Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20 ... 25 ... 32  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 06, 2008 12:45 pm

BODLER

Mbresat


Oh! Kam aq shume mbresa si te kem jetuar njemije vjet

e komone e madhe e kam plot sirtare kujtimesh:

kuintanca te bera rrotuj lidhur me kordele,

vargje, letra dashurie, fatura e romanca

qe fshehin shume me pak sekrete se sa truri im

i lodhur qe ngjan si piramide a qilar pa fund,

ku jane groposur shume me teper kufoma, shume me

teper te vdekur se sa ne nje varr te perbashket
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 06, 2008 12:57 pm

Kurse kete poezi te shkurter nuk e mbaj mend ku e kam lexuar dhe nuk ja mbaj mend autorin. Gjithsesi me pelqen shume:



Mes maleve tutje prej tokës lindore,
Seç ra një ushtar nën plumbat mizore,
As kryq nuk i vunë, as e shtinë në tokë,
As nënë e as motër s'iu gjendën mbi kokë,
Veç retë që vinin që larg nga vatani..

E panë, e njohën dhe zunë ta qanin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 06, 2008 10:23 pm

Eva0506 shkruajti:
Kurse kete poezi te shkurter nuk e mbaj mend ku e kam lexuar dhe nuk ja mbaj mend autorin. Gjithsesi me pelqen shume:



Mes maleve tutje prej tokës lindore,
Seç ra një ushtar nën plumbat mizore,
As kryq nuk i vunë, as e shtinë në tokë,
As nënë e as motër s'iu gjendën mbi kokë,


Veç retë që vinin që larg nga vatani..
E panë, e njohën dhe zunë ta qanin...

Këto dy vargje janë antologjike. Simboli i reve që udhëtojnë hapësirës së lartësive të vatanit duke vëzgjuar poshtë në tokën e robëruar, dallojnë heroin e rënë dhe për të në shenjë pikëllimi derdhin lot !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyFri Nov 07, 2008 3:51 am

POEZI NGA ASDRENI

SA TË DUA O SHQIPËRI

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!

Se për mua, o Atdhè,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhè
shpirtin tim për të ushqyer!



KTHIME

Kur të pashë më s'të lashë,
T'u afrova e s'tu ndashë
Dhe me zë t'ëmbël të thashë:
"Sa të dua o moj vashë!"
edhe në gjunjë të rashë,
T'u luta gjersa u vrashë
Po nga zemëra psherëtita
U treta, u lebetita,
Se asnjë fjalë s'të qita,
Gjersa shpresën far' e ngrita
Se m'u mërzit sa të prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.
Vetëm pastaj unë u zgjova
Dhe mendjen time ndërrova
Kur zemërën ta kuptova
Dhe ika e të harrova,
Nga tërë mundimet shpëtova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbrëmanet herët
Më vjen rrotull si një shqerre
Si një fytyrë në verë
Dhe më lutesh aqë herë
Po tashti shëko të tjerë
S'e stë dua moj e mjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyFri Nov 07, 2008 4:15 am

Dritëro Agolli

Ketu s'do jem

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

Xhevahir Spahiu

Shembja e nje nate dashurie:
Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe çfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............

Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyFri Nov 07, 2008 10:28 am

Edhe nje buzeqeshje

- Pol Elyar -

E plote nata kurre s'mundet te jete
Besomeni per cka po jju them,
Besomeni per cka ju betohem.

Cdo hidherim ka nje dritare te hapur,
Nje dritare te ndezur,
Ka nje enderr qe lind.

Ka nje deshire qe pret te permbushet.
Ka nje uri qe pret te shuhet,
Ka nje zemer fisnike.

Ka dhe nje dore te zgjatur,
Ka dhe dy sy ne pritje,
Ka edhe nje jete qe hyn ne nje jete...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyFri Nov 07, 2008 2:21 pm

Atje

- Nje poezi qe e lexoj me shume deshire gjithmone -


Atje jane nenat tona,
Qe me mund na kane rritur.
Atje jane varret e deshmoreve
Qe vendin e kane ndritur.

Atje eshte shtepia
Ku u rritem me varferi
Atje jane rrugicat,
Ku loznim si femije..

Atje eshte edhe shkolla
Ku mesova ABC –ne,
Ku mesova me shume endje
Se si ta dua Atdhene.

Atje jane femijet,
Motrat e vellezerit tane,
Miqte e dashamiret
Atje eshte vete Kosova nene.

Atje shumecka me ka mbetur
Tash pres me padurim
Te ike nga ku jam tretur,
Te shkoj ne vendin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptySat Nov 08, 2008 1:36 pm

Pablo Neruda ngelet mjeshter i poezise per mua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyWed Nov 12, 2008 12:41 pm

Fragment dëshmorëve 
  O ata t'lumtë, qi dhanë jetën,
  o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten,
  qi për Mbret e vend të Parëve,
  qi për erz e nderë t'Shqiptarëve
  derdhën gjakun tue luftue,
  porsi t'Parët u pa'n punue!
  Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
  but u kjofshin moti e stina,
  ak'lli, bora e serotina:
  e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë,
  e der' t' ketë n' detë ujë e ranë,
  der' sa t'shndërisin diellë e hanë,
  ata kurr mos u harrojshin,
  n'kangë e n'valle por u këndojshin.
  E njaj gjak, qi kanë dikue,
  ban, o Zot, qi t'jesë tue velue
  për m'ia xe zemrën Shqiptarit,
  për kah vendi e gjuha e t'Parit!
  Mos ta harrojme vepren e tyre.
  Amen.
  Gjergj Fishta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyWed Nov 12, 2008 12:42 pm

Mos më thoni.... 

Mos më thoni se vdiq,
Mos më thoni se nuk është më,
I miri e i bukuri i nënës,
Është në zemër tashmë.
Mos më thoni, ku e qëlluan plumbat
Nëna e di, në kraharor
Çelën bozhuret e gjakut, 
si lulëkuqet në dëborë.
Mos më thoni se s'vjen më,
Do e pres te pragu i derës,
E ai do t´vij si gjithnjë,
Sikur flladi i pranverës.

Do t´vij si agimi ditës,
Zemra e nënës do t´vij,
I ndritshëm si rrezja e diellit,
Magjeps si hyjni.
Mos më thoni se jam e vetme,
Se kam mbetur fillikat,
Ai do të vij me shokë netëve,
Pushkën do e var mbi shtrat 

Mos më thoni se vdiq im bir,
Ai ka rën, por nuk ka vdekur  
Në udhën e lirisë për ku ishte nisur,
Duhej derdh gjak për të arritur

Secili prej tyre kishte mall për atëdhe,
Por mbi të gjitha një dëshirë
Ta zhdukin errësirën e rëndë,
Që Kosova t´jetojë e pamvarur dhe e lirë

Mos më thoni, asgjë mos më thoni,
Ai do të vij rishtas si agu i ditës,
Fshijeni lotin dhe shikoni, lartë
Ai është mbi bjeshkët e Drenicës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyWed Nov 12, 2008 1:07 pm

Vajtimet e Atdheut 
   
Më s'tu nda zjarri, më s't'u nda flaka
Më s't'u nda vrasja, ndjekja,shuplaka,
Më s't'u nda therja, mbytja grabitja,
Më s't'u nda shtypja, vojtja, drobitja.

Gra, burra, foshnja për ditë vriten,
Nga vendi vet zhveshur po qiten;
Digjen katundet e përvëlohen,
Ah, shpirti më këputet, prej kujt s'ndalohën.
U germadhove, u copëtove,
Krejt u trondite krejt u shkretove.

  Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
  Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!

Qytetërimi ku asht vallë?
Përse Europa nuk i sheh hallë?
Si s'po dëgjohet topi i shkretë?
Si s'shihet flaka qi del mbi retë?
Si nuk dëgjohet rënkimi i shpirtit?
Pse s'këshillohet kombi gjakpirës?
Në botë, thua, s'ngeli bamirës.
Qysh u shurdhua bota e terë?
S'shohin barbari gjer sot ç'ka berë

  Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
  Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!

Me top u shuan vëllezërit tanë,
Malet dhe fushat ndër gjak i lanë.
I vranë, i shuan, i handakosën.
Në vend të tyre tjetër vëndosën.
Sa pasuri që patën ua perlanë.
S'di me ç'të drejtë dreqvet ia dhanë!
Më digjet shpirti, kam shum frikë,
Se do t'i sosje kjo politikë,
Fill shqiptari nuk do te lenë?
Fatzijtë e gjorë ku do te vejnë?

  Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
  Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!

Në ketë shekull kjo politikë
Mrekulli, quhet e them pa frikë,
Kjo politikë racëmbaruese
Për ditë grin pleq, trima, nuse
Kjo politkë lugate shtrigë
Dhelpër dinake, kuçedër e ligë
Faroj vëllezër me qindra mijë
I madh i Vogël duhet ta dijë
Fol, o moj botë e qytetërimit
Përse po shkulet kjo racë e trimit.

  Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
  Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!


 Kosovë e bukur, oj shpresa jonë
Bujare, trime, ke qenë si i thonë
Sot të zu halli, në zgjedhë ngele,
Kurban po bëhesh për ditë si dele.
Kurban po bëhesh ditë bajrami,
Në Ballkan therret veç shqiptari.
Kështu pse s'duket Xhebraili?
Të të shpëtonte nga thojntë e mprehtë
Të të shpëtonte nga zjarri i nxehtë
Ty moj Kosovë, e madhe shpresë
Se ndaj ty ruhet edhe sot besa,
M'i madhi krahu i Shqiperise!
M'e madhja çerdhe e Trimërisë!

  Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
  Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!

 Pjesa më e madhe e Shqipërisë
Iu dha Serbit e Greqisë
Vetëm i ardhi keq Perëndisë
Për atë gjakun e foshnjërisë,
Dua t'i lutem pak qeverisë
Të marrë masat e ligjësisë:
T'i lutet Frances dhe Anglisë
T'i pritet hovi pake Serbisë
Dhe për Çamërit, fqinjë te Greqisë.

  Qani Kosoven dhe Çamerinë
  Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!

Nip i Pellazgut, o komb i vjetër!
Nga ti m'i i vjetër nuk ndodhet tjetër,
Dyzet ke patur milione frymë
Te pakoi koha, te çkriu si brymë.
Le Arijanen, Durrës u mbështete,
Nga fati i shkrete si nje grusht mbete.
Edhe këtuze shprehje nuk gjete.
Mento ku ishe, ku je , ku vete,
Tashti pa krahe ke mbetur fare
Për një te vjetër komb, turp e marre

  Qani Kosoven dhe Çamerinë
  Se i këmbejnë si bagëtinë!

Ka vdekur fare civilizimi;
Sot veç një lustër ka Perëndim.
Iku mëshira erdhi rrënimi!
Po del mbi qiejt nga do rënkimi,
Në fund te tokës hyfte gëzimi!
Kur po shfaroset një komb ma trimi,
Kurse ka vdekur krejt njerëzimi,
Kurse nuk paska babë a vëlla jetimi,
Fare mos qoftë shtypi dhe shkrimi!

  Qani Kosoven dhe Çamerinë
  Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!

Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku!
Nat'e ditë ecën të lahet gjaku
Gjaku i shenjtë që derdh barbari,
Me te ushqehet sot çdo fill bari,
O shale i shkretë, qysh duron valle?
Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallë?
Shembuni male, mbetët te shkretë!
Shembuni bashkë me gjithë tepetë!
Kur komb bujari për ditë po shuhet,
Ty, moj Kosovë, jeta ç'të duhet?
Kur dhe Evropa s'po ta sheh hallin
Për ditë ju therin, ju marrin mallin
Për ditë ju derdhet gjaku
Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.

  Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
  Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!

*************************
 (Kushtuar bombardimit 
të Drenicës nga Serbët në Qershor 1924)
  nga Hafiz Ali Korça 
Marrur nga revista "Zani i Naltë"  
organ i Komunitetit MyslimanShqiptarë,  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyWed Nov 12, 2008 1:09 pm

Vrulli 

Zogj të bukur këndojnë me hare, 
po zemra do t'më plase mua në gji. 
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe, 
mërzitem në katund, në vetmi. 

Hapet përpara meje deti i shkëlqyer, 
që zgjon në trutë e mi mendime shumë, 
e shqetësimi zemrën time çjerr, 
aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë. 

Arbëri matanë detit na kujton, 
se ne të huaj jemi te ky dhe. 
Sa motë shkuan! E zemra nuk harron, 
që nga turku mbetem pa mëmëdhe... 

 
Zef Serembe
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyWed Nov 12, 2008 1:10 pm

Për Mëmëdhenë 
 
Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s'ka me prit.
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq q'u ngrit.

Pranë flamurit, pranë flamurit,
me shpatë zhveshur shqipëtarisht,
Për dhen' e babës edhe të burrit
kemi me vdekur sot burrërisht.

 
E Drini plak me oshëtima
mbi Shqipërinë valët po dredh;
Tosk' edhe Gegë, si vetëtima
armikut bini se dita erdhi.

 
Ejani burra malit përpjetë
duke u betuar vdekj' a liri.
Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë,
kur vdes shqiptari për Shqipëri!


M.Grameno.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyWed Nov 12, 2008 1:12 pm

Te Ura, te Ura 
 

  
Vraponi, o burra,  
Me armë, me topa, me kordh' e me shpata, 
Se dolli kuçedra e errët nga nata, 
Se ngriti bajrakun e lyer me gjak 
Dhe sulet prej Shjakut në Durrës me-vrap. 
   
Kuçedr'e Turqisë, 
Hyen'e urisë, 
E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari 
Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari, 
Si gjarpër zvarniset, i sillet përqark, 
Me dinin në gojë, me helmin në bark. 

Kuçedrën e vrarë 
E hasi më parë 
Thomsoni në Vlorë, kur vinte prej detit 
Me katërqint krahë, lubi' e Dovletit; 
E zuri për gryke, e shtriu përdhe 
Nga thonjt' i rrëmbeu të mjerin Atdhe. 

Pastaj për së dyti 
Në Durrës e mbyti 
Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja, 
Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja, 
Nga forca në pluhër, nga bregu në det, 
Me grusht prej rrufeje, që ngrin e që tret. 

Kuçedra e thyer, 
Në turp e përlyer 
Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës 
Dhe ngrihet m'e fortë, në Gjol, afër Urës. 
Shqiptar'i verbuar vërsulet në det, 
Shkel Flamur dhe Nënë dhe vllezër po vret. 

"Dy herë të theva, 
Të shtriva, të ndeva, 
Po prapë u-ngjalle dhe prapë u-ngrite, 
Prit-më, the, prit-më!" Dhe prap' iu-vërvite, 
Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re, 
Kalorës i huaj, që vdiqe për ne! 
 
Nga Ura, nga Ura 
Po ikni, o burra? 
Ju ikni, po hij' e Kalorësit s'ikën! 
Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën, 
Se urën e ruan, se Urë'n e mpron 
Stihia - Shqiponjë, me qip e me thonj. 

Te ura, te Ura, 
Vajtoni, o burra, 
Thomsonin e ngratë që ju vet' e vratë, 
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë, 
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne, 
Për ju, të mallkuar, që s'doni Atdhe. 
  Korrik, 1914

 
 

 Fan Noli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyWed Nov 12, 2008 1:12 pm

SHEN PJETRI NE MANGALL 

Fryn' e çfryn veriu, 
Ngrin, mërdhin i ziu 
Dhe mangallit i afrohet 
Që të ngrohet. 

Krishtin brënda e gjykojnë 
Dhe pas ligjës e dënojnë, 
E goditin dhe e shtyjnë, 
E pështyjnë. 

S'del askush që t'a shpëtonjë, 
Roma do t'a kryqësonjë, 
Triumfon Legaliteti 
Dhe Laneti. 

Kur e rrahin dhe e tallin 
Pjetri ngulet mbi mangallin; 
Kur e pa, u-koll këndezi 
Nga qymezi. 

Dhe një shërbëtore i tha: 
"Je dhe ti një nga ata!" 
Po Shën Pjetri proteston, 
E mohon. 

Kruspull mbi mangallin mblidhet, 
Po djek dorën dhe përdridhet; 
Se ç'këndon bandill këndezi 
Nga qymezi: 

"S'ka e s'ka si heroizma, 
Edhe si idealizma, 
Po kur dimër del behari 
S'ka si zjarri." 

-"Nga ata je!"- thot' ajo, 
E mohon Shën Pjetri: -"Jo! 
As e njoh, as e kam parë, 
Moj e marrë!" 

Kruspull mbi mangallin mblidhet, 
Po djek mjekrën dhe përdridhet; 
Se ç'këndon bandill këndezi 
Nga qymezi:  

"Shkab' e shkëmb me poz' e fjalë, 
Se ç'na dolle shkrumb e galë, 
Në je trim këtu tregoje, 
Shko shpëtoje." 

Thot'ajo: -"Je, mos gënje!" 
Pjetri e mohon me be: 
-"Jo, për Zotin, moj aman, 
S'jam e s'jam."  

Kruspull mbi mangallin mblidhet, 
Po djek gjuhën dhe përdridhet; 
Se ç'këndon bandill këndezi 
Nga qymezi: 

-"Simon Pjetër, Bar Jona, 
Kështu ndahet kjo dynja: 
Kryqi andej, këtej buxhaku 
Dhe allçaku. 

Se ç' e dogje, se ç' e fike, 
Gjel me gjëmb' e këng' armike. 
Dhe ndërgjegjen se ç' ia çpove, 
Se ç'ia zgjove.  

Se ç'vajton Shën Pjetri hidhur, 
Lesh-lëshuar, duar-lidhur, 
Tri her' e mohoj pa gdhirë, 
Faqe-nxirë. 

Fan Noli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyWed Nov 12, 2008 5:23 pm

Syte - Timo Flloko

Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.

Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.

Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.

Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyWed Nov 12, 2008 7:20 pm

Shume e bukur kjo poezi Veneta me pelqen
syte shohi e bukur shume vazhdo me poezite te bukura na sjell kompliment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 36
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 13, 2008 12:45 pm

Juve që e prekët historinë

Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës

O ju qe u niset ne rruge te gjate,
Atje ku kembet nuk arrijne!
Me shume e deshet driten se te zezen nate,
Shkuat. Pas, roje kishit historine.

O ju qe u niset ne rruge te gjate,
Orteqe te medha rrugen jua prene;
Nga telat e kitares ne te zezen nate,
Kenga per lirine shpejt c'e mori dhene.

O ju qe u niset ne rruge te gjata,
Valle, keni arritur apo ende ecni?!
Per Kosoven trime jeten tuaj dhate,
Historia e ndjen se ju po e prekni.

O ju qe u niset ne rruge te gjate,
Me zogjte drejt lirise fluturoni mbi re,
Ju qe beni drite ne te zezen nate,
Nje faqe e ndritur ne historine e re.


Besim Zymberi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 13, 2008 12:46 pm

Shume e bukur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 13, 2008 1:29 pm

HUMBEM EDHE KETE MBREMJE

Pablo Neruda

E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe ti ne ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.

Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 13, 2008 1:33 pm

Veneta, po e vazhdoj une me Pablo Neruden, se e kam per zemer Very Happy :

HUMBEM EDHE KETE MBREMJE

E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe tin e ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe mar rte lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.

Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 13, 2008 1:34 pm

Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 13, 2008 1:34 pm

Kjo tregon sa te aferta jemi ne dyja!
Te puth!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 13, 2008 1:35 pm

Ajo poezi siper, mu duk e denje per tu postuar dy here

MUND TE SHKRUAJ VARGJE………

Kesaj nate mnd te shkruaj vetem vargje te trishtuara.

Te shkruaj pershembull: “pikelohet nata prej yjeve
e trupat e kalter qiellore rreqethen ne largesi”

Ne zemren e qiellit era e nates ben qerthuj, kendon.

Sonte vargjet jane tmerresisht te trishtuara:
e doja dhe here-here dhe ajo me dishi.

Neteve si kjo, nen krahet e mija e mbaja.
E perqafoja nen qiell…nen qiellin e hapur.

Me deshi.Kohe-pas-kohe e pata dashur dhe ne.
Si te mos dashuroja syte e medhenj qe aq thelle me shikonin?

Kesaj nate mund te shkruaj vargje nga me te trishtuarat.
Kur mendoj qe nuk e kam me.E kuptoj qe e humba.

Kjo nate e pafundme behet me e madhe pa te…
Dhe vargjet bien ne shpirt si vesa mbi bar….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 EmptyThu Nov 13, 2008 1:36 pm

Kristal

ISMAIL KADARE

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka

Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.

P.S ke shume te drejte Eva
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 19 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 19 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20 ... 25 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: