Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:33 am

NDARJA
Skicë
Nuk e kuptoi dot në ishte çështje fati, apo kështu ishte shkruar, por kur u martua ishte diktaturë.
Gjashtë muaj, pasi u ezaurua dashuria, filluan grindjet. Sherr e shamatë përditë. Arritën deri atje sa nuk e duronin dot më, njëri tjetrin. Urreheshin. Një luftë e pashpallur ishte, tashmë, ndërmjet tyre që mund të arrinte në vrasje. E kuptuan që të dy që, kështu nuk vazhdohej. Menduan divorcin, por ligji nuk e parashikonte një gjë të tillë, ndaj menduan që të uleshin të nënshtroheshin.
Fakti që u bënë edhe me fëmijë ishte një mundësi plus për të gjetur gjuhën e përbashkët. Por nuk ishte e thënë, sepse diktatura u rrëzua dhe që të dy vrapuan në gjykatë, duke kërkuar ndarjen.
Dhe ja mëngjesi i parë i lirisë. Dielli shndriste te lëvozhgat dhe gjethet e zverdhura dhe të lagura të pemëve, duke shkëlqyer.
Hodhi me përbuzje, pas krahëve, jetën e shkuar dhe përpiqej të shijonte çdo çast që i dhurohej Mëngjesi i lirisë. Vazhdoi kështu, pa e kuptuar që, tashmë, ishte konsumuar dhe kriza ia pllakosi, papritur e pakuptuar.
“Mesa duket perspektiva është hiçi, - mendoi, - dhe sfida më e madhe e jetës mbetet martesa”.
Iu kujtua , jo pa nostalgji, gjella e ngrohtë, shtëpia e pastër, rrobat e lara, bisedat.
“Mos vallë ishte gabim ajo ndarje? - mendoi. - Çfarë jam tani, ia detyroj asaj martese. Dëshira për të punuar, për të dashuruar, për të pritur e përcjellë, u pasua nga një periudhë e errët…
Por, për sa kohë që perspektiva ishte hiçi dhe ndërgjegja dhe vizion të ri s’ka, ivetmi përfitim është një karakter tepër individual”.
Nuk gjente arsye në ekzistencën e vet, ndërkohë që thjesht prania e një njeriu tjetër me dëshirën për të gjetur dashuri krijon sadisfaksion. Megjithatë këto gjëra ndodhin.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:34 am

NJË HISTORI

skicë
Ju kujtua se, kur u martua vetë, ishte kohë lufte. Kishte refuzuar të dilte malit duke zgjedhur një femër të bukur, për alternativë. Tani që po martonte vajzën, idealet e luftës kishin rënë. Kishte marrë para borxh dhe kishte therur 21 dele. Jashtë restorantit ishin mbledhur lypsarë që kërkonin ndonjë copë bukë. Fëmijët e martuar e kishin ngjarë dhe ashtu, sikurse ai dikur, mendonin vetëm për seks dhe para. Nuk e respektonin më, e kishin braktisur, shenja këto se sistemi po kalbej prej varfërisë.
“Njeriut mund t’ia vlerësosh karakterin, pa frikë, nga mënyra se si qesh,” - i pohoi vetes.
U dallua për mikpritjen, kur dasmën e vizitoi një grup turistësh.
“ Sa mund të zgjasi kjo martesë?” – vazhdoi mendimin e ndërprerë.
Vuajtjet e jetës e kishin lodhur, por gruaja i ishte bërë krah në moment të vështira. Tashmë, koha po ndryshonte dhe shumë çifte të reja i drejtoheshin gjykatës për divorc.
Vajzën e martoi me burrin që i zgjodhi familja. Ajo nuk luftoi për një botë më të mirë, ku të ishte pjesëmarrëse dhe ra kështu në një burg të dytë. Ishte e përkëdhelur në familje dhe luftoi për të kënaqur instiktin seksual. E urtë dhe e padëgjuar, nuk kishte pretendime të mëdha.
“Vepra më e madhe, trimëria e jetës time është krevati,”- mendonte. Nuk shkëputej dot nga lidhjet familjare, të vendoste për të ardhmen, duke përmbushur detyrimet që sjell koha. Nëse, nuk lufton për vendin që të takon në jetë, atë ta zënë. Babai dhe të gjithë e dinin se ajo ishte një “shurdhmemece” dhe e “verbër”, por shumë e bukur dhe, mbi të gjitha, e virgjër.
Filloi të qante si ai, si vajza.Nuk e kuptonin nga u vinin ata lot. Fjala“ilaç”,në shqip, ka rrënjë të njëjtë me “ilios” në greqisht, që do të thotë “diell”. Ndërkohë, që në italisht “il” është nyjë e gjinisë mashkullore. Ajo e ndjente se, prej dëshirës seksuale, po shtypte me vetëdije një botë mendimesh, në këtë dasmë po e flijonte duke dëgjuar muzikë, ku aktorë ishin njerëzit e saj.
Ç’tragji –komedi?!
Nuk arrinte dot të fliste, të shprehte mendimet. Kishte makinë, lekë, por ishte skllave e mendimeve, botës së hijeve, që nuk gjente udhën e materializimit. Ishte e gëzuar që martohej, por edhe e hidhëruar që nuk mund të shprehej.
Lotët shprehnin energjinë, emocionin, por ajo,thjesht, ishte e paaftë dhe e pavetëdijshme.
Ashtu,si graviteti është ndërtuesi dhe shkatërruesi më i madh në univers edhe oksigjeni, gjithashtu shumimi, kanë të njëjtën karakteristikë .
Dy janë planetet që kanë jetë, plus një të tretë që do të ndërtohet.
Materia e Errët, Energjia e Errët dhe Universi, janë përsëri tre. Planeti tokë është i treti.
Ne kemi peshë që mund të përkthehet në forcë që, njëkohësisht, sfidon dhe është në harmoni me gravitetin. Bërthama e diellit dhe planetit tokë mbetet një kryevepër e Materies dhe Energjisë së Errët, që dëshmon se graviteti është trashëgimi. Nëse, tokën e krahasojmë me një vezë, e verdha e saj është bërthama, ndërsa lëngu i bardhë përfaqëson ujin. Korja e tokës ka lidhje me bërthamën. Pra, në planetin e “Andromedës”, ku me siguri nuk do të ketë dinosaur, bërthama do të përcjelli nëpërmjet vullkaneve farën e re.
Ne na mban planeti tokë, ndërkohë që universin e mban në këmbë Materia dhe Energjia e Errët.
Egon e fuqishme mashkullore, nëse e trashëgon dhe nuk e reformon, sipas parimeve të së drejtës, duke e edukuar, ajo një ditë ka për të reaguar me dhunë. Që t’ia dalësh mbanë në jetë, duhet të ngjallësh frikë. Me të drejtën, shpeshherë, tallemi, pa e kuptuar se për të kemi nevojë. Jeta ka nevojë për thjeshtësi.
Gjithë kjo energji, ku ngjizet ideali, dëshmon, tregon se si mund të ndryshojë karakteri, si rezultat i aspiratës së të vërtetës te njeriu. Fakti, se je i fundit, apo i parafundit, si përfaqësues i një race në zhdukje nuk e fsheh dot që edhe demokracia bëhet qesharake.
Si përfundim, askush nuk e njeh fatin e vet. Edhe, nëse humbet emri, të shkruhet në librin e jetës. Ndërkaq, bota zotërohej nga lëvizje populiste që kishin pakënaqësi ndaj monopoleve.
Shumimi, kriza, kaosi, po e shtynin botën drejt luftës, e cila vendos ligjin. Një luftë botërore është akti i krahasueshëm me ardhjen e mensturacioneve te femra, ku derdhet gjak, apo masturbimi te meshkujt.
Nëse, vrasja nuk neutralizohet, disi, njëfarësoj, demokraci nuk do të kemi kurrë. Ndryshe demokracia transformohet në “Thes me miell”.
Që të mbrohet sistemi i vrasjes, nxirret gjithmonë një naiv në krye.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:34 am

Operacioni

Jeta është një çmenduri. Për të kuptuar këtë, mjafton të studiosh një planet, që s’ka jetë.
Aty ka erëra të marra, procese jetësore të lajthitura. Por edhe në Planetin tonë, ku ka jetë, e keqja është besnike dhe në luftë me të mirën, e cila është e dobët.
Ai, që është në krye, ka cilësi të fuqishme, megjithatë është i verbër, nuk e kupton fundin e afërt, kërcënohet prej vëllavrasjes dhe sytë të gjithë i kanë tek ai. Kjo do të thotë të jesh pushtues që nuk e parandien rrëzimin. Në thelb, të jesh vrasës, pra të kryesh shërbimet e një vrime të zezë, je dhe i dobishëm. Ndërkohë, zhdukja e artit, filozofisë është pararendëse e shkatërrimit të jetës.
Martesa është boshllëk.
Megjithëse, kanë ndodhur shumë revolucione, në emër të lirisë, vëllazërisë, barazisë, ata i ka rrëzuar koha.
Pra, mjeku se ka kuruar ende këtë këtë instikt. Ilaçi për kurim është dashuria, qetësia, arsyeja. Kjo është formula që, kur arrin dhe përvetëson arsyen edhe, të mos eleminohesh, por të marrësh uratën.
Ky evolucion përfshin të mirën në fakt, si fakt, e cila, kur ka pushtetin, të mos jetë e pafuqishme, duke ia dorëzuar atë të keqes, por në emër të vazhdimësisë, të lulëzojë arsyeja.
Ky , ndoshta, është dhe operacioni, i cili kryqëzon çrregullimin psikik, duke i dhënë liri dashurisë për jetën, arsyes, pra operacioni i jetës.
Nga lufta me të keqen bie në katarsis, i cili lind të mirën. Nga ky moment, ekziston mundësia që, fjala të fitojë fuqi, ndërkohë që, deri më tani, është e pafuqishme, sepse fuqinë e ka dhuna. Materializimi i fuqisë së fjalës është njohja e pasionit të dytë, deklarim ky, i fazës aktuale të Universit.
Muzika, fjala, të materializuara në shkencë, janë kuruese, revolucion ky, që i përket te ardhmes.
Urrejtja ndaj idealit dëshmon për krizën e identitetit.
Mbreti i jetës është pragmatizmi dhe dashuria që ai lind, është një ndjenjë e bukur që, dalngadalë, shndërrohet në të rreme.
Nuk ka ndërgjegje, deri sa e keqja nuk është mundur.
Kjo trampolinë, tagente e arsyes, e shndërron jetën, dashurinë në absolute dhe të vërtetë.
Ky operacion është ndërtimi i së mirës, sipas një projeksioni të ri. Goditja nga fatkeqësia, kur jeton rutinën e përditshme, të rizgjon dhe të kujton, se sa vlen dashuria e vërtetë.
Kjo është edhe formula e ringjalljes. Atë kënaqësi, që ta jep fuqia, madhështia, vrasja që, gjithsesi, janë të përkohëshme, mund të zëvendësohen me karrierën e vazhdimësisë dhe kjo, për hir të së ardhmes.
Fakti që e mira me të keqen që, të dyja, janë të përkohshme, e bën fitimtare të parën . Evolucioni duhet t’i japë perspektivë të mirës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:34 am

Orëndreqësi
tregim
Gjithë ditën vështronte lojën e rrezeve të diellit, në murin përkarshi, nga ku dielli qeshte, nëpërmjet hapësirave të dritës. Kur ai perëndoi, mori makinën. Në kryqëzimin e tretë: karambol. Pikërisht në orën 20.45 minuta.
Kur u përmend, e kuptoi nga ngjyrat, sendet, se ndodhej në një mjedis të huaj, madje, planet tjetër.
Instiktivisht vështroi orën, megjithëse, ky gjest, iu duk i panevojshëm. Ora i kishte ngelur, duhej modifikuar… Ç’kuptim kishte këtu?!
E kuptoi që, nëse donte të përshtatej, duhej të vinte kujtimet në funksion.
Natën mendohej, vështronte dritën e satelitit, si gjithë të vetmuarit dhe të burgosurit, duke e përdorur atë, si pikë referimi, nga dashuria për jetën, ndërsa ditën ushqehej dhe flinte.
E kuptoi që aty edhe do të vdiste, ndaj donte të dokumentonte kohën, të linte një dëshmi. Që të ruante mendjen, filloi të mendohej për të shkuarën. Halli e bëri orëndreqës, pa nënvlerësuar kushtet e reja të dritës dhe të errësirës.
Atëherë, kur e kishte humbur shpresën, deti apo oqeani, nxori një femër pa ndjenja.
Pas frymëmarrjes artificiale, ajo u përmend dhe, pasi mori veten disi, ai i dhuroi orën.
“Ç‘rol ka kjo orë këtu?- pyeti vajzën. – Çfarë funksioni kryen?”
“Tregon jetën. Si mund të përfaqësohet ora biologjike e universit, në këtë planet,” - iu përgjigj vajza.
“Për këtë duhet komunikimi nëpërmjet një patente virtuale popullore,” - foli ai.
“Por populli është diçka e trashëgueshme në ndryshim e sipër që zëvendësohet. Kur e përdor si mish për top, ai është idealist, ndërsa, kur e bekon, ai bëhet pragmatist, duke përqafuar revolucionin seksual.
Megjithatë, populli nuk e harron kurrë të mirën dhe ta shpërblen investimin me sakrificë. Fjala greke “Tileorasi” që do të thotë “televizor” ka brenda fajlën “orë”, “- vazhdoi mendimin ajo.
“Pa këtë orë do të humbasim njëherë e përgjithmonë, - i tha. – Ka mbetur si suvenir nga toka, po nuk do të lejoj të kthehet në mbetje arkeologjike”.
Nuk e dinin të dy se çfarë e ardhme i priste. Dhuna ka të bëjë me seksin dhe dëshmon për mungesën e arsyes. Kriza sjell dhunën, e cila shkatërron sinqeritetin. Nëse, mendimi shkatërron dhunën dhe arsyeja trashëgohet, stafeta, e ardhmja janë siguruar. Vetëm arsyeja mund të operojë dhunën. Por si mund të kurohet dhuna, kur dihet botërisht që Universi është një ferr.
Atëherë, kryqëzoi veten, si Jesu Krishti, njëherë moti, në një kryq dhe qëndroi pa ngrënë, ashtu nën dritën e diellit dhe të hënës , derisa u çlirua nga urrejtja, e cila të verbon sytë.
Dyll i verdhë, gjysmë i gjallë, gjysmë i vdekur, arriti të çlirohej nga kryqi me shpresë, besim, por edhe i përgatitur për të ardhmen.
“Pas dhunës së dyanshme të dashurisë së parë, kur bën seks, do që ta shikosh partneren të vuajë, fakt ky që shkakton kënaqësi, e cila, sigurisht, që vonon, një arsye kjo, pse u shkatërrua ai planet. - Mesa duket duhet të kurohet edhe seksi, gjë që mund ta bëjë vetëm dashuria”.
Pavarësisht, se kjo përpjekje mund të konsiderohet si miti i Sizifit, ajo përsëri mbetet e tillë, një përpjekje. Himn dashurisë së parë, plus pjekurinë.
Shoqëri e emancipuar.
Kush është më produktive tragjedia apo komedia?
Tragjedia të shkund themelet, ndërkohë që, për të shmangur të keqen, ndërhyhet gjithmonë, kur është mirë.
Komedia prodhohet në një hare shpirtërore, që e mohon thellësinë, e cila pasohet nga “komedia e zezë”.

*
Njeriu është kafsha më e sofistikuar.
Rënia e idealit shoqërohet me daljen e qeskave të syve, rritjen e barkut, rënien e faqeve dhe të gjoksit, e shoqëruar kjo me rritjen e kërkesave në maksimum, deri në shkatërrim.
Shokët e tyre kishin rënë në luftë të rinj, dhe tashmë kishin monumentet vetjake. Ndërsa ata jetuan për të çuar stafetën përpara, për të ndërtuar monumentet e gjalla dhe për t’u prehur të qetë në varreza, shumë kohë më pas. Jetuan për ideale të mëdha, të cilat me pavetdije, po vetë i shkatërruan me lëbyrjen e kujtimeve, por arritën dhe ringritjen.
Ishin të gjithë me ilaçe, luanin domino dhe letra, psonosnin. Në një botë, ku s’ka ndershmëri, s’ia vlen të jetosh. Nëse jeta të falet duhet eliminuar ndërhyrja e rëndë.
Njeriu, jeta është pasion dhe, kur populli zien, duhet udhëhequr drejt një lufte të madhe, në mënyrë që meskinitetet, në mos të zhduken, të munden.
Mund të jesh diçka e rrallë në tokë, univers, por s’ke vlerë dhe është e pamjaftueshme, nëse s’ke ndikim rrezatues në të.
Kësaj pakënaqësie popullore i përgjigjesh, duke përkrahur të ardhmen, kur energjitë seksuale, të cilat janë të verbëra, të shkojnë drejt vetëdijes, duke bërë paqe midis brezave.
Si përfundim, kush do të jetë timonieri: koka apo testosteroni?
Një zgjidhje midis arsyes dhe greminës. Mesa duket, arsyeja është lart dhe poshtë ndodhet gremina, hiçi i përjetshëm.
Fakti që poshtë ndodhet gremina, tregon se, as lart, nuk ka arsye.
Sigurisht, kjo është një prozë e shkruar keq, që të mërzit, pa interes, jashtë kohe dhe e dalë mode, por ai që është përjetësisht mirënjohës është populli, pushka dhe pena e të cilit do të ushtojë, duke dhënë kushtrimin për brezat.
Shpëtim në këtë jetë nuk ka, mesa duket shpëtimi është kur vete te vendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:35 am

Pasqyra

skicë
Ai lindi mbret, por, fatkeqësisht, i verbër. Kishte energji dhe filloi të ndërtonte një pallat, i cili , më vonë, u bë kryeministri.
Në korridoret e pallatit kryeministror lëviste turbull. Sebepi i kryeministrisë i hapi rrugën ministrive dhe kështu u ndërtua edhe bulevardi kryesor, ku shëtisnin të gjithë qytetarët, të cilit ishin të verbër, ashtu sikurse lideri i tyre.
Atëherë, ai dha urdhër të themelohej Radiotelevizioni, Kinostudioja, Teatri, Akademia e fotografisë. Të gjitha këto në bulevard… E gjithë kjo për të korrigjuar vetveten, për ta njohur atë në thellësi, një farë pasqyre që luan rolin e ndërgjegjes.
U ndërtua pallati i drejtësisë, ku u fut Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese, të gjitha organet e drejtësisë. U instalua aty edhe një instalacion pasqyrash, si simbol.
“Luftova me drejtësi gjatë gjithë jetës, - mendoi, - duke u përpjekur me mendim të orientohem. Po ç’kuptim ka, vallë, dashuria dhe drejtësia? Nëse do të kisha gjallë babanë, ende nuk do të isha martuar, por me dashuri dhe drejtësi do t’i shërbeja atij. Vdekja del këtu si ligj i jetës edhe dashuria, drejtësia, rrëzohet. Megjithatë, ndërtesa e dashurisë, drejtësisë, ndërtohet duke i shërbyer, kujdesur, bërë hysmet mamasë. Mëson kështu shumë dije, përvojë, e cila, ashtu sikundërse më ndryshon jetën mua, ia ndryshon jetën dhe brezit të ri,” - përfundoi meditimin.
Pra plaku, brezi i vjetër, është dhe “mësues”. Ana tjetër e medaljes është kjo:
“ Atëherë, kur synon për më lart, për më mirë, vjen edhe rrënimi”.
Që dashuria të fitojë mbi urrejtjen, ndoshta duhet diktaturë, arsye e cila i shkon për shtat brezit të vjetër dhe jo atij të ri.
Nëse vret në fillim të karrierës, duke qeverisur me dorë të hekurt s’e shmang dot masakrën në fund, e cila mund të të kushtojë kokën.
Kur i erdhi fundi, nuk kuptoi që, në mënyë të pavetëdijshme, po shkonte drejt vdekjes. Ishte i bindur se, gjatë gjithë jetës, kishte bërë mirë. Ishin të shumtë ata që e konsideronin si maskara, të cilëve, natyrisht, u kishte zënë rrugën.
Nëse merr pushtetin, edhe do të vrasësh. Kur bota shndërrohet në një thes me vese, pa virtyte, e zhdrejtë, ke dorë të lirë.
Ky ekuilibër prishet, kur populli ndërgjegjësohet dhe bëhet i drejtë.
Kjo do të thotë se ka ardhur ora të qeveriset me drejtësi dhe ndërgjegje. Sigurisht, të qeverisësh me ndërgjegje dhe drejtësi, duhet të jesh i fuqishëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:35 am

Shamia e vdekjes

skicë
- Vdiqa unë dhe nuk do të shuhet dynjaja,- i tha mamaja dhe heshti.
“Sa ka jetuar, nuk do të jetojë,- mendoi,- vdekjen e ka afër”.
E konsideronte veten me aftësi udhëheqëse dhe i pëlqente që, kur të vdiste, t’i caktonte ditën e vdekjes edhe njerëzimit, si njëfarë shpagimi për mosmirënjohjen e treguar.
“Ndoshta, -mendoi, - kështu shpjegohen dhe vuajtjet që të zënë përpara vdekjes”.
Duke vëzhguar mamanë, mënyrën, se si ajo e përballonte vdekjen shërohej, megjithëse e kishte humbur pusullën.
- Ç‘do më bësh, - i thoshte, kur ziheshin,- apo do të më hedhësh baltë në sorrua.
- Dua një shami, - i thoshte mamaja, - që, kur të vdes, të më mbulojë fytyrën. Rrobat e vdekjes t’i kam treguar, se ku janë.
- Dua të ndreq, - i kishte thënë Zoti dikur, - por, ai pas krahëve, ishte tallur.
Kishte vdekur një kushërirë e afërt, në një qytet të largët, e cila, pavarësisht, se ishte gjallë, ai, prej kohësh, e llogariste të vdekur. Vajti në varrim për lamtumirën e fundit dhe e kuptoi se dëmi iu bë familjes; ata do ta vuanim më shumë. Se ishte gjallë, apo kishte vdekur, ai do të ikte, pak rëndësi kishte.
Një jetë u shua, e cila ekzistonte në mënyrë të pavaruar nga ana e tij. Në varreza frynte një fllad i huaj.
“Vdekja , - mendoi,- nuk duhet parë, si formë ndëshkimi, por si mjet vazhdimësie. Lajmi i vdekjes nuk do të thotë se përmbledh urrejtjen e Zotit, megjithëse shkakton lot, vuajtje, dhimbje”.
I gatuante mamasë, i shkruante në bllok gjellët që i mësonte, i jepte ilaçet , i bindur se një ditë do të katandisej si ajo.
- Vdekja është një farë vazhdimësie, - mendoi. -Moment që duhet përqafuar me vetmohim, pa ego, me paqe dhe pa grindje.
I mbyllur nga shoqëria dhe krejt i shkëputur duke vazhduar të shkruajë me ngulm mendonte se kjo krijimtari do t’u hynte në punë brezave.
Zoti, kur e krijoi botën, nuk e bëri për vete. Pavarësisht, se nuk e bëri këtë punë edhe për ne, ky ishte një veprim i drejtë që të jep kënaqësi, një e mirë për universin.
Veç kësaj duhet të marri fund rregulli: “Vdekja jote, gazi im”.
“Por përsosmëria nuk ekziston, atëhere, pse gjithë kjo urrejtje?- iu hakërrua ai Zotit.
- Unë jam producenti, -iu përgjigj Zoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:35 am

Pasuria

skicë

Ishte i pasur. Gjithë ditën lahej në det, lyhej me ilaç që të mbrohej nga rrezet e diellit, ushqehej në tavernat buzë detit, bënte dush, lexonte libra bestellerë, deri sa një ditë , teksa luante bilardo, e kuptoi se po bënte jetë prej paraziti.
Filloi të punonte dhe të ruante një raport me praninë e detit dhe kohës. Në mbasdite lexonte në bibliotekë, mësonte.
Një ditë pyeti veten:
-Ç‘më duhen gjithë këto, mos do të marr gjë me vete?
Përgjigja i erdhi nnga bashkëshortja:
- Tani, po ta njoh mirë shpirtin, por edhe karakterin që i jemi distancuar seksit.
Këto fjalë ishin profeci apo jo, nuk dihej, por ato u vërtetuan, ai vdiq dhe jeta e tij u transferua në një shpirt.
Bibla thotë se ata që do të marrin jetën e përjetshme janë 144.000, ose siç njihen me emër tjetër” të mirosurit”.
Si shpirt po i shërbente më mirë komunitetit, mësonte më shumë, perfeksiononte dijen, mundohej pë të ardhmen dhe ishte i palodhur për të bërë të mirën dhe shkatërruar të keqen.
E kujtonte shpeshherë me nostalgji këtë kohë, duke ndierë një kënaqësi drithëruese, sublime.
E kishte përcaktuar këtë kohë, si më të bukurën e jetës.
“Periudha e artë e Universit, një fazë e jetës që më bën krenar.
Ajo që tregon vlerën e vërtetë timen, janë fëmijët e mi. Pa ata do të isha një dështak, një i humbur”.
Këtu kemi një paradoks. Në natyrë ka me shumicë parazitë.
Ç‘kuptim ka atëherë përsosja e racës, e cila personifikon të drejtën, sinqeritetin, të vërtetën, moralin, kur perspektiva është zhdukja?
Si mund të përqafojë kjo materie arsyen?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:36 am

Kongresi

skicë
Në kongres po fliste Kryetari i Partisë: - Anëtari i shoqërisë po kërkon të pasurohet nëpërmjet rrugëve të pista... Detyra e qeverisë sime është të vendosë rregull, disiplinë, t’u tregojë të gjithëve rrugën e ligjit. E di fare mirë që, këtë luftë kemi për ta humbur. Një përplasje kjo, që të çon drejt greminës, qorrsokakut.
Shumë ministra nga të qeverisë kanë si objektiv: “Të bëjnë ndonjë lek”. Ky korrupsion dëshmon se nuk kemi të ardhme, ndërkohë që duhet gjetur një rrugëzgjidhje”.
Askush nuk e mori seriozisht fjalën e Kryetarit, madje, një delegat, u bë komik, në sy të të gjithëve, kur deklaroi me ironi dhe tallje:
“ Fajin që ekonomia u katandis në këtë gjendje, e ka një ekonomist i rëndomtë nga Vlora”.
Kryetari gjakftohtë vuri në telekomandë një sekuencë nga filmat shqiptarë, ku aktori kryesor thoshte: “Gjatë rrugës u shkrimë së qeshuri me shakatë e kripura të Duçes. Por, kur pa portin, Duçja u vërejt. Teraqini kishte ndërtuar një port të vogël. Atë kohë, festa u kthye në mort., sepse Teraqinin, atë çast, e varën.
Kryetari ndërhyri: - Nëse je i fortë nga brenda, s’kanë se çfarë të të bëjnë nga jashtë. Një iluzion ky, që e ndërton si diktaura dhe demokracia, të cilat, pas dhunës, për t’u ringritur, përdorin arsyen. Një sistem i drejtë rrëzohet, por lufta që e pason atë, duhet të jetë e drejtë.. Ju mendoni: “Përse të luftojmë për një kauzë të drejtë, kur e vërteta nuk ekziston? Mos vallë kjo dogmë shërben për të mbrojtur, forcuar, pushtetin vetjak?
Përgjigjen do ta jap po vetë. Kjo është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Zhvillimi e ka një fund dhe pastaj nis stanjacioni. Nuk jam dakort që fëmijëve tanë t’iu lëmë këtë botë”.
Një delegat, në mënyrë tendecioze, ndërhyri nga salla:
“Arsyeja ka fund tragjik, sepse si forcat e brendshme, ashtu dhe ato të jashtme, mund të të eliminojnë”.
Kryetari ua ktheu:
- Edhe ju, nëse i zini rrugën brezit të ri, duke u pasuruar, korruptuar, brezat do t’iu rrëzojnë.
- Këtë buxhet, që kemi, ta përdorim për t’i zgjatur jetën pushtetit tonë, - foli një delegat dhe shtoi:
“ Logjikë kjo, që ka të bëjë me ndrashjen e egos seksuale”.
- Ti propozon që të vjedhim zgjedhjet, të dalim kundër vullnetit të popullit, - foli një tjetër delgat: “Nuk kemi për ta mbrojtur dot gjatë, do të ngrihen”.
- Dhe ne do t’i shtypim, - u përgjigj dikush.- Në fund të fundit, kjo është dhe raca që ka bërë historinë. Kush do ta bëjë historinë në të ardhmen? Në kuptimin shabllon shprehja: “Historinë e shkruan fitimtari”, do të thotë se ligjin e bën fitimtari. Por kur rrëzohet ai, kush shkruan, kush është fitimtari?
- Arsimi për të gjithë, një jetë shpirtërore e mbarsur me teknologjinë dhe domosdoshmëria me lirinë që kanë si burim arsyen, - foli kryetari dhe shtoi: “Ju mund të më akuzoni mua për shumë gjëra, por gjyqin nuk ma bëni dot”.
Delegati mistrec foli përsëri:
- Populli, nëse zhvillohet teknologjikisht dhe arsimohet, do të kërkojë të shumohet, ndërkohë që arsimi dhe teknologjia ka si këndvështrim të ardhmen, perspektivën.
- Ne të gjithë jemi të votuar prej popullit, - tha Kryetari. – Mos, vallë, duhet të bëjmë demagogun me të? Vota nuk është dashuri, është interes.
“Ç‘kuptim ka atëherë evolucioni, revolucioni? – mendoi Kryetari. - Alienët nuk kanë testosteron, ndërse ne po dhe, nëse del një hormon, që të përkufizojë moralin, të drejtën, të vërtetën, arsyen, ai, patjetër, duhet të ketë parasysh origjinën, ndryshe do të bëhet qesharak.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:36 am


Pema gjenealogjike
skicë

Duke u gdhirë dhe u ngrysur në atë labirint, ai nuk kuptonte as kurthin dhe as besën, në të cilën ndodhej. Nuk e dinte gjithashtu as fjalën “labirint”, e cila zbërthehej “la birin”. Jeta është e bukur, kur dashuron dhe ka vlerë. Je në ëndërr, përdor fjalë të rrjedhshme me lehtësi, aftësi fantastike komunikuese në grup. Shkon në plazh, drekon, darkon nëpër restorante të shtrenjta, liri seksuale dhe të gjitha këto vinë në mënyrë të natyrshme.
Nëse del nga burgu dhe arrin të orientohesh në liri, jeta bëhet e bukur.
I qeshur, provon emocione të fuqishme, hap zemrën dhe tregohesh i sinqertë, bën deklarata ironike, betohesh për miqësi dhe dashuri të përjetshme dhe, të gjitha këto, në mënyrë të pandërgjegjshme.
Plani i parë është aksioni i dhunshëm, ndërsa historia sapo ka filluar dhe është virtuale.
Kur i erdhi në jetë djali i parë, u emocionua dhe mendoi: “Përpara se të vdes, do të bëj një fëmijë tjetër, për ta çuar më përpara atë, që do të lë në mes. Vallë është e njëjta gjë jeta dhe vdekja?
Sikur Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë të mos ekzistonin të tre, çdo ishte bërë vallë?!
Si mund t’i besosh lëngut spematozoik, aksionin, dhunën historinë. Megjithatë, deri këtu, ku jemi, është meritë e tij, pavarësisht se, për ironi fati, nuk ndryshoi, sepse ndërgjegjja është një farëhiçi.
Zoti ka qenë energji e verbër dhe është ndërgjegjësuar.
- Universi është hiperaktiv. Cilësi kjo, që përjashton qetësinë që jep mendimi, sfida ime kjo, - mendoi Zoti.
-Ç‘kuptim, vallë, ka të ndërtosh ëndrrën, kur dihet që ato kanë fund tragjik? – pyeti Jezu K. Zotin.
- Dashuria për jetën , të vërtetën, reflektimi, - u përgjigj Zoti.








Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:37 am

Përkushtimi

Skicë
“Kështu do të ikim, të tërë një nga një,” - iu kujtua kjo shprehje , të cilën nuk e dinte pse i ishte fiksuar.
Nëse ia mbyll derën së keqes, ajo do të hyjë nga dritarja.
Vazhdonte të jetonte, por nuk mund të pohonte se e kishte fituar betejën me të keqen.
Nga ana tjetër vdekja e vëzhgonte, duke pritur ethshëm momentin e duhur për të ndërhyrë.
E keqja lind të mirën dhe mira lind të keqen. Ideali i së mirës që lind, në këtë limit, ngacmon idenë që e mira të mos ketë fund kurrë.
Kjo trashëgimi, e lidershipit të së mirës, sjell zhvillim.
Nëse, një pushtet predikon të mirën dhe vazhdon, për inerci, këtë logjikë , ndërkohë, që ajo ka përfunduar misionin dhe në të ardhmen do të rrëzohet, sistemi, që ngrihet mbi të, do të vazhdojë të kundërpërgjigjet me të njëjtat ligje, duke konturuar formën e një postdiktature.
A është kjo një kauzë e dështuar?
Urrejtja, intoleranca, kriza, të cilat janë pasojë e postdemokracisë, sjellin në skenë të keqen.
Simetri identitetesh identikë.
Ka krizë, sepse është demokraci dhe rrugëzgjidhja është lufta, ku dhuna do të shkatërrojë dijen. Gjithashtu, dija shërben për të aplikuar dhunën.
Vetëm, atëherë, kur përvoja të transmetohet në gene, duke u materializuar, si materie, që pohon pa frikë se e mira, drita, absolutja, fitojnë perspektivë.
Ky vizion i ri, do të thotë që, e mira ta mundi, përjetësisht, të keqen, qoftë edhe duke e mëshiruar, në ekzistencën e saj, për t’i siguruar një jetë komode.
Kështu e mira kthehet në vetëdije të plotë.













Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:37 am

PËRRALLË

SKICË
Zoti i dhuroi një orë antilopës. Antilopën e sulmoi një tigër, i cili, pasi e hëngri, i mori dhe orën që u dëmtua gjatë procesit, dhe ngeli. Tigri, kur vendosi orën, u gëzua dhe i frymëzuar sulmoi shtatë antilopa të tjera, duke siguruar ushqim për gjithë muajin.
Tigri nuk e kuptonte që ora i kishte ngelur dhe ishte kthyer në një mallkim për të. As që e mendonte se fati i antilopës e priste edhe atë.
Bibla thotë: “Më i madhi, më i fuqishmi dhe më i bukuri, do të vdesë nga shpata”.
“Ora më ka ngelur qysh atëherë, kur isha gjahtar,” – mendoi tigri.
Nuk diti ta ndreqte orën dhe ta vinte përsëri në funksionim ose ta trashëgonte.
Të vrasësh gjatë gjithë jetës, gjithashtu edhe të ushqehesh me mish, qoftë edhe duke shpikur një ideal të madh, nuk do të thotë se je i shpëtuar,” - mendoi dhe vazhdoi: “Nëse, do kisha lindur vegjetarian, do të kisha vdekur nga ndonjë qenie e species time.
Të shohësh, sa do të gëzohen për rikthimin tim dhe se çfarë kam për tu punuar, - i thotë tigri trashëgimtarit të vet.
Ndërkaq, Zoti kishte shpikur parajsën, dhe që të gjithë e kishin harruar tigrin, i cili kishte mbetur si “kofini pas të vjelit”. Askush nuk donte t’ia dinte më për të. Kam një amanet i thotë tigri punonjësit të parajsës:
- Me sa duket kjo orë përmban një mallkim dhe momenti për ta ndrequr erdhi. Koha ime ka kaluar. Siç e sheh po bëj dorëzimet.
Ndoshta, vetë Zoti i ndërtoi këto fjali të dala nga goja e tigrit.
Ndërkohë, që ora biologjike është këtu në univers, vazhdimisht lindin, vdesin yje. Por edhe këtu në planetin tokë lindin, vdesin, njerëz. Kush mund ta personifikojë kohën? Askush.
Me sa duket, planeti tokë është më i rëndësishëm se shumë ngjarje në univers.
Vetëm parajsa e mban në ekuilibër orën e universit.
Ligjet e universit pasqyrohen këtu të ndërthurura.
-Edhe një porosi të fundit, – foli tigri. - E mira nuk duhet të mbufatet, të shtojë gjendrat e dhjamit duke u dhënë të drejtë mediokrëve, të cilët presin rastin e volitshëm për ta zhdukur.
Nëse, prej fatkeqsisë nuk e mbledh veten, por e lëshon drejt asgjëkundit, humbja është e sigurt.
Kjo utopi duhet materializuar në arsye.
Ndërsa, pleqtë kërkojnë të ndreqin, duke ecur në rrugën e vazhdimësisë, të rinjtë kërkojnë ta shkatërrojnë veprën e tyre.
Drita që rrezatojnë sytë e mi e quan të natyrshme dritën e diellit dhe hënës, duke qenë moskokëçarëse ndaj saj, ajo edhe e mposht atë.
Drita e diellit dhe hënës është përgjegjëse, që sytë e mi janë në gjendje të vështrojnë, por ata janë të pavetëdijshëm për këtë.
Origjina e këtij burimi të verbër është e njëjtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:37 am


Perspektiva
Tregim
Ky planet është çorovolo. Mendoi të shpikte perspektivën aty, megjithëse e dinte që ajo ishte e gënjeshtërt. Arkitektura, arti, shkencëtarët me pretekstin e dijes, por edhe duke u martuar, do ta çonin përpara stafetën. Sipas modelit të galaktikës, u ndërtua qyteti. Ishin aty varrezat, kinemaja, teatri, komisariati, dyqanet, supermarketet, lulishtet, statujat, rrugët për makinat me viza të bardha, tortuaret për njerëzit, karburantet, materniteti, spitali, universiteti, stadiumi, gjykata, prokuroria, por edhe ata që, nëpërmjet puçit, përgatisnin përmbysjen.
Nëse, në galaktikë gjithçka ishte anonime, këtu gjithçka i korrespodonte një emri.
Fakti që galaktikat përbëhen edhe nga vrima e zezë dhe nga yjet, dëshmon se kështu është ndërtuar edhe Materia e Errët edhe Energjia e Errët.
Në momentin që graviteti ka fituar mbi masën, ka shterruar formimi i galaktikave.
Është fuqi universale ajo galaktikë, që ka njeriun. Universi është një ëndërr e magjepsur, e përgjumuar që vozit në oqeanin e dashurisë.
Me siguri që Zoti në rini, por dhe burrëri, ka qenë diçka e ngjashme me një “quesar” “apo “blazer”. Këtë e vërtetojnë dhe shumë liderë historikë, të cilët kanë pasur kult individi si Napoloni dhe shumë të tjerë.
Nëse një grumbull yjesh shpreh një kafshë apo figurë gjeometrike, po një çift yjesh ose një yll dhe planet, në të cilin nuk ka jetë, çfarë shpreh?
Po ylli ynë me planetin tokë çfarë shpreh?
Qeliza që zgjodhi ta bëjë partnere shoqen dhe jo ta hajë, e shpjegon ekuacionin e mësipërm.
Pavarësisht kësaj, synimi i yllit është të vrasi Planetin dhe, ky i fundit, satelitin dhe egoizmi i të treve, i çon në një fund të përbashkët.
Kishte një urrejtje të sinqertë ndaj babait, të cilin e kishte vrarë, fakt ky që shpjegonte armiqësinë e lindur kundër djalit, të cilin e konsideronte hajdut të trashëgimisë së tij.
Që të gjithë e lavdëronin, si më të madhin, dhe atij i pëlqente të hiqej si i pari dhe i fundit. Ishte i predispozuar që këtë trashëgimi ta varroste, se sa t’ia linte djalit, për të cilin hapi fjalë se ishte çmendur.
Psikologjia e burrit me mustaqe është të kryejë seks anal me të gjithë.
Ka shumë urrejtje, sepse s’ka të ardhme. Dihet që injoranti përdor dhunën, e cila e ka burimin tek urrejtja.
Ndërtohet dhe e gjithë kjo bëhet për të gjetur rrugën e drejtë.
Ndërkohë, që e drejta nuk ekziston, brezi i ri duhet të eci në këtë rrugë.
Vallë ç’duhet bërë për ta gjetur atë?
- Jam drejtuar drejt asgjëkundit, -mendoi, - ai, që ka perspektivë është im bir.
Zgjidhja me sukses dhe imagjinatë e një kompleksi situatash të ndërlikuara të udhëheq drejt perspektivës.
Shpresa është njëfarë perspektive, e cila të nxit në krijimin e shtetit.
Në një moment, sinqeriteti i pohoi vetes se nuk ishte aq naiv, sa të lindte një trashëgimtar, fëmijën në fjalë e kishte bërë thjesht për të “ndrequr”.
Evolucioni po i dilte kundër.
Kjo urrejtje me synimin për t’u hakmarrë ndaj së mirës për të përvetësuar dijen, në emër të egos së sëmurë, të çon drejt asgjëkundit.
Start i fuqishëm dhe energjik i njorancës dhe i dhunës për të forcuar pozitat.
Perspektiva e ëndrrës e shprehur në një skulpturë, ku nga drita e syve vezullon shpresa…
Jeta është ëndërr, ashtu sikundërse shqiptimi i alfabetit, që pret të materializohet.
Seksi, dhuna, lindja edhe diçka materiale.
Seksi , dhuna, lindja+dije, mendim= dashuri e vërtetë.
Kjo është edhe perspektiva e materializuar.
Impresioni përjetësisht i pashlyer i dashurisë së vërtetë.

Mos vallë me erën e Arsyes do të qeshi gjithë Universi?
Përsa kohë arsyeja do të ketë fuqi, askush nuk do të guxojë. Ke mposhtur urrejtjen, nuk ke asgjë dhe zotëron arsyen, je i lumtur.
Atëherë, kur dashuria kthehet në biznes, epsh, emergjencë, tallesh me Arsyen.
Kur bëhesh plak dhe merr fund gjithçka, i zhgënjyer nga idealete rinisë, në prag të kapitullimit të plotë, nuk dorëzohesh, por bën një fëmijë që ta rinisë nga e para, më me forcë aty, ku është ndërprerë e ardhmja.
Përçava njerëzit, në mënyrë që ëndrrën e jetës ta mbjellë, sepse ai, që shkatërron qytetërimin nuk është i vetëdijshëm. Ai thjesht do të martohet.
Ndërkohë , që në fillim, të gjithë e kishin marrë për të çmendur, avash- avash, po i jepnin të drejtë.
Ditën që i ra dambllaja donte dikë pranë t’i hapte zemrën, të rrëfehej. Në mungesë të priftit, pranë iu ndodh gruaja.
Vendosi kohën në prehrin e saj dhe i tha:
“Unë ditën, që kam zenë vezën, kam bërë një masakër të vërtetë, një luftë botërore. Kam vrarë me miliona vëllezër dhe motra. Erdhi momenti që të takohem me ta.
- Gjithçka vazhdon, -iu përgjigj gruaja. - Ke bërë fëmijë. E ke shlyer këtë mëkat.
Kombi i rrudhave mbi ballë tregonte vuajtjet e jetës.
“Koha mban emrin tim, “-mendoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:37 am

Populli

skicë
Në kopshtin e Edenit, i cili ishte ndërtuar sipas modelit të parajsës , Zoti i tha Adamit dhe Evës:
- Ushqehuni nga të gjitha pemët e kopshtit , por jo nga pema e të mirës me të keqen.
Adami dhe Eva nuk e dëgjuan dhe sot njerëzimi është i sëmurë…
Gjatë kësaj kohe, Zoti i deklaroi Moisiut dhjetë urdhëresat.
Populli, ndërkohë, ka perspektivën e shumimit. Gjithashtu, populli sot është poli i tretë, një farë universi më vete.
Dihet që te bletët, punëtoret, i mbysin meshkujt dhe punëtoret përfaqësojnë popullin, ndërkohë që ato nuk kanë seks.
Populli është një fitore e logjikës së Zotit mbi egon seksuale që ka për karakter burrërinë.
A do të fitojë kjo burrëri mbi egon seksulae? Përsa kohë njeriu është i gjallë, i numron kafshatat. Kur ai vdes, thua: “ Pse nuk i dhashë një 5000 lekshe më shumë”.
Alienët i kanë të dy sekset, ndërsa evolucioni i seksit te bletët, ndoshta është lidhur me virtytin, moralin, të vërtetën, arsyen, të drejtën, intuitën.
Gjendja e shëndetit shpirtëror të popullit i intereson Zotit. Jeta e popullit mund të përmblidhet në frazën e thjeshtë: - Jeto dhe shiko përpara.
Ndërkohë, nëse vëzhgon tiparet e udhëheqësve të kombeve, duket sheshit se janë, krejtësisht, të shkëputur nga hallet e popullit. Një fenomen botëror ky.
Mesa duket, populli është konsumuar, ndërsa fjala e dhënë jo.
Kjo është fitorja morale e Zotit, popullit.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:38 am

Fëmijët

skicë
Ishte kohë e turbullt, varfëri, mjerim dhe librat lexoheshin më shumë se çdo gjë.
Të rinjtë donin të martoheshin, por nuk pajtoheshin me këtë botë. Përqafuan idetë komuniste, donin të ndreqnin botën dhe e shtynë martesën pas lufte, duke dalë partizanë.
Ishin plot energji, luftën e fituan, ishin idealistë dhe nëpërmjet vrasjes, dalëngadalë, u shndërruan në materialistë.
Përqafuan filozofinë e marksizëm – leninizmit.
U vinin gjoksin vështirësive, ishin entuziastë dhe të paepur.
Por, dalëngadalë, jeta i rrënoi dhe gjithçka të mirë, që ndërtuan, në emër të fëmijëve, të cilët përfaqësonin të vetmen perspektivë, nisën, në mënyrë të pavetëdijshme, ta shkatëronin, po vetë, madje,me ndërgjegje.
Rritja ekonomike kishte kultivuar te fëmijët një jetë plot qejfe, femra, para, shëtitje nëpër botë.
Ishte krijuar shtresa e të persekutuarve, nëpër burgje, kampe përqëndrimi, të cilët shiheshin nga të gjithë me urrejtje dhe plot përbuzje.
Ata vuanin, kërkonin drejtësi dhe kishin si ideal demokracinë.
Këto dy klasa urreheshin, deri në vdekje, njëra me tjetrën, duke ushqyer armiqësi të verbër.
Gjithë dështimet e baballarëve komunistë, sëmundjet, veset, varfëria që sjell konsumimi i idealit, rrënimi i jetës, shfryhej në një urrejtje të pashpirt ndaj të përndjekurve politikë dhe transmetohej, njëkohësisht, te fëmijët e tyre.
Tashmë, kjo betejë e kthyer në një luftë të mirëfilltë dhe të paprinciptë për ekzistencë, kishte kaluar çdo kufi.
Kjo supernovë (në galaktikë ka çift yjesh), ose përplasje galaktikash, ishte në prag.
Kjo luftë i ngjante një “Big- Bengu”.
Si përfundim, diktatura, idealet u përmbysën dhe u zëvendësuan me lirinë.
Shumë fëmijë nga të komunistëve ndërruan krah, u hodhën me demokratët.
Në kohë paqe, iniciativën, ligjin në dashuri e bëjnë femrat, të cilat janë dhe menaxhere të zonja.
Në kohë lufte iniciativën, ligjin e marrin meshkujt, të cilët edhe përdhunojnë.
Mesa duket, të bësh mirë gjatë gjithë jetës, është diçka e pakuptimtë, ashtu, sikundërse të bësh keq të konsumohesh, deri sa del në pension dhe dorëzon stafetën.
Në vend që të shikonin përpara, demokratët përveshën mëngët e hakmarrjes, nuk e kuptuan që ishin në kurthin e verbërisë dhe me kohë u shndërruan në një vrimë të zezë.
U mungonte një filozofi dhe trajektorja e tyre mund të përkufizohej si “postdiktaturë”.
Ka naivë që duan të ndreqin botën, kanë urrejtje dhe të shohin si pengesë. Këta naivë, kur vinë në pushtet, eksplorojnë poshtërdinë nga themelet deri në majë, njëkohësisht kur dikur e urrenin të keqen.
Kjo armiqësi e hapur me të gjithë , kur ka një raport me dijen, ka shansin të kthehet në miqësi.
Dhe të mendosh se dikur ishte një familje e gëzuar e qeshur, pa halle, ku plaste gallata dhe e lumtur, që festonte.
Ndërsa tani të martuar duan të hanë njëri - tjetrin pas krahëve, të hapin varrin pabesisht, të pafajshmit të ndarë në parti të ndryshme.
Shitja e shtëpisë e interesave të vendit, shndërrimi i trashëgimisë në çështje lekësh, do të thotë se ka ardhur ora e hakmarrjes, e cila të mbyll derën përfundimisht.
Etja për të ecur përpara të bën burrë, optimist, realist. Ke dëshirë për të njohur, për të ditur.
Kur i mëson bëhesh pensimist, sepse mndësitë janë të kufizuara dhe i përkushtohesh familjes.
Nëse reagon, gjithmonë në fund, mund të dështosh.
Sfida e diktaturës dhe demokracisë kishte dështuar.
E vërteta dhe arsyeja nuk kanë të bëjnë me zanafillën, ato gjenden rrugës dhe ora e tyre po troket.
Katarsi i bindet ligjit të pragmatizmit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:38 am

Punë me sacrifice

tregim

Ishte tërhequr nga shumë aktivitete dhe bënte një jetë të mbyllur. E shikonte që vajza i ngjante atij, ndërsa djali gruas. Njëlloj, si në Univers, ku dielli i ngjan Energjisë së Errët, ndërsa toka Materies së Errët. Një ditë do të falimentojë si diktatura dhe demokracia. Fjalën do ta marrin niprat dhe mbesat, të cilët duhen udhëhequr.
E pyeti një ditë vajza, që synonte të ishte e lumtur:
“ Më thotë burri që më do dhe nuk lë rast, pa ma shprehur këtë”.
“Sa të do prindi, moj vajzë, s’ të do kurrë njeri!”.
Procesi i fotosintezës është një moment idealist. Bimët marrin energji diellore dhe e shndërrojnë në oksigjen.
Njeriu zotërohet prej energjisë negative, e cila, nëse shfrytëzohet për të ndërtuar me sakrificë të ardhmen, shndërrohet në energji pozitive. Materia e Errët, një ditë, do të vdesë…
Energjia e Errët e përkrah intuitën. Universi ka nisur me Bing - Bengun dhe një yll e mbyll jetën me një supernovë. Kuptimi i jetës janë fëmijët.
Edukata, kultura, universiteti, sakrifica, dashuria pa kushte, që sjellin ndërgjegjësimin, mund të luftojnë verbërinë.
Armata e pafundme e mësuesve dhe e nënave, të cilët edukojnë me vetmohim dhe përkushtim brezat e rinj dhe që mbeten, përjetësisht, të panjohur, është e pazëvendësueshme. Arsyeja do të vijë, kur të piqen kushtet, atëherë, kur dija të jetë e fuqishme. Arsyeja vjen, kur të pllakosë fatkeqësia, shkak i mjaftueshëm ky për t’u veshur me të zeza.
Jeta, sipas syrit të një skllavi. Nga ana tjetër liria është gënjeshtër, absurd, verbëri, por një domosdoshmëri relative.
Me siguri planeti tokë është më i bukuri në Univers. Evolucioni e ka provuar se skllavërit e çojnë botën përpara. Liria është entropia që e bën jetën një farë iluzioni. I ashtëquajturi Satana është thjesht entropia.
Fatkeqësia është se gjithçka, po shkon drejt origjinës, entropia është shumë e fuqishme.
“Dreqi” jam unë, babai i “Djallit”.
Ndaj do të ndërtoj me synimin të “ndreq” dhe “djalin”, me objektivin për ndryshim, do ta bëj që të vuaj.
Vetëm një përbindësh është i aftë të bëjë mirë dhe të stimulojë energjinë pozitive.
Në këtë hapësirë të errët shkretëtirë, e vetmja mënyrë për të ekzistuar, është të jesh përbindësh. Universi ishte gati për dasmën e madhe dhe kumbar ishte vetë Zoti.
Ashtu, sikundërse, është ndërtuar trupi i njeriut është ndërtuar dhe trupi i Galaktikës.
Në qendër të Galaktikës ”Udha e Qumështit”, ndodhet një vrimë e zezë, e cila është e krahasueshme me momentin e kryerjes së jashtëqitjes prej njeriut. Veç kësaj, dihet që qumësht, vetëm një femër mund të prodhojë. Perëndia përdori Darin med dhe Kirin pers për të pushtuar perandorinë e Babilonisë.
Fjalës greke “Andro” i është shtuar fjala “med”, nga ku kishte prejardhjen mbreti Dar dhe është formuluar “Andromedi,”që do të thotë “Burrë i medëve”.
Pra galaktika e “Andromedit” është mashkull dhe fakti që përplaset me “Udhën e Qumështit”, nuk është rastësi, ndërkohë që galaktikat e tjera, në univers, gjithnjë e më shumë po largohen.
Ato galaktika, që kanë në qendër të tyre ”quezar” dhe “blazar” ngjashëm me psikologjinë e dinosaurëve dhe, me sa duket, në një shkallë inferioriteti në galaktikat e lartpërmendura.
Këto dy galaktika bashkohen për hir të ndërtimit të planetit të Arsyes.
Kjo goditje është energjia pozitive që shëron entropinë. Në një farë mënyre, pavarësia, karriera janë entropi dhe janë e kundërta e këtij graviteti.
Atëherë, kur energjia pozitive të mundë entropinë do të hidhen themelet e së ardhmes.
Termitet kanë mbretëreshë, milingonat gjithashtu, por edhe bletët. Shihet qartë evolucioni.
Si mund të jetë djali i dytë, vajza e dytë? Fëmija i dytë del më i mirë.
Lufta e të kundërtave ekziston te Materia e Errët, Energjia e Errët, midis yjeve në univers. Ligji i trashëgimisë në univers funksionon vetëm pas supernovës. Mos, vallë, “ylli” është gjini asnjanëse, gjini kjo që ekziston në greqisht.
Fjala “yll”, në shumë gjuhë të botës, ekziston edhe te gjinia femërore. Kjo luftë të kundërtash duhet të shndërrohet në monopol.
Planeti tokë gjithashtu ka dy pole.
Mashkulli ka dy testikuj, ndërkohë që superfuqitë globale janë tre.
E ardhmja është e fshehur te evolucioni i bletëve.
Në shqip emri “Burrhan” ka kuptimin: “burra hanë” dhe si mund të hahet një burrë, s’do shumë mend.
Po si mund të jetë njeriu energji pozitive, kur perspektiva e zgjerimit të popullsisë kalon tej çdo habie?
Për sa kohë ekziston e mira dhe e keqja, do të përjetojmë dhe energjinë pozitive, e cila e shpëton shoqërinë nga baltosja. Atëherë, kur patentat e shpikjeve do të mbarojnë, sepse çdo gjë e ka një fund do të vijë edhe shkatërrimi. Idealizmi shërben si ushqim për pragmatizmin. Idealizmi është shpresë, por, në pikë takimin me pushtetin, shndërrohet në pragmatizëm.
Nëse nuk ndryshon, të eliminojnë.
Në emër të kësaj lirie, pragmatizmi, që të çon drejt asgjëkundit, arrin deri atje sa, me ndërgjegje, dëmton veten, në mënyrë të pamëshirshme dhe papërgjegjeshme.
Në këtë shkatërrim të përgjithshëm, vetëm Zoti kërkon të “ndreqë”: një farë edukate kjo.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:38 am

I mirosuri

Skicë

Koha u fundos. Viti zero. Shtëpia po i shkatërrohej. Tarraca pikonte dhe muret kishin lagështi. Nuk e kuptoi, sa kohë vazhdoi kështu, kur dalloi në qiell një disk fluturues që e vëzhgonte.
S’kaloi shumë dhe ata u bënë prezent, i dhanë të njohur.
Ndërtuan një pallat të madh me drita të fuqishme, që vëzhgohej ditë e natë nga kamera. Luks, teknologji e avancuar, të cilën nuk e njihte. Kryesisht natën kishte hyrje – dalje, ndërsa ditën gjithçka binte në qetësi misterioze. Nuk shikonte fëmijë, por më e çuditshmja ishte se i kishin të dy sekset.
“Gjithë kjo teknologji, - mendoi, - pallat madhështor, kush do ta trashëgojë? Janë gjeni, shumë të zgjuar, derisa kanë arritur deri këtu dhe nuk kanë femra”.
Nga përvoja e dinte se ata burra, që nuk ia kushtojnë jetën femrave, familjes, ishin bashkëshortë të këqinj, por gjithashtu ishin gjeni. Jetonte me mamanë në atë kasolle, por kishte ngrohtësi njerëzore, dashuri, virtyte këto, që nuk i shihte te pallati përkarshi.
Alienët e panë që nuk mund të shtyhej më dhe i bënë një vizitë. I sollën, si dhuratë, një kostum të zi dhe shami të zezë për mamanë.
- Ne duam që ti të martohesh, - i deklaruan, - ta gëzosh jetën.
- E vlerësoj sinqeritetin Tuaj, - ua ktheu, - por do t’ua kthej me të njëjtën monedhë. Ju kërkoni të më ngrini, të më jepni pushtet dhe pastaj të më shkatërroni. Pavarësisht kësaj, e pranoj ofertën. Siç e shihni, megjithëse, më latë pa shkollë, kam përvojë.
- E shohim që përpiqesh të jesh një hap përpara dhe të dalësh nga loja që të bëjmë përpara syve, por ti je Jezu Krishti, trashëgimtari i kësaj perandorie.
- Nuk jam shumë optimist për këtë, sepse një ditë, si unë, si ju, si fëmijët e mi do të kemi vdekur dhe fjalën do ta ketë brezi i tretë. Ju punoni hollë.
- Ne duam t’u zhvillojmë, - folën shpejt e shpejt, në një gojë alienët.
- Keni ardhur këtu me shpresën për të mos vdekur, por do të ikni si lugetër të rrënuar, - ua ktheu, pa iu dridhur qerpiku.
- E mbylle keq këtë takim, - ia kthyen alienët, - por je në rrugë të gabuar.
- Mua s’keni se çfarë më bëni më, nëse vdes edhe do të shpëtoj, - e mbylli bisedën.
- Ç‘kërkon të martohesh? Nuk e sheh çfarë bëhet? - ia kthyen miqësisht. - Ne jemi ndërtuesit më të mëdhenj në univers. Siç shikon, ne bazohemi te seksi, nuk e njohim dashurinë, ngrohtësinë, që, mbi të gjitha, mbetet eksperiment dhe, pa dyshim, i përket së ardhmes.
Hapën një dyqan me fustane nusesh dhe shpresuan, me gjithë zemër, që vajza, e cila dashuronte, të jetë energji positive. I ulën përfundimisht tonet ata.
Kur u martua, mamaja i hoqi të zezat. Por si intrigantë, që ishin, donin që vjerra me nusen të mos shkonin mirë. Nuk e njihnin modelin e familjes dhe këtë fakt, s’kishin për t’ia falur.
Kuptimi i jetës po zhgarravitej. E akuzonte mamanë se, për shkak të saj, nuk po ecte dot përpara. Ditën që gruaja i lindi, mamaja vdiq.
Trishtim dhe gëzim njëherësh.
Duke shkatërruar egoizmin, dashuria pa kushte ndryshon karakterin dhe lind identitet i ri.
- I mirosuri ti, - i thoshte mamaja kohët e fundit, shpeshherë.
Por faktet ishin kokëfortë. Duke asistuar përditë këtë rënie të ngadaltë, kishte fituar respektin, mirënjohjen, dashurinë e shumë njerëzve, që nuk i njihte.
Ndjenjë sinqeriteti e vërtetë qytetarie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:39 am

Qershia

Skicë
Loja e qershisë me dritën e diellit, në murin përballë shtëpisë, krijonte një konfiguracion, në varësi të lëvizjes së tokës.
Forca e hijes mbi mur tregonte intesitetin e vapës.
Befas, fryu një fllad, që e përqafoi qershinë.
Mendoi se, kjo qershi është e gjallë dhe ka për detyrë të lulëzojë për të tjerët.
Gjithashtu, edhe dielli kryen të njëjtin funksion: lulëzon për të tjerët.
Si qershia dhe dielli janë të pavetëdijshëm për misonin e tyre, të paracaktuar prej Zotit.
Mesa duket, edhe misoni im, i paracaktuar prej perëndisë, ishte që të rrija këtu.
“Po çfarë më shtyu që të pranoj këtë diktat kaq të fuqishëm?” – pyeti veten.
“Me siguri është çështje instiktesh, - u përgjigj vetë. – Sidoqoftë, ky vullnet ishte mbi ndërgjegjen time”.
Ashtu, sikurse vdekja të fanitet dhe bie në një stuhi të fortë mendimesh edhe përpara çasteve të dashurisë stimulohet një frymëzim i vërtetë me nota pavdekësie.
Megjithatë, mund t’i drejtohem perëndisë kryelartë se misioni u realizua.
Edhe, kur të vijë ora e vdekjes, do të iki me mendje të mbledhur.
Gjithsesi, vdekja s’i bënte më përshtypje, ndërkohë që psherëtima, gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës, po i bëhej më e thellë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:39 am


Sfinksi
tregim

- Kjo është bota ime e ngritur nga asgjëja, - mendoi Satanai, duke hipur në fron. - Nuk e mendoja dot që, para 6000 vjetëve, atëherë, kur mashtrova Adamin dhe Evën, të arrija deri këtu. Jam mbret, më i plotëfuqishëm se kurrë. Karakteri im është gënjeshtra, e cila mbulon seksin anal; jam njëfarë shejtani që futet në ferr, duke më pëlqyer të rri aty. Universi është i shurdhër dhe i verbër, diçka e njëjtë me seksin anal.
- Vepra e Mazaçios “Të përzënët nga parajsa” me Adamin dhe Evën, që qajnë, është fitorja jote, - i tha Zoti, por s’ke parë gjë akoma.
- Kambana po bie për ty, - u fut prapë në bisedë Jezu K., duke iu drejtuar Satanait, - jo për mua.
- Në shkolla po rritet një brez i papërballueshëm në bisedë, i etur për dije, që kërkon të mësojë edhe teorinë e qenit, i cili është besnik me trurin 30% më të vogël se të ujkut, po e sfidon me talentin e tij.
- Do të thuash se parajsa është femra?- pyeti Satanai.
- Është e kotë të bisedohet me ty, - ia ktheu Zoti dhe Jezu K.
- Ç‘mendoni se do të ndryshoni fatin?- ua ktheu Satanai.- A është i njëjtë për të gjithë.
- E mira të jep kënaqësi shpirtërore, një det lumturie të sinqertë, që ngjan me ringjalljen, përjetësinë dhe për të cilën ia vlen të jetosh, të sakrifikohesh.
- Ti, Satana , je një farë sfinksi i së Mirës, - i thanë të dy, në një gojë.
-Ç‘t’iu them,- ia ktheu Satanai, - që s’keni parë gjë akoma.
Këtë herë, iu përgjigj Zoti:
- Mos kujto se jam naiv, je gjimnazist para meje.
- Harroni që të dy se psikologjia e Universit, e shprehur me gojën e yllit, është: “Pasi të shkatërroj planetin, do të rrënohem dhe vetë”.
- Ditën që Jezu K. do të martohet, ti do të vdesësh, - ia komunikoi verdiktin përfundimtar Satanait.
Në bisedë, ndërhyn Jezu K.:
“Bibla thotë, - tha ai, - se më i madhi, më i bukuri, më i fuqishmi, do të vdesi nga shpata”.
Fjala shqipe “edepsëz” zbërthehet:
Edipi vrau babanë, nuk pati neveri të flinte me të ëmën, lindi fëmijë me të, të cilët patën një fat tragjik.
- Po më vjen për të vjellë nga ky morali juaj, - ua ktheu Satanai, - është e paharrueshme thirrja e Jezusit në kryq: “Eli, Eli sabakthini” që përkthehet: “Perëndia im, pse më ke braktisur”.
Një pasthirrmë habie u vizitua mbi fytyrat e Zotit dhe të Jezu K. dhe kështu biseda u mbyll.
Ata mbetën pa fjalë. Ndoshta, përpara kësaj pasthirrme habie, ato ishin të tepërta.
Një copë herë të gjatë, ndenjën të tre në heshtje.
- Ti s’ke për të patur kurrë vdekje, do të sëmuresh, do të urresh me të gjithë fuqinë tënde; s’do të pranosh kurrë ndryshimin, do të jesh mes nipërve dhe mbesave, gjithmonë do të shfarosësh heronjtë dhe do t’iu ngrësh monumente, duke i njohur si shenjtorë. Në qafë paç veten, - i folën të dy, në një gojë, tepër të sinqertë dhe shtuan:
- Aq më lart të ngrihesh, aq më shpejt, do ta thyesh qafën, një ligj ky, të cilit nuk ke se çfarë t’i bësh.
- Burri me mustaqe i udhëhequr prej testosteronit e vret gjyshin, i cili ka cilësinë e shndërrimit të energjisë negative në pozitive dhe është me të vërtetë “burrë”, - vazhdoi mendimin Jezu K.
- Leri këto, - iu drejtua Satanai Zotit dhe i shkeli syrin, në mënyrë të kamufluar. - Ti më ke bekuar, gjithçka që kam e kam prej teje. Bekoje trashëgiminë time.
Zoti ia plasi një të qeshure bubullimë dhe nuk u mor vesh në kishte grimca ironie në të.
- Idiot , - i tha, gjithë neveri.- Ti nuk e di, por shkakun e verbërisë tënde do ta shpjegoj unë.
Një ditë ti dallove motrën tënde dhe, sigurisht, nuk u mendove fare, por zbërtheve pandallonat dhe iu vërsule. Është e tepërt të të them se, fjala “vërsulem” zbërthehet “i sulem vërës”.
- Më pëlqente, - u justifikua Satanai. Ishte vajza më e bukur. Më vëlonte gjaku. Shikoje atë priftin, që ngrohet në diell me trup të deformuar prej të drejtës. Ai nuk e braktis të vërtetën, ndaj s’ka se çfarë të bëjë.
- Gabimi yt ishte të mos zgjidhje me kokën tënde, por ta lije në dorë të familjes, - iu drejtua Zoti Satanait.- Ndërkaq Jezu K. e ka gjetur një rrugëdalje, por as ai vetë nuk është i ndërgjegjshëm për këtë.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:40 am

SKULPTORI “KOHË”
Tregim

Zoti mori baltë dhe donte të bënte një Skulpturë të Kohës. Pasi gdhëndi tipare largpamëse dhe skaliti gjithë idealizmin, i fryu në hundë. Skulptori iu shpreh se donte të bëhej arkitekt.
“Me sa i jepet mundësia, njeriu mendon ta largojë sa më shumë ditën e vdekjes dhe, njëkohësisht, të bëhet edhe më i mirë, - mendoi Skulptura, duke shtuar: “Padyshim, duke i veshur kësaj ideje qëllimin, ëndrrat, pa të cilat, jeta s’ka kuptim. Ky univers është pasuri, por atë e pret gropa,- vazhdoi mendimin Skuptori Kohë. - Arti, Shkenca është një piramidë përjetësie”.
- Teksa vizitonte varrin e Universit, Skulptori - Kohë, mendonte se Arsyeja duhet kthyer në Gjithçka, si e vetmja alternativë mbijetese, në atë errësirë, pa limit. Kjo arkitekturë e Universit është mishërim i vërtetë i shpirtit të Zotit, Kohë e skalitur në thinja.
- Një ditë prej ditësh, Skulptori - Kohë u martua. Ndërtoi shtëpinë, bëri dhjetë fëmijë, të cilët u shpërndanë në të gjitha skajet e atdheut për ta ndërtuar atë. Një mësues, një futbollist, inxhinier, mjek, shkrimtar, aktor e ... . Të gjithë të bukur, të cilët kishin në dorë domosdoshmërinë dhe lirinë. Ata vendosën ëndrrat e tyre në themel të rindërtimit. Ndërkaq, Skulptori - Kohë kishte ngelur vetëm me bashkëshorten. Gjithë historia e re ishte e mpiksur me fotografi, të cilat vezullonin, ndërsa shtëpia po rrënohej çdo ditë.
- Megjithatë, përjetësisht, do të mbeten këto fortografi, të cilat shprehin momentet më të bukura të jetës familjare.
- Si mund të shmanget katastrofa që sjell e reja?
- Duhet eliminuar e vjetra, të fitojë ndjenja pozitive, sepse kriza sjell në pushtet, si të vjetrën dhe të renë, të cilat kalojnë në rotacion që rezulton vetëm demagogji.
- E vjetra vjen në pushtet nën maskën e së resë, ndërsa e reja, duke qenë vetvetja, i nënshtrohet ligjeve të vjetra. Kriza, e cila sjell humbje të vetbesimit dhe, njëkohësisht, sakrificë për të ardhmen, duhet të të gjejë të përgatitur dhe të vendosur. Gjithashtu, e vjetra është e orientuar drejt zhvillimit.
- Luftova për të vërtetën, ndaj dhe jeta më anoi nga vdekja, por, mos është e gënjeshtërt dhe iluzion kjo qetësi, që më ka pushtuar. Kjo ndërgjegje është një pasuri që, ka pak të ngjarë, ta ndeshësh përsëri, qoftë dhe të rikrijohet prapë. Ndërgjegja të zbresë nga universi virtual, paralel, dhe të materializohet.
- Ndoshta, ky projekt sinqeriteti është karakteri i parajsës, të Drejtës, Arsyes dhe të Vërtetës.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:40 am

Spitali

tregim
Kishte mbi 20 vjet që mendohej dhe tani ishte 46 vjeç.
“Çdo nxjerr duke u menduar,- mendoi.- Jam i verbër dhe nuk e shoh se çfarë urrejtje është akumuluar në këto vite për personin tim”.
Kjo urrejtje duhej çliruar dhe mjekët e shtruan urgjentisht në spital. Do të fillonte insulinën, një tjetër goditje kjo. E donin të vdekur. Diçka e ngjashme kjo me dashurinë e parë, të cilën e do të vdekur, si kusht i vetëm, për të arritur te sinqeriteti.
Bibla thotë: “ Njeriu do të braktisë babanë dhe nënën dhe do të iki me shpirtin binjak".
Organi seksual mashkullor ka karakteristikat e një “dobermani”.
Që të dy kanë tipare të njëjta dhe ngjajnë si dy pika uji. Duket sheshit që, nëse e vëzhgon dobermanin nga lëvizjet, ai i ngjan një “debili”. Diçka e ngjashme kjo me stuhitë, qoftë diellore apo tokësore. Ndaj ekziston puna, diktura.
Që stafetën ta marrë demokracia, trashëgimia e dobermanit duhet ta zëvendësojë “inspirimi”. Nëse kjo ndodh vetëm me njeriun, është dështim, sepse ky ëngjëll ka për t’u shkatërruar. Kjo strategji duhet të përfshijë gjithë natyrën.
Ju kujtua se, kur u martua, vajzën e mori të virgjër.
Thurrnin ëndrrat më të bukura për të ardhmen, të dy së bashku.
Kishin dashurinë, moralin, ëndrrat dhe gjithçka e përjetonin si të vërtetë. Ajo vishej bukur dhe ecte plot dinjitet. As ajo vetë nuk e kuptoi që ishte kthye në një bishë të vërtetë robinjë e seksit, ku morali, dashuria, ëndrrat të shprehura me fustanin e nusërisë, i cili u ndot nga seksi, *****ëria, rrobat e lavires dhe, më së fundi, u zëvendësuan nga kostumi i zi i arsyes. Ishte komplet e çmontuar. Ai këtu e kuptoi shprehjen e diktatorit: “Pesë vjet do të më qani, pesë vjet do të më shani dhe 100 vite do të më kërkoni”.
Nëse, një sistemi të lirë dhe demokratik i vë përballë Perandorinë e dhunës, ai do të shkatërohet, përmbyset.
Trëndafili lind nga ferra, e cila e ka prejardhjen nga një botë e errët e përbindshme, nuk e braktis atdheun e saj, por lufton dhe çel lulen erëmirë. Në një rezultante të tillë, mund të arrish edhe për njeriun, ëndrat e të cilit, mesa duket, akoma ndodhen në internet dhe nuk dihet, nëse do të realizohen një ditë.
Kur u shtrua në spital iu kujtua se, përpara 40 vjetësh kishte qenë përsëri aty. Që të gjithë ata mjekë që e vizitonin, atëherë kishin vdekur, ndërkohë që spitali ishte rikonstruktuar.
Dikur njomzak, ndërsa tani me shtresa dhjami, mendoi: “Shumë njerëz kanë vdekur dhe janë sëmurur në këto krevate, ndërkohë që dikur ëndërronin dhe shkolloheshin”.
Mjekë të rinj kishin ardhur në spital, të cilët edhe e vizitonin.
Atëherë , para 40 vjetësh, kishte blerë një orë, të cilën këto vite vazhdimisht dhe me ngulm e kishte kurdisur.
Kur doli nga spitali, orën e flakëriti.
Teksa ecte, në bulevardin e qytetit, u thoshte njerëzve:
“Ke më për të pështyrë, jepi pështy, sa më ke këtu, se po ika, s’ke ku më gjen”.
“Me këtë kokë që ke ti dhe me këtë kokë që kam unë në gomar do të hipësh ti,” - ia kthenin ata .
“ Me këtë avaz u mora Janina,” - ua ktheu ky.
“Si u mor?”- e pyesnin ata.
“Ja kështu, - iu përgjigj ky. – Ju nuk uleni , por dhe mua këtu më keni”.
Bleu një shishe konjak, vajti te Monumenti “Nënë Shqipëri” dhe i tha:
“Nuk të lë ti të martohesh e të pjellç dhe thua: “Ngrihu për mua, do që të më biesh këtu”.
Nëna Shqipëri psherëtiu aq thellë, sa që këputi mish, apo iu këput shpirti, nuk u mor vesh.
“E shoh që e ke lëshuar veten, - i tha Monumenti. - Unë për ty jetoj”.
Plasi shishen e konjakut në shesh, bleu një paketë cigare, duke i thënë shitësit ambulant, se m’u ça hunda, dhe iku i vrerosur.
“Nëse vdes sot, a ke ndonjë peng?- e pyetën.
“Me jetë njeriu është i pangopur. Kur të godet vdekja, reagon pro jetës. Pavarësisht kësaj, një ditë, ai dorëzohet”.
“Megjithatë, ai duhet të thotë “po” jetës”.
“Vetëm duke luftuar që ajo të ketë kuptim,”- u mbyll biseda.
Në drekën, që u organizua ditën e varrosjes, kamarierët, banakierët, kuzhinierët e restorantit, u zunë njëri me tjetrin për të vendosur disa pjata gjellë, bukë me shumë me qëllim vjedhjen, një zakon i rëndomtë ky, si në gëzime dhe vaki.
I kishte berë përshtypje një grua me tipare të shpërfytyruara gjithë brazda, por çuditërisht burrërore te dera e varrezave që shiste lule, qirinj dhe shkrepse e rrënuar nga jeta që vdekjen e kishte biznes, e cila e kishte tronditur.
Ndërkaq gjykatësit, prokurorët, avokatët përplaseshin nëpër gjyqe verbalisht.
Noterët ishin shumë të vemendshëm për trashëgiminë e pasurisë dhe nëpër kisha lidheshin martesa, ku betohehsin për dashuri të përjetshme.
Ç’kuptim ka të ketë vetting për gjykatësit, prokurorët, avokatët, kur gjithçka po shkon drejt rrënimit dhe bota është në prag lufte!
Ndërkohë një e qeshur buçiti nga arkivolet e të vdekurve.
Universi po shkon drejt asgjëkundit.
Ç‘duhet vallë ora?
Fran Kafka ia dorëzoi gjithë krijimtarinë mikut të tij, i bindur se ajo nuk vlente.
Akti i shpëtimit të veprës nga të djegurit, dëshmon për një fije shprese, por edhe për faktin se duhet luftuar deri në fund.
Që t’i hapësh rrugën brezit të ri, duhet ta shkollosh.
Mesa duket preokupimi, shqetësimi kryesor i Zotit janë “KOMBET”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:40 am

STOMAKU
skicë
Teksa, filozofi i lashtësisë, Diogjeni, me një qiri në dorë kërkonte njeriun, dalloi një vajzë të bukur me një tufë admiruesish, që e ndiqnin nga pas.
Atëherë, ai tha: - Ligjet e shoqërisë janë ligje seksuale. Greqishtja ka 300 mijë fjalë dhe në alfabetin e saj ndodhen pesë “i”.
Në darkë, dje, kishte ngrënë fasule, në mëngjes, sot, kishte vajtur në banjë, e cila koicidonte me një kopsht të vogël, pas shtëpisë. Fasulja, që rritej atje, kishte nisur të tërbohej nga plehu . Pas një viti, këtë fasule e priste i njëjti fat. Do të riciklohej.
Në greqisht “papas” i thonë “priftit”, fjalë kjo që në shqip zbërthehet “prina”. “Papa” i Romës e ka marrë këtë emër nga greqishtja që do të thotë “baba”.
Fjalës “papa”, në greqisht, nëse i ngjitim prapashtesën “ari”, që në shqip do të thotë “flori” del “papari”, që në greqisht i thonë organit seksual.
Se kush e ka floririn del qartë. Gjithaçka varet nga evoluconi i stomakut, te i cili mblidhen të gjitha nervat. Fjala “stomak” është greqisht dhe zbërhtehet “stoma” - “gojë” dhe “ak” – “hakmarrje “. Stomaku është njëfarë vrimë e zezë, ku koha nuk ekziston. Që të mos prodhojë aciditet të një niveli të lartë për të tretur, duhet të bluajë diçka të pranueshme që zhvillon mendjen.
Shkrimi i drejtë i kohës ka lidhje me daljen e një produkti bujqësor.
Njeriu do të ketë pushtet, famë, të ngrihet në pozitë në mënyrë që t’i shkruajë të gjithë: “dihet se ku”. Kjo rrugë të çon drejt asgjëkundit, shkatërrimit të plotë. Në rast se egoja nënvlerësohet, lëndohet, inati i burrit të shtyn drejt dorëheqjes. Një luftë e betuar kjo, e cila paralajmëron kaos, udhë pa krye.
Pa një analize të vetvetes, mos shpreso kurrë të ecësh përpara. Nëse s’ arrin të të mposhtë e keqja, me siguri, poqese nuk evolon, këtë ka për ta bërë e mira. Ajo, që vendos për dashurinë, është zemra, e cila duhet udhëhequr. Mund të jesh milioner, por fati të ka gënjyer me femrat, ndaj kur ndesh gruan e jetës, jep maksimumin. Kjo dashuri mund të sfidojë perspektivën e humbur të seksit. Jeta shumë e lakmuar prej padroni, ka mungesa, shtoi edhe faktin që dashuria është e verbër. Dashuria e vërtetë është besnike, megjithëse të ardhme s’ka. A mund të ndërtojë kjo dashuri perspektivën, kur me drejtësi nuk ecet përpara. Vetëm, kur të tejkalohet kriza.Të interpretosh, pa shpirt, si skllav në një martesë, ndoshta është përpjekje e kotë.
Nuk e mbante mirë mend, ku e kishte dëgjuar, por iu kujtua shprehja: “Dashuria kalon nga stomaku”.
“ Rinia e përjetshme është çmenduri”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:41 am

Sytë e dritës

tregim

Diktatura ishte në rrëzim e sipër dhe atij automatikisht i refuzohej e drejta e trashëgimisë.
Në prag të shkatërrimit total, nuk e ngritën në pozitë, por e mohuan.
Mori rrugën e kurbetit dhe, në mëngjes, mamaja i vuri te dera një kanaçe me ujë, derdhja e së cilës, me një goditje, simbolizonte mbarësi.
Në atdhe të huaj, ndiqte lajmet në vendin e tij, ku lufta për pushtet bëhej më e egër dhe me goditje poshtë brezit.
Punonte në një kuzhinë dhe mësoi zanatin e kuzhinierit.
Çuditej me të rinjtë, të cilët donin të zgjidhnin të ardhmen me drejtësi, ndërsa në atdheun e tij ishte çështje ujqërish pa ligje, kaos.
Tashmë, e dinte që, në të ardhmen, ata që do t’i mbijetonin ligjit të xhunglës, do të kërkonin vendosjen e rregullit, i cili s’do të bënte gjë tjetër veçse do t’u shtonte pasurinë.
Nuk mund të pretendosh për të luftuar me drejtësi, kur numri i popullsisë është në rritje të vazhdueshme, madje katastrofale.
Lufta për të drejtën, duke u përballur me urrejtjen, që pjell dhunën.
Teorema që e zgjidh problemin ka këtë pikësynim:
“Shkatërroj për të ndërtuar brezin e ri”.
Kur shteti aprovon ligje për të përjetësuar monopolet, gropa e demokracisë është afër.
Kur vjen në pushtet një specie e re, përdor dhunën, terrorin, krimin, se, në fund të fundit, kështu ka bërë edhe specia paraardhëse.
Gjatë këtij kalvari, specia e re është përshtatur, ka luftuar të keqen, ka akumuluar urrejtjen dhe është bërë edhe gati për hakmarrje.
Një sistem praktik, nëse është i fortë ekonomikisht, pavarësisht korrupsionit mund të eci përpara.

*
Pas një viti tërhoqi mamanë dhe njëkohësisht u njoh dhe me një vajzë.
Nga frika se mos nuk shkonte mirë me vjerrën, ajo s’i erdhi në shtëpi, madje këmbëngulte në këtë pikë.
Ndërkohë, që gatuante në kuzhinë, në atdheun e tij lufta politike po kalonte çdo cak, ndaj vendosi që energjitë seksuale t’i drejtonte në drejtim të artit.
Kjo ishte një rrugë e drejtë dhe një shkak i mjaftueshëm që ta pështynin të gjithë.
Bënte plane që të ecte përpara për të çarë në jetë, por ishte në rrugën e gabuar. E kishte vdekjen të shkruar në sy, sepse një jetë të tërë po i qëndronte ballas, ndërkohë buzëqeshja i jepte dhe hir e shpresë fytyrës, por edhe një farë turpërimi, fizionomi kjo që të trondiste.
Djali biologjik e refuzon të adhmen skematike për hir të lirisë, pavarësisë.
Stafetën përpara e çon jetimi që përshtatet me vështirësitë dhe merr zanat.
Trashëgimia është një çështje e pastër biznesi e zhveshur nga ndjenja, me pikësynimin e largët suksesin.
Universi, bota, janë të udhëhequr nga egoja, së cilës i ka ardhur koha e zëvendësimit nga dashuria e vërtetë. Gjithë kjo lëvizje e çmendur që udhëheq universin, tregon për krizë mendimi.
A mund të disiplinohet dhuna?
Dhuna nuk sjell ndryshim, atë e sjell qytetërimi. Një mënyrë mbijetese e dijes kjo. Fjala “evlat” është shqipe e vjetër, do të thotë “fëmijë”dhe zbërthehet “evën- latë”.
I zhgënjyer nga jeta, ai u rebelua edhe ndaj Zotit, i cili po e vëzhgonte.
Ç‘ndryshim ka 2018 nga 1918?
2018 është koha ime, ku e fiksuar ishte data e lindjes dhe kontakti me dijen. Përjashtohet këtu dita e martesës. Edhe pse isha komedi, komedia përkufizon energjinë pozitive, kur dashuria është e pastër me rregulla, zakone dhe triumfon bashkë me të vërtetën në një botë të civilizuar.

Koha më e mirë, më e bukur për të luajtur, tragjedi, komedi, teatër, është një moment që mund ta quash të shëndetshëm, në prag krize, katastrofe, përpara se gjithçka të marrë rrokopujën.
Këto të qeshura me lot dhe lot tragjedie shërbejnë për të ndrequr.
Paralajmërimi i tragjedisë, komedisë që duhet besuar.

Ç‘do të kujtohet nga unë, pas shumë kohësh?

“Pikërisht energjia pozitive”.
Nëse nënshkruhet përsosmëria a dekretohet falimenti? A arrihet një botë e moralshme, nëse prangos dhunën, terrorin, anarshinë, kaosin, duke i izoluar në burg, ku i respekton të gjitha të drejtat e njeriut, sipas shtetit ligjor, kodit penal, kushtetutës.

“Patentën e këtij operacioni e kam unë, “- mendoi Perëndia, i cili ëndërronte që vazhdimësia mbi bazat e arsyes, qytetërimit, të pushtonte, botën, universin.
Dashuria është një ndjenjë thellësisht egoiste, sepse buron nga i njëjti person .
Martesa është interes. Vetëm, kur dy protagonistët janë të verbër, interesi bie.
Shoqëria, që institucionin e martesës e çliron nga verbëria, është parajsa.
Kur zotëron karakterin e një fëmije dhe përfaqësohesh si dritë rrezatuese, je
dhe i verbër. Dashuri e verbër, plus verbërinë që vjen prej egoizmit, një përplasje me shkatërrim frontal, nga cila lind, njohja, zgjimi, dashuria e vërtetë. Drita transmeton informacion. Truri është diçka që nuk ka ekzistuar më parë. Ai mund të etikohet si shpikje e evolucionit.
Pranvera, që s’është gjë tjetër, veçse ringjallje, një farë shpirti i materies, një kryqëzim mes materiales dhe shpirtërores.
Bebja e syrit është e zezë, ashtu sikundërse “Asgjëja”, fakt ky, që do të thotë, se ka një martesë me vdekjen, pra me Energjinë e Errët.
Atë që do t’i bëjë “Andromeda” “Udhës së Qumështit”, atë i ka bërë Energjia e Errët, Materies.
Shpërndarja dhe organizimi i materies në 500 miliardë galaktika, është “Big- Bengu”.
Ndërkohë që, dihet se shpirti i njeriut peshon 21 gr.
Universi është fëmija dhe planeti tokë, ”vajza”, e cila, pasi bëhet me fëmijë dhe pas pasionit të dytë, qetësohet.
Të vazhdosh të luftosh te kjo rrugë me viza të bardha, ku perspektiva janë varrezat, aeroporti dhe trashëgimia e ëndrrës.
Një ëndërr kjo, e cila ka si memorje qytetin, botën, universin dhe që duhet çuar përpara. Vuajtja shkatërron verbërinë dhe çel perspektivën.
Materia e bardhë ka pasur si qëllim të përdhunojë Energjinë e Errët dhe, me sa duket, ia ka arritur qëllimit dhe përfundimi dihet.
Ka qenë në kulm të fuqisë së tij.
Duhet theksuar këtu se bashkimin e “Andromedës” me “Udhën e Qumështit” e bën Energjinë e Errët. Trashëgiminë e vrasjes e kemi në gjak.
Pavarësisht se, rolet kanë ndryshuar, Zoti dhe Energjia e Errët bashkëpunojnë.
Kjo rrugë, ky udhëtim, vlen për gjetjen dhe mosbraktisjen e shoqes së jetës.
Ky është edhe i vetmi kuptim i jetës. Femrës, në se i hap perspektivë, ajo të do.
Mesa duket Zoti dhe Energjia e Errët ndodhen mes dilemës së përkrahjes të së vjetrës, apo së resë.
E vërteta është se, prej kësaj zgjedhjeje, varet shpëtimi, vdekja dhe e ardhmja.
Kjo pritje e gjatë të ndryshon jetën, segment kohor, i cili dhe të mëson.
Durimi, i cili energjinë e verbër e kthen në sy të zjarrtë të dijes.
Ushqimi që konsumojmë shndërrohet në dashuri, urrejtje, e cila transmetohet nëpërmjet seksit dhe ka për rezultante dhunën, goditjen, ndërsa ideali, mbetet ëndërr.
Vetëm një produkt bujqësor që përkufizon arsyen, ëndrrën do ta bëjë reale.
Që ta besosh këtë teoremë, duhet një goditje e fuqishme e arsyes.
Vetëm prej vdekjes së Materies së Bardhë, u bë i mundur prej Energjisë së Errët, ardhja e krijesave prej mishi e gjaku.
Mjafton të përmendësh një yll me neutron për të kuptuar egon e fuqishme të këtij universi.
Barërat e këqija , hashashi, kokaina, heroina, janë origjinë e burim qorrsokaku, asgjëkundi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:41 am

Trashëgimtari

Tregim
Ishte beqar dhe ishte kaos. Donte, me çdo kusht, të martohej. Ishin tri motra që dashuronin një mashkull të vetëm, ndaj dhe e urrenin njëra - tjetrën.
U mblodhën një ditë të katërt dhe pinë një kafe.
- I shikon brirët e cjapit, - i thanë, - i ka për të mbrojtur nderin bashkë me mjekrat; është një krijesë seksuale.
- Më pëlqen pinguini perandor, i cili kujdeset për familjen dhe është monogam… Jo, rastësisht, është krijuar në Antrakdidë, ku bën dhe ftohtë. Zoti, kur e ka krijuar me siguri që nuk ka qenë në lulen e rinisë,- u përgjigj, duke mbyllur bisedën.
E urrente sistemin dhe ëndërronte përmbysjen.
“Misioni im është shkatërrimi i së keqes, por ajo po shumohet, po del brezi i dytë i saj”.
Nuk e kuptoi as vetë përmbysjen, kur e gjeti veten protagonist.
Jeta u tregua bujare, i fali tre pasione shumë të fuqishme, njëkohësisht dhe trashëgimtarë.
Arriti të ndërtonte një perandori madhështore, të cilën koha po e gërryente.
E kuptoi një ditë se, gjithçka e bëri për tri femrat e jetës. Po përballej përsëri me kaosin dhe ishte në prag të vdekjes. Mendoi të bënte një fëmijë dhe ta përshtaste.
E urrente instiktin seksual, por, ndërkohë, e dinte se të jesh i drejtë do të shkatërrosh vetveten.
U ndërgjegjësua se, nëse kjo përmbysje nuk do të ndodhte, paraardhësit do të dilnin si diktatorë.
Nuk donte të ishte një përsëritje, ndaj donte ta nxiste drejt së resë.
Por, gjithashtu, e dinte që e reja e ka një fund. Do ta nxiste të merrte përgjegjësi përsipër, për të gjetur një rrugëzgjidhje. Dihet që, në qendër të Galaktikës, ndodhet një vrimë e zezë, logjikë kjo që të nxit të mendosh se edhe djali duhet të jetë një përbindësh i tillë, ndaj do të ndez një qiri për të, që të mos jetë një dështim…
Sigurisht, që ai ka për të pasur mendjen në gjetjen e shpirtit binjak, por unë, si trashëgimi, kam kurajën për të ecur përpara dhe për të luftuar me sakrificë.
“Mes lotësh, - mendoi,- se gjeja më e rëndësishme në jetë është gjetja e shpirtit binjak dhe jo kjo trashëgimi”.
Mërzitej shumë, tek shihte që punët me shpirtin binjak s’i ecnin mirë. U bë pishman që i kishte hyrë kësaj pune, por ishte vonë për t’u tërhequr
E mësoi që t’i thoshte:
“Ndoshta, s’më do, ndoshta më urren, por ti ishe fati im, fakt ky që nuk mund të neglizhohet lehtë. Duke ditur që këto gjëra ndodhin, unë jam i programuar për ta çuar këtë lidhje deri në fund”.
“Nga ana tjetër, - mendoi, - kjo është një mundësi e papërsëritshme, që të jepet vetëm një herë dhe, po mendove posaçërisht për shpirtin binjak dhe jo për trashëgiminë, je përjetësisht i humbur.
Por, a mund të gjendet rrugëdalje aty , ku s’ka ?
Diktatura përballet me rreziqe të panumërta, të cilat vinë në rritje. Kështu edhe kalitet, deri sa shndërrohet në inspirim. Nëse je i fortë nga brenda, s’kanë se çfarë të të bëjnë nga jashtë, por dihet që jeta është një vdekje e ngadaltë”.
Ishte e shkruar që, për hir të shpirtit binjak ta mposhte vdekjen. Nëse je i brumosur me të mirën, do të luftosh, duke vdekur, deri në fund, si diktator, me iluzionin, ndoshta të gënjeshërt se ke bërë mirë, pa e shitur kauzën.
Ndërkohë, ndodh përmbysja prej një individi të papërvojë me instikte kafshërore!
Të jesh optimist je një çikë budalla, ndërkohë që , pa njohur ulje temperamenti seksual, s’ka evolucion të arsyes.

















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:41 am

Revolucioni Seksual
skicë

“Nuk ka sens të jesh i mirë, po atëherë, pse
u krijua universi?”- pyeti veten.
“Që të jesh i mirë, duhet që të jesh dhe shumë i fuqishëm,” - u përgjigj po vetë.
Universi erdhi deri këtu mbi bazën e seksit.
Duke ditur se gjatë aktit seksual mashkulli harxhon mbi 250 milionë spermatozoidë, fakt ky, që nuk të habit, mbi madhësinë e Universit. Duke marrë parasysh se ky numër, sa vjen dhe rritet, është e natyrshme të mendosh që universi është instikt, si e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë.
Njeriu nuk ngopet kurrë me pushtet, seks, femra, para, jetë, të ushqyer, duke vdekur pa parë dritë, në fund të tunelit.
I vetmi shpëtim është revolucioni seksual, prej të cilit lind mendimi.
Fjalës “revolucion”, nëse i heq gërmën “r” bëhet “evolucion”.
Po jo të gjithë mund të mendohen dhe jo të gjithë duhet të mendohen, sepse dikush duhet të punojë, pa dyshim, pa nënvlerësuar dhe duke e respektuar brenda normave.
Këtë operacion, pa frikë, mund ta quash edhe revolucion seksual i Zotit, që do të sjellë fuqinë e mendimit, pra arsyen, intuitën, dashurinë e vërtetë, ngjitjen në fron të së vërtetës, ndërgjegjes.
Sigurisht, kjo është një mënyrë për t’ia dalë mbanë. Me sa duket që të mos rrëzohen këto ideale, dikush duhet të flijohet. Që ta jetosh jetën në mënyrë të tillë, është tragjike. Është e natyrshme që kur martohesh, lind fëmijë dhe s’ke para, të bësh keq, por kur gjendjen ekonomike e ke të mirë, je i martuar, ke familje, kërko të bësh mirë, duke e mbyllur me nder.
Njeriu, megjithëse ka tru, udhëhiqet nga instikti.
Kur koeficenti intelektual harmonizohet me bukurinë fizike dhe shpirtërore, përbën superiritet.
Ky revolucion seksual është inspirim, nga i cili mund të varen fatet e Universit.
Mund të duket qesharake, të shqyesh gazit, por kjo e qeshur e ka shpjegimin. E qeshura funksionon si metodë poshtëruese, për ta parë tjetrin keq dhe kënaqur egon.
Identiteti i ri presupozon që e qeshura të jetë energji pozitive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyMon May 10, 2021 11:42 am

Udhëkryqi

Tregim
Planeti tokë ka mbetur shtatzanë në moshë shumë të re. Fakt ky, që provon se e njëjta gjëë ka ndodhur edhe me Energjinë e Errët. Por, jo vetëm kaq. Fakti që alienet janë të pazhvilluar, tregon se, në fëmijërinë e tij universi, atëherë kur drita ishte vetëm embrion edhe errësira përbëhej prej Materies dhe Energjisë së Errët, të cilat kanë qenë bashkë dhe fryti i tyre masturbimi.
Që të dy janë formuar njëkohësisht, nëpërmjet “ Big- Bengut”. Duke marrë si etalon një natë pranverore prej 8-10 orësh, kur dielli lind në mëngjes.
Pikërisht, atëherë, kur universi ka filluar të bëhet i dhunshëm në lulëzim të fuqisë së tij, ata edhe janë ndarë.
Kjo ndarje, si rezultat i një energjie të pakontrolluar dëshmon se dija, mendimi, ka munguar, që do të thotë se dashuria është zëvendësuar me urrejtjen dhe ka qenë e verbër. Sa për të ardhmen, perspektiva i takon arsyes.
Këtu kemi udhëkryq.
Mbi diktaturën dhe demokracinë qëndron vrasja, pra Zoti. Kjo vrasje, ka efekt të dyanshëm, një ditë kthehet në mallkim, i cili të shoqëron gjatë gjithë jetës.
Atëherë, ngre idealin, të drejtën, të cilat i plagos pleqëria.
Atëherë, kur diktatura dhe demokracia do të lindin shtetin ligjor, domethënë arsyen edhe vrasja do të jetë në varësi të tyre.
Megjithatë, kjo e drejtë, këto ideale ruhen nga gryka e pushkës.
Të vëzhguarit s’ka të bëjë me dashurinë… Ka të ngjarë që nga qelizat e universit, ndoshta nga një nebul të rilindë, të riprojektohet, ridimensionohet prej këtij shkatërrimi, thelbi, zanafilla e një Materie të Errët të re. Diçka e tillë ndodh te shumë kafshë.
Në një moment fatkeqësie kombëtare, karakteri burrëror i pamohueshëm e humbet shpresën, ndërgjegjësohet, duke i vënë gjoksin luftës.
Ai që ka shpresë të shet.
Të hakmerrem mbi tokën, ta shndërroj në një vend të mallkuar, plot lot dhe hidhërime, në mënyrë që të kërkojnë të drejtën dhe të hanë fëmijët e tyre.
Revolucioni ha bijtë e vet, fakt ky i njohur edhe në bibël.
Nga hiri i kësaj energjie të djegur, lind inteligjenca.
Perspektiva lind, kur s’ke asgjë.
Kërkova rrugëdalje, por më doli udhëkryq.
Diktatura është dhunë dhe, në mënyrë të pandërgjegjshme, bëhesh i papërgjegjshëm duke dëmtuar vetveten, akt që realizohet me arratisjen.
Kjo liri do të jetë themeli i planetit të “Andromedës”.
Letërsia afron një vizion për të ardhmen që logjika e ftohtë e teknologjisë nuk e ka.
Të ushqyerit s’ka logjikë, pavarësisht se pa diçka të tillë vdes.
Gjithashtu edhe dashuria s’ka logjikë.
A mund të lindi dashuria e vërtetë nga ky vëzhgim, qoftë edhe për faktin që besa është biologjike?
Mundësia e vetme për neutralizimin e urrejtjes.
Po vjen epoka e syve dhe e veshëve, krejt e kundërt me verbërinë dhe shurdhimin e tanishëm.
Epoka e ëndrrës, më të madhe dhe më të bukur.
Në emër të ndjenjës, dashurisë së fuqishme, rinia ngrihet kundër logjikës së ftohtë të arsyes dhe, fatkeqësisht, shkon në qorrsokak.
Urrejtja, që lind nga logjika e ftohtë, a mund të ofrojë një jetë të qeshur?
Ndërkohë, Romeo dhe Zhuljeta e përjetuan këtë ndjenjë, dashuri të fuqishme që u shndërrua në tragjedi.
A mund të shartohet kjo logjikë e ftohtë e arsyes me këtë ndjenjë të fuqishme të dashurisë?!
“Këtij vizioni plus i shtojmë inteligjencën artificiale të logjikës së ftohtë, vetëm atëherë, lind ideali i përvëluar”.
Mund t’i drejtohem Zotit, në këtë mënyrë:
“ Nuk më ul dot, sepse jam betuar që do të vdes”.
Ndërsa Zoti përgjigjet: “Bindu që të të bekoj. Je i verbër, je shurdh në udhëkryq dhe nuk kupton as të mirën, as të keqen. Nga të gjithë ata që janë bindur, askush nuk është zhgënjyer”.
- Kam përshtypjen se kam jetuar kot.
Në diktaturë, nëse dhuna, frika, të cilat janë burimi i rregullit rrëzohen, lulëzon kaosi.
Në diktaturë, të gjithë janë në kërkim të qosheve të ngrohta, gjoksin luftës ia vë gjeniu.
Qoshet e ngrohta pjellin të gjitha veset e ndyra.
Këtu e ka zanafillën demokracia.
Për hir të kapriçove të vogla, që, me kohë, vijnë duke u shumuar dhe që një ditë të zënë frymën, kërkon lirinë, e cila të çon drejt asgjëkundit.
Kur e kupton gabimin, pendohesh, reflekton dhe ky betim shkon deri në vdekje.
Për sa kohë Materia e Ërrët ka qenë bashkë me Energjinë e Errët, universi ka qenë në varësinë e gravitetit të fuqishëm.
Përplasja e galaktikave është luftë botërore ose lindja e një specie të re.

Galaktikat i ka krijuar Zoti, të cilat, në mënyrë të pavaruar, bëjnë dhe ligjin në Univers, ashtu sikundërse dhe ne bëjmë jetën, pavarësisht se na ka krijuar i Plotfuqishmi.
Trajektorja e galaktikave vazhdon me rënie të lirë.
Nuk është e vërtetë që i udhëheq Energjia e Errët, por graviteti i tyre.
Me sa duket, ato e kanë një farë frike dhe ndjeshmërie.
Gjithësesi Materia dhe Energjia e Errët zotërojnë gravitet dhe fakti që Universi po provon lirinë, nuk është e thënë që të udhëtojë drejt arsyes. Megjithatë, këtë fuqi, gravitet, Materia dhe Energjia e Errët e kanë zotëruar, dikur e kanë trashëguar te galaktikat, të cilat janë ushqyer dhe ia tek arritëm në këtë ditë.
Fuqi, gravitet kanë galaktikat, ndërsa Materia dhe Energjia e Errët, të cilat duan të krijojnë familje, të bëjnë fëmijë, nocione të huaja për universin ku seksi, kanibalizimi, ngrënia e fëmijëve, pra asgjë më tepër, sesa thjesht energjia negative e papërpunuar, vrasjet e pakuptimta, janë në modë.
Këto zakone të universit, janë kundër rrymës për karaktein e Materies dhe Energjisë së Errët…
Atëherë, kur Galaktika e “Andromedës” nisi rrugëtmin drejt asgjëkundit, Materia e Errët pyeti Energjinë e Errët:
”Po tani ç’do të bëjmë?”
“Në varr, asgjë nuk marrim me vete, - ia ktheu Energjia e Errët. -E kundërta do të ishte gabimi madh, - mbylli bisedën Materia e Errët.
“Kjo ishte një tragjedi - komedi. Mos vallë, jetuam kot?”
“Po pasionin e zjarrtë të rinisë dhe më vonë fëmijët, i harrove?- pyeti Energjia e Errët dhe shtoi: ” Është e natyrshme një ndjenjë e tillë në prag të vdekjes. -E çuditshme, - vazhdoi Materia e Errët, - budallai, që nuk është idealist, gjen arsye për të jetuar dhe ka karakter optimist, realist. Egoja e tij kërkon të nënshtrojë të tjerët. Ndërkohë, duke ditur se në çfarë bote jetojmë, pa patur fuqi për të ndryshuar diçka, inteligjenti bën vetvrasje”.
Napoleoni thoshte: “Sebepi i luftës është femra,” që e përmbledhur ka kuptimin se çdo përpjekje është kotësi,”- foli Energjia e Errët.
-Ideali i përvëluar, i kësaj ëndrre me tiparet e një inteligjence artificiale, i trashëguar përjetësisht në një logjikë skulpture të ftohtë, me shpresën e marrë për ringjallje.









Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Ardian Dedi "MONOLOG"
» ARDIAN DEDI Krijesa inteligjente
» ARDIAN DEDI "Dritarja"
» ARDIAN DEDI "Kriza"
» ARDIAN DEDI "Dy motrat" skicë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: