Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 ORIGJINĖN E GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 178
Age: 62
Vendi: Kerēove
Profesioni/Hobi: Historian
Registration date: 26/12/2008

MesazhTitulli: ORIGJINĖN E GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU   Thu Jan 22, 2009 12:55 pm

Ilmi VELIU, PHD candidate


PAS 600 VITESH, EDHE VETĖ SHQIPTARĖT E NĖNĖS SHQIPĖRI NUK JĖNĖ TĖ SIGURTĖ PĖR ORIGJINĖN E GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU

Njė pėrgjigje shumė e shkurtėr pėr shqiptarėt, nė lidhje me teoritė e historianit austriak Oliver Schmitt.


Tė gjithė historianėt qė janė marrė, e qe edhe sot merren me studimin e periudhės sė Skėnderbeut, jėnė tė ndarė nė katėr kampe.
1.Grupi i historianėve allvo-ortodoks qė mundohen, me falsifikime, ta prezentojnė Skėnderbeun ortodoks me origjinė sllave.
2.Grupi i historianėve evro-katolik qė pranojnė se ai ishte shqiptarė, por qė mundohen ta prezentojnė atė si njė njeri qė u kthye nė Shqipėri tė mbrojė katolicizmin, shtetet katolike tė Italisė e Evropės dhe jo mėmėdheun e tij-Shqipėrinė.
3.Grupi i tretė ėshtė ai i historianėve myslimanė,(turqė) qė pajtohen me grupin e dytė, dhe jėnė poashtu tė mendimit, se ai erdhi nė Ballkan tė luftoi Islamin dhe tė mbrojė katolicizmin, dhe
4.Grupi i katėr ėshtė ai i historianėve shqiptarė, qofshin tė krishterė apo myslimanė qė jėnė shumė kėmbngulės nė mendimin e tyre se ai nuk ishte i interesuar tė luftojė kundėr, e as tė mbrojė ndonjė fe, por ishte i interesuar tė luftojė vetėm pėr tė mbrojtur tokat arbėrore, dhe asnjėherė nuk ka bėrė dallim tė popullit tė tij nė baza fetare, edhepse popullata shqiptare po edhe vetė ushtria e tij pėrbėheshin nga tė tri fetė e atėhershme nė Shqipėri.
Oliver Schmit, edhepse historian shumė i mirė, i takon grupit tė dytė tė historianėve, sepse ai vetė ėshtė katolik dhe nė studimet e tij mundohet qė Skėnderbeun ta paraqisė mė katolik se vetė Papa, njėlloj si qė e ka paraqitur edhe vetė Fan Noli. Librin e tij nuk e kamė pasur nė dorė por ja se ēka thotė ai nė kumtesėn e tij nė simpoziumin kushtuar 600 vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut nė Shkup, ku historianėt shqiptarė aspakė nuk e hapen gojen qė ta kundėrshtojnė (ose nuk e kuptuan) sepse atė e kishte thėnė njė evropjan dhe kur evropjanėt kanė vendosur diēka pėr shqiptarėt, pėrherė kanė qenė nė tė drjetė dhe shqiptarėt e ngratė nuk e kanė hapur mė gojėn.
Kėto ditėt e fundit, pas aktualizimit tė librit tė Schmitit, prita ndonjė reagim nga “treshi i madh” i historianėve shqiptarė, kėtu nė Maqedoni, tė cilėt vazhdimisht e kanė marrė fjalėn nė tė gjitha akademitė solemne kushtuar kėtij kolosi, dhe asnjėherė nuk kanė thėnė diē tė re, por vetėm e kanė ripėrsėritur atė qė ka thėnė Fan Noli. Ata edhe nuk kanė faj sepse qė tė tre jėnė studjues tė LNC dhe nuk kanė kohė qė tė merren edhe me periudhėn e Skėnderbeut sepse ajo i takon Historisė sė Mesjetės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 178
Age: 62
Vendi: Kerēove
Profesioni/Hobi: Historian
Registration date: 26/12/2008

MesazhTitulli: Re: ORIGJINĖN E GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU   Thu Jan 22, 2009 12:55 pm

Schmitt thotė se Skėnderbeu nga shtetet evropiane, sidomos ata italiane, pranoi rolin qė tė jetė udhėheqės i rezistencės krishtere nė Ballkan dhe nė vitin 1463 si kryqmbajtės i Papa Piut, i dha kahje politikės sė tij drejt Italisė dhe botės katolike. Ai gjithnji afrohej kah Evropa katolike, duke lėnė pas tij ortodoksizmin qė e karakterizoi rininė e tij. Papa Kalisti i III dhe priftėrinjtė e shumtė katolik, e ndihmuan luftėn e Skėnderbeut nė mbrojtjen e fesė katolike nė Ballkan, dhe nuk e pėrmend thėnien e Skėnderbeut, kur ai u kthye nga vizita e shteteve italjane dhe Papės, “... mė parė do tė kisha luftuar kundėr Papės dhe atyre priftėrinjėve tė poshtėr se sa kundėr sulltanit”, ku tregohet kjartė se ata vazhdimisht e gėnjyen Skėnderbeun dhe asnjėherė nuk e ndihmuan. Schmitti edhe nuk ka faj sepse mbėshtetet nė dokumentet falco tė lėshuara nga Papa dhe shtetet katolike italjane, kinse pėr ndihmėn e madhe qė ata i kanė dėrguar Skėnderbeut nė ushtri, armatime dhe tė holla, tė cilat ndihma kanė mbetur vetėm nė letėr dhe asnjėherė nuk arritėn nė Shqipėri. Schmitt duhet ta dijė se shtetet italjane nuk ishin aq shumė tė interesuara qė Shqipėria tė mbetej nėn sundimin e Skėnderbeut, sepse, edhe para ardhjes sė tij po edhe nė kohėn e tij pjesė tė ndryshme tė Shqipėrisė ishin nėn sundimin e italjanėve, dhe se Skėnderbeu u kujdes edhe pėr qytetet shqiptare qė ishin nėn Venedikun, deri nė ditėt e fundit. Poashtu Schmitt duhet ta gjejė dhe publikojė marrėveshjen e sulltait me shtetet italjane, qė ata ta furnizonin ushtrinė osmane gjatė rrethimeve tė Krujės. Kur Skėnderbeu kėrkoi ndihmė nga Venediku, ai i tha se nuk kishte mundėsi ta thyente marrėveshjen qė kishte mė sulltanin. Po tė mos e furnizonin me ushqime ushtrinė osmane, italjanėt, me siguri se ajo nuk do tė ishte nė gjendje ta mbante tė rrethuar Krujėn aqė kohė tė gjatė.
Nė vazhdim Schmitt harron atė qė thotė nė fillim se Skėnderbeun e mbanin gjallė ndihmėt italjane, dhe i akuzon pastaj ata se nuk
Ndihmuan qė ai tu bėnte ballė osmanlinjėve nė vitin 1466-67 duke thėnė se “....gjendja politike jostabile, nė Evropėn Jugore dhe Perėndimore, bėnė qė intervenimi i madh ushtarak, i shteteve katolike, tė jetė shumė i vėshtirė”. E vėrteta ėshtė se Evropa aspakė nuk e luajti veshin dhe shtetet italjane nuk mund tė binin nė ujdi se kujt do ti takonte Shqipėria nėse osmanėlinjėt do tė thyheshin dhe tėrhiqeshin para ushtrisė kryqtare tė Evropės.
Schmitt e kundėrshton edhe Hasan Kaleshin “.....i cili e ka cekur teorinė se pushtimi osmanė ka mbrojtur shqiptarėt nga ndikimi gjuhėsorė e kulturorė grek dhe sllav, dhe ka ruajtr gjuhėn shqipe” duke thėnė se sllavėt qė ishin nėn Osmanėt vazhduan ta flisnin gjuhėn e tyre dhe nuk u asimiluan, por nuk e din dhe nuk ėshtė i informuar se tė gjithė shqiptarėt ortodoks tė Rekės sė Epėrme dhe tė Poshtme nė Maqedoni sot deklarohen si maqedonė dhe gjeneratat e reja aspak nuk e flasin shqipen, edhepse pleqtė qė janė nė fshat, aspak nuk e flasin maqedonishten. Pastai edhe shqiptarėt ortodoks tė Camėrisė Zarės qė jėnė asimiluar krejtėsisht.
Schmitt e akuzon edhe Pal Engjėllin, duke thėnė se ai kėrkoi nga Skėnderbeu tė prezentohej si Pirro i Epirit ose si Leka i Madh dhe se Pal Engjėlli e ka bindur qė tė mbante nė kokė pėrkrenaren e famshme qė e ka pasur Leka nė fillim, pas tij Pirro dhe nė fund Skėnderbeu.
Por, Schmitt e din se Skėnderbeu ka qenė njeri shumė i shkolluar, ka folur dhe shkruar disa gjuhė tė atėhershme dhe mendoj se ai e ka ditur se ėshtė pasardhės i Lekės sė Madh, qė ishte me origjinė nga fisi ilir i Makedhonėve dhe se nėna e tij Olimbia ishte me origjinė nga shteti tjetėr ilir Epiri. Kėshtu qė vetė ka deklaruar se ėshtė trashigimtar i Lekės e Pirros dhe traditave iliro-maqedono-epirote pa i thėnė Pal Engjėlli, dhe ėshtė shpallur mbret jo vetėm i Arbėrisė por edhe i Epirit e Maqedonisė.
Rreth emrit dhe origjinės sė Skėnderbeut, babait tė tij Gjonit, nėnės Voisavės, motrave dhe vėllezėrive tė tij, kanė shkruar shumė autorė tė huaj po edhe shqiptarė. Autorėt me origjinė sllave jėnė munduar qė origjinėn e familjes sė Kastriotėve ta paraqisin me origjinė sllave, duke u bazuar vetėm nė emrat e tyre ortodoksė dhe jo nė ndonjė dokument tė shkruar arkivorė. Unė ende nuk e kamė pasur nė dorė librin e Schmitt-it, por kam lexuar reagimet e shumta se si ai ka shkruar pėr emrin dhe origjinėn e babait tė Skėnderbeut Gjonit. Thuhet se ai paska publikuar njė dokument ku Gjoni paraqitet me emrin Ivan qė sipas mendimit tė Schmitit ėshtė emėr sllav, kurse sipas mendimit tė shkencėtarėve tė mirfilltė, asnjė emėr nuk ėshtė argument pėr tė pėrcaktuar origjinėn etnike tė njė personi. Unė e njoh personalisht historianin nga Austria, kam ndejtur disa herė me te nė Shkup e Tiranė, dhe kamė mendim shumė tė mirė pėr atė, dhe nėse ai ka publikuar ndonjė dokumėnt ku emri i Gjonit ėshtė i shkruar si Ivan Kastrioti nuk do tė thotė se u pėrmbys bota. Ai vetėm ka publikuar njė dokument tė cilin na shqiptarėt e ngratė duhet ta verifikojmė dhe tė shohim se prej ku ėshtė, kush e ka lėshuar, a ėshtė origjinal, cila ėshtė prapavija e atij dokumenti et.etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 178
Age: 62
Vendi: Kerēove
Profesioni/Hobi: Historian
Registration date: 26/12/2008

MesazhTitulli: Re: ORIGJINĖN E GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU   Thu Jan 22, 2009 12:56 pm

Po edhe nėse ai vetė mendon se, vetėm nė baz tė njė dokumenti, ku emri i Gjonit paraqitet si Ivan, se ai ishte me origjinė sllave, mund tė jetė mendimi i tij personal, dhe unė jamė shumė i sigurtė se nuk ka asnjė dokumėnt ku Gjoni apo dikush nga familja e tij ėshtė deklaruar se ka origjinė sllave. Emri i Gjon Kastriotit po edhe i Gjon Muzakės nė tė gjitha dokumentet latine ėshtė i shkruar si ”Giovani” kurse nė dokumentet osmane si “Juvan” (Juvan ili – tokat e Gjonit) dhe nė dokumentet slave (staroslovenski jazik) si Ivan. Ose emri i Gjergj Kastriotit nė dokumentet latine si Georgius, dokumentet osmane Iskender dhe dokumentet slave si Djuradj, ose maqedonėt e shėnojna si Gjorgjija. Ja edhe disa shembuj tjerė:
Janush Huniadi (Gjon Huniadi, osmanisht)
Juvan Kastrioti(Gjon Kastrioti, osmanisht)
Juvan Ili (Tokat e Juvanit-Gjonit, osmanisht)
Georgius Castriotius (Gjergj Kastrioti, latinisht)
Giovanni Musachi (Gjon Muzaka, latinisht)
Juvan Musaki (Gjon Muzaka, osmanisht
Georgius Balsha (Gjon Balsha, latinisht)
Giovani Kastrioti (Gjon Kastrioti, latinisht)
Djuradj Kastriot (Gjergj Kastrioti-slavisht nga Cirkoviq)
Vetėm teoria sllave mundohet qė pėrmes emrave ortodoksė tė vėrtetoi se tė gjithė personat qė kanė poseduar ksi emrash, kanė qenė serbė ose maqedonė, gjė qė ėshtė shumė gabim. Por, historiografia sllave nuk ka se ku tė kapet, dhe populli thotė: “...ai qė ėshtė nė rrezik tė mbytet kapet edhe pėr fije tė kashtės”.
Nuk di se kujt kombi do ti takonte Isau tek myslimanėt, Jezui, Isus, Gjizes te tė krishterėt. Edhe sot nė Shqipėri hasen emra ortodoksė; Jovan, Ivan, Mojsi, Todor, Mate e shumė e shumė emra tjerė qė i pėrdorin edhe sllavėt por nuk do tė thotė se ata jėnė sllavė. Ose ata qė mbajnė emrat mysliman; Hasan, Hysen, Adem, Ibrahim, sipas logjikės sllave duhet ti shpallim arabė ose turqė. Kėshtu edhe ka vepruar Serbia pas Kongresit tė Berlinit, 1878, kur tė gjithė shqiptarėt qė kanė jetuar nė mes tė Preshevės e Nishit i ka shpallur si turqė, dhe nė emėr tė asajė se bėnė spastrimin e turqėve nga Ballkani, i ka vrarė masakruar dhe shpėrngulur shqiptarėt nga kėto troje. Edhe sot nė Prishtinė eksiston “Mėhalla e Muhaxhirėve” tė ardhur nė atė kohė nga Toplica, Leskovci, Nishi e Vranja.
Emra qė jėnė vetėm tė sojit sllav dhe mund tė interpretohen vetėm nėpėrmes tė gjuhės sllave pėrfundojnė me “mir” dhe “sllav” e tė cilat emra nuk i perdor asnjė popull tjetėr me pėrjashtim tė popullit sllav. Ja disa shembuj: Dragosllav, Mirosllav, Serbosllav, Svetislav, Jugosllav, Miomir, Lubomir, Dragomir, Svetomir, Slavomir, Vlladimir, etj, etj.
Gjon Muzaka (Giovani Muzachi) qė ridhte nga familja e Skėnderbeut dhe qė shkruajti njė histori pėr gjeanologjinė e familjes sė tij, thotė se Skėnderbeu ishte i lindur nė Has tė Prizrenit, dhe Hasi i Prizrenit gjindet nė Kosovė. Historianėt e mėhershėm tė tė gjitha trojeve shqiptare e kanė pėrmendur vetėm atė, se ai ishte lindur nė Has, dhe nuk e kanė potencuar se ėshtė fjala pėr Hasin e Prizrenit nė Kosovė dhe jo pjesėn e Hasit nė Shqipėri. Se si u bė Prizreni kryeqytet i Principatės sė Kastriotėve, e ka skjaruar historiani nga Universiteti i Shkupit, Prof, Dr.Boban Petrevski, nė njė kumtesė tė tij, qė e lexoi nė simpoziumin e Shkupit kushtuar 600 vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut mė 2005. Ai duke u munduar tė vej nė dyshim origjinėn shqiptare tė Skėnderbeut nga nėna, pa dashje, ka zbuluar tė dhėna shumė tė vlefshme nė dobi tė shqiptarėve, dhe na sjellė njė dokumet ku vėrtetohet se nėna e Skėnderbeut –Voisava, e qė ky emėr nė sllavishten e vjetėr mund tė lexohet edhe si Vjosana, ishte e bija e njė feudali dhe sundimtari tė Pollogut, me emrin Gerguri, tokat e tė cilit shtriheshin nga Pollogu e deri nė Prizren. Ai thotė se Gėrguri ka sunduar me Pollogun menjiherė pas vdekjes sė Car Dushanit dhe coptimit tė Perandorisė sė tij, nga i cili teritor dolėn edhe principata tjera shqiptare si ajo e Gropajve nė Ohėr, Ballshajve rreth Shkodrės,Topiajt, Muzakajt, Arianitėt etj.
Se nėna e Skėnderbeut ishte bijė nga Pollogu, e thotė edhe Barleti e Gjon Muzaka, por Barleti gabon kur thotė se babai i sajė ishte nga njė familje shumė e njohur e Tribalėve tė Pollogut, sepse Tribalėt kanė qenė pjesė e fisit tė Thrrakasve qė kanė jetuar nė mes tė Bullgarisė dhe Rumanisė sė sotme, dhe nuk kanė pasur mundėsi tė shtriheshin deri nė Polog, teritor i cili i ka takuar Dardanisė Ilire me qendėr Skupin, dhe jo Tribalėve. Gabimin qė e bėnė Barleti e pėrmirson Boban Petreski, i cili zbulimin mė tė madh e bėnė aty ku vėrteton se fjala “Tribalda” nuk ka tė bėjė me emrin e Tribalėve por ėshtė mbiemri personal i sajė. Dhe unė aty pėr aty, gjatė diskutimit, e binda se ky mbiemėr ka lidhje vetėm me gjuhėn shqipe, dhe nėse e zbėrthejmė, do tė fitojmė numrin tre nė gjininė femėrore dhe fjalėn balta dmth, “Tri Balta”, qė ka pėr kuptim tokėn e lagėt. Ksi emra vendesh takojmė nė tė gjitha tokat shqiptare; Te Balta, Tri Baltat, Balta e Madhe, Rruga e Baltės, etj. Pastaj emri i babait tė sajė poashtu ėshtė i gjuhės shqipe, Gerguri qė edhe sotė pėrdoret tek shqiptarėt si emėr:Guraz, Gurit, Guramadh, dhe si mbiemėr Guri; Gjergj Guri, Pjetėr Guri, etj. Ka mundėsi qė ky tė jetė vetėm njė emėr “Gergur” por ka mundėsi qė tė jetė emėr dhe mbiemėr, “Ger - Guri” ose “Gjergj Guri” mvaret se kush si e lexon dhe si e interpreton.
Sipas burimit qė ka publikuar Petreski, del se Gerguri nuk kishte djalė dhe tokat e tij i kanė takuar tė bijės Voisavės dhe dhėndrrit Gjon Kastriotit (Giovani Kastriotis ). Ky ishte shkaku qė Gjoni nga njė princ shmė i vogėl i zgjėroi tokat e tij deri nė Pollog dhe per kryeqytet tė principatės sė ti bėni Prizrenin, ku edhe u lind Gjergj Kastrioti. Kjo ėshtė sa i takon origjinės sė nėnės sė Skėnderbeut, tė cilėn gjė duhet ta dinė historianėt sllav, qė thonė se nėna e Skėnderbeut ishte me origjinė sllave, po edhe disa shqiptarė qė nuk duan tė jenė shumė tė sigurtė nė origjinėn e Skėnderbeut, si Sabri Godo, Ali Aliu, Mahmut Hysa e ca tė tjerė qė pėr zanatė nuk e kanė historinė por Gjuhė e Letėrsinė, dhe meqė u jėnė shterur idetė nė drejtimin e tyre, kanė provuar edhe pakė histori duke keqinterpretuar fjalėt qė kanė thėnė tė tjerėt.
Jam i sigurtė se Oliver Shmit nuk i ka pasur nė dorė njė numėr tė madh burimesh osmane tė cilat plotėsishtė dhe pa asnjė hamendje vėrtetojnė origjinėn shqiptare tė Skėnderbeut dhe familjes sė tij. Shihet se Schmitt ėshtė bazuar vetėm nė burimet latine; dhe burimet latine shpesh japin informata tė rreme, me qėllim qė nė atė kohė tė arsyetoheshinn para botės sė krishterė pėr tradhėtinė qė i bėnė Skėnderbeut tė cilin e kishin shpallur “Atleta Kristi”.
1.Oruē Bin Adil Vepra e tij ėahtė “Tevari el Osman”, faqe 96, nuk e prmend Rumelinė, si qė quhej pjesa evropjane e Perandorisė Osmane por e potencon shumė kjartė se sulltani shkoi tė luftonte kundėr Iskendert nė tokat shqiptare,(arnavud vilajeti) Faqe 121 thotė se “Sulltan Murati II dėrgoi akinxhijtė kundėr vilajetit tė shqiptarėve dhe pushtoi kėshtjellėn e Sfetigradit.. Sundimtari i tyre, Skender shqiptari, u arratis…”. Nė origjinal ėshtė “Arnavud Iskender beg” ku potencohet shumė kjartė se Iskenderi, ishte shqiptar dhe sundimtarė i shqiptarėve. Nė vazhdim Oruē potencon se Murati II shkoi nė tokat e Gjonit, (Juvan ilinde) dhe e plaēkiti Vilajetin e Shqiptarėve, sulmoi Krujėn (Akēe Hisar) por nuk mundi ta pushtoi atė…” Nga kjo kuptojmė se pėrveē “Juvan Ili” (tokes sė Gjonit ose vilajetit tė Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e qė pėrmenden si Vilajeti i Shqiptarėve (arnavud vilajeti).


3.Ashik Pasha Zade. Vepra e tij titullohet “Ashik Pashazade tarihil Osman” i cili nė f. 124-125, thotė se : “Isa Beu hyri nė vendet e padepėrtueshme tė shqiptarėve dhe prej andej bėnte sulme. Ndėrkaq ata i ja bllokuan rrugėt. Njė arnaut i pa fe me emrin Iskender qė ishte “i biri i sundimtarit shqiptar”, qė kishte qenė iēogllan i sulltanit dhe tash kishte ngritur krye kundėr tij, dhe ua kishte bllokuar rrugėn akinxhijėve”. Pra Ashik Pasha Zade jo qė e dokumenton nė kronikėn e tij se Iskenderi ishte shqiptar por ai informon se ai ishte edhe i biri i njė shqiptari qė kishte qenė sundimtarė i tokave tė tij nė Shqipėri.
4.Mehmet Neshri. Vepra e tij, “Cihan Numaa”,e analizuar dhe botuar nga Franc Taechner, i cili nė kapitullin “Lufta me shqiptarėt” (gazaul arnevud) faqe 201 thotė se Iskenderi, sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) e tradhėtoi padishahun.
5.Dursun Beg, Ka jetuar gjatė sundimit tė Mehmetit II. Vepra e tij titullohet “Tarihi Ebul Feth” (Historia e Babait tė Pushtimeve) Faqe 136 thotė, “Arrnauti, Iskender tradhtari i cili qysh si fėmi ishte rritur nė pallatin mbretėror, iku dhe pėlqeu rrugėn e kryengritėsit. Ai shkoi dhe u tha shqiptarėve tė tij, “unė jam djali i mbretit qė ju kini pasur mė herėt....
6.Idris Bitlisi. Vepra, “Hesht Bihisht” (Tetė parajsat) thotė se : Njė nga shėrbetorėt mė tė besueshėm tė sulltanit, arnauti Iskender, qė kish qenė rritur qė fėmijė, me tė gjitha tė mirat qė ia ofronte Padishahu dhe kishte gėzuar gjithmonė kujdesin, shpirtmadhėsinė dhe ledhatimin e pakufizuar, i shtyer nga lakmia qė tė bėhet mbret i Shqipėrisė, bashkė me njė grup intrigantėsh u larguan nga selia e lumturisė. Si qė shihet kėtu autori na jep tė dhėna se vetė Iskenderi ka pretenduar se ka origjinė nga toka shqiptare, dhe se atij i ka takuar qė tė kthehej atje dhe tė bėhej mbret dhe udhėheqės i tyre.
7.Kemal Pasha Zade.Ka shkruar veprėn historike: “Tevarih el Osman”, pėr tė cilin shkruan edhe Sami Frashėri nė Kamusul Al-lam, vl.V. Nė faqe 279, autori thotė se: “Nė vendin e shqiptarėve doli nė skenė njė njeri prej njė fisi tė vjetėr mbretėrorė, njė ngatrrestarė dhe turbullues i njohur me emrin, i biri i Gjonit, Iskenderi.Faqe 280, tradhėtia e tij kriminale u ba e famshme kudo dhe tė gjith nė (Perėndorinė Osmae) e thirrnin me emrin “Shqiptari Iskender tradhėtari”. Ai shkoi dhe me lehtėsi hyri nė vilajetin e tė atit tė tij, i cili nė vėndin e shqiptarėve njihet me emrin nahija e ashpėr e tokave tė Gjonite. Populli i atij vendi e pranoi dhe iu nėnshtrua, duke thėnė sė ky ėshtė djali i sundimtarit tonė. Nė kėtė mėnyrė pushtoi vendin e sipėrpėrmendur dhe u bė mbret i shqiptarėve.
8.Sadedini, Vepra e tij ėshtė “Tacut-tevarih” (Kurora e historive).Ajo qė neve na lė pėrshtypje ėshtė shkrimi i tij pėr Skenderbeun nė faqe 351, ku thotė se: “Sundimtari shqiptar (Arnevud begi-ėshtė fjala pėr Gjonin) kishte njė djalė tė pashėm qė quhej Iskender, figura trupore e tė cilit tė frymėzonte tė shkruajsh poezi, ndėrsa fytyra e tij tėrheqėse ishte shprehje e bukurisė dhe e hirėsisė sė tij. Ai (Juvani-Gjuvani-Gjoni) e dėrgoi Iskenderin nė kryeqytet pėr tė konfirmuar lojalitetin e tij ndaj sulltanit.
Ėshtė shumė interesant dhe rast shumė i rrallė qė dikush nga autorėt osmanė ta pėrshkruaj nė kėtė mėnyrė pamjen fizike dhe bukurinė e Skėnderbeut. Jo se ky autorė ka pasur ndonjė simpati por ai e ka thėnė tė vėrtetėn, pra ashtu si qė ėshtė dukur Skėnderbeu.
Pra autorėt sllavė qė kanė shkruar, e disa tė tjerė qė edhe sot shkruajnė se Skenderbeu ishte me origjine sllave, po edhe Schmitt duhet ti analizojnė kėto dokumenta osmane, posaqėrisht aty ku thuhet “Arnauti Iskender, i biri i Juvanit, sundimtarit tė arnautėve, rridhte nga njė familje e vjetėr e arnautėve, dhe tė kuptojnė se ai i hoqi nga krahu tė gjitha gradat osmane dhe iku e shkoi nė Shqipėri, ose shkoi dhe u ba mbret i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve, e nuk shkoi nė Sėrbi, Greqi, Bullgari e Sėrbi qė tė bėhet mbret i tyre.(Arnaut rrjedhė nga emri mesjetarė i shqiptarėve “Arbėr”. Kėtė emėr grekėt e kanė pėrdorur si Arvanitis, serbet si Arbanas dhe osmanėt si Arnavud-Arnaut) Pra ėshtė e natyrshme qė secili kthehet nė tokėn qė e ka lindur dhe as-sesi nė tokė tė huaj. Edhe pse me urrejtje tė madhe, tė gjithė autorėt osmanė e vėrtetojnė, dhe e pėrsėrisin disa herė se ai ishte nga gjaku i shqiptarėve dhe ishte i gatshėm ta derdhte atė gjakė pėr tokėn shqiptare. A ka ndonjė argument mė tė forta se kėta tė dhėna qė na japin autorėt osmanė.

Ps. Vitin e kaluar, Universiteti Iliria organizoi njė simpozium kushtuar Kuvendit tė Lezhės ku unė lexova kumtesėn pėr origjinėn e Skėnderbeut si pėrgjigje Petar Poposkit qė kishte shkruar njė libėr pėr Skėnderbeun, ku thotė se ai ėshtė i lindur nė Galicnik afėr Dibrės dhe se ėshtė mė origjinė sllavomaqedone. Ferit Duka dhe shokėt e tij qė mernin pjesė nė kėtė simpozium mė replikuan se atė punė e dinė e gjithė bota, dhe se nuk ka nevojė tė humbet kohė pėr kėtė temė qė ėshtė e apsolvuar. Por ja qė tash nė mes tė Tiranės, si qė thotė populli, “u ka pjellur mushka”, ku vetė “shqiptarėt” e kanė pėrkthyer dhe i kanė dhėnė publicitet shumė tė madh njė vepre qė ven nė pyetje pikėrishtė origjinėn e Skėnderbeut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak


Numri i postimeve: 2974
Registration date: 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ORIGJINĖN E GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU   Thu Jan 22, 2009 1:27 pm

Origjina e Kastrioteve nga njė kėnd tjetėr vėshtrimi


Pėr ne shqiptaret kane folur dhe kane shkruar deri me sot me shume te huajt se sa ne vete.



Nga Petrit Begati/ Vjenė

VJENĖ - Nė kėtė shkrim do tė doja tė shtoja disa argumente te cilat do te hidhnin me tepėr drite mbi heroin tonė kombėtare, i cili pėr mua personalisht nuk ka rendėsi se ku ka lindur ne Mirditė, Krujė, Has, Dibėr, Kosovė, Ēamėri apo ku i ka rrėnjėt fisi i Kastriotėve.

E rėndėsishme ėshtė qe ai ėshtė njė pinjoll i gjakut tone dhe krenaria jone shqiptare. Tė mirin dhe famėmadhin e duan te gjithė dhe te gjithė kėrkojnė ta pervetesojne, ta bėjnė te tyrin. Skėnderbeun tone legjendar e duan edhe grekėt, edhe serbėt edhe maqedonet e kush e di kush tjetėr.

Madje sjellin edhe argumentet e tyre ne ketė rast, te mbėshtetura mbi njė logjike absurde qe vetėm nga logjikat absurde mund te pranohen. Por e rėndėsishme ėshtė se ai rezulton para historisė botėrore si pasardhės i gjakut pellazgo-iliro-epiroto-arbėror-shqiptar. Dėshiroj t“u kujtoj dashamirėseve dhe jo dashamirėsve qe merren me origjinėn e Kastrioteve se: Sė pari, duhet tė respektohet qė origjina ėshtė tjetėr gjė dhe vendlindja apo tė jetuarit ėshtė gjė tjetėr.

Se dyti, pėr tė ndjekur kronologjinė e njė fisi sipas traditės sonė, por edhe tė popujve te tjerė, merret linja e babės dhe jo gjithmonė e mėmės. Kėtu duhet theksuar se nuk janė bere studime serioze, te cilat tregojnė origjinėn e vėrtete te Vojsava Kastriotit. Pėr mendimin tim edhe origjina e saj ėshtė fallsifikuar ose keqinterpretuar nga historianet.

Sė treti, fėmijėt tanė mund tė lindin sot me babe dhe nėnė shqiptare, jashtė trojeve shqiptare, por origjina u tyre mbetet ne histori, shqiptare. Ne ketė kontekst, mendoj se duhet te analizohen te gjitha faktet dhe argumentet dhe jo te arrihet ne konkluzione emocionale.

Unė dėshiroj te sjelle kėtu pėr lexuesin argumente te tjerė qe duhen marre ne konsiderate: 1.Fjala kastri, nga mendohet se e ka origjinėn mbiemri i Kastrioteve, ka lidhje me toponimin e Kastrit (qe ne latinisht do te thotė kėshtjelle). Por ky toponim duhet kėrkuar jo vetėm ne katundin e Kastrioteve te Dibrės, ne Kastri te Matit, te Mirditės apo ne Has. Ky emėrtim ėshtė me pėrmasa me madhore dhe ndodhet edhe ne treva te tjera shqiptare. Ekziston njė vendbanim ne territorin e Ēamėrisė, pranė qytetit te Gumenices, i quajtur Kastri. Ky fshat i madh ka aktualisht rreth 2 mije shtėpi dhe banoret e tij e quajnė veten Kastriot, janė te gjithė shqipfolės, shqiptare te religjionit ortodoks te Ēamėrisė, pavarėsisht nga etiketimet zyrtare te sotme greke. Kastria ndodhet gjithashtu jo me larg se 10 km nga njė tjetėr qendėr historike e Ēamėrisė – Mazreku.

2.Gjergj Kastrioti, kur u rikthye ne Kruje mbas dezertimit nga ushtria otomane, u shpall prijės i shqiptareve, ose sipas kronikave te huaja ai ėshtė quajtur Mbreti i Epirit. Epiri dihet tashme se ku shtrihet, dhe Mirdita nuk pėrfshihet ne Epir. Ne ketė kohe emėrtimet Arbėri dhe Epir ishin te dyja akoma ne pėrdorim, por ishin njėkohėsisht edhe te identifikueshme. Pra, ndonėse Skėnderbeu mbretėroi, sipas dokumenteve dhe fakteve te njohura e te paraqitura deri me sot ne Arbėri, ai ėshtė titulluar Mbreti i Epirit. Kjo nuk duhet te anashkalohet lehte.

3.Vete heroi, sipas gojėdhėnave apo shkrueseve te biografisė se tij, ne fjalimin e tij para popullit te Krujės ka thėne: ”te paret e mi janė epirotas”. Kjo duhet te kuptohet drejt e te zbėrthehet sot ne kontekstin e saj te vėrtete: njė shqiptar i Ēamėrisė qe jeton sot ne Shqipėri, nuk mund t`u drejtohet bashkėkombėsve ne Tirane me fjalėt: “te paret e mijė janė tiranas shqiptare, por do t`u drejtohej me fjalėt: “te paret e mi janė nga Ēamėria“, ose njė mirditor nuk mund t`u thotė krutaneve, qe te paret e tij janė epirote, veēse po te rezultojnė vėrtetė me origjine nga viset epirote.

4.Barleti dhe Noli kane shkruajtur se fisi i Kastrioteve me pare ka patur emėrtimin Mazreku. Kujtojmė se toponimi Mazrekė ndodhet edhe ne Has, Kosove, Korēe etj., por edhe ne Ēamėri. Ndėrkohe qe para lindjes se Skėnderbeut dhe me pas, ndėrsa Mazreket brenda trojeve te sotme te shtetit Shqiptar kane qene dhe rezultojnė katunde me pak shtėpi, Mazreku i Ēamėrisė me vendndodhje ne Epir, ka qene njė qendėr e fuqishme, pavarėsisht nga shkatėrrimet qe i kane bere invazionet e huaja. Nga Mazreku i Ēamėrisė kane dale dera te mėdha princėrore si Zenebishet dhe Pjeter Losha.

5.Emrat Gjin, Gjon, Llesh, Pjeter, Nik, etj., te cilėt sot ekzistojnė dhe mbijetojnė ne Mirditėn kreshnike apo ne veri te Shqipėrisė, kane mbizotėruar ne tere trevat autoktone shqiptare, pra edhe ne Epir e Ēamėri. Pėrmendim me kėtė rast edhe heroin po kaq te lavdishėm sa Skėnderbeu, por qe nuk i janė dhėne kėto pėrmasa, Gjin Bue Shpatėn - princi i Artės dhe gjithė Epirit. Ky princ i lavdishėm ka jetuar para Skėnderbeut dhe ka luftuar me gjate se ai kundra njė koalicioni serbo-greko-otoman dhe krijoi principatėn arbėrore te Artės dhe Epirit, qe disa here ka patur edhe si kryeqendėr Gjirokastrėn ose Kėshtjellėn e Gjinit ose Gjino-kastri dhe aspak Argjiro-kaster siē duan greket dhe grekofilet ta emėrtojnė origjinėn e emrit te Gjirokastrės ne kundėrshtim me atė, ashtu siē e quajnė shqip shqiptaret, dje dhe sot.

6.Mbiemrin Kastriot, mendoj se fisi i origjinės se Gjergj Kastriotit e ka marre me vone se ai Mazreku “zotėrues i kėshtjellės apo i Kastrit”. Folėsit shqiptare nga Epiri pėrdorin si mbaresėn “at” ashtu edhe “ot” pėr te emėrtuar banorin e njė vendi apo te njė fshati. Pra, shqiptaret jugore zotėruesin e njė kėshtjelle e quajnė Kastri-ot. Me sa di unė kėto mbaresa nuk i pėrdorin shqiptaret e veriut, p.sh nuk thuhet: Mirditori-ot, Lezhi-ot, Perlati-ot, Prizreni-ot, Gjakovari-ot, Dibrani-ot, etj. Ekziston ne veri toponimi gjeografik Hoti. Por ėshtė i rrallė. Megjithatė banori i Hotit thirret sot hotjane, ashtu si Hasjan, Matjan, etj. Shqiptaret e jugut epirotet dhe sidomos Ēamet pėrdorin pikėrisht ketė mbaresė p.sh. Delvini-ot, Sarandi-ot, Filaq-ot (ēamin e Filatit), Vol-ot (banorin e Voles se Ēamėrisė), Prevezi-ot, Praganj-ot, Suli-ot, Kastri-ot (banorin e Kastrise-Gumenice) dhe pothuajse te gjitha vendbanimet e shqiptareve te Ēamėrisė, banorin e tyre Ēam e kane thirrur dhe e therasin edhe sot me emrin e fshatit apo qytetit, duke i vene mbaresėn “ i-ot “.

7.Duke respektuar atė qe pretendohet, qe origjina e Kastrioteve vjen nga Kastri, atėherė Gjergji do te rezultonte sot Gjergj Kastri, Skėnderbeu (apo Kastrani si Shkodrani, Matjani, Lezhjani etj, etj dhe jo Kastri-ot. Ky fakt meriton vėmendjen e gjuhėtareve shqiptare. Fakt ėshtė qe origjina e tij nuk mund te emėrtohet ne asnjė mėnyre dhe kurrsesi serbe (si viē-iē..) apo greke (os, llos,akis...), sepse kjo lloj mbarese i ka vene vulėn origjinės se familjes se tij. Familjet fisnike shqiptare, e ruanin me krenari, respekt dhe te patjetėrsueshme prejardhjen dhe emrin e familjes se tyre, nuk e tjetėrsonin origjinėn e vet, sepse ajo ishte pasaporta e tyre lėvizėse brenda dhe jashtė kufijve te zotėrimeve te tyre, si dhe pasaporta qe u afronte atyre mikpritjen ne zotėrimet e huaja, nėse ne dimė vlerat qe kishte mikpritja pėr shqiptaret.

Kjo mbarese ėshtė njė fenomen i gjuhės shqipe dhe i trashėgimisė se gjuhės se lashte pellazgo-epiroto-iliro-shqiptare, qe nuk e gjejmė as tek greqishtja dhe as tek serbishtja. Ajo nuk ėshtė kurrsesi serbe apo greke, por rezulton vetėm si veti dhe fenomen ne emėrtimet dhe ne trashėgiminė iliro-epiroto-shqiptare.

8.Ekzistojnė dokumente te tjera, qe familja e Kastrioteve nuk ka patur vetėm zotėrime ne Kruje, Lezhe e gjetke, por edhe ne fushat pjellore te Ēamėrisė. Thuhet se vula e tij ekzekutuese shtrihej dhe vėrtetonte te drejtėn e dhėnies se tokės madje edhe pėr shqiptaret banues gjer ne Athine ne atė kohe. Nuk duhet te ēuditemi pėr kėtė, mbasi ne pėr Skėnderbeun dhe familjen e tij prindėrore njohim vetėm majėn e ajsbergut, aq sa na kane lėnė te tjerėt te shohim ose ē`fare na afron kujtesa jone kolektive e dėmtuar nga kohėrat. Por njė dite do te jete e sigurte se ēdo gjė do te sqarohet dhe po aq e sigurte do te jete qe ai mbetet i gjakut epiroto–arbėror dhe ėshtė krenaria jone kombėtare. Lėvizjet e Epiroteve antik drejt veriut pėr arsye te ndryshme ne kohėra te ndryshme, krijuan fisin ilir. Nga kjo lėvizje u krijuan fiset ilire akoma me ne veri, deri ne Vien-Austri, fisi i panoneve.

Te larguarit morėn me vete emrat efiseve dhe te fshatrave nga kishin ardhur si shenje te prejardhjes dhe fisnikėrisė se tyre. Me kėto emra ata emėrtuan territoret e reja. Kėshtu qe kemi njė fenomen te pėrgjithshėm, qe pėrfshin te gjitha territoret shqiptare. Emėrtimet gjeografike dhe emrat e vendbanimeve te ndryshme pėrsėriten ne mėnyre te rregullt qe nga gjiri i Artės ne jug, ne te gjitha territoret ku jetojnė shqiptaret brenda dhe jashtė kufijve te sotėm politike, bile i gjejmė pothuaj te shtrira ne te gjithė Ballkanin.

9. Banorėt pėrreth Krujės dhe ne afėrsitė e saj nuk ruajnė aq te gjalla ne memorien e tyre kujtimet e Skėnderbeut si mund t`i gjesh ato sot ne kujtesėn e ēameve apo epiroteve te tjerė, apo me tej ne Kalabri, ndonėse vendbanimi i kėtyre te fundit ėshtė larg nga Kruja e Kastrioteve.

10. Gjithashtu mendoj se tjetėr ėshtė zotėrimi i tokave dhe tjetėr origjina. Ato kane dhe nuk kane ndonjė here lidhje direkte me origjinėn e dikujt. Pėr shembull, njė tropojan apo mirditor sot ėshtė bere pronar toke dhe shtėpie ne Bathore te Tiranės, ne baze te se drejtės te dhėne nga qeveria e sotme shqiptare, por ata nuk janė tiranas me origjine. Ne njė artikull te mėparshėm, te botuar ne Albasoul mbi “Familjen e Kastrioteve” thuhet ne hyrje se: “Familja e Kastrioteve kishte njė principate te vogėl ne malet midis Matit dhe Dibrės, ne kufirin verior ne zotėrimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi kėtė principate ne vitin 1383.”

Shtrohet pyetja: po me pėrpara 1383, ku shtrihej zotėrimi i Kastrioteve dhe nga kane ardhur ata?!!! Kujtojmė se pėrpara kėsaj kohe, Gjin Bue Shpata luftonte kundra serbeve-grekeve dhe otomaneve se bashku, te cilėt me invazionet e tyre po shkatėrronin trevat jugore te Epirit. A ėshtė e mundur qe Familja e Kastrioteve te kėtė ardhur si emigrant pėr t`u strehuar po ne toke shqiptare, por tashme me ne veri dhe si fisnik qe ishin janė rehabilituar menjėherė duke vene nen sundimin e tyre zotėrime te reja si ato ne Mat, Mirdite, Dibėr dhe me kryeqendrėn e tyre te mėvonshme Krujėn, siē pohon dhe artikulli ne fjale ?!!!.

11. Kujtoj pėrsėri njė legjende tonėn popullore, ku thuhet qe: “Skėnderbeu ne zotėrimet e tij vuri njė ligj i cili thoshte: “banoret e principatės se tij rreth zonės se Krujės, Tiranės etj., te cilėt do te martoheshin, duhet te respektonin si kusht martese mbjelljen e disa rrėnjėve ullinj. Kėshtu ėshtė thėne edhe ne njė dokumentar televiziv qe ka transmetuar shume kohe me pare TVSH, mbi historinė e ndėrtimit te kalave te Petreles dhe Prezės mbi Rinas. Kjo kuptohet sot kėshtu qe, ulliri, kjo peme shume e bekuar edhe nga zoti pėr dobinė e saj, nuk njihej nga popullata e kėtyre zonave te asaj kohe dhe kultivimi i saj u vendos me detyrim nga Skėnderbeu, i cili del se e njihte mire kėtė dru frutor ose me sakte ka patur nostalgji dhe lidhje me fisin e tij Mazrekė ne mes te ullinjve. Origjina e ullirit ne viset e Shqipėrisė se mesme dhe aspak ne Mirdite, thuhet nga biologėt tanė se daton qe nga koha e Skėnderbeut. Kurse ne Epir dhe sidomos ne Mazrekun e familjeve princėrore shqiptare te Ēamėrisė, ulliri ka ekzistuar dhe ėshtė kultivuar nga banoret pa detyrim ligjor, qe nga kohėrat antike.

Se fundi, doja te paraqitja disa argumente, qe kane ngacmuar gjithmonė vetėdijen time, sapo kam pėrfunduar se lexuari diēka rreth heroit tone kombėtar. Ndonėse 550 vjet nuk janė shume, janė zhdukur me ose pa qellim shume dokumente qe do te na qartėsonin akoma me shume ne dhe akademiket evropiane. Nėse rrėnjėt e familjes se Skėnderbeut janė ne Epirin e stėrlashte, atėherė rrėnjėt e prejardhjes se tij do t“i gjejmė thelle, ne historinė e familjeve fisnike shqiptare te kohėve paraantike, ashtu sikurse e pohonte vet heroi, i cili thoshte se rrjedh nga kėto familje. Ai kurrė nuk tha se krenohej me origjinėn e tij serbe apo greke. Ai thoshte dhe pohonte prejardhjen e tij nga Pirro burri, si dhe nga Aleksandri i Madh.
Edhe sot vazhdohet te flitet rreth origjinės se Kastrioteve nga disa akademike te huaj jo mbi bazėn e gjuhės se vėrtetė historiko-shkencore, por me njė fare tendence pėr t`iu larguar se vėrtetės. Ajo qe ėshtė e patundshme dhe e rėndėsishme pėr mua, ne lidhje me Skėnderbeun, heroin kombėtar te shqiptareve kudo qe ndodhen, ėshtė origjina e tij e pamohueshme shqiptare, e lėnė ne dokumentin e pashlyeshėm dhe te pafalsifikuar, ne emrin e tij legjendar “Kastri-ot”.

* * *
Disa fjale shtesė me rastin e polemikes qe ka ngjallur libri i sapo botuar ne shqip i historianit Oliver Schmitt.

Se pari, pėr ne shqiptaret kane folur dhe kane shkruar deri me sot me shume te huajt se sa ne vete. Ne e njohim kontributin qe disa prej tyre kane dhėnė ne njohjen e historisė se shqiptareve dhe te trojeve te tyre. Padyshim u jemi mirėnjohės edhe studiuesve gjermanishtfoles, albanologeve te shquar, te cilėt me realizėm u munduan te nxjerrin ne drite te vėrtetėn mbi Shqipėrinė dhe shqiptaret. Ata u munduan te hidhnin drite mbi errėsirėn qe kishin hedhur shekujt dhe disa akademike me studimet e tyre mbi ēėshtjen shqiptare.

Se dyti, dhe ajo qe dua te theksoje ėshtė se kohet kane ndryshuar. Ne u jemi mirėnjohės akademikeve te kohėve te shkuara, te cilėt shkruan mbi historinė e popullit shqiptare, te pa ndikuar nga politika e kohės. Por dua te nėnvizoje dhe theksoje kėtu qe ne jetojmė sot ne njė kohe tjetėr. Pavarėsisht se ne boten perėndimore pretendohet pėr asnjanėsi te shkencės nga politika, ajo ėshtė e ndikuar me shume se kurrė nga politika, sidomos shkenca e historiografisė. Kėshtu qe jo gjithēka qe thonė akademiket perėndimore duhet besuar dhe marre kallėp, pa iu nėnshtruar logjikes se forte dhe fakteve. Megjithėse ne kemi bere shume studime rreth historisė sonė, ato janė pėrsėri te pakta. Akoma me pak studime te vete shqiptareve rreth historisė se tyre janė botuar ne gjuhe te huaj, ne anglisht apo gjermanisht. Bibliotekat e perėndimit janė mbushur plot me studime te akademikeve serb dhe grek, te cilėt shkruajnė madje pėr historinė tone dhe paraqesin tezat e tyre.

Kėto studime shfrytėzohen nga akademiket perėndimore te cilėt u referohen atyre dhe nuk i nėnshtrohen njė kontrollit nėse janė te vėrteta apo jo. Kėshtu qe shqiptaret duhet te llogaritin, qe shume akademike perėndimore te ndikuar nga ato qe lexojnė, do te pėrdorin shpesh edhe njė logjike te gabuar ne leximin dhe interpretimin e fakteve.
Kujtojmė kėtu se ne shqiptareve na duhet te harxhojmė pėrpos te tjerave shume energji qe te shpėrndajmė mjegullėn, qe nuk lejon te shohėsh me tej se periudha apo lavdia historike greko-romake.

Duke iu referuar vetėm kėsaj periudhe historike, greko – romake, historianet perėndimore vendosin kufij tepėr te ngushte pėr te kuluaren e kontinentit tone dhe e mbėrthejnė historinė evropiane ne gėrxhet dhe honet e kėsaj historie, ndėrkohe qe rrėnjėt e saj janė shume here me te lashta, me te thella, me madhėshtore, me te mrekullueshme me dritėsore. Pėr ta njohur ketė do gėrmuar vetėm pak me thelle ne histori dhe ēdonjėri do te mrekullohet nga ajo qe do te gjej, zbuloj dhe pėrjetojė. Ajo ėshtė njė histori qe i takon ta dije ēdo qytetare i kontinentit tone, dhe te krenohet me te. Ēdo lloj tjetėr interpretimi behet pengese pėr te pare me thellė, pėr te gjetur rrėnjėt evropiane apo lashtėsinė e shqiptareve dhe tu jepet ajo ē`ka atyre u takon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak


Numri i postimeve: 2974
Registration date: 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ORIGJINĖN E GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU   Thu Jan 22, 2009 1:27 pm

Zoti Prof. Schmitt ėshtė ndoshta njė nga kėta akademike te Evropės perėndimore, te botes gjermane, i cili i ndikuar nga akademia serbo-greko paraqet tezat e tij mbi origjinėn e Kastrioteve.

Ēfarė thotė konkretisht me shume historiani Schmitt se sa dokumentet qe ai ka kontaktuar :... Nga kjo botė vinte familja Kastrioti, me rrėnjėt e veta modeste qė humbasin nė errėsirat e njė rajoni, i cili pėr tė huajt nė shekullin 14 ishte po aq i panjohur sa edhe nė shekullin 21. Emri i familjes tregon njė trajtė greke, ai vjen pa dyshim prej greqishtes "kastron" (qė edhe ajo vetė ėshtė huazuar nga latinishtja "castrum"), ēka do tė thotė "kėshtjellė", pas kėsaj njė "Kastriotes" ėshtė njė banor, ndoshta komandant i ndonjė kėshtjelle. Meqė asnjė nga burimet e kohės nuk thotė gjė pėr prejardhjen e emrit, nuk do tė ngremė kėtu ndonjė hipotezė qė ėshtė e zorshme pėr t'u vėrtetuar. E sigurt ėshtė vetėm qė ky emėr shkon me botėn kulturore bizantine. Rreth mesit tė shekullit 14, dokumentohet njė "Kastriot" si "kefalia" (kapiten) i kalasė sė Kaninės pranė Vlorės. Nėse ka qenė ky ndonjė paraardhės i Kastriotėve tė Dibrės e se si mund tė ketė ardhur ajo familje prej jugut nė lindje tė hapėsirės arbre, ky mund tė jetė vetėm njė objekt spekulimi. Lidhur me prejardhjen e Kastriotėve mbretėron njė heshtje dyfishe: nė fillim as qė kishte rėnė nė sy ai fis zotėrinjsh tė vegjėl fshati, por pastaj, kur papritur u arrit lavdia, biografėt e pinjollit mė tė famshėm tė familjes hodhėn pėlhurėn e harresės mbi fillimet modeste. Do tė ishte njė pjesėtar i fisnikėrisė sė vjetėr arbre, Giovanni Musachi(Joan Muzaki), i cili nė kundėrshtim nga verifikuesit e Skėnderbeut pėrshkroi me tė gjitha hollėsitė se ē'origjinė kishin Kastriotėt.

Ndoshta pėr kėtė ishte njė kėnaqėsi e vonė qė tė pėrshkruante prejardhjen e thjeshtė tė asaj familje, e cila kishte shfuqizuar tė vetėn, shumė mė tė moēme e mė tė respektuar. "Gjyshi i zotit Skėnderbe quhej zoti Paul Kastrioti dhe nuk zotėronte mė shumė se dy katunde tė quajtura Sinja dhe Gardiipostesi, nga ky zoti Paul lindi zoti Joan Kastriota, i cili u bė zoti i Matit, e nga ky lindi zoti Skėnderbe, nėnė e zotit Skėnderbe dhe grua e tė lartpėrmendurit zotit Joan, ishte zonja Vojsava Tribalda qė vinte nga njė familje e mirė".

Historiani Schmitt ne tezat e tij te mėsipėrme njė herė thotė se Gjergji ėshtė serb nga emri i te atit dhe nga e ėma. Pėr ēudi kur vjen radha te shprehe interpretimin e tij pėr prejardhjen e emrit-mbiemėr Kastriot atij i rezulton “greke”, por me prejardhjeje latine!!!!. Pra, greket kane marre nga latinet njė emėr kaq te rendesishem, siē ishte emri “kėshtjellė“. Kėshtjella ishin ndėrtuar ne ketė territor shume me herėt se te ndėrtohej kultura latine. Pra, greket e huazuan ketė emėr, kaq te domosdoshėm, kaq te rendesishemi cili emėrtonte njė nga objektet me te rėndėsishme te jetės se tyre, nga latinet e mėvonshėm, qe nuk njiheshin. Hajde merre vesh njė sofizėm te tillė qe vjen nga njė historian me pretendime serioze. Dua ti kujtoj zotit Schmitt, se kėto janė interpretime te tij personale, te mbėshtetura mbi njė logjike politike dhe te gabuar historiko-shkencore, dhe ashtu sikurse ēdo interpretim personal, ai nuk mund tua serveri shqiptareve si fakt te vėrtetė. Ky ėshtė interpretimi i tij personal, por Shqiptaret nuk e hane aq lehte sapunin pėr djathė. Njė popull si serbet qe nuk ėshtė ne gjendje te nxjerre figura te tilla si Skėnderbeu, as ne kohet e shkuara as edhe sot, mundohet ti rrėmbejė me ēdo mėnyre figurat dhe vlerat kulturore te popujve te tjerė. Kjo tashme ėshtė e ditur.

Por me vjen keq qe nen ketė fryme bien disa akademike evropiane, te cilėt mundohen te hiqen si te paanshėm dhe konfrontojnė shqiptaret me kėto lloj broēkullash. Qėllimi ėshtė qe shqiptaret te ndahen ne dy grupe, te pėrēahen ne diskutime pa vlere mbi historinė e tyre, qe ata e dine shume mire, sepse e kane ne gjak.

Ne shqiptaret, pasardhės te Skėnderbeut duhet te bėjmė te ditur pėrpjekjet e tij te palodhura pėr kombin dhe duhet te pėrpiqemi me shume se kurrė, qe te bėjmė studime mbi heroin tone, te gjejmė me shume te dhėna mbi historinė tone. Ne shqiptaret duhet te shkruajmė dite e nate mbi vetveten, te themi me kompetence dhe mbi bazėn e fakteve fjalėn tone, me qellim qe edhe studiuesit e huaj te dine te mbėshteten ne interpretimin shqiptare. Kush me mire se vete ne shqiptaret e kupton historinė e popullit tone, kush me mire se ne vet kuptojmė vetveten dhe dimė te interpretojmė atė, te paanshėm, te logjikshėm dhe te sigurte.

Vetėm kėshtu ne do te ndihmojnė edhe studiuesit e huaj te na kuptojnė me mire si popull dhe si komb, te kuptojnė me mire thelbin e te qenit tone shqiptare, mėnyrėn tone te te menduarit dhe te vepruarit. Kjo do te lehtėsojė rrugėn e tyre hulumtuese pėrmes pengesave te panumėrta dhe miliona shkrimeve llavo-serbo-greke, qe kane dėmtuar rende historiografinė evropiane dhe qėndrojnė pėr fat te keq si njė gurė i rende mbi kokėn e ēmueshme te tyre.

Kėtij qėllimi i shėrben ky artikull, te cilin unė, paditur se si do te rridhnin ngjarjet, e kam botuar para shume vitesh ne kuadrin e njė diskutimi me njė bashkėkombėsin tim te respektuar Mirditor ne faqet e internetit. Ketė Artikull e botoi gazeta shqiptare ILLYRIA – N Y shtate vjet me pare ne shkurt te vitit 2001. Sipas redaksisė se kėsaj gazete ka qene njė nga artikujt qe ka ngacmuar shume shqiptare te Amerikės, te cilėt kane pėrcjelle me interesim e mirėnjohje argumentet e sjella, pare ne njė kėndvėshtrim tjetėr dhe mbėshtetur mbi fakte deri atėherė te panjohura, mbi origjinėn e heroit tone kombėtar. Unė e ēmoj Skėnderbeun si shqiptare nga me shqiptaret. Argumenti me i pakundėrshtueshėm pėr ketė ėshtė kurora e tij luftarake me kokėn e dhisė, te Zotit te pellazgeve, te pareve te shqiptareve - Zeus. Kjo ėshtė njė kurorė luftarake mbretėrore qe e mbajti Pirua i Epirit, Aleksandri i Madh dhe me vone asardhėsi i tyre, siē e pohon vete heroi ynė ne letrat e tij, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, kurore e shenjte qe nuk mund ta vendosi legjitimisht mbi koke asnjė serb, grek apo kushdo qofte, pėrveē pasardhėsve te drejtpėrdrejte te gjakut te shenjte fisnik Pellazgo-iliro- shqiptare.




Hermesnews©AllRightsReserved
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: ORIGJINĖN E GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU   Thu Jan 22, 2009 3:23 pm

Haxhiu01, te lutem mos me detyro me te largu nga forumi, cka je ka ben me kete qe thua ne cdo teme, po e kuptuam se je : Une jam armiku ma i madh i atyre fjaleve boshe ,iku koha e slloganeve patriotike flasi shqip e shqip e ne anen tjeter serbisht fole!

Boll mo mos e tepro.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

ORIGJINĖN E GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -