Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ka qenë Enver Hoxha?

Shko poshtë 
+60
cristal
Gjura
shpendo
el43
Himalaja
Luki
Ibrahim Rugova
istogalia
Kushtrimi86
ELIE
Xili
murturi
Delia
katunari
MUHAMETII
njonidrenica
Pirro i Epirit
Kosovarja
Ademi85
Martina
Eva0506
stabili
dibranja
Argent
Shqipja
malesorja e Kosoves
mall
fina
lilu
Mister
MARY
metiii
luan mreti
**Lumi_
paioni
nardlushnja
Kasper
gent
echo
idol
Orfe@
genta
USHTARILIRIS
Ago Muji
Mergimtari
xhavo_
besim78
rolling
aurora jasini
rroni
Leka i Madh
zeriatdheut
tom sojer
Guximi
LISI
Sofra
Riki30
E_Bukura
Beton
loredana
64 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 20 ... 36, 37, 38, 39, 40  Next
AutoriMesazh
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptySun Oct 12, 2008 10:22 pm

Enver Hoxha me pelqen ne nje rast, madje shume, ai rast eshte kur i ka ra shuplake kryetarit te atehershem rus, rushovit, dhe i ka njoftuar forcat shqiptare, qe forcat ruse te lene te gjithe armatimin ne Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptySun Oct 12, 2008 10:53 pm

MUHAMETII shkruajti:
Enver Hoxha me pelqen ne nje rast, madje shume, ai rast eshte kur i ka ra shuplake kryetarit te atehershem rus, rushovit, dhe i ka njoftuar forcat shqiptare, qe forcat ruse te lene te gjithe armatimin ne Shqiperi.

Shume e vertete eshte kjo Muhameti. Bash mire qe e permende kete fakt, sepse doja te shtoja dic ne lidhje me kete. Enveri si personalitet politik (askush sia mohon gabimet) kishte parime politike, kombetare dhe morale te pathyeshme dhe nuk epej para politikave te castit. Sot politikanet idiote shqiptare jo vetem qe s'guxojne tia kthejne dnerkombetarit fjalen (Zot ruana!), por i perkulen, i tuliten, i adhurojne si idhuj, behen kukulla te tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptySun Oct 12, 2008 11:12 pm

besim78 shkruajti:
O Leka,ma ke emrin tamam si LEKA,i biri ZOGUT.
Ketu ne kete teme,qe padyshim eshte me e debatuara,ku mundohesh te shkrush gjera qe ndjen se kane te bejne me qenien tende.
Ne qofte se flasim per aspektin nacionalist,padyshim qe Enveri ishte nacional-komunist.Qe Enverit kjo qeveri e sotme ti merrte sadopak ato te mira qe kishte nga kjo ane nuk do ishte keq.
Po ketu po ngaterrohet diçka tjeter,ose me mire udheheqja e brendshme e Shqipnise me aspektin e politikes se jashtme dhe mbrojtese te Enver Hoxhes.Shume nga ne qe e kritikojme,dhe i veme ne dukje mangesite dhe te metat,jane heqja e lirive demokratike te njeriut,shtypja sistematike e te drejtave personale te individit dhe izolimi i Shqipnise.
PIKE....Kur behet analiza e nje figure vihen ne pah vlerat dhe mangesite.Po shume prej jush qe e mbrojne me shpate ne dore,nuk duan te marrin fare parasysh anen tjeter te medaljes.Vrasjet dhe burgimet e njerezve te thjeshte nuk jane faje,por quhen krime,dhe keto krime rendojne siper Enverit kur behet analiza,e ju keto gjera nuk duhet ti anashkaloni,sepse ata djem e vajza nenash e babash,tamam si ju(ne moshen tuaj) kishin enderrat dhe shpresat e tyre qe s'arriten me i realizuar.Qe lane shume prinder me nje gur ne zemer,se ky regjim po behej dita-dites i urryer.
Ashtu si i veni ne pah meriten duhet ti njihni dhe padrejtesite qe i ka bere atij populli,po ju jeni kthyer ne tifoza te Enverit ose me mire ne ultra,dhe me ultrat kur nuk je ne ujdi mbrapa vijne ofendimet personale dhe kercenim dhune.Ne qofte se doni zera ndryshe nga ata te juajet,qe ky forum te jete me te vertete demokratik ku çdo person ka te drejten e fjales,permbahuni dhe mos sulmoni si bisha,se ne fund te fundit çdo njeri tregon nivelin e vet dhe edukaten e sjelljes.
Pres mirekuptim.

Se pari mos e fyej nofken time. Une s'jam Leka i Zogut, por nofka ime eshte Leka i Madh - perkujtim i heroit pellazg. Po te mbeti merak dhe po ta deshi qejfi, ndryshoje emrin tend nga Besimi78 ne Leka i Zogut 78. Meqe edhe ke nostalgji per ate hardhuc.

Po filloj nga paragrafi i fundme i postimit tuaj. Secili njeri ka te drejte te luftoje per bashkim kombetar. Por edhe secili njeri ka te drejte te shprehe mendimin e tij per nje figure te caktuar te historise. Simpatia e ime per nje figure dhe ideologji te caktuar nuk do te thote domosdoshmerisht se une veproj ne baza ideologjike. Jo, baza ideologjike dhe fetare nuk zene vend ne qenien time. Nderkaq, po dashe une mendim ne lidhje me nje figure ne nje kuadrat te caktuar ideologjik, kjo s'do te thote se une jam pro rikthimit te nje ideologjie. Ndaj, mos e paragjykoni kotnasekoti forumin, i cili eshte prone e te gjitheve qe duan te shprehin mendim te lire. Forumi qendron i paster per shprehjen e mendimit te lire. Ai nuk ndytet nese permendim, debatojme dhe flasim per tema tabu. Besoj se e heqe kete keqkuptim.

Une ta thashe edhe njehere me duket nje shembull. Nje shok imi nga Franca ma solli nje dokumentar me pamje origjinale te clirimit te Parisit, kur forcat franceze te prira nga De Goli hyne ne qyetin e Parisit. Populli i pershendeste clirimtaret dhe festonte clirimin masovikisht. Nder te tjerash, masa e ekzaltuar franceze ia mesyu institucioneve kuinslinge frenge te cilat kishin kollaboruar me nazistin. Meqe, gjermanet ia kishim mbathur me te katra, ne ato instiucione gjendeshin thuajse te gjithe koloboratoret, nepunesit dhe zyrtaret tradhtare franceze. Populli parisien i nxorri nga ndertesat keta kriminele, i lidhi ne shtylle te turpit. Plot franceze te indinjuar godisnin nepuneset kollooboratore.

Ketu nxorra nje perfundim. Thashe vetemevete ne Shqiperi keta homologet e koloboratoreve franceze ne vend qe te marrin denimin meritor, pas viteve te 90'ta shpallen heronj, 'nacionaliste' 'demokracidashes' e cnuk tjeter.

Shpata e denimit ne kohe te Enverit ra pikerisht ne keta agjente te ndyre e njerez te shitur, te cilet madje te fshehur ne kampe perqendrimi te Cias thurnin intriga e komplote per te terrorizuar qytetaret shqiptare dhe per te rrezuar Enver Hoxhen e me kete sovranitetin dhe pavaresine e fituar me sa mund e sakrifica nga populli dhe Partia. Kaq, sa i perket te vrareve, te burgosurve. Dhe natyrisht se ekziston nje numer te burgosurish pa faj dhe kjo ceshtje ia vlen te diskutohet. Por asesi te mberrihet ne ate pike sa te thuhet cdo e zeze per Enver Hoxhen. Shoq, periudha per te cilen po flasim une e ti ish periudhe tjeter. Nuk ish si kjo e sotmja. Bota ahere ish e ndare ne dy sisteme diametralisht te kunderta. Kapitalizem dhe socializem. Secili kamp metonte ta perlante kampin tjeter. Ishte kohe lufte. S'ish koha e hapjeve, cfare eshte tani. Ti akoma nuk e di se ne SHBA jane arrestuar me mijera veta nen dyshimin se ishin 'komuniste', jane burgosur me mijera majtiste, jane dhunuar me qindra e qindra aktiviste qe protestonin per te drejta sociale. Ti akoma nuk e di se SHBA ne kohen e Trumanit kish ne plan nje operacion i cili bente fjale per arrestimin e 50 mije amerikaneve qe dyshoheshin se kishin lidhje me komunizmin. Nese amerikanet benin nje gje te tille duhet pritur se nje gje te tille do ta benin edhe kampi tjeter.

Dhe nje tjeter mos bej tjera here keso gabime qarramane. Enveri nuk ishte shovinist cfare ishin fqinjet tane. Fqinjet tane ishin nje etnonacional socialist cka perkthehet ne fashist - shovenist. Enveri ishte nacionalist por s'ishte shovinist. Nese ai kerkoi bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare, ti hop ma krahason me fqinjet te cilet kerkuan ringjalljen e Perandorise se Car Dushanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptySun Oct 12, 2008 11:20 pm

erver hogja i paska ra shplak hruqovit, me pilqen shum se paska qen shqiprija ather super fuqi,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
cristal
Fillestar/e
Fillestar/e
cristal


Male
Numri i postimeve : 28
Age : 48
Vendi : Mitrovicë
Registration date : 26/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptySun Oct 12, 2008 11:25 pm

Leka i Madh shkruajti:
cristal shkruajti:
Leka i Madh me vjen keq qe prap nuk e paske kuptuar komentin tim, te thash te uroj qdo te mire per ta vene ne pah dallimin qe kemi ne dy,dallimin mes ideologjise tende dhe times, nderkohe kur mendimi i dikujt ndryshon prej tendit ti nuk mund t'i urosh "qdo te mire" kurse une po une mundem se per mua me se pari vleresohen vlerat humane te njeriu sesa ideologjia, nuk me quajte me dy epitete brenda dy minutasha per arsyen qe ti the por nga tmerri qe te kaplon kur dikush eshte kunder mendimit tend,tipar ky tipik komunist dhe animal,pa mundesi arsyetimi.
Jemi ketu per te diskutuar me ato qe na e mer mendja e ndersa ti mbeshtet teorite tua ne fakte te shpikura nga ata qe jane sikur ti keshtu une perdor me shume logjiken, ndersa ti citon pa pushim fakte te nxjerra nga burime degjeneruese une i referohem logjikes se shendoshe, edhe ne fund e shpreh mendimin tim, je me te vertete per te ardhur keq.
Edhe nuk ke turp ti te flaqsesh per bashkim kombetare, te behet nje bashkim kombetare me keto ude te mykura komuniste johumae qe keni ju??????
Flet per nje bashkim kombetare se nuk te mjaftoi qe gjysma e popullit u dergj enn thundren e Enver Hoxhes por deshiron qe ti bashkosh trojet ne menyre qe gjith shqiptaret ku jane ti rishijojne ferrin komunist????
Nje bashkim te tille asnjihere nuk do te kete, koha juaj ka perenduar e me te keni perenduar edhe ju,keto jane klithmat,çjerrjet e fundit qe po i leshoni para se idese suaj ti shuhet drita e fundit.
Nashkimi kombetare do te behet por ju keni mbetur pergjithmone vetem te mbeturat e sistemit komunist,bashkimi kombetare do te behet por por ju do te mbeteni te perbuzur dhe te pashprese ne jeten politike.
E kuptoj frustrimin tuaj, nuk eshte asgje me shume as me pak se sa klithmat e bishes para se te jape shpirte, pra edhe pse nuk e din, je ne rrugen e perendimit,nuk te mbetet edhe aq shume kohe per çirrje keshtu qe urdhero perfito,ndyje peshtyje perdhunoje edhe ca kete forum se nuk ishe per gje tjeter.
Pa asnje pershendetje e pa pike respekti per nje njeri si ti.

O Cristal i thyer, po prej kur ju dhe ciftat e juaj po qaheni per 'bashkim kombetar'. E djeshmja dhe e sotmja juaj dhe e nejrezve te tille si ju eshte totalisht kunder bashkimit kombetar, sepse gjithnje ju rrini te tulitur. Tulitja eshte norma e juaj. Te tulitur keni ndenjur para serbit, te tulitur rrinit para LDKse, te tulitur rrini para UNMIK -ut, te tulitur rrini edhe para EUELXit.

Mua sme intereson cilat jane motivet tuaja te brendshme, se ne politike ngrene kandar veprimet e jo mitivet e brendshme. Ti me qellim keqkupton dhe ekzagjeron rreth meje, ne menyre qe ti te shitesh 'demokrat' i kulluar, kur ne fakt qe moti ke harruar se ke harruar ABC ne e demokracise. ABC - ja e demokracise eshte veprimi, njohja dhe organizmi. Ju as nuk e njihni historine tone kombetare, e ne anen tjeter shtireni sikur e njihni ate. Prandaj, ju nuk njihni asgje rreth historise sone kombetare.

Ideologjia ime e vetme eshte organizmi rreth bashkimit kombetar. Tjeter ideologji ne qenien time nuk ekziston. Ty te vjen plasje qe s'mund te behesh perjetsisht si une, ndaj me ngjet epitete e damka s' 'komunist'.

Kur une te them fakte e fakte pa pushim, ti s'ke rrugedalje tjeter vec kercen si kikirez e me thua se keto fakte qenkan te prejardhura nga 'burime te degjeneruara'. Cristal, ju e keni humbur davane, e une se kam njetin te merrem edhe me tej me njerez qe kane humbur davane dhe qe kane dezertuar nga qellimi i vertete.


Leka I Madh .... nuk je asgje me shume se nje perqares .... nuk kam tjera fjale per ty perpos ketyre qe i shkrova me lart,edhe kesaj qe i jam fatlum qe zoti nuk me ka kriju ne lekuren tende e te atyre si ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptySun Oct 12, 2008 11:25 pm

Ramadan PLLANA



VETËM NË RRUGËN HISTORIKE TË ATYRE QË RANË PËR RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË !




DEVIZA E TITISTËVE: TË NËNSHTROHET SHQIPËRIA - TË ELIMINOHET ENVER HOXHA

- Në vend të hyrjes :

- Jean-Jacques Rousseau : « Qui croit devoir fermer les yeux sur quelque chose se voit bientôt forcé de les fermer sur tout. »

- Zhan
Zhak Ruso : « Kush pandeh se duhet mbyllur sytë ndaj ndonjë ngjarje së
shpejti do të jetë i detyruar që t’i mbyllë para çdo gjëje. »

Duke
marrë parasysh lirinë e të shprehurit në shoqërinë demokratike, ku
duhet të dëgjohet dhe të respektohet edhe mendimi i kundërt, nga disa
individë e grupe të mendimeve të ndryshme në shtyp e në mediat e
llojshme nuk shihet kurrfarë respekti për të drejtat e fjalës së lirë,
aq më tepër duke « u thirrë » në të këtë të drejtë individuale ata që
mendojnë ndryshe trajtohet si « armiq », « ballistë»,
« sllavo-komunistë », « tradhtarë » e çka tjetër…



Kishte për të qenë mirë për çdokënd që ta kujtojë këshillën dhe porosinë e të madhit Hasan Prishtina,


"... Kujdesuni për mendimin tuaj, sepse jeni përgjegjës para historisë..." para
se të shkruajë për ndonjë ngjarje a histori në mënyrë që ta ketë
ndërgjegjen e pastër, e jo të konfrontohet me polemika të nxehta e
armiqësore që kanë vetëm një rezultat : Nxitjen dhe konfliktin
vëllavrasës !




Historia
duhet vlerësuar e shkruar ashtu siç ka ndodhur realisht duke u
mbështetur patjetër në fakte dhe argumente historike. Falsifikimi ose
gjymtimi me paragjykime ideologjike, partiake a fetare është
antikombëtare dhe e rrezikshme.



100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës rikthehen këto dëshmi të kësaj
propagande anti-historike e përçarëse që lulëzon në hapësirën
gjithëshqiptare në mërgatë prej viteve 1990 e këtej.


Një
fushatë e pamëshirshme ndaj historisë së vet, e paparë tek popujt
tjerë, e ka kapluar një numër të madh historianësh, analistësh,
studiuesish e personave të pikëpamjeve të ndryshme me bindjet e tyre
subjektive e antihistorike që përpiqen t’ua mbushin mendjen opinionit
të gjerë se madje se Shqipëria dhe Enver Hoxha nuk paskan bërë luftë
antifashiste, përveç "tradhtisë" sipas tyre…! Atëherë shtrohet pyetja:
kush e çliroi Shqipërinë nga fashizmi në Luftën e Dytë Botërore? Kush
ishte udhëheqës i LANÇ në Shqipëri nëse jo Ushtria Antifashiste
Nacional Çlirimtare me Shtabin e Përgjithshëm e me Enver Hoxhën në
krye !

VETËM NË RRUGËN HISTORIKE TË ATYRE QË RANË PËR RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË !

»Unë
kam një rrugë të caktueme para mejet : atë kam me shkelë deri në vdekje
– rrugën e independencës ma të plotë të të tanë Shqipnis ! »




Q Ë N D R E S A

Oh, jeta përnjimend me rrena e vaj
plot qenka n'kët botë t'lashtë!
U shueka tepër shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bamë me kashtë.
Veç nji qëllim i naltë t'ban me durue
e zemrën të forcon;
ndër kundërshtime s' vyen kurrë me u ligshtue,
mjerë ai qi nuk duron!


Nuk
kam pretendime polemizuese në stilin e sharjeve, e as pretendime
kompetente historike sepse nuk jam historian, po për të paraqitur të
vërtetat historike që i kanë thënë e i kanë shkruar të tjerët, qoftë
historianë të huaj, qoftë shqiptarë si dëshimtarë të kohës së Luftës
së Dytë Botërore. Po i marrim vetëm dy shembuj nga nga shumë e shumë të
tjerë, që janë shumë domethënës:


Reginald Hibbert: në librin "Fitorja e humbur" – "Po të kisha qenë shqiptar, unë do të isha bërë partizan", ose

Hysen Trepeza: "Unë kam qenë armiku i tij ideologjik, por nacionalist të madh si Enver Hoxha nuk gjen dot".

Në vazhdim shkrimet kompetente e pa paragjykime ideo-politike për Enver Hoxhën e për Shqipërinë :

DEVIZA E TITISTËVE: TË NËNSHTROHET SHQIPËRIA - TË ELEMINOHET ENVER HOXHA

"Titoja
kurrë nuk e kishte injoruar që rruga e pajtimit të plotë të tij me
Hrushovin, kalonte nëpërmes likuidimit të kundërshtarëve të tij
shqiptarë. Këtë dhuratë, Nikita Hrushovi, ishte i predispozuar t’ia
bënte mareshalit jugosllav për të arritur nënshtrimin e udhëheqjes së
Tiranës, kishte vënë në përdorim, në pritje të realizimit të një puçi
ushtarak, mjetet e presionit ekonomik". - Andre Fonten


Për
50 vjet, titizmi dhe titistët, u përpoqën me të gjitha forcat dhe të
gjitha mjetet, ta nënshtronin Shqipërinë, ta eliminonin Enver Hoxhën
nga skena politike shqiptare. E filluan këtë qysh në kohën e luftës,
duke nxitur etjet karrieriste, që tek një pjesë shqiptarësh, kanë qenë
dhe janë shumë të zhvilluara. Pavarësisht se shqiptarët sot thonë të
kundërtën, pavarësisht se sot shumë shqiptarë besojnë "përrallat" se ai
ishte prosllav apo vegël e bindur e titistëve, janë të huajt
antikomunistë që e pohojnë një realitet tjetër seç na servon propaganda
titiste me vite me radhë.


Rexh
Hiberti, në librin e tij "Fitorja e hidhur", thotë për sulmet e
Stojniçit, ndaj Enver Hoxhës se ato synonin që: "Hoxha të qethej sa t`i
zvogëloheshin përmasat, kështu që Shqipëria të bëhej një pasuese e
bindur e Jugosllavisë". Por, titistët dështuan në planet dhe sulmet e
tyre. Megjithëse ata e sulmuan vazhdimisht Shqipërinë, nuk e gjunjëzuan
dot atë, nuk e bënë dot vegël të bindur të tyre. Megjithëse ata e
sulmuan vazhdimisht Enver Hoxhën, nuk e spostuan atë dot nga drejtimi i
vendit në vitet e para pas çlirimit. Ndërsa, pas vitit 1948, titistët,
ndoqën ndaj Shqipërisë, rrugën e përmbysjes me dhunë të Partisë së
Punës. Ata, ishin bashkëpjesëmarrës në planet e anglo-amerikanëve, për
përmbysjen e pushtetit në Shqipëri. Në ndihmë të tyre shërbyen dhe një
pjesë shqiptarësh që u arratisën nga Shqipëria si antikomunistë, të
cilët pranuan të vihen në shërbim të UDB-së, për të rrëzuar pushtetin
shqiptar. Shumë prej tyre sot priten me nderimet e martirëve të
demokracisë në Shqipëri dhe u jepen dekorata. Kjo nuk është rastësi,
por pjesë e një plani të caktuar dhe të përpunuar mirë.



vitin 1956, Josip Broz Titoja, në fjalimin e mbajtur në Pulë të
Jugosllavisë, bëri thirrje hapur për përmbysjen e Enver Hoxhës. Në
vitin 1960, Aleksandër Rankoviçi, shefi i UDB-së jugosllave në fjalimin
e mbajtur në Sremska Mitrovicë, në praninë edhe të ambasadorit
sovjetik, përsëriti thirrjet, për përmbysjen e pushtetit popullor në
Shqipëri. Këto sulme dhe plane, vazhduan dhe më vonë për të patur një
kulm në vitin 1987, kur Enver Hoxha, tashmë kishte vdekur. Në vitin
1987, propaganda serbe, qoftë me anë të plenumeve të ish - LKJ-së,
qoftë me anën e shtypit, zhvilloi një fushatë të shfrenuar, kundër
Shqipërisë. Ajo bënte thirrje që sa më parë, shqiptarët të hidhnin
poshtë atë, të largoheshin nga rruga e tij dhe të pajtoheshin me
pikëpamjet jugosllave. Në atë periudhë shqiptarët ua dhanë përgjigjen
shovinistëve serbë. Të tërbuar nga ky qëndrim i shqiptarëve,
shovinistët serbë kaluan në sulme më të tërbuara. Në muajin janar,
1990, me anë të Radio Titogradit, ata kërcënuan hapur duke thënë: "Ec
përpara Sllobodan, po qe nevoja deri në Tiranë".


...Dhe
në këtë periudhë Shqipëria , me në krye, Ramiz Alinë, ua dha
përgjigjen. Nuk do të kalonin, veçse pak kohë dhe shqiptarët, do ta
realizonin që të gjitha porositë e titistëve, ndaj Enver Hoxhës, bile
do t`i kapërcenin këto porosi...


Natyrisht,
me terma të tjera; që të gjithë, demokratikasë, socialistë,
republikanë, social-demokratë, demokristianë, zogistë, ballistë,
nacional-demokratë e të tjerë më në fund e realizuan amanetin e Titos -
hodhën poshtë të kaluarën e tyre, hodhën poshtë Enver Hoxhën. Shumë e
hidhur kjo, por, e vërtetë. Megjithatë dhembja e së vërtetës është
gjithmonë më e lehtë se dhimbja e mashtrimit!


Ata
deklaruan se ai është armiku më i madh i kombit shqiptar. Ata deklaruan
se enverizmi është më i rrezikshëm se çdo gjë tjetër për shqiptarët.
Ata deklaruan se "Titoja ishte më i mirë se Enver Hoxha, pasi ishte një
marksist liberal".



intervistën e botuar në gazetën "Rilindja" të datës 2 Korrik 1994,
Ismail Kadareja midis të tjerash flet për pohime që dëgjohen sot në
Shqipëri, si "Skënderbeu kishte bërë gabim që kishte luftuar kundër
turqve". Ai e konsideron këtë si mbirje të farës se tradhtisë. Por, në
Shqipëri, sot nuk dëgjon dhe lexon vetëm aq sa thotë Kadareja. Në
Shqipëri dëgjon të thuhet dhe të shkruhet se shqiptarët bënë gabim që
luftuan në Luftën e Dytë Botërore, kur u ngrit në këmbë gjithë bota
antifashiste. Në Shqipëri dëgjon të thuhet se do ishte më mirë që
Shqipëria të bëhej Republikë e shtatë e Jugosllavisë. Edhe për këtë,
pse nuk lejoi që të realizohej plani i Titos dhe shokëve të tij, Enver
Hoxha është tradhtar. Megjithatë, as Kadareja, as Qosja, as Agolli,
asnjë politikan dhe lider partiak në Shqipëri, këtë nuk e konsideron
farë të tradhtisë. Dhe "mirë" e kanë. Nuk mund të merret në mbrojtje
"tradhtari".


Për
të bërë të vlefshme suksesin e luftës kundër tij, çdo gjë vlen. Vlen
dhe pohimi "së më mirë republikë e shtatë e Jugosllavisë se nën Enver
Hoxhën".


Gjatë
sundimit të Titos, UDB-ja jugosllave zhvilloi një luftë të egër për
përmbysjen e pushtetit në Shqipëri. Mjafton të përmendim faktin se në
vitin 1953, në Jugosllavi, shkuan rreth 10 mijë shqiptarë që u
arratisën nga Shqipëria si antikomunistë. Këta të arratisur,
shovinistët jugosllavë, u përpoqën t`i organizonin për t`i përdorur si
diversantë në Shqipëri. Për realizimin e këtij plani armiqësor u
ngarkuan dy veta: gjeneral, Dushan Mugosha dhe koloneli i UDB-së
jugosllave, Çedo Mijoviç. Një pjesë e këtyre të arratisurve pranuan të
vihen në shërbim të jugosllavëve, ndërsa shumica e tyre, megjithëse
ishin kundër komunizmit, nuk pranuan të bëhen mish për top, për
shovinizmin jugosllav. Në librin e botuar me titull "UDB-ja dhe
shqiptarët në Amerikë", që janë kujtimet e një të arratisuri midis të
tjerash thuhet se "Gjeneral Dushan Mugosha e Kolonel Çedo Mijoviç, me
shokë, vrapuan në qendra të emigrantëve duke mbajtë fjalime dhe duke
dhënë udhëzime, për t'u bërë gati për çlirim të Shqipërisë... …Mirëpo,
studentët shqiptarë emigrantë në Beograd, kundërshtuan pa dashur të
dinë çka i priste nga UDB-ja... ...Kosovarët ishin kundër çdo veprimi
kundrejt Shqipërisë. Emigrantët i urrenin jo vetëm pse kishin ikur prej
Shqipërisë, por dhe për sjellje të keqe në popull". (Fatmir Kosova.
U.D.B-ja dhe shqiptarët në Amerikë faqe 23-24).


Gjatë
sundimit të Titos, në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, u vranë apo u
masakruan me qindra mijë shqiptarë, që kërkonin të drejta kombëtare për
trojet e tyre njësoj si dhe kombet e tjera të Jugosllavisë. Por një gjë
është interesante. Në shkrimet gjatë viteve 1990-1994, në shtypin
shqiptar, askush prej këtyre "patriotëve", nuk ka shkruar një rresht
për këto krime dhe të akuzojë Titon dhe titizmin për ato. Vetëm për
Enver Hoxhën dhe krimet e tij. Bile, dhe për shumë krime që kanë
ndodhur në Kosovë apo Maqedoni, dhe aty është gjetur dora e tij.
Ndërkaq, janë frikacakë dhe të pazotë të denoncojnë krimet e
përbindshme të titizmit ndaj shqiptarëve, apo planet e tij për
asimilimin e tyre. Megjithëse e mbajnë veten për patriotë dhe atdhetarë
dhe gjoja u digjet zemra për fatin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi,
askush nuk ka marrë mundimin sot në Shqipëri, të botojë dhe t`i
kundërvihet referateve famëkeqe të ultra shovinistit serb Vaso
Çubrilloviç, që përbënin platformën e titizmit ndaj shqiptarëve dhe
kërkesave të tyre kombëtare. Ndërsa, "anti kosovari" Enver Hoxha, qysh
në vitin 1979, dha urdhër që në të gjithë Shqipërinë, populli të njihej
me këtë referat. Referati ishte i plotësuar me një studim të gjerë që
sqaronte popullin se si titistët e kishin zbatuar këtë referat. Ai
ishte i shoqëruar me sqarimin se ky referat "Ruhet në Shtabin e
Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, dosja 7, kutia 19 dhe trajtohet si
material sekret".


Ndërsa
"atdhetarët" e sotëm, në muajin maj 1994, bënë një deklaratë në
Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkuan që Enver Hoxha, të gjykohej pas
vdekjes dhe të shpallej armik dhe ligjërisht.


Është
fitorja më e madhe që kanë arritur shovinistët serbo-grekë, ndaj
shqiptarëve. Pas 50-vjetëve, me anë të shqiptarëve dhe të fshehur pas
demokracisë, më në fund e mposhtën enverizmin dhe e eliminuan atë.



Zvicër, më 16 tetor 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 5:39 pm

Ja dhe nje link tjeter, ku Enver Hoxha dhe rinia shqiptare kendojne per Kosoven ate kengen Hej Kacanik o shkemb e gur!
https://www.youtube.com/watch?v=jVS8fCc541I
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 5:43 pm

Ja cfare thote Xhaxhi Enver ...

https://www.youtube.com/watch?v=alDazjHfi3Y
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 5:54 pm

Shtrohet pytja ,,kursh ka qen Enver Hoxha?''
Mjafton te shikosh dokumentaret qe flasin per kohen e erret qe ka kalu Shqiperia ne kohen e sundimit te tij.Mjafton ti ndegjosh protagonistet e asaj kohe dhe te kuptosh qe Enver Hoxha ka qen Diktator i madh.

Te them te drejten me erdh turp kur pash ato turmat e medha te Kominsteve qe festojn ditlindjen e diktatorit ne qender te Prishtines ne nje shtet demokratik

aq shum e ka njoft xhaxhi enver Kosoven saqe bashkshortja dhe djali i ti Kosoven e quajn Kosmos druhet se as nuk e din nga i bjen.

Per mua si individ pa dasht te nderhyj ne mendmet e dikujt tjeter dhe duke rrespektu mendimet e tjerve Enver Hoxha ka qen nje kriminel qe e ka dhunue popullin e vet ne forma te ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 6:19 pm

https://www.youtube.com/watch?v=CIZi72kHcxU&feature=related

Fatlum shiko se cberi populli pas vdiq, "ai diktator", ai "shtypes, dhe ai "Anit-Demokrat". Fol me arsyeshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 6:36 pm

guximi shkruajti:
https://www.youtube.com/watch?v=CIZi72kHcxU&feature=related

Fatlum shiko se cberi populli pas vdiq, "ai diktator", ai "shtypes, dhe ai "Anit-Demokrat". Fol me arsyeshem.

Kom pa dhe kam leuar mjaftushem sa per me kuptu mizorin e keti tmerri qe i goditi shqiptaret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 6:38 pm

te kujt i ke lexuar veprat dhe te kujt i ke para ata filma, qe thua se xha enveri paska qen mizor. Ti nuk kupton se po te mos ishte xha enveri ti sot nuk do ta kishe emrin fatlum, por sllavisha apo ku di une...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 7:01 pm

Vrana Konti shkruajti:
te kujt i ke lexuar veprat dhe te kujt i ke para ata filma, qe thua se xha enveri paska qen mizor. Ti nuk kupton se po te mos ishte xha enveri ti sot nuk do ta kishe emrin fatlum, por sllavisha apo ku di une...

Kam par dokumentar te Migjen Kelmendit ,,Të Shituar Utopie''qe eshte realizu ne vitet 90-ta rrefejn shum te torturuar .E kam lexu shum shkrime neper gazetat e perditshme.Po te them te drejten Enver Hoxha sja vlen as me lexue per to ka qen nje komuist i perbetum dhe per ket ska dyshim.

I nderuar Vrana Konti ne vendin ku jetoj un ka shum Envera fatkeqsisht,mirpo identitettin tim kombetar e fetar nuk kan arrit as nuk do arrijn kurr te ma ndryshojn.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 7:05 pm

Hahahhaha, ti me shkrime te Migjen Kelmend qenit me flet ketu, ai njeri qe mundohet ta bej nje gjuhe kosovarqe, te bastardume me terme e fjal nga serbishtja, atij i beson ti, mos mo shoku se nuk eshte shqiptari ai, nje njeri qe mundohet ta nderroj gjuhen, kulturen, identitetin nuk quhet shqiptar, por tradhetar... Sidoqoft beso ti, do ta shohim ne fund se kush ka te drejt, dhe to te vije shume shpejt kjo kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 7:16 pm

Mund te jet i till Migjen K,mund te jet edhe me i poshter...mirpo njerzit qe rrefejn ne ate dokumenatar jan njerz qe i kan perjetue ato tortura dhe askush nuk mund ta mohoj nje fakt te till
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 8:55 pm

cristal shkruajti:

Leka I Madh .... nuk je asgje me shume se nje perqares .... nuk kam tjera fjale per ty perpos ketyre qe i shkrova me lart,edhe kesaj qe i jam fatlum qe zoti nuk me ka kriju ne lekuren tende e te atyre si ti.

Atehere perse nuk e thyen qafen dhe te ikesh nga kjo teme. Kur s'ke gje prej gjeje per te thene, pse flet? Ty tani te ngeci sharra ne gozhde, dhe meqe mbete pa asnje fishek fakti mua me quan 'percares', mirepo per kete nuk ofroni asnje prove qe do te vertetonin se une qenkam percares!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 9:04 pm

Shok e shoqe, un mendoj se kejt faktet e mundshme qe e bejne Enver Hoxhen nje nder figurat me te ndritshme te kombit tone jane thene ne kete forum, dhe kunderfaktet kane qene shumica te pabaza dhe spekulime. Keshtu qe sme mbetet tjeter pos te ju them ore ju disa ketu, dini qmund te beni me se shumti
Ti merrni pleshtat Enver Hoxhes, po ju as ata si meritoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 9:24 pm

Sa vjen e lartesohet me shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 9:54 pm

Enver Hoxha ishte dhe do te jete nje nder figurat me te njohura e me te ndritura te kombit tone.
Politika e tij jo vetem qe mbojti Shqiperine nga vendet anglo-amerikane imperialiste, por edhe nga grekerit, jugosllavet shoviniste e armiq te tjere te popullit.
Nese nuk doni t'i hapni syte e te shikoni vertet etapat historike neper te cilet ka kaluar populli yne atehere, ajo eshte qeshtje tjeter.
1.Plusi me i madh i Enver Hoxhes dhe ne pergjithesi patise komunsite shqiptare (me vone partia e punes) pa dyshim, eshte organizimi i luftes nacional-clirimtare te cilen populli e perkrahu me gjithe zemer e shpirt. Pra nuk diskutohet se shumica e popullates shqiptare ne ate kohe i kishin te skalitura idete komuniste, Marksiste - Leniniste.
Mbi keto ide te cilat i perkrahu shoku Enver Hoxha e zhvilloi shtetin sociliste shqiptar, prandaj mua nuk me intereson se cfare llomotin disa per Enverin e komunizmin, idete komunsite dhe Enver Hoxhen e perkrahu populli dhe ai ne menyren me te mire e shperbleu ate.
2. Vetem shihni gjendjen ekonomike te Shqiperise se sotme, dhe Shqiperise se atehershme...
Shqiperia e sotme pa pike dyshimi eshte nje shkretetir e madhe e thate, qe vdesin njerezit nga eksplodime te ndryshme, ku nuk ka siguri dhe ligj per mbrojtjen e qytetarve, dhe ku krimi i organizuar, trafikimi, dhe korrupsioni shteteror e shoqeror dominon krejtesisht.
Shqiperia e atehershme ishte ajo Shqiperi ne te cilen mund te njihen ne gishta krimet e medha qe jane kryer, nuk kam njohuri per shifra te sakta, por krimi ishte pothuajse i shuar, siq ishin edhe korrupsioni, mos siguria qytetare etj etj.
Ekonomia Shqiptare ne ate kohe arriti majen e suksesit ne gjithe historine e saj, kjo eshte e padiskutueshme.
3. Lidhja per siguri me Rusine, Kinen e disa vende te tjera socialiste, ishte hap shume i drejte dhe qe siguronte nje paqe te perkoheshme.
Fakti ishte se Shqiperia ishte e dobet t'i rezistonte nje vendi kapitaliste siq eshte Amerika pershembull ne rast te ndonje sulmi masiv, prandaj duhej nje lidhje e forte, nje hallke e pakeputshme, per te njejten arsye e lidhte Shqiperine me vendet komunsite, gjithashtu kishin ideologji te perbashket Marksiste-Leniniste, dhe si te bashkuar mund t'i luftonin me mire klasat qe sundonin brenda, si dhe imperialistet dhe revizionistet amerikane e agleze.
Sulme me spiun, jane te shumta qe kane pasur per qellim formimin e nje kryengritje per rrezimin e pushtetit populllor socialiste, por te gjitha deshtuan, per arsye te efikasitetit shoqeror e shteteror.

Pas gjithe ketij shkrimi mund te shtrohet nje pyetje e thjeshte :Pse u rrezua pushteti socialiste? duke pasur parasyshe se ishte n je pushtet i forte dhe qe kishte perkrahje e pothuajse gjith popullates.

Sipas mendimit tim, pushteti socialiste ne Shqiperi u rrezua per arsye se nuk ishte i persosur, kishte vrima ne te cila mund te depertonte armiku i huaje me porpaganden e tij, pra edhe per kunder qe ishte nje pushtetet shume i forte ai u rrezua sepse nuk e zbatuan me perpikemeri idete e Marksit te cilat ai i shkroi ne kapitalin e Marksizmit, kishte ngecje.

Por tash mund te shtrohet edhe nje pyetje tjeter: Si ka mundesi qe ne te gjitha vendet socialiste te kishte ngecje?

Ne kete pike mendoje se ngecje kishte vetem per arsye, sepse idete e Marksit u zbatuan pakez heret, mentaliteti i njerezve dhe vetedija e tyre shoqerore nuk mendoje qe ka qene ne nivel qe te zbatohen ato ide madhore. Njerezit nuk kane qene aq te pjekur saqe t'i pranonin ato ide, sepse ne ta ka ndikuar propaganda e huaj e cila ishte e arme e fort ne ngecjen e vetedijes se pergjithshme shoqerore.

Se pake dola prej teme Very Happy. Keshtu ngjyra-ngjyra qenka me bukur.

Ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyMon Oct 13, 2008 10:11 pm

GËZUAR 100 VJETORI,
I PAVDEKSHMI ENVER HOXHA!


Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 06-eh-maj1983-1

Mbrëmë në Sallën e Kuqe në Prishtinë, organizuar nga Klubi Politik "Afrim Zhitia", u mbajt një manifestim me rastin e 100 vjetorit të lindjes së kolosit të kombit tonë, të pavdekshmit Enver Hoxha!
Kosova martire nuk të ka harruar, përkundrazi, të mbanë ngrohtë në gji! Këtë e dëshmuan mbrëmë në Prishtinë, duke kujtuar ditëlindjen Tënde të 100-të, dhe duke uruar t'i bësh dhe 1000 të tjera! Pavarësisht thirrjes histerike të Sali Berishës, këtij bastardi të kombit tonë, për të bojkotuar manifestimet e paralajmëruara me rastin e 100 vjetorit të lindjes së njërës nga figurat më të shkëlqyera të kombit tonë, Enver Hoxhës, djemtë e vajzat kosovare dëgjuan thirrjen e zemrës e të shpirtit dhe ia mësyan dyerve të Sallës së Kuqe në Prishtinë. Salla ishte e vogël për të pranuar të interesuarit e shumtë.
Në sallë binin në sy sidomos aktivistë e veprimtarë të viteve të 70-ta dhe 80-ta, ajo gjeneratë e cila barti mbi supe barrën e rëndë të kohës, luftën për liri e pavarësi. Armë kryesore në këtë luftë ata kishin mësimet e shëndosha dhe të çmueshme të bac Enverit, pa të cilat sot në Kosovë ndoshta as nuk do të flitej shqip.
Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë ishin edhe Ilir Hoxha, djali i madh i Enver Hoxhës, si dhe Ramiz Alia, njëri nga bashkëpunëtorët e Enver Hoxhës.
Që në fillim ky manifestim ishte edhe si një testim shpirti për kosovarët, ku djemtë e Kosovës para kamerave televizive treguan edhe se sa e "donë" të ashtuquajturin "Flamur" dhe "Himn të Kosovës"! - duke i fishkëlluar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyWed Oct 15, 2008 12:56 am

guximi shkruajti:
https://www.youtube.com/watch?v=CIZi72kHcxU&feature=related

Fatlum shiko se cberi populli pas vdiq, "ai diktator", ai "shtypes, dhe ai "Anit-Demokrat". Fol me arsyeshem.
Mor qyq,popullit i ishte be lavazh truri.Kam qa edhe une atehere si trap,tu pas none e babe gjalle.
Pse nuk shiko ate tjetren ku mijera shqiptare i hodhen kavot e çelikut dhe e hodhen poshte ne qender te Tiranes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyWed Oct 15, 2008 1:18 am

besim78 shkruajti:

Mor qyq,popullit i ishte be lavazh truri.Kam qa edhe une atehere si trap,tu pas none e babe gjalle.
Pse nuk shiko ate tjetren ku mijera shqiptare i hodhen kavot e çelikut dhe e hodhen poshte ne qender te Tiranes.

Te them te drejten, trap i vertete nuk ke qene ahere kur ke vajtuar per xhaxhin, por tani qe flet helm kunder tij. Tani te eshte bere 'lavazh' truri nga tymi i mediave dhe propagandes cinike te politikes shqipfolese te instaluar pas 90'ave.

Une pergjigjen ta kam dhene edhe me pare, ty dhe te tjereve si ty. E vertete e pamohueshme qe busti u rrezua, por akoma s'jane zbuluar akteret e vertete te ketij akti misterioz. Nese 'populli' (lexo:nje pjese e partizuar, mbeshtetes te Berishes) do te donte ta rrezonte bustin e Enverit, ai do ta bente ne protestat e meparshme.Shihet se akti i rrezimit te bustit eshte nje akt i cili eshte injektuar ne momentet e fundit nga agjenci te panjohura te huaja. Mbajme mend, ate deklaraten e turpshme kur ai sllavi pat folur lidhur me rrezimin e bustit. Por, mos harro se nje pjese e 'rrebelimit' anitsocialist eshte si rrjedhoje e drejteperdrejte e financimit te deshmaur nga NEDi amerikan, i cili kish pasur gisht edhe ne rrezimin e qeverise socialiste ne Bullgari.

Ti flet per rrezimin e bustit nga 'populli' por harron zoteria juaj, se Enveri eshte zgjedhur si shqiptari i shekullit nga qytetaret e Shqiperise ne disa anketa te realizuar me qytetare nga gazetat 'Ndryshe' dhe 'Koha Jone'.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyWed Oct 15, 2008 1:47 pm

Saimir Maloku rrëfen momentin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

"Si u sulmua Liri Berisha nga sigurimsat"

gati, Plot 17 vjet më parë, më 20 shkurt 1991 në Tiranë rrëzohet busti i diktatorit Enver Hoxha. Gazeta "Tirana Observer" boton në numrin e sotëm kujtimet e një prej protagonistëve të kësaj ngjarjeje. Saimir Maloku, një nga organizatorët kryesorë të rrëzimit të bustit të diktatorit, tregon me detaje ngjarjen e ndodhur 16 vjet më parë. Në rrëfimin e tij, Saimir Maloku tregon edhe për momentin kur një grup sigurimsash sulmojnë bashkëshorten e kryeministrit aktual, Liri Berisha. Ajo ndodhej në krye të protestës, së bashku me djalin e saj 10-vjeçar, kur sigurimsat u lëshuan qentë që mbanin me vete për të shpërndarë protestuesit. Por në saj të mbrojtjes së njerëzve të ndodhur pranë, Liri Berisha dhe djali i saj shpëtuan për mrekulli. Saimir Maloku rrëfen gjithashtu edhe momentin kur ata u sulën drejt sheshit dhe pas disa përleshjesh me policinë arritën të rrëzonin bustin e diktatorit Enver Hoxha, duke shënuar përfundimisht rënien e regjimit më të egër diktatorial në Evropë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyWed Oct 15, 2008 1:51 pm

si ra busti i'diktatorit

Rënia e bustit të diktatorit. Gjithshka nisi nga qyteti Studenti, më pas thirrja e Raimonda Bulkut që protesta të shpërngulej, përballja me policinë tek RTSH dhe vërshimi nga të gjitha anët për në sheshin "Skëndërbej"


17 vjet më parë Tirana tërhiqte zvarrë "qelbësirën"

Tre ditët e grevës së urisë të studentëve kishin tensionuar situatën në Tiranë. Disa qindra mijëra vetë morën rrugën drejt Kinoklubit të Qytetit "Studenti" për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për studentët grevistë. Më 20 shkurt 1991, sheshi para Kinoklubit ishte mbushur më shumë se kurrë ato ditë. Thirrjet e turmës "Studentët janë heronj", "Jemi me studentët", "Poshtë diktatura", "Enver-Hitler", si dhe do ta heqim qelbësirën, ishin një kurajo e madhe për studentët grevistë.

Nga ballkoni i godinës së konviktorëve të Gjeologjisë, oratorë të ndryshëm mbanin fjalime kundër qeverisë dhe PPSH, të cilat po flijonin studentët për emrin e një të vdekuri.

Rreth orës 12.00, aktorja e shquar Rajmonda Bulku, thërret nga ballkoni i godinës për të protestuar përpara selisë së Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Një turmë rreth 100 mijë vetash ka lëvizur nëpërmejt rrugës së "Elbasanit". Tek Liceu njerëzve u dalin përpara rreshta policësh me skafandra dhe armë. Qentë e policisë u vërsulën njerëzve, ndërsa zbrazën kallashnikovë mbi kokat e protestuesve, të cilët qëllojnë me gur dhe sende të forta policinë dhe forcat speciale. Turma çan përpara, por tashmë në drejtim të Sheshit "Skënderbej".

Beteja e sheshit është vendimtare. Pas një përleshje mes popullit dhe forcave të Ministrisë së Brendshme busti ndjen lëkundjet e para.

Në ora 14.00, monumenti i Enver Hoxhës bie në krah të majtë të tij, pas tre-katër lëkundjesh të forta. Disa njerëz kishin punuar tek këmbët e bustit, ku ishin edhe vidat mbajtëse, ndërsa të tjerë i kishin hedhur kavon në grykë. Enveri ra dhe bashkë me të edhe miti i tij. Policë dhe qytetarë u përqafuan për disa çaste në shesh.

Atmosfera ishte mjaft e ndezur. Qindra dhe mijëra njerëz shtyheshin kush e kush të shkelte më shumë më këmbë shtatoren që nëpërkëmbej. Urrejtja ndaj diktaturës po dëshmohej mjaft qartë në ato momente. Pas rrëzimit, busti i ndarë në dy pjesë u lidh me kavo në një makinë plehrash, e cila nisi ta tërhiqte zvarrë për t'a dërguar në ambjentet e qytetit Studenti ku po vazhdonte greva e urisë së studentëve. Përgjatë gjithë rrugës njerëzit vazhdonin të pështynin dhe të shkelnin me këmbë bustin e copëtuar të diktatorit. Nëpër rrugët e Tiranës shihje njerëz të përlotur nga gëzimi, të cilëve nuk u besohej se busti i diktatorit ishte rrëzuar. Të gjithë u bashkuan në një varg të gjatë duke vazhduar ecjen në drejtim të godinës ku po zhvillohje greva e urisë së studentëve. Pikëtakimi ishte pikërsht ajo godina e studentëve të urisë. Mbi njëqind mijë njerëz në një kor gjigand thërrisnin pa pushim "e hoqëm, e hoqëm, e hoqëm qelbësirën".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 EmptyWed Oct 15, 2008 1:58 pm

Megjithëse kanë kaluar 17 vjet nga 20 shkurti i vitit 1991, kjo është një datë që tashmë ka mbetur në memorien e shqiptarëve. Pak kush mund të ketë harruar se 17 vjet më parë me mijëra qytetarë të Tiranës, studentë, punëtorë, intelektualë, të moshuar, ndërmorën aktin e rrëzimit të busteve të diktatorëve. 20 shkurti i 1991 realisht mund të konsiderohet si ndarja përfundimtare e shqiptarëve nga diktatura, çlirimi i tyre nga një regjim që nuk mund të krahasohej me asnjë prej sistemeve komuniste në Evropë dhe më gjerë. Pak rëndësi ka nëse kjo ditë është e shënuar në kalendar si datë e rëndësishme. Ajo tashmë ka hyrë në histori, ashtu sikundër janë në librin e historisë edhe data të tjera të rëndësishme për kombin shqiptar. Shqiptarët, 17 vjet më parë i dhanë goditjen vdekjeprurëse një sistemi 50-vjeçar që i kishte ndarë nga Evropa, që i kishte vrarë dhe persekutuar, që i kishte kthyer në skllevër të shekullit të 20, megjithëse sistemi skllavopronar kishte shekuj që ishte shkatërruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 37 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ka qenë Enver Hoxha?
Mbrapsht në krye 
Faqja 37 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 20 ... 36, 37, 38, 39, 40  Next
 Similar topics
-
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» sigurimi i enver hoxhes se si ruhej E .HOXHA
» Kush ka qenë Isa Boletini?
»  Kush ka qenë Skendërbeu!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: