhe këndoni
Dhe mos thoni u vra ushtari me emrin Avdi
Por thoni se ra për Kosovë e shqipëri.

……Ah, çtë them për kta trima e heronjë të lavdisë
po, ….po një gjë e di, s
e kurrrrr nuk vdesin trimat e lirisë.
Ata vetëm sa bien,
gjakun ta njomin me të shijshmin ATDHE
Ata vetëm sa bien për tju bë ATDHEUT DHE.
Ata vetëm bien për të mbi lulkuqet n’Kosovë e në çdo anë
Bien për t’na treguar se LIRIA e Kosovës quhet NANË.

Për bijtë e maleve, ushtarët dhe dëshmorët e lirisë KOSOVË këndo
Kudo që i ke e kado që shtrihet e gjithë shqiptaria
E kur zëri juaj lartë të jehoj, s’ka ç’na ban moti as stuhia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyWed Dec 05, 2007 12:49 pm

Pershendetje jam_buli
keto vargje , une me kenaqesi i lexova per here te pare ne kete forum .I paska shkruar Ramadan S. Latifaj

ndersa mua me pelzyen edhe keto vargje
te kujt janë ??


A është fajtor Shqiptari?!

A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton,
nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ?
A është fajtor pse është,
e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari,
rob e njeri, që do i vetvetës të jetë ?!

A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don
të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë ?
A është fajtor pse, përkundër dhunës - rron e qëndron
nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyWed Dec 05, 2007 1:33 pm

E nderuara Euridika, gezohem pa mase qe vargjet e Ramadan Latifaj.t te kane pelqye, te njejtat me pelqyen edhe mua n daj i sollla ne kete teme, megjithekete edhe vargjet qe ti i solle jane shume te bukura, vargje keto qe i shkroi nje Antifashist i perbetuar i cili u lind ne Plavë, e luftoi, qysh në ato vite i kushtohet me te madhe publiçistikës ilegale tek gazeta "Liria" për të mos iu ndarë këtij profesioni edhe pas çlirimit. Për dhjetra vjet ka qenë kryeredaktor i revistës "Jeta e re"...



Esad Mekuli

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Small_Esad-Mekuli
======================

kush i shkroi vargjet ne vijim:

Vdekja e Malesorit

Asnje koke perkulur
se ia rrezoni lisat
Asnje gjeme mesa guri
se ia shembni majet
Asnje lot asnje
se ia shterroni krojet
ne syte e tij vetem harroi
p'rendimin dita
C'mendim i vruget
C'mendim i ftohte nder vetulla
Lum ky cfare vdekje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyWed Dec 05, 2007 3:57 pm

Vargjet me siper i ka shkurar Azem Shkreli

Kush i hskroi keto vargje

Dashuria
Koha është të duhemi,
të kesh besim ne mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t'ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë
ujë të madh,
i huaj s'jam as vij nga tokë e vdekshme.

Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyWed Dec 05, 2007 4:16 pm

Meli më duket .... nuk jam aq i sigurt por poezinë " Dashuria" e ka shkruar Ali Podrimja apo Agim Spahia .


Kush i ka shkruar këto vargje

Fshati im

Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.


Fshati për karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.


Ujëtë të ftohtë,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.


Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s'u bie,
se nga gratë rrojnë!


Gratë venë nd'arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit' e natë.


Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.


Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon es'rri kurrë
as ditën e diel.


0 moj shqipëtarkë,
që vet' e nget qetë,
edhe drek' e darkë
kthehesh e bën vetë;


Moj e mjera grua,
C'e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyThu Dec 06, 2007 12:21 am

Pershendetje Sofra,
keto vargje jane te Çajupit .
,e poshte po sjell nje poem te ndare me 3-4 pjese .Eshte paksa e gjate por aq shume me pelqen ...


I
QENDRIMI

Jam shqiptar
e kosovar:
Zot e krenar,
-Zot e bujar-
mbi këtë Dhe,
që e kam fe
e përmbi fe:
e kam Vatan!
E kam Atdhe!
Qe gjysh stërgjysh,
qe bres pas bres,
qe gjithemonë!
Ti shkja thrret
ti shkja bërtet,
gjer lart në retë:
se jam barbar.
Jo, s'jam!
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.
Po Vendin tim e dua,
lirinë e dua,-
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shkja të zi.
Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Ilirì:
kur nga një det në tjatrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.
Unë jam këtu e do te jem
-denbabaden-
sa mali të bëhet hì
e hiri mal përsërì

II
DURIMI

Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vogelì.
Jam si më sheh
e si më njeh:
kësulë-bardh e krye-lith,
kryelith me një shami,
me tri shami:
për trimëri!
Jam eshtër-math
i vrazhdët jam
e bojalli-
dhe sytë e mi:
janë plot shkëndì,
si baterdì.
Dhe kam urì
si s'ka njerì
për Drejtësì
e për Lirì
si gjithë Asimët
e gjithë Qerimët
e Vendit tim.
Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim
që në vogelì.
Se babën tim ma vranë
naçallnikët,
podporuçnikët.
Ma vranë,
se urdhër dha Vojvoda
e Krali- vetë:
Të vritet.
Se ish Kosovar!
Dhe se ish zot
mbi këtë Dhè!
Dhe tokën qe kisha nga Baba
nga gjyshi
rrënjë pas rrënje
prej qindra vjet,
prej mijëra vjet
ma muar.
Ah!
Ma muar Vatanin
që desha
si xhanin!
Ma muar
me armë në duar
me gjak nëpër duar
Agrarët!
Xhandarët
Tuxharët!
Të gjithë tok
u bënë shok:
si sorrat!
për kërme.
Oborrin ma muar
gjer në shtepi
dhe ngrehe për vete shtëpi
në sytë e mi.
Dhe unë,
ja, unë!
që isha zot
që qemot:
mbeta pa dhè,
bujk pa dhè
bari pa kope
këtu,
në dherin tim.
Dhe plori m'u ndryshk,
Hambari m'u myshk...
Po shpresa s'm'u vyshk!
Durova,
durova,
Sa nuk duron njeri,
as Perendi!
...............

III
S U L M I

Ta shemba shkja kufinë
që ngrite ti
në vendin tim
e përmbi varr
të babës tim.
Ta shemba
ta dogja:
me zjarrin e shpirtit
të vojtjes
dhe të urrejtjes.
Me zemërim,
me vrull të math
e bubullimë
qe s'ka mbarim.
Sa vjet ti me çave
më ndave
më vrave!
Armik-lugat!
Armik-xhelat!
Ti bëre azape:- s'u tremba.
Ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite:
t'i shemba!


Tani!
Tani!
Atje ku ti
o Mal i Zi
ngite kufi
që ndanin,
e çanin
vëllazëri:
Hej!
Sot,
shkon
e valon,
parmenda!

Ti bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty
gjyrma t'u duk
si në ujë.
---------------
Ta shemba armik kufinë
--derë burgu--
dhè është tani
si ish!
--si do të jetë--
përjetë:
Lëndinë!

IV
NDERTIMI

I bie arës mespermes
e gjer në bres
e përmbi bres
humbas
me gas
në grurin tim,
të Dheut tim,
te babës tim,
të birit tim:
sot e përjetë,
jetë pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zë të qetë
im-Atë vetë
nga balta posht:
Ta mbroni Dhenë
ku eshtrat kam
ku hi e tokë
e pluhur jam...
Ta mbroni Dhenë
qe e ushqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim...
Ta mbroni Dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Të derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrë lot,
as sot, as mot!...
Se loti është robërì,
Gjaku: Liri!
Jam ështër-math
e bojalli
e me japì,
si më sheh ti,
si më njeh ti.
Po kam një zemër
në gjoksin tim
që pa pushim
më rreh
si Drim.
Dhe Babën tim kur e kujtoj
lotoj...
Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qefin si për hata,
rreth e përqark me xhandërma,
desha të qaj e s'qava dot,
e të bërtas, s' bërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.
--------------------------
Dhe prita sot të derth një lot


V
QËNDRIMI

Tani!
Tani!
Unë jam gati
te vdes që sot
se rroj përmot;
mbytyr me gjak
po jo me lot,
për këtë Dhè
që e kam si fè
e përmbi fè.
E kam Vatan!
E kam Atdhe!
Hej!
po buças me zë kabà
sa të dëgjohet në qiell là
sa të dëgjojë funt e krej
kush gjak shqiptari ka në dej.
Shaban- vëlla!
Destan- baba!
Hej!
Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar,
ti Zot krenar
ti djalëri- ti pleqërì
bëju gati!
Bëju gati
për vrull të rì;
ta djegësh botën
ta bësh hì:
për Lirì'
Për Shqipëri!
Tani,
tani
o Mal i Zi
ja unë
ja ti!
Po unë- jo ti,
se jam këtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjërì...
Unë jam këtu kur Mali i Zi
me Shumadi
me Dallmati
sa mban e gjitha Shqeherì
ish ILIRI!
Kur nga një det në tjatrin det
isha Zot vetë.
Se jam këtu nga moti
kur vetë zoti
e bëri fushën- fushë
e malin mal!
Unë jam këtu
e do të jem
denbabaden
sa mali të bëhet hì
e hiri mal përsërì
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyThu Dec 06, 2007 12:37 am

Vargjet që i solle Euridika i ka shkruar... Mitrush Kuteli.

Kush i ka shkruar këto vargje ?

Letër nga Perëndimi i egër

( AULONËS )

Dielli a po nxen Aulonë
Rrezet e tij vapë sjellin mbi tokë
Nënën ma ke ngushëlluar për Ditë të Zisë
E nesërmja a sjellë ndonjë protestë të re...
Shi apo bie Aulonë
Qielli ka ndërruar ngjyrën në sytë tuaj artistik
Apo dallëndyshet i kanë internuar
Në klinikat sadiste për eksperimentim...
Lulet a kanë ujë të rriten
Me lot të nënave ato a ujiten
A lindi ndonjë Yllkë a Fatos i vogël
Apo ndonjë djalë i ri u kthye nga ushtria prapë i vdekur...
Netët në misirin tim janë terr e zi
Shëndetin ma grimcon kapitalizmi i poshtër
Perëndimi është ëndërr banale duhesh ta dish
Kamp mesjetar kundër hartës shqiptare...
Dhe ti, Aulonë
Mos ik nga historia e emrit tuaj
Mos harro datën e Ditëlindjes kur ke lindur
Këtë e duan Sadistët
Të harrosh kur ke lindur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyFri Dec 07, 2007 2:29 am

Te Teuta Zymberit qenkan Sofra,

kush shkroi keto vargje?

Memedheu

Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyFri Dec 07, 2007 5:40 am

Vargjet e më sipërme që i solli Euridita i ka shkruar Çajupi.


Po këto vargje kush i ka shkruar ?

LIBRI PA TITULL

I zhvendos dollapët e librave
Të thyej vrazhdësinë si etikë
A s’është kjo gjëmë e të pafatëve

Vetëm pranë unit tim e mallkimit
Ndiej fëshfërimën e gjetheve nga era
Ç’më plas një gaz i zemëruar i trishtë

Para marrëzisë qyteti hesht as di përse
Ndanë pyllit të vetmisë shpëtoj e çuditem
Me të dalë duke dëgjuar fraza të rreme
Nga ata që shkruakan natën pakuptim

Më infekton një hije para pasqyrës
Me zhurmë makabre s’hyhet në parajsë
As këmbë botës më kot nuk i sillem

Kuarteve të zymta ëndërrojnë të zhdukurit
Me orë seç vendos e zhvendos fotot e tyre
Kurrë më të mos jem robër në flakë

Ç’më vjen të rihap të gjitha dritaret e botës

Në ballinën e fundit të librit një varg ta vë
Kujtoj se mbaroi botë e apokalipsit

I radhis sërish ato të pakta hieroglife
Pa ndonjë estetikë varros kotësinë e mohimit
Më paskëshin mashtruar engjëjt dhe ëndrrat

Apo mbase një muzë e përgjunjur do më vijë


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyFri Dec 14, 2007 7:01 pm

Sofra, vargjet e sjellura me lart nga ju, mendoj se i ka shkruar Iljaz Prokoshi.

Ndersa keto me posht jane shkruar nga...?

KRISTAL

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj unë dalëngadal,
si vdes tek unë kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj,
një strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal,
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë,
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dime as ne askush
harim ish ky a s'ish harim ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyFri Dec 14, 2007 7:19 pm

Ismail Kadare

kush i shkroi keto vargje:

.....
TANI MBAROI ORA E HAKMARRJES E UN TE DUA
trup lekure, lemyshku, qumesht
trup lakmues e i qete.

Ah kupat e qumshtit, ah syte kur me mungojne
Ah trendafilat e pubetit , ah zeri yt i trishte e i lehte

Trup gruaje, do qendroj nen hirin tend
etja ime , rruga ime ne medyshje ankthi qe s'ka fund
Kanale te errta ku zbret etja ime e perjetshme
Ku zbret mundi dhe dhimbja qe s'iken kurre nga une.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyMon Dec 17, 2007 1:55 pm

Trup Gruaje nga Pablo Neruda qenkan jam_buli

keto vargjet e meposhtme me pelqejne shume ...te rrenqethin ..kush i shkroi ???

Me zjarr ju flas..., me zjarr.
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t'i jap shpresë-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemërak,
fatlum dh'i pastër si zëmbak,
po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,
dh'u jap ushqim me dashuri -
një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! gjirin ta godas...
dh'e hap ah! gjirin më një ças...,
dh'i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!...

Ahere-helmohet e buçet
pas mallit tim liqeri-i shkret,
e rrit tallazin posi det.

Ay e tund, ay e shkund,
ay e hap sa me të mund,
gjer mun në gjit, gjer mun në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë,
më thotë ah! shih sesa 'sht'i fellë
ky gjir'i em që të pat pjellë...

...Me zjarr ju flas, me zjarr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyMon Dec 17, 2007 2:49 pm

Vdekja e Nositit titullohet poezija e Lasgushit që pyete Euridika.

Kush i shkroi këto vargje ?

NË MUNDSH

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
Në durofsh dot thënjet e tua të drejta
Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
Si në kumor, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.
Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë–Dije dhe mos ke asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe burrë të do jesh, o biri im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyMon Dec 17, 2007 4:53 pm

Rudyard Kipling i k ashkruar keto vargje Sofra .

Kur nje mengjes

Do te jete mengjes u une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s`do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti clele heren,moj bajame"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s`do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
Rdo te ulet ne sup je flutur...

E, kur syte te hapesh,do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xham
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret,moj majame"

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyMon Dec 17, 2007 7:08 pm

Kur një mëngjes e ka shkruar Dritëro Agolli

Kush i ka shkruar këto vargje ?

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.


Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.


Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.


Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.


Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 EmptyMon Dec 17, 2007 8:41 pm

Ismail Kadare i ka shkuajtur vargjet me siper

Po kto kush i ka shkruar ?

Vaje


Qe ne diten qe vdiqe ,qe kur s`te kam pare
Lotet qe kam derdhur,s`me jan dhe thare
Shume vjete u ben sot u mbushen dhe dhjete
Qe jur me ke lene dhe s`te shoj ne jet

Ne c`kopshtr mr lulr kr qendruar nalle?
S`te vjen keq per mua?S`te vjen mall per djal?
O engjell i bukur mos meno ne bote
Kthehu te te shime te na mbeten lot

S`rrojme dot pa tyne ti srron pa neve?
Motemot qe rrejtem bahsk s`me urreve
Atje tek rri jane qipparizè varre
Kthehu te te shime mos na ler perfare

Mos na ler te gjir me zemer te ngrire
Kthehu te gezohesh kur te shoc tet bir
E ke lene foshnje tani u be burr
Sàrrite ta rritje s`te ka pare kurr

Per ty shum here coc do te me thot
Por s`mind ti pergjigjem se me mbytin lot
Kthej koken menjeane sdhe veshtroi perpejet
Duke pshertîtur te zoti vertete

O zot i veret s`te erdhi keq per djal
Kur mori memen dhe me le te gjall
Te me keshe marr do qe memire
Dhe te rrojne foshnat ci rrit ciliminjte
Doja drite o qjell more driten time
dhe ma mbushe jeten me plot hidherime
Tani rroj pa shpres naj s`dua te roij
Se dhe perendin tani se besoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush i ka shkruar këto vargje ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR
» VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
» Rreze Drite (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: