Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 25 ... 32  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyMon Nov 03, 2008 12:41 am

TETË KËSHILLA

TË MIKUT REXHË ELMAZI



Jeto: vuajtjet t’i shijosh

jeto: gëzimet t’i vuash!



Jeto: vdekjen ta këndosh

jeto: jetës t’i thuash: jo!



Jeto: të vdesësh vertikalisht

jeto: vdekjes mos iu përgjëro!



Jeto: një e dy herë mos vdis

jeto: vdis e fatin mos vajto!

Prill 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyMon Nov 03, 2008 12:42 am

VETMI KOBRA PA ZILE



me askënd nuk jam

pos me vetveten



shtrihem gjerë e gjatë

asaj i lypi fat



nëse më do si më lajkaton

mos ma vesh atë veladon



grish të mur(g)ohem në tëndin ishull

të shporrem nga paraj(s)a pa u prishur



murg e murgeshë

në një ishull dhe pa epsh



çka t’i marr e çka t’i jap

kush kujt i hyri në hak



dhe zdup e zdap në kokë e shpinë

u mllefosa me vetminë



pa duar e shkop më rrah

ndaj i hap derën krah e krah



ik moj shporrmu kobra pa zile

miqësinë e paske hile

Mars 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyMon Nov 03, 2008 12:42 am

J E T Ë



Të lidhin mes katër muresh

nën dry sy që katrohen jashtë e në brendi,



në mur do ta vizatosh me duar thëngjilli

ta riçmosh një rreth dielli,



t’i qeshesh me eshkën e epshit:

dredhe zhdredhe shtrëngueshëm a shlirë



të më përthekojë pranga,

se të dua edhe kësisoj: me danga!



Rrufesë së (pa) pritur:

falju që nuk të ka goditur.



Atë ylber

i mahnitur dot se vjel,



është katrahurë

pa shteg e udhë…



Të zhytë në lumë

të lahesh e të mos lagesh,



tu biesh valëve të ndeshtrashës

mbetur në breglumë kërrusur mbi bastun.



Dhe merr frymë lirisht pse një ditë

infarkti nuk ta hodhi dheun në fytyrë…



Përmasa e(rr)jetës gllabëruese

(s)fondit të jetës i hapet tinëzisht



në grep bjen se bjen

dhe bie se bie mynxyrshëm a qetësisht,



lypi prillit kundërmimin

të ta shporrë kutërbimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyMon Nov 03, 2008 12:43 am

AS(SE)SI?



tirret e tirret një temë

boshtin mbështjell

me fije në anatemë



ngreh andej të mos këputet

ngreh këndej të mos tutet



assesi të thuret



ngreh e mos këput

kut më kut i hidhet litari

këtij livadhi



ai zotëri mëshiroi

haje barin lërma gardhin

bie a s’bie shi

bari për ty



jona lëkurë kruar

e kruar deri në gjak të zgjebes

së pa rruar



hap para mbyllet prapa

mbyll prapa hapet para



assesi të shthuret



lugati i serisë

vjell vjell vjell

vrer vrer vrer

vrerit shije jep e merr

dhe mëton t’i hip

kalit mitik të Llazarit Princ



vojo lubia del nga seria

mbi kalin mitik të çeliktë

të Llazarit



mes katër drapërinjve

do të m’i korrte

pamjet e syve

e ta vringëllonte

flakën apokaliptike



edhe një e vjellë

për “efekt serrë”

një thirrgjëmë e gurëzimit

të vajit të ajrit



luleëndjet brenda lulehelmesh

mjalti mëkues a helmues

luledijet shqiptojnë shijet



një çelës i stërndryshkur

as merret as jepet

dorë më dorë kuqëluar

dorë më dorë zbardhuar



lëkura ime regjur

e tëholluar

shkallëve të evro-dinakërisë



assesi të thuret

assesi të shthuret



në dorë ende mbaj

lëkurën time të rrjepur

çfarë t’i bëj për t’ia qepur

për t’ia veshur pastaj

anatomisë



tirret e çirret një temë

boshti i mbështillet

me nyje në anatemë

Tetor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 4:19 pm

W.H AUDEN

Trishtim funerali

Ndaloni oret, shkulni telefonin.
Hidhni nje kocke, qe qeni te pushoje.
Heshtini pjanot dhe me ritem te mbytur
Lini qivurin, kortezhin te kaloje.

Avione le te pershkruajne qiellin,
te shkruajne neper te, Ai ka vdekur.
Ne gushe pellumbash, me shirit te shfaqet zija.
Doreza te zeza le te veshi policia.

E kisha Veri, Jug, Lindje, Perendim,
javen e punes dhe te djele pushim.
Mesdite, mesnate, bisede dhe fjale e kisha.
Te perjetshme e dija dashurine, por gabim isha.

Yjet nuk duhen me: fikni te gjithe.
Merreni henen, dikush djellin ta ndaj'
Te derdhet oqeani, zhduken pyjet
Asgje e mire nuk vjen me pas kesaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ajet
Fillestar/e
Fillestar/e
Ajet


Male
Numri i postimeve : 30
Age : 50
Vendi : Bota shqiptare
Registration date : 04/11/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 4:36 pm

Eva0506, e bukur poezia e W.H AUDEN qe ke sjell. Ne mos gaboj eshte dhe tek filmi 4 martesa dhe nje funeral. E preferoj ket poezi. Respekt..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 6:34 pm

Po sjell nje poezi nga Fasli Veliu.

Nuk eshte poet i shquar per jo rastesish me kane rene ne duar shkrimet e tij ,dhe po shkruaj pikerisht nje poezi nga libri i tij:Ze e mall mergimi.

Hej ,Hipokrizi!

S`e degjon kush zogun ne dege,
sa gjemon per nje pranvere.
S`e pyet kush shqiponjen ne lis,
kur kerkon çerdhe e farefis.

"se paskan liri-pa kufi"

Se pyet kush bariun ne mal,
ujku qengjat ne shteg kur ia ndal?.
Se pyet kush bujkun ne are,
sa bime i thahen qe ne fare?
Se pyet kush fshatarin ne pazar,
ç`ka per te shitur,ç`i mbetet ne hambare?

" Se paskan liri-per mrekulli"

S`e pyet kush nenenper rrudhat ne balle,
as per lotet qe i mbeten nen qepalle:
Pse femijet i ndalen lojerat femijereore,
as per buken e enderra qe kerkojne prore?
Sa djem i dergjen ne burgje e spitale,
sa i mbeten pa epitafe,sa i hyne ne varre?

"Se paska drejtesi-zi e me zi!

Sa e padurueshme kjo hipokrizi.
Kete s`e duron kjo rini,
qe behet rreze drite e bie fli,
per Pavarsi!


Zollikofen.25.09.1982.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 7:12 pm

Po vazhdoj perseri me nje poezi te Fasli Veliut.

Jo pa qellim se e di qe dikush ketu e njeh fare mire mua dhe ate.

Zeri Yne

zeri yne eshte kushtrim,
i nje populli qe nuk di gjunjezim.
Qe se mundi as terrori e tmerri,
mes shekujsh te nxire-rreze dielli.

Doli nga toka-jehoi ne qiell.
Doli nga eshtrat-u shkri ne diell.
Doli nga grykehollat-drejt ne re.
Doli nga zemrat-per jete te re.

U frymezua ne konaqe burrash,
u freskua ne gurgullima gurrash.
Eshte i fuqishem per dite e mot,
dike e gjalleron ,dikujt i jep mort!

Gjuha e flamuri jeten ia zgjat,
toka e lire i behetprehje-shtrat.
zeri yne -frymezim e kushtrim,
lajmeron stuhi e ngadhenjim.


Fasli Veliu botuar tek "zeri i Kosoves"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 7:25 pm

FAN NOLI

Vraponi, o burra,
Me armë, me topa, me kordh' e me shpata,
Se dolli kuçedra e errët nga nata,
Se ngriti bajrakun e lyer me gjak
Dhe sulet prej Shjiakut në Durrës me vrap.


Kuçedr'e Turqisë,
Hyen'e urisë,
E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari
Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari,
Si gjarpër zvarniset, i sillet përqark,
Me dinin në gojë, me helmin në bark.


Kuçedrën e vrarë
E hasi më parë
Thomsoni në Vlorë, kur vinte prej detit
Me katërqint krahë, lubi' e Dovletit;
E zuri për gryke, e shtriu përdhe
Nga thonjt' i rrëmbeu të mjerin Atdhe.


Pastaj për së dyti
Në Durrës e mbyti
Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja,
Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja,
Nga forca në pluhër, nga bregu në det,
Me grusht prej rrufeje, që ngrin e që tret.


Kuçedra e thyer,
Në turp e përlyer
Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës
Dhe ngrihet m'e fortë, në Gjol, afër Urës.
Shqiptar'i verbuar vërsulet në det,
Shkel Flamur dhe Nënë dhe vllezër po vret.


"Dy herë të theva,
Të shtriva, të ndeva,
Po prapë u ngjalle dhe prapë u ngrite,
Prit më, the, prit më!" Dhe prap' iu vërvite,
Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re,
Kalorës i huaj, që vdiqe për ne!


Nga Ura, nga Ura
Po ikni, o burra?
Ju ikni, po hij' e Kalorësit s'ikën!
Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën,
Se urën e ruan, se Urë'n e mpron
Stihia - Shqiponjë, me qip e me thonj.


Te ura, te Ura,
Vajtoni, o burra,
Thomsonin e ngratë që ju vet' e vratë,
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,
Për ju, të mallkuar, që s'doni Atdhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 7:33 pm

Fjalet e nje nene


As plep as lis,
as njeri as fis,
nuk ka ze e lartesi
djali im pa ty!


Fasli Veliu Shtator 1981
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 7:38 pm

Nje poezi per Bashkimin qe te ben te forte dhe te pamposhtur.

Rent or Marathonomak

- Fan Noli -

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u çthur ordi e huaj,
Se betejën e fituam
Dhe qytetin e shpëtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marathonomak!


Kap një degë prej dafine
Dhe vërtitesh ndaj Athine,
Nëpër fush' e brek mi brek
Këmba tokën as t'a prek,
Hip' e zbrit,
Petrit, Marathonomak!


Ke një plagë, po s'e the,
Djers' e gjak pikon për-dhè;
Do që ti të jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!


T'u tha gryka, po s'të pihet,
T'u mpi këmba, po s'të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zëmrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt, or Marathonomak!


Kurrë kaqë s'dogji djelli
Dhe si plumb s'rëndovi qjelli,
Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Turru tej,
Tutje, or Marathonomak!


Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra çjerr e guri grin
Afsha gjoksin përvëlon
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr', or Marathonomak!


Gryka si gjyryk të çfryn
Prej Vullkani flag' e tym
Se ç'vëngon e se ç'gulçon,
Zëmra brinjët t'i çkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!


Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Mos, se s'janë veç Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!


Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerëzia
Që të pan' e që të çquan
Dhe fuqinë t'a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!


Ja, arrive, ua the:
Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde!
"E fituam!", brohorite
Dhe për tok' u përpëlite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!


Rent kudo, dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Marathonomak!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 7:49 pm

Ne sofren tone.

Qame me shume denesje,
ne luge me shume lot,
bardhesi as dje as sot.
Buka therrime e thate,
nata shekull e gjate...

Njerezit perreth na u pakesuan.
te uritur na vrane e na helmuan.
Ne qe ata me dhembje i kujtuam,
ne emerin e tyre,
ne sofren tone u betuam.



Fasli Veliu tetor 1981 Zvicer
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 8:31 pm

Sekretet e nenes.

Po ruaj lot e gjak,
palosur ne flamur,
deri sa te marrim hak,
Zemres i vura gur.

Kur te marshojne djemte,
lirine ta keme fituar.
Do ti shpaloj kujtimet,
emrat kam per ti treguar.

Do ti kem heronjte-nderimet
Ardhmerise per tia deshmuar.

Fasli Veliu Janar 1982.Shtutgart,Gjermani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ajet
Fillestar/e
Fillestar/e
Ajet


Male
Numri i postimeve : 30
Age : 50
Vendi : Bota shqiptare
Registration date : 04/11/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 8:54 pm

HIROSI (1862-1935)



Bashkia e qytetit

Rojtari plak, i veshur keq,

Me foli me ashpersi te porta,

Mendjemadh, si roje perandori.

Ah, ftohte! I kerrusur ngjitem ne bashki,

Neper shkallet e pafund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 9:11 pm

Dritero Agolli

KUR NJE MENGJES!

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"


KUR NJE MENGJES!

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 9:36 pm

Marr nga A.Duka
Shqipëria ime,(marshi hajdutëve).
Shqipëria ime,
Shqiponjë e plagosur,
Vidh e vidh të gjithë,
E ti s’ke të sosur.

Shqipëria ime,
paske qenë xhenet,
Me mijëra hajdutë,
Dolën sot në çet.

Polli pa hesap,
Kjo kohë zuzare,
Hajdutë modernë,
Me “Benz” e kollare.

Sa s’plas nga shëndeti
Gjith’ kjo ujqëri,
Posht’ dhjamit të bardhë,
U rrjedh gjak i zi.

Kope e hajdutëve,
Jo, nuk ka të sosur
Me targë të verdhë,
Kudo është vulosur.

Kope e hajdutëve,
Me këmborë e zile,
Me targa të verdha,
Me targa jeshile.

Kope e hajdutëve,
Si kope e ujqe,
Gjysma ngjyrë blu,
Gjysma ngjyrë kuqe.

Jo, nuk ka të sosur,
Gjith’ kjo lukuni,
Nga polic i vogël,
Gjer në ministri.

Kjo racë vampirësh,
Është zënë në valle,
Kush e kush të shqyej,
Copën më të madhe.


Dje vidhej një kockë
Për të mbajtur frymën,
E sot pushtetari,
Përlan krejt uzinën.

Njeriu i shkretë,
Sa nuk lot nga trutë,
S’qe gjë Ali Baba,
Me dyzet hajdutë.

S’qe gjë Ali Baba,
Hajduti i tmerrshëm,
Mes tyre do ish,
Burri më i ndershëm.

Fukarenjtë me mijëra,
Jetojnë në geto,
Hajdutët modernë,
Pijnë wiski shqeto.

Vila përrallore,
Ngrejnë maskarenjtë,
Kjo kohë zurzare,
Qesh me fukarenjtë.

Shqipëri ç’u trete,
Shqipëri ç’të shitën
Mbahesh me lëmoshë,
Mezi e ngrys ditën.

Qeveria jote,
Jetës i ngre prita,
Në behar pa ujë,
Në dimër pa drita.

Veç t’i lutesh zotit,
S’të ka mbetur tjetër,
Zotërinjtë hajdutë,
Rrojnë porsi mbretër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 9:55 pm

nga "Burri shqiptar"

Moj Shqypni,Shqypni e gzueme,
Mos u thirr ma toke e shueme,
...Len e rrit burra kso dore
S'kan ç'ka te bajn fuqit mizore.

________________________________

nga "Gruaja shqiptare"

...Kuku nana kjan me lot,
S ç'me gjet mue t'mjeren sot!
Se ç'e gjet të zezen nanë
Nen ket diell e nen ket hanë!

Merr pelhuren, qi pat enë
bija e sajë;kisha pase kenë
Kuq e zi e m'të qindis
Gjet dashnin qi e kisht'molis.
N'kry t'flamurit kisht'punu,
Per reth shqypja, m;dor prarue,
Fjalet e hershme, fjalet e te pareve:
SE SHQYPNIJA ASHTE E SHQYPTARVE;
E bder skaje fjalen "liri"
Me kete flamur kuq e zi
ishte shkri bija per Shqypni
...Lidhuni tok:per her dashnija
per vend t'uaj t'ujet stolia
... Ne vend do te shkojne
fjalet e te pareve :
Se Shqypnija ashte e Shqyptareve,
lidhuni tok si bajshin moti
ata bijt e Kastriotit
e broh'ritni n'gezm e n'vaj
Rroft SHQYPNIJA e Flam'ri i sajë

_______________
Vinçenc Prenushi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyTue Nov 04, 2008 10:15 pm

Edhe une e vazhdoj me Arben Duken si Zeri i Atdheut:

Më thonë e më shkruajnë
Pse s'e ngre dyfekun
Ta shkrepësh, o bir,
Dhe njëherë mbi grekun…

Dhe njëherë mbi grekun
Terezite mire,
Se na bënë prapë
Një këngë të ndyrë.

Edhe më të ndyrë
Se ajo e para,
S'u ngop ai qën
Me ato të shara...

Me ato të shara
S'u ngop ai horr,
Për çudi e quan
Veten superior.

Ata vetë e dinë
Pse u bënë lugetër
Tash që s'kanë asgjë
Veç lavdisë së vjetër.

Veç lavdisë së vjetër
Që dritë i dha botës
Po tani janë bërë
Turpi i Europës!...

Hiqen superiorë
Dhe ndihen garantë
Dhe harrojnë se kanë
Mijëra emigrantë.

Mijëra emigrantë
E zeza Greqi,
Nëpër Kanada
E në Gjermani…

Atyre askush
S'u thotë aty : "Plehra!..."
Po ai që shkroi
S'i di këto gjëra…

S'i di këto gjëra
Shkërdhata i shkretë,
Se vetëm Greqia
Ka mbetur Mesjetë.

Ky pisllëk i saja
Ka rrënjë në gene,
Se dhe kur s'kish brekë
Ajo ishte shovene…

Ndaj dhe të thashë unë
O kokë goricë
Po munde më puth
Pak në prapanicë!...

Dhe tani kuptohet
Që e kishe pak
Dhe më shumë se aq
Ti e paske hak!

Unë jam një shqiptar
Me besë e me nder
Po puna ma do
Të flas me një derr…!

Jam i kulturuar
Vetëtij mes territ
Dhe s'e kam mësuar
Kurrë gjuhën e derrit.

Kurrë gjuhën e derrit
Derrit që ha lënde
Ti më detyrove
Të flas gjuhën tënde.

Të flas gjuhën tënde
Si në kohë të vjetër
Se ti je një derr
Derr dhe asgjë tjetër...

Të thashë në fillim
Ta them dhe njëherë
Edhe un' si ty
Jam krejt i krishterë.

Jam krejt i krishterë
Unë që prej fillimit
Po ti je, o derr
Turp i krishtërimit!...

Turp i krishtërimit
Pa din e pa caqe
Krishti vari veten
Që ti të kesh paqe.

Që ti të kesh paqe
Arsye dhe vlera
Po ku di nga Krishti
Kopeja me derra…

Kopeja me derra
Që s'ngopet me lënde
Vetë më detyrove
Të flas gjuhën tënde!...

Të flas gjuhën tënde
Tënden, more derr,
Se unë s'jam si ty
Se kam besë e nder!...

Ti s'e di, o derr,
O surrat mballoma,
Si mbetët dikur
Nëpër malet tona!

Ti s'e di, o derr,
Se je horr prej horri,
Të shkretët i griu
Uria dhe morri!...

Po ne si fisnikë
Si kontë e si dukë
Nuk i zumë me gurë
U dhamë strehë e bukë.

Po ti turi-derr
Këto nuk i di
Ndaj bëre për ne
Këngë-pocaqi…

Me farë shovinizmi
Ti ngjizesh e ngjizesh
Se je mi kanalesh
Se je mi gjirizesh.

Se je mi gjirizesh,
Pa shpirt e pa zemër,
Ndërsa ne shqiponja
Na ka dhënë emër.

Po edhe shqiponja
Në majën e malit
Ndonjëherë do merret
Me minjtë e kanalit.

Ndonjëherë do merret
Jo se ka dëshirë,
Po e detyrove
Ti, more këllirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyThu Nov 06, 2008 12:24 pm

Lengston HJUZ

Demokracia


Demokraci s'shohim kurre,
As sot, as mot,
Se liria shpinekrrusur.
Sfitohet dot.

Une kam te drejte,
Ashtu si kushdo,
Te flas me ze te plote
Dhe toke te zoteroj.

U lodha se degjuari pallavrat e botes:
Jeta e tyre sic eshte le te vazhdoje,
Se neser vetvetiu gjithcka do te ndryshoje.
Liria nuk me duhet kur te vdes,
Une dua buke per neser ne mengjes.

Liria
Eshte drite fuqiplote.
E zhduk
Varferine
Mbi toke.
Edhe une
Jetoj ketu.
Lirine e dua
Jo me pak se ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyThu Nov 06, 2008 12:26 pm

E.E. CUMMINGS


Dua, eshte

dua eshte me e trashe sesa harroj
me e holle sesa mbaj mend
me e rralle sesa dallga si boje
me e shpeshte sesa pa shprese

eshte me e krisur e me me hene
dhe me pak sdo te jete
se i gjithe deti qe vetem eshte
me i thelle sesa nje det

dua eshte me pak gjithmone sesa fitoj
me pak kurre sesa e gjalle
me pak me e madhe sesa filloj me se paku
me pak me e vogel sesa te fal

eshte me e plote dhe me diell
dhe me shume smund te vdese
se i gjithe qielli qe vetem eshte
me lart sesa nje qiell
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 35
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyThu Nov 06, 2008 12:28 pm

mu me kan lan pershtypje kto dy poesit:

Nuk me haet mengjes sepse mendoj per ty
nuk me haet dreka sepse mendoj per ty
nuk me haet darka sepse mendoj per ty
nuk me ze gjumi sepse kam uri

hahahahaha

tjetra:

e shikoj henen e te shof ty
e shikoj diellin e te shof ty
e shikoj detin e prap te shoh ty
po hajde hiqmu qka ma ke zon udhen bre!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyThu Nov 06, 2008 12:29 pm

Komplimente!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyThu Nov 06, 2008 12:31 pm

James JOYCE


Erera te majit qe vallezoni mbi det

me hove rrotulluese gezimesh

nga hullia ne hulli ndersa ne krife

shkuma fluturuese shnderrohet ne kurore

dhe harqet e argjende cajne ajrin.

E keni pare gjekundi Dashurine time?

Ajme! Ajme!

Erera te majit.

Dashuria eshte e palumtur kur dashuria eshte larg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyThu Nov 06, 2008 12:34 pm

Fridrih NICE

Lumturia ime


Pasi u lodha duke kerkuar

Mesova te gjej.

Qe kur era ma humbi drejtimin,

Une fryj me te gjitha ererat.



DIALOG

A: Semure isha? U sherova?

Cili qe mjeku im?

Si munda te harroj gjithcka!

B : Vertet qenke sheruar:

Shendeti vjen me harresen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 EmptyThu Nov 06, 2008 12:38 pm

Pjer KORNEJ

- Pjese e shkeputur nga tragjedia Horaci nga Pjer Kornej. Sabina eshte personazh i tragjedise. Ajo eshte nga Alba, ne anen e se ciles luftojne vellezerit e saj, kurse per Romen lufton burri i saj -

SABINA

O Albe, vend i dashur, moj tokez e bekuar,
O Albe, ku fillova te thith ajrin e kulluar,
Kur shoh se lufta e shkrete midis nesh po fillon
Fitoren tone e druaj njesoj si humbjen tone
Ti Alba te ka lindur, ckerkon ta besh lavdine?
Me hekur nenes sate kerkon qe ti shposh gjine?

Kthe jepi krahun tend qe sulmon e derrmon
Aher femijet e saj guximi i terbon;
Si nene e pergjeruar do lutet nate e dite
Per ty, ne mos i rafsh me te gjitha ushtrite

... Nuk jam me as me Romen, nuk jam me as me Alben.
Ato do te luftojne per vdekje a shpetim,
do hidhem nga ajo ane qe bie ne mjerim;
Do jem me te dyja, fitorja sa te ndrije,
Ne dhembjen do marr pjese, por jo dhe ne lavdine;
Keshtu do te ruaj ne kete fat te zi,
Urrejtjen per ngadhenjyesit, per tjeret lot e mi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 18 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 18 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 25 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: