Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Emigrimiada"poemthi i gëlltimit dridhës KRISTAQ F. SHABANI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Emigrimiada"poemthi i gëlltimit dridhës KRISTAQ F. SHABANI  Empty
MesazhTitulli: "Emigrimiada"poemthi i gëlltimit dridhës KRISTAQ F. SHABANI    "Emigrimiada"poemthi i gëlltimit dridhës KRISTAQ F. SHABANI  EmptyTue Nov 14, 2017 2:26 am

KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA

Emigrimiada

Poemthi i gëlltimit dridhës

1.
E ndjente veten
tejet kënaqshëm,
tejet frikshëm,
në një “seksim”
sensual,
ekuilibruar
në një shndërrim
shfanitës
“Ditësh”,
me orë
të vardisura.

2.
Akrepa orësh
të hazdisur
lëvizin
në “fusha”të mitura...
duke pritur
eksplozicionin:
ajror,
tokësor
dhe të shpirtit ...

3.
E veçanta:
dy dehje
apo dehje
në katror...
Çnusëronin
dasma paralelesh,
çdhëndërim “meridianesh” ...

4.
Në hartën politike të Botës
nderoheshin me "tituj":
Gogolët,
Djajtë,
Homoseksualët,
Lesbiket...

5.
Çnderoheshin
Ëngjëjt...
Rrëzoheshin
nga piktura shpirti
e murale ,
dalë si lugetër
nga fantazmagoria,
në një trullosje
të sterrëshme...

6.
Misteret bridhnin
për të ngjizur
në errrësirën
e përbotshme
Emigrimiadën....,
Krijesë
e shumëtrajtshme
e hartës mendore
memece...

7.
Vera
derdhet
prej gotës...
Rakipirësit
e Botës
Ngrinin
shëndetet
e përmbysjes..
Mendimit
i dridheshin duart...

8
“Bleta”
thith nektar
në hartën
Trupore:
Urale,
Mesdhe ,
Brazil,
Danub
Kinë,
Indi,
Ishujt “Amore”
Madakaskar ...
Lumi Nil,
Detkuqi...

9.
E verdha
e tejderdhur
priste lirimin
e një burme
të vetme...
për të katastrofuar
"Henën".

10.
Eh,
Oh,
Ah,
ç’mendje Bote!...
Në këtë
Emigrimiadë
pulsuar
nga numri gjashtë,
Në mjegull tigrash,
në ditën e dalë
jashtë loje!
Hipopotamët thithin
gjithë "ujin" e rruzullit..

11.
Mblidhni
Pasthirrmat
klithmat ,
Gijotinave
moderne,
Turrave
të druve
të mistifikuar,
Trekëmbshave
të lëvizshëm...

12.
Qielli, tashmë,
shndërruar
në varrezë gjigande...
Misionarët
e të kundërtës
me skeptër...

13.
E papritura
e eliminimit total
e pret
Tokën,
nëse vijohet,
me këtë format
vdekësimi...
0,5%
gëlltit 99, 95.
Maskaradë triumfi...

14.
Ku është numri 7,
shpëtimtari i gëlltitjes?
Po e vuajmë
dhimbshën pritjen...
Profetikëve
po u rrëzohen tespijet....
Hije e mallkuar
e pashmangur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Emigrimiada"poemthi i gëlltimit dridhës KRISTAQ F. SHABANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI
»  Përndritje e Universit të Ri... Nga Kristaq F. Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: