Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ardian Dedi "Shqiponja" tregim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11535
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim   Sun Nov 26, 2017 4:37 pm

Shqiponja
Tregim
Ishte njė rrugė, nė tė cilėn, kur mėsonte nė gjimnaz bėnte vrap nė mėngjes.
Kur mbaroi gjimnazin, u fut nė punė nė njė firmė ndėrtimi dhe tashmė energjitė i harxhonte pėr tė ndėrtuar: spitalin, bankat, restorante, kafene, butikė, supermarkete, universite, shtėpi publike, komplekse pallatesh, tatimet, stadiumin, pallatin e sportit, burgun, komisariatin e policisė, gjykatėn, prokurorinė, noterinė, avokatinė, bashkinė, hotele, internet – kafe, parqe dhe lulishte dhe aeroportin, nė zgjatim pėrfundimtar tė saj.
Pronari i firmės nuk kishte fėmijė dhe firmėn e trashėgoi ai .
Bėri njė plan tė ri urbanistik, ku mendoi tė kthehej aty, ku kishte nisur tek arsyeja, ndaj hodhi hipotezėn e ndėrtimit tė njė katedraleje dhe shkatėrrimit tė gjithēkaje, qė kishte ndėrtuar mė parė, si punėtor. Amaneti i njė brezi tė tėrė ishte:
Tė mos prishet rruga, me nostalgji kujtonin pritje - pėrcjellje, lot dhe pėrfytyronin jetėn e dytė tė saj.
Aty ishin dashuruar, kishin pėrcjellė njerėz pėr nė varreza, personalisht kishte refuzuar ofertėn pėr tė shkuar nė kryeqytet, kishte blerė rroba me vlerėn e kujtimeve dhe tani prishja e saj e hutonte, i dukej e krahasueshme me sakrifikimin e njė kurbani.
U ndezėn debate tė forta dhe retorikė e ashpėr.
Si do tė jetė kjo postrrugė nė tė ardhmen?
-Do tė lindin fėmijė , do tė marrin nuse, do tė varrosim tė moshuarit.
Kur po ndėrtohej ujėsjellėsi i ri, kishte ndodhur njė aksident me vdekje nė punė dhe kryetekniku kishte pėrfunduar nė burg. Siē duket rruga kėrkonte tė flijojė diēka. Mbi punėtorin, kur u varros u hodh baltė dhe dhe’.
Tė rinjtė, tė nxitur nga lėvizja e popullsisė, dėshira pėr t’u martuar, ēėshtjet ekonomike ishin nė kundėrshtim me nostalgjikėt e brezit tė vjetėr, tė cilėt ishin simpatizantė tė sė shkuarės dhe jetonin me kujtime, donin t’ia pėrcillnin edhe brezit tė ri mesazhin e tyre njerėzor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11535
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim   Sun Nov 26, 2017 4:38 pm

Me sa duket qė tė dy brezat nuk e kuptonin tė ardhmen.
Dramat, mė tė mėdha tė qytetit, ishin zhvilluar te kjo rrugė.
Brenga, halle, vuajtje, pėrgjėrime, sėmundje, dhunė, mall ndjenjė, ndarje nga mė tė ndryshmet, kishin dėgjuar gurėt e saj. Tė braktiste gjithēka, duke ikur jashtė shtetit, pėr t’u martuar.
- Nėse kthej kokėn pas, s’kam pėr tė ecur kurrė pėrpara, – mendoi.
Njėlloj, si dashurinė e vjetėr, nuk e braktiste dot kėtė rrugė.
Tė paktėn tani e kuptoi se, nėse nuk je i lumtur, kur je i ri, s’ke pėr tė qenė kurrė.
Nė fillim ėshtė mjaltė, pastaj bėhet reēel, po pastaj bėhet m.., pra njė kthim nė origjinė. Nėse mposhtet ky kthim pas, sepse kjo ego tė shkatėrron themelet , ka mundėsi suksesi.
Nga kjo luftė e drejtė, dola i humbur dhe jetėn ia kam borxjh idealit.
Nė fakt femra dashurohet me burrat dhe jo me idealin.
Kush vallė e mendonte kėshtu?
Gjithsesi, i pėlqente akoma, ashtu i pėrhumbur, tė udhėtonte nė kėtė rrugė qė tashmė mund ta portretizohej, si e humbur nė kujtesė.
Kur flet, ulėret dhe s’tė dėgjon njeri, ai qė s’ka veshė, pėrfundon nė burg dhe rolet kėmbehen.
Pasi e ndėrtoi katedralen dhe falimentoi.
U hodh baltė, gurė, ēimento e llaē mbi veprėn e tij, por, ndėrkaq, dhe ai evoloi. Mendoi se duhej ta fotografonte gjithė kėtė, para se ta prishte dhe ta ruante kėtė tė fundit, si dokument, duke e ditur se, pa tė, nuk mund tė ecet pėrpara.
Ju kujtua historia e Perandorit qė pyeti:
- Sa e madhe ėshtė Perandoria ime?
Pėrgjigja ishte vrasėse:
- Dy metra dhe’!
Gjithashtu u kujtua se nė flamur Kombi i tij kishte njė shpend, shqiponjėn, e cila, jo rastėsisht ka dy koka, njė simbol, ky qė kurrsesi nuk duhet monopolizuar.
- Po e lė pikėrisht aty, ku e kam nisur, - mendoi. – Po kjo katedrale a do tė prishet,- vazhdoi me ndershmėri dhe sinqeritet mendimet e mėposhtme.
Ra nė depresion dhe ia kushtoi jetėn fesė, ku gjeti njė ritėm tė ri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11535
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim   Sun Nov 26, 2017 4:38 pm

Nė kėtė raport tė ri me Zotin, nuk e ndjente veten vetėm. Pėr hir tė kėsaj miqėsie, mbolli njė shelg lotues, nė kujtim tė vuajtjeve qė kishte kaluar.
Tek vėzhgonte kopshtin, rreth katedrales, mendoi ta shfrytėzonte pėrvojėn e tij pėr tė ndrequr, ndaj u fut si pėrgjegjės i punėtorėve nė Ndėrmarjen Komunale.
Dalloi njė “mėllagė” tė shkatėrruar qė kishte ēelur njė filiz. Ē‘ishte e shkatėrruar e shkuli dhe filizin mė tė shėndoshė e la gjallė, duke bėrė kėshtu diferencėn.
-Ē’do kėrkojė ky filiz i dobėt qė i pinin jetėn gjithė ato shushunja?- mendoi.
-Tė shumohet , -u pėrgjigj, po vetė,- do tė kėrkojė tė mbushė gjithė parkun, deri sa tė pėrsėritet e njėjta praktikė.
Kjo mėllagė, ka egon e njė burri me mustaqe, qė ndihet i turbulluar e me gjak tė ndezur pėrpara femrės, i cili pasi shuhet edhe qetėsohet .
Fatkeqėsia ėshtė se qė tė dy nuk e njohin fundin qė i pret .
Si tė bėsh mirė, si keq, fundi ėshtė i njėjtė.
-Kush ka, do shumė , - iu kujtuan fjalėt e menēura tė njė plaku qė kishte gjiton.
Njė ēift me dallėndyshe, nė kėndet e katedrales, nė tė njėjtėn mėnyrė se si Zoti kishte ndėrtuar tokėn, po ndėrtonte njė fole.
Fjala ” Fole” ka rrėnjė tė njėjtė me fjalėn “foli”.
Ky ēift i bukur dallėndyshesh e kuptonte, mė sė miri, domethėnien e rrugės.
Dėgjonte shumė muzikė dhe gatuante a thua se revolucionin e ndryshimit e kishte harruar.
Njėherė nė mėngjes dhe njėherė nė mbasdite, kryente njė vajtje- ardhje te bulevardi i ri, njė rinovim i ngjashėm me taktikėn e seksit , punės dhe ritualin e tė ngrėnit, mendim ky qė i vinte, kur futej nė tė thella.
Ndoshta kjo ishte edhe zanafilla e sė resė.
Evolucion ėshtė tė vėzhguarit, dalja e njė produkti tė ri pėr t’u ushqyer, kėrkesa e vazhdueshme pėr tė renė, lindja, dhe tė gjitha kėto, zhvillohen nė kohė krize, gjė kjo qė tė mėson shumė.
Patentėn e vrasjes duhet ta ketė dikush qė njeh thellėsisht tė mirėn dhe tė keqen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11535
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim   Sun Nov 26, 2017 4:38 pm

Eksplorimi i dijes nga brezat, njė rrugė ndoshta e panjohur, qė kėrkon udhėheqje, por kėtu qėndron dhe e bukura, tek strategjia e shtigjeve tė reja qė pėrfshin pėruljen ekstreme.
Pėrsosje race me durim qė njeh tė drejtėn e trashėgimisė sė kombeve, si pasuria mė e madhe nė univers.
Seksi, nė kėtė laborator, rijetėzon kompleksitetin e Arsyes.
Tek lapidari i dėshmorėve, rėnė nė luftėn pėr liri, njė adoleshente e veshur me xhinse tė grisura, bluzė tė bardhė dhe me njė kapele nga hapėsira e sė cilės kishte nxjerrė flokėt, vuri njė tufė me lule.
Lapidari kishte qėndruar gjithmonė aty dhe nė kohė tė ndryshme kishte parė emrat e dėshmorėve tė gdhendur nė gurin e pėrjetshėm…
Drita qė ndriēonte skulpturėn e gdhendur me mermer tė dėshmorit, zbėrthente gjithė kuptimin e jetės.
Kur tė vjen vdekja njė nga keqardhjet mė tė mėdha tė jetės , ėshtė fakti qė nuk e sheh mė kėtė dritė.
Dritė do tė thotė edhe zgjuarsi.
Fjalėn “zgjuarsi” e pėrdorim edhe kur zgjohemi nga gjumi.
- Kjo rrugė ėshtė teatri i sė ardhmes dhe njė mundėsi pėr universin.
Qė tė zhvillohesh dhe tė jesh i drejtė, janė dy gjėra tė kundėrta, qė nuk pėrputhen.
Pa qenė i drejtė, nuk e sheh dot fundin. Siguria e sė ardhmes varet nga rregulli.
Vetėm nga kėndvėshtrimi i zhvillimit dallohet e drejta, e cila, kur ėshtė nė pushtet, dashurohet me zhvillimin.
Perspektiva lind nga pėrplasja e kėtyre dy rrymave. Kur gjen punė, punon pėr familjen , fėmijėt dhe kur dikush e tepron, nė kėtė fushė, thua:
“Mu sikur e ushqej unė”.
Nuk tė lė testosteroni qė tė jesh largpamės.
“Na rėndohen fėmijėt tanė, - thonė, – kur kėrkojnė pjatėn e dytė me gjellė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11535
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim   Sun Nov 26, 2017 4:39 pm

Nė fakt qė tė gjithė jetojnė nėn mėshirėn e Zotit, motoja e tė cilit ėshtė:
“Ku hanė tre , hanė edhe katėr “.
Humbja e besimit nė Zot, sjell kohė tė humbur, zhgėnjim, kosto pėr tė ardhmen dhe shumė probleme tė tjera. Besim ky qė duhet rifituar.
Ky ėshtė themeli qė krijon stabilitet. Mendja ėshtė natyrė e koncentruar dhe pasqyrimi mund tė mos pajtohet me realitetin, tė gjejė gjithashtu njė rrugėzgjidhje, por ėshtė e pafuqishme dhe nuk krahasohet me Krijuesin, i cili vėzhgon.
Kjo ėshtė energjia seksuale e ndėrthuruar me punėn qė rrjedh nga energjia e trurit.
Ekuilibri dhe fitorja e energjisė sė trurit ndėrmjet artit, teknologjisė, do tė nėnshkruajė perspektivėn.
Ky ėshtė shkaku pse ndėrtojmė, punojmė, shkruajmė. Nisur nga ky bulevard, kontrollin e universit le ta marrė fuqia e trurit.
Nėse, seksi nuk udhėhiqet nga testosteroni, fėmijėt qė lindin do tė jenė inspirim dhe rezultati do tė jetė fitorja e dashurisė, Arsyes.
Kur egoizmi tė izolohet, rruga e brezit tė ri, do tė jetė e lirė dhe do tė nderohen fėmijė e baballarė. Urė miqėsie, ku lotėt shkatėrrojnė urrejtjen, me synimin pėr tė ndėrtuar bėrthamėn e kėshtjellės.
Me siguri qė kjo spermė shėnon shpresėn, ndryshon tė ardhmen.
Vjen njė moment qė e vėrteta shkatėrrohet dhe bėhet luftė. Kjo luftė, qė e pason, tė ketė, si pikėsynim largpamės, tė vėrtetėn, ku heronjtė janė dėshmorė qė kundėrshtojnė tė keqen. E vetmja mundėsi kjo qė justifikon rindėrtimin.
Por ē’do tė bėhet me tė vėrtetėn, kur evolucion tė arsyes nuk ka?
Duhet ndėrhyrja e “Dorės sė Zotit”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ardian Dedi "Shqiponja" tregim
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: